Adriatik Lapaj me mbështetës ka hyrë në ditë-natën e 92 të protestës përpara kryeministrisë. Megjithëse ai me mbështetës protestojnë në mënyrë paqsore, në rrjetin social Lapaj shkruan se ata kanë “92 ditë përballje me hajdutërinë!”, duke bërë me dije se policia i kishte bastisur mbrëmë natën. “Mbrëmë erdhën sërish! Sekuestruan armët tona, karriget.
Ne prapë nuk do ikim. Ne jemi këtu!”
.
Ndërsa po sot në rrjetin social Adriatik Lapaj bën me dije se policia private e Edi Ramës e ka proceduar për disa shkelje. Statusin e Adriatik Lapasut po e sjellim si më poshtë:
“Policia private e Edi Ramës më ka proceduar penalisht sërish sot për “Pushtim toke”, “Tubim të paligjshëm” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Është procedimi i 5 në 3 muaj protestë dhe i 2 në 48 orët e fundit.