VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Niko Kirka, ky dinosaur i vyer që na la të pikëlluar me largimin e tij Nga Pëllumb Kulla

By | December 3, 2018
1 Comments
  • author avatar
    Eugjen Merlika 2 months ago Reply

    Ngushullimet me te perzemerta familjes se te ndjerit Niko Kirka qe nderroi jete ditet e fundit, duke lene ne dhimbje te madhe jo vetem ate por edhe miqte, si autori i shkrimit te mesiperm, te frymezuar nga personaliteti i tij i rralle dhe atdhetarizmi e shpirti demokratik, por edhe shume te tjere qe kane patur rastin t’a njohin e t’a vleresojne karakterin dhe formimin e Tij me parimet me te mira te tradites fisnike shqiptare.
    Marr pjese me zemer e mendje ne hidherimin tuaj, se bashku me lutjen qw shpirti i Tij i bardhe te prehet ne paqen e perjeteshme, ne driten e Perendise.

Komentet

15 SHKURT 1909-2019- DIELLI I VATRËS NË SHBA MBUSHI 110 VJEÇ – Nga DALIP GRECA-Editor i DIELLIT

 

Të shtunën me 16 Shkurt, Vatra do të organizojë në Kryekishën e Shën Gjergjit në Boston një veprimtari të përbashkët me Bibliotekën Noliane për 110 Vjetorin e Gazetës ”DIELLI”-

 

Sot është Ditëlindja e 110-të e Gazetës “Dielli”, e të vetmes Gazetë që vjen nga koha e Rilindjes Kombëtare, dhe që ende botohet në SHBA. Me 15 Shkurt 1909, 36 ditë pas mbylljes së Gazetës”Kombi”, e cila pushoi së botuari me 10 Janar 1909, nisi të ndriçoi Dielli i  shqiptarëve të Amerikës. Gazeta “Dielli” ishte gazetë e Shoqatës Kombëtare  Besën-Besën, e themeluar me 6 Janar 1907, Shoqatë që drejtohej nga Fan S. Noli-Kryetar, Goni Katundi-nënkryetar, Angelo Stefanson(Katundi)- arkëtar , Nini Fani Katundi- sekretar, ndërsa:John Gjoka,  Mihal Panajot Katundi, Lazo Kozma, Nisi Kozma dhe Lambi Josif, përbënin Komisionin e pleqësisë. Shumë prej bordit drejtues ishin me origjinë nga Katundi.
Edhe pse ishte gazetë e një shoqate krahinore, programi i Diellit i kalonte kufijët e një shoqate dhe merrte përmasa kombëtare. Botimi i Programit të Dielli në numrin e parë të tij nuk ishte thjesht një program publicistik të një përjavshmje mërgimtare, por një program i një lëvizjeje programatike mbarëkombëtare. Studiuesit që janë marrë me studimin e atij programi janë në ndarë në pikpamjen se kush ishte autori që e kishte shkruar atë program; një pjesë këmbëngulin se autori ishte Fan S. Noli, dhje kjo s’ka pse vihet në diskutim-një pjesë tjetër kanë shprehë mendimin se atë program e ka shkruar Faik Konica, por studiuesit bashkohen në pikë të përbashkët, në vlerësimin dhe rëndësinë, duke e cilësuar si dokument historik që i parapriu Lëvizjes Kombëtare në SHBA. Vetë gazeta Dielli tek e komentonte programin e vet në numrin e 50 vjetorit, e cilësonte programin si program që I priu Pavarësisë së Shqipërisë, pavarësisht se në faqen e parë Dielli kërkonte Autonomi. Tek festonte 50 vjetorin gazeta e quante veten: “Dielli, ShkëmbiI patundur i Rilindjes Kombëtare”. Ndërsa editori më jetëgjatë i Diellit, për më shumë se dy dekada, Qerim Panariti, tek e komentonte në buletinin e 50 vjetorit të gazetës historinë e Diellit, shkruante: ”Programi i Diellit është një dokument hostorik; një trumbetë që ftonte emigrantët shqiptarë analfabetë të armatoseshinn dhe të shpëtonin vendin nga robëri e huaj…Autori i programit nuk i përtyp fjalët, ..S’është njeri memec. S’ka frikë. Nuk iu drodh dora kur e shkroi. Nuk iu tremb syri. Vuri në kartë ato që i ndjente zemra dhe shpirti i tij.”. Sipas Panaritit autor i këtij programi ishte “Fan S. Noli, njeri i lindur jashtë Shqipërisë, por që guxojë të kërkojë një Shqipëri për Shqiptarët”.
Një arsye tjetër se përse autor i programit dhe editor i parë i Diellit ishte Fan S. Noli(edhe pse emri i tij si editor nuk u shkrua derisa gazeta u bë prone e Federatës VATRA)- është se Faik Konica, u lakua për tu emëruar drejtor i Diellit shumë kohë më pas se sa Dielli nisi botimin. Kjo ndodhi në mbledhjen e Shoqatës Besa-Besë të datës 14 Mars 1909, pra një muaj pasi kishte nisë botimi i Diellit dhe numri i parë prej tij do të dilte me 22 tetor 1909, pra 8 muaj gazeta doli me Fan S Nolin. Emri i Faik Konicës u publikua në Diellin me numër rendor 30, dhe i takon 22 tetorit 1909. Numerikisht 29 numrat e parë i drejtoi Fan S. Noli.
Në numrin e vet të parë me 15 shkurt 1909, Dielli e shpallte publikisht:Kryefjala jonë është “SHQIPËRIA PËR SHQIPTARËT”. Në programin e vet Dielli kërkonte:Njohjen e kombësisë shqiptare prej qeverisë Turke. Në kombësinë Shqiptare hyjnë të gjithë ata që flasin shqip, pa vënë re çfare besimi, shkruante gazeta. Dielli kërkonte njohjen e  gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Shqipëri, në të gjithë hapsirën ku flitej gjuha shqipe Në gjykatoret dhe sundimoret e vendit të përdorej vetëm gjuha shqipe. As një gjykatës apo sundimtar që nuk e njeh gjuhën shqipe, nuk mund të punonte në këto institucione. E njëjta gjë vlente edhe për drjetuesit e feve.
Dielli kërkonte Arsim Kombëtar Shqiptar, shkolla për djem e për vajza vetëm në gjuhën shqipe. Mësuesit të mos ishin fetar, por të shkolluar në shkolla profesionale. Të merrej si model shkolla amerikane, ku nuk bëhen mësime fetare në shkollat fillore. Po ashtu kërkohej zhvillimi i arsimit profesional , shkolla bujqësore, mjeshtrijeetj. Programi i Diellit kërkonte zhvillim ekonomik Kombëtar,po ashtu kërkohej që të shkoqiteshin kufijtë e Shqipërisë. Në programin e vet me 15 Shkurt 1909, e shihet Shqipërinë autonome, që kishet të përbashkët me Turqinë vetëm ushtrinë, punët e luftës dhe punët e Jashtme. Gjithçka tjetër ishte në dorën e shqiptarëve.
Kur festohej 50 vjetori i gazetës Dielli, me 24 gusht 1959, editori i parë , Fan S Noli, u deklaroi vatranëve: “Kur themeluam Diellin me 15 të shkurtit 1909, nuk besonim që Turqia do shkonte nga Ballkani aq shpejt, ndonëse e dinim që ditët i kishte të shkurtëra, pranadaj për atë shkak, në programin e Diellit, kërkonim nga Turqia, pikat maksimume, por jo çkëputje prej saj. Kërkonim shkolla në gjuhën tonë, kërkonim kufi të caktuara me katër vilajetet: Kosovën, Shkodrën, Janinën dhe Manastirin brenda, dhe më në fund shtonim në program-Shqipëria të mos ketë gjë të përbashkët me Turqinë, veç ushtrinë, punët e jashtme dhe punët e luftës…Sot 50 vjet më vonë, gëzojmë një Shqipëri indipendente, por jo një shtet me katër vilajetet sikundër e dëshironim neve asi kohe.Për shpëtimin e kësaj copë Shqipërie të vogël, neve shqiptarët e Amerikës, me anë të Vatrës dhe Diellit, duhet të jemi kryelartë, se me sakrificat tona, shpëtuam Shqipërinë nga copëtimi, krijuam Kishën Kombëtare, botuam libra me rëndësi letrare, kombëtare dhe kishtare, dhe me anë të Diellit muntëm të mbajmë gjuhën dhe zakonet tona të gjalla për një gjysëm shekulli.
Në mbyllje të fjalës së tij Imzot Noli uronte ”Urojmë me gjithë zemër që Dielli, gazetë e parë në gjuhën shqipe , që u botua e përditme, të arrinjë të festonjë dhe njëqind vjeçarin.100 vjeçarin e uruar nga Noli, Dielli u ringjall, pas dy vite e gjysëm mosbotim, dhe organizoi një festim madhështor në një nga Universitetet e Neë York-ut, në Monroe College. Sot DIELLIT I festojmë Ditëlindjen e 110-të.
Dielli është cilësuar si një “Kandil kombëtar” që u ndez me 15 Shkurt 1909 dhe është mbajtë ndezë deri më sot. 29 numrat e parë të Diellit i nxori Fan S. Noli, ndërkohë që nga 22 tetori 1909 gazeta doli nën drejtimin e Faik Konicës, që u thirr nga Londra.
Përveç Nolit dhe Konicës, Diellin e  kanë drejtuar pena dinjitoze, intelektualë të shquar, atdhetarë të përkushtuar si: Kristo Floqi, Kostë Çekrezi, që e bëri gazetën të përditshme( 7 nëntor 1914), Bahri Omari(1916-1919), Andon Frashëri, Aqile Tasi, Refat Gurrazezi, Nelo Drizari,Peter Tikco, Qerim Panariti, Peter Prifti, Dr.Athanas Gegaj , Bilal Xhaferri, Xhevat Kallajxhiu, Dr. Eduard Liço, Prof. Arshi Pipa, Anton Çefa etj.
Prej 10 vitesh Dielli drejtohet nga Editori I sotshëm, duke patur një cikël të stabilizuar botimi në print dhe në Online, ndërkohë që çdo 28 Nëntor publikohet numri special me më shumë se 100 faqe.
Gazeta Dielli u themelua prej Shoqerise Besa-Besen me 15 Shkurt, 1909, si fletore e perjavshme. Me 11 Mars, 1913, pasi Shoqeria Besa-Besen u-tret( lexo: bashkua) ne Vatren dhe Dielli u-be proprietet i Federates, nisi te dale dy here ne jave. Me 18 Nentor,1914 nisi te dale tri here ne jave. Me 9 Nentor, 1915, nisi te dale e perditshme.
Koleksioni I gazetës prej 15 Shkurtit 1909 e deri më sot dëshmon se ai u drejtua nga këta redaktorë : I Per. At Fan Noli qe me 15 Shkurt, 1909, gjer me Tetor 15, 1909. Z. Faik Be Konitza qe me Tetor 22, 1909, gjer me 18 Mars, 1910. Komisioni i Shoqerise Vatra e drejtoj Diellin pa redaktor qe me 25 Mars gjer me 29 Prill, 1910. Faik Be Konitza qe me 6 Maj, gjer me 1 Korrik, 1910. Dielli pushoj se botuari qe me 1 Korrik gjer me Tetor 1910. I Per. At Fan Noli qe me 7 Tetor, 1910 gjer me 7 Korrik, 1911. Z. Efthim Natsi qe me Korrik 13 gjer me Shtator 14, 1911. Z. Kristo Floqi qe me 21 Shtator, 1911, gjer 18 Korrik, 1912. Z. Faik Be Konitza qe me 1 Gusht, 1912 gjer me 8 Korrik, 1913, po ne Janar te ketij moti Faik Beu shkoj ne Evrope dhe barra e redaksise qe ahere I mbeti me teper Z.-it Efthim Natsi. Z. Kristo Dako qe me 11 Korrik gjer me 26 Gusht, 1913. Z. Paskal Aleksi qe me Gusht 29, 1913 gjer me 13 Shkurt, 1914. Z. Denis Kamburi qe me 17 Shkurt gjer me 14 Kristo Kirika, 1914. Z. Efthim Natsi qe me 10 Korrik, gjer me 6 Nentor, 1914. Z.Koste Çekrezi qe 10 Nentor 1914 gjer me 20 Dhjtor 1915. I Per. At Fan Noli qe me 21 Dhjetor gjer 6 Korrik 1916. Z. Bahri Omari qe me 7 Korrik e gjer me 1919, më pas do të rikthehej sërish Kostë Çekrezi, për t’ia lënë vendin me radhë: Andon Frashërit, Aqile Tasit, Refat R. Gurrazezit, Nelo Drizarit,(parallel tek Dielli I Detroitit Refat Gurrazezi), Peter Tyko, Qerim Panariti,Peter R. Prifti(Co Editor) Bilal Xhaferri(Co Editor), Athanas Gegaj, Xhevat Kallajxhiu, Arshi Pipa, Anton Çefa(1994—2009), Dalip Greca( nga 2009). Dielli prej një viti ka edhe editor për Gjuhën angleze, gazetaren Rafaela Prifti.
Në jetëgjatësinë e Diellit kanë meritën e tyre edhe menaxherët e gazetës.
I pari manager i Diellit ishte Z. George Konda Gjoleka qe kur u-themelua gazeta gjer me 5 MAj, 1911. Z. Lambi Çikozi qe me 12 Maj, 1911 gjer me 25 Prill, 1912. Z.Kristo Kirka qe me 9 Maj 1912, gjer me 20 Maj, 1913. Z.Lambi Çikozi qe me 23 Maj gjer me 8 Korrik 1913. Z.Kristo Dako qe me 11 gjer me 22 Korrik, 1913. Z.Hamid Lumi qe me 25 Korrik, gjer me 26 Gusht, 1913. Z.Vangjel Gjika qe me 29 Gusht, 1913, gjer me 8 Maj, 1914. Z. Dennis Kamburi qe me 12 MAj, gjer me 3 Korrik, 1914. Z.Loni Kristo qe me 7 Korrik, 1914, gjer me 7 Korrik, 1915. Z.Muke Permeti qe me 9 Korrik, 1915, gjer me 21 Prill, 1917. Z.Akif Permeti qe me 16 Korrik 1917 deri me 1920. Më pas rolin e menaxherëve e kanë luajtur kryetarët e Vatrës.

Gazeta ”Dielli” mbetet regjistri më i vjetër i Shqiptarëve të Amerikës me një kontribut të jashtzakonshëm në historinë e shtypit shqiptar. Gazeta u kthye në një shkollë për shqiptarët e pashkolluar të Amerikës dhe mbajti ndezur idealet Kombëtare, ruajti gjuhën shqipe, traditat dhe Kulturën Kombëtare, promovoi arritjet e shqiptarëve në SHBA, dhe ndërtoi ura miqësie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kombit Shqiptar. Dielli është vlerësuar si gazetë serioze e komuniteteve në Amerikën e Veriut, madje është edhe fituese çmimesh, siç ishte çmimi i fituar në konkursin “Common Council For American Unite”, ku morën pjesë njëmijë gazeta në gjuhë të huaja që botoheshin në SHBA në fillim vitet ’50.Editor ishte Qerim Panariti.
Dielli ka merita të mëdha edhe në fushën e Letërsisë dhe Kritikës Letrare; në faqet e tij u botuan përkthimet e para nga klasikët e huaj, dhe u stimulua krijimtaria letrare. Gazeta”Dielli” mbetet zëdhënsja dhe misionarja më e respektuar dhe më e çmuar e shqiptarizmit në SHBA.
Dielli u predikoi mërgimtarëve detyrën kundrejt Atdheut. Gazeta u kthye në ushqim mendor dhe shpirtëror i domosdoshëm për shqiptarët e Amerikës, të cilët i mëkoi me dashurinë ndaj Atdheut.Diktatura komuniste u përpoq ta shuante Diellin, por nuk ia arriti, edhe pse i pushkatori apo i burgosi disa nga editoret dhe menaxheret e saj si: Bahri Omari, Kristo Floqi, Kristo Kirka, Aqif Përmeti, Aqile Tasi e të tjerë.
Vatra dhe Gazeat e saj “Dielli” përbëjnë një binom të pandashëm, që i lidh e i mbanë bashkë çështja Kombëtare. Kanë thënë shpesh se Dielli dhe Vatra do të shuheshin, por jo, ato e kaluan shekullin dhe përjetojnë shekulline  dytë.Jetëgjatësia e Vatrës dhe e Diellit, sado e çuditshme që duket në sipërfaqe, nuk është mister i pazgjidhshëm.Vatra dhe Dielli kanë rrojtur dhe rrojnë mbasi janë të lidhura ngushtë me shqiptarinë.
Nesër, e Shtunë 16 Shkurt 2019, Vatra do të udhëtojë drejt Bostonit për të organizuar një veprimtari të përbashkët me Kryekishën e Shëngjergjit dhe bibliotekën Noliane kushtuar 110 vjetorit të Gazetës Dielli. Mikpritësit janë I përndershmi Kryekancelar At Arthur Liolin dhe drejtoresha e Bibliotekës Noliane Neka Doko.

Dua Lipa, thuaje me plot gojën se jeni shqiptare nga Kosova! – Nga Skënder Karaçica

Paksa si harresë


Në manifestimin kulturor në Los Angeles, këngëtarja e njohur shqiptare nga Kosova, Dua Lipa u nderua me dy çmime, ,GRAMMY,,.

Nominimi i saj u përscoll me duartokitje freetike në sallën me qilima të kuq në Los Angeles.Dua Lipa nominimin e priti me emocione dhe lot…!Në motin e këngës dhe ritmit,Gëzuar me dy çmime Dua Lipa!

Mirëpo,për këtë orë të gëzimeve tona kur e mori fjalën Dua Lipa herroi diçka të veçantë të thotë në sallën solemne në Los Angeles.

Ajo përmes lotëve falënderoi jurinë,publikun dhe familjen e saj që nuk përmendi as adresën se ku janë dhe prej nga vjen këngëtarja me ritmin e njohur të (pentagramit)të saj melodik dhe,si të thuash këtë herë sikur ,,harroi,,të thotë edhe fjalën porosi të motit kulturor:

…Përshëndes Kosovën time!

Dua Lipa e paçi me gëzime dy shpërblimet në ,,GRAMMY,,në Los Angeles,por në këso manifestimesh ndërkombëtare,kur e kur e përmendni familjen mos harroni të thuani fjalën deri në qiell:Falenderoj vendin tim KOSOVËN!

Për dy shpërblimet gëzimet i kemi të përbashkëta,por paksa si në harrësë nuk e keni thënë fjalën Falenderoj vendin tim KOSOVËN!

Thuajeni në çdo kohë,mos harroni dhe mos ngurroni,Dua Lipa!

Ju paçim me shnet dhe suksese të reja…!

Kaq nga Amerika!

Çikago,më 11 shkurt 2019

Serbia fsheh krimin përmes Kosovës! – Nga Skënder Karaçica

Kohë dhe njerëz

Qysh nëpër vite, Serbia fashiste problemet e vete dhe ngritjen e pushteteve e ka nisur përmes Kosovës.

Tash e dhjetë javë,Serbia është ngritur në këmbë dhe po kërkohet dorëheqja e Aleksandër Vuçiç dhe të regjimit të tij të dështuar për popullin serb,kështu thuhet në Beograd dhe në qytetet e Serbisë.

Protestat e popullit nuk kanë të ndalur,ndërsa A.Vuçiç në orën e turpit para botës dhe BE-së thekson se ,,shqiptarët dëshirojnë rrëzimin tim ,,(sic!),propagandë kjo e njohur antishqiptare,që,saherë është ndezur politika në Serbi,ata e kanë mashtruar popullin e vet se kjo ,,na vjen nga shqiptarët dhe nga Kosova,,(sic!).

Sa turp!Sa denigruese!Sa antinjerëzore!Sa antidemokfratike!Po kush i beson gënjeshtrës serbe dhe Beogradit,kur e kur popujt liridashës të Evropës dhe të miqësisë së përjetshme të Amerikës me popullin shqiptar në Ballkan,nuk do të binden kurrën e kurrës me trashëgimtarin e skenarëve të gjenocidit ndaj popujve jo serbë,të gënjeshtarit para Evropës,të A.Vuçiç që po mundohet të shpëtojë lëkurën e tij para popullit serb dhe para Serbisë fashiste…!

A.Vuçiç larg duart nga shqiptarët dhe nga Kosova!

Çikago,10 shkurt 2019

Prishtina dërgoi ekzemplarët me libra për fëmijë ​për bibliotekën e shkollës shqipe ,,Kongresi i Manastirit,, në Çikago – Nga Skënder Karaçica

Ministria e Diasporës dhe qeveria e Kosovës për nevojat e arsimimit dhe për mësimin e gjuhës shqipe për brezin e ri shqiptarë nëpër botë dhe SHBA, ka nisur kontingjentin me ekzemplarë të botimeve të letërsisë për fëmijë dhe të gjuhës shqipe për bibliotekën e shkollës shqipe ,,Kongresi i Manastirit,, në Çikago.
Kjo nismë e ministrisë së diasporës në Prishtinë është mirëpritur në Amerikë dhe përmes dërgimit të botimeve të librave në gjuhën shqipe, siç thonë në Çikago, do të ndihmojë rrugëtimin e shkollës shqipe dhe brezi i ri shqiptaro-amerikan që ka lindur dhe po rritet në vendin e lirë të Amerikës, do të dijë më shumë për hartën e atdheut shqiptar të Kosovës dhe të Shqipërisë etnike.
Përfaqësuesit e shkollës shqipe ,,Kongresi i Manastirit,, falënderon Konsulatën e Përgjithshme në Nju Jork dhe mabsadorën Teuta Sahatqija për nismën e saj që botimet e letërsisë për fëmijë në gjuhën shqipe tashmë janë bërë pjesë e punës arsimore të shkollës shqipe dhe për nxënësit shqiptaro-amerikanë në Çikago.
Skënder Karaçica

NATO RENOVATES THE AIR BASE IN KUÇOVA By Rafaela Prifti

The first phase to modernize Kuçova Air Base and upgrade its facilities to comply with NATO’s standards is on its way.

During the January 24th ceremony in Tirana, NATO’s Allied Air Commander and also leader of US Air Forces in Europe, General Tod Wolters inspected the honor guard with Albania’s Chief of Defense, Brigadier General Bardhi Kollçaku.

The initial phase of the $58 million project includes runway restoration, control tower upgrades, construction of a fighter ramp, fuel and ammunitions storage facilities and a new crash and fire station, the statement said. According to Stars and Stripes newsletter, NATO’s investment in Albania is an important part of the alliance’s military buildup around the Mediterranean Sea, a region that has been the scene of a battle for influence between the West and Russia.

Curiously, the Kuçova base was built with Soviet assistance in the 1950s, a time of friendship between communist Albania and Russia. Some Western officials have stated that bringing all the nations of the Western Balkans into NATO and the European Union will foster stability in a region that was convulsed by a series of wars in the 1990s.

The New York based International Relations Expert, Akri Cipa, issued a commentary for Dielli stating that “The establishment of the new NATO air base in Kuçova marks an important initiative for Albania and for the region as a whole. This project will bring much-needed investment in the infrastructure of a very strategic site. Its revitalization is a remarkable step to enhance local capacities, but also to enhance the status of the country within the North-Atlantic alliance.”

The significance of the first air base in the Western Balkans goes beyond NATO’s expansion of influence in the area where there is still a lot of uncertainty. The renovation of the Kuçova air base has refueled Moscow’s claims that the alliance poses a threat to regional security. Analyst Akri Cipa writes: “From a wider geopolitical perspective, this project reaffirms the long-term commitment of NATO for the region. Indirectly, it counters the efforts of other big powers to extend their influence in the Balkans. Russia, for instance, has relied on the Humanitarian Center in Nis, Serbia to have a foothold in the region and allegedly engage in active intelligence gathering. In the past two years there have been initiatives there to upgrade its status and potentially its capabilities. The NATO air base in Albania does send a strong message that the future of the Balkans will be unavoidably within the NATO-sphere, despite the efforts of one or a few spoilers to invite other influences for short-term tactical gains.”

Albania joined NATO in 2009. Ten years into the membership, Albania is hosting the first air base of the alliance, a project that is poised to boost the military presence in the region.

Joseph DioGuardi e Mark Gjonaj kërkojnë njohjen e Kosovës nga Izraeli

Në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, është organizuar një veprimtari publike për të nderuar dhe vlerësuar veprimet e shpëtimit të hebrenjve nga populli shqiptarë gjatë Luftën e Dytë Botërore.

Kjo veprimtari është organizuar nga Misioni i Shqipërisë në OKB, Kongresi Botëror i Hebrenjve dhe Nisma e OKB-së për të edukuar publikun për Holokaustin, të mbledhur me Shoqëritë Civilë të OKB-së.

Me këtë rast, ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, tha se “jam krenare që i përkas kombit shqiptarë, i cili, qëndroi në anën e duhur të historisë, në kohën e duhur dhe duke kryer aktin e duhur”.

Para të pranishmëve ambasadorja Kadare, foli për kohën kur hebrenjtë përndiqeshin në të gjithë kontinentin, por që gjetën shpëtim e paqe në një vend të vogël si Shqipëria, i vetmi ku pas Luftës së Dytë Botërore, gjendeshin më shumë hebrenj sesa para saj.

“Deri vonë, bota nuk e dinte pothuajse asgjë për përpjekjet e Shqipërisë për të shpëtuar hebrenjtë”, tha ajo duke përshkruar kodin etik të Besës dhe si funksionon ai për shqiptarët.

Në këtë ngjarje, shqiptaro-amerikani i parë në Këshillin Bashkiak të New York-ut, Mark Gjonaj dhe Joseph DioGuardi, kanë kërkuar njohjen e Kosovës, shtet të pavarur dhe Sovran nga Izraeli.

Këshilltari Gjonaj, në fjalimin e tij, ka folur për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri dhe Kosovë, dhe se të dy popujt kanë pasur një histori të ngjashme.

“Mendoj se është koha që Izraeli ta njohë Kosovën, shtet të pavarur dhe Sovran”, theksoi Gjonaj në fjalimin e tij.

Ndërkaq, Joseph DioGuardi tha se në Shqipëri kanë qenë vetëm 200 familje që kanë shpëtuar hebrenjtë, përderisa, sipas tij, e gjithë pjesa tjetër është strehuar nga shqiptarët e Kosovës, dhe shqiptarët të cilët kanë jetuar në vendet e tjera.

“Besa nuk është atribut i shtetit, por i popullit dhe traditës shqiptare”, tha mes tjerash në fjalimin e tij, DioGuardi, duke shtuar se “nuk është në rregull që Izraeli ende nuk e ka njohur Kosovën shtet të pavarur”.

Ai theksoi se personalisht do të angazhohet fuqishëm për njohën e Kosovës nga Izraeli.

Në anën tjetër, takimin e përshëndeti edhe kongresisti Eliot Engel, kryetar i Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.

