Poetit Neki Lulaj me rastin e ditëlindjes së tij
Bërliqi
të mësoi Alfabetin e pagabuar të Odës e Kullës
Aty dëgjove urimet që kishin shijen më të ëmbël
Kur
shkove në botë e të doli brazda e parë e rrudhës
I fute
ato në kasafortën e mallit, vargut e të ëndrrës.
Aty
preke me mollëza duar nëne gjysheje, bacaloku.
Ah
që s’kishe kurorë floriri t’ua jepje dhuratë.
Para
varfërisë dhe luftës u bëre strehë zogu
Pranë
çiftelisë e lahutës të vinin heronjtë në radhë.
Sot,
ke nostalgji për abetaren e thinjat e para
A
për hapin djalëror që e uli vrullin në udhë.
Jetuam, vëlla
e lamë pas mijëra dëshira të bardha
Lamë
tringëllima zilesh mërgimtare si oxhaku me prush.
Lamë
ca fjalë të pathëna për ata që shpejt na ikën.
Që
mbetën si frymë ku mbin gruri e çelën qershitë sythe.
Prekje
mallin për prindër, teksa nisje i bekuar ditën.
U bëre
karvanar i mëmëdheut si dallëndyshe.
I gjakose
pak gjunjët në shtigje, në gurë të thiktë a ferra.
Ke
lotuar si fëmijë nga gëzimi i babait e nga dhimbja
Në vite
Mijëra trasta emocionesh të vuri në zemër jeta
Me
besën ndaj truallit me ty u bë binjake rilindja.
Brenda vetes
vure male, dete, libra, dogana, avionë.
Me shkronjë shqipen
jeta të bëri si amëze në kohëra.
Në
ditëlindje ditarët e shpirtit i mallshëm shfleton
Ballë
botës së zhurmshme më e dashur të bëhet Kosova.
Spyer,13 janar 2026