VOAL – Shkolla bëhet më së miri në klasë. Kjo është ajo që besojnë autoritetet e kantoneve Lucernë dhe Jura, të cilat, sipas SRF, parashikojnë një detyrim për të aplikuar maska për nivele të caktuara shkollore për të siguruar dhënien fund të mësimit në distancë. Në këtë kanton gjermanofon të Zvicrës, sot u dekretua detyrimi për t’i mbajtur ato në shkollat e mesme kantonale, si dhe në ato të ulëta profesionale. Edhe në Jura, është pothuajse e sigurt se do të bëhen të detyrueshme maskat (në shkollën fillore vetëm për të rriturit), por vendimi zyrtar nuk është marrë ende.
Në bazë të vendimit është vetëdija se me maskë nuk është më e domosdoshme distanca një metës e gjysmë mes njerëzve, dhe kjo lejon që një klasë e tërë të marrë pjesë në mësime, si në periudhën që i parapriu pandemisë. Detyrimi mbulon të gjithë orarin e shkollës, si mësimet ashtu edhe pushimet, me qëllim të sigurimit të shëndetit të nxënësve dhe mësuesve. Do të futen edhe masa të mëtejshme higjene dhe ventilim të rregullt. Studentët dhe prindërit do të duhet të paguajnë për maska, ndërsa personeli mësimor do të furnizohet falas. Masat e planifikuara do të zbatohen për sa kohë që nuk ka ndryshime në situatën pandemike dhe në numrin e rasteve në Zvicër.
Kantonet e tjerë po mendojnë gjithashtu që maskat të jenë të detyrueshme për vitin e ardhshëm shkollor. Sipas hulumtimeve nga SRF, dhjetë kantone të tjera në të vërtetë kanë deklaruar se detyrimi për të mbajtur maska është diskutuar në nivele të caktuara shkollore dhe është pjesë e konsideratave të sigurisë. rsi/eb
Komentet