Etja e shfrenuar per pushtet e politikanëve , fatkeqësi per shqiptaret.
-Ne Kosovë po ndodh ajo qe sduhet te ndodhte kurre, paaftesia per te zgjedhur presidentin e republikes.
-Opozita e perbuzur nga populli i Kosoves, kerkon hakmarrje primitive duke mos nxjerre nje figure alternative dhe me mosprezence ne sallen e parlamentit, tregon papergjegjshmeri totale politike e kombetare.
-Mazhoranca e pa afte per te tejkaluar qejfmbetjet ,e le per minutat e fundit çeshtjen me te rendesishme te jetes politike te vendit, dhe me sa duket nuk ishte e gateshme dhe krejtesisht e papergatitur per te finalizuar fitoren e saj spektakolare ne zgjedhjet e fundit.
-Vjosa Osmani e ” dehur” nga arritjet ne mandatin e saj te pare nuk arriti te ndertoje ura bashkepunimi si me mazhorancen ashtu dhe me opoziten, per kete moment historik.
-Edhe kur e pa se nuk kishte mbeshtetje ajo insistoi te kandidonte per nje mandat te dyte, padyshim te merituar, por pa llogaritur labirinthet dhe amoralitetin e politikes.
-Ne keto kushte ne menyre krejt amatoreske vetem disa ore para votimit, kur ajo e kupton se nuk do te zgjidhet ne krye te shtetit, kerkon ndryshime kushtetuese ku te sanksionohet zgjedhja e presidentit nga populli ,ide pozitive ,por e lançuar ne kohen me te papershtateshme te mundeshme.Sigurisht qe rezultati dihej , refuzim i menjehershem i favorizuar dhe nga momenti i kesaj kerkese.
Eshte fatale qe Kosova vazhdon te implementoje ende pakon Ahtisari, se ciles i ka kaluar koha qe me njohjen e pavaresise nga GjND e ku 2 perqindshi i pakices serbe te jete pakice bllokuese, cka i ben te varur nga Beogradi proceset e rendesishme shtetformuese te saj.
Ne keto kushte pashmangshmerisht Kosova do te shkoje perseri ne zgjedhje te parakoheshme, çka perben nje papergjegjshmeri te klases se saj politike nje sterlodhje te elektoratit dhe nje dem ekonomik jo te vogel.
Per me teper kur rezultatet ne zgjedhje te ardheshme nuk eshte se do ta ndryshojne rrenjesisht arkitekturen politike , vendi do te hyje ne nje qerthull te rrezikshem zgjedhor ku veshtire se dilet kollaj.
Kosova qe ishte model per organizimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme , çon dem nje shans te paperseritshem , duke i dhene nje asist armiqve te saj qe me dekada artikulojne se shqiptaret nuk kane aftesi shtetformuese…
Me sa duket kembengulja dhe etja per pushtet me cdo kusht qe ekziston ne Shqiperi, ka prekur ne shkalle te larte dhe Kosoven .
Megjithate pavaresisht gjithçkaje mazhoranca i kishte te gjitha mundesite qe ta rikonfirmonte Vjosa Osmanin si presidente te Kosoves, e cila ka treguar lideship, qendrime te vendosura pa asnje ekuivok kur ne pyetje ishte sovraniteti dhe teresia teritoriale e Republikes se Kosoves.
E në fund të fundit çfare kerkohet me shume nga nje kryetar shteti.???