VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

OBSH: Delta plus, rrezik i ri

By | June 26, 2021
blank

Komentet

blank

Franca pezullon 3 mijë punonjës shëndetësorë të cilët nuk janë vaksinuar kundër COVID-19

Paris

Derisa vaksinimi i detyrueshëm hyri në fuqi në mbarë vendin, Franca pezulloi 3.000 punonjës të kujdesit shëndetësor për dështimin e vaksinimit kundër COVID-19, tha sot ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Dje rreth 3.000 pezullime iu dhanë stafit në objektet e kujdesit shëndetësor dhe social të cilët ende nuk janë vaksinuar”, tha Veran për radion RTL.

“Disa dhjetëra gjithashtu kanë dhënë dorëheqjet e tyre në dritën e nevojës së detyrueshme për t’u vaksinuar”, shtoi ai.

Vendimi prek afërsisht 2.7 milionë persona në profesionet e kujdesit shëndetësor në të gjithë Francën.

Detyrimi u njoftua për herë të parë nga presidenti Emmanuel Macron në një fjalim televiziv më 12 korrik, me afatin e përcaktuar deri më 15 shtator për të gjithë infermierët, mjekët, shtëpitë e kujdesit, zjarrfikësit, paramedikët, personeli i urgjencës dhe disa pjesëtarë të xhandarmërisë.

Të paktën 42.9 milionë persona ose 63.9 për qind e popullatës franceze është plotësisht e vaksinuar. Gati 7 milionë raste me COVID-19 dhe 115.829 viktima janë konfirmuar.

blank

Gjermania nisi “Javën e vaksinimit”

Një dozë vaksine

Gjermania ka nisur të hënën një fushatë kombëtare të vaksinimit, me qëllim të rritjes së shkallës së imunizimit para stinës së dimrit.

Përveç vendeve të caktuara tashmë, tani njerëzit do të mund të marrin vaksina pa bërë termine paraprakisht në disa lokacione brenda shtetit, përfshirë disa biblioteka, qendra tregtare dhe xhami.

Ministri për Kancelari, Helge Braun, ka thënë të dielën se këto qendra për vaksinim do të mbesin të hapura edhe në javët e ardhshme.

Koha e fushatës së vaksinimit synon që të shmangë shkallë më të madhe të infektimeve në stinën e dimrit, ka thënë ai.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka bërë thirrje qytetarëve që të përfitojnë nga këto mundësi.

“Vaksinimi nuk ka qenë kurrë më i lehtë. Kurrë nuk ka qenë më shpejt”, ka thënë ajo, në një video të publikuar të dielën.
Një grua duke u vaksinuar kundër koronavirusit në Francë.

Vaksinat do të ofrohen edhe në stacionet e zjarrfikësve, nëpër tramvaje dhe afër fushave të futbollit.

Aktualisht, rreth 62 për qind e popullsisë në Gjermani është e vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Megjithatë, interesimi është raportuar të jetë ulur së fundmi.

Sipas ekspertëve, të paktën 75 për qind e njerëzve duhet të vaksinohen për të ulur ndikimin e valës së katërt të pandemisë, derisa përqindja duhet të jetë më e lartë për ta parandaluar atë. rel

blank

SHBA, disa gorilla infektohen me COVID-19

Disa gorilla në Kopshtin zoologjik në Atlanta, kryeqyteti i shtetit Georgia në SHBA-së janë infektuar me koronavirus (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Kopshti zoologjik në Atlanta thuhet se tek një tufë e gorillave janë vërejtur simptoma të tilla si kollë, rrjedhje hundësh dhe mungesë oreksi.

Mostrat e gojës, hundës dhe jashtëqitjes që u morën nga gorillat e species “Gorilla e ultësirave të Afrikës Perëndimore” u dërguan në laboratorin e Universitetit Georgia.

“Rezultatet e testeve dolën pozitive”, thuhet në deklaratën në të cilën shtohet se po priten rezultatet e mostrave të marra dhe ato të shputës të cilat janë dërguar edhe në Laboratorin Kombëtar të Shërbimeve Veterinare në rajonin Lowa.

Në deklaratë nuk jepet informacion lidhur me numrin e gorillave të prekura me COVID-19 ndërkohë që theksohet se ka filluar të merren mostra edhe nga gorillat e tjera në Kopshtin zoologjik ku ndodhen 20 gorilla në 4 tufa.

Në shtypin amerikan thuhet se sëmundja ka prekur 13 gorilla.

