VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“New York Sky”, një bashkëbisedim me artistin e njohur Vlash Droboniku – Nga ARDIAN MURRAJ

By | September 14, 2021
blank

Komentet

blank

Kisha e Shën Marisë në Uster mbajti Liturgjinë e nderimit të Shën Rafaelit të Bruklinit dhe vlerësimin e At Mark Dokut – Nga ARDIAN MURRAJ

Kisha e Shën Marisë në Uster mbajti të Shtunën Liturgjinë e nderimit të relikëve të Shën Rafaelit të Bruklinit me rastin e Asamblesë Vjetore të Arkidioqezës si dhe vlerësimin e At Mark Dokut si kryeprift i famullisë Orthodokse të Usterit dhe ngritjen në nëndhjak të seminaristit Ananias. Kjo ceremoni pati interesimin e besimtarëve dhe veç një grupi seminaristësh dhe At Nikodhim, i emëruar si Kancelari i Arkidioqezës Shqiptare ishte i pranishëm Lumturisë së Tijë Metropolitit Tikhon i cili është Peshkopi i Metropolisë së Uashingtonit, i gjithë SHBA-ës dhe Kanadasë. Shën Rafaeli në këtë liturgji hyjnore u kujtua dhe për faktin e madh se mes besimtarëve orthodoks ai ka një lidhje të drejtpërdrejtë me Kryedioqezën dhe dora e tij shuguroi Theophan Stilian Nolin, Metropolit në Diakonaten e Shenjtë. Mirënjohjen e tij Noli e shprehu në librin e Apostullit të cilin ai ia dedikoi Shën Rafaelit kanonizuar me këto vargje:

Gëzohu o Atë Rafael, Zbukurim i Kishës së Shenjtë!

Ti je Mbrojtës i Besimit të vërtetë,

Kërkues i të humburve, Ngushëllues i të shtypurve,

Atë i jetimëve, dhe Mik i të varfërve,

Paqebërës dhe Bari i Mirë, Gaz i gjithë Ortodoksëve,

Bir i Antiokut, Lavdi e Amerikës:

Ndërmjetëso me Krishtin Perëndi për ne dhe për të gjithë ata që të nderojnë.

Në fjalën e tij Fortlumturia Tikhon vlerësoi ngritjen shpirtërore të besimtarëve orthodoksë që tashmë pas një viti e gjysëm duke marrë masat e duhura nuk mungojnë të ndjekin ceremonitë dhe shërbesat liturgjike, sy më sy dhe pranë vendeve të shenjta si shprehje e ringjalljes shpirtërore.

Ceremonia e së Shtunës 5 Shtator, 2021 zgjati për rreth tre orë.

Intervistë me seminaristin orthodoks Ananias Ananievski, nëndhjak i sapoemëruar.

AM: – Fillimisht një njohje me ju dhe lidhja me besimin Orthodoks dhe Kishën Shqiptare?

Nëndhjaku Ananias: -Pra emri im është Ananias dhe ne sapo mbaruam liturgjinë hyjnore të hierarkëve me praninë e Lumturisë së Tijë Metropolitit Tikhon i cili është Peshkopi i Metropolisë së Uashingtonit, i gjithë SHBA-ës dhe Kanadasë dhe në këtë shërbim hierarkik unë isha i nderuar dhe i privilegjuar të shugurohesha si nën dhjak, por e mendoj si diçka shumë të rëndësishme për arkidioqezën shqiptare ishte se biri i vetë kësaj arkidioqeze At Mark Doku u ngrit si kryeprift. Pra ishte një sherbim i bukur ku kishim praninë e shumë seminaristëve, unë jam seminarist i vitit të tretë në Seminari Teologjik Orthodoks të Shën Tikhonit, Seminari Teologjik në South Kent të Pensilvanisë. Kështu që ishte edhe mjaft e këndshme të shihje rreth 14-15 seminaristë të vinin sot për të shërbyer në altar dhe gjithashtu këndonin në në kor dhe merrnin pjesë, por gjithashtu dhe kryesorja këtu sot për të parë një Kishë të mbushur plot me famulltarë këtu në Kishën Orthodokse të Shën Marisë. Dhe siç thashë, unë jam në vitin e tretë të seminarit kështu që ky do të jetë viti im i fundit dhe bashkëveprimi im me arqidioqezën ka qenë një ngjarje interesante dhe unë kam qenë gjithmonë mjaft i dhënë pas historisë dhe gjetjes të së veçantës  në historinë së Kryepeshkopit Theo Fan Noli dhe jo vetëm duke kuptuar se ai ishte një nga paraardhësit e Kishës Orthodokse në Shqipëri, por ai ishte prifti i parë i shuguruar nga Shën Rafaeli i Bruklinit dhe për këtë arsye ne kemi këtu këtë ikonë dhe t’ju them se një delegacion nga Amerika do të shkojnë në Shën Vlash nga fundi i vitit dhe Shën Rafaeli i Bruklinit ishte ndër shenjtorët e parë të kanonizuar, pranuar nga Kisha në Amerikën e Veriut. Por ishte Shën Rafaeli i Bruklinit ai që shuguroi At Theofan Nolin si dhjak dhe i dorëzoi atij  kupën dhe rrobën e parë dhe më pas siç e dimë më 1908- ën, ai ishte prifti i parë në botë që i dha shërbesën e liturgjisë hyjnore në gjuhën shqipe diçka që kurrë nuk ishte bërë më vete edhe në Shqipëri. Kështu që arqidioqeza në shumë raste këtu në Amerikë. Pra, arqidioqeza në shumë raste këtu në Amerikë është në fakt kisha mëmë ose arqidioqeza mëmë edhe për Kishën Ortodokse në Shqipëri.  Kështu  me padurim unë mezi pres  t’i shërbej arkidioqezës dhe Kishës Orthodokse  Amerikë  çfarëdo aftësie  do Perëndia Zoti dhe siç thashë është viti i tretë I seminarit për mua dhe erdha  seminar shumë i qartë për  mësuar  shumë rreth besimit ortodoks dhe siç ju e dini unë kam lindur  djepin e një familje orthodokse dhe u pagëzova brenda 40 ditëve dhe mendoj se si çdo besimtar i përkundur  djepin e krishterë orthodoks e  merr  mirëqenë besimin e vet. Pra, për mua ishte shumë e rëndësishme të largohesha nga shtëpia ime në Australi, ta mblidhja jetën time në dy valixhe dhe të vija në anën tjetër të botës dhe tani po mbush tre vjet në seminar dhe kjo ishte para pandemisë dhe askush nuk priste që kjo epidemi globale të ndodhte kështu dhe mua m’u desh të vija këtu, lashë punën time lashë familjen time dhe nënën time pas për t’u përqëndruar me të vërtetë në veten time në një kohë kur njerëzit mendojnë se nga  nëndhjak do të bëhesh dhjak ose prift dhe të kuptuarit tim nuk ka ndryshuar. Në të vërtetë për mua, të kuptuarit prift është një thirrje e besimit dhe jo profesion. Kjo është diçka që varet jo vetëm nga peshkopët, por nga fryma e shenjtë dhe një thirrje që Zoti e drejton. Jam shumë i lumtur t’i shërbej Krishtit  çdo detyrë dhe  siç thash pres me padurim t’ i shërbej Lumturisë  tij tani si nëndhjak apo çfarëdo detyre simbolike  kërkon arkidioqeza. 

AM:-Pra ju erdhët  Uster dhe u ndeshët  me  një bashkësi   madhe shqiptarësh,… si ishte ky prezantim i juaj i parë dhe  tjetra është se unë e di lidhjen tuaj me prejardhje shqiptare. Cila ishte përshtypja e juaj? 

Nëndhjaku Ananias: – Saktëkushëriri im sapo mbaroi studimet e seminarit  Shën Vlash ndërsa unë dhe kam edhe një vit për  përfunduar  Amerikë, por ju e dini  Usteri është një  bashkësi e madhe ku unë kalova mësimin tim gjatë muajve  verës me At Markun dhe ju e dini se vetëm duke rrugëve ju do  ndesheni me shitoret e njohura amerikane (si Donuts Dunkin, Starbucks) dhe kafenetë e vogla ju dëgjoni shprehjet; MirëditaFaleminderit etjjuve jo vetëm nuk dëgjoni gjuhën shqipe, por juve gjindeni mu brenda zemrës dhe shpirtit  shtetit  Masaçusetsit dhe kjo është pasqyruar dhe nëse lexoni nga peshkopi Theofan Noli  disa shënime  hyrjet e ditarit  tij ku ai thotë se Bostoni është kreu i bashkësisë shqiptare  Amerikë, por gjithashtu Usteri është zemra dhe shpirti i kësaj bashkësieDhe  veçanti  Uster ka diçka për  cilën jemi shumë krenarë gjë  e njoh nga At Marku dhe Kisha Shën Marisë po punojnë për  festuar 100 vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane ( do  mbahet vitin e ardhëshëm), një punë e filluar nga komiteti drejtues ku bën pjesë At Marku, Muzeu i Usterit  bashkëpunim dhe me ambasadën e R.Sh këtue diçka për  theksuar  është e dini kur flasim për migrimin e shqiptarëve  Amerikë është shumë qartë se vjen nga një perspektivë ortodokse sepse shumica e atyre njerëzve  erdhën nga Shqipëria  Amerikë janë nga rajoni i Korçës dhe rajoni i Elbasanit kështu  unë i kam shijuar mësimet e verës verore me At Markun  është një prift i mrekullueshëm dhe komuniteti  veçanti është diçka  është e ngrohtë dhe mikpritëse dhe ju mund  thoni se është Kisha Ortodokse Shqiptare por diçka  është shumë e këndshme  lidhje me Shën Marinë është se;-” sikurse  gjithë nën dritën e diellit tek kjo Kishë janë me  vërtetë nën një Kishë  shenjtë katolike dhe apostolike. Po, mund  thuhet se fillesa ishte  vitin 

1911 nga emigrantët ortodoksë shqiptarë  filluan një degë  Boston  çelën këtë Kishë, por me  vërtetë kur hyn  këtë Kishë një  Shtunë ose  Diel apo gjatë javës kur At Marku  mban shërbesa  rregullta për fammullinë ju me  vërtetë dotë  kuptoni se ju keni shumë njerëz nga etni  ndryshme  prejardhje  ndryshme ju me  vërtetë e kuptoni se ju keni shumë njerëz 

nga etni  ndryshme dhe me prejardhje  ndryshme  vijnë për  adhuruar Krishtin dhe përsëri atë unitet  krishterë  kemi tek Shën Maria. 

 

AM: – Ka disa gjëra  kemi vënë re gjatë pandemikës. Disa nga ceremonitë dhe liturgjitë gjatë  dielave u bënë nëpërmjet lidhjes  distancë, pos sot nga fjalët e prekse  Peshkopit Tikhon dëgjuam se besimtarët vijnë për t’u takuar sy  sy me Perëndinë dhe kjo është shumë e shëndetshme për besimin dhe ushqimin e tyre shpirtëror? 

