VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ne dhe ata: fërkimi i identiteteve të dy shteteve të shqiptarëve – Nga VETON SURROI

By | November 16, 2019
blank

Komentet

blank

Tropojë, zhvillohet manifestimi kulturor “Sofra Dardane”

Pëllumb Sulo

Në Tropojë po zhvillohet manifestimi tre ditor “Sofra Dardane” me pjesëmarrjen e një numri të madh grupesh folklorike. Pjesë e këtij manifestimi është edhe shpallja e fillimit të sezonit turistik në Luginën e Valbonës, një nga më të njohurat për turizmin malor në Shqipëri.

Më shumë se 40 grupe folklorike nga Shqipëria, Kosova, Diaspora dhe shqiptarët e Preshevës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut po marrin pjesë në edicionin e 18 të “Sofrës Dardane”, që zhllohet ne skajin me verior të Shqipërisë, në Tropojë.

“Sofra Dardane” organizohet nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar dhe, këtë vit, është emërtuar “Jam Dardan i Malësisë së Gjakovës”.

Më shumë se 500 këngëtarë, instrumentistë dhe valltarë popullorë po manifestojnë, për tre ditë me rradhë, nëpër rrugët e qytetit Bajram Curr dhe në stadiumin e lojërave me dorë të qytetit duke shpalosur trashëgiminë kulturore përmes kostumeve tradicionale, këngëve dhe valleve.

“Sofra Dardane”, e orgnizuar në skajin më verior të Shipërisë, në Tropojë, është një nga veprimtaritë më të rëndësishme kulturore që zhvillohet në Shqipëri. Ajo bashkon në një manifestim të gjërë kulturor trojet etnike shqiptare duke synuar ruajtjen e trashëgimisë kulturore të kombit.

Drejtuesi i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj, thotë se është e rëndësishme që traditat e pasura folklorike të popullit, jo vetëm të ruhen, por edhe të përcillen tek brezat me të rinj, si dëshmi e idenditetit kombëtar.

“Kjo pikëpjekje e shpirtit të kombit, këtu në qytetin e Bajram Currit, është bashkim shpirtëror, kulturor i kombit shqiptar. Sepse, gjithë shqiptarija është derdhur sot në Tropojë. Synimi i platformës së Unionit Artistik të Kombit Shqiptar është kthimi në identitet, ruajtja e trashëgimisë, përcjellja tek brezat e rinj. Dhe, nëse i shihni, të gjitha grupet artistike vijnë me mosha të reja, çka do të thotë se ata, me pasion, duan të percjellin këtë AND të popullit, me të cilën ne kemi udhëtuar ndër shekuj dhe i kemi rezistuar asimilimit deri në ditët e sotme”, thotë zoti Azgan Haklaj.

Pjesë e veprimtarive tre ditore të manifestimit kulturor “Sofra Dardane” ishte përurimi i një memoriali kushtuar qendresës së Gashit në mbrojtje të trojeve shqiptare ndër shekuj si dhe hapja e sezonit të ri turistik malor në Luginën e Valbonës, pjesë e Alpeve të Shqipërisë dhe një nga zonat më të njohura dhe të frekuentuara vitet e fundit për turizmin malor.

Lugina e Valbonës është një nga parqet natyrore të Shqipërisë ku turizmi zhvillohet në çdo stinë të vitit. Kjo, jo vetëm për bukuritë natyrore të Alpeve, por edhe nismës së banorëve vendas për të ndërtuar bujtuna miqësore me natyrën.

Vitet e fundit, banorët e Valbonës, bashkë me shoqatën “Toka’, luftuan fort për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentraleve në Luginën e Valbonës, por zëri i tyre nuk u dëgjua nga vendimmarrësit.

blank

Fitorja e Lulzim Bashës për kreun e PD dhe guri mbi shpinën e tij! – Nga AGRON GJEKMARKAJ

Data 13 Qershor nuk është thjeshtë një moment që përmbyll një proces elektoral të Partisë Demokratike por shumë më teper se aq !

Prej kohesh ishte harruar shija e gares së vertete madje pak po ta cysim kujtesen gjejmë “referendume” si ai që beri Edi Rama ca vite më pare për të mos bërë garë në PS nga frika e Ben Blushit !
Por nuk është kjo më e rendësishmja. Shqiperisë ju pengua ndryshimi duke mos lejuar opoziten që të shnderrohej në pushtet me inxhinjeri elektorale, korrupsion, aleancë me boten e krimit dhe sanduiçizimin e “Rilindjes” me shtetin!

U masakrua vala dhe fryma e ndryshimit e ngritur nga PD dhe Lulzim Basha i cili sot në kushte normale do të ishte duke formuar qeverinë !!

Demokratet e dinë këtë dhe per këtë arsye kanë zemerim me përdhunuesit e votes së lirë dhe mbeshtetje për Lulzim Bashen i cili qortohet prej tyre veç per faktin se u dha iluzionin që regjimi mundet me votë masive !! Këtë iluzion duket që vetë Basha e ka humbur nëse ndjekim ligjerimin e tij të fushates për kreun e PD ! Qeveria e cila ka vetem 37 mije vota diferencë me mbi 80 mije vota të pavlefshme pas masakres zgjedhore mendon që i ka vënë demokratet me shpatulla per muri !

Gabohet rënde! Shumë shpejt do të tradhëtohet në besimin e vet !
Demokratet më 13 Qershor do marrin pjesë masivisht në zgjedhje dhe po kaq të shumtë do votojnë Lulzim Bashen sepse i njohin kontributin, përpjekjen dhe mundin për tu ndeshur me një regjim kriminal!

Basha është antimodeli i Edi Rames !
Ai nuk trukon sondazhe të paguara nëpër portale, nuk blen vota duke respektuar traditen e PD që nuk e njeh shit-blerjen e votes ,nuk perdor njëanshem numerat e telefonit të antarësisë për ti dhunuar në privatësinë e tyre , nuk ulet në studiot televizive për të denigruar kundërshtarët me sterkalka dhe fjali tre gjymtyrshe!

Demokratet refuzojnë çdo formë klonimi të Edi Rames në PD dhe këdo që tenton ti sherbejë atij me forma të shëmtuara e të dënueshme !! Çdo thirrje a mesazh që vjen nga kompani shërbimesh për ti hequr PD një traditë dhe shtuar një ves për të mbajtur gjallë debate të fabrikuara nga zyrat e Kryeministrit ilegjitim do të perbuzet !!
Lidershipi i opozites nuk është vend pune as një rresht me shumë në CV, sidomos tani por një mision historik !

Vota për Lulzim Bashen është një vote pergjegjësie po edhe një gur i rëndë mbi shpinën e tij që duhet ta mbaje për ta rindertuar PD-në në sintoni me kerkesat e shoqërisë duke shfaqur më teper guxim e me pak kujdes në luften ndaj vegjetimit , patetikes dhe parullave.Duke interpretuar , nevojat e së djathtes moderne për ta shnderruar PD në parti “mobile” sipas impaktit publik e qytetar, ku çdo kush do të vihet në diskutim e çdo gjë do të debatohet me struktura të forta e përfaqësuese.
Selinë e saj në tempull të qytetarve dhe jo në strehe të pesë zyrtarve ku Tirana dhe rrethet do të takohen në lartesinë e ideve të përbashkëta progresive dhe jo në sinoret e rreme të se njejtes fotografi. Asaj fotografie ku prej vitesh lexohen deklarata pa mbyllur deren për korrigjinin e gabimeve në rikompozimin e historisë së PD.

Kjo, jo vetem si muzeum krenarie por edhe si hapësirë për ndergjegjet kritike e mbi të gjitha për ti dhënë Shqiperisë normalitet demokratik, shpresë e jetë në një vend që po zbrazet me ritme të vajtueshme nga presioni i një regjimi mafioz!

blank

Reportazh – ‘Një proces rutinë’: Të gjithë duan ta varrosin skandalin e eshtrave të Kosinës

Të zhvarrosur 15 vjet më parë në kërkim të eshtrave të ushtarëve grekë, 108 skelete grash, fëmijësh e pleqsh u rikthyen më në fund në Kosinë përmes një procesi rutinë, që duket se varros edhe skandalin që ngjalli debate nacionaliste dhe u kthye në motiv filmash.

Mëngjesin e 18 majit, një dërgatë zyrtarësh mbërriti në fshatin Kosinë të Përmetit dhe vëzhgoi një grup punëtorësh, teksa rreshtonin dhjetëra kuti metalike me ngjyrë të artë në një varrezë murale të sapondërtuar me tulla dhe beton.

Brenda kutive metalike gjendeshin 108 skeletet e zhvarrosura 15 vjet më parë në Kosinë, në kërkim të ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës Italo-Greke.

Mes të pranishmëve ishin zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, konsulli grek në Gjirokastër si dhe kryebashkiakja e Përmetit. Por nuk pati eulogji për të vdekurit dhe as ceremoni rivarrimi.

“Për ne ishte thjesht një proces pune rutinë,” i tha BIRN grupi i eskpertëve greko-shqiptarë në një përgjigje të përcjellë përmes zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Rikthimi i heshtur i eshtrave rreth 15 vite pas zhvarrimeve të bujshme solli kujtime të hidhura për banorët e paktë të mbetur në Kosinë.

“Edhe atëherë  ashtu i bënë gjërat, edhe tani i sollën fshehur, nuk thanë në fshat,” tha një i moshuar një ditë pas rivarrimit, teksa rregullon hardhinë i ndihmuar nga një grua që i mban shkallën.

“Turpi është i atyre që e bënë atë histori,” shtoi ai, pa dashur që të identifikohet me emër.

Varreza murale gjendet pranë kishës së Kosinës “Fjetja e Shën Mërisë”- një  nga kishat më të vjetra në Ballkan, e ruajtur si monument kulture. Megjithatë, kisha nuk njihet aq shumë për historinë e vjetër dhe arkitekturën e veçantë sesa për historinë e zhvarrimeve të 15 viteve më parë.

I ashtuquajturi skandali i zhvarrosjeve iu shtua listës së përplasjeve mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa shërbeu gjithashtu si motiv për filmin “Ballkan Pazar” të regjisorit Edmond Budina, që ironizoi ngjarjen si një pazar eshtrash dhe gërricjesh të vjetra ballkanike.

Një çerek shekulli më vonë, eshtrat u rikthyen në Kosinë, pasi sipas Ministrisë së Mbrojtjes, një grup i përbashkët ekspertësh shqiptaro-grekë arriti në përfundimin se ato i përkisnin foshnjave, grave dhe pleqve –por në asnjë rast ushtarëve të supozuar.

Skelete në “sirtarë”

Image

Varreza murale në Kosinë, ku u vendosën skeletet e zhvarrosura 15 vjet më parë. Foto: Raimond Kola.

Dhunimi i varreve të Kosinës u denoncua në maj të vitit 2006 nga një prej punëtorëve që paguhej për hapjen e tyre, Altin Ballabani, i cili akuzoi priftin Vasil Thomollari për zvarrimet dhe zhvendosjen e skeleteve në një kishë tjetër.

Një hetim me akuzat e dhunimit të varreve ndaj Thomollarit dhe një personi që u identikua si përkthyes, u mbyll pa fajtorë në vitin 2011.

Edhe pse ekspertët e Mjekësisë Ligjore provuan atëherë se eshtrat nuk ishin të ushtarëve, Prokuoria arsyetoi se nuk kishte pasur dhunim të varreve, duke argumentuar se varrezat ishin dëmtuar edhe më herët.

Eshtrat megjithatë nuk u kthyen në fshat. Me një marrëveshje të vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë për të gjetur të rënët e luftës Italo-Greke të zhvilluar pjesërisht në Jug të Shqipërisë, u vendos që ato të rieksperimentoheshin prej një grupi të përbashkët ekspertësh.

Zyrtarisht, mbi bazë të marrëveshjes së vitit 2009 janë gjetur 578 skelete të ushtarëve grekë të rënë në luftën Italo-Greke. Ata u rivarrosën në Manastirin e Grykës së Këlcyrës në tetor të vitit 2018, pas përfundimit të një  ekspedite të zhvarrimit të eshtrave të ushtarëve grekë, që ishte kryer në zonën e Sajmolës.

Ndërkohë, eshtrat e nxjerra në vitin 2006 në Kosinë u mbajtën prej prokurorisë deri në vitin 2018, kur u morën në dorëzim nga grupi i përbashkët i ekspertëve.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ekspertiza e re u krye në Dragot të Tepelenës, në një kamp të ngritur enkas, provoi sërish që eshtrat nuk ishin të ushtarëve.

Në një përgjigje për BIRN, Ministria e Mbrojtjes tha se ndër 131 skelete që u veçuan prej 69 kutive ku ishin hedhur pa ndonjë kujdes, nuk kishte ushtarë grekë.

“Nga eshtrat e zhvarrosura u formuan 108 skelete njerëzish të ndryshëm. Pjesa tjetër e eshtrave duket se nuk ka qenë njerëzore. Ekspertët po ashtu thanë se nuk u gjetën as shenja dalluese të ushtrisë, që mund të dëshmonin se eshtrat u përkisnin ushtarëve grekë apo të ndonjë vendi tjetër,” shtoi Ministria e Mbrojtjes.

Asnjë prej skeleteve nuk u identifikua dhe asnjërit nuk mund t’i vendosej një emër. Ekspertët thonë në përgjigjen zyrtare se identifikimi dhe bërja bashkë e skeleteve të njëjta kishte qenë e vështirë, pasi eshtrat ishin nxjerrë pa ndonjë rregull dhe ishin të përziera.

“Në to kishte përzierje eshtrash fëmijësh, të porsalindur, gra, mosha të mëdha, si edhe eshtra kafshësh,”, thuhet në përgjigje, ndërsa shtohet se përfundimisht ishte përjashtuar mundësia që eshtrat t’u përkisnin ushtarëve apo oficerëve të ushtrisë greke.

Heshtje dhe formalitet

Image

Qendra e fshatit Kosinë në Përmet.

Në rivarrimin e të zhvarrosurve ishin të pranishëm zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, kryebashkiakja e Përmetit dhe konsulli grek në Gjirokastër. Por zyrtarët shqiptarë të kontaktuar nga BIRN nuk ishin të qartë se për çfarë arsyesh ndodheshin aty.

Alma Mele nga Drejtoria e Koordinimit dhe Monitorimit të Prefekturave i tha BIRN se ajo kishte qenë e pranishme për të parë procesin, por se nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej pyetjeve.

“Nuk kam dijeni për procedurat, për ato duhet të pyesni grupin e ekspertëve në Ministrinë e Mbrojtjes,” tha Mele.

Të njëjtën gjë i tha BIRN edhe Juxhin Pasho, administratori i Piskovës që përfshin edhe fshatin Kosinë. Ai tha se ishte jashtë procesit dhe njësia që ai drejton, nuk ishte marrë me këtë çështje.

Ministria e Mbrojtjes nga ana e saj thotë se zyrtarët nuk ishin të ftuar në formalitet rutinë.

“Pjesëmarrja e  titullarëve të prefekturës së Gjirokastrës