Duke folur vetëm për Kosovën në këtë rast, Engel, tregoi se si bashkë me Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, kishin vendosur nga një gurë, në çdo varrezë të hebrenjve në Prishtinë.

Meqë motoja që mbizotërojë në këtë ngjarje, ishte “Bota ka nevojë sot për Besën e Shqiptarit”, ambasadori në detyrë i Shteteve të Bashkuara, në OKB, Jonathan Cohen tha se “shqiptarët u shquan mes njerëzve të guximshëm që patën një ndikim të jashtëzakonshëm duke mbrojtur me mijëra në Ballkan, duke siguruar që t’i shpëtonin tmerreve të Holokaustit”.

Megjithatë, Danny Dayan, Konsull Gjeneral i Izraelit, tha se shqiptarët duhet të shpallen jo si individë, por si popull ‘Fisnikët midis kombeve”.

Të pranishme në këtë takim, ishin edhe përfaqësueset nga Kosova, Teuta Sahatqija, si dhe diplomatja Ines Demiri, klerikë të të tre feve kryesore shqiptare, miq të Shqipërisë e Kosovës, dhe aktivistë të komunitetit.

Ndërsa duke folur për aktin guximtar dhe shembullor të shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, gjatë Holokaustit, Robert Singer, CEO i Kongresit Botëror Hebre, falënderoi popullin shqiptar për punën e tyre heroike, si atëherë ashtu edhe tani në luftën kundër urrejtjes dhe antisemitizmit. Ai shtoi se “e gjithë bota ka nevojë për Besën sot”.

Dr. Anna Kohen, fëmijë e të mbijetuarve të Holokaustit foli për përvojën e familjes së saj gjatë Holokaustit në Shqipëri dhe si ka ndikuar kjo histori gjatë gjithë jetës së saj.

Kurse, Majlinda Myrto, familja e të cilës është shquar në shpëtimin e hebrenjve, tha se koncepti e Besës, është detyrimi që kanë shqiptarët ndaj mikut dhe njerëzve në nevojë.

Mes folësve tjerë ishte edhe David Estrin, që drejton organizatën “Së bashku mbajmë mend” e cila përpiqet të fuqizojë të rinjtë, komunitet pas komuniteti., si dhe të sigurojë që #NeverAgain-KurrëMë.

Përndryshe, pjesë e kësaj ngjarje historike ishte edhe një videoklip nga filmi “Besa”, që u shfaq me këtë rast për të pranishmëve.

Zyrtarët e lartë shqiptarë dhe shkollimi i fëmijëve në universitetet e botës – Nga Skënder Karaçica

Këso kohe


Është bërë praktikë dhe dëshirë e zyrtarëve të lartë shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni që fëmijët e tyre të shkollohen  në universitetet e botës (BE-SHBA). Kjo nismë është e mirë pa fije dyshimi, sikundër më parë të programohej përmes institucioneve të shtetit për fëmijët tanë talente në fushat e jetës e të dijes, vërtetë të shkojnë për studime jashtë atdheut.

Kjo që po ndodh këso kohe, na ka rastis shpeshherë të dëgjojmë në debatet e zyrtarëve të lartë shqiptarë, që në këto debate televizive apo në faqet e gazetave, nga e para e theksojnë si me ,,mburrje,, se fëmiu im ka shkuar për studime në universitetet e Evropës. Dhe ata harrojnë dhe ia kthejnë shpinën universiteteve në Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë dhe me pozitën e qytetarëve të ,,rendit të parë,,(!) flasin dhe vetëm flasin për fëmijët e tyre në rrugëtimin për dije në këto universite të Evropës dhe botës…

Kjo krejt në rregull, sikundër që fëmijët e tyre dhe fëmijët tjerë të prindërve shqiptarë pa ndojë pozitë të lartë politike e shtetërore në institucionet tona të jenë të barabartë dhe pa asnjë privilegje (politike e shtetërore)për shkollimin e brezit të ri shqiptarë,që,kur e kur nuk ka asgjë të keqe,por pa e harruar asnjëherë ngritjen e cilësisë së studimeve në universitetet në Prishtinë,Tiranë dhe Tetovë.

Kujtoj se nuk duhet të lënë pas shpine universitetet tona,që nëpër vite ka dhënë kuadro të nivelit të lartë me dije shkencore që nuk besoj se ka mbetur diçka mungut nga universitetet evropiane,atje ku shkojnë fëmijët e zyrtarëve të lartë shqiptarë .Po sot,kemi plot shembuj që na ka rënë të shohim e të dëgjojmë në Amerikë se,shumë kuadro të shkolluara në universitet e Tiranës dhe Prishtinës,fjala vjen,
ata posa kanë ardhur në këtë vend e kanë verifikuar dijen e tyre shkencore dhe janë bërë kuadro të njohura në institucionet ekonomike,arsimore,universitare dhe të fushave tjera me diplomat e universiteteve tona.

Çfarë të themi më tutje…?Duhet të forcohet,të reformohet dhe të forcohet baza matriale dhe me kuadro të cilësisë së lartë shkencore të profesorëve në tempullin e dijes(universitetet tona)dhe,pa fije dyshimi brezi i ri shqiptarë në kohën e globalizimit do të jenë të gatshëm që të rreshtohen në participimin e dijes e të shkencës me brezin e ri evropianë në Evropë dhe botë në fillim të shekullit të ri tekniko-tekonologjik dhe të ekonomisë së lirë.

Në universitetet tona në Tiranë,Prishtinë dhe Tetovë ka vende të lira edhe për fëmijët e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe,ata duhet të jenë pjesë e jetës,të rritës dhe të shkollimit si të barabartë me moshatarët tjerë,që do të jenë e ardhmja e kombit dhe shtetit shqiptar.

Jo privilegje në shkollimin e brezit të ri shqiptarë!

Skënder Karaçica

Qeveria shqiptare dhe Tirana zyrtare nuk ka qëndrim konstant për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni – Nga Skënder Karaçica

E kohës


Qysh nga koha e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe ndarja e Maqedonisë nga shteti Jugosllav(1918-1990)dhe çështja shqiptare e (pa)zgjidhur në shkallë të barazisë kombëtare përmes Kushtetutës,ky problem ka mbetur pezull dhe në margjinat e politikës (mat e çmat)të çështjes shqiptare!

Kryeministri shqiptar Edi Rama nga Tirana zyrtare,duke e komentuar ,,Marrëveshjen e Prespës,,ne mes të dyja vendeve Greqi-Maqe njohuraedoni,thotë me (patetikë)të njohur të diplomacisë shqiptare se ,,ngërçi politik në mes të këtyre vendeve u zgjidh mirë,,(!).

Ky mbeti çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni,do të pyesnim kryeministrin shqiptar Edi Rama…?!Me ligjet kushtetuese,populli shqiptar me 40% të përbërjes kombëtare ende ka mbetur në pozitën kushtetuese të pakicës dhe jo shtetformues,për këtë momentum,nuk e di se a është në dijeni kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Tirana zyrtare(?!)/

Më skandaloze do të përmendim me këtë rast ligjin për ,,gjuhën shqipe zyrtare,,(sic!),që me përmasën e politikës së Zaevit në Shkup,ka afruar njëfarë ,,demokracie,,për gjuhën e lashtë shqipe që ajo të ketë të drejtën e përdorimit,,zyrtar,,
vetëm me shkallën matematikore 20% për shqiptarët në ato qytete e fshatra që shqiptarët përbejnë numrin e njëjtë të kësaj përqindjeje(20%)!

Me këtë ligj skandaloz e denigrues ndaj popullit shqiptar në Maqedoni,nuk di a është në dijeni qeveria shqiptare dhe diplomacia me qnedrime (ad hoc)ndaj këtij problemi të njohur tash e një shekull në këtë shtet me një ,,demokraci,,të brishtë dhe pse jo edhe pa ndonjë të ardhme të mirfilltë me kodet e demokracisë që po afron BE-ja dhe kërkesat e njohura të SHBA-së karshi çështjeve aktuale në Ballkan.

Qevria shqiptare dhe Tirana zyrtare duhet të jenë më afër çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni.Mos të nxitojë me deklarata të kaheve me ,,buzëqeshje për ,miqësinë,,në mësy të dyja vendeve tona,ndonëse çështja shqiptare në këto hapësira etnike në Maqedoni,edhe me fajin e partive politike shqipptare tash e tridhjetë vjet qysh nga shpërbërja e këtij vendi nga familja e ish-Jugoslllavisë ka mbetur në binarët e njëjetë ,,rrini mirë,punoni e veproni ashtu si thotë shteti,,-që tashmë për ne është e njohur si ,,ligj,,politik i pushtetit maqedonas ndaj shqiptarëve etnikë!

Për fund,kryeminstri shqiptar Edi Rama merë informatën e qartë dhe me kohë për aktualitetin shqiptar në Maqedoni në dritën e ,,Marrëveshjes së Prespës,,që nuk ka të bëjë fare me çështjen e (pa)zgjudhur shqiprare në hapësirën etnike në Maqedoni!

Skënder Karaçica

Marrëveshja e Prespës nuk e meriton çmimin Nobel! – Nga Skënder Karaçica

Kohë dhe njerëz


Për 27 vjet Greqia dhe Maqedonia u përplasën për emrin Maqedonia(!).Përkitazi me historinë e tokës etnike shqiptare(Dardania e lashtë)mbeti në margjinat dhe peng i politikës,që boshti pansllavsitë nën dirigjimin e Moskës,Beogradit dhe Athinës e kurdisin orën politike kundër popullit shqiptar në Ballkan.

Marrëveshja e Prespës e mbylli kutinë e pandorës,ndonëse çështja shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoni (nuk)është zgjidhur në frymën e konventave të BE-së dhe projektit për rajonin i hartuar ndër vite nga SHBA.

Çështja shqiptare në këto hapësira(etnike)mbeti në margjinat e Kushtetutës vetëm si pakicë kombëtare dhe jo(shtetfomues)
me gjuhën shqipe ,,zyrtare,,me peshojën politike me 20%(!).

Marëveshja e Prespës nuk është historike,por një sknear i kurdisur ndër vite,që kur e kur të arrihet kjo marrëveshje në mes Greqisë dhe Maqedonisë,atëherë rajoni i Ballkanit do të nisë një jetë më të mirë dhe për brezat…!

Por çfarë do të ndodhë ne shqiptarët në Maqedoni?

Në dritën e kësaj ngjarjeje kujtoj se as liderët politikë shqiptarë në Maqedoni nuk e dinë për të ardhmen popullit shqiptar,
ngaqë nuk kanë platformë të qartë,janë të përqarë,pa unitet,
me shumë parti si këpurtdhat,,pozitë-opozitë,,(sic!)me votën e sovranit të humbur gjatë rrugës së zgjedhjeve parlamentare dhe ato për pushtetin lokal.

Në këto shpalime politike,sot kemi dëgjuar lajmin se kryeministri grek Aleksis Tsiparas dhe Zoran Zaev janë ,,propozuar,,për Çmimin Nobel për tërë rrjedhën e marrëveshjes së Prespës që,si thonë në qarqet poltike,ata krijuan (paqe)në këtë pjesë të Ballkanit me çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni(!).

Jo çmimi Nobel për Tsiparas dhe Zaev!

Çikago,më 26 janar 2019

Çikago do të nisë bashkëpunimin me Prishtinën dhe viset tjera etnike në Ballkan – Nga Skënder Karaçica

Besnik Fahredin Hoti,zv.ministër për punë të jashtme të Kosovës i shoqërua nga Lulzim Mjeku,drejtor politik në këtë ministri qëndruan në Çikago dhe me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikë-Izrael dhe me SHSHA biseduan për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve më Prishtinën dhe me viset tjera etnike në Ballkan,thuhet në kumtesën për shtyp të SHSHA-së.
 
Që nga viti 2015 në institucionin ekonomik dhe të biznesit në Çikago(Oda Ekonomike Amerikë-Izrael),
Kosova ka afruar një varg projektesh ekonomike që hedhin dritë për kahjet e politikave të investimeve nga Amerika në ekonominë e shtetit të Kosovës,është thënë në takimin e sotëm në Çikago,ku morën pjesë Daniel Shure,Micheal Schmitt,Mahmut Skenderi,Skënder Karaçica dhe Nazim Alimi me përfaqësuesit e ministrisë së jashtme të Kosovës.
 
Në takimin e sotëm është theksuar se do të ishte mirë që në Krushë të Rahovecit të bëhet gati projekti i një fabrike për përpunimin e prodhimeve të kopshtarëve të vyeshëm të kësaj ane të njohur tashmë jo vetëm në Kosovë dhe nisma e grave të Krushës për të mbijetuar tragjedinë nga masakra serbe e makinerisë së S.Millosheviqit me uzinën e tyre për prodhimin e ajvarit për tregun e gjerë dhe për rritjen e fëmijve të tyre jetimë, u tha në takimin e sotëm në Çikago.
 
Në kuadër të bashkëpunimit Çikago-Prishtinë,Oda Ekonomike Amerikë-Izrael është duke i bërë përgatitjet që një delegacion i saj të vizitojë Kosovën dhe viset tjera si Shqipërinë dhe Maqedoninë për të parë nga afër mudësitë për investime kapitale ekonomike,thuhet në kumtesën e SHSHA-së.
 
Skënder Karaçica

Një Fotografi Historike

Një Fotografi Historike nga festimet e 500 vjetorit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Romë/

Vatra ishte e ftuar nderi në Romë më 1968 në veprimtaritë e organizuara me rastin 500 vjetorin. Ne foto , në plan të parë janë: Nga e majta: dr. Hamdi Uruci, Dr. Ragib Frasheri, Zonja dhe Zoti Anthony Athanas,Ish Editori i Diellit Nelo Drezari dhe Nexhat Peshkepia.

Një vit më vonë , nentor 1969, Vatra do te bashkonte arbereshet dhe shqiptaret e Italise me Shqiptaret e Amerikes ne Boston dhe ne Nju Jork me rastin e 60 vjetorit et Gazetes “DIELLI”. Ishin 120 arbereshe, profesore, prifterinj,studues,muzikante, djem dhe vajza, qe per 10 dite manifestuan vlerat e perbashketa, duek organizuar edhe nje Parade ne Avenjune e 6-te, nag Hotel Americana deri en Katedralen St. Patrick, ku moren pjese rreth 5 mije shqiptare e arbereshe.Sivjet kjo Parade kujtohet ne 50 vjetorin e saj.

U organizua edhe nje Konference shkencore triditore kushtuar 60 vjetorit gazetes Dielli, nje ekspozite pikture me veprat e piktoreve Ibrahim Kodra dhe Lin Delia, qe kishn ardhe enkas nga Italia, si dhe nej darke madheshtore./Gazeta Dielli

Regjimi serb nëpër histori, Daçiç këndon për Putinin! – Nga Skënder Karaçica

E kohës

Nëpër vite dhe ora e shekujve,regjimi serb në Beograd,për qëllimet e veta(politike)ka bërë pajada gëzime për të tjerët…

Në kulmin e ëndrrës patriotike të gënjeshtërs(sipas D.Çosiç),historia na tregon se si regjimi serb përmes vajzave të bukura të Serbisë dhe,përtej kësaj ata ia ngulnin syrin dhëndurve nëpër Evropë dhe Moskë…!

Për të parë më ngat ,,orën e historisë serbe,,na ra në sy ,,diplomacia,,e Ivica Daçiç(ministër i jashtëm i Serbisë),që në shenjë të miqësisë këndoi dy këngë të njohura ruse para Carit të Rusisë,Vladmir Putin në Beograd(sic!).

Serbët këndojnë dhe bëjnë dhëndurë me vajzat dhe me motrat serbe,kur e kur duhen në plan të parë qëllimet e veta ndaj të tjerëve në Ballkan dhe ndaj shqiptarëve dhe Kosovës!

Daçiçi këndoi në Beograd risisht,por shteti i Kosovës dhe populli shqiptar (1999) u ndanë njëherë e përgjithmonë…

Kënga pa pentragrom të Rusisë!Kënga e Daçiçit rusisht mbeti me pak duartrokitje,ndonëse Cari i Rusisë,Vladimir Putin e priste të marrë çekun e qeverisë për pastrimin e borxheve …

Kënga mbeti vetëm kënga rusisht që pakkush e kuptoi mesazhin e saj në Beograd dhe në Ballkan…!

Çikago,më 19 janar 2019