VOAL

VOAL

Nënsekretarja Nuland viziton Ballkanin

July 6, 2016
blank

Komentet

blank

Walker: Kosova është vendi më demokratik në Evropë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca më datë 28 të këtij muaji ka filluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në mesin e dipomatëve të shumtë ka takuar edhe ish-ambasadorin, Willam Walker.

Walker në organizimin e Ambasadës së Kosovës në Washington, ka mbajtur një fjalim të shkurtër ku mes tjerash ka thënë se Kosova është shteti më demokratik në Evropë.

“Përgjatë 23 viteve të fundit më keni parë duke dhënë deklarata ku kam qenë shumë kritik për disa gjëra që kanë ndodhur në Kosovë. Si luftimi i korrupsionit, kritika për politikanë që janë duke e bërë këtë ose që duhet ta bëjnë këtë. Përgjatë vizitave të fundit që kam bërë, kam bërë analiza të ndryshme rreth asaj që është duke ndodhur në Kosovë”.

“Unë jam i bindur, si sot e si para disa muajsh, që duke shikuar të gjithë kriteret  që kërkohen që demokracia të jetë demokraci, tani Kosova është shteti më demokratik në Evropë nëse jo në botë. Keni arritur ta funksionalizoni sistemin e drejtësisë, Kuvendin, të bëni ndryshime nga një parti në tjetër, pa probleme”, ka thënë ai. syri.net

blank

Kaosi për abonetë- Reagon Këlliçi: Unë kam një zgjidhje, transporti publik falas i heq këto radhë!

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për kryebashkiak të Tiranës, ka reaguar pas pamjeve dramatike që u shfaqën sot në Tiranë, ku mijëra studentë kishin lënë mësimin për të mbajtur radhë për abonetë e urbanëve.

“Unë kam një projekt dhe zgjidhje, – shkroi Këlliçi. – Transporti publik falas i heq keto radhë, këto mundime që kalojnë njerëzit si sot, me orë të tëra ngjeshur duke shpresuar të mos mbarojnë abonetë.” 

Ai nuk la pa ironizuar edhe premtimin e harruar të kundërshtarit të tij politik, Erion Veliajt, që vazhdon e premton akoma tren elektrik.

Më herët, znj. Silvi Bardhi, zëdhënësja e fushatës së tij, shkoi vetë në rrugën kryesore përpara QSUT-së, aty ku studentët ishin rreshtuar që nga mëngjesi duke pritur me durim. Bardhi denoncoi dështimin e kryebashkiakut Veliaj me transportin urban; radhët e gjata në pikat e shitjes së aboneve në Tiranë e dëshmojnë se çfarë vuajnë banorët.

Bardhi nënvizoi se zgjidhja e kësaj krize vjen nga projekti i Belind Këlliçit: “Oferta e Këlliçit është: Transport cilësor e falas. Kjo do të vijë në 14 maj me drejtimin e Bashkisë së Tiranës nga Belind Këlliçi. Kjo situatë shihet nga të gjithë ne, ne jetojmë në Tiranë, ne e prekim çdo ditë atë, ne udhëtojmë me autobus, udhëtojmë me shërbimin urban, atë që shohim s’mund ta mohojmë.

Ky kaos është në rrugën e Dibrës, nga QSUT drejt Kinostudios; kjo rrugë ka linjën e Kinostudios. Në këtë moment teksa studentët presin të marrin abone, ka qytetarë të tjerë që presin autobusin të vijë dhe ende nuk ka ardhur. Kur vjen, autobusi është plot me njerëz.

Qytetarët janë të stresuar,  të shqetësuar. E kanë këtë shqetësim e druhen që ta thonë këtë. Jemi në terren për të parë situatën nga afër, ajo që shohim është ky kaos. Ka që në mëngjes dhe radha ka qenë më e gjatë, siç na thonë tregtarët ambulantë.  Ndodhemi edhe në një korsi biçikletash që nuk funksionon, sepse ka shumë kaos.

Belind Këlliçi ka një plan për qytetarët: Transporti do të jetë cilësor dhe falas. Vetëm me 16.5 milionë euro të buxhetit të Bashkisë, kjo situatë do të rregullohet. ytetarët s’do kenë nevojë më të marrin makinat e tyre, nuk do të harxhojnë më për naftë, benzinë, do të ketë më pak qarkullim,  ndotja do jetë më e pakët. 80 mijë lekë në muaj të familjarëve do të reduktohen nga shpenzimet e tyre mujore,” theksoi znj. Bardhi.

  • blank
blank

Shënohet përvjetori i parë i masakrës në Buça, Zelensky zotohet për ndëshkim të përgjegjësve

Një grua e mërzitur për familjarin e vrarë në Buça më 2022.

RFE/RL

Ukraina e ka shënuar më 31 mars njëvjetorin e tërheqjes së forcave ushtarake ruse nga qyteza Buça, duke lënë mbrapa qindra trupa të civilëve të vrarë nëpër rrugë.

Kievi i ka konsideruar ngjarjet në Buça si masakër dhe krim rus të luftës.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka quajtur masakrën në Buça “simbol të mizorive” të kryera nga ushtria ruse.

“Ne nuk do të harrojmë kurrë. Ne do t’i ndëshkojmë të gjithë fajtorët”, ka thënë Zelensky përmes një deklarate.

Rusia e ka mohuar kryerjen e masakrës dhe ka pretenduar se vdekjet janë inskenuar nga Ukraina.

Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se rreth 400 trupa të civilëve janë gjetur në Buça dhe një total prej më shumë se 1.000 trupave janë gjetur në rajonin rreth Kievit.

Shumica e trupave janë varrosur në varreza masive.

Hetuesit ukrainas dhe ata ndërkombëtarë, kanë nisur hetime për krime të luftës në Buça, Irpin dhe lokacione tjera në Ukrainë, ku kanë ndodhur masakrat.

“Një vit më parë Ukraina e ka çliruar Buçën dhe bota është zgjuar me fytyrën e vërtetë të pushtuesit rus. Buça është skenë krimi dhe simbol për të gjitha krimet ruse – vrasjet masive, dëbimet, dhe shkatërrimin e të gjitha qyteteve”, ka thënë kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas përmes një postimi në Twitter.

“Nuk ka kthim mbrapa – Rusia do të mbahet përgjegjëse”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

blank

Myslim Murrizi: 13 gazetarë, drejtues emisionesh, kanë dosje si spiunë të Sigurimit të Shtetit

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri TV anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike Myslim Murrizi është shprehur se ish sigurim-sat e shtetit kanë poste drejtuese në polici dhe SHIK.

Murrizi ndër të tjera në cilësinë e një personi që ka aksesuar dosjet e sigurimit është shprehur se janë 13 gazetarë të mirënjohur që kanë dosje dhe janë ish spiunë.

“Meqë bëhet fjalë për një ish agjent i sigurimit të shtetit si Agron Neza, vartësi i Irakli Kocollari në Vlorë i cili është i gjithë strumbullari i kësaj situate, unë në parlament kam propozuar një ligj i cili Rama dhe Nikolla nuk e miratuan dot dhe heshtën.

Shqipëria ka pasur 158 mijë bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit që nga 1948-1990, unë jam verifikuar më shumë se tre herë nga komisioni Bezhani, i cili ky i fundit ishte një ish spiun me pseudonimin “Boshti”, pra me hipokrizinë e Alibeajt i cili miratoi një ligj  që në fakt i ka mbyllur dosjet dhe nuk i ka hapur.

Ligji që unë kam propozuar që KQZ për të gjithë të zgjedhur duhet të kishte një filtër kontrolli.  Tani 248 oficerë policie rezultojnë me dosje të sigurimit të shtetit dhe oficere sigurimi, 73 oficerë të SHIK ku 21 janë drejtues rezultojnë me dosje dhe janë ish sigurimsa. Se çfarë mund të sjelli të re një ish oficer i sigurimit që përgjonte pas dere dhe të akuzonte për nenin 55 “Agjitacione dhe Propagandë” nuk e di.

Janë 13 emra nga studiot prestigjioze që drejtojnë emisione dhe vënë gjoba ku përfitohen miliona euro nga taksat e qytetarët. Ka studio që mua nuk më thërrasin në emisione sepse unë i di pseudonimet dhe do të mërzitet e do të na i thotë gjërat”.

 

blank

Igli Cara: Jemi përballë një bande, por opozita është e bashkuar si asnjëherë tjetër!

Kandidati i koalicionit opozitar për Durrësin Igli Cara, në një lidhje me ‘Skype’ në emisionin ‘Open’ në News24 foli për zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë kësaj interviste, Cara ka akuzuar Vangjush Dakon se e ka lënë qytetin bregdetar në një gjendje shumë të mjerueshme.

Gjithashtu ai tha se në zgjedhjet e 14 majit pavarësisht se opozita ndodhet përballë një bande që vjedh vota, do të punojnë fort që të dalim fitimtarë.

“Ky vendim është një shprehje e domosdoshmërisë për  një sinergji opozitare. Nëse do ti referohem numrave, ka edhe parti të vogla opozitare që i janë bashkuar koalicionit opozitar në Durrës.  Kam respekt për një pjesë të administratës së PS që nuk kanë lidhje me këtë bandë, por që sot janë nën presion. Ka kërcënime për heqje nga puna e shumë të tjera. Duke nisur që nga zoti Dako, banda e tij prej kaq vitesh udhëheq Durrësin dhe nuk është një kryetar bashkie por sillet si pronar i Durrësit. Ka keq-menaxhuar fondet publike. Rezultatet në Durrës, ka një diferencë shumë të vogël.

 

Por duhet të kemi parasysh që ka përdorur të gjithë elementët duke filluar që nga fondet e ndërtimit. Të gjitha paratë publike janë investuar për të bërë stimulimin e njerëzve që janë pranë zotit Dako. Këto zgjedhje nuk janë politike, janë administrative dhe po flasim për zgjedhje që do të menaxhojnë qytetin. E gjithë opozita është e bashkuar si asnjëherë tjetër. Ju them se e gjithë kjo garë duhet të fokusohet në faktin se ku do të menaxhohet qyteti. E them se qyteti i Durrësit duhet të bëjnë ndryshimin e madh. Në Durrës janë 5 mijë nxënës që ende janë me dy turne”, tha ai.

 

Pyetje: Ju denonconi për një bandë, për vjedhje parash etj. Por si do të fitoni?

 

Igli Cara: Unë tregova që rezultatet e paraqitura nuk janë ato të vërtetat, Ne po punojmë fort që rezultati i 14 majit të jetë ai i vërtetë. Jemi përballë një bande. Sot në këshillin bashkiak të Durrësit janë marrë 39 vendime brenda një ditë që shkojnë për të dhënë benefite për qytetarët që mund të përkthehen në votë. Jam në këtë garë jo thjesht për të evidentuar se çfarë është bërë keq, por për të treguar ndryshimet që do të sjellim.

blank

Mehaj: Aeroporti i Gjakovës po funksionalizohet për ushtrinë

RFE/RL

Autoritetet në Kosovë kanë bërë të ditur se kanë përfunduar të gjitha procedurat për shpronësimin e tokave në Babaj të Bokës që gjendet në komunën e Gjakovës, dhe në Aeroportin e Gjakovës.

Shpronësimi i këtyre tokave dhe kalimi i tyre si pronë e Qeverisë së Kosovës do të mundësojë fillimin e zbatimit të projekteve strategjike për ushtrinë e Kosovës në këto dy zona.

Këtë e kanë bërë të ditur në një konferencë për media të enjten ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ai i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Aeroporti i Gjakovës po funksionalizohet për qëllime të mbrojtjes dhe Babaj e Bokës do të shndërrohet në zonë operacionale të FSK-së, në të cilën do të ndërtohen poligone taktike sipas standardeve të NATO-s”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ndërkaq në Aeroportin e Gjakovës, sipas Mehajt, planifikohet ndërtimi i objekteve të ndryshme me qëllime operacionale për ushtrinë e Kosovës.

Realizimi i këtyre projekteve, sipas tij, po bëhet me qëllim të rritjes së kapaciteteve trajnuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Investimet në këto projekte infrastrukturore do të bëhen në bashkëpunim me partnerët strategjikë të Kosovës, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këto projekte, Mehaj ka thënë se në mënyrë direkte do të investohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Bëhet fjalë për investime milionëshe për të garantuar që ushtria jonë do të ketë t’i gjitha kushtet për zhvillimin e trajnimeve për kapacitete mbrojtëse. Këto poligone taktike do të jenë në funksion, jo vetëm për ushtrinë e Kosovës, por për të gjithë partnerët tanë strategjikë”, ka shpjeguar Mehaj.

Aeroporti i Gjakovës, pas luftës së viteve 1998/99, është rindërtuar nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, përkatësisht nga paqeruajtësit italianë.

Deri në vitin 2013, ai është përdorur për mbështetjen e aktiviteteve ushtarake të misionit të NATO-s.

Në dhjetor të atij viti, pas një marrëveshjeje të nënshkruar ndërmjet qeverive të atëhershme të Italisë dhe Kosovës, Aeroporti i Gjakovës me të gjitha mjetet për operim është transferuar tek autoritetet e Kosovës.

Gjashtë vjet më vonë, me një vendim të Qeverisë së Kosovës, aeroporti i është dhënë në shërbim Ministrisë së Mbrojtjes, përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Fakte për Aeroportin e Gjakovës

Aeroporti i Gjakovës gjendet rreth 5 kilometra në veri të qytetit të Gjakovës. Është i vendosur në një hapësirë relativisht të rrafshët – rreth 400 metra mbi nivelin e detit.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës i ka bërë atij një auditim në vitin 2016.
Në këtë aeroport është e instaluar Kulla mobile e kontrollit të trafikut ajror, e pajisur me sistemet e nevojshme të komunikimit tokë-ajër; aeroporti ka edhe infrastrukturën e furnizimit me rrymë dhe ujë dhe mjetet për furnizimin e aeroplanëve me karburante.

Aeroporti ka një sistem të vetëm piste me një rrugë paralele për taksim. Pista është 1.799 metra e gjatë dhe 30 metra e gjerë.

Pamje nga lart e Aeroportit të Gjakovës.

Pamje nga lart e Aeroportit të Gjakovës.

Terminali i aeroportit përbëhet nga hapësirat e terminalit të udhëtarëve dhe mallrave, parkingu i aeroplanëve, hapësirat për ngarkim dhe shkarkim dhe hapësirat për shërbime të udhëtarëve.

Aeroporti i Gjakovës është formuar dhe funksionalizuar që pas Luftës së Dytë Botërore për nevoja të agro-kulturës. Në vitet ’90, ai ka pushuar së funksionuari deri në kohën kur është marrë nga KFOR-i.

blank

Gjermania jep edhe 12 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

RFE/RL

Qeveria gjermane ka rënë dakord që të dërgojë 12 miliardë euro shtesë mbështetje ushtarake në Ukrainën.

Komisioni për Buxhet i Bundestagut gjerman dha dritën e gjelbër më 29 mars për shpenzimet e pabuxhetuara.

Financimi shtesë përfshin 3.2 miliardë euro që do të disbursohen në vitin 2023, dhe linja krediti për periudhën 2024 -2032 që arrijnë vlerën në rreth 8.8 miliardë euro.

“Me paratë, Ukraina mund të blejë drejtpërdrejt armatim me mbështetjen e qeverisë gjermane”, thanë në një deklaratë tre politikanë që përfaqësojnë Qeverinë në këtë komision.

Një muaj më parë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se mbështetja e shtetit të tij për Ukrainën “është e dizajnuar që të jetë afatgjatë”.

Të hënën, Gjermania ia ka dorëzuar Ukrainës 18 tanke Leopard 2 – që cilësohet si “tanku më i mirë në botë për betejë”, i cili për gati gjysmë shekulli ka kombinuar aspektet e fuqisë, mbrojtjes, shpejtësisë dhe manovrueshmërisë, duke e bërë atë të përshtatshëm për shumë lloje të situatave të luftimit.

Ky shtet, më 25 janar, pas një beteje të gjatë politike të brendshme, u pajtua për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë dhe për të lejuar vendet e tjera evropiane të dërgonin të tyret, pas disa javësh debat intensiv dhe presion në rritje nga aleatët.

Edhe shtetet e tjera evropiane i kanë premtuar Ukrainës tanket Leopard 2. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të dërgojnë në Ukrainë tanket e fuqishme Abrams.

blank

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet në tërësi, jo vetëm pjesët e preferuara nga palët

VOA/Leonat Shehu

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duhet të zbatohet e tëra dhe jo vetëm pjesët e preferuara nga palët, duke vënë theksin te Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Plani evropian për të cilin Kosova dhe Serbia u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel ndërsa me 18 mars në Ohër për zbatimin e tij, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ai kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë.

Plani parasheh edhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Marrëveshja duhet të zbatohet e tëra, nuk ka mundësi që diçka të zbatohet e diçka të mos zbatohet ashtu qysh nuk mund të ketë nënshkrim të njëanshëm të marrëveshjes dhe as të aneksit të zbatimit, njësoj nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes, prandaj marrëveshjen nuk duhet ta copëtojmë duke marrë pjesët e preferuara”, tha kryeministri Albin Kurti.

Kryeministri Kurti tha se urgjencë e zbatimit sipas marrëveshjes është vetëm çështja e personave të zhdukur me forcë.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë ftuar për datën 4 prill një takim ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Mosnënshkrimi i dokumentit në takimin e Ohrit ka nxitur mëdyshje nëse palët do t’i përmbahen zbatimit të marrëveshjes, e cila nga faktori ndërkombëtarë po trajtohet si ligjërisht e detyrueshme.

Kryeministri Albin Kurti tha se me 4 prill në Bruksel do të diskutohet zbatimi i marrëveshjes për të cilën ka pajtim të të dyja palëve.

Pra ka marrëveshja, ekziston marrëveshja, ajo është shumë e qartë, publike për të gjithë dhe kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të saj, prandaj edhe do të organizohet edhe një takim ndërmjet kryenegociatorëve”, tha ai.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, thotë Serbia do të zbatojë marrëveshjen e arritur në Ohër por jo edhe pjesët e saj që kanë të bëjnë me mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Diplomatët perëndimorë u kanë bërë thirrje të Kosovës dhe Serbisë që të fillojnë sa më shpejt zbatimin e marrëveshjes, që do të jetë pjesë e rrugëtimit të të dyja vendeve drejt integrimit evropian.

blank

Ukrainasit qëllojnë me predha kamionin plot me ushtarë rusë

Forcat ajrore ukrainase po vazhdojnë të tregohen mjaft efikas në luftën kundër rusëve.

Së fundi, ukrainasit kanë qëlluar një kamionë plot me ushtarë të Vladimir Putinit.

“Operativno_ZSU” ka publikuar momentin e sulmimit të kamionit të mbushur me ushtarë.

Në video-regjistrim gjithashtu shihen disa ushtarë duke ikur nga automjeti pas sulmit me predha nga droni.

Lokacioni i sulmeve nuk është bërë i ditur, por një ballafaqim i ashpër po zhvillohet në qytetin e Bakhmutit.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. syri.net

blank

Osmani fton shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën – ta bëjnë atë

RFE/RL

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë atë.

“Dua ta shfrytëzoj këtë rast që t’u bëj thirrje shteteve miqësore nëpër botë të qëndrojnë me Kosovën, e për ato të cilat nuk e kanë njohur shtetësinë dhe institucionet demokratike të Kosovës, [u bëj thirrje] t’i bashkohen shumicës së shteteve të botës e ta bëjnë këtë”, tha ajo.

Kështu deklaroi Osmani në fjalimin e saj në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. Sipas listës së publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashmte dhe Diasporës, 117 vende të botës e kanë njohur atë.

Osmani falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe kontributin në Kosovë, dhe tha që vendi po bën dhe do të bëjë “punë të palodhshme për ta ruajtur demokracinë”.

“Ftoj të gjithë të qëndroni me ne, Kosovën, e ne të vazhdojmë të jemi aleat i besueshëm dhe kampion i demokracisë”, tha presidentja.

Samiti për Demokraci u zhvillua për herë të parë në dhjetor të vitit 2021. Ky samit virtual bashkon mbi 100 shtete nga e gjithë bota.

Deklarimi i plotë:

Demokracia është më shumë se thjeshtë një sistem qeverisjeje. Për Republikën e Kosovës, ishte dëshira jonë e fortë për demokraci që siguroi rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Dhe duke e forcuar atë sot, demokracia do të na hapë rrugën drejt një të ardhmeje më të ndritshme brenda institucioneve euroatlantike.

Në vetë thelbin e saj, demokracia ka të bëjë me të drejtën për ta zgjedhur drejtimin, të ardhmen dhe fatin tuaj. Populli i Kosovës ka zgjedhur rrugën e vet.

Samiti i këtij viti për Demokraci ka qenë sigurisht viti ynë i veprimit! Me forcë dhe entuziazëm të plotë kemi punuar për t`i zbatuar zotimet, të cilat i kemi përcaktuar vitin e kaluar.

Por, “viti i veprimit”, ka qenë gjithashtu një vit i sfidave të konsiderueshme globale, me shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, të cilat po ndodhin në mbarë botën përderisa ne jemi mbledhur sot.

Kosova e di shumë mirë se si ndihet një popull i pafajshëm i cili në lëkurën e vet përjeton një lufte brutale dhe gjenocidale, dhe pikërisht sepse e dimë këtë, pa asnjë mëdyshje vendosëm menjëherë sanksione kundër Rusisë dhe e kemi mbështetur pa ndalur popullin e Ukrainës.

Vuajtja e pamasë e popullit ukrainas shërben si një kujtesë e fuqishme se asnjë çmim nuk është aq i lartë për të paguar për liri dhe demokraci – dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë me aleatët tanë për t`i mbrojtur këto vlera kudo në botë.

Gjatë vitit të kaluar, kemi bërë progres të jashtëzakonshëm në avancimin e demokracisë, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit. Jemi duke e zbatuar Strategjinë Kombëtare për Sundimin e Ligjit, krahas reformave të pakompromis dhe me ritme rekorde për ta garantuar një qeverisje llogaridhënëse, të barabartë dhe efektive në të gjitha institucionet publike.

Përpjekjet tona janë njohur në mbarë botën. Së bashku me miqtë tanë nga Republika Dominikane ne kemi bashkudhëhequr kohortën e Sundimit të Ligjit në kuadër të Samitit për Demokraci. Përveç kësaj, sipas Freedom House, Kosova në vitin 2022 është renditur si demokracia e tretë më e përmirësuar në botë, dhe në vetëm dy vite është ngritur për 20 vende më lart në indeksin antikorrupsion të Transparency International.

Që nga takimi ynë i fundit, ne kemi punuar pa u ndalur për ta avancuar diversitetin dhe gjithëpërfshirjen si themel për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. U zotuam për krijimin e Këshillit Presidencial për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut dhe ia arritëm. Ky Këshill ka siguruar mbikëqyrjen e zotimeve dhe angazhimeve tona nga institucionet më të larta në vend dhe në çdo shtresë të qeverisjes, dhe puna e këtij Këshilli do të vazhdojë edhe përtej edicionit të dytë të Samitit.

Ne jemi gjithashtu krenarë të raportojmë mbi miratimin e një strategjie të guximshme kombëtare kundër dhunës me bazë gjinore dhe për ndërmarrjen e hapave domethënës për të garantuar vendin e merituar të grave në institucionet publike dhe role vendimmarrëse.

Një demokraci e fortë është një demokraci që vepron edhe për gratë. Ne kemi bërë hapa të rëndësishëm, por përderisa gratë vazhdojnë të përballen me mizogjininë në vendet e punës, dhunën në shtëpi, heshtjen me forcë në klasë ose keqtrajtim gjatë ecjes në rrugë – kjo betejë është larg përfundimit.

Gjatë këtij “viti të veprimit”, Kosova ka udhëhequr diskutimet globale për avancimin e të drejtave të grave duke qenë nikoqir i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë me mbi 500 pjesëmarrës me ndikim në këtë fushë nga 6 kontinente, dhe në tetor të këtij viti do t’ju mirëpresim të gjithëve në edicionin e dytë në kryeqytetin tonë, në Prishtinë.

Te nderuar kolegë,

Përkushtimi ynë për demokraci nuk është vetëm një zotim i Samitit, është ekzistenca jonë e përditshme në vijën e parë të frontit përballë autokracive.

Përkushtimi ynë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë i pathyeshëm.

Përkushtimi ynë për të punuar me partnerë në mbarë botën për ta mbrojtur dhe ushqyer atë, është po ashtu i pathyeshëm.

Siç tha kohët e fundit Presidenti Biden: “Në momentet e trazirave të mëdha dhe pasigurisë, gjëja më e rëndësishme është të dish se çfarë përfaqëson. Dhe të dish se kush qëndron me ty, e bën gjithë dallimin.”

Vetëm përmes bashkimit të forcave mund ta ndërtojmë një të ardhme ku demokracia është një realitet për të gjithë.

Faleminderit!.

blank

Kurti: Marrëveshja duhet të zbatohet saktë dhe shpejt

RFE/RL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se Marrëveshja e arritur me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, duhet të zbatohet saktë dhe shpejt.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa e ka komentuar takimin e planifikuar për 4 prill në Bruksel, në mes të dy kryenegociatorëve në dialogun Kosovë-Serbi.

Kryenegociatori i Kosovës për këto takime është zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa i Serbisë është udhëheqësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

“Më 4 prill, ata do të diskutojnë çështjen e zbatimit të Marrëveshjes që tashmë është dakorduar. Pra, ka marrëveshje, ekziston marrëveshja. Ajo është shumë e qartë, publike për të gjithë”.

Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve më 27 shkurt në Bruksel, dhe më pas për aneksin e zbatimit të saj më 18 mars në Ohër.

Kryeministri Kurti u ka thënë gazetarëve në Prishtinë se Marrëveshja duhet të zbatohet e tëra.

“Nuk ka mundësi që diçka të zbatohet e diçka të mos zbatohet. Ashtu siç nuk mund të ketë nënshkrim të njëanshëm të Marrëveshjes, dhe as të aneksit të zbatimit, njësoj nuk mund të ketë as zbatim të njëanshëm të Marrëveshjes. Prandaj, Marrëveshjen nuk duhet ta coptojmë”, ka thënë ai.

Edhe Bashkimi Evropian ka konfirmuar se në takimin e 4 prillit palët do të diskutojnë për hapat e radhës drejt zbatimit të Marrëveshjes.

I pyetur për urgjencat eventuale në zbatim të Marrëveshjes, ai ka thënë se ky term vlen për çështjen e të pagjeturve.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13,000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800,000, ndërsa janë zhdukur rreth 6,000.

Të zhdukur, edhe sot e kësaj dite, mbeten ende mbi 1,600 persona.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje.

blank

Editorial: VOAL do të pasqyrojë me profesionalizëm fushatën për zgjedhjet lokale të 14 Majit

Fushata për zgjedhjet vendore të 14 majit në Shqipëri po merr formë të plotë. Tashmë dihen formacionet politike që do të marrin pjesë dhe kandidatët për kryetarë të bashkive e për anëtarë të këshillave bashkiakë, për të cilët qytetarët me të drejtë vote janë të thirrur për ta dhënë verdiktin e tyre.

Që nga viti 2015, Shqipëria zhvillon zgjedhje në kushte krejtësisht të pabarabarta, shumica në pushtet përdor gjithë makinerinë shtetërore, të gjitha mjetet dhe rrugët e paligjshme për të shtrembëruar vullnetin e popullit në të vetmen ditë kur ai thirret për të ushtruar sovranitetin e tij, në të vetmen ditë kur ai ndihet dhe duhet të jetë sovran.

Por zgjedhjet e sivjetme, të 14 majit, zhvillohen në kushtet më të pabarabarta të këtyre viteve, kur pushteti ka në duart e veta gjithçka dhe kur faktori i jashtëm është më i rreshtuar se kurrë që edhe këto zgjedhje të jenë “më të mira se zgjedhjet e shkuara”, domethënë të jenë më të vjedhura, më të manipuluara, më të shitblera, më të frikësuara nga regjimi i këtyre 10 viteve, domethënë do të jenë më pak të pajtueshme e më pak të përputhshme me vullnetin e sovranit.

E shohim të domosdoshme që popullit në Shqipëri më 14 maj t’i kthehet sovraniteti, pra që ai të vendosë lirshëm, pa tundime, pa frikësime, në një proces sa më të drejtë dhe sa më transparent nga minuta e parë deri në atë të fundit.

blank

E shohim të domosdoshme që më 14 maj populli në Shqipëri të votojë për t’ia kthyer vetes pluralizmin, i cili në këtë vend nuk ekziston më. Kthimi i pluralizmit në Shqipëri është sot zgjidhja e vetme që vendi ynë të hedhë hapin e parë drejt demokracisë, drejt ndërtimit të institucioneve të vërteta të demokracisë dhe drejt shtetit ligjor: ku ekzekutivi, legjislativi, drejtësia të jenë pushtete të pavarura nga njëri-tjetri dhe kontrolluese nga njëri-tjetri; ku mediat të jenë të lira e të pavarura dhe t’iu bëjnë opozitë të gjitha padrejtësive të kujtdoqofshin ato.

Me kthimin e pluralizmit, pra, kthehen edhe shpresat që Shqipëria të ketë demokracinë e saj, të ketë ekonominë e saj, të ketë shpresat e saj për t’u bërë vend i jetueshëm për të gjithë dhe që të jetë përparues për të rinjtë e të rejat e saj, ku ata të përmbushin veten e tyre, ëndrrat dhe karrierat e tyre në mënyrë të krahasueshme me vendet e Evropës. Vetëm kështu Shqipëria do të jetë simbol frymëzues edhe për shqiptarët në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, në gjithë hapësirën kombëtare dhe në Diasporë.

Mbi 90 për qind e mediave në shqip, përfshirë këtu portalet, të gjithë të nënshtruar nëpërmjet financimeve dhe formave të tjera korruptuese inkriminuese, e mbështetin- edhe në këtë fushatë- tërësisht shumicën që është në pushtet këto 10 vite dhe e denigrojnë tërësisht opozitën.

VOAL, pra, larg çdo konflikti interesi, vetëm për hir të demokracisë, për hir Atdheut e të kombit, do të pasqyrojë me ndershmëri dhe profesionalizëm fushatën. Linja botuese e VOAL.CH kërkon një Shqipëri me shtet të së drejtës, por në këto kushte ku ndodhet Shqipëria, imperativ bëhet largimi një orë e më parë nga pushteti i Edvin Ramës dhe Erion Velisë, i cili është vetëm një gur shahu në duart e uzurpuesit të të gjitha pushteteve.

Megjithatë VOAL.CH nënvizon faktin se pa një sistem zgjedhur të reformuar, ku vota e Sovranit të shkojë tek kandidati më i mirë, Shqipëria është duke rrëshqitur drejt një monizmi mafioz, ku shans kanë vetëm enturazhet klienteliste.

Në Shqipëri mungon elita kombëtare, që ve në planin e parë interesin kombëtar dhe atë publik, po ashtu gazetaria e politizuar nuk e vendos kurrë klasën politike në bankën e llogaridhënies, pra situata s’ka qenë kurrë më keq se sot.

Duke mos e parë si zgjidhje abstenimin, e vetmja rrugë mbetet pasqyrimi profesional dhe vendosja në të njëjtën balancë e karikaturave politike të grupit të Bashës, Alibeajt, Veliajt dhe Ramës.

blank

 

 

 

 

 

 


Send this to a friend