VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Në Tiranë ka vetëm tiranë – Poezi nga FATOS ARAPI (19 korrik 1930 – 11 tetor 2018)

By | May 30, 2016
blank
3 Comments
  • author avatar
    era 3 years ago Reply

    poezia juaj atdheu a eshte poezi epike

  • author avatar
    lili 3 years ago Reply

    poezia juaj atdheu a eshte poezi epike

Komentet

blank

SHKUP I DARDANISË – Poezi nga ATDHE GECI

– Poezi nga libri, “Kanuni poetik” i riu
O, flake frikën Mollë e Shkupit
flake frikën Mollë e Bardharit*
shqipja ty kurrë s ́ të lë vetëm
nëse erërat gjëmshëm tërbohen.
Lule e mollës, Mollë e Shkupit,
të pashë tek qaje anës Bardharit,
stuhi të egra po të kërcënojnë
me thyrje degësh e me tharje.
Mollë e Shkupit, shqipe e dheut
flakëz e vetëlindur e Manastirit,
flakëz e vetëlindurës së Tetovës,
je motra më e vogël e Dardanisë
-Shkup jam prej mijëra vjetësh,
lindur jam si krejt shqiptarët,
rritur jam si krejt shqiptarët,
me gjakun kuq e zi të betejave.
Në këtë tokë të gjithmonëshme
Shkup, jam prej 15 mijë vjetësh,
gjysh-stërgjysh i kam pellazgët
Atdheu na thërret të bashkohemi!…
2
————————————-
Mollë e kuqe,-Mollë e Bardharit,
një vaj tëndin tek lumi e dëgjoj,
një vaj fëmiu tash të rrahur, dhe
zhurmë armiqësh me arkmort.
Shkup jam prej 15 mijë vjetësh,
jam Shkup shqiptar i Alfabetit,
Jam Shkup i lashtë i shqiptarisë,
jam Shkup shqiptar i Dardanisë.
Mollë e mërzitur, Anës Bardharit,
i qahem trungut, i qahem degës,
që bora në male të mos plaket,
stuhitë degët të mos m´i thyejnë!
Zgjohu o Shkup, qytet i beharit,
Shkup i Ilirisë, Shkup i flamurit,
Shkup i gjuhës, Shkup i luftës
Shkup i pamposhur i historisë!
Flake mërzinë Mollë e Shkupit,
zgjohu populli im në 5 shtete,
hapeni udhën në gjuhë të nënës
që lulja në pemë të mos thahet!
*Lexim i drejt i lumit Vardar është,
Bardhar.
Atdhe Geci – Poezi nga libri, “Kanuni poetik” i riu
blank

TA PESOSH ANDEJ NGA S’E PANDEH – Tregim nga HAMIT TAKA

-pjesa e dytë-
U bë dita e pestë në hetuesi. Më mbajnë të arrestuar e të izoluar. Dhe kur më arrestuan? Një javë para festës së Vitit të Ri. Po pse xhanëm? Të më shpjegojnë pse më mbajnë. Nuk kanë asnjë argument, asnjë bazë. Absolutisht asnjë. Pse më mbajnë në hetuesi si keqbërësin më të lig? Në vend që të më lirojnë e të më kërkojnë falje, më mbajnë në këtë dhomë të errët me një tavolinë e një karrige. Dhe nuk më lënë as të ulëm atje, duhet të rri në çimento. Vij vërdallë këtu si lepur i mbyllur në kafaz. Të vjen për të qarë e për të qeshur. Unë armik i popullit. Po pse çfarë kam bërë për të qënë i tillë , se edhe nuk e them dot atë fjalë të rëndë sa një mal. Armik i popullit! Çudi, vërtetë çudi!
Ç’nuk më thonë: Qaflesh! Bandit! Gangster!Katil! Tradhëtar i poshtër!… Më duket si shaka, por ata më trajtojnë vërtetë si i tillë. Në fakt nuk duhej ta kisha bërë atë. Atë që thonë ata, pra, por nuk e di përse e kanë fjalën.… Po, po, nuk duhej ta kisha bërë. Po unë jam marrosur, akuzoj veten. Se çfarë kam bërë, nuk di asgjë, as ma thonë. Vetëm shajnë, kërcënojnë e vringëllojnë kamxhikun. Po si mund ta parashikoja se do më ndodhte ashtu? Unë rrugës eci kokulur, askujt s’i bie në qafë, me askënd nuk tallem, asnjë fjalë nuk themë kundër pushtetit. Pa le kundër partisë e Udhëheqësit? Luaj vendit se më dridhet zemra edhe ta mendoj, pa lere ta zë në gojë!
Pse ngjaj unë si keqbërës? Kurrë në jetën time nuk kam shkelur asnjë ligj. As vijat e bardha nuk kam guxuar t’i shkel ndonjëherë, pa lere ligjet. As jam arrestuar ndonjë herë as jam dënuar. Qënkan pa rëndësi këto? Pse nuk i marrin parasysh. Me ç’të drejtë e marrin tjetrin nga auditori, e rrasin brënda kot pa asnjë arsye? Madje nuk më lënë të hap as gojën. Po të më lejonin të flisja dhe po të kisha mundësi tua shpjegoja, puna do të rregullohej menjëherë. Jam përpjekur dy- tri herë edhe mbrëmë u përpoqa, por shoqëruesi i hetuesit ma ngjeshi me shkop gome në zverk, sa thashë se m’u këput koka. Nuk ishte momenti i përshtatshëm për t’u sqaruar me ta. Ata ishin të nervozuar dhe dukeshin më psikopatë se unë tani këtu në birucë..
Eh, ta marrë dreqi ta marrë, pse vajta e bëra dhe unë atë proçkë që kam bërë, por, mazallah, nuk ma thonë se çfarë kam bërë. Se po ta di çfarë kam bërë, do të dija dhe unë si të përgjigjesha, do të sqaroheshim dhe do të më nxirrnin nga kjo birucë macesh. Një ditë më flasin për ngacmim të një vajze, ditën tjetër për një akuzë politike. Sot më flasin për një sulm ndaj një vajze. Çfare sulmi? Dhe kunder kujt vajze?
Dreq o punë, sa kujdes duhet ketë njeriu i shkretë tani! Mat shtat herë e pre një herë duhet sot. Mat çdo hap që do të hedhësh. Dhe mbaj një pasqyrë në dorë të kontrollosh fytyrën, se po qeve i zymtë, të thonë ç’e ke atë fytyrë të vrerosur! Po t’i thuash ç’të duhet ty më fytyrën time? Të thotë: si s’më duhet! Ti edhe unë jemi objekt shoqëror. Duhet të jesh i lumtur. Po të qeshësh të thotë: pse qesh, ti rrugaç? Çfarë ta shkakton të qeshurën, në jetë duhet të jesh serioz. Po mos vallë nuk kemi të drejtë të qeshim? Mos në botë është sosur gëzimi? Apo të jesh serioz të pret burgu se nuk je i lumtur dhe po të qeshësh të pret burgu se nuk je serioz? Sigurisht këto do t’ua them kur të më pyesin sërish. Ata duhej të kishin zgjidhur këtë çështje që ditën që më futën brenda.
Po lere, se më bien malet dhe më zënë, kur e kujtoj si më futën brenda. Një trokitje në derën e auditorit. Të gjithë studentët kthejnë kokën nga dera. Shfaqet një fytyrë e bukur. Tha dikush se ishte vetë sekretarja e dekanit. Djemve u shndritën sytë. Vajzat: edhe kjo, e pispillosura… Sekretarja thirri një emër: Besim Shkëmbi. Kush është ky Besim Shkëmbi? – pëshpëritën studentët. Kush është ky Besim Shkëmbi? – thashë edhe unë. O, po Besim Shkëmbi jam unë vet. Nuk është në auditor Besim Shkëmbi? – Pyet sërish sekretarja. Të gjithë ngrenin supet, se mua gjithë dynjaja, domethënë ata që më njohin, më thërrasin Beso. U ngrita vetë në këmbë, s’kisha nga t’ia mbaja. Ooo!… auditori! Qënka ky Besim Shkëmbi! Unë rrija si mbi gjëmba. Pa i kërkuar leje profesorit ajo më bëri me gisht të dilja jashtë. Ç’punë ka kjo me mua, – thashë me vete. Kur ia behën tre-katër policë te dera. Tre u futën brenda në auditor. Bile njëri prej tyre, më i rëndësishmi, domosdo, shkoi deri te profesori. Çoç i tha dhe hodhi një vështrim të rreptë mbi tërë auditorin. Pastaj urdhëroi ata të dy pranë meje: Merreni! Më mbërthyen nga krahët, gati më ngritën peshë dhe më hodhën jashtë auditorit, ku prisnin dhe dy police të tjerë, sikur po arrestonin ndnjë gjeneral puçist…
Por tani i kam kuptuar veprimet e tyre. T’u fusnin frikën studentëve. Mos kujtoni ju se çoç jeni. Po lëvizët pak, u marrim dhe u rrasim Brenda, qaflesha. Ndonëse dola jashtë, e ndjeva ç’atmosferë e akullt u krijua në auditor. Tani që jam më i përqëndruar, e kuptoj se duhej të më pyesnin atë ditë që më futën brenda, të merreshim vesh dhe unë të ikja në shtëpinë time. Më lanë dy netë në atë terr dhe vinin e më godisnin me kokën e kauçukut sikur të isha top llastiku. Por ata nuk nguten. E kanë punën me rehat.
Ou, qënka tjetër ky, nuk është ai i pari. Mbase ky është më arsyeshëm dhe më kupton. Duhet me patjetër të largohem nga kjo kthinë që të merr frymën…. Po ky zdapi prapa? Çdo ky këtu? Ç’e ka atë në dorë si zorrë uji? Unë një, këta dy. Sikur s’ma del dot njëri si jam katandisur unë. Kujt t’i jap përgjigje më parë. Do t’më trullosin fare dhe nuk do të merremi vesh. Po pse të mos merremi, njerëz janë dhe këta, kanë prindër, nuk kanë ardhur nga Marsi. Hë pra filloni t’ju dëgjojmë edhe juve. Në gojë i ka pyetjet, buzët ia mbajnë.
– Kam nevojë të më jepni dhe disa të dhëna të tjera nga ato që i keni dhënë inspektorit të policisë.
– Të dhëna inspektorit të policisë? Nuk më kujtohet.
– Por ju paralajmëroj: pres përgjigje të sakta dhe të vërteta. Ç’keni bërë në tetë gusht të këtij viti?
– Kur?
– Më tetë gusht të këtij viti.
– Nuk e di.
– Duhet ta dini.
– Por tani jemi në dhjetor.
– Shumë e drejtë, por unë desha të dëgjoja nga ju se ç’keni bërë mbrëmjen e tetë gushtit.
– Nuk më kujtohet. Si ka mundësi njeriu të kujtojë ç’ka bërë pesë muaj më parë?
– Ajo nuk është një ditë çfardo.
– Ashtu?
– Po. Atë mbrëmje një shkelës kufiri është kapur nga forcat e çetës vullnetare.
– Shiko, shiko!
– Ç’keni të thoni për këtë?
– Për shkelësin e kufirit, për të cilin flisni, unë nuk kam asnjë dijeni. Lexova në një gazetë lokale një si hamëndje për këtë punë. Mos vallë ju e merrni seriozisht që unë mund të kemë të bëj me atë shkelje kufiri?.
– Ne jemi të detyruar t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë. Kjo është detyra jonë para gjithë qytetarëve, mbrojtës të të cilëve ne jemi. Po të jetë se ju nuk keni asnjë faj, kjo do të sqarohet gjatë hetimit dhe kështu nuk do të keni asnjë pasojë.
– Simbas jush unë ngjaj edhe me një bandit edhe me një diversant?
– Çdo njeri mund të bëj shkarje. Ju nuk bëni përjashtim. Mbase ti prandaj ike me vrap nga kafeneja. Mbase doje ta ndihmoje, mbase u trembe…
– Nuk jam fajtor për asgjë. Dëgjoni? Për asgjë. Bëra një lojr, mbase e pamenduar, por kjo nuk do të thotë aspak se jam armik i pushtetit apo shkelës kufiri.
– Unë nuk jam i detyruar të pranoj këtë që më thoni ju, apo jo? Ishte një lojë mjaft e çuditshme.
– Por unë po ju them të vërtetën, bëra një lojë me vajzën dhe kaq. Po, bëra dhe një vërejtje për nikoqirisjen e pronës së përbashkët.
– Dëshmitarët thonë dhe mendojnë ndryshe. Edhe unë nuk para u besoj shakave të tilla.
– Nuk më intereson se ç’thonë e mendojnë dëshmitarët. Të vërtetën për veten time e di vetëm unë.
– Vajza, shokët e tu e di ti çfarë thonë?
– Si thatë? Vajza, shokët?…Nuk më intereson.
– Mirë, ty nuk të intereson çfarë thonë dëshmitarët. Po sa lekë rrëmbeve nga sirtari i banakut të lokalit mbrëmjen e tetë gushtit, e mba mend? Kjo besoj të intereson.
– Sa para? Po ju s’qënkeni në vete! Mos doni të thoni tani që unë kam vrarë dhe rojen e natës?
– Atëherë po nuk jemi ne në vete, eja ti në vete!
– Asnjë. Asnjë kokërr leku. Kush i prrallis këto?
– Pra ti nuk ke bërë asgjë nga këto që ju pyetëm. Na thuaj shkurt atëherë, ku ishit dhe çfarë keni bërë mbrëmjen e tetë gushtit? Më paraqitni një alibi bindëse.
– Nuk mundem.
– Përpiquni, të paktën, të kujtoni se ç’farë pune keni bërë atë mbrëmje.
– Jo. Unë nuk punoj gjatë pushimeve verore. Veçanrisht në mbrëmje nuk punoj kurrë.
– Domethenë ju e përbuzni punën. Kush jua ka edukuar dembelizmin dhe prbuzjen për punën?
– Mos i trazoni gjërat. Ç’hyn familja këtu e ç’punë keni ju më familjen time?
– Atëherë, mbase keni qënë në kinema?
– Si e vështirë. Në fshat nuk ka kinema. Atje mezi shkon një autofilm, që jep filma me partizanë e kinezë. Këtë herë fshikullimi ishte me dy shkopinj gome. Një herë nga e majta, tjetra nga e djathta.
– Po mirë në punë nuk ishit, në kinema nuk ishit… Ishit me shokë?
– Ka mundësi.
– Jo. E kemi verifikuar ne. Me shokët ke qënë një natë më parë. Kurse në tetë gusht jo.
– Ashtu? Nuk e dija.
– Pra, ç’mbetet? Shetitje me motor?
– Ka të ngjarë.
– Pra, shëtitje me motor. Atë mbrëmje një djalë në moshë tuaj kalon përpara një dyqani fruta – perimesh, diku atje pranë kafenesë. Shitsja mbylli dyqanin dhe me çantë në dorë shkonte në shtëpi. Një djalosh me motorr, i cili e dinte se shumën ditore të parave shitësja e merrte në shtëpi, për t’i dorëzuar të nesërmen, deshi t’i rrëmbente çantën. Ajo e kundërshtoi. Ai e qëlloi dhe i rrëmbeu çantën. Pastaj ia dha vrapit.
– Mjaft! Kjo është një gënjeshtër e ndyrë! Asnjë fjalë nuk është e vërtetë.
– Përsëri zdapi lëshoi shkopin e gomës sa i hante krahu në qafën e të hetuarit. I hetuari mezi lëviz qafën, por merr një vrull t’i hidhet zdapit.
– Më shtruar, – ndërhyn hetuesi. –Unë thjesht desha t’ju ndihmoja. Ka raste kur mjafton një ndihmë e vogël dhe njeriut i kujtohen menjëherë të gjitha ç’duhen. Kemi dëshirë të madhe t’ju ndihmojmë. Kështu edhe hetimi do të shkurtohet.
– Unë nuk kam të bëj fare me punët tuaja. Akuza që më bëhet është fund e krye poshtërsi!
– Ose ndoshta në tetë gusht ju shikonit ndonjë teledramë.
– Ka shumë mundësi. Mund të ketë qënë dita e teatrit në TVSH.
– Çfarë pikërisht?
– Nuk e di. Nuk mund ta di.
– Jua themë unë. Ishte një dramë e Sulejman Pitarkës. Më tregoni përmbajtjen.
– Nuk më kujtohet kjo pjesë.
– Domethënë nuk keni parë teledramë.
Mbase keni dëgjuar radion? Tiranën, Prishtinën apo Romën? Flisni, de, ne duam t’ju ndihmojmë.
– Nuk e di. Ka të ngjarë të kem qënë në shtëpi duke lexuar ndonjë libër. Me siguri kështu do të ketë qënë.
– Cili ishte ai libër?
– Vështirë t’i vë gishtin. Unë lexoj shpesh mbrëmjeve. Por atë mbrëmje mund të kemë lexuar edhe gazetën. Ose i kam ndihmuar gjyshes, kam larë oborrin. Mbase edhe ia kam këputur gjumit.
– Më duhet të di me saktësi se çfarë keni bërë mbrëmjen e tetë gushtit.
– Edhe unë jua përsëris, se nuk më kujtohet. Fundja, po sikur t’ju themë, fjala vjen, se tërë atë mbrëmje kam parë lart në tavan një flutur që sorollatej rreth llambës elektrike dhe nuk kam bërë asnjë punë tjetër?
– Mos u dogj ajo flutura?
– Ta mendoj pak. Jo, nuk më kujtohet ky përfundim, por nuk bësoj, se ishte dritë e dobët.
– Domethënë ti thua se ne kemi energji elektrike të dobët.
– Nuk thashë në përgjithësi. Thashë për te gjyshja ime, që blen ca llamba që bëjnë dritë sa një qiri
. – Mirë, pra, e lëmë te flutura në tavan. Si mund të na e provoni këtë?
– Si mund të provohet një gjë e tillë?
– Me dëshmitarë.
– Dëshmitarë nuk kam.
– Kjo e ndërlikon edhe më tepër gjëndjen tuaj.
– Ju nuk jeni fare ne vete! Mua nuk më kujtohet as ç’kam bërë më tetë shtator, as më tetë tetor. Dhe tani, në bazë të kësaj, ju do të më akuzonit për vrasjet që mund të jenë bërë në këto ditë?
– Ne nuk ju akuzojmë, por mos harroni faktet. Ju u orvatët për të grabitur kafenenë e fshatit. Pëpjekja nuk pati sukses, se vajza bërtiti dhe pastaj arriti bekçiu i fshatit, si dhe ata dy burrat që ti i pe, apo jo? Edhe pastaj ju do ta kishit vrarë vajzën, duke e hedhuar nga shkallët.
– Dokrra, pallavra boshe. Ju thashë se nuk e ndiej veten fajtor për asgjë.
– A nuk fute ti duart në sirtarin e banakut, sa që vajza, pas përpjekjeve për të t’i larguar duart, vuri klithmat. Atëherë u ngrit bekçiu i fshatit nga tavolina, ku priste kafen, që i vonohej për shkakun tënd?
– Ashtu është, por unë jua thashë kaq herë se ishte një lojë. Nuk ishin fare lekët në mendjen time. Unë futa dorën të mirrja një medallion, të cilin ma kërkoi vajza me insistim dhe unë ia dhashë ta mbante pak ditë. Asaj i pëlqente shumë ai medalion dhe, kur shkoja unë për kafe, e fuste në sirtarin e lekëve. Ajo vërtetë vuri një ulërimë, por ajo ishte ulërima e një loje gazmore. Pastaj ndërhyri ai tipi. Bile vajza u tremb se ai mos më qëllonte mua dhe i doli para. Nga doli kjo ngjarje një dreq e gjysmë që fantazoni ju.
– Nuk fantazoj unë, janë deklaratat e dëshmitarëve. Ky që thoni ju është varianti juaj. E pranoj s’është i menduar keq. Por mos harro se disa muaj më parë në fshatin fqinj është vjedhur dyqani ushqimor. Përfundimi grabitje dhe dënime..
– Por unë nuk kam lidhje me të.
– Kjo duhet provuar. Ju këshilloj të mendoheni me gjakftohtësi. Mbase nesër do të dini më shumë se sot.
– Pse prapë do të më hetoni nesër, zoti hetues?
– Po. Edhe nesër.
– Mos pasnesër do të më hetojë ai që më hetoi dje.
– Atë e di ai. Unë ndjek akuzën time. Ai heton për akuzë tjetër.
– Pse nuk thoni, po bëjmë lojën e kungulleshkës.
– Ashtu është, sepse ti ke futur dy kunguj nën një sqetull.
– Nuk e kuptoj këtë fjalë që e thotë gjyshja ime shpesh, zoti hetues.
– Domethënë, ti je i fortë, mban dy akuza: propagandë kundër pushtetit popullor dhe vjedhje me dhunë.. .Mendohu mirë dhe trego të vërtetën. Vetëm e vërteta ju lehtëson….

blank

Turqi, fillojnë ceremonitë për përkujtimin e Mevlana Xhelaleddin Rumiut

Konya

Në Konya të Turqisë janë kryer përgatitjet përfundimtare për ritualet “Sema” që do të kryhen nga anëtarët e Ansamblit Muzikor Sufik Turk të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të në kuadër të Ceremonive Ndërkombëtare të Përkujtimit të 748-vjetorit të ndërrimit të jetës së Mevlanasë (Şeb-i Arus).

Rituali Sema, i cilësuar nga dijetari dhe mistiku mysliman, Mevlana Xhelaleddin Rumi, i cili me mësimet e tij tërheq vëmendjen nga e gjithë bota, si “takimi me Allahun dhe përqafimi i dashurisë”, ka një ndikim të madh tek audienca me vizualitetin dhe estetikën e tij.

Në kuadër të ceremonive përkujtimore ndërkombëtare të 748-vjetorit të ndërrimit jetë së Mevlanës, ceremonitë Sema të kryera nga anëtarët e Ansamblit të Muzikës Sufiste Turke të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit ndiqen me interes nga mijëra të ftuar vendas dhe të huaj që vijnë në qytet.

Rituali Sema, i përkufizuar nga Mevlana si “Të shijosh kënaqësinë e mbijetesës në vdekshmëri, të arrish sekretin e Allahut pa ndërmjetës, të takohesh me Allahun dhe të përqafosh dashurinë”, është kryer si një ritual fetar që është identifikuar me tarikatin Mevlevi për qindra vjet.

Gjatë rituali, i cili përveç se ka aspekt të viziualitetit dhe estetikës, dervishët që rrotullohen me trupat e tyre gjithashtu e përmendin Allahun me zemër dhe gjuhë.

Në Konya, ku mijëra njerëz nga fe dhe kultura të ndryshme mblidhen së bashku, për shkak të ceremonive “Şeb-i Arus”, që do të thotë “Nata e dasmës, nata e takimit të të dashuruarve”, në datat 7-17 dhjetor, anëtarët e Ansamblit të Muzikës Sufiste Turke do të kryejnë një performim Sema në orare të caktuara të ditës.

Dervishët rrotullues, anëtarë të Ansamblit të Muzikës Sufiste, kanë bërë provat e tyre të fundit në sallën e Qendrës Kulturore Mevlana të Bashkisë Konya.

“Kemi bërë prova çdo ditë për dy javë”

Duke dhënë informacion për përgatitjet e fundit, drejtori i Ansamblit Muzikor Sufist Turk dhe Kryeshejhu Fahri Özçakıl, për Anadolu Agency (AA) tha se ata mbajnë program të ritualit Sema çdo të shtunë gjatë gjithë vitit.

Duke theksuar se ata kanë një periudhë të veçantë përgatitjeje për ceremonitë e Şeb-i Arusit, Özçakıl tha: “Kemi një staf prej 49 artistësh, duke përfshirë artistët mysafirë. Përveç dervishëve rrotullues që zgjodhëm nga miqtë tanë kompetent vullnetarë, ne kemi 11 dervishë rrotullues dhe 25 muzikantë në staf. Provat i bëjmë në Qendrën Kulturore Mevlana. Kemi intensifikuar provat në muajin e fundit, kemi dy javë që bëjmë prova çdo ditë, kemi përfunduar provat, jemi gati për ceremonitë”, tha ai.

Ceremonitë e këtij viti do të nisin më 7 dhjetor me një vizitë në tyrben e Shems-i Tabrizit dhe me parullën “Irfan Vakti” (Koha e Urtësisë). Ceremonitë do të vazhdojnë me lutjen Gülbang në Muzeun Mevlana në të njëjtën ditë, ndërsa rituali Sema do të mbahet në mbrëmje.

Programi Şeb-i Arus, në të cilin do të marrin pjesë shumë artistë vendas dhe të huaj me performancat dhe veprat e tyre personale, do të përfundojë me ritualin Sema që do të mbahet më 17 dhjetor.

blank

TIM ET – Poezi nga BESIM BOKSHI

Më doli gjumi. Llampa e ndezur!
Ti i mbështetur po rrije në skaj
dhe shikoje dritën –
ndoshta edhe fluturën që sillej rreth saj.
Veshët ushtonin në qetësinë e natës
Flutura u dogj…
Në sytë e tu dallova lotë
e thashë: ç’brenga Baba ka?!
Sot mendoj:
Babë, u dogje pa lëshuar zë!
blank

BREGU FSHIN DJERSËT – Poezi nga DIN MEHMETI

Yjet pikëlojnë frikë
Deti pëllet në fërfëllazë
Bregu fshin djersët
Sytë shkëndija të kuqe
Nata mbulon varret
Bregu klith
Ferra në duar ferra në këmbë
Ajri i prishur këndon vetëm
Djerrinë pa krahë
Gjarpërinjtë s’dinë ç’të bëjnë
Me frushullimat e veta
Bregu fshin gjakun
Yjet kërkojnë ndihmë
E unë fshihem në lëkurën e djegur
Bregu çmendet
Një violin e vonë hap
Zemra në ujdhesë
E pastaj çdo gjë lufton me çdo gjë
Derisa nata të pjellë ditën e re…
blank

Dëshpërim – Poezi nga PETRO MARKO

Tërë brenga bredhërin
shpirt-këputur nëpër rruga,
zër’ i tij më s’psherëtin
se në syt ku dergjet muga
lot i heshtur, lot i ngrohtë
rrokulliset me përtim
mes fytyrës djersë – ftohtë
duke shkruar: dëshpërim!

blank

BALADË NË FRYMË POPULLORE – Nga LASGUSH PORADECI

I

Fryn veriu në mal të thatë,
Thotë vasha lele ngriva.

Duro, vashë, të durojmë,
Si duron mali dëborën

Në të shtënça moj në dorë,
Do të ngroh si top dëborë.

II

Fryn një erë-e shkundërmuar,
Thotë vasha çeli molla,

Çeli, vashë, le të çelë,
Si çel malli mun në zemër.

Në m´a dhënç moj bel´ e hollë.
Do të thyej si mënjollë,
Do të shtryth posi një mollë

III

Vjen e bën një vap´ e rëndë,
Thotë vasha bubu plasa.

Duro, vashë, të durojmë,
Si duron kallir´ i pjekur.

Në më arthç o moj në hije,
Do t´i puth prej dhemshurije,
Do t´i skuq t´i ndes qirije,
Do t´i nxi t´i bëj mavije
Ato buzë gjak-qershije.

IV

Zun´ e shkojnë delëndyshet,
Thotë vasha po venitem.

Venitu, vashë, venitu,
Siç venitet zemra ime.

Në të marça moj përherë,
Do të shtroj të parën herë,
Do të ngroh të dytën herë,
Do të puth të tretën herë

Buzë-e gushë-e gjinë-e mjerë
Dh´ atë shtatin që mban erë
Posi luleja në verë:
Gjer sa gjumi të m´të zerë,
Të m´të zerë-e të m´të flerë
Syr´ i urtë si mëshqerë.

V

Vate dimri, vate vera,
Vate vjeshta përngahera.

Trim më more-edhe më shtrove,
Trim më ngrove-e më pushtove,
Trim më puthe-e më mbarove,
Trim o trim seç trimërove!

VI

Atje lart në mal të thatë
Zoti-Krisht bëke një kishe.

N´atë kishe ç´paske brenda!
Qënke trimi edhe vasha:

Trimi ç´paske dhëndëruar,
Vasha ç´paske nusëruar,
Zotin ç´paskan lavduruar,
Jetën ç´paskan trashëguar,
Shpirtin ç´paskan shentëruar.

blank

E DI KJO VALË – Poezi nga VASIL DEDE

Shkëmbinj, shkëmbinj dhe përsëri shkëmbinj
dhe repat tunden nëpër erë.
Një dallge vjen, një tjetër shtyn,
po brigjet s’tunden asnjëherë.
.
I madhërishëm je, o lumë,
tek shkumbëzon, gjëmon, e nxin
Ti e di ku shkon, po ku shkoj unë?
e di kjo vale si Qefin…
(1976)
blank

O Cara Italia ….o bel paese – sono Albanese Di Vincenzo Stratigò

Vincenzo Stratigò (Cosenza, 17 dicembre 1822 – 29 settembre 1885)  ishte poet revolucionar arbëresh i lidhur me Rilindjen tonë Kombëtare dhe mik i Garibaldit.

 

“O cara Italia, o Italia bella
Tu mi accogliesti come sorella
Nel dolce seno del bel paese
Sono Albanese

La fede antica, il patrio amore
Mi scalda il petto, mi accende il core
Io spargo il sangue per mio paese
Sono Albanese”.

blank

ÇDO DITË MUZIKË MAGJEPSËSE – Poezi nga MARK STRAND – Përktheu ROLAND GJOZA

Një tingull i ashpër u lëmua gjersa u bë
një tingull më i butë, pastaj u lëmua sërish
gjersa u bë muzikë.
Pastaj muzika u lëmua gjersa u bë
kujtimi i një nate në Venecia
ku lotët e detit pikuan nga Ura e Psherëtimave,
e cila gjithashtu u lëmua gjersa nuk kishte më muzikë
dhe nuk ishte më ajo shtëpia e zbrazët e një zemre të trishtë.
Pastaj papritur doli dielli dhe muzika u kthye sërish
dhe trafiku gjëmonte e humbte në largësi
në skaj të qytetit u shfaq një varg pa fund me re
dhe u dëgjuan bubullimat, megjithëse të frikshme
sërish do të kishte muzikë dhe ajo natë në Venecia
do të kujtohej dhe çfarë kishte ngjarë
në shtëpinë e zbrazët ku një zemër e trishtë ishte ndarë më dysh
sërish do të kishte muzikë

blank

KOPSHTI – Poezi nga MARK STRAND – Përktheu ROLAND GJOZA

 

Ajo shkëlqen në kopsht
në lulen e bardhë të gështenjës
në strehën e kapeles së babait
që ecën mbi zhavorr

Në kopshtin që rri pezull në kohë
nëna ulet në karrigen prej druri të kuq;
drita mbush qiellin
fustani i saj me pala
hedh pala mbi trëndafilat që ka aty pranë

Dhe kur babai përkulet
t’i thotë diçka në vesh
dhe ngrihen të dy për të ikur
dhe kur dallëndyshet hedhin shigjeta në qiell
dhe hëna dhe yjet
largohen së bashku, ajo shkëlqen

Dhe mbi këtë fletë kur ti përkulesh
natën vonë dhe fillikat, ajo shkëlqen
dhe në këtë çast përpara se të zhduket

blank

JAM – Poezi nga MARK STRAND – Përktheu ROLAND GJOZA

 

Zbraz veten nga emrat e të tjerëve, zbraz xhepat
Zbraz këpucët dhe i le në anë të rrugës
I kthej orët e natës pas
Hap albumin e familjes dhe shikoj veten djalë.

Ç’fitoj prej kësaj? Orët bëjnë punën e tyre
Unë shqiptoj emrin tim dhe them mirupafshim
Fjalët ndjekin njëra- tjetrën në drejtim të erës
E dua gruan, por e mbaj larg meje

Prindërit e mi ngrihen nga kolltukët
Në dhomat prej qumështi të reve. Si mund të këndoj?
Koha më tregon se çfarë jam. Unë ndryshoj dhe jam i njëjti.
Zbraz veten nga jeta ime dhe jeta ime mbetet.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend