VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Në përkujtim të Mid’hat Frashërit

By | November 7, 2018

Komentet

Qani Çollaku, model i thjeshtësisë, inteligjencës, erudicionit dhe i një personaliteti të jashtëzakonshëm Nga Istref Haxhillari

Brezi im e konsideron profesor Qani Çollakun, një fenomen që kaloi heshtazi, pa bujë e zhurmë në jetën kulturore të qytetit të Pogradecit, mbushur me emra zulmëmëdhenj si Gjergj Pekmezi, Lazgush Poradeci, Mitrush Kuteli e të tjerë. Por si ta shpjegojmë faktin që, ndonëse nuk la as gjë të shkruar, nuk botoi në shtypin e kohës asnjë shkrim, mbetet në mënyrë të padiskutueshme figurë e konsoliduar e kulturës qytetare pogradecare? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, mendoj se mund të bëhet në miniaturë ky krahasim: Faik Konica është i njohur, jo aq për shkrimet e tij, që natyrisht kanë vlerën e tyre, po për faktin se solli në shqip, ashtu si i njohim ne sot, rilindësit e mëdhenj Naim Frashërin, Çajupin e të tjerë.

Me të njëjtën mënyrë, Qaniu zbuloi përmes orëve të letërsisë universin poetik të Lasgush Poradecit, mrekullinë e rrëfenjave të Kutelit, hapësirën e pa matë ruse të Dostojevskit, Çehovit, Gogolit e të tjerëve.

Ja si i bënte ai sfidë mediokritetit letrar të kohës:

Në antologjinë e letërsisë shqipe të gjimnazit tonë, Lasgush Poradeci përfaqësohej me tri poezi të përmbledhura në dy faqe, ndërsa një poet pa asnjë vlerë përfaqësohej me dhjetë faqe dhe zhvillohej në katër orë mësimi, kundrejt një ore që zhvillohej poezia e Poradecit. Por, falë profesorit të letërsisë, ky raport shndërrohej në pesë me zero në kahun tjetër. Kështu e fillonte ai një orë mësimi të letërsisë: ”Perëndim i vagëlluar mbi Liqerin pa kufir/ Po përhapet dalëngadalë një pëlhurë si një hije…etj”

Duke recituar, mbante ritmin muzikal të vargut dhe, me sy të perënduar, krijonte një atmosferë qiellore, ku nuk ekzistonte asgjë përveç natyrës së mahnitshme të liqenit përrallor. Ne harroheshim duke e dëgjuar, na vinte keq kur mbaronte dhe habiteshim se si nuk e paskëshim parë këtë bukuri që e kishim aq pranë. Binte zilja dhe magjia mbaronte. Profesori kthehej në jetën reale si i trembur dhe na thoshte:

– Hapni librat nga faqja kaq e deri aq keni mësimin e ditës. Kur fillonim të studionim, hapnim të parin librin e letërsisë ku me habi lexonim emrin e një tjetër poeti dhe të tjera poezi. Magjia ishte zhdukur, vargjet s’kishin gjëkundi muzikë brenda. Profesor Qaniu zbulonte universin poetik të Lasgushit përpara një brezi të etur për dije që thithte me etje çdo varg magjik të shkruar prej tij. Nuk e dinim që poeti, me të cilën kishim rënë në dashuri më shumë se vajzat e shkollës, ishte gjallë. Në mendjen tonë identifikohej me qeniet mitologjike, të jashtëzakonshme që dinë të bëjnë magji dhe hipnotizojnë njerëzit.

Gjimnazi ynë kishte në atë kohë një trupë pedagogjike të kualifikuar dhe autoritare, me profesionistë të vërtetë. Bashkënxënësit e mi kujtojnë doemos me respekt e nostalgji, krahas Qaniut edhe Petro Priftin nga qyteti ynë, Dhanil Stefani e Gjergji Merlika nga Korça, Theodhor Duni nga Tirana, Rruzhdi Cerloi nga Durrësi. I përmend me respekt për dijet që na dhanë dhe metodat që përdornin, dashurinë me të cilën na rrethonin dhe miqësinë, si të ishim shokët e tyre. Nga këndvështrimi i kohës së sotme unë e kuptoj shumë mirë vështirësinë e tyre përkundrejt presionit ideologjik të kohës. U kërkohej që çdo lëndë mësimore të përshkohej nga filozofia dhe politika. Dhe ata, ustallarë për matematikë, kimi, fizikë, letërsi, detyroheshin të gjenin pikat e kontaktit të disiplinave shkencore me këtë filozofi. Mundim, sa i vështirë, aq edhe i kotë e i pakuptimtë. Rezultante e tërë këtij mundimi ishte një konformizëm i neveritshëm, po i domosdoshëm për të mbijetuar e punuar në arsim, prandaj ata i përshtateshin dosido mendimit teorik të kohës. Këtë lloj konformizmi ishim të detyruar ta aplikonim të gjithë, në vitet e mëvonshme kur punuam në arsim si mësues, në të shumtën e rasteve pa e kuptuar absurdin që ai mbartte me vete.

Por Qani Çollaku qe gatuar nga tjetër brumë, ishte tjetër natyrë. Revolta e tij ndaj filozofisë së kohës ishte krejt e natyrshme dhe e sinqertë, e argumentuar me një qartësi të admirueshme. Arsyetimi buronte nga krejt qenia e tij, i pastër e i thjeshtë, pa asnjë paragjykim, si prej fëmije. Në mbledhjen e radhës së këshillit pedagogjik të gjimnazit u mbajt një raport, thelbi i të cilit ishte që i gjithë procesi mësimor të përshkohej nga filozofia dhe mendimi politik i ditës. Mësuesit duhet të dilnin mbi tekstet që konsideroheshin të vjetruara. Në këtë forum merrnin pjesë, përveç mësuesve, edhe përfaqësues nga nxënësit dhe komuniteti i prindërve. Duke gjykuar nga pozitat e sotme, nuk ka asnjë dyshim se tekstet, ndonëse përkthime të mirëfillta nga rusishtja, të aplikuar për qindra vjet në gjimnazet ruse, ishin shumë më të mira se ato që u revolucionarizuan më vonë, reformë pas reforme, madje edhe me ato që përdoren sot, kur mungon censura. Krahasoj një libër të fizikës se asaj kohe me atë që përdorim sot dhe habitem si nuk e kuptojnë ata që e kanë në dorë këtë punë, ndryshimin absurd në kahen negative të këtyre teksteve?

Diskutimet ishin në të njëjtën frymë (kujt ia mbante të thoshte të kundërtën), të njëtrajtshme, pa ngjyrë, argumente të sforcuara për të qenë në rregull me sfondin ideologjik. Qaniu ishte ulur në bankën e fundit bashkë me mua, (përfaqësues i klasës së tretë C, ku ishte mësues kujdestar). Nga qëndrimi, lëvizjet, tiku nervor i vazhdueshëm që i shtohej në raste nervozizmi, kuptohej qartazi revolta e brendshme. Kur njëri nga mësuesit, që ai e vlerësonte për gjykimet racionale dhe personalitetin, e mori fjalën dhe po fliste në të njëjtën frekuencë që diktonte mbledhja, Qaniu u ngrit me vrull, pa marrë leje, i preu fjalën kolegut (kjo ishte krejt jashtë kulturës së tij).

– Kolegë të nderuar, – tha, – unë mendoj se e kemi për detyrë t’u mësojmë këtyre nxënësve më së pari matematikë, letërsi, kimi, fizikë dhe, pasi të formojnë personalitetin e tyre, le të bëhen po të duan edhe komunistë.

Doli nga klasa me hap të nxituar, pa thënë asnjë fjale. Mbledhja u prish. Fjalët e tij, rrufe në qiell të hapur lanë pas habi, pështjellim, kundërshti po edhe miratim të heshtur nga shumica e profesorëve të shkollës. Atëherë ne nuk kuptonim shumë gjëra, po koha tregoi se ato fjalë ishin prologu i kalvarit të vuajtjeve pa fund të atij njeriu që për ne ishte dhe mbetet model i thjeshtësisë, inteligjencës, erudicionit dhe i një personaliteti të jashtëzakonshëm.

 

Faik Konica për shqiptarët: Janë armiq të vetvetes!

Ju ftoj të lexoni nga Faik Konica, shqiptari më elitar ndër këta dy shekuj, që shkriu pasurinë për Shqipërinë, që e deshi Shqipërinë si rrallë kush apo si askush, se si shkruan për ne shqiptarët, që diktatura, pushtimi dhe ky tranzicion kriminal na ka përkeqësuar edhe më. Plagët nuk fshihen, as mbulohen me rroba të bukura propagande, plagët zbulohen dhe kurohen për t’u shëruar sepse nëse  nuk, atëhere gangrenizohen.

Ju përshëndes,

Elida Buçpapaj

 

“Mënyra e komunikimit të Konicës është e drejtpërdrejtë, aq e drejtpërdrejtë sa ndonjëherë është edhe e frikshme për nga mënyra e përçimit dhe realitetit që përmban në të.

I tillë është edhe ky shkrim që Konica.al ka rezervuar për ju, ku vetë Konica ka folur për mendimin e madh të shqiptarëve se Evropa është ajo që do t’i nxjerrë në dritë, ndërkohë që është krejt e kundërta. Ja ku është postimi i plotë…

“Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri!

Shqiptarët e mjerë presin që Evropa të vijë sot a nesër t’i shpëtojë. Është nevojë të themi, të bërtasim të vërtetën: Evropa shqiptarët i ka për të egër e për të humbur… Le të themi pra të vërtetën, gjithnjë të vërtetën… të përpiqemi t’i fryjmë popullit tonë pak jetë e pak guxim.

Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut.

Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit.

Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot.

Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten.

Por, ata njerëz që vriten për interes e për përralla [dokrra], ftohen dhe frikësohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme…

Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga Valiu! trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie.

Populli është i duruar, po gjer në një pikë: e kur kupton dhe e zë zenga, tërbimi i tij bën çudira të shëmtuara.

Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme.

Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.

Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale apo letrare, qoftë me bizantinët, qoftë me turqit.

Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm.

Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen.

Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës.

Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë.

A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të qelbur ergjent [të holla], shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes?

Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë; por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj”. / KultPlus.com”

In Memoriam për Luan Myftiun: Nje tregim i jetuar: KUR VRITEJ DASHURIA ­Nga Luan MYFTIU ­

(NËNA)
Nuk di si duhen fëmijët prej nënave të tyre, por imja ka pasur për mua një dashuri të çuditshme. Ajo mbante në gisht një unazë të veçantë për të më mbrojtur nga ndo një mallkim i fshehtë i zemrës së saj, kur unë bëja ndo një nga ato veprimet që e lëndonin. Por dashurinë e saj kurrë nuk ma zbulonte, si të donte të mos cënonte lirinë time. Ajo i fshihte vështrimit tim të etur kujdesin e saj të tepëruar. Veç unë e diktoja dobësinë e saj për mua, sa herë që duhej të qortohesha për një veprim ku prekej sedra ime. Si një luaneshë e butë, ajo donte të rriste një këlysh krenar, prandaj me një diferencë të shtirë i zhdukte pasojat e sjelljeve të mia të ndëshkueshme. Ndoshta, kjo mbretëreshë bukurie nëpërmjet meje donte të vendoste pushtetin e krenarisë së saj në ambientin e kulturuar, ku kishte rënë nuse. Nuk di përse bukurinë mahnitëse të shpirtit të saj unë e shihja të pikturuar nëpër ikonat e kishave, të cilat i vizitoja gati çdo të dielë. Duke shkelur me kujdes nëpër rrugicat e tyre, të shtruara me zaje të bardhë, nga ku gëlontë një barë i gjelbër që dukej sikur përtërihej nga tingujt e këmbanave, unë hyja në kishë me zemrën gjithë drithërime nga një ndjenjë e pakuptueshme. Prapa tymit të temjanicës sodisja nurin e bukurisë së nuseve dhe vajzave elegante, që kishin ardhur t’i lutehsin Zotit t’i falte mëkatet, trishtimin e ëmbël të pikturave murale, madhëstinë e heshtjes dhe magjinë e zërave të korit të fëmijëve. Më dukej sikur vetëm aty e zbuloja parajsën e dashurisë së pashprehur të nënës. Ndihesha aq i dehur nga një pasion i çuditshëm, sa më dukej sikur tërë ceremonia fetare zhvillohej enkas për mua. Dhe kisha një nevojë t’i falenderoja të gjithë ata që vinin të faleshin në kishë. Kështu u krijua në atë moshë një lloj lidhjeje e fshehtë midis meje dhe kësaj shtëpie të Zotit. Edhe sot nuk di të them si i lexoja kuptimet e tingujve të këmbanës, sepse mbaj mend që, kur ato lajmëronin për ndonjë vdekje, unë vrapoja me lot në sy te nëna, e cila, për çudi, asnjëherë nuk më pyeti për shkakun e ngashërimeve të mia, kur hidhesha në krahët e saj i lumtur që ajo ishte gjallq . . .Edhe ajo sikur nuk donte që unë ta shfaqja haptas dobësinë time për të!

Asnjëherë nuk u ankua për hallet dhe shqetësimet, kur tim atë e arrestuan komunistët dhe asaj i duhej dy herë në ditë të qëndronte kokulur para portës së burgut me shpresën se mund t’ia pranonin ushqimet, që kish përgatitur për të shoqin. Kjo qënie që mëshironte dhembshurinë, tani qe pushtuar e tëra nga ndjenja e detyrës. Një rrudhë zemërimi, që përpiqej të mbinte në mes të vetullave të saj, nuk e prishte dot harmoninë e asaj qënieje që lumturinë e gjente vetëm në paqe. Të ketë pasur rol bukuria në atë butësi që të bënte për vete? Unë e adhuroja dhe, i magjepsur, isha xheloz, në heshtje tek shihja që edhe femrat hutoheshin përpara saj. Ndoshta, kjo xhelozi më kish krijuar me tim atë edhe një lloj armiqësie, e cila më shtynte të bëja ca gabime që isha i sigurt se do ta zemëronin, vetëm për të parë se si do të më mbronte ”luanesha” ime! Dhe isha i lumtur, kur shihja që ajo më mbronte në çdo rast, pa pyetur për

trishtimin që i shkaktoja tim eti. Tani që kishte rënë në burg, më dukej sikur këtë e kish kërkuar vetë, i dëshpëruar që s’ia kisha njohur dashurinë që kishte pasur për mua, dhe, aq sa më vinte keq për të, po aq e dënoja për këtë hakmarrje të pamëshirshme ndaj meje. Gjithçka që ndodhte me mua, unë e peshoja sipas mënyrës sime. Komunistët më dukeshin ca lodra në duart e fatit tim, të cilat vepronin vetëm si t’u thoshte ai.
Tani e shihja nënën për ditë e më të përhumbur, ndërsa natën, kur e shtrëngoja midis krahëve të mi të dobët, ajo rrallë kujtohej që më kishte pranë. Një ditë e kapa në befasi duke qarë. I kishin dënuar vëllanë e vetëm me vdekje! Ai ishte kopja e së motrës nga shpirti, sikur t’i zbresim një shkreptimë rreptësie (kur prekej në sedër) që i kish mbirë, ndoshta, nga ndjenja e përgjegjësisë për familjen, që i kish rënë mbi supe qysh herët. I zgjuar e me një intuitë të hollë, por pa kulturën që ia kërkonte intelekti, ai ruante si thesar krenarinë e trashëguar nga i ati, kryengritës antiturk, i cili, me pastërtinë e ndjenjave të tij patriotike, kish fituar edhe simpatinë e atyre që duhej ta urrenin. Ky vëlla i dhembshur e donte marrëzisht të motrën. Bukurisë së saj marramendëse i qëndronte si një kurorë lulesh fisnikëria e vëllait, ashtu si zbukurohej kokëkrisja e tij e ëmbël prej nurit engjëllor të së motrës.

Ata duheshin e krenoheshin me njëri-tjetrin, ashtu siç qenë sjellë, kur ishin fëmijë.

Kush do t’ia mbronte tani nënës sime bukurinë nga gjithë ato shigjeta që kjo bukuri, padashje, tërhiqet drejt saj? Komunistët i vranë vërtet vëllanë, duke mos i treguar as gropën, ku ia flakën kufomën. Madje atyre nuk u erdhi mirë, kur ajo e qau. Komunistët kishin shumë frikë nga lotët që derdheshin nga keqardhja për viktimat e tyre. Nëna ime qante fshehurazi, por jo nga frika. Madje, ajo sikur nuk donte të qante. Ajo s’mund ta pranonte që i vëllai kishte vdekur, kur mendonte se ai vetëm mirë u kishte bërë të tjerëve! Ajo qante fshehurazi për poshtërimin që i kishin bërë vëllait të saj. Ata i kishin rrëmbyer krenarinë nënës, ndaj gjysma e qënies së saj kish vdekur. Gjysma tjetër vraponte pas kujtimeve të tij, me qëllim që të mos ndihej e vetmuar.

Ndërkohë të ardhurat shteronin dhe nevojat rriteshin çdo ditë. Filloi shitja e sendeve me vlerë për një copë bukë. Ditët shtyheshin me zor dhe uria nisi trokitjet e para në derën tonë.

Nëna po largohej çdo ditë prej nesh, si ai kapiteni që nuk i afrohet pasagjerëve që do të mbyten, kur anija po mbushet me uje, i terrorizuat nga klithmat e ndërgjegjes që s’është në gjendje t’i ndihmojë. Gjithmonë e menduar, ajo kryente mekanikisht detyrat si grua dhe si nënë. Ata të cilët dje e respektonin për fisnikërinë e saj, tani që kishin marrë pushtetin, e këshillonin për përçmim të ndante burrin e të martohej, pasi i shoqi nuk do ta nxirrte më kokën nga hekurat e burgut! E revoltuar dhe e fyer, ajo ua përplaste në fytyrë gjithë sa mendonte për harbutërinë e tyre, ndërsa netët, e tronditur, i gdhinte pa gjumë. Unë përpiqesha t’i qëndroja pranë, duke iu futur natën në gji, por ajo, ndonëse nuk i harronte përkëdheljet, sikur më lutej të mos e bezdisja.

Një natë më tha të mbaj vesh se mos dëgjoja zhurma këmbësh në tavan dhe, kur unë e sigurova se nuk kishte të tilla zhurma, veç heshtjes së plotë të natës, ajo qeshi nën zë si për të më thënë se kishte bërë një shaka, ndërsa pashë në dritën e hënës që hynte nga dritarja, dy pika loti që vezulluan në sytë e saj, të mbushur me një dritë jo të zakonshme. Atherë nisa të kërkoj si nëpër terr dashurinë e nënës, që nuk e kuptoja përse po ftohej çdo ditë. Ç’të qe kjo e keqe që më kish

përzënë nga zemra e saj? Ndiqja i hutuar psherëtimat, lëvizjet, madje dhe ngjyrat e zërit të saj, por nuk arrija dot në një përfundim. Nuk gjeja dot një shkak që ta kish zbehur dashurinë e saj për mua. Atherë e tepëroja me çamarokllëqe që ta meritoja një qortim prej saj. Por jo! Atë sikur e rëndonte dashuria ime, që ajo e ndiente se sa shumë po më vriste. Atherë e hodha poshtë atë sedrën dhe krenarinë, me të cilat e fshihja dobësinë për të, duke menduar se do ta fyeja në atë kërkesën e hershme të shpirit të saj për mua, por ajo vetëm për një çast shqetësohej, pastaj bëhej indifernte. Ajo kërkonte tani një pakt të ri, të cilin unë s’mund ta pranoja: ta lija të qetë! Po si mund ta lija unë vetëm, kur e shihja se sa vuante? Kurse ajo, ndoshta, donte të më mësonte me mungesën e saj, shprehur në lot e klithma! Vonë e kuptova se kisha pasur një dashuri të sëmurë për nënën. Vallë, e kishte ndierë zemra e saj këtë? E kishte ndierë sa e egërt ishte dashuria ime, që ajo vetë e kishte mbjellë? Ajo vetë më kishtë mësuar që ta trajtoja mizorisht. Në shkollë vija për të, teshat e reja i vishja për të, haja e pija për të dhe gjumë flija vetëm për hatër të saj. Ajo i kryente gjithë detyrat që më jepte mësuesja për t’i bërë në shtëpi, ajo më shfajësonte, kur endesha rrugës e nuk shkoja në shkollë, ajo m’i mbulonte kudo e kurdoherë prapësitë. Dhe kurrë nuk ankohej, kurrë nuk më tregonte se ç’kish bërë për të më mbrojtur, njëlloj si të ishin gabimet e saj dhe ajo duhet ti paguante.

Njëherë fëmijët e lagjes, që vinin shpesh në shtëpinë tonë, kishin nxjerrë në oborr gjithë pajën e saj prej mëndafshi, blerë në Itali dhe, të veshur me to si aktorë, loznin teatër. Nga banaku i verandës një fëmijë tjetër kishtë rrëzuar padashje një qyp me pekmez rrushi si ndonja 30 kg. dhe kish nisur të qante nga frika e ndonjë ndëshkimi. Erdhi nëna: të gjithë ngrinë. Rrobat e saj ishin ndehur mbi trëndafilat e kopshtit, ndërsa pekmezi kish ndotur gati gjithë shtëpinë. Ajo qeshi, pyeti për mua, më gjeti, më futi në një dhomë e, pasi më zhveshi, më kontrolloi me kujdes se mos isha vrarë, kur kish rënë qypi. Pasi u sigurua që s’kisha pësuar gjë, mori frymë e lehtësuar, mblodhi në oborr teshat e saj dhe nisi të lante shtëpinë pa na bërë një qortim dhe pa i trembur fëmijët e lagjes për të ardhur përsëri. Dhe unë përpiqesha ta ndihmoja në ndo një punë, por pa i rënë në sy se atë punë e kisha kryer unë. Ajo, sigurisht që e kuptonte, por edhe ajo nuk më falenderonte, përderisa e dinte që kjo gjë nuk do të më jepte kënaqsi. Ishte kohë lufte dhe babai ynë, i ngarkuar me detyra të ndryshme, vinte rrallë në shtëpi. Por ne nuk rrinim vetëm, sepse nëna jonë merrte shpesh në shtëpi gra të varfëra e pa njeri dhe i partonte (në të parë), siç venë nuset për herë të parë te prindërit e tyre dhe u shërbente për shpirt një muaj të tërë.

Në fund i përcillte me pesëqind të mira duke u premtuar se do t’i ftonte përsëri vitin tjetër. Ne çuditeshim se me çfarë devotshmërie e kryente ajo këtë bamirësi.

Tani, veç heshtjes, ajo kish nisur të rrinte edhe pa ngrënë, por ne nuk kuptuam dot kurrë arsyen e “grevës” së saj të urisë. Mos donte, vallë, të na e lintë neve racionin e saj të bukës, që jepte shteti aso kohe për çdo frymë? Apo uria e ndihmonte t’i ndiente më pak dhimbjet shpirtërore? Ato ditë komunistët kishin dënuar me vdekje edhe nipin e saj, të cilin ajo e kishte mbajtur pranë, se ishte kopja e të vëllait, për të cilin s’besoj se ka pushuar së qari deri sa i shkoi pranë. Mos, vallë, në ato net pa gjumë bisedonte me të nipin, që priste nga çasti në çast ta rrëmbenin, siç e rrëmbyen hienat, që nuk u ngopën 50 vjet me gjak të pafajshëm? Si mund të vritet një fëmijë që s’i ka djersitur mirë qimja në faqe? Një fëmijë që s’kish vrarë një flutur e s’kish trembur një zog? Ndoshta ajo e ndiente që ky ishte fundi i botës dhe s’kishte përse të përpiqej të jetonte. Ndërsa unë i kërkoja me kokëfortësi dashurinë e saj! Sa shqetësime duhet t’i kem dhënë së gjorës duke i kërkuar të bënte një gjë që s’mundej! Ah, nënë, sa shumë t’u desh të duroje! Ata, të cilëve ti u kishe mbrojtur jetën, tani s’të jepnin as një punë të rëndomtë për të mbajtur fëmijët e tu me frymë tani ti duhej vetëm të luteshe: edhe gardianit të burgut, edhe furxhiut, edhe mjekut për një vizitë, edhe miqve të tët shoqi, që bënin tani skur nuk të njihnin! Ti i zbrite me fisnkiëri këto shkallë të poshtërimit dhe tregove nje tjetër bukuri, që ndoshta, vetes nuk ia njihje. Ti i lave këto shkallë me lotët e krenarisë së fyer dhe kushedi ç’marrëveshje të fshehtë bërë me vdekje, e cila vulosi në ballin tënd indiferencën. Ç’të vrau më shumë, o nënë? Absuditeti i sakrificës, apo mosmirënjohja cinike e njerëzve? Falmë, nënë! Ti duhej të largoheshe nga kjo jetë! Mos, vallë, ftohtësia jote qe një mënyrë për ta bërë më pak të dhimbshme ndarjen? Sa shumë duhet të kesh vuajtur për t’i këputur vetë këto fije të forta të dashurisë sonë!

Po ne si s’u zemëruam një herë me këtë braktisje që na bëje çdo ditë? Mos, vallë, e ndienim se në ç’hall ishe? Apo ti, në çastet e zgjimit, derdhje aq dashuri mbi ne, sa të na mbante zemrat ngrohtë për sa kohë ti do t’i vidheshe nga halli dashurisë sonë?! Si u zhduk butësia nga syt e tu të qetë, të qeshur e plot dritë? Si u shua ëmbëlsia në buzëqeshjen tënde të zgjuar? Ku iku ajo ironia dashamirëse tënde të zgjuar? Ku iku ajo ironia dashamirëse, me të cilën na detyroje ta braktisnim të keqen, pa e ndier veten të fyer?

U rrëzove, nënë!. . .

Asnjë katastrofë nuk mund të dëmtonte shpirtin tonë në atë moshë se sa kjo rënia jote! Ne humbëm përgjithmonë dëshirën për të ndërtuar në jetë diçka të bukur, në shëmbëlltyrë të lumturisë!

A e dije këtë?!

Falna, nënë, nëse të kemi bërë të vuash edhe pas vdekjes!

Ti s’mund të largoheshe pa klithmë! Nuk mund të rrije pa u treguar xhelatëve fytyrën e tyre të vërtetë! Ta kërkonte nderi i vëllait, lotët e jetimëve, vepra e burrit tënd, që po shkelej me këmbë birucave të Sigurimit! Shpirti yt i dhembshur nuk mund të pranonte të talleshin me fisnikërinë e tij disa rrugaçë, që ambicia për pushtet i shndërroi në lypsarë mosmirënjohës e vrasës të pabesë, kurse instikti kriminal i harbutërisë i shtyu të besojnë se ishin, madje, perëndi! Dhe krenaria jote e fyer vrapon që nga errësirat ku e kish flakur terrori komunist, duke shpërthyer si një rrufe që godet mbi kokën e nje gjarpëri. Ti klithe në zyrat e tyre:

“Katilë!. . .”. Dhe nuk dëgjove telefonat që ulëritën dhe dyert që u përplasën e nuk pe se si i zbrite shkallët e si t’u vunë hekurat në duar, si të hodhën horrat në qeli e si të prunë të lidhur në shtëpi!

