Një gërshet shkronjor për ditën e bukur të lindjes – Nga Namik Selmani
Mësueses Luljeta Gjini Gërmenji – motrës së kompozitorit Kastriot Gjini, Migjenit të Pentagramit shqiptar
.

Njoh një motër artisti, uragan synimi,
E pakthyeshme si lumi, e hapur si dita,
Dhe në fushë me lule ç’ mure pengimi
I ngrinin liliputët që s’i zinte drita…
.
Ia kam njohur që herët rrënjët fisnike
I ka pasur të thella, të pashkulshme,
Mirësinë në udhëtim ajo pati mike
Me ëmbëlsi të bardhë, ashtu, e pabujshme.
.
Njohim nga legjenda që vëllai për motrën
Kur ka një amanet, del nga dheu e s’pyet,
Se ka një nënë plakë të lodhur, të gjorën
Që pret me mall nëne, e zhuritur pret.
.
S’po rrëfej baladën, ku dridhet fjala e dhënë
Them Besën e Luljetës – shqiponjë Çike për vëllanë,
Jo të Kostandinit që doli nga dheu për Doruntinën
Po çfarë nuk bëka sot motra…dhe në tramundanë.
.
Ç’ është kjo amazonë labe, kjo Miro Tërbaçe
Ç’e bukur qytetare, që zyrave dudume pyet,
Halldupët i mbyllin dyert, kjo “vëd me kopaçe”
Çfarë nuk bëka motra sot për vëllain tek yjet…
.
Dhe nga faqja e Malit në Qafë të Elimit,
Në Horën e Tërbaçit, buzë Lumit të Bardhë,
Me dritën e ngrohtë të Kastriot Gjinit
Në shtatoren derdhur në bronz ka ardhë…
.
Bekim marrka kjo ditë shtatori, kam bindjen
Ngjyrën e artë vjeshta nga flokët e tu ka marrë,
Të bëhet tufë trëndeline për ditëlindjen
Për ty Luli, e palëkundura në guximin qytetar.
.
Vlorë, 3 shtator 2025

Që në mëngjes te oborri
Dola sot tek pres e loz,
Se në çdo vit 3 tetori
Vjen i bukur dhe serioz.
Tek pres nipin tim të parë
Me dy globe gazi mbushur,
Maresin 6 – vjeçar
Që në klasë të parë është ulur.
Me librat në bankë të parë
Si një princ i vogël ulur,
Shumë dije do të marrë
Komandanti im i bukur.
Libra dhe dëshira bashkë,
Lodra edhe fantazira,
Burr’ i vogël vjeç gjashtë
Do të bëjmë gjëra të mira.
Maresi mua më thotë:
Mezi pret të vijë në Vlorë,
Të bëjmë makina, robotë,
Aeroplanë e motorë.
Dhe të lozim ne, si çuna,
Ndërsa gocat lozin bashkë,
Sepse ashtu është puna
Çunat më shumë lozin jashtë.
Do të bëjmë edhe shtëpi,
Në darkë do ‘ dalim për peshk,
S”ka erë, deti s’hedh stuhi
Tok me babin, o sa qejf!…
Njëri-tjetrin shumë e duam
Në një lojë s’ pranojmë tjetër,
Sa punë realizuam –
Çun i vogël, çun i vjetër…
Pastaj ikën në Tiranë
Me më të mirët në botë,
Do mamin e babin pranë
Pa ta një natë nuk rri dot…
Ky është komandanti im
Kapedani që rri rëndë,
E mban babi i tij si trim
Dy dhëmbole i kanë rënë.
Të lumtur, tek 6 vjeç mbush
Djali i madh i djalit të madh,
Loz i lumtur si rrallëkush
Si ketrushi në livadh…
Vlorë, e premte, 3 Tetor 2025
Sa shumë e kemi pritur
Ne 23 Shtatorin,
Amushja sot është rritur
Mbushur me gaz kraharori.
Kraharori i saj i vockël
Sa e një zogu të bukur,
Krenohet me Perlën motër
Pas saj shkon e vjen si flutur.
Porsi flutur buzagaze
Qesh e rend e s’ka të lodhur,
Na bën ojna, është plot naze
Lodrat e saj s’kanë të sosur.
Lodrat janë bota e Amit
Është fantaziste, bën art,
Kukull e babit, e mamit
Për ne ujëvarë me mjaltë.
Ujëvarë me mjaltë vërtetë
Si për gjyshërit dhe gjyshen,
Shumë gjëra i bën vetë
Shumë më mirë e më ndryshe.
Më ndryshe, se është e madhe
Dhe shkon në kopsht serioze,
4 vjeçe, si sorkadhe
Shumë e do edukatoren.
Se në kopsht edukatorja
Amushen e ka si shpirt,
Se Ami është shembullorja
Si Amushja s’ka të dytë.
Lozonjarja në shtëpi
Loz si varkëz që ngre velat,
Na heq gurët, s’do t’ja dijë
Kur lozim shah unë e Perla…
Ne njëri-tjetrin në sy
Shohim dhe qeshim me zemër,
Rreth tavolinës, aty
Na vështron shegëz e ëmbël.
E ëmbël me aromë është Ami
Sot sa shumë dhurata mori,
Kukullave u bën nani
Shegëza shije shtatori…
Vlorë; e martë, 23.09.2025

Që nga gjyshet vjen tradita
Poçja plot me gurugoxhe,
6 janar, sa zbardhet dita
Ne, në shpirt na çelin gonxhe.
6 janari, mëngjes herët
Në lumë, në burim a det
Hedhin kryqin të krishterët
Hedhim dhe ne bereqet.
Të burojë begatia
Më e dashur u bëftë bota!
Me ujë spërkatet shtëpia
Cep më cep, nisur nga porta…
Mbushim shishen dhe e mbajnë
Në degë të dafinës, shegës,
A n’ ulli, si orë e bardhë
Deri 6 janarin tjetër.
Uji larë në mjalt të hënës,
Larë në flori të dritës,
Bekim nga urat’ e nënës,
Bekuar nga mali i Çikës!
Ujë i Ftohtë, Vlorë, e hënë, 6 janar 2025
Po ikën sonte Gjyshi i vjetër si shurdhmemec
Me kokën plotë thinja mes dermitjësh
Si kalë i bardhë qe bredh mes moçali
Mbi borën e ngrica mes të një mëngjesi.
Me vete mori e çka nuk mori
Mes shtigjeve të Dardanisë time
Mes zahallisë dhe shkretetirës shurdhë memece
Po ikën mes ndërskemcave të territ me plotë kujtime.
Pranë qirit të ndezur po flas me shpirt
Heshtja mes meje e shurdhëruar
N’mes njerëzve të dashur dhe perendisë
Buçet zëri i im për të gjithë Ju Gëzuar!
Përherë fytyrë ndritur e buzëqeshur.
Përherë i qetë e me ecje të prajshme.
Përherë me fjalë të matura e këshilla prindërore.
Përherë i përmbajtur edhe me trazovaçët.
Përherë i rregullt në punë.
Përherë i qartë në shpjegim të mësimeve.
Përherë kërkues i progresit dhe luftëtar i hijeve të zeza, që na ndiqnin prapa pa pikë faji.
Përherë zbutës i dhembjeve dhe fatkeqësive tona.
Përherë motivues dhe kultivues i dashurisë ndaj Atdheut e dijes.
Përherë i rreptë ndaj egoizmit e padrejtësive.
Asnjëherë paragjykues e i njëanshëm.
Asnjëherë i dhunshëm ndaj nesh.
Vetëm me urtësi e dije na nxore nga errësira dhe na qite në rrugën e dritës.
Qofsh i bekuar nga Zoti, për virtytet e larta prej njeriu dhe mësuesi shembull!
Gjenevë, 9 tetor 2024
Perla Habazaj, mbesa ime e madhe sot mbushi 8 vjeçe
Sot mëngjesi vjen më bukur,
Purushja 8 vjeçe mbush,
Kush si gjysh është më i lumtur,
Dhe më krenar se unë kush?!
Më i bukur vjen mëngjesi
Sot Perlushja ka ditëlindjen,
Dielli rrezet i ndezi
Dhe lulet në valle ngrihen.
Të festojnë tok me ne
Qasen bletëzat, ketrushat,
Zogjtë e vegjël tërë hare
Nga livadhet, nga gëmushat.
Iku vapa, zhegu iku
Muzikantët e orkestrës
Më të bukur 3 korrikun
E bëjnë artistët e festës.
Perla – ç’bukuri të ëmbël
Sot na mbush me frymë krenare,
Perlë për prindërit, gjyshërit, nënën
Vjen me Amin lozonjare.
Gjyshja tjetër që mungon
E vështron nga yjet mbesën,
Shumë urata i dërgon
Çdo agim tek çel me vesën.
Si në filma, rrjedhin vitet
Përmbi flatra ëndërrimi,
Tok me Perlën Ami rritet
Zemra jonë rreh nga gëzimi.
Sot një vit je më e madhe
Dritë me ëndrra ke te sytë,
Më e para e të parëve
Shkëlqyeve në klasë të dytë.
Shembullore të ka shkolla,
Ti çdo ditë di të shkëlqesh,
Kur vjen në shtëpi, me lodra
Loz me Amin si princeshë.
Sa kujdesesh ti për motrën
Dhe në punët e shtëpisë
Ndihmon, si flutur e vogël,
Si mjaltushkë e lumturisë.
Mami, babi marrin krahë,
Dhe lodhjen e flakin tutje,
Se për ta jeni gjithçka
Tok me ju në lodra futen.
Vjen e kaltër valë e detit,
Mali nis dhelet e erës,
Për datëlindjen bëjnë buqetë
8 milionë urime Perlës.
Vlorë, e mërkurë, 03.07.2024

Juristi i mirënjohur, Prof. dr. Ismet Elezi mbushi plot 104 vjeç.
8 vjet më parë, pata një bisedë të veçantë telefonike me profesorin e nderuar të jurisprudencës shqiptare, konstitucionalistin dhe penalistin e mirënjohur.
E mora ta uroja për festat e fundvitit dhe e pyeta së pari për shëndetin… Nga ana tjetër e telefonit, Ai e njohu zërin tim dhe më foli menjëherë në emër.
Si i moshuar jam mirë, më tha, kam kapur ca kohë shtratin, sepse u godita nga një problem kardiak, por tani jam më mirë, vijoi profesori me zërin e tij të shtruar dhe të qetë.
I kërkova ti bëja një vizitë mikut tim të shtrejntë dhe pa e bërë dy, më tha:
Ty të pres edhe kështu si jam….
U emocionova pa masë nga ajo përgjigje që kishte brenda saj mallëngjim, një dëlirësi ngazëllyese e transparente.
Si të thuash, ishte një komunikim gati i ngjashëm me sinqeritetin, çiltërsinë dhe pafajësinë e fëmijëve….
Brenda atyre fjalëve kishte aq shumë dashuri e mirënjohje, që shoqërohej me një sentiment të lartë njerëzor që vetëm njerëz si Ai dinë ta përçojnë përmes komunikimit…
U preka edhe më shumë kur e vizitova së afërmi dhe pashë me sytë e mi madhështinë e jetës kaq modeste e dinjitoze që bënte akademiku i nderuar….
Edhe sot ai jeton në një apartament të thjeshtë prej dy dhoma e një kuzhinë, me sende e orendi që vijnë si relike që nga koha kur dekada më parë jepte mësim në Fakultetin e Drejtësisë, (duke drejtuar katedren penale qysh nga viti 1957 – 1990) në Univeristetin Shteteror te Tiranës.
Një jetë e tërë me kaq shumë kontribute të mëdha e të jashtëzakonshme në fushën akademike dhe ekspertizës, flet për një rrugëtim të gjatë prej dekadash e dekadash në edukimin, formimin dhe pregatitjen e brezave të rinj juristësh në dobi të vendit dhe mbarë shoqërisë…
Ky është një shëmbull i shkëlqyer i modelit pozitiv që na kujton se si mundet një njeri që ka jetuar mes mundësive të mëdha për të përfituar përmes “pushtetit të ofiqarit” dhe trafikut të influencave të korrupsionit administrativ, profesionit dhe priviliegjeve që të sjell ky status shoqëror, ka zgjedhur në fakt të jetoj me dinjitet, mes ndershmërisë dhe modestisë, duke lënë së gjalli edhe në këtë 104 vjetor të jetës së Tij të vetmen pasuri për veten, familjen, shoqërinë dhe kombin, EMRIN e tij të ndritur, me mbi 30 vepra si autor librash, mijëra artikuj, shkrime e studime në shtypin vendas dhe atë të huaj.
Ndaj sot, ju shpreh mirënjohjen time të pafundme i nderuar prof. Ismet Elezi, që na kujtoni dhe na bëni të shpresojmë se ende ekzistojnë mes nesh vlerat e mëdha njerëzore….
Ato e zbehin dhe zhvlerësojnë çdo ditë edhe më tepër, pak e nga pak, çdo antivlerë që e ka marrë peng vendin dhe mbarë shoqerinë tonë në më shumë se tre dekada të tranzicionit të vështirë e të dhimbshëm kaotik….
Në 104 vjetorin e lindjes së Tij, Profesor Ismeti Elezi na dëshmon të gjithëve se, nuk duhet të humbasim shpresat për të sotmen dhe të ardhmen, ngase në mes tonë ekziston ende modeli i një Shqipërie të mirë…!
Do kisha deshirë sonte ti bija pashë e në pashë dashurisë sonë.
Të sillesha me të, siç sillet fëmija me kukullën e vet.
Ndoshta do hidhesha në humnerë që të arrija qetësinë.
Oqeanin do e thaja,
n`kopshtin e dashurisë do çoja ujin e tij të akullt.
Llahtari do mbulonte gjithsinë,
raportet e natyrës t’i shkrijë.
Do të kisha dëshirë të dehem sonte,
hap e mbyll sytë të mbjellë baçën më të bukur.
Ndoshta aty më shumë të kishte karafila,
trandafilen e kuqe ta mbajë mes dhëmbësh.
Me ujin e oqeanve të bëj një burim freskie,
në shenjë lavdie të mburrem në tërë hapësirat.
Ti do thërrasish të gjitha shoqet,
mbushni enët për mbrëmje,
shuani etjen e vajzërisë.
Do kisha deshirë të jem mal, atje krejt ngjit me qiellin,
të shikoj poshtë gjithçka tënden.
Unë pastaj të hedh vallen e fitores n`krenarinë tënde,
aty në dritën e hënës tinzare.
Ti rritur në bjeshkën e blerueme,
fustanin me lule prilli ta ngjyesh me lule vere.
Unë të blej në tregjet e epërme një këmishë,
të ketë sfondin e fustanit tënd të lulem.
Do kisha deshirë të tregoj gjithkund,
se unë dhe ti jemi takuar e ti tani je krejt e imja.
Ti tani e rritur me sandale,
takat prishin qetësinë sokakëve.
Në krye të rrugicës t`më gjeshë mua,
fshehur e ngjitur me rrëshirë pas një pishe,
vetëm me kavën e dashurisë, mund të më shkulësh,
bota të na bëjnë me gisht.
Unë do kisha deshirë si sot, në këtë orë pagjumësie,
të vuaj rininë, ta qaj atë si fëmijë.
E të rritem ngadalë pranë teje që në vogli,
të kishim qëndruar në bankë të dy,
të luanim bashkë tokash,
ndoshta do pranoja t`më mundje vetëm të jem me ty.
Ti të këndoje humbjen time në lojë fëmije,
unë të gëzohesha që ti je aty.
Po tash më thuaj ku je?
Ti aty në dhomën bri meje në gjumin e mëngjesi,
Unë këtu shpalos marrëzit e mia,
s’kan të sosur, duhen në këtë orë.
Ti bëhesh gati për mëngjesin (syfyr),
atë të vuajtjes pa paragjykim.
Unë shkruaj deshirat e mia që ti publikoj dikur,
dikush do thotë budallai ç`paska llamatit.
Anipse jam në këtë orë zgjuar,
ndoshta dikur dikush do e lexoj këtë poezi.
Do thonë bukur paska shkruar,
ka qenë i dehur, apo mbush xhelozi.
Unë këtu rri në dritë, shpirt trazuem.
Nuk hidhem as nga mali, as poshtë në greminë.
Ju që do keni kohë për të lexuar,
merrni me vete edhe tespih.
Nuk dihet besoni në mendime e mia,
filloni të numëroni ylberët.
Mos i merrni imazhe në sy lotuem,
si baçet e mia me karajfila,
Shuajeni merakun dashuroni njeriun.
Tirane me 07.04,2024
Hasan Muzli Selimi
CIA po monitoronte Ali Khamenein për muaj të tërë, si e futën në kurth! Sulmi vdekjeprurës preciz në takimin e pallatit, viktima mbetën edhe vajza, dhëndri e mbesa (DETAJET)
DO HAMË SËNTE* – Tregimth humoristik nga Shkëlqim HAJNO
Intervista- Hasani: Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit është jokushtetues
Kush “e vrau ” Elisa Spiropalin?!- Nga IRENA BEQIRAJ
E nderuar Presidente e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani-Sadriu Nga Elida Buçpapaj
Krushku i Spiro Kolekës, dajës së Edi Ramës, 63 vjeçari Simon Zereci emërohet Komandant i Gardës
Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstatojë diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës- Nga Mr.Sc.Refik Hasani
Kriza të vazhdueshme politike dhe institucionale e askush fajtor!- Nga Skënder MULLIQI
Gratë në vargjet e një poeti – Cikël me poezi nga Përparim Hysi
Gjithçka është si më parë, dhe gjithçka është ndryshe për shkak të një letre…- Nga AUREL DASARETI
Varret që flasin (Kushtuar familjes Jashari)- Nga ARIF EJUPI
Trumpi: Mund të mos ketë mbetur asnjë udhëheqës iranian gjallë që të thotë ‘ne dorëzohemi’
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2022
Komentet