VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Në propagandën antishqiptare prijnë serbët, nuk mbeten mbrapa as grekët: LETËRKËMBIM MUSTAFA MERLIKA KRUJA – ATË PAULIN MARGJOKAJ

By | October 2, 2019

Komentet

6 qershor 1944 – Dita e Fitores në Normandi të Francës

Më 6 qershor miliona njerëz në botë përkujtojnë Ditën e Fitores në Normandi të Francës – një pikë kthese në Luftën e Dytë Botërore që ndryshoi rrjedhën e historisë. Përvjetori ngjall kujtime për veteranët e moshuar të Luftës së Dytë Botërore por është domethënës edhe për të tjerë që u prekën direkt ose indirekt nga lufta. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Mariama Diallo njofton:

Në monumentin e Luftës së Dytë Botërore në Uashington, qindra njerëz vijnë çdo ditë për të nderuar miqtë dhe familjarët që humbën në luftë. Cewin Johnson është një prej tyre. Tashmë 89 vjeç, ai ishte vetëm 19 kur humbi krahun duke luftuar në Francë.

“Ne ishim duke luftuar në fshatin Oberhofen i cili ështe rreth 20 kilometra në perëndim të Strasburgut dhe kishim qenë në atë fshat tre herë duke u përpjekur ta merrnim nën kontroll. I kishim rrethuar të gjithë gjermanët në fund të fshatit. Gary dëgjoi tankun që afrohej në rrugë dhe dërgoi artilerinë atje dhe e goditi tankun por atëherë u godita dhe unë.”

vjeçari Frederick Douglass Williams ishte pilot në misione ushtarake në Evropë si anëtar i të famshmve Pilotët Tuskegee. Ai thotë se gjëja më e vështirë e të shkuarit në luftë ishte të menduarit për të dashurit e lënë pas.

“Më pëlqen ajo që ka thënë Uinston Çurçilli: se edhe ata shërbyen duke pritur. Mamatë, të dashurat…mamaja ime e shkretë u çmend. Ne e dinim dhe e prisnim, por jo ata. ‘Ku është djali im’ thonte.”

Për veteranët e Luftës së Dytë Botërore dhe shumë të tjerë, 6 qershori 1944 – Dita e Fitores, nuk do të harrohet kurrë. Zbarkimi i aleatëve në

Normandi shënoi fillimin e çlirimit të Francës nga pushtimi nazist që rezultoi në humbjen e Gjermanisë. Christopher Yung është autor i një libri mbi planifikimin e Ditës së Fitores.

“Është një nga operacionet ushtarake më të rëndësishme të kryera ndonjëherë, me siguri sulmi më i madh i ndërmarrë nga uji ndonjëherë. U desh shumë zgjuarsi, këmbëngulje dhe mendim ushtarak.”

Pushtimi ishte një pikë kthese vendimtare.

“Është hapi i parë i cili i dha aleatëve mundësinë për t’u kthyer në kontinent. Gjermanët kishin ngritur një fortesë gjigande për të parandaluar rikthimin e aleatëve.”

Gjenerali brigadier Bruno Caitucoli është atasheu ushtarak në ambasadën franceze në Uashington. Babai i tij 94 vjeçar luftoi në luftë.

“Ajo që babai im më shpjegoi disa herë është rëndësia e të qenurit gati të mbrosh atë që nuk të jepet falas: lirinë, demokracinë, etc.”

Në zyrën e tij ndodhet një foto – një kujtim i sakrificës të Luftës së Dytë Botërore.

“Kjo foto tregon plazhin e Omahas, Omahanë e përgjakur me dy flamuj, ato francez dhe amerikanë bashkë dhe rreth tre mijë njerëz që formuan fjalët: Nuk do të harrojmë kurrë. Dhe mbi plazhin Omaha ndodhen Varrezat Coleville.”

Shumë vdiqën për ta bërë bërë të mundur fitorem por sakrifica e tyre hapi rrugën për kapitullimin e Gjermanisë naziste në maj të vitit 1945.

 

DISA STATISTIKA TË D-DAY

Ky Operacion vendimtar udhëhiqej nga Gjenerali Dwight D. Eisenhower,
më vonë Komandant i NATO-s dhe president i SHBA-Ushtria përbëhej nga:
– 156 000 trupa (73000 Amerikanë dhe 83000 britanikë dhe kanadezë)
– 12 837 Avionë luftarakë
–   6939 Anije
– personel i marinës – 195 701 (52 889 Amerikanë, 112 824 britanikë dhe 4988 nga trupat Aleate)

76 VJETORI I D-DAY, BILANCI I DITËS SË FITORES

Edhe pse fotografitë tregojnë diçka tjetër, në operacionin e trupave aleate, që zbarkuan në Normandi, kishte ushtarë nga 14 vende.

Çlirimi erdhi nga ajri. Pak pas mesnatës së 6 qershorit të vitit 1944, kontigjentet e parë të trupave aleate zbarkuan në

Normandi. Ata ishin 24.000 parashutistë që kishin si detyrë, që para se të fillonte në të gdhirë zbarkimi i trupave nga deti, të vinin nën kontrollin e tyre ura dhe pika të rëndësishme rrugore dhe të vendosnin sinjale drite për forcat ajrore. Por plani nuk funksionoi sipas parashikimeve. Era e fortë i shtyu parashutistët thellë në brendësi të Francës dhe vetëm një e dhjeta e tyre arriti në kohë në zonën e frontit. Ky sulm i gjeti gjermanët në befasi. Edhe në orën dy të natës gjeneralët e trupave gjermane të dislokuara në zonën e Atlantikut vlerësonin se situata ushtarake qe jo e rrezikshme. Në një bisedë telefonike me Berlinin ata njoftuan se lajmet për zbarkim ajror janë “të ekzagjeruara” dhe se situata është e qetë.


Manovër mashtruese

Në fakt gjendja ishte ndryshe. Në brigjet e Anglisë qe grumbulluar në orët e mbrëmjes së 5 qershorit një armatë e tërë, që është dhe armata më e madhe e forcave detare dhe ajrore në historinë e luftërave. Duke shfrytëzuar errësirën e natës armata u nis në drejtim të brigjeve franceze. “Dita-D ishte një ndërmarrje ndërkombëtare dhe jo thjesht vetëm amerikane. Në të merrnin pjesë edhe trupa britanike e kanadeze dhe me kontingjente më të vogla edhe ushtarë norvegjezë, belgë, çekë dhe sllovakë,” thotë historiani ushtarak Peter Lieb në bisedë me DW. “Atyre iu shtuan pastaj edhe njësi nga Polonia si dhe anije greke. Po ashtu ka pasur edhe një kontigjent të vogël francezësh.”

Për përforcimin e kontigjenteve kishin dërguar trupa edhe aleatët nga vendet e Komonuellthit, pra Australia dhe Zelanda e Re. Kanadezët morën përsipër me divizionin e tyre të 3-të misionin luftarak për vijën bregdetare me emrin e koduar “Juno”. ”

“Natyrisht që kemi dy aktorët kryesorë, amerikanët dhe britanikët,” thotë Lieb. “Këta të dy përcaktuan dhe strategjinë e sulmit. Por ata ishin të vetëdijshëm se kjo është një luftë në koalicion dhe se atyre u duhej të përfshinin edhe vendet më të vogla, për t’i treguar botës se kishim të bënim një ndërmarrje universale pra së bashku në luftë kundër Gjermanisë së Hitlerit.

Dita vendimtare

Në orën 6.30 – pak pas lindjes së diellit – në muzgun e mëngjesit të datës 6 qershor në brigjet e Francës u shfaqën luftanijet e para amerikane. Ato filluan menjëherë sulmin me artileri të rëndë ndaj fortifikimeve gjermane. Një orë më vonë zbarkuan njësitë britanike, kanadeze dhe franceze, që të mbështetura ndër të tjera nga luftanija polake “Dragon” sulmuan në një brez bregdetar prej rreth 80 kilometrash, i cili u shndërrua në një kohë shumë të shkurtër në një fushë të përgjakshme beteje me shumë të vdekur.”

4.200 varka zbarkimi, 1.200 luftanije, 155.892 ushtarë të vendeve aleate nga 14 kombe ishin në veprim në D-Day të mbështetur nga ajri prej avionëve ushtarakë. Kombet më të vogla u inkuadruan në trupa ushtarake të përziera. Shumica e varkave të zbarkimit i përkisnin Marinës Mbretërore Britanike, edhe pse disa nga fotografitë dhe pamjet filmike nga dita e zbarkimit sugjerojnë diçka tjetër, thotë historiani Peter Lieb: “Kjo lidhet me faktin se amerikanët kishin marrë me vete gazetarë dhe kameramanë në varkat e zbarkimit. Prandaj ne kemi shumë më shumë fotografi nga amerikanët se sa nga britanikët apo kanadezët.”


Humbjet më të mëdha

Megjithatë D-Day është ndër ditët e Luftës II Botërore dita, në të cilën amerikanët dhe kanadezët pësuan humbjet më të mëdha, thotë historiani Peter Lieb. Në orët para të sulmit gjetën vdekjen më shumë se 50% e ushtarëve, për shkak se shumë u mbytën, i zuri deti dhe nuk ishin në gjendje të mbroheshin, pra u vranë, apo sepse tanket ngecën në rërë.”

Nga dreka gjermanëve u mbaruan municionet dhe për këtë shumica e fortifikatave të murit mbrojtës të Atlantikut ranë brenda disa orësh në duart e trupave aleate. Megjithatë përparimi i trupave aleate në brendësi të Francës nuk qe i lehtë. Dhe Charle De Gaulle arriti të marshonte me një divizion tankesh në Parisin e çliruar vetëm më 25 gusht.

Beteja e

Normandisë u kurorëzua në fund të fundit me fitore, por edhe me humbje të mëdha jetësh njerëzore. Ajo mbetet një moment kyç në historinë e luftës kundër Gjermanisë naziste në dy fronte, e cila u vendos edhe në frontin lindor.dw

VIRUSI PYET PO KET A E DINI, “KUR T’ MERZITET JETA ?!” – Nga FRITZ RADOVANI

1989  TIENANMEN  KINA…

5 QERSHOR 1989…

GJITHË BOTA I KISHTE SYTË TEK KY DJALË TRIM !

TË GJITHË ISHIM SHTANGË PARA TV DHE PRITSHIM KUR TANKU PO FILLON ME ECË…

EDHE KINEZI ATE PO PRITTE…“I ISHTE MERZITË JETA !”

ISHTE GJYSA E BOTËS QË PO PRITTE ECJEN E TANKUT !

E, SA NANA ME ZEMER T’FIKUN PRITSHIN ME PA TMERIN ?

E SA TË RINJË E TË REJA VESHTRONIN ZHURMEN..?!

PO, AJO NUK PUSHONTE… VAZHDONTE EDHE MA FORT…

AS DJALI NUK LËVIZTE… PRITTE SHTYPJEN E TANKUT…

KJO ISHTE SHTYPJE MA E LEHTË SE AJO E KOMUNIZMIT !

NDOSHTA, MA E LEHTË SE, PLUMBAT NDER PIRAMIDA…

E SE ATA, PRANË TELAVE RRETHUES TË KAMPEVE…

KET ZHURMË PERSËRITË EDHE “RILINDJA” KOMUNISTE!..

KY PRA ASHT KOMUNIZMI… KUJTONI KET DJALË TRIM!..

         Melbourne, 5 Qershor 2020.

PËRJETËSIA E GJUHËS SHQIPE QË NGA FILLIMI (Sa e vjetër është gjuha shqipe dhe pse?) – Studim nga SAIMIR LOLJA

Përmbledhje

Në fillim, njeriu ka një gjuhë dhe pastaj e len…gjuhën ose jo. Gjuhë natyrore shqip domethënë të përdorësh gjuhën në gojë për të shqiptuar fjalët. Përjetësia e Shqipes (Speech, ang.) gjuhës shqipe qëndron tek fjalët e saja që janë në vetvete shprehje fjalore, pjesë fjalie ose fjali të shkurtra. Edhe gjuha shqipe edhe ato jo-shqipe ose len…gjuhët (lan…guages, ang.) i mbartin këto lloj shprehjesh fjalore, duke vërtetuar kështu përjetësinë natyrore të Gjuhës Shqipe. Shqipja (The Speech, ang.) ka patur të folura e të shkrojtura vendore dhe shkollore në lashtësinë e tej largët. Prandaj forma të ndryshme të shkrimit të Shqipes ndeshen tani. Forma shkollore, ngase ka qenë në përdorim të përgjithshëm dhe më pas është mbartur në shkrimet dhe librat e len…gjuhëve, është ruajtur e pandryshuar. Copëzat e saja sado të vogla lexohen lehtas dhe kuptohen menjëherë nëpërmjet Shqipes së sotme. Shqipja (The Speech, ang.) ishte shtresa e parë në hapësirën Euro-Mesdhetare. Ajo ishte Shqipja e Nëfillimëve (The Speech of Nephilims, ang.). Shqipja e sotme mund të përdoret për të lexuar dhe kuptuar edhe fjalët në gjuhët e tjera edhe shkrimet e lashta.

1. Hyrje

Tek e vërteta shkohet me fakte të lidhura dhe arsye, sepse faktet vetëm nuk mjaftojnë. Akoma më shumë faktet nga e shkuara humbin vlerë kur me qëllim iu mvishet një lexim apo kuptim i caktuar. Prandaj gërmimi për dije kërkon logjikën shkencore si mjet për qëllim. Një e vërtetë logjike është një pohim i cili mbetet i vërtetë nën të gjitha këndvështrimet dhe vërtetohet vetëm në mënyrë natyrale. Sipas mendimtarit të gjithanshëm Gottfried Wilhelm Leibniz (1646-1716), e vërteta që rrjedh prej arsyetimit dhe shpjegimi i saj zbulohet nga shqyrtimi i pjesëve dhe ideve gjithnjë e më të vogla derisa të shkohet në rrënjën e fjalës ose çështjes nën studim. [1, 2] Shqipja (The Speech, ang.) pasaktësisht njihet si “Albanian lan…guage” në vend të “Albanian tongue” në anglisht. Ajo që trashëgohet në lidhje me shqiptarët dhe shqipen (speech, ang.) është një errësirë në dije, kuptim dhe përfytyrim të së shkuarës. Paqartësia fillon me prekjen që shqipfolësit e quajnë veten shqiptarë kurse të huajt i quajnë ata Albanians. Errësira shtohet më shumë edhe nga hutimi që sjell rryma mbizotëruese e shpjegimit të së shkuarës së largët vetëm me lëvizje popullatash pushtuese të cilat e shfarosin popullatën vendase, mohim të atyre vendase, paragjykim të lashtësisë si një periudhë kur mungonte zhvillimi, dhe shtjellim të çdo gjëje apo sendi të lashtë vetëm nga pikëpamja fetare. Prandaj, çështja nuk është nëse ka patur shqip e shqiptarë në të shkuarën apo jo. Çështja është se të shkuarës së largët nuk i kanë rënë rrezet e dritës në mënyrë të plotë dhe kjo nënkupton domosdoshmërinë me e ndriçuar të shkuarën shqiptare, europiane e mesdhetare.

Prandaj, qëllimi i këtij kërkimi është të hetojë nëpërmjet prekjeve, arsyetimeve, dhe krahasimeve shtrirjen e Shqipes (Speech, ang.) në të shkuarën. Meqenëse ky studim analizon Shqipen shumë thellë në kohën e shkuar, rrugëtimi shkencor do jetë jo i zakonshëm. Hetimi fillon me Kohët e Errësirës dhe lindjen e gjuhës Bizantine. Analiza në këtë studim përdor themelet shkencore të shkencës së Gjuhësisë (Lin…Guistics, ang.), Shqipen e sotme, librat e shenjtë të vjetër, emërtimet e vendeve, dhe gjuhët Latine, Bizantine dhe Anglishte.

2. Kohët e errësirës

Errësira parë ishte ajo e shekujve V – XV, e cila mbuloi Europën dhe filloi me botimin e librit Mythologiæ në latinisht nga autori Fabius Planciades Fulgentius në shekullin V e.s. [3]. Errësira filloi me prishjen e tërë shkollave dhe universiteteve romake dhe zhdukjen e tërë librave dhe bibliotekave. Domethënë errësira filloi me Marrëveshjen e Milanos në vitin 313 për ta shndërruar perandorinë romake në perandoritë fetare të krishtera të Perëndimit dhe të Lindjes, ku pati vetëm manastire e kisha. Ajo perëndimore vazhdoi deri në vitin 476, kurse ajo lindore deri në vitin 1453. Ndër manastire qëndronin murgjërit të cilët ishin të vetmit që dinin shkrim e këndim. Ndarja e perandorisë romake në atë të lindjes dhe perëndimit, si dhe mbarimi i asaj perëndimore, e shtuan errësirën akoma më shumë. Përkthimet e fjalës Mythologiæ janë: Mythologiæ (lat.) = The Science of Lie (ang.) = Shkenca e Gënjeshtrës (shqip). Ay libër qe burimi kryesor i murgjëve për fshirjen e kujtesës së përbashkët për historinë e shkuar të afërt dhe për të ushqyer mendjet me përfytyrimin e pasaktë të lashtësisë. Në kisha priftërinjtë udhëzonin turmat e popullatave të pashkolluara çfarë të dinin e si të mendonin vetëm me rrëfime nga Dhiata. Për çdo xixë mendimi ndryshe Inkuizicioni i shekujve XII-XIX e dënonte njeriun me tortura dhe djegie në turrën e druve. Për të freskuar Shkencën e Gënjeshtrës në kushtet e Rilindjes Europiane që pat filluar t’i ndizen dritëzat që në shekullin XIV, autori italian Natalis Comes boton në vitin 1567 në Venecie librin me dhjetë vëllime me të njëjtin titull Mythologiae. [4] Të njëjtin shërbim kreu edhe ky libër i cili që nga ajo kohë u bë burimi Mitologjisë (alb.) klasike, e thënë shqip, burimi i zbatimit të Shkencës së Gënjeshtrës për të fshirë kujtesën e përbashkët të saktë të breznive të reja mbi lashtësinë dhe për ta zëvendësuar atë me një përfytyrim të pasaktë. Pati kohë të mjaftueshme në Errësirë e shekujve V – XV me djegur libra, shkolla e biblioteka, me fshirë kujtesën popullore e shkollore, me rrafshuar qytete, kështjella, rrugë e qytetërime, me mbuluar me dhe vende e gjurmë, me shfarosur numër të madh njerëzish, me ndryshuar emrat e njerëzve dhe emërtimeve gjeografike. Dhe njëkohësisht pati kohë të tepërt me shpikur disa libra të paktë ose me rishkrojtur shumë herë sipas dëshirës ca libra të tjerë, e gjithmonë me natyrë fetare. Errësira e dytë ishte ajo e shekujve XV – XIX, e cila mbuloi Gadishullin Ilirik të pushtuar nga perandoria osmane. Ajo vazhdoi për inerci mbi trojet shqiptare në shekullin XX dhe u shtua prej errësirës sllavo-barbare. Prandaj, Errësira e dytë në shekujt XV-XX që pllakosi trojet shqiptare ose ruajti cipën e trashë të errësimit bizantin ose e trashi atë me cipat e saja osmane-arabe dhe sllavobarabare. Çfar kishte mbetur pa u sheshuar me tokën apo pa u djegur u plotësua në Errësirën e dytë. Gjithashtu, shtrembërimi në përfytyrim i së shkuarës u edukua në shekullin XX. Shekulli XXI është shekulli i zgjimit dhe ndriçimit të mendjes shqiptare.