Dhe ne të gjetëm vetëm, pa njeri, lidhur duart mbrapa me hekura gjermane, këmbëkryq e flokëlëshuar, e bukur si një xhinde përmbi raftin e madh që ndodhej sipër shkallëve. Ti heshtje dhe nuk e mësuam dot se kush të kishte ulur aty. Dhe pse aty? Ca thanë e sollën policë, ca që me ta kish pasur dhe civilë, të tjerë që paskësh qënë aty edhe një grua, por nuk tregonte kush që e kish parë, kur erdhi. E pyetëm nënën vetë, por s’donte të përgjigjej. Qëndronte me kokën ulur, sikur të ish fajtore, me sy të palëvizur, mbërthyer në një pikë dhe dukej sikur lutej që ne ta mëshironim, duke na thënë me heshtjen: “ bëra unë këtë!”. Ky çast mbeti tonë si një shuplakë e parë që na dha komunizmi! Iu afrova një çast dhe e putha në faqe, ajo u ngërdhesh në përpjekjen për të skicuar me mundim një buzëqeshje, duke kthyer anash kokën si e turpëruar, ndërsa hekurat u përplasën në dërrasë bashkë me duart e saj të bardha. Iu mblodhëm rrotull të shihnim ato goxhdë të përkulura si unaza rreth duarve të saj të enjtura. Papritur u dëgjua zhurma e këmbëve të një polici që po ngjiste shkallët, i cili, i skuqur në fytyrë, na tha të mos ia hiqnim hekurat nënës, sepse vetëm kështu do ta lejonin që ajo të qëndronte pranë nesh.

Ç’të qe kjo, vallë? Ëndërr? Apo një forcë misterioze na e jepte këtë ndëshkim për të na detyruar ta çmonim më tepër vlerën e nënës sonë? U deshën vite të bindeshim që kjo qe një përmbysje, që duhej përballuar me shumë dhimbje! Ndërsa ne po mendonim se si do ta ushqenim e si ta shpinim në banjë, ajo që duket e kuptoi hallin tonë, pasi lëshoi një rënkim të pakontrolluar, na buzëqeshi me përkëdheli dhe na kërkoi ti shpinim pak bukë.

Njëri prej nesh i hoqi hekurat, me kujdes, kurse ajo me duart e lira tani, mbërtheu jelekun e hapur në dy sustat e para. Pastaj nisi të hajë e uritur, ashtu, e drejtuar, si të ishte vetë një e huaj në shtëpinë e saj!
Tronditja e madhe na i kishte trembur lotët dhe unë çuditem sot se ku e gjenin forcën që të tregoheshin aq të vëmendshëm ndaj saj! Sa kohë që njeriu është mbret i lumturisë, nuk i përfill ata që ia dhurojnë, por, kur viktimat që sakrifikohen për të, ngrejnë krye, ai bëhet menjëherë lypsar dhe u lutet ta mëshirojnë! Ne nuk e kishim kuptuar ende se pa dashurinë e nënës asgjë nuk do të na hynte në sy! Ne e quanim këtë lumturi një të drejtën tonë, kurse dhembshurinë, një detyrë të saj. Tani e ndienim se dashuria e çdo nëne nuk ishte diçka tokësore! Tani që na mungoi, mbetëm para saj të mahnitur! Tërë jetën do të luftonim tani për të merituar një shkëndi dashurie që t’i ngjante asja të nënës! Por më kot! . . .Ne do të mbeteshim njerëz të vërtetë, sa kohë do të qëndronte brenda nesh vlaga e dashurisë së saj, jehona e klithmave të ëmbëla të dashurisë së nënës! Çudi! Kujdesi ynë për të, sikur e mundonte më shumë! “luanesha” tundi krifën dhe u ngrit në këmbë. Ne s’ishim më në ëndërr: kishim fituar përsëri atë, që desh na iku përgjithmonë!
U zhytëm prapë në mbretërinë e dashurisë! Ishim përsëri njerëz! Unë fjeta atë natë si më parë me të, duke derdhur edhe në gjumë lotë lumturie! Edhe ajo qau bashkë me mua, por shtirej sikur merrte shkak prej lotëve të mi! Dhe më gënjeu, e gjora, duke më lënë përshtypjen se i kishte lotë gëzimi, ndërkohë që e ndiente se ishte nata e fundit që flinte me ne! Kur u gdhi, ne ia vumë përsëri hekurat në duar, ashtu si na mësoi ajo. Pastaj shkoi e u ul te vendi, ku e kishte lënë policia. Dhe na vështronte e qeshur, si të donte të na thosh: “Ja, sa mirë, asgjë s’ka ndodhur!”. Dhe neve po na dukej vërtet sikur e gjithë kjo s’ishte veç një lodër. Megjithatë, pasi kryenim me ngut porositë që na jepte veçmas ndonjë i afërt, që kish guxuar të vinte në shtëpinë tonë, ktheheshim menjëherë te nëna për t’u siguruar që ndodhej aty. E bukur si një zanë pylli, ajo rrinte e qetë, me kokën lart, ashtu si kemi dëgjuar që rrinë trimat para skuadrave të pushkatimit. I kishte rënë një nur i veçantë dhe dukej sikur ishte bërë nuse! Dasmorët ishim ne, që s’dinim ç’të bënim me të!

Kurse “krushqit” nuk po dukeshin për ta mbyllur në “kafaz”!. . .

– Luan MYFTIU –

Fotografia e Agron Tufa

Callamard: Ka dëshmi se Princi saudit i Kurorës është përgjegjës për vrasjen e Jamal Khashoggit

Një raportuese e Kombeve të Bashkuara, tha të mërkruën se dëshmitë flasin që Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman dhe zyrtarë të tjerë të lartë sauditë, janë përgjegjës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Nuk pati një reagim të menjëhershëm të Riadit të cilit i është dorëzuar më parë raporti prej 100 faqesh, por mbretëria vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat se princi ishte i përfshirë në këtë rast.

Agnes Callamard, raportuese e posaçme e Kombeve të Bashkuara, bëri thirrje për zgjerimin e sanksioneve për të përfshirë edhe princin e kurorës dhe pasuritë e tij, derisa ai nuk e vërteton se nuk është përgjegjës.

Jamal Khashoggi, një kritik i princit dhe komunist i gazetës Washington Post, për herë të fundit është parë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, kur ai duhej të merrte dokumentet para martesës.

Trupi i tij u copëtua dhe u largua nga ndërtesa, tha një prokuror saudit dhe mbetjet e tij nuk u gjetën kurrë.

“Është përfundim i raportueses së posaçme se zoti Khashoggi ishte viktimë e ekzekutimit të qëllimshëm e të paramenduar, një vrasje e paligjshme për të cilën Arabia Saudite është përgjegjëse sipas ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”, thuhet në raportin e zonjës Callamard, që pasoi një hetim prej gjashtë muajsh.

Zonja Callamard shkoi në Turqi më herët gjatë këtij viti me ekipin e saj të ekspertëve të mjekësisë ligjore dhe tha se ka marrë dëshmi edhe nga autoritetet turke.

“Ka prova të besueshme, që kërkojnë hetimin e mëtejshëm të përgjegjësisë individuale të zyrtarëve sauditë, duke përfshirë edhe princin e kurorës”, tha ajo.

“Gjithsesi, ky hetim për të drejtat e njeriut ka treguar se ka dëshmi të mjaftueshme dhe të besueshme lidhur me përgjegjësinë e Princit të Kurorës, që kërkon hetime të mëtejshme”, shtoi ajo, duke i kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së të hapë një hetim ndërkombëtar

Një pyetje e vështirë (Mbi fundin që zgjedhim..?) – Esé nga REXHEP KASUMAJ

 

1.
“Si doni të vdisni”, pyeste, m’një anketë, Marcel Proust miqtë e vet letrarë.

Shumë vite që këtej, mbahej një procesion varrimi në Dukagjin. Ishin motet e rënda të Millosheviqit. Kulmi i orgjisë së tij të përgjakur. I pyetur për zinë e djaloshit të vrarë shqiptar, një pjesëmarrës në kësollin e madh, do thoshte me të folmen lokale: jo, jo. Kështu jo. Âsht e rândë. Unë e mendoj dekën ndryshe. Me rend e me lule..!

Edhepse ndokush do të deshte një vdekje epike për të hyrë në këngë, ai ishte përgjigjur anonimisht, pa e njohur, në pyetjen e frëngut nguctar.

2.
Ndërkaq, tashmë në ambient e milje tjetër, do farkohej e jetonte një legjendë lavdie. Hero i saj ishte strategu i fushëluftës, gjenerali i famshëm i Rajhut gjerman Erwin Rommel. Besohej deri vonë se ishte shuar në Paris nga goditje predhash që i shikonte sfidueshëm e qetësisht. Domethënë si ushtarak, e pra vdekjeshpërfillës i vërtetë.

Porse, në fakt, si shkruan Jan Demas (“60 minuta histori gjermane”) ai do të vdiste krejt i çheroizuar.

Rivalët prisnin orën e tyre. Dhe ajo, me gjasë, kishte behur. I pëshpëritën Hitlerit në vesh se ky qenkësh mbështetës i fshehtë i “grupit Rommel” (njëjtësi rastësore emri) që pati kurajon t’i dilte kundër Führerit të shéjtnuar.

Ndaj dhe Prijësi i ariozofisë që akoma sundonte Europën, çoi dorë prej tij dhe e la të vdiste ultë e i poshtëruar nga një helm që i dhanë në veturën e braktisur, diku në periferinë e humbur.

3.
Pyetjen e Proustit, në heshtje e me psherëtimë, ndoshta e bëjnë të gjithë: njerëz të mirë e njerëz të këqij. Të vegjël, si kësolltari shqiptar apo, njëkohësisht, të mëdhenj si gjenerali adolfjan.

Veçse, aq më thellë e vetishëm, e bëjnë oligarkë rrethesh të epërme politike kur kohët e turbullta dhe sistemet e brishta vijnë bashkë me korbat e alternohen stuhishëm.

Natyrisht, frikshëm e njëj vështrimi të ndërdyshur në horizontin që errësohet, këtë pyetje të vështirë e shtrojnë, sidomos, ata që i trëmben, si mortit, statusit të lirë qytetar. Ditës jetëprerëse kur prangat e pushtetit të pafré s’do t’a mbrojnë më…E, ai vetë, ka aq shumë faje që janë zbërthyer në vuajtje kronike popullore!

Autori i pambërritshëm i “Princit” këshillon sundtarët t’i bëjnë të mirat ngadalë – që të kujtohen gjatë, kurse të ligat menjëherë – që të harrohen shpejt. Por kur të mirat janë pak, tepër pak dhe të këqijat mbipeshojnë, aherë kjo vuajtje shndërron fajin në akuzë kundër tyre.

Sepse, thjeshtë, rrallëkush ka ikur andej pa gjyqin e rëndë, moral a ligjor, të epokës..!

Intervista e fundit e Franco Zeffirelli-t: “Lutem shumë, e kam frikë vdekjen, personazhët që kujtoj Anna Magnani dhe Maria Callas!

«Kam frikë të vdes. Jam besimtar dhe lutem shumë, por kur i shoh mrekullitë e kopështit u them fëmijëve shpesh, do të vijë një ditë që unë këto bukuri nuk do t’i shoh më». Franco Zeffirelli, që posa ka firmosur një produksion të ri të Traviata-s (prej 21 qershorit në Arena di Verona) vuan trupërisht, por është i qetë në shpirt dhe e priti me gëzim çmimin nga Senati italian që iu dorëzua me një ceremoni të posaçme në prillin që shkoi. Intervista e mëposhtëme e dhënë me këtë rast është e fundit e regjizorit me famë botërore që u shua sot më 15 qershor në shtëpinë e tij në Romë.

Të dha efekt çmimi ?
Franco Zeffirelli: «Çmimet jenë mirënjohje për punën e një jete dhe nuk mund të mos priten me kënaqësi. Në jetën time kam patur fat të takohem me artistë të mëdhenj që më kanë mbështetur në punën krijuese».

Midis personazheve, cilët kanë qenë ata që të kanë zbavitur më shumë?
Franco Zeffirelli: « Anna Magnani dhe Maria Callas: dy Hyjnore me karaktere të vështira. Anna kishte dëshirë të darkonte me mua një mbrëmje, kur unë e garantova se do të ishim vetëm të dy. Por sapo i kisha premtuar, ra zilja e telefonit dhe nga ana tjetër Maria Callas më lutej të vinte se kërkonte këshillë prej meje, kështu që e ftova edhe atë në darkë. Vetëm pasi e mbylla telefonin m’u kujtua se kisha ftuar edhe Anna-n dhe se çfarë i kisha premtuar. Parashikova një mbrëmje ferri: unë i vetëm përballë dy primadonave, që nuk dinin asgjë për praninë e njëra-tjetrës».

Si shkoi puna?
Franco Zeffirelli: «E para mbërriti Arrivò Magnani, nuk i erdhi aspak mire dhe u tërbua kur mori vesh për praninë e Callas. Bije zilja dhe shkoj t’i hap derën këngëtares, e cila krej ndryshe nga Anna e priti me kënaqëso lajmin e darkës me aktoren dhe thirri me entuziazëm sikur të ishte një vajzë e vogël: “Faleminderit! Anna është një artiste e madhe, unë një varfanjake që përpiqet të japë më të mirën”».

Po Anna e tërbuar?
Franco Zeffirelli: «U qetësua menjëherë, sapo dëgjoi deklaratën entuziaste të Callas. Filloi një minuet i dashur midis dy tigreshave, që nisën të bënin garë se kush të ishte më modeste se tjetra. Por ishte edhe një problem tjeter që duhej të zgjidhja, se cila do të qendronte në tavolinë në krahun tim të djathtë.Prita sapo Anna u largua pak nga dhoma për të t’u kujdesur për make up-in dhe i thashē Callas: “Dëgjo e dashur, aktorja që ti admiron është më e madhe se ty në moshë, kështu që më duhet ta mbaj atë në krahun e djathte”. “Duhet patjetër”, u pëgjigj Maria».

Merreni me mend sikur Magnani ta kishte dëgjuar dialogun tim me Callas. Po të kish dëgjuar definicionin “më e madhe në moshë” do të qe katastrofë. Mbrëmja kaloi për mrekulli, ato llafazane që nuk më linin rradhë të flisja. Unë vetë u dorëzova sepse isha i privilegjuari i këtij takimi midis dy tigreshave të racës».

Zeffirelli o Zeffiretti, si do t’ju pëlqente nëse nëpunësi i gjendjes civile nuk do të kishte gabuar gërmat d emrit tuaj nga “tt” në “ll”?
Franco Zeffirelli: «Do të ishte më i përshtatshëm pë karierën time Zeffiretti, me një tingull mozartian, mbiemër i zgjedhur nga nëna ime që e dashuronte Mozarzin, por Zeffirelli më ka sjellë shumë fat».

Ennio Flaiano, e deformonte mbiemrin tuaj dhe e bënte Scespirelli. Çfarë kishte me ju?
Franco Zeffirelli: «Nuk e di pse, por më vonë ne u bëmë shumë miq. Unë lirisht i kam kritikuar të gjithë e kam kritikuar gjithçka dhe kjo duket ka pasur çmimin e saj, ka konseguenca».

Për shembull?
Franco Zeffirelli: «Më ka munguar mbështetja e kritikës italiane. Kritika italiane nuk më ka mbështetur kurrë. Edhe sot nuk më përmendin, sikur të mos ekzistuar».

Vitet që shkojnë a janë lodhje për ta vazhduar jetën?
Franco Zeffirelli: «Pleqëria është një barrë e madhe, por bëj gjithçka të krijoj dhe të kem ide të reja që të jem i angazhuar mendërisht. Kam keqardhje vetëm për dy projekte që më mbetën në sirtar: një film për Ferrin e Dantes, shumë e vështirë për t’u realizuar për shkak të efekteve speciale dhe nuk gjeta mbështetje ekonomike si dhe një afresk mbi jetën dhe veprën e Mediçëve»./Përktheu nga Corriere: Elida Buçpapaj

U shua në moshën 96 vjeçare regjizori i shquar Fraco Zeffirelli –

Më 14 qershor 1907 lindi poeti i shquar francez René Char (René Shar)

VOAL – René Char (frëngjisht: [ʃaʁ], 14 qershor 1907 – 19 shkurt 1988) ishte një poet francez i shekullit të 20-të dhe anëtar i Rezistencës franceze.

Char u lind në L’Isle-sur-la-Sorgue në departamentin e Vaucluse të Francës, më i riu nga katër fëmijët e Emile Char dhe Marie-Thérèse Rouget, ku babai i tij ishte kryetar i bashkisë dhe drejtor i Suvaxheve Vaucluse. Ai e kaloi fëmijërinë e tij në Nimons, shtëpinë e madhe familjare të përfunduar në lindjen e tij, më pas studioi si drejtues në shkollën e Avignonit dhe më pas, në vitin 1925, një student në L’Ecole de Commerce de Marseille, ku lexoi Plutarkun François Villon , Racine, Romantikët gjermanë, Alfred de Vigny, Gérard de Nerval dhe Charles Baudelaire. Ai ishte i gjatë (1.92 m) dhe ishte një lojtar aktiv rugby. Pas një pune të shkurtër në Cavaillon, në vitin 1927 ai kreu shërbimin e tij ushtarak në artileri në Nimes.

Libri i parë i Char, Cloches sur le Coeur, u botua në vitin 1928 si një përmbledhje e poemave të shkruara midis viteve 1922 dhe 1926. Në fillim të vitit 1929 themeloi revistën Méridiens me André Cayatte dhe botoi tre numra. Në gusht, ai dërgoi njëzet e gjashtë kopje të librit të tij Arsenal, botuar në Nimes, Palit Éluard, i cili në vjeshtë erdhi për ta vizituar atë në L’Isle sur la Sorgue. Në fund të nëntorit, Char shkoi në Paris, ku takoi Louis Aragon, André Breton dhe René Crevel, dhe u bashkua me surrealistët. “Profesion de foi du sujet” i tij u botua në dhjetor në edicionin e dymbëdhjetë të La Révolution surréaliste. Ai qëndroi aktiv në lëvizjen surrealiste në fillim të viteve 1930, por u distancua gradualisht nga mesi i viteve 1930 e më tej. Gjatë gjithë karrierës së tij, vepra e Char u shfaq në botime të ndryshme, shpesh me vepra arti me figura të shquara, duke përfshirë Kandinsky, Picasso, Braque, Miró, Matisse dhe Vieira da Silva.

Char u bashkua me Rezistencën franceze në vitin 1940, duke shërbyer nën emrin e kapiteni Alexandre, ku ai komandonte zonën e rënies së parashutës Durance. Ai nuk pranoi të publikonte ndonjë gjë gjatë luftës, por shkroi “Feuillets d’Hypnos” gjatë asaj (1943-1944), poezi e prozë që merreshin me rezistencën. Këto u botuan në vitin 1946 dhe ishin një sukses i madh. Gjatë viteve 1950 dhe 1960, përkundër përvojave të shkurtra dhe të pakënaqshme në teatër dhe film, Char arriti pjekurinë e plotë si poet. Në vitet 1960, ai u bashkua me betejën kundër vendosjes së armëve atomike në Provence. Ai vdiq nga një sulm në zemër në 1988 në Paris. Hotel Campredon (i njohur gjithashtu si Maison René Char) në L’Isle-sur-la-Sorgue është një koleksion publik i dorëshkrimeve, vizatimeve, pikturave dhe objets d’artit.

Char ishte një mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Albert Camus, Georges Bataille dhe Maurice Blanchot midis shkrimtarëve, Pablo Picasso, Joan Miró dhe Victor Brauner midis piktorëve. Ai duhej të ishte në makinën e përfshirë në aksidentin që vrau të dy Camus dhe Michel Gallimard, por nuk kishte vend të mjaftueshëm dhe u kthye atë ditë me tren në Paris.

Kompozitori Pierre Boulez shkroi tre cilësime të poezisë Char, Le Soleil des eaux, Le Visage, dhe Le Marteau sans maître. Një miqësi e vonë u zhvillua gjithashtu midis Char dhe Martin Heidegger, i cili përshkroi poezinë Char si “a tour de force into the ineffable” dhe ishte vazhdimisht mysafir i tij në La Thor në Vaucluse.

Më 12 qershor 1924 lindi George Herbert Walker Bush, presidenti i 41-të i SHBA, mik i madh i shqiptarëve

VOAL – George Herbert Walker Bush (nganjëherë i referuar si George Bush senior), presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lindi më 12 qershor 1924 në Milton, Massachusetts. Babai i tij, Prescott Sheldon Bush, një menaxher i bankës, u zgjodh si senator i Konektikatit në vitin 1952. Si rezultat, Bush menjëherë ndjeu nevojën për t’u angazhuar në mënyrë aktive në realitetin politik amerikan për të dhënë kontributin e tij. Ai merr pjesë si një aviator i marinës në Luftën e Dytë Botërore dhe merr një medalje për vlerën. Kthehu në shtëpi, ai përfundoi studimet e tij duke u regjistruar në Yale, dhe në janar 1945, pas përfundimit të luftës, u martua me Barbara Pierce, ai kishte gjashtë fëmijë.

Prej këtij momenti ai filloi të ngjitej në botën e politikës amerikane. Kongresmeni i Kongresit për dy mandate, ai përpiqet të hyjë në Senat pa sukses. Ai është emëruar ambasador i Kombeve të Bashkuara, president i Komitetit Kombëtar Republikan, kreu i zyrës së Kombeve të Bashkuara për marrëdhëniet me Kinën dhe gjithashtu drejtor i zyrës së Agjencisë së Inteligjencës (CIA).

Falë karrierës së tij të jashtëzakonshme politike dhe pasurisë së tij personale ekonomike, të fituar me një investim të favorshëm të naftës në Teksas, ai mund të lejojë që të aspirojë presidencën e Shteteve të Bashkuara. Përpjekja e parë, në vitin 1980, dështon. Ronald Reagan është kandidati republikan fitues dhe Bush bëhet nënkryetar. Me këtë rol, nga viti 1980 deri më 1988, ai është i interesuar në shumë çështje të brendshme: ai nënshkruan programe për të parandaluar kontrabandën e drogës në Floridën e Jugut, viziton më shumë se pesëmbëdhjetë vende si përfaqësues i Reaganit dhe ndërmerr beteja të ashpra kundër terrorizmit.

Në vitin 1988, George Bush u bë presidenti i dyzet e parë i Shteteve të Bashkuara, duke mposhtur guvernatorin e Masaçusetsit Michael Dukakis. Përcakton James Danforth Quayle si zëvendës të tij. Bush ishte zëvendëspresidenti i parë, pas Martin Van Burer në 1836, për të arritur në dhomën e ovale. Orientimi i tij në politikën e brendshme nuk ndryshon në lidhje me atë të paraardhësit të tij Reagan. Në politikën e jashtme, nga ana tjetër, ai dëshmon ndryshime të rëndësishme epokale: përfundimi, pas dyzet viteve, të Luftës së Ftohtë; rënia e komunizmit; shkatërrimin e Murit të Berlinit dhe fundin e Bashkimit Sovjetik me braktisjen konsekuente të presidencës nga Mikhail Gorbaçov.

Në vitin 1989 ai dërgoi trupa amerikane në Panama për të përmbysur regjimin e Gjeneralit Manuel Antonio Noriega i cili kërcënon sigurinë e Kanalit dhe amerikanëve që jetojnë atje.

 

George H.W. Bush në vitet ’90

Në gusht të vitit 1990, kur Iraku pushtoi Kuvajtin, Bush vendosi të ndërhyjë. Pas përpjekjes për të bindur presidentin iranian Saddam Hussein të tërhiqet, ai vendos të sulmojë Irakun. Ai sjell Kombet e Bashkuara së bashku dhe mbledh së bashku koalicionin më të madh të vendeve aleate të mbledhura që nga Lufta e Dytë Botërore për të ndaluar pushtimin e vendit saudit.

Operacioni quhet “Desert Storm”. Në natën midis 16 dhe 17 janarit 1991, më shumë se 500,000 ushtarë nga të gjitha kombet aleate janë dërguar, dhe 425,000 janë amerikanë. Pas javëve të luftimeve të përgjakshme, duke përfshirë edhe përmes bombardimeve ajrore të synuara, lufta përfundon me humbjen e Irakut dhe pavarësinë e Kuvajtit.

Në vitin 1992 ai përpiqet të zgjidhet për mandatin e dytë presidencial, por kandidati demokrat Bill Klinton fiton. Arsyet për këtë humbje: vëmendje e vogël ndaj problemeve të brendshme, rritjes së dhunës në qytete dhe krizës ekonomike.

Mikhail Gorbaçov tha për të:

Më kujtohet kur, pas Presidentit Reagan, ishte George Bush Senior i cili hyri në Shtëpinë e Bardhë, nuk duhej të prisnim pak para se të shkonim në rrugën e dialogut dhe të ishim në gjendje të ballafaqohemi me kërkimin e horizonteve të reja në drejtim të sigurisë dhe reduktimit të armët bërthamore strategjike. Ne patëm përshtypjen se lidershipi i ri amerikan ishte me vetëdije, në mënyrë të arsyeshme, duke u ngadalësuar.

George H.W. Bush me djalin e tij George W. Bush

Mandati i tij si president zgjati nga 20 janari 1989 deri më 20 janar 1993. George Bush është babai i George W. Bush, president i 43-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

George Bush Senior vdiq më 30 nëntor 2018 në Houston, në moshën 94 vjeçare.

Foto e ditës: Bill dhe Madeleine! Shpëtimtarët e Kosovës!

Presidenti Bill Clinton dhe Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright marrin pjesë në festimet e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës!

Ata janë shpëtimtarët e Kosovës!

 

RUZHDI USHAKU – FIGURË E SHQUAR E KOMBIT – Nga ATDHE GECI

 

Në qytetin e lashtë të Ulqinit të Ilirisë, u lind e u rrit Prof. dr. Ruzhdi Ushaku figurë e shquar e kombit tonë. Ruzhdiu është krijues i mirëfilltë i mbi 100 studimeve shkencore. Koha shprehet Prof. dr. Ruzhdi Ushaku lëviz gjithmonë në kuptimin kulturor dhe historik. Shqiptarët patëm një ecje të vështirë dhe të bashkëgjakosur. Është dashtë të jemi më këmbëngulës kundër “historisë” së fajshme ndaj popullit dhe trojeve me emrin tonë. Kontributi i Prof dr Ruzhdi Ushakut në përgatitjen e brezit kombëtar për Kosovën e lirë dhe të bashkuar, është një vepër që duhet të vlerësohet. Udhët e dijeve në këtë botë janë të pafundme. Prof. Ruzhdi Ushaku për 43 vjet ligjërues në arsimin e mesëm dhe univerzitar në Kosvë e më gjerë tërë qenien e tij ia kushtoi artit, shkencës dhe letërsisë shqiptare. Ai i dha aq shumë dashuri, krijim e bashkëkohsi, sa mund ta quajmë me plotë kuptimin e fjalës, figurë të shquar të kombit tonë. Profesor Ushaku nuk qe ligjërues i thjeshtë mësimi. Ai në ligjëriatat e tij qe edhe krijues, dhe shkonte më përtej kornizave të mureve së kohës!..

Qyteti pellazgo-ilir, Ulqini, njihet si qytet i formuar qysh në antikën e hershme. Ulqini u lind në mijëvjeçarin e fundit të pellzgjisë. Populli i detit siç quheshin pellazgo-ilirët kishin shtrirje të gjerë edhe në këtë pjesë të Shqipërisë së lashtë. Populli pellazgo-ilirë i Ulqinit, ishte popull i arsimuar dhe kishte njohuri të mëdha, në matematikë, fizikë, skulpturë, poezi dhe filozofi. Në historinë mijëvjeçare të Ulqinit, më thotë Prof.dr. Ruzhdi Ushaku, janë bërë disa hulumtime për këtë anë të  Shqipërisë, por, një e vërtetë më e plotë le shumë për të dëshiruar. Vetëm deti dhe llapuqitjet e tij e dinë të vërtetën e saktë, dhe biografinë e plotë të qytetit të Ulqinit. Varrezat në Vuksanaj, janë të periudhës së hershme pellazgo ilire, përtej kohës të mbretit Bind. Në të gjitha ngjarjet e mëdha historike të kombit tonë, Ulqini shqiptar është gjakosur si asnjë qytet tjetër i trojeve tona. Përkundër dramave të mëdha që i përjetoi populli ynë nëpër histori, Ulqini i mbijetoi shuarjes, por jo dhe zvogëlimit.

Në këtë qytet me histori poetiko-tragjike u lind dhe u rritë, dijetari, artisti i fjalës së shkruar, dhe filologu ynë i shquar, Prof. dr. Ruzhdi Ushaku. Udha gjuhësore dhe shkrimore drejt Kosovës e më përtej, Prof Ruzhdi Ushakut i hapin mundësi pune dhe krijimi. Në vitin 1965 Ruzhdi Ushaku pranohet Profesor i Latinishtes dhe Frëngjishtes në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. Në Gjilan, Ruzhdiu pritet si vëllai mes vëllëzërve. Aty Profesor Ushaku qëndron deri në vitin 1969. Nxënësit në Gjilan e donin dhe i donte. Arsimi ishte rruga për t´u pavarësuar Kosova. Kalimi nga demonstratat në luftë, kërkonte dije më të mirëfillta dhe guxim. Prof Ruzhdi Ushaku ishte një gjak i ri në vizionin e nxënësve të asaj kohe. Ora e Latinishtes me Prof Ruzhdi Ushakun ishte lënda më e dashur për nxënësit e etur për dije. Nga ajo gjeneratë nxënësish, dolën mjek, ingjinierë, arkitekt, matematicientë, muzicientë, shkrimtarë, dhe gjuhëtarë të shquar në Kosovë.

Prandaj, kontributi i Prof Ruzhdi Ushakut në përgatitjen e brezit kombëtar për Kosovën Republikë, qe një vepër e mirëfilltë e profit. Ai në ligjëriatat e tij me nxënësit ishte edhe krijues, ai shkonte më përtej kohës. Nxënësit përmes pyetjeve ( e pyesnim profesor Ushakun për tema jashtë librave të shkollës ) , duke i kërkuar t´ia heqnim koren, të fshehtave të historisë dhe të kulturës së fillimit. Prof.dr. Ruzhdi Ushaku ishte njeriu që s´pritonte të përgjigjej, ai na i tregonte urat si bëhen kalimet në të ardhmen. Në Kosovë Prof Ruzhdi Ushaku do të krijoj shumë miq të artit dhe të shkencës. Fal talentit dhe zgjuarsisë së tij krijuese, Prof.dr. Ruzhdi Ushaku ftohet në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, fillimisht bashkëpunëtor i jashtëm, e mëpastaj edhe mësimdhënës në Fakultetin e Gjuhës dhe të Letërsisë Frënge.

Në të gjitha vlimet e mëdha shoqërore e politike në Kosovë, Prof, Ruzhdi Ushaku mbajti qëndrim prej shqiptari të palëkundur. Ai në asnjë çast nuk u tund nga kërcënimet dhe diferencimet e pushtetit. Jeta e Prof. dr. Ruzhdi Ushakut ishte plotë sprova krijuese e ngjitje kariere. Pas 25 vjet të punës dhe veprimtarisë së tij krijuese, Profesor Ushaku në vitin 1985 zgjidhet profesor ordinar, në Fakultetin e Filologjisë, të Universitetit të Prishtinës. Prof,dr. Ruzhdi Ushaku për 43 vjet jetë të pareshtur në arsim Ushaku i dha ndriçim dijesh një berizi të tërë nxënësish dhe studentësh. Shumë janë mirënjohjet dhe falenderimet për Prof.dr.Ruzhdi Ushakun, por, maja e të  gjithë majave, dhe mirënjohjeve, kujtoj s´e janë nxënësit e tij të ditur, dhe njëqind ese për artin dhe shkencën shqiptare. Biojeta e prof. dr. Ruzhdi Ushakut është shumë e gjerë, dhe s´mund të përfshihet në një ese kaq të shkurtër.

Akademia e shkencave të Shqipërisë në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, Këshillin kombëtar të Shqiptarëve, Qendrën kulturore – Ulqin, Shoqatën e artistëve dhe intelektualëve – Art club – Ulqin, Bashkimin e krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi dhe Fondacionin “Lika” organizuan në hotelin Mediteran të Ulqinit një mbrëmje solemne, me rastin e dekorimit të prof. dr. Ruzhdi Ushakut me titullin “Nderi i Akademisë” dhe “Mirënjohja e qytetit”. Medaljen “Nderi i Akademisë”, Prof. dr. Ruzhdi Ushakut ia dorëzoi sekretari i Akademisë së shkencave të Shqipërisë Jorgo Bulo, derisa kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti i dha mirënjohjen e qytetit të Ulqinit.

Prof. dr. Ruzhdi Ushaku u lind në Ulqin, më 1938. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, normalen në Prishtinë. Fakultetin Filozofik – Degën e Gjuhës e Letërsisë Frënge dhe të Gjuhës Latine i kreu në Sarajevë, më 1964. Gjate studimeve në Sarajevë ishte një vit kryetar i Klubit te Romanistëve. Në Paris, më 1962/63, kreu shkallën e pestë të studimeve moderne frënge me ç’rast merr apsolve Diplome Superieur d`Etudes Francaises Modernes. Në vitin 1968/69 regjistrohet në studimet pasuniversitare në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit ku, më 1972 magjistron me temën “Shprehjet idiomatike në tekstet bashkëkohore të gjuhës frënge në serbokroatisht”. Në të njëjtin fakultet doktoron në vitin 1979. Nga viti 1971 punoi mësimdhënës i gjuhës frënge dhe te asaj latine ne Degën e Gjuhës dhe te Letërsisë Frënge pranë Fakultetit Filozofik (tash atij të Filologjisë) Nga viti 1985 ishte profesor ordinar i këtij Fakulteti. Kryetar i departamentit të Romanistikës, kryetar i Këshillit Mësimor Shkencor te Universitetit të Prishtinës. Me 2006 u pranua anëtar-akademik aktiv ne Akademinë Evropiane te Arteve me seli ne Leuze të Belgjikës.

Prof. dr. Ushaku intenzivisht merret me hulumtime shkencore. Më 1990 profesor Ushaku u propozua kandidat për anëtar të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Prof.dr.Ushaku është autor i shumë librave nga fusha e fillogjisë,

1. “Kërkime fiologjike”, 2. “Fjalitë hipotetike me sI në gjuhën bashkëkohore frënge të teksteve letrare,

3. “Paralele të ligjërimit poetik”,

 4. Monografia “Ulqini në gjurmë të shekujve”,

5. “Hulumtime etnolinguistike”,

6. “Veprimtaria shkencore e prof.dr. Ruzhdi Ushakut”,

7. “Ndihmesa onomatologjike nga hapësira iliro-arbërore” në bashkëautorsi me Jusuf Liken 8.

“Ulqini nga dritaret e kohës” dhe

 9. “Ulqini në përmasa kërkimi dhe frymëzimi” etj.

Perveç veprave më lartë, Ushaku botoi rreth 100 punime-studime të veçanta shkencore edhe në gjuhë të huaja  (serbokroatisht, frengjisht, anglisht, gjermanisht dhe japonisht ) qoftë në versione integrale, qoftë në formë të përmbledhjeve. Veprimtaria krijuese e Prof. dr. Ruzhdi Ushakut, është e vlerësua shumë nga  akademikët shqiptarë dhe të huaj. Prof. dr. Ruzhdi Ushaku ligjëroi në shumë vende të botës. Vlen të theksohen ligjëratat e tij shkencore në vitin 1973 në Universitetin e Sorbonës ( Ecole des Hautes Etudes ). Luftërat aq sa janë qytetëruese, aq janë edhe vrasëse. Kacavjerrja nëpër shkallët e diturisë ( flas për kohën time ) më thot Ushaku, nuk qe aspak e lehtë, mbase, ngjitjet nuk bëheshin pa një pikë mbështetje poshtë. Shqiptarët kemi një ecje historike të gjakosur, shprehet Profesor Ushaku. Duhet të jemi më këmbëngulës kundër “historisë” së fajshme. Koha është e pamëshirshme, ikën. Kontributi i Prof. dr. Ruzhdi Ushakut në përgatitjen e brezit kombëtar për Kosovën e lirë dhe të bashkuar, është një vepër që duhet të lexohet për së mbari. Shëndet dhe krijimtari, Profesor dr. Ruzhdi Ushakut! Shëndet!

Atdhe Geci – Dortmund, 2019

Disa kujtime te thjeshta per Luan Myftiun Nga Natasha Pustina

Ishim ne vitin e trete te shkolles se mesme, aty nga fillimi i vitit,dinim qe ish ndruar mesuesi i letersise,te cilin e kishim edhe mesues kujdestar e thjeshtë ishim mesuar me te.Prisnim te riun.

Hyn ne klase Luan Myftiu,i holle,i gjate, elegant edhe pse i veshur thjeshte, por me shije e shume i rregullt.

Beri nje prezantim te qete , pa zbukurime dhe hyri shpejt ne teme:- Jeta dhe vepra e Pushkinit.

Ngelem te mahnitur nga spjegimi i tij.

Nuk pipetinte as miza.

Ishte ora e pare e mesimit qe, na erdhi keq te degjonim tingujt e ziles.

Nderpreu spjegimin u afrua ne kateder dhe tha:- Keni detyre shtepie ,analizen e poezise “Ciganet,,

Do tu degjoj une  juve.

Pak nga ne e kishin lexuar, midis tyre edhe une,qe e kisha shume per zemer.

U ngrita me deshire dhe ai me degjoi me shume kuriozitet, duke me ngacmuar here pas here, mbaj mend qe beme debat per dashurine e lire te Zamfires, e per veprimin e Alekos.

Mesuesi yne i dashur,ishte feminist qe kishte shume respekt per dashurine e lire dhe sjelljen delikate e te embel karshi femrave.

Çuditerisht edhe mua me erdhi mire nga ky vleresim i tij dhe fillova te flisja lirshem.

Natyrisht u vleresova maksimalisht dhe terhoqa vemendjen e mesuesit , qe vazhdimisht ne referate me kerkonte te thosha mendimin tim.

Keshtu me qelloi edhe ne referatin e “Lumi i vdekur,, ne vitin tjeter .

– Per çfarë ke shkruar, me pyet Luani.

-Kam shkruar gjate, i them, por me duket se jam shperndare dhe nuk di si ta quaj.

– Pa ec ketu na lexo- tha.

Mbasi mbarova, me tha, por ke bere nje analize te shkelqyer te vepres.

Nuk qendroi gjate ne gjimnas, e derguan ne nje shkolle 7 vjecare,ashtu ishin atehere,ne ate shkolle ishte mesuese edhe ime me, e cila vjen nje dite ne shtepi, duke e lavderuar shume Luanin,midis te tjerave me tha:-

Me habiti fakti qe te njihte ty mire dhe meqenese, ne ne ate kohe, plotsonim dokumentat e studimeve te larta,mos e lere vajzen te studjoje dege te tjeta, dergoje per letersi,ka shume talent, i tha.

Si dhe cdo prind, edhe te mijte donin per vajzen e tyre dicka me te madhe, kishte filluar industria kimike dhe une u bera kimiste,por prof. tim te dashur te letersise,edhe pse per pak , nuk do ta harroj kurre.

U prehsh ne paqe ,me se fundi, zoti i nderuar Luan Myftiu.

(Video) Tenori Ramë Lahaj, një shembull i rrallë i suksesit

Në qytezën ku u lind dhe u rrit, në Istog, nuk kishte shkollë muzike. Nuk rrjedh nga një familje muzikantësh. Përjetoi sfida para dhe gjatë luftës në Kosovë. U përballë me shumë pengesa në Kosovën e pasluftës, por asnjëra nga këto, nuk e ndali artistin shqiptar Ramë Lahaj të realizojë synimet e tij si tenor. Ai sot është emër i ri, që po ngjitet në disa nga skenat më të njohura botërore të operës. Zoti Lahaj foli për Zërin e Amerikës, pas një koncerti të tij në Uashington, ku tenori shqiptar ngriti në këmbë të pranishmit me zërin e tij.

Duartrokitjet ishin të gjata në koncertin që u mbajt në qendrën Kosmos, nën organizimin e ambasadës së Kosovës dhe Organizatës së Arteve të Bukura në Uashington, për nder të 20 vjetorit të përfundimit të luftës në Kosovë.

Sigurisht që ishte kënaqësi, sepse në mesin e shumë shqiptarëve të cilët i japin Kosovës një imazh shumë të mirë, kishim edhe shumë diplomatë të huaj, diplomatë amerikanë, miq të Kosovës e shumë e shumë tjerë. Sigurisht që është kënaqësi, ne na duhet të prezantohemi sa më mirë që të jetë e mundur para botës. Kështu që mundem të them se ishte një prej aktiviteteve të mia më të rëndësishme të këtij sezoni“, tha tenori Lahaj për Zërin e Amerikës.

Ylli i mbrëmjes është një emër i ri në skenën ndërkombëtare të muzikës klasike. Ai i ngjiti shkallët e teatrove më të njohur në botë, për një kohë të shkurtër duke u shpallur edhe fitues i çmimit të tretë të garës ndërkombëtare të operës për këngëtarë të rinj, “Operalia”. Por për të ardhur deri këtu, për tenorin 35 vjeçar nuk ishte e lehtë, ai ka patur një rrugëtim të pazakontë.

“Fëmijëria ime ka qenë si e çdo fëmije në Kosovë. Është pak e vështirë ta konceptosh, sepse kanë ndodhur shumë gjëra në një periudhë të shkurtër. Mua më kujtohet që edhe shkolla e mesme ka qene një periudhë e improvizuar, po ashtu edhe shkolla fillore. Muzika për të cilën unë kam pasur qejf të hulumtoj, nuk egzistonte, nuk kemi pasur shkollë muzike”, tha artisti shqiptar.

Veç këtyre sfidave, situata në Kosovën e fundit të viteve ‘90 shuajti ëndrrën e zotit Lahaj për karrierë si solist në opera.

“Ëndrra kryesore dhe e vetme atëherë ka qenë çlirimi i vendit dhe mbijetesa në atë periudhë, në atë regjim që u bë i padurueshëm dikur.”

Çlirimi i vendit i riktheu atij shpresën, por edhe i vendosi qëllime të reja në jetë.

“Ka qenë mbaslufta kur mendova se teknologjia do të jetë shumë e kërkuar në vitet 2000-2001 kur unë përfundova shkollën e mesme. Pas eksperimentimit në elektroteknikë e kuptova se, e para nuk është për mua dhe e dyta kam menduar se jemi gjeneratë e cila duhet të fillojë furishëm ndërrimin e imazhit të Kosovës, atë që na ishte imponuar për vite të tëra prej regjimit që e dimë shumë mirë. Mora një iniciativë për të hulumtuar diçka në muzikë dhe e kam pa që është një prej mënyrave më të mira për t’i treguar botës, që ne jemi pjesë e Evropës dhe se nuk kemi dallime me ta.”

Artisti shqiptar u diplomua në Akademinë e Arteve të Tiranës, në vitin 2008. Por ishte sezoni 2013-2014 periudha e shpërthimit të tij. Ai ndjeu suksesin, pasi po interprentonte role të mëdha krah emrave të suksesshëm dhe në teatrot e njohura të operës, në të katër kontinentet.

“Bashkëpunimi me legjenden e gjallë të lirikës Plaçido Domingo mund të them se është një prej momenteve të mia, ku karriera ime ka marrë një lloj vule dhe une si Ramë kam marrë një llojë aprovimi që nuk ka hiç rëndësi më, se nga vjen ti, nuk ka rëndësi se si je rritë dhe nëpër çfarë ke kaluar. Ka shumë rëndësi kush je dhe çfarë po bën për momentin. Kam gjetur një mbështetje në gjithë botën për talentin, jo për Ramën si individ, sepse ti mund të jesh prej ngado, por kam gjetur gjithmonë mbështetjen e talentit”, tha tenori Lahaj.

Tenori Lahaj u sugjeron të rinjve të talentuar në Kosovë që të mos dorëzohen drejt arritjes së synimeve të tyre. Një sugjerim ka edhe për institucionet kulturore.

“Është e patolerueshme që 20 vjet pas luftës të mos ketë një sallë koncertesh si duhet, sepse kjo shuan një shpresë më shumë të një artisti të ri, ose të një fëmije të ri, i cili ka qejf të merret ose të eksperimentojë në artet e mirëfillta.”

Artisti shqiptar bisedoi me Zërin e Amerikës në një periudhë të rëndësishme të karrierës së tij. Në fillim të muajit ai debutoi në Operën e Los Anxhelosit, ku do të qëndrojë për disa ditë. Ndonëse karriera e tij zhvillohet jashtë kufijve shqiptarë, artisti nga Kosova nuk harron rrënjët e tij, duke interpretuar edhe këngë me motive kombëtare./ZA