Nëndhjaku Ananias:- Epoështë e shëndetshme dhe mund  them se kur pandemja goditi ishte diçka  ishte me  vërtetë kishte ngecurju e dini se Kishat u mbyllën  shumë gjëra  tjera u mbyllën dhe ka kaluar me  vërtetë një vit e gjysmë dhe ne vetëm kemi filluar  shohim tani gjërat  Zoti dëshiron t’i rihapë ngadalë sot dhe siç thashë ishte e bukur  kishe sot jo vetëm fortlumturinë e tij këtu, por  kishe siç e patë disa anëtarë  kleritdisa dhjakë  shërbyen (sot ne kishim tre dhjakë shërbyer), anëtarë  klerit dhe priftërinjtë, ne kishim seminaristët dhe  gjithë kongregacionin dhe Kishën e mbushur me njerëz dhe  shihje njerëz pa maskë, ose siç është fjala “presuponon” (pamjen qiellore). Ishte bukur  shihje fytyrat e njerzve pasi u mësuam gjatë me takimet e zoom-it  internet apo me distancim social dhe jo se po them  nuk duhet  mbajmë marrëdhënie  shëndetshme dhe distancim, por është diçka e mirë   vend  t’i ta përshëndetësh dikë thjeshtë me pëllëmbë, apo çfarëdo shenje   jetëju i përqafoni njerzit dhe kjo   veçanti  mendoj unë është jo vetëm brenda kulturës shqiptare, por edhe me kulturën e rajonit  Ballkanit dhe duke i përqafuar ata dhe duke 

thënë  Mirëdita!,… Si jeni? e gjëra  tilla  mendoj se me  vërtetë shkoni më përpara sepse është me rëndësi jetike komunikimi sepse ne jemi qenie njerëzore nuk jemi robotë . Pra, duke pasur këtë lidhje personale dhe këtë shkëmbim sot e mbajtëm liturgjinë hyjnore për  parë edhe se sa njerëz erdhën për t’u bashkuar dhe këtë mund ta  shihnit se rreth 75 njerëz  rradhë mes bashkësisë përbënte diçka me  vërtetë prekëse e  ngacmonte në brendësi. Edhe tani me fortlumturitë e tij dhe me anëtarët e klerit tonë poshtëbesimtarët kanë shtruar ushqimin janë ulur dhe janë duke ngrënë sëbashku. Ata flasin e qeshin sëbashku dhe kjo është diçka  ne e kemi humbur për shkak  covid-it, por unë shpresoj se ngadalë gjërat jo vetëm do rihapen këtu  Uster, por edhe  mbarë arkidioqezënMendoj se njerëzit me  vërtetë kanë humbur këtë lidhjekëtë e di për shembull pasi  perspektivën australiane  se ne atje jemi ende  mbyllur dhe ju e dini se njerëzit nuk mund  largohen nga shtëpitë e tyre  shumë se 5km dhe fakti  ne këtu  Uster  këtë Komonuelth  Masaçusetsit mund  lëvizim  lirshëm shkojmë  Kishë dhe  adhurojmë Krishtin si dhe  ndjehemi pjesë e bashkësisë kjo është diçka me  vërtetë e bekuar kam dhe mendoj se edhe unë mund  flas për veten e kam marrë  mirëqenë  parë dhe tani  e shoh si lloj vlerësimi dhe me  vërtetë se sa e rëndësishme është   kesh afër dhe sy  sy shkëmbimin me njerzit. 

AM: – Unë u preka shumësepse pas gjithë kësaj kohe buka u nda dhe vera u shërbye gjatë liturgjisë? 

Liturgjaushqimibashkësia gjëra këto  kanë munguar praj kohësh (gjatë një viti e gjysëm), ne kemi pasur shërbesa   vogla  organizuara me rregullat e distancimitmaskave shtuar dhe frikën e njerzvetani ne me dëshirën e Perëndisë dhe lavdinë e Krishtit këto gjëra do  vijnë sëbashku e  ndjehemi vërtetë një familjeVetë fjala “kinonia”bashkësia e njerzve  mblidhen është diçka e mrekullueshme dhe e 

madhërishme. 

Ju faleminderit dhe paçi bekimin e Zotit. 

 

 

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

 

blank

blank

GROUNDBREAKING FOR ILLYRIA COMMUNITY AND WELLNESS CENTER – by Rafaela Prifti

 

A ribbon cutting ceremony for the Illyria Community and Wellness Center was held Sunday afternoon at the Jacobi Medical Center Rotunda in the Bronx. The event was well attended by a number of politicians, elected officials, community leaders and families. At the celebration, New York City Councilman Mark Gjonaj was joined by senior United States Senator from New York and Senate Majority leader Chuck Schumer, US Representative for New York’s 15th congressional district and Co-Chair of Albanian Caucus Ritchie Torres, NY State Assemblyman Michael Benedetto, Chief Operating Officer of NYC Health, Hospitals, Jordana Bailey, Albanian diplomats, dignitaries, community organizers and members.

After the ceremonial opening of the center, councilman Gjonaj led a tour of the attendees on one floor of the facility. Inside one of the newly renovated rooms furnished with tables and chairs, he said “the construction cost that we contributed to is $8.7 million, it’s going to renovate the auditorium, the rotunda, the gym, it’s going to create multi-functional rooms and a library with a technology center. That’s indoors! While outdoors, there will be a community garden and a sports center for the youth and elderly, and most importantly the next generation of Albanians.” Councilman Gjonaj acknowledged Dr. Alan Ross as one of the visionaries for this project. Over twenty years ago, the Illyria Family Practice at Jacobi Medical Center was the brain child of the pediatric doctor. At the end of Kosovo war, some 10,000 ethnic Albanians who settled in the Bronx were presented with new challenges in navigating the health system. So one-of-a-kind medical practice was born and with it, the idea and notion to expand, said Leonora Lulaj, a seasoned Behavioral Health Department Coordinator at Jacobi Medical Center.

In the auditorium, the celebration program included Father Popaj’s invocation, as well as remarks by Councilman Mark Gjonaj, elected representatives and Albanian dignitaries. In giving his blessing to the community center, Dom Pjeter Popaj cherished it as a “place of their own” that will bring people together, closer to one another and “closer to the Creator”. Mr. Mark Gjonaj remarked that the idea of the community center has been brewing for decades, while noting that “after seven years of hard work and commitment of working with city and state over $ 8.7 million have been invested into the wellness center at Jacobi Medical Center.” There was no estimated date for the completion of the whole project. In the renovated facilities, Saturday classes for the staff and students of Alba Life School have started on September 4th.

He acknowledged the presence of high ranking officials, distinguished guests, and Albanian diplomats and officials including Minister of Foreign Affairs and Diaspora and Deputy Prime Minister of the Republic of Kosova, Donika Gervalla Schwarz, Consul General of Kosovo in New York Frymëzim Isufaj, Head of Mission of Kosovo in Washington DC, Valdet Sadiku.

In his greeting remarks, US Representative Ritchie Torres called Mark Gjonaj “a local hero” and the wellness center “part of his legacy”.

Councilman Gjonaj has announced that he is not seeking re-election for the city council. Mr. Gjonaj began his political career in 2012 in the New York Assembly. He served as Assemblyman through 2017. The Morris Park resident and Bronx native was elected to the New York City Council in 2017 and became the first Albanian-American to serve in it.

The celebration program ended with performances by the Alba Life Schools, Children of the Eagle School, Albanian Youth Center and Dance Groups like Rozafati, Freski Ana e Malit, Shoqata Kraja etc. The singing and dancing by the younger generation of Albanian Americans exhilarated the audience inside the auditorium symbolically opening the curtain for Illyria Community and Wellness Center.

blank

Arkiv – KUSHTRIM PËR BASHKATDHETARËT E MI: TA MBËSHTESIM JOPSEPH J. DIOGUARDIN! Nga ZEF BALAJ

Me qindra bashkatdhetarë më kanë telefonuar dhe më kanë uruar për fitoren e bindshme të Joseph J.Dioguardit në prajmeri brenda Partisë Repulikane,

e cila ia mohoi kandidimin në kongresin e saj, por ai në dejet e të cilit rrjedh gjak shqiptar, nuk u tërhoq, por me mjete ligjore dhe me besimin tek kauza që përfaqëson, ia doli mbanë.

Për këtë ne që e mbështetëm ndjehemi krenarë.

 

Por unë, bashkëvllazën pa dallim feje apo krahine, mendoj se në këtëkohë falenderimet dhe urimet nuk janë të mjaftueshme,

ato nuk ia japin vëllait tonë fitoren dhe të drejtën për të na përfaqësuar edhe në Senatin Amerikan.

 

Të gjithë ne e dimë se sa dhe çfarë përpjekjesh ka bërë për Kosovën dhe çështjen shqiptare DioGuardi.

Sot, miku dhe vëllau ynë ka nevojë për mbështetjen tonë të fuqishmeme qëllim që ai të fitojë mandatin në Senat

dhe ne do të ndjehemi të qetë sepse nuk kemi nevojë që t’i kërkojmë mbështetje për çështjen Kombëtare shqiptare; ai e di se cfarë duhet të bëjë.

 

Më thoni një politikan tjetër amerikan, përveç DioGuardit, që i ka shkelë të gjitha trevat shqiptare, që nga Lugina e Preshevës, Kosovë, Shqipëri, Malësi etj!

25.09.2010

blank

U inagurua Qendra “Illyria” në Bronx për mbarë Diasporën Shqiptaro Amerikane Nga Keze Kozeta Zylo

Në se doni të shkoni shpejt, shkoni vetëm. Në se doni të shkoni larg, shkoni të bashkuar.
Dita e diel në Bronx ishte një dite e dielltë, me qiell të blunjtë të kthjellët si zemrat e komunitetit Illyrian në Amerikë dhe në mbarë botën. Të punosh 7 vjet dhe të arrish të derdhësh milionat e dollarëve lumë si 8.7 milion për ta blerë këtë qendër është një ndër punët më të bukura të bijëve shqiptarë që nuk rreshtin kurrë së punuari për Kombin. Një burrë i tillë shqiptar është z.Mark Gjonaj Nderi i Kombit ish ansambleist dhe Këshilltar në Bashkinë e
Nju Jorkut i cili fal përkushtimit të tij u arrit dhe u realizua ëndrra e shqiptarëve për të pasur një qendër të tillë në shërbim të Diasporës. Kjo qender madhështore në Bronx u inagurua ne praninë e komunitetit si dhe të personaliteteve të larta të politikës amerikane.
Shiritin e inagurimit e prenë Senatori i Nju Jorkut i Partisë Demokratike të Amerikës, Kryetar i Shumicës në Senat z.Chuck Schumer, z.Mark Gjonaj dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës të Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla.
Mirenjohja e shqiptareve ishte e pakufishme, bravo, bravo thërrisnin pjesëmarrësit në këtë ditë të bukur. Duke pasur fatin të ishim të parët si Shkollë Shqipe “Alba Life” për të shfrytëzuar këtë qendër të madhe kulturore, multifunksionale duke dhënë mësim shqip në mjediset komode kam ndjerë dhe kuptuar në sytë e nxënësve dhe të prindërve mirënjohjen e pakufishme të tyre. Atë e dëgjova dhe dje kur intervistova personalitete të ndryshme, grupe nxënësish, grupe të moshuarish etj… Me mikrofonin në dorë kur i pyeta nxënësit se kush e krijoi këtë mundësi që ju të zhvilloni mësimin SHQIP në këto klasa komode?
Ata m’u përgjegjën njëzëri: Kush tjetër? MARK GJONAJ!
Të nderuar që ishim të parët si Shkollë Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit të uleshim në bangat e shkollës dhe të frymëzoheshim për të ardhur aty edhe në pushimet e verës për të realizuar programin artistik që u shfaq plot profesionalizëm në auditoriumin e kësaj qendre realizuar nga koordinatorët Xhaferri, Gjocaj, mësueset Tafaj, Krasniqi dhe Shiqerukaj, Duli me udhëheqëse artistike znj.Adelina Lacaj.
Pasi u pre shiriti i inagurimit z.Gjonaj mikpritësi i Qendrës i drejtoi të pranishmit në mjediset e qendrës “Illyria” për të parë sallat, klasat, kafeterinë, kopshtet, klasat e ushtrimeve etj. Kjo qendër do të jetë përgjithmonë dhe ka punuar fort dhe plot përkushtim u shpreh znj.Vera Mjeku drejtore e kabinetit të Këshilltarit të Bashkisë z.Gjonaj. Ne duhet të punojmë bashkarisht me vizion u shpreh z.Ismer Mjeku i cili me të drejtë tha se në se ne do të kemi më shumë shqiptarë të zgjedhur në zyrat publike si dhe në nivele të larta politikanësh Diaspora do të dëgjohet më shumë ne lobime dhe Kombi do të ecë vetëm përpara.
Programi artistik në auditorium e Qendrës “Illyria”
Skena ndrinte nga veshjet kombëtare nga fëmijët e diasporës dhe grupe të ndryshme artistike që kishin përgatitur programin mbresëlënës.
Programi artistik u moderua me profesionalizëm dhe plot mirësi nga znj.Elona (Pajo) Biba dhe z.Julian Biba dy njerëz të artit. Elona e veshur me një mantel si gratë ilire sillte jehonën e shekujve dhe krenarinë e grave të bukura illire që kanë një vend të artë në histori.
Salla ushtoi nga marshimi i oficerëve të policisë së New Yorkut drejt skenës kryesore të cilët me uniformën e policisë amerikane dhe me ngrijen e Flamurit shqiptar kuq e zi sillnin një moment shumë te rëndësishëm, solemn për të gjithë bashkëkombasit dhe amerikanët që ishin në sallë.
Qendrën “Illyria” e bekoi Famullitari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në NY, Dom Pjetër Popaj.
Fjala e Z.Mark Gjonaj u mirëprit me durtrokitje dhe çoi sallën në këmbë në nderim dhe respekt të figurës së tij. Më vonë ai ftoi në skenë kongresistin amerikan Ritchie Torres resident i Bronxit i cili përshëndeti dhe falënderoi pamasë z.Gjonaj për këtë punë të jashtëzakonshme.
Përshëndetën mjaft personalitete të larta amerikane dhe shqiptare dhe e falënderuan z.Gjonaj për bashkëpunimin me ta si z.Michael Benedeto ansambleist i shtetit të Nju Jorkut etj. Gjithashtu përshëndetën si Presidenti i Bronxit z.Ruben Diaz Jr, Senatorja Alessandra Rose Biaggi e cila është një politikane amerikane në Nju Jork, Vedat Gashi (D -Yorktown) kandidat për një vend në Bordin e Ligjvënësve të Qarkut Westchester.
Me duartrokitje është përshëndetur fjalimi i znj.Donika Gërvalla Ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës të Republikës së Kosovës.
Letra përshëndetje erdhën nga Kryeministri i Shqipërisë z.Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti.
Në këtë ceremoni të inagurimit morën pjesë Ambasadori i Republikës së Kosovës në Washington z.Valdet Sadiku, Konsulli i Përgjithëshëm i Republikës së Kosovës në New York, Ambasador Frymëzim Isufaj, biznesmeni i suksesshëm dhe aktivisti i shquar z.Harry Bajraktari etj, Vatra e kryesuar nga z.Pashko Camaj n/kryetar, Shoqata Shqiptaro Amerikane Skënderbej e kryesuar nga z.Imer Lacaj n/kryetar, Bashkim Shehu kryetar nderi dhe Alketa Ktona, kryetarë shoqatash, klerik fetar, mësues, prindër, nxënës, anëtarë të komunitetit, artistë etj…
Në këtë program të pasur debutuan me plot dashuri Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, nxënësit e shkollës “Children of the Eagle”, Grupi i valltarëve “Rozafati”, “Freskia” Ana e Malit, Kraja, Qendra Rinore Shqiptare në Greenwich dhe shfaqje te tjera.
U dhanë çmime mirënjohjeje për nxënësit e shkollave shqipe, grupet e valltarëve etj.
Programi u mbyll me fjalën e Imamit, patriotit të nderuar Tahir Kukaj i Qendrës Kulturore Islamike Shqiptare, në Staten Island NY.
Pas programit te pranishmëve iu shtruan tryezat me ushqime dhe pije të dhuruara nga Këshilltari i Nju Jorkut dhe themeluesi i krijimit të Qendrës së mirëqenies “Illyria” në Bronx, New York
Kjo qendër e madhe kulturore është në zemër të Pelham Parkway South Bronx NY, aty ku ka më shumë rezidentë shqiptarë. Në programin e shpërndarë si dhe në fjalimet e ndryshme u tha se kjo qendër do të jetë në shërbim të Diasporës, do të jetë qendër multi funksionale, qendër e mirëqenies pranë qendres “Jacobi” Hospital, ku do te vihen në dispozicion një sërë shërbimesh të kultures dhe traditës sonë të vyer kombëtare. Auditoriumi ka 400 vende, ndërsa salla e konferencave me pajisjet më të fundit të teknikës ka 250 vende. Palestra me pajisje moderne per ushtrime, dhoma te veshjeve, dhe lojera te ndryshme.
Në aktivitet ishin të pranishëm medie te ndryshme dhe gazetarë nga Zëri i Amerikës, Dielli me editore për gjuhën angleze znj.Rafaela Prifti, TV Alba Life etj…
Së shpejti do të sjellim transmetimin në kanalet televizive nga TV “Alba Life” me kameraman Bujar Sadikaj dhe gazetarin Valon Gërbeshi.
Ishte një ditë historike, një ditë që na mësoi se: “Në se doni të shkoni larg, shkoni të bashkuar”.
19 Shtator, 2021
Bronx, New York
blank
blank
blankblank
blank
blank
blank blank blank
blank
blank
blankblank

blank

 

blank

blank

Përurohet qendra kulturore shqiptare në Nju Jork

Burim Goxhuli

Të dielën në lagjen Bronks të Nju Jorkut u përurua qendra kulturore dhe e mirëqenies për komunitetin shqiptaro-amerikan. Qendra Illyria shtrihet në një hapësirë prej mbi 10 mijë metrash katrorë, ku do të ofrohen klasë për mësimin e gjuhës shqipe dhe shumë mjedise për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore e sportive. Investimi kap vlerën e mbi 8.7 milionë dollarëve.

Tani e tutje, komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë hapësirë të veçantë për mësimin e gjuhës shqipe dhe zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore me qëllim të ruajtjes së traditave dhe vlerave kombëtare.

Në ceremoninë e hapjes së qendrës shumë-funksionale Illyria në lagjen Bronks të Nju Jorkut, i pranishëm ishte edhe udhëheqësi i shumicës së Senatit, demokrati Chuck Schumer.

Në një koment për Zërin e Amerikës ai foli për rolin e komunitetit shqiptar në ShBA ndërsa u zotua se do të angazhohet në çështje si dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne në Nju Jork e duam komunitetin shqiptar. Njerëzit vijnë këtu për zhvillim ekonomik, për liri fetare. Ata punojnë shumë dhe krijojnë jetë të suksesshme për veten dhe fëmijët e tyre. Në atë mënyrë ata ndërtojnë Nju Jorkun dhe Amerikën. Prandaj sa më shumë emigrantë shqiptarë që të kemi, aq më mirë do të jemi. Poashtu unë luftojë në Senat që të mbrojmë Kosovën që të sigurohemi se negociatat janë të drejta. Pra ne do të ushtrojmë presion mbi Administratën shtetërore që të arrihet një marrëveshje e drejtë për popullin e Kosovës”, tha zoti Schumer për Zërin e Amerikës.

Më shumë se 8.7 milionë dollarë janë investuar nga shteti i Nju Jorkut dhe Këshilli i Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut për krijimin e qendrës Illyria, që përveç shkollës shqipe do të ketë edhe një sallë teknologjie, amfitatër, sallë për konferenca dhe simpoziume, sallë sportive dhe kopsht.

Në total është një hapësirë prej mbi 1 mijë metrash katrorë që do të jetë në shërbim të komunitetit shqiptar. Nismëtari i këtij projekti, anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut dhe veprimtari Mark Gjonaj u shpreh i lumtur për siç tha ai realizimin e një ëndrre të kahershme

“Kjo është një ditë që është pritur me dekada. Një ditë që shqiptarët sot mund ta gëzojnë së bashku. Kjo është një bërthamë që është mbjellur dekada më parë, ndërsa sot është rritur pema dhe kanë dalur frutat e parar që kjo gjeneratë po e gëzon. // Është një gjë që e kemi për detyrë jo vetëm për gjeneratet e ardhme por ua kemi borgj të parëve tanë që kanë vuajtur e hoqën keq për secilën pëllëmb tokë që e kemi në vendlindjen tonë, sepse çdo pëllëmb atje është e lagun me djers, me vaj e me gjakl. E kemi borgjin e tyre dhe detyrimin për të ardhmen”, tha zoti Gjonaj.

Mysafire në ceremoni ishte edhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. Ajo tha se është koha që Kosova dhe Shqipëria të shtojnë mundësitë e përfshirjes së diasporës shqiptare në vendimmarrje.

“Sepse kemi kaq shumë ekspertë të shpërndarë në gjithë botën, kemi kaq shumë njerëz me kompetencë të jashtëzakonshme profesionale saqë po të krijojmë një platformë, po të krijojmë një formë për përfshirjen e tyre në të gjitha vendimet dhe hapat që merren në Kosovë dhe në Shqipëri atëherë dy vendet tona do të ken një potencial për të ecur përpara, për të ndërtuar ekonomi të shëndosha, për një reformim të sistemit arsimor, për një kulturë në një nivel krejt tjetër I cili sot mua më duket komplet I paimagjinueshëm”, tha zonja Gërvalla.

Pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan u shprehën të lumtur për krijimin e kësaj qendre.

Ka shumë vlerë për komunitetin dhe gjeneratat e reja. Unë jam rritur duke qenë pjesë e grupeve të vallëzimit, kam folur shqip, kam punuar me komunitetin shqiptar dhe është diçka shumë e rëndësishme ta ketë ky vend”, tha shqiptaro-amerikania Eleni Mazija.

“Ne kur kemi qenë shumë të vogla, vëllau na ka angazhuar në vallëzim shqiptar. Herën e parë nuk kemi dashur të shkojmë. Por kur filluam u kënaqëm dhe tash me të thënë të drejtën nuk mund të jetojë pa të. Besoj se është gjë shumë e rëndësishëm për fëmijë më të vegjël të mësojnë atë që kemi mësuar ne”, tha motra e Elenisë, shqiptaro-amerikania Murlena Mazija.

“Ne kur kemi emigruar në Amerikë, komuniteti shqiptar ka qenë i vogël. Organizimet dhe angazhimet e tilla sikur shkolla shqipe që shkon vajza ime ishin të pakta. Kjo mundësi për komunitetin tonë sjell frymëzim për kulturën tonë dhe mbështetjen që organizime si kjo mund të sjellim për komunitetin shqiptar”, tha shqiptaro-amerikania Kaltrina Osmani.

“Ka munguar infrastruktura, kanë munguar mjediset. Kështuqë besoj se kjo nismë do ta lehtësojë që çdo shqiptarë të jetë më afër me gjuhën, më afër me kulturën e pse jo edhe ne me njëri tjetrin”, tha shqiptaro-amerikani Sebastian Tinaj.

“Unë shpresoj që gjeneratat e reja do të vazhdojnë atë çfarë kemi bërë ne dhe do ti ruajnë këto tradita të cilat kanë vlerë tepër tëç madhe edhe për gjeneratat që janë këtu sepse një ditë ka mundësi që të shkojnë dh etë punopjnë edhe në vendlindje atje ku kanë lindur baballarët, gjyshërit dhe stërgjyrësit e tyre”, tha shqiptaro-amerikani Kolë Cacaj.

blank

Open Letter to Boris Becker – Eurosport BORIS BECKER FEEDS NOVAK’S VICTIM COMPLEX By Rafaela Prifti

 

Boris Becker, former coach of Novak Djokovic, told Eurosport Germany: “It is not acceptable that Novak is always the bad guy and Roger and Rafa are always the good guys – that is unfair. I know Novak privately and professionally, and I can only say that he is a fine guy.”

Last Sunday, US Open delivered an upset in denying the world number one, Novak Djokovic, his dream of 21 major titles and the calendar Grand Slam. After his triumphs at the Australian Open, Roland Garros and Wimbledon earlier in the year, it was instead Daniil Medvedev who claimed his first title in three straight sets (6-4) in front of a packed Arthur Ashe Stadium in Flushing Meadows.

Novak Djokovic, Roger Federer, and Rafael Nadal, known as the Big Three in tennis, each has 20 grand slams. Winning the US Open would have taken the Serb past the tallies of the Grand Slam titles held by his rivals.

In the final set, Novak was able to get a break that seemed to draw from the supportive energy of the fans in the crowd. Yet, a few minutes later, it was all over. After shaking hands with the winner, an emotional Djokovic sat down and burst out on the tennis court, while waiting for the ceremony to begin. He choked up again during his speech as he thanked the fans for making him feel “respected and loved”.

With both Roger Federer and Rafael Nadal in post-surgery recovery, Novak Djokovic had a once-in-a-lifetime opportunity to make tennis history. Known as a competitor who throws temper tantrums on the court, Novak doesn’t get a fair treatment from the media, according to Boris Becker: “It is not acceptable that Novak is always the bad guy and Roger and Rafa are always the good guys – THAT IS UNFAIR.”

Such statements only feed Novak’s ego and victim complex.

Referencing his speech at the US Open award ceremony, Becker said that he hopes that it (the speech) “ensures that Novak is finally seen in a different light.” To bolster his argument, the German former coach and tennis player mentioned that the Serb stands up for other players. Interestingly, no word from Becker on Djokovic Tweeter posting about athletes’ mental fortitude with regard to the US gymnast Simone Biles at the Tokyo Olympics. In what could be described as a quick karma reward, the Serb did not win Gold and after smashing his racket walked away from the mixed double match leaving the tennis partner to fend for herself at the Tokyo Games.

In Becker’s comments, there is a justification for everything Novak does. When he smashes his rackets, Novak is justified in his anger by Becker who says “Who doesn’t” do that? A lot of tennis players don’t allow their anger to be displayed in public! When Novak walks away from the Olympic games, he is allowed because “he is a proud Serb” and the exhaustion from “the travel, the Olympic village, the opening ceremony” have taken a toll on him. Doesn’t stress affect others who refrain from such misconduct? When Novak loses the US Open finals, it was because “he was tired and should have taken three or four or weeks off as he usually does after Wimbledon”. Excuses, right?

Finally, Boris Becker addresses the issue at the heart of who Novak Djokovic is. “He wanted to make history. He wanted to become the most successful Grand Slam player of all time. He didn’t want to become one of the best – he wanted to become the best, and he would have underlined that with a victory here.”

There it is! The difference between Djokovic and the two great rivals. In the past years, reporters have asked Rafael Nadal what would it mean for him to have 20 major titles. He answered that he sleeps all right with 19.

The point is athletes strive to achieve new records and push the ceiling in their respective sports. It is partly why we admire them. Novak Djokovic wants to be the first for the sake of being the best. That’s not the media’s fault. Also complaining about a perceived unfair treatment does not help him. On the contrary, might have a negative impact on Novak Djokovic because it feeds his complex of victimhood.

Let him cry it out!

blank

“New York Sky”, një bashkëbisedim me artistin e njohur Vlash Droboniku – Nga ARDIAN MURRAJ

(intervistë video në distancë, ilustrimet, animacioni dhe foto nga arkiva e autorit)

AM:- Përshëndetje Vlash. Mësova mbi realizimin e një takimi përkujtimor  sot në mesditë në qytetin tuaj  Milwaukee. Bashkë me nderimin për jetët e humbura nga kjo tragjedi e 20 viteve më parë, përpjekjeve të qindra njerzve që ju përgjigjën emergjencës  me heroizëm, desha të ndanim me njëri tjetrin emocionin tuaj artistik që la gjurmë dhe ju si kineast në gjininë e filmit vizatimor sollët një vepër të titulluar “New York Sky”. 

Vlash Droboniku:- Ishte një bashkëpunim me Bibliotekën Familjare Caduhay me një librari shumë të madhe dhe e investuar nga një kompani e qytetit ku punojnë qindra shqiptarë. Në një sallë të madhe ekspozova atje rreth 250 vizatime nga filmi im “New York Sky”. Një film që ka marrë shkas nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit(2001). Është një tragjedi që i ndodhi Amerikës në një ditë shumë të qetë, një tragjedi që ndodhi vërtetë në amerikë, por tronditi gjithë botën. Brenda një kohe shumë të shkurtër humbën jetën mbi 3000 njerëz të pafajshëm dhe që nga ajo ditë bota mori një tjetër kuptim, një tjetër mbrojtje, një tjetër dëshirë për demokracinë dhe paqen mes njerzve. I ngacmuar nga kjo tragjedi po atë ditë që kjo ndodhi unë shkruajta skenarin. Sot ishte një ditë shumë emocionale. Kam patur rastin që të marr duartrokitje sa herë që ky film është shfaqur në audienca apo festivale, por sot ishte ndryshe, ishte 20 vjetori i tragjedisë. 20 vite që duken si kohë e shkuar dhe ndodh ndonjëherë në jetë që këtë kohë të shkuar ta përjetosh si të tanishme. Kështu e kam ndier unë sot. Nga përmasa e tragjedisë që ndodhi, por edhe prezantimin që unë do ti bëja përsëri filmit në bibliotekën pranë qytetit tim Saint Francis. Popujt nuk i duan luftrat, unë gjithashtu i urrej luftrat dhe nuk e kuptoj se si  njeriu mund të vrasë. Nuk e imagjinoj dot ashtu sikurse edhe nuk e imagjinoja dot se si ndodhi 20 vjet më parë. Mendoni që gjithë ata njerëz u larguan atë mëngjes të lumtur nga shtëpitë e tyre dhe shpirtrat e tyre u kthyen lart në qiell si një kujtim mirësie.

AM:- Nga sa e mbani mend, ku ndodheshit dhe çfarë po bënit?

 

Vlash Droboniku:- Mëngjesin e 11 Shtatorit isha ulur tek dritarja e punës sime. Në rrugë pash grupe njerzish me pankarta ku shkruhej “TERROR”,… mendova se mos kishte dalur ndonjë grup xhirimi(!)… Po shikoja dhe po rrënqethesha. Më dukeshin shumë të fuqishme ato plane (pamje), shumë reale. Një regjisor nuk mund ti ndërtonte ato “mettere in scena” (skena). Ndjej një dorë në sup që po më thërrise eja Vlash… Diçka ka ndodhur në Nju Jork… Afrohem pranë ekranit të TV-ë dhe shoh dy kullat që digjeshin në flakë dhe njerëz që shpesh binin prej andej. Zhurma zjarrfiksesh, ulërima njerzish. O Zot!… çfarë po ndodh. M’u duk për një moment sikur toka u rrotullua e tëra, vajti prap në vend dhe donte t’i ndihmonte ata njerëz që t’i nxirrnin prej flakësh. Ngela i shtangur. Në atë moment sikur një forcë e mbinatyrshme më tha:- “Vlash bëje film këtë!”. Në pushimin e drekës u ula dhe shkruajta skenarin letrar. Hodha një synops shumë të vogël. Aty më lindi ideja(!)… po sikur unë të zgjedh si personazh gruan e një oficeri zjarrëfikës. Një njeri që dha jetën atje dhe që një natë më parë ata (burrë e grua), ishin buzë oqeanit dhe gëzonin dashurinë e tyre. Të nesërmen ndodhi tragjedia. Dhe sytë e kësaj vajze dhe sytë e mijëra qytetarëve të Nju Jorkut sikure miliona të tjerë që e ndiqnin ngjarjen në TV; -Jetuan këtë tmerr!… këtë tragjedi shumë të madhe.