3. Një ngatërresë lindore në përfytyrim

Perandoria romake, zyrtarisht e filluar në vitin 27 p.e.s., pati latinishten si len…gjuhë të bashkimit dhe ndërlidhjes. Perandoria romake kishtare perëndimore dhe pas vitit 476 e.s. kishat perëndimore ruajtën latinishten për librat fetarë, që gjithashtu ishin të vetmit që lejoheshin në qarkullim. Priftërinjtë bizantinë vëllezër Cyril dhe Methodius rithurën në vitin 863 Abecenë Glagolitike. [5] Ajo, duke u përshtatur në kohë dhe hapësirë, u fut në përdorim e mori forma të ndryshme në kishat lindore. Perandoria romake kishtare lindore u nda përfundimisht nga ajo perëndimore në vitin 1054 dhe e ndërpreu plotësisht përdorimin e latinishtes. Patriarkana e krishterë ortodokse në Qytetin e Konstandinit (Stambolli i sotëm) e ndërtoi len…gjuhën e vet bizantine mbështetur edhe në gërma para latine të rajonit të Detit Mesdhe; më së shumti prej shtresës ilirike. [5] Gjithashtu, ndërsa fjalët latine në Perëndim përdornin prapashtesën -us, len…gjuha Bizantine në Lindje i dalloi fjalët e saja me prapashtesën -os. Duke u dalluar plotësisht nga latinishtja e Perëndimit, ajo u bë len…gjuha zyrtare kryesore e perandorisë romake fetare lindore. Kjo perandori vazhdoi deri në vitin 1453. Në vitin 1830, perandoritë e Britanisë, Francës e Rusisë krijuan principatën fetare të njohur me emrin “Greqi”, me sipërfaqe sa 1/6 e Greqisë së sotme. Si për një shtet fetar, në thelb si për një shëmbëlltyrë të ish-perandorisë së krishterë lindore, Patriarkana e krishterë ortodokse në Stamboll caktoi që len…gjuha zyrtare e “Greqisë” të ishte ajo bizantine e vetë Patriarkanës. Si flamur për shtetin fetar “Greqi”, perandoria britanike zgjodhi flamurin e vitit 1700 të sipërmarrjes së madhe tregtare “British East India Company”. Sepse ay flamur e kishte kryqin për principatën fetare “greke” dhe vetëm ngjyra u ndryshua nga e kuqe në blu. [6] Si rrjedhim, dhe për shkak të propagandës nga tifozët e dëshiruar të një “Greqie” të lashtë, ndodhi dhe ngatërresa mendore: ngase shteti u quajt “Greqi”, len…gjuha zyrtare në të u quajt gabimisht “greqisht”. Dhe qëllimisht dhe gabimisht tifozët e dëshiruar të një “Greqie” të lashtë dhe të vetëquajturit “grekë”, duke u kthyer mbrapsht në kohë, quajtën e quajnë ”greke” tërë perandorinë romake lindore dhe tërë historinë para-romake. Priftërinjtë e krishterë ortodoksë në Lindje qenë shkruesit, folësit, përhapësit dhe mësuesit e len…gjuhëve të reja për popullatat që zotëronin. Në “Greqi”, gjuha e popullit ishte ndryshe nga ajo e kishës. Popullata ishte arbanase, arbanite (arvanite, biz.) dhe gjuha e saj ishte shqipja. Edhe tani popullata vendase, veçanërisht të moshuarit, flasin shqip. Edhe nën sundimin e perandorisë romakë fetare lindore edhe në atë të perandorisë osmane banorët në atë që quhet sot “Greqi” flitnin shqip dhe e quanin veten ose i quanin romakë, romanë, romaioi ose romioi. Veçse propaganda nga perandoritë europiane në shekullin XIX krijoi përrallën e një “Greqie të lashtë të populluar nga njerëz të bukur, të gjatë, flokëverdhë, të urtë, që përfaqësonin përsosmërinë”. Dhe ia veshi atë përrallë “greke të lashtë” popullatës vendase shqiptare duke e quajtur atë popullatë “greke”. [7] Domethënë, komb “grek” apo “helen” nuk ka, nuk ka patur ndonjëherë. Po të lexohet historia e shkruar dhe të vështrohen hartat e shkuara nuk ndeshet që të ketë patur ndonjëherë shtet “Greqi” e “grekë” apo “Hellas” e “helenë” apo ndonjë lloj perandorie “greke” e perandorë “grekë”. Në tërë periudhën e Republikës apo Perandorisë Romake nuk ka patur ndonjë provincë ose rajon me emrin “Greqi” apo “Elláda”. Në to ndeshen emrat Illyria, Prefecture of Illyricum, Macedonia dhe Epirus, por jo “Greqi” apo “Elláda”. [8] Vetëm në periudhën fundshekulli VII – fundshekulli XII qe një provincë e perandorisë romake lindore që quhej Theme of Hellas (ang.) e cila qarkonte disa copëza të Greqisë së sotme. Emërtimi qe i rastësishëm, vetëm për qëllime luftarake perandorake kundër dyndjeve sllave, dhe pa lidhje kulturore e gjuhësore me vendasit Arbanas – Arbanitë – Arvanitë – Shqiptarë. [9]

Perandoria romake lindore e krishterë qe perandori romake e krishterë ortodokse dhe jo “greke”. Perandorët e saj qenë nga vende të ndryshme, p.sh. Iliria, Siria, Bullgaria, etj. Në qofte se do ishte krijuar një shtet me len…gjuhën perandorake latine, atëherë a do te quhej ai komb latin me len…gjuhë kombëtare latine? Gjithashtu për nga emri, nuk ka patur, për shembull, Itali, Shqipëri, Gjermani, Francë, Turqi ose Egjypt të lashtë. Vendet dhe popullatat kanë qenë organizuar ndryshe dhe emrat e tyre kanë qenë ndryshe. Edhe Egjypti i sotëm në lashtësi quhej Nubia. Atëherë, pse duhet të ketë “Greqi të lashtë”?! Në dy shekujt e kaluar, shumë shkrime të lashta të gdhendura mbi gur dhe poçe janë mëtuar se përfaqësojnë gjuhën “greke të lashtë”. Gjuha Bizantine, domethënë gjuha greke e sotme, nuk ndihmon për të lexuar, shqiptuar dhe kuptuar gjuhën e dëshiruar “greke të lashtë”. Format, qëllimet, dhe renditja e fjalëve (domethënë, gramatika e saj) dhe formimi i shprehjeve e fjalive (domethënë, sintaksa e saj) të “greqishtes së lashtë” janë të pakuptimta për greqisht-folësit e sotëm, pavarësisht se disa germa mund të duken të ngjashme.

4. Gjuhësia si shkencë

Dëshmia për vjetërsinë e një të folure të shkruar janë ose shkrimet e ngurta ose librat e vjetër. Gjuhësia si shkencë filloi në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Si në shkencat e tjera, cilësia e kërkimeve shkencore në gjuhësi varet nga vërtetësia e matjeve eksperimentale, cilësia e mjeteve matëse, këndvështrimi dhe qëllimi i tyre. Shtyllat kryesore të gjuhësisë si shkencë janë: Gramatika – rregullat e ndërtimit të rrënjës së fjalisë, shprehjeve e fjalëve; Morfologjia – rrënjët, pjesët e fjalëve, dhe marrëdhëniet ndërmjet fjalëve; Sintaksa – parimet e ndërtimit të fjalisë; Fonologjia – organizimi i tingujve; Fonetika – lidhja tingullshenjë; Semantika – kuptimi i pranuar për shprehjet, fjalët e shenjat; Pragmatika – lidhja përmbajtjekuptim, përçimi i kuptimit; Antropologjia – gjuha si nevojë e shoqërisë dhe pjesë e kulturës.

5. Në fillim ke gjuhën pastaj e len…gjuhën ose jo

Në fillim njerëzit patën një gjuhë. Më pas, disa e mbajtën e disa jo. E folura kryhet fizikisht nëpërmjet gjuhës (sermone, lat.; tongue, ang.; sprache, gjer.) që njeriu ka në gojë. Prandaj në shqip thuhet “Ai flet gjuhën…”. Domethënë, ai flet sipas gjuhës ose shqipton duke përdorur gjuhën e programuar nga natyra për atë qëllim. Dhe, ai që e ka lënë…gjuhën (lin…gua, lat.; lan…guage, ang.) flet lin…gjuhën ose len…gjuhën. Domethënë duhet ta kesh gjuhën në fillim dhe pastaj e len…gjuhën ose jo. Ky është vërtetim se gjuha shqipe ka qenë ose ka mbirë para len…gjuhëve të tjera. E thënë me një shembull, në fillim kanë qenë emrat shqip Gjon e Gjergj dhe pastaj kanë dalë emrat jo-shqip Giánnis e Geórgios ose John e George. Sepse, përndryshe do të ishin në shqip edhe emrat Gjon e Gjergj edhe emrat Janis e Jorgios edhe Xhon e Xhorxh. Kjo përputhet edhe me përfundimin e pranuar nga Prof. Luigi Luca Cavalli-Sforza në librin e tij “Gjenet, Popujt dhe Gjuhët”. Aty, në Figurën 13, faqe 164, Shqipja (Speech, ang.) është gjuha më e vjetër me moshë mbi 9000 vjet, domethënë si e para gjuhë e mbirë krahasuar me len…gjuhët e tjera të grupuara në modelin e të folurave Euro-Indiane; luteni të shihni Figurën 1. [10] Periudha akullnajore në Europë llogaritet 25’000-13’000 vite më parë. Gjetjet arkeologjike kanë treguar se pas saj jeta filloi të rigjallërohet. Rreth 10’000 vite më parë njerëzit filluan të merren me bujqësi, domethënë pjell-ar-gët, tokarët, ar-bërë-sit, arbëreshët ose ar-bana-sit filluan ta rikthejnë tokën në arë bujqësore. Akoma në shqipen e sotme, ai që merret për të punuar arën (tokën bujqësore) quhet “argat”. E vërtetë sepse kultura kombëtare, ku bën pjesë edhe e folura edhe arti i veshjes, trashëgohet gjenetikisht. [10] Kurse fjala shqipe “pjellargët” është futur në përdorim e lexuar jo-saktë si “pellazgët” (pelasgians, ang.) prej autorëve jo shqiptarë. Të folurat janë si lulet e jetës që mbijnë mbi një shtresë të vetme ose të përbashkët. Ky këndvështrim është në harmoni me urtësinë e lashtë të Lules së Jetës mbi Tokë. Nga pikëpamja gjeometrike, Lulja e Jetës jep harmoni të plotë të përpjesëtimeve që përmban. Nga ajo dalin Pema e Jetës, Veza e Jetës, Fara e Jetës, Fruti i Jetës, sfera, trupat e ngurtë Platonikë, thyesa e artë e numrave, gjeometria e shenjtë, etj. [11] E shpjeguar me një shembull të ngjashëm natyror, lulja Narcissus poeticus futet shkencërisht brenda familjes Amaryllis të luleve dhe kjo nuk domethënë se Narcissus poeticus ka lindur nga, bie fjala, Amaryllis belladonna.

6. Mbartur në gjuhën e vet

Dy mijëvjeçarët e fundit të pushtimit të trojeve arbërorë nga perandoritë romake dhe osmane qenë të mjaftë për të mbuluar ose fshirë pothuaj çdo gjurmë të dukshme të shqipes së shkruar ose të skalitur. Megjithatë gjuha shqipe ka një veti që e bën atë të përjetshme, sado pak të dallohet diku. Edhe në të folurën e të shkrojturën e sotme, Shqipja (The Speech, ang.) përmban shumë fjalë që në vetvete janë pjesë fjalie me kuptim të qartë gramatike, morfologjik, sintaksor, fonologjik, fonetik, semantik, pragmatik e antropologjik. Vetëm një që është shqiptar i lindur mund t’i dallojë ato fjalë lehtësisht. Ca shembuj jepen në Tabelën 1.

7. Gërmimi në len…gjuhë

Vetia e Shqipes (Speech, ang.) për të patur fjalë që në vetvete janë pjesë fjalie ose shprehje me kuptim të qartë e të plotë ka bërë që ajo të mbetet e pandryshuar në jetë të jetëve. Domethënë, mund të zhduken libra e shkrime në shqip por e folura e trashëguar dhe fjalët apo shprehjet e mbartura në len…gjuhët e tjera mjaftojnë për të rilindur ose rigjallëruar shqipen e plotë. Fjalët apo shprehjet në shqip ndeshen në të tjerat len…gjuhë në të paktën në kontinentin europian dhe pellgun mesdhetar edhe në shkrime edhe në emërtime vendesh. Prania e shprehjeve shqip në formën e fjalëve në vendet dhe në të tjerat len…gjuhë vërteton se pjesët e gjuhës shqipe: (1) Janë lënë të harruara pa u mbuluar përgjatë historisë, dhe ashtu janë ruajtur në origjinal. Rastet e shqyrtuara më poshtë si emërtime vendesh e pohojnë këtë gjë. (2) Ose janë marrë çdoherë në përdorim për shkak të përmbajtjes së saktë të tyre. (3) Ose janë marrë në përdorim duke u ndryshuar porse çdoherë fillesa shqipe iu është ruajtur. (4) Ose, edhe nëse janë marrë në përdorim rastësisht nga të tjerat len…gjuhë të mëvonshme, ajo gjë vërteton praninë shumë më të hershme të gjuhës shqipe dhe një qytetërimi udhëheqës shumë të zhvilluar që fliste Shqip (Speech, ang.), domethënë Gjuhën Hyjnore. Gjuha shqipe e tanishme ka në përdorim fjalë jo-shqipe të ngecura rastësisht ose me forcë nga pushtuesit përgjatë 2000 vjetëve të shkuara. E megjithatë, gjuha shqipe nuk ka ndryshuar sepse ajo i përshtat ato fjalë në Albanisht. Prania e fjalëve dhe shprehjeve fjalore që lexohen shqip në len…gjuhët e kontinentit europian dhe pellgut mesdhetar, dhe përtej: (1) Përjashton marrjen e shprehjeve fjalore shqipe nga tërë len…gjuhët sepse shqipfolësit nuk kanë qenë ardhacakë pushtues të të gjithëve. (2) Vërteton se shqipfolësit kanë qenë vendas të paktën në kontinentin europian dhe atë mesdhetar, dhe të pranishëm tek shkollarët gjithmonë. Për shembull, bujqit e parë Tokarë (Tochari, lat., Tocharian, ang.) në shekujt XX p.e.s. – VIII e.s. në Rrafshnaltën Tarim në Kinën perëndimore qenë racë europiane. [12, 13] Përshkrimi i tyre qe në shqip: Tok(ë) ar-ë. Lidhja e tanishme me Tokarët është popullata Hunzake, e cila jeton në Luginën e Hundëzës/Hunzës, në Pakistan, pranë Rrafshnaltës Tarim. Si racë, ajo popullatë është europiane. Në kulturë, ajo ngjason më shqiptarët. Gjuha e tyre ka ruajtur shumë fjalë, fjali të shkurta dhe shprehje fjalore të Shqipes. [14-16] (3) Tregon se ka patur një qytetërim të zhvilluar më të hershëm Shqip nga ku janë marrë fjalët e duhura për të hartuar len…gjuhët. (4) Vërteton se kalimi nga Shqipja (The Speech, ang.) në të tjerat len…gjuhë ka pas ruajtur rrënjët gramatikore duke i mbartur të ngrira fjalët dhe shprehjet fjalore nga Shqipja. Kjo gjë sqaron edhe përputhshmërinë themelore të fjalëve Shqip (Speech, ang.) me ato në anglisht, dhënë në Tabelën 2.

8. Mbartur tek librat e shenjtë

Dhiata e parë është Dhiata Hebraike e quajtur Tanakh në hebraisht dhe shkrimet e lashta fetare janë përmbledhur në 24 libra. Ajo ndahet në tre pjesë: Torah (5 libra), Nevi’im (8 libra), Ketuvim (11 libra). Dhiatë e Vjetër quhet pjesa e parë e Dhiatave të krishtera, e shkruar duke u mbështetur në Dhiatën Hebraike. [17,18] Libri i parë në Torah quhet “Në Fillim” (Bereishit, hebr.) dhe në Dhiatën e Vjetër ai quhet “Zanafilla” (Genesis, ang.). Vetë fjala Bereishit tingëllon shqip: “Bërë ishit / sit”, sepse në këtë libër të parë jepet krijimi i natyrës dhe jetës në fillim. [19] Kalendari hebraik e fillon krijimin e jetës në vitin 3761 p.e.s. Në këtë libër shkruhet si më poshtë [20, 21]:

Zanafilla 1:1 – Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. Zanafilla 6:4 – Kishte nëfillimë mbi tokë në ato kohë, madje edhe më vonë, kur bijtë e Perëndisë iu afruan bijave të njerëzve dhe këto u lindën atyre fëmijë. Ata janë heronjtë që jetuan në kohët e lashtësisë, janë njerëzit e famshëm të atyre kohëve. Zanafilla 11:1 – Dhe tërë toka fliste të njëjtën gjuhë dhe përdorte të njëjtat fjalë. Zanafilla 11:6 – Dhe Zoti tha: Ja, ata janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë të njëjtën gjuhë; dhe kjo është ajo që ata filluan të bëjnë; tani asgjë nuk ka për t’i penguar ata të përfundojnë atë që kanë ndërmend të bëjnë.
Libri i katërt në Torah titullohet “Në Shkretëtirë” (Bamidbar, hebr.) dhe “Numrat” në Dhiatën e Vjetër. Në të shkruhet [20, 21]:

Numrat 13:33 – Dhe aty pamë nëfillimët (pasardhësit e Anakut rrjedhin nga nëfillimët), përballë të cilëve na dukej se ishim karkaleca, dhe kështu duhet t’u dukeshim atyre.

Duke e analizuar nga këndvështrimi gramatik, morfologjik, sintaksor, fonologjik, fonetik, semantik, pragmatik e antropologjik, fjala “Nëfillimët” për nga vendndodhjet e përdorimi i saj është në mënyrë të pastër shprehje shqipe. Fjala “nëfillimët” është në fillim të rrëfimit në librin e parë të shkruar për Zanafillën e Origjinës, është në fillim të fillimit të Krijimit. Ajo ripërmendet edhe në librin e katërt. Ajo fjalë është aty ku e kur përshkruhen njerëzit në fillim të krijimit të jetës mbi Tokë, njerëzit e fillimit, domethënë nëfillimët. Kudo flitej e njëjta gjuhë në fillim, gjuha e nëfillimëve, domethënë shqip (speech, ang.). Titujt e pjesës së dytë e të tretë të Dhiatës Hebraike përkthehen nga hebraishtja Nevi’im = Profetët dhe Ketuvim = Shkrimet. Të dy këto tituj tingëllojnë shqip sepse ato lexohen shqip dhe japin kuptim të saktë për çfarë përfaqësojnë si tituj e përmbajtje në hebraisht. Tetë librat Nevi’im janë librat e (Ne!) profetëve, thëniet e të cilëve vijnë (Ku?) në shkrimet e tyre. Nevi’im = Ne vim = Ne vijmë = Ne [profetët] vijmë = We [the prophets] come (ang.). Ketuvim = Këtu vim = Këtu vijmë = Këtu [në këto shkrime] vijmë = Here [in these writings] we come (ang.). Libri i Mormonit është një tekst i shenjtë i Lëvizjes së Ditës së Shenjtë të Mëvonshme i ngjashëm me Dhiatën dhe botuar për herë të parë në Mars 1830 në ShBA. Në hyrjen e librit flitet për dy gurë të shenjtë të quajtur Urim dhe Thummim të ngjitur në gjoksoren e parashikuesve të lashtë. [22] Fjalët Urim dhe Thummim ndeshen shtatë herë në Dhiatën e Vjetër. [23] Shpjegim apo kuptim të saktë për këto dy fjalë nga ata që nuk janë shqiptarë nuk ka. Ndërsa, nga këndvështrimi gramatik, morfologjik, sintaksor, fonologjik, fonetik, semantik, pragmatik e antropologjik këto janë fjalë të pastra në shqip: Urim dhe Thummim/Thumim/Thumbim. Çdo shqiptar i lexon dhe kupton menjëherë këto dy fjalë dhe buzëqesh. Sepse, jeta ka kuptim të vështrohet si urim dhe thumbim, si kënaqësi dhe moskënaqësi, si pëlqim dhe mospëlqim. Të flasësh shqip domethënë të flasësh gjuhën e shenjtë, Shqipen e Shenjtë (Holy Speech, ang.), Frymën e Shenjtë, Fjalën e Shenjtë, Shqipen Hyjnore, të Folmen e Parë, sepse e para ishte fjala pastaj filloi jeta.

9. Mbartur në emërtimet e vendeve

Disa shembuj për shprehjet shqip të ruajtura si emërtime vendesh jepen më poshtë. Të para nga këndvështrimi gramatik, morfologjik, sintaksor, fonologjik, fonetik, semantik, pragmatik e antropologjik këto emërtime janë shprehje fjalore të qarta në shqip (speech, ang.). Këto shembuj janë domethënës sepse vërtetohen pikërisht prej vetisë gjeografike natyrore të atij vendi. Kjo gjë shkon përtej origjinës apo rrënjëve gjuhësore të fjalëve (etymology, ang.) dhe emërtimeve të vendeve (toponymy, ang.). Shembujt më poshtë kanë të bëjnë pikërisht me mbartjen e shprehjeve fjalore të gjuhës shqipe në vendet e mbuluara nga len…gjuhët. Mar Mediterraneo (ita.) – Deti Mesdhe – Deti Mes dhe – Në libra jepen emërtime historike të ndryshme për të dhe se emri i tanishëm është ndeshur në një dokument të një shkollari spanjoll të shekullit VI. [24] Siç mund të shihet nga shumë lart mbi Tokë, Deti Mes-dhe domethënë fjalë për fjalë në shqip Deti në Mes të Dheut. Aigaío Pélagos (biz.) – Ege Denizi (turk.) – Mar Egeo (ita.) – Deti Egje – Ky është deti shumëishullor midis Greqisë dhe Turqisë. Në libra, origjinës dhe kuptimit të emrit të tij i mveshin një përrallë të pakuptimtë lashtësie. [25] Meqenëse ky det është pjesë e Detit Mesdhe të madh, vendasit ishullorë dhe kontinentalë, domethënë arbanasit, arbanitët (arvanitët, biz.), e quanin Deti Mesogjë. Ky emër është shprehje fjalore në Shqip që përshkruan vetinë e atij deti, domethënë cilëson Detin MesoGjë, detin që është në mes. Dhe vetvetiu emri i detit në shqipen vendase ngeli Deti Egje ndërkohë që më vonë mori forma ndryshe në të tjerat len…gjuhë. Malta – Maltha – Mal tha – Malta është ishull-shtet në Detin Mesdhe. Malta është pikërisht një ishull shkëmbor malor i thatë, ku nuk ka lumenj dhe liqene të përhershëm. [26] Maltha ose Mali i Thatë është një emërtim i zakonshëm në trojet shqiptare. Gibraltar (ang.) – Gjibrrylthari – Gji brryl thari – Gjibraltari është qytet-shtet britanik përtej deteve, në kufi me Spanjën; cepi në anën lindore të gjiut përkatës. E parë nga shumë lart mbi Tokë, forma e cepit i ngjan brrylit të përthyer, ku pjesa e brendshme është porti i Gjibrryltharit. Dhe pothuaj tërë cepi mbulohet nga Shkëmbi i Gjibrryltharit, i cili është një mal gëlqeror i thatë; më saktë, i tharë sepse është gëlqeror. [27] Pra, ai që njihet si Bay of Gibraltar (ang.) ose Bahía de Algeciras (spa.) është pikërisht Gji-Brryl-Thari. Lombardia (ita.) – Lumbardhia – Lum bardhi-a – Lombardia është provinca veri-perëndimore e Italisë me kryeqendër Milanon. [28] Lumbardh ose Lumë i Bardhë ose I Bardhi ose Bardhar janë emra të zakonshëm në trojet shqiptare. Lum-bardhi-a është emër qartësisht shqip për rajonin e madh ku kalon i quajturi në mënyrë natyrale Lumi i Bardhë. Në fakt, lumi i madh në Italinë e veriut që përvijon kufirin jugor të provincës Lombardia quhet Lumi Po, që në italisht nuk shpjegohet por në shqip lexohet qartas Po (Yes, ang.). Lumbardhi është lumë pranë maleve të larta apo Alpeve. Si i tillë ai është lumë që mbledh ujin e borës së bardhë, prandaj quhet Lum-bardhi. Trieste – Triështë – Tri është – Trieste është qytet në breg të Detit Adriatik në veriun e Italisë. Në thelb, qyteti i Triestes është i ndërtuar mbi tre kodra të mëdha. [29]

Etruria – E truri-a – Tru-ri-a – Etruria ishte në shekujt IX – VI p.e.s. një rajon mjaft i zhvilluar në qendrën dhe pjesën e sipërme perëndimore të gadishullit Apenin. Kultura romake mbiu prej kulturës etruske. Periudha etruske përfundoi me themelimin e Republikës Romake ne vitin 509 p.e.s. [30] Ndërsa në të tjerat len…gjuhë ky emër nuk ka shpjegim, në shqip (speech, ang.) ky emër njërrokësh është lehtas i qartë: Tru (Brain, ang.). Po në shqip, banorët e atij rajoni quhen E-tru-skë dhe në përdorim si mbiemër gjuhësor fjala është E-tru-ske. Në mes të atij rajoni kalonte/kalon lumi Albenia (Albegna, Ita.). Emri “Truri” (The Brain, ang) është sipas të folmes shqipe të Shqipërisë jugore. Sipas të folmës veriore ai është “Truni”. Me kalimin e shekujve dhe si përshtatje në përdorim Etruskët e të shkuarës u quajtën Tuskë/Toskë (Tuscī, lat.) dhe rajoni i tyre Toskanë (Toscana, ita., Tuscany, ang.). Ndërkohë në Shqip rajoni i Shqipërisë jugut quhet akoma Toskëri dhe banorët Toskë, kurse rajoni i Shqipërisë veriut quhet Gegëri dhe banorët Gegë. Ai “Tru” rilindi në Firence, Toskanë, në shekullin XIV, kulmoi në shekullin XV, i dha dritën Rilindjes kulturore italiane e cila më pas i dha dritë Rilindjes europiane në shekujt XV-XVI. Via Egnatia (lat.) – Via/Vija Enjatia – Via/Vija E-njati-a – Rruga Enjatia qe një rrugë e famshme e ndërtuar nga romakët në shekullin II p.e.s. Ajo fillonte në Durrësin e Ilirisë, vazhdonte nëpër luginë e lumit Shkumbin kalonte Maqedoninë e Thrakën, dhe arrinte në Bizant (Stambolli i sotëm). [31] “GN” nw latinisht ose italisht shqiptohet “NJ” si në shqip. Kjo domethënë se Egnatia/Enjatia është një shprehje fjalore e pastër në shqip e cila ka kuptimin e një emri në gjuhësi. Ndërsa “E njati” dëften veprimin zgjatues ([He] reached out, ang.), shprehja fjalore “E njati-a” (The reaching out, ang.) është emër i shquar në gjuhësi. Kuptimi është i saktë sepse Via Egnatia/Enjatia ishte një zgajtim në anën lindore të Detit Adriatik të Rrugës Appia që lidhte Romën me Brindizin. Pranë fjalës Egnatia/Enjatia edhe fjala në latinisht “Via” (The Road, ang.) është në shqip sepse rrënja e saj “Vi” është në shqip: Vi (Line, ang.) dhe Via/Vija (The Line, ang.). Mbi dheun e tokës Via (lat.) është një rrugë (Road, ang). Shumë lart nga sipër, Via (lat.) ose Road (ang.) është një Vi në shqip (Line, ang.). Via Egnatia/Enjatia është akoma dhe emri i saj shihet i gdhendur mbi gurë. Ky rast është një vërtetim se Shqipja (The Speech, ang.) ishte në përdorim dhe shkollarët shqipfolës ishin të pranishëm në ato kohëra. Iónio Pélagos (biz.) – Mar Ionio (ita.) – Deti Ion – Deti Ion/Ionë/Jonë – Ky është deti që përkufizohet nga Shqipëria e jugut, Greqia perëndimore dhe Italia e jugut. Në Greqi, emrit Ion ose nuk ia dinë zanafillën ose i mveshin një përrallë me histori të pakuptimtë lashtësie. [32] Por në shqip ai është në fakt përemër pronor: jonë, i jonë. Pra emri i saktë i tij është Deti Ionë/Jonë (Our Sea, ang.) Mer Tyrrhénienne (fr.) – Mar Tirreno (ita.) – Deti Tiren/Tyren – Deti Tire-n / Tyre-n – Ky është deti në pjesën perëndimore të poshtme të Italisë dhe kufizohet edhe nga Siçilia, Sardenia dhe Korsika. Në libra, origjinën e emrit të tij e nxjerrin nga një përrallë lashtësie për një princ Tyrrhenus që bashkë me ardhacakët e tij nga Lidia (Turqia e sotme) u vendosën tokën e Etruskëve. [33] Në shqip, ky emërtim lexohet dhe kuptohet lehtas drejtpërsëdrejti Deti i Tire ose Deti Tiren sipas të folurës jugore shqiptare apo Deri i Tyre ose Deti Tyren sipas të folurës veriore shqiptare. Emërtimet në shqip Deti Ion/Ionë/Jonë (Our Sea, ang.) dhe Deti Tyren/Tiren (Their Sea, ang.) vërtetojnë dhe i japin kuptim plotësues njëri tjetrit, sepse njëri det është në anën lindore dhe tjetri në anën perëndimore të Italisë së poshtme. Për më shumë, gjuha rrënjë e popullit të Sardenjës quhet Arvareshu dhe është qartësisht Shqip. [34-36] Étretat – Etretat – E tretat – Étretat është fshat bregdetar, pjesë e rajonit Seine-Maritime në Normandi, në veri-perëndim të Francës. Étretat, si pjesë e brigjeve të larta shkëmbore, mirë-njihet për tre harqe të mëdhenj shkëmbore të ngulur në oqean. [37] Për vendasit Étretat nuk ka ndonjë kuptim. Në Shqip, Étretat është pikërisht vendi i të tre harqeve, vendi i të tretave, E tretat.

Baltic Sea (ang.) – Deti Baltik – Deti Balt-ik – Ky është deti që përkufizohet nga Gjermania, Polonia, Lituania, Letonia, Estonia, Finlanda e Suedia. Brigjet këtij deti janë me baltë e llucë (Mud, ang.), moçalore e jo shkëmbore. [38, 39] Prandaj, mbiemri gjuhësor “Baltik” shpreh në shqip pikërisht vetinë natyrore të tokave të laguna për brigjet të këtij deti. Danube River (ang.) – Lumi Danub – I Shtrimi – Ky lum buron në Gjermani dhe duke mbledhur sasi prurje shumë të mëdha ujrash rrjedh shtruar drejt juglindjes për 2850 km deri në Detin e Zi. Ai është i lundrueshëm për 2415 km dhe si i tillë ka qenë rrugë tregtare që në kohët e lashta. Ai paraqitet me emrin Ister mbi një hartë të përcjellur si e vitit 450 p.e.s. me autor një persian të quajtur Herodoti i Halikarnasit (484 – 425 p.e.s.); vendndodhja: Azia e Vogël e sotme. Po me këtë emër paraqitet edhe mbi një hartë të përcjellur si e vitit 220 p.e.s. me autor një afrikan të quajtur Eratosteni i Sirenës (276 – 195 p.e.s.); vendndodhja: Libia e sotme. I njëjti emër u ruajt edhe në hartat e perandorisë romake. Për shembull, ky lumë përbënte kufirin e sipërm të Prefekturës së Ilirisë mbi një hartë të vitit 395 e.s. Emri i vonshëm Danub paraqitet i përshtatur në len…gjuhët e ndryshme. Ka shumë hamendësime që duke marrë parasysh përbërësit gjeografikë dhe historikë përpiqen t’i gjejnë rrënjën dhe kuptimin emrave të këtij lumi. [40] Meqenëse tipari dallues i këtij lumi është rrjedhja e shtruar, në Shqip thuhet: “Ky lum rrjedh shtruar”. Dhe prandaj, ai është quajtur që nga fillimi “I Shtrimi”, lumi që rrjedh shtruar.

10. Përfundim

Shqipja (The Speech, ang.) ka mbirë e para në hapësirën Euro-Mesdhetare. Shqipja nëse do ishte e re do kishte ose do ia kishin caktuar një datë fillimi. Ajo është aq e vjetër saqë historia e shkruar euromesdhetare pa dashje edhe e dallon edhe e vërteton se gjuha shqipe është më e vjetra. Meqenëse edhe gjuha trashëgohet, Shqipja rilindi e plotë pas shekujve të Errësirës. Shqipja (The Speech, ang.) mund të zbërthejë shkrimet e shumta të lashta të skalitura mbi gurë e poçe. Të tilla si, ato të mëtuara së përfaqësojnë len…gjuhët “e lashta greke” apo të qytetërimit Shumer 4500-1900 p.e.s. U provua se emërtimet Nëfillimë (Nephilim, ang.), Pjellargë, Tokarë, Arbërës, Arbëreshë, Arbanas dhe Arvareshu janë shprehje fjalore në Shqip (Speech, ang.). Të gjithë këta emra i përkasin popullit të fillimit. Lehtësisht u provua se shprehjet fjalore në Shqip janë edhe pjesë e vet Shqipes edhe të mbartura në len…gjuhët. Për shembull, Dhjatat e Shenjta përmbajnë shprehje fjalore në Shqip. Për sa i përket Dhjatave të Shenjta, çështja nuk është se librat fetarë nuk mund të përdoren si burim shkencor, gjë që është e pranueshme. Sepse ajo që ka rëndësi është se çfar mbartin ato libra të shumë të vjetër. Dhe kjo domethënë se më shumë dituni mund të nxirret për kohët që ata libra iu përkasin. Shprehjet fjalore në Shqip që janë ruajtur kudo në emërtimet e vendeve madhështore të mirënjohura vërtetojnë vetveten sepse ata shprehin saktësisht tiparet e vendeve përkatëse. Mbi të gjithat e thëna më sipër, është pak të vihet në pikëpyetje nëse “Ilirët” e Gadishullit Ilirik ishin apo nuk ishin “I Lirë” apo “Të Lirë” (The Free ose Free, ang.). [41] Veçan nga kjo, shumë më të thella janë pyetjet se cilët i quajtën ato “I-Lirë”, cilët e mbartën dhe si deri në ditët e sotme këtë emër që është mbiemër cilësor, dhe çfar mbart ky emër. Shqipen e Shenjtë (The Holy Speech, ang.), Gjuhën Hyjnore (The Heavenly Tongue, ang.)

11. Mirënjohje

Është mirësi të kujtohen shkëmbimet e çmuara të mendimeve me të nderuarin Robert Elsie, drita e të cilit u shua më 2 Tetor 2017.

12. Burime të përdorura

1. Logical Truth. https://plato.stanford.edu/entries/logical-truth/ (20.02.2020) 2. Gottfried Wilhelm Leibniz. http://plato.stanford.edu/entries/leibniz/ (20.02.2020) 3. Fabius Planciades Fulgentius. https://en.wikipedia.org/wiki/Fabius_Planciades_Fulgentius (20.02.2020) 4. Natalis Comes. https://en.wikipedia.org/wiki/Natalis_Comes (20.02.2020) 5. Fahri Xharra, Roma fliste Shqip, Lena, Prishtinë, 2019 6. East India Company. https://en.wikipedia.org/wiki/East_India_Company (20.02.2020) 7. Michael Kimmelman, Elgin Marble Argument in a New Light, New York Times, 23 June 2009 8. Roman Province. https://en.wikipedia.org/wiki/Roman_province (20.02.2020) 9. Hellas (theme). https://en.wikipedia.org/wiki/Hellas_(theme) (20.02.2020) 10. Luigi Luca Cavalli-Sforza, Genes, Peoples and Languages, North Point Press, New York, 2000 11. Flower of Life Meaning, Origin, Application, Effect. http://flower-of-life.net/ (20.02.2020) 12. www.gerdcarling.se/2018/07/11/the-tocharians,-the-mysterious-people-that-travelled-more-than-4000-kmand-ended-up-in-a-desert-40064107 (10.01.2020) 13. Tocharians. https://en.wikipedia.org/wiki/Tocharians (20.02.2020) 14. Jay M. Hoffman, Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people, Professional Press Publishing Association, 5th Ed., Valley Center, 1985 15. Etienne Tiffou, Hunza Proverbs, University of Calgary Press, Calgary, 1993 16. Saimir Lolja, Hundëza dhe Hunzakët jetëgjatë, g. Panorama, 30 Tetor 2003 17. Hebrew Bible. https://en.wikipedia.org/wiki/Hebrew_Bible (20.02.2020) 18. Old Testament. https://en.wikipedia.org/wiki/Old_Testament (20.02.2020) 19. Book of Genesis. https://en.wikipedia.org/wiki/Book_of_Genesis (20.02.2020) 20. English Standard Version Bible. https://biblehub.com/ (20.02.2020) 21. Orthodox Jewish Bible. https://biblehub.com/ (20.02.2020) 22. The Book of Mormon, LDS Church internet ed., Salt Lake City, 2013 23. Urim and Thummim (Latter Day Saints). https://en.wikipedia.org/wiki/Urim_and_Thummim_(Latter_Day_Saints) (20.02.2020) 24. Mediterranean Sea. https://en.wikipedia.org/wiki/Mediterranean_Sea (20.02.2020) 25. Aegean Sea. https://en.wikipedia.org/wiki/Aegean_Sea (20.02.2020) 26. Malta. https://en.wikipedia.org/wiki/Malta (20.02.2020) 27. Gibraltar. https://en.wikipedia.org/wiki/Gibraltar (20.02.2020) 28. Lombardy. https://en.wikipedia.org/wiki/Lombardy (20.02.2020) 29. Trieste. https://en.wikipedia.org/wiki/Trieste (20.02.2020) 30. Etruria. https://en.wikipedia.org/wiki/Etruria (20.02.2020) 31. Via Egnatia. https://en.wikipedia.org/wiki/Via_Egnatia (20.02.2020) 32. Georgios Babiniotis, Lexiko tis Neoellinikis Glossas (Dictionary of Modern Greek Language), Kentro Lexikologias, Athens, 2012 33. Tyrrhenian Sea. https://en.wikipedia.org/wiki/Tyrrhenian_Sea (20.02.2020) 34. Salvatore B. Mele, Arvareshu: Gjuha proto-sarde ilirike, 2013. www.voalonline.ch/index.php?mod=article&cat=SHQIPTAR%C3%8BT&article=36153 (20.02.2020) 35. Salvatore B. Mele, Arvareshu: La Lingua Protosarda Ilirica Pelasgica e Etrusca, Sardigna: Logo Sardigna EBook, 2015 36. Salvatore B. Mele, Sardegna: Arvareshu, una lingua sorella dell’Albanese, 2019. www.youtube.com/watch?v=Z6I7al5R3Ag&feature=youtu.be (20.02.2020) 37. Étretat. https://en.wikipedia.org/wiki/%C3%89tretat (20.02.2020) 38. Baltic Sea. https://en.wikipedia.org/wiki/Baltic_Sea (20.02.2020) 39. James S. Aber, Bogs and Mires of the Baltic Region with Examples from Estonia. http://academic.emporia.edu/aberjame/wetland/baltic/baltic.htm (20.02.2020) 40. Danube. https://en.wikipedia.org/wiki/Danube (20.02.2020) 41. John J. Wilkes, The Illyrians, Blackwell, Massachusetts, 1992

FAKSIMILE: Procesverbali sekret, si u dënuan dhe çfarë thanë para pushkatimit zv.kryeministri Këllezi dhe ministri Theodhosi

Këto dokumenta të rrallë arkivorë që mbajnë siglat “sekret” dhe “ekzemplar i vetëm” rrëfejnë fundin e Abdyl Këllezit dhe Koço Theodhosit.

Dokumentat janë publikuar për herë të parë nga DITA.

Abdyl Këllezi u lind në Tiranë në vitin 1919. Ka qenë anëtar i byrosë politike të PPSH, ish-ministër i ekonomisë dhe zv/kryeministër i Shqipërisë në vitet 1945-1975.

U ekzekutua me pushkatim.

Koço Theodhosi ka lindur në vitin 1913, në Korçë. Ka qenë anëtar i byrosë politike të PPSH dhe ministër i industrisë e minierave.

U akuzua si sabotator në 1975 dhe u pushkatua bashkë me zv.kryeministrin Këllezi (në foto gjatë një vizite në Itali).

Vendimi dhe procesverbali i ekzekutimit

Vendimi dhe procesverbali i ekzekutimit

Mosfalja nga Presidiumi

Mosfalja nga Presidiumi

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË / PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR
Tiranë, më 31.11.1977 / Nr. 512/1

MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME
– Drejtorisë së Hetuesisë –

PROKURORISË SË PËRGJITHSHME

Për njoftim: GJYKATËS SË LARTË

TIRANË – Presidiumi i Kuvendit Popullor, në mbledhjen e datës 31.5.1977 refuzoi t’u fali jetën:

1. Abdyl Mehmet Këllezi, dtl. 1920, nga Tirana, dënuar me vendimin nr. 4 dt. 17.5.1977 të kolegjit penal të Gjykatës së Lartë me vdekje (pushkatim) për krimet e parashikuara nga nenet 72 e 73 në kombinim me nenin 76 të Kodit Penal.
2. Koço Llambi Theodhosi, dtl. 1913, banues në Tiranë, dënuar me vendimin nr. 4 dt. 17.5.1977 të kolegjit penal të Gjykatës së Lartë me vdekje (pushkatim) për krimet e parashikuara nga nenet 72 e 73 në kombinim me nenin 76 të Kodit Penal.
3. Xhavit Ymer Sallaku, dtl. 1929, lindur në Tiranë dhe banues në Fier, dënuar me vendimin nr. 67 datë 25.3.1977 të Gjykatës së Rrethit Fier me vdekje (pushkatim), për krimin e tradhtisë ndaj Atdheut, sabotim ekonomik dhe agjitacion e propagandë kundër Pushtetit Popullor.
4. Shaban Muslim Lilka, dtl. 1907, lindur dhe banues në fshatin Miras të rrethit Korçë, dënuar me vendimin nr. 65 datë 10.4.1977 të Gjykatës së Rrethit Korçë me vdekje (pushkatim) se në bashkëpunim ka vrarë për shkaqe të dobëta Zaim Lilkën dhe ka tentuar të vrasë Pema Lilkën, si dhe ka kundërshtuar me dhunë përfaqësuesin e pushtetit.
5. Osman Ymer Zalla, dtl. 1938, lindur dhe banues në fshatin Bruz-Zallë të rrethit Krujë, dënuar me vendimin nr. 26 datë 13.4.1977 të Gjykatës së Rrethit Krujë me vdekje (pushkatim) se në bashkëpunim ka vrarë për motive të dobëta Hajdar Shehun; për përvetësim të pasurisë socialiste në bashkëpunim e në përpjesëtime të mëdha; për përvetësim të pasurisë së qytetarëve, për për përvetësim të pasurisë së gjetur; për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzimin e një krimi të rëndë.

Vendimet për personat e mësipërm të ekzekutohen me pushkatim.

SEKRETARI I PRESIDIUMIT
TELO MEZINI

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

SEKRET
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME Ekzemplar i vetëm
Nr. 367/1 Prot Tiranë, më 31.5.1977

LËNDA: Mbi ekzekutimin me vdekje (pushkatim) të dy të dënuarve.

MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME
DREJTORISË SË HETUESISË

Për njoftim: PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM TË RPSSH

TIRANË – Në bazë të vendimit nr. 4 datë 17.5.1977 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të RPSSH, janë dënuar me vdekje(pushkatim), personat e poshtëshënuar:

1. Abdyl Këllezi 2. Koço Theodhosi.

Meqënëse Presidiumi i Kuvendit Popullor me shkresën Nr. 512/1 datë 31.5.1977, njofton refuzimin e kërkesës për faljen e jetës së tyre;

URDHËROJ:

Që të dënuarit Abdyl Këllezi e Koço Theodhosi të ekzekutohen me vdekje (pushkatim) në vendin e caktuar më datën 31.5.1977 ora 15:00.

Për ekzekutimin e tyre, ngarkoj grupin e caktuar të Drejtorisë së Hetuesisë.
Para se të ekzekutohen të njoftohen të dënuarit e sipërm se kërkesa për faljen e jetës së tyre, iu është refuzuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Pas ekzekutimit, i ngarkuari me këtë punë, duhet të mbajë procesverbalin e ekzekutimit të vendimit që mban edhe fjalën e fundit të të ekzekutuarve.

MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME
KADRI HAZBIU

Ekzemplar i vetëm

PROCESVERBAL

Në Tiranë, më 31.5.1977

Në bazë të urdhrit të Ministrit Punëve të Brendshme Nr. 367/1 datë 31.5.1977 ora 15:00, në vendin e caktuar, në prani të prokurorit Rrapi Mino dhe të mjekut Nevzat Vigani, nga unë Idriz Seiti i ngarkuar i Drejtorisë së Hetuesisë u ekzekutua vendimi me vdekje (pushkatim) për armiqtë Abdyl Këllezi e Koço Theodhosi.
Para ekzekutimit, secili nga këta armiq u njoftua nga prokurori se Presidiumi i Kuvendit Popullor, refuzoi kërkesat e tyre për faljen e jetës. Pas kësaj ata thanë:

1. Abdyl Këllezi: Nuk kam gjë për të thënë.
2. Koço Theodhosi: S’kam gjë.

Në përfundim, u krye ekzekutimi i tyre nga unë Idriz Seiti dhe u kontrolluan nga mjeku Nevzat Vigani i cili konstatoi vdekjen e tyre.

I ngarkuari për ekzekutim: Idriz Seiti / Prokurori: Rrapi Mino / Mjeku: Nevzat Vigani

Napoleon Bonaparti vdiq më 5 maj 1821 në Shën-Helenë, por kur u mor vesh ky lajm në Francë?

Napoleon I, perandor (nga François Gérard, 1805).

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Qershor 2020

 

“La Gazette de France” ka botuar, të shtunën e 7 korrikut 1821, në ballinë, shkrimin mbi informimin e vdekjes së ish-perandorit francez Napoleon Bonapartit në Shën-Helenë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Paris, 6 korrik.

 

Dje, një shkresë telegrafike transmetoi lajmin për vdekjen e Napoleon Bonapartit. Ai ka vdekur më 5 maj nga kanceri i gjirit, pasi thirri pranë tij një ministër feje (një prift). Bonaparti lindi më 15 gusht 1769.

 

— Sot kemi marrë, nëpërmjet një mënyre të jashtëzakonshme, gazetat angleze të datës 4 korrik. Vdekja e Bonapartit njoftohet zyrtarisht në to. Ja se si “Le Courrier” njoftoi këtë lajm :

 

Bonaparti nuk është më. Ai vdiq më 5 maj në orën gjashtë të mbrëmjes, pas një sëmundje që e mbajti në shtrat për dyzet ditë. Ai pati dhënë urdhërin që të hapet trupi i tij, pasi dyshonte se kishte të njëjtën sëmundje nga e cila vdiq babai i tij. Kjo sëmundje ishte kanceri i stomakut. Kur i hapën trupin, u mor vesh se dyshimet e tij ishin të bazuara : një kancer ishte formuar në të vërtetë në stomakun e tij. Ai ishte i vetëdijshëm deri në ditën e fundit të jetës së tij dhe vdiq pa vuajtur.

 

Një raport tjetër që kemi para nesh, thotë se sëmundja, prej së cilës Bonaparti vdiq, ishte një abces (infektim). Sidoqoftë, ne do të shohim në fragmentin vijues të një letre të veçantë nga Shën-Helena e datës 7 maj, se kanceri ishte shkaku i vdekjes së tij :

 

Bonaparti vdiq të shtunën e 5 majit, në orën gjashtë të mbrëmjes, pas një sëmundjeje që zgjati gjashtë javë : vetëm gjatë dy javëve të fundit, sëmundja u duk e rrezikshme. Kur i hapën trupin, u vu re se ai kishte vdekur nga kanceri që kishte bërë kërdinë në stomak. Ai u ekspozua mbi një shtrat parade nga dje në mesditë. Admiralët, guvernatori dhe drejtuesit e administratës shkuan në vendin ku është ekspozuar trupi.

 

Gjatë katër javëve të para sëmundja e tij nuk ishte e rrezikshme, megjithëse kishte një prandjenjë se do të përfundonte në një mënyrë fatale. Pesëmbëdhjetë ditë para vdekjes së tij, mjekët pranuan se nuk kishte më shpresë për ta shpëtuar atë. Thuhet se ai urdhëroi që të zgjidheshin punët e tij dhe të sistemoheshin dokumentat e tij; ai fliste ende pesë apo gjashtë orë para vdekjes së tij, para se të humbiste vetëdijen. Ai tha se dëshironte që trupi i tij të hapej në mënyrë që djali i tij të informohej për natyrën e sëmundjes së tij. Ky operacion u bë nga kirurgët e tij. Besohet se ai ka bërë testamentin e tij, i cili është dërguar apo do të dërgohet në Angli me të gjitha dokumentat e tij.

 

Shkresat u sollën në Londër nga kapiteni Crockat i Regjimentit të 20-të; ato u komunikuan menjëherë të gjithë ministrave dhe ambasadorëve, të cilët u përshpejtuan t’i dërgonin pranë vendeve (oborreve) të tyre përkatëse.

Çfarë e shtyu Victor Hugonë t’i shkruante përkthyesit italian të romanit të tij “Les Misérables”? (Letra e 1862)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Qershor 2020

 

“Le Rappel” ka botuar, të dielën e 13 janarit 1878, në faqen n°3, letrën ekskluzive të Victor Hugo drejtuar përkthyesit italian të romanit të tij “Les Misérables”, më 18 tetor 1862, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Portret i Victor Hugo nga Nadar (rreth 1884).

Letra e Victor Hugo

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një gazetë e re, “Le Glaneur littéraire”, botoi një letër të shkruar në 1862 për përkthyesin italian të “Les Misérables”, z. G. Daelli. Kjo letër, përmbajtjen e të cilës do ta zbuloni, nuk ishte botuar kurrë më parë në Francë :

 

Hauteville-House, 18 tetor 1862.

 

Zotëri, ju keni të drejtë, kur më thoni që libri “Les Misérables” është shkruar për të gjithë popujt. Nuk e di nëse do të lexohet nga të gjithë, por e kam shkruajtur për të gjithë. I drejtohet Anglisë po aq sa Spanjës, Italisë po aq sa Francës, Gjermanisë po aq sa Irlandës, republikave që kanë skllevër si dhe perandorive që kanë bujkrobër.

 

Problemet sociale tejkalojnë kufijtë. Plagët e racës njerëzore, këto plagë të mëdha që mbulojnë globin, nuk ndalen në vijat blu ose të kuqe të vizatuara në hartën botërore. Kudo që njeriu injoron dhe dëshpëron, kudo që gruaja e shet veten për bukë, kudo që fëmija vuan për një libër që e mëson ose një shtëpi që e ngroh, libri “Les Misérables” troket dhe thotë : Hapeni derën, kam ardhur për ju.

 

Në këtë orë, ende kaq të errët, të civilizimit në të cilin gjendemi, mjerimi quhet NJERIU; ai është në agoni në të gjitha kohët dhe rënkon në të gjitha gjuhët.

 

Italia juaj nuk është më shembullore në raport me të keqen se Franca jonë. Italia juaj e admirueshme mbart në fytyrën e saj të gjitha mjerimet. Mos vallë banditizmi, kjo formë e tërbuar e varfërisë, nuk banon në malet tuaja? Pak kombe janë gllabëruar aq thellë sa Italia nga kjo ulçerë e manastireve që u përpoqa t’i hetoja. Ju mund të keni Romën, Milanon, Napolin, Palermon, Torinon, Firencen, Sienën, Pizën, Mantovën, Bolonjën, Ferrarën, Xhenovën, Venecian, një histori heroike, rrënoja sublime, monumente madhështore, qytete të shkëlqyera, por ju jeni, si ne, të varfër. Ju jeni të mbuluar nga mrekullitë dhe parazitët. Padyshim që dielli i Italisë është i shkëlqyeshëm, por, fatkeqësisht! kaltërsia e qiellit nuk i fsheh dot leckat (zhelet) mbi njeriun.

 

Ju, si ne, keni paragjykime, bestytni, tirani, fanatizëm, ligje të verbëra që mbështesin zakonet injorante. Ju nuk e shijoni të tashmen ose të ardhmen, pa shijen e së kaluarës. Ju keni një barbar, murgun (priftin) dhe një egërsirë, lazzaronen. Çështja sociale është e njëjtë për ju si dhe për ne. Vdesin më pak urie te ju, dhe pak më shumë nga ethet; higjena juaj sociale nuk është shumë më e mirë se e jona; Terri, protestant në Angli, është katolik në Itali; por nën emra të ndryshëm, “vescovo” është identik me “bishop-in”, gjenden aty natën dhe kanë të njëjtat cilësi. Shpjegimi i gabuar i Biblës ose moskuptimi i Ungjillit është e njëjta gjë.

 

A duhet të këmbëngulim? a duhet ta shohim më tej këtë paralelizëm të zymtë? A nuk keni njerëz në nevojë? shikoni poshtë. A nuk keni parazitë? shikoni lart. Ky ekuilibër i shëmtuar, dy fushat e të cilit, mjerimi (varfëria) dhe parazitizmi, barazpeshohen me vështirësi, a nuk lëkundet para jush si para nesh?

 

Ku është ushtria juaj e mësuesve të shkollës, ushtria e vetme që qytetërimi pranon? Ku janë shkollat tuaja falas dhe të detyrueshme? A dinë të gjithë të lexojnë në atdheun e Dantes dhe Michelangelos? A i keni bërë kazermat tuaja shkolla ushtarake? A nuk keni ju, ashtu si ne, një buxhet të rëndësishëm për luftën dhe qesharak për arsimin? A nuk keni edhe bindje pasive, të cilat lehtësisht ju shndërrojnë në ushtarë? A nuk keni një militarizëm që iu jep urdhër të qëlloni mbi Garibaldin, domethënë mbi krenarinë e gjallë të Italisë? Le ti bëjmë ekzaminimin rendit tuaj shoqëror, le ta marrim ashtu siç është, le të shohim veprën e tij flagrante, më tregoni gruan dhe fëmijën. Shkalla e civilizimit matet me sasinë e mbrojtjes që rrethon këto dy qenie të dobëta. A ka më pak prostitucion në Napoli sesa në Paris? Sa është sasia e vërtetësisë që del nga ligjet tuaja dhe sasia e drejtësisë që del nga gjykatat tuaja? A bëni sikur nuk i kuptoni këto fjalë të errëta : hakmarrje publike, abuzim legal, burg, arenë ekzekutimi, dënim me vdekje?

 

Italianë, te ju ashtu si te ne, Beccaria (Cesare) ka vdekur dhe Farinace është gjallë. Dhe pastaj, le të shohim arsyen tuaj shtetërore. A keni një qeveri që kupton identitetin e moralit dhe të politikës? Po i amnistoni heronjtë! Ne kemi bërë diçka të ngjashme në Francë. Ja, le të flasim për mjerimet : që secili të sjellë grumbullin e tij, ju jeni po aq të pasur sa ne. A nuk keni si ne dy mallkime (dënime) : mallkimin fetar të shqiptuar nga prifti dhe atë social të dekretuar nga gjykatësi? O popull i shkëlqyer i Italisë, ti je i ngjashëm me popullin e madh të Francës! Fatkeqësisht, vëllezër, ju jeni si ne “des Misérables – të Mjerë !”

 

Nga thellësia e hijes ku jemi dhe ku jeni, nuk shihni shumë më qartë se sa ne portat rrezatuese dhe të largëta të Edenit. Priftërinjtë gabohen : këto dyer të shenjta nuk janë pas nesh, por para nesh.

 

Si përfundim, ky libër, Les Misérables, nuk është më pak pasqyra juaj se e jona. Disa njerëz, disa shtresa të shoqërisë, revoltohen kundra këtij libri, i kuptoj. Pasqyrat, këto transmetuese të së vërtetës, urrehen; kjo nuk i pengon ato të jenë të dobishme.

 

Sa për mua, unë kam shkruajtur për të gjithë, me një dashuri të thellë për vendin tim, por pa u shqetësuar për Francën më shumë sesa për një popull tjetër. Ndërsa përparoj në jetë, thjeshtësohem dhe bëhem gjithnjë e më patriot i njerëzimit.

 

Për më tepër, kjo është tendenca e kohës sonë dhe ligji i ndikimit të Revolucionit francez; librat, për t’iu përgjigjur zgjerimit (përhapjes) në rritje të civilizimit, duhet të pushojnë të qenit ekskluzivisht në gjuhën frënge, italiane, gjermane, spanjolle, angleze dhe të bëhen evropianë; unë them më shumë humanë (njerëzorë).

 

Prej kësaj, një logjikë e re e artit, dhe e disa nevojave të përbërjes që modifikojnë gjithçka, madje edhe kushtet, më parë të ngushta, të shijes dhe të gjuhës, të cilat duhet të zgjerohen si pjesa tjetër.

 

Në Francë, disa kritikë më qortuan, fatmirësisht për mua, sepse isha jashtë asaj që ata e quajnë shije franceze; Unë do të kisha dashur që kjo lëvdatë të ishte e merituar.

 

Me pak fjalë, bëj atë që mundem, vuaj nga vuajtja universale dhe përpiqem ta lehtësoj atë; Unë kam vetëm forcën e vogël të një njeriu dhe u bëj thirrje të gjithëve : Më ndihmoni !

 

Kjo, zotëri, është ajo që letra juaj më bën t’ju them, e them për ju dhe për vendin tuaj. Nëse këmbëngula shumë, kjo ishte për shkak të një fjalie në letrën tuaj. Ju më shkruani : “ — Ka italianë, dhe shumë, të cilët thonë : Ky libër, Les Misérables, është një libër francez. Kjo çështje s’na përket. Le ta lexojnë francezët si një histori, ne e lexojmë si një roman.”  — Fatkeqësisht! e përsëris, italianë apo francezë, mjerimi na shqetëson të gjithëve. Meqenëse historia shkruan dhe filozofia reflekton, mjerimi është veshja e racës njerëzore; ka ardhur momenti të zhvishet kjo zhele, të zëvendësohet në trupin nudo të Njeriut-Popull, veshja leckamane e së kaluarës me fustanin e madh të purpurt të agimit.

 

Zotëri, nëse kjo letër ju duket e nevojshme për të qartësuar disa mendje dhe larguar disa paragjykime, mund ta botoni.

 

Duke ju paraqitur sigurinë e re të ndjenjave të mia më të veçanta.

 

Victor Hugo

Le Rappel (1878)- Fjalimi historik i Victor Hugo me rastin e 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të shkrimtarit dhe filozofit të shquar francez Voltaire

Voltaire, shkrimtar francez. Pikturë e shekullit të XVIII – (Musée national du château de Versailles.)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Qershor 2020

 

Më 30 maj 1778 u nda nga jeta në moshën 84 vjeçare shkrimtari dhe filozofi i shquar francez Voltaire (François-Marie Arouet).

 

Me rastin e 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të “njeriut të shekullit të XVIII”, gazeta “Le Rappel” ka botuar, të shtunën e 1 qershorit 1878, në ballinë, fjalimin historik që i është dedikuar asokohe nga shkrimtari dhe politikani i shquar francez, Victor Hugo, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Portret i Victor Hugo nga Nadar (rreth 1884).

100 vjetori i Voltaire

Fjalimi i Victor Hugo

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Si sot njëqind vite më parë një njeri vraponte. Vdiq i pavdekshëm. U largua me vitet, veprat, përgjegjësitë më të ndritshme dhe më të frikshme, përgjegjësinë e ndërgjegjes njerëzore të paralajmëruar dhe të korrigjuar. Ai u largua i mallkuar dhe i bekuar, i mallkuar në të kaluarën, i bekuar nga e ardhmja, dhe këto janë, zotërinj, dy format e shkëlqyera të lavdisë. Ai kishte në shtratin e tij të vdekjes, në njërën anë, brohoritjen (dashamirësinë) e bashkëkohësve dhe të brezave, në anën tjetër, këtë triumf të fishkëllimës dhe urrejtjes që e kaluara e pamëshirshme u rezervon atyre që luftuan kundër saj. Ai ishte më shumë se një njeri, ishte një shekull. Ai kishte ushtruar një funksion dhe kishte përmbushur një mision. Ai ishte zgjedhur padyshim për punën që kishte bërë falë vullnetit suprem i cili manifestohet si dukshëm në ligjet e fatit (të ardhmes) ashtu edhe në ato të natyrës. Tetëdhjetë e katër vitet që ky njeri jetoi përfshijnë intervalin që ndan monarkinë në kulmin e saj nga revolucioni në agimin e tij. Kur lindi, Luigji XIV ishte ende mbret, kur vdiq, Luigji XVI mbretëronte tashmë, në këtë mënyrë djepi i tij arriti të shohë rrezet e fundit të fronit të madh dhe arkivoli i tij, dritat e para të humnerës së madhe. (Duartrokitje.)

 

Zotërinj, para se të shkoj më tej, le të biem dakord, për fjalën humnerë; ka humnera të mira; këto janë humnerat ku bie e keqja. (Te lumtë!)

 

Zotërinj, pasi u ndalova pak çaste, më mirëkuptoni që duhet të përfundoj mendimin tim. Asnjë fjalë e pakujdesshme ose djallëzore nuk do të flitet këtu. Ne jemi këtu për mbajtur një qëndrim qytetar. Ne jemi këtu për të pohuar progresin, për të mirëpritur mirëbërjen e filozofisë (filozofëve), për t’i dëshmuar shekullit të XVIII mirënjohjen e atij të XIX, për të nderuar luftëtarët madhështorë dhe shërbëtorët e mirë, për të uruar përpjekjen fisnike të popujve, industrisë, shkencës, marshimin e guximshëm përpara, punën, për të çimentuar harmoninë njerëzore, me një fjalë për të lavdëruar paqen, këtë vullnet sublim universal. Paqja është virtyt i civilizimit, lufta është krim. (Duartrokitje.) Ne jemi këtu, në këtë moment madhështor, në këtë orë solemne, për tu përulur me besim para ligjit moral dhe t’i themi botës që dëgjon Francën, këtë : Ka vetëm një fuqi, vetëdija në shërbim të drejtësisë; dhe ka vetëm një lavdi, gjenia në shërbim të së vërtetës. (Lëvizje.)

 

Pas kësaj, dua të vazhdoj.

 

Zotërinj, para Revolucionit, ndërtimi shoqëror ishte ky :

 

Poshtë, populli;

Mbi popullin, feja e përfaqësuar nga kleri,

Krahas fesë, drejtësia e përfaqësuar nga gjyqësori.

Dhe, në atë kohë në shoqërinë njerëzore, kush ishte populli ? Ishte injoranca (padituria). Cila ishte feja ? Ishte rreptësia (ndëshkimi). Dhe çfarë ishte  drejtësia ? Ishte padrejtësia.

 

A po shkoj shumë larg me fjalët e mia ?

 

Do ta kufizoj veten duke cituar dy fakte, por vendimtare.

 

Në Toulouse, më 13 tetor 1762, ne gjejmë në bodrumin e një shtëpie një djalë të ri të varur. Turma u rebelua, kleri u nxeh, gjyqësori informoi.

 

Ishte një vetëvrasje, por e shpallën vrasje. Për cilin interes ? Në interes të fesë. Dhe kë po akuzonin ? Babain. Ishte një protestant (huguenot), dhe donte të pengonte djalin e tij që të bëhej katolik. Ekziston një lloj makabre morale dhe pamundësie materiale; broçkulla ! ky baba vrau djalin e tij, ky plak ka varur këtë djalë të ri. Drejtësia punoi, dhe doli me këtë përfundim. Më 9 Mars 1762, një burrë me flokë të bardha, Jean Calas, u soll para një sheshi publik të cilin, e zhveshën lakuriq, e shtrinë mbi një rrotë, i lidhën  gjymtyrët dhe e varën me kokën poshtë. Tre burra gjendeshin aty, mbi podium, një gjykatës, i quajtur David, i ngarkuar që të kujdesej për të tortëruarin, një prift, i cili mbante kryqin dhe xhelati, me një shufër hekuri në dorë. I pandehuri, i çuditur dhe i tmerruar, nuk shikonte priftin por xhelatin. Xhelati ngre lart shufrën e hekurt dhe i thyen krahun. Viktima ulërin dhe i bie të fikët. Gjykatësi nxitohet t’i japë të dënuarit të nuhasë disa kripëra, kështu ai bëhet i vetëdijshëm; pastaj prapë një goditje tjetër me shufrën, ulërimë e re, Calas humb sërish vetëdijen; e zgjojnë dhe xhelati fillon përsëri; dhe për faktin se secila gjymtyrë duhej thyer në dy vende, ai merr dy goditje çdo herë, pra gjithsej tetë. Pas humbjes së ndjenjave për të tetën herë, prifti i ofron atij kryqin që ta puthë, Calas i kthen kokën, dhe xhelati i jep goditjen e fundit, domethënë, i shtyp gjoksin me skajin e madh të shufrës së hekurt. Kështu dha frymë Calas. Kjo zgjati dy orë. Pas vdekjes së tij, u shfaqën provat e vetëvrasjes. Por një atentat ishte kryer. Nga kush ? Nga gjykatësit. (Reagim. Duartrokitje.)

 

Fakt tjetër. Pas plakut, një djalë i ri. Tre vite më vonë, në 1765, në Abbeville, të nesërmen e një nate të stuhishme dhe me erëra të forta, mbledhin për tokë mbi trotuarin e një ure një kryq të vjetër, i cili për tre shekuj ishte gozhduar (vënë) mbi një parapet (mur). Kush e hodhi përtokë këtë kryq ? Kush e bëri këtë sakrilegj ? Nuk e dimë. Ndoshta një kalimtar. Ndoshta era. Kush është fajtor ? Peshkopi i Amiens lëshon një hetim fetar. Ja çfarë është hetimi fetar : është një urdhër për të gjithë besimtarët, nën dënimin e ferrit, të thonë atë që dinë ose mendojnë se dinë për këtë apo atë fakt; rendi vrastar i fanatizmit deri në injorancë. Hetimi fetar i peshkopit të Amiens funksionon, zmadhimi i thashethemeve merr përmasat e denoncimit. Drejtësia zbulon, ose pretendon se ka zbuluar, se natën kur kryqi ra përtokë, dy burra, dy oficerë, njëri me emrin Labarre, tjetri Etallonde, kaluan mbi urën e Abbeville, ndërsa ata ishin të dehur dhe këndonin një këngë rojesh ushtarake. Gjykata e Abbeville është kompetente për këtë çështje. Gjykatësit e Abbeville vlejnë një lloj si ata të Toulouse. Ata nuk janë më shumë të drejtë, kështu lëshuan dy urdhër-arreste. D’Etallonde u shpëtoi (u arratis), Labarre u kap. E çuan para hetimit gjyqësor. Ai mohon të ketë kaluar mbi urë, por pranon se ka kënduar këngën. Gjykata e Abbeville e dënoi, por ai apeloi në parlamentin e Parisit. E çojnë në Paris, por dënimi u duk i drejtë dhe e konfirmuan. E sjellin përsëri në Abbeville, të lidhur me zinxhirë. Shkurtimisht, momenti i tmerrshëm po afronte ! Fillojnë t’i bëjnë kalorësit Labarre pyetjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme me qëllim që ai të rrëfejë bashkëpunëtorët e tij; por cilët bashkëpunëtorë ? që ka kaluar një urë dhe ka kënduar një këngë; ata i thyejnë një gju gjatë torturës; rrëfyesit të tij, kur dëgjoi të thyheshin kockat, i ra të fikët; të nesërmen, 5 qershor 1766, Labarre tërhiqet zvarrë para sheshit të madh të Abbeville, ku po digjej një turrë me dru; i lexojnë vendimin e dënimit dhe pastaj i presin grushtin, dhe në vijim gjuhën me një copë hekuri, dhe më në fund, për mëshirë, i presin kokën dhe e hedhin në turrën e druve. Kështu vdiq kalorësi Labarre. Ai ishte nëntëmbëdhjetë vjeç. (Moment e gjatë dhe e thellë.)

 

Pra, o Voltaire, ti shqiptove një klithmë tmerri dhe do të jetë lavdia jote e përjetshme! (Duartrokitje e dyfishuar.)

 

Kështu ti fillove gjyqin e tmerrshëm të së kaluarës, ti mbrojte kundra tiranëve dhe mostrave çështjen humane, dhe ti ia arrite. Njeri i madh, qofsh përgjithmonë i bekuar! (Duartrokitje e re.)

 

Zotërinj, gjërat e tmerrshme që sapo kujtova u realizuan në mes të një shoqërie të sjellshme, jeta ishte e gëzuar dhe e lehtë, vinin dhe shkonin, nuk shikonin as lart e as poshtë vetvetes, indiferenca çoi në pakujdesi, poetë të hirshëm, Saint-Aulaire, Boufflers, Gentil-Bernard, shkruajtën vargje të bukura, oborri ishte plot me ahengje, Versaja shkëlqente, Parisi jetonte në injorancë ; dhe gjatë kësaj kohe, nga egërsia fetare, gjyqtarët vranë një plak mbi një rrotë dhe priftërinjtë shqyen gjuhën e një fëmije për një këngë. (Emocion i madh. Duartrokitje.)

 

Në prani të kësaj shoqërie të egër dhe të turpshme, Voltaire, i vetëm, pasi kishte para syve të tij të gjitha këto forca të bashkuara, gjykatën, fisnikërinë, financat; kjo fuqi e pavetëdijshme, turma e verbër; kjo gjykatë e frikshme, aq e rëndë për të dënuarit, aq servile ndaj të zotit, duke shtypur dhe gjunjëzuar popullin para mbretit (Bravo!), ky kler, i përzier tinëzisht mes hipokrizisë dhe fanatizmit, Voltaire, i vetëm, e përsëris, i shpalli luftë këtij koalicioni të të gjitha pabarazive shoqërore, kësaj bote të jashtëzakonshme dhe të tmerrshme, dhe ai e pranoi betejën. Dhe cila qe arma e tij ? ajo që ka lehtësinë e erës dhe fuqinë e rrufesë. Një pendë. (Duartrokitje.)

 

Me këtë armë ai luftoi, me këtë armë ai fitoi (mundi).

 

Zotërinj, le ta përshëndesim këtë mëndje.

 

Voltaire fitoi, Voltaire bëri luftë rrezatuese, luftë e një kundër të gjithëve, domethënë luftën e madhe. Lufta e mendimit kundër materies (lëndës), luftën e arsyes kundër paragjykimeve, luftën e të drejtës kundër të padrejtës, luftën për të shtypurit kundër shtypësit, luftën e mirësisë, luftën e butësisë. Ai pati butësinë e një gruaje dhe zemërimin e një heroi. Ai ishte një mëndje e ndritur dhe një zemër e madhe. (Bravo.)

 

Ai luftoi (mundi) kodin dhe dogmën e vjetër. Ai mundi feudalin, gjyqtarin gotik, priftin romak. Ai e ngriti popullatën në rangun e popullit. Ai mësoi, paqësoi dhe civilizoi. Ai luftoi për Sirven dhe Montbailly si për Calas dhe Labarre; ai pranoi të gjitha kërcënimet, të gjitha zemërimet, të gjitha persekutimet, shpifjet, dëbimin në mërgim. Ai qe i palodhshëm dhe i palëkundur. Ai e mundi dhunën me buzëqeshjen, despotizmin me sarkazmën, pagabueshmërinë me ironinë, kokëfortësinë me këmbënguljen, injorancën me të vërtetën.

 

Thjesht thashë këtë fjalë, buzëqeshje, do të ndalem këtu. Buzëqeshja është Voltaire.

 

Zotërinj, le ta themi, sepse paqja është ana e shkëlqyeshme e filozofit, te Voltaire ekuilibri rivendoset gjithmonë. Pavarësisht nga zemërimi i tij i drejtë, ai kalon, dhe Voltaire i irrituar gjithmonë i lë vend atij të qetë. Pastaj, në këtë sy të thellë, shfaqet buzëqeshja.

 

Kjo buzëqeshje është mençuria. Kjo buzëqeshje, po e përsëris, është Voltaire. Kjo buzëqeshje ndonjëherë shkon deri në qeshje, por trishtimi filozofik e tundon (temporizon) atë. Me të fortët, ai tallet ; më të dobëtit, ai është përkëdhelës. Ajo shqetëson shtypësin dhe siguron të shtypurin. Kundër të mëdhenjve, përballjen; për të vegjlit, keqardhjen. Ah! le të jemi të ndjeshëm nga kjo buzëqeshje. Ai ka pasur ndriçime agimi. Ai ka ndriçuar të vërtetën, të drejtin, të mirën, çfarë ka të ndershme në të dobishmen. Ai ndriçoi brendësinë e bestytnive (supersticioneve); këto shëmtira janë të mira për tu parë; ai i vuri në pah. Duke qenë i zgjuar, ai ishte pjellor. Shoqëria e re, dëshira për barazi dhe koncesion, dhe ky fillim vëllazërie i cili quhet tolerancë, dashamirësia reciproke, vënia në proporcion e burrave dhe të drejtave, arsyeja e njohur si ligj suprem, fshirja e paragjykimeve dhe e mbështetjes së njërës palë, qetësia e shpirtrave, fryma e indulgjencës dhe faljes, harmonia, paqja, kjo është ajo që doli nga ajo buzëqeshje e madhe.

 

Padyshim që ditën kur identiteti i mençurisë dhe mëshirës do të njihet, ditën kur do të shpallet amnistia, pohoj, se atje lart në yje, Voltaire do të buzëqeshë. (Duartrokitje të trefishta. Thirrjet : Rroftë amnistia!)

 

Zotërinj, ekzistojnë marrëdhënie misterioze mes dy shërbëtorëve të njerëzimit të cilët janë shfaqur në një interval kohor prej1800 vitesh.

 

 

Lufta kundër « pharisaïsm-it », demaskimi i mashtrimit, rrëzimi i tiranive, uzurpimeve, paragjykimeve, gënjeshtrave, bestytnive, prishja e tempullit, dhe pse jo të rindërtohet nga fillimi, domethënë duke zëvendësuar gënjeshtrën me të vërtetën, duke sulmuar gjykatën e egër, duke sulmuar klerin e etur për gjak etj, të merret kamxhiku për të dëbuar shitësit nga vendi i shenjtë, të pretendohet trashëgimia e të privuarve, të mbrohen i dobëti, i varfëri, të vuajturit, të luftohet për të përndjekurit dhe të shtypurit ; kjo ishte lufta e Jezu-Krishit ; dhe cili është njeriu që bën këtë luftë ? Voltaire. (Bravo.)

 

Puna ungjillore plotësohet nga puna filozofike; fryma e butësisë ka filluar, shpirti i tolerancës ka vazhduar; le ta themi me një ndjenjë të thellë respekti, Jezusi qau, Voltaire buzëqeshi, dhe me këtë lot hyjnor dhe këtë buzëqeshje njerëzore u bë ëmbëlsia e qytetërimit të sotëm. (Duartrokitje e zgjatur.)

 

A ka buzëqeshur gjithmonë Voltaire ? Jo. Ai ka qenë shpesh i zemëruar (mërzitur). E keni vënë re në fjalët tona të para.

 

Sigurisht, zotërinj, masa (rregulli), rezerva, proporcioni, ky është ligji suprem i arsyes. Mund të themi se moderimi është vetë frymëmarrja e filozofit. Përpjekja e të mençurit duhet të grupojë (përmbledhë) një lloj sigurie të qetë, përafërsisht prej të cilës përbëhet filozofia. Por në momente të caktuara pasioni për të vërtetën lind fuqishëm dhe dhunshëm dhe është në të drejtën e tij, si erërat e mëdha që pastrojnë (marrin me vete gjithçka). Kurrë, këmbëngul, asnjë i mençur nuk do t’i lëkundë këto dy njerëz të mëdhenj mbështetës të punës sociale, drejtësisë dhe shpresës, dhe të gjithë do ta respektojnë gjyqtarin nëse ai mishëron drejtësinë, dhe të gjithë do të nderojnë priftin nëse ai përfaqëson shpresën. Por nëse magjistratura quhet torturë, nëse Kisha quhet Inkuizicion, atëherë njerëzimi i shikon ato në fytyrë dhe i thotë gjykatësit : Unë nuk e dua ligjin tënd! dhe i thotë priftit : Unë nuk e dua dogmën tënde! Unë nuk e dua turrën e drurëve tuaj në tokë dhe ferrin tuaj në qiell ! (Ndjenjë e gjallë. Duartrokitje të gjata.) Atëherë, filozofi i zemëruar ngrihet dhe e denoncon gjyqtarin para drejtësisë dhe e denoncon priftin para Zotit ! (Duartrokitjet dyfishohen.)

 

Këtë pra bëri Voltaire. Ai është i madh.

 

Kush ishte Voltaire, e thashë; cili ishte shekulli i tij, do ta them.

 

Zotërinj, njerëzit e mëdhenj rrallëherë janë vetëm; pemët e mëdha duken më të mëdha kur dominojnë një pyll; ato gjenden aty në shtëpinë e tyre. Ka një pyll shpirtrash (mëndjesh) rreth Voltaire; ky pyll është shekulli i tetëmbëdhjetë. Midis këtyre shpirtrave, ka disa maja (koka), Montesquieu, Buffon, Beaumarchais, dhe dy ndër të tjerat, më të lartat pas Voltaire, – Rousseau dhe Diderot. Këta mendimtarë i kanë mësuar njerëzit të arsyetojnë; arsyetimi i mirë sjell veprimin e mirë, korrektësia në mendje bëhet drejtësi në zemër. Këta punëtorë të progresit kanë punuar në mënyrë të dobishme. Buffon themeloi natyralizmin; Beaumarchais gjeti, përtej Molière, një komedi të panjohur, pothuajse një komedi shoqërore; Montesquieu bëri kërkime aq të thella në ligj sa arriti të nxjerrë në dritë drejtësinë. Sa i përket Rousseau-së dhe Diderot, le t’i përmendim këto dy emra veç e veç; Diderot, një inteligjencë e gjerë kureshtare, një zemër e butë që ndryshoi drejtësinë, dëshironte të jepte nocione të sigurta si bazë për idetë e vërteta dhe krijoi kështu Enciklopedinë; Rousseau i bëri një shërbim të admirueshëm gruas, ai e plotësoi nënën nëpërmjet foshnjes, ai vendosi njërën afër tjetrës këto dy madhështi të djepit; Rousseau, një shkrimtar elokuent dhe patetik, një ëndërrimtar i thellë oratorik, i cili shpesh herë ka zbuluar  dhe shpallur të vërtetën politike; ideali i tij i përafrohet reales ; ai pati lavdinë e të qenurit i pari në Francë që u quajt qytetar; fibra qytetare lëkundet në Rousseau; ajo që lëkundet te Voltaire është fibra universale; mund të thuhet se, në këtë shekull të tetëmbëdhjetë pjellor, Rousseau përfaqëson Popullin; Voltaire, akoma më gjerë, përfaqëson Njeriun. Këta shkrimtarë të fuqishëm janë zhdukur; por ata na lanë shpirtin e tyre, Revolucionin. (Duartrokitje.)

 

Po, Revolucioni francez është shpirti i tyre. Ai është përhapja e tyre rrezatuese; ai vjen prej tyre; ai gjendet kudo në këtë katastrofë të bekuar dhe të shkëlqyer që mbylli të kaluarën dhe hapi të ardhmen. Në këtë transparencë e cila është specifike për revolucionet, dhe e cila përmes shkaqeve lejon të shohim efektet, dhe nëpërmjet planit të parë shohim dhe të dytin, shohim pas Diderot Danton, pas Rousseau Robespierre, dhe pas Voltaire Mirabeau. Këta i bënë ata.

 

Zotërinj, t’u bësh rezyme disa epokava falë emrave të njerëzve, të emërosh shekujt, t’i bësh disa prej tyre personazhe njerëzore, kjo mundësi u është dhënë vetëm tri popujve, Greqisë, Italisë, Francës. Themi shekulli i Perikliut, shekulli i Augustit, shekulli i Leon X, shekulli i Luigjit XIV, shekulli i Voltaire. Këto emra kanë një kuptim të madh. Ky privilegj, që tu vihen emra shekujve, ekskluzivisht për Greqinë, Italinë dhe Francën, është shenja më e lartë e qytetërimit. Deri te Voltaire, këto janë emra krerësh shtetesh; Voltaire është më shumë se një kryetar shteti, ai është një kryetar idesh. Me Voltaire fillon një cikël i ri. Ne e ndiejmë se tani e tutje fuqia e lartë drejtuese e njerëzimit është mendimi. Qytetërimi iu bindte forcës, tani ai do t’i bindet idealit. Është fundi i skeptrit dhe shpatës të zëvendësuar nga rrezja; domethënë, autoriteti i shndërruar në liri. Asnjë sovranitet tjetër përveç ligjit për njerëzit dhe ndërgjegjjes për individin. Për secilin nga ne, dy aspektet e progresit dalin qartë, dhe këtu ato janë : ushtrimi i së drejtës, domethënë të qënit njeri; përmbushja e detyrës, domethënë të qënit qytetar.

 

I tillë është kuptimi i kësaj fjale, shekulli i Voltaire; ky është kuptimi i kësaj ngjarje supreme, Revolucioni francez.

 

Dy shekujt e paharrueshëm që i paraprinë shekullit të tetëmbëdhjetë e kishin përgatitur; Rabelais paralajmëron për të drejtat e familjes në « Gargantua », dhe Molière paralajmëron kishën në « Tartuffe ». Urrejtja e forcës dhe respekti për ligjin (drejtësinë) janë të dukshme te këto dy mendje të shquara.

 

Kushdo që thotë sot : forca ka përparësi mbi ligjin, është veprim mesjetar dhe u flet njerëzve duke u kthyer mbrapa treqind vite. (Duartrokitje të përsëritura.)

 

Zotërinj, shekulli i nëntëmbëdhjetë lavdëron (glorifikon) shekullin e tetëmbëdhjetë. I tetëmbëdhjetë propozon, ndërsa i nëntëmbëdhjeti përfundon. Dhe fjala ime e fundit do të jetë vëzhgimi i qetë, por i patundur i progresit.

 

Kohët kanë ardhur. Drejtësia ka gjetur formulën e saj : federatën njerëzore.

 

Sot, forca quhet dhunë dhe fillon të gjykohet, lufta akuzohet, civilizimi, në bazë të ankesës së njerëzimit, bën gjyqin dhe harton dosjen e madhe kriminale të pushtuesve dhe kapitenëve. (Lëvizje.) Ky quhet dëshmitar, historia. Realiteti i ashpër paraqitet. Shkëlqimet (Rrezet) e rreme treten. Në shumë raste, heroi është një shumëllojshmëri e vrasësit. (Duartrokitje.) Njerëzit e kuptojnë se zmadhimi i një pakete (tarife) nuk mund të jetë zvogëlim, se nëse të vrasësh është krim, të vrasësh më shumë nuk mund të bëhet për rrethana lehtësuese (Të qeshura dhe brohoritje), që nëse të vjedhësh është turp, të pushtosh nuk mund të jetë një lavdi (duartrokitje të përsëritura), që « Te Deum-ët » nuk ndryshojnë asgjë, se vrasja është vrasje, se gjaku i derdhur është gjaku i derdhur, se është e kotë të quhesh Çezar apo Napoleon, dhe se në sytë e Zotit të përjetshëm ne nuk ndryshojmë fytyrën e vrasësit pavarësisht se në vend të një kapeleje, i vëmë atij mbi kokë një kurorë perandori. (Brohoritje të gjata. Një seri duartrokitjesh.)

 

Ah! le të shpallim të vërtetat absolute. Le ta çnderojmë luftën. Jo, lavdia e përgjakshme nuk ekziston. Jo, nuk është mirë dhe nuk është e dobishme të bëhen kufoma. Jo, jeta nuk mund të punojë për vdekjen. Jo, oh nëna që më rrethoni, lufta, kjo hajdute, nuk mund të vazhdojë të marrë fëmijët tuaj. Jo, gruaja nuk mund të rrisë fëmijën me dhembje, se njerëzit lindin, popujt punojnë dhe mbjellin, që fshatari fekondon fushat dhe punëtori qytetet, që mendimtarët meditojnë, që industria bën mrekullira, se gjeniu bën çudira, që veprimtaria e gjerë njerëzore shumëfishon në prani të qiellit me yje përpjekjet dhe krijimet, për të arritur në këtë ekspozitë të tmerrshme ndërkombëtare e cila quhet fushë beteje! (Ndjenjë e thellë. E tërë salla çohet në këmbë dhe brohoret për oratorin).

 

Fusha e vërtetë e betejës ja ku është. Është ky takim i kryeveprave të punës njerëzore që Parisi po i ofron botës në këtë moment.

 

Fitorja e vërtetë është fitorja e Parisit! (Duartrokitje.)

 

Fatkeqësisht, nuk mund ta fshehim, se në këtë çast, sado i denjë të jetë për admirim dhe respekt, ka akoma aspekte funerale (të zeza); ka akoma anë të errëta në horizont, tragjedia e popujve nuk ka mbaruar; lufta, lufta e rreptë, është akoma këtu, dhe ajo ka guximin të ngrejë kokën përmes kësaj feste të paqes. Princat, që prej dy vitesh, kanë vazhduar me një keqkuptim fatal, mosmarrëveshja e tyre është një pengesë për harmoninë tonë, dhe ata janë frymëzuar gabimisht që të na dënojnë mbi zbulimin e një kontrasti të tillë.

 

Le ta kthejë Voltaire-in ky kontrast. Përballë kërcënimeve të mundshme, le të jemi më paqësorë se kurrë. Le t’i drejtohemi këtij njeriu të madh të vdekur, kësaj qenie të madhe të gjallë, kësaj mëndje të madhe. Le të përulemi para varreve të nderuara. Le t’i kërkojmë këshilla një personi, jeta e dobishme e të cilit për njerëzit u shua njëqind vite më parë, por vepra e të cilit është e pavdekshme. Le të kërkojmë këshilla mendimtarëve të tjerë të fuqishëm, ndihmësve të këtij Voltaire-i të lavdishëm, Jean-Jacques Rousseau, Diderot, Montesquieu. Le t’u japim fjalën këtyre zërave të shkëlqyeshëm. Le të ndalojmë gjakderdhjen, Mjaft ! mjaft ! despotë, Ah ! barbarizmi vazhdon, le të protestojë filozofia. Shpata është e pamëshirshme, le të zemërohet civilizimi. Le t’i vijë në ndihmë shekulli i tetëmbëdhjetë atij të nëntëmbëdhjetë; filozofët paraardhësit tanë janë apostuj të së vërtetës; ti thërrasim këto fantazma të shquara; që, para monarkive që ëndërrojnë luftërat, ata shpallin të drejtën e njeriut për jetën, të drejtën e ndërgjegjes për lirinë, sovranitetin e arsyes, shenjtërinë e punës, mirësinë e paqes; dhe, meqë nata del nga fronet, le të dalë drita nga varret (Thirrje njëzëri e zgjatur. Thirrje : Rroftë Victor Hugo!)

NUK KA SI SHKODRA… – Nga Fritz RADOVANI

NË SHESHIN QENDROR…

RRAH ZEMRA E SAJ…

Shumë ka provue ajo zemer… E, asaj Shkodres plakë, Shkodres së “Rozafës” sonë…

Po, gurra e artistave në Shkoder nuk shterrë. Edhe ata janë të derdhun në bronx…

Njeriu, thonë, Shkrimet e vjetra, asht kenë krijue prej baltet… Atje, shumë vjet perpara edhe unë njofta një djalë ma të rinj se vedin, që me baltë.., Ai krijonte “Njeriun”…

Ai ishte Ferid Kola, i heshtun, i pafjalë, i qeshun, i dashtun, krijues sepse, ishte i lemë me zemer artisti per me vue në punë atë “zemer” të Shkodres, që s’ rrahte persa kohë!..

Bash atë zemer të dhunueme, ku Guri i Deshmorve të Atdheut, u largue e iku kur pranë i shkoi diktatori i shekujve… E perballë n’ tribunë zgerdhihej pasuesi vrastar i Shkodres.

T’ harruem… E, nuk besoj se kujtohen ma, se dora e daltuesit Gurit Rozafës, Ferid Kola, aty ka vendosë Djalin e Zemres së Shkodres, që rrah e nuk do të pushojnë KURRMA !

Asht Luigj Gurakuqi… Veper e skulptorit Ferid Kola… Të dy janë Shkodranë… Rrnofshi!

            Melbourne, Qershor 2020.           

“Beqir Balluku nuk foli fare”. Arkivat sekrete, çfarë thanë para pushkatimit, gjeneralët Balluku, Dume e Çako

Pas vendimit të Gjykatës Speciale Ushtarake për dënimin e tyre me vdekje, gjeneralët Beqir Balluku, Petrit Dume e Hito Çako, i drejtohen Presidiumit të Kuvendit Popullor për falje jete.

Kërkesat e tyre për falje jete merren në analizë në mbledhjen e 5 nëntorit 1975, që kryesohej nga Haxhi Lleshi.

Rreth vendimit të Gjykatës, i paraqitur nga Aranit Çela, pati pak pyetje nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Në fund, me vota unanime, u vendos lënia në fuqi e Vendimit të Gjykatës Speciale Ushtarake për pushkatimin e Ballukut, Dumes e Çakos.

Ndërsa urdhri administrativ i firmosur nga Kadri Hazbiu, sjell më 5 dhjetor, ekzekutimin me pushkatim të të dënuarve me vdekje…

Para pushkatimit, Beqir Balluku nuk foli fare, Petrit Dume tha ‘Të rrojë populli, të rrojë Partia’, ndërsa Hito Çako tha vetëm fjalën ‘Mirë!’

Më poshtë teksti i procesverbaleve, faksimilet e të cilave janë botuar në versionin print nga DITA në rubrikën Histori.

 – 1 – Vendimi i Presidiumit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË –  PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR

Nr 850/1 Prot. Tiranë, më 5.11.1975. “Sekret”
Ministrisë së Punëve të Brendshme.(Drejtorisë së Hetuesisë)
Prokurorit të Përgjithshëm.
Për njoftim: Gjykatës së Lartë, Tiranë.

Ju njoftojmë se në mbledhjen e datës së sotme, Presidiumi i Kuvendit Popullor, shqyrtoi dhe vendosi të refuzohen kërkesat për faljen e jetës të dënuarve me vdekje(pushkatim) sipas vendimit nr. 10 datë 5.11.1975 të Gjykatës së Posaçme Ushtarake, si vijon:
1-Beqir Ali Ballukut
2-Petrit Taulla Dumes
3-Hito Shaqo Çakos.
Vendimi i gjykatës të zbatohet.

Sekretari i Presidiumit
Telo Mezini(Vula dhe firma)

 

-2 – Urdhëri i Ekzekutimit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË – MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDËSHME

Nr/52, Tiranë, më 5 nëntor 1975
Lënda: -Mbi ekzekutimin me vdekje(pushkatim) të tre të dënuarve.
Ministrisë së Punëve të Brendshme(Drejtorisë së Hetuesisë), Tiranë.
Për njoftim: -Prokurorit të Përgjithshëm, Tiranë.

Në bazë të vendimit nr. 10 datë 5 nëntor 1975 të Gjykatës së Posaçme Ushtarake, janë dënuar me vdekje(pushkatim), personat e poshtëshënuar:
1-Beqir Ali Balluku. 2-Petrit Taulla Dume, e 3-Hito Shaqo Çako.
Meqenëse Presidiumi i Kuvendit Popullor me shkresën nr. 850/1, datë 5 nëntor 1975, njofton refuzimin e kërkesës për faljen e jetës së tyre,

URDHËROJ:
Që të dënuarit Beqir Ali Balluku, Petrit Taulla Dume dhe Hito Shaqo Çako, të ekzekutohen me vdekje (pushkatim), në vendin e caktuar, në datën 5 nëntor 1975, ora 16:00.
Për ekzekutimin e tyre, ngarkoj grupin e caktuar të Drejtorisë së Hetuesisë.
Para se të ekzekutohen, të njoftohen të dënuarit e sipërm se kërkesa për faljen e jetës së tyre, iu është refuzuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.
Pas ekzekutimit, i ngarkuari me këtë punë, duhet të bëjë proces-verbalin e ekzekutimit të vendimit, që mban edhe fjalën e fundit të të ekzekutuarve.

Ministri i Punëve të Brendshme
/Kadri Hazbiu/(Firma)

 

-3- Procesverbal i Ekzekutimit

Në Tiranë, më 5.11.1975

Në bazë të urdhrit të Ministrit të Punëve të Brendshme datë 5.11.1975, ora 16:00, në vendin e caktuar, në prani të prokurorit Murat Kamani dhe të mjekut Nevzat Vigani, nga unë Nevzat Haznedari, i ngarkuari i Drejtorisë së Hetuesisë, u ekzekutua vendimi me vdekje për armiqtë komplotistë Beqir Ali Balluku, Petrit Taulla Dume, dhe Hito Shaqo Çako.

Para ekzekutimit, secili nga këta armiq, u njoftua nga prokurori se Presidiumi i Kuvendit popullor refuzoi kërkesat e tyre për faljen e jetës. Pas kësaj, ata thanë:
1-Beqir Ali Balluku: -Nuk foli fare.
2-Petrit Taulla Dume: ‘Të rrojë populli, të rrojë Partia!’
3-Hito Shaqo Çako: ‘Mirë’.

Në përfundim, u krye ekzekutimi i tyre nga unë Nevzat Haznedari dhe pasi u kontrolluan, mjeku Nevzat Vigani kontrolloi vdekjen e tyre.

I ngarkuari për ekzekutim, / Nevzat Haznedari/(Firma)
Prokurori, /Murat Kamani/ (Firma)
Mjeku, / Nevzat Vigani/ (Firma)

Dëshmia e rrallë e ish-atentatorit, kolonel i Artilerisë: Si e vramë Haziz Sharrën, pas urdhërit me shkrim që na dha…

Memorie.al publikon historinë e panjohur të ngjarjes së ndodhur në qytetin e Vlorës më 7 tetor të vitit 1943, kur pas direktivave që vinin nga Partia Komuniste Shqiptare me në krye Enver Hoxhën, Qarkori Komunist i Vlorës, me në krye Mihal Priftin dhe komandantin e njësiteve guerile të atij qyteti, Rr. P., morrën vendimin që të vrisnin me atentat, Haziz Sharrën, që ishte kreu i rinisë nacionaliste të Ballit Kombëtar. Dëshmia e rrallë e kolonel, Istref Mustafaraj, ish-komandant i Artilerisë për disa njësi të mëdha ushtarake në Vlorë, Durrës dhe Sarandë, i cili ishte një nga tre atentatorët që u ngarkuan nga Qarkori Komunist i Vlorës, dhe së bashku me dy shokët e tij, Miço Emini nga Vlora dhe Jonuz Pejën nga Kosova, i zunë pritë Hazizizit fare pranë shtëpisë së tij te “Sheshi i Flamurit” dhe teksa ai po shkonte për në drejtim të Lagjes “Muradije”, ata të tre e qëlluan me revolverët e tyre, duke e goditur me shtatë plumba në trup, por nga fiziku i fortë që kishte, ai nuk ra në tokë, por nxorri “Nagant”-in e tij dhe duke qëlluar në drejtim të tyre, i ndoqi për afro 100 metra dhe plagosi dy prej tyre. Dërgimi i Hazizit në shtëpinë e tij nga shokët që erdhën me të shpejtë në vëndin e ngjarjes pas atentatit dhe lutja që ata i bënë Dr. Kaçalinos për ta mjekuar atë dhe refuzimi i tij pasi kishte frikë se do ta vrisnin komunist, kur ta merrnin vesh se ai kishte mjekuar një nga krerët kryesorë të Ballit Kombëtar të Vlorës. Si u hakmorrën më pas shokët e Hazizit, pjestarë të Ballit Kombëtar të Vlorës, duke vrarë dy atentatorët, Miço Eminin dhe Jonuz Pejën, e më pas edhe Dr. Kaçalinon, mjekun që s’kishte pranuan të mjekonte Haziz Sharrën, por kishte mjekur atentatorin e tij, Jonuz Pejën, në shtëpinë e Bule Imamit. Historia e rrallë e ndodhur në qytetin e Vlorës, ku zinxhiri i vrasjeve ndërmjet komunistëve dhe ballistëve vazhdoi përsëri, pasi komunistët vranë edhe Marie Qazimin, Thoma Arapin, e më pas edhe Qamil bej Risilinë, që ishte një antikomunist.

“Në mëngjezin e datës gjashtë tetor të vitit 1943, shoku im Miço Emini, më dha një letër të shkruar nga sekretari i Qarkorit komunist të Vlorës, Mihal Prifti dhe komandanti i njësit gueril të qytetit Rr. P., të cilët na urdhëronin mua, Elham Doçin dhe Jonuz Pejën, për t’ë vrarë me atentat Hazis Sharrën, i cili në atë kohë ishte një nga drejtuesit kryesorë të rinisë së Ballit Kombëtar në rrethin e Vlorës. Të nesërmen e asaj dite, unë së bashku me dy shokët e mij të njësit, i zumë pritë Hazizit, i cili që në mëngjez doli nga shtëpia e tij aty pranë Sheshit të “Flamurit” dhe u drejtua për nga Rruga e “Muradies”. Pasi e lamë të kalonte, unë, Jonuzi dhe Elhami, e qëlluam të tre njëherësh dhe shtatë plumba të revolverëve tanë e kapën atë në trup, por Hazizi nga që ishte shumë i fuqishëm, nuk u rrëzua në tokë dhe ashtu me plumba në trup, ai nxorri “Nagant”-in dhe duke na qëlluar, na ndoqi për afro 100 m.” Kështu e kujtonte ngjarjen e atentatit ndaj Hazis Sharrës, në fillimin e tetorit të vitit 1943, kolonel Istref Mustafaraj, ish-komandant i Artilerisë në Sazan, Vlorë, Sarandë dhe Durrës, i cili rrëfen një nga ngjarjet më të bujshme të periudhës së Luftës, kur ai së bashku me shokët e tij të njësitit gueril, vranë me atentat një nga eksponentët kryesorë të rinisë nacionaliste të Vlorës, ngjarje e cila asokohe u bë shkak i nisjes së një seriali të gjatë vrasjesh, ku pati viktima të shumta si nga komunistët, ashtu dhe nga nacionalistët. Kush është Istref Mustafaraj, cila është e kaluara e tij dhe si u krye aksioni i vrasjes së Haziz Sharrës? Cilët ishin njerzit që e urdhëruan atë vrasje, ku u bë mbledhja dhe përse u vendos që të vritej Haziz Sharra në vënd të Kudret Kokoshit? Ku u strehuan tre atentatorët pas aksionit dhe si u vranë dy prej tyre në shënjë hakmarrje nga ana e forcave të Ballit dhe si vazhdoi më tej seriali i vrasjeve nga të dy palët?

Plani për vrasjen e Sharrës

Si u bë plani për vrasjen e Haziz Sharrës dhe cilët ishin personat që urdhëruan kryerjen e atij atentati? Lidhur me këtë, Istref Mustafaraj tregonte: “Pas kapitullimit të Italisë fashiste, orientimet që vinin në Qarkorin e Vlorës nga ana e Enver Hoxhës, nuk ishin më të planit teorik, por në atë kohë sipas vendimeve të Partisë Komuniste Shqiptare, “Shpati” sillte vazhdimisht letra, ku urdhëronte për vrasje të personave konkretë. Në kuadrin e këtyre urdhërave që dërgonte Enver Hoxha në atë kohë, aty nga fillimi i tetorit 1943, përfaqësuesit e Qarkorit komunist të Vlorës, u mblodhën në shtëpinë e Bule Imamit që ndodhej në lagjen “Topana”. Aty u bë një debat i gjatë, nëse duhej vrarë Kudret Kokoshi i cili ishte antar i Qarkorit të Ballit, apo Haziz Sharra, që ishte përfaqësues i Rinisë së Ballit. Pas shumë diskutimeve, fituan ata që mbështesnin vrasjen e Haziz Sharrës, duke arsyetuar se po të vritej Kudret Kokoshi, Hazizi si njeri i aksioneve, do të merrte hak, duke vrarë krerët kryesorë të Qarkorit Komunist, kurse po të vritej Hazizi, Kudreti, e shumta do të shkruante disa poezi si njeri i penës që ishte. Ky vendim për vrasjen e Hazizit, u muar vetëm dy javë pasi përfaqësuesit e Qarkorit Komunist, Hito Çako dhe Burhan Beqari, kishin qenë në shtëpinë e Kudretit, për t’i kërkuar që të bëhej një marveshje në lidhje me ndarjen e trofeve që u ishin kapur italianëve pas kapitullimit, marveshje e cila u realizua. Pas marrjes së vendimit për vrasjen e Haziz Sharrës, komandanti i njësitit gueril të Vlorës, Rr. P. dhe sekretari i Qarkorit Komunist, Mihal Prifti, bënë një urdhër me shkrim për kryerjen e aksionit, duke na caktuar për ta zbatuar si atentatorë: mua (Istref Mustafarajn) Elham Doçin nga Vlora dhe Jonuz Pejën nga Kosova, që ishim antarë të njësitit gueril të qytetit”, kujtonte Istrefi, vendimin për vrasjen e Haziz Sharrës, i cili u muar nga Qarkori i Vlorës, pas urdhërave që dërgonte Enver Hoxha nga Tirana.

Atentati ndaj Sharrës

Si u realizua atentati ndaj Haziz Sharrës dhe si rrodhën ngjarjet pas asaj vrasje? Për këtë Istrefi dëshmonte: “Sipas vendimit të Qarkorit dhe të njësitit gueril, urdhërin me shkrim për vrasjen e Haziz Sharrës të nënshkruar nga Mihal Prifti (prof. në Shkollën Tregtare të Vlorës) dhe Rr. P. ma dorzoi mua në dorë shoku ynë Miço Emini, në mëngjezin e gjashtë tetorit 1943. Pas njohjes me urdhërin për vrasjen e Haziz Sharrës, të cilin e njihja që nga prilli i vitit 1939, kur bashku me Mitaq Sallatën, Azbi Tepelenën, Nuri Arapin etj., kishim shkuar për të kërkuar armë për të luftuar në Bestrovë, ne nisëm të mendonim vetëm për kryerjen e tij, sepse për ta diskutuar atë urdhër, as që bëhej fjalë. Atë kohë, në praktikën e njësitit gueril, kur të ngarkohej ndonjë atentat apo aksion tjetër, kurrsesi nuk duhet të kërkoje shpjegime, por vetëm duhet ta zbatoje atë që të ngarkohej. Kështu pas marrjes së urdhërit për kryerjen e atentatit, në mëngjezin e shtatë tetorit 1943, unë së bashku me dy shokët e mi, Elham Doçi dhe Jonuz Peja, të mbështetur dhe nga tre katër pjestarë të njësitit, i zumë pritë Haziz Sharrës, i cili pasi doli nga shtëpia e tij aty pranë Sheshit të “Flamurit”, u nis për në drejtim të Rrugës “Muradie” (sot Rruga Muze). Duke e ditur se Hazizi ishte një djalë trim e shumë i fuqishëm, ku të gjithë mundoheshin t’i evitonin përplasjet me të, edhe ne kishim menduar që të mos përballeshim dhe pasi ta linim të kalonte, do ta qëllonim nga pas. Kështu edhe vepruam. Pasi Hazizi vazhdoi të ecte në drejtim të Rrugës “Muradie”, ne e qëlluam njëherësh të tre dhe shtatë plumba të revolverëve tanë e kapën atë në trup. Por duke qenë se ai ishte fizik i madh, nuk ra në tokë dhe nxorri “Nagant”-in e duke nga ndjekur për rreth 100 m., nisi të qëllonte në drejtimin tonë, duke na plagosur mua dhe Jonuzin që ikëm me vrap në shtëpinë e Bule Imamit, ku na prisnin shokët kryesorë të njësitit, për t’u raportuar mbi kryerjen e aksionit. Pasi ne u zhdukëm me shpejtësi nga vendi i aksionit, Hazizin e morën disa kalimtarë të rastit, të cilët e dërguan në shtëpinë e tij që ishte aty afër. Pas kësaj, dy shokë të tij që u gjendën menjëherë aty, u nisën menjëherë në kërkim të një mjeku dhe të parin që takuan ishte Dr. Kaçalino, (nga Vlora), të cilit pasi i treguan se çfarë kishte ngjarë, i kërkuan që të shkonte me ta për të mjekuar Hazizin. Dr. Kaçalino i cili ishte njeri shumë i mirë dhe nuk ishte përzier asnjëherë me politikë, nuk pranoi që të shkonte për të mjekuar Hazizin, duke u thënë se do e merrnin vesh partizanët dhe do e vrisnin edhe atë. Ndërsa Dr. Kaçalino nuk pranoi që të mjekonte Hazizin i cili vdiq atë natë në shtëpinë e tij nga shtatë plagët që kishte në trup, ai shkoi në shtëpinë e Bule Imamit dhe mjekoi shokun tim Jonuz Pejën, kurse unë u mjekova në shtëpinë e një kasapi, po në atë lagje. Atentati ndaj Haziz Sharrës nuk ishte aksioni i parë që kisha marrë pjesë unë, sepse në fundin e qershorit 1943, unë dhe Miço Emini arrestuam Thoma Arapin dhe Marie Qazimin, të cilët më pas u pushkatuan. Më vonë pas kapitullimit të Italisë, unë mora pjesë dhe në aksionin e rrëmbimit të floririt në Bankën e Vlorës, ku na komandonte Nuri Arapi dhe në fundin e shtatorit 1943, njësiti ynë i komanduar nga Burhan Beqari, vrau Qamil Bej Risilinë, i cili ishte një antikomunist i tërbuar”, kujtonte Istref Mustafaraj, lidhur atentatin ndaj Haziz Sharrës dhe aksionet e tjera ku ai ka marrë pjesë gjatë periudhës së Luftës.

Vrasja e Dr. Kaçulinos dhe atentatorëve

Si rrodhën ngjarjet pas vrasjes së Haziz Sharrës dhe si vazhdoi seriali i atentateve që solli viktima të shumta si nga komunistët ashtu dhe nga Balli Kombëtar? Lidhur me këtë Istrefi dëshmonte: “Pasi pjestarët e forcave të Ballit Kombëtar, e morën vesh se Dr. Kaçalino kishte shkuar dhe kishte mjekuar Jonuz Pejën në shtëpinë e Bule Imamit, ata e vranë doktorin në shenjë hakmarrje, pasi ai nuk kishte pranuar që të mjekonte Haziz Sharrën, vrasje e cila në atë kohë u dënua pothuaj nga të gjithë vlonjatët. Më 20 tetor të 1943, së bashku me disa të rinj u mblodhëm mbi Nartë tek “Guri i Çifutit” ku me urdhër të Qarkorit ,na komunikuan se do të pranoheshim në parti. Unë me Elham Doçin dhe Jonuz Pejën, u habitëm pasi e quanim veten komunistë, sepse që nga maji i 1942, unë kisha organizuar dhe drejtuar rininë komuniste të lagjes ku banoja. Kur ne i pyetëm se pse nuk quheshim komunistë, Dhimitër Mandro na tha: ‘Tashti që vratë kuçedrën (e kishte fjalën për Hazizin), ju dhatë prova dhe do të pranoheni komunistë’. Pranimi në parti si komunistë ishte një gëzim i madh për ne, por dy shokët e mi, Jonuzi me Elhamin, nuk e gëzuan, sepse dy ditë më vonë, më 22 tetor 1943, ata u vranë me atentat përpara Bashkisë së Vlorës, aty ku sot është Muzeu Etnografik. Atentati ndaj tyre u krye nga dy të rinjë të Ballit Kombëtar A. S. dhe R. R. në shenjë hakmarrje ndaj atentatit që ata bashkë me mua, i kishim bërë Haziz Sharrës. Pak kohë përpara vrasjes së Jonuzit dhe Elhamit, ballistët kishin vrarë dhe dy partizanë të tjerë quajtur H. B. dhe L. L. Pas kësaj, në shenjë hakmarrje për vrasjen e Jonuz Pejës dhe Elham Doçit, ato ditë partizanët bënë një aksion në Qafë të Bestrovës, ku arrestuan rreth 30 fshatarë të Topalltisë, të cilët i dërguan tek “Guri i Çifutit” mbi Nartë, ku pasi pushkatuan pesë prej tyre, të tjerët i liruan”, përfundonte rrëfimin e tij, koloneli Istref Mustafaraj, i cili gjatë kohës së Luftës, ka qenë një nga atentatorët e njësitit gueril të Vlorës, i cili kreu vrasjen e Haziz Sharrës. Po pas viteve 1990, cili ka qenë qëndrimi i familjes Sharra, ndaj Istref Mustafarajt? Lidhur me këtë, Shpëtimi Sharra, (djali i Muharremit, vëllait të Hazizit) shprehet: “Në vitin 1991, kur Istref Mustafaraj dëshmoi publikisht për vrasjen e xhaxhait tim, Hazizit, u turbullova dhe krijova urrejtje ndaj atij njeriu që na kishte shkaktuar tragjedinë e familjes sonë, të cilin nuk doja ta shihja me sy. Por duke arsyetuar se ai njeri me anë të dëshmisë që dha duke denoncuar vetveten, për një veprim të kryer kur ishte fare i ri dhe i imponuar nga rregullat e Partisë Komuniste, e përshëndeta qëndrimin e tij dhe vrasjen e xhaxhait e konsiderova kapitull të mbyllur”.

Kush ishte Haziz Sharra?

Haziz Sharra u lind në qytetin e Vlorës në vitin 1916, ku të parët e familjes së tij ishin vendosur aty nga viti 1800, pasi ishin shpërngulur nga Kavaja. Babai i Hazizit, Muço Sharra, që në vitin 1908 ka qenë i dënuar me vdekje nga Porta e Lartë e Stambollit, pasi së bashku me Ibrahim Abdullahun, Elmaz Xhaferrin, Ali Beqirin dhe Duro Shaskën, dolën hapur në mbështetje të Ismail Qemalit. Në vitin 1912, Muço Sharra së bashku me disa patriotë të tjerë vlonjatë, e pritën Ismail Qemalin tek Ura e Mifolit dhe në atë kohë e gjithë familja Sharra, me në krye Hasan Sharrën, u vunë mbështetje të Ismail Qemalit që ato ditë para Shpalljes së Pavarsisë, u strehua në shtëpinë e Musa Sharrës. Gjatë Luftës së Vlorës në vitin 1920, Muço Sharra ishte i pari që u internua nga italianët në ishullin e Sazanit, së bashku me Jani Mingën, Dom Mark Vasën dhe shumë patriotë të tjerë. Gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, familja Sharra nuk u përzie në politikë, por qëndrimi i tyre ishte në mbështetje të Mbretit Zog. Duke qenë në një gjendje të mirë ekonomike, Hazizi, pasi ndoqi mësimet në Vlorë, shkoi për të studjuar në “Zosimea” të Janinës në Greqi, ku pasi kreu dy vjet, u kthye në qytetin e Vlorës, ku u lidh me Lëvizjen Antifashiste. Aty nga fundi i vitit 1942, ai u bë një nga drejtuesit kryesorë të Rinisë së Ballit Kombëtar në rrethin e Vlorës dhe e udhëhoqi atë organizatë deri në tetorin e vitit 1943, kur u vra me atentat nga komunistët. Në atë kohë, përveç Hazizit, në organizatën nacionaliste, Balli Kombëtar, aderuan edhe vëllezërit Shyqëri e Lekmi Sharra, të cilët u burgosën dhe u ekzekutuan nga komunistët në vitin 1947, si dhe inxhinieri i famshëm Abdyl Sharra, i cili u pushkatua nga regjimi komunist, i akuzuar si “sabotator në tharjen e kënetës së Maliqit”. Po kështu pas mbarimit të Luftës, nga familja Sharra u burgosën edhe Mendu, Astrit e Muharrem Sharra (vëllai i Hazizit), kurse Ymer Sharra, i cili gjatë Luftës kishte qenë prof. në Shkollën Tregtare të Vlorës, u arratis nga Shqipëria dhe u vendos në SHBA-ës, ku punoi për shumë kohë në disa universitete, duke u marrë me kërkime shkencore. Në vitin 1946, familja Sharra në Vlorë mbeti pa asnjë burrë në shtëpi dhe Muço Sharra (babai i Hazizit) pasi u dënua me 12 vjet burg në një moshë të thyer, kur u lirua nga burgu, duke mos pasur strehë tjetër, përfundoi në Azilin e Pleqve të Fierit ku dhe vdiq në mjerim të plotë./Memorie.al

Historia e panjohur tragjike e Loni Kristos, sekretarit të përgjithshëm të Vatrës, mikut të Nolit

Dashnor Kaloçi

Publikohet historia e panjohur e Loni Kristos nga Hoçishti i Korçës, i cili pasi u shkollua në Selanik, emigroi në SHBA dhe u vendos në një qytet fare pranë Bostonit ku u lidh me Fan Nolin, Faik Konicën, Qerim Panaritin etj., ku Shoqëria “Vatra” e zgjodhi sekretar të përgjithshëm dhe gjatë gjithë periudhës së Luftës së parë Botërore, me shkrimet e tij në gazetën “Dielli” ai u bë një mbrojtës i flaktë i çështjes shqiptare kundra synimeve të qarqeve shoviniste vorioepiriote.

Diplomimi i Lonit në Harvard dhe kthimi në Shqipëri në 1920-ën me bandën muzikore të Shoqërisë “Vatra”, ku ai u angazhua në politikë duke u zgjedhur deputet në parlamentin e parë shqiptarë nga partia që kryesohej prej Fan Nolit, të cilën ai e mbështeti me gazetën “Bota e Re” ku ishte kryeredaktor. Largimi i Lonit nga Shqipëria pas rrëzimit të qeverisë së Fan Nolit dhe rikthimi pas amnistisë së dhënë nga Kryetari i Shtetit, Ahmet Zogu në 1926-ën dhe puna e tij si mësues në Liceun Francez të Korçës deri në 1939-ën kur ai u internua nga italianët në Ventotene pasi kundërshtoi pushtimin fashist të 7 prillit të 39-ës. Kthimi i tij në atdhe pas lirimit nga internimi dhe angazhimi në Lëvizjen Antifashiste, ku si rezultat u arrestua përsëri dhe u mbajt në kampin e internimit në Porto Romano deri në mbarimin e Luftës dhe puna si përkthyes me UNRRA-n, ku për shkak të saj u rrezikua të arrestohej nga komunistët, pasi nuk pranoi edhe ofertën që i bënë komunistët për një post të lartë në qeverinë e Enver Hoxhës. Dëshmia e nipit të tij, Dr. Arben Harito, për korrespodencën që ai kishte me Nolin dhe abandonimi që i bëri atij regjimi në fuqi për shkak të miqësisë që kishte pasur me shumë nga eksponenët e lartë të Ballit Kombëtar.

“Më 15 nëntor të vitit 1945 në një letër të gjatë që Fan Noli ia dërgonte nga SHBA, zonjës Simmons, e cila punonte në Tiranë në misionin e UNRRA-s, i shkruante asaj se ishte shumë i gëzuar që miku i tij i vjetër, Loni Kristo dhe familja e tij dolën gjallë nga lufta e tmerrshme botërore, e gjënden shëndoshë e mirë në Tiranë. Njëkohësisht në atë letër ai i lutej asaj, që t’i përcillte Lonit lajmin, se dhe ai vetë ishte shumë mirë dhe se priste që shoku i tij nga Tirana, t’i kthente sa më shpejt një përgjigje duke e njoftouar edhe për shëndetin e miqve të tjerë. Në mbyllje të asaj letre, Noli i shkruante Lonit se Shqipëria duhej ndihmuar sa më shumë. Pas kësaj, Loni i ktheu përgjigje me anë të një letre, të cilën i‘a dërgoi në datën 7 janar të vitit 1946, ku mes të tjerash me një entuziazëm të madh, i shkruante Nolit për lufën që kishte bërë kundër pushtuesve dhe në ndërtimin e vëndit. Në atë letër ai shkruante shumë gjatë edhe për miqtë e tyre të përbashkët si, At Vasil Marko, Koli Rrodhe, Loni Nini, Kristo Kirka, Koço Tashko, Kol Kuqali, etj. Po kështu e njoftonte për vdekjen e shokëve të tjerë si Vangjel Turtulli, Nasi Aristidhi, dhe Peshkop Çamçen. Pasi Noli, mori letrën e mikut të tij nga Tirana, u gëzua pa masë për shokët e tij dhe dha porosi që ajo të botohej në gazetën “Dielli”. Bashkëngjitur me atë letër, Noli kishte dërguar dhe dizertacionin e tij për Skëndërbeun, ku shkruante se shumë shpejt do të vinte në Shqipëri. Njeriu që flet dhe dëshmon për Memorie.al, është 70 vjeçari Arben Harito, Doktor i Shkencave, i cili nga Toronto i Kanadasë, ku jeton dhe punon prej vitesh, rrëfen të gjithë historinë e gjyshit të tij, Loni Kristos, njërit prej patriotëve shqiptarë që themeluan shoqërinë “Vatra” së bashku me mikun e tij të ngushtë Fan Nolin.

Po kush ishte Loni Kristo, cila ishte origjina dhe e kaluara e familjes së tij. Përse ai nuk pranoi që të merrte detyra të larta shtetërore që i’u ofruan nga regjimi komunist? Përse pas kësaj Loni u la pa punë dhe u akuzua si simpatizant i Ballit Kombëtar, duke i shpëtuar për pak dhe arrestimit? Të gjitha këto bëhen të ditura jo vetëm prej dëshmive të z. Harito, por edhe nëpërmjet dokumentave, fotove, dhe materialeve të tjera arkivore. Pas vdekjes së Lonit, ato u ruajtën nga e bija, Keti Harito (Kristo), bashkëpuntore e vjetër shkencore dhe një nga themelueset e Institutit të Folklorit në Tiranë. Pas vdekjes së saj në 1969, ato kaluan në dorëzim të djalit të tij, Prof Toni Kristos, dhe më pas të Arben Haritos, i cili na i vuri në dispozicion ekskluzivisht për Memorie.al.

Kush ishte Loni Kristo?

Loni Pandeli Kristo u lind në 21 gusht të vitit 1880, në një nga familjet më të vjetra të fshatit Hoçisht të Devollit që asokohe përfshihej nga Bilishti, prej nga është dhe origjina e tyre. Fëmijërinë e tij ai e kaloi në fshatin e lindjes, ku mbaroi edhe shkollën fillore, duke pasur mësues patriotin e madh Isak Eskin, për të cilin Loni fliste me admirim të madh. Kur Loni ishte ende fëmijë, i jati i tij mori rrugën e emigracionit dhe e la atë vetëm, së bashku me pjesën tjetër të familjes. Pasi mbaroi shkollën fillore, Loni u largua nga Hoçishti dhe shkoi në Greqi, për të vazhduar më tej shkollimin e tij, por atje nuk qëndroi shumë dhe u rikthye në vëndlindjen e tij për të ndjekur mësimet në qytetin e Korçës. Por në vitin 1905, ai shkoi në Selanik dhe u regjistrua në Liceun Tregtar franko-grek, “Nauca”. Atje Loni mësoi rrjedhshëm gjuhën greke dhe u përball me qarqet shoviniste Helene, të cilat për kohën ishin tepër të fuqishme. Kjo i’a shtoi atij edhe më tepër ndjenjat atdhetare dhe patriotike. Pas mbarimit të kësaj shkolle në Selanik, Loni punoi në punë të ndryshme, derisa u largua për në drejtim të SHBA-së.

Me shqiptarët e Amerikës

Lidhur me vendosjen e Loni Kristos në SHBA-ës, nipi i tij, Dr. Arben Harito, dëshmon: “Fillimisht Loni u vendos në qytetin e Lyn, pranë Bostonit, ku u fut në punë në një fabrikë që merrej me prodhimin e syzeve. Krahas punës që bënte aty, Loni shkonte shpesh në bibliotekën e qytetit dhe ndiqte me interes lajmet që vinin nga vëndlindja e tij e largët Shqipëria. Ai indinjohej pa masë kur dëgjonte lajmet e rreme që pëcilleshin nga disa gazeta rreth Shqipërisë. Në atë kohë, Loni filloi të miqësohej me disa nga figurat më të njohura atdhetare dhe patriotike të komunitetit shqipatar të Amerikës, si: Fan Noli, Faik Konica, Qerim Panariti, Loni Katundi, etj. Në vitin 1912, ndërsa dy krerët kryesorë të shqiptarëve të Amerikës, Fan Noli dhe Faik Konica, u nisën në Konferencën e Londrës, ku do të mbronin të drejtat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, kuvëndi i Shoqërisë Patriotike Atdhetare “Vatra”, e zgjodhi atë si Sekretar të Përgjithshëm. Gjatë Luftës së Parë Botërore, shoqëria “Vatra” mbajti gjallë dhe zhvilloi ndjenjat patriotike të shqiptarëve të SHBA-së, duke qënë një nga shoqëritë më aktive në sensibilizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo në botë. Ajo organizoi një sërë tubimesh dhe dërgoi me dhjetra letra Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe Presidentit amerikan Ëoodroë Ëilson. Në të gjithë këtë aktivitet intensive, padyshim që një rol të madh luajti edhe Loni Krsito, si Sekretar i Përgjithshëm. Idetë e tij në mbrojtje të çështjes shqiptare, Loni i përcillte edhe nëpërmjet botimeve në gazetën “Dielli” të e Vatrës. Në këto shkrime ai i kundërvihej me të madhe propagandës filo-greke të shoqatave pan-epirote të drejtuara nga Pantazis. Për këto kontribute që Loni po jepte, fitoi të gjthë admirimin e shqiptarëve të Amerikës dhe veçanërisht atë të Imzot Fan Nolit, me të cilin do ta lidhte një miqësi e gjatë. Në këtë kohë, ai udhëtoi nëpër të gjithë Amerikën, duke mbledhur të holla që ishin të domosdoshme për mbajtjen në funksion të kësaj organizate. Asokohe bëri bujë të madhe, qëndrimi që Loni mbajti në një mbledhje të konsullatës italiane në Boston, ku konsulli De La Rosa, i ofroi ndihmë financiare gazetës “Dielli”. Por Loni me shumë kudjes dhe kulturë, e refuzoi atë ndihmë dhe për këtë mori përgëzimet më të mëdha, jo vetëm të drejtuesve të Vatrës, por edhe të Fan Nolit. Dhe kjo sepse nëpërmjet një memorandumi parashtruar qeverisë amerikane, Vatra kishte protestuar fuqishëm kundër protektoratit italian mbi Shqipërinë”, kujton 70 vjeçari Dr. Arben Harito, lidhur me aktivitetin patriotik të Loni Kristos në Shtetet e Bahskuara të Amerikës.

Diplomimi në Harvard

Krahas detyrës si sekretar i përgjithshëm i shoqërisë patriotike atdhetare “Vatra”, të cilën Loni Kristo e kreu me përkushtim të madh, deri në vitin 1920, që ai qëndroi në SHBA, ku u kujdes edhe për arsimimin e tij. Lidhur me këtë, Dr. Arben Harito dëshmon: ”Që me vajtjen e tij në SHBA, Loni filloi studimet e larta, duke u regjistruar në Universitetin e Harvardit, të cilin e përfundoi në vitin 1919, kur ishte në moshën 33-vjeçare. Duke qenë në një moshë të pjekur, Loni vendosi që të kthehej në vendëlindjen e tij, me mendimin se në atdhe do të mund të ndihmonte më shumë çështjen kombëtare. Në atë kohë ai zotëronte shkëlqyeshëm disa gjuhë të huaja, si: anglisht, italisht, greqisht, frengjisht dhe njihte deri diku edhe turqishten. Pas atij vendimi që mori, së bashku me një grup të madh shqiptarësh të bandës muzikore “Vatra”, në mes të cilëve ishte edhe Petro Ilia Tërpini, që Loni e kishte mik të ngushtë, në vitin 1920, ata morën rrugën e gjatë dhe u kthyen në Shqipëri. Loni u kthye në atdheun e tij me shpresa dhe plane të mëdha, por koha dhe jeta do t’i rezervonin supriza të tjera, shpesh herë të pakëndëshme. Pas 17 vitesh, ai u kthye në fshatin e tij të lindjes në Hoçisht, prej nga ishte larguar që në moshë fare të re. Menjëherë ai u angazhua në jetën politike të vendit dhe u zgjodh deputet në Parlamentin shqiptar të asaj kohe, duke përfaqësuar Prefekturën e Korçës, në Partinë Liberale që kryesohej nga miku i tij i ngushtë, Fan Stiljan Noli. Ndërkohë ai filloi botimin e gazetës “Bota e Re”, të cilën e drejtonte vetë si kryeredaktor dhe me shkrimet e tij të botuara në atë gazetë, si dhe me fjalimet e mbajtura në Parlament, Loni Kristo dha një kontribut në konsolidimin e ardhjes në pushtet të partisë së tij, që drejtohej prej Fan Nolit. Në atë kohë Loni pati një ndikim dhe popullaritet të madh në Qarkun e Korçës dhe veçanërisht në zonën e Bilishtit, ku shkonte shpesh për t’u takuar me zgjedhësit e tij. Ai qëndroi për katër vite si deputet i asaj prefekture, ndërsa në vitin 1922, Loni u martua me zonjushën Eftimia Sina (Kristo), një vajzë intelektuale, nga familja e njohur e Sinallarëve të Leskovikut, e cila jo vetëm që ishte një bashkëshorte e përkushtuar, por i’u bë edhe një mbështetëse e sigurtë gjatë jetës së tij. Në dasmën e tyre që u bë në fshatin e lindjes, në Hoçishtë, mori pjesë edhe Fan Noli, gjë e cila i gëzoi pa masë jo vetëm familjen Kristo, por edhe fshatarët e asaj zone, të cilët patën mundësinë që të takoheshin me një nga burrat më të njohur të shtetit shqiptar”.

Largimi nga Shqipëria në 1924

Në dhjetorin e vitit 1924, me rrëzimin e qeverisë së Fan S. Nolit dhe me riardhjen në pushtet të Ahmet Zogut, Loni u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Greqi si refugjat politik. Por ai nuk qëndroi shumë në shtetin fqinjë dhe në atë kohë mori ndoshta vendimin më të rëndësishëm të jetës së tij, duke vendosur që të kthehej përsëri në Shqipëri. Kështu në vitin 1926, ai u kthye në atdhe dhe duke përfituar nga amnistia që kishte dhënë në atë kohë qeveria e Zogut, ku me ndihmën e disa miqëve të tij, Loni u emërua si mësues i gjuhës angleze, në Liceun frëng të Korçës. Në atë shkollë ai shërbeu pa ndërprerje nga viti 1925 deri në vitin 1939, kur Italia kreu agresionin fashist ndaj Shqipërisë. Në kujtimet e veta lidhur me atë periudhë kohe, në mes të tjerash Loni ka shkruar:”Gjatë viteve 1925-1939, unë isha në listën me ngjyrë të kuqe dhe nën vërejtj të vazhdueshme nga organet e qeverisë së Zogut. Vazhdimisht vinin raporte kundër meje”. Një vit pas kthimit të Lonit nga Greqia në Shqipëri, atë e thirri komandanti i Xhandarmërisë së Bilishtit, Qemal Bokshi, i cili e paralajmëroi duke i thënë se: në adresë të tij po vinin vazhdimisht raporte, që e cilësonin atë si fanolist dhe kundërshtar të qeverisë. Komandanti i Xhandarmërisë, Bokshi, e këshilloi Lonin që të mos dilte shumë në publik dhe nisur nga ky paralajmërim, ai filloi që t’i kushtonte më shumë kohë përkthimeve dhe sportit të gjuetisë, të cilin ai e ushtroi deri në fund të jetës së tij”, dëshmon Dr. Arben Harito, lidhur me kthimin e Loni Kristos në Shqipëri në vitin 1926. Po kështu në prag të arrestimit, Loni Kristo ishte dhe në periudhën e Lëvizjes së Vlorës dhe Kryengritjes së Fierit në vitet 1930 dhe 1935, ku Xhandarmëria e Bilishtit kishte marrë urdhër që të mbikqyrte të gjitha lëvizjet e tij. Por në atë kohë e shpëtoi nga arrestimi, zëvëndësprefekti i Vlorës, Kosta Marko, të cilin në kujtimet e tij, Loni e përshkruan si një njeri shumë të ndershëm. Duke parë se asokohe qëndrimi Lonit në Hoçisht po paraqiste problem dhe po bëhej i padrueshëm, ai u largua që andej dhe u vendos në qyetin e Korçës. Edhe pse Loni nuk u kthye më kurrë më në vëndlindjen e tij, ai vazhdonte ta kujtonte me respekt e përmallim atë vend të bukur dhe shtëpinë e prindërve, e cila ishte një nga më të bukurat dhe që ndodhet edhe sot atje në hyrje të fshatit”, tregon Dr. Arben Harito lidhur me peripecitë e gjyshit të tij, Lonit, gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, pasi ai ishte një fanolist me bindje republikane.

Internimi në Ventotene të Italisë

Pas 7 prillit të vitit 1939, kur Italia fashiste kreu agresionin ushtarak ndaj Shqipërisë, Loni Kristo u angazhua tërësisht me veprimtarinë antifashiste duke bërë propagandë të hapur ndaj sulmit që i’u bë vëndit tonë nga fqinjët përtej detit. Nisur nga këto veprimtari, ai ra në sy të autoriteteve fashiste italiane të cilët e arrestuan dhe së bashku me disa komunistë, anti-fashistë, dhe nacionalistë të tjerë të asaj kohe si, Izet Bebeziqi, Zef Mala, Masar Shehu, Shefqet Musli, Selman Riza, Abaz Ermenji, etj., u internuan në ishujt e Ventotenes në Italinë e Jugut. Në letrën që Kuestura Mbretërore i’a dërgonte Drejtorisë së Kolonisë së të Internuarve Politikë në atë ishull, me datë 29 mars të vitit 1940, Loni Kristo së bashku me 19 perosna të tjerë, cilësoheshin si “të rrezikshëm”. Në kampin e të internuarve politikë në Ventotene, Loni qëndroi një vit dhe pas lirimit erdhi në Shqipëri. Lidhur me kthimin e tij në atdhe, Dr. Arben Harito dëshmon: “Pas lirimit nga internimi dhe kthimit në atdhe, Loni Kristo qëndroi dy vjet pa punë dhe nuk pranoi ofertën që i’u bë në vitin 1942, për të marrë një funksion të lartë në qeverinë e asaj kohe. Pas kësaj, familja u shpërngul nga Korça dhe erdhi në Tiranë. Pas vendosjes në kryeqytet, Loni ra në kontakt me shokët e tij të Lëvizjes Antifashiste me të cilët kishte qënë i internuar në Ventotene. Duke qënë me bindje nacionaliste, Loni propagandonte Shqipërinë Etnike dhe bashkimin e të gjitha forave politike në një front të vetëm. Por aktiviteti i tij antifashist ra në sy përsëri tek autoritetet italiane, të cilat e arretsuan për së dyti dhe e internuan në kampin e Porto Romanos në Durrës. Ndonëse ishte në këtë kamp, ai kurrë nuk e ndërpreu korespondencën me miqtë e tij antifashistë dhe u lirua prej andej në nëntorin e vitit 1944, kur forcat pushtuese gjermane po tërhiqeshin nga Shqipëria”, dëshmon Dr. Harito.

Në 1945 përkthyes i UNRRA-s

Pas mbarimit të Luftës Loni Kristo nuk pati problem me qeverinë komuniste të Enver Hoxhës të sapoardhur në pushtet, pasi e kaluara e tij si i internuar në dy kampe të italianëve, fliste në favor të tij, dhe se ai nuk mund të trazohej lehtë prej tyre. Por edhe pse nuk e trazuan, ata nuk e kishin me sy të mirë Lonin dhe nuk i ofruan asnjë post në qeverinë e re të sapo krijuar, ndonëse asokohe kishte shumë nevojë për kuadro të tillë të diplomuar jashtë vëndit. Kjo gjë lidhej me faktin se Loni Kristo, kishte pasur miqësi me shumë nga eksponentët e Ballit Kombëtar, ku një pjesë e të cilëve ishin arratisur jashtë vëndit dhe qëndronin në kampet e Italisë, ndërsa pjesa tjetër kishte përfunduar me dënime të rënda, gjyqeve politike. Por nisur nga nevoja ekonomike që kishte familja e tij, Loni u detyrua që të fillonte punë privatisht, si përkthyes i anglishtes në misionin e UNRRA, ku anglo-amerikanët mbikqyrnin ndarjen e ndihmave për Shqipërinë e pasluftës. Në këtë periudhë ai u mor dhe me përkthimin e disa autorëve të mëdhenj si: Ëild, Longfellou, Omar Khajam, Hemingëay, Defoe, etj duke përgatitur për botim një pjesë të mirë të tyre.

Letërkëmbimi me Nolin në 1946-ën

Në vitin 1946, pas një ndërprerjeje të gjatë, Loni Kristo rifilloi korespondencën e letrave me mikun e tij të vjetër, Fan Noli, i cili jetonte prej vitesh në SHBA-ës. Në njërën prej këtyre letrave që imzot Noli i dërgon Kristos në datë 2 prill të vitit 1946, midis të tjerash ai i shkruan: “I dashur Loni, letra e juaj e 17 janarit më ra në dorë pothuajse dy muaj e gjysëm pasi e vutë në postë. Është e para që marr me stampën e Shqipërisë së pasluftës. I’a dhashë “Diellit” që ta botojë. Vdekjen e Agathangjelit e mësova nga “Bashkimi” i Tiranës dhe të dielën e shkuar në 31 mars, i bëmë një meshë të madhe memoriale dhe një aplladhë të përgatitur nga zonjat e Shoqërisë Korçare “Arsimi”. Me këtë rast kujtuam edhe Nasin e Aristidhit dhe Vangjel Turtullin. U gëzova që disa nga shokët dolën të gjallë nga rrëmuja mondiale. Unë këtej e kam shkuar kohën me studime, si djalë i ri që jam dhe fitova titullin e doktoratës. Abstraktin e dizertacionit ta dërgova. Librat do të botohen këtu mot. Me bekime për ju dhe familjen tuaj, mbetem. Të fala F. S. Noli. U mejtova që këtë letër ta sillja vetë kur të vinj andej nga vera, por ai me Bisht e me Brirë, më këshillon t’ua dërgoj me postë kështu që të mos e merrni kurrë”. Siç shihet dhe nga letra që Noli ia dërgon mikut të tij Loni Kristos, ai shfaq dëshirën për të ardhur në Shqipëri, gjë të cilën nuk e realizoi kurrë, për arsye që kanë mbetur ende të paqarta. Para kësaj letre, në 15 nëntor të vitit 1945, imzot Noli, kishte dërguar një letër të gjatë një zonje me shtetësi amerikane, të quajtur Simmons, e cila punonte pranë UNRRA-s. Në mes të tjerash në atë letër, Noli i lutej zonjës Simmons që t’i përcjellë Lonit, lajmin se ai vetë është shumë mirë dhe pret që edhe ai (Loni) t’i shkruajë sa më shpejt dhe ta njoftojë edhe për miqtë e tjerë. Në fund të asaj letre, Noli i shkruan Lonit se Shqipëria duhet ndihmuar sa më shumë. Pas kësaj, Loni i ktheu përgjigje me anë të një letre, të cilën i’a dërgoi më datën 7 janar të vitit 1946, ku në mes të tjerash me një entuziazëm të madh, i shkruante Nolit për luftën që kishte bërë populli shqiptar kundër pushtuesëve të huaj dhe për ndërtimin e vëndit. Në atë letër, ai i shkruante shumë gjatë edhe për miqtë e tyre të përbashkët, si: At Vasil Marko, Koli Rrodhe, Loni Nini, Kristo Qirka, Goni Katundi, Koço Tashko, Andon Frashëri, Kol Kuqali, Sadik Duro etj. Po kështu ai e njoftonte edhe për vdekjen e shokëve të tjerë, si: Vangjel Turtulli, Nasi Aristidhi e Peshkop Çamçen”.

Akuzohet si simpatizant i Ballit

Pasi punoi për disa kohë si përkthyes pranë UNRRA-s, me largimin e saj nga Shqipëria, Loni Kristo mbeti përsëri pa punë. Lidhur me këtë, nipi i tij, Dr. Arben Harito dëshmon: “Në atë kohë disa nga miqtë e Lonit që kishin funksione të rëndësishme shtetërore dhe partiake, i propozuan atij që të merrte një post në qeverinë shqiptare të asaj kohe, por ai e refuzoi atë ofertë në mënyrë kategorike. Por kjo nuk do të përtypej kollaj nga komunistët, të cilët si duket i’a mbajtën “vath në vesh”, dhe pas disa vitesh, e akuzuan si simpatizant të organizatës së Ballit Kombëtar. Pas këtyre akuzave që e rrezikonin për t’u arrestuar, atij i’a ndërprenë dhe pensionin, duke e lënë në një gjëndje të vështirë ekonomike. Ndonëse ai kaloi një situatë tepër të vështirë duke pritur nga minuti në minut arrestimin e tij, mundi që të shpëtonte pa përfunduar në qelitë e Sigurimit, ashtu si shumë nga miqtë e tij të ngushtë. Por pas disa vitesh, kur ai ishte në moshën 65-vjeçare, pensioni i ndërprerë, i rifilloi përsëri. Ndonëse në atë kohë ai u shkëput nga jeta aktive dhe u mbyll brenda në shtëpinë e tij, duke u marrë me përkthime, nuk e ndërpreu sportin e tij të preferuar, gjuetinë, ku dilte së bashku me shokun e tij të vjetër, Koço Tashkon. Po kështu krahas kësaj, ai filloi që të ndihmonte vajzën e tij, Ketin, në përzgjedhjen e folklorit shqiptar, pasi ajo punonte në Institutin e Folklorit. Në vitin 1960, Loni Kristo pësoi një goditje të rëndë, të cilën nuk mundi ta përballonte dot për një kohë të gjatë. Kjo gjë kishte të bënte me vdekjen e bashkëshortes së tij, Eftimia Sina, e cila u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare. Në të njëjtën kohë, atij i internuan edhe një nga miqtë e pakët që i kishin mbetur, Koço Tashkon, i cili u përjashtua nga të gjitha funksionet partiake e shtetërore që mbante në atë kohë dhe u dërgua familjarisht në internim në një fshat të Fierit. Në ditët e fundit të jetës së tij, në një letër që ai i dërgon mikut të vjetër, Imzot Fan Nolit, e cila mban datën 3 nëntor 1960, midis të tjerash i shkruan edhe për humbjen e gruas dhe sëmundjen e tij. Pothuaj e gjithë letra e Lonit është e shkruar me nota të zymta dhe pesimiste, duke mos shprehur asnjë keqardhje që nëse së shpejti do të bashkohet në botën tjetër me bashkëshorten e tij. Por gjithashtu atij nuk i mungon krenaria që ai ndien për atë që ka bërë për Shqipërinë dhe kontributin që ka dhënë gjatë gjithë jetës së tij në shërbim të atdheut. Ajo letër dërguar Imzot Fan Nolit, ishte dhe e fundit për Loni Kriston, pasi në janarin e vitit 1961, ai ndërroi jetë, nga një sëmundje e rëndë dhe u dërgua të prehet në varrezat e Tiranës” e mbyll rrëfimin e tij Dr. Arben Harito, për gjyshin e tij, Loni Kriston, një nga patriotët shqiptar që ia kushtoi të gjithë jetën e tij çështjes së atdheut dhe që u la në harresë nga rregjimi komunist i Enver Hoxhës.

/Memorie.al