Kryeministri firmosi gjithçka, drejtësia po grumbullon provat: Dosja e plotë e përgjegjësisë penale të Edi Ramës…
Ka disa kohë, që kryeministri Edi Rama, po manifeston gjendje psiko-traumatike, që nuk ka lidhje me fundin e pushtetit, sepse e di që nuk do jetë i përjetshëm, por me ankthin e ballafaqimit me SPAK-un dhe drejtësinë.
Shoqëruar me prepotencën dhe grandomaninë e tij, Edi Rama, ndoshta mendon se nuk do të preket, por ashtu si paraardhësi i tij në Shqipëri dhe si ish-kryeministrat jashtë saj me modelin kroato-maqedonas “Sanader-Gruevski”, një ditë do të përballet me drejtësinë.
Aferat ku ka përgjegjësi penale Edi Rama
1. Landfillet e Tiranës, Elbasanit e Fierit, për të cilat firmosi shpalljen e “emergjencës së mbetjeve”, dha bonusin 8% para se të krijoheshin kompanitë, akordoi fondet dhe i inauguroi.
2. Biznesi i kullave “Alabbar” në Durrës, për të cilat, me vendim të Edi Ramës do transferohet porti aktual dhe iu dhuruan 812 mijë m² tokë shtetërore mafies arabe.
3. Lejet dhe trojet publike për 50 kulla në Tiranë të skeduara si lavatriçe të parave të pista, dhënë edhe trafikantëve pa verifikim burimesh financiare e jashtë bankave.
4. Tuneli i Llogarasë, tender me dyfishin e kostos dhe PPP për 35 vite, dhënë klientëve turq.
5. Koncesionet në Shëndetësi, të miratuara dhe promovuara publikisht nga vetë Edi Rama.
6. Dosjet e 114 kontratave “1 euro”, me të cilat u ka dhuruar toka, liqene, pyje dhe objekte publike oligarkëve e trafikantëve.
7. Afera e kompanisë “Air Albania”, që i ka vënë në dispozicion avionin çarter për udhëtime personale; skeduar nga FBI, për trafiqe, transporte ilegale të parave pista e personave në kërkim.
8. Skema për amnistinë fiskale, me objekt legalizimin e parave të korrupsionit e aktiviteteve kriminale, bllokuar nga SHBA.
9. Afera për Parkun Industrial-Energjetik në Spitallë-Durrës, për t’ia dhënë një firme kineze me pronarë të dënuar nga SHBA, ku u përfshinë Olsi Rama si lobues dhe miratuar nga vetë Kryeministri.
10. Ligjet për bastet online dhe kultivimin e kanabasit, licencat e të cilave, Edi Rama ka tentuar t’ua japë grupeve mafioze në Shqipëri e jashtë saj, por ka ndeshur në reagimin e SHBA.
11. Pritja në kryeministri, dhënia e licencave për kazino dhe pazaret për biznese ndërtimi në bregdet.
12. Lidhjet në biznese ndërtimi e shëndetësie, për pastrim parash me grupin mafioz “Ndragheta”.
13. Afera e Portit të Peshkimit në Durrës, të cilin, Edi Rama ia dha në përdorim për 20 vite grupit të trafikantëve të drejtuar nga Gjergj Luca, maskuar pas aktivitetit të peshkimit.
14. Afera “McGonigal”, ku Rama përmendet 14 herë në raportin e FBI; i përfshirë në biseda korruptive, koncesione e ndikime të paligjshme me oligarkë rusë të sanksionuar nga SHBA.
15. Tenderi për Portin e ri në Porto-Romano, dhënë një kompanie qipriote, pas të cilës qëndrojnë kompani ruse të lidhura me Vladimir Putin, aferë për të cilën reagoi SHBA dhe u anullua.
Në këto afera, urdhrat fillestare e vendimet fundore, janë miratuar nga Edi Rama; prandaj SPAK dhe Drejtësia do ta marrin të pandehur dhe kjo është vetëm çështje kohe./Pamfleti