AM:-Ju jeni ndodhur brenda ngjarjes. Ishit një emigrant pesë vjeçar. Por pas kaq kohësh mund të them se ju ishit një artist që kjo tragjedi e goditi. Nxituat të hidhnit shënime, mbresa, qindra skica e vizatime dhe pjesa tjetër dihet, arti juaj kthehet në histori. Na tregoni pak nga kjo ndërthurje e jetës suaj? 

Vlash Droboniku:– …shkruajta skenarin, bëra “story-board”, kisha orë shumë të mundimshme në punë, sa kthehesha filloja me vizatimet, animacionin dhe karakteret ishin të imagjinuar të gjithë në veten time. Dëshirën e kisha të shkoja në Nju Jork (kisha qënë njëherë), doja të shkoja në ato vende ku kishte ndodhur ngjarja dhe çdo gjë erdhi në fantazi pastaj. Ngjarja ishte e tillë që të jepte shumë emocion. Shumë rrugë të shpërndarjes së skenarit dhe ishte shumë problem për mua që gjithë këtë shpërndarje, emergjencën, atë çka ndodhte brenda kullave, atë që ndodhte brenda këtij personazhi jo të veçuar por të bashkuar me të gjithë personazhet e tjerë e bënte për mua të vështirë dramaturgjinë. Që ta bija këtë bashkësi në ngjarje ashtu siç ishte skenari kjo ishte e vështirë. Duhej ruajtur “MESAZHI” dhe në kinema mesazhi është gjëja më e vështirë. Nuk më lodhnin shumë vizatimet, duheshin 25 minuta vetëm për një vizatim. Më preokupoi dhe gjetja e teknikës dhe zgjodha një teknikë që është e vështirë dhe e mundimshme siç është “metamorfoza në letër”, me pastel një gjetje që e kisha bërë edhe në tre filmat e tjerë. Triptikun kushtuar Beratit, Van Gogh  dhe një film për Universitetin e Miluokit (“Dreamers of the New Century”). Teknikën e metamorfozës unë e njihja, kisha punuar dhe krijues të ndrshëm e kishin aplikuar edhe në Shqipëri, në Kinostudio (si A. Muharremi, G. Leka, R. Qafëzezi, Xh. Delia, A. Maku etj). Për personazhin e zgjedhur u përpoqa të gjeja detaje të lidhura me ngjarjen. Në atë moment që kjo vajzë vë në vazo trëndafilin  simbolin e dashurisë së saj, tamam bashkohen flakët me gjethet e trëndafilit dhe mes kësaj dashurie fillon tragjedia. Jap rrugë, ambjentet e brendëshme, emergjencat, u përpoqa që të jap me imagjinatë bgjarjen që ndodhi dhe t’i përshtatej atij realiteti. Unë kisha tre vjet që  nuk e kisha parë këtë film, ndjeva emocion, po qaja… U hapën dritat pashë edhe të tjerë që po qanin. Filmi kishte goditur emocionalisht tek ata edhe si ngjarje, por edhe si realizim. Nuk mund të them se kam bërë një kryevepër. Vepra më të bukura janë bërë. Por mund të them këtë që unë dhash jetën dhe shpirtin tim për këtë film dhe e dashuroj!

AM:- Bëhet fjalë për pasionin tuaj, siç thuhet nuk jeni dorëzuar. Ku e ka burimin kjo? 

Vlash Droboniku:- Nëse unë do të isha një njeri i zakonshëm dhe nuk do të isha artist,… do të isha një punëtor dhe do të dashurohesha me jetën e punëtorit. Do ta respektoja dhe do të punoja… Nuk e di se çfarë ëndërrash të tjera do të kisha, por kur je në mes të dy botëve ajo bota e mundimshme të hap një dritare tjetër për t’u futur tek ajo botë që është arti. Tamam në ato momente të mundimshme të punëve ku mbaja mallrat (si hamall në punë), unë mendoja për filmin, unë mendoja për pikturën. Shpesh trokisja nëpër dyer, me një anglishte të çalë, me një vesh shurdhër,(që e rregullova para dhjetë vjetësh) që nuk dëgjoja aq sa në një festival në Shkodër Pirro Milkani më tha;- “Vlash po të jap aparatin tim”… dhe unë prap nuk dëgjoja. Falë një operacioni këtu dhe ndihmës së vajzës sime Brisida si dhe një mjeku të mrekullueshëm Steve Miller… Unë e humba digjimin dhe kisha harruar se përjashta kishte zogj,… kisha harruar se makinat kishin zhurmë,… kisha harruar të kuptoja se i kujt është ky zë(?!)… dhe jetoja një traumë të tmerrshme. Them i faleminderit Amerikës dhe atij duararti doktor që hyra prap në jetë… që dëgjova zërin e filmit dhe fillova të dalloj se çfarë ndodhte brenda filmit si dikur në Kinostudio.

AM:- Në këto vite keni marrë mjaft vlerësime falë punës dhe realizimeve tuaja çfarë ju ka udhëhequr?

 

Vlash Droboniku:– si thotë Naim Frashëri; “Mësoini fëmijët të dinë më shumë se ju se ata janë për një botë më tej se bota tuaj”.  Kur mbarova shfaqjen e filmit sot  ftova dy mbesat e mia  Adrina dhe Marisa, i ftova të gjithë ata fëmijë rreth vetes sime dhe iu drejtova spektatorëve; Unë botën time ja kam kushtuar krijimtarisë së fëmijëve librave dhe filmave për fëmijë. Dua t’i kem pranë se mes tyre do të kemi kineastë të ardhëshëm.

AM: – Ju faleminderit dhe do të takohemi sërish me Ju. 

 

blank

 

blank

blank

blank

blank

blank

blank

blank

Kryetari i ,,Vatrës,, Elmi Berisha, asnjë fjalë për Adem Jasharin dhe Joe DioGuardin(!) – Nga Skënder Karaçica

Në vend të reagimit

Në TV21 të Prishtinës(Emsioni festiv ,,Odeon,, nën drejtimin e Naim Abazit)mysafir nga Nju Jorku,kryetari i ,,Vatrës,,Elmi Berisha,foli gjerë e gjatë për aktivitetin e kësaj organizate kombëtare të diasporës në Amerikë,që,tashti mbush një shekull që kur ka filluar veprimtarinë kombëtare për shpetimin e Shqipërisë nga fqinjët tanë grabitqarë në Ballkan.
Në këtë bisedë linja nga Nju Jorku-Prishtinë në studio të këtij emisioni festiv,,Odeon,,i pari i vatranëve sikur ,,harroi,,që në bisedën e tij të flasë dhe të përmend (jo vetëm Dr.Rugovën),por edh të tjerë si Adem Jashari dhe UÇK-ja dhe arbëreshin Joe DioGuardi,që u bënë kryh i fortë i atdheut shqiptar(Kosovë-Shqipëri).
Për këto dy figura dhe flaka e pushkëve në malet e Kosovës (UÇK)për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës,i pari i vatranëne në Nju Jork,Elmi Berisha,qile gur gojën(sic!).
Në analet e historisë në Amerikë,nuk është vetëm ,,Vatra,,që i doli në ballë furtunave të atdheut,por pati edhe të tjerë si LQSHA Joe DioGuardi,i cili pati forcën dhe argumentet e kohës që të dalë ballë për ballë me kryekriminelin dhe kasapin e Ballkanit në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë,Slobodan Milosheviq,për krimet dhe për shfarosjen deri në substancë dhe me përmasën e gjenocidit ndaj shqiptarëve dhe për tokën e djegur të Kosovës.
Ku ishin të tjerët…?Ku ishin vatranët,Elmi Berisha…?Të jemi më racional se,aty ku shkel dhe aty ku shkon Joe DioGuardi në dyert e Shtëpisë së Bardhë në Washington,për të takuar zyrtarët më të lartë të departamenti të shtetit për çështjen shqiptare,ne kendej bulevardit në Washington mund të tregojmë përralla të Ballkanit…(sic!).
Të bëhemi më të sinqertë në Amerikë dhe në Tiranë e Prishtinë, që mos ta lamë nën hije veprimtarinë e arëbereshit Joe DioGuardi në këto tridhjetë vjet të veprimtarisë së LQSHA-së si forcë politike e lobit për çështjen shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan.
I pari i ,,Vatrës,, Elmi Berisha u mbeti borxh Adem Jashari(UÇK-së)dhe arbëreshit Joe DioGuardi!
Elmi Berisha nga Nju Jorku për ,,Odeon,,në TV21 qile gur gojën…!
Çikago,janar të motit 2021

blank

Berisha kurban apo ngadhënjimtar? Disa dritë-hije shqiptaro-amerikane Nga Valentin Lumaj

[Partia Demokratike e Shqiperise po kalon nje knock-down akut. Sali Berisha dhe forcat e vërteta të djathta kanë dy rrugë: ose të mblidhen bashkë dhe të rrëzojnë renegatin Basha dhe të rifitojnë integritetin e Partisë Demokratike, ose le të mblidhen dhe t’i bëjnë një funeral dinjitoz Partisë Demokratike, t’i japin nderimet e fundit me të gjitha respektet siç e meriton, dhe në epitafin e “gurit të varrit” të shkruajnë: “E themeluan disa heronj shqiptarë dhe e vranë disa shqiptarë tradhëtarë”. Ky do të ishte një fund më më nder sesa të lejojnë të tërheqin zvarrë apo përçudnojnë partinë dhe vlerat që ajo mbart. Mbas këtij funerali, lirisht ajo çka mbetet me në krye Bashën le të quhet “Partia e Hapur George Soros”].

Kur Amerigo Vespucci në vitin 1497 apo me herët Christofer Colombus ne vitin 1492 ishin “amerikanët” e parë që zbuluan kontinentin e ri apo ‘Botën e re”, shqiptarët me një shtrirje të gjerë në gadishullin Ilirik, kishin kaluar me kohë periudhën e ndritur të civilizimit dhe të organizimit shoqëror apo të themelimit e vetëdijes kombëtare me shtetin modern të Gjergj Kastrotit-Skënderbeut. 500 vitet në vazhdim do të punonin për amerikanet, të cilët sot e për shume dekada jane qendra e zhvillimit ekonomik dhe shembulli më i mirë i aplikimit të lirive dhe të drejtave njerëzore. Ndersa shqiptarët vërtiten për shumë shekuj ne rrethin vicioz te vetëkënaqësisë të të qenit autoktonë, por të mbeshtjellë me dy tipare shkatërrimtare siç janë korrupsioni i brendshëm dhe vasaliteti ndaj të huajve. Korrupsioni, sikrse gjarpëri i cili ngihet duke ngrënë bishtin e vet, ka çuar Shqipërinë në një varfëri ekstreme të vazhdueshme dhe ekonomi të pazhvilluar, ndësa nëpërmjet vasalitetit apo nënshtrimit ndaj të huajve, shqiptarët kanë humbur në vazhdimësi territore dhe kanë “ngrënë” kokën njëri-tjetrit.

Për më shumë se 100 vjet, Shqipëria dhe Amerika kane pasur mardhënie të shkëlqyeshme në mes tyre, ku shqiptarët shohin tek Amerika mikun e tyre më të mire, ndërsa amerikanët tek ne, partnerin strategjik. Megjithatë, shqiptarët në përgjithësi dhe me shumicë shqiptaro-amerikanët i ka mbërthyer nje ngërç, mëdyshje apo dyshim, kjo në lidhje me vendimin e Sekretarit të shtetit Amerikan Blinken duke shpallur ish-presidentin shqiptar Sali Berisha “non-grata” dhe akuza ndaj tij për korrupsion dhe si sgjatim i këtij vendimi vjen edhe vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar.

Nga këndi im i vështrimit qe vjen nga një horizont shumë më i gjerë se i politikës dritëshkurtër shqiptare të ditës, si një demokrat i bindjeve te djathta dhe konservatore, pa pasur asnjë interes peronal apo mëri personale me askënd në politikën shqiptare por i mbruajtur nga eksperienca e jetës time ne dy sistemet politike ne Shqipëri, por edhe të përmirësuar nga eksperienca dhe angazhimet mbi 20 vjeçare në Amerikë, do të mundohem si shqiptaro-amerikan qe të shpjegoj këto dy vendime të sinkronizuara në “të dyja anët e medaljes”, me dëshirën për të mos ia “ngrënë” hakun” askujt.

Si shqiptar, për mua Sali Berisha është një hero, një lider karizmatik, hipnotizues nga më të rrallët shqiptarë, emblemë e njeriut punëtor dhe qëndrestar, kryetari historik i Partisë Demokratike, njeriu që i priu demokratëve shqiptarë në qindra mitingje në rrugë e sheshe, gjithmonë në kërkim të së drejtës dhe më të mirës për shqiptarët. Progresi dhe arritjet më të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare të Shqipërisë, kanë firmën dhe vulën e Sali Berishes. Nga ky kontekst, i cili mund të jetë shumë më i zgjeruar se kaq, Sali Berisha i tejkalon caqet e një individi të aftë, të dijshëm apo të famshëm dhe merr tiparet e një institucioni më vete ose e thënë më qartë, Berisha është një aset kombëtar i shqiptarëve. Në shekuj shoqëria shqiptare ka prodhuar shume figura të ndritura dhe heronj, të cilët kanë kryer vepra dhe punë të mira për kombin e tyre, dhe po shqiptarët për arsye meskine, mospërputhje idesh dhe botëkuptimesh dhe me se shumti nën influencën e të huajve, i kanë perbaltur dhe shkatërruar, duke shkatërruar kështu pjesë të dritura të historisë së tyre. Shqiptarët si një komb i vogel, kurrë nuk duhet që ta kenë luksin që të shkatërrojnë produktin e vet apo “vrasin” heronjt e vet. Sali Berisha është një aset kombëtar dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe të ruhet.

Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi Parlamentar i PD-së, në një farë mënyre legjitimon vendimin e DASH, por pa fakte dhe prova nga asnjëri institucion dhe i bazuar vetëm ne nënshtrim dhe vasalitet të plotë ndaj të huajve, qofshin këta hungarëzë apo amerikanë dhe në kundershtim të plotë me luajalitetin ndaj demokratëvë shqiptarë. Kjo e bën vendimin e Lulzim Bashes kryekëput të gabuar në të gjitha aspektet, si në atë ligjor ashtu edhe atë moral apo ideologjik.

Në rrafshin ligjor, vendimi i tij personal është në kundërshtim të plotë me statutin e Partisë Demokratike dhe si i tillë eshte i pavlerë. As ai, as Kryesia e Partisë e as grupi parlamentar nuk e kanë atë fuqi të marrin një vendim të tillë. Vetëm Këshilli Kombëtar me votim dhe mazhorancë absolute mund të përjashtojë një deputet të zgjedhur me votë të lirë nga populli.

Vendimi i tij është më shumë si i dalë nga zyrat e Partisë së Punës apo asaj Socialiste të Edi Ramës sesa një vendim i një kryetari të një Partie e cila pretendon se përfaqëson idealet e shenjta demokratike, parti e cila ka shembur diktaturën 30 vite më parë. Për më tepër, vendimi i tij, i arsyeshëm apo jo, por i marrë nën presionin dhe influencen e faktorëve të huaj jo shqiptarë, cënon në mënyrë direkte integritetin tij dhe të partisë që ai drejton dhe padit për një shitje për interesa vetjake të sovranitetit të organizatës më të madhë shqiptare përfaqesuese e shtresave të djathta.

Në rrafshin moral Lulzim Basha ka dalë i dështuar dhe i pafytyrë, hipokrit dhe i pabesë. Kjo jo vetëm ndaj Berishës por ndaj Partisë tonë që ai drejton dhe të gjithë anëtarësisë së saj. I gjithë suksesi karrierës se tij në politikë ka prapavijën dhe mbështetjen e Sali Berishës pa të cilën mbështetje ai do të kishte mbetur një përkthyes i rëndomtë lokal. Papritmas në momentin më të vështirë, Luli kthehet ne “djalin plangprishës”, qengji kthehet në ujk, dhe kur Luli ja bën këtë “atit” të tij politik, mjerë demokratët e thjeshtë çfarë të presin prej tij.

Në më se 8 vite, qyshse Berisha dha dorëheqjen mbas humbjes së tij, Partia demokratike ka qenë në një rënie të lirë, një parti pa vision, pa frymë, pa demokraci të brendshme, pa zgjedhje të ndershme brenda partisë. Në këto 8 vite, Partia Demokratike ka njohur vetëm humbje, ka prodhuar të njëjtin kryeministër (pasi të metat e PD-së zgjodhën Ramën, jo sukseset e Ramës) dhe të njëjtin kryetar opozite njëkohësisht, një paradoks ky alla-shqiptar apo alla-turk.

Thotë populli “I mbyturi të mbyt”. Lulzim Basha, ne këtë plejadë humbjesh spektakolare, ka marrë me vete zvarrë edhe Paprtinë Demokratike. Për të vetmen arsye për të mbijetuar apo pluskuar si i ndyrë mbi ujërat dhe gjakun e pastër demokrat, Lulzim Basha ka eleminuar rrugës kundershtarët e tij brenda partisë, Sokol Olldasin, Jozefina Topallin, Astrit Patozin etj, së fundmi, Edit Harxhin, Agron Shehajn, apo Fatbardh Kadilin dhe në aktin e tij final makbethian, kërkon të fundosë edhe liderin historik Sali Berishën, shtyllën e vetme dhe të fundit të së djathtës shqiptare. Lulzim Basha harron se ai nuk gëzon asnjë mbështetje të ndershme të demokratëve, përjashtoj këtu atë të servilëve apo jeniçerëve, harron se rrënjët e Sali Berishës shtrihen thellë në bazën e Partisë Demokratike, tek ata të cilën nuk kanë folur akoma por se fjala e tyre do të jetë vendimtare, tek shumica absolute e diasporës, por më së miri Berisha i shtrin rrënjët tek e vërteta dhe integriteti i tij.

Vendimi i Lul Bashës, fundos veten e tij dhe Partinë Demokratike por jo Sali Berishën. Në fakt ky vendim pastron Berishën nga të gjitha dyshimet; Berisha po të kishte vrarë, do të dilte në pension me “nder” sikurse doli Gramoz Ruçi, po të ishte komunist do të ishte në pushtet sikurse janë pinjollët e nomenklaturës, po të ishte i korruptuar do të kishte oligarkët mbrapa sikurse i ka Rama, po të ishte i pabesë do të ishte akoma kryetar partie sikurse është Lulzim Basha.

Megjithate me dhimbje e shkruaj se Partia Demokratike po kalon nje Knock-doën akut. Sali Berisha dhe forcat e vërteta të djathta të kanë dy rrugë: ose të mblidhen bashkë dhe të rrezojnë renegatin Basha dhe të rifitojnë integritetin e Partisë Demokratike, ose le të mblidhen dhe t’i bëjnë një funeral dinjitoz Partisë Demokratike, t’i japin nderimet e fundit me të gjitha respektet siç e meriton, dhe në epitafin e “gurit të varrit” të shkruajnë: “E themeluan disa heronj shqiptarë dhe e vranë disa shqiptarë tradhëtarë”. Ky do të ishte një fund më më ender sesa të lejojnë të tërheqin zvarrë apo përçudnojnë partinë dhe vlerave që ajo mbart. Mbas këtij funerali, lirisht ajo çka mbetet me në krye Bashën le të quhet “Partia e Hapur George Soros”.

Ky vendim, sikurse edhe vendimi i DASH, siç e kam thënë edhe më pare e nxjerr Berishën edhe më te fortë. Shpjegimin për këte të fundit e kam shtjelluar më poshtë.

Si amerikan, në çdo rast dhe rredhanë e kam për detyrë që të jem përkrah dhe në mbrojtje të politikës dhe interesit amerikan. Kur vendosa që të bëhem qytetar i Amerikës, jam betuar se do jemi besnik vetëm ndaj Amerikës dhe se heq dorë nga luajaliteti ndaj çdo vendi tjetër, përfshi këtu edhe vendin nga vij, Shqiperia. Nga ky kontekst, do të jem gjithmonë luajal ndaj çdo vendimi qe merr Senati, Kongresi apo Shtëpia e Bardhe, sigurisht këtu nuk përfshij vendimet e njëanëshme personale apo te segmenteve të dala jashtë orbitës së kontrollit të Shtëpisë së Bardhë.

Po si amerikan, aktin e sekretarit Blinken e konsideroj si një akt të pastër politik, për sa kohë nuk ka prova për këto akuza. Akuza të ngjashme me këto të Blinken për Berishën u bën katër vite më parë edhe nga partia e tij për Presidentin Trump, këto, spekulime të lidhjeve korruptive dhe bashkëpunimit të Trump me Rusinë apo Ukrainën. Kishte edhe “dëshmitarë dhe prova“. Si rezultat Kongresi amerikan votoi për pezullimin e Presidentit Trump. Por investigimet provuan se akuzat ishin të gjitha të pavërteta dhe Senati aprovoi pafajësinë e Presidentit Trump. Ky rast, në perceptimin tim, ngjan si dy pika uji me rastin Berisha. Po ti jepet kohë kësaj çështje, edhe Berisha do të dalë i pafajshëm.

Prandaj si amerikan, dua qe të qartësoj shqiptarët se përshtjellimi i krijuar së fundmi nga vendimi i sekretarit Blinken, më shumë se një politikë amerikane është një vendim i marrë nën influencën e të tretëve, në këtë rast Soros, i cili, bazuar në të dhëna të faktuara, në zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane, ka qenë jo pak aktiv në rrëzimin apo humbjen e Presidentit Trump. Soros shpenzoi mbi $50 milionë dollarë për të rrëzuar Presidentin Trump në 2020, duke financuar kandidatët demokratë, dhe duke mbledhur shumat e dhuruara për organizatat ekstremiste Antifa dhe Black Life Matters, shuma arrin ne mbi 200 Milione dollare, këto enkas për te rrëzuar Presidentin Trump. Duke u bazuar në një artikull të FORBES të datës 21 Korrik 2021, Soros ka qene një mbështetës i vazhdueshëm i Partise Demokratike amerikane, i cili deri më sot ka dhuruar mbi 16.8 Miliardë dollarë për këtë parti.

Bazuar mbi keto të dhena, nuk eshte e veshtirë që të kuptohet se influenca e George Soros mbi Partine Demokratike apo Departamentin e Shtetit është e padiskutueshme.

Po ashtu vetë sekretari i shtetit Blinken, përflitet për lidhje të ngushta dhe miqësi familjare me filantropin Soros të cilat fillojnë nga i ati, Donald Blinken, ish ambassador i Amerikës ne Hungari. Sipas gazetës Hungarian Spectrum, në vitin 2015 arkivat e (Shoqerise se Hapur) ne Universitetit Qendror Evropian (CEU) te George Soros u pagëzuan me emrin “Vera dhe Donald Blinken”, si vlerësim për kontributet e mëdha financiare të dhuruara nga këta të dy.

Ne një artikull te World Tribune të datës 21 Qershor 2021, thuhet se: “lidhjet familjare të Sekretarit të shtetit Anthony Blinken dhe George Soros i kanë rrenjët e thella…Blinken me shumë se punën e Departamentit të Shtetit po bën punën e Soros”.

Po ashtu në një artikull te dates 30 Nentor 2020 të gazetës Hungary Today, shkruhet: Donald dhe Vera Blinken, kanë ndihmuar financiarisht Universitetin Qëndror Evropian te Soros si dhe arkivat e Shoqerisë së Hapur. Gjithashtu në atë artikull thuhet: “…emërimi i Anthony Blinken si Sekretar i Shtetit është një lajm i madh dhe i gëzueshem për George Soros”.

Këto janë vetën disa grimca faktesh nga gazeta prestigjoze, të cilat hedhin dritë mbi ate të cilën Presidenti Berisha mbron pafajësinë e tij se vendimi i Sekretarit të Shtetit është influencuar nga filantropi Soros. Në fund të fundit, njerëzit dhuhet që të gjykojnë me faktet që janë mbi tavolinë. E vërteta eshtë se deri tani kemi fakte te donacioneve miliarda dollarëshe të Soros për Partine Demokratike, lidhjeve miqësore Blinken-Soros, lidhjeve miqësore Rama-Soros, Kontrollin e OJQ-ve nga Soros. Eshtë fakt përplasja dhe armiqësia Berisha – Soros. Po ashtu, është e qartë se Berisha si njohës i shkëqyeshëm i gjeo-politikës rajonale me influencën e tij në viset shqiptare është pengesë e planeve dhe projekteve të Sorosit. Nga ana tjetër përveç akuzës se Sekretarit të Shtetit, nuk kemi asnjë fakt që implikon Berishën me këto akuza, prandaj për sa kohë mungojnë këto fakte, unë guxoj të jem një shën Tomë që “pa e vënë gishtin në plagë, unë nuk besoj”.

(Shkrimi është opinion personal i autorit dhe nuk përfaqeson qëndrimin e subjekteve ku bën pjesë)

blank

Inxhinieret e sigurisë kibernetike nga Kosova në Silicon Valley

Rudina Dervishi

Gratë po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në kompanitë teknologjike këtu në Shtetet e Bashkuara. Në një industri ku ato përbëjnë vetëm 20 për qind të fuqisë punëtore, shumë prej tyre janë gra imigrante të punësuara në pozicione që kërkojnë aftësi të larta në inxhinieri, matematikë dhe shkencë. Zëri i Amerikës bisedoi me dy inxhiniere të sigurisë kibernetike me origjinë nga Kosova të cilat punojnë në Silicon Valley për të mësuar më shumë mbi rrugëtimin e tyre në këtë industri.

Pasi përfundoi studimet e larta në Universitetin Luthern në Teksas me rezultate të shkëlqyera, Florentina Ferati e pati të lehtë të punësohej nga disa prej kompanive më të fuqishme të teknologjisë në Shtetet e Bashkuara.

“E kisha qëllim që të aplikoja në kompani të ndryshme në Silicon Valley si Apple, Google, Facebook. Kisha fat që u pranova nga Apple dhe Facebook si inxhiniere e kibernetikës dhe vendosa t’i bashkangjitesha fillimisht Facebook-ut”, thotë Florentina për Zërin e Amerikës.

Pas një karriere katër vjeçare në ruajtjen e të dhënave të privatësisë për gati dy miliardë përdoruesit e Facebook-ut, Florentina punon tani si menaxhere për sigurinë kibernetike në kompaninë AirB&B. Ajo thotë se i ka parë nga afër ndryshimet në këtë industri të dominuar nga burrat.

“Unë e paraqisja ndonjë ide timen dhe askush nuk e merrte për bazë. I njëjti koleg vetëm se ishte mashkull thoshte të njëjtën ide dhe ja merrnin parasysh atij. Ata aleatë që i kisha në mbledhje, thoshin ‘më fal pak po Tina (Florentina) sapo e përmendi këtë ide, ti vetëm sa e përsërite, kështu që do ta marrim për bazë idenë e Tinës”.

Teuta Hyseni punon si inxhiniere e sigurisë kibernetike për kompaninë Mikrosoft. Ajo thotë se gratë emigrante kanë prirjen të zgjedhin degët e vështira të shkencës për të qënë më konkurrente në tregun e punës.

“Ndoshta nuk është ideja që gratë nga Amerika nuk janë të interesuara mirëpo zakonisht emigrantët zgjedhin ato gjëra që janë më sfiduese… më sfiduese sepse si emigrante ti duhet të jesh një shkallë më përpara vendbanuesve amerikanë që të jesh konkurrues në tregun e punës”, thotë Teuta Hyseni për Zërin e Amerikës.

Ajo thotë se si imigrante sjell një prespektivë tjetër në vendin e punës.

“Meqënëse vij nga një vend i vogël (Kosova), besoj se kam prespektivë të ndryshme në përgjithësi në jetë gjithashtu edhe në qasjes në punë. Këto janë disa aspekte që më dallojnë nga të tjerët. Është gjithashtu me rëndësi të përmend edhe zelli i madh për punën dhe veçanërisht të qenurit financiarisht e pavarur gjë që është shumë me rëndësi për mua dhe që besoj duhet të jetë e rëndësishme edhe për shumë femra të tjera”, thotë Teuta për Zërin e Amerikës.

Diversiteti dhe këndvështrimet e ndryshme po vlerësohen gjithnjë e më shumë në teknologji thotë Florentina …”sepse teknologjia në ditën e sotme prek çdo sferë të jetës sonë dhe nëse diçka krijohet vetëm nga njëra gjini do t’i mungonin shumë këndvështrime të ndryshme. … mundësitë që po u ofrohen grave janë duke e ngritur dhe duke e plotësuar me diversitet këtë fushë”.

“Mundet ta vëresh edhe në përdorim që kërkesat e gjinisë femërore apo edhe e shtresave të tjera të shoqërisë nuk janë të përfillura ngaqë shumica dërrmuese e atyre që e ndërtojnë një aplikacion kanë qenë meshkuj, dhe me dashje apo pa dashje nuk kanë patur kapacitet të kuptojnë kërkesat e këtyre personave dhe pjestarëve të tjerë të shoqërisë”, thotë Teuta.

Një arsye tjetër që i bën gratë më të kërkuara në teknologji është se ato kanë aftësinë t’u kushtojnë më shumë rëndësi detajeve.

“Kjo cilësi është shumë me rëndësi në fushën ku punoj, për shkak se një evidencë e vogël mund ta ndryshojë gjithë rastin hulumtues. //Është me rëndësi për ata persona që punojnë në këtë fushë të jenë mendje-kritikë apo detajist. Kështu që besoj që femrat në atë aspekt kanë një përparësi”, shpjegon Florentina.

Entuziaste për ndikimet që po sjellin ndryshimet në teknologji të dyja inxhinieret nga Kosova kanë ambicje për të ardhmen.

“Jam shumë entuziaste për ndikimet që zhvillimet në teknologji mund të kenë për njerëzimin. Ai është edhe pikësynimi imi që në të ardhmen të themeloj një kompani timen që ka të bëjë me teknologjinë që mundet ta përmirësojë jetën e njerëzve. Tani jam në atë pjesë të jetës ku mendoj që do të angazhohem gjithashtu edhe në aspektin e sipërmarrjes”, thotë Florentina.

Të pajisura me përvojën më të mirë në industrinë e teknologjisë Florentina dhe Teuta janë mentore për vajza të reja nga Kosova dhe Shqipëria për t’i ndihmuar ato të përmbushin ambicjet e tyre të shkollimit në Shtetet e Bashkuara dhe për përparimin e tyre më vonë në karrierë.

blank

NËNË TEREZA KA KOMBËSI SHQIPTARE Për redaksinë e gazetës Nju Jork Tajms Nga Naum Prifti

 

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ka konsideratë të lartë për gazetën prestigjioze New York Times, prandaj i vjen keq kur botohen në faqet e saj artikuj dizinformues ose që shtrëmbërojnë të vërtetën. I tillë qe artikulli i Z. Ian Fisher botuar më datë 6 gusht 2003, faqe 6, ku autori e mohon kombësine shqiptare të Nënë Terezës, me argumente te pabaza historike a shkencore.

Ja argumentet kryesore që paraqet zoti Fisher për të mbrojtur tezën e tij:

1. Nënë Tereza nuk ka si të jetë shqiptare a me kombësi shqiptare, kur dihet se ishte katolike e ritit Latin, ndërsa shqiptarët janë myslimanë.

Çdo njeri që ka sado pak dijeni mbi shqiptarët, e di se ata u përkasin tre besimeve fetare myslimanë, ortodoksë të ritit Bizantin dhe katolikë të ritit Roman, pa llogaritur sektin Bektashi. E njëjta përbërje fetare zotëron edhe në trevat e banuara nga shqiptarët, si në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Në Maqedoni gjithmonë ka patur ortodoksë dhe katolikë shqiptarë, ashtu sikurse ka edhe sot. Dijetarët dhe etnografët e huaj kanë shfaqur admirim për tolerancën fetare ndërmjet shqiptarëve që vazhdon prej shekujsh. Ndofta në asnjë vend të botës nuk ka aq martesa mikste sa te shqiptarët, në raport me popullsinë.

2. Mbiemri vajzëror i Nënë Terezës, Gonxhe Bojaxhiu hedh dyshime mbi kombësinë e saj, mbasi gjuha shqipe nuk ka mbaresa “u” për mbiemrat.

Ky argument filologjik dëshmon se autori ka mangësi në fushën e onomastikës shqipe. Edhe librin e telefonave sikur të kishte shfletuar, do të kishte gjetur një tok mbiemrash me mbaresën “u.” Shumica e mbiemrave të shqiptarëve me prejardhje nga profesionet mbarojnë me “u.” Shembuj: “Bojaxhiu,” (painter); “Kundraxhiu,” (shoemaker); “Terziu,” (taylor); “Furrxhiu” (bakery); “Djepaxhiu,” (cradlemaker); “Sapunxhiu,” (soapmaker); “Hanxhiu,” (owner of an inn); etj.

3. Nënë Tereza nuk dinte shqip dhe nuk fliste shqip.

Nënë Tereza haste vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip, pas një emigrimi prej 7 dekadash, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare. Kur ishte e re jo vetëm ka folur, por ka shkrojtur edhe poezi në gjuhën shqipe. Në kohën që shkruajti poezinë, të cilën po ua servirim shqip e anglisht, ajo ishte 22 vjeçe. Besojmë se kjo dëshmi e patjetërsueshme mjafton për të bindur edhe më skeptikët për kombësinë e saj shqiptare.

Për Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

Kryetari
Naum Prifti

A Poem by Mother Teresa
Gonxhe Bojaxhiu
Composed Dec. 9, 1928, en route to India

GOODBYE

I am leaving the glowing hearth,
And my birthplace and kinsfolk;
To go to disease-wracked Bengal,
Far, far away.

I bid goodbye to fretful friends,
From hearth and relatives I turn away,
To obey my heart that tells me
To serve Christ.

Goodbye, dear mother,
Take care friends of mine;
A pure force stirs within me
And drives me toward inflamed India.

The boat sails ever so lightly,
As it awaits stormy scars;
For the last time, my eye surveys
The coastline of wrathful Europe.
On the boat, joy and exultation
Light up the face care-worn
Of a soul betrothed to Christ-
The tender bride of the new world.

An iron cross she clasps in her hand,
A cross that rings with the message of salvation;
And her spirit is ready
To sacrifice all for it.

“Accept, oh, Lord, this sacrifice,
as a testimony of my love;
and on this day help my soul
that wants to exult Your name.

In return, oh, Gracious Lord,
Our kind Father,
I ask only that I be filled with the spirit
Known only to You.”

Pure as a summer drizzle at dawn,
My hot, wistful tears roll softly down,
And uplift my public oath
To make my life a ceaseless prayer to You.

Translated from Albanian by Peter R. Prifti
San Diego 1991

ALBANIAN CATHOLIC BULLETIN, San Francisco, CA., Vol. XII, 1991

Poezi e Nënë Terezës

Gonxhe Bojaxhiu
Hartuar më 9 dhjetor 1928, kur po udhëtonte për në Indi.

LAMTUMIRË

Po lë shtëpinë zemërfanar
Vendlindje e farefis
Po vete n’Bengalin dergje-vrarë
Atje, në të largtin vis.

Lë të njohurit në mejtime
Të afërmit e vatrën shqim,
Më tërheq zemra ime
T’i shërbej Krishtit tim.

Nënë e dashur, lamtumirë
Ju le shënde’n miq të mi
Më djeg, o, një fuqi e dlirë
Drejt të përflakurës Indi…

Dhe anija lehtë lehtë lundron
Pret valët e detit të trazuar,
Për herë të fundit syri vrojton
Brigjet e Evropës së hakërruar.

Qëndron në anije e galduar
Fytyrë e përvuajtur gjithë hare
E Krishtit flijetarja e vluar
Nuse e njomë e botës së re,

Një kryq hekuri n’dorë shtërngon
Shpëtimi lëvarshëm kumbon në të,
E shpirti i gatshëm pranon
Blatën e rëndë fli për të,

“Pranoje, këtë flijim, o Zot,
Dëshmi e përbetimit që të dashuroj,
Ndihmoi gjallesës Tënde sot
Që emrin do të madhëroj!

Si shpërblim, Të lus o i Hirt’,
O Ati ynë plot mirësi
Të më japësh vetëm atë shpirt
Atë shpirt që-veçse Ti e di.”

Dhe t’imtë, të pastër si n’ag vere vesojnë
Të valët lot rjedhin qetë, me mall,
Që betimin për Ty prore e madhërojnë
Për të madhin blatim që tani u shpall.

 

 

blank

The Resistible Rise of Arturo Ui Or Is It? By Rafaela Prifti

The pattern of corrupt behavior in America’s politics of the Trump era, the gas-lighting by self-serving elected officials, and calls for loyalty to one person at any cost chillingly echo scenes and characters from Arturo Ui. The full title of the play is “The Resistible Rise of Arturo Ui” (Der aufhaltsame Aufstieg des Arturo Ui). The German playwright Bertolt Brecht wrote the play in 1941 after going into exile from Germany as Hitler ascended to power. Brecht, who envisioned the play for an American audience, conveys the story of a Chicago gangster, Arturo Ui, as he seizes control of the vegetable trade. The play is a satirical allegory of the Nazis’ rise to power. Each of the play’s characters and scenes has a parallel to real-life events in the history of Nazi Germany. To help explain the parallels, Brecht’s suggested in stage directions to display projections during the play in order to orient the audience within the Weimar Republic and Nazi Germany. It was two years before Brecht’s exile that German tanks had rolled into Poland. By that time, Hitler’s propaganda was very effective when it came to playing upon the existing prejudices of society. In fact, the seeds of a dangerous myth had already been planted decades earlier. By the end of WWI, the German generals and troops claimed that they had not been defeated in battle but betrayed by their own cowardly politicians. Here is how historian Jeffrey Magargee puts it into context, “If you were to identify a theme for Hitler’s elections campaigns, it would have been this: “Let’s make Germany great again!”

I asked filmmaker Steven Luka for his thoughts on the chilling note that Brecht’s message strikes today. Mr. Luka is appreciative of the evocative power of the play and its relevance in the arts and in life. He said, “Brecht wrote it in German, riffing on Shakespeare and Hollywood mobster films, and then translated it into English. This distancing effect is what makes it so evocative – that he doesn’t have to mention Hitler’s name, but through the simulacra of his references one finds a caricature, that depending on when and where the play is performed, Arturo Ui is a stand-in for the breed of thugs in power. Which is to say, it is no more relevant to us today than it was yesterday – it is designed to be a lesson, one we fail to grasp.”

Brecht’s warning about the fascist regimes brewing as we speak is perhaps in the title of the play. Is Arturo Ui’s rise indeed “resistible”? What does that look like?

I had watched the play in a different time and a different place. The very production of a play about a dictator in a communist country is a topic that is worth discussing separately and at length. In my youth, in Albania, I must have watched “Arturo Ui” dozens of times on TV. I was impressed by the screen production of a two-and-a-half-hour-long play. The stage and camera directors are both deceased by now: Pirro Mani, a well-respected name of Albania’s National Theater, passed away earlier this year in New York, and Agim Qirjaqi, a truly gifted artist and Television director died in Albania in 2010. I remember that the play was shot in black and white, the music swelling between acts included sounds of machine guns and effective almost feverish riffs as the projections showed photos of Hitler and his allies in Nazi Germany. I admired the performance of professional actors and a highly talented ensemble of the Albanian National Theater. With some of the play’s dark humor and memorable lines, stored deep in my memory, is the husky voice of the brilliant actress, Margarita Xhepa, who appears in the last scene. She walks barefoot on stage, having witnessed the killing of her husband by Ui’s gangsters. She asks for someone to help her and points Ui out to the audience: “I know who it is. It’s him, Arturo Ui….”Morr i morrave, me i poshtri horr i horrave” It is tied in with the prologue calling on the audience to focus on the political message of the play, to look beyond the story of the fictional 1930s mobster and his gang seizing control of the Cauliflower Trust from a well-respected local politician tied up in some embezzlement schemes. The mayor, Old Dogsborough, is a man whose ethics prove to be secondary to his self-interest. Ultimately, he is only the first in a long line of people and institutions Arturo Ui bulldozes through on his way to power, including the justice system and media. The few characters, who make an effort to stand up to Ui, almost immediately bend or are disposed of. “The Resistible Rise of Arturo Ui” is Brecht’s warning about fascism that is displayed in the political machinations that brought Hitler to power while presenting an illustration that fascist takeover can happen anywhere there is corruption. The critics of the acclaimed play have noted its heavy-handed moralism.

Many point out that the show mostly strikes a good balance between its dark subject matter and sardonic tone, such as the dissonance between Ui’s sense of self grandeur and his apparent childish behavior, the absurdity of his insistence that grocers are in great danger when he has intentionally generated the dangers they face, the contradictions of securing peace by putting in orders for more machine guns. In the last scene, Chicago traders meet with the Cicero grocers. They say that they have been invited there by ‘him’. Then there is a vote to allow Ui to expand his control to Cicero after putting Chicago under his ‘protection’. The crowd is on edge and just before the vote, someone asks if they are free to go. The answer is that each one is free to do as they please. As soon as the man walks off the stage, he is followed by Ui’s goons and a gunshot is heard by all present. So, their “free decision” is to elect Ui, who thanks them in his speech laying out the plans for expansion of “his protection”. He recalls his humble beginnings as ‘an unemployed son of the Bronx”, the determination of his “staunch men” with whom he came to the Windy City to ‘create peace in the vegetable trade” and how they went from being a handful of men to “a multitude.” Ui declares that peace is no more a dream. It is a reality that will be brought across America’s cities by the power of guns. “Peace in Chicago’s vegetable trade has ceased to be a dream. Today it is an unvarnished reality. And to secure this peace I have put in an order for more machine guns, rubber truncheons etcetera. Chicago and Cicero are not alone in clamoring for protection. There are other cities: Washington and Milwaukee! Detroit! Toledo! Pittsburgh! Cincinnati! And other towns where vegetables are traded! Philadelphia! Columbus! Charleston! And New York! They all demand protection! And no “Phooey!” No “That’s not nice!” will stop Arturo Ui!” announces he cheered by drums and fanfares.

In the play’s Epilogue, Brecht issues a final warning: “The world was almost won by such an ape! The nations put him where his kind belongs. But don’t rejoice too soon at your escape – The womb he crawled from is still going strong.” In my head, I see the play’s projections of corrupt politicians who enabled Trumpism to orient the audience to real-life events of the past years and the echo of Margarita Xhepa’s voice calling him out in Albanian: “It’s him, Arturo Ui….Morr i morrave, me i poshtri horr i horrave.”

PS As far as I have seen, these lines do not appear in the Epilogue of the English translations of the play. The Albanian translation by Robert Schwartz was printed in the Drama category in Tirana, Albania, 1971.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend