VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

NJERIU QË VULOSI DY KOHË (Ibrahim Rugovës) – Poezi nga SINAN KAMBERAJ

By | January 22, 2017

Komentet

SHPEND TOPOLLAJ DHE MITOLOGJIA – Esé nga Kadri Tarelli

Në kolanënë e librave të botuara nga shkrimtari, kritiku dhe studiuesi i njohur Shpendi Hulësi Topollaj, shtohet e dhe studimi: “Esse. Rreth shprehjeve mitologjike”. Libër, që pak kohë më parë doli nga shtypi dhe që hapet me poezinë, “Në Akropol”. Vetë titulli dhe figura e bukuroshes Athina luftëtare, na çon shumë larg në kohë, në mitologjinë e popujve të Mesdheut. Pikërisht aty ku janë burimet e shprehjeve letrare, artistike, filozofike, politike, shkencore dhe shoqërore. Citime të përdorura aq shpesh nëpër kumtesa e studime të ndryshme, më së shumti si figura letrare krahasuese të poetëve, shkrimtarëve, oratorëve dhe dramaturgëve, pse jo edhe nëpër fjalime politikanësh e demagogësh. Ligjërata, që në mënyrë lakonike, edhe kjo fjalë e ardhur nga lashtësia, shprehin thelbin e problemit, shpesh edhe të gjithë librit, shkrimit apo fjalimit.
E pranoj, besoj se edhe të tjerët janë në një mendje, se disa i përdorin këto copëza fjalish, si pjesë të kulturës së tyre, duke i vendosur në shkrim, disa më të zellshëm në oratori, për t’i dhënë më shumë bukuri e forcë artistike fjalës dhe më shumë hapësirë e frymëmarrje mendimit. E gjitha në shërbim të autorit dhe mesazhit që përcjell, për të menduar, se asgjë në botë nuk ka mbetur pa u thënë që në lashtësi, për të na kujtuar, se ne nuk bëjmë gjë tjetër, veçse i përsërisim ato në kohë të ndryshme, në vende të ndryshme dhe nga njerëz të ndryshëm.
Të gjithë lexuesit dhe dashamirët e rreth pesëdhjetë librave të autorit Topollaj, përfshi edhe dëgjuesit e shumtë nëpër takime, tubime e kuvende letrare, artistike dhe shkencore, pa shumë vështirësi kanë dalluar, se çdo shkrim, apo fjalim, dhe këto nuk janë pak, që ai të përdorë aq shumë shprehje, thënie, apo mesazhe nga të mençurit e botës, përfshi këtu edhe nga mitologjia.
Duke pretenduar se deri-diku e njoh krijimtarinë e Shpendit, kam përshtypjen se ky stili i tij i rrëfimit të shtruar, me gjuhë të pastër shqipe dhe frazeologji të zgjedhur, por të ndërfutur aq bukur, është një shkollë e veçantë krijimtarie, për t’u studiuar, pse jo edhe për t’u marrë si model i përkryer, i lidhjes së të tashmes me të shkuarën. Jam i bindur, se Shpendi me modestinë e tij të tepruar, nuk e pranon këtë gjykim dhe përfundimin tim. Unë ia le lexuesit të gjykojë e të vendosë, nëse kam të drejtë.
Lexuesit e shumtë, të nxitur nga bukuria e fjalës, aq sa edhe nga kënaqësia e gërshetit letrar, ngjyer e ushqyer me frymën filozofie, shpesh pyesin, madje ka nga ata, që ia thonë në sy këto mendime: Shpendi, ku e gjen kaq shumë material, aq sa edhe kompjuteri do futej në vështirësi?
– I kam lexuar herët, që në rini, por i kam rrënjosur në kujtesë dhe më pëlqen t’i ve nëpër krijimet e mia. Mendoj se bëj mirë, sepse edhe shkrimi bëhet më i plotë dhe më interesant, – shprehet qetësisht Shpendi.
Kam përshtypjen se janë këto të shumta pyetje, përfshi edhe një shkrim (Esse), kushtuar thënies së shkrimtarit të njohur Stefan Cvajg: “O pushtet me vështrim prej meduze”, që e shtyjnë autorin e këtij libri, t’i hyjë një pune kaq të dëshiruar dhe, të na sjellë në dorë, pikërisht burimin e shprehjeve, që aq shpesh i dëgjojmë apo lexojmë. E gjithë kjo, e sjellë jo thjesht në formë fjalori, apo sqarimi me dy fjalë, por me histori të gjalla, të plota, të ndërthurura imtësisht, me vende, ngjarje dhe personazhe të mitologjisë, shpesh edhe të historisë, të cilën për hir të së vërtetës, Shpendi e njeh aq mirë, sa e përdor, siç i thonë fjalës, në majë të gishtave. E thënë thjesht: Shpendi me kujtesën e tij të admirueshme, na sjell një pjesë të mirë të mitologjisë e lashtësisë, e cila ka ndikuar në të gjithë zhvillimin e kulturës së popujve dhe të mbarë botës. Qetësisht edhe vetë autori, shkruan në hyrje të librit: “E megjithatë na duket sikur ata kanë qenë mes nesh. Kanë qenë të tillë jo fizikisht, por me virtytet dhe veset e tyre, me anët e mira dhe të këqija, me vlerat e larta morale dhe me pabesitë që kishin, me mirënjohjen dhe intrigat nga më të çuditshmet, me dashuritë dhe tradhtitë, me bukuritë dhe shëmtitë e tyre. Pra edhe ata ishin si ne”.
Pa qenë nevoja të tregoj të gjithë përmbajtjen e librit dhe, pa dashur të kujtoj shprehjen: “Mjafton një gotë, për të provuar të gjithë butin me verë”, po përpiqem të kujtoj disa tituj të shkrimeve: “Shpata e Damokleut”, “Nyja gordiane”, “I dashuruar me veten, si Narcisi”, “Pyetja e Sfinksit”, “Molla e sherrit”, “Shtrati i Prokrustit”, “Kutia e Pandorës”, etj, etj, që bëhen rreth 51 thënie e shprehje në 150 faqe libër. Të gjitha rrëfimet, tërheqin jo vetëm kërshërinë e bëmave të hershme, të kryera nga perëndi e krye perëndi, që nuk ngopen me prapësi, ose nga mbretër e pushtetarë ziliqarë e hileqarë, më tej edhe nga gra të fisme, krenare për mençuri e bukuri, por edhe nga të tjera të ngarkuara me ligësi e tradhti, që fusin në sherr familje, fise, shtete dhe popuj, aq sa vetëm lufta i ndan. Të gjitha së bashku, me tepri ushqejnë kënaqësinë e leximit të tregimeve të rrëfyera aq bukur, letrarisht dhe artistikisht.
Ky libër, i pari i këtij lloji në letrat shqipe, veç vlerave letrare dhe njohëse, ka dobi të shumanshme në përdorimin vetjak, si mjet për plotësim kulture të shkollarëve, sidomos për të rinjtë dhe studentët. Libri është një prurje e dobishme, pse jo edhe një pasuri në thesarin e veprave shqipe, sepse plotëson një boshllëk, jo formalisht të bibliotekave tona, por një mangësi në formimin tonë kulturor. Çdo faqe është një mundësi më shumë, për të lëçitur sa herë kemi nevojë, t’i drejtohemi lashtësisë.
Urime autorit Shpendi Hulësi Topollaj, për këtë vepër me vlera universale, por edhe për të tjerat që do të krijojë në të ardhmen!

Kadri Tarelli
Durrës më: 26, vjeshta e parë, 2019

DOMGJONI NË DRITËN E NJË STUDIMI – Nga Hasan Hasani – Përkola

 

 

 

Rreth librit me autor Llesh Ndoj: “Domgjoni”, botoi “Emal”, Tiranë, 2019

 

Llesh Ndoj njihet si poet, studiues dhe publicist. Ka botuar tre libra me poezi për të rritur: “Vargje loti” (2005), “Pse…” (2010)  dhe “I këndoj vendlindjes”(2012); librin mono­grafik “Njeriu që u rrit më shpejt se mosha” (2013) – kushtuar Ndue Frrok Prendit, si dhe librin “Pasaporta ime”(2017)  – në gjurmim të vetvetes, që bën fjalë për autorin dhe familjen e tij. Libri më i ri i këtij autori që erdhi në duart e lexuesve në fillim të këtij muaji (shtatorit), është monografia kushtuar fshatit të lindjes, Domgjonit të Fanit.

Libri “Domgjoni” i Llesh Ndojt është një monument kulture për Mirditën e Fanin në përgjithësi, e për Domgjonin në veçanti. Në shkrimin e këtij libri autori pas shumë hulumtimeve, vendosi para vetes tërë materialin dhe tërhoqi tri drejtëza nga të cilat duhej nisur për ta realizuar këtë plan shumvjeçar, pra për ta shkruar monografinë “Domgjoni”. Këto tri drejtëza, të cilave autori iu përmbajt me fanatizëm prej studiuesi janë: dokumentet, gojëdhënat dhe historia. Ky është bazamenti për ta finalizuar veprën në mënyrë të përsosur dhe për të dalë para lexuesve faqebardhë.

Këtu kam parasysh disa momente, që nuk janë të panjohura për mirditasit, por ndjenja e subjektivitetit që po ndiej, po më lëkundë, meqë në rrjedhat mirditore, fatkeqësisht jam kyçur vonë. Madje shumë vonë.

Domgjoni e ka merituar një studim të tillë, siç na është paraqitur kjo monografi. E them këtë, i mbështetur në të dhënat e njohura historike e kulturore që Domgjonin e bëjnë një lokalitet të lashtë historik, një lokalitet të lashtë urban, pavarësisht rrethanave nëpër të cilat ka kaluar. Këtë e dëshmojnë shumë faktorë. Të kujtojmë Gurrën e Lashtë të Domgjonit dhe Lterin. Gurra udhëtoj nëpër 16-17 shekuj, ndërsa Lteri nga viti 800 i erës sonë nëpër 12 shekuj. Këto dy vepra arkitek­tonike dhe kulturore hedhin dritë në të kaluarën e lavdishme të Domgjonit, në radhë të parë si lokalitet urban me një infrastrukturë të mrekullueshme që shekujve u qëndruan të pathyeshme dhe sot e kësaj dite ruajnë shkëlqimin e tyre, krenarinë, lavdinë që Domgjonin e radhitin në një lokalitet të rrallë dhe të lashtë. Pra, Domgjoni është një fshat karakteristik dhe shumë i veçantë i cili qëndron mbi tri shtylla të palëkundshme, ku asnjë stuhi sado e furishme të ketë qenë ose do të jetë, themelet e tij nuk do të mund t’i lëkundë për asnjë çast. Këto tri shtylla gjigande janë: Gurra, Lteri dhe Fishta. Andaj, cili fshat shqiptar në trojet tona etnike i ka këto tri shtylla, të cilat Domgjonin e vendosin në Panteonin e shqiptarëve?

Para se ta shpalojmë monografinë “Domgjoni” të Llesh Ndojt, do ndalem te shtylla e tretë që ka origjinin pikërisht nga Domgjoni i Fanit, që është figura më emblematike e kombit shqiptar. Të fitosh epitetin e poetit të kombit (ne jemi mësuar ta quajmë Homeri shqiptar), do të thotë të sjellish ndërmend gjigantin e letrave shqipe Atë Gjergj Fishta i cili në vitin 1938 ishte kandidat për Çmimin Nobël për letërsi, çmim ky i cili përpak i iku nga duart, dhe shkoi te shkrimtarja amerikane Perl Bak. Megjithatë, Domgjoni i dhuroi letërsisë shqipe epin “Lahuta e Malcis” që është krenaria e Domgjonit të Fanit të Mirditës dhe e kombit shqiptar.

T’u kthehemi dokumenteve, gojëdhënave dhe historisë që studiuesit Llesh Ndoj i hapen shtigje të zhytet, të analizojë, të interpretojë të dhëna e fakte gjithnjë në kontekst me njëra-tjetrën. Ky trinom faktesh flejnë si gurë themeli në ngrehinën ku Lleshi vuri gurin e parë, e gjeneratat e ardhme me siguri, do të vëjnë gurët e tjerë, madje do të ndërtojnë kështjellën në këtë fshat, për mua ndër më karakteristiket, duke të afruar të dhëna të bollshme për studime edhe më të thella, më tejparëse, që ta nxjerrim në dritë të vërtetën për Domgjonin. Besoj dhe mendoj se, Domgjoni e meriton këtë.

Lleshi Ndoj në këtë libër i bëri nderë Domgjonit, Fanit dhe Mirditës në përgjithësi duke nxjerrë në sipërfaqe Domgjonin si një lokalitet të lashtë, e pse jo, edhe antik, duke u mbështetur në detaje për ta bindë lexuesin me veçoritë dhe karakteristikat e domgjonasve. Duke shkruar për historikun e fshatit Domgjon, që nga prifti gjakovar Gjon, (argumentet bijnë në shekullin IV-V të erës sonë, kur u ngrit Gurra e lashtë e ujësjellësit), me ç’rast vjen zhdukja e vendbanimeve në Mirditë, por edhe rishfaqja e tyre në shekujt XV-XVI. Studiuesi Llesh Ndoj jep shpjegimet e mbështetura në faktet historike që në asnjë mënyrë nuk mund të kontestohen. Përgjigjet janë të peshuara mirë, të matura dhe bindëse. Të gjitha këto kanë të bëjnë me emrin, origjinën dhe popullsinë. Studiuesi analizon në hollësi edhe autorët që u morën me këtë problematikë para tij, i ndihmuar edhe nga toponimet dhe të dhënat gjeografike. Ky kapitull ilustrohet me dhjetra autorë-studiues të cilët, kush më shumë e kush më pak, në shekujt e kaluar e sidomos në shekullin XIX-XX u morën me Mirditën dhe mirditorët. Ndër të shumtët duhet përmendur Maksimilian Lambertzi, Straboni, Pjetër Nikolla, Ivan Mikuliqi, Imzot Shtjefën Gaspri, Zmajeviqi, Hans Jurgen Kornurumt, Ahmet Xhavit Pasha, Lorenco Vizoli, Ipeshkvi i Lezhës Nikollë Vladanji, ndërsa në shekullin XX studiuesit Kolë Shtjefni, akademik Mark Tirta, A. Baçe, L. Papajani, e sidomos në këtë fillim mileniumi studimet e doktorantit Nikollë Loka që për Mirditën dhe për shkencën vinë si një thesar dhe që objekt studimi pikërisht ka Mirditën.

I një rëndësie të veçantë janë fiset në Domgjon. Llesh Ndoj jep pasqyren e fiseve të detajuar, kush nga cili fis ka ardhur. Në 40 faqe libri gjejmë degëzimet e secilës familje nga Domgjoni, nga prejardhja deri në ditët tona. Kolaj, Kolpepaj, Kazaj, Gjokazaj dhe Pacaj, mendoj unë, nuk janë fise, por vëllazëri, apo më mirë të themi, barqe. Këto të ashtuquajtura fise, në të vërtet i përkasin fisit Thaç. Autori ka patur për bazë edhe studiuesin Kolë Shtjefni, po edhe studiuesit e mëvonshëm si Nikollë Loka dhe të tjerë, të cilët i kanë paraprirë kësaj mënyre të emërtimit të fiseve. Është e ditur se Domgjoni, Gojani dhe Bisaku i përkasin fisit Thaç. Këto tri fshatra nuk janë martuar mes vete, sepse i përkisnin një fisi, atij Thaç. Megjithatë, ky kapitull paraqet një dokument të rëndësishëm për studiuesit e ardhshëm, jo vetëm për Domgjonin, por për tërë Mirditën. Fiset e ashtuquajtura të vjetra, kanë rëndësinë e tyre, sepse përcaktojnë gjithë terrenin shqiptar, aty ku fiset me shekuj, kanë bërë kategorizimin e njerëzve në atë mënyrë, që mos të përzihen gjakrat. Në Kanunin e Lekë Dukagjinit ekzistojnë 12 fise. Kështu, siç po na servirohet literatura e sotme për fiset në Mirditë, po edhe në Malësinë e Gjakovës deri tek ajo e Shkodrës, jo vetëm që nga 12 fise janë bërë qindra, por jo shumë larg kohës sonë, do të bëhen mijëra. Kjo është një vërejtje për studiuesit e ardhshëm mirditorë që ta zënë trenin e fundit, sepse ka arritur, siç thuhet, edhe pesë minuta në dymbëdhjetë, që njëherë e përgjithmonë t’i shënojmë fiset siç ishin në zanafille. Kjo do të ishte e një rëndësie të veçantë për etnokulturën shqiptare, me theks të veçantë për atë të Mirditës.

Tereni dhe shtrirja gjeografike sjellin të dhëna të çmueshme rreth lagjeve, bjeshkëve, lokalteteve dhe shtrirja e tyre poashtu zë vend meritor në monografinë “Domgjoni” të Llesh Ndojt. Pastaj ekonomia e këtij vendbanimi me të cilën janë marrë domgjonasit studiohet në detaje. Një e dhënë tjetër shumë e rëndësishme është edhe toponimia e Domgjonit që shtrihet në 30 faqe libri, ku Llesh Ndoj përveç asaj që toponimet e Domgjonit i ka regjistruar me besnikëri, madje jep edhe gjenezën prej nga kanë ardhur, ku në pjesën më të madhe rrënja e fjalës tregon që bazën e kanë në gjuhën shqipe.

Në monografinë e Llesh Ndojt kujdes i veçantë nga ana e autorit i është kushtuar zakoneve dhe traditave të Domgjonit, që në të vërtetë janë zakone dhe tradita të Mir­ditës, por veçantitë dalluese megjithatë ekzistojnë dhe dalloj­në nga vendi në vend, nga fshati në fshat. Këto tipare dallu­ese studiuesi Ndoj i heton, i dallon dhe i shpjegon gjërësisht pa u lënë vend dilemave. Këtë e bën gjithnjë duke u mbështetur në tregime dhe ritregime, në persona të caktuar me të cilët ka biseduar, duke nxjerrë përfundime të sakta që për lxuesit e librit dhe dashamirët mirditas janë të mirëse­ardhura, gjithnjë duke i ilustruar me shembuj përkatës. Këtë e gjejmë te festat që janë një bazament i shkëlqyer për trajtimin e veçorive te njerëzit e një treve. Këtu, përveç fiseve, hyjnë edhe aspektet e vetëqeverisjes, normat dhe sjelljet tipike vendore, fejesat dhe martesat, dasmat, vdekjet, gjakmarrja – pra të gjitha ritet që mveshin trungun e një etniteti, siç është kësaj radhe Domgjoni i Fanit të Mirditës.

“Domgjonasit për nga natyra, janë njerëz miqësorë e mjaft intelegjentë” – thotë Llesh Ndoj në monografinë “Domgjoni”, që zë një të tretën e librit (110 faqe), ku flitet për 15 personalitete të shquara të Domgjonit, që Domgjonin e bëjnë krenar. Kësaj valleje të personaliteteve u prin, kush tjetër, pos i madhi Atë Gjergj Fishta, për të vazhduar me Bajraktarin e Fanit Kolë Tuçi, vëllezërit  Zef e Ndue Vorf Nekaj, Gjokë Domgjoni, Pjetër Llesh Doda, Mark Preng Çuni, Kolë Pjetër Laska, Ndue Preng Marku, Pjetër Paluca, Llesh Preng Toma, Mark Zef Frroku, Mark Preng Marku – Gjokaza, Gjon Ndue Bibë Përnoca, Gjet Ndue Preng Kola – Kaza dhe Fran Gjokë Frroku. Këto personalitete nga Domgjoni kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e fshatarëve të Domgjonit dhe të Fanit. Madje, autori me mjeshtëri parqet secilën figurë veç e veç, me të gjitha karakteristikat dhe tiparet jetësore deri në frymën e fundit të tyre. Jeta dhe vepra e tyre paraqesin shembujt e burrave të mëdhenj që kanë shkrirë tërë jetën dhe mundin për vendlindjen e tyre, Domgjonin.

Libri mbyllet me një kapitull të shkurtër që mund të quhet edhe rezyme, me titull: “E sotmja dhe e nesërmja në duar të sigurta”, ku përmenden shumë emra domgjonasish ose që kanë origjinën nga Domgjoni, që kanë qenë, janë dhe do të mbesin edhe sot, të cilët me tërë qenien e tyre fizike, shpirtërore, intelektuale e kanë vu dhe e vëjnë edhe sot veten në ngritjen eko­no­­mike, arsimore, kulturore dhe shpirtërore të Domgjonit, pavarësisht ku jetojnë, duke filluar nga kolosi i letrave Atë Gjergj Fishta e deri tek avokati i ri Ardi Domgjoni.

Në fund, Llesh Ndojt, i uroj shëndet, mbarësi në misionin letrar dhe shkencor, me ç’rast gurra e tij shpirtërore, të rrjedh ashtu si Gurra e lashtë që s’u ndal ndër shekuj, duke u bërë ballë dallgëve që sjell jeta.

 

11 shtator 2019

Prishtinë

I KE HARRUAR… – Poezi nga LULZIM LOGU

I ke harruar tashmë
Qirinjtë që ndizja netëve të errëta
Kur drita dhe jeta dukej se ishin shuar përgjithmonë
Dhe fjala ishte burgosur nga frika brenda nesh
Pas mureve plumbat bënin rikoshetë
Me fatin tonë të çuditshëm
Çdo njëri prej tyre mund të ishte fundi ynë
Dhe frymonim të përqafuar
Të shkonim së bashku përtej kohës…
I ke harruar tashmë
Copat e bukës njomur prej lotësh
Me gishtat e dridhur t’i afroja pranë buzëve të njoma
Që meritonin shpresën e puthjes dhe adhurimit
Ujin si verë e bardhë pikoja nga grushtat e mi kthyer
Si gotë e praruar në vetëtimat e syve
Një Krisht silueta jonë në flakën e qirinjëve…
I ke harruar
Thirrjet e dëshpëruara njerëzore
Tej mureve nënat humbisnin burrat dhe fëmijët
Mesnatat thyheshin në ferr krismash dhe pellgje gjaku
Mengjeset kishin aromë tymi dhe lulesh të djegura
Gjithë jetën e mbetur do ta urrenim shtatën
Në numërtimin e vitit të mbrapshtë absurd
Shtatë pash qiell dhe diell, thoshin të parët tanë
Në e kishim harruar diellin, veç qiellin shihja
Tek sytë e tu të ngulur në pafundësi…
I ke harruar
Fjalët që më ke thanë kur ishim në cep të ferrit
Dhe trupin tim vija barrikadë para teje
Me buzëqeshje boheme dhe sfidë foshnjarake
Vdeksha për ty idhulli im pat’ thënë Krishti
Teksa gozhdohej nga adhuruesit e tij
Në buzëqeshjen e drunjtë…
I ke harruar
Letrat paluar në raftin që i shpëtoi marrëzisë
Përplot dëshmi mirënjohje si ditar Ana Franku
Tash shkruan vepra të mëdha në perëndim
Për dhunuesit që desh na ndalën frymën
Shpërndarë nëpër botën e lume si “heronj”
Dhe merr çmime të mëdha në TV
Duke përshkruar të vertetën e gjymtuar
Në çmendurinë tënde të paskaj…
I ke harruar
Të gjitha ato që kaluam bashkë
Në ngadhnjimin e përflaktë të jetës
Mbi errësirën e një kohe paemër
Të qofshin falë ditët e mia
Buzëqeshja e athershme boheme
Dhe sfida foshnjarake
Por jo e paverteta që vret
Me ligësinë e llumit ku re’ papritur…
I ke harruar
Por kujtimi im si llambë që s’fiket
Rri zgjuar ,ikonë dëshmie
Sterpik fjolla të së nesërmes…

TETOR 2019

 

Tri poezi të reja nga TAHIR BEZHANI

VARGJE RESHPIANE

Faqeve të zbehta të Reshpjes
Shëtit kujtesa e pikëllimit
Shikoj ato duar thatake
Atë lëkurë të regjur e të tharë
Sy të përmallur e të lmekur
Si dy liqej të mbushur me akullnajë
Dhimbja e shtrirë gjithë eshtnajës
Mbështjellë me prushin e mendimeve
Vargjet e rrjedhshme si beden kohe
Frymëzim jete e qëndrese
Lëng shpirti që të kall etje
Dhimbje të stërgjatura në rrathë pushteti
Ashtu, imcak, bukuri e vuajtur
Shtrirë në shtratin e vdekjes
Kur lëngimi merrte zjarrmi të padurimt
Reshpja shkruante poezi
Kënga rrëfen qëndresën
Obelisk vargjet e tij….

SONTE DIKUSH DO TE VDESE…

Ka tre net që dëgjoj shpendkeqën
Duke kënduar pemëve të oborreve përrreth
Çative të vjetruara, afër dritareve krrokaste
Ndjellte mort e mallkuara
Dikush sonte do vdesë , ndonjë skamnor
Mbetur rrugëve të jetës i mërdhirë
Pa dorëzgjatjen e të tjerëve
Vuajtja është bukuri e zezë
Në ankthin e parë të gjumit , si në heshtje
Më rrëmbyen ca vargje rebele
Kur shpendkeqja ndjellte vdekjen
Frika më kishte përfshirë ndjeshëm
Sonte (ndoshta ) dikush do të vdesë
Të nesërmen lajmi mori dhenë
Kishte vdekur skamnori i lagjes
Një kore bukë në xhep i kishin gjetur
Një laps e një fletore me vargje
Me dy rreshta shkrim të përmallshëm
“Mos qani për vuajtjen e zezë,
Mos u trishtoni nga pamje e bardhë!….”

DUA TË DEHEM SONTE

Dua të dehem në këtë vetmi nate
Të bëhem tapë me alkol, nekotinë
Të përjargëm, të shkrryhem baltës
Thonjët t’i grimcoj ngadal deri ne gjakosje
Të ç’frenohem i tëri derisa sytë të shohin dritë
Mrekullinë trishtuese që më rri varë
Pastaj të çajë më zë të lartë,piskamë
Ëndërr të fluturoj lartësive
Të shikoj botën si sillet vërdallë
Dëshiroj me Galileun t’i ndrroj dy-tre fjalë…..
Merdianet a mos kanë ndryshuar
Një lëmësh i mbështjellur, moti ngatrrue
Fija nuk i zgjidhet
Nuk di kufi të atdheut
E as vendlindjën ku e kam!
Dua të dehem sonte
Të kënaqem në pakufi me këtë shëmti
Si kjo kohë fluskë sapuni
Që rrëshqet mashtrueshëm
Sipër ndërgjegjies së sëmurë
Në hapësirë të pambarim njerëzimi
Nuk di !
A do ketë durim buzëqeshja e ngrirë
Dhe,shpresat e mërdhira…

PARATHÂNE – Randsija e Folklores komtare – Nga GJERGJ FISHTA

Kushdo nieri i leters e i kalemit, e qi të jetë i zoti me perftue në mende të vet idén «Atdhé», kupton mirfillit randsín e madhe qi per kóm ká në vedvedi të mbledhunt e «folklorës» së tij komtare.

«Folklora» âsht pasqyra e kthjelltë e psihes së komit; âsht rrasa mermerit, më të cillen historija zgavrron t’endunt e të shendunt e popujvet; asht cehja e pashterrshme e gjuhsís e e letersís komtare. «Folkloren», po, do të skjyrtojsh, po deshte me shkrue historín e komit, e cilla me hamende nuk shkruhet, por qi edhè pa tê komi jetë nuk ká; «folklores» do t’i siellesh, po deshte me shtue pasunín e gjûhës me fjalë të permvehtsueme, me frazeologí shprehsore, me shembulltyra të gjalla, dramatike; në «folklorë» prap ké me ndeshë më type mâ të nalta, më karaktere mâ të forta, e më motive mâ t’ardhuna e të perkueshme per zhvillimin e leteratyrës komtare. – Epopét mâ të mdhá e mâ të bukura të botës: si nji «Iliade», nji «Shah-Name», nji «Niebelungen», nji «Fingal» etr. etr. kan ngallitë e janë zhvillue mbí bazen e «folklorës» komtare.

 

Mjerisht disa nder atà të bij të fisit shqyptar, qi mbahen per intelektuala e udhëhjeksa të fatit e të shartevet të komit, por qi shkolla, neper të cillen paten kênë pershkrue, nuk mrrîjti me u a qirue shpirtin krejt prej zdramit të do parimeve sterelizuese e shkatrrimtare, e as me u a hjekë at lmashk pedantizmi e kulimlleku vagabond-modern, qi ata quejn «kultur», perbuzin njomsín e vallevet popullore, bâjn n’asgja bukurín gjithmonë të njethtë e të kerthnestë të rapsodijavet kreshnike, kerveshin buzen mbí randsí të vendimevet të kanunit doketar – droit coutumier – mbí fjeshtsín e artë të mytologís, të prrallavet, e mbí marë «folkloren» t’onë komtare. E pra, sa bukurija thânjesh, sa njomsija e naltsija mendimesh nuk âsht strukë permbrenda ksajë «folklore», më të cillen ká punue psihja heroike e komit marë e i kan rá më limë kavaljetet e gjata, të palodhshme! Per shembull: kû m’a ké – s’po tham në leteratyrë shqype: se mâ kjo e shkreta hecë faqet per dhé, sie grami; por edhè nder leteratyra të reja të komevet të gjytetnueme – nji pershkrim, prû me njyre mâ të gjalla, me shembulltyra mâ të pershtatuna, e me nji burrní mâ bujare, mâ fisnike e te njerzishme mbí hijeshín e nji vashe, se, pershkrimin, me të cillin fatosi i rapsodís «Martesa e Halilit», botue ne «Hýll të Dritës» (1924, f. 261) paraqet hijeshín e Tanushës, së bijs së krajlit:

       "...E un Tanushen vetë e ko’ pa,
       Kúr kem pasë besë me krajlí:
       Gjâ mâ të mirë s’shef njeri nen ket diell?
       Vetulla e sajë ndrejt, si fiskaja [1]; 
       Shteku i ballit, si shteku i malit,
       Kúr merr hana me prendue;
       Syni i sajë, si kokërra e qershís;
       E ká qerpikun, si krahi i dallndyshës;
       Ftyra e sajë, si kuqet molla m’degë:
       Hunda ndrejt, si kalemi i Tushes[2];
       Goja e vogel, si lulja qi shperthen;
       Dhâmët e bardhë, si gurzit e lúmit,
       Fíll mbas shiut, kúr po i shndritte dielli;
       Qafa e sajë, si qafa e pllumit;
       Shtati i sajë, si ‘i shtat çetine;
       Misht e dores, porsi rremi i shemshirit".

Kû e ká Petrarka – mbreti i vjerrshës së bukurís e të dashtnís – nji pershkrim të hijeshís së grues mâ të bukur se ky? Petrarka, mshilë prej mbramjet n’odë të vet, hupë – të thuesh – krejt nder libra e karta të vjetra, në dritë të zbetë e të marrët të nji flake kandili vojit, e cilla herë trashet e herë tëhollohet – thue se po fiket m’ilik të vetin të shkrûmuem: grumullue në magazinë të fantazís së vet allabastra, fildisha, ixhí, zadefa, perle etr. qi ká mûjtë me pá kund në ndonji kishë, në ndonji salon, a duqan sendesh të rralla e të kushtueshme: si edhè kroje e gurra te hartueme, lule e lulishta, kodra e suka të blera, ograja e senjore zotnísh etr. edhè me nji cenë, me nji duresë pernjimend monakale, vêhet e pershkruen në poezí idealin e vet të bukurís – Lauren, tue peshue ç’do mendim, tue matë ç’do fjalë, tue limue ç’do germë, e gjithmonë tue fshâ, tue rektue mbas sajë, si qi edhè sod – mbas gjashtqind-shtatëqind vjetsh – të bâhet se po i ndîen ato të fshâme e të dihame të tijat. Ndersa rapsodi i malevet t’ona neper biga e hije blinit –atjé kû ktheter-rrëmysja shqype murrojë bân çerdhen neper gallushtra të stênavet t’ashklatisuna, çá neper duhme të ndonji rrfeje zharritse, dermuese – gjithkah âsht rrethue me madhní te pamatne të natyrës e me at bukurí dermore të luginavet të karmatisuna e të grykavet t’errta hijet të qarravet e të lisavet disa herësh shekullorë. Ktej nji mal i blertë, me vithna, thana, e stane; andej nji bjeshkë e naltë e rryeshme, randë ngarkue me borë; pertej nji humnere mija metrash shpatit të malit thikë n’teposhtë zgavrrue; në fund t’asajë humnerje nji lum tue gjimue zallit; nji çuterr m’at anë, krejtë bardh prej shkumet, tue u dikue nper krepa: e gurgullo gurra të cemta, e vallzo bylbyla neper brej, aha e çetina: edhè huti tue hukue, edhè ujku tue ulrue, çakalli tue lehë: prap tingllo koçana e capit, blegro kingji i delmes, thuja bariu kangës «terthorçe» e «maje krahit», çurliko fýll e zanamare: kce blegreshat hijevet, porsì Zanat mrizevet: e rrethon, po, nji jetë, nji gjallní, nji galldim, nji gaz, si gazi i prendverës së rruzullimit! Edhè ky, rapsodi, a se në zheg të ditës te mrizi i ahit, a se në mbramet mbas darke urë voters së vet mirëpritse, kapë lahuten në dorë, e plot menden e zêmren me Zot e Shen Nkollë, me Orë e me Zana, me drangoj e kulshedra, me fatosa, kreshnikë, pleq, krén, bajraktarë, pansira, heshta, armë të ngrîjta, tagana, kual mejdanash, besë e burrní shqyptare, pa matë vjerrshë, pa lmue fjalë, e rrmye mendjet në naltsí e bukurí t’argumentit, lshue krejt vedin m’flatra të fantazís së vet t’entuzjazmueme – si thote Ovidi:

   Est deus in nobis; agitante calescimus illo,
   Sedibus ætheriis spiritas iste venit.[3]
   (Fast., VI, 6-7)

tue perkue zanin me tingell të lahutës, i a hîn me pershkrue bukurín e Tanushës, së bijs së krajlit, e tue e ndigjue nji qiell e kaltert, do bjeshkë të nalta, ulkoja e bylbyli, e shokët e vet zêmret bujare, kudon: «E un Tanushen vet e ko’ pá – Gjâ mâ të mirë s’shef nieri nen ket diell» ! E pse s’din shka janë allabastrat, fildishat, ixhít, zadefat, perlet, mergjanet, rubinat e tjera kso çikrrísh salonash e duqanesh, per me pershkrue nji bukurí jo grueje, jo fêmne – e cilla e hiejshme mund të ndollë edhè në mal, në fushë, ne stan e nder shpija të nderit të dyshimtë – por bukurín e nji vashe fisnike, e të nji typi grueje bujare, ky – Titan i rí – me fuqí të fjalës së vet rrmyese, të pushtetshme, perkulë madhnín e natyrës nen lëmaje të harkut të lahutës së vajtueshme, edhe merr ktû nji shtek malit, kû prendon hana: atjè nji çetinë: pertej molla, qershija; nji qafë pllumi, nji krah dallndyshe: gurzit e lumit, fíll mbas shiut kúr po i shndritte dielli, lulet qi shperthejn: prap kalemin e Tushës, rremin prej shemshirit, edhè kta, kaq me nji forcë e gjallní shembulltyrash, naltsí mendimesh, pershtatsí e permvehtsí fjalësh, sa me të vojtë mendja, se jé tue ndigjue kund ndonji thermí te «Titanomakís» s’Eziodit. Posë dámit të Hektorit prej Andromaket, pershkrue prej Homerit n’Iliade, nuk më bjen nder mend, se kam lexue kund ndonji pershkrim mâ të frymzuem me fisnikí e me burrní, e kû titanizmi e njomsija e shembulltyravet të perkojn mâ ambel me naltsín e idévet, se ket pershkrimin e rapsodit malsuer mbí bukurín e Tanushës, së bijs së krajlit. Prandej, mund të jét, ndoshta, se «Laura» e Petrarkës âsht nji «Venus», mbrû m’shkumë të detit; por sugurisht se «Tanusha» e rapsodit të Dukagjinit âsht e bardha ajo «Athenaja», shperthye e armatisne prej rrashtet të Zeusit rruféflakrues.

Prej ktyne fjalve shifet kjartas randsija e madhe, qi per kóm mund të ketë të mbledhunt e «folklores» komtare. E do vû n’oroe, se ktû, perj ngushticet të vendit, kjo randsí u prû vetem në pikpame estetike-letrare e tue skjyrtue vetem nji degë të «folklorës»: poezín popullore. Po t’ishte vendi, po t’a lypte puna me e peshue ket randsí nder të gjitha pikpamet shkencore e letrare, kishte me û pá fort mâ kjartë detyra, qi ká Qeverija e intelektualt shqyptarë, mendjet të kthjelltë e vullndeset të mirë, me u perkujdesë per të mbledhunt e të bashkuemt e ktij visari komtár, qi âsht «folklora».

Randsia e të mledhunit të ligjvet dokesore.

Françeskâjt shqyptarë kjenë njatà, qi nder mâ të parët në Shqypní pán randsín e madhe e ndîen nevojen e të mledhunit të «folklorës» komtare; e nder kta mâ i pari kje – dritë pasët! – Át Shtjefen Konst. Gjeçov, qi me zéll, entuzjazm e duresë i u vû ksajë pune.

Të kryemen kndimet e veta e të marrmen qi muer Urdhnat e Meshtarís, ky françeskan i shkelqyeshem me nji herë i a nisi me mbledhë kangë e valle popullore, prralla, bestytní mitologike, thânje, fjale e kashë-të lashta, lojna, lojë fjalësh, fjalë synonime etr. të popullit t’onë. Edhè mbas pak vjetsh bashkoi nji materjal folkloristik mjaft të madh. Françeskâjt, at herë, ndertuen mbrenda rrethit të vet vepren «Visari komtar», per të mbledhunt e të botuemt e «folklorës», në të cillen vepër mueren pjesë edhè do djelm civila, atdhetarë entuzjastë shkodranë. Edhè kshtû vjetin 1910 botuen të parin blê të ktij kolekcjoni folkloristik, nen titullin «Visari Komtar» të perbâm prej kangësh, vallesh popullore e rojmesh fmijsh, të mledhuna – sidomos prej A. Shtjefen Gjeçov – n’anë të Gegnís. – Kjo vepër do të kishte vijue botimet e veta metodikisht, por erdhen kryengritjet, luftat, kohët e vshtira e jo veç se nuk u botue mâ ndoni tjeter blê, mu hupi shumica e materjalit të bashkuem.

Gjatë ksajë kohe A. Sh. Gjeçov, tue vijue gjithnji me nji cenë e duresë të pa shoqe nder rmime të veta folkloristike, kishte bashkue shum materjal mbí Kanunin e Lekë Dukagjinit: e kúr Françeskâjt (1913) ndertuen të perkohshmen «Hylli i Dritës», nisi me botue m’tê numer per numer shinimet e pikzimet e veta mbí kanûn. Botimi i ktij studjimi të tij mbí kanûn kje pritë me entuzjazm prej Shqyptarësh e prej dijetarësh jashta Shqypnijet. – Disá profesora Akademísh e Universitetesh: nder të cillët edhè Thallòczy: me inzistenca të mdhá lypen prej drejtimit të së perkohshmes autorizimin, qi me mûjtë e me perdorue ato studjime nder vepra të veta. – Nderkaq A. Shtjefni vijote pa i a dá kurr nder rmime e studjime mbí kanûn, edhè pat shtue materjal tjeter të rí kshtû, qi botimi definitiv i kanunit do të kishte dalë, nen ç’do pikpame, nji veper pernjimend fort e interesantshme. Veç shka se u vrá mizorisht në Jugoslaví, e i hupen edhè dorshkrimet, posë qi vepra i mbet pa krye. Tash, Françeskâjt i kan bâ bashkë kto studjime t’A. Shtjefnit Konst. Gjeçov, të botueme rresht mbas rreshti në «Hýll të Dritës», e po botojn tok në nji liber: të sugurtë se me ket veper i ngrefim nji pomendore të padekshme êmnit t’Autktorit, e nji sherbim të pelqyeshem marë komit shqyptár.

Me të vertetë se neper botim të «Kanûnit të Lekë Dukagjinit» i bâhet komit nji sherbim i dobishem, mbasì per ç’do Shtet, qi thotë, se do me jetue e me zhvillue mbas parimeve t’arsyes e të hullís së gjytetnís së vertetë, ligjët gojdhânse e qi permblidhen në kanunin doketar të komit, kan nji randsí të madhe fort në vetvedi: e se prandej duhen pasë para sýsh prej gjith njatyne, qi presin e zbatojn ligjët e Shtetit.

Te bashkuemt e shum njerzve nuk mund të quhet – shoqní, po s’paten të gjith nji qellim të perbashktë. – Qellimi i perbashktë paracakton natyren ase esencen e shoqnís civile të Shtetit.

Nieri ndollë në shoqní në nji mëndyrë të domosdoshme: prandej nieri âsht i detyruem me bashkveprue me tjerë shokë, per pranimin e qeltimit të perbashktë. – Veprimi i perbashktë konsolidon ekzistencen e Shtetit.

Per me veprue mbas nji qellimit, nierit i duhet me kqyrë neper arsye, qi mjetet të jenë të perkueshme me pronim të qellimit: neper vullndesë me nzitë fuqít shpirtnore e fizike per pronim të ktij qellimi. Prandej, per me bashkveprue nieri me shokë tjerë, per nji qellim të perbashktë, lypet arsyeja e vullndesa. – Arsyeja e vullndesa zhvillojn perparimin moral e materjal të Shtetit.

Por arsyeja e vullndesa, qi do të bâjn me veprue kolektivitetin në hullí me pronimin e qellimit, per arsye qi gjithkush i shef e i kupton, nuk mund të jenë individuale, por kolektive, – të perbashkta. Ligja âsht arsyeja e perbashktë; Auktoriteti vullndesa e perbashktë. – Në të pershtatunt me ligjë e me auktoritet ngallitë lumnija e mjerimi i Shtetit: i gjytetasvet marrë kolektivisht e individualisht.

Tash, mâ se pari ligja, per me detyrue gjytetast, do të jét e drejtë ase e ndershme: pse ligja e padrejtë e jo e ndershme nuk mund të krijojë detyrë.

Së dyti, ligja do të jét e dobishme, e preme per të sjellë njimend të miren e posaçme: mbasì shî prej ksajë të mire ngallitë të kênunt e karakteri i ç’do shoqnije të konkretueme e i ç’do auktoriteti qi e qeverisë.

Por në çë mndyrë mund do të reshet kjo e mirë dobije të perbashktë? Mjetet do të jenë të pershtatuna subjektit, qi do të lvitet, do të veprojë: ligjët prá do të jenë të pershtatuna popullit, qi do t’i qesë në punë e jo vetem në pikapame t’idés shoqní, por edhè të rrethânavet individualizuese të tija (Tapparelli). Prandej nji ligjë mund të jét e mirë per nji vend e e keqe per nji tjeter (Beutham). Nji ligjë e preme, po zâmë, per ingilz, aleman e tjerë popuj të shtruem e të gjytetnuem, sugurisht nuk bân – sado e drejtë e e ndershme të jèt – per rrebela të Ballkanit, fatalista të Azís, kanibal t’Afrikës etr. Por edhè kodi penal, per arsye qi ndeshkimi do të jét i pershtatun me vehtjen qi ndeshkohet, si thotë Tapparelli, ndryshon mbas kohve, vendit e komevet; pse shekuj e popuj të ndryshem duen të mira të ndryshme. – Lodra, fjala vjen, dikúr edhè naten permallote gjinden në Shypní; por sod merzitë gjithkendin edhè diten. Kohët ndrrojn, e na me to! Shifet kjartas, pra, se ligjët, per me kênë vertè të dobishme, posë se të drejta e të ndershme, do të jenë edhè të gjashme, due me thânë: të préme mbas psihes e mbas nevojve të njimendta të popullit, qi do t’i majë; e se prandej fuqija ligjdhânse e nji Shteti, para se të presë nji ligjë të ré, duhet t’a njofë mirë shpirtin e popullit e t’i peshojë sa duhet nevojët e kohvet e të vendit, per të cillat ajo ligjë pritet. Per ndryshe ligja del dhûnë e jo hullí jete. Prandej nji filozof i madh thotë, se ligja, para se me kenë ligjë, âsht nji fakt – nji doke, zakon, “adet” e se ligja e drejtë âsht të shprehunt e nji faktit të vertetë – ligjë e kanuni populluer. Kta nuk do me thâne, se dokja, zakoni, “adeti” – kanuni të bâhet ligjë, pa kenë sankcjonue prej auktoritetit; por do me thânë, se nji auktoritet i drejtë do të presë ligjët, tue pasë gjithmonë para sýsh doket, zakonet – kanunin e vendit.

Por kû mâ mirë e mâ kjarët se nder ligjë doketare të nji kanuni ligjdhansët e Shtetit kan për të njoftë shpirtin, karakterin e nevojët e verteta të popullit? Fuqija ktyne ligjve, mâ fort se prej sankcjonit të ligjdhânsve, u vjen prej faktit se janë bâ doke e prej vedit kan hî shî në jetë të popullit; e prandej janë mâ të gjashme, pse edhe influencen e kan mâ të madhe mbí masat, qi merr seicilli nder ato interesat e veta. Ligjët neper kohë e rrethâna ndrrojn: prandej edhe ligjët e kanunint do të ndrrojn; por, para se të ndrrohen, jurista të specjalizuem do të studiojn kohen, mndyren se si me i ndrrue, tue ruejtë gjithmonë frymzimin karakteristik të tyne edhè nder ligjë të reja, neper të cillat të zevendsohen. Kshtû kan punue të gjitha kombet e gjytetnueme, e dér dikû edhè Turkija vetë. – Prane Mehqemes Turkija mbate në Shqypní edhè Xhibalin, i cilli nder do çashtje gjykote mbas ligjvet gojdhânse të kanunit.

Prandaj me gjith arsye tham, se botimi i «Kanunit të Lekë Dukagjinit», perpilue prej A. Shtjefnit Konst. Gjeçov, O.F.M. – dritë pasët! – i sjell komit nji sherbim të dobishem, të pelqyeshem.

Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Fjala kanûn s’ká dyshim, se etimologisht rrjedhë prej fjalet greqishte «kanón», qi don me thânë : mastár – njajo vegel drunit a e ndonji brumit tjeter, qi vien me terhjekë viza të ndrejta. Metaforikisht shenjon shtillin e ligjvet gojdhânse e të pa kodifikueme, mbas të cillave hecte dikúr hullija e jetës e e veprimit të popullit shqyptár.

Por pse i thonë: i Lekë Dukagjinit? qe nji çashtje e cilla enè nuk âsht zhvillue krejt mirë e me sugurí të plotë. Nji palë thonë, se quhet i Lekë Dukagjinit, per arsye qi ky Leka e paska mledhë e kodifikue i pari. Ktij mendimi duket se ká kêne edhè Dr. Milan Šufflay, i cilli ne librin e vet «Serbtë edhè Shqyptarët» (perkthye prej slavishtes) thotë në faqe 90 – «Gojdhâna, mbas së cillës këto zakone ligjare të quejtuna me êmnin «Kanuni i Lekës», âsht në lidhje me Lekën III. Dukagjinin» (1459-1479). E vertetë se Auktori i famshem, nuk thotë, se ky Lekë Dukagjini III. ká permbledhë e kodifikue Kanunin në fjalë; por prej do vendeve tjera të librit të tij të sypripermendun mund të thohet edhè, se pernjimend Kanuni ká mûjtë me kênë kodifikue prej Lekës III.

Prej vepret të citueme të Dr. Šufflay theksohen do fakte, qi mund të kenë të perpjekun me kodifikim të ligjvet në Shqypní. Qe nji herë Auktori thotë, (f. 23 et seq.) se që prej së të tremdhetes qindvjete nder do gjytete të Shqypnís gjindeshin zyre noterjale, kû u shkruejshin e prej kahë u perhapshin lajmet gjygjtare të vendit. «Prej trajtës e prej mbrendsís së lajmevet noterjale shqiptare – dukljane, shkruen mandej (f. 25 et seq.) mund të xjerrim ndonji gjâ mbí faret e statutevet të gjytetevet…»

Në nji tjeter vend mandej shton (f. 27) «…qytetasit e Durrsit kishin qenë të shternguem t’i mshehshin statutet e veta. Në fillimin e periudhës së Venedikut (1398) u gjet vetem nder Franciskâjt e atjeshem neni i 35 i nji Statuti, i shkruem mbí papír». Paska pasë pra aso kohe statute të shkrueme në Shqypní.

Mâ teper (op. cit. f. 87 et seq.) Dr. Šufflay kallxon, se si rreth së të tremdhetës qindvjetë filluen me u trajtue në Shqypní si do republika të vogla të permbâme prej disá fshatesh a bajrakësh, «tue marrë me vedi dý elemente të reja: nji ushtarak e nji ligjuer» Kshtû (1414 «e mâ tutjè») bâhet jashtzakonisht i fortë fisi i Hotit, kryetari i të cillit quhej: Kapetan (Capitaneus montanae Hottorum), e rreth vjetit 1415 trajtohet lidhja e barjakvet të Mirditës, e cilla aso kohe mund të dyndte nji ushtrí 12,000 luftarësh. – Se do të ketë pasë dikúr kso republikash të vogla në Shqypní, na difton – mbas mendimit t’êm – fakti, qi ktû ka vise, qi quhen me dy êmna pllojcë. Per shembull: Shalë e Shosh, Pukë e Iballe, Shllak e Temal, Mat e Çidhen etr. Tash, tue kênë se Auktori thotë, se edhe Drishti n’interland të verit të Shqypnís – ká pasë Statutin e vet të kodifikuem (op. c. f. 25) nuk âsht krejt fjalë e pa vend, me thâne, se edhè kto republika kan mûjtë me pasë të kodifikueme ligjët e veta – mos seecilla m’vedi, nji kanûn të perbashktë të gjitha.

Masandej Auktori shkruen, (f. 91 e 180 op. c.) se disá nder kryetarë fisesh në Shqypní u naltsuen në dinast të pamvarun. T’a merr mendja prá, se kta dukë e princa, qi drejt per së drejti e n’êmen të vet lidhshin besë e merrshin e epshin me Shtete të mdhá t’Europës, s’do të kenë lânë mbas dore kodifikimin e ligjvet per vise të veta: mbasì aso kohe u gjindshin kso ligjësh e kso statutesh të kodifikueme. Prandej âsht të gjith gjasa se «Kanuni i Lekë Dukagjinit» dikúr ká kênë i kodifikuem. Ket punë e dishmojn edhè analogít e shumta, qi ligjët e Kanunit te sodshem kan me ligjë të Romës, të Byzantit, të Serbvet. – Merret vesht prej vedit, se, mbas të hîmit të Turqvet në Shqypní, «Kanuni i Lekës» ká hupë si formë kodi, e âsht perdhosë si landë drejtsije.

E po nder cillat vise të Shqypnís qitej në punë, a – si thonë sot – zbatohej «Kanuni i Lekë Dukagjinit»? Qe nji tjeter pvetje, së cilles nuk mund t’i pergjegjet me sugurí; pse mjerisht per shum do arsye mungojn shenime pozitive mbí ket çashtje. Por, per me folë pergjithsisht, mund të thohet se ká pasë vlerë legale nder Lekë (Malsorë të Mbíshkoders) e në Dukagjin. – Dukagjini nder kohë të kalueme perfshîte Shalë e Shosh, Pukë e Iballe, Mirditë, Kthellë e Selitë e Zhuben (Malsín) e Lezhës. – Per ket punë thonë nji palë, se Kanuni quhet i Lekë Dukagjinit, jo pse ká kênë kodifikue prej Lekë Dukagjinit, por pse ká kên zbatue nder «Lekë» e «Dukagjin»; pra: «Kanuni Lekë-Dukagjin», e jo i «Lekë Dukagjinit». Kto çashtje tash i zhvillon me kohë historija.

Fusnotat

  1. ↑Fiskaja: çurril ujit, it. zampillo d’acqua.
  2. ↑Tusha: farktár në zà armësh. – Nji parë kubure të ngrîjta zakonisht paguheshin gjashtë qese: kuburet e punueme prej Tushet, dymdhetë qese. Tagani, dore së Tushës, rrite qiri m’kamë, pa e pshtetë më kurrgjâ. Prandej “kalêmi i Tushës” ktû mirret per harmoní e symetrí vizash. – Shembulltyrë mâ fisnike e homerike s’e ká leteratyrë në botë!
  3. ↑Shqyp: “Kemi nji Zot mbrenda nesh; xehemi neper livizje të tij, – Ky shpírt dirgjet prej vendeve t’epra”.

Më 14 tetor 1929 u nda nga jeta Shtjefën Gjeçovi, frat françeskan, veprimtar i lëvizjes kombëtare, etnograf, arkeolog dhe shkrimtar shqiptar.

Shtjefën Gjeçovi (Janjevë, 12 korrik[1] 1873 – Zym, 14 tetor 1929) qe frat françeskan, veprimtar i lëvizjes kombëtare, etnograf, arkeolog dhe shkrimtar shqiptar.

Jeta

Shtëpia e lindjes së Hilës në Janjevë

Leu i biri i Mat Gjeç-Kryeziut dhe Prendës në Janjevë, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane; i pagëzuar me emrin Hilë.[2] Familja e tij ishte me prejardhje nga Kryeziu, një fshat i Pukës. Prindët e dërgojnë më 1884 në kolegjin françeskan të Troshanit, në Vilajetin e Shkodrës, ku mori mësimet e para që e çuan në rrugën e meshtarisë.

Më 1888 përfundoi mësimet dhe u nis më 16 gusht në kuvendin e Fojnicës për vitin e rishtarisë. Vijoi studimet në Derventë dhe Banja Luka, ndiqte mësime edhe në Kreshevë ku njohu epikun kroat P. Grgo Martiq. Ndërmerr punimin për një studim mbi Arqipeshkvinë e Tivarit, me titullin në latinisht Metropolis Antibarensis[1].

Kryen studimet në korrik të 1896, kur edhe kthehet në atdhe dhe meshon për herë të parë në Troshan, ku ndërron emrin në Shtjefën-Kostandin. Shërben si famullitar në Rubik, dhe verën e 1897 në Pejë dhe emërohet famullitar në Zllakuqan ku në korrik hap shkollën e parë.

Autoritet kishtare e caktojnë në famullinë e Laç-Sebastes nga mesi i 1899 deri më 1905. Rihap shkollën shqipe në Laç, ku shërbeu si mësues dhe i siguronte materialet e para përmes Konicës në gusht të 1901. Më 20 mars të 1902 duhet të ketë qenë në malin e Tomorrit. Largohet më 19 dhjetor 1905 për në bregun kroat ku punësohet mësues në Borgo-Erizzo ku zëvendëson P. Pashk Bardhin dhe po aq shpejt kërkon dorëheqjen[3]. Shpejt kërkon largimin i tij dhe në vjeshtë merr pjesë Kuvendin e Bajrakut të Kurbinit, po atë gusht e gjejmë në Durrës. I ngarkohen kolegjet françeskane në Shkodër në vjeshtë 1906 deri më 1907 kur ka fërkime me Imzot P. Guerinin dhe konsullin austro-hungarez, në maj e emërojnë në Gomsiqe ku çel dhe shkollën më dt. 31. Vazhdojnë përpjekjet me Dom Nikollë Kaçorrin për mbarëvajtjen e kuvendeve të kurbinasve dhe futjen e armëve nga tregjet e huaja[4]. Përshëndet këndellshëm punimet e mbajtura në Manastir. Me ardhjen e fushatave ndëshkuese radhitet me çetat komite.

Merr pjesë me krerët e Mirditës, Pukës, Lezhës, Zadrimës dhe malësorëve te Bregmatës në kuvendin që u mbajt në Lezhë më 7 korrik 1913 prej Abatit në përpjekje për ta shpallur Prenkë pashë Bibdodën regjë, mbret[5]. Më 1915 zbret në Troshan e më pas e emërojnë më 1916 në Thethin e dëmtuar nga kolera e asaj vere, ku i shkruajnë edhe KLSh si anëtar korrespondent për materiale të marra nga goja e popullit[6]. Kalon në Prekal më v. 1917, shtëpia ku vendoset banohej nga komanda lokale austro-hungareze, e cila zaptonte ata pak ushqime të banorëve[7]. Më dt. 17 shtator t’atij viti shërbim në Prekal nis t’u japë mësim fëmijëve në dhomën ku banonte. Për këtë veprim ai njofton edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Arsimit në Shkodër ku edhe tregon ndër tjera se i mbante mësimet dy herë në ditë, paradite kishte 26 djemë ndërsa pasdite 11 vajza. Tentimet e tij për të tërhequr ndihma materiale në fillim iu kushtëzuan me futjen e shkollës në objektin fetar e më vonë u shëndruan në kërcnime për ndalim veprimtarie si mësues.

Dërgohet famullitar në Vlorë më 1920, ku buan shpesh te Dom Mark Vasa, i parë si halë nga autoritetet italiane. Merr pjesë në takimet me patriotët e krahinës në vjeshtën e atij vit, sipas gazetave “Politika” dhe “Mbrojtja kombëtare” i cilësuar si luftëtar i Njëzetës. Interesohej si kudo edhe për traditat e Labërisë[8]. Më 7 qershor të 1923 emrohet sekretar i Provincës Françeskane[9].

Endet në krahinën e Elbasanit nga viti 1924 ku gjatë verës bashkë me Simon Shuteriqin zbulon në kishën e Shënkollit të qytetit të Elbasanit këmbanën e Sopotit të Bërzeshtës, një vjetërsore e kohës së Gjergj Arianitit[10].

Më 1926 emrohet në famullin e Zymit të Hasit të Thatë, ku vritet në vendin e quajtur Kodër Rrezina më 14 të tetorit 1929. Trupi iu bart nga sivëllau i tij françeskan P. Lorenc Mitroviq OFM përbri dëshmorit tjetër të atdheut, P. Luigj Paliq OFM[11].

Vepra dhe mirënjohje

Ndërmerr qysh në moshë studentore një punim historik mbi Arqipeshkvinë e Tivarit, duke punuar të paktën gjashtëmbëdhjetë faqet e para[1]. Botimet e para të Gjeçovit janë dymbëdhjetë poezi tek “Albania” e Konicës me emër pende Lkêni i Hasit. Shkruan dramat Dashtunija e atdheut më 1901, Kushtrimi asé Mark Kuli Kryeqitas 1903, Shqiptari ngadhënjyes 1904, Princi i dy Dibrave asé Mojs Golemi 1904; Shqiptari ngadhënjyes, 1904; Katër të lumtun, asé Edipi i Shqipnis, 1926; një pjesë prej të cilave ende në dorëshkrim që gjenden në ASH.

Shqypton dramat Atil Reguli. Dramë me trii pamje të Metastasit më 1905, që e boton më 1912; Vajza e Orleansit asé e Lumja Joana D’Ark përkthye nga A.F. Bergamo dhe botuar më 1915; Shna Ndou i Padues i autorit N. Dal-Gal, 1912.

Shkruan po ashtu edhe novelat, Mnera e Prezës 1902 dhe Rrafgime 1903[12]. La pa botuar përkthime të sentencave të Sokratit, të romanit polak shumë të lexuar Quo vadis (1916) të Shenkieviçit dhe pjesëve nga ‘Scritti su Parga‘ të poetit neoklasik italian Ugo Foskolo. Përveç kësaj, Gjeçovi na ka lënë si trashëgim gjithsej tridhjetë e tetë vepra origjinale ende të pabotuara, ndër to shtatë pjesë teatrore dhe disa tregime[13].

Kanuni

Kryevepra e tij, Kanuni i Lekë Dukagjinit, është përmbledhja më e përmendur e ligjit zakonor shqiptar. I kopsitur në 1263 nene, nisi të botohej së pari tek “Albania” e Konicës më 1897-98[13] dhe më pas në organin e shtypit të françeskanëve që nga dalja e Hyllit më 1913 gjer më 1924. Gjatë lëvizjes së shpeshtë ndër famullitë e Veriut prej Kurbinit deri në Rrafshin e Dukagjinit, ai mblodhi normativën e rendit dokësor ndër shtresëzimet më të mbrame të këtij të fundit. Shenjat e këtij punimi dukeshin qysh më 1911 kur ndikoi fort në botimin e “Visaret e Kombit” të sivëllaut V. Prennushi. Pa llogaritur artikujt e shumtë “Përralla popullore”(1903),”Doke e zakone vdekjeje”(1907), “Mënyra e jetesës në Malci” (1908), ”Doke e zakonesh dasmash”(1910-1911), “Vaje “ në raste vdekjesh (1917-1920). Një pjesë e dorëshkrimeve humbën me vdekjen e tij.

Botimi i Kanunit u arrit më 1933, mbas vdekjes së mbledhësit, me një parathënie të P. Fishtës. Vendosja e titullit duket se shoshitet prej Fishtës kur shkruan se iu vendos prejse zbatohej dhe kishte formë gatiligjore dikur ndër Lekë (malësor, sipas kumtit parak, banorët e Malësisë së Madhe) dhe Dukagjin. U përkthye më vonë nga mikesha e shqiptarëve dhe e Eqrem bej Vlorës, baronesha Marie Amelie von Godin pjesë-pjesë, e me ndihmën e etënve françeskan. Punim i cili bëri të mundur që më 1936 Universiteti gjerman i Drezdenit i dha doktoratën postum P. Gjeçovit për vleftën e Kanunit. Në italisht u përkthye nga P. Pal Dodaj në bashkëpunim me Giuseppe Schirò dhe u botua nga Akademia e Arteve dhe Shkencave në Romë më 1941[14].

Shih edhe

Wikibooks-logo.png Wiki Libri: Vitviteja : Hilë Gjeçi

Referimet

  1. ^ a b c Gjini G., Ipeshkvia Shkup-Prizreni nëpër shekuj. Citimi: Vende-vende si datë e lindjes së tij shënohet 12. VII. 1874, ndërsa duhet të jetë: 3.X.1873, shih: AFJ, Status animarum II, 424.
  2. ^ Kurti, P. Donat (2003) [1965]. Provinça Françeskane Shqiptare. Shkodër: Botime Françeskane. f. 137.  99927-789-1-1.
  3. ^ Lila O., Letrat e panjohura të Shtjefën Gjeçovit: korrespondenca në dorëshkrim, Gazeta shqiptare (“Milosao”, suplement). – Nr. 4295, 27 korrik, 2007, f. II – III.
  4. ^ Gjeçovi Sh.K., Parradija e popullit ase Kryengritja e Dheut të rrethit të Krues me 54 pleq në krye, kundra urdhënve e dokeve të reja t’osmanllive : 1903-1904-1905-1906, [dorëshkrim], Laç-Sebaste, 1922.
  5. ^Letër dërguar P. Gj. Fishtës nga Gomsiqja më dt. 19. IX. 1913.
  6. ^ Mata R., Komisia Letrare Shqipe për lëvrimin e gjuhës shqipe, “Mësuesi”, 28.8.1916.
  7. ^ "Gjeçovi VEPRA 4", RILINDJA Redaksia e Botimeve, Prishtinë 1985, fq.227. Citimi: ... Ka qillue qi kush s'ka pasë shum berre, s'ka pas ç'a me dhanë (por), kta kanë shkue kanë marrë vetë me bajoneta n'pushkë...
  8. ^ Habazaj A., “Hysni Lepenica, monografi”, Naim Frashëri, Tiranë, 1996, f. 23 – 26.
  9. ^ Kurti D., Provinca Françeskane Shqyptare (E ripertrime në vj.1906), Cokesë (Skicë historike).Shkodër 1965.
  10. ^ Shuteriqi Dh.S., Shtjefën Gjeçovi dhe kambana e Sopotit shkëputur nga Ditari i Dhimitër Shuteriqit, Belësh 7 maj 1972.
  11. ^ Dorëshkrimet e At Gjeçovit, HD, Vj. XII, 1936, 3, fq. 12-13.
  12. ^ Për këtë radhitje titujsh, zhanresh e vitesh ndihmoi fondi online i Bibliotekës Kombëtare (bksh.al).
  13. ^ a b Robert Elsie (1995), Histori e Letërsisë Shqiptare, përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.
  14. ^ Malaj V., Apostolic and educational work of the Francisacan Order among the Albanian people, Buletini Katolik Shqiptar, red. Gjon Sinishta, San Francisco 1990. fq. 35-37.

FRYMËZIM I PAFAT – Poezi nga MIGJENI

 

Frymzim’ i em i pafat,
që vjen e më djeg mu në gji,
për kë po më flet? për kë të shkruej?
përse po më ban që kaq të vuej?
pse vjen e më djeg mu në gji,
frymzim’ i em i pafat?

Për të gjorët?
për ata që nuk kanë dritë?
O frymzim’ i em i ngratë,
mjaft me plagë që s’kan shërim,
leni të dergjen në mjerim,
Njerzit s’duen ma trishtim,
botës s’ia kande atë kangë të thatë,
thot se mjell një farë të idhtë.

Far’ e idhtë… far’ e idhtë…
– O njerz të bimë nga far’ e ambël!
Frigë të mos keni, pse një kangë
mund t’ju theri në ndjesi,
t’ju kujtojnë zemrën në gji
në ndërgjegje dhe një dangë…
por ju t’ju bajë edhe ma zi.

Frymzim’ i em i pafat!
Shporru ktej! Nuk të due!
S’i due hovet tueja të nalta,
as fluturimet… Nëpër balta…
të ditve tona të shklas un due
rrokë me njerzit që rrok nata.

DHOMA E PASQYRAVE… TREGIM (KONCEPT FILOZOFIK) Nga Rudina PAPAJANI

Ai ndodhej aty,një vend paksa i çuditshëm,por i njohur. Gjithmonë e dinte atë vend,ose të paktën ishte pikërisht ajo dhomë ku ulej në ëndërr apo në realitet.Papritur u gjend në rrugë të madhe.Trupi filloi t’i deformohej, zëri po i trashej. Në një moment pështyma iu zu në grykë,a thua se diçka po i zinte frymën,kordat e zërit po i fikeshin dhe në ato çaste vetja iu duk i mbaruar.Gjithmonë po e linin pas dore, dyert ia përplasin në fytyrë pa kurfarë mëshire.Ishte kthyer në një mjeran..pa lek në xhep.Flinte ku t’a gjente nata.Njerëzit kalonin afër tij,e shtynin, e pështynin..A thua ai nuk ishte si ata.

Papritur afër tij u afrua një njeri i veshur shik por me pamje monstre.Trupi i përngjante njeriut, kurse fytyrën i’a rrethonte një egërsi.Sytë e shqyer dhe nofulla e dalë të ngjallte krupë.Për çudi njerzit i përkuleshin sikur ai të ishte një perëndi.Ndjeu dorën e tij të ftohtë, zërin e akullt që i fliste.Ky çelës është fati jot.Provoje luksin tënd shtoi ai duke nxjerrë dhëmbët e tij si çakall.Ai rrëmbeu çelësin dhe hapi portën pa menduar gjatë.Njeriu-mostër i foli përsëri:këto janë pasqyrat ku ti do zgjedhësh vetëm një.

Në pasqyrën e parë pa veten të hijshëm me plot pasuri,por duhet të vriste njerëz që t’a gëzonte këtë madhështi.U largua me tmerr- ai nuk ishte vrasës .

Kur u pa te pasqyra e dyta kishte të hante e të pinte,të jetonte pa kokëçarje.Vetëm se duhet të ishte një lëpirës i këpucëve të zotërinjve,të ulte kurizin që ata të ecnin mbi trupin e tij.Jo -nuk do të donte të ishte një zvaranik.

Pasqyra e tretë e bënte shumë të pasur,por duhej të vidhte,të rrëmbente njerëz.Kjo ishte e tmershme..si mund të ndodhte një gjë e tillë.

Në pasqyrën e fundit ai mund të ishte i lumtur,me ënëdrra që nuk mbaronin kurrë,por do të ishte gjithmonë i varfër,disi jashtë “Mode “,me pak mundësira në jetë.

Do të punonte gjithë jetën,por asnjëherë s’do të ishte një pasanik.Vetëm se natën do të flinte i qetë ama,që mëngjezi t’a zgjonte me ënëdrra.

I humbur në mendime u tremb nga zëri i njeriut-mostër.Kë do zgjedhësh ndershmërinë dhe ëndërrat apo i pasur me shumë vese.

I mbytur në djersë ai heshti,zëra të shumtë i flisnin,vrapoi me vrap që të mund të shpëtonte nga zgjedhja.Tani nuk ishte më ai,por shumë njerëz ,bisha,monstra brenda vetes që i luteshin,i rrëmbenin shpirtin,i merrnin peng zemrën,që nesër t i’a shkulnin pa kurrëfarë mëshire.U mundua të çlirohej ,të luftonte derisa frymën të çlironte….Papritur ndjeu mornica në trup..bulëza djersë të ftohta i rridhnin nga balli në fytyrën e skuqur.Liroi batanijen, çarcafi ishte mbledhur shuk mbas qafës dhe po i merrte frymën.U zgjua-kishte qënë në ëndërr.U ngrit me të shpejt dhe i hodhi një grusht ujë fytyrës si të çlirohej sadopak nga ëndërra pështjelluese.Tek krihej në pasqyrë..mendoi.
DUHET TË ZGJIDHTE ….
RUDINA PAPAJANI

LAHUTARI SHQIPTAR (IV) – Kangë patriotike – Nga LEK PERVIZI

Lufta e Kosovës e tjera

Dy fjalё

Paraqitja ne këtë libër i nje sasi kangësh rapsodike shqiptare, lidhet me atë krijimtari të artit popullor te vjershtarisë i trashëguem ndër shekuj e mijavjeçarë. Janë pikërisht shqiptarët që kanë ruejtë të pacenuem pathosin epiko-heroik të lashtësisë, qyshë nga poemet e luftës së Trojes, me Iliadën e Odisenë të Homerit, poetit të madh e te pavdekshëm. Nuk do te hyjme në debatin se kush i krijoi ato poemë dhe e në ç’gjuhë ato u përcollën deri te Homeri, i cili i vuni në gjuhen helene (pasi termi grek akoma nuk njihej). Por asht ma se e vertetë, dhe për çdo ditë po del ma e qartë, se ato kangë heroike u krijuen, kënduen e shkruen nga rapsode e poetë péllasgë, pra në gjuhën pellazgjike. Sepse, i dashun lexues, Lufta e Trojës nuk ishte një luftë midis trojaneve e grekëve por një luftë midis fiseve e popujve pellasgjikë-ilirë, siç ishin trojanët dhe akejtë, dhe fiset e tjera që morën pjesë nga të dy palët ndërluftuese.
Sa që ne gjithë Iliadën nuk përmendet gjëkundi termi Helen (e jo që jo Grek) , që janë të papranishëm akoma në tokat ku janë sot. Por, siç thashë nuk do të hyjmë ketij debati. Veçse e përmenda nga fakti që janë vetëm shqiptarët që e flasin akoma gjuhën e pellazgëve, dhe për çudi, kanë trashëgue edhe mënyrën e trasmentimit të ngjarjeve historike me anë të kangëve të tyne. Kujtojmë lahutarët e maleve qe këndojnë kangët legjendare te Mujos e Halilit, që nuk janë gja tjetër veçse një kujtesë e largët e poemeve homerike. Jo që po vërtetohet se ato kangë u kënduen pikërisht me atë lloj lahute që përdoret edhe sot në trojet veriore shqiptare. Istrumenti ma i vjetër muzikor, me të cilët rapsodët shoqnonin recitimin e vargjeve te tyne.
Kjo parathanje i perket përmbajtjes së këtij libri, që mbështetet mbi kangët rapsodike popullore shqiptare, që ne rastin tonë, një pjesë e mirë i kushtohen luftës vetmohues dhe heroike te shqiptarve të Kosovës. Pra kangë njëherësh historike dhe epiko-heroike, për t’u këndue në lahutë, në çifteli ose sharki. Po poeti ? Edhe në këtë rast ai mbetet anonim, por njihet si Lahutari Shqiptar. Një poet ose rapsod popullor që shprehet me anën e vargjeve të trashëgueme në mote nga lashtësia. Randësia e paraqitjes së kangëve kushtue Luftës së Kosovës, qëndron në faktin se ato u krijuen po në atë kohë, dhe e shoqnuen atë luftë dhe ngjarjet e lidhuna me të, jo vetëm në aspektin të qëndresës heroike, por dhe në denoncimin e denimin e krimeve të serbëve, mbi popullatën shqiptare të pambrojtun. Njëkohësisht duke i dhanë shpirt jehonës ndërkombëtare krejt në favor të të drejtave të shqiptarve të Kosovës për liri e pavarësi.
Ndonse me vonesë, këto kangë kanë me marrë randësinë e tyne historike dhe poetike. Historike, sepse rapsodi popullor shqiptar i ka përciellë e përshkrue ngjarjet e jetueme ma mirë se një historian që i ndjek me hamendje nga kulltuqet e buta të zyrave dhe i shikon me dylbi për së prapshti. Nuk asht thanë kot prej latinëve Vox Populi – Vox Dei (Zani i populli, zani i Zotit).
Bashkangjitun ka edhe kangë të kushtueme disa figurave madhore të historisë sonë, ku patjetër trajtohet ajo e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, themeli i idetitetit tonë si shqiptarë. Po ashtu dhe figura e Nanë Terezës, humanistja e shenjtorja e madhe universale, e mbi të gjitha, krenaria, lavdia dhe mburrja e shqiptarve, para historisë e para botës, së cilës me një kangë të vetme, Lahutari ka ditë ta nxierrë në gjithë madhështinë e saj. Pa lanë mangut edhe një bijë të denjë të Kombit shqiptar, siç asht Nermin Vlora Falaski, kjo grue e zonjë e nderueme, që ia kushtoi jetën shqiptarizmit dhe ngritjes së gjuhës shqipe ne një gjuhë kyçe dhe ma të vjetër në kontinentin europian e ma gjanë.
Mjaft nga këto kangë u kënduen këtu midis Belgjikës nga një kangëtar e muzikant i ri, që i ngriti peshë zemrat e shqiptarve, kur dëgjonin ato vargje të forta demaskuese ndaj Sllobodanëve dhe serbëve, që nga megalomanë e arrogantë u katandisen në pula te laguna dhe ikën me bisht ndër shalë, si qen të zgjebosun.
Përveç kangëve me frymëszim patriotik, Lahutari perdor edhe artin e satirës për të nxierrë në pah të meta e për ta thanë të vërtetën nëpërmjet vargjeve satirike thumbuese e tallëse, duke mos u kursye me qortime ndaj shqiptarve që humbin kohën pas qejfit e nuk bahen dy bashkë për probleme serioze te kombit shqiptar, ose jepen pas politikës kot pa pasë haber nga ajo anë.
Asht dashtun do kohë për me i mbledhë e bashkue këto vjersha, po ia vlen sepse ato do të mbesin e do të këndohën nga rapsodët shqiptarë kudo që ato janë, për t’ua trashëgue pasardhësve brez pas brezi, si kangët e Lahutës së Malcisë së Gjergj Fishtës. E pamë t’arësyeshme me paraqitë krijimtarinë e këtij poetin tipik rapsodik, që duke ruejtë sitilin, formën dhe përmbajtjen e këtyne kangëve, jep një kontribut të çmueshëm në pasunimin e thesarit të krimtarisë së poetëve e rapsodëve popullorë. Lahutari Shqiptar, si gjithë poetët popullorë mbetet si anonim dhe e vazhdon punën e tij krijuese me përkushtim. Në rastin tonë besojmë, se një ditë në t’ardhme ai do të dalë nga anonimati per me u njohë me emnin e vërtetë, kur ndoshta nuk do të jetë i pranishëm ma mdisi nesh, por mirë fort do të jetë e pranishme krijimtaria e tij e përciellun nga rapsodët popullor. Ne urojmë e shpresojmë që një ditë të mund të paraqesim krijmtarinë e plotë të tij në një botim t’ardhshëm ma të zgjanuem e të plotë. Të kemi parasyshë se këto kangë u krijuen pikërisht gjatë luftës së Kosovës dhe për atë kohë iu përgjigjen parashikimit të fitorës së shqiptarve të Kosovës për arritjën e ditës së shpalljës së lirisë e pavarësisë, siç vërtetsisht ndodhi, duke lanë të hapun shpresën e madhe të bashkimit mbarkombëtar të shqiptarve në një shtet të vetëm etnik, siç ka qenë andrra e patriotëve dhe rilindasve tonë të mëdhej e siç asht dëshira e çdo shqiptari. Këto kangë janë frymëzuese për të mbajt lart idealin kombëtar me një mesazh të madh atdhetarizmi i kuptueshëm fort mirë prej çdo lexuesi shqiptar.

KANGE PER MUJO ULQINAKUN
(variant i panjohur, prill 1939)

Me shtat prill tridjetёnandё
Erdh fashizmi me na zanё
Mbushin det me dёnamё,
Qielli nxi me aeroplanё,
Po shqiptarёt vall ku janё ?
Vajmedet pёr ty Shqipni,
Qysh u ba gjithkjo tradhti.
Ku mi ke trimat e ri,
Ku ma ke ti njat ushtri,
Komandantat pёr me pri ?
Topat mbetun pa gjylpana,
Depo armёsh bosh tё tana,
Gjith nji popull n’kam asht çue,
Armùё tuj thirr e tuj kёrkue,
Armё tuj thirr e armё s’po ka,
Nga na polli kjo bela ?
E po Mbreti ku asht vallё,
Qё s’po duket askun gjallё,
Veçse ikёn paska ka marrё,
Nuk i suel luftёs nё ballё !
Ç’tё ka gjet e mjerё Shqipni,
Nё kёt dit 7 prill tё zi ?
Pa ushtri edhe pa Mbret,
Ka mbet vendi krejt i shkret !
Veç ka dalё njё djal i ri,
Veç ka dal nja Muj duhi,
Midsi Durrsit n(at kala,
Asht ngujue ky trim lua.
Mitrolozon e ka kapё,
I ka dhanё zjarr e flakё,
I ka dhanё flakё e barot,
Shum fashista po i vret sot,
E ka mùbush bankinёn plot.
I ka korr e i ka gri,
Po luftёn sa njё ushtri.
Vajtojnё nanat n’Itali,
Nana e nuse vesh ne zi,
Mallkoujn Duçёn bark fuqi,
Ç’tu desh lufta me Shqipni !
Hej, ku je mor djal shqiptar,
Vet ushtar, vet komandar,
Bash si trimat lёgjendar,
Zot atdheut i ke dalё ,
Po i qendron luftёs nё ballё !
Mor ti Duçe kёmish zi,
Nuk ke pa shqiptar me sy,
Qё djeg vete edhe ty!
Ve njё trim pat sot Shqipnia,
Njё kapter sa gjith ushtria !
Mitrolozo ka gjimue,
Frlakё e zjarr pa da tuj lshue,
Breshkamùanёt jan tmerruie,
Jan tmerrue e lemёritё
Mama mia vei tuj thrritё.
Mitrolozi ka pushue;
Tan Shqipna ka mbarue,
S’doli kush ma ma luftue !
Lavdi trim Muj Ulqinak;
Se mirfilltas more hak,
More Mujo djal i ri,
Hero i Kombit pёr Liri,
Rrnofsh e qofsh nё Histori!
ANEMBANE TE BOTES MBAR

Anëmbanë të botës mbarë
veç po flitet për shqiptar
për Kosovë e për Shqipni
për Ballkan e për Serbi,
Si n’ Kosovë ka ra stuhi,
ra stuhi me zjarr e flakë.
Anëmbanë flasin gazetat,
si për bombat dhe raketat,
si per dame e shkatrrime,
si për sharje dhe mallkime_
Skruejn gazetat nëpër botë,
shkruen Rilindja e Bota Sot,
derdhet gjak e derdhet lot.
Po shkruen shtypi yne i ri,
Sllobodan mor shpirt lubi,
paske qenë një faqezi !
Shkruen RD-ja e Albania,
mori fund Jugosllavia.
Shkruen revista “Kuq e Zi”
Shqiptarizmi për Shqipni,
për Kosovën Pavarësi !
Shkruen dhe shtypi botëror,
në Kosovë u ba terror!
Shkruej gazetat pa u ndale,
Serbi ik me bisht nder shale !
Sllobodan karabediku
mbathi kambet edhe iku!
Ne Bruksel shkruen Le Suar
serbi paska qenë barbar,
mashtrues, vrasës dhe suzar !_
Skruejn Le Mond e Figaroja,
Sllobodanit i duel boja,
i deshtoi katilit loja !
Shkruejn gazetat italiane,
gja pa thanë nuk po lajnë :
njaj Milloshi kriminel
para gjyqit te po del
se gjith bote shtiu ne sherr !
Keq qe besa ka me u nda,
se pilafi nuk mban ma !
Sllobodan ke perendue,
Gjete ate qe ka kerkue,
E gjithe bota t’ ka denue!
Po flet radio e Bibisisë,
tuj qa hallet e Shqipnisë.
Po thrret Zani i Amerikës:
njaj Klintoni, ylli i dritës,
si kauboj i Koloradit,
n’ball ia dha plumbin Belgradit !
Krime kunder njerezimit,
Tuj nxi faqen qytetnimit !
Lajme jep radio Ballkani,
prej Brukselit buçet zani,
buçet zani e kang’ shqiptare,
nuk mbajm zi pa dalun fare !
Prej Madridit e Berlinit
prej Londonit dhe Helsinit,
e prej Romës edhe Vienës,
prej Stokolmit dhe Gjenevës,
prej Brukselit europiane,
prej çdo vendi dhe çdo ane,
për Kosovën veç po flitet,
se çpo bahet e po pritet.
Për Milloshin si muer fund,
me dajak mirë e kan shkund !
Nuk janë dokrra as hajgare,
për me u zgjidh çeshtja shqiptare.
Në Kosovë të ketë liri,
Pavarësi e demokraci,
të vendoset Qeveri,
Qeveri perparimtare,
me gezue zemrat kosovare,
me largpamje dhe urtesi
me u bashkue në nji Shqipni !

DARDANI DIKUR T’KAN THANE

Zot çka thotë kjo Zana e malit,
Po këndon në hije t’manit :
Sllobodani i Serbisë,
Lidh pas qerres së Rusisë,
Sherr po don me ndez n’Ballkan,
E ka mbledh kshillin serbian,
Ushtrisë urdhen i ka lshue,
Tan Kosovën me gllabrue.
Gjenocid po don me ba,
me vra pleq, fëmij e gra,
mbi shqiptarët tuj ba hata :
Tuj përzan prej shpive t’veta,
Tuj ther fëmijt me bajoneta !
Peshe asht ngritun tan Shqipnia
I kan pritun nëpër shpia,
Me shumë bujari vllaznore,
Të ksaj rracës arbënore.
Presidenti n’Washington
Ku kto lajme po ndigjon,
E ka marun nji vendim,
Me sulmue veç Serbinë,
Beligradin me sulmue,
Sllobodanin me dermue,
Prej Kosovës shpetj me l’shue,
Ose bes t’kam farue.
Rrofsh Klinton mik i shqiptarve,
Dajak jepu ti barbarve,
Jepu dru, jepu mësim,
Mir ta njohin historinë.
Mir ta msojnë e mir ta dinë,
Se Kosova asht shqiptare,
Prej shum kohë mijavjeçare,
E shqiptare ka me qëndrue,
Se vet Zoti e ka shkrue.
Dardani dikur t’kan thanë,
Dardani ka prap me qanë !
Amerika asht çue n’kambë,
Bashkë me Naton po bajn namë :
Krejt Serbinë e kan dermue,
E kan shemb e kan shkatrrue,
E ka ba tan shkrum e hi,
I kan nxierrun ujin e zi !
Porsi ujk që n’vath ka hy,
Dhent me i ça me i kapërthye,
E vjen bariu me vrap të madh,
Ia mbath ujku si hardall,
Njashtu serbi bisht ndër shalë,
Ik prej tmerrit që i kan kallë.
Mbrapa i lshohet UCK –eja,
Si vetima e si rrufeja,
Tuj ja ndez me armë shqiptare,
Tuj e dëbue andej për fare.
T’jesh krenare nanë Arbëni,
Për kta burra e trima t’ri,
Që luftojnë për shqiptari !
Krenar flamuri kuq e zi,
Do të valojë mbi Dardani,
Do të valojë për Liri,
Për Liri e Pavarësi !

I MADHI ZOT ÇKA ME DIFTUE

I madhi Zot çka me diftue
Zi mbar kombin ka mbulue
N’at Kosove asht ba kerdia
Genocid ka krye Serbia :
Genocid krime mizore,
Mbush Kosova plot me vorre !
Po tregon televisioni
Po tmerrohet opinioni
Opinioni nderkombtar
Llahtariset bota mbar
Kob per popullin shqiptar
Kob llahtar e lemeri !
Vajtojne nanat per femij
Vajtojn fmijt per baballare
Vajtojn prindet djemt e vrare
Vajtojn motrat vllaznit e ri :
Kan dal fare shum shtcpi
Djeg rrenue ba shkrum e hi !
Eni, eni shoqata umane
Nder kto vise kesaj ane
Komisione nderkombtare
Per me pa krime barbare !
Shume familje qitun fare
Ther e gri femij e gra
Djegun burrat per hata,
Mbyt nder puse dhe nder grop
Lebetitet tan Evropa !
Kjo Serbia qoft mallkue
Se bash dreqi e ka krijue
Veç per zi e veç per sherr
Me Milloshin turi derr
Turi derr xhahil xhelat;
Por qe besa tash e pat
Ka me dhane fort llogari
Për kto krime e mizori.
Nuk ligshtohet kurr shqiptari.
Trashigim na e la i pari!
Merr lahuten me këndue
Per herojt qe kan luftue
Për martirt qe jane flijue
Per ata qe u masakruen
Qe u theren dhe u coptuen
Per deshmoret qe dhane jeten
Si me le qe kan ba deken
Per Atdhe e per Shqipni
Per liri e pavaresi !
Kjo Kosove ka me fitue
Dardania ka me u gjallue,
Serbiant qafen kan me thye
S’guxojn ma aty m’u kthye
S ‘guxojn ma Kosove me preke
Veç ne daçin per me deke,
Se po i pret plumbi ne balle
U C K-eja po ua kalle !
U C K-eja ushtri shqiptare
Ka krye vepra legjendare
Do t’permendet n’histori
Se luftoj rrept per liri !
Çohu ju more shqiptare
Patriote e atdhetare
Kush asht trim e kush asht burre
Me u bashkue ja sot ja kurre.
Me krijue sot nje bashkim
Erdhi dita per shpetim
Kur t’bashkuem te jene shqiptaret
I dermojne te gjithe barbaret !

ÇOU BRE GJERGJ ELEZ ALIA

Çou bre Gjergj Elez Alia .
çou nga vorri, t’thrret Shqipnia,
Arm’t me ngjes, kalin shilue,
me Balozin me luftue!
Vjen Balozi nje zog sllavi,
strofkën n’ato male Urali,
n’ male t’ larta të Rusisë,
n’ stepa t’ shkreta t’ Siberisë.
tue heq kob, piken e zizë.
I mbeshtjell me l’ kura t’egra,
thojt e zgjatun porsi kthetra,
nji perbindesh si kulshedra.
I pa lam edhe i pa rrue,
pisanjos edhe i pa krue,
si bish ‘ mali tuj jetue.
Qelbet vendi kur kalon,
era kerme veç kundërmon.
Vjen verdall i lebelitun,
Porsi njaj ujku i uritun.
Nuk po ka çka me kafshuen
Dardha t’egra tuj kerkue.
Ka marre vesht se nga Ballkani
bahet dardha sa bostani,
sa nji kungull bahet dardha;
plot po paska lakna t ‘bardha,
e po paska vasha t’reja,
nuse t’bukra e gra le veja.
Dardanine po don me msy,
m ‘e perla edhe m ‘e shkrry,
çika e gra per me rremby,
pleq e f’mij per me i farue :
se me trima s’ ka guxue,
per m ‘u ndesh e me luflue.
Fort po thon se jan luftarë,
kto shqiptarët kosovarë !
Zjarr gjith vendit i ka kalle,
mos me lan shqiptar te gjallë,
Gjak po don me pi me kova,
« Ndal -‘ se ktu i thon Kosova
Po harron mor malukat,
Se shqiptari fort s’ta zgjat.
Nuk ke pa shqiptar me sy,
qe djeg veten edhe ty.
Nuk pranon jo kurr e shqptari,
me iu frik kti soj barbari :
per vatan çohet nga varri .
Mirë kreshniku ka ndigjue
se Atdheu e ka kerkue,
prej Balozit për m’e pshtue.
Fort n’at vorr po ka gjimue,
fort dhe shtatit i ka dhane,
gure e dhe po qet matane,
fill asht çue drejt në kambë.
Armet ngjesh, kalin shilon,
rrept njat shpaten po vringllon,
rrept njat shpaten ka vringllue,
fusha e male kan ushtue,
fort balozi asht ngushtue,
kur ka pa kreshnikun çue.
Dardanine po don me msy,
m ‘e perla edhe m ‘e shkrry,
çika e gra per me rremby,
pleq e f’mij per me i farue :
se me trima s’ ka guxue,
per m ‘u ndesh e me luflue.
Fort po thon se jan luftarë,
kto shqiptarët kosovarë !
Zjarr gjith vendit i ka kalle,
mos me lan shqiptar te gjallë,
Gjak po don me pi me kova,
« Ndal -‘ se ktu i thon Kosova
Po harron mor malukat,
Se shqiptari fort s’ta zgjat.
Nuk pranon jo kurr e shqptari,
me iu frik kti soj barbari :
per vatan çohet nga varri .
Mirë kreshniku ka ndigjue
se Atdheu e ka kerkue,
prej Balozit për m’e pshtue.
Fort n’at vorr po ka gjimue,
fort dhe shtatit i ka dhane,
gure e dhe po qet matane,
fill asht çue drejt në kambë.
Armet ngjesh, kalin shilon,
rrept njat shpaten po vringllon,
rrept njat shpaten ka vringllue,
fusha e male kan ushtue,
fort balozi asht ngushtue,
kur ka pa kreshnikun çue.
« Kah po msyn Baloz Serbie ?
mos i bje n ‘qaf’ k ‘saj Shqipnie,
ndale vrapin, ktheu nga erdhe,
ktheu n ‘Uralet ku ke çerdhe,
Sa s ‘asht von ndaloje vrapin,
se ma tuitje s ‘e hedh hapin!»
Njaj Balozi paska qeshe :
« Si guxon me mue m’u ndeshë?
Njat lekuren kam me t’ rjep,
xhamadan kam per ta qep.
gjerdan dhambet do t’i thur,
mos me t’ardh ma era burrë!»
Gjergj Elezi veç po hesht,
Ky Baloz po i duket plesht.
Vrik njat kalin ka ndersye,
vrik njat shpatën ka mberthye,
rrept Balozin ka sulmue,
patershanen ka vringllue,
fesht njat kryet ja ka rrumbllue,
fort Balozi ka hungrue,
dridh asht toka kur asht rr’zue.
« Mor Baloz, Baloz i zi,
pse nuk ndejte n’at Serbi,
ç ‘tu desht sherri me Shqipni,
ktu i thon toka e Shqipnisë,
toka e Gjergj Elez Alisë!

AFERIM OR BILL KLINTON

BiIl Klinton te qofshim fale
Se Kosov’s zot i ke dale,
I ke dalun zot shqiptarve
Dhambt ua theve serb-barbarve.
Bashke me Naton, Amerika
Sllobodanit i ra pika.
Sllobodan more kok lope
ç’tu desht lufta me Evrope !
Mos kujto se ban hajgare
Tuj mësye trojet shqiptare.
Bill Klintoni n’Washington
E ka kap njat mikrofon,
Rreptas serbin po kercenon
Njat Milloshin po qorton :
– Sus Millosh mor kriminel
Para gjyqit tash po del
Para gjyqit me u gjykue
Genocid ti ke shkaktue.
Ke me dhane ti llogari
Se n’ Kosove ke ba kerdi.
Se n’ Kosove ke çue ushtri
Me djeg fshatna me djeg shpi
Me vra burra, pleq e t’ri
Me ther gra, me ·ther femij,
Me i perzane njerzit n’kufi,
Me i perzane nga trojet t’veta
Me gryke pushkesh e bajoneta.
Ku t’çon mushka mor Millosh
Qe po m’fryhesh si kaposh !
Mor serbian karabedik,
Dashke ti spastrim etnik ?
Njat Kosoven mos e prek
Se s’te vIen koka nje lek !!
Aferim or Bill Klinton !
Toni Bler flet ne London,
Flet Shiraku në Paris,
Ujn’ e zi me i nxierr Serbisë.
Shrederi me ta bashkohet,
Genocidi të ndalohet,
Zot t’i dalim na shqiptarve,
Zot t’i dalim kosovarve!
N’krye të Natos njaj Solanë
Urdhën t’rreptë e paska dhanë,
Shkrum e hi me e ba Serbinë,
Der se mend ne vend t’i vijnë.
Sllobodan or kokë qyqare
S’e njeh ti racën shqiptare,
nuk janë msue me ba hajgaren
Fort njat sherrin ke me ua pa,
Keq me ta ke për t’u nda.
Kemi miq që s’i ka bota,
Nga Amerika e nga Evropa,
Bill Klinton e Tony Bler,
Që s’u ban njaj syni fer.
N’Francë po kemi njat Shirak,
Që s’ priton me t’dhanë dajak.
Shreder kemi n’Gjermani,
Me t’i thy kockat e bri,
Namin ban për Shqiptari.
Njikto burra e kapidana,
Që ma t’fortë nuk i ban nana,
E bajn ligjin n’kto Ballkana,
Mir t’a krehin njat Serbi,
E ta kthejn në shpinë e tij!
Njat Kosovën me lirue,
Popullatën me qetsue,
Me vendos paqë dhe drejtësi,
Për Kosovë e për Shqipni!

THIRRJA E SHEKUJVE

Zgjohuni Ilirë të Dardanisë
Rrokni armët fitimtare
lu prijnë mbretnit e lashtësisë
Bardhyl, Genz, Teuta krenare.

Thoni ku janë trojet tona,
Ku banuem me mija vjete,
U trondit prej jush veç Roma,
Perandorë ju zgjodhi vete.

Klaudi, Adriani e Konstatini
Nga Hindia deri n’Angli,
Nga lind dielli e perëndimi
N’krye të madhes perandori.

Çonju botës me i tregue
Per Ilirët trima me fletë,
Ndërsa sllavët rriinin ngujue,
Larg n’ Ura]et, njerëz t’ shkretë.

Kushtrim n ‘shekujt po jehon,
Barbar’t dridhen me siklet
Dardania lirinë fiton,
Mjaft skJlavni për qinda vjet !

S‘bashku ju shqiptarë ilirë,
Ne kto troje me nje flamur,
Erdhi dita t’fitojmë lirinë,
Te bashkuem ja sot ja kurrë !

Me flamur te Kastriotit,
Me flamurin kuq e zi,
Qe dhurate e kem prej Zotit,
Nder fitore me na pri !

LOTET E KUSHTRIMIT

Pse po qan mori ti loke ?
Vall per dertet e kesaj toke ?
Pse po qan mori ti nane ?
Mos vall djemt e tu t’i vrane ?
Pse po qane ti gjyshe e mjere ?
Mos vall nipat t’ i kan there ?
Burra e gra, pleq e femij,
Njaj barbari serb faqe zi
I ka pre e i ka gri
Po djeg fshatnat shrum e hi :
Don me shue Kosoven mbare,
S’ don me lan ma ktu shqiptare.

Njato lotet qe po rrjedhin,
Nje kushtrim te madh po hedhin :
Jan bashkue trimat nder çeta,
Jan bashkue me mij a veta,
Nji ushtri e kan formue,
Gjith Kosoven me çlirue,
Nanat ma mos me vajtue !

MOJ KOSOVA HEROIKE

Moj Kosova ‘heroike,
Ke qene quejtun Dardani,
Kjo Serbia karabedike,
Don me t’zhduk me plang e shpi !

Mbi ty ra thundra e balozit,
E barbarit SlIobodan,
Njefar rrace karagjozit,
Tru sakat e kok’ hajvan.

Si lIave ujqish l’ shoi ushtrine,
Dardanine me zhdukun fare,
Me shue fare dhe Shqipnine,
Mos me pas ma rrace shqiptare.

Fort nji za veç po buçet :
-Ndalu ujk se ka hendek!
Ka vikat njaj Bill Klintoni
– Se ti lshoj bombat raketë,

Bashke me Naton e Londonin,
Me Berlinin e Parisin,
Mor Millosh surrat bidoni,
Krejt Serbine ta baterdisim.

Me fabrika, depo, ura,
Do ta qesim Serbine fare,
Mir ta dish sa te vIen l’kura,
Kush per te s’i jep dy pare.

Ku e ke gjet or zog çakallit,
Me shkretue ti Dardanine,
Plumbi t’pret midis te ballit,
T’ fort e kemi njat ushtrine.

UCK – en kem heroike,
Qe lufton per trojet veta,
Per fuqi nuk pyet anmike,
Per vatan s’i dhimbet jeta.

-T’ka ardh fundi mor Millosh,
Shume hesape ke me dhane,
Mjaft u mburre si kaposh,
Llogari do t’ japish t’rande.

Para gjyqit nderkombtar,
Ke me dal lidhun si qen,
Me u denue si gjakatar,
Genocid ke ba n’ket vend.

– Or Millosh, Millosh kopuku,
T’erdhi fundi me lezet,
Po then qafen prej kolltuku,
Fund do marrish me siklet !

Ban medet, se ne konop,
Ke me u varun si sardele,
Me t’ mallkue per jete e mot,
Per shume vepra kriminele.

Dardania ka me u çue,
Si dikur n’koh t’llirise,
Me Shqipni ka me u bashkue,
Si e don ligji i historise !

MJER KOSOVA MJER SHQIPNIA

Anëmbanë në këtë Shqipni,
Na ka ra një kob i zi,
Na kanë ardhë do komunista,
Me parime shumë të pista.
Shumë po mburren me lavdrime,
Për njat luftën çlirimtare,
E pabesë edhe tradhtare,
Tanë Shqipninë e qitën fare,
Tuj shërbye Titos t’ Serbisë,
Dhe Stalint të Rusisë.
Mjer rinia që u génjye,
Pas asaj duke u mbërthye,

Tuj lanë jetë e tuj lanë krye.
Tuj luftue për do bandilla,
Vagabonda edhe kopila.
Krejt e shitën këta vendln,
Me ndryshue po duen dhe rendin,
Me vue rendin socialist,
Me regjimin krejt marksist.
Njat Kosovën aq të shejtë,
Mirë e kan përça e rrejtë,
Keq e rrejtën dhe tradhtuen,
Njat rininë krejt ia faruen.
Në Tivar me mija veta,
U shkoi humbun krejtslsht jeta,
Ktu me mija kosovarë,
U kositën porsi barë :
Mitrolozat krejt i grlnë,
Ua grabitën veç rininë.
Humbën jetën, humbën vorrin,
prej Enverit, njat kryehorrin,
Që i pat shitun si bagëti,
Për me i ther e për me i gri.
Kushëdi dhe sa të tjerë,
Pushkatue, vra e vjerrë,,
Jo me qindra por me mija,
Mjer Kosova, mjer Shqipnia !

KANGE E RE PER KOH TE VJETER

Kanë kalue shekuj e mote,
kur mbi trojet e Arbnisë,
për çudinë e kësaj bote,
ndalej hovi i Osmanllisë.

Me flamur të Kastriotit,
n’kambë ish çue kombi shqiptar,
grusht t’bashkuem rreth Kryezotit,
Skanderbegut fitimtar.

Valoi tlamuri kuq e zi,
ngadhnjimtar në shumë beteja,
Gjergj Kastrioti veç tuj pri,
nga fitore n’fitore t’reja.

Babë e bir erdhën sulltanët,
tri herë Krujën kanë rrethue,
por shqiptarët ua prenë rrfanët,
Murat zeza ka mbarue.

E gjithë bota ban çudi,
kush po i del Evropës zot ?
paska dal një Princ i ri,
që po e quejn Gjergj Kastriot.

Por veç ra një kob i zi,
ndërroj jetë Princ Skanderbeu,
fort trishtohet kjo Shqipni
fort trishtohët i mbar dheu.
Vdiq strategu e guximtari,
Qytetnimit që i duel zot.
Ndalu – tha – mor turk barbari,
nuk kalon ti ktu kurrë dot!

Por barbarët, barbarë mbeten,
t’shejtin vorr e kanë dhunue,
trupin, e gjithçka gjetën,
hajmali i kanë sajue.

Hije e zezë ka mbulue dheun,
për këtë gjest dhunues barbar,
dot s’e mposhtën Skanderbeun,
veç pas vdekjes aty në varr.

Edhe sot zemra e shqiptarit,
vuen e qan në krahanor,
për atë dhunë që i banë Luftëtarit
Herojt t’madh t’Kombit Arbnor.

Vite e shekuj kanë me kalue,
ty gjithmonë të prin lavdia,
monumentë kanë me t’naltue:
n’gërma t’arta shkruen Historia!

GJIMON PUSHKA E ADEM JASHARIT

Tue gdhi dita e pa ague,
Lufte e madhe ka fillue,
Toka e qielli po gjimojne,
Sot Jasharajt po luftojne!

Kerset topi i serb barbarit,
Gjimon pushka e Adem Jasharit
Dridhen fushat, tranden malet,
Vrulli i luftes nuk po ndalet.

Digjen shpijat ne Drenice,
Çirret serbi me kapice,
Çirret serbi komandari:
“Dorezohu Adem Jashari!”

Fort vikat Adem azgani,
Buçet zani, za luani:
“ Ndalu shkja ku do me shkue,
S’bahet fjal per m’u dorzue!

Sot ke ndesh ne zog shqiptarit,
Ktu ash log per me luftue!
Se ktu i thon kulla e Jasharit
Gjallë s’të le për me kalue !

Hamza trimi ka lshue zane :
“T’rrokim armët me luftue,
T’rrokim armet na te tan
Bac Shaban, armet mberthye,

“Qafen me ia thye serbianit”
Po luftojne Jasharajt trima,
Pushk’t e tyne, si vetima
Bie mbi kokat e dushmanit.

Po luftojne çika dhe gra,
Vlon beteja per hata.
“Ndalu serb se ka hendek,
plumbi n’ball ketu te pret!

Kem vendos te gjithe me dek,
Kem vendos me u ba ktu fli
Gjall me dore ti nuk na prek,
Se luftojmë na për liri!

Me rrok pushket gra dhe femij,
Serb barbarin per me zhbi!”
Po çuditet bota mbare:
Nga ka dal ky Adem Jashar !

Ky Ademi trim drague,
Me familje tok bashkue,
Serb katili ban çudi :
“Qysh luftokan gra dhe fmij !”

More serb ta marrish vesh,
Me shqiptaret mos me u perzi,
Se ta bajn turinin pshesh!
Me mbrojt nder, me mbrojt liri.

Shpejt pranvera do t’lulzoje,
Mali e fusha do t’ushtoje,
Do t’forcohet n’mal ushtria,
T’keqen te na marre Serbia!

Kur ushtria n’mal t’formohet,
I gjith populli t’bashkohet,
Tmerrin serbit kan me i kalle,
Me ia thye dhamb e dhemballe.

Nga ndrit dielli e ndriçon hana,
Me u permend ne histori,
Si Jasharajt s’ban ma
Per Kosove e per Shqipni

Komandat Adem Jashari,
Hero i kombit me u nderue,
Atdhetar e sokol mali:
Munument me iu ndertue,
Me kunorën e lavdisë,
Nder i Kombit e i Shqipnisë!

RROFTE PAVARESIA

Rroftë Lira dhe Pavarsia !
N’kamb asht çue Shqipna mbar,
Ismail të qoftë lavdia
Ngrite Flamurin fitimtar.

U ngrit Flamuri i Kastriotit,
Pesqind vjet për në robni,
Ish vullneti e dora e Zotit,
Me na kthye t’shejtën Liri.

Fjal ka mbajt Ismail Qemali,
Kur Flamurin nalt ka çue:
T’gzohet zemra e çdo shqiptari,
Pavarsia sot u fitue.

Patriiotë e luftëtarë,
Me një flalë e me një besë,
Mbledh n’qytetin bregsetar,
Turkoshakut i dhan fshesë.

Njiqind vjet po kan kalue,
Prej asaj dite aq fatlume,
Ku Liria u fitue,
Mbas pesë shekujve të shkueme.

Kombi mbarë veç po përgjon,
Kus na solli kët fitore,
Zoti i Madh veç nuk harron
Bekue i ka trojet arbnore.

Me bekim të Perëndisë,
Me trimninë e atdhetarve,
U fitue dita e Lirisë,
U a dhanë dërmen turk barbarve.

ZOTI VET SHQIPEN SKALITI

More gegë more malok,
Kshtu e të quen nje brek spathok,
Brek spathok e turi derr,
Që ma kish emnin Enver !
Diktatori bolshevik,
Kokë fodull, karabedik,
Na e kish huqin fort barbar,
Kriminel e gjakatar.
S‘i mjaftoi shokut xhelat,
Me pre kokat si me spatë,
Me shfaros ajkën shqiptare,
Patriote dhe intelektuale.
Porsi njaJ Neron latini,
Punve t‘kqija veç ia hini,
U perzie dhe ne kulturë,
Duke e ba krejt paçavurë.
Pastaj, mllefin desh me shrye,
Gjuhën shqipe keq me fye,
Keq me fye e sakataue,
Nji kongres e ka tubue.
Gjuh‘n e tij t‘gjirokastrishtës,
Me ia kundërvue gegnishtës,
Njat gegenishtën me qit fare,
Me do skutha dhe laskarë.
I ka mbledh do lloj lëgena,
Plot me dokkra e me rrena,
Me vendos gjuh‘n e njësuar,
Me diktaTin e mallkuar.
More hut mor kokë matare,
Nuk e njeh rracën shqiptare,
A nuk e di mor teveqel,
Se Gegnishtja n‘dritë po del ?
Jo mor biri i partisë,
Nuk ia merr frymën gegnisë,
N‘ato male shkamb graniti,
Zoti vetë shqipën skaliti.
Gegnisht flet Pellazgu i vjetër,
N‘pllaka guri kur s‘kish letër,
Nëpër shekujt n‘ato male,
Mirë u ruejt gegnishtja fjalë.
Prandaj gisht në koKë të vini,
Ju gjuhtarë e mirë ta dini,
Se gegnishtja nuk shterr kurrë,
Ka ma rrjedh gjithmonë si gurrë.
Një gjuhë shqipe veç ne kemi,
Të tubuem rreth saj të jemi,
Gegë e Toskë, komb i bashkuem,
Dhe një popull i vllaznuem.
Ti lajnë prallat gjuhëhësore,
T‘ecin s‘bashku dorë për dore,
Me gegnishtën e tosknishtën,
Me Naimin dhe me Fishtën !

RROFTE PAVARESIA

Moj Kosovё, moj tokё arbnore,
t’kan pas quejtun Da rdani
shum ndёr shekuj u robnove
pёr nёn shtypje e skllavni.

Dymijvjet po kan kalue,
kur lulzonre Dardania,
veç nga Roma u pushtue,
me pushtim iku liria.

Ranё mbi ty hordhiё barbare,
kish e vorre tuj rrёnue,
rtue e dasht me tё qit fare,
po nuk mundёn me t’nёnshtrue.

Llufta t’rrebta aty u zhvilluen
Rodhio rrke veç gjak shqiptari,
turqit vendin e pushtuen
rracё Azien rracё Tartari.

500 vjet nёn zgjdhё kaluen,
shum e randё u ba robnia
rrokёn armt shqiptart luftuen
qafёn theu edhe Turkiia.

Lindi shpresa e lirisё,
lindi shpresa e Kombit mbar,
lindi shpresa e Pvarёsisё,
nё njjё shte etnik shqiptar.

Tё Shtatё KIrajlat u tubuen,
midsi Londrёs ambasadorё,
Shqipnisё fatin ia caktuen,
ty Kosovё tё ban theror.

Tё kan nda nga toka amtare,
n’dorё tё Serbit tё kan lshue,
s’patёn turp e s’patёn marre,
pёr nёn shkjaun t’kan robnue.

Veç Gjermani tё doli zot,
tё bashkoi me Shqipёrinё
por e humbi luftёn kot,
edhe e humbe prap lirinё.

Komunizmi veç kur erdhi,
tё punoi t’madhe tradhti,
t’kosovarve gjak ai ai derdhi,
tё dorzoi prap nё Serbi.

Prap nё vernd o t(shkojё drejtёsia,
erdhi dita aq e dёshrueme,
n’Prishtinё shpallet Pvarёsia,
me lirёn e pёrfitueme.

Gzojnё Shqiptarёt nё botёn mbar,
Rroft Kosova, Rroft Pavarёsia,
Rroftё pёr jetё Kombi Shqiptar,
i bashkue te Nanё Shqipnia.

GEZUAR KOSOVE

Madhёshtor lajmi pёrthapёt
mbni botёn mbar
nga troçjet shqiptare
nga Kosova heroike
buçet zani i fuqishёm
gёzon gjithё Dardania
pёrshёndet
Gёzuar Kosovё
Rroftё Pavarёsia !

Nё Prishtinё
nё kryeqytetn e ri historik
nё sheshin Nanё Tereza
hijёrandё mbi kalё
Gjergj Kazstrioti Skёnderbeu
Si dikur nё betejat fitimtare
Lёshon njё kushtyrim
E dёgjon mbar Shqipnia
Pёrshёndet
Me krenari
Gёzuar Kosovё
Rroftё Pvarёsia !

Nga Vlora heroike
Nga 28 Nёntori 1912
Vjen pёrgёzimi
I Plakut opatriot
<Ismail Qemalit vetё
Tok me burrat
Qё i dolёn zot Shqipёrisё
Dhe u fitue liria
Pёrshёndet
Gёzuar Kosovё
Rroftё Pavarёsia!

Nga gjithё trojet arbnore
nga githё rruzullin toksor
ku jetojnё e punojnё
milioan shqiptarё
nё kёtё ditё tё madhe
mes haresё e gёzimit
tё gjithёme njё urim
Gёzuar Kosovё,
Rroftё Pavarёsia !

U theyn prangat e robnisё
me gjakun e martirёve
qё luftuen e u flijuen
gjatё shekujve
sot krenarё
Dardanёt nё kambё jan çue
dhe para botёs mbar
shpalosion lart
flamurin kuq e zi
u shkrue historia
pёrshёndertje:
gёzuar Kosovё
Rroftё Pavarёsia !

Flamuri kuq e zi
Si asnjёherё
Vaklon krenar nё çdo shtёpi
Tё trojёve arbnore
E nё çdo dorё shqiptari
Nё rrugё e sheshe
Nё fusha e male
Shqipnia
Pёrshёndet:
Gёzuar Kosovё
Rroftё Pavarёsia !

100 VJETORI

28 Nëndor ‘dymbëdhjetë
I shkruem në qiellin e historisë
Asht kjo datë fatlume
Që u solli trojëve arbnore
Fitorën e Pavarësisë.

Flamuri i Kastriotit
U ngrit valezues
Mbi mbar Kombin Shqiptar
Nga dora e Ismail Qemalit
Me Gurakuqin
Isa Buletinin
Pranë
E të tjerë patriotë
Që luftuen
Për Liri e vatan
Rrofsh 28 Nandor
Për jetë e mot
100 vjetorin tand
Mbarë Shqipnia
Kremton sot
Gëzohët populli arbnor
Dhe brohoret njezani
Trojeve anëkand
Rroftë Pavarësia !

N’VLORE U SHKRUE HISTORIA

Maje krahut këndon Zana
Kan jehue malet të tana
Çohuni Orë e Shtojzovalle
Se sot asht një ditë e madhe
Njat lahutën me ma prue
Kangë triminije me këndue
Me kendue e me vallzue
Se sot shpallet pavarësia
Gëzim të madh po ka Shqipnia !
Ismail Qemali Vlora,
E ka ba qe besa fora
Bashkë me burrat e Shqipnisë
Coptuen prangat e robnisë
« Theje qafën » i tha Turkisë!
Plaku i urtë del në ballkon
Lart flamuri po valon
Valon flamuri i Kastriotit
Që i qëndroi luftës e motit

Valon shqipja dy krenare
E lirisë ajo lajmtare.
Anëmbanë lajmi buçet
Në çdo fshat në çdo qytet
Mjaft duruem 500 vjet
Lavdi flamurit kuq e zi
Që shpaloset mbi Shqipni
Qe na kthej jetë e liri !
Nga gjithë viset e Shqipnisë
U mblodhë ajka e burrnisë
Me Ismail Qemalin të parë :
« Pa ndigjoni ju Shqiptarë,
Sot ne vete del Shqipnia,
Sot po shpallet Pavarësia
Rroftë flamuri, rroftë Liria !
Gurakuqin po ka pranë,
Bashkë me njat Murat Toptanë
Nkoll Kaçorrin n’anë tjetërùe
Me të rinj e me të vjetër
Edhe shumë patriotë të tjerë
Burra t’mençur e me vlerë.
Prej Kosove vjen njaj trimi
Komandant Is Buletini
Me do trima si asgana
Dridhet toka ku shkel kamba.
Kerset pushka dhe alltia
Festë po ban e gjithë Shqipnia !
Përshendet po nga Malësia
Ded Gjo Luli si duhija,
Preng Bib Doda hyll i dritës

Kapidani i krejt Mirditës
E prej Krujës e prej Kurbinit
Buçet zani i një kryetrimit :
Njaj Gjin Pjetër Perviz Skura,
Me treqind edhe sa burra
Çon flamurin mes Milotit
Njat flamur t’Gjergj Kastriotit.
Krisi pushka bresheri
Deri n’ Vlonë jehona u ndi
Deri n’ Vlonë kumboj jehona :
« Tunjatjeta Ismail Vlora
T’lumtë qe besa e bane fora,
Tunjatjeta per jetë e mot
Historia u shkrue sot,
Si ne Vlone e ne Milot,
Sot u shkrue historia:
Roftë Liria, rroftë Shqipnia! »
Gjashtë herë krisi fort allltia,
Krisi fort alltia e Gjinit,
Ndera e fisit edhe e Kurbinit.,
Patriot e luftëtar,
Ndera e gjith kombit shqiptar.

NJEQINDVJET MA PARE

Flamur kuq e zi
Valëzove në Krujën legjëndare
N’atë kala luftash shekullore
Ku të ngriti një dorë e fuqishme
Si dora e Zotit
Të shpalosi ngadhnjimtar
Me shqipën dykrenare qëndisë
Vetë dora e Gjergj Kastriotit
Simbol i Lirisë.

Pesë shekuj kaluem nën robni
N’errësinë të plotë
Po harrohej se kishte Shqipni
Diku në botë
Por
Nuk ishin shue burrat e dheut
U zgjuen nga letargjia e gjatë
Nip stërnipat e Skënderbeut
E me pushkë e penë e fjalë
Lavdinë tande flamur
Prap me e ringjallë.

100 vjet ma parë
Flamuri i Kastriotit
U shpalos madhështor
Nga dora e Ismail Qemalit
Në një ballkon atje në Vlorë

Ish 28 Nëndori 1912
Në histori u skalit për jetë
U fitue Liria
Mbi mbar kombin shqiptar !
U shpall  Pavarësia

Nga trojet e Dardanisë
U turrën si duhia
Kreshnikët kosovarë
Me Isa Buletini në krye
Luftëtari trim e burrnor
Që taborret turqe kish thye
Me u përfal me patriotët shqiptarë
Ismail Qemalit dorën me i shtrëngue
Me puth flamurin kuq e zi
Me gjak herojsh q’ishte vaditë
Për të valëzue në qiellin e historisë
Krenaria e Shqipnisë.

Njëqind vjet ma parë
U fitue Liria
Njëqind vjet ma parë
U fitue Pavarësia
Zojë e madhe përsëri
U ba Shqipnia !

E FITUEM LIRINE

Kur në Vlonë u ngrit Flamuri
Fort buçiti ‘i za shkodrani,
Foli rrebtas një za burri,
Gurakuqi azgan djali :

-E fituem na Lirnë,
Pavarsin e shpallim sot,
E kem shporrun osmanllinë,
Rroft flamur Kastriot.

-Mori Shkodër të lumt goja-
Ismail Qemali foli:
-Turkut i ka dalun boja,
E thej qaf’n nga Anadolli !

Ka kris pushka bresheri,
Ushton kanga tuj hedh valle :
-Rrofsh e shtrejta Pavarsi,
Se sot asht nji dit e madhe,

Po gezojn shqiptarët mbar,
Prej Kosove n’Cameri :
-Jemi për Bashkim Kombtar,
Mjaft të ndam e në robni !

N’koll Kaçorri thot një fjal:
-Pa ndigjo popull vlonjat,
Ka me ardhun dita e bardhë,
Fmijt e juej do ta kenë fat.

Se bashkimi do të vijë,
I gjith trojeve arbnore,
Ky flamur do të na prijë,
Prej fitorës në fitore !

Prej Kosovës vjen si duhija,
Buletini me luftëtarë :
-Pa Kosovë s’bahet Shqipnia,
Prandaj n’Vlonë na kemi ardhë.

Kemi ardh për njat flamur,
Për m’e puth e m’e nderue,
Për mbi komb, ja so ja kurrë,
Krenarsih ka me value !

Plaku i Vlonë n’kamb asht ngrit,
Aferim or Buletin,
Zoti na e ka fal kët dit,
Që ta shpallun sot lirinë !

AT GJEÇOVI NJI SHQIPTAR

Atje n’malet e Kurbinit,
Jehon zani i Gjeçovit
Me Kanun të Dukagjinit,
N’histori emni e shkrovi.

At Gjeçovi nji shqiptar,
N’Laç Sebaste zuni vend,
Dijetar edhe shkrimtar,
Mirë po shkrue, mirë po kuvend.

Me Imzot Nikoll Kaçorrin,
Me Gjin Pjetrin e Kurbinit,
Turkun prej Shqipne shporrin,
Se prej Zotit kan bekimin.

Pleq t’Kurbinit tan bashkue,
Me kruetan lidhun me besë,
T’parë Gjin Pjetrin e kan vue,
Pa dallim t’idesë e t’fesë.

Në Dibnisht në një Kuvend,
Një Kanun i fort asht ba,
Flet pleqnia rend me rend,
Shkruen Gjeçovi ç’far ka pa.

Ç’far ka pa e ç’far ka dëgjue,
Se kto burrat e Arbnisë,
Taksa ma s’kan me pague,
Nuk i bindën ma Turkisë.

N’Tallajbej sherri ka krisë,
N’libër t’vet Gjeçovi shkruen,
Esad Pasha ka falisë,
Se per Kruje e ka dëbue.

Njaj Gjin Pjetri ç’ka ka thanë,
S’lajm xhelepe ne ma kurrë!
Me kurbinas e kruetanë,
Rrebt mbi turqit na jan turrë.

Ka kris pushka anëmbanë,
Gjith Kurbini tym e flakë,
Kokat turqit jan tuj lanë,
Nëpër prroskat, t’pa nafakë.

Nji flamur Nikoll Kaçorri,
Vet Gjin Pjetrit ka dorzuei,
Veç prej gjoksin Gjin e nxori,
Në Milot nalt e ka çue.

Ka kris pushka dhe alltia,
Tri dit festa veç ka vlue,
Asht shtrue mezja e rakia,
Gjith Kurbini asht gëzue.

Ishte 28 nandori:
N’Vlonë Flamuri Kuq e Zi,
Telegram Gjin Pjetri mori,
Gjasht her qiti n’at allti.

Atje n’Zym të largt Gjeçovi,
I gufonte zemra mal,
Nji tejshkrim në Milot çovi,
Rrofsh Kurbin, të qofsha falë

BURRA N’ZA PO KA KOSOVA

Burra n’za ka nxierr Kosova,
Për ta kanget une kendova,
Per ta kanget due me k’ndue,
Keta trima me kujtue.
Burra t’mençem dhe luftar,
Qe shpetuen Kombin Shqiptar,
Qe fituen t’bukren liri,
Krej e shporren njat Turki,
Qe na mbajti nen robni.
Ne Prizren kur jane bashkue,
Gjithe shqiptaret tok tubue,
Abdyl Frasheri n’kambe asht çue,
Mir ka fol, ka kuvendue :
Vllazen sot ka ardhun dita,
Me dale maleve komita,
Me ngrit çeta me luftue,
500 vjet mjaft kem durue,
turk barbarin me debue,
pavarsine na me fitue !-
Njaj Sul Vokshi patriot,
Kur thot fjalen ma s’e lot,
Shpi e vjeter, shpi baroti,
Luftetar e fali zoti.
N’krye te forcave shqiptare,
Prin per luften shpetimtre !
Mirë Sul Vokshi veç po flet:
Sot per turkun bjen termet,
Mjaft na shkeli 500 vjet.
T’kthehet prap atje n’Azi,
Se ktu i thone besa Shqipni !-
Driz Seferi l’shon kushtrim:
– T’rrokim armet per luftim,
Erdhi dita e shqiptarit,
Me i ardh hakut turk tartarit !-
N’Kaçanik jane ngritun pritat,
Mbledh jan besa gjithe komitat,
N’Kaçanik kur lufta krisi,
Fort u dridh i tan Mixhlisi,
U dridh fort edhe Sulltani,
N’Kaçanik po bahet nami,
Ka mbet shkurreve nizami !
Turkoshak mor rrace mongoli,
N’Kaçanik po t’bahet vorri,
N’Gjak po mbushet tan Bosfori !
N’Kaçanik kur lufta krisi,
Prin luani i madh Idrizi,
Prin kryetrimi Idriz Seferi,
Gjall po duket si Skenderi,
Skenderbegu thue u ngjall,
Turkut tmerrin tuj ja kall !
Kush asht burre e trim me flete,
N’Histori shkruhet per jete.
Voksh, Sefer, Galic, Prishtina,
Bajram Curr e Buletina
Ali Pash Gucia e Shota,
I ka njohun te tane bota.
Me Haxhi Zeke e te tjere,
Patriote te shquem me vlere,
Kudo pushken e kan shkrep,
Tuj i kall turkut gazep,
Tuj u kall gazep barbarve,
Gjith anmiqve te Shqiptarve,
Serbo mdhejve e turk tartarve!
Per kto burra duhet me k’ndue,
Per jet’ t’ jetes me i kujtue,
N’Histori na kan nderue !

MOJ KOSOVE KOSOVE, KRENARE

Moj Kosovë, Kosovë krenare,
Dardani te kan pas thanë,
Kur vërshuen hordhitë barbare,
Njihesh ti popull Dardan.

Emnin tand e nderruen patjetër,
Frik‘n ia kin emnit Dardan,
Pse ish popull fort i vjetër,
Racë Pellasgu, Ilir, Trojan.

Sot po mblidhen krye për krye,
Me tregtue për pavarësi,
Bash ata që të kan fye,
E t’kan lanë kaq koh n’robni.

Të shtat krajlat t’kan denue,
Me u robnue ti nën Serbi,
Tash po dashkan me të ndihmue,
Me fitue njat pavarësi.

Qoftë Evropa ose Amerika,
Shtete të tjera e bota mbar,
Le ta dijnë se ku t’vij dita,
Vendos populli kosovar.

Do ta shpallin pavarësinë,
Burrat trima të Dardanisë,
Përkrah e kanë ata Shqipninë,
Për fitoren e lirisë.

N’kambë asht çue kombi shqiptar,
Dardani ti me u nderue
Me fitue emnin e parë,
Historinë ne vend me çue.

Me çue ne vend veç historinë,
Histori t’kombit shqiptar,
Me u bashkue me pavarësinë,
Në Bashkimin Mbarkombëtar.

NANE TEREZA E SHQIPTARISE

Heu ! ju zana të malsisë,
Që i kënduet përherë trimnisë;
Bashkë me orë e shtojzovalle,
Për nji grue t’këndojm të rallë
Zana sot u kërkoj ndjesë,
Për me thanë një përkujtesë.
Njat lahutën me m’afrue,
Bashkë nje kangë për me këndue,
bashkë një kangë për me qendisë,
për një bijë të shejtë t’Shqinisë,
nanë Terezën e tanë njerëzisë.
Bekue qoftë ai truell arbnor
Atje n’ Shkupin tonë malor,
Ku ke lindun ku je rritë,
Ku ty Zoti të dha dritë.
Zanin ndjeve t’Perëndisë,
More rrugën e mirësisë,
E përvujtun dhe fetare,
Nanë Tereza shqipëtare.
N’fund t’Hindisë të ra me shkue,
Për të vorfnit me punue,
Se ty Zoti t’kish caktue.
E krishtenë me fe me zemër,
Shpejt mbi botë fitove emën.
Ndrite porsi rreze dielli,
Që leshon dritën nga qielli,
Me vullnet të Perëndisë,
Me shërue plagët e njerëzisë.

Aq e vogël ti me shtat,
Aq e brishtë e pa takat,
Por me shpirt aq madhështore,
Me një forcë të madhe hyjnore,
Për mbi botë je çue vigane,
Me njё dashuni prej nane.
Për t’sëmunët pa shpëtim,
Dhe për pleqtë pa strehim.
Për fëmijët të pa nana,
Mbetun rrugëve qyqana.
Nanë u bane për njerëzimin,
Dhe fitove admirimin,
Dhe fitove ti lavdinë,
E lartësove ti Shqipninë.
Shpresë, besim me vepra e fjalë,
Këtu shkollë atje spital,
Çerdhe, kopshte, qendra, vatra,
Në qytete e në fshatna,
Në Hindi e n’botën mbarë,
Deri n’truellin tand shqiptar,
Ku ke lind, prej ku je nisë,
Me vullnet të Perëndisë,
Për mirësinë e njerëzisë.
Para teje u gjunjëzuen,
Me respekt ty të nderuen:
Kryetar shtetesh, Presidenta,
Sundimtarë, Mbreten, Regjenta,
Papët e Romës, Kardinalë,
Nobelista e Gjeneralë,
Shkencëtarë dhe Akademikë,

Prej Evrope n’Amerikë,
Australi, Azi, Afrikë,.
Çmimin Nobël ti fitove,
Ti moj bij’ e denjë arbnore,
Nanë Tereza, nanë shejtore!
Islamik’, Hindu, Kristianë,
Nga çdo feje e nga çdo anë,
N’ty kanë njohun mirësinë,
Që t’afroi me Perëndinë.
Gjithë shqiptarët n’kamb janë çue,
Nanë Terezen me nderue,
Nanë Terezen e bamirsisë,
Krenarinë e tanë Shqipnisë.
Një mesazh na vjen prej saj,
Plot me shpresë e plot uzdajë:
Kush asht trim e kush asht burrë,
Të afruem ma fort se kurrë,
Kush i thotë vetit shqiptar,
Për bashkimin tonë kombëtar.
Nder i solle kombit arbnor,
Mbi tan rruzullin botnor,
Zoti i madh i gjithësisë,
T’dha kunorën e shejtnisë
Për lavdinë e Shqiptarisë!

BIJE E TROJEVE ARBNORE

Nanë Tereza, Nanë shqiptare,
Monument i mirësisë,
Bij e trojëvet arbnore,
Nder, lavdia e Shqiptarisë.

Mbi mbarë botën u naltësove,
Të fuqishmit t’kanë nderue,
Derën t’hapën kudo shkove,
Për të mjerët me i ndihmue.

Shpalle veprat e bamirësisë,
Për të sëmunët e pa shërim,
Për jetimat e fatkeqësisë,
Për t’vobegtit pa strehim.

Papa i Romës, njerëz të shquem,
Presidentë, princa e mbretën,
Para teje u gjunjëzuen
T’ vegjël krejt e ndienin veten.

Vend i vogël ish Shqipnia,
Nxuer figura viganore,
Gjergj Kastriot q’njeh historia,
Nanë Terezën, bij arbnore.

Leka i Madh me ta rreshtohet,
Me Mbret Pirron t’ Ilirisë,
Çdo shqiptar për ta krenohet,
Veç me ndjenjën e krenarisë.
Vitet shkojnë, shekuj të tanë,
N’ faqet shkrue të historisë,
Emni yt vendin ka zanë,
Si shenjtorja e mbar’ njerzisë.

Njëqindvjetorin tand kujtojmë,
Çdo shqiptar fort t’adhuron,
Lutjet tona ti drejtojmë,
Zoti fjalën ta degjon.

Kudo t’ngrihen përmendore,
Në gjithë botën janë ndertue,
Kisha, shkolla e shetitore,
Emnin tand për me nderue.

Nanë Tereza, bij shqiptare,
Ty veç Zoti t’ ka krijue,
Ti me lind n’kët tokë amtare,
Shqiptarinë krejt me nderue.
Nanë Tereza, bij arbnore,
Rrofsh në shekujt ti përore!

NERMIN VLORA NJE KRENARI

Lajmi hapet an’ e mb’ané,
Qysh prej Rome der n’ Tirané,
Dhe jehon mbi botén mbaré,
Nam po len kombi shqiptar 1
Asht krijue Akademia,
Qé mban emrin « lliria »,
Krenari po ka Shqipnia,
Krenari po ka Diaspora,
E krijoi vet Nermin Vlora!
Nermin Vlora bij shqiptare,
Vajzё e bukur lëgjendare,
Mbes e lsmail Qemal Vlorés,
Nder i madh i gjithé Diasporés !
Midis Romés madhështore,
Ka naltsue kulturën arbnore,
Ka krijue Akademi.
Nermin Vlora i ka pri.
Nga gjithé bota na jan ftue,
Shkencétar pér me u tubue,
Shkencétare dhe profesora,
Si té huej si nga Diaspora,
Arbëreshë e nga Shqipnia
Nga Kosova e Cameria,
Me u krijue Akademia
Renz Falaski ambasador
Italian me shpirt arbnor,
Ka marr fjalën pérshendet,
Mir po thoté e mir po flet:
Mirseardhet miq t’ Shqinisé
N’pérurim t’Akademisé !
Pérshéndet vet Nermin Vlora:
T’lumté Nermin, e béré fora !
Pune do baj kjo Akademi.
Té rimkambet historia,
Qé ndèr shekujt pat Shqipnia.
Gjuha shqipe té naltsohet,
Të studiohellé lévrohet.
Gjuhé e vjetér t’afirmohet,
Qé kan fol Pellasg’t e motit
Dh’Iliriant trimat e zotit,
E që flet raca shqiptare,
N’tané Evropen gjuhé e paré
N’tané Evropen gjuhé ma e vjetër,
Si ajo nuk ka një tjetér.
Telegrame po vijnë shumé,
Vijné urimet porsi lumë :
Gjithë shqiptarët po gëzojné.
Rrofsh moj triméreshë shqiptare,
Nder na dhe né botën mbarë!
Lahutarét kanë me k’ndue,
Dhe poetét kané me shkrue,
Emnin tand pèr me naltue,
Kangè pér ly kané me qéndisé,
Nder e késaj Akademisé,
Qé mban emnin ., IIiria »,
Ka me shkrue veç Historia,
Bijë të denjé té ka Shqipnia !

DERDH NJE LOT
(Kushtue poetit Ali Podrimja)

Për një poet
Sot e derdh një lot
Ishte shpirt i poezisë
Ishte shpirt i Kosovës
Bir i asaj toke martire
Vaditun me gjak heroijsh
Për të cilën
Qante dikur vargu i tij
Qante
Por edhe kendonte
Me vargje sublime
Për lirinë
Për Pavarësisinë
Të fitueme
Pas shekujsh betejash
Kundër çdo barbari
Kundër çdo anmiku
Të Kombit Shqiptar.

Ishte shpirt poeti
Ishte shpirt patrtioti
Vjershat e tij të frymezueme
Ia kushtoi Atdheut
Dashunisë ma të madhe
Në thellesi të zemrës
Ruejtë
Dhe vargëzue në poezi
Në atë poezi të pavdekshme
Që e ruen të pavdekshëm
Kujtimin e tij.

Derdh një lot për poetin
Ishte shpirt i poezisë
Ishte symbol i atdhedashunisë.

KUSHTRIMI I MADH

Nje kushtrim i madh buçet,
Permbi fusha, male e det :
N’kamb o burra te Shqipnise,
Me i dale zot na historise.
Lidhje t’madhe me krijue,
T’gjithe aty na me u bashkue,
Pa dallime e pa kufi,
Qysh nga jugu e ne veri,
Lidhje Shqiptare ne Bote,
Zoti vet ket fjale e thote !
Prej gjithe trojeve shqiptare,
Prej diaspores botes mbare,
Ne kuvende me u tubue,
Delegatet me caktue,
Per Kongresin madheshtor,
Te bashkimit arberor !-
Kshtu po flet po njaj Simoni
Shqiptar mir ju ta ndigjoni,
Me Mikelin vlla per bri,
Me shume shoke e me miqsi
Po perpiqen per Shqipni!
Njikto burra prej Kuzhnini,
Kudo i shifni, kudo i gjini,
per ket çeshtje mbar shqiptare,
S’kursejn djers as kursejn pare.
Kush asht burr intelektual,
Qe po i din me lidh dy fjale,
N’krye te punes per me dale,
Qe te prije puna mire,
Si shqiptaret kan deshire.
Çue shqiptarët anëmanë
Tue fillue prej Tirane
Prej Brukseli e prej Londoni,
Prej New Yorku e Washingtoni.
Nga Suedia e Norvegjia,
Nga Zelanda e Australia
Nga gjth ruzuli i botës mbarë,
Kudo mblidhen kto shqiptare,
Kudo mblidhen bisedojne,
Forcat duen kto te bashkojne,
Lidhjen shpejt per me krijue,
Ne Kongresin me u tubue,
Me u tubue e marre vendim,
Ku shqiptarët me guxim
Te vendosin një bashkim,
Çka vet Zoti i madh e thote :
Lidhje Shqiptare ne Bote !

BUQET ZANI I SKENDERBEUT

Buçet zani i Skenderbeut,
Tunden trojet e Atdheut,
Qysh prej Nishi der n’ Preveze,
Zemrat shqipe tuj i ndeze !
Atje n’Lezhe e flakroi shpaten,
Me u betue te gjithe mbi dhjaten,
Kush asht princ e kush asht burre,
Per liri e per flamure.
Nje Beslidhje ka krijue,
Princat t’ tane aty bashkue,
Kunder turkut me luftue,
Qe po don me na zaptue,
Me luftue kunder tartarit,
Qe po shkel dheun e shqiptarit !
Sa qe gjall Gjergj Kastrioti,
Turku ne Shqipni s’kulloti.
Po çuditej bota mbare,
Trima qenkan kto shqiptare!
500 vjet kaluen n’robni,
nen barbarin turqeli!
Por nuk mposhtej kurr Shqiptari,
Tuj ruejt gjuh’n qe i la i Pari,
Tuj ruejt gjuh, kanun, tradita,
Tuj luftue ne mal komita.
Abdyl Frasheri n’Prizren,
Po kryeson te madh kuvend,
Me shume burra e luftetare,
Per shpetimin mbarshqiptar.
Besa bese ketu bashkue,
Lidhje t’forte po kan krijue,
Lidhje t’madhe te Prizrenit,
Pavaresine me ia kthye vendit.
Pushken ja kan vue Turkise,
Nderin me ia kthye Shqipnise,
Me ngrit flamurin e lirise!
Shpejt flamuri kuq e zi,
U shpalos mbi gjithe Shqipni,
Ismail Qemali n’Vlore,
Vete e ngriti aty me dore !
E muer vesh gjithe bota mbar,
N’veti duel kombi shqiptar,
Mbas pese shekujsh ne robni,
E fitoi t’ shtrejten liri !

GJERGJ KASTRIOT TI ME NA PRI

Ç’asht moj Zanë kjo gjamë nga malet,
Ç’asht kjo ushtimë që kurr nuk ndalet.
L’shon kushtrimin Skanderbeu,
Dridhet toka, tundët dheu.

N’kambë shqiptarët ju me u çue,
Me ngjesh armët me luftue,
Ka ardhun dita e Lirisë,
Dërmen me ia dhanë Turkisë.

N’kala t’Krujës valon krenar,
Njaj flamuri fitimtar,
Njaj flamuri kuq e zi
Që ne shekujt veç ka pri.

Në Lezhë shpejt mblidhet kuvend :
Flasin princat rend me rend :
Flet Princ Skura e Dukagjini
Prin Muzaka e Jonimi.

Kastriot ti me na pri,
Komandant mbi gjithë ushtri.
Skanderbeu nji fjalë ka thanë :
Të bashkuem t’jemi të tanë.

Lezhë qytet i Ilirisë,
Mblodhe burrat e Shqipnisë,
N’krye qendron Gergj Kastrioti
I Shqiptarve Princ Kryezoti.

Pa ndigjo Sulltan Murati,
Për njat kryq që mbaj në gji,
Me marrë Krujën je ba gati,
Gjithë ushtrinë kam me ta gri !

Fort tërbue asht Sulltani,
E ka dyndun gjithë ushtrinë,
Rrethim Krujës veç i bani,
Ban hesapet pa hanxhinë.

Se jo, Kruja nuk dorzohet,
Skanderbegu fort e mbron,
Njaj Murati krejt tërbohet,
Prej marazit vdes e shkon.

Gjith Evropa n’kamb asht çue,
Mbretën, Roma e Venediku,
Skanderbegu qoftë nderue,
na ka mbrojt prej çdo rreziku.

Emni i tij me shkronja t’arta,
Rrin i shkruem në Histori,
Me levdatat ma të larta.
Përjetsisht i qoftë lavdi !

Çdo shqiptar për të krenohet,
Për kët Princ e luftëtar,
Brez pas brezi do te kujtohet
Si ma i Madh Hero Kombëtar !

TRADHETI E TRADHETARE

Pa ndigjoni ju shqiptarë,
Dora e Zotit si kurr ma parë
Na ish shtri përmbi Shqipni,
Na kish njohun një Kombësi
Prej Kosove n’Çameri.
I bashkuem kombi arbnor,
Prej Veriut n’ kufi jugor,
Qysh prej Nishit në Prevezë.
Zemrat flakë na i kish ndezë.
I madhi Zot të qofshim falë,
Përkrah fort ti na ke dale,
Kombin tone na e ke bashkue,
Siç kem dasht e kem andrrue!
Qeveri krijue kombtare,
Fort gëzojn zemrat shqiptare,
Ma fort zemrat kosovare:
N’nji Shqipni tashma bashkue,
Katër vjet po kan kalue.
Por nuk deshti historia,
Por nuk deshti ajo partia,
Që i thosh vedit komuniste,
Me idena krejt marksiste.
Lidh me rusin dhe serbinë,
N’vorr me e qit ato Shqipninë,
Se po don njaj Stalin baba,
Njaj muzhiku mustak krraba,
Se po don Tito kroati,
Enver Hoxha tru sakati.
Ky Enver gjinokastriti,
Shqiptarinë krejt fare qiti,
Sa ka mujt ka pushkatue,
Ka burgos e internue,
Digj e piq edhe rrenue:
Lidh mbas sllav’ve t’Siberis,
T’zezën ia ka ba Shqipnisë,
T’zezën ua ka ba shqiptarve,
Dhe ma fort veç kosovarve.
Njat Shqipni që u bashkue,
Prap kan nda edhe coptue,
Se ia desh qejfi Stalinit,
Beligradit e Kremilinit.
Tradhёtia n’shesh ka dalё,
Komunistat shit nё sllavё.
Ku jan burrat atdhetarë,
Që i kan pri kombit në ballë ?
Varun, diegun edhe vra,
Me terror të madh hata !
Tash po flitet për bashkim,
Në çdo mbledhje e tubim,
Tuj rrah gjoksin si atdhetarë,
Patriotë e t’mdhej shqiptarë.
Janë po « shokët » e partisë,
Po varrmih’sat e Shqipnisë,
T’’Enver Hoxhës trahgimtarë,
Që s’kan n’kokë një kokërr farë,
Ma sa ka veç një gomar.
Ku ka ra e mjera Shqipni,
Drejt në llucë dhe jo në hi,
Dhe prej baltës kush e qet ?
Zoti n’dasht me t’madh kivet !
Por si i bahet ? Bidat të ri,
Paskan qit për histori,
Paskan qit se historia,
Duhet shkrue si don Turkia !
Por nji burr s’paska n’Shqipni,
Skënderbeg për me na pri,
Turkuit dhambët me ia thy ?
Ndal mor turk anadollak,
Se der n’gju ktu derdhet gjak,
Mjaft t’duruem 500 vjet,
Dashke ti me ardh opet.
Të thejsh qafën si e ke thye,
N’ Anadoll atje me u kthye !

VIGAN NE HISTORI

Vite e shekuj kan kalue,
Si vigan nё histori
Skandebegu veç asht çue
Me u pёrmen n’pёjetёsi.

Nalt flamuri kuq e zi
N’kala t’Krujёs ai e ngriti
Ndezi luftёn pёr liri,
Ushtritё turke i çoroditi.

Pёr rreth vetes trima zgjodhi,
Princa, kokta e luftёtarё,
Nё beslidhje n’Lezhё i mblodhi,
Me luftue turkun barbar.

Ndёr luftime lёgjendare
I priu popullit arbnor,
Ndёr beteja fitimtare
Kundra turku veç pёror.

Ban çudi Evropa mbar,
Nga ka dal ky i madh strateg,
Nga ka dal ky princ shqiptyar,
Qё po quhёt Skanderbeg.

Nga ka dal Gjergj Kastrioti
Ky shqiptar me pёrkrenare,
Shpata e tij si rrufe Zoti
Kёrdi baan mbi ushtritё barbare.

Papёt, mbretёn e ndёrojnё
Anёmbanё n’Evropёn mbar,
Njё hero tё madh e çmojnё,
Qё ka nxierr kombi shqiptar.

Si mburojё e qyetetnimit,
Ai po njifet e levdohёt,
Gjith Evropa e krishtёnimit,
Prej ushtrisё shqiptare mbrohёt.

Çdo shqiptar ka krenari,
Pёr kёt princ e luftёtar,
Qё pёrmendet n’histori,
N’shekujt si strateg i parё.

Se kah lind e prendon dielli,
Bota e njeh Gjergj Kastriotin,
Skanderbegun q’erdh prej qiellit,
Me mbrojt popujt, me mbrojt Zotin.

Brez pas brezi kombi shqiptar
Skanderbeun ka me nderue,
Si ma i madh Hero kombtar,
N’histori mir fort me u shkrue.

GJUHA SHQIPE

Nana u kthye në nënë… nënëneja,
Detyrohet n’shkollë fëmija,
Me kësish bidate t’reja,
Mjer shqiptarët, mjer Shqipnia.J

Ju shqiptarve u plaçin sytë,
Apo jeni t’gjithë qorrue,
Ç’asht kjo gjuhë « standarde » e dytë
Që tashti na kanë përftue.

E kan kthye n’kuti konservash,
Që standarde i qet fabrika,
Ca matufa dalë prej kërmash
I zantë damlla e u raftë pika!

Por Shqipnia nuk asht shue,
Dhe shqiptaret s’kann dalë fare,
Nji kët punë për me durue,
Me u përdhos gjuha shqiptare.

Politika t’mos guxojë,
T’ushtrojë dhunë edhe diktat,
Punën e vet ajo t‘vijojë,
Shkencëtarët ti lajë rehat.

Shkencëtarët veç me mend,
Veç me mend e me urti,
Jo si ca që krejt janë çmend,
Tuj sajue e shpik dreqni.

Zani i fortë i Kastriotit
Ka kumbue në gjuhë arbnore
Siç kanë folë shqiptart e motit,
Nëpër rrtjedhat shekullore.

Shqip Buzuku po kish shkrue,
Në gengnishte t’mirëfilltë,
Budi shqipën kish levrue,
Tuj u lodh m’e qit në dritë.

Fill pas tyne dhe Bogdani,
Vjersha t’bukra paskej shkrue,
Në gëgnnishte kumbon zani,
Bukur fort i ka rreshtue.

Pse na mohut tash me i ra,
Pse kan dale do biqim horrash,
Që njat shqipen duen me zhba,
E m’e kthye në nji gjuhë sorrash.

A thue e dini ju shqiptare,
Se çdo t’thotë një gjuhë „standarde“,
Mirë ju besa vesh me e marrë,
Se kuptim ka gjuhë bastarde.

Vaso Pash na e ka lanë,
Se Shqipnisë burrat e dheut,
I kan thirrun gjitmonë “nanë“
Qysh përpara Skanderbeut.

Vini veshin fjalës s’poetit,
Që prej popullit ka dalë,
E ia din hallet miletit,
Me të cilin duen me u tallë.

Në gegnnishte kam këndue,
Qysh në djep me ka msue nana,
Djalë pas djali trashëgue,
Ruejt gjatë shekujve të tana.

Shqip kan folun Zana e Orë,
Shtojzovallet kanë këndue,
Bukur kapun dorë për dorë,
Në lëndina tuj vallzue

Kanë folë trima e luftëtarë,
Ash këndue n’lahutë t’malcisë,
Nëpër shekuj e mijvjeçarë;
N’ato malet e gegnisë.

Dhe gegnisht ka me u lëvrue,
Përgjatë shekujve të tjerë,
Brez pas brezi trashëgue,
Fort e bukur si përherë.

KUSH E SAKATOI SHQIPNINE

Kush Shqipnise ia bani zine,
Edhe e desht ma shum partine,
Desht ma shum Jugosllavine,
Njat Kosove asaj ia shiti,
Kosovarët faret i qiti ?
Kush ma teper desh Stalinin,
Qe sundonte ne Kremlinin,
Këtë katil mustaqe zi,
N’at Kremlin – Olimp i ri –
Si Zeus e Perendi ?
Kush e ngriti n’qiell Enverin,
Qe shqiptaret ia pane sherrin,
Kte njeri me vese t’kqija,
Tmerr prej tij veç pa Shqipnia ?
Kampe e burgje kush krijoi,
Patriotet kush i denoi,
Kush i vrau e pushkatoi,
Kush u treti kocka e vorre ?
A s’ish kjo qeveri horre ?
Kush familjet ma t’nderueme
Treti e mbylli t’internueme,
Pleq e plaka, gra e femi,
Sikur t’ishin bageti ?
Nder siklete humben jete,
Vorret tyne kurr s’u gjeten!
Vall kush bani baterdine,
Kush e sakatoi Shqipnine ?
Veç nje anmik antishqiptar,
Komunizmi sllav barbar !

VAJTOJNE MALET

Vajtojnë malet, vajtojnë fushat,
Se n’fuqi kan hyp kërkushat.
Vajtojn guri, vajton druni,
Se n’fuqi ka hyp firuni.

Fort qe besa po kam tutë,
Me na u tha kan besa trutë,
Me lafit kemi njëmend,
Kur partia erdhi n’ket vend.

Nanë partia me bijt e saj,
Vajmedet per ne, vaj, vaj.
Njaj Enveri nji far kopuku,
Krejt parinë shqiptare e zhduku.

E ka zhduk e qitun fare,
Me terror, krime barbare :
Mbushun vendi plot me vorre,
Kshtu po don partia horre.

Plot me burgje e kampe pune,
Ku punojn njerzit prej dhune :
Hap kanale e thaj këneta,
Ku i kan lane eshtnat e shkreta.

Mor Enver, legen e pusht,
Pse nderon mor horr me grusht.
Kokës sate me grusht bjeri,
Paske qane katil per seri.

Komunist e stalinian,
Nam te zi veç ti ke lan,
Vrave burrat e Shqipnisë,
Me ia ba qefin Serbisë.

Mbyte njerez ti me mija,
Se njashtu urdhnoi Rusia,
Kur me Kinen u vllaznove,
Fenë e Zotit ti ndalove.

Ateist e shpalle shtetin,
E tmerrove gjithë miletin,
Prifta, hoxhallare e popa,
I gremise nëpër gropa.

N’burgje fute ti me mija,
N’burg u kthye tan Shqipnia,
Nuk kurseve gra e fëmi,
Veç mbi to bane kerdi.

Te malkojne nanat e shkreta,
N’internim u shkojti jeta,
Humbën fëmijt, mbeten kërcuna,
Mjerim bani mbi to dhuna.

Vdiqen pleq e vdiqen plaka,
Mor Enver t’u preftë nafaka,
Me Nexhmijen njat kulshedër,
Gjakatare e bishe e egër.

Kjo Nexhmija nji grue shtrigë,
Kriminele e mendje ligë,
Këshilltare e mbajte pranë,
Ledi Makbeth i kan thanë.

Mor ku je Ismail Kadare,
Paske qenë një kokë matare,
Tuj thur himne ti partisë,
Diktatorit e Nexhmisë.

Medet ne, medet Shqipnia,
Keq na mori historia,
Diktatura na ka dermue,
Zot i madh me na shpetue !

Zot i madh na jep shpëtim,
Ta shijojmë dhe ne lirinë,
Na jep jetë veç për do ditë,
Që të shohim pakëz dritë.

Nja dy kangë po due me këndue,
Atë kohë mos me harrue,
Me kto vargje ne poezi,
Që të mbetën në histori,
Shum ke vuejt e mjer’ Shqipni !

JEHONA E SHEKUJVE
Hyrje në një Poemë

Kangë e parë

Zanë e madhe e Shqiptarisë,
Sot nji kangë po due me nisë,
Sot nj kangë po due me k’ndue
Njat lahutën me ma prue
Bukur fort ti me m’shoqnue.
Mblidhi orët e shtojzovallet
Radhë me radhë të nisin vallet
T’nisin vallet të këndojnë
Kangët tona të shoqnojnë.
Se moj Zana shtat selvi,
Do t’këndojmë për histori,
Histori t’Kombit Shqiptar,
Që ta njohi bota mbarë.
Fill n’agim të njerëzimit
Janë Pellasgët e qytetnimit,
Janë Pellasgët populli i vjetër,
Para tyne s’del kush tjetër.
Janë Pellasgët t’parët tonë,
Historianët po na e thonë,
Historianë edhe shkrimtarë,
Sot e pesëmij vjet ma parë.
Flet Homeri dhe Herodoti,
Njerëz t’ditun qysh qëmoti,
Ksenofoni dhe Tucididi,
Sofokliu dhe Euripidi,
Se n’Evropë populli i parë
Janë Pellasgët, gjak shqiptar,
Bota e vjetër shqipen foli
Para tyne kush nuk doli,
Prej Danubit n’Adriatik,
Prej Egjeut e n’ detin Kaspik,
Prej Egjiptit der n’Hindi,
N’ detin Jon e n’Itali,
Në gjith pellgun mesdhetar,
Qenë Pellasgët sundimtar :
Nepër detna lundërtar,
Nëpër troje ndërtimtar,
Shpikën hekurin farkëtar,
I dhanë botës alfabetin,
Me anije pershkuen detin,
Kala ngriten e qytete,
Që nuk pyetnin për termete :
Mure t’forta madhështore,
Që i qëndruen dallg’ve kohore..
Qenë Pellasgët dhe Ilirianët,
Që sunduen ndër Ballkanët,
Nda ndër fise edhe mbretni,
Që u quejtën Iliri.
Lufta e Trojës kur ka nisë,
Që ia veshën kot Greqisë,
Kur Greqi nuk kishte fare,
Veç po kish fise shqiptare,
Pse Akej, Dardanë, Trojanë,
Të gjithë ishin pellasgianë,
Të gjithë ishin ilirianë,
Të gjithë trimat kordhëtarë,
Gjak pellasgu, gjak shqiptar.
Qoftë Hektori apo Akili,
Qoftë Ajaksi apo Paridi,
Mbret Priami e Agamenoni,
Dh’ai Uliksi burrë zakoni,
Qoftë Patrokli apo Heneu,
Te tillë burra s’i kish dheu !
Kangë për ta veç janë qendisë,
N’ njat lahutën e malsisë,
N’gjuhë pellasge janë këndue,
Si n’at Trojën u luftue,
Kush pat humb, kush pat fitue.
Pellasgjisht Iliada u shkrue,
Pellasgjisht edhe u këndue
Ktu e pesëmij vjet përpara,
Kur greqisë s’i dihej fara.
Pesëqindvjet ma vonë Homeri,
E përktheu në gjuhë heleni,
Edhe greku një rracë sherri,
Përvetsoi gjithë historinë,
Për të shue krejt Ilirinë,
T’mos përmendej ma n’histori,
Veç të flitej për Greqi.
Vesh ta marri çdo shqiptar,
Ishim na popull i parë,
T’qytentimit krijimtar,
Me të cilët mburret bota,
Pse kështu u kthye rrota,
U kthye rrota e historisë,
Për të keqen e Shqipnisë.
Ka ardh koha për me u zgjue,
Kombin tonë për me naltue,
Historinë me ia radhitë,
N’dritë t’vërtetën me ia qitë.
Me shkrue libra dhe studime,
Me gërmue ndër hulumtime.
Gjuhetarë e historianë,
Kudo gjendën e kudo janë,
Vepra t’forta për me nxierrë,
Me fitue kohën e bjerrë.
Pra t’ dashun bashkatdhetarë,
Sot kënduem kangën e parë,
Do t’vazhdojmë për me këndue,
Për Shqipni me ju tregue,
Si u zhvillue fisi shqiptar,
Nëpër shumë mijavjeçar.

DY SHPÊLLA T’ THÊLLA… – Nga Fritz RADOVANI

 

AT SHTJEFEN GJEÇOVI

(1874 – 1929)

 

Ndër dy shpella të thella, nën dy harqe të daltuem në shkambijtë e ashpër të maleve tona, të naltuem e të zhytun deri në vrantësinën e pafund të qiellit, të ndamë nga një stom i drejtë që bie pingul mbi një kreshtë burrnore e ku nën té buroi si prroni i pastër e i freskët hymni i një Flamuri të dhunuem për shekuj me rradhë, pikërisht aty, në ato dy vatra shkëndijash me të cilat nuk mujtën me u hangër as sytë e Shqipës, nën cohën e ashpër e të murrme të zhgunit të Shën Françeskut, pushoi së rrahuni Zemra e Madhe e Fratit të Kosovës, mu në Zym të Hasit të Thatë, me 13 Tetor 1929.., kur serbët menduen me e lanë të përjetshëm Emnin e fratit tue pagëzue me gjakun e Tij të Shenjtë brigjet, cungat e stomijet e njomuna për sa shekuj nga vllaznit e Tij, dhe tue i diftue botës mbarë se këtu njenit prej bijëve të Ilirëve sot hasmi tradhëtisht i ngriti një monument ma të fortë se bronxit, Monumentin e At Shtjefën Gjeçovit OFM, i cili ndër shekuj nuk do të kenë kurrma mort!

E ç’prej asaj dite të zezë duert e Shugurueme të Tij nuk do të daltojnë kurrma ndër zemrat e njoma shkrojlat e At Gjergjit!…E, nuk do të shkojnë gjatë kur camerdhokëve të vegjël nuk do t’u mësojë ma kush me shkrue emnin “Gjergj Kastrioti”…!

Qysh se fillova me marrë mend e kuptova fjalën “vrasë” tue pa me sy gjakun e derdhun lamë në 13 Tetorin e vitit 1943 në Tiranë, kjo datë më kujtonte shprazje armësh e bombësh mbi njerzit e pambrojtun e të pafajshëm…por kjo nuk ishte data e parë e atij tmeri që përjetova si fëmijë kur ishe vetëm 3 vjeç, mbasi për të gjithë Shqiptarët një 13 Tetor tjetër të përgjakun kishin përjetue 14 vjetë para meje nxanësit e Zymit të Hasit në Kosovë, kur dora e pabesë e shovenistëve serb në vitin 1929, plandosi përdhé Mesuesin e tyne të Gjuhës Shqipe, fratin e përvujtë, At Shtjefën Gjeçovi, pra plot 90 vjet ma parë.

Ishte pikërisht ajo vjeshtë e zymtë kur flladi i freskët frynte mbi gjethet e zverdhuna të lisit, me të cilët Përenditë Pellazge thurën kunorën e martirizimit por edhe të lavdisë së përjetëshme që me duert e Tyne Ata, i vunë mbi ballin e Heroit të Popullit Shqiptar!

Ishte ai dru i gdhenun që i kishte lëshue ata gjeth për shtroje për daltuesin e vet, kur në dorën e Tij iu gjet si shkop për mburojë bash atëherë kur zagart e mbarë Ballkanit lehnin për “barbarët e egjër”, mbasardhësit e Lekës dhe të Gjergjit të Madh.

Ai nuk eci kurr mbi shilte e cerga…Ai eci i zbathun me sandalet e Tija mbi gur e shkrepa, mbi ferra e zallishta, ndër fusha, shpella e male, vetëm mbas Kryqit, me Ungjill në dorë. Ungjill e Kanu ishin mburoja e Tij; Paqë e Drejtësi ishin parzmorja e Meshtarit tonë…

Ai ishte djalë i Janjevës së Kosovës, i lemë me 12 Korrik 1874, nga një familje e thjeshtë me origjinë nga Kryeziu i Pukës, me tradita të theksueme Shqiptare. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku famullitari i atij vendi, tue vrejtë cilësi të një squtësie të rrallë e mbi të gjitha një natyrë të prirun për kah Feja e ditunia, me leje të prindëve të Tij dhe të Argjipeshkvit të Shkupit, e merr Hilën e vogël (emni i parë i Pagëzimit ishte Mëhill ose Hilë), dhe e sjell në Kolegjin e Françeskanëve të Troshanit. Aty vazhdoi mësimet e mesme dhe u pergatitë që në moshen 10 vjeçare shpirtnisht për udhën e vështirë në të cilën mendonte me vazhdue, tue ju kushtue Urdhnit të Fretenëve të Vogjel (OFM) të Shën Françeskut të Asizit, që kanë zanë vend në Shqipni që në Shek. XIII mbas Krishtit. Zakonisht aso kohe studentët Shqiptarë mbas këtyne viteve shkollore  dergoheshin në Bosnje, ku banin një plotësim mësimesh liceale me profesorë të njohun dhe njëkohësisht edhe parapergatiteshin për studimet e nalta teologjike, të cilat pjesa ma e madhe i kanë krye në Austri dhe Itali. Gjeçovi studimet e nalta të filozofisë i bani në Banjaluke, ndërsa ata të teologjisë i ka përfundue në Kreshevë, ku u njoht me letrarin e madh epik Gegë Martiq. Si duket edhe Gjeçovi, ashtu si At Gjergj Fishta, nga ajo shkollë e Bosnjes marrin edhe nektarin e njohun të asaj letersie e cila ma vonë ndikoi direkt në krijimtarinë e tyne letrare, por duhet theksue të një niveli artistik shumë të naltë e që mbetë edhe i papërsëritshëm mbas këtyne kolosëve, që kanë lanë vepra me vlerë të madhe në fondin e kulturës sonë Atdhetare Shqiptare.

Në vitin 1896, porsa kishte krye studimet, vjen në Shqipni dhe fillon veprimin fetar e atdhetar në Pejë, Laç të Kurbinit, Gomsiqe, pikërisht ndër ato zona shumë të vorfna, por që la mbresa të përjetëshme me mësimet e Tija të Atdhedashunisë, një vepër e vazhdueshme e Urdhnit Françeskan në të gjitha Trojet Shqiptare ku kanë shkelë ata. Folklori, doket e zakonet dhe “ligjët e pashkrueme” të atyne viseve bahën shujta shpirtnore e Tij, me të cilat menjëherë filloi me mbrujtë landën edukuese të “Kanunit të Maleve” të Kombit Shqiptar. Reformat e Xhonturqëve e zanë në Gomsiqe dhe asht ndër të parët që i zbulon pa pikë frike karakterin shtypës të tyne ndaj vendit tonë. Në Durrës ka një korespondencë të dendun me shumë Shqiptarë të Shqipnisë së Mesme që punojnë për të njajtin qellim si Ky.

Ndër të gjitha vendet ku shkon ishte lashtësia e tyne ajo që shumë ma shpejtë se mund të mendohej e ban me vue gurt e thëmelit të shkencës së arkeologjisë Shqiptare, Baba i së cilës asht i madhi At Shtjefën Gjeçovi.

Kur At Gjeçovi arriti me pa frutin e përpjekjeve të veta për Liri dhe Pavarësi me ngritjen e Flamurit në Deçiq në 1911, dhe me 28 Nandor 1912 në Vlonë, Ai nuk u pajtue si të gjithë shokët me okupacionet e hueja, kjofshin ata edhe të pjesëshme ose edhe të përkohëshme, kështu pra, as italianët, austriakët apo serbët nuk e donin praninë e Tij. Madje në vitin 1920 kur asht në Vlonë bashkë me priftin Atdhetar Don Mark Vasa, janë në krahun e vendosun të luftarëve Atdhetarë të Lirisë, kundër zaptuesëve italianë. Mospajtimi i Tyne me të tilla vepra të fqinjëve ka ba atë Histori të Lavdishme të Tyne që përjetësisht ka mbetë Heroike.

Në fushën e letërsisë krijimtaria e Tij asht mjaft e gjanë por e panjohun pothuej fare nga Shqiptarët mbas vitit 1944 për ato arësye që dihën kryesisht të përfshimë në Gjenocidin sllavokomunist kundër Klerit Katolik Shqiptar dhe veprimtarisë Atdhetare të Veriut.

Asht logjike që veprimtaria e Tij e shkrueme në Gegënisht nuk mund të zente vend në letërsinë antiatdhetare të  realizmit socialist.

Mjaft dorëshkrime të Tij u plaçkitën nga komunistët kur ata bastisën Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit në Shkoder në vitin 1946 dhe shumë nga këto vepra të ruejtuna si dorëshkrime me vlerë, përfunduene pjesërisht në Jugosllavi, ndersa një pjesë tjetër janë endè sot jashta “perdorimi per disa”…, në podrumet e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.

At Gjeçovi në fushen letrare asht vlersue edhe nga dijetarët e mëdhaj të kësaj fushe si Prof. Karl Gurakuqi, i cili shkruen: “Gjeçovi botoi në Shkoder në vjetin 1910 vëllimin e bukur me titullin “Agimi i Gjytetnis” kushtue A. Fishtës, ndër fletët e të cilit frynë gjithkund nji erë e pastër ndiesishë të flakta atdhetare. Asht për tu shenuem në këte vepër nji studim i hollë mbi fjalorin e gjuhës shqipe, ku rrihet çashtja e pastrimit të fjalëve të hueja, të kujdesit në të folun pa gabime dhe të mënyrës së mbledhjes së fjalvet nga goja e popullit. Përveç këtij libri, kemi nga penda e tij edhe përkthimin e dramit tri pamjesh të Pjetër Metastasit “Atil Reguli” (1912); “Shna Ndou i Padues” mbas Dal-Gal (1912); “Vajza e Arleans-it a Joana d’Ark” (1915) etj.”

 

Ja, dhe një fragment i poezisë “E DREJTA !”:

 

“M’ kam, se Atdheu don që t’ vllaznohi
E njihni n’ t’ bame t’ keni e n’ fjal
M’ kam, se Atdheu don që t’ bashkohi
Hovin hujliut, vllaznisht me j’ a ndal
…M’ kam, shqyptart, m’ kam, e n’ zemrat trimnohi!


M’ kam, flamurin e Shqypnis qit – e ndrit
Emnin tand, pa frig e marre rrfeje
Gjuh’ n tande, n’ t’ cilën Mama t’ ka rrit
N’ drit me qitun, prej Zotit ke leje
…Ngrehu prej gjumit, se mjeft t’ ka topit!”

 

Si thëmelues i arkeologjisë sonë kombëtare asht vlerësue dhe njohë edhe nga dijetarë të huej të kësaj fushe si: Dr. Ugolini, drejtor i misionit arkeologjik italian që erdhi edhe në Shqipni, nga Prof. Marucchi n’ekspoziten e Vatikanit, nga Prof. Nopçe etj. Ai ishte me të vertetë një shkencëtar i mirfilltë në këte fushë ku la thesare me vlera të mëdha kombëtare të zbulueme prej Tij, të cilat ruheshin deri në 1946 në Muzeun e Kuvendit të Gjuhadolit në Shkoder, si Unaza e njohtun e Gjeçovit, armët Ilire, Zoja e Zezë e daltueme në dru, enë të vjetra prej balte etj.

Ka botue mjaft artikuj në shumë revista e fletore të kohës mbrenda e jashta vendit me pseudonimin “Lkeni i Hasit”. Shkopi i Tij i daltuem në dru asht një vepër arti në vete. Ai asht ruejtë deri vonë në Muzeun e qytetit të Shkodres.

Madhështia e At Gjeçovit ka mbetë në fletët e prarueme të vepres së çmueshme dhe të pavdekshme “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, me të cilën Autori arrijti me gjujzue shpifsit dhe mashtruesit e vazhdueshëm armiqë të Popullit Shqiptar, tue i tregue me fakte se, kush jemi dhe nga erdhëm për qellimin e madh të ruejtjes së identitetit tonë kombëtar.

Të gjitha mendimet dhe vlerësimet e At Fishtës, Don Lazër Shantojës, Prof. Karl Gurakuqit, Prof Ndoc Kamsit…, etj. për këte Kanu do të përmblidhën mbrenda parathanjes së kësaj vepre prej të Madhit Faik Konica,  i cili ka arrijtë me penden e Tij të artë me daltue në shkambijtë Shqiptar këto fjalë: “At Gjeçovin e pata njohur me anë letrash disa vjet përpara luftës Ballkanike. Më 1913 shkova në Shkodrë dhe atjè, në Kuvënt të Franciskânëve, nji ditë u-njohmë me sy e me fjalë të gjalla.

Mendimet nderimi që kisha patur për At Gjeçovin për së largu, m’u-shtuan ca mê tepër që kur u-poqmë. I mesmë nga gjatësia e trupit, pakë si i thatë, me një palë sy të zeza ku çkëlqente mendia po dhe zëmërmirsia, At Gjeçovi fitonte menjëherë besimin dhe dashurinë. Fjalët i kish të pakta po kurdoherë në vënt. Vetëm kur në të kuvënduar e sipër takohej nonjë pikë mi të cilën kish dituri të veçantë – si për shembëll Kanuni i Lek Dukagjinit ose vjetëritë greko-romane – At Gjeçovi çelej ca mê gjatë, dhe ahere ish gëzim t’a dëgjonte njeriu.

Asì kohe At Gjeçovi ish “famullitar”, domethënë prift i ngarkuar me shërbimin e një fshati ose rrethi, dhe rronte në Gomsiqe, i pari katûnt i Mirditës mb’udhë nga Shkodra n’ Orosh. A i vemi musafirë At Gjeçovit nonjë ditë të kësáj jave? Më pyeti njëherë At Fishta, me të cilin píqesha çdo ditë në Shkodrë. Mendimi i një vizite At Gjeçovit më pëlqeu pa masë. Ashtû, pa humbur kohë, u-nismë. Një gjë për të vënë ré, dhe që më mbushi me habí dhe trishtìm, është se nga Shkodra gjer në Gomsiqe, një udhëtìm shtat’ a tet’ orësh me kalë, nukë gjetmë as katûnt as shtëpí; veç një hani të varfër, ku qëndruam për të pirë kafé, s’pamë gjëkundi nonjë shënjë gjallësie: një vënt i zbrazur e i shkretë, si i harruar nga Perëndia dhe nga njérëzit. Po mërzia e udhëtimit na u-çpërblye përtèj shpresës posa arrijtëm në Gomsiqe, ose, që të flasim me dréjt, në famullí të Gomsiqes, – se katundi vetë i shpërndarë tutje-tëhû, një shtëpí këtû, një shtëpí nj’ a dy mile më tej, as që dukej. Famullia – një biná prej guri, e ndritur dhe e pastër, gjysm’ e zbrazur nga plaçka po e mbushur dhe e zbukuruar nga zëmëra e madhe dhe nga buzëqeshja e të zotit shtëpisë – qëndronte, mirëpritëse dhe e qetë anës një lumi. Këtû ronte At Gjeçovi. Këtû e shkonte jetën, në mes të lutjes e mësimeve, një nga njérëzit më të lartë që ka patur Shqipëria: një lartësí e përulur, në munt t’afròj e të lith dy fjalë aqë të perkûndërta; një lartësí shpirti dhe mendjeje e panjohur nga njeriu vetë, i cili, bir i vërtetë i të Várfërit t’ Assisit, në pastërí e në vobëksí të zëmrës tij e dinte veten të vogël. Famullia, shkollë dhe vënt këshillash të mira, u jipte fëmiíjëve themelet e stërvitjes, u përndante fjalët e urta dhe ngushëllimet njérësve në nevojë. Kohën që i tepronte, At Gjeçovi j’ a kushtonte studimit.

Merej ahere me institutat e vjétëra të Shqipërisë, nga të cilat një që arriu gjer në ditët t’ona është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Askùsh nukë munt t’i afrohej At Gjeçovit në diturín’ e këtíj Kanuni. Na tregói një dorëshkrìm nj’a dy-mij faqesh, studim i palodhur e i hollë ku kish mbledhur, radhitur e ndritur të gjitha sa kanë mbetur nga mendimet juridike të Shqipërisë në Kohën e Mesme, mendime të cilat ngjan t’i kenë rrënjët shumë përtèj Kohës së Mesme. Në kat të sipërm të famullisë, permi një tryezë të madhe, ishin shtruar një tok vjetërsirash greko-romane, të zbulúara e të mblédhura një nga një, me një fatbardhësí të rrallë dhe me një shie të mbaruar, nga dora vetë e At Gjeçovit. Mbaj mënt, veçàn, një enë të vogël të qojtur “lacrumatorium” lotore, asìsh që të vjétërit, në besim se të vdékurit qajnë të shkúarit e jetës tyre, i mbulojin në varr bashkë me të vdékurin që ky të kish se kû t’i mblithte lottë. Nuk më shkonte ahere kurrë nër mënt se pas ca vjet sicilidò prej nesh, miq dhe admironjës të tij, do të kishim nevojë qi në gjallësí për nga një lotore ku të mbledhim lottë t’ona për At Gjeçovin.

Bir i përulët i Shën Franciskut, i ditur me një diturí pa tingëllìm, po dhe Shqipëtár i kthiellt, At Gjeçovit, që përkiste çdo mirësí, nuk i mungój asnjë hidhërim, asnjë çpifje, më e çudítshmia e të cilave ndoshta është të mohúarit se ay ish Shqipëtár. Sepsè ish lindur në një kufí gjúhërash, në një kufí ku sot mbaròn shqípia dhe nis një tjatër, ca mëndje të klasës katërt, të pazonjat të kuptojnë se fólësit e shqipes në vijën me të përparuar janë stërnípërit e atýreve që me qëndrimin e tyre në Kohën e Mesme dhe pastaj, ndaluan të mbrápsurit e vijës më tehû, ca mëndje të klasës katërt e përmbysin të vërtetën dhe e kthejnë në të sharë atë që është një lavdí. Po, At Gjeçovi, është përmi çdo sharje. Emëri i këtíj njeriu të rrallë do të vejë duke u-rritur – dhe njëditë famullia e Gomsiqes do të jetë një nga gurët e Shënjtëruar të Shqipëtarësisë.”

            ***

Aty rreth vitit 1954, 55…

I pari njeri që më foli për At Shtjefën Gjeçovin asht kenë piktori Prof. Simon Rrota, mësuesi i em i vizatimit…, kishim përpara një portret të Tij…Aq më bani përshtypje fjala e Mësuesit tem që po më shpjegonte vrasjen mizore të Tij, sa gati pavetëdije i thashë:

“Profesor, po edhe këta dy sy Shqiponjet, armët serbe i këthyen në dy shpella..?!”

Melbourne, 12 Tetor 2019

 

Më 12 tetor 1924 u nda nga jeta Anatol France, shkrimtar nobelist francez

VOAL – François-Anatole Thibault lindi në Paris më 16 prill 1844, në një lagje të botuesve, shitësve të librave dhe tregtarëve antikë. Babai François, një vendas i Beouce dhe ish oficer monarkist, e quajti veten France Libraire dhe në numrin 19 të Quais Malaquais kishte dyqanin e tij të librave. Thjesht nga prindi Anatole do të marrë pseudonimin “France” me të cilin është veçanërisht i njohur.

Ai studioi së pari në Institucionin Sainte Marie dhe më pas në Collège Stanislas; ai u largua nga instituti klasik në 1862 pa një karrierë të shkëlqyer skolastike dhe mori diplomën e tij universitare në vitin 1864. Nga një moshë shumë e re ai ndihmoi të atin në tregtinë e tij: në librarinë, të specializuar në vepra dhe dokumente për Revolucionin Francez, ai u bë i apasionuar pas dijes erudite.

Nga 1863 Anatole France (Anatol Frans) filloi bashkëpunimin në revistat bibliografike, të tilla si “Bullettin du bouquiniste”, “Bibliografia Chasseur” dhe “Intemediaire des chercheurs et des curieux”, deri sa më 1867 u punësua nga botuesi parizian Lemerre si lexues: detyra e tij është të propozojë dhe të kujdeset për botimin e veprave të reja.

Eseja e parë e Anatole France, një ese mbi Alfred de Vigny, daton në 1868, kur ai ishte vetëm 24 vjeç.

Me rastin e revolucionit komunar, ai nuk merr një pozicion dhe largohet nga Parisi. U kthye në kryeqytet vetëm në fund të 1871.

Ai më pas filloi të shkruaj poezi, dy prej të cilave u botuan në 1872 në “Parnasse Contemporain”; viti pas vëllimit të poezive, i faturës Parnasiane, “Poèmes dorés” (poema të arta) del. Në 1875 Franca redaktoi antologjinë e tretë poetike të “Parnasse Contemporain”, dhe vitin pasardhës botoi dramën në vargje “Les noces corinthiènnes” (Martesa e Corinth), marrë nga një baladë e Goethe.

Më 1876 ai u punësua në Bibliotekën e Senatit, një post që e lejoi atë të arrijë një stabilitet të caktuar ekonomik. Kështu në vitin 1877 u martua me Marie-Valérie Guérin de Sauville, me të cilën kishte vajzën e tij Susanne (1881).

Pas botimit të dy tregimeve të shkurtra “Jocaste” dhe “Le chat maigre” (Macja e hollë, 1879), në 1881 ai fitoi suksesin e tij të parë të madh me botimin e romanit “Le Crime de Sylvestre Bonnard membre de l’Institut” (Krimi nga akademik Sylvestre Bonnard), dhënë nga Académie Française.

Anatole France është tani një shkrimtar i vendosur dhe i kërkuar në sallonet pariziane; mik i dashur i Ernest Renan, ai botoi në 1882 “Les désirs de Jean Servais” (Dëshirat e Jean Servais) dhe në 1883 “Le livre de mon ami” (libri i mikut tim), duke bashkëpunuar gjithashtu si një kritik letrar në disa gazeta. Rezultati i këtyre bashkëpunimeve do të jenë katër vëllimet e “La Vie littéraire”, botuar midis 1888 dhe 1893: në këtë punë Franca nuk kursen polemika të hapura me krijuesin e natyralizmit Émile Zola, as me poetin Parnassian Leconte de Lisle , nga e cila ai madje është sfiduar në një duel.

Ndërkohë, martesa e tij po përjeton një krizë serioze: në 1888 Franca ndërthyn një marrëdhënie romantike me Arman de Caillavet, një grua që nuk është më e re dhe që duket se ka pasur një ndikim të rëndësishëm në orientimin e ideve politike të shkrimtarit; nga një progresivizëm i ndritur i matricës së shekullit të tetëmbëdhjetë France në fakt është e orientuar drejt pozicioneve socialiste që në atë kohë kishte, në Francë, përfaqësuesin më të njohur në figurën e Jean Jaurès.

Në dy dekadat vijuese, Franca prodhoi veprat e tij më të mira: më 1890 botoi “Thaïs” (Taide), më 1893 “La rôtisserie de la reine Pédauque” (Rotisserie of Queen Piedoca), një lloj romani filozofik që ka një vijim në të njëjtin vit me “Les opinione de M. Gérôme Coignard”.

I famshëm në të gjithë Francën, Anatole Francës iu dha Legjioni i Nderit; dashnor i antikitetit klasik, viziton Italinë dhe vazhdon prodhimin letrar me romanin “Le lys rouge” (Zambak i kuq) i 1894, dhe me tregimet “Pusi i Shën Kiarës” (1895), ndërsa në “Le jardin d’Épikur ”(Kopshti i Epicurus) adreson tema filozofike me ironi, duke u kthyer për të demonstruar se sa irracionalitet ka në shoqërinë e asaj kohe.

U bë një akademik i Francës në vitin 1896 në vend të Ferdinand de Lesseps, ai filloi të shkruante tetralogjinë e “Histori Bashkëkohore” (1897-1901), katër romane – “L’orme du Mail” (elmën e rrugës), “Le mannequin d’oisier “(manekin i thurrur),” L’anneau d’améthyste “(unaza e ametistit) dhe” M. Bergeret à Paris “(Bergeret në Paris) – protagonisti i të cilit është Z. Bergeret, modest dhe profesor i zhgënjyer, por i edukuar dhe i mençur i një shkolle të mesme krahinore, përmes syve të të cilit France përshkruan shoqërinë e kohës së tij, mjerimet dhe hipokrizitë e tij, duke ruajtur megjithatë besimin në mundësinë e shëlbimit dhe ngritjes njerëzore.

Vëllimi i fundit i serialit i kushtohet çështjes Dreyfus, çështja e famshme gjyqësore e një zyrtari francez hebre, i akuzuar padrejtësisht për spiunazh dhe deportuar në Kajen, mbi të cilin Franca është ndarë në fajësues – klerikët dhe nacionalistët – dhe pafajësues, në krye të së cilës ishte Emile Zola, i cili dyshohet se denoncoi komplotin kundër Dreyfus me artikullin e famshëm “j’accuse”. Zola merr mbështetjen e Anatole France, i cili me këtë rast prish marrëdhëniet e tij me intelektualët fajtorë si François Coppée, Paul Bourget dhe Maurice Barrès.

Prej atëherë, angazhimi politik i Anatole France u bë më i rreptë: ai mirëpriti Revolucionin Rus të vitit 1905 dhe dënoi represionin tsarist; me “Jeta e Zhan D’Arkës” të vitit 1908, sulmon një nga mitet katolike dhe nacionaliste, atë të pulzelës së Orléans; në të njëjtin vit ai botoi “L’île des Pinguins”, një satirë mbi historinë dhe fatet e Francës. Në vitin 1909, përveç “Les contes de Jacques Tournebroche” dhe “Les sept femmes de Barbebleu”, ai mblodhi shkrimet e tij polemike në tre vëllimet e “Vers les temps meilleurs”.

Në Janar 1910 vdiq shoku i tij, Madame de Caillevet. France boton shumë më pak vepra, por në vitin 1912 merr një triumf të vërtetë me “Les Dieux ont soif” (Zotat kanë etje), të vendosura në kohën e Revolucionit Francez. Pas eseve të “Le génie latin” (gjeniu Latin) i vitit 1913, me “La révolte des anges” (Revolta e engjëjve), e vitit 1914, përmbyllet angazhimi i tij narrativ.

France tërhiqet në vendbanimin e vendit të saj në Béchellerie, afër Tours, me gruan e tij Emma Laprévotte, më parë shërbëtore e Madame de Caillevet. Ndërsa justifikon luftën e Francës kundër Gjermanisë, ajo aprovon Revolucionin Rus të vitit 1917 dhe shkruan libra kujtimesh, si “Le petit Pierre” (Pierino) në 1918. Në vitin 1920 Kisha Katolike indekson të gjitha veprat e saj.

Një vit më pas, në 1921, Anatole France mer çmimin Nobel për Letërsinë “në njohje të arritjes së tij të shkëlqyer letrare, të karakterizuar nga fisnikëria e stilit, mirëkuptimi i thellë njerëzor, hiri dhe temperamenti i vërtetë galistik”.

Kujtimi i tij i fundit është “La vie en fleur” (Jeta në lulëzim) e vitit 1922.

Ai vdiq më 12 tetor 1924: pas një funerali madhështor të shtetit, trupi i tij u varros në varrezat e Neuilly-sur-Seine, në Paris./Elida Buçpapaj

Më 12 tetor 1896 lindi poeti nobelist italian Eugenio Montale

VOAL – Eugenio Montale, një nga poetët më të mëdhenj italianë, lindi në Gjenova më 12 tetor 1896 në zonën Principe. Familja tregton kimikate (babai, për kureshtje. ishte furnizues i kompanisë së shkrimtarit Italo Svevo). Eugenio është i fundit i gjashtë fëmijëve.

Ai kaloi fëmijërinë e tij dhe rininë e tij midis Gjenovës dhe fshatit të bukur Monterosso al Mare, në Cinque Terre, ku familja kishte shkuar për pushime.

Ai ndoqi shkollën tregtare teknike dhe u diplomua në Kontabilitet në vitin 1915. Megjithatë Montale kultivon interesat e tij letrare, duke frekuentuar bibliotekat e qytetit të tij dhe duke ndjekur mësime private në filozofi nga motra Marianna.

Formimi i tij është autodidakt: Montale zbulon interes dhe thirrje përmes një rruge pa kushtëzime. Gjuhët e huaja dhe letërsia (ai ka një dashuri të veçantë për Dante) janë pasioni i tij. Midis viteve 1915 dhe 1923 ai studioi muzikë së bashku me baritonin Eugenio Sivori.

Ai hyri në Akademinë Ushtarake të Parmës ku kërkoi të dërgohej në front, dhe pas një eksperience të shkurtër në Vallarsa dhe Val Pusteria, Montale u shkarkua në vitin 1920.

Këto janë të njëjtat vite në të cilat emri i D’Annunzio është i njohur në mbarë vendin.

Pas Luftës së Parë Botërore, Montale filloi të frekuentonte klubet kulturore ligure dhe torinase. Në vitin 1927 ai u transferua në Firence ku bashkëpunoi me botuesin Bemporad. Në kryeqytetin toskan vitet e kaluara kanë qenë themelore për lindjen e poezisë moderne italiane. Poezitë e para të Ungaretti për “Lacerba”, dhe pritja e poetëve si Cardarelli dhe Saba prej botuesve Firences kishte hedhur themelet e një rinovimi kulturor të thellë që as censura fashiste nuk mund ta mbyllte. Montale hyn më këmbë në punëtorinë e poezisë italiane me një “kartë biznesi”, në edicionin e “Ossi di Sepia” të vitit 1925.

Në vitin 1929 ai u thirr për të drejtuar kabinetin shkencor letrar G.P. Vieusseux, nga do të dëbohet në vitin 1938 për anti-fashizëm. Ndërkohë bashkëpunon me revistën “Solaria”, ai merr pjesë në rrethin letrar të kafesë së “xhaketëkuqëve” “Giubbe Rosse” – ​​ku ndër të tjera njihet me Vittorini dhe Gadda – dhe shkruan për pothuajse të gjitha revistat e reja letrare që lindin dhe vdesin në ato vite.

Ndërsa fama e tij si poet rritet, ai gjithashtu iu kushton vëmendje përkthimeve të poezive dhe teksteve teatrale, kryesisht nga anglishtja.

Pas Luftës së Dytë Botërore ai u regjistrua në Partinë e Veprimit dhe filloi një aktivitet intensiv në gazeta të ndryshme. Në vitin 1948 ai u transferua në Milano, ku filloi bashkëpunimin me Corriere della Sera, në emër të të cilit ai bën shumë udhëtime dhe merret me kritika muzikore.

Montale arrin famë ndërkombëtare, e vërtetuar nga përkthimet në gjuhë të ndryshme të poezive të tij.

Në vitin 1967 ai u emërua senator i përjetshëm.

Në vitin 1975, njohja më e rëndësishme erdhi: Çmimi Nobel për Letërsi.

Ai vdiq në Milano më 12 shtator 1981, pak para se të bëhej 85 vjeç, në klinikën San Pius X ku ai u shtrua në spital për probleme që rezultojnë nga një vaskulopati cerebrale. Ai është varrosur pranë gruas së tij Drusilla në varrezat pranë kishës së San Felice një Ema, një periferi jugore të Firences.

Veprat poetike të Eugenio Montales

  • Meriggiare pallido e assorto (1916)
  • Non chiederci la parola (1923)
  • Forse un mattino andando in un’aria di vetro (1923)
  • Spesso il male di vivere ho incontrato (1925)
  • I limoni, analisi della poesia (1925)
  • I limoni, testo
  • Non recidere forbice quel volto (1937)
  • Ho sceso dandoti il braccio (1971)