VOAL

VOAL

Njihuni me veteranin 100-vjeçar që Rama e puthi në ballë, ka qenë prokuror dhe ka dhënë dënime me vdekje

March 1, 2020
1 Comments
  • author avatar
    Ismail R hoxha 6 years ago Reply

    Poshte kelyshi kurves komuniste,dhe trazhgimitari komunist Edi Rama i ashtuquajtur kryeminister qe e ka puth ne balle ate Bastard kriminel.
    i cili ka dhene denim me pushkatim per njerezit e pafajshem.
    Zoti i vrafte kriminelet e kurves komuniste,dhe trazhgimtaret e tyre qe sot drejtojne padrejtesisht shaiptaret.
    Populli duhet hakmerret kundrejt ketyre bastardeve.
    deri kur ne shqiperi te vendoset demokracia e vertete me Ne krye Mbretin Leka i dyte.

Komentet

Doktor Berisha mblidh zagaret e zagareshat se te kane dale jashte kontrollit Nga Adriatik Riza Dosti

E me histerizmin, banditizmin, injorancen, mercenarizmin e militantizmin e tyre skizofren.

Me gjuhen perverse , rrugacerore e ordinere po prezantohen ( fatkeqesisht per demokratet e vertete ) egzaktesisht ashtu sic jane …turpi e njolla e zeze e PD …kelyshe te Rames se selise se kuqe fshehur brenda selise blu…e qe bejne sikur ” duartrokasin per ty (???)

Por qe ne fakt po bejne pis e sterrosin si PD e imazhin tend personal po aq edhe vete demokratet e demokracine .

Te jem fare i sinqerte me ty doktor …prej vitesh kam vjell helm e vrer per Ramen e banden e tij kriminale ne pushtet …dhe do vazhdoj ta bej se sot per sot ata e AI jane e keqja me e madhe e Shqiperise dhe e shqiptareve ndaj dhe duhen shporrur.

Su kam lene fjale pa thene Elises, Oltes, Belindes, Zegjinese ,Sares, Ulsiut, Taos, Braces, Peleshit, Veliajt, Maznikut etj etj…fatkeqesise se madhe te parlamentarizmit shqiptar e pjella te hajduterise e injorances…

Por…askush prej te siper permedurve armiq te mij publik e ideollogjik nuk ka guxuar deri me sot te me kercenoje e mallkoje publikisht sic beri e sic po ben nje nga ” luftetaret e sotme demokrate ” te tuat e qe ti cuditerisht vazhdon e mban edhe ne krahun tend por edhe ne krye te Deges se PD nr.9 ne Tirane …e madje edhe ne kryesine e partise tende.

Eshte turp i madh dhe fort e rende se pari per ty e vete PD tende z.Berisha qe nje anetare e larte e nje partie sidomos Opozitare e Demokratike si njefare militante – mercenare me emrin Eda Grimci fyen rende gazetaret , madje edhe i kercenon por edhe i mallkon e i pergojon moralisht .

Si mundet kjo qenie frymore pa vlere para syve te tu te marre guximin e te degradoje figuren morale, qytetare e profesionale te gazetares se mirenjohur e te respektuar Elida Buçpapaj…bashkeshorten e mikut tend te hershem e te mirenjohurit z.Skender Bucpapaj …

Si mundet kjo pseudo demokrate te nxjerre nga goja helm e vrere per nje nga vajzat tona me te mire , intelektualen, demokraten e vertete e te persekutuaren plitike ne gen…znj. Keda Kaceli.

Dhe kulmi mberrin o Doctor qe kjo e besuara e ” demokratja jote parimore” del totalisht jashte kontrollit njerezor dhe si Hiene e plagosur rende e me shpate ne dore guxon e me kercenon mua se…do me leshoje burrin e saj ( doganierin e Edi Rames ) …dhe me mallkon deri edhe me vdekje (???)

E kupton tani o doktor se deri ne cfare derexheje ka perfunduar PD jote e sotme dhe e Nokes & Vokshit…e G.Bardhit & E.Grimcit .

Ndaj doktor mblidh te marret sa pa marrezia tu marre te gjitheve me vehte e fatkeqesisht pa kthim mbrapa …ok.

“Nga Ermal Pashaj tek Flor Binaj dhe Ilir Alimehmeti”- Mediu flet me emra: Kandidatët e mundshëm për Tiranën

Deputeti i PD-së Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin Minuta e parë u pyet edhe për thirrjen e famshme në protestë “Rama në burg, Berisha në burg”.

Mediu deklaroi se nuk ka krahasim mes kreut demokrat Sali Berisha dhe kryeministrit Rama.

 

Sipas tij, Rama është ai që ka pushtet thuajse pa kufi sot, që ka ndërtuar shtet kryeministror dhe ka ngritur shtet të korruptuar, prandaj largimi i tij është i domosdoshëm.

“Për thirrjen ‘Rama në burg, Berisha në burg’, desha të them se Sali Berishën në burg e futi Edi Rama. Roli i Berishës është tek opozita për momentin, ndërsa roli i Ramës është i tillë, që ka në dorë shumë gjëra sot, sidomos që partia në pushtet ka kapur gjithçka. Duhet të ketë sot një bashkim të madh, që të largohet kjo qeveri e korruptuar. Kërkesa e parë duhet të jetë largimi i Ramës nga qeveria. Lufta nuk është që Fatmir Mediu të vijë në qeveri. Ne duhet të bashkohemi për qëllime të përbashkëta. Qëllimi i përbashkët është largimi i qeverisë. Kemi një qeverisje kryeministrore, ku nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme. Zgjedhjet e ndershme përcaktohen nga listat e hapura. Duhet një reformë reale zgjedhore”, tha Mediu.

 

Më tej, Mediu komentoi edhe protestën e studentëve. Ai tha se politikanët duhet që të reflektojnë. Mediu shtoi se dhe ai vetë duhet që të reflektojë.

Deputeti demokrat vlerësoi se protesta tregon se qeverisja është e korruptuar, e padëshiruar e se duhet të largohet.

“Unë mbaj mend që në vitet 1990, unë kam qenë student dhe pedagogu im më thoshte se studentët janë ata, më të cilët nuk është e lehtë të përballesh. Studentët janë të varfër ndoshta ekonomikisht, por të pasur në mendje. Protesta duhet të bëjë politikën që të reflektojë, përfshirë dhe mua. Protesta tregon se qeverisja nuk është aty ku duhet të ishte, do të thotë se interesi kombëtar nuk vihet parësor e prandaj ajo duhet të ikë”, u shpreh Mediu.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka paralajmëruar se Shqipëria mund të përjetojë zhvillime të ngjashme me ato në Serbi, nëse kërkesat dhe reagimet e studentëve nuk merren seriozisht nga politika. Në një intervistë për emisionin “Minuta e Parë” në News24, me gazetaren Ola Bruko, Mediu u shpreh se “çdo gjë mund të ndodhë”, duke iu referuar situatës politike dhe protestave të studentëve.

 

Mediu tregoi edhe një bisedë që kishte zhvilluar gjatë një samiti me një deputet anti-Vuçiç në Serbi, i cili i kishte tërhequr vëmendjen për mënyrën se si autoritetet serbe fillimisht nuk i kishin marrë parasysh reagimet dhe kërkesat e studentëve. Sipas Mediut, kjo duhet të shërbejë si një paralajmërim edhe për Shqipërinë.

 

Ai theksoi se politika duhet të tregojë vullnet për të reaguar dhe se opozita nuk duhet të jetë e përçarë në shumë qëndrime, por të fokusohet te një qëllim i përbashkët: largimi i qeverisë. Kreu i republikanëve kërkoi gjithashtu që opozita të kalojë nga diskutimet për emrat te përcaktimi i objektivit dhe hapave konkretë për ndryshimin politik në vend. Gjatë intervistës, Mediu u ndal edhe te nevoja për kufizimin e mandateve të kryeministrit, duke propozuar që asnjë kryeministër të mos qëndrojë më shumë se dy mandate në detyrë. Mediu solli si shembull edhe një marrëveshje të republikanëve në SHBA, ku sipas tij ishte rënë dakord për kufizimin e qëndrimit në pushtet në vetëm një mandat. Sipas Mediut, kufizimi i mandateve do të ishte një mekanizëm për të shmangur përqendrimin e pushtetit dhe për të garantuar rotacionin politik.

“Duhet të kufizohet mandati i kryeministrave deri në dy mandate. Republikanët në SHBA, për shembull, kanë bërë një kontratë, ku u ra dakord që të rrinin vetëm me një mandat. Shqipëria mund të prodhojë edhe ato ngjarje që ndodhën në Serbi. Isha në një samit dhe deputeti anti-Vuçiç më tha se reagimet dhe kërkesat e studentëve nuk u morën parasysh që në fillim. Por unë them se gjithçka mund të ndodhë.

Duhet të tregojmë vullnet, nuk duhet të ndahemi në 100 pjesë. Fakti që përfaqësuesit e Partisë Republikane dhe ata të PD-së janë çdo ditë me studentët, tregon qëndrimin tonë. Unë jam pro studentëve, por parësore është Shqipëria. Duhet të kalohet nga emrat te qëllimi. Duhet të ulemi dhe të bisedojmë se cilat janë hapat për të larguar këtë qeveri. Në 2017 nuk ishte qeveri teknike, por genjeshtër. Iku Rama kush do vijë? Ka plot të rinj e të reja”, tha ai.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur për zgjedhjet vendore të 9 majit dhe mundësinë e daljes së opozitës me një kandidat të përbashkët për Bashkinë e Tiranës. I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Mediu deklaroi se opozita duhet të ndërtojë një front të unifikuar politik dhe qytetar, duke përcaktuar përmes një procesi objektiv emrin që do të përfaqësojë në garën për kryeqytetin.

Mediu shprehu mbështetje për Florian Binajn, i cili ka deklaruar se do të kandidojë, por theksoi se kandidatura përfundimtare duhet të zgjidhet përmes konsensusit, sondazheve ose primareve, në një proces ku të përfshihen të gjithë faktorët opozitarë dhe qytetarë.

Ai u shpreh se Binaj nuk duhet të ketë problem t’i nënshtrohet një sondazhi nëse në tryezën e opozitës propozohen edhe kandidatura të tjera. Në këtë kontekst, Mediu përmendi edhe emrin e Ilir Alimehmetit, dhe të mjekut Ermal Pashaj, duke i cilësuar si figura të respektuara dhe me një qasje të re politike.

“Unë e vlerësoj jashtëzakonisht shumë dhe dua të them fare qartë që, në qoftë se faktorë të tjerë politikë mendojnë se ka kandidatura të tjera, atëherë zoti Binaj nuk besoj se i shmanget faktit për të bërë një sondazh se kush është më i pranuar nga opinioni dhe nga shoqëria”, u shpreh Mediu.

Sipas tij, nuk mjafton vetëm përzgjedhja e një emri, por duhet edhe institucionalizimi i marrëveshjes mes opozitës, me rregulla të qarta për mënyrën se si do të përcaktohet kandidati. Mediu paralajmëroi se përballë një pushteti që, sipas tij, ka para dhe lidhje kriminale, një kandidaturë e vetme pa mbështetjen e gjithë opozitës dhe shoqërisë nuk do të ishte e mjaftueshme.

“Është shumë e rëndësishme që ne të vendosim kriteret, është shumë e rëndësishme që ne të ulemi me njëri-tjetrin dhe të gjejmë rrugën për të përcaktuar jo në mënyrë subjektive, por objektive se kush është kandidati më i mirë”, theksoi kreu i PR.

Mediu kujtoi gjithashtu se një praktikë e tillë bashkëpunimi u ndoq edhe në rastin e kandidaturës së Florian Binajt, kur disa faktorë politikë u bashkuan në mbështetje të tij. Megjithatë, ai këmbënguli se këtë herë duhet një marrëveshje më e gjerë, ku të kenë mundësi të propozojnë kandidatë edhe faktorët e tjerë politikë dhe qytetarët.

Ai theksoi se pa një front të unifikuar opozitar, gara për Bashkinë e Tiranës do të jetë e vështirë, duke ngritur shqetësimin për mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve. Sipas Mediut, bashkimi duhet të jetë politik dhe qytetar, në mënyrë që kandidati i përbashkët të ketë mbështetjen më të gjerë të mundshme. bw

“Kosova nuk është Serbi!” Marjana Koçeku përplaset me Vladimir Štimac, reagon edhe Romana Vlahutin

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku është përfshirë në një debat në rrjetin social “X” me Vladimir Štimac, pas deklaratave të këtij të fundit se Kosova është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë.

Vladimir Štimac është kryetari i Partisë Forca Nacionaliste Serbe, pjesë e listës studentore serbe, e cila sa i përket Kosovës, duket se ka të njëjtin qëndrim si Vuçiç.

Koçeku ka theksuar se demokratizimi i Serbisë nuk mund të vijë duke ruajtur të njëjtat qëndrime të presidentit Aleksandar Vuçiç ndaj Kosovës. Sipas saj, Serbia duhet të njohë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe të kërkojë falje për viktimat, personat e zhdukur dhe dhunën seksuale gjatë konfliktit.

7964f578 5add 4f45 B00f 04c77a69e74e
7964f578 5add 4f45 B00f 04c77a69e74e

Debati ka tërhequr edhe vëmendjen e ish-ambasadores së Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, e cila ka shpërndarë reagimin e Koçekut, duke e përshkruar si një mesazh nga brezi i ri shqiptar drejtuar lëvizjes studentore serbe.

86e8d3f2 F0ce 40bf 944b 7cf06ebae2d4
86e8d3f2 F0ce 40bf 944b 7cf06ebae2d4

bw

HUFFINGTON POST: Mafia shqiptare e drogës po ‘pushton’ Romën edhe ekonomikisht

Nga Vincenzo Musacchio, HUFFINGTON POST

Në Romë, rrjetet kriminale shqiptare nuk merren më vetëm me shpërndarjen e drogës: ato kanë konsoliduar një prani ekonomike gjithnjë e më të rëndësishme dhe kanë fituar një rol kryesor në disa zona.

Megjithatë, për të kuptuar përmasat e këtij fenomeni, duhet të nisemi nga trafiku i drogës. Prej vitesh, këto organizata menaxhojnë tregtinë me shumicë, kryesisht të marijuanës dhe kokainës, ndërsa shitjen me pakicë ua besojnë shpesh shpërndarësve marokenë dhe tunizianë.

Forcat e rendit arrijnë rrallë të godasin drejtuesit e këtyre rrjeteve, të cilët ndodhen në Shqipëri ose në vende të tjera. Ky është një model i ngjashëm me atë që mafia nigeriane ka përdorur prej kohësh në trafikun e heroinës: përgjegjësit i mbajnë kontaktet nga jashtë vendit, ndërsa në rrugë veprojnë të ashtuquajturit “ushtarë”, të ngarkuar me shitjen me pakicë. Për këtë arsye, operacionet më të rëndësishme zhvillohen shpesh jashtë Italisë.

Në vitin 2026, policia shqiptare dhe Interpoli arrestuan në Tiranë një trafikant shqiptar droge, 46 vjeç, i cili ishte në kërkim që prej vitit 2022 dhe konsiderohej drejtues i një rrjeti të specializuar në importimin e kokainës, të destinuar për tregjet e drogës në Romë.

Ky është një nga rastet e rralla të ndërhyrjeve të rëndësishme që godasin zemrën e klaneve shqiptare.

Megjithatë, një arrestim i vetëm vështirë se mund të jetë i mjaftueshëm. Ndërsa hetimet në Romë dhe në provincat përreth zhvillohen me ritme të shpejta, vazhdojnë të qarkullojnë sasi të mëdha droge, shpesh të lidhura me rrjetet shqiptare. Rreziku është që të përpiqesh të zbrazësh detin me një kovë të vogël.

Në Ponte Milvio, Acilia, Castelli Romani, në zonën bregdetare në jug të kryeqytetit, në San Basilio dhe Tor Bella Monaca, prania e këtyre rrjeteve është veçanërisht e theksuar.

Sipas rindërtimeve të bëra nga hetuesit, ato kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të trafikut lokal të drogës dhe kanë shtrirje edhe në lagje të tjera të qytetit. Aktivitetet e tyre përqendrohen kryesisht te marijuana, e kultivuar në Shqipëri, dhe kokaina.

Raportet më të fundit të Drejtorisë së Hetimeve Antimafia (DIA) dhe të Drejtorisë së Rrethit Antimafia (DDA) të Romës e përshkruajnë kriminalitetin shqiptar si një nga realitetet kriminale të huaja më të fuqishme dhe më të rrënjosura në territor, të specializuar në trafikun e drogës dhe me aftësi të spikatura sipërmarrëse.

Në vend që të funksionojnë si një organizatë e vetme, këto rrjete janë të organizuara në federata “familjesh”, të lidhura mes tyre përmes marrëdhënieve të ngushta farefisnore.

Lidhjet e gjakut forcojnë kohezionin e brendshëm dhe ushqejnë ligjin e heshtjes, duke ua vështirësuar hetuesve infiltrimin në këto grupe dhe rindërtimin e hierarkive të tyre.

Pengesa, në fakt, nuk është vetëm gjuhësore dhe nuk lidhet ekskluzivisht me përdorimin sistematik të programeve të komunikimit të enkriptuar.

Ajo është kryesisht strukturore: arrestimi i një anëtari mund të bëjë të mundur goditjen e një grupi të caktuar, por jo domosdoshmërisht identifikimin e drejtuesve të të gjithë rrjetit.

Ndërkohë, hetimet sinjalizojnë edhe një zgjerim të aktivitetit të këtyre rrjeteve në ekonominë e ligjshme.

Në Romë dhe në provincat përreth, përfaqësues të këtyre rrjeteve blejnë bare, komplekse plazhore dhe restorante.

Transfertat e parave mund të duken krejtësisht të rregullta, për shembull kur kryhen përmes transfertave bankare nga Tirana.

Megjithatë, sipas asaj që ka dalë nga hetimet, pas disa prej këtyre transaksioneve dyshohet se fshihen kapitale të paligjshme, të cilat pastrohen përmes aktiviteteve ekonomike dhe investimeve në pasuri të paluajtshme.

DDA ka dokumentuar përdorimin e kompanive fiktive për të fshehur blerjen e komplekseve të pasurive të paluajtshme, apartamenteve që jepen me qira për të gjeneruar të ardhura, si dhe të aktiviteteve tregtare.

Pikërisht këtu ky fenomen mund të shndërrohet në një darë që shtrëngon ekonominë e Romës: organizatat kriminale disponojnë kapitale të mëdha, me të cilat mund të shtrembërojnë konkurrencën dhe të depërtojnë në sektorët e ligjshëm të ekonomisë.

Në Romë, për më tepër, rrjetet shqiptare veprojnë krahas organizatave italiane të rrënjosura historikisht në territor, veçanërisht ‘Ndrangheta-s dhe Camorra-s.

Sipas DIA-s, me ‘Ndrangheta-n ato kanë zhvilluar një partneritet të qëndrueshëm tregtar, të bazuar në përfitimin e ndërsjellë logjistik dhe furnizimin me lëndë narkotike me çmime konkurruese.

Pra, nuk ka shumë arsye për t’u qetësuar.

Në mënyrë paradoksale, një shkëmbim zjarri ose një larje hesapesh mes grupeve kriminale mund të nxjerrë të paktën në pah një realitet, i cili në rrethana të tjera priret të mbetet i fshehur dhe të mos tërheqë vëmendjen e forcave të rendit.

Megjithatë, të mbështetesh te sinjale kaq dramatike është gabim: shkëmbimet e zjarrit dëmtojnë aktivitetin e biznesit, ndërsa këto rrjete prej kohësh po përqendrohen kryesisht te pastrimi i parave.

Për këtë arsye, vëmendja duhet të përqendrohet jo vetëm te dhuna e dukshme, por edhe te flukset financiare, kompanitë e përdorura si mbulesë dhe shtrirja ekonomike që u mundëson klaneve të konsolidojnë gjithnjë e më shumë pushtetin e tyre. sn

Gazeta amerikane: Vala e protestave hyn në muajin e nëntë, rinia shqiptare kërkon largimin e Ramës

Nga Leo Vallet David, THE CONCORDIAN

Mijëra shqiptarë marshuan në rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë, më 2 nëntor, duke kërkuar largimin e kryeministrit të vendit, Edi Rama. Lëvizja tashmë ka hyrë në muajin e saj të nëntë.

“Protestat kanë ngjallur kaq shumë zemërim dhe pjesëmarrje nga të rinjtë, sepse kjo nuk është thjesht një moment kur të rinjtë duan të mblidhen së bashku. […] Kjo është pjesë e Revolucionit të Flamingove, i cili nisi në Shqipëri”, i tha Jesmina Sengla gazetës The Concordian përmes telefonit, gjatë protestës.

“Shpresoj të më dëgjosh mirë”, tha ajo, ndërsa përreth saj dëgjoheshin thirrjet e turmës. Studentja 24-vjeçare, aktiviste dhe koordinatore projektesh pranë Qendrës për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillimin (Center Science and Innovation for Development), një organizatë kërkimore e përqendruar te zhvillimi social me bazë në Tiranë, është përfshirë në këtë lëvizje që prej fillimit të saj, në janar.

“Ideja që qëndronte pas Revolucionit të Flamingove lidhej kryesisht me situatën që po zhvillohet aktualisht në një zonë të mbrojtur në Shqipëri, atë të Nartës dhe Zvërnecit”, tha Sengla.

“Kjo është një nga pjesët më të bukura që kemi në Shqipëri, por problemi është se pikërisht në atë moment po përpiqeshin t’ia jepnin këtë zonë të mbrojtur një zhvilluesi për ndërtimin e godinave, i cili kishte gjithashtu lidhje me Jared Kushnerin”, shtoi ajo.

Kushner është bashkëshorti i Ivanka Trump, duke qenë kështu dhëndri i Donald Trump. Ai është gjithashtu një figurë kyçe në negociatat e administratës Trump me qeveritë e huaja.

Fatma Paja, një aktiviste shqiptare 20-vjeçare, e cila ka marrë pjesë në protestat e Revolucionit të Flamingove që prej janarit, tha se gjithçka nisi me vetëm 20 persona në një plazh.

“Në shkurt, […] realizuam disa vizatime në rërë së bashku me një artiste tjetër. U bëmë rreth 20 persona, diçka e tillë. Në maj pati disa protesta të tjera në Nartë, jo në kryeqytetin e Shqipërisë, të organizuara nga organizatat për mbrojtjen e mjedisit. Më pas, më 31 maj, demonstrata që u zhvillua këtu në Tiranë mori përmasa vërtet masive”, tha Paja në një intervistë për The Concordian.

Ajo tha se shqiptarët janë të indinjuar nga ky zhvillim, sepse qeveria e tyre nuk duket e interesuar për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, por vetëm për projekte zhvillimi që u sjellin përfitime vetjake.

“Ne nuk kemi shërbim të mirë shëndetësor, nuk kemi një sistem të mirë spitalor, nuk kemi një sistem të mirë arsimor. Na mungojnë këto nevoja bazë dhe, megjithatë, qeveria jonë është më e përqendruar te ndërtimi i një resorti luksoz.”

Livia Dedej, një studente 23-vjeçare e psikologjisë, konfirmoi qëndrimin e Pajës.

“Kemi parë se si resortet luksoze dhe investimet vetëm sa e thellojnë më tej hendekun e pasurisë dhe se paratë nuk kthehen kurrë realisht te qytetarët që kanë nevojë për to”, tha ajo.

Kjo çështje arriti pikën kritike “kur shqiptarët panë se ishulli i Sazanit, Zvërneci dhe delta e Vjosë-Nartës po kërcënoheshin. […] Kjo u bë një shkëndijë që nxori në pah shumë çështje të tjera, të cilat duhej të shpreheshin përmes protestave”, shpjegoi ajo.

“Pra, kjo nuk është thjesht një protestë për natyrën, biodiversitetin apo korrupsionin. Është një protestë që ka ardhur si rezultat i viteve të tëra shtypjeje dhe i mungesës së një perspektive për të ardhmen e vendit”, tha Dedej.

Fillimisht, protestat u zhvilluan në rajonin e Nartës, në jugperëndim të Shqipërisë. Sipas Pajës, protestat nisën pas miratimit të një projekti për ndërtimin e një resorti luksoz në plazhin e Nartës, në pronësi të familjes Trump, më konkretisht të Ivanka Trump, projekt i cili, sipas saj, “dëmton mjedisin e mbrojtur”.

Pikërisht në këtë periudhë protestuesit krijuan edhe sloganin: “Shqipëria nuk është në shitje”.

Në fund të majit, protestat u zhvendosën nga plazhi në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Lëvizja u përshkallëzua në revolta më të gjera shoqërore, duke kulmuar me sulme ndaj disa ndërtesave qeveritare, përfshirë edhe një përpjekje për t’i vënë zjarrin Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit në tetor.

Sipas Pajës dhe Jesminës, shënjestër e protestuesve u bënë edhe ministri të tjera, si Ministria e Arsimit, Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Infrastrukturës. Të rinjtë shqiptarë i përzgjodhën këto institucione në mënyrë strategjike.

“Ne shohim se protestuesit vazhdojnë të djegin bankat apo bizneset e oligarkëve”, tha Paja.

Ajo shpjegoi se protestuesit nuk i shënjestrojnë bizneset e vogla private, në pronësi të vendasve, sepse pakënaqësia e tyre lidhet me të pasurit.

Qeveria është në shënjestër sepse “nuk kujdeset aspak për njerëzit e saj dhe e trajton Shqipërinë si një pronë që mund ta shesë dhe me të cilën mund të bëjë çfarë të dëshirojë. Prandaj kjo protestë është shndërruar për ne shqiptarët në një protestë kombëtare”, tha Paja, duke shtuar se protestuesit “duan të ndryshojnë sistemin”.

Megjithatë, organizimi i këtyre protestave mbetet një sfidë.

“Ka përpjekje për organizim, por, të them të drejtën, nuk do të thoja se janë shumë të suksesshme, sepse kjo është shumë e ngjashme me të gjitha protestat e tjera të Gjeneratës Z nëpër botë”, tha Sengla.

Ndërsa vetë protestat janë bërë më të dhunshme kohët e fundit, Paja pretendon se policia ka ushtruar dhunë prej kohësh, duke përndjekur dhe arrestuar të rinjtë shqiptarë, madje duke i tërhequr zvarrë në rrugë edhe kur janë të plagosur.

Ajo tha se policia “i arreston njerëzit pa asnjë arsye, i rreh në rrugë ose thjesht pret protestën e radhës […] dhe i arreston protestuesit pa pasur bërë ata asgjë, as para dhe as pas arrestimit”.

Megjithatë, ndërsa protestat vazhdojnë, zemërimi mes protestuesve është shndërruar edhe në dhunë.

“Protestat paqësore nuk u dëgjuan. Pikërisht atëherë situata u bë e dhunshme. Dhe mendoj se, natyrisht, do të ketë grupe njerëzish ose individë që do të shfrytëzojnë një grumbullim kaq të madh njerëzish për të shkatërruar gjëra”, tha Dedej.

“Por, në krahasim me vendet e tjera ku kanë ndodhur trazira, […] dëmtimi i pronës publike ka qenë një mënyrë simbolike për të thënë se semaforët dhe dritaret e institucioneve shtetërore nuk janë më të rëndësishme sesa e ardhmja jonë.”

“Personalisht, mërzitem shumë kur shoh se si Tirana është shkatërruar praktikisht”, shtoi Dedej. “Por kjo bëhet për një kauzë më të madhe. Dhe e vetmja arsye pse ndodhi është se praktikisht nuk kishim zgjidhje tjetër dhe asnjë mjet tjetër, le të themi, për të përballuar një qeveri që nuk dëgjon dhe pjesën tjetër të njerëzve që nuk ngrihen në këmbë dhe nuk vijnë në protesta.”

Ka shumë dezinformim lidhur me vetë protestat, përfshirë edhe nga kanale lajmesh të ekstremit të djathtë në Francë.

Sipas gazetës The Independent, kanali televiziv CNews përdori pamje filmike nga protestat shqiptare për t’i paraqitur ato si pamje të protestave të fundit në Francë.

Por dezinformimi vjen edhe nga vetë rrjetet sociale, pasi imazhe të krijuara me inteligjencë artificiale (IA) po qarkullojnë gjerësisht në platforma si Instagram dhe Facebook. sn

Shqipëria ndër tregjet më të shtrenjta të energjisë në rajon, çmimi 14% më i lartë se në Greqi

Shqipëria ishte ndër vendet me çmimet më të larta të energjisë elektrike në tregun me shumicë gjatë vitit 2025, duke regjistruar një mesatare prej 118.2 euro për megavatorë (MWh), rreth 14% më shumë se Greqia dhe 9.5% më shumë se Maqedonia e Veriut.

 

Të dhënat vijnë nga raporti i fundit i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë (ACER), të cilin e disponon ekofin.al dhe që analizon integrimin e tregjeve europiane të energjisë dhe diferencat e çmimeve ndërmjet vendeve.

Sipas raportit, çmimi mesatar në Shqipëri u rrit me 6.2 euro/MWh krahasuar me vitin 2024, ndërsa në Greqi rritja ishte vetëm 2.7 euro/MWh. Kjo do të thotë se diferenca ndërmjet dy tregjeve u zgjerua edhe më tej gjatë vitit të kaluar.

Në Greqi, çmimi mesatar i energjisë në tregun e një dite përpara ishte 103.6 euro/MWh, ose 14.6 euro më i ulët se në Shqipëri. Ndërkohë, në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi çmimi ishte 107.9 euro/MWh, në Bullgari 106.9 euro/MWh dhe në Mal të Zi 113.3 euro/MWh.

Kosova rezultoi me çmimin më të lartë ndër këto tregje, 118.5 euro/MWh, vetëm 0.3 euro mbi Shqipërinë.

ACER evidenton se vendet e Ballkanit Perëndimor që bëjnë pjesë në Komunitetin e Energjisë mbetën ndër tregjet më të shtrenjta të rajonit, me Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi që regjistruan çmime rreth 10–15 euro/MWh më të larta se vendet fqinje të Bashkimit Evropian.

Rritja e çmimeve gjatë vitit 2025 ishte e përgjithshme në rajon, por me ritme të ndryshme. Mali i Zi regjistroi rritjen më të madhe, prej 14.8 euro/MWh, ndërsa në Kosovë çmimi u rrit me 4.5 euro/MWh, në Maqedoninë e Veriut me 5.5 euro/MWh dhe në Serbi me 6.1 euro/MWh.

Screenshot

Tregjet e pabashkuara, diferenca të mëdha çmimesh

Një nga problematikat që evidenton ACER është mungesa e integrimit të plotë të tregjeve të energjisë në Evropën Juglindore, e cila ndikon në ruajtjen e diferencave të çmimeve ndërmjet vendeve.

Në tregjet e Bashkimit Evropian që janë tashmë të bashkuara, çmimet rezultojnë të përafërta në një pjesë të madhe të orëve të vitit. Ndërsa në kufijtë ku tregjet nuk janë bashkuar, diferencat mbeten më të mëdha.

Shqipëria paraqet një kontrast të dukshëm në këtë drejtim. Me Kosovën, ku funksionon tregu i përbashkët i energjisë, çmimet kishin një diferencë më të vogël se 1 euro/MWh në 99% të orëve gjatë vitit 2025. Në kufirin me Malin e Zi, kjo përputhje u regjistrua vetëm në 4% të orëve, ndërsa me Greqinë në vetëm 3%.

Agjencia evropiane shpjegon se, kur tregjet nuk janë të bashkuara, shkëmbimet e energjisë ndërmjet vendeve planifikohen përpara se të njihen çmimet përfundimtare për ditën pasardhëse.

Kjo mënyrë tregtimi mund të pengojë përdorimin efikas të kapaciteteve ndërkufitare dhe të krijojë situata kur energjia nuk shkëmbehet në drejtimin ekonomikisht më të favorshëm.

Sipas ACER, integrimi i mëtejshëm i tregjeve dhe rritja e kapaciteteve të disponueshme për tregtinë ndërkufitare mund të ndihmojnë në afrimin e çmimeve.

Të dhënat u referohen çmimeve të tregut me shumicë dhe jo tarifave të energjisë që paguajnë drejtpërdrejt familjarët apo bizneset. Megjithatë, ato japin një tregues të rëndësishëm të kostove dhe konkurrueshmërisë së tregut shqiptar të energjisë në raport me vendet fqinje./ ekofin.al

Pasiguria ekonomike ndikon fuqishem edhe në gjendjen mendore- Nga Skënder MULLIQI

—– Ekspertët kujtojnë se traumat mendore të shkaktuara nga përvojat e luftës ende kanë një ndikim të fortë në shoqëri.Përveç kësaj, kriza ekonomike afatgjate, papunësia dhe ndjenja e pashpresës e përkeqësojnë më tej gjendjen mendore të popullsisë, veçanërisht të të rinjve të cilët shprehin gjithnjë e më shumë dëshirën për t’u larguar nga vendi…
Ekspertët  po paralajmërojnë së sëmundjët për të cilat do të flitet pas disa vjetësh , janë ato mendore.Në botën e sotme të mbushur më trazira dhe kriza ekonomike sociale , kur çmimet janë vazhdimisht në rritje , shumë  njerëz jetojnë ditë pas dite, pasiguria ekonomike ndikon fuqishëm  edhe në gjendjën e tyre mendore.Sipas psikologëve njeriu nën presionin e vazhdueshem kalon në modalitetin e mbijetesës, gjë që shterron burimet njohëse , ulë tolerancën ndaj stresit dhe shpesh çon në depresion , tension dhe ndenja pavlefshmërie.Sigurishtë së në gjendjen jo të mirë shëndetësore dhe ate psiqike të njerëzve po ndikojnë edhe lajmët për luftërat , krizat dhe rritjen e qmimeve .Në Kosovë sa i perketë në pergjithësi gjendjës shëndetësore të njerëzve dhe atyre psiqike, sigurisht se nuk është e mirë.Traumat nga lufta, si dhe situata e dëbët ekonomike  pas lufte kan ndikuar që gjendja e tyre të përkeqësohet.Kjo është reflektuar më sëmundje të ndryshme dhe atyre të rënda dhe vdekje. Këto trauma kan lënë vragë të pashlyeshme sidomos të ata të cilët kanë humbur shumë anëtarë të familjës .Unë mendojë së edhe shumë vrasje brenda familjës dhe të tjera  po ndodhin si shkak i gjendjës  të keqe ekonomike dhe sociale, të cilat e kan pru njeriun tonë në  edhe gjendje jo të mirë mendore. Njerëzit gjithashtu janë vërshuar me  dezinformata , titujë të natyrës apokaliptike , tekse te gjeneruara nga intelegjenca arificiale , të cilat në përgjithësi çojnë  në parashikim të vazhdueshem negativ për të ardhmen dhe bien në një gjendje dëshpërimi.Në Kosovë nuk i patem pas lufte strukturat politike vendimarrëse të nivelit të kërkuar, dhe vendimet e tyre jo të mira në shtetndërim dhe mirëqenje , kanë bërë më të theksuar gjendjen sociale të shumicës,  si element qenësor i shëndetit të tyre të dobët.Natyrishtë së nuk ka mundësi të jetë një gjendje e favorshme e rrjedhave ekonomike dhe sociale , kur politikaët  në vazhdimësi vjedhin mundin dhe djersën e popullit  duke u bërë  milioner.Kjo ka bërë që 25 përqind të popullatës të jetojnë dobët, e disa në prag të ekzistncës.Ekspertët kujtojnë se traumat mendore të shkaktuara nga përvojat e luftës ende kanë një ndikim të fortë në shoqëri.Përveç kësaj, kriza ekonomike afatgjate, papunësia dhe ndjenja e pashpresës e përkeqësojnë më tej gjendjen mendore të popullsisë, veçanërisht të të rinjve të cilët shprehin gjithnjë e më shumë dëshirën për t’u larguar nga vendi.Sipas ekspertëve, sistemi ende përballet me sfida serioze — mungesë stafi, burimesh financiare, qendrash këshillimi për të rinjtë dhe strategjish afatgjata. Është e nevojshme që shteti të investojë sistematikisht në parandalim, edukim dhe mbështetje  ekonomke dhe psikologjike të disponueshme, e që te ne rrallë apo fare nuk merret kush më këtë temë, shumë të ndijeshme dhe të rëndësishme për  shoqërinë…

Tirana, e vështirë për familjet e reja, lindjet në rënie me dyfishin e mesatares kombëtare

Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të shpejta, gati dy herë më shumë se mesatarja kombëtare.

Në nëntë muajt e vitit 2026, në qarkun e Tiranës lindjet u tkurrën me 8%, sipas të dhënave të INSTAT, teksa numri i lindjeve në shkallë kombëtare ra me -4.7%.

Kryeqyteti po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë për familjet e reja. Rritja e fortë e çmimeve të apartamenteve dhe qirave, kostot e jetesës dhe shpenzimet më të larta për familjet me fëmijë po e bëjnë më të vështirë krijimin dhe zgjerimin e familjes, pavarësisht mundësive më të mëdha për punësim dhe të ardhura që ofron Tirana.

Sipas INSTAT, në 9-mujorin 2026, në Tiranë u regjistruan 647 lindje më pak, se në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke e kthyer kryeqytetin në përcaktuesin kryesor të tkurrjes së lindjeve në vend.

Në të gjithë Shqipërinë u regjistruan 16.016 bebe nga janari në shtator 2026 ose 789 më pak lindje. Vetëm Tirana kontribuoi me rreth 82% të uljes neto në shkallë vendi. Në 11 qarqet e tjera së bashku, lindjet u pakësuan me vetëm 1,6%.

Tirana vazhdon të jetë qendra kryesore ekonomike dhe e punësimit në vend, ku përqendrohen investimet, bizneset dhe një pjesë e konsiderueshme e të rinjve që lëvizin nga qarqet e tjera. Por përfitimet nga mundësitë më të mëdha ekonomike po përballen me koston gjithnjë e më të lartë të jetesës.

Pengesa më e madhe për çiftet e reja është strehimi. Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur me ritme shumë më të shpejta se të ardhurat nga puna, duke e bërë blerjen e një banese gjithnjë e më të vështirë pa një kredi të konsiderueshme ose ndihmën financiare të familjes. Edhe qiratë përbëjnë një barrë e madhe për çiftet që kërkojnë të jetojnë më vete.

Sipas një përllogaritjeje të mëparshme të “Monitor”, raporti mes çmimeve të banesave dhe të ardhurave të disponueshme për frymë në Shqipëri është rritur me 76,3% gjatë periudhës 2015–2025. Kjo do të thotë se, në raport me të ardhurat, blerja e së njëjtës banesë është bërë ndjeshëm më e vështirë sesa dhjetë vjet më parë. Ndonëse ky tregues është kombëtar, presioni i çmimeve të banesave është veçanërisht i ndjeshëm për familjet e reja që kërkojnë të jetojnë në Tiranë.

Përveç strehimit, familjet e reja përballen edhe me shpenzime të larta për kujdesin ndaj fëmijëve, çerdhet dhe kopshtet private, transportin dhe shërbimet e tjera të përditshme. Në Tiranë distancat dhe koha e udhëtimit janë rritur, teksa organizimi i jetës familjare bëhet më i kushtueshëm dhe më i vështirë, veçanërisht kur të dy prindërit punojnë.

Këto presione ekonomike mund të ndikojnë në shtyrjen e vendimit për të pasur fëmijën e parë ose në kufizimin e numrit të fëmijëve. Një çift që duhet të përballojë një kredi të lartë për apartamentin, qiranë dhe shpenzimet e përditshme mund ta ketë më të vështirë të planifikojë zgjerimin e familjes.

Gjirokastra me rënien më të madhe, Dibra dhe Kukësi me rritje

Në shkallë vendi, rënia më e madhe në përqindje e lindjeve gjatë nëntëmujorit 2026 është regjistruar në Gjirokastër, me 11,6%. Numri i lindjeve në këtë qark zbriti në vetëm 191, nga 216 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Pas Gjirokastrës renditet Tirana me rënie prej 8%, e ndjekur nga Durrësi, ku lindjet u tkurrën me 7,6%, nga 1.729 në 1.598. Rënie më të moderuar regjistruan Shkodra (-3,2%), Fieri (-2,4%), Korça (-1,5%) dhe Vlora (-0,3%).

Në të kundërt, pesë qarqe regjistruan rritje të lindjeve. Dibra kryeson me një shtim prej 7,4%, nga 499 në 536 lindje, e ndjekur nga Kukësi me 5,6%, nga 376 në 397. Rritje të lehtë shënuan edhe Elbasani (1,6%), Berati (1,2%) dhe Lezha (1,1%).

Në qarqet e tjera, veçanërisht në ato që prej vitesh përballen me emigracionin dhe largimin e të rinjve, numri i lindjeve mbetet shumë më i ulët se një dekadë më parë. Rritjet e vogla të këtij viti nuk mjaftojnë për të ndryshuar prirjen afatgjatë.

Por zhvillimi më shqetësues është se edhe Tirana, e cila ka përfituar nga zhvendosja e popullsisë së qarqeve të tjera, po regjistron një tkurrje të shpejtë të lindjeve. Qyteti po tërheq njerëz për të punuar e jetuar, por kostot e larta po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë ndërtimin e një jete familjare.

Nëse kjo prirje vazhdon, përqendrimi i popullsisë dhe aktivitetit ekonomik në kryeqytet nuk do të jetë i mjaftueshëm për të kompensuar rënien e lindjeve. Për familjet e reja, mundësitë e punësimit dhe niveli i pagave janë vetëm njëra anë e medaljes, ana tjetër është sa u mbetet nga të ardhurat pasi paguajnë strehimin dhe shpenzimet bazë të jetesës./Monitor

Letra e plotë- Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut për të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së: Privimi nga liria nuk duhet të shndërrohet në përjashtim nga jeta politike

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet më 14 nëntor.

Përmes një shkrese zyrtare të dërguar nga paraburgimi në Fier, Veliaj i është drejtuar sot Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi dhe prokurorit të çështjes në SPAK, duke kërkuar që t’i garantohet pjesëmarrja fizike në mbledhje ose, nëse kjo nuk është e mundur, përmes një lidhjeje me videokonferencë.

Në kërkesën e tij, Veliaj thekson se masa e sigurimit “arrest në burg” nuk duhet ta privojë nga ushtrimi i të drejtave politike dhe statutore që gëzon si anëtar i Asamblesë Kombëtare, i Kryesisë së PS-së dhe i strukturave drejtuese të partisë në Tiranë. Ai kërkon që t’i krijohet mundësia të ndjekë diskutimet, të marrë fjalën, të paraqesë propozime dhe të marrë pjesë në vendimmarrje, duke argumentuar se kufizimi i lirisë së lëvizjes nuk nënkupton automatikisht humbjen e këtyre të drejtave.

Veliaj i kërkon gjithashtu SPAK-ut shqyrtimin urgjent të kërkesës dhe bashkërendimin me autoritetet penitenciare për mundësimin e pjesëmarrjes së tij. Në shkresë ai nënvizon se nuk kërkon ndryshimin apo pezullimin e masës së sigurisë, por vetëm garantimin e ushtrimit të të drejtave të tij politike, duke respektuar kufizimet ligjore të paraburgimit.

LETRA E PLOTË

Fier, më 10.11.2026

DREJTUAR:

Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë

Prokurorit të çështjes pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)

PËR DIJENI:

Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

Drejtorisë së IEVP Fier

LËNDA: Kërkesë urgjente për garantimin e pjesëmarrjes dhe ushtrimin e të drejtave statutore në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, të datës 14 nëntor 2026, përmes pjesëmarrjes fizike ose, alternativisht, nëpërmjet videokonferencës.

I nderuar z. Sekretar i Përgjithshëm,

I nderuar z. Prokuror,

Në datën 14 nëntor 2026 është njoftuar zhvillimi i mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë, organ më i rëndësishëm i drejtimit dhe vendimmarrjes politike të partisë në mes dy kongreseve.

Unë jam anëtar i Asamblesë Kombëtare, i Kryesisë së Partisë Socialiste, drejtues politik i qarkut Tiranë, kryetar i Partisë Socialiste Tiranë, si dhe kryetar i zgjedhur i Bashkisë Tiranë. Për rrjedhojë, pjesëmarrja ime në këtë mbledhje lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e të drejtave që më burojnë nga anëtarësia dhe funksionet e mia në organet drejtuese të partisë.

Aktualisht ndodhem në paraburgim në IEVP Fier, në zbatim të masës së sigurimit personal të caktuar ndaj meje. Kjo rrethanë më kufizon lirinë e lëvizjes, por nuk sjell, në vetvete, humbjen e të drejtave të mia politike dhe statutore, për aq sa ushtrimi i tyre është i pajtueshëm me kufizimet e ligjshme që burojnë nga masa e sigurimit dhe regjimi i paraburgimit. E drejta për organizim dhe pjesëmarrje në jetën politike gëzon mbrojtje kushtetuese dhe konventore. Nenet 17 dhe 46 të Kushtetutës, si dhe neni 11 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kërkojnë që kufizimet e ushtrimit të këtyre të drejtave të kenë bazë ligjore dhe të respektojnë parimin e proporcionalitetit.

Pjesëmarrja ime në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare ka rëndësi të veçantë, pasi synoj të paraqes personalisht qëndrimet, propozimet dhe kërkesat e mia për çështje që lidhen me funksionimin e Partisë Socialiste, ushtrimin e përgjegjësive të organeve të saj dhe të ardhmen e organizatës politike ku bëj pjesë.

Për këto arsye, kërkoj të më mundësohet pjesëmarrja në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të datës 14 nëntor 2026, mundësisht në mënyrë fizike dhe nëse kjo nuk realizohet, nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë audiovizive.

I. KËRKESA DREJTUAR SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË SOCIALISTE

Në cilësinë e autoritetit përgjegjës për organizimin dhe koordinimin e veprimtarisë së organeve të partisë, ju kërkoj të ndërmerrni masat organizative dhe teknike për të garantuar pjesëmarrjen time efektive në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

Në mënyrë të veçantë, kërkoj:

1. Të më njoftohen zyrtarisht ora, vendi, rendi i ditës dhe dokumentet që do të shqyrtohen në mbledhjen e datës 14 nëntor 2026.

2. Të merren masat për mundësimin e pjesëmarrjes sime fizike, nëse kjo autorizohet nga autoritetet kompetente.

3. Në alternativë, të sigurohet infrastruktura teknike për lidhjen time të drejtpërdrejtë me videokonferencë nga IEVP Fier, me mundësi për të ndjekur diskutimet, për të marrë fjalën, për të paraqitur propozime dhe për të ushtruar të drejtat e tjera që më njeh Statuti.

4. Të bashkërendohen paraprakisht veprimet me administratën e IEVP Fier dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për realizimin e lidhjes audiovizive, duke respektuar kërkesat e sigurisë së institucionit.

5. Nëse pjesëmarrja ime e drejtpërdrejtë nuk mundësohet, të më jepet mundësia që qëndrimi im i shkruar t’i paraqitet Asamblesë dhe të pasqyrohet në dokumentacionin e mbledhjes, pa e konsideruar këtë alternativë si zëvendësim automatik të së drejtës për pjesëmarrje.

Pjesëmarrja në një organ kolegjial nuk kufizohet vetëm te marrja dijeni për vendimet e tij. Ajo përfshin mundësinë reale për të dëgjuar, për t’u dëgjuar, për të diskutuar dhe për të marrë pjesë në vendimmarrje, sipas rregullave statutore.

II. KËRKESA DREJTUAR PROKURORIT TË ÇËSHTJES

Duke qenë se ndodhem nën masën e sigurimit personal “arrest në burg”, ju kërkoj të shqyrtoni me urgjencë mundësinë ligjore të pjesëmarrjes sime fizike në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare dhe sipas kompetencës suaj, të jepni miratimin përkatës ose t’ia përcillni kërkesën pa vonesë autoritetit kompetent për vendimmarrje. Nëse pjesëmarrja fizike nuk mund të realizohet, kërkoj që të shqyrtohet dhe të mundësohet pjesëmarrja ime nëpërmjet videokonferencës nga ambientet e IEVP Fier.

Kjo alternativë nuk kërkon largimin tim nga institucioni, nuk cenon zbatimin e masës së sigurimit dhe mund të organizohet nën mbikëqyrjen e administratës penitenciare, duke respektuar kushtet ligjore dhe të sigurisë. Theksoj se kërkesa ime nuk synon ndryshimin, pezullimin apo shmangien e masës së sigurimit personal. Ajo synon vetëm gjetjen e një mënyre proporcionale për ushtrimin e një të drejte politike dhe statutore, pa cenuar qëllimet e ligjshme të paraburgimit. Për këtë arsye, kërkoj që çdo kufizim apo refuzim të mbështetet në një bazë konkrete ligjore, të arsyetohet dhe të marrë në shqyrtim mundësinë e pjesëmarrjes në distancë si alternativë më pak kufizuese.

III. URGJENCA E SHQYRTIMIT

Duke qenë se mbledhja e Asamblesë Kombëtare është caktuar për datën 14 nëntor 2026, kërkoj që kjo kërkesë të shqyrtohet menjëherë dhe që vendimmarrja të më komunikohet në kohë të mjaftueshme për organizimin e pjesëmarrjes. Mungesa e një përgjigjeje përpara zhvillimit të mbledhjes do ta bënte praktikisht të pamundur ushtrimin e të drejtës sime për të marrë pjesë në një proces konkret të vendimmarrjes politike.

Privimi nga liria nuk duhet të shndërrohet, përtej kufizimeve të domosdoshme dhe të ligjshme, në përjashtim nga jeta politike dhe nga ushtrimi i funksioneve statutore që vazhdoj të mbaj.

