VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Një lajm i hidhur, ndahet nga jeta Ilirjan Zhiti, vëllai i shkrimtarit të shquar Visar Zhiti

By | October 24, 2020
1 Comments
  • author avatar
    Eugjen Merlika 1 month ago Reply

    Me dhimbje te thelle morem lajmin e hidhur te nderrimit jete, ne menyre te parakoheshme,te nje miku te familjes, zotit te nderuar Ilirjan Zhiti.
    Familjareve te te Ndjerit, bashkeshortes, bijve e familjeve te tyre, motres e vellezerve te dashur me gjithe familjet e tyre i shkojne ngushellimet me te ndjera e me te perzemerta nga familja e jone.
    Nw keta çaste tronditese sjellim neper mend, me shume mirenjohje, sjelljen bujare e fisnike te Ilirjanit kundrejt nesh ne nje nga periudhat me te veshtira e me te renda per familjen tone.
    U prehte ne parajsen e Zotit e i paste lene te gjithe familjareve te tij te mira e mbaresi pa fund. I qofte i lehte dheu i vendlindjes e i paharruar kujtimi i Tij.
    Me dhimbje e dashuri
    Eugjeni e Teuta

Komentet

Muharrem Fejzo, iku! Mik i miqësisë së qeshur ! Nga Mevlan Shanaj

Aktori i njohur Mevlan Shanaj shpreh në rrjetin social pikëllimin për largimin nga kjo jetë të regjisorit Muharrem Fejzo:

“Muharrem Fejzo, iku!

Sot i ka ikur ekranit shqiptar nje burre i pashem mendje hapur!

Sa mire ishte kete vere.

Punonte ende ne pikture.

Gjate gushtit me tha dua te kesh prej meje dhurate kompozim portretin tend .

Dite Covidi o Leme, e shtyjme per me vone!

Emer i pasur me vepra!

Regjjsor i filmave : Mesonjtorja,Operacioni Zjarri, Nje emer mes njerzeve, Muri i gjalle, Guna permbi tela , Fije qe priten , Kapedani ( bashkeautor)etj.

Skulptor, piktor!

Njeri i ditur,mik i paster,sqimtar!

Iku nje njeri qe mbillte fisnikeri,

buzeqeshja ishte prone e tij!

Lamtumire Leme, kur te kam njohur luaje ne kitarre !

I veshur bukur! Ashtu ke mbetur per mua! Mik i miqesise se qeshur !”

 

Ndërsa për ‘News24’ Mevlan Shanaj teksa vlerësoi figurën dhe kontributin e Fejzos në kinematografinë shqiptare dhe jo vetëm, Shanaj tha se veprat e tij janë të mëdha.

“Një figurë komplekse, që lëshonte mirësi. Veprat e tij janë të mëdha. Është një galeri e madhe e karaktereve të imazheve. Ishte mjeshtri i imazhit, kryemjeshtri i miqësisë. Ai është një ndër figurat emblematike të ekranit shqiptar. Tërheqja e tij në ato kohë ku propaganda ishte e ashpër, ishte se Muhaerremi kishte dy motra të martuara në Itali. Ai nuk pati kurrë një mllef, revansh. Ishte i lidhur me artin në mënyrë më fantastike. Jo vetëm si skulptor dhe piktor, është unikal në ekranin shqiptar. Burrë i ditur, i dashur, shumë i mirë. Muharremi nuk është njeri që ka bërtitur për këtë atmosferë, por ishte burrë i ditur. Kur merrte një punë Muharremi, do të quhej mësonjëtorja e tij. Ai dinte të ndërtonte, ishte muzikant, piktor, dramaturg, njeriu i fjalës së ëmbël. Më mbetet peng gushti i fundit i këtij viti kur ishte në Pogradec. Kishim miqësi familjare. Kërkoi që të më bënte një portret. Më tha dua ta bëj një portret. I thash; “aman se kohë covidi, e shtyjmë”. Se dija që ai do të ishte gushti i fundit me Lemen. Kishte freski, kishte një imazh, kishte energji. E kam peng këtë dëshirë të tij që ai donte të më bënte një porter një pikturë, dhe do e kisha sot në shtëpi. Njeriut i mbeten pengje në jetë. Ai ishte njeri i kompletuar. Ai ka shkruar një libër për jetën e tij. E shkruar me një gjuhë të thjesht, e konkrete. Vetëm një përshkrim të detajuar të kujtimeve të veta. Muharrem Fejzo ka pasur një jetë interesante, plotësoi krejt ëndrrën e tij. Mllefi i tij ishte krijimtaria, filmi, skulptura, njeri i pashtershëm. Dukej se kishe të bëje me një burrë 60 vjeçar dhe jo 87-vjeçar. Ishte burrë vital.”, tha Shanaj.

Biden është miku im dhe i Izraelit, ashtu siç është Trump!

Nga Artina Hamitaga

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në Parlament se për të “nuk ka asnjë ndryshim nëse është një administratë republikane ose demokratike”.

(JTA) – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu këmbënguli të martën se për të “nuk ka asnjë ndryshim nëse është një administratë republikane ose demokratike”.

“Ajo që shoh para syve të mi nuk janë demokratë dhe jo republikanë. Është vetëm shteti i Izraelit, ”tha Netanyahu në një fjalim në Knesset të Izraelit, raportoi Associated Press. “Unë jam i përkushtuar të qëndroj prapa interesave që janë thelbësore për të ardhmen dhe ekzistencën tonë dhe kështu do të vazhdoj edhe me administratën tjetër amerikane.”

Ndiq “Izraeli Sot” në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret

Netanyahu, i cili është afër udhëheqjes republikane, falënderoi Donald Trump për mbështetjen e tij të fuqishme gjatë gjithë presidencës së tij gjatë një fjalimi para një votimi që ratifikon marrëveshjen e fundit të paqes të vendit me Bahreinin. Por ndryshe nga shumë republikanë dhe disa udhëheqës botërorë që mbështesin Trump, Netanyahu gjithashtu e ka uruar Joe Biden për fitoren e tij presidenciale dhe në fjalën e tij ai e duartrokiti Biden për premtimin për të mbështetur marrëveshjet e paqes që administrata Trump ndihmoi ndërmjetësimin midis Izraelit dhe dy arabëve fqinjë të tjerë shtetet.

Netanyahu përmendi se ai ka ndarë dy momente “të paharrueshme” me Biden, sipas Times of Israel – një bisedë pasi babai i Netanyahu vdiq në 2012 dhe një telefonatë e gjatë pasi djali i Biden Beau vdiq në 2015.

“Ka gjëra që janë mbi politikën dhe mbi diplomacinë,” tha Netanyahu.

Ndërsa marrëdhëniet e ish-Presidentit Barack Obama me Netanyahu ishin të tensionuara, Biden punoi për të kapërcyer ndarjet midis ekipeve diplomatike të dy udhëheqësve si nënkryetar.

“Kishte shumë më pak dramë publike që përfshinte Biden,” i tha Agjencisë Hebraike Telegrafike muajin e kaluar një burim pranë ish-nënkryetarit.

Raportet po vërtiten se ndërsa presidenti Biden do të kërkojë të rikthejë marrëveshjen bërthamore të Iranit, një marrëveshje që Netanyahu e përçmon, duke pretenduar se rrit një regjim që kërkon shkatërrimin e Izraelit. Netanyahu nuk e komentoi marrëveshjen e Iranit në fjalimin e tij të martën./– Izraeli Sot/

Komunikatë shtypi e AACL me rastin e zgjedhjes të Joe Biden si Presidenti i 46-të i SHBA Nga Joe DioGuardi & Shirley Cloyes DioGuardi

Marrëdhënja jonë me Joe Biden nuk ka të bëjë fare me përkatësinë partiake. Për tridhjetë vite, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka punuar me Anëtarë të Kongresit nga të dyja taborret politike partiake si në Senat ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesëve.

 

PER PUBLIKIM TE MENJEHERSHEM

New York, 7 Nëntor 2020—Siç e dini, pas një fushate të vështirë dhe një numri record të pjesëmarrësve në zgjedhje, ish-Zëvendës Presidenti Joe Biden ka fituar garën për t’u bërë Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Në tri shtete fushëbeteje zgjedhore—Miçigan, Pensilvani, dhe Uiskonsin—shqiptaro-amerikanët luajtën një rol kryesor në zgjedhjen e Joe Biden.

Nga koha kur Biden i hyri garës për president në Prill 2019, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane luajti një rol të veçant në rikujtimin për shqiptaro-amerikanët se cilat ishin përpjekjet e vazhdueshme të Joe Biden për të sjellë Sllobodan Millosheviqin në Tribunalin për Krime të Luftës në Hagë, për të sjellë pavarësinë e Kosovës, dhe për të përkrahur lirinë për të gjithë shqiptarët në Evropën Juglindore.

Në pranëverën e vitit 2019, Liga Qytetare lansoi një platformë përkrahëse për garën presidenciale për Joe Biden (www.albaniansforbiden.com) të udhëhequr nga kolegu ynë dhe anëtari ekzekutiv i bordit të Ligës Qytetare, Faton Bislimi, si dhe në fillim të vitit 2020, Joe DioGuardi zyrtarisht iu bashkangjit grupit të ish-Kongresistëve Republikan në përkrahje të Biden për President.

Gjatë gjithë kësaj kohe, ne ua kemi rikujtuar shqiptaro-amerikanëve që Liga Qytetare ka punuar ngusht më Joe Biden për të ndaluar luftën e Millosheviqit në Bosnjë e Kroaci më 1991, si dhe për t’iu përgjigjur ofansivës serbe të verës 1998 kundër Kosovës duke siguruar përkrahje ndërkombëtare për bombardimin e Serbisë nga SHBA/NATO më 1999. Liga Qytetare vazhdoi të përkrahë Joe Biden në pozitën e tij në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit deri sa ai u bë Zëvendës President i Barack Obamas në vitin 2006.

Në vijim po fokusojmë vetëm disa nga punët tona me Biden:

Joe DioGuardi ka dëshmuar në disa dëgjime para Senatorit Biden në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit si më 1991 dhe 1998. Më 2001, Joe dhe Shirley DioGuardi prezantuan Joe Biden para anëtarëve të bordit dhe përkrahësve kyç të Ligës Qytetare në një takim historik tri-orësh për Kosovën në Columbus Citizens Foundation në New York City. Më 2002, Joe Biden ishte folësi kryesor në solemnitetin për shënimin e 12 vjetorit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Sheraton Hotel në Manhattan. Më vonë atë vit, Liga Qytetare i ndau Joe Biden Çmimin e dytë vjetor e Ligës Qytetare për Paqe në Ballkan në Capitol Hill Club në Washington, DC, në vlerësim të angazhimit të tij për të sjellë paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Evropën Juglindore.

Marrëdhënja jonë me Joe Biden nuk ka të bëjë fare me përkatësinë partiake. Për tridhjetë vite, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka punuar me Anëtarë të Kongresit nga të dyja taborret politike partiake si në Senat ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesëve.

Puna jonë me Joe Biden është rezultat i faktit që ai u gjend pranë popullit shqiptar kudo dhe kurdo që ne kishim nevojë për të. Ai luajti një rol të dukshëm dhe impresiv në arritjen e pavarësisë së Kosovës, dhe ne jemi konfidentë që ai, si President, do të rindërtojë marrëdhënjet e afërta të SHBA-ve me BE-në dhe NATO-në, dhe do të sjellë integrimin evro-atlantik të Kosovës.

 

Së fundi, ne jemi konfidentë se Presidenti Joe Biden do të punojë për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit shqiptaro-serb.

 

Shirley Cloyes DioGuardi                                                                             Joseph J. DioGuardi
Këshilltare për Cështje të Ballkanit                                       President Albanian American Civic League (AACL)

 

 

 

Kuvendi i Vatrës më 31 Tetor zgjodhi Vatranin Ahmet Xhafo si kryetar të Vatrës

Kuvendi i Vatrës më 31 Tetor zgjodhi Vatranin Ahmet Xhafo si kryetar të Vatrës, i cili ka mbi pesë dekada që i shërben Vatrës. Më poshtë po sjellim biografinë e z.Xhafo:
AHMET GIAFFO: Një Biografi e Shkurtë
I lindur ne Filat të Çamerisë në një famije të njohur për bujari, mikpritje, dhe trimëri.
Babai i tij, Taip Xhafo, rrjedhë nga një familje pashallarësh, dhe merrej me tregëti. Xhaxhai i tij, Kasimi kishte emigruar në SHBA para Luftës së Dytë Botërore.
Qershori i vitit 1944 ishte viti më barbar për pupullin martir çam, të cilët u gjendën të pambrojtur. Bandat gjakatare të Zervës u sulën egërsisht me krime të papara e të padegjuara. Si gjith çamët, edhe familja e Z. Ahmet Giaffo pësoi momente dramatike nga agresioni grek. Ahmeti i vogël së bashku me babain nënën, dy vëllezer, dhe tri motra, sapo degjuan për terrorin grek në Paramithi, herët në mëgjes u nisën menjeherë në drejtim të Shqiperisë. Jo nga xhadeja por nga monopatet sepse zervistët i kishin bllokuar rrugët për ti grabitur çamët, ku pastaj i vrisnin. Imazhe rrenqethëse i kujtohen Z. Giaffo, “Ua prisnin grave gishtat për unazat, veshët për vathët, ua çanin barqet e grave shtatëzanë.” Ahmeti mban mend, “Familja jonë nëpër pyje e kodra u nisëm drejt Koskës, në Vervë, Dushat e në Shalës. Grekët nga Pleshavica kishin dalë në Grykën e Bogazit nga lart e vrisnin njerëz. Në fillim familja jone u sistemua ne shtepine e zotit Zenel Kadriu i cili sapo ishte martuar e jetonte me nusen e nenën e tij. Na hapën dyert e me ne ndanë atë që kishin me bujari.”
Përkohësisht, familja e tij u sistemua në shtepinë Omer Mehmetit, që ishte mik i familjës, të cilin komunistët e kishin klasifikuar si kulak nga që ishte i lidhur me Ballin Kombëtar dhe që ishte i pasur. Giaffo kujton, “Komunistët ja kishin konfiskuar të gjithë pasurinë, por jo bujarin.” Në pranver të vitit 1945, familjarisht nisën nga Shalesi, dhe të uritur, të lodhur e rraskapitur nga rruga arritën në Sarandë, pa asnjë mbështejte nga autoritetet shtetërore. Të nesërmën, vellai i Ahmetit, i merr nënës së tij, unazat, vathët, dhe një varëse floriri për ti shitur e për të bler me to buk sa për të mbajtur frymën gjallë. Dhe keshu vazhdoi kalvari i vuatjeve për familjën Giaffo, ku dhe motra Feridja, në moshën shtatë vjeçare vdiq, si pasojë e lodhjes, semundjes, urisë, dhe traumës. Në kujtimet e Ahmetit, “Në vitet 1947-48 në Shqipëri ishte sistemi i triskëtimit.
Por ata që punonin në privat nuk e përfitonin atë. Tregetohej ne 2-3 pika shitje buk misri, shumë herë nuk merrje dot se vinte me pakice. Kjo e detyron baban tonë,Taip Xhafon, që me anë të një mikut të tij,Kalosh Drini, të blej një sasi miell misri në Fushë-Kruje. Natën e mbuluam miellin me bar, por vigjilenca e spiunëve e pikasi miellin, e mori shteti, dhe babanë e futën në burg.
Në vitin1956, Ahmet Giaffon e morën ushtar dhe e dërguan në Korçe. I frymëzuar nga qendrimet antikomuniste të familjes, nga xhaxhai i tij që jetonte në SHBA, dhe nga bindjen e tij, Ahemti, në kohën që ishte ushtarë shfrytëzoi momentin për të shpetuar nga terri komunist. U aratis nga Leskoviku, nga Mali i Gramozit, me 12 shtator 1959, duke u futur ne Konicë, e më vonë autoritetet greke e derguan në Janinë në një repart ushtarak ku u intervistua nga ushtarakët grek dhe nga nji amerikan i CIAs. Pas dy muash, e derguan në kampin Llavrio, dhe pas dy muajsh ne ishullin e Siros, ku u miqësua me Z. Xhafer Butka nga Erseka.
Ne dhjetor të vitit 1960, Ahmet Giaffo emogroi në Hartford, Connecticut, ku u bashkua me xhaxhain e tij, Kasimin, i cili në të kaluarën kishte pritur e përcjell shumë nga kryesia e Vatrës, duke përfshirë edhe Nolin e Konicën, ku gjyshja e Ahmetit u ka pregaditur ushqime çame. “Xhaxha, Kasimi me beri antar te Vatres, dhe kam patur nderin të takohem e të bashkpunoj me Qerim Panaritin, Xhevat Kallanxhiun, zotin Agim Karagjozi, e Dr. Buçaj,” rrëfen Z. Giaffo.
Pasi u vendos në tokën e lirë, në SHBA, Z. Giaffo u fut në punë, dhe krahas punës mbaroi shkollën e mesme ne Harford, sepse Shqipëria nuk ia mundësoi shkollimin. Më vonë u shpërngul me banim në Kaliforni, ku përfundoi studimet universitare, duke marrë gradën Bachellor of Science në Business Information System nga California State University në Los Angeles. Nga viti 1965 deri në vitin 1970 ka punuar si “computer programmer”, dhe nga viti 1971 deri ne 1980 shërbeu si manager of systems and programming. Nga viti 1980 deri ne vitin 2005, kur doli në pension, ishte “director of Information Technology” (IT).

 

Intervistë e Këshilltarit Federal tek NZZ – Alain Berset: Ne nuk jemi në prag të katastrofës. Paniku nuk funksionon.

Në një intervistë për gazetën NZZ, Këshilltari Federal në lidhje me alarmin që kanë dhënë epidemiologët thotë se : “Shkencëtarët nuk e sundojnë Zvicrën”. “Nëse Këshilli Federal do të ishte i bindur se spitalet do të mbingarkohen brenda dhjetë ditësh, ai do të kishte vendosur të merrte masa më të rrepta këtë javë, thotë Ministri i Shëndetësisë Alain Berset.Ky do të ishte shansi i fundit për të parandaluar një bllokim të ri. Zvicra dhe ekonomia nuk mund t’i dorëzoheshin virusit.

“Ne e mundim Corona”, ju thatë në maj. A ishit shumë optimist atëherë?

Alain Berset: Shpresoj qe jo. Do ta shohim këtë gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm. Me këtë fjali unë shpreha se ne tani dimë si të merremi me koronavirusin dhe si të mbrohemi. Kjo nuk ishte kështu në shkurt. Sigurisht, ne tani duhet ta implementojmë në mënyrë koherente.

“Dukej shumë mirë për një kohë të gjatë. Pastaj papritmas ndodhi shpejt, dhe tani situata në Zvicër është më e keqe se në çdo vend tjetër në Evropë. Çfarë shkoi keq?

Alain Berset: Situata ndryshoi në fillim të tetorit. Është ende një mister se çfarë ka ndodhur. Epidemiologët kanë shpjegime të caktuara, por pa përgjigje përfundimtare. Pati një ndryshim në mot në javën e fundit të shtatorit, njerëzit qëndruan më shumë brenda, ku rreziku i infektimit është më i madh. Ne mund të kemi kaluar një prag në atë kohë: Nëse shkalla e infeksionit është shumë e lartë pas një përhapje të caktuar të virusit, ajo përshpejtohet. Ajo që ka rëndësi nuk është motivi  se pse kemi hyrë në këtë situatë, por si reagojmë ndaj saj.

“A ka humbur Zvicra kontrollin e pandemisë?

Alain Berset: Unë nuk do ta thosha atë. Situata sigurisht që është shumë më e keqe sesa ishte një muaj më parë. Në të njëjtën kohë, kantonet kanë rritur shumë kapacitetet e tyre të gjurmimit të kontaktit; Vaud, për shembull, mund të gjurmojë 1000 raste në ditë me një qasje të re. Të mërkurën, Këshilli Federal mori gjithashtu masa të gjera që tejkalojnë gjithçka që do të kishim menduar të jetë e mundur vetëm disa muaj më parë.

“Sot Këshilli Federal kritikohet se ka bërë shumë pak.

Alain Berset: Jo nga të gjithë. Meqenëse ne dimë shumë më tepër për virusin sot, tani mund ta ndërmarrim këtë hap të ndërmjetëm dhe të shpresojmë se do të jetë e mjaftueshme. Përndryshe do të duhet të marrim përsëri masa që janë vërtet të dhimbshme. Ne duam ta parandalojmë atë.

Shkencëtarët paralajmëruan herët. Pse nuk reaguat më herët dhe më vendosmërisht ju dhe Këshilli Federal?

Alain Berset: Ne reaguam dhe ndoqëm planin që përgatitëm me kantone në verë. Kur kurba filloi të ngjitej, ne menjëherë filluam masa shtesë. Unë kam kontaktuar kantone në raste të ndryshme dhe i kam kërkuar që të veprojnë. Më 18 tetor, Këshilli Federal vendosi të shtrëngojë rregullat për herë të parë. Në javën në vijim, kantonet forcuan regjimet e tyre. Ne nuk jemi në prag të katastrofës. Paniku nuk funksionon.

“Epidemiologët thonë se ata duhet të ishte reaguar në gusht ose shtator kur numri i rasteve ishte edhe më i ulët. A i keni kapërcyer këto zhvillime me një farë gjumi ju dhe kantonet ?”

Alain Berset: Jo, pati një dyfishim të rasteve, por kjo ndodhi shumë ngadalë gjatë një muaji. Kjo kohë u zvogëlua shumë shpejt brënda një jave në tetor, duke habitur që të gjithë. Task forca shkencore më raportoi për herë të parë këtë rritje të shpejtë me 16 tetor. Vetëm dy ditë më vonë, Këshilli Federal vendosi ta shtrëngojë masat.

“Këshilli Federal ka urdhëruar shumë masa që vështirë se mund të zbatohen në jetën e përditshme, për shembull rregulloret për familjet. A ka kuptim nxjerrja e udhëzimeve të tilla?

Alain Berset: Po. Ne po japim sinjale të qarta. Njerëzit duan të dinë si të sillen në mënyrë që ta kalojmë mirë këtë pandemi. Kjo tregon në reagimet që marr. Është e qartë se jo të gjithë do të jenë dakord në përputhje me rregulloret. Por ne nuk do të kontrollojmë çdo familje. Ka edhe njerëz që shpejtojnë në autostradë me 180 kilometra në orë. Gjithmonë ka disa që nuk i ndjekin rregullat. Në valën e parë, shumica e tyre zbatuan rekomandimet shumë mirë.”

“Duket sikur Këshilli Federal do të vendosë rendin e arsyes të shëndoshë.

Alain Berset: Të gjithë në fakt dinë si të mbrohemi. Por tani çështja është që ne në fakt u përmbahemi këtyre sjelljeve. Ne nuk mund ta përshkruajmë thjesht këtë, duhet të bindim dhe të apelojmë. Funksionon vetëm nëse marrin pjesë të gjithë.

 

“A do të thotë kjo se koncepti i përgjegjësisë personale ka dështuar?”

Alain Berset: Jo Udhëzimet mund të zbatohen vetëm me përgjegjësi personale dhe me mendje të shëndoshë. Nuk është gjithmonë e lehtë, veçanërisht në zonën e familjes. Unë gjithashtu kam fëmijë në shtëpi dhe e shoh atë vetë.

“Këshilli Federal dhe qeveritë kantonale kanë marrë masa të shumta shtrënguese. Çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme?

Alain Berset: Ne presim që kantonet të forcojnë më tej masat në zonën e tyre, varësisht nga situata. Një shembull: Qeveria federale vendos një kufi të sipërm prej 50 personash për ngjarjet. Disa kantone tashmë e kanë vendosur kufirin në 15 persona. Gjithashtu mund të ndalohen të gjitha eventet publike. Është e rëndësishme që ne të veprojmë në një mënyrë më të diferencuar rajonalisht sesa në Mars.

“Por sot virusi është përhapur në të gjitha kantonet.

Alain Berset: Ka akoma dallime të jashtëzakonshme. Për shembull, Valais ka një incidencë pesë herë më të madhe gjatë këtyre 14-ditëve në krahasim me kantonin Solothurn. Kjo mund të shihet në situatën në spitale, e cila është shumë më e tensionuar në Valais sesa në Solothurn.

“Shumë njerëz pyesin se edhe sa kohë duhet të përshtatemi me kufizimet e reja.”

Alain Berset: Vështirë të thuash. Për shkak se masat janë më pak drastike sesa në pranverë, mund të duhet më shumë kohë për të zvogëluar numrin e infeksioneve të reja. Është gjithashtu e rëndësishme për ne që të mund të parandalojmë një efekt yo-yo. Sidoqoftë, kjo do të thotë që masat do të qëndrojnë në fuqi për më gjatë. E kuptoj që jeta pa maskë është më komode. Por ndërhyrja në liri është shumë më e vogël se sa me ndalimin e tubimeve apo edhe një shtetrrethim, të cilin fatmirësisht nuk e kemi pasur kurrë. Në pranverë fola për një maratonë. Imazhi ishte më i saktë se sa prisja në atë kohë.

“Sipas Task Forcës shkencore, kufizimet duhet të qëndrojnë deri në pranverë. A është kjo realiste?”

Alain Berset: Kush e di . . . E kam zakon të mos bëj asnjë parashikim për këtë krizë. Pothuajse të gjithë ata që u përpoqën kishin gabim. Ne mbështetemi në fleksibilitetin dhe reagimin. Vazhdimisht të mësuarit, përshtatja dhe korrigjimi nëse është e nevojshme. Unë pres që situata të mbetet shumë e brishtë gjatë muajve të ardhshëm.

“A nuk duhet  të mendohen organizimet e mëdha familjare për  festimet për Krishtlindje?”

Alain Berset: Unë mund të them të njëjtën gjë përsëri e përsëri: Unë nuk e di, nuk e di. . . Unë vetë nuk kam plane të mëdha për Krishtlindje.

“Dhe pushime me skijim? Keni thënë së fundmi që keni bërë rezervimin.

Alain Berset: E vërtetë dhe shpresoj se mund të bëjmë ski. Për turizmin, është me rëndësi të madhe që ta marrim situatën më mirë nën kontroll.

“Task Forca ka llogaritur se do të duhen vetëm dy deri në tre javë derisa të gjitha vendet në njësitë e kujdesit intensiv të jenë zënë. A janë të mjaftueshme masat e marra nga qeveria federale dhe kantonet për të parandaluar mbingarkimin e spitaleve?”

Alain Berset: Unë mendoj kështu. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme, ne kemi ende kohë për të vendosur për shtrëngim të mëtejshëm. Nëse ne në Këshillin Federal do të ishim të bindur që spitalet në të gjithë Zvicrën do të mbingarkoheshin për dhjetë ditë, ne do të kishim vendosur për masa edhe më të rrepta këtë javë.

“Nga kjo që thoni mund të lexohet se nuk u besoni plotësisht parashikimeve të shkencëtarëve.”

Alain Berset:Jo, shkencëtarët janë shumë të rëndësishëm për ne, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta, por ata nuk qeverisin Zvicrën. Vendimet politike merren nga të tjerët, nga Këshilli Federal dhe qeveritë kantonale. Në Këshillin Federal, ne gjithashtu marrim parasysh informacionin nga kantonet dhe spitalet dhe kështu marrim një situatë të përgjithshme. Spitalet tashmë kanë filluar zvogëlimin e ndërhyrjeve me zgjedhje. Kjo do të na kursejë kohë.”

“Këshilli Federal tani ka një afat prej rreth dhjetë ditësh. Nëse situata nuk stabilizohet, a do të vendosni përsëri mbyllje – lockdown të detyruar në shkallë të gjerë?

Alain Berset: Në një krizë nuk mund të përjashtojmë asnjë mundësi. Ne duhet të shohim nga java tjetër nëse masat aktuale janë efektive. Ne kemi një trend të mirë në zyrat prej shtëpisë, më pak njerëz janë duke lëvizur.

“A do të thotë kjo se po përballemi me shansin e fundit për të parandaluar një bllokim tjetër?

Alain Berset: Po. Nëse rritja e numrit të rasteve nuk ngadalësohet, duhet t’i përgjigjemi pyetjeve të pakëndshme. Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën dhe kemi kohë të mjaftueshme për hapat e ardhshëm.

“Edhe nëse nuk ju pëlqen të bëni parashikime: Nëse Këshilli Federal e konsideron shtrëngimin e mëtejshëm të domosdoshëm, a do të jenë këto mbyllje të detyrueshme të dyqaneve dhe restoranteve përsëri?

Alain Berset: Ky është një skenar real nëse nuk mund ta marrim situatën nën kontroll me masat aktuale. Thjesht duhet të shihni se cilat ndërhyrje drastike janë duke u vendosur aktualisht në Gjermani, Belgjikë ose Francë. Dhe në të gjitha këto vende, përveç Belgjikës, numri i rasteve është më i ulët se në Zvicër.

“A mendoni se një hap kaq masiv do të fitonte shumicën? A mund ta përballojë Zvicra?

Alain Berset: Ajo që Zvicra dhe ekonomia e saj mund të përballonin edhe më pak do të ishte dorëzimi ndaj virusit. Ne duhet të mbrojmë popullatën.

“A nuk shqetësoheni nëse vendet e tjera me incidenca më të ulëta marrin një qasje shumë më të mprehtë?”

Alain Berset: Jo, çdo vend ka kulturën e vet politike. Sistemi ynë shëndetësor është i një standardi shumë të mirë. Në mars kishte një presion të madh mbi Këshillin Federal për të vendosur një shtetrrethim. Asokohe, gjithashtu, kemi vepruar më pak rigorozisht. Unë nuk jam duke e përjashtuar, jo madje është e qartë se ne gjithashtu bëjmë gabime. Ne nuk do të dimë nëse kemi vepruar si duhet deri në fund të pandemisë. Atëherë ne mund të bëjmë një vlerësim. Por atëherë ju lutem gjithashtu duhet të kemi kujdes të tashmen se është gjithmonë është më e lehtë në retrospektivë.

“Është përshtypja se Këshilli Federal dhe qeveritë kantonale po llogarisin konsiderata më ekonomike në valën e dytë dhe po peshojnë nëse masat janë më të dobishme apo sesa kushtojnë?

Alain Berset: Në mars pati një konflikt nëse shëndetit apo ekonomisë duhet t’i jepet një peshë më e madhe. Në ndërkohë është vërejtur se kjo nuk është një kontradiktë në terma. Ekziston një optimum ku bëni më të mirën për shëndetin dhe ekonominë tuaj. Ne i bazojmë masat tona në këtë.

 

“Masat e reja po shkaktojnë dëme ekonomike. Restoratorët thonë se ata preferojnë të kenë mbyllje të detyruar sesa detyrime e kërkesa të reja. A dëshiron shteti të shmangë pagesat e kompensimit?”

Alain Berset: Jo. Në Prill, industria e hotelierisë mbrojti me forcë hapjen e menjëhershme të restoranteve dhe bareve. Mbyllja e gjithçkaje tani nuk do të ishte gjë e mirë. Do të kishte megjithatë kosto fikse. Por një gjë është e qartë: rekomandimi për të punuar nga shtëpia, për shembull, dëmton më shumë disa restorante të caktuara. Ne kemi instrumente për të ndihmuar kompanitë e prekura. Këshilli Federal gjithashtu dëshiron të shkurtojë periudhën dhjetë-ditore të pritjes për tërheqjen e shtesave për kohë të shkurtër.”

“Si e perceptoni gjendjen shpirtërore të vendit sot krahasuar me valën e parë në pranverë?

Alain Berset: Ajo është ndryshe. Njerëzit janë të lodhur nga Corona, përfshirë edhe mua. Do të doja të lëvizja pa maskë ose të shkoja në një koncert. Por ne nuk kemi zgjidhje dhe duhet të mobilizohemi së bashku përmes kësaj krize dhe arsyes tonë të shëndoshë. Në mars, të gjitha forcat kryesore u bashkuan së bashku. Opinionet janë shumë më të ndryshme tani. Por unë nuk jam aq pesimist për situatën sa të tjerët. Ekziston ende një konsensus mjaft i gjerë se duhet të parandalojmë që spitalet të mbingarkohen – dhe atë pa përhapjen dhe mbylljen me forcë të bizneseve.”/Përktheu Elida Buçpapaj

U nda nga jeta Avni Mula, Artisti i Popullit dhe Nderi i Kombit

voal.ch – U nda nga jeta Artisti i shquar, kompozitori, këngëtari dhe Nderi i Kombit Avni Mula, autori i Valsit të Lumturisë.

Lajmin sapo e ka dhënë e bija, Inva Mula, sopranoja me famë botërore, e cila në rrjetin social shkruan:

“Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë!

Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë.

Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020″

 

Avni Mula ka lindur  në Gjakovë në 4 janar të 1928, në një familje ku ishte i shtati fëmijë, më i vogli mes tre djemve dhe vajzave në atë familje.

Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik, bariton.

Gjatë studimeve ai u njoh dhe u martua me sopranon ruse Nina Mula me të cilën kaloi një jetë të mrekullueshme.

Familja Mula është një nga Familjet e Mëdha të Artistëve shqiptarë, ku të gjithë anëtarët e familjes janë artistë: Avni Mula, Nina Mula dhe dy vajzat, Adelina Mula, pianiste dhe Inva Mula, me famë botërore.

Karrierën artistike Avni Mula e nisi menjëherë pas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës, etj.

Avni Mula zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë Shqipërisë. Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”.

Prej sot shpirti i Artistit të shquar i bashkohet gruas së tij të dashur sopranos Nina Mula dhe gjithë gjeneratës brilante të kolegëve të tij.

voal.ch i shpreh ngushëllimet të dy vajzave Adelinës dhe Invës si dhe gjithë shqiptarëve.

Për ta kujtuar po sjellim këtu Valsin e Lumturisë kënduar nga e madhja Vaçe Zela.

 

 

 

 

Shtretërit intensivë në Europë po mbushen

Në shumë vende europiane, spitalet i janë afruar kufirit të kapaciteteve. Sidomos në Belgjikë dhe Çeki gjendja është më e vështirë, aty duhet të punojnë edhe mjekë e infermierë të infektuar.

Në Europë po rriten me shpejtësi shifrat e infektimeve, edhe repartet e trajtimit intensiv po mbushen gjithnjë e më shumë me pacientë COVID-19. Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH ka paralajmëruar nga mbingarkesa e sistemeve shëndetësore sidomos në Europë dhe SHBA. “Shumë vende në hemisferën veriore po përballen aktualisht me një rritje shqetësuese të rasteve dhe shtrimit në spitale”, tha kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë.

Klinika të mbingarkuara

Në disa vende madje është arritur që tani kufiri i kapaciteteve të shtretërve intensivë. Këtë e bëri të ditur agjencia gjermane e lajmeve, dpa, pas një sondazhi të zhvilluar. Kështu në provincën belge, Liezh një duzinë mjekësh dhe infermierësh duhet të punojnë në klinika tejet të mbingarkuara megjithëse mund të jenë të infektuar. “Ne duhet të zgjedhim mes një zgjidhjeje të keqe dhe njërës shumë të keqe”, tha Philippe Devos nga Shoqata e Sindikatave të Mjekëve. Zgjidhja më e keqe do ishte të mos i trajtoje pacientët.

Belgjika është vendi në BE me numrin më të lartë të infektimeve COVID-19. Sipas të dhënave të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ky vend ka 1390 të infekuar në 100.000 banorë.

Belgien Lüttich | Coronavirus: Universitätskrankenhaus (Kenzo Tribouillard/AFP)

Një infermier vishet para trajtimit të pacientit në stacionin intensiv

Mungesë personeli në Çeki

Në vend të dytë renditet Çekia me 1379 të infektuar për 100.000 bnorë. Qeveria ka marrë masa shumë të ashpra për zbutjen e pandemisë dhe ka shpallur ndalimin e qarkullimit në orët e natës për të penguar kolapsin e spitaleve. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur shtyrjen e operacioneve të planifikuara. Më shumë se 13.000 punonjës të sistemit shëndetësor janë infektuar me Corona. Shumë nga ata që nuk tregojnë simptoma vazhdojnë të punojnë.

Franca – spitalet plot deri në mes të nëntorit

Në Francë që nga 17 tetori është në fuqi ndalimi i qarkullimit nga ora 21:00 deri në 06:00, i cili prek më shumë se dy të tretat e popullsisë- Megjithatë infektimet vazhdojnë të shënojnë rritje. Më shumë se gjysma e shtretërve të trajtimit intensiv në Francë janë të zënë ndërkohë me pacientë me Corona, në Paris kjo shifër është më e lartë, 70%. Deputetët francezë i tremben kolapsit të spitaleve pa masa të tjera të rrepta. Deputeti Andre Chassaigne pas një takimi me dyer të mbyllura të kryeministrit Jean Castex me deputetët raporton se “situata është veçanërisht serioze.” Nëse nuk arrijmë të ulim infektimet, spitalet tona brenda 15 ditësh nuk mund të trajtojnë më pacientë.”

Coronavirus - Spanien (Paul White/dpa/picture alliance)

Infermierja spanjolle përqafon kolegen në orën e pushimit

Situatë kritike në Britaninë e Madhe dhe Zvicrën

E vështirë paraqitet situata edhe në Zvicër. Taskforca e qeverisë parashikon që deri në mes të nëntorit do të jenë arritur kapacitetet e shtrerërve intensivë, nëse infektimet rriten. Në Britaninë e Madhe gjendja është po ashtu mjaft e tensionuar. Në zonën e Mançesterit kufiri i kapacitetit të klinikave është arritur ndërkohë. Sistemi shëndetësor britanik, NHS vuan nga mosfinancimi, e shpesh me valën e parë të gripit shumë klinika nuk e përballojnë dot numrin e pacientëve. Mijëra operacione ndërkohë në këtë vend janë shtyrë për më vonë.

Mungesë personeli në Gjermani

Edhe në Gjermani, ku nuk mungojnë shtrerërit intensivë, ka mungesa të personelit mjekësor. Këtë e bëri të ditur, presidenti i Shoqatës Gjermane Ndërmjekësore, Uwe Janssens për grupin mediatik, “Funke Mediengruppe”. Ndërkohë kemi “kapacitete të mjaftueshme në shtretër intensivë dhe aparate intubimi” por kjo vetëm nuk ndihmon, “nëse nuk kemi personel që kujdeset për pacientët”. Këtu qëndron “problemi më i madh”, thotë Janssen./Deutsche Welle (www.dw.com)

la/mir/rb (dpa, afp, rtr)

Presidenti francez Emmanuel Macron njofton kombin për Lockdown kombëtar në Francë

voal.ch – Presidenti francez Emmanuel Macron në një fjalim para kombit lajmëroi në mbrëmje se lockdown-i kombëtar hyn në fuqi të premten.

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi në një fjalim para kombit futjen e një bllokimi mbarëkombëtar duke filluar nga e Premtja për të luftuar koronavirusin.

Shkollat ​​do të qëndrojnë të hapura. Masa do të mbetet në fuqi të paktën deri në 1 Dhjetor.

“Shtrëngimi i miratuar deri më tani kundër valës së dytë të koronavirusit, siç është shtetrethimi në zonat e alarmit maksimal, ka qenë” i dobishëm, por jo i mjaftueshëm, tani nuk është i mjaftueshëm, nuk mjafton më. Virusi po qarkullon në Francë me një shpejtësi që as parashikimet më pesimiste nuk e kishin parashikuar, “tha Macron, në fjalimin e tij para kombit.

“Ne jemi të përmbytur nga përshpejtimi i papritur i epidemisë, si kudo në Evropë”, shtoi ai, duke thënë se vala e dytë do të jetë “më e vështirë dhe më vdekjeprurëse se e para”. Në këtë kontekst, shtoi ai, është më e nevojshme se kurrë të japësh “një frenim”.

Në pranverë, kujtojmë, popullsia ishte e mbyllur për 55 ditë, nga 17 Mars deri më 11 maj, me kufizime të ashpra të udhëtimit dhe mbylljen e shkollave, dyqaneve jo-thelbësore dhe kufijve./RSI.CH/EB

Një lajm i hidhur, ndahet nga jeta Ilirjan Zhiti, vëllai i shkrimtarit të shquar Visar Zhiti

 

Voal.ch – Një tjetër lajm i hidhur vjen nga Shqipëria.

U nda nga jeta Ilirjan Zhiti, vëllai i shkrimtarit të njohur Visar Zhiti.

Ilirjan Zhiti po ashtu i është kushtuar letërsisë. Ai ka shkruar shumë libra dhe sikur e gjithë Familja Zhiti ishte i përkushtuar ndaj kauzës kombëtare.

Ilirjan Zhiti u shua në spital dhe lajmi i hidhur u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale.

Visar Zhiti do të shkruante me pikëllim të thellë për vëllain e tij të dashur:

“Vëlla i shtrenjtë, Ilirjan,
qofsh i hijshëm si përherë dhe shkëlqefsh
dhe në rrugët qiellore…”
Ilirjan Zhiti do t’i mungojë familjes, miqve, kolegëve.

Ai la pas bashkëshorten, fëmijët, motrën, dy vëllezërit dhe nipër e mbesa.

 

Për poezinë e tij, vetë Ilirjan Zhiti do të shkruante: “Poezitë që shkruaj, janë emri im që gëdhënd në gurin e varrit”

 

Ndërsa në poezinë e tij “Nëse” Ilirjan Zhiti shkruan:

 

Nëse lumturia ime është e lidhur

me fatkeqësinë e të tjerëve

preferoj të vuaj.

 

Nëse mirëqënia ime

rrjedh nga varfërimi i të tjerëve

preferoj varfërinë

 

Nëse jeta ime është e varur

nga vdekja e njerëzve të pafajshëm

Vrasës s’bëhem kurrë!

 

Ilirjani, si vëllai i tij Visari dhe si Babai i tyre shkrimtari Hekuran Zhiti sikur gjithë Familja e tyre  ka qenë i përndjekur nga regjimi komunist dhe ka kaluar kalvarin e burgjeve të diktatures.

Botuesit e voal.ch i shprehim ngushëllimet më të thella Visarit, Familjes Zhiti dhe gjithë kolegëve dhe miqve të Ilirit!

U prehsh në Paqe Ilirjan!

Paqen që nuk ta lejuan ta gjeje në tokë !

Endri Nini është Ambasador i kombit në Europë, sepse me emrin e tij ai nderon Shqipërinë dhe shqiptarët

Për sezonin 2020/21 ai është Drejtori Artistik i Festivalit të Muzikës të Dhomës të Universitetit të Muzikës dhe Dramës Rostock, i cili do të zhvillohet nën moton Gëzuar Ditëlindjen Z. Beethoven ! Endri Nini është i vetmi artist shqiptar në trupën akademike të dy universiteteve shumë prestigjioze në Europë, Universiteti i Muzikes dhe Theatrit ne Rosotock Gjermani dhe ne Akademine Sibelius Finlande, perveç karieres brilante solistike në gjithë këto vite.

—————

Artistët shqiptarë në botë kanë arritur maja të suksesit. Por ky sukses nuk dhurohet, as nuk dhurohet në tabaka, por është rezultat i talentit, lodhjes dhe djersës.

Voal.ch po ju sjell portretin e Artistit Endri Nini. Në fund kur ta mbaroni së lexuari do të emocionoheni dhe krenoheni me Endrin sepse Endri ngre lart nëpër skenat e botës emrin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Endri Nini është njëkohësisht një pianist dhe muzikant i njohur i muzikës të dhomës që sot ka një jetë të pasur koncertore nëpër skenat e Europës.

Endri Nini ka lindur në 1984 në Tiranë. Ai studjoi piano me Anita Tartari në Akademinë e Arteve, pastaj i vijoi studimet me pedagogë të famshëm si Sontraud Speidel në Karlsruhe, Kevin Kenner në Londër dhe Bernd Goetzke në Hanover.

Endri gjithashtu mori leksione muzikore të posaçme nga Stephen Kovacevich, Aldo Ciccolini dhe Andras Schiff. Ai përfundoi studimet e tij për Muzikën e Dhomës me Markus Becker dhe Oliver Wille në Hanover.

Për rezultatet e tij të shkëlqyera Endri Nini ka marrë bursa nga Fondacione të tilla si DAAD, Villa Musica, Alfred-Töpfer Stiftung dhe Fondacioni Solti në Mbretërinë e Bashkuar.

Aktivitetet Artistike të Endrit përfshijnë koncerte në Athinë, Londër, Vjenë, Berlin, Romë, Hamburg, Krakov,Frankfurt dhe shfaqje si solist me orkestra si Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptarë, Orkestra Filarmonike e Baden-Baden, Orkestra e Akademisë së Arteve Tiranë, Orkestra e Dhomës Karlsruhe dhe Orkestra e Dhomës të Tiranës.

Endri Nini ka performuar në festivale si: Annecy, Prusisë Kovi, Holland Music Sessions, de la Rajoni Franche-Comte, Chamber Music Festival Hanover dhe Allegretto Albania.

Si pianist i muzikës të dhomës ai ka performuar me muzikantë të kalibrit të lartë si Albrecht Mayer, Sabine Meyer, Daniel Rowland, Gustav Rivinius, Elsbeth Moser dhe Wolfgang Güttler, ndërsa koncerte të shumta solo dhe paraqitje në ansamblet e muzikës së dhomës  në vende të rëndësishme në të gjithë Gjermaninë, Evropë dhe Kinë.

Nga viti 2012 deri në vitin 2018 Endri ishte anëtar themelues dhe pianist i Flex Ensemble me të cilin fitoi disa çmime kryesore në garat prestigjioze ndërkombëtare të muzikës së dhomës si çmimi i parë në konkursin ndërkombëtar të muzikës së dhomës Robert Schumann në Frankfurt dhe çmimin e parë në Gianni Bergamo Çmimi i Muzikës Klasike në Lugano.

Me Flex Ensemble ai ka performuar në vende të tilla si Concertgebouw Amsterdam, Alte Oper Frankfurt, Qendra e Arteve Shfaqëse të Pekinit dhe Meistersingerhalle Nürnberg.

Si solist ai ka interpretuar me Orkestrën Filarmonike Baden-Baden, Orkestrën Simfonike të Radios dhe Televizionit Shqiptar, Orkestrën e Dhomës Karlsruhe dhe Orkestrën e Dhomës të Tiranës. Regjistrimet e tij përfshijnë dy CD me Ansamblin Flex „Arritja e Natës“ dhe „Au Suivant!“ (Për etiketat muzikore Genuin dhe Avi) si dhe regjistrime për radio si SWR, NDR, Radio Tirana, Radio 4 Amsterdam dhe Radio Semnoz në Francë . Ai gjithashtu ka performuar në Festivale të tilla Sommerliche Musiktage Hitzacker, Heidelberger Frühling, Festspiele Mecklenburg-Vorpommen, Annecy Festival, Prussia Cove, International Music Festival Goslar, Prishtina International Music Festival, Allegretto Albania dhe Podium Festival Esslingen.

Endri Nini ka fituar shumë çmime në konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare  si Concours International de Piano “Ile de France” në Paris, çmim nga Fondacioni Solti në Mbretërinë e Bashkuar Premio “Trio di Trieste” në Trieste dhe konkursi ndërkombëtar i muzikës së dhomës Kiejstut Bacewicz në Łódź .

Endri gjithashtu shpesh kuron formate multidisiplinare të koncerteve si një mënyrë efektive për të bashkuar audienca të ndryshme dhe muzikë.

Që nga viti 2014 ai ka krijuar rregullisht programe dhe duke performuar me muzikantë, kërcimtarë, aktorë dhe artistë vizualë në Festivalin e Muzikës së Dhomës Rheinhesen, serinë e koncerteve imPULS në Hanover si dhe Projektin Wunderkind në Shqipëri.

Për sezonin 2020/21 ai është Drejtori Artistik i Festivalit të Muzikës të Dhomës të Universitetit të Muzikës dhe Dramës Rostock, i cili do të zhvillohet nën moton Gëzuar Ditëlindjen Z. Beethoven !

Endri Nini është i vetmi artist shqiptar në trupën akademike të dy universiteteve shumë prestigjioze në Europë, Universiteti i Muzikes dhe Theatrit ne Rosotock Gjermani dhe ne Akademine Sibelius Finlande, perveç karieres brilante solistike në gjithë këto vite.

Endri Nini është Ambasador i kombit në Europë, sepse me emrin e tij ai nderon Shqipërinë dhe shqiptarët./Përgatiti: voal.ch/ Elida Buçpapaj

 

 

 

Sopranoja me famë botërore Ermonela Jaho: Mirënjohëse për jetë Fjalët e zemrës për një ikonë si Rozmari Jorganxhi !

 

Voal.ch – Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, shpreh ekskluzivisht për voal.ch  dhimbjen e saj për largimin nga kjo botë të mbretëreshës të belkantos Rozmari Jorganxhi, sikur shkruante përpara disa ditësh në rubrikën In Memoriam gazeta Il Piccolo e Triestes, për artisten e madhe e cila e mbylli karierën në skenën e Teatrit të Operas Xhuzepe Verdi.

Ermonela Jaho e falenderon dhe i është mirënjohëse për jetë mezosopranos së famshme shqiptare, duke nënvizuar se takimi që ka patur me Artisten e madhe ka qenë pjesë e rrugëtimit të saj si artiste. Artistët e mëdhenj në fillimin e karierës së tyre ndodh patjetër që të jenë takuar me Artistë të mëdhenj të cilët në mënyrë profetike u parashohin rrugën e suksesit.

Ermonela Jaho me sukses të plotë vijon jetën e saj koncertore nëpër botë. Momentalisht ndodhet në Greqi, ku prej dje mbrëma, si dhe më 16, 20 dhe 25 tetor në Teatrin Kombëtar të Operas të Athinës është duke u shfaqur Opera e Puçinit Madam Buterfly, ku Ermonela interpreton rolin e Cio-Cio-San.

Kjo na bën të kujtojmë se kur Madame Buterfly është shfaqur për herë të parë në Teatrin e Operas në Tiranë, e shkëlqyera Rozmari Jorganxhi ka interpretuar rolin e Suzukit.

Më poshtë po sjellim dedikimin e Ermonela Jahos për Rozmari Jorganxhi, të një ikone në shkëlqim për ikonën që tashmë shkëlqen si yll në qiellin e parajsës. /Elida Buçpapaj

 

“Këto janë fjalet e zemres për nje ikone si Rozmari Jorganxhi.

Largimi nga jeta e figures se shquar te artit shqiptar dhe jo vetem,

te nderuares Rozmari Jorganxhi eshte nje humbje e madhe per boten e artit.

Ajo qe nje ikone e vertete

e Artistit me A te madhe.

E thjeshte, modeste, punetore e palodhur,

e dedikuar ne çdo gje qe bente,

vlera keto qe vetem nje Artist i vertete i misheron.

Mirenjohese per jete kesaj Zonje – Muzë e botës së muzikës.

Faleminderit qe takimi me ju ka qene nje nder hapat e rrugetimit tim si artiste.

I paharruar kujtimi dhe emri i saj i madh.”

Mjekët shqiptarë në Diasporë publikojnë Protokollet ndërkombëtare të COVID-19

voal.ch – Federata e Mjekëve në Evropë ka sjellë në gjuhën shqipe disa nga protokollet më të reja të trajtimit të COVID-19 të aplikuara në vende të ndryshme. Një iniciativë kjo që pritet ti vijë në ndihmë sistemit shëndetësor, mjekëve dhe pacientëve shqiptarë.

Aktualisht Federata ka publikuar protokollin amerikan të terapisë së COVID-19 i  cili është përpunuar nga Dr. Zana Nikolla, specialiste e Gastroenterologjisë në Nju Jork, SHBA si dhe protokollin austriak të terapisë së Covid-19 punuar dhe përshtatur nga Dr. Donika Sela, kryemjeke në spitalin e Vjenës.

 

Nënkryetarja e Federatës së Mjekëve në Evropë Aurora Dollenberg tha për “voal.ch” se kjo nismë erdhi si rrjedhojë e kërkesave nga mjekë shqiptarë për një Protokoll të unifikuar Trajtimi të Covid-19.

“Aktualisht kemi të përkthyer protokollin amerikan dhe atë austriak, ndërsa unë dhe mjekë  përfaqësues të Federatës po punojmë për të përkthyer në shqip dhe anglisht protokollet e fundit që kemi nga Europa e USA”, tha ajo.

Dollenberg sqaron se qëllimi i kësaj nisme të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë është që protokolli përkthyer e firmosur prej mjekëve specialist tu bashkëngjitet protokolleve të mbledhur nga vendet e tjera europiane dhe të krahasohet me protokollin shqiptar, për të përmirësuar dhe mbështetur punën e kolegëve dhe pacientëve në Shqipëri.

 


Send this to a friend