VOAL

VOAL

“Një monument të madh i ngrita vetes” – Nga SHABAN MURATI

September 21, 2021
blank

Komentet

blank

SI  E  KA  SOT  EMNIN  BALLKANI?- Nga Fritz RADOVANI

BALLKANI

Disa i thonë “Open Balkan” që donmethanë “Hopa Balkan”!

Disa të tjerë i thonë “Ballkani i Hapun” që donmethanë “Ballkani i Hupur”!

Disa thonë “Balkani Inë” që donmethanë “Ballkani i tine”!

Kryeministri ynë i thotë: “Opozitë Ballkan” se e ka menden tek “Opozita”!

Kam ndigjue se disa i kanë thanë “Ballkani jonë” e. pa kalue 24 orë, i kanë pushue prej pune se “ju jeni shkodranë”! Nuk e dij të vertetën!

Njëditë shkoi në Kryeministri njeni me takue Kryeministrin dhe, tue ju afrue hymjes po mendonte si me i thanë dezhurnit tosknisht, që  ai mos me e njoftë per Verior: “Ay miku i “Hopa Balkan” a isht këtune?”

–        Dezhurni ju pergjigjë: “Këtu është, po ka di nga “Ballkani i Hupur”!

E pyet edhe per diten e neserme, po “Krieministri të nesermen do të ishte në Durrës, ku do të bënte banjo dielli tek Banka Kombëtare”. Përgatitej në një pishinë për takimet e ardhëshme që do të bëjnë në BE. Sigurisht ai atje do të marrin pas vetes edhe krietarin e Akademisë Atishqiptare…

Flitet se kohët e fundit kryetari i shtetit të shumten e kohës e kalon me të ashtuquejtunit “Akademikë”, për të “qartësuar problemet Europjane”.

Asht shumë i pasionuem me dijtë sesi pasunohen ata shtete aq shumë!

Aq asht e vertetë kjo, sa prej ditës që asht ba demostrata e madhe e PD në Tiranë “Ai gjithë diten rrin duke bërë “Beeeeeeeee”!

             Melbourne, 14 Nandor 2022.               

blank

Rrena e Vuçiçit sikur e ka në dorë të fusë Kosovën në OKB – Nga SHABAN MURATI

Presidenti serb Vuçiç deklaroi në 8 tetor rrenën e rradhës sikur Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar atij që Serbia të lejojë Kosovën të hyjë në OKB dhe ata si shpërblim do ta fusin Serbinë në BE. (I mjerueshëm servilizmi i mediave shqiptare, që nuk lenë rrenë dhe p. të Vuçiçit pa i bërë jehonë sapo dalin).
.
Vuçiçi ka disa vite, që tallet dhe shet ajër sikur nga Serbia varet të hyjë Kosova në OKB. Këtë ajër serb e hengri edhe qeveria e mëparshme e Kosovës si analfabete diplomatike. Çdo fillorist e din që anëtarësimi i Kosovës në OKB varet nga Rusia. Po nuk desh Rusia, as Franca, që është anëtare e përhershme e KS të OKB, dhe as Gjermania, që nuk është anëtare e përhershme e KS të OKB, nuk e fusin dot Kosovën në OKB. Serbia, që është thjesht një votë ndër 193 shtete anëtare të OKB, nuk hyn fare në refene për anëtarësimet e reja në OKB.
.
Por Vuçiçi vazhdon të vetëfryhet, sikur ai e ka në dorë të hyjë Kosova në OKB. E rren mendja se ndoshta dikush në Prishtinë mund të përsërisë gabimin trashanik të paraardhësve dhe të blejë ajrin diplomatik serb të anëtarësimit në OKB.
blank

Dy pyetje për Kryeministrin Shqiptar Edi RAMA!! – Nga Refik HASANI

Edhe sa kohë Republikën e Serbisë dhe Presidentin e saj Aleksandar Vuçiqini do të konsideroni më të afërt se Republikën e Kosovës  dhe Kryeministrin e saj Albin Kurti, duke përfshi edhe hapsirat tjera shqiptare.
Kur do të kuptoni që Ballkani i hapur, nuk është ide e neve dhe  është kundër interesave të shqiptarëve.
Me rastin e nënshkrimit  të një marrëveshje për të koordinuar politikën e jashtme, nënshkruar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola SELAKOVIQ dhe homologu i Rusisë, Sergei LAVROV, nënshkrimi është realizuar në  margjinat, derisa po mbahej  sesioni i 77-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, me seli në New York.
Pas këtij nënshkrimi, po dua të besoj se Tirana, Prishtina dhe Shkupi  Zyrtar, do të duhej koordinohen ashtu që në Ballkan, ne shqiptarët jemi që do të duhej të marrim inciativa dhe t’ju prijm proceseve me ndihmën e BE-ës  dhe SHBA-së.
25.09.2022
blank

Koha është një elasticitet i lidhur me të dhënit përparësi – Nga Aurel Dasareti

 

 

Ofensiva e Ukrainës mund të jetë një pikë kthese e rëndësishme në luftë.

Kundërofensiva e Ukrainës është e tmerrshme.

Pak e prisnin një kundërofensivë kaq gjithëpërfshirëse ukrainase, por forca që ata kanë ndërtuar i ka befasuar rusët. Ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë të fitojnë territor, rusët po përpiqen të përgjigjen.

Rusët janë në telashe. Bëhet pyetja se si reagojnë, por dobësitë e tyre janë zbuluar dhe nuk kanë rezerva të mëdha ushtarësh apo pajisjesh.

Oficerët rusë duken të tronditur se sa shpejt u është dashur të tërhiqen ushtarët rusë. Në të njëjtën kohë, ukrainasit vazhdojnë me kujdes dhe kanë prioritet sigurimin e territoreve që kanë pushtuar, në vend të një përparimi të shpejtë.

Është një rrezik për të ecur përpara shumë shpejt tani. Në të njëjtën kohë që Ukraina sheh një mbrojtje ruse të dobësuar dhe dëshiron të përfitojë prej saj, rritet rreziku që ato të gëlltitin shumë dhe të përhapen në një zonë shumë të madhe. Atëherë do të kenë probleme

me mbajtjen e territoreve që kanë pushtuar.

Unë do të supozoja se ata kanë inteligjencën ukrainase dhe perëndimore që mbështesin operacionin e tyre, por nuk duhet nënvlerësuar fuqia ushtarake ruse.

Dritarja që tani është shfaqur për Ukrainën, duket se po e shfrytëzojnë plotësisht.

 

blank

Politikanët dhe oligarkët me klientët e tyre i kanë vënë fadromat shtypit të lirë dhe gazetarisë Nga Elida Buçpapaj

BLOG

 

Politikanët dhe oligarkët me klientët e tyre i kanë vënë fadromat shtypit të lirë dhe gazetarisë!

Jo dje, as pardje!

Gjatë gjithë këtij tranzicioni që ka hyrë në dekadën e katërt!

Por e keqja ka një kulm dhe Shqipëria sot e ka arritur!

Neveri kur i sheh nëpër foto!

Shikoni si krenohet Balla, si vetkënaqet Nazarko, mos flasim pastaj për Pacollin, Ahmetajn e deri tek i fadromuari para dy ditësh.

Villni shqiptarë!

Keni rast!

Nxirrini zorrët e barkut!

Sulltanit i sillen si servitorë të bindur, të gatshëm t’i puthin deri atletet, por janë servitorë të shpërblyer!

Janë derra të kënaqun, do të thosh Migjeni!

blank

blank

“Nuk ka vetëvrasje, ka vetëm vrasje” – Tronditës lajmi i vetëvrasjes së gazetarit Kastriot Myftaraj Nga Visar Zhiti

Tronditës lajmi i vetëvrasjes së gazetarit dhe studiuesit Kastriot Myftaraj,
autor i shumë shkrimeve dhe librave dhe emisioneve televizive.
Me njohje të gjerë, hulumtues guximtar dhe tërheqës, me fantazi deri edhe alarmante,
krijoi një zë të veçantë në gazetari, të thellëfutur,
ndërkaq solli monografinë e parë dhe të çuditëshme, me dy volume për diktatorin Enver Hoxha,
botime per posdiktaturën, partitë, portrete penguese, që la socializmi real dhe që thadroi përçudnueshëm demokracia shqiptare.
Ngacmues deri në shqetësim, me deduksione të befta, edhe të frikshme, ndërkaq fitues i gjyqeve të veta, jurist me profesion, korrekt me shoqërinë etj, etj.
Sot vrau veten, u hodh nga kati i katërt i apartamentit të tij në Tiranë,
diagonstikohej së fundmi për një sëmundje të rëndë,
informojnë lajmet e sotme.
Keqardhje e madhe për ne, që e kemi njohur, ikje e parakohëshme, humbje dhe tragjedi për familjen.
…Dhe m’u nëpërmend, ndoshta nga që zhvillonte emisionin televiziv me titullin sarkastik ”Ju flet Moska”,
një thënie e poetit ruso-sovjetik Evgenij Jevtushenko: “Nuk ka vetëvrasje, ka vetëm vrasje”…
Visar Zhiti
blank

Shqipëria sot: Nuk di pse më ngjan me një stadium fshati të braktisur – Nga SULEJMAN MATO

Shqipëria sot:
Nuk di pse më ngjan me një stadium fshati të braktisur, i cili është mbushur përgjysmë me tifozë të mbetur në atë fshat të harruar. Janë nga ata që, kur ikën të tjerët, nuk mundën të ikin.
Në fushë kanë dalë dy skuadra me bluza të zbërdhylura e që nuk u kuptohet ngjyra. Sulmuesit e skuadrave të tyre nuk e kuptoj pse nuk gjuajnë në portë, por i thyejnë këmbët njeri tjetrit.
Gjyqtar loje nuk ka. As gjyqtarë anësorë.
Loja nuk ka rregulla dhe nuk dihet se kur duhet të mbarojë. Lojtarët kanë vite që lozin dhe nuk lodhen as nuk ndërrohen. Nuk ndërrohen se nuk u ikën inati ndaj njeritjetrit.
Ka çaste nervozizmi kur njëra skuadër lë lojën. E vazhdon qetësisht lojën skuadra tjetër, pa kundërshtarë.
Pjesa më e madhe e atyre që shohin këtë lojë të çuditshme gjenden aty aty pa e ditur as vetë. Mbase janë në kujtim të tifozllëkut të baballarëve të tyre. Një pjesë e vogël varfanjakësh janë të paguar me pare, me thasë me miell, me lopë dhe punësime. Janë dhe ca të tjerë, të ndodhur atje, rastësisht dhe historikisht, si puna ime.
blank

OPEN BALLKAN = SERBI E MADHE…! – Nga RESHAT NURBOJA

Serbia, meqenëse, nuk arriti që me armë, me gjenocid, masakra e krim kundër njerëzimit ta krijoj “serbinë e madhe” gjegjësisht, nuk mundi të i bashkoi të gjithë serbët në një shtet pansllavist si mburojë të interesave gjeostrategjike të Rusisë në këtë rajon dhe kuptohet si instrument kundër interesave e ndikimit të SHBA-së në Ballkan e Evropen Juglindore…” Sot po mundohet ta arrijë këtë përmes karemit qesharak “ekonomik” të emertuar si Open Balkan për çka po e ka ndihmen e pakursyer të kishes serbe e të kishes e shtetit rus…

Me çuditë vetëm fakti çka kerkon Shqipëria aty…!

blank

Mësuesja Ferial Vasili i përgjigjet nxënëses së saj: Ti do të kesh vendin tënd tek unë për sa kohë jeta do të vazhdojë

Dikur Elida Buçpapaj ishte nxënëse në gjimnazin Sami Frashëri. Në një kohë shumë të hidhur.

Që fëmijë kishte përjetuar vuajtje të shumta dhe dukej sikur jeta e saj ishte futur në një tunel pa fund nga ku nuk dukej drita.

Por mësuesja e saj e letërsisë Ferial Vasili ishte drita!

Elida Buçpapaj nuk e harron kurrë Ëngjëllin e saj Mbrojtës,

i është mirënjohëse në pakufi, i ndihet gjithmonë në borxh mësueses të saj të letërsisë dhe i dedikon një përkushtim.

Mësuesja e saj i kthen përgjigje me anë të një letre të shkruar me dorën e saj, të cilën po e përcjellim tek lexuesit:

 

E dashur Elida,

Duke lexuar shkrimin tënd mendova që metaforat hiperbolizuese nuk më përkasin, sepse po ta lexonin ish mësuesit e mi dhe pedagogët si Sh. Demiraj, S. Spasse, F. Gega, M.Pandu, V.Luarasi, Babameto, Xhaxhiu etj (ndjesë për ata që s’po përmend) njëri më i mirë nga tjetri, do të më thoshin se kam bërë vetëm detyrën, që sipas pedagogjisë që më kanë mësuar, mësues quhet ai që jep jo vetëm dije, por edhe edukon dhe formon normalisht atë brez që do të marrë fatet e kombit në dorë.

Edhe me ty e dashur Elida, jam përpjekur që të jap një kontribut sado të vogël në ato kohë aq të vështira.

Të uroj gjithë të mirat ty dhe familjes. Janë me fat që të kanë.

Ti do të kesh vendin tënd tek unë për sa kohë jeta do të vazhdojë.

VO Kam vetëm një celular të thjeshtë, sepse më ka pëlqyer që njeriu të mbetet njeri, prandaj e kam hedhur në celularin e djalit tim.

                                                                                                                                                                                               Ferial Vasili

 

 

blank

 

Me rastin e 7 Marsit – Kushtuar Ferial Vasilit, Mësueses time të letërsisë në Gjimnazin Sami Frashëri Nga Elida Buçpapaj

blank

BETEJA E “TARGAVE” DHE SYTË E UJSHËM… – Nga REX KASUMAJ

22 shtator, Berlin
Një diskurs politik është përndezur si rrallëherë!
Kampet, tashmë, janë të njohura: qeveria m’një anë dhe, përballë, flegrat opozitare me shpurën e tyre mediale.
Por nëse kampet janë po ato, të vjetra sa dhe thellësia e tyre, një teh i mprehtë i ndan jetikisht.
I pari, anise nuk është gjithçka në dorën e tij, përpiqet të fuqizojë ledhet e shtetit matanë të cilit kërcëllet dhëmbët e prishur Serbia e dytë e Sllobodanit.
I dyti, ndërkaq, pret sehirshëm e fërkon duart. Një gëzim negativ, i lig dhe, i tillë, krejt fajtor pllakosë shpirtin e tij politik: presin disfatën e “targave”!
S’prish aspak punë që disfata e “targave” poentifikohet disfatë e Shtetit dhe Republikës!
E shtetit, pra, sepse cënohet ose paragjykohet keq aftësia shteformuese dhe errësohet udha drejt subjektivitetit ndërkombëtar të tij.
Dhe Republikës, sepse ligjet pozitive e, poaq, morali kombëtar ndalojnë, kudo botës së lirë, aninim e fshehtë a publik, madje njëshbërjen me armikun kujdestar të saj!
Ai nuk bëjnë medialistët, disa prej tyre, zëdhënësin e Dedinjes?
Përtej akoma, marrin përsipër, një Zot e di për ç’llogari, t’i mësojnë Vuçiqit dobësitë e palës shqiptare: planet, fuqinë, kufizimet, plasaritjet në oborr, frontin e dëshirimit fatkeq apo numrin e Ballabanëve dhe idhtësinë e tyre..!
Qentë lehin ku hanë, thotë një fjalë lapidare e popullit.
Por ja që, kohët, këto kohët tona shqiptare, e kanë moderuar atë: tani hanë në shtëpi e lehin në fqinjësi!
Por shtetësia e Kosovës, kryerja e saj, është e pakthim.
Për interesin e shqiptarëve dhe mërzinë e të tjerëve: armiq të huaj a sytë e tyre të ujshëm mes nesh që nuk do shitojnë më kurrë!
r. k.
blank

“Një monument të madh i ngrita vetes” – Nga SHABAN MURATI

(Nuk është Pushkini)

“Nga kjo tribunë e lartë ju jap lajmin e gëzuar se Shqipëria ka ndërtuar bazën materialo-teknike të komunizmit, të cilës tani në përshtatje me rrethanat e reja ndërkombëtare i kemi vënë emrin “Ballkan i hapur”. Le të gëzonet i gjithë populli shqiptar, sepse me “Ballkanin e hapur” e sotmja është e shkëlqyer dhe akoma më e ndritur do të jetë e ardhmja! Le të gëzonen sidomos fermerët e Konispolit, që do të eksportojnë prodhimet pa doganë, sepse edhe Greqinë do ta fusim sëshpejti në “Ballkanin e hapur!”.
-Nga fjalimi programatik i Udhëheqësit të dashur të Partisë dhe të popullit në seancën e parë plenare qeveritare të Kuvendit Popullor. Duartrokitje të stuhishme dhe thirrjet “Rroftë Federata Ballkanike!”, “Rroftë miqësia e pavdekëshme shqiptaro-serbe!”. Në fund këndohet himni panballkanik “Internacionale do të jetë Ballkani i ri”.
Monumenti u ngrit! Oi!

blank

Kjo nuk është opozitë e qeverisë, por opozitë ndaj shtetit – Nga REX KASUMAJ

Shtator 2021, Berlin
NJË KLASË QË PËRMBYTET…
Sa keqardhje e deshpërim.
Fundbotshëm e tillë.
Si është e mundur?
Sepse nuk shohim të ndodh askund rrotull nesh.
Ndaj, më drejtë, madje krejt drejtë, do fliste Rada (Trajkoviq) për targat, se Gashi (Arben) apo, më saktë, gashët e krejtshpluar të opozitës.
Në fakt, e kriminalizuar në kufi të trathtisë, kjo nuk është opozitë e qeverisë, por opozitë ndaj shtetit.
Shteti, që këtej, s’është ëndrra e vuajtur a rrethnaja e tyre e lirisë. Është, thjeshtë, mjeti dhe gjasa fatligë e kamjes.
Përtej akoma, duke qenë pjesë e korrupsionit transnacional, ata godasin vetë themelet e ekzistenciale të tij!
Dhe populli zgjedhor, anise çorientohej lodhshëm gjatë, ka identifikuar tashmë shenjat kthjellore në horizont: rrënimtarët e interesit publik dhe gardianët e tij idealistë!
Dialektika e historisë, apo ata që pëlqejnë këtë referencë, edhe Bibla flet diku për një kohë që jepet njëherë. Një të vetme herë.
E konsumuar, ajo nuk përsëritet dot kurrë më kësobote…
R.

Send this to a friend