Në përfundim, kërkoj që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe autoritetet kompetente të bashkërendojnë veprimet e nevojshme për të garantuar pjesëmarrjen time efektive në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të datës 14 nëntor 2026, fizikisht ose, alternativisht, nëpërmjet videokonferencës.

Me respekt,

ERION VELIAJ

Anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste

bw

Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit- Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang politik

Protestat dhe përplasjet e dhunshme në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen e mediave italiane. Në një analizë të publikuar nga gazeta Il Foglio, trajtohet situata politike dhe ekonomike në Shqipëri, me fokus te transformimi urban i kryeqytetit, lidhjet mes pushtetit politik dhe investitorëve të pasurive të paluajtshme, si dhe pakënaqësia qytetare ndaj korrupsionit dhe mënyrës se si shpërndahen përfitimet nga rritja ekonomike.

Një vend të veçantë në shkrim zë libri “The Albanian Files: Freedom and Architecture”, një botim mbi arkitekturën me parathënie të kryeministrit Edi Rama, që e paraqet Tiranën si një laborator për disa prej arkitektëve më të njohur ndërkombëtarë. Sipas Il Foglio, libri, i konceptuar si një prezantim pozitiv i transformimit të kryeqytetit, është kthyer në një bumerang politik për Ramën.
Në parathënien e tij, kryeministri e përshkruan arkitekturën si një instrument që nuk ndryshon vetëm hapësirat, por edhe mentalitetin e njerëzve dhe besimin e tyre te e ardhmja. Rama, i cili drejtoi Bashkinë e Tiranës nga viti 2000 deri në vitin 2011 dhe është kryeministër që prej vitit 2013, e ka vendosur transformimin urban në qendër të imazhit të qeverisjes së tij.

Por, sipas analizës, kundërshtarët politikë të Ramës e kanë lexuar librin si një katalog të marrëdhënieve mes pushtetit politik, investitorëve të pasurive të paluajtshme dhe projektuesve ndërkombëtarë.

Shkrimi sjell edhe mënyrën se si disa prej arkitektëve të njohur kanë nisur bashkëpunimin me Shqipërinë, përmes mesazheve në Instagram nga vetë Rama, telefonatave apo ndërmjetësimit të personave të afërt me kryeministrin. Në këtë kontekst përmendet edhe raportimi i gazetës The Guardian për një grup në WhatsApp, të quajtur “Albanian ArchArmy”, ku arkitektë ndërkombëtarë ndajnë projekte dhe kontakte me botën politike shqiptare.

Il Foglio thekson se këto marrëdhënie janë bërë publike dhe se libri paraqet projektet, arkitektët dhe emrat e investitorëve. Sipas gazetës, kjo nuk përbën në vetvete provë gjyqësore të korrupsionit, por ekspozon një sistem ku politika, urbanistika dhe biznesi i pasurive të paluajtshme janë të ndërthurura ngushtë.

Analiza e zgjeron më tej vështrimin edhe te Italia, duke e krahasuar situatën shqiptare me zhvillimet në qytetet evropiane, veçanërisht në Milano. Edhe pse Tirana përshkruhet si një rast ekstrem, për shkak të transformimit të shpejtë pas dekadave të izolimit dhe përqendrimit të madh të pushtetit ekonomik e politik, gazeta vëren se pyetja themelore është e njëjtë: kush përfiton nga zhvillimi i qyteteve dhe kush mbetet jashtë tij?

Artikulli i plotë:

Shqipëria është në faqet e para të gazetave për shkak të përplasjeve të dhunshme që po tronditin Tiranën. Pamjet ngjajnë me ato të revoltave të të rinjve në Francë apo Itali, por do të ishte gabim t’i ngatërronim me to. Shqipëria po kalon ende transformimin e saj të parë të madh kapitalist pas komunizmit. Protestat shprehin zemërimin ndaj korrupsionit dhe një modeli zhvillimi ekonomik, përfitimet e të cilit shumë qytetarë nuk i ndiejnë.

Megjithatë, kjo histori përmban një mësim që na prek shumë nga afër. Për ta kuptuar, duhet të nisemi nga libri The Albanian Files: Freedom and Architecture (Dosjet shqiptare: Liria dhe Arkitektura), një botim i ilustruar mbi arkitekturën, me parathënie të kryeministrit Edi Rama, i cili rrëfen se si Tirana është shndërruar në një laborator për disa prej arkitektëve më të rëndësishëm në botë: një libër përulësues në lavdërimet e tij, që është shndërruar në një bumerang politik.

Rama ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës nga viti 2000 deri në vitin 2011 dhe është kryeministër që prej vitit 2013. Ai e ka kthyer transformimin urban në simbol të qeverisjes së tij. Në parathënien e librit, Rama shpjegon se arkitektura nuk shërben vetëm për të transformuar hapësirat, por edhe mentalitetin e njerëzve dhe besimin e tyre te e ardhmja. Sipas tij, Shqipëria tërheq arkitektët e mëdhenj sepse ofron një liri që nuk ekziston më në vende të tjera. Një liri nga “jo”-ja, nga rregullat dhe kufizimet që në vendet evropiane e bëjnë të vështirë ndërtimin.

Problemi është se kundërshtarët e Ramës e kanë lexuar librin në një mënyrë krejt tjetër: si një katalog të marrëdhënieve mes pushtetit politik, investitorëve të pasurive të paluajtshme dhe projektuesve ndërkombëtarë.

Disa arkitektë tregojnë me një çiltërsi të habitshme se si kanë mbërritur në Shqipëri. Dikush ka marrë një mesazh në Instagram drejtpërdrejt nga Rama, dikush një telefonatë, ndërsa të tjerë janë prezantuar përmes personave të afërt me kryeministrin.

Gazeta The Guardian ka raportuar për ekzistencën e një grupi në WhatsApp, të quajtur “Albanian ArchArmy”, ku arkitektë të njohur ndërkombëtarë ndajnë projekte dhe kontakte me botën politike shqiptare.

Paradoksi është se e gjithë kjo ndodh hapur, në sytë e të gjithëve. Kryeministri promovon arkitektët, arkitektët e njohur tregojnë marrëdhëniet e tyre me qeverinë, ndërsa libri publikon projektet dhe emrat e investitorëve. Kjo nuk përbën një provë gjyqësore të korrupsionit, por paraqet në mënyrë transparente një sistem ku politika, urbanistika dhe biznesi i pasurive të paluajtshme janë të ndërthurura ngushtë.

Natyrisht, Tirana është një rast ekstrem, që ka pak të përbashkëta me Italinë. Ajo është kryeqyteti i një vendi që po përpiqet të rikuperojë dekada izolimi dhe është qendra dominuese e jetës ekonomike dhe politike kombëtare, pothuajse një qytet-shtet.

Rama ushtron një ndikim politik jashtëzakonisht të gjatë në kohë, duke kaluar nga drejtimi i kryeqytetit në drejtimin e qeverisë dhe duke marrë me vete edhe kompetencat mbi lejet urbanistike dhe të ndërtimit.

Por, në thelb, mekanizmi ekonomik është i njëjtë me atë që vihet re në shumë qytete evropiane, përfshirë edhe ato italiane. Institucionet dhe niveli i zhvillimit ndryshojnë, por pyetja themelore mbetet e njëjtë: Kush përfiton nga rritja dhe zhvillimi i qyteteve dhe kush mbetet jashtë këtij procesi?

Në Shqipëri, konflikti shoqëron krijimin e një ekonomie të re të tregut. Në Itali, ai shfaqet në një fazë më të avancuar. Qytetet tona janë tashmë të pasura dhe tregjet e pasurive të paluajtshme janë të konsoliduara. Por rritja e vlerës së pronave mund të shndërrohet në një mekanizëm të fuqishëm përjashtimi.

Milano është shembulli më i qartë. Çmimet e banesave rriten shumë më shpejt se të ardhurat. Edhe ata që kanë një punë të rregullt dhe të ardhura të nivelit të klasës së mesme e kanë të vështirë të blejnë një shtëpi ose të përballojnë qiranë. Për të rinjtë dhe ata që vijnë nga familje pa pasuri të trashëguar, bëhet e vështirë edhe hyrja në klasën e mesme.

Pikërisht këtu çështja e pronave të paluajtshme lidhet me atë të pabarazive. Nuk ka rëndësi vetëm sa fiton nga puna, por edhe nëse zotëron një shtëpi apo e trashëgon atë.

Rritja e vlerës së pronave pasuron ata që janë tashmë pronarë, ndërsa rrit kostot për ata që nuk zotërojnë pasuri të paluajtshme. Një qytet mund të bëhet më i bukur, më ndërkombëtar dhe më tërheqës për kapitalet, por njëkohësisht më pak i përballueshëm për njerëzit që punojnë dhe jetojnë aty.

Mësimi që duhet nxjerrë është se nevojiten rregulla transparente dhe instrumente që i mundësojnë shoqërisë të përfitojë një pjesë të vlerës ekonomike të krijuar nga transformimet urbane.

Përndryshe, reagimi qytetar është i pashmangshëm, por këtu qëndron një dallim thelbësor: Në Shqipëri protestohet kundër një modeli që premton krijimin e një klase të re të mesme. Në vendin tonë, rreziku është që i njëjti model të përfundojë duke përjashtuar edhe klasën e mesme që ekziston tashmë. bw

Fajtor po, burg jo- Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

Një sy qorr për mesazhet kompromentuese me tenderat dhe një vesh shurdh për implikimin e Benet Becit në një aferë korrupsioni në Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare; kështu mund të lexohet kërkesa e SPAK-ut për Benet Becin, aktualisht kryetar i bashkisë së Shkodrës.

Prokuroria pretendon se e gjeti fajtor dhe kërkon dënimin e tij për shkeljen e barazisë në tendera, shoqëruar me një kërkesë drejtuar gjykatës që ai të mos shkojë në burg.

Pretenca është dy vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbresin në një vit e katër muaj. Më pas kërkohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosja e Becit në shërbim prove për katër vite. Vendimin do ta marrë gjykata, por prokuroria e ka thënë qëndrimin e saj: fajësi po, burg jo.

Bisedat mes Benet Becit me Ervis Berberit për vjedhjen me tenderat

Allishverishet ku ishte përfshirë Benet Beci gjatë kohës që drejtonte KESH-in dolën gjatë hetimit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi. Ndër mesazhet e ruajtura në telefonin e bashkëshortes së Berberit, hetuesit mbërritën te një tender i KESH-it, institucion që në atë kohë drejtohej nga Benet Beci.

Komunikimet u gjetën në telefonin e Adela Rukos, bashkëshortes së Berberit dhe kryetares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Aty flitej për  një tender që kishte objekt zhvillimin strategjik të sektorit energjetik me fond limit 69,5 milionë lekë.

Benet Becit i ishte propozuar që studimin për strategjitë energjitike të Shqipërisë do ta bënin një grup profesorësh të Harvardit. Por në telefonin që gjetën agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në shtëpinë e Ervis Berberi ishte ruajtur edhe mesazhi që i kishte dërguar Benet Becit duke i propozuar të ndanin një pjesë të parave me njëri-tjetrin: “500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë”.

Dyshimet për abuzime në lidhje me këtë tender ishin ngritur edhe përpara zbulimit të komunikimeve.

Sipas raportit të KLSH-së për këtë tender, në garë kishte marrë pjesë vetëm një kompani, me ofertë pranë fondit limit. Audituesit kishin vënë në diskutim nevojën për studimin, pasi ekzistonte një strategji e sektorit energjetik e hartuar më parë.

SPAK hetoi për disa vite kreun e Bashkisë së Shkodrës për shkelje të barazisë në tendera, në bashkëpunim dhe për këtë akuzë kërkon sot shmangien e burgut.

Standardet e SPAK nga një emër te tjetri

Pezullimi i dënimit është një mundësi që prokurorit ia njeh ligji, por thënë këtë, nuk mund të mos bjerë në sy kontrasti me arrestimet dhe gati linçimet që kanë prodhuar hetimet e SPAK ndaj ish-zyrtarëve të tjerë, por edhe drejtuesve të opozitës.

Pavarësisht se rrethanat dhe veprat penale janë të veçanta për çdo dosje, trajtimi që i bëhet një pjese të të pandehurve dallon në mënyrë flagrante me atë që i bëhet disa të tjerëve.

Për drejtuesit e opozitës dhe disa ish-zyrtarë të mazhorancës, publiku është mësuar me pranga, kontrolle dhe vite paraburgimi, ndërsa për Becin, SPAK kërkon që burgu të mbetet në letër edhe pse ai është konsideruar fajtor. Me pak fjalë, ligji mbetet i barabartë për të gjithë, ndërsa rehatia shqyrtohet rast pas rasti./Lapsi.al/

Pasuri prej 8 miliardë eurosh në mbetjet e Trepçës

Nadije Ahmeti, Rrahman Osmani

Metalet që gjenden në mbetjet industriale të Trepçës, të grumbulluara ndër dekada në deponi nëpër Kosovë, mund të vlejnë mbi tetë miliardë euro.

Këtë e tregon një raport i përgatitur me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), të cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.

Sipas raportit, rreth 60 milionë tonë mbetje përmbajnë plumb, zink, argjend dhe ar – metale që nuk janë nxjerrë plotësisht gjatë përpunimit të xeheve.

Miniera me flotacion në Kishnicë.

Miniera me flotacion në Kishnicë.

Vlera e tyre përllogaritet në mbi 8.4 miliardë euro.

Megjithatë, kjo nuk është shuma që kompleksi minerar, Trepça, mund ta përfitojë domosdoshmërisht nga shfrytëzimi i tyre.

Teknologjitë moderne mundësojnë rikuperimin e një pjese të metaleve, por ende nuk dihet se sa prej tyre mund të nxirren nga këto mbetje, sa do të kushtonte procesi dhe nëse një investim i tillë do të ishte ekonomikisht i leverdishëm.

Ndërkohë, miliona tonë mbetje vazhdojnë të grumbullohen në deponi, disa prej të cilave pranë zonave të banuara, duke paraqitur edhe rreziqe të mundshme për mjedisin.

Çfarë zbulon raporti?

Raporti, i titulluar “Vlerësimi dhe analiza strategjike e 12 deponive të mbetjeve industriale të Trepçës”, shqyrton përbërjen minerale, potencialin ekonomik dhe ndikimet mjedisore të mbetjeve të kombinatit.

Mbetjet industriale në Badoc.

Mbetjet industriale në Badoc.

Ai është përgatitur vitin e kaluar me mbështetjen e UNDP-së, me kërkesë të Trepçës, në kuadër të Fondit të Ekselencës – një mekanizëm i Qeverisë së Kosovës, i menaxhuar nga UNDP-ja.

Sipas menaxhmentit të Trepçës, studimi mbështetet në të dhënat e ndërmarrjes dhe në analizat e laboratorëve vendorë e ndërkombëtarë.

Një faqe e raportit “Vlerësimi dhe analiza strategjike e 12 deponive të mbetjeve industriale të Trepçës”.

Një faqe e raportit “Vlerësimi dhe analiza strategjike e 12 deponive të mbetjeve industriale të Trepçës”.

Edhe UNDP-ja konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se e ka mbështetur ndërmarrjen në vlerësimin e potencialit ekonomik dhe ndikimeve mjedisore të deponive, ndërsa për hollësi rreth përmbajtjes së raportit e drejtoi REL-in te përfaqësuesit e Trepçës.

Nga 12 lokacionet e përfshira në raport, deponia në Graçanicë ka vlerën më të madhe të përllogaritur të metaleve – mbi 3.6 miliardë euro.

Ajo shtrihet në më shumë se 46 hektarë dhe përmban rreth 16 milionë tonë mbetje.

Pas saj renditet deponia në Zhitkovc të Zveçanit, me vlerë të përllogaritur prej mbi 1.3 miliard eurosh.

Vlerësime prej qindra miliona eurosh janë bërë edhe për deponi të tjera në Mitrovicë, Artanë, Leposaviq dhe Zveçan.

Vetëm në katër prej deponive të analizuara, raporti vlerëson se gjenden rreth 77 mijë tonë plumb, 102 mijë tonë zink, 325 kilogramë argjend dhe 29 kilogramë ar.

Këto shifra tregojnë sasitë e përllogaritura të metaleve që gjenden në mbetje, por jo domosdoshmërisht sasitë që mund të rikuperohen dhe të shiten.

Raporti mbi të cilin bazohen këto vlerësime nuk është bërë publik nga Trepça, por përfaqësuesit e ndërmarrjes japin sqarime për gjetjet e tij.

Hysni Beqiri, udhëheqës i Njësisë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë, thotë se vlera e metaleve është përllogaritur bazuar në çmimet e tyre në bursat ndërkombëtare, gjatë vitit të kaluar.

Hysni Beqiri.

Hysni Beqiri.

“Çdo metal ka vlerën e vet, e cila përcaktohet në bazë të bursave ndërkombëtare. Këto çmime ndryshojnë çdo ditë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Për të përcaktuar përfitimin e mundshëm ekonomik, nga vlera e metaleve duhet të merren parasysh edhe humbjet gjatë rikuperimit, investimet në teknologji dhe kostot e përpunimit e të mbrojtjes së mjedisit.

Dikur një nga komplekset më të mëdha industriale në ish-Jugosllavi, Trepça sot përballet me probleme financiare, teknologji të vjetruar dhe kushte të vështira pune.

Minatorët ankohen vazhdimisht për pagat e ulëta, vonesat në pagesa dhe mungesën e sigurimeve shëndetësore e jetësore.

Në vitet 2023 dhe 2024, këto probleme çuan në greva dhe ndërprerje të punës.

Sipas një raportimi të Radios Evropa e Lirë në qershor të vitit 2026, paga mesatare e minatorëve ishte rreth 611 euro.

Në të njëjtin muaj, menaxhmenti i Trepçës pranoi se kontributet pensionale të punëtorëve nuk ishin paguar që nga viti 2022, ndonëse shumat përkatëse u ishin ndalur nga pagat.

Problemet me sigurinë u rikthyen në vëmendje edhe gjatë vitit 2026, kur ndërprerjet e energjisë elektrike shkaktuan disa bllokime të minatorëve nën tokë.

Sindikata kërkoi investime urgjente në infrastrukturën elektrike dhe pajisjet e sigurisë.

Pavarësisht këtyre vështirësive, ndërmarrja raportoi rritje të prodhimit dhe eksporteve gjatë vitit 2026.

Si përfunduan metalet me vlerë në deponi?

Përgjigjja lidhet me mënyrën se si janë përpunuar xehet në Trepçë ndër dekada.

Kombinati që nga viti 2016 funksionon si shoqëri aksionare, me 80 për qind të aksioneve në pronësi të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind në pronësi të punëtorëve.

Xehet e nxjerra nga miniera e Stantërgut, afër Mitrovicës së Jugut, përpunohen në flotacionin e Tunelit të Parë, ndërsa ato të minierës së Artanës, në komunën e Novobërdës, dërgohen në flotacionin e Kishnicës, në Graçanicë.

Pamje nga deponia e Trepçës në Kelmend, Mitrovicë e Jugut.

Pamje nga deponia e Trepçës në Kelmend, Mitrovicë e Jugut.

Në këto objekte, xehet përpunohen për të ndarë mineralet me vlerë nga pjesa tjetër e materialit të nxjerrë nga toka. Ky proces quhet flotim.

Megjithatë, jo të gjitha metalet arrijnë të ndahen. Një pjesë mbetet në materialin që transportohet përmes gypave drejt deponive. Këto mbetje njihen si sterile të flotacionit.

Sipas Beqirit, teknologjia e vjetruar ka ndikuar në uljen e efikasitetit të përpunimit, duke bërë që një pjesë e konsiderueshme e metaleve të përfundojë në deponi.

Materiali i mbetur nga përpunimi i xeheve duke u shkarkuar përmes një gypi në deponinë e Badocit.

Materiali i mbetur nga përpunimi i xeheve duke u shkarkuar përmes një gypi në deponinë e Badocit.

“Me kalimin e kohës, flotacionet tona janë vjetërsuar dhe shkalla e shfrytëzimit të tyre ka rënë. Aktualisht, ne e kemi 65 deri në 75 koeficientin e shfrytëzimit. Deri në 30 për qind e metaleve nuk mund të shfrytëzohen në flotacionet tona”, thotë ai.

Problemet me teknologjinë dhe humbjet gjatë përpunimit janë evidentuar edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Në një raport të publikuar në dhjetor të vitit 2022, kjo zyrë ka konstatuar se Trepça ka operuar me humbje mesatare mujore prej rreth 620 mijë eurosh gjatë periudhës 2019-2021.

Pjesë e raportit.

Pjesë e raportit.

Sipas auditorëve, teknologjia dhe infrastruktura e vjetruar, mungesa e investimeve kapitale dhe mosstandardizimi i proceseve të punës kanë ndikuar në produktivitetin e ulët dhe në humbjet e metaleve gjatë përpunimit.

Kështu, një pjesë e metaleve që nuk janë shfrytëzuar gjatë prodhimit, ka përfunduar në deponi.

Raporti përshkruan 12 lokacione të mbetjeve industriale të Trepçës, disa prej të cilave vazhdojnë të përdoren, ndërsa të tjerat janë jashtë funksionit.

Mbetje në deponinë e Badocit.

Mbetje në deponinë e Badocit.

Deponitë aktive përfshijnë ato në Badoc, Mitrovicë dhe Leposaviq. Si të braktisura përshkruhen deponi të tjera në Artanë, Mitrovicë e Graçanicë, si dhe në lokacione të tjera në Leposaviq e Zveçan.

Përmbajtja e metaleve ndryshon nga një deponi në tjetrën.

Sipas analizave kimike të përfshira në raportin e përgatitur me mbështetjen e UNDP-së, mostrat e mbetjeve nga deponia e Artanës, të analizuara gjatë viteve 2007-2009, tregojnë përmbajtje prej rreth 7.8 kilogramësh plumb, 9.8 kilogramësh zink, 40 gramësh argjend dhe 1.64 gramësh ar për ton.

Këto rezultate pasqyrojnë mostrat e analizuara dhe nuk mund të përgjithësohen automatikisht për gjithë sasinë e mbetjeve.

Ndërkohë, në deponinë e Badocit, afër flotacionit të Kishnicës, mbetjet vazhdojnë të grumbullohen.

Deponia e braktisur në Graçanicë.

Deponia e braktisur në Graçanicë.

Gjatë një vizite në mesin e tetorit, Radio Evropa e Lirë pa se si materiali i mbetur nga përpunimi i xeheve transportohej përmes gypave nëntokësorë drejt deponisë, ku pranohej nga një punëtor.

Në këtë hapësirë prej 8.3 hektarësh janë grumbulluar rreth 2.6 milionë tonë mbetje.

Sipas raportit, ato përmbajnë mbi 16 mijë tonë plumb, afro 23 mijë tonë zink, 65.3 kilogramë argjend dhe 3.7 kilogramë ar.

Si mund të përfitojë Kosova nga mbetjet e Trepçës?

Për Gani Osmanin, kryepunëtor në minierën e Stantërgut, me 45 vjet përvojë pune, mbetjet industriale paraqesin një mundësi ekonomike që Kosova nuk duhet ta lërë të pashfrytëzuar.

Ai thotë se teknologjitë moderne mundësojnë rikuperimin e një pjese më të madhe të metaleve që kanë mbetur në deponi.

Gani Osmani.

Gani Osmani.

Një mundësi, sipas tij, është shitja e mbetjeve te kompanitë e specializuara, ndonëse vlerëson se përpunimi brenda Kosovës do të ishte më i favorshëm, pasi do të krijonte më shumë vlerë ekonomike në vend.

Edhe profesori i xehetarisë në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës, Kemajl Zeqiri, thotë se zhvillimi i teknologjisë ka krijuar mundësi të reja për rikuperimin e metaleve nga mbetjet industriale.

Sipas tij, përveç ndërtimit të linjave të reja për ripërpunimin e mbetjeve, mund të modernizohen edhe flotacionet ekzistuese.

Kemajl Zeqiri.

Kemajl Zeqiri.

“Përveç ndërtimit të një linje të re, mund të modernizohen edhe flotacionet ekzistuese, në mënyrë që mbetjet të ripërpunohen aty. Megjithatë, kjo nuk mund të bëhet me teknologjinë aktuale. Nevojiten investime në flotacione, partneritete me kompani me renome dhe teknologji e re”, thotë Zeqiri për Radion Evropa e Lirë.

Raporti i përgatitur me mbështetjen e UNDP-së thekson se gjatë 15 vjetëve të fundit, teknologjitë e përpunimit dhe ripërpunimit të xeheve kanë përparuar ndjeshëm, duke mundësuar shkallë rikuperimi mbi 90 për qind.

Por, kjo nuk do të thotë se rezultate të tilla mund të arrihen edhe me mbetjet e Trepçës.

Beqiri thotë se hapi i ardhshëm duhet të jetë faza e dytë e studimit të fizibilitetit, e cila do të përfshinte marrjen e mostrave, analizat në laboratorë të akredituar dhe identifikimin e teknologjisë më të përshtatshme.

Mbetje metalesh në deponinë në Kelmend.

Mbetje metalesh në deponinë në Kelmend.

Aktualisht, sipas tij, nuk dihet se sa do të kushtonte ndërtimi i një linje të veçantë për ripërpunimin e mbetjeve.

“Përveç studimit në aspektin kimik dhe ekonomik, duhet të bëhet edhe analiza për ndërtimin e linjës dhe koston e saj. Nuk e dimë ende se sa mund të jetë kostoja e linjës së përpunimit, por pavarësisht se sa është kostoja, ia vlen, sepse vlerësimi prej tetë miliardë eurosh është sa dyfishi i buxhetit të Kosovës”, thotë Beqiri.

Përveç kostos së teknologjisë, një vendim për shfrytëzimin e mbetjeve do të duhej të merrte parasysh edhe shpenzimet e energjisë, transportit, përpunimit dhe mbrojtjes së mjedisit.

Një tjetër çështje është nëse mbetjet duhet të shiten apo të përpunohen brenda vendit.

Deponia e mbetjeve te metaleve në Kelmend, Mitrovicë e Jugut.

Deponia e mbetjeve te metaleve në Kelmend, Mitrovicë e Jugut.

Raporti rekomandon që në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme të shqyrtohet shitja dhe eksporti i tyre, ndërsa të ardhurat të riinvestohen në rehabilitimin mjedisor dhe modernizimin e teknologjisë.

Në planin afatgjatë, sugjerohet ripërpunimi i përzgjedhur i mbetjeve për rikuperimin e metaleve.

Shitja te kompanitë e specializuara mund të shmangë nevojën për investime të mëdha fillestare, ndërsa përpunimi brenda Kosovës mund të krijojë më shumë vlerë ekonomike, por kërkon kapital, teknologji dhe kapacitete profesionale.

Pa një vlerësim të plotë të kostove dhe përfitimeve, mbetet e paqartë se cila mundësi do të ishte më e leverdishme.

Një pasuri e mundshme, por edhe rrezik për mjedisin

Deponitë industriale të Trepçës nuk paraqesin vetëm një mundësi ekonomike. Për shkak të përmbajtjes së metaleve të rënda, ato mund të jenë edhe burim i ndotjes së tokës, ujit dhe ajrit.

Shqetësimet për ndikimin e tyre në mjedis janë ngritur prej vitesh.

Pamje nga deponia në Kelmend.

Pamje nga deponia në Kelmend.

Që në vitin 2013, UNDP-ja ka mbështetur një konferencë për problemin e mbetjeve industriale të Trepçës. Institucionet pjesëmarrëse janë pajtuar të krijonin një grup pune për të përcaktuar ndërhyrjet prioritare dhe një strategji afatshkurtër e afatgjatë për trajtimin e tyre.

Profesori Kemajl Zeqiri paralajmëron se ndotja nga metalet e rënda mund të ndikojë edhe në shëndetin e banorëve.

Raporti i siguruar nga REL-i rekomandon që përparësi në trajtimin e mbetjeve t’u jepet deponive pranë zonave të banuara dhe ekosistemeve të ndjeshme.

Deponia në Badoc.

Deponia në Badoc.

Sipas tij, të ardhurat e mundshme nga shfrytëzimi i metaleve mund të përdoren edhe për rehabilitimin e këtyre zonave dhe modernizimin e teknologjisë.

Megjithatë, ripërpunimi do të kërkonte masa të posaçme për mbrojtjen e mjedisit, përfshirë trajtimin e materialeve që do të mbeteshin pas rikuperimit të metaleve.

Kjo do të thotë se përfitimi i mundshëm ekonomik duhet të vlerësohet së bashku me koston e rehabilitimit dhe të menaxhimit të mbetjeve.

Çfarë planesh ka Kosova?

Pavarësisht potencialit ekonomik të identifikuar në raport, ende nuk ka të dhëna të qarta për një projekt konkret për shfrytëzimin e mbetjeve industriale të Trepçës.

Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Ekonomisë nëse kanë plane për zvogëlimin e sasisë së këtyre mbetjeve apo për rikuperimin e metaleve që ato përmbajnë.

Të dyja institucionet e drejtuan REL-in te menaxhmenti i Trepçës.

Deponia e mbetjeve, në Badoc.

Deponia e mbetjeve, në Badoc.

Përfaqësuesit e ndërmarrjes thonë se para çdo vendimi për investime, duhet të përfundojë faza e dytë e studimit të fizibilitetit.

Ajo do të duhej të përcaktonte se cilat deponi kanë potencialin më të madh ekonomik, çfarë teknologjie mund të përdoret dhe sa do të kushtonte ripërpunimi.

Raporti vlerëson se shfrytëzimi i mbetjeve mund të krijojë të ardhura, të tërheqë investime dhe të kontribuojë në zhvillimin e industrisë minerare e metalurgjike, ndonëse nuk është përcaktuar ende se sa prej këtij potenciali mund të shndërrohet në përfitim ekonomik.


Send this to a friend