Gjithashtu edhe në muajin janar me COVID-19 u diagnostikuan 2 gorilla në Kopshtin zoologjik në qytetin San Diego të Kalifornisë.

blank

Vala e re e pandemisë: A mjafton imunizimi natyror e nga vaksinimi i popullatës?

Ekspertët e Shëndetit Publik besojnë se 30% e popullsisë është ende e paimunizuar dhe kjo është e mjaftueshme për një valë tjetër pandemike.

Pandemia Covid-19 do të jetë një sfidë e gjatë për sistemet shëndetësore dhe shëndetin e popullatës në vend. Mutacionet e reja shpesh më rezistente si varianti Delta, mungesa e antitrupave te një pjesë e popullatës që e ka kaluar virusin dhe ekspozimi i atyre që nuk e kanë kaluar, po e vënë vendin nën thundrën e një vale tjetër të pandemisë.

Pas një qetësimi në qershor-korrik 2021, ku numri i rasteve të reja thuajse shkoi drejt zeros, infektimet u rikthyen në gusht, me mbi 900 raste të reja pozitive në ditë.

Alban Ylli, ekspert i Shëndetit Publik, pjesë e Komitetit të Ekspertëve pranë Ministrisë së Shëndetësisë, tha se imunizimi i popullsisë me 70% nuk është i mjaftueshëm për të parandaluar një valë tjetër. Ai parashikon një valë të tretë të njëjtë me dy të kaluarat, për shkak të përhapjes së variantit të ri Delta dhe rikthimin e virusit tek personat që e kanë kaluar një herë. Por mjekët që merren me trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, pohojnë se, pavarësisht përhapjes, pasojat nuk do të jenë aq të rënda në shëndet sa në valët e tjera.

Në klinikën e specializuar të trajtimit të mushkërive “Hektor Çoçoli” në Tiranë, e njohur si Dispanseria, mjekët thanë se, për shumicën e të sëmurëve, aktualisht simptomat e virusit janë më të lehta dhe nuk po shkaktohet prekje masive e mushkërive si në dimrin 2020-2021.

Mjeku Luan Dyrmishi tha se rastet e infektimeve me Covid-19 që kërkojnë trajtim janë shtuar, por sipas tij nuk janë aq të rënda sa dy valët e kaluara. Vala e tretë po tregon edhe raste të riinfektimit edhe te personat që janë imunizuar në mënyrë natyrore, pasi e kanë kaluar virusin, por edhe tek ata persona që kanë bërë vaksinën. Dallimi është se, rastet e riinfektimeve dhe tek personat që kanë bërë vaksinën janë shumë të lehta dhe simptomat ngjajnë me një grip të lehtë.

Mjekët parashikojnë se vala e tretë do të ketë ndikime më të lehta në vdekshmëri te popullsia, teksa vaksinimi po vijon dhe një pjesë e popullatës, sidomos në Tiranë, është imunizuar. Sipas tyre vaksinimi mbetet një element i rëndësishëm për parandalimin e pandemisë, teksa këshillojnë përdorimin e maskave, të cilat ndihmojë edhe frenimin e virozave të stinës.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,340,339 doza të vaksinës ndaj Covid-19, prej tyre 575,342 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat. Duke iu referuar të dhënave zyrtare në vendin tonë janë infektuar 140 mijë persona, por kjo shifër besohet të jetë gati pesë herë më e lartë, për shkak se shumica kanë zgjedhur të marrin diagnozë radiologjike, ose të mjekohen pa bërë tampon.

Ekspertët e Shëndetit Publik besojnë se 30% e popullsisë është ende e paimunizuar dhe kjo është e mjaftueshme për një valë tjetër pandemike. Për nga aspekti i menaxhimit, kjo valë do të jetë më e lehtë për sistemet shëndetësore pasi infrastruktura është ngritur, stafet mjekësore janë më të trajnuara, protokollet e mjekimit kanë përparuar dhe popullata është më e informuar.

Në aspektin ekonomik, vala e tretë e Covid-19, do të ketë ndikim të tërthortë. Masat e rrepta kufizuese nuk do të kthehen më, por bizneset do të vuajnë rentabilitetin e fuqisë punëtore, ku shumë persona do të duhet të shkëputen nga angazhimet e punës si pasojë e infektimeve. Pandemia do të mbajë frenat mbi konsumin normal, pasi popullata do të priret të kursejë, ose të kanalizojë, një pjesë të shpenzimeve për shëndetin, siç ka ndodhur vitin e fundit./Burimi: Monitor

Valë më e lehtë

Ekspertët e Shëndetit Publik besojnë se 30% e popullsisë është ende e paimunizuar dhe kjo është e mjaftueshme për një valë tjetër pandemike. Për nga aspekti i menaxhimit, kjo valë do të jetë më e lehtë për sistemet shëndetësore pasi infrastruktura është ngritur, stafet mjekësore janë më të trajnuara, protokollet e mjekimit kanë përparuar dhe popullata është më e informuar.

blank

Pandemia dhe shëndeti mendor – Çfarë ndodh mbas përfundimit të pandemisë?

Shumë kanë humbur një njeri të dashur ose kanë qëndruar në izolim të zgjatur, gjë që mund të ketë përkeqsuar problemet e shëndetit mendor.

Pandemia ka shkaktuar një dëm të madh në shëndetin mendor të shumë njerëzve në të gjithë globin.

Shumë kanë humbur një njeri të dashur ose kanë qëndruar në izolim të zgjatur, gjë që mund të ketë përkeqsuar problemet e shëndetit mendor.

Disa e kishin të vështirë të përballonin pasojat të tjera të pandemisë, si humbja e punës dhe pasiguria financiare.

Edhe pse jeta gradualisht po kthehet në normalitet, ekspertët thonë se shumë njerëz mund të përballen sërisht me probleme të shëndetit mendor.

Por se cilat mund të jenë pasojat në shëndetin mendor gjatë rikthimit në normalitet, AgroWeb.org ju njeh më poshtë.

Pasojat në shëndetin mendor mbas përfundimit të pandemisë

Pa dyshim që do të duhet të kalojë një periudhë e caktuar, në mënyrë që njerëzit të përshtaten sërisht me rrjedhën e jetës si më parë.

Rihapja e vendit me shumë mundësi do të kërkojë një periudhë të gjatë përshtatjeje.

Gjatë kësaj periudhe stresi dhe pasiguritë mund të rriten, tregon Dr. Tara Swart, një neuroshkencëtare dhe pedagoge, në Massachusetts.

“Kjo ndodh sepse gjatë pandemisë nuk na është dashur të marrim vendime të caktuara. Tani trurit do t’i duhet më shumë përpjekje për të marrë vendime dhe kjo mund të çojë në lodhje mendore.” tha ajo.

Swart shtoi se njerëzit mund të ndiejnë gjithashtu elementë të ankthit shoqëror ose agorafobisë kur hasin turma në transportin publik ose në jetën e tyre të përditshme.

Ajo tregon se stresi dhe ndryshimi sjellin gjithmonë një goditje shoku në sistem.

Që mund të jetë nervozizëm ose paaftësi për të rregulluar emocione të tilla si zemërimi, mendimet negative, ankthi ose depresioni.

Kjo mund të shfaqet gjithashtu me pagjumësi, ëndrra shqetësuese ose probleme të lëkurës.

Nëse dikush është ndjerë i shqetësuar në lidhje me pastrimin e gjërave dhe të qenurit i sigurt ndaj COVID, kjo nuk do të zhduket menjëherë. Edhe nëse njerëzit janë vaksinuar, do të duhet pak kohë që ato të zhduken.

Një mënyrë e mirë për t’i përballuar këto emocione është t’i pranosh ato si të jenë normale, këshillojnë specialistët. Pra, bëj vend për emocione të forta dhe nëse ato janë shqetësuese ose vazhdojnë gjatë.

Gjithashtu ju mund të rezervoni në një takim me një terapist për të biseduar për shqetësimet tuaja.

Nuk është diçka e zakonshme të mbyllesh në shtëpi për një periudhë kaq të gjatë. Kështu që për t’iu rikthyer jetës tonë normale, do të na duhet një periudhë e caktuar përshtatjeje

blank

Shqipëri, në gusht rastet me Covid 19 u rritën me 23 herë

Në Shqipëri, situata e pandemisë Covid 19 bëri një kthim tejet të shpejtë drejt përkeqësimit gjatë muajit gusht. Të dhënat e përpunuara nga Zëri i Amerikës, dëshmojnë një rritje me të paktën 23 herë të numrit të rasteve të reja, krahasuar me muajin korrik. Në total u rregjistruan 14.248 të infektuar rishtazi, nga 598 një muaj më parë.

Shpërthimi i ri i koronavirusit i dedikohet në një masë të madhe qarkullimit të përhapur të variantit Delta, i favorizuar dhe nga kulmi i sezonit turistik, gjatë së cilit e vetmja masë shtrënguese që u zbatua ishte ndalimi i muzikës pas orës 23.00. Pavarësisht se varianti Delta njihet të jetë më ngjitës, autoritetet mbyllën në mënyrë të ndërgjegjshme sytë para faktit se detyrimi për mbajtjen e maskave në mjedise të mbyllura haptazi nuk respektohej, sikundër lanë të hapur, dhe pa asnjë lloj kontrolli, hyrjet në kufi. Një qëndrim që duket të ketë qenë i ndikuar më shumë politikisht, për të mos penalizuar ekonominë e turizmit. Vetëm dy ditë më parë, të hënën, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi zbatimin e kufizimeve, duke nisur nga e mërkura, 1 Shtator, detyrimin për të gjithë ata që hyjnë në vend, që të kenë me vete certifikatën e vaksinës, apo dëshmitë për teste anti Covid të kyer në 48 apo 72 orët e fundit, e që të kenë rezultuar negativë. Po ashtu dhe ora policore u afrua me 60 minuta duke nisur tanimë që në 23.00 të mbremjes e jo më në mesnatë.

Totali i rasteve gjatë gushtit është gati sa dyfishi i 4 muajve të fundit (prill-maj-qershor-korrik) të marrë së bashku, dhe i afrohet muajit mars, kur pati mbi 17 mijë të prekur. Ndonëse një pjesë e shifrave mund t’i dedikohet numrit me të lartë të testimeve, fakt është që dhe pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të reja), u rrit me 15 herë krahasuar me korrikun, duke u ngjitur në një mesatare mujore prej 9.4 përqind, nga 0.6 përqind që ishte një muaj më parë. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Po ashtu dhe numri i rasteve aktive u shumëfishua duke kapur kuotën e afro 10.600 të tilla nga 421 që ishin në fund të korrikut. Më shumë se gjysma, i përkasin Tiranës dhe Shkodrës. Vetëm kryeqyteti ka 36 përqind të rasteve aktive.

Pavarësisht shifrave të rasteve gjatë gushtit, ajo që vihet re është një numër shumë më i ulët si viktimave ashtu dhe i shtrimeve në spitale, në raport me të prekurit rishtazi. Numri i viktimave gjatë muajit gusht u ngjit në kuotën e 44 vdekjeve. Në 24 orët e fundit humbën jetën 3 persona: një qytetare 64 vjeç nga Elbasani, një qytetare 70 vjeç nga Fier dhe një qytetar 75 vjeç nga Berati.

Muaji gusht ishte i hapur për vaksinimin. Rezulton se janë kryer në total mbi 259 mijë doza, ose një mesatare prej 8358 doza në ditë. Mbi 824 mijë qytetarë mbi 18 vjeç, ose 37.1 përqind ka marrë të paktën njërën dozë, prej tyre 28.5 përqind të dyja dozat./Burimi:VOA

blank

Dozat përforcuese së shpejti edhe në SHBA

Shishe me etiketat e vaksinave Pfizer/BioNTech dhe Moderna kundër koronavirusit.

RFE/RL

Eksperti kryesor i Qeverisë amerikane për sëmundjet infektive tha se rregullatorët amerikanë pritet që së shpejti të japin leje për dhënien e dozave përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.

Dr Anthony Fauci tha se shpërndarja e dozave përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech mund të fillojë këtë muaj, ndërsa miratimi dhe shpërndarja e dozave përforcuese të vaksinës Moderna mund të zgjasin pak më shumë.

Fauci tha se të dy përforcuesit supozohet të jenë të sigurt, por shtoi se Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) dhe zyrtarë të tjerë janë duke i studiuar të dhënat për t’u siguruar.

Më 18 gusht, zyrtarët shëndetësorë amerikanë, duke u thirrur në studimet e bëra, kanë thënë se mbrojtja nga vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna bie me kalimin e kohës.

Autoritetet kanë rekomanduar që njerëzit të marrin vaksinën e tretë Pfizer/BioNTech ose Moderna tetë muaj pas marrjes së vaksinës së dytë dhe kanë caktuar 20 shtatorin si datë që furnizuesit të fillojnë shpërndarjen.

Shkencëtarët janë ende duke debatuar se sa imunitet kundër koronavirusit sigurojnë dozat përforcuese dhe nëse të gjithë amerikanët duhet t’i marrin ato apo vetëm ata me imunitet të komprometuar dhe të moshuarit.

Dozat përforcuese kanë shkaktuar polemika gjetkë, pasi koronavirusi vazhdon të vrasë njerëz të pavaksinuar në të gjithë botën.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se punonjësit shëndetësorë në shumë vende nuk janë ende të vaksinuar as me dozën e parë.

Por, shumë vende të pasura kanë pasur vështirësi në vaksinimin e mjaftueshëm të popullsisë së tyre, për të shuar pandeminë.

Autoritetet amerikane kanë thënë se Shtetet e Bashkuara kanë furnizime të mjaftueshme për të shpërndarë doza përforcuese te populli amerikan dhe për të vazhduar dërgimin e dozave në vendet e tjera.

Izraeli tashmë është duke ofruar doza përforcuese për njerëzit mbi moshën 50 vjeç.

Më 1 shtator, Franca është bërë vendi i parë i madh i Bashkimit Evropian që ka nisur të japë doza përforcuese për njerëzit mbi 65 vjeç dhe ata me imunitet të dobët.

Qeveria italiane ka thënë se do të fillojë të ofrojë dozën e tretë për grupet e cenueshme, siç janë ato me sistem të dobët imunitar, duke nisur nga fundi i këtij muaji.

Qiproja ka thënë se do t’u japë dozën e tretë personave mbi 65 vjeç dhe banorëve të shtëpive të kujdesit, vaksinimi i plotë i të cilëve është bërë para më shumë se gjashtë muajsh.

Autoritetet shëndetësore në Spanjë kanë thënë po shqyrtojnë veprime të ngjashme.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka thënë më 1 shtator se njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë urgjente për dozën e tretë, porse ajo duhet të merret parasysh për njerëzit me sistem të dobët imunitar.
Përgatiti: Valona Tela

blank

Çfarë dimë për variantin Mu?

RFE/RL

Organizata Botërore e Shëndetësisë po ndjek një variant të ri të koronavirusit, të quajtur Mu.

I zbuluar për herë të parë në Kolumbi, në fillim të vitit, Mu është raportuar në disa shpërthime sporadike të të infektuarve në pjesë të Amerikës së Jugut dhe Evropës.

Derisa përbën vetëm një pjesë të vogël të rasteve globale, shkencëtarët po studiojnë nëse ai ka karakteristika që e tejkalojnë mbrojtjen e krijuar nga vaksinimi ose infeksioni i kaluar.

Çfarë është varianti Mu?

I njohur edhe si varianti B.1.621, varianti Mu i koronavirusit është zbuluar në Kolumbi në muajin janar dhe tani është listuar si një nga pesë variantet e interesit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kjo do të thotë se OBSH-ja e konsideron atë të vlefshëm për monitorim të veçantë, por e sheh si problem më të vogël potencial, krahasuar me variantet Delta apo Alfa, të cilat janë etiketuar si variante shqetësuese, për shkak të virulencës së tyre të shtuar.

Mu është varianti i parë i interesit që i shtohet listës qysh në muajin qershor. Atëbotë, në listë është përfshirë varianti Lambda.

Sipas raportit më të ri epidemiologjik të OBSH-së, Mu është renditur si “variant me interes” sepse ka një “grup mutacionesh që tregojnë veti të mundshme të ikjes imune”, që duhet të studiohen më tej.

Paul Griffin, ekspert i sëmundjeve infektive nga Universiteti Kuinsllend në Australi, thotë se ekspertët e shëndetit vazhdimisht i përcjellin “variantet e ikjes imune”, që mund ta kenë më të lehtë të infektojnë njerëz të vaksinuar përmes mutacioneve në proteinën e virusit.

“Nëse kjo proteinë do të ndryshonte ndjeshëm, atëherë sigurisht që ekziston mundësia që vaksinat tona të funksionojnë më pak”, thotë Griffin.

OBSH-ja ka thënë se duhen më shumë kërkime për të kuptuar efektet e variantit Mu, por, sipas dr Griffin, nuk ka ende prova që sugjerojnë se Mu i ik imunitetit.

Sipas OBSH-së, prevalenca e variantit Mu në infeksionet globale me koronavirus ka rënë qëkur është zbuluar për herë të parë, megjithatë “prevalenca në Kolumbi (39 për qind) dhe Ekuador (13 për qind) është rritur vazhdimisht”.

Ai përbën më pak se 0.1 për qind të të gjitha infeksioneve globale, por shpërthime të B.1.621 janë raportuar gjithashtu në pjesë të SHBA-së dhe Evropës.

Çfarë mund të thotë varianti Mu për vaksinat?

Raporti i epidemiologjisë i OBSH-së thotë se të dhënat paraprake tregojnë se Mu duket se është më rezistent ndaj antitrupave.

Por, dr Griffin thotë se ato teste laboratorike nuk e japin pamjen e plotë se si funksionon imuniteti njerëzor në botën reale.

“Ato studime neutralizuese janë vërtet të dobishme… sepse janë mjaft të lehta për t’u bërë dhe janë mjaft të shpejta, por ato janë pjesë e rrëfimit dhe jo i gjithë rrëfimi”, thotë ai.

Cilat variante të tjera monitorohen nga OBSH-ja?

Mu është varianti i pestë që renditet nga OBSH-ja si variant interesi, ndërsa janë edhe katër variante të tjera më serioze, që janë etiketuar si variante shqetësuese.

Të nëntë variantet janë emëruar me shkronja të ndryshme të alfabetit grek.

Pesë variantet e interesit janë:

Eta, i zbuluar për herë të parë në shumë vende në dhjetor të vitit 2020;

Iota, i zbuluar për herë të parë në SHBA në nëntor të vitit 2020;

Kapa, i zbuluar për herë të parë në Indi në tetor të vitit 2020;

Lambda, i zbuluar për herë të parë në Peru në dhjetor të vitit 2020;

Mu, i zbuluar për herë të parë në Kolumbi në janar të vitit 2021.

Katër variantet shqetësuese, të cilat konsiderohet se kanë potencial për ta përkeqësuar pandeminë, janë:

Alfa, i zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në shtator të vitit 2020;

Beta, i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut në maj të vitit 2020;

Gama, i zbuluar për herë të parë në Brazil në nëntor të vitit 2020;

Delta, i zbuluar për herë të parë në Indi në tetor të vitit 2020.

Numri i varianteve të koronavirusit pritet të ndryshojë me kalimin e kohës, sepse sa më shumë që përhapet virusi, aq më shumë mundësi ka për të pësuar mutacione.

Griffin thotë se mënyra më e mirë për të kufizuar mutacionet e virusit është duke kufizuar përhapjen e tij.

“Sa më shumë njerëz që janë të vaksinuar, virusi ka më pak nikoqirë ku mund të jetojë”, thotë Griffin.

Përgatiti: Valona Tela
blank

14% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga sëmundjet e zemrës dhe hipertensioni

Një grup ekspertësh nga Instituti i Shëndetit Publik analizuan prevelancat e sëmundjeve jo të transmetueshme të vitit 2017 dhe gjeten një ecuri alarmante të sëmundjeve kardiovaskulare dhe hipertensionit.

Pranë mjekëve të familjes në të gjithë vendin ishin regjistruar 388,768 raste prevalente me sëmundje kardiovaskulare, në të cilat përfshihen edhe 281,857 raste me hipertension.

Të sëmurët përbënin 14% të popullsisë banuese në vend prej 2,8 milionë personash.

Në Shqipëri, më 2017, rezultojnë të regjistruar në sistemin shëndetësor 85 869 persona që jetojnë me sëmundje zemre. Nga këta, 37 225 janë me sëmundje ishemike të zemrës, pra sëmundje të shkaktuara nga probleme të furnizimit të muskulit të zemrës me oksigjen, si pasojë e ngushtimit apo bllokimit të arterieve koronare. Mes tyre, 16, 081 persona janë raste prevalente të infarktit të miokardit.

Përllogaritjet e eksperteve tregojnë se që nga viti 2010 deri në vitin 2017, rastet prevalente si të sëmundjeve ishemike të zemrës ashtu edhe rastet prevalente me infarkt miokardi janë rritur me mbi 30%.

Qarqet me prevalencë të regjistruar më të lartë për vitin 2017 janë Korça, Durrësi, Berati, Tirana e Gjirokastra. Prevalencën më të ulët e kanë Elbasani, Dibra e Kukësi.

Sëmundjet e qarkullimit të gjakut përfshijnë një rang të gjerë problemesh shëndetësore me natyra dhe shkaqe të ndryshme, por më kryesoret mes tyre janë sëmundjet ishemike, të cilat kanë në bazë të tyre dëmtimin e furnizimit me oksigjen të muskulit të zemrës dhe të trurit.

Këtu përfshihen grupi i sëmundjeve ishemike të zemrës (ose sëmundjet e arterieve koronare) dhe sëmundjet cerebrovaskulare.

Këto dy kategori problemesh shëndetësore prekin dy organe të ndryshme dhe kanë paraqitje klinike krejt të ndryshme nga njëra -tjetra, por kanë në bazë të tyre një sërë shkaqesh të përbashkëta dhe nga pikëpamja e shëndetit publik trajtohen së bashku.

Ekspertët e ISHP-së theksuan se për një sërë sëmundjesh jo të transmetueshme, si p.sh. sëmundjet ishemike të zemrës, sëmundjet cerebrovaskulare, kanceri i mushkërive etj, janë përcaktuar qartë faktorët e riskut, në një masë të tillë sa mund të parashikohet në mënyrë të arsyeshme shpeshtësia e sëmundjes në të ardhmen.

Ata u shprehen se, ky grup indikatorësh është i vlefshëm sidomos për vlerësimin e situatës së pritshme lidhur me sëmundjet jo të transmetueshme si dhe për planifikimin e shërbimeve në të ardhmen.

Gjithashtu është me mjaft vlerë në një kohë, kur fokusi i strategjive dhe kontrollit të sëmundjeve jo të transmetueshme është drejtuar kah kontrollit të faktorëve risk nëpërmjet ndryshimit të stilit të jetesës dhe kapjes së hershme./Burimi:Monitor

blank

BE “kundër” dozës së tretë, paralajmëron pasoja ligjore!

Vendet e Bashkimit Europian që rekomandojnë dozë shtesë të vaksinës kundër koronavirusit, mund të përballen me pasoja ligjore paralajmëron BE-ja.

Arsyeja gjendet tek fakti që një dozë përforcuese ende nuk është miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA). Agjencia e ka përsëritur vazhdimisht se duhet të ketë më shumë të dhëna përpara se t`i japë dritën jeshile dozës së tretë.

Deri tani tetë vende evropiane kanë rekomanduar vaksinimin me një dozë shtesë dhe disa të tjera pritet të marrin të njëjtin vendim.”Dozat përforcuese aktualisht nuk janë pjesë e autorizimit të vaksinave për COVID-19 dhe ende nuk i janë nënshtruar një vlerësimi shkencor nga EMA në mungesë të të dhënave të mjaftueshme”, thuhet në një deklaratë të Komisionit Europian, të cituar nga Reuters.

KE-ja u shpreh se vendet anëtare mund të vendosin vetë për një rekomandim të tillë, por i tërhoqi vëmendjen se ato do të mbajnë pas kësaj barrën e çdo pasoje ligjore dhe kërkesave për kompensim, në rast se dikush ka efekte anësore të papritura. Komisioni e bëri gjithashtu të qartë se edhe kompanitë do të kenë përgjegjësi nëse dozat shtesë administrohen pa miratimin e EMA-s.

Ndonëse disa vende anëtare të bllokut kanë skema kompensimi që synojnë dëmshpërblimin e viktimave të mundshme jashtë gjykatave, kriteret për rimbursimet ndryshojnë shumë, thote REL./Burimi:TopChannel

blank

Lidhja midis ajrit të ndotur dhe sëmundjes së demencës!

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, demenca është një term që përshkruan një grup simptomash: si humbja graduale e kujtesës, rënia e aftësisë për të menduar dhe arsyetuar, si dhe problemet me komunikimin.

Prekja e funksioneve konjitive shoqërohet shpesh, dhe zakonisht paraprihet, nga përkeqësimi i kontrollit emocional, sjelljes shoqërore dhe motivimit.

Prej kohësh dihet se ndotja mund të dëmtojë zemrën dhe mushkëritë, por hulumtimet e reja zbulojnë se si ajo ndikon edhe në shëndetin e trurit.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me hulumtimin e ri rreth ndikimit të ajrit tejet të ndotur në shëndetin e trurit.

Çfarë tregon studimi rreth ndotjes së ajrit dhe demencës?

Një studim afatgjatë në të cilin AgroWeb.org u mbështet, lidh ekspozimin ndaj niveleve të larta të ndotjes së ajrit, me një rrezik në rritje të prekjes nga demenca.

“Ne zbuluam se një rritje prej 1 mikrogram për metër kub ekspozimi në ajër të ndotur, lidhej me një rrezik të shtuar të zhvillimit  të kësaj sëmundjeje.”, tha autorja kryesore e studimit Rachel Shaffer, që kreu studimin në Departamentin e Shkencave të Shëndetit Mjedisor dhe Profesional në Universitetin e Uashingtonit.

Një rritje e lehtë e niveleve të ndotjes, gjatë një dekade në lagje të caktuara, u shoqërua me një rrezik më të madh të demencës për banorët.

“Ne e dimë që demenca zhvillohet për një periudhe të gjatë kohore,” tha ajo.

“Duhen vite, madje edhe dekada, që këto patologji të zhvillohen në tru. Prandaj ishte e nevojshme të vlerësonim ekspozimin e banorëve gjatë për një periudhë të zgjatur kohore.”

Ndotja e ajrit njihet si një nga faktorët kryesorë të rrezikut për demencën.

Studimi sugjeron se ndotja e ajrit mund të dëmtojë trurin dhe se zvogëlimi i ekspozimit të njerëzve ndaj ajrit të ndotur mund të ndihmojë në uljen e niveleve të demencës.

“Fillimish mendonin se ekspozimi ndaj ajrit të ndotur shkaktonte vetëm probleme me frymëmarrjen, pastaj kuptuam se ai ka gjithashtu ka efekte të padëshirueshme kardiovaskulare, dhe tani kemi dëshmi të efekteve të tij në tru,” shprehen studiuesit.

Ata vënë në dukje se një mënyrë se si individët mund të ulin rrezikun këtë rrezik, është duke mbajtur një maskë.

Studiuesit shprehen gjithashtu se nuk është e drejtë që vetëm njerëzit ta mbajnë këtë barrë mbi supe.

Duke u bazuar në këto të dhëna, politikat në nivel lokal dhe kombëtar, mund të vihen në lëvizje për të kontrolluar burimet e ndotjes së grimcave të ajrit.

blank

Shoqata Amerikane e Zemrës: Qëndrimi ulur tetë orë në ditë mund të rrisë rrezikun e goditjes në tru

Sipas studimit, personat që thonë se qëndrojnë ulur për tetë orë ose më shumë në ditë dhe nuk bëjnë aktivitete fizike, janë shtatë herë më të ekspozuar ndaj goditjes në tru sesa personat që qëndrojnë ulur më pakë se katër orë në ditë

Washington

Personat nën moshën 60-vjeç, të cilët kalojnë pjesën më të madhe të kohës së lirë ulur, kanë një rrezik shumë më të lartë për të pësuar goditje në tru sesa njerëzit që janë fizikisht aktivë, tregon hulumtimi i fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një studim i publikuar nga Shoqata Amerikane e Zemrës tregon se personat që thonë se qëndrojnë ulur për tetë orë ose më shumë në ditë dhe nuk bëjnë aktivitete fizike, janë shtatë herë më të ekspozuar ndaj goditjes në tru sesa personat që qëndrojnë ulur më pakë se katër orë në ditë dhe çdo ditë ushtrojnë së paku 10 minuta.

Me rastin e hulumtimit u mblodhën të dhënat e 143.000 njerëzve të rritur nga Zyra Kanadeze e Statistikave për Kërkime Shëndetësore, sipas “Science Daily”.

Studiuesit, në një mesatare prej 9,4 vitesh, ndoqën pjesëmarrësit mbi moshën 40-vjeç, të cilët nuk kishin një histori të sëmundjeve të lidhura me goditjen në tru.

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon të rriturit të bëjnë aktivitete fizike me intensitet të moderuar për të paktën 2,5 orë në javë.

“Konsiderohet se koha e kaluar ulur prish glukozën, metabolizmin e lipideve dhe qarkullimin e gjakut, si dhe rrit inflamacionin në trup. Këto ndryshime me kalimin e kohës mund të kenë efekte të dëmshme në enët e gjakut dhe të rrisin rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru”, tha autori kryesor i studimit, Raed Joundi, shkencëtar klinik në Universitetin McMaster në Ontario të Kanadasë.

Gjatë një mesatare prej 9,4 vitesh të ndjekjes, ndodhën 2.965 goditje në tru, nga të cilat rreth 90 për qind ishin goditje ishemike, lloji më i zakonshëm i goditjes, i cili ndodh për shkak të bllokimit ose ngushtimit të një arterie nga mpiksja e gjakut, trombike ose embolike.

Goditja në tru prek 15 milionë njerëz në mbarë botën çdo vit, nga të cilët 5,5 milionë vdesin.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend