NJË HERË KALOVA PËRMES NJË QYTETI – Poezi nga WALT WHITMAN – Shqipëroi SKËNDER LUARASI
Ky segment fokusohet tërësisht te libri i Epidamn Zeqos, “Epidamn, legjenda e Durrësit”. Autori shpjegon se si një temë komplekse si historia e qytetit që nga koha e bronzit mund të bëhet e afërt për fëmijët.
Nga studioja e ‘Kafe Shqeto’, Zeqo tha se sekreti qëndron në përdorimin e rrëfimit me rimë, i cili ndihmon në memorizim dhe zhvillim, si dhe në përfshirjen e ilustrimeve cilësore nga Enkeleda Shtërpifti.
Libri nuk është vetëm një lexim pasiv, ai përmban elemente interaktive dhe lojëra që e bëjnë fëmijën pjesë aktive të zbulimit. Zeqo argumenton se historia nuk ka moshë dhe përmes kësaj vepre synon t’u mësojë fëmijëve për trashëgiminë e tyre kulturore në një mënyrë tërheqëse.
Pjesë nga deklarata:
“Është historia më e hershme e Durrësit, po është rrëfim historik me rimë. Ke 60 ilustrime origjinale nga Enkeleda Shtërpifti që ta sugjeroj, në qoftë se do e shkruash librin për miushin që ke shpikur.
Unë kap tema komplekse. Tema komplekse është historia e Durrësit. Po si ta bësh më të përafërt për fëmijët, për prindërit, për, për gjyshërit apo jo? Dhe kjo është gjithë, gjithë puna. E bën më të prekshme, e bën më të afërt me, aty kam futur edhe një lojë, në qoftë se mund ta shohësh në faqen e dytë.
Është, a i gjen dot objektet brenda në libër? Jo jo, atëherë gjithë prona e kishte mbreti Epidamn.
Vajza ime e ka lexuar këtë libër që në moshën shtatë vjeç. Historia, ne kemi një histori të pasur. Nuk dallohet sot në Shqipërinë e sotme, po historia jonë antike është shumë e pasur, e pasur. Ne ta, ta festojmë, ta këndojmë, ta mësojmë, t’i gëzojmë asaj.
T’i gëzohemi se ka ngelur vetëm në libër, nuk ekziston më në realitet, po të paktën e kemi në libër, të jemi krenarë, të njohim trashëgiminë tonë kulturore, pse jo”.
VOAL- Vajza e shkrimtarit dhe antropologut Fosco Maraini, Dacia Maraini (Daça Maraini) lindi në Fiesole më 13 nëntor 1936. Nëna e saj ishte piktorja Topazia Alliata, një grua siciliane nga familja e lashtë Alliata di Salaparuta. Përveçse një shkrimtare e njohur, Maraini ka qenë gjithashtu në lajme për marrëdhënien e saj të gjatë me hyjninë e rradhës të letërsisë italiane të shekullit të njëzetë, Alberto Moravia, me të cilin jetoi nga viti 1962 deri në vitin 1983, duke e shoqëruar atë në udhëtimet e tij nëpër botë.
I etur për t’u larguar nga Italia fashiste, Fosco Maraini kërkoi të transferohej në Japoni, ku jetoi me familjen e tij midis viteve 1938 dhe 1947, duke studiuar Hainu, një popull në rrezik zhdukjeje që jetonte në Hokkaido. Nga viti 1943 deri në vitin 1946, familja Maraini, së bashku me italianë të tjerë, u internua në një kamp përqendrimi për shkak se refuzoi të njihte zyrtarisht qeverinë ushtarake japoneze. Në fakt, kjo qeveri kishte nënshkruar një aleancë me Italinë dhe Gjermaninë në vitin 1943 dhe u kërkoi Marainëve të nënshkruanin besnikërinë e tyre ndaj Republikës së Salò-së, gjë që ata nuk e bënë. Në përmbledhjen e saj të poezive të vitit 1978, “Mangiami Pure”, shkrimtarja rrëfen privimet dhe vuajtjet e tmerrshme që përjetoi gjatë atyre viteve, të cilat për fat të mirë u ndërprenë nga mbërritja e amerikanëve.
Pas kësaj fëmijërie veçanërisht të vështirë, shkrimtarja u zhvendos fillimisht në Bagheria, Siçili, dhe më pas në Romë, duke vazhduar studimet dhe duke ia dalë mbanë me punë të ndryshme: së bashku me të rinj të tjerë, ajo themeloi një revistë letrare, “Tempo di letteratura”, të botuar nga Pironti në Napoli, dhe filloi të kontribuonte në revista të tilla si “Nuovi Argomenti” dhe “Il Mondo”. Gjatë viteve 1960, ajo debutoi me romanin “La vacanza” (1962), por gjithashtu filloi të angazhohej në teatër, duke themeluar, së bashku me shkrimtarë të tjerë, Teatro del Porcospino, i cili interpretoi vetëm vepra të reja italiane, nga Parise te Gadda, nga Tornabuoni te Moravia e kudondodhur. Nga gjysma e dytë e viteve 1960, ajo vetë shkroi shumë drama, duke përfshirë “Maria Stuarda” (e vlerësuar gjerësisht ndërkombëtarisht), “Dialogo di una prostituta con un suo cliente”, “Stravaganza” dhe të fundit “Veronica, meretrice e scrittora” dhe “Camille”.
Në atë vit të trazuar, ndër të tjera, Moravia la gruan e tij, shkrimtaren Elsa Morante, për të.
Në vitin 1970, ajo drejtoi filmin “L’amore coniugale”, me protagonist Tomas Milian, bazuar në romanin me të njëjtin emër të Moravias.
Tre vjet më vonë, në vitin 1973, ajo themeloi “Teatro della Maddalena”, të drejtuar tërësisht nga gra. Pesë vjet më vonë, “Dialogo di una prostituta con un suo cliente” (e përkthyer në anglisht dhe frëngjisht dhe e shfaqur në dymbëdhjetë vende të ndryshme) u shfaq atje. Për Dacia Maraini-n, teatri kishte qenë gjithmonë një vend për të informuar publikun rreth çështjeve specifike sociale dhe politike.
Që nga ato vite e tutje, karriera e saj në prozë dha gjithashtu fryte të konsiderueshme, me romane të botuara në mënyrë mjaft të rregullt. Në rend kronologjik, kujtojmë “Epoka e Sëmundjes”, “Kujtimet e një Hajduti”, “Gruaja në Luftë”, “Isolina” (Çmimi Fregene 1985, ribotuar 1992; përkthyer në pesë gjuhë), “Jeta e Gjatë e Marianna Ucrìa” (1990, Çmimi Campiello 1990; Libri i Vitit 1990; përkthyer në tetëmbëdhjetë gjuhë), e cila u adaptua në filmin me të njëjtin emër nga Roberto Faenza, “Marianna Ucrìa”. Një titull tjetër i viteve 1990 është i rëndësishëm “Zërat” (1994, Çmimi Vitaliano Brancati – Zafferana Etnea 1997; Qyteti i Padovës 1997; Çmimi Ndërkombëtar Flaiano për Fiction 1997; përkthyer në tre gjuhë).
Sa i përket poezisë, përmbledhja e saj e parë me poezi, “Mizoria në ajër të hapur”, daton në vitin 1966. Kjo u pasua nga “Donne mie”, “Eat Me Pure”, “Dimenticato di dimenticare”, “Viaggiando con passo di volpe” (fituesit: Mediterraneo 1992 dhe Cittàe2, dhe 1999, Pendo, dhe Cittàe2.”
Në vitin 1980, në bashkëpunim me Piera Degli Esposti, ajo shkroi “Storia di Piera” (Historia e Pierës) dhe në vitin 1986 “Il bambino Alberto”. Një kontribuese e rregullt në gazeta dhe revista, në vitin 1987 ajo botoi disa nga artikujt e saj në vëllimin “La bionda, la bruna e l’asino” (Bjondia, Bruneja dhe Gomari).
Ende jashtëzakonisht e frytshme, ajo udhëton nëpër botë, duke marrë pjesë në konferenca dhe premiera të shfaqjeve të saj. Aktualisht ajo banon në Romë./Elida Buçpapaj
NUK MBAJ MEND
.
Nuk mbaj mend
apo nuk e di,
duket si një gënjeshtër,
apo fsheh një dhimbtë.
.
Kanë kaluar shumë vite,
askush nuk do të besoj,
kujtesa nuk mbron gjithmonë
diçka ka fshirë.
.
Ah, kujtimet ikin,
Edhe ato të mirat…
pa Lamtumirë.
.
2 D
.
Diktatura ka nevojë për të nënshtruarit,
aq shumë i do,
bën sikur i puthë…
Demokracia nuk ka nevojë,
po nuk e deshe,
ajo të përbuzë…
.
NJË KORE BUKE NGA TIRANI
.
Zogj me krahë
pa pupla që njohin
vetëm kafazin…
–
E rrokin lirinë,
një Alienë e huaj,
e largtë.
.
Të sigurtë,
hapin sqepin për pak kokrra drithë,
ushqehen prej tiranit,
të njohur,
ndër breza,
djalë pas djalit…
.
ANI, ANI…VDEKJA KA NISË ME ARDHË
.
Vdekja ka nisë me ardhë…
Kapuçët e gjunjëve me eshtnit e kembëve kanë nisë me u zanë,
rezët e dyerve
kanë ngelë pa vaj,
ditë e natë rrinë tuj cijatë…
E prapë kurr nuk ndalem,
deri në fund kam me ecë.
.
Vdekja ka nisë me ardhë,…Kurrizi nuk është ma drejtë,
mullar bari
njanue prej bore,
hangër fundin
prej dhenëve n’trolli
pa e sos dimri krejt.
E prapë ashtu me kurriz të kthyem
deri në fund nuk do të ndalem,
kam me ecë.
.
Vdekja ka nisë me ardhë…
Gjyksi gjuhet hucla,
kërcet kokrrizi n’shikulla n’bjeshkë,
fryma hyn e del ngadal
pa u ndie
si postagjia nën brrylë t’lokës,
n’margëz t’oxhakit tuj u zhagitë poshtë e përpjetë.
E prapë do të marrë frymë deri në fund,
kurr nuk do të ndalem,
kam me ecë.
–
Vdekja ka nisë me ardhë…
E kryet ka nisë t’ushtoj,
vegshi me çorbë plancash n’prush tuj u derdhë,
hini e avulli nuk le me i pa veringtë e oxhakit vjerrë.
E prapë kryet do ta çoj deri në fund,
me kryet lart kurr nuk do të ndalem,
kam me ecë.
.
E në fund,
kur trupin tim ta mbulojnë me dhe,
vdekjes do i them kot e ke moj bushtër,
e n’gjuhën time të dytë,
fak ju ( fuck you ).
Mbaje trupin tim ku të duash,
e kur të duash,
në vendlindjen time
shpirti im ka me ecë.
.
VARGJET E MIA SI FËMIJTË E PLEQËVE
.
Vargjet e mia
janë si fëmijtë e pleqeve,
pa i marrë
kush perdore në shkollë,
pa i çue kush në park
a në plazh asnjë dite…
.
Emrin e prindërve
duan ta harrojnë kur prezantohen,
askush nuk u tha djali i bosit,
i presidentit
a vajzë e shefit te policise…
.
Çuditem që disa i duan…
Duke fshire puthjet e pleqeve me dore janë rritë…
.
As dasma nuk bejnë kur martohen,
as ditëlindje nuk festojnë,
pa babë e nanë nuk bëhet vallja,
e paret lumë per orkestren nuk hidhen.
.
Edhe pse fëmijë pleqesh,
pa silikon i kanë faqet e gjinjté….
.
KUAJT E EGËR
.
Në gurrën time të muzës
pi ujë bashkë me kuajt e egër.
.
Vrapojnë
me vargjet e mia
pa shalë e pa fre.
.
Duke ju hedhë kokrra drithi e kripë në rrasa,
pa dashtë i zbusë,
i trembë.
.
E harroj,
nuk mbetën më trime
vargjet e mia.
.
Sepse,
kuajt e egër
nuk janë të egër më.
.
VAJZAT E BUKURA
.
Arti i vërtetë a magji
derdhë në krahët e tyre,
mbi lule e gjethe fluturojnë në ditët plot diell të pranverës.
.
Larg në fluturim
marrin gjithçka me vete, moshën nuk jua njohim, as emrat, as adresën,
…vetëm bukuria e tyre
në sytë tanë mbetet.
.
Nga lart shikojnë gjithë botën,
e ne mbetemi me sy prej tyre gjithë jetën.
.
Vetëm të bukura janë fluturat,
si askush tjetër në botë
ato nuk kanë emër tjetër…
.
TREVARGËSHE
•••
I bukur zog,
degë më degë këndon…
insektin në sqep se lëshon.
•••
Në mëngjes vjeshte
Pika vese mbi gjethe,
lotët e fundit të verës.
.
DASHURIA
E bekoj zotin
që nuk më dha gojë,
me mijëra pyetje që kam
askush nuk do të më dëgjoj…
.
KOHA
Është më e çmuara pasuri,
gjithnjë vjen,
që njeriu të shijoj botën.
.
Shiko, shiko vetëm bukuritë
e mos ke kurr frikë,
se e humbë kohën.
.
TË DUA
.
Të dua ! Të dua !
Të thuash të dua
nuk eshtë gjë e thjeshtë,
e as gjë që vjen
ashtu shpejtë, kaq shpejtë.
.
Ta thuash vazhdimisht, vazhdimisht kurr pa e ndërprerë, bëhet e besueshme, mbetet e vërtetë.
.
Pa menduar kurr se si ndihet tjetri,
midis nesh nuk ka me pas peshore që
mat dashurinë në jetë…?!
E drejta e autorit nuk është luks ligjor, por parakusht për ekzistencën e kulturës kombëtare
1. Kur ligji nuk mbron
Në çdo shoqëri demokratike, e drejta e autorit përbën themelin e marrëdhënies ndërmjet krijuesit dhe publikut. Ajo nuk është vetëm një instrument ekonomik, por një e drejtë morale, që garanton njohjen e autorësisë, integritetin e veprës dhe shpërblimin e drejtë për përdorimin e saj. Në Shqipëri, megjithatë, kjo e drejtë, që në vetvete është shenjë e emancipimit kulturor, është trajtuar më shumë si një formalitet administrativ sesa si një garanci themelore e lirisë krijuese.
Shqipëria zhvilloi bazat e mbrojtjes së të drejtës së autorit qysh nga koha e Monarkisë së Mbretit Zog, ndërsa gjatë periudhës së socializmit ekzistonte një kuadër ligjor i dobët në këtë fushë. Pas viteve 1990, me kalimin nga sistemi komunist në ekonominë e tregut, Shqipëria nisi përpjekjet për të ngritur një kornizë ligjore që njihte pronësinë intelektuale bazuar ne standardet nderkombetare. Ligji i parë për të drejtën e autorit, nr. 7564, datë 19.05.1992, u hartua nën ndikimin e legjislacionit europain me bazë tek Konventës së Bernës për Mbrojtjen e Veprave Letrare dhe Artistike (1886) dhe evoluimin e ketij koncepti në vijim, dhe përbënte një hap të rëndësishëm drejt njohjes së së drejtës së krijuesit. Megjithatë, ligji i vitit 1992 mbeti fragmentar, pa mekanizma zbatimi dhe pa infrastrukturën institucionale që kërkon ky sistem.
Në periudhën 2005–2016, Shqipëria ndërmori një proces përafrimi të legjislacionit me acquis communautaire të Bashkimit Europian, duke miratuar një sërë ndryshimesh që kulmuan me Ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura”. Ky ligj u cilësua në atë kohë si më i avancuari në rajon, por në praktikë, rezultatet e tij kanë qenë zhgënjyese. Sot, siç dëshmon edhe emisioni investigativ “Vetting” i News24 dhe raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, administrimi kolektiv i të drejtave të autorit është kthyer në një sistem jo-transparent, me prirje monopolizuese dhe me mungesë të thellë të llogaridhënies.
2. Korniza ligjore dhe institucionale, nga parimi në zbatim
Ligji nr. 35/2016 parashikon një ndarje të qartë midis të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura (të interpretuesve, producentëve, transmetuesve etj.), duke përcaktuar një mekanizëm të veçantë, administrimin kolektiv, për mbledhjen dhe shpërndarjen e të ardhurave që rrjedhin nga përdorimi publik i veprave.
Sipas nenit 133 të ligjit, një Agjenci e Administrimit Kolektiv (AAK) licencohet nga Ministria e Kulturës për të përfaqësuar interesat e një grupi autorësh dhe për të mbledhur në mënyrë të organizuar tarifat nga përdoruesit (radio, televizione, lokale, platforma streaming etj.). Po ky ligj, në nenin 135, përcakton kriteret për licencim, duke përfshirë domosdoshmërinë e bashkëpunimit me agjencitë simotra ndërkombëtare, një element që në praktikë ka prodhuar pengesa serioze për konkurrencën dhe hyrjen në treg të aktorëve të rinj.
Krahas agjencive, në vitin 2016 u ngrit Sporteli Unik për të Drejtat e Autorit (SUADA), si mekanizëm koordinues ndërmjet përdoruesve dhe AAK-ve. SUADA kishte për mision të siguronte unifikimin e pagesave dhe transparencën në mbledhjen e fondeve. Megjithatë, sipas raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ky institucion nuk ka arritur të krijojë rrjetin rajonal të planifikuar dhe vuan nga mungesa kronike e fondeve dhe e mbështetjes teknike. Si rrjedhojë, mbikëqyrja e tregut të përdorimit të veprave është pothuajse e pamundur.
3. Problemi i administrimit kolektiv, nga transparenca te deformimi
Në teori, administrimi kolektiv është një nga mekanizmat më të drejtë të ekonomisë së krijimtarisë. Ai synon të garantojë që çdo autor, pavarësisht madhësisë së tregut apo njohjes publike, të përfitojë shpërblimin e merituar për përdorimin e veprave të tij. Por në Shqipëri, ky mekanizëm është kthyer në një “zonë gri” ku mungon transparenca financiare dhe kontrolli institucional.
Raporti i KLSH për vitin 2024, që shqyrtoi veprimtarinë e “Albautorit”, agjencia më e madhe e administrimit kolektiv në vend, evidenton disa shkelje të rënda:
• Shpenzimet administrative tejkalojnë kufirin ligjor prej 30%, duke arritur në 37% të totalit të shpërblimeve;
• Një pjesë e fondeve të mbledhura nuk janë shpërndarë dhe nuk janë depozituar në Fondin Special të Ministrisë së Kulturës, siç kërkon neni 151 i ligjit;
• Shpërndarjet ndaj autorëve bëhen me vonesë, shpesh pas përfundimit të vitit financiar;
• Bilancet dhe raportet nuk publikohen sipas kërkesave të transparencës së nenit 147.
Këto të dhëna përbëjnë jo vetëm shkelje administrative, por edhe cenim të drejtëpërdrejtë të të drejtës ekonomike të autorit, e cila është e garantuar nga neni 57 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nga Traktati i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) për të Drejtën e Autorit (1996).
4. Monopolizimi i tregut dhe pengesat për konkurrencë të ndershme
Një nga problemet më serioze që ka prodhuar ligji aktual është monopolizimi faktik i tregut të administrimit kolektiv. Sipas nenit 135, pika 1, për të marrë licencë një organizatë duhet të ketë marrëveshje ndërkombëtare për përfaqësim reciprok me agjencitë simotra. Në një treg të vogël si Shqipëria, ky kriter është bërë pengesë strukturore për hyrjen e subjekteve të reja, pasi bashkëpunimet ndërkombëtare zakonisht lidhen vetëm me agjencitë ekzistuese.
Ky konfigurim ka prodhuar një situatë të ngurtë: Albautor kontrollon pjesën më të madhe të tregut të veprave muzikore dhe letrare, ndërsa AKDIE, FMAA dhe FABER mbulojnë segmente të tjera, por pa burime reale financiare dhe pa aftësi për monitorim të tregut. Kjo mospërputhje ndërmjet përgjegjësive ligjore dhe kapaciteteve faktike e ka zhvendosur thelbin e sistemit nga konkurrenca drejt një monopoli institucional që shpesh operon pa mbikëqyrje reale.
5. Mungesa e transparencës dhe mosllogaridhënia publike
Sipas nenit 148 të ligjit 35/2016, çdo agjenci administrimi kolektiv është e detyruar të publikojë çdo vit në faqen zyrtare raportin e veprimtarisë financiare, metodologjinë e shpërndarjes dhe listën e autorëve përfitues. Megjithatë, këto detyrime zbatohen pjesërisht ose aspak. Rastet e refuzimit për të dhënë informacion publik, si ai i Drejtorit të Albautorit ndaj kërkesës së News24, përbëjnë jo vetëm shkelje ligjore, por edhe tregues të një mentaliteti mbylljeje dhe mungese llogaridhënieje, që bie ndesh me parimet e administrimit të mirë.
Për më tepër, këto struktura shpesh e përdorin termin “konfidencialitet” për të fshehur të dhëna që në fakt janë publike për nga natyra e tyre, si përqindja e shpërndarjeve, totali i të ardhurave, apo përfituesit sipas kategorive. Kjo situatë krijon jo vetëm pasiguri për autorët, por edhe dyshime për keqpërdorim të fondeve që në fakt u përkasin krijuesve.
6. Përdorimi i paautorizuar dhe shkelja e të drejtave morale
Një tjetër dimension i problemit lidhet me cenimin e të drejtave morale të autorëve, të drejtën për autorësi, integritet dhe mbrojtjen nga përdorimi i shtrembëruar i veprës. Shembujt e sjellë nga artistë si Zef Çoba, me këngën “Xhamadani vija-vija”, apo Naim Gjoshi me “Mora fjalë”, tregojnë se veprat përdoren në mënyrë të përsëritur në publik pa leje, shpesh për qëllime komerciale, pa asnjë shpërblim real për autorin. Në këto raste, ligji parashikon ndëshkime civile dhe penale, por mekanizmat e zbatimit janë praktikisht joekzistentë.
Në mungesë të një gjykate të specializuar për pronësinë intelektuale, çështjet e tilla zvarriten për vite të tëra në gjykatat e zakonshme, ndërsa autorët, të pambrojtur financiarisht, heqin dorë nga ndjekja ligjore. Kështu, ligji ekziston vetëm në letër, ndërsa në praktikë mbizotëron një kulturë e mosrespektimit të pronës intelektuale.
7. Roli i shtetit, nga mosveprimi te përgjegjësia institucionale
Përgjegjësia për këtë situatë nuk mund të bjerë vetëm mbi agjencitë kolektive. Ministria e Kulturës, si organ mbikëqyrës, ka detyrimin ligjor të verifikojë zbatimin e kushteve të licencës dhe të vendosë sanksione për shkeljet e përsëritura. Megjithatë, në dymbëdhjetë vitet e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i tërheqjes së licencës, asnjë gjobë serioze dhe asnjë raport i plotë publik mbi auditimet vjetore.
Gjithashtu, Këshilli Kombëtar për të Drejtën e Autorit, i cili duhet të luajë rolin e një arbitri ndërmjet autorëve, përdoruesve dhe agjencive, ka mbetur një strukturë formale, pa kompetenca ekzekutive dhe pa ndikim real në treg. Që prej vitit 2017, nuk është miratuar asnjë marrëveshje e re gjithëpërfshirëse tarifore, duke e lënë procesin e shpërblimeve në një vakuum normativ që dëmton si autorët, ashtu edhe përdoruesit.
8. Perspektiva e përafrimit europian dhe sfidat e reja
Në kontekstin e integrimit europian, Shqipëria ka bërë hapa të pjesshëm në përafrimin e ligjit me direktivën 2014/26/BE për menaxhimin kolektiv të të drejtave të autorit dhe licencimin shumëterritorial të të drejtave muzikore në internet. Por mungon ende zbatimi praktik i standardeve të kësaj direktive, veçanërisht në aspektet e transparencës, qeverisjes së mirë dhe mbrojtjes së anëtarëve të organizatave kolektive.
Po kështu, Shqipëria nuk ka nënshkruar ende Traktatin e Marakeshit (2013), që garanton akses në vepra për personat me aftësi të kufizuara në të parit, dhe as Traktatin e Pekinit (2012), që lidhet me të drejtat e interpretuesve të veprave audiovizuale. Këto mungesa tregojnë se vendi ynë nuk e ka bërë ende pronë të vetën kulturën e mbrojtjes së autorit si pjesë të politikës publike për kulturën dhe dijen.
9. Nevoja për reformë të thellë: drejt një modeli të qëndrueshëm
Nëse duam që sistemi i së drejtës së autorit të funksionojë në mënyrë të drejtë dhe efikase, duhen ndërmarrë disa hapa urgjentë:
1. Rishikimi i ligjit nr. 35/2016, me qëllim heqjen e pengesave për konkurrencë dhe përmirësimin e mekanizmave të transparencës financiare;
2. Krijimi i një regjistri publik elektronik ku çdo agjenci publikon të dhënat financiare dhe shpërndarjet;
3. Forcimi i rolit të Këshillit Kombëtar dhe përfshirja e përfaqësuesve të pavarur të autorëve në proceset vendimmarrëse;
4. Ndërtimi i një sistemi të monitorimit dixhital të përdorimit të veprave (përmes watermarking, tracking audio, etj.);
5. Zbatimi i një politike të re kulturore që e sheh autorin si aktor ekonomik dhe moral të shoqërisë, jo si përfitues rastësor të subvencioneve.
10. Përfundim:
Dinjiteti i autorit si themel i kulturës kombëtare
E drejta e autorit nuk është luks ligjor, por parakusht për ekzistencën e kulturës kombëtare. Një shoqëri që nuk mbron krijuesin e saj, në fakt, mohon vetveten. Për shumë vite, kjo temë ka qenë jashtë vëmendjes publike, e reduktuar në një debat teknik për tarifa dhe licenca. Por në thelb, çështja është morale: a e vlerëson Shqipëria krijimtarinë si pronë të vetën?
Rastet e Naim Gjoshit, Zef Çobës apo qindra autorëve të tjerë që marrin shpërblime simbolike për vepra që i këndohen çdo ditë publikut, janë dëshmi e një deformimi të thellë institucional. Është koha që autoritetet, shoqatat e krijuesve dhe vetë shoqëria civile të kërkojnë një “vetting” të sistemit të së drejtës së autorit, jo për hakmarrje, por për drejtësi.
Sepse vetëm kur djersa e artistit mbrohet nga ligji, kultura bëhet pasuri e përbashkët dhe jo mall që avullon në duart e burokracisë.
Referenca:
1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Neni 57, e drejta për pronësi intelektuale.
2. Ligji nr. 7564, datë 19.05.1992 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura”.
3. Konventa e Bernës për Mbrojtjen e Veprave Letrare dhe Artistike, 1886, WIPO.
4. Ligji nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura”, Republikë e Shqipërisë.
5. Directive 2014/26/EU of the European Parliament and of the Council of 26 February 2014 on collective management of copyright and related rights and multi-territorial licensing of rights in musical works for online use in the internal market, OJ L 84, 20.3.2014.
6. Kontrolli i Lartë i Shtetit, Raporti mbi Administrimin Kolektiv të të Drejtave të Autorit, 2024.
7. KLSH, ibid., shqyrtim i monopolizimit të tregut.
8. Raporte dhe intervista me autorë të muzikës dhe letërsisë shqiptare, News24 dhe Top Channel, 2022–2024.
9. Marrëveshja Ndërkombëtare e Marakeshit për Lehtësimin e Qasjes në Vepra për Personat me Aftësi të Kufizuara, 2013.
10. Traktati i Pekinit mbi të Drejtat e Interpretuesve dhe Producentëve të Veprave Audiovizuale, 2012.
—
*Ish-drejtor i Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Lidhura (2012–2014)
Nga Skifter Këlliçi
– Në kujtim të akteve terroriste të fundamentalistëve islamikë, të 11 shtatorit të vitit 2001, ku midis 2981 viktimave, humbën jetën edhe tre bashkatdhetarët tanë, Frrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedëvukaj –
Në mëngjesin e datës 11 shtator të vitit 2001, ndodhesha në shtëpi në North Quinzy, Boston dhe përgatitesha që dalëngadalë të nisesha në aeroportin ndërkombëtar “Logant” të Bostonit, ku së bashku me gruan time, Natashën, ishim punonjës sikuritie. Befas nga lajmet që transmetonte CNN-ja, mësova se një avion i linjës së brendshme, kishte goditur njërën nga “Kullat Binjake”, në New York . Të ishte incident? Jo, sepse pak me vonë, një avion tjetër, goditi kullën e dytë. Atëherë kuptova se në këtë rast, nuk ishte fjala për një incident, por për një akt të qëllimshëm dhe të llahtarshëm terrorist. Mësova pastaj se të dy avionët, ishin rrëmbyer nga terroristë fundamentalistë. Dhe këta terroristë ishin arabë.
Nuk dua të zgjatem në hollësi të tjera të ngjarjeve që pasuan, sepse ato i kam përshkruar në faqet e romanit, që falë kujdesit të zotit Nasir Aijaz, u publikua në 26 episode, në faqet e revistës “Sindh Courier”, që botohet në Karaçi,(Pakistan), të cilën ai drejton. Por që atë ditë, mua më lindi vagëllimthi ideja, që të shkruaja një tregim të gjatë.
Aq më shumë qe aty nga mesdita e asaj dite, nga emisionet e lajmeve radio-televizive, mësuam se këto akte terroriste, ishin kryer me dijeninë dhe miratimin e kokës së terrorizmit fundamentalist islamik, Bin Laden, i fshehur në atë periudhë diku në Malësitë e Afganistanit. Por, sidoqoftë, kjo ide mbeti e mjegulluar në mendjen time. Megjithatë, gjatë ditëve të tjera lexova me shumë vëmendje gazetat e përditshme amerikane, që na vinin në aeroport dhe që i kushtoheshin kësaj tragjedie të papërfytyrueshme, e cila u quajt thjesht 9/11.
U njoha kështu me historinë e talebanëve, me veprimtarinë kriminale të Bin Ladenit, doktrinën e fundamentalistëve të predikuar prej tij, me historinë e “Kullave Binjake”, me një atentat të tillë të përafërt, që kishte ndodhur disa vjet më parë, në njërën kullë. Por, megjithatë, nuk po arrija të gjeja fijet që do të me ndihmonin të ndërtoja ngrehinën e kompozicionit dhe personazhet që do të lëviznin në linjat e kësaj proze.
Pastaj, i paaftë që të gjeja kyçin për realizimin e kësaj pune të vështirë krijuese, hoqa dorë. Për javë dhe muaj, edhe për disa vite, prita që të lexoja ndonjë vepër letrare rreth 9/11. Në fakt u botuan disa romane, por në asnjërën prej tyre, nuk përshkruhej si ndodhi kjo tragjedi, si mundën terroristët të kalonin aq të shpenguar, nëpër një nga pikat e kontrollit të e Terminalit ‘B’ të Aeroportit Ndërkombëtar “Logan”, të Bostonit.
Në vitin 2005, regjisori i njohur amerikan, Oliver Stone, realizoi filmin e suksesshëm WTC (Wordl Trade Center), por edhe ky film, i kushtohej vetëm heroizmit të zjarrfikësve, shumë prej të cilëve, pas shembjes së “Kullave binjake”, me ndërhyrjet e tyre të guximshme në rrënojat e tyre dhe të ndërtesave, që edhe ato u shembën përreth, shpëtuan qindra e qindra njerëz, duke dhënë edhe jetën e tyre. Erdhi kështu viti 2008. Përsëri në Amerikë dhe në botë, u botuan libra kushtuar 9/11, por përsëri, asnjë që të tregonte ç’ndodhi në dy avionët, të cilët goditën “Kullat binjake”, gjatë kësaj tragjedie me përmasa te papërfytyrueshme.
Por një ditë shfletova librin “Shqiptarët e Amerikës”, vepër madhore e Vehbi Bajramit, gazetar dhe publicist i njohur nga Kosova dhe drejtor i gazetës shqiptare ‘Illyria’ që botohet ne New York. Dhe, befas u ndala në kapitullin; “Shqiptarët që mbetën në gërmadhat e 11 Shtatorit…”. Kisha dëgjuar për këta shqiptarë, por nuk më kishte shkuar kurrë ndërmend që ata, gjithsej tre, në mes të afër 3000 viktimave, në “Kullat binjake”, të ishin personazhe të një vepre letrare.
Ishin Frrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvulaj, nga krahinat shqiptare të Malit te Zi. Nëpërmjet tyre, do të zbërtheheshin linjat e ngjarjeve që kishin ndodhur në “Kullat binjake”, të cilëve do t’u shtoheshin edhe personazhe të tjera…! Por për të krijuar larmi, një do të ishte nga Kosova, një i dytë nga shqiptarët e Malit të Zi dhe i treti arbëresh, pra shqiptarë që u vendosën në Italinë e Jugut, qysh në shekullin e XV-të, për t’i shpëtuar pushtimit turk, i cili si dy të parët, punonte xhama-pastrues, në katet e larta të “Kullave binjake”.
Vend veprim tjetër, do të ishte dhe njeri nga avionët që rrëmbehet nga terroristët, ku personazhe kryesore, janë pesë prej tyre, dy stjuardesa, dy pilotët dhe disa pasagjerë. Siç dihet, asnjë prej tyre nuk është gjallë, sepse ky avion, si dhe tjetri, që goditën “Kullat binjake”, u bënë pluhur dhe hi, por kuptohet se pasi kishin rrëmbyer një ose dy nga stjuardesat, terroristët kishin vrarë pilotët, kishin rrëmbyer avionin dhe me të kishin goditur njërën kullë. Po kështu kishte ndodhur dhe në kullën e dytë.
Vend veprimi tjetër i romanit, do të ishte në një pikë kontrolli, (check point) në Terminalit B, nga ku midis punonjësve thuajse të tërë emigrantë, siç kishin qenë në të vërtetë, ishte dhe Sokol Kama, ose, më saktë, isha unë, ish-gazetar i Radio-Televizionit Shqiptar, në petkun e këtij personazhi. Atyre u shtoheshin edhe terroristë arabë, ndër të cilët, pesë prej tyre, me emra të vërtetë, të atyre që rrëmbyen njërin prej avionëve, dhe së fundi Bin Laden, si dhe arkitekti i këtyre atentateve, Mulla Omari, që jetonin diku ne guvat e malore të Afganistanit.
Kisha dëgjuar se në njërin nga dy avionët qe goditën kullat binjake, udhëtonte një vajzë, e cila në fund të shtatorit të viti 2001, do të martohej me një gazetar që punonte në një kanal televiziv në New York, martesë që nuk u bë, sepse ajo mbeti e vdekur dhe bashkë me tërë pasagjerët e tjerë të atij avioni. Kjo ngjarje shumë e dhimbshme, për rrethanat e mësipërme në të cilat ndodhi, më shërbeu për të krijuar personazhin e Zhaklinës, stjuardesë e avionit që bën udhëtimin e fundit nga Bostoni, sepse do të martohet me gazetarin Stiv, i cili punon në CNN.
Pasi studiova edhe materiale për njohjen edhe më të thellë të historisë së talebanëve dhe terrorizmit islamik në përgjithësi, nga burimet në google, në pranverë të vitit 2008, nisa të shkruaja një roman me titull; ‘Shtatori i gjëmës së madhe’.
Mirëpo kishte një detaj qe nuk e dija. A kishte pasur në “Kullat binjake”, pika kontrolli? Por ato tashmë nuk ekzistonin. Atëherë shkova në një nga rrokaqiejt me të lartë të Bostonit, takova atje një nga punonjësit e Sikuritise dhe pyeta; nëse veç tij, në katin e parë të këtij rrokaqielli, a kishte në katet e mësipërme, punonjës të tjerë sikuritie?
Ai m’u përgjigj se ishte i ri në këtë detyrë, kështu që unë duhej te pyesja shefin e tij dhe më zgjati një kartëvizite, ku ishin shënuar të dhënat e zyrës së Sikuritisë që mbulonte atë rrokaqiell. M’u duk e tepërt të bëja këtë takim, ndaj nisa të shkruaja kapitujt e parë të romanit. Një paradite të fillim prillit të vitit 208 dëgjova të trokitura në derën e apartamentit.
E hapa dhe pashë përballë meje një mesoburrë, veshur me rroba gjysmë ushtarake dhe gjysmë civile, fytyrë të zbehtë dhe shikim depërtues, që pasi më përshëndeti, më pyeti: “Vij nga FBI-ja. Ju jeni Skifter Këlliçi”? “Po”, – iu përgjigja. “A mund të bisedojmë pak së bashku”? Natyrisht e ftova të futej në dhomën e ndenjes. Pa e zgjatur, më pyeti sërishmi: “A keni shkuar filan ditë dhe filan orë, në rrokaqiellin në rrugën ‘Uashington Strit’, a keni hyrë në atë rroka-qell, a keni kërkuar nga punonjësi i Sikuritisë, të dini…”. Pohova me kokë. “Përse”?- vazhdoi ai. Atëherë u kujtova se cila ishte arsyeja që e kishte shtyrë këtë oficer të FBI-së, të vinte të më takonte. Isha nën mbikëqyrjen e saj.
I shpjegova arsyen…! I tregova se isha shkrimtar se po shkruaja një roman kushtuar 9/11. Mora guxim gjithashtu t’i shpjegoja, se në rast se punonjësit e FBI-së dhe të FAA-së, (Administrata Federale e Aviacionit), me rregullore të re, nuk do të lejonin që pasagjerët të merrnin me vete në avion brisqe, sado të vegjël, shishe me lëng aromatik sprai, shishe me pije alkoolike, gërshërë dhe sende të tjera të mprehta, tragjedia nuk do të ndodhte, sepse me mjete të tilla terroristët, kishin vrarë stuartesa, pilotët dhe kështu ishin bërë zotër të avionëve.
Shtoj gjithashtu se gruaja ime, Natasha që punonte super-vizore në një nga pikat e kontrollit të njërit prej terminaleve disa herë u kishte shpjeguar eprorëve të saj, madje edhe punonjësve të FBI-së dhe FAA-së se sendet e mësipërme nuk duheshin lejuar që pasagjerët t’I merrnin me vete në avionë, se ishte rreziku që ato të ktheheshin nga terroristët e mundshëm në mjete të rrezikshme prej tyre.
Oficeri i FBI-së pohoi me keqardhje vetëm me një lëvizje të lehtë të kokës dhe me tregoi dhe një foto në çastin kur unë po bisedoja me punonjësin e Sikuritise në atë rrokaqiell, foto të cilën nuk ma dha me gjithë kërkesën time, dhe pasi më përshëndeti, u largua. Disa muaj më pas mbarova së shkruari romanin, që u botua në maj të vitit 2010 në Shqipëri. Për fat të mirë, u prit ngrohtësisht nga lexuesit.
Këtu në Amerike, kolegia ime amerikane, Carrie Hooper, që veç disa gjuhëve të tjera, zotëron edhe gjuhën shqipe, ripunoi përkthimin e përkthyeses shqiptare, Anita Muharremi nga Kosova dhe kështu romani ‘Shtatori i gjëmës së madhe’ me titullin Disaster September’ u botua nga Lulu Press. Kohët e fundit zoti Nasir Ilijaz, e botoi të tërin në episode edhe në revistën pakistaneze ‘Sindh Courier’, që botohet në anglisht dhe siç më shpjegoi me email, është pritur mirë, jo etëm nga lexues pakistanezë, por edhe falë internetit, nga lexues nga vende të tjera të botës. Memorie.al
Shënime për librin poetik “Lutje në kohën e Sizifit” të Jaho Margjekës, botim i Shtëpisë Botuese Nacional, Tiranë
“Lutje në kohën e Sizifit” mund të konsiderohet si një shumësi gjëndjesh emocionale, dhe reagimesh intuitive të një individi, përballë pasqyrës së viteve të tij, por edhe album ëndrrash, me plane të përmbysura nga trillat e kohës”.
Emri i Jaho Margjekës, nuk të kujton vetëm emrin e gazetarit të njohur të Radio Tiranës, emisionet e të cilit janë bërë të njohura prej dhjetra vitesh, për bashkëatdhetarët tanë, brenda dhe jashtë atdheut, por edhe atë të një poeti me vlera të veçanta. Edhe përkundur botimeve të kursyera në faqet e shtypit, poezia e tij me fjalë racionale, por të ngarkuara me mendim dhe nëntekst, vazhdon të sjellë mes nesh jo vetëm një frymëmarrje të trazuar malesh, por edhe fizionominë e një individi, që ndonëse ka një jetë mes metropolit, refuzon të retushojë vetveten edhe pse kjo gjë mund t’i kushtojë vuajtje Sizifiane.
“Përtej dashurisë dhe urrejtjes /Jam bërë burrë /Jam thinjur, jam dashuruar /Jam plakur /Prej dashurisë dhe urrejtjes /Jam ky që jam”.
I paisur me një gen të tillë vetëdije, poeti paraqet para nesh një stil dhe një ortografi krejt të veçantë. Ndaj nuk është habi, që sa herë lexon ndonjë libër prej tij, lexuesi të provojë një shije të re, ose më saktë një shkëputje të beftë, nga klima e ftohtë dhe pa diell e leximeve të njëtrajtshme, ku fillimi dhe fundi kanë të njëjtën pamje të mërzitshme. ” Lutje në kohën e Sizifit” mund të konsiderohet si një shumësi gjëndjesh emocionale, dhe reagimesh intuitive të një individi, përballë pasqyrës së viteve të tij, por edhe album ëndrrash, me plane të përmbysura nga trillat e kohës. Valëzimet e brendshme si dhe një thirrje e largët vitesh, rreket ta pasqyrojë autorin jo vetëm në plane fikse dhe të ngurta, por edhe në një rrugë plot sfida dhe tensione për krijimin e unit të tij individual.
“Turmat brohorasin dhe /Si mos o zot më keq/ Përgojojnë etninë e vet”.
Edhe pse shumica e këtyre reagimeve, nuk dëgjohen ngaqë mbyten nga jehona servile e duartrokitësve, vragat që lënë ato në ajër, janë të mjaftueshme, për ta identifikuar atë si një poet me ndjesi të holla sociale, që së bashku me poezinë e tij. përbëjnë një unitet organik kundërshtues gjer në alegori përballë të keqes dhe të shëmtuarës. Ndofta është kjo aresyeja që krijime të tilla shoqërohen edhe nga një klithmë e thekshme revolte dhe pakënaqësie.
“Përmidis moçalit me i ra/ I palagur në breg me dalë /Baltën trup me e përnda /Pa tu ngjit një stërkalë. / Me u përla me të paudhin/ Fytyrën tënde pa e nxi/ Udhën paq me ja tregue/ Pa e shty e pështy”.
Poezitë e këtij poeti, edhe pse nuk kërkojnë shumë kohë për t’u shkruar, ngaqë ndjekin rregullin e blicit fotografik, kohën e mendimit dhe refleksioneve e kanë të gjatë dhe të mundimshme.
“Pak kohë për ta parë mëngjesin, si zdrit agu /Si fekson drita në të gjelbërtën e gjetheve/ Për të luajtur në teatrin pa spektatorë/ Tragjeditë e vjetra e komeditë e reja”/
Poezi të tilla të surprizojnë me bukurinë e përshkrimit, po aq sa me forcën e dritës dhe energjinë që zotërojnë. Cikli i poezive për vendlindjen, nuk të ofron vetëm peisazhe madhështorë, konfigurime malesh, ujra të kaltra Valbone, dëborë që s’tretet dhe shumë zogj të bardhë, por edhe mall, shumë mall poeti dhe biri, që e ka të vështirë ta përballojë ndarjen prej saj, ngaqë e konsideuron atë si dimension të mohuar të vetvetes. Janë poezi që numërojnë orët dhe muajt e ndarjes dhe të çvendosin si pa ndjerë nëpër kohëra dhe vende të adhuruar, ku aftësia përfytyruese e poetit arrin kulmet. Ndonëse me një tepricë fantazie, lëvizjet e tyre sa nga realiteti tek fantazmogorija, ato nuk denatyrohen por përkundrazi bëhen më të gjalla dhe paksa më të çuditshme. Autenticiteti i tyre buron jo vetëm nga talenti i autorit por edhe nga vendi ku janë krijuar, nga ai terren i shenjtë, ku vijon ende të lexohen përmëndsh vargje të tëra nga Lahuta e Malcisë dhe Eposi i kreshikëve, dhe ku lahutarët vijojnë ende ti këndojnë Mujit dhe Halilit me të njëjtin pasion të dymijë vjetëve më parë. Poezitë “Mall për nënën”, “Vajzat e fshatit”, “Bardha”, ” Shtëpinë e kam tek retë e bardha”, “E shkruar në gurë”, më shumë se poezi identifikuese, janë metafora lëvizore, që e prezantojnë lexuesin me disa nga kultet më të shenjta të autorit, me nënën, vendlindjen, dashurinë e parë dhe vetë pafajësinë. Kjo më përforcon bindjen, se më shumë se vargje, ato janë materie të krijuara nga një lëndë e shenjtë dhe e panjohur, që krijohet vetëm në fund të shpirtit të një poeti.
“Të gjitha janë në vënd si më parë /Tryeza karriket në vend rregulluar më së miri/ Pluhurat janë fshirë/ Dhe dyshemeja po ashtu është larë/ E gjella e ngrohtë përgatitur nga motra avullon nëpër pjata/ Babai përtypet e përtypet, e seç veshtron rrotull/ Të gjitha janë si më parë/ Por nëna, Ah nëna hesht/ Përjetësisht mungon vëllai”.
Nuk e teproj të them se ky cikël është nga ata që i jep peshën kryesore këtij libri dhe nga më të arrirët, si për fuqinë e simbolikës, ashtu dhe për marrëdhëniet e ngushta që kanë në mes tyre. Autenticiteti që i përshkon ato i veçon i ruan ato nga zhurmat dhe deformimet, që mund t’iu sjellë kaosi i sotëm urban shqiptar. Duke u futur në substratin e tyre virgjin, lexuesi emocionohet dhe pse jo, vishet edhe ai menjëherë me imazhe mesnatash që ikin me revan dhe perëndime të zhytur që shfryjnë thellësive. Si e tillë kjo lloj poezie merr përsipër të pikturojë edhe me detajet më të vogla, dialogjet me zë të ulët, mes barit dhe gurëve, gjetheve dhe drurëve, duke i bërë një sfidë të hapur harrimit. Edhe çastin kur i këndon dashurisë, ajo e zhvesh në çast kostumin e seriozitetit, dhe fjalorin skademik, për tu bërë më flurore dhe më çapkëne se kurrë. Jaho ka një varg të shkathët dhe mjaft elegant, që i pëlqen të përthyhet dhe të ndryshojë formë në varësi të mendimit dhe kumtit që dëdhiron autori. Veshja e tij me figura dhe simbole nuk e rëndon por i jep atij më shumë bukuri dhe aftësi shprehëse. Falë tij poezia e Jahos ja del të jetë gjithmonë e tejdukshme e përbërë vende vende edhe me reminishenca thërrmijash të ngurtësuara eposi. Thuhet se dashuria e bën më komunikues dhe më të sinqertë njeriun, prandaj unë i besoj thirrjeve të tij përbetuese:
“Unë jam i të gjithë lumenjve, i të gjithë zalleve/ Aty kam zërin tim dhe dhimbjen time”.
“Lutje në kohën e Sizifit ” është i ndarë në tetë cikle, por kjo është thjeshtë një anë formale e tij. Prania dhe frymëmarrja e autorit ndihet e njëjtë në gjithë tërësinë e tij. Jaho Margjeka dhe vargu i tij kanë lindur pranë njeri tjetrit dhe vijojnë të rilindin akoma. Ai është zëdhënës i tij në çdo moment dhe gjëndje shpirtërore që kalon. Edhe kur poeti ulet të flasë me një fije bari të hollë dhe imcake, edhe kur vuan e përgjërohet për plakjen e gurit të tij njëmijëvjeçar, edhe kur hap dritaret për të ndier më mirë trokitjet e orës, për t’iu besuar më në fund vetëm syve. Poezite e tij me temën e rrënjëve të fisit dhe vendlindjes edhe pse vuajnë nga mungesa e qetësisë së brëndshme nuk e humbin aspak logjikën e fortë dhe përqendrimin. Dua të përmënd këtu poezinë ” Baladë e vjetër” ku nëpërmjet përdorimit të anaforës, poeti shpërfaq para nesh peshën dhe dimensionet e një malli homerik.
“Tetë vjetë pa u çmallur/ Tetë vjet pa u parë/ Tetë vjet veç në endrra/ Ç’eshtë ky gjumë kaq i gjatë”.
Me të njëjtat mjete shprehëse është ndërtuar edhe poezia “Qiejve një natë me vetëtima”, ku shpirti i autorit në kërkim të dashurisë së humbur kalon çdo kufi imagjinate, duke u shnderruar në një kalorës baladik, që kalëron mbi shpinë të rrufeve. Në poezitë me këtë temë shpirti i poetit shfaqet i brishtë dhe i ndjeshëm, por asnjëherë i dobët dhe i thyeshëm. Poezitë me temë sociale karakterizohen nga ndeshje të fuqishme mes autorit që mbron të bukurën, përballë kundershtarëve të tij, përfaqësues të të shëmtuarës dhe batakut moral. Ai nuk kërkon të flasë shumë me ta. I shmang debatet dhe moralizimet e tepruara, duke i dhënë prioritet detajit alegorik. I mjaftojnë vetëm pak vargje si këta më poshtë, për të krijuar kundervënien.
” Në shkollën e qenërisë, kurrë s’u bëra dot nxënës i mirë, pse e përmënd s’po lëvdohem ”
Ndërsa lexoj këtë poezi kredo, më vjen në mend Din Mehmeti me atë dy vargëshin e tij të famshëm.
“Mësojeni kohën mos hajë të vetët/ Ç’ka lind prej shëmtie, do ta ndreqin poetët”.
Edhe poezia e Jahos është një vazhdim i bukur i këtij postulati. Ajo nuk lodhet së pasqyruari individë në udhëkryqe dhe ajrin e kësaj kohe me njerëz të vegjël dhe me botë sa një portofol. Me një këmbëngulje admiruese, nga ana tjetër s’lodhet së ndertuari shtëpiza prej fjalësh shprese, të mbytura në gjelbërim edhe pse me dritare të mbyllura dhe të sulmuara egërsisht nga dimrat, sepse një njeri si Jaho Margjeka e ka në gen palcën e gurit dhe të gjelbërimit.
Mallkimi i Makbethit
E Djelë, 09.13.2009, 08:48am (GMT+1)
Mos e përmendni emrin e “asaj tragjedie”!…
Mos e përmendni emrin e “asaj tragjedie”! E papërmendshmja konsiderohet se sjell fat të keq për aktorët që luajnë… Historia që Makbethi qe e mallkuar me sa dihet u përhap natën e parë të shfaqjes, në 1606. Aktori që luante Zonjën Makbeth u sëmurë në mënyrë misterioze dhe vetë Shekspirit iu desh të zërë vendin e tij. Makbethi ishte porositur dhe paguar nga Mbreti James I, i cili mori vetë pjesë në natën e hapjes. Ishte një katastrofë. U deshën të kalojnë pesëdhjetë vite para se Makbethi të luhej sërish.
Makbethi flet për rreziqet që shkakton etja për pushtet dhe tradhëtinë e miqve. Mes vetëtimave dhe rrufeve, tre shtriga gostisin gjeneralin skocez Makbeth dhe mikun e tij Bankuo me profecine e tyre. Ato shpallin “se që këtej e tutje do të jetë Mbret” dhe se Bankuo do të bëhet atë i një linje mbretërish. Menjëherë Makbethi fillon të ushqejë ambicie për t’u bërë Mbret i Skocisë. Ai i shkruan të shoqes për Profecinë dhe kur Mbreti Dunkan vendos që të qëndrojë në shtëpinë e Makbethit në Inverness, Zonja Makbeth hartonnjë plan për ta vrarë. Makbethi vret mbretin e tij, por kjo e lë atë vetë totalisht të tronditur. Tashmë Zonja Makbeth duhet të marrë frenat. Që të sigurojnë fronin, atyre u duhet që të vrasin sërish…
Që nga viti 1606, ka patur një seri vdekjesh dhe fatkeqësish që lidhen me Makbethin. Në vitin 1667, tragjedia e errët dhe e frikshme u rishkruajt në formën e një muzikali disi më të lehtë, kompletuar me kërcime dhe balet. Ky version, me tri shtriga që këndojnë, u përsërit në 1703 gjatë një proteste puritane kundër teatrit. Gjatë shfaqjes, ndodhi stuhia më e tmerrshme e historisë së Anglisë: pesëqind detarë gjetën vdekjen, Bristoli u shkatërrua dhe Londra pësoi dëme shumë të rëndë. Uragani ishte një shprehje e zemërimit të Zotit, thanë puritanët.
Teksti origjinal u ripërdor nga Kemble në Drury Lane në vitin 1794. Gjatë një shfaqjeje, një aktor që luante rolin e Makbethit pësoi një plagë thike pothuajse fatale. Gjatë shfaqjes për ta bërë sa më reale kishte luftime plot pasion me armë reale, dhe dihet që një aktor që luante rolin e Makdufit doli në fund pa gishtërinj, të cilët i ishin prerë nga Makbethi i papërmbajtshëm. Në vitin 1849, pati një protestë në të cilën gjetën vdekjen më shumë se 30 vetë në Astor Place Opera House, aty ku po luhej “E papërmendshmja”.
Në prodhimin e vitit 1937 në Old Vic London, regjisori pothuajse gjeti vdekjen në një aksident me makinë. Vera Lindsay, që luante Zonjën Makbeth, edhe ajo pësoi plagë të rënda. Ylli i produksionit, aktori i famshëm Lorenc Olivier humbi zërin dhe pothuajse gjeti vdekjen kur një peshë nga dritat e skenës u shemb përtokë. Pas këtij incidenti, krijuesi i teatrit, Lilian Bayliss pësoi një atak në zemër dhe gjeti vdekjen natën e shfaqjes së parë. Më vonë, një pjesëtar i audiencës u godit nga një copë e shpatës së Olivier dhe vdiq gjithashtu nga një atak në zemër.
Një produksion i kohës së luftës me John Gielgud në rolin e Makbethit mund të mbajë rekordin. Shtriga e tretë u sëmur dhe vdiq nga një atak në zemër gjatë provave përfundimtare dhe aktori që luante Mbretin Dunkan vdiq nga bajamet. Një shtrigë po kërcente përreth kazanit, por nuk mund të ruante ritmin e muzikës. Ajo u shemb përtokë dhe vdiq mbi skenë. Dhe skenografi kreu vetëvrasje.
Në vitin 1947, aktori i ri dhe shumë premtues Harold Norman luante rolin e Makbethit. Në skenën përfundimtare, Norman në vend që të vdiste mbi skenë sic ishte bërë gjatë provave doli në anë të skenës. ‘Më kanë therur”, i pëshpëriti ai drejtorit të skenës. U dërgua menjëherë në spital dhe aty vdiq një muaj më vonë.
Më vonë u zbulua se, në dhomën e zhveshjes që ai ndante me një tjetër aktor, Norman kish nisur të citonte “të papërmendshmin”, duke refuzuar të ndalej edhe kur u paralajmërua.
Charlton Heston e ka luajtur disa herë rolin e Makbethit. Në vitin 1953 ai e mori rolin në një prodhim në skenë të hapur në Fort St Catherine, Bermuda. Gjatë kohës së provave ai pësoi një aksident me motor, gjatë performancës së parë iu desh të kalëronte një kalë pa shalë në skenën e parë. Krejt papritur, Heston nxitoi jashtë skenës, duke treguar me gisht nga kofshët, duke ulëritur prej dhimbjes dhe duke thirrur: “Hiqmini!” Kushdo që kish larë shalët i kish bërë ato me vajgur dhe djersa e kuajve si dhe nxehtësia i shkaktoi djegie të rënda Hestonit. Më vonë, kështjella e Makbethit u shemb e djegur sic ishte planifikuar, por era coi tymin dhe flakët në drejtim të audiencës, duke bërë që të gjithë të rendin nga sytë këmbët. Fatmirësisht, askush nuk vdiq në produksion dhe gjatë tij.
Në vitin 1954, Old Vic doli sërish me atë “tragjedinë skoceze”. Menaxheri i kompanisë theu të dy këmbët në një aksident me makinë, një elektricist pësoi djegie të rënda, pati një tentativë për vetëvrasje dhe dy prej aktoreve pësuan aborte. Një vit më vonë, Olivier luajti sërish rolin e Makbethit, me Vivien Leigh si Zonjën e tij.
U përgatit edhe një version filmik, por producentët hoqën dorë duke menduar që yje si Laurence Olivier dhe Vivien Leigh nuk mund të garantonin të ardhura të mira… pasi Vivien Leigh kish luajtur tek “Bashkë me erën” dhe versionet filmikë që Olivier u kish bërë Henrit V, Hamletit dhe Rikardit III kishin qenë të gjithë super të suksesshëm!
Në vitin 1961, gjatë Festivalit të Shekspirit në Stanford, Konektikat, një aktor me bicikletë u shtyp nga një makinë. Në spital, atij iu bashkua një prej shtrigave, e cila u rrëzua nga një prej ashensorëve të skenës. Në muajin e fundit të sezonit, Frenklin Klover po luante Makbethin në Shtepinë e Bardhë para presidentit Kenedi. Ai u lëndua dhe më pas iu zhvillua një cist poshtë krahut, u operua por vazhdoi të luajë. Një koleg më i ri u gjet duke vdekur për shkak të plagëve të marra nga një thikë, ndërkohë që vrasësi nuk u gjet asnjëherë. Edhe menaxheri i kompanisë u vra në apartamentin e tij në Boston. Në vitin 1970, një aktor në Liverpool Repertory Theatre që luante Makbethin u godit në sy nga një shpatë, Zonja e tij u sëmur me grip, që më pas u përhap e u desh të shtyhej pesë herë… e të tjera e të tjera…
“Nëse merr një dramë popullore si Makbethi do të gjesh një katalog fatkeqësish në historinë e saj”, ka thënë Michael Bogdanov i English Shakespeare Company. Ai kish qenë gjashtë muaj me radhë në një produksion të Makbethit pa pësuar asnjë gjë. Skeptikët kanë thënë se një dramë që ka kaq shumë beteja, duele dhe vrasje, që shfaqet kryesisht natën, me dritë të mangët, është e prirur të ketë aksidente. Të luash “atë dramën” është emocionalisht dhe fizikisht shumë e lodhshme, dhe të duhet të ngjitesh e të zbresësh shkallë dhe tribuna, dhe prerje e plagë mund të ketë edhe me shpata pa majë…
Besimtarët, nga ana tjetër, kanë vërtetuar se Shekspiri shkoi shumë larg në dëshirën e tij për autenticitet, duke përdorur receta të magjisë së zezë. Përbërësit e krijesës së shtrigave në Aktin I, Skena 3 – shkalla e dragoit, dhëmbi i ujkut… – nuk ishin thjeshtë produkt i imagjinatës së Shekspirit. Në librin e tij E Mbinatyrshmja mbi Skenë, aktori-regjisori Richard Huggett pretendon se ka prova të shumta që tre shtrigat tek Makbethi përdorin në realitet yshtje të magjisë së zezë, dhe kështu që Shekpsiri i ka dhënë një mallkim fatal dhe të pakthyeshëm dramës. Vetë Mbreti James kish botuar më herët një libër mbi shtrigat dhe si të pikaseshin ato. Në një përpjekje për të kënaqur Mbretin, për skenën e hapjes së Aktit IV, Shekspiri riprodhoi një ritual të shenjtë të magjisë së zezë. Një grup shtrigash kërcenin përreth një tribune të zezë, duke hedhur në të ingredientë dhe duke thirrur me fraza të cuditshme. Disa thonë se është gjithashtu e mundur që praktikues të këtyre lloj ritualeve nuk kanë qenë shumë të argëtuar prej ekspozimit publik që Shekspiri i bëri shtriganisë së tyre, dhe kështu vendosën të mallkojnë dramën…
Mbreti, shtrigat dhe Makbethi
Zgjedhja e Shekspirit për linjën e mbinatyrshme me bazë historike të Makbethit nuk ka qenë arbitrare. Mbreti skocez James VI hipi në fron në vitin 1603 dhe që atëherë u bë i njohur si Mbreti James I i Anglisë. Data e Makbethit të Shekspirit është diku mes viteve 1605 dhe 1606. Shekspiri zgjodhi një temë që do të kënaqte mbretin e ri skocez, të dhene pas gjuetise se shtrigave.
Me qëllim që të fitonte miratimin e Mbretit, Shekspiri mund të ketë shkruajtur një dramë që do të ofronte një imazh lajkatues për mbretin e ri. Provat që pasardhësit e Bankuos, që tregohen në Aktin 4 Skena I janë paraardhësit e Mbretit James I jepen tek libri i Baxterit, Problemet më të mëdha Letrarë. Kjo gjë nuk mund të përmendet pa i kujtuar lexuesit cështjen e autorësisë së plotë të Shekspirit në dramë si dhe mundësinë e ndihmës prej Francis Baconit. Një libër historie i titulluar Baethius, shkruajtur në vitin 1575, është gjetur në librarinë e Bacon.
Në këtë libër, Bacon ka shkruajtur gjenealogjinë e mbretërve skocezë pasardhës të Banquos deri tek James V, gjithsej shtatë mbretër; por duke iu kthyer tragjedisë, e cila u shfaq fillimisht në Folio në vitin 1623, Makbethi shfaqet si pasardhës i Bankuos nga motrat e cuditshme.
Mbreti James I kishte interesa të tjerë, përvec gjenealogjisë ai ishte shhmë i dhënë pas shtrigave. Ai ishte gjuetari më i madh i shtrigave në Angli, përgjegjës për vdekjen e më shumë shtrigave britanike se cdo monark tjetër në historinë e Anglisë. Një përshkrim i gjallë i gjuetisë së shtrigave nga James I jepet prej Anne Barstow: James nisi të dyshojë në vitin 1590 se një grup shtrigash në North Berwick po komplotonin vdekjen e tij dhe përmbysjen e fronit skocez. I shtrënguar prej frikës jo vetëm të magjisë, por edhe tradhëtisë, James mori vetë në pyetje të akuzuarat, duke u treguar vecanërisht i ligë ndaj Agnes Sampson dhe Barbara Napier. Duke iu referuar joshjes së Evës prej gjarpërit, ai shpjegoi se të gjithë gratë futen në kurth më me lehtësi prej djallit, se sa burrat. Në traktatin e tij “Daemonologie” ai këmbëngulte se të gjithë shtrigat meritonin vdekjen me zjarr – të gjithë moshat, të gjithë rangjet, edhe fëmijët.
Besimi tek dhe njohuria mbi ngatërresat e shtriganisë ishin të zakonshme gjatë kohës së Shekspirit. Një vëzhgues i rëndësishëm, Reginald Scot na rrëfen në librin e tij “Zbulimi i Shtriganisë”: Përrallat e shtriganisë kanë hedhur rrënjë kaq shpejt dhe kaq thellë në zemrën e njeriut, saqë shumë pak ose askush sot, nuk mund të bëjë durim e të presë dorën dhe ndreqjen prej Zotit.
Fakti që shumë akademikë mbështesnin besime të tillë i bënin ata më të fortë mes njerëzve të thjeshtë. Mbreti James I u përpoq të shkatërrojë cdo kopje të këtij studimi mbi shtriganinë, por sigurisht që nuk ia doli sepse shumë kopje të tij mund ti gjesh edhe sot. Me shumë gjasa Shekspiri u mbështet tek libri i Scot për personazhet e shtrigave tek Makbethi. Shtrigat që Shekspiri i bëri aq popullore janë me shumë gjasa baza e konceptit modern që ne kemi për shtrigat. Scot na jep një përshkrim shumë të njohur për ne: “Gra që përgjithësisht janë të moshuara, me sytë gri, të bardha në lëkurë dhe plot me rudha”.
Shtrigat njihen se kanë pesë sabate kryesore, kohëra me fuqi të shtuar për shkak të forcave natyrore planetare. Takimi i shtrigave që tregohet në skenën e parë të Makbethit nuk është në një periudhë të tillë, por është thjeshtë fundi i një takimi të paautorizuar nga Hekati, Mbretëresha e shtrigave. Nuk ka asnjë dyshim që detaje të shtriganisë, që janë të shumtë në një dramë si kjo, janë përfshirë te Makbethi pa dyshim për të impresionuar Mbretin James I. Ky ishte një njeri kaq shumë i dhënë pas temës sa që kishte shkruar edhe traktatin e tij mbi subjektin. Shekspiri përzieu historinë e Skocisë me folklorin e ashtë dhe supersticionin modern për të krijuar nje tragjedi që do t’i sillte atij një sukses shumë të madh para mbretit. Pa e ditur, ai është shndërruar në një sukses fenomenal edhe për brezat e shumtë që erdhën më vonë. Përgatiti: Armin TIRANA/09.13.2009
Armin Tirana
VOAL- Mund të mos ketë qenë shkrimtare e madhe, nga ato që përfshihen në antologji, por një gjë është e sigurt: kjo grua modeste do të hyjë në histori për shkrimin e një prej bestseller-ave më me jehonë të të gjitha kohërave: “Gone with the Wind”.
E lindur më 8 nëntor 1900, në Atlanta, në një familje me origjinë të lashtë, Margaret Mitchell ndoqi një shkollë private, me sa duket me rezultate të dobëta. Ajo ishte simpatike, e gjallë dhe miqësore, por vështirë se ishte një nxënëse model. Pasi kaloi pubertetin pa incidente, ajo u fejua me Clifford Henry, dashurinë e saj të parë të madhe, e cila për fat të keq përfundoi në tragjedi. Shkrimtarja ishte pesëmbëdhjetë vjeç kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore; ai ishte pak më i vjetër, dhe kështu ajo u largua për në front, për të mos u kthyer më kurrë. Ajo do të mësonte vetëm se ai vdiq në Francë.
Në vitin 1919, nëna e saj vdiq dhe Margaret la kolegjin për t’u kthyer në shtëpi. Në vitin 1922, ajo rindërtoi jetën e saj duke u martuar me Berrien “Red” Upshaw, një ish-lojtare futbolli, por martesa ishte e shkurtër: zgjati vetëm dy vjet.
Ndërkohë, duke u përpjekur të përfitonte nga aftësitë e saj të jashtëzakonshme me një makinë shkrimi, ajo filloi të punonte për Atlanta Journal.
Pasi përjetoi goditjen e ashpër të divorcit, shkrimtarja sipërmarrëse u martua përsëri me George Marsh. Fatkeqësisht, ajo u detyrua të linte punën e saj për arsye shëndetësore. Kurrë sëmundja nuk kishte sjellë një paralajmërim kaq të madh fati dhe kreativiteti.
Ishte gjatë rikuperimit të saj që ajo shkroi “Gone with the Wind”, i cili u botua në vitin 1936 dhe fitoi Çmimin Pulitzer në vitin 1937.
Në vitin 1939, libri i saj u adaptua në një film me të njëjtin emër, me protagonistë Vivien Leigh dhe Clark Gable. Historia e trazuar e dashurisë së një gruaje të re, Scarlett O’Hara, për Red Buttler, e vendosur në Gjeorgji gjatë Luftës Civile Amerikane, prek botën dhe thyen të gjitha rekordet e mëparshme të arkëtarëve.
Margareta e talentuar nuk ka shumë kohë për të shijuar suksesin e saj. Dhjetë vjet më vonë, ajo goditet nga një taksi dhe vdes më 16 gusht 1949, pas dhjetë ditësh agonie./Elida Buçpapaj
Kuvendi i Serbisë miraton ndërtimin e hotelit të Kushnerit në ish-godinën e Shtabit të Përgjithshëm
U vranë 21 burra të pafajshëm, ana e panjohur e masakrës së Buzëmadhes: U tha se letra i shkoi me vonesë komandantit të Brigadës
Kosova bën thirrje për trysni ndërkombëtare ndaj Serbisë pas rrëmbimit të dyshuar të Vukashinoviçit
Kosova akoma pa qeveri, Kurti: Opozita e ka në dorë rrugën e mëtejshme! Zgjedhje në dhjetor, ose qeveria “Konjufca 1” dhe zgjedhje në prill
Rrëfimi i Pacollit në prokurori: Po lahesha, dola nga pishina e firmosa atë që më solli shoferi Nga Elton Qyno
BIBLIO – JETË- Poezi nga RUZHDI GOLE
Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara arrijnë një marrëveshje për çështjen e tarifave doganore amerikane për eksportet zvicerane
Shteti i Kosovës dhe jugonostalgjikët!!- Nga Skënder MULLIQI
The presence of former communist connection of Yugoslavia structures in Kosovo’s institutions is a danger and a threat to democracy!- Nga Isuf B.Bajrami
VIDEO- Helena Kadare boton librin “Gruaja e lirë”: Jeta pa Ismailin, mes vetmisë e lirisë- vetëm para 10 ditësh e pranova vdekjen e tij, hyra në dhomë dhe…
Përkujtojmë sot në 111-vjetorin e lindjes prozatorin dhe studiuesin e njohur arbëresh Françesko Solano
Rekomandimet e FMN- Shefja e Misionit: Krahu i punës po tkurret midis papunësisë së lartë dhe emigracionit!
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet