Ish-bashkëshorti i Belinda Ballukut, gazetari Sokol Balla, i njohur si megafon i Edi Ramës ka kërcënuar mbrëmjen e djeshme (18 dhjetor) në një editorial në hyrje të emisionit të tij drejtpërdrejt Edi Ramën se, nëse lëshon Belindën, do të të vijmë tek Linda.
Pavarësisht se ish-bashkëshorti i Belinda Ballukut mundohet të mbulojë mesazhin e tij me SPAK apo me opozitën e Sali Berishës, përfshirja e Linda Ramës, madje edhe me foto, me ish-gruan e tij dhe Milinda Kërçanajn e AKSHI-t, tregon qartësisht se Koli ka kërcënuar drejtpërdrejt Edi Ramën.
Mesazhi i Kol Ballës është i qartë dhe i drejtpërdrejtë për Ramën: Nëse e lëshon Belindën, ajo do ta orientojë SPAK-un për tek Linda dhe ti. Madje ai le të kuptohet se jo vetëm Belinda, por edhe Koli vetë do të flasë më shumë.
Dhe si për t’ia bërë më të qartë këtë Edi Ramës i ka përmendur botuesin e shqiptarja.com dhe Report Tv, Carlo Bollino, i cili del edhe në përgjimet e dosjes Balluku ku përmes personave të tretë kërkon paratë që i ka dhënë Belinda me udhër të Ramës. Koli në editorial shpreh mërzinë që edhe Carlo që ka marrë para nga Belinda me urdhër të Ramës, tani i kërkon dorëheqjen asaj.
Editoriali i fundit i Kol Ballës të enjten në mbrëmje tregon qartë se lufta mes ortakëve që kanë ndarë paratë e shqiptarëve po bëhet tepër agresive dhe tashmë ka dalë në sipërfaqe. Askush nuk po fshihet më në kampin e rilindjes.
Pjesë nga kërcënimi publik i Kol Ballës ndaj Ramës:
“Prokuroria i shpalli të martën një luftë frontale grave. Ndoshta nga frustrimi se me burrat nuk i ecën, prokurorët special u morën një ditë më parë me dy zonja, të dyja me emër të përafërt. Bile po t’i besosh Sali Berishës, SPAK po niset të kapet edhe me Lindën e tretë.
Por përtej batutave, SPAK të martën ndërmori një aksion të pastër politik. Për ta shpjeguar këtë argument, e dha po vetë, duke nisur nga rasti i Balluku. Për zëvendëskryeministren kërkoi një masë më të rëndë sigurie, një muaj pasi thjesht e pezulloi përkohësisht nga detyra. Nga 1 nëntori e deri dje, Balluku rrinte në shtëpi. U kthye në punë të hënën pas vendimit të Kushtetueses.
Pra, përse SPAK kërkoi një masë më të rëndë kur nuk ishte ndryshuar diçka? Pra, vendimi erdhi si reagim ndaj Gjykatës Kushtetuese, ku padinë nuk e bëri Balluku, por Edi Rama. Edhe Berisha po thotë se pas goditjes së Lindës së AKSHI-t, është Linda Rama. Pra SPAK e ka me Edi Ramën.
Dhe nëse e ka me kryeministrin, sigurisht që sfida e këtyre prokurorëve është me shtetin, me Gjykatën Kushtetuese, me qeverinë dhe tashmë edhe me parlamentin. Kjo është një përballje serioze e cila premton luftë, sigurisht një luftë që nuk e dëshiron askush.”- thotë megafoni, deri dje, më i zellshmi pro Edi Ramës e pro SPAK.
Tani mbetet për t’u parë nëse në editorialin e radhës Kol Balla do të jetë qetësuar, pasi dihet që Edi Rama ka mekanizma të shumtë “qetësues” për zarat e tij, apo Koli do vijojë me kërcënime edhe më të forta./Syri.net
Kjo eshte nje loje shtrigash pse nuke bejne shqiptaret e metvegjes,bujanocit ,presheves votime per president in shqiptar te kosoves apo te shqiperise.ah .mire At dr. Fisht qe vdiqe,por prap ato qe ke thene per Europen 80-90vjete me pare Jane actuals per kete Europe racists.por Europa nuke done Ta dine qe Europa eshte krijuare nga e shqiptaret qe Jane pellazget iliret”albanet ne per shekuje ”qe krijuane: rromen,’parisin,athinen,londren,konstantinopojen,egjiptin e RI, etj ten .
ata Jane fetaret e pare perandori konstandini I madhe me origjin shqiptar nga Nishi lejoj pluralizmin fetare.
gjuhesia, kultete fetare,kulturae gjithshka shqiptar eshte vjedhure e pervetsuare nga Europa.
E tash europa I Shqelman i perdhose shqiptaret,vetem pse Jan musliman.Shqiptaret Jane konvertuare ne muscleman nga viti 1400 e ketej por ata e mbrojten ”krishtrimin European”..e shkrura qendron sepse PAPA e ka quajtur Gjergj Kasrtriotin ”ATLETI I KRISHIT”,pra
Europa a kene sy me shikuare?????????
A kene vesht me degjuare??????
C po thon studimet per PELLAZGET;ILIRET DODOnEN,PiRAmIDEN ILIRE?????
,laxoni ju placin syte e ballote ju Europe racists e ndate shqiperine Copa copa me ba qefin klyshve rusise service, maqedonise ,greqise ortodoksizmite.
Documented thon 85%e siperfaqes tokes ju kane shkepute botes shqiptar die 75% e popullsise.
Kjo tregon qe europa PRAP done ti cduk gjumet e shqiptarve.
Bile nuke I lene te baskohen por t u a hupin gjumet Si refugjate .europa stimulon refugjatet per ti hupure ne per bote, raca e tyre qe te cduket races me e paster e me e vjetere.
Europa stimulon ” qeverin” duke thene ka gabime e te meta por shqiperia ka perparime????????????
Pse nuke thon qeveria ka perparime,???por thon shqiperia ?????????
sikur nuke e dime gjendjen.??
Por ata nuke flasin per refugjatet shqiptar qe ene vendin e pare ne shtetet qe nuke Kane lufte Brenda(siria).jo Europa Jo !!!!!!keshtu??keshtuuií????????Deri KURE me dogma.
Favenido
Ju lutemi
Ka rreshqite
“Per tu beret qefin klyshve rusise -Serbis, m a l i t e te z I ,
,maqedonise,greqise,,,,,,
Fado