Duke theksuar se me zbatimin e te shumëdebatuarit ligjit të vetngut mbaron historia e krimit shtetëror në Shqipëri, avokat Spartak Ngjela shkruan se përgjigja e Venecias i la të shokuar tetë gjyqtarët e Kushtetueses.
“Tetë gjyqtarë rrinë dhe “qajnë” sepse janë pa forcë për të qenë pro korrupsionit, kur vetë korrupsioni shqiptar është kërcënim për të gjithë”- shkruan Ngjela në një postim në faqen e tij në FB.
Postimi i Ngjelës
Me vetingun mbaron historia e krimit shtetëror në Shqipëri dhe fillon ecja drejt prosperitetit shqiptar
l.
Kjo është arsyeja e dilemës qesharake që po vihet re ndërkohë në Gjykatën Kushtetuese, se gjyqtarët e saj pyesin: a do të shkallmohet vërtet krimi, dhe kalasë politike e korruptuar? Po ne? Po gjykatat e Shqipërisë?
Do të shkallmohen të dyja palët përfundimisht, zotërinj, dhe gjithçka fillon me vetingun.
Por Gjykata Kushtetuese në fakt u shokua nga përgjigjia e drejtpërdrejtë e Komisionit të Venecias, sepse nga ajo përgjigje e kuptoi që Komisioni me juristët më të famshëm të Europës nuk e ka lënë fare që ta gjykojë këtë çeshtje. Kurse tetë gjyqtarë rrinë dhe “qajnë” sepse janë pa forcë për të qenë pro korrupsionit, kur vetë korrupsioni shqiptar është kërcënim për të gjithë.
Dikush nga gjyqtarët ndihet i pambrojtur, një tjetër kupton fundin e një sistemi të inkriminuar për të shitur drejtësinë. Kurse Sali ziu, iu thotë për t’u dhënë zemër: “unë do të bëj kryengritje”. Ndokush prej tyre e beson dhe po pret datën e caktuar për kryengritje.
Kurse ambasadori amerikan në Tiranë qesh edhe me Saliun, edhe me kryengritjen, se e njeh mirë gjendjen.
Ore të vobegtë nga mendja, pse, fundin e Saliut ju e imagjinoni si fundin e botës? Keni për ta parë që fundi Saliut do të jetë një gjë e zakonshme. Si fundi i çdo keqbërësi. Kurse tetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, presin kot. Vonesa i implikon, sepse nuk kanë ç’të mendojnë: ose me Venecian ose kundër të ardhmes së tyre të afërt. Nëse duan të kthehen në një lëvizje esadiste, duhet të kujtohen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mendoj se do të rrinë e të bëjnë sehir.
ll.
Shqipëria dhe vetë shqiptarët këto ditë do të fillojnë procesin që do t’i shpëtojë më në fund nga nëpërkëmbja e tyre që iu është bërë në nje shekull nga pushtetarë, nga mbretër të shpallur e të pashpallur dhe nga gjyqtarë, policë e prokurorë që vijimisht kanë qënë kundër tyre.
A ka ndonjë forcë regresive që mund ta ndalojë këtë ortek shpëtimtar sot në Shqipëri? Asnjë! Korrupsioni shtetëror shqiptar dhe krimi i organizuar, i përkrahur nga krimi shtetëror, kanë humbur luftën me Amerikën. Kjo ështe esenca e kësaj kohe; dhe kjo është arsyeja qëndrore e kësaj çeshtjeje, dhe sigurisht që këtu duhet të mbështetet edhe optimizmi i shqiptarëve të shumëvuajtur, në një vuajtje të gjatë që më së shumti iu ka ardhur prej “prijësve” e tyre të rremë…



























Po fundin e Rames pse nuk e permend ky, qe me ato gjyqtare nxjerr nga burgu e merr ne mbrojtje kriminele te rrezikshem?! Po qe ka mbushur parlamentin me kriminele?!
Po kaq dhimbje kane njerzit qe u vjen keq per ndershkimin e atyre qe dogjen e vodhen djersen e fukarenjeve,te burgoserve, kur femijet e tyre kane pasuri maramendese e fukarenjte nuk blejne dot buke. Kjo per majtas e djathtas. Kur vijne per fushate jane engjej, ne parlament funderina, jo te gjithe. Parlamenti don njerez me pjekuri, jo njomeshtake qe marin detyra. 140 deputete Jane shume se po tallen me taksat e popullit. Jo denime, por te vjellin ate qe kane vjedh. Per kete te ngrihen te rinjte e intelektuale, jo tu vije keq, per kete behet kryengritje, jo per nje zonje prej nje familje te nderuar.