VOAL

VOAL

NEVER FORGET- MOS HARRO KURRË – Nga MA. AGIM ALIÇKAJ

June 6, 2022

Komentet

VIDEO-FOTO/ Topalli, Garo, Qosja dhe Hoxha takim gjigant me diasporën në Bari

Përfaqësues të Partisë Demokratike, si koordinatorja për diasporën, Jozefina Topalli, zëdhënësja demokrate Floriana Garo, kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja dhe ish-kandidati për Bashkinë Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha, kanë zhvilluar një takim gjigant me shqiptarët në Bari të Italisë, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

‘Dashuria dhe përkushtimi i diasporës për Shqipërinë janë të jashtëzakonshme. Të gjithë duan një atdhe që ofron mundësi me një të ardhme për t’u krenuar!’, shkruan Garo në Facebook.

Postimi i plotë:

Me Jozefina Çoba Topalli, Fisnik Qosja, Shkelqim Hoxha në një takim të mrekullueshëm me diasporën shqiptare në Bari! Dashuria dhe përkushtimi i diasporës për Shqipërinë janë të jashtëzakonshme. Të gjithë duan një atdhe që ofron mundësi me një të ardhme për t’u krenuar!

Ndryshimi është i domosdoshëm dhe bashkë do ta bëjmë realitet! Fitore! sn

 

 

‘Mblidhemi rrugëve të Europës’- Alizoti: Kemi lënë shtëpinë tonë, vetëm për tu ushqyer për një jetë më të mirë

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti në takimin e rradhës me diasporën në Hamburg shprehu pakënaqësitë e tij me qeverisjen aktuale në vend.

Alizoti tha se Shqipëria sot është vendi it ë paushqyerve dhe të gjithë emigrantët janë këtu për një jetë më të mirë duket lënë pas çdo gjë.

“Është kënaqësi që ju shikoj të gjithve në një sallë kaq të madhe, është kënaqësi që jeni kaq shumë. Është edhe një lloj fatkeqësie që nuk mblidhemi në shtëpinë tonë, por mblidhemi rrugëve të botës. Ne vimë nga një ndër vendet më të bukura të Europës. Vëllezër dhe motra, jeta e shqiptarve ka qenë një jetë e dhimshme.  Jeta e shqiptarit këtij kombi të vogël, por me dhimbje të mëdha. Vazhdon të jetë e dhimshme. Imagjioni kur lenë familjet tuaja dhe keni ardhur nëpër rrugët e botës.  

Ne jemi ndër të paktët popuj në Europë që kemi lënë shtëpinë tonë, historikun tonë vetëm për tu ushqyer për një jetë më të mirë. Sot në Shqipëri ka njerëz që nuk mund të ushqen, Shqipëria është vendi i të paushqyerve.  Jemi në një krizë të madhe ekonomike, politike dhe identiteti dhe ju jeni rrugëve të botës për një jetë më të mirë.” – tha Alizoti. sn

Berisha takim me diasporën në Parma më 22 shkurt

Në kuadër të takimeve të opozitës, dhe thirrjes ndaj diasporës për t’u regjistruar dhe për të votuar opozitën me 11 maj, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të takojë diasporën shqiptare në Parma të Italisë.

Takimi i cili është organizuar nën kujdesin e kryetarit të degës së PD në Parma, Danjel Delhysa do të zhvillohet me 22 shkurt.

Njoftimi për këtë takim është shpërndarë nga Partia Demokratike.

Mesazhi:

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha takim me diasporën shqiptare, Parma, Itali.

Datë 22 Shkurt

Ora 15:00

PARMA, ITALI

AUDITORIUM PAGANINI PARCO EX-ERIDANIA, VIA TOSCANA N.5/A, 43121 PARMA

DIASPORA ZGJEDH ATDHEUN

Vizita në Itali, Berisha takim me përfaqësues të Forza Italia: Diskutuam për bashkëpunimin e ngushtë mes partive tona

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Forza Italia, Paolo Barelli, Presidentin e Senatorëve, Maurizio Gasparri, si dhe deputetët Alessandro Battilocchio dhe Erica Mazzetti gjatë vizitës së tij në Itali.

Në takimin e zhvilluar, Berisha u shpreh se ata diskutuan për bashkëpunimin shumëvjeçar dhe miqësor midis forcave politike të dy vendeve dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Po ashtu, Berisha shkroi se informoi miqtë e tij për zhvillimet më të fundit në Shqipëri, ndërsa ata shprehën mbështetje të plotë ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.


“Takim i përzemërt me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Forza Italia, Paolo Barelli, Presidentin e Senatorëve, Maurizio Gasparri, si dhe deputetët e kësaj partie, Alessandro Battilocchio dhe Erica Mazzetti.
Gjatë këtij takimi diskutuam gjerësisht për bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësor shumëvjeçar midis dy forcave tona politike dhe dy vendeve tona, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Gjithashtu, i informuam miqtë tanë për zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Miqtë na siguruan për mbështetjen e tyre të plotë ndaj Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare.
Takimi ishte i hapur dhe miqësor”, shkroi ai në Facebook.bw

Berisha premton: Zero taksa për këdo që rikthehet në Shqipëri! Ju do jeni aksionerët e transformimit të vendit

Takimi në Romë – Berisha premton: Zero taksa për këdo që rikthehet në Shqipëri! Ju do jeni aksionerët e transformimit të vendit

Lideri i opozitës Sali Berisha ka ftuar emigrantët që të kthehen dhe të kontribuojnë për ringritjen e Shqipërisë, nisur nga situata e rëndë ku e ka futur vendin regjimi 12 vjeçar i Edi  Ramës.

Gjatë fjalës së tij në takimin madhështor me diasporën në Romë, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë të ditur se, kushdo që kthehet në Shqipëri dhe ngre një biznes, do të ketë zero taksa për 5 vitet e para të punës.

‘Ju do jeni aksionerët e transformimit të vendit’, theksoi kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Mrekullia e dytë e madhe që ndodhi ishte vota juaj, votimi i diasporës.

Edhe kjo ishte një mrekulli se nuk mblidhen të gjitha.

Po, se votën tuaj Edi Rama nuk e kontrollon dot me bandat, me Bajrët, me Çelët, me të gjithë me radhë mos t’ua mërzis veshët ju me emrat e vrasësve.

Mund të tentojë të blejë 10-15 po nuk u blen dot ju, njerëz të lirë.

Ndaj dhe udhëtimi tek ju është udhëtim drejt fitores.

Ka tmerr, është penduar.

Shikoni ku arrin, nuk ka skrupull. Nuk njoh pasaportat biometrike italiane, gjermane, franceze, etj.

Ju pasaportat biometrike italiane mund t’i përdorni në Shqipëri për çdo gjë, përveç të drejtës kushtetuese të votës, e cila nuk ka asnjë lloj pengese veç frikës së tmerrshme të Edi Ramës nga ju.

Ndaj miqtë e mi, këto zgjedhje janë për ekzistencën e Shqipërisë.

Këto zgjedhje janë për të ardhmen e saj.

Unë u jap vetëm një të dhënë: në vitin 2009-13, 118 mijë emigrantë u kthyen në Shqipëri.

Unë u jap fjalën e nderit që ju kursimet tuaja, të ardhmen tuaj të vini ta ndërtoni në Shqipëri.

Nuk ka vend si Shqipëria në botë.

Shqipëria është e bukura e dheut. Është vendi më i bukur, më i pasur se në çdo vend tjetër.

5 vite pa asnjë taksë në Shqipëri.

I keni paguar ju taksat prej 20-30 vitesh me remitancat që keni dërguar në Shqipëri.

Nuk ka taksa. Të ktheheni dhe të ndërtoni suksesin në Shqipëri siç e keni ndërtuar në Itali.

Unë e di se ju të gjithë ndani kursimet tuaja mne familjet në Tiranë sepse pensionet e tyre janë qesharake. Një pensionist e ka pensionin sa e ka qeni i shtëpisë në Gjermani. Po, po. Paguan 130 euro për qenin. 100 euro për macen.

Dhe rrin e u thotë, përmbyset Shqipëria nëse rrisim pensionet. Si u përmbytka Shqipëria? Pyesni pak prindërit tuaj, a u dyfishuan pensionet në vitet 2005-2013? Si u bë ajo?

Po sigurisht, ata janë aksionerë në pasurinë kombëtare. Ata kanë shkrirë djersën, mundin në pasurinë kombëtare dhe buxheti duhet t’u japë atyre.

Dhe unë u garantoj se 3 muajt e parë do përmbyset shpërndarja e të ardhurave dhe buxhetit. Do vendoset minimumi jetik. Nuk do ketë pension nën 200 euro për të ecur në nivelet më të larta të pensioneve në rajon. Nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro. Nuk do ketë rrogë mesatare nën 1200 euro.

Ky është lehtësim edhe për ju se ju përballoni kafshatën e njerëzve tuaj, ilaçet e njerëzve tuaj. Ata duhet të kenë mundësi t’i blejnë vëtë.

Pra, do e transformojmë Shqipërinë.

Shqipëria ka nevojë për një transformim të thellë.

Dhe unë u garantoj se programi ynë do e transformojë Shqipërinë dhe ju do të jeni aksionerë të rëndësishëm, kryesorë të këtij transformimi.

Zoti u bekoftë ju, Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Rroftë Shqipëria, rroftë Italia!

Takimi në Romë/ Noka: Me votën tuaj do ta mundim narkoshtetin me 11 maj, ndaj regjistrohuni

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka duke folur në takimin me diasporën në Romë, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Noka u shpreh se, me votën e shqiptarëve që janë dëbuar nga regjimi i Edi Ramës, do të mundet dhe shporret narkoshteti nga Shqipëria.

Fjala e Flamur Nokës:

Një pritje tipike shqiptare dhe këtu në Romë, si kudo ku kemi shkelur ku jetojnë shqiptarët dhe flitet shqip. Nuk ka cep të botës të mos dëgjohet fjala shqip, rrugë e rrugicë qyteti që të mos dëgjohet fjala shqip.

Nga njëra anë kjo tregon se jemi kudo, por edhe tregon me dhimbje se populli është larguar dhe se shumë bashkëkombës tanë janë detyruar ta lënë atdheun tonë, që ditën që erdhi rilindja në pushtet.

Zhvillimit ju pre rruga nga PPP-të e famshme, nga investitorët strategjikë, nga krimi dhe korrupsioni qeveritar.

Cili biznes i rregullt në Shqipëri mund të konkurrojë përballë parave të pista të narkoshtetit dhe narkobandave.

Shqipërinë Edi Rama e ktheu në narkoshtet. Kjo që turpëron çdo shtetar, çdo njeri që i thotë vetes shqiptar, por Edi Ramën dhe bandën e rilindjes kjo nuk e turpëron.

Kjo bëri që ju të merrni rrugët e Europës dhe botës dhe hallet e problemet e familjeve tuaja, atje nuk i ka trajtuar kurrë shteti, por Shqipëria është ushqyer nga ju, diaspora jonë.

Ju jeni gjendur pensionistëve, familjarëve tuaj, ju i keni mbajtur detyrë që duhej ta bënte shteti. Por kur shteti zëvendësohet nga narkoshteti ky bëhet një realitet i dhimbshëm.

Shumë prej jush këtu kanë ardhur të rinj, sot janë gjyshër, kanë nipër dhe mbesa, prandaj të gjithë sa jemi këtu dhe kudo në diasporë, të gjithë duhet të bëjmë gjithçka që Edi Rama Shqipërinë ta kthejë në tokë të djegur dhe vendi të ngelet dhe i huaj për ne.

Ne duhet ti prijmë atij ndryshimi të shumëpritur që çdo shqiptar e pret dhe ndryshimi do të vijë nga vota e diasporës.

Që ky ndryshim do të trokasë në 11 maj në Shqipëri, duhet që mërgata shqiptare të regjistrohet dhe votojë masivisht në këto zgjedhje. Është vota juaj, vota e diasporës që pritet si një rreze shprese nga të gjithë shqiptarët.

Ky është një moment jetik, i papërsëritshëm për vendin tonë, është një mundësi që PD e bëri realitet që ju të votoni në Shqipëri.

Me votën tuaj ne do ta mundim regjimin, do ta zëvendësojmë regjimin me një demokraci evropiane. Vota juaj do të ndalojë dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria, do ta ndalë dëbimin e të rinjve.

Me votën tuaj do ta mundim narkoshtetin me 11 maj, ndaj vetëm një thirrje për çdo njërin prej jush, regjistrohuni, është e vetmja mënyrë që ti ktheni reston regjimit që ju largoi nga Shqipëria.

Ne së bashku do ta çlirojmë Shqipërinë nga llumi politik që zhgërryhet në luks do ta çlirojmë Shqipërinë nga një regjim narkomanësh që ushqehet në kurriz të popullit më të varfër të Europës.

Kush nga ju, megjithëse keni vite që punoni, mund t’i ketw luksin ti ofroj  vetes një seancë 10 mijë euro detoks në Bolzano? Kush emigrant i ka 33 mijë euro për një shishe vere? I ka Edi Rama. I ka nga kursimet që ju dërgoni në Shqipëri. Ia ka marrë familjarëve tuaj me taksa.

Sepse ai luksin e tij e ka ndërtuar duke futur duart në taksat e shqiptarëve. Me to fluturon me charter, me to pi verë 33 mijë euro. Prandaj ne duhet ta ndalim! Nuk kemi zgjedhje tjetër: Për të shpëtuar Shqipërinë do të ndalim Edi Ramën.

Fillimisht duke u regjistruar për të votuar, sepse vota juaj do e bëjë ndryshimin. Jeni të thirrur në detyrë nga historia, për të shpëtuar Shqipërinë. Është koha jonë! O sot o kurrë!

Partia Demokratike ka bërë qëndresë titanike me regjimin. Më shumë se çdo opozitë në Europë. I mbijetuam të gjitha komploteve për asgjësimin e saj. Jo vetëm që jemi kockë e fortë e gjithnjë në këmbë, të panumërt në bulevard në Tiranë, por jemi mes zemrave këtu në Romë, në Itali, në Gjermani e Greqi, në të gjithë Europën, edhe në Amerikë e Zelandën e fundme; kudo ku fluturuan shqipet.

Politikisht e kemi çmontuar narkoshtetin. Opozita jonë ka skanuar çdo akt të qeverisë Rama. Ne kemi bërë transparencën më të madhe që një opozitë mund të bejë. Vendosmërinë tonë për transparencë e kanë parë demokratët dhe çdo syhapur që para bindjeve politike vendos atdheun.

Çdokush që deri më sot ka qenë i dyzuar, që ka patur mëdyshjet e veta; socialist apo i paparti, e ka të qartë se ‘Rilindja e Ramës’ po numëron ditët e fundit.

Ne kemi detyrë së bashku t’i kthejmë normalitetin vendit tonë. Atë normalitet ku çdo shqiptar ndihet i denjë në vendin e tij dhe krenar për rrënjët e tij. Do projektojmë një Shqipëri, ku të rinjtë ëndrrat për të ardhmen i thurin atje. Shqipërinë ku pensionistët trajtohen me respekt për punën e një jete. Një vend ku qeveria i mbështet fermerët të bëjnë para, e nuk i vjedh fondet që Bashkimi Europian jep për ta. Kjo votë e juaj do të jetë votë drejtësie për të gjitha padrejtësitë ndaj atij vendi. Do të jetë votë mundësie dhe ndryshimi, që e presin me ngulm familjarët tuaj që jetojnë atje. Nga ju kemi sytë, kurse ju për Shqipërinë keni kokën pas.

Shqipërinë e duam me ju.

Tani është fjala juaj. Është vendimi juaj.

Faleminderit dhe fitore!

Takimi – ‘Ky pushtet ka tradhtuar familjet tuaja’/ Boçi: Ne nuk vijmë këtu për t’iu trajtuar si një mundësi për vota

Ai tha se deputetët dhe anëtarët e PD, nuk e shikojnë këtë takim si një mundësi për vota për zgjedhjet e 14 majit, por si një përgjegjësi politike për ndryshim.

“Te dashur bashkatdhetarë motra dhe vëllezër faleminderit për këtë mikpritje në këtë salle plot kuptim plot shpresë dhe plot besim.

Faleminderit për gjithçka që keni bërë gjatë gjithë këtyre viteve me për të gjithë ne në Shqipëri me punën tuaj dhe sakrifikohen tuaj për ne për shoqërinë dhe për atdheun.

Të vish në këtë sallë ku dhe himni kumbon shumë fort, ky emocion i cili e tejkalon edhe politikë por njëherazi të vish këtu para jush është një përgjegjësi e madhe

Një përgjegjësi e cila e merr peng politikën e rrethon politikën  dhe e bën atë më të ndërgjegjshme e bën atë më të përgjegjshme e bën atë më të mirë

Mos mendoni se politika e ka bërë gjithmonë këtë gjë, jo ju e keni provuar vetë në fatin tuaj. Ndërsa ky pushtet ka tradhtuar idealet tuaja ka tradhtuar familjet tuaja ka tradhtuar patriotizmin tuaj.

Ky është realiteti  i kësaj Shqipërie dhe i kësaj Diaspore, të cilën na bën që ne ta ndryshojmë atë dhe është kjo përgjegjësi politike, që të vijmë këtu dhe mos ju trajtojmë si një segment i popullsisë për mundësi votash dhe as si një thes votash, siç kërkon të bëjë ai kryeministri, i cili zëvendësi i tij nuk e thërret më kryeministër por si kreu i organizatës.” tha Boçi.

Takimi në Romë – ‘Shqiptarët do të kthehen, Rama do të ikë / Gjekmarkaj: Përdoreni votën tuaj, është arma më e fortë për një Shqipëri demokratike

Gjekmarkaj cilësoi se 11 Maji është një ditë kritike ku do të vendoset fati i Shqiptarëve kudo ndodhen dhe se është momenti për ta dëbuar Ramën, qeverinë e grabitjeve, skandaleve nga pushteti e për të kthyer Shqiptarët  në vendin e tyre.

‘Shqiptaret do të kthehen dhe Edi Rama do të ikë!’– u shpreh Gjekmarkaj

Fjalimi i plotë:

I nderuar Prof Dr Sali Berisha

Kryetar i PD dhe Kryeministër i legjislaturës se re

Te nderuar deputet e miq italian të Forca Italias

Të dashur bashkatdhetarë që sot po bëni historinë!

Ju jeni Atdheu i cili gjen shpresën në çdo thirrje dhe veprim tuajin!

Ju jeni Atdheu i cili shpëtimin e së ardhmes së tij tek çdo votë e juaja e sheh!

Ju jeni malli dhe krenaria qe nuk shuhen kurrë!

Ne jemi mbledhur këtu në vendin e dashur mik, në Italinë e vlerave të mëdha, në ADN- në e qytetërimit europian, në vendin e perandorëve, poetëve, shenjtorëve, në token pjellore të mendjes, të dijes e të punës,në Romën e përjetshme, në këtë takim madhështor simbol i zemrës, shqiptare qe rreh me fuqi mitologjike, në këtë bashkëbisedim prelud i Fitores!

Sot kjo sallë është një fole shqiponjash !

Sali Berisha është sot ketu mes jush për të bashkëndarë projektin e madh kombëtar të ringritjes së Shqipërisë, vetë modernitetin e saj, për të firmosur kontratën me shqiptaret kudo që janë për një Shqipëri që rikthehet nënë, qe ju fton e nuk ju dëbon që përmbyll ëndrrën europiane jo vetëm të integrimit por edhe të mirëqenies, ligjit e sigurisë!

Qeveria e mëkateve, qeveria e veseve, qeveria skandaleve, qeveria e Edi Rames ka dëbuar popullin! Në çdo vend tjetër nuk ikën populli por qeveria! Shqiptaret do të kthehen dhe Edi Rama do të ikë!

Zgjedhjet e 11 majit janë një moment kritik për të ardhmen e Shqipërisë.

Ato nuk janë thjesht një votim, por një akt historik për të sjellë ndryshim të vërtetë, për të ndalur shkretimim dhe grabitjen, degradimin e banalitetin e se keqes!

Një e ardhme e ndershme dhe e drejtë për çdo shqiptar varet nga fati i asaj dite!

Zëri juaj është i fuqishëm dhe vendimtar, sepse ju shikoni Shqipërinë nga larg, por me dashurinë dhe përkushtimin që vetëm një shqiptar mund të ketë për atdheun e tij.

Kjo dashuri do ta mundë urrejtjen, kjo dashuri fari për te ndriçuar rrugën drejt horizontit që kemi humbur!

Unë ju bëj thirrje sot: përdoreni fuqinë e votës tuaj! Vota juaj është arma më e fortë për të garantuar një Shqipëri demokratike, një vend ku sundon ligji dhe jo korrupsioni, një vend që meriton të jetë shtëpia e të gjithëve, brenda dhe jashtë kufijve të tij.

Me votën tuaj ju e fuqizoni moton e Naim Frasherit “Ti Shqipëri me jep nder me jep emrin shqiptar”!

Ju falënderoj nga zemra për përkushtimin tuaj dhe ju siguroj që zëri dhe vota juaj per PD-në nuk do të jenë kurrë të harruara. Shqipëria juaj ju pret, dhe ajo ka nevojë për ju!

Rroftë Shqipëria

Zoti ju bekoftë

Deklarata – Takimi në Romë/ Doda: Ndryshimi do të vijë dhe këtë e sjell ardhja e PD në pushtet

Ai tha se vetëm programi i PD do e çlirojë vendin nga korruspioni dhe krimi i organizuar

“Të dashur bashkatdhetar, të mbledhur këtu nga te gjitha qytetet e Italisë ju uroj nga zemra mirëseardhjen në këtë tubim, në nder te vizitës së liderit të PD,  te pamposhturit Sali Berisha.

Është kënaqësi dhe nder për mua, tek shikoj sallën e mbushur plot, gjë që tregon me se miri mbështetjen pa kufi qe ju i jepni kauzës tone te përbashkët për çrenjosjen e regjimit autokrat te vendosur tashme prej 12 vjetësh ne Shqipëri nga nje antishqiptar si Edvin Kristaq Rama.

Ky antishqiptar i lidhur ngushte me organizatat qe nuk ja duan te miren kombit tone, po ben c’eshte e mundur qe shqiperia te zbrazet, ne menyre qe ta kene me te lehte te sudojne sa me shume dhe te zgjasin pushtetin e tyre te lidhur ngushte me krimimin, rryshfetin e korrupsionin ne cdo aspekt te qeverisjes.

Shembull i qarte i ketij bashkepunimi, ishte edhe izolimi  prej mese nje viti i liderit SB. SPAK-u, si një pjellë kryekëput e organizatës Sorosjane, kishte si qëllim shpërbërjen e PD-së me te vetmin qëllim qe Edvin Kristaq Rama të zgjaste sa më shumë pushtetin e tij.

Gjate këtyre viteve të këtij bashkëpunimi, ata nuk ja dolen te demoralizonin demokratët qe megjithëse të mbetur pa liderin e tyre, u derdhën nëpër rrugët e Shqipërisë në mbrojtje të kauzës së tyre, për një Shqipëri demokratike dhe shporrjen e këtij regjimi, që qëllimin e vet ka vdekjen e opozitarizmit.

Por kohët ndryshojnë. Tani është koha jone. Populli e ka kuptuar tashmë që ndryshimi duhet të vijë dhe ndryshimin e bën ardhja e PD-së në pushtet. Vetëm idetë dhe programi i patisë tonë do i hapë rrugën çlirimit të vendit nga krimi dhe korrupsioni qe ka kapur çdo cep te qeverisjes aktuale me Edvin Kristaq Ramën në krye.

Shumë punë kemi përpara për të bërë të mundur të arrijmë qëllimin tonë, të dashur demokratë e demokrate.

Mobilizimi ynë në zgjedhjet e 11 majit duhet te jete maksimal, në mënyrë që asnjë votë e jona të mos neglizhohet. Për të bërë të mundur këtë duhet qe çdo njeri prej jush duhet të regjistrohet në listat e zgjedhjeve se koha nuk pret. Pavarësisht se Edvin Rama do bëjë çdo përpjekje për të vjedhur votat me ndihmën e bandave, oligarkëve, administratës, policisë etj, ne demokratët nuk ka forcë që na ndal për ta bërë shqipërinë një anëtare të denje të BE-së.

Shembulli i liderit Berisha, duhet të na japë kurajo dhe te mos dorëzohemi ne arritjen e qëllimit tonë të përbashkët, fitoren e 11 majit.

Fitore, fitore.

Rrofshin demokratet anembane botes!

Rroftë lideri ynë Dokotor. Sali Berisha!” tha Doda.

Berisha: Trumpi ka ndaluar Blinkenin, kukullën e Sorosit, të hyjë në ndërtesat federale! E përshëndesim këtë vendim

Në fjalën e mbajtur gjatë takimit me diasporën në Romë, lideri i opozitës Sali Berisha ka evidentuar dhe faktin se, presidenti i Amerikës, Donald Trump i ka ndaluar ‘Anthony Blinkenit, kukullës së Sorosit, të hyjë në ndërtesat federale!’.

Kryedemokrati i shpreh se, ‘e përshëndesim këtë vendim të presidenti Trump’, duke e mbështetur në hapin e ndërmarrë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Cili është rreziku tjetër i tretë për Shqipërinë? Ekstremizmi i majtë.

Në Shqipëri, filloi beteja kundër familjes.

Në Shqipëri, filloi numeritimi i prindërve.

Në Shqipëri, Edi Rama, i frymëzuar nga monstra e njerëzimit, Xhorxh Soros, solli në parlament ligjin për të krijuar fermat e grave, për të lindur fëmijët e askujt.

Ju mund t’u duken habi, por këto janë realitet në Shqipëri.

Edi Rama e shndërroi Shqipërinë në kopshtin e Xhorxh Sorosit, armikut të egër jo vetëm të kombit shqiptar, por edhe të njerëzimit.

Të dashur miq, ne qëndruam. U përpoqën të na shfarosin.

U përpoqën për një Shqipëri pa opozitë, u përdor gjithë pushteti i narkoshtetit shqiptar, por e vërteta edhe pushteti i monstrës së njerëzimit, Xhorxh Soros dhe mafies së tij.

Mirëpo ne e dinim se Shqipëria pa opozitë nuk duhet të ekzistojë.

Kishim qenë ne pa opozitë, e kishim provuar se çfarë ishte Shqipëria pa opozitë. Nata më e keqe e një kombi.

Ndaj dhe nuk u dorëzuam. Ndaj dhe me besim të madh shkojmë drejt fitores.

Por, një gjë duhet ta pranojmë. Ka gjëra tokësore, ka edhe gjëra hyjnore.

Dhe në këtë kontekst, dy mrekulli sa tokësore dhe aq hyjnore ndodhën.

Mrekullia e parë e madhe ishte fitorja e Donald Trump në SHBA.

Një mik i imi amerikan, që ka një radio, të nesërmen e kësaj fitoreje, shkroi se mrekullia për Amerikën ndodhi. Iu përgjigja, mrekullia për gjithë botën ndodhi.

Kështu që ne mbrojtëm ato vlera që janë vlera bazë, themelore për njerëzit e lirë.

Dhe kjo fitore ishte e një rëndësie të madhe. Miq, ekstremi i majtë në SHBA ishte rreziku më i madh pas Luftës së Dytë Botërore që iu kanos njerëzimit.

Se ky ekstrem po marshonte me flamurin dhe fuqinë e vendit të madh të lirisë.

Filloi të lavdërohej censura. Por çdo njeri i lirë e ka të qartë se aty ky fillon censura, aty fillon diktatura.

Dhe unë jam gëzuar shumë kur në një nga aktet e para, Donald Trump dënoi dhe ndaloi censurën. Censura atje do të thoshte terr për këdo.

Pra, kjo ishte mrekullia e fitores së Donald Trump. Dekretoi dy gjini. Dhe unë u jap fjalën ju se desorosifikimi i Shqipërisë është një nga prioritetet tona më të mëdha.

Por miq e keni marrë vesh lajmin, mbrëmë presidenti Donald Trump i ka ndaluar kukullës së Sorosit, Entoni Blinken të futet në çdo ndërtesë federative.

STOP! I pabesë.

Organizoi kurthe, letra dhe gjëra të tjera për të mashtruar kombin e tij amerikan.

Detyrën që mori si Sekretar i Shtetit më të madh, përfundoi në sekretar shteti të Sorosit.

Sekretar i Xhorxh Sorosit.

E përshëndesim këtë vendim. sn

Shqiptarët e diasporës presin Berishën deri në mesnatë në aeroportin e Romës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u nis për në Romë sapo përfundoi protesta e Tiranës. Ai është pritur nga qindra mbështetës në aeroportin e kryeqytetit italian.

Shqiptarët e diasporës së Italisë kanë pritur Berishën deri në mesnatë në aeroport për ta përshëndetur dhe uruar mirëseardhjen.


Sot zhvillohet në kryeqytetin italian takimi i opozitës me emigrantët në Itali ne kuadër të fushatës së 11 majit.sn

Diaspora në Gjermani e Danimarkë në radhë për të votuar, ambasadori publikon pamjet

Për herë të parë në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës po mbahet procesi i votimit për diasporën.

Për zgjedhjet e 9 shkurtit, diaspora nisi sot votimin nga ora 07:00, sipas kohës lokale.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka publikuar fotografi të bashkatdhetarëve, të cilët i janë drejtuar vendvotimeve në misionet diplomatike dhe konsullore.

“Ditë historike – Votimi për herë të parë në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Gjermani dhe Danimarkë!  Sot, për herë të parë në historinë e shtetit tonë, qytetarët e Republikës së Kosovës po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në misionet tona diplomatike dhe konsullore në Berlin, Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, Kopenhagë, München dhe Stuttgart”.

Ajeti u bëri thirrje qytetarëve të  regjistruar të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe “të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi historik për fuqizimin e demokracisë dhe përfaqësimin e Republikës sonë!”. sn

Image

Senati Italian nuk e miraton marrëveshjen e pensioneve me Shqipërinë

Komisioni i buxhetit në Dhomën e Senatit Italian ka shtyrë aprovimin e draft ligjit mbi pensionet mes Italisë e Shqipërisë firmosur më 6 shkurt 2024 në Romë.

 

Siç raporton gazetarja Alba Kepi, senatorët kanë kërkuar nga qeveria një relacion teknik më të detajuar mbi koston ekonomike të pensioneve për vitet 2019 e 2020.

Relacioni është kërkuar pasi ka dyshimet mbi situatën reale kontributive (lidhur dhe me vitin pandemik) si dhe një raport më të detajuar në parashikimet për vitet e ardhshme.

Votimi i marrëveshjes mbi pensionet nga ky komision është shtyrë, derisa qeveria të përcjellë relacione e të dhënat teknike përkatëse.

Më herët në Shqipëri, qeveria e Edi Ramës ka bërë mjaft propagandë me këtë marrëveshje, të cilën e ka konsideruar të mbyllur, por siç duket Senati italian mendon ndryshe, pasi kërkon që të shikojë kostot e kësaj marrëveshje.sn

Takimet e PD në Itali- Gjekmarkaj: Me 11 Maj, diaspora e gjitha do të ngrihet në lartesinë e momentit historik

Në kuadër të takimeve që opozita po zhvillon me diasporën është zhvilluar në qytetin Marino, pranë Romës nje takim i drejtuesve të PD me emigracionin.

Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj i pranishëm në takim njofton përmes një shënimi në facebook se, “qytetarë dinjitozë në Itali, punëtorë e të ndershëm, shembull integrimi e të arritjeve përmes punës, të vetëdijshëm për peshën e votës duan të kontribuojnë për rrotacionin politik, për një Shqipëri normale për vete e të afërmit e tyre në Atdhe!”.

Një takim mbresëlënës së bashku me z.Bardhok Doda, Koordinator i PD-së për Italinë, z.Aleks Gjonajn, Kryetar i PD-së për Marinon, z. Dritan Beqirin, Kryetar i PD-së për Viterbon, me komunitetin e lezhjanëve e të Malësisë së Madhe në qytetin historik te Marinos pranë Romës!

Të gjithë me një dëshirë për të kontribuar për ndryshimin si akt dashurie e përgjegjësie për vendin tonë!

Qytetarë dinjitoz në Itali, punëtorë e të ndershëm, shembull integrimi e të arritjeve përmes punës, të vetëdijshëm për peshën e votës duan të kontribuojnë për rrotacionin politik, për një Shqipëri normale për vete e të afërmit e tyre në Atdhe!

Pasardhës të Dedë Gjo Lulit, Bec Patanit, Prek Calit, Llesh Marashit e shumë të tjerëve patriotë shqiptarë që luftuan e u sakrifikuan për vlera e virtyte, për patriotizëm, e mbi të gjitha, për Shqipërinë që nuk mund të pranojnë që vendi, të shkretohet, që populli i saj të jetë i gjithi diasporë nga qeverisja e keqe socialiste dhe shefi i saj kaq i akuzuar Edi Rama, që prindërit e tyre të zhyten në mjerimin e pensioneve të vjedhura nga skandalet e shumta!

Ndonëse procedurat e regjistrimit në KQZ janë shndërruar në kalvar e refuzime pa shkak, duke patur të gjithë dokumentet në rregull secili prej tyre shprehu gatishmëri për të insistuar dhe votuar PD!

Me 11 Maj, Diaspora e gjitha do të ngrihet në lartësinë ku momenti historik e thërret! Fitore.

 

 

© SYRI.net

Takimet e PD-së me shqiptarët në Itali dhe Greqi

 

 

ITALI – PD takime në Lombardi/ Gjekmarkaj: Shqipëria ka nevojë për ju, që të mos zbrazet e shkretohet, vota juaj, themelore për rotacion!

Gjatë fjalës së tij, përpara shqiptarëve atje, Gjekmarkaj theksoi se angazhimi dhe regjistrimi i emigrantëve për të votuar, mbetet themelor për ndryshimin dhe rotacionin politik.

Teksa të pranishmëve u tha se PD ka një plan të qartë për vizionin e së ardhmes në Shqipëri, Gjekmarkaj tha se Shqipëria ka nevojë për shqiptarët që janë larguar, në mënyrë që të mos zvoglohet e shkretohet më tej.

Diaspora gjithmonë i është gjindur atdheut të vet Shqiperisë sa here i është dashur !

Dikur  shqiptaret ata të Stambollit bënin shoqata e libra shqip, ata të Bukureshtit mblidhnin buxhetin e Rilindjes kombetare e financonin Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin!

Ata të Vatres me Faik Konicen e Fan Nolin mbronin interesat kombetare në Londer e Versajë pa harruar arbereshet model i qendres identitare!  Perseri sot Shqiperia ka nevoje per ju qe të mos zvoglohet , te mos shkretohet!

Angazhimi juaj regjistrimi juaj per te votuar mbetet themelor per ndryshimin dhe rrotacionin!

Jetoni kety po mendja dhe zemra ju kthen atje shpesh here gjate dites e javes, te njerzit tuaj te dashur, te fshati a qyteti, te shtepia e kujtimet!

Shqiptaret kudo qe jane duhet te bashkohen per fitoren e PD ! Fryma e fitores ndihet kudo!

Kanë ikur shqiptaret dhe ka mbetur qeveria! Tani eshte koha te bashkohen shqiptaret dhe te ike qeveria e korruptuar ajo vjedh zgjedhjet ajo, qe korrupsionin e ka adn!

PD ka nje plan, nje projekt, një program per t’i kthyer dinjitetin individit e shtetit, dinjitetin ligjit e kushtetutes! Pensione e rroga europiane! Investime europiane! Lufte lufte lufte me krimin e korrupsionin!

Tani është koha që Edi Rama të bëje rrobaqepsin sic kanpremtuar dikur se mbase është më i dobishem sesa si Kryeminister!

PD dhe  Sali Berisha kerkojne voten tuaj masive qe ju te keni mundesi te zgjidhni , te jetoni ketu apo te ktheheni atje, e ne cdo rast te keni nje shtet qe ju sherben kudo qe jeni, qe ju mirepret dhe ju trajton me respekt!

Ju jeni njerez te lire, patronazhistet nuk ju ndikojne nuk mund t’ju shantazhojne me lirine tuaj jeni ju qe mund ti sherbeni lirise se Shqiperise , jeni ju qe mund te shantazhoni me fuqi morale e vote shantazhuesit e demokracise, shoqerise e dinjitetit kombetar !

Fitore Fitore Fitore

Noka në Athinë: Programi i PD, shpëtim për Shqipërinë. Çdo emigrant që kthehet e investon, 5 vite do jetë pa taksa

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka gjatë takimi me emigrantët në Athinë, i ka falënderuar ata për kontributin e përditshëm që japin për Shqipërinë me remitancat që sjellin për familjet e tyre, që i japin frymë ekonomisë së vendit.

Noka bëri thirrje që emigratët shqiptarë të votojnë për ndryshimin e Shqipërisë, ndërsa u ka bërë thirrje që të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD deklaroi se, programi i PD-së është shpëtim për Shqipërinë, ndërsa theksoi se, çdo emigrant që do të kthehet dhe të investojë në vendin e tij, për 5 vite me radhë do të jetë pa taksa.

Fjala e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

Para se të filloj fjalën time, dua të ju përcjell ju dhe çdo bashkëkombasi tonë në Greqi, përshëndetjet me të përzemërta më të çlirëta, mirënjohjen më të madhe për ju, për atë që ju keni bërë për atdheun dhe familjet tuaja në atdhe nga kryetari i Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha.

Ky i sotmi është një bashkim i njerëzve të lirë, i njerëzve që janë mbledhur dhe po luftojnë për të shpëtuar Shqipërinë, për ta nxjerrë vendin tonë, nga një errësirë ku e ka zhytur Edi Rama dhe qeveria e tij dhe për ta kthyer Shqipërinë tonë të dashur në shinat normale të zhvillimit dhe integrimit.

Vijmë këtu së bashku si qytetarë të lirë, ne vijmë këtu pa autobus, ju keni ardhur këtu pa urdhër dhe diktat, me vullnet dhe me shpirt, për ta ndryshuar Shqipërinë.

Ne vijmë këtu pa kryetar bashkish, ministra, ofiçarë dhe oborrtar, siç edhe pak kohë më parë kryetari i organizatës mafioze, që quhet Edi Rama.

Ne vijmë këtu për të biseduar me ju, për të qarë hallet tuaja dhe të familjeve tuaja dhe nuk vijmë këtu për të përdorur emigrantët si dekor politik, për imazhin e rrënuar dhe të shkatërruar të Edi Ramës.

Ne vijmë këtu se duam të gjithë së bashku që Shqipëria të dalë mirë, që shqiptarët të jenë mirë, që familjarët tuaj në atdhe të kenë mundësi më të mëdha.

Ne duam që çdonjëri në Shqipërinë e pas 11 majit të bëjë detyrat që i takojnë dhe shteti mbi të gjitha të jetë shërbëtori i qytetarëve, interesave dhe problematikave që ata i shoqërojnë.

Ne duam që ju të punoni për veten tuaj dhe jo të harxhoni gjysmën e të ardhurave tuaja për të mbajtur familjet tuaja në Shqipëri, barrë dhe detyrë që e ka qeveria dhe pushteti.

Ne e dimë mirë, që ju emigrantët tanë këtu në Greqi, në Itali apo nëpër Botë, e doni Shqipërinë, dhe luftoni varfërinë më shumë se kushdo tjetër në vendin tuaj.

Ne e dimë shumë mirë që po të mos ishit ju, shumë shqiptarë do të ishit në mjerim.

Ne e dimë se me remitancat tuaja, ju mbani shëndetin e familjarëve tuaj në Shqipëri, sepse po të jetë për qeverinë, shëndeti i popullatës nuk duhet të ekzistojë.

Për derrat e majmur të pushtetit nuk ekziston qytetari dhe hallet e tij.

Për 12 vite të nderuar motra e vëllezër, organizata kriminale që qeveris në Shqipëri vetëm sa shtuan varfërinë familjarëve tuaj dhe shqiptarëve atje.

Ata për 12 vite bënë gjithçka që shqiptarë të ikin nga vatrat e tyre dhe braktisin familjet.

Sot për fat të keq, jemi i vetmi popull në Europë që shumica jetojnë jashtë atdheut se në atdhe.

Dhe kjo fatkeqësi që ka pllakosur Shqipërinë prej 12 vitesh, është Edi Rama.

Ne e dimë se edhe këtu në Greqi ku jetoni, është bërë e vështirë se janë rritur çmimet, është rritur kostoja e jetesës, por ju prap se prap e gjeni një mënyrë për tu ardhur në ndihmë për hallet dhe problemet e tyre.

Ndaj ju, diasporës në Greqi, Itali apo diasporës në gjithë botën, Shqipëria do të ju jetë mirënjohëse gjithmonë.

Falë punës dhe këmbënguljes tonë, ja dolëm që për herë të parë ja dolëm që të imponojmë ushtrimin e të drejtës së votës tuaj, nga këtu ku jeni.

Në 11 maj, vota juaj do të jetë barrikadë ndaj krimit dhe korrupsionit dhe do të frenojë rrëshqitjen drejt greminës të vendit tonë, drejt asaj gremine ku e ka orientuar për 12 vite, kreu i organizatës kriminale të qeverisjes.

Ju me votën tuaj do të bëni të mundur kthesën, që Shqipëria të ngrihet, të vazhdojë dhe të rikthehet në rrugën e saj Europiane të ndërprerë nga banda në pushtet.

Angazhimi i forcës tonë politike në një program të qartë për shqiptarët, përfundimisht do ta zhdukë mjerimin ndër shqiptarë në 100 ditët e para të qeverisjes.

Programi ynë do ti japë zgjidhje, plagëve të krimit dhe korrupsionit ku është zhytur Shqipëria.

Programi i PD-së është shpëtimi për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ne do të ofrojmë zgjidhje për pensionistët. Shteti i pas 11 majit do ti sigurojë pensionistëve një pension minimal 220 euro. Do ti sigurojë mundësitë e shërbimit dhe mjekimit, sepse e meritojnë, se pensionistët kanë kontribuar një jetë për vendin tonë dhe nuk meritojnë të trajtohen siç i trajton kreu i qeverisë.

220 euro pensioni minimal në 100 ditët e para të qeverisjes tonë.

Shqipëria do të ketë për herë të parë minimum jetik të vendos me ligji, 200 euro.

Nuk do të ketë në Shqipëri rrogë nën 500 euro.

Këto janë hapat e parë që do të ndërmarrë PD për të luftuar mjerimin, varfërinë dhe për të rimëkëmbur shoqërinë shqiptare.

Edhe për ju emigrantë, Partia Demokratike ka një program të qartë.

Kushdo që do të kthehet në atdhe, dhe të investojë për 5 vite do të ketë zero taksa.

Kushdo që do të kthehet në Shqipëri, do ti mundësohet një kredi e butë për zero interes që çdokush që kthehet të ketë mundësi të blejë një shtëpi, si çdo shqiptar atje.

Do të kemi një paketë të plotë për emigrantët tanë.

TAKIMI ME SHQIPTARET NE ATHINE –  Bardhi: Regjistrohuni deri në 4 mars, Shqipëria ka nevojë për votën tuaj, që të sillni ndryshimin

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë takimit me shqiptarët në Athinë, u shpreh se, pavarësisht se ata kanë gati 30 vite që jetojnë e punojnë në Greqi, asnjëherë nuk e kanë harruar vendin e tyre, familjen, duke kontribuuar për çdo muaj tek ata.

Sipas Bardhit, Shqipëria sot është më pozitive në sytë e botës, pikërisht për shkak të tyre dhe jo të politikanëve.

Fjala e Gazment Bardhit:

Të nderuar Bashkatdhetarë,

Të nderuar Vëllezër dhe motra,

Dua ta nis fjalën time me një falënderim dhe përulje për secilin qe është pjese e këtij takimi por edhe për secilin shqiptar qe për 1 milion arsye është detyruar te braktis vendin dhe te jetoje ne emigrim.

Ju jeni njerëzit qe sakrifica ju ka shoqëruar ne vazhdimësi. Keni sakrifikuar për Shqipërinë, dhe me pas keni sakrifikuar për te ndërtuar jetën tuaj këtu dhe kudo ku keni emigruar. Keni sakrifikuar për te ndërtuar një jete mes paragjykimeve, dhe diskriminimit deri diku. Keni sakrifikuar të nisni nga zero një jetë te re e shume prej jush duke trashëguar probleme te mëdha ekonomike në Shqipëri.

Unë sot jam krenar dhe falënderues për secilin prej jush sepse ja keni dalë te jeni krenari per familjet tuaja dhe për Shqipërinë.

Sot Shqipëria është me pozitive ne sytë e botes jo fale ne politikaneve, por fale jush qe punoni dhe jetoni këtu ne Greqi, dhe kudo thuajse ne gjithë botën. Kjo ka ndodhur fale punës tuaj, fale aftësive tuaja për te qene një force e madhe kontribuuese në ekonomi dhe shumë prej jush për të shërbyer edhe si histori suksesi.

Kjo ka kërkuar sakrifice. Sakrifice këtu ku jetoni dhe sakrifice edhe ne Shqipëri. Ju kurrë nuk jeni shkëputur me Shqipërinë!

Pse them qe nuk jeni shkëputur dhe keni sakrifikuar edhe për Shqipërinë?!

Shume prej jush kanë 30 vite qe nuk jetojnë në emigrim por pavarësisht kësaj keni qene te detyruar te punoni për me shume se 1 familje. Keni punuar dhe kontribuar për familjen tuaj këtu por nga ana tjetër keni kontribuar edhe tek te afërmit ne Shqipëri, tek prindërit, tek motrat dhe vëllezërit e tek shume te tjerë.

Këtë nuk e them unë por e thonë te dhënat zyrtare ekonomike. Për shume vite forca kryesore e ekonomisë shqiptare kane qene te ardhurat e emigranteve, kanë qenë parat tuaja, djersa juaj.

Kjo ka ndodhur kryekëput për shkak te një politike te mbrapsht qe është instaluar ne Shqipëri. Një ekonomi qe ne vend qe te shkoje si mbështetje për pensionistet, si mbështetje per rritje pagash dhe pensionesh, shkon ne dorën e 5 deri 10 individëve qe kontrollojnë ekonominë e shqiptareve, vjedhin, dhunojnë dhe poshtërojnë Shqipërinë.

Po te punohej për qytetaret, po te kishte politika mbështetëse sociale dhe ekonomike , do të ishte mbështetje e drejtpërdrejtë edhe për ju.

Kjo mbështete, kjo rritje ekonomike ne Shqipëri do te ishte mbështetje ekonomike për emigrantët. Nuk do të ju detyronte te jetonit mes stresit dhe lodhjes këtu ku keni ndërtuar jetën dhe stresit e lodhjes për shkak te vështirësive ekonomike të të afërmeve të tu.

Sa prej jush ne ketë salle dërgojnë para dhe ilaçe çdo muaj për prindërit e tyre pensionist?! Jam i bindur qe pjesa me e madhe e bën këtë, mos te them qe te gjithë ju.

Po kjo është e pa pranueshme. Sot pas 33 vitesh demokraci është realisht e pa pranueshme.

Është e pa pranueshme qe sot te mos këtë ne Shqipëri ilaçe cilësore, te këtë shërbim shëndetësore te garantuar. Ju detyron ju këtu ta mbani mbi supe edhe ketë barre stresi dhe këtë barre ekonomike.

Është e pa pranueshme që pensionet të mos mjaftojnë as për gjerat më bazike jo më prindërit tanë të sigurojnë një jetesë normale.

Është e pa pranueshme që i ndershmi dhe punëtori mezi mbijeton, ndërsa kriminelët dhe të korruptuarit e trajtojnë vendin si pronë të tyre.

Prandaj mendoj se vota e diasporës është një moment i rëndësishëm. Kemi bere një hap te rendesishem para, duke garantuar qe secili prej jush te votoje aty ku jeton dhe punon. Kjo mundësi ju bën ju pjese te rëndësishme te asaj qe ndodh ne Shqipëri, duke ju dhënë mundësinë qe edhe ju nga këtu te vendosni për fatet e Shqipërisë, te vendosni për te ardhmen e Shqipërisë.

Te jemi i sinqerte jam ne dijeni te vështirësive dhe presioneve qe edhe ju ne emigrim po përballeni. Nuk mund te rri pa e ndare kete me ju. Jam ne dijeni dhe do te çojmë para drejtësisë sic edhe e kemi bere, çdo zyrtar socialist apo edhe atyre militanteve ne shërbim diplomatike qe ju kërcënon me njerëzit qe keni ne Shqipëri. Ata pak njerëz te cilët mund te keni ne punë shteti, pasi puna e shtetit është kthyer ne çiflig vetëm për oborrtarët dhe patronazhistët. Jam ne dijeni te kësaj dhe po evidentojmë çdo emër, çdo kriminel qe është investuar ne kete proces kriminal. Ju garantoj se do te përballen me drejtësinë dhe jo vetëm.

Por te dashur bashkëqytetarë unë e di qe ju as nuk trembeni dhe as nuk shantazhoheni, ju e keni kërkuar lirinë dhe po jetoni ne liri. Prandaj kam bindjen se ju do te angazhoheni fuqimisht në këtë proces shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, do te jeni një kontribut i admirueshëm per ndryshimin e Shqipërisë.

E ketë e garanton vetëm Partia Demokratike, e cila ka qenë ne gjithë historine e saj pararendëse ne betejat plot sakrifice per këtë mision .

Partia Demokratike ka shpallur publikisht nje plan emergjent qe i jep përgjigje situatës te veshtire ku ndodhet vendi. Ky plan përcakton minimumin jetik, përcakton rritjen e pagave dhe pensioneve, përcakton ndërhyrje emergjente ne shërbimin shëndetësore i cili po i privohet atyre qe skanë mundësi te paguajnë ryshfetin.

Ne planin e Partisë Demokratike, një hapësirë të madhe keni ju. Parashikohen politika konkrete ne mbështetjen tuaj, incentiva ekonomike dhe sociale qe t’iu nxisin ju realisht te mendoni rikthimin ne shqiperi.

Por që te shkojme këtu ne kemi nevoje per mbështetjen tuaj, per angazhimin tuaj ne menyre qe te regjistroheni deri në 4 Mars dhe ti jepni mundësi vetes qe te votoni ne masë në 11 Maji. Te votoni dhe te garantoni ndryshimin. Mos e beni kete vetëm per Partine Demokratike, por bejeni per shqiperine qe e doni shume, bejni per te afermit tuaj qe jetojne atje dhe qe ju punoni e sakrifikoni shume edhe per ta. Ju sot e keni mundesine dhe une jam i bindur se keni edhe kthjelltesine per te zgjedhur rrugen e duhur.

Përulje për secilin prej jush!

Rroftë Partia Demokratike

 

Takimi në Athinë – Elda Hoti: Rama ka shkatërruar Shqipërinë, 11 maji është dita e çlirimit të Shqipërisë nga kthetrat e regjimit

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti gjatë takimit me shqiptarët në Athinë, ka kërkuar votën e tyre për të larguar nga pushteti Edi Ramën dhe çlirimin e Shqipërisë nga kthetrat e regjimit të tij.

Fjala e deputetes, Elda Hoti:

Të dashur bashkatdhetarë

Dua ta nis ketë fjale duke ju shprehur mirënjohjen time me te sinqerte për mikpritjen tuaj dhe për faktin qe jeni kaq te shumte sot këtu, te bashkuar nga dashuria për Shqipërinë dhe deshire për nje te ardhme me te mire.

Prania juaj është një mesazh i qarte: Diaspora shqiptare nuk pranon narkoregjimin e Edi Rames!

Me 11 maj diaspora do te jete nje force e fuqishme për te ndikuar dhe ndryshuar te ardhmen e vendit tone!

Dikur Shqipëria ishte vend shprese dhe te gjithë ju, te gjithë ne kërkonim  nje jete me te mire.. kishim shprese për ta pare atë vend te zhvilluar.

Sot fatkeqësisht Shqipëria është e rrënuar e shpopulluar dhe e zhytur ne krim.

Sot Shqipëria është kthyer Ne vendin e banditeve!

Ne vendin e hajduteve me kollare qe pasurohen mbi djersen e popullit.

Ne vendin ku krimi nuk dënohet por shpërblehet.

Ne vendin ku korrupsioni nuk luftohet por qeveris.

Ne vendin ku qeveria nuk punon për qytetaret, por për xhepat e një grushti njerëzish.

Por sot Shqipëria te dashur vëllezër dhe motra nuk është e Edi Rames dhe oligarkëve te tij!

Shqipëria është e shqiptareve! Shqipëria është e juaja! Shqipëria është e fëmijëve tuaj!

Ne besojmë dhe do punojmë për një Shqipëri ndryshe

Për një Shqipëri ku askush të mos largohet nga varfëria dhe mungesa e shpresës.

për një Shqipëri ku punësimi nuk është privilegj, por e drejtë.

për një Shqipëri ku drejtësia është e barabartë për të gjithë.

për një Shqipëri ku rinia mund të ndërtojë të ardhmen pa qenë e detyruar të emigrojë.

Në 12 vite keqqeverisje Edi Rama ka larguar nga atdheu mbi 1 milion shqiptarë!

Kjo nuk është thjesht një shifër, por një tragjedi kombëtare. Një plagë e hapur për çdo familje shqiptare!

Dhe përgjegjësia jonë është ta ndalojmë këtë katastrofë!

Sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për njerëz të ndershëm të guximshëm dhe te vendosur!

Sot me shume se kurrë Shqipëria ka nevoje për diasporën!

Ju jeni prova se Shqipëria mund të ngrihet dhe të luftojë për dinjitetin e saj!

Dje ndjeva keqardhje kur dëgjova disa të rinj që folën me aq zell për partinë që ka detyruar mijëra bashkëmoshatarët e tyre të largohen nga Shqipëria.

Njeri nga ata te rinj tha A ka më bukur se te rrish dhe ta ndërtosh të ardhmen në vendin tënd?

Shqipëria tha është vendi i cili ja vlen te luftosh

Dhe sot e ndiej për detyrë, në emër të gjithë atyre të rinjve që u detyruan të emigrojne ti them dy fjale

Po ja vlen të luftosh!

Ja vlen të luftosh kundër krimit dhe korrupsionit!

Ja vlen të luftosh kundër atyre që vranë shpresën e brezit tonë!

Ja vlen te luftosh kundër atyre që rininë e tretën Ne rrugët e botës me gomone!

Ja vlen të luftosh kundër çdo hajduti të kësaj qeverie, qoftë ministër kryetar bashkie apo kryeministër!

Ja vlen të luftosh dhe ta shporrësh një kryeministër që

Pi verë 33 mijë euro, ndërsa shqiptarët numërojnë thërrimet në tavolinat e tyre!

Ja vlen të luftosh Kundra një kryeministri qe Shpenzon 10 mijë euro për detox, ndërkohë që në Onkologjik mungojnë ilaçet për fëmijët me kancer!

Ja vlen të luftosh Kundra një kryeministri Qe Shpenzon 20 milionë euro për chartera privatë, ndërkohë që rinia ngjitet në gomone për të ikur nga ky vend!

Ja vlen te luftosh kundra një kryeministri qe është i zhytur në luks, ndërkohë që pensionistët zgjedhin mes bukës dhe ilaçeve!

Ja vlen të ngrihesh dhe t’i shporrësh njëherë e përgjithmonë këta banditë që po plaçkisin Shqipërinë tonë!

Ja vlen të luftosh për ta rrëzuar një sistem të kalbur nga korrupsioni!

Ja vlen të luftosh për një Shqipëri ku qytetarët jetojnë me dinjitet, jo në varfëri!

Ne jemi shumica! Ata janë pakicë!

Ne jemi Shqipëria e ndershme! Ata janë banda që e kanë plaçkitur këtë vend!

Dhe koha e tyre po mbaron!

Edi Rama është ai që e ka shkatërruar Shqipërinë!

Ai që për 12 vite ka qeverisur me oligarkët, me trafikantët e drogës, me krimin e organizuar!

Ai që ka shitur pasuritë e këtij vendi për të pasuruar veten dhe klientët e tij!

Ai që ka detyruar qindra mijëra shqiptarë të ikin, sepse Shqipëria nuk është më vendi i ëndrrave, por vendi i zhgënjimit!

Fatkeqësisht sot Shqipëria nuk është më vendi që ëndërruan prindërit tanë!

Nuk është më vendi ku të rinjtë mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre!

Nuk është më vendi ku puna dhe ndershmëria shpërblehen!

Çdo ditë, njerëzit humbasin besimin sepse punën e ndershme e kanë zëvendësuar lidhjet dhe korrupsioni!

Ligji nuk vlen për të gjithë! Pasuria e vendit është në duart e pak njerëzve!

Ndaj Të dashur vëllezër dhe motra,

Ju diaspora shqiptare jeni forca qe do te sjelle ndryshimin qe  Shqipëria meriton!

11 maji është dita juaj!

Është dita jonë!

Është dita kur Shqipëria fillon të çlirohet nga kthetrat e këtij regjimi!

11 Maj Është radha e gjithë shqiptareve qe duan një Shqipëri te lire te ndershme dhe europiane.

Me 11 Maj te gjithë bashke, do ta ndryshojmë këtë realitet!

Baçi takim me emigrantët në Pirgues Greqi, emigrantët: U larguam nga keqqeverisja

Deputeti demokrat Luan Baçi ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët shqiptarë në zonën e Pirgues në Greqi ku në fokus ishte diskutimi për votën e diasporës në zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë takimit, emigrantët shprehën shqetësimin e tyre për keqqeverisjen në vend nga e cila thanë se janë detyruar të largohen, ndërsa Baçi deklaroi i bindur se në 11 maj Diaspora do të votojë masivisht për PD dhe ndryshimin.

sn

‘Na fol pak, pse ke qenë 2 herë në SPAK’ – ‘Ja si e gozhdojnë emigrantët narkokryetarin delinkuent të Kuçovës’

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në facebook videon e një takimi që ka zhvilluar në Greqi kryetari i bashkisë së Kuçovës.

Ai është përballur me pyetje të veshtira nga përfaqësuesit e diasporës atje, ku ju kërkua edhe shpjegime se pse kishte shkuar dy herë në SPAK dhe se si ishte e mundur që kryetari i tyre pinte verë 33 mijë euro shishja.

Postimi i Berishës:

Ja si e gozhdojnë emigrantët narkokryetarin delinkuent të Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Përshëndetjet më të përzemërta bashkatdhëtarit për ndërhyrjen e tij të guximshme! Ndiqeni sipas dëshirës! sn


Send this to a friend