Kritikët më pozitivë apo më negativë, më realistë apo më pak realistë duket se nuk e kanë kuptuar ose nuk kanë dashur ta kuptojnë mesazhin kryesor të protestës që u mbajt të shtunën nga opozita në Shqipëri.
Protesta ishte masive. Siç e tha kryetari i opozitës Basha, kjo protestë ishte më masive se e mëparshmja, protesta e ardhshme do të jetë më masive se kjo. Nuk ishte në maksimumin e pritshmërive të tij, por nuk ishte as nën minimumin e këtyre pritshmërive. Gjithsesi ishte e suksesshme.
Rekuizita e protestës ishte më e thjeshta që kemi parë gjatë këtyre 27 viteve të ballafaqimeve politike. Përkundër informacioneve të botuara në media, me burime zyrtare, se shkopinjtë e pankartave do të përdoreshin për të sulmuar me to forcat e rendit, protesta ishte tejet e kursyer në parullat e mbartura apo të shqiptuara gjatë manifestimit.
Më shumë se për të përgënjeshtruar paragjykimet e kundërshtarëve, më shumë se për të çmitizuar mitet propagandistike të pushtetit aktual, protesta synonte të bindë përkrahësit e saj, të vendosurit apo të luhaturit, se ata janë e do të jenë pjesë e një procesi paqësor dhe civil, në emër të një misioni të shpallur në mbrojtje të votës së lirë, të drejtë, të ndershme dhe në kushte të barabarta, të cilat nuk janë garantuar asnjëherë nga politika e vjetër e derisotme, nga Republika e Vjetër ekzistuese.
Mesazhi kryesor i protestës ishte se ne jemi shumë, jemi fuqi e pashpërfillshme, por ne do t’ia lëmë rrugën të hapur dialogut. Për këtë ne jemi të vendosur, ne jemi të qetë, ne do ta ruajmë qetësinë dhe gjakftohtësinë, sikurse do ta ruajmë edhe vendosmërinë tonë për të arritur qëllimin e protestës: zgjedhjet e lira, të drejta, të ndershme, të barabarta, nëpërmjet një qeverie teknike të arritur me mirëkuptim sa më të madh të palëve.
Domethënë se opozita është faktori më i interesuar për stabilitetin e vendit. Protestat e saj, këmbëngulja e saj, projekti i saj për Republikën e Re nuk janë për destabilizimin e Shqipërisë. Për destabilizimin e mëtejshëm të Shqipërisë është politika e vjetër dhe Republika e Vjetër, e cila e bën Shqipërinë gjithnjë e më të pajetueshme për shqiptarët dhe më të papranueshme për integrimet perendimore.
Ngulmimi, pra, i pushtetarëve për ta përjetësuar pushtetin e tyre nëpërmjet mafies së trafiqeve është faktori kryesor i destabilizimit permanent të Shqipërisë.
Mendoj se ky ishte mesazhi kryesor i frymëzuesit dhe organizatorit kryesor të protestës, kryeopozitarit Lulzim Basha. Mendoj se ky mesazh është kuptuar nga faktorët e pushtetit në Shqipëri dhe nga faktorët ndërkombëtarë më të interesuar për mbarëvajtjen e zhvillimeve në Shqipëri dhe në hapësirën shqiptare.
Kjo protestë, më shumë se më parë, konfirmoi Lulzim Bashën lider të Partisë Demokratike të Shqipërisë, lider të opozitës shqiptare, afirmoi stilin e ri që ai përfaqëson në udhëheqje të Partisë Demokratike dhe të opozitës dhe paralajmëroi vizionin e ri që ai përfaqëson në këto cilësi. Kjo do të thotë që pushteti në fuqi dhe faktorët e tjerë të mos mbështeten shumë në shpresat e koniunkturave të mundshme brenda PD-së dhe opozitës, por të shohin qartë dhe me sinqeritet realitetin e ri.
E gjithë prania në protestë, me një vetëdisiplinë dhe një vetëkontrolll të paqortueshëm manifestoi se është e gatshme t’i përgjigjet pozitivisht dhe pa asnjë ngurim çdo thirrjeje të kreut të PD-së dhe të opozitës Lulzim Basha. Kjo e vërtetë tjetër e bën edhe më të plotë kuptimin e mesazhit kryesor të protestës së opozitës mbajtur të shtunën në Tiranë.
Modeli i formimit të një liderit politik n’Shqipni asht; Jepi poste të ndryshme qeveritare, lene të mega-vjedhë, të vrasë kundërshtarë, bani dosjet e krimeve ekonomike- dhe asaj civile,(për ta përdorë sa herë lideri lëkundet….), lene të shprehet se e urren dhe e tradhton për vdekje kombin dhe popullin shqyptar e mandej nepi nji pozitë si kryetar partiet dhe kryeministër apo president sikurse shkelqejn me mbi 5 yje sikurse janë Edvin Rama, Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
Lulzim Basha asht nji robot që vehet në punë nga Hollanda dhe nga e bija e shokut Sali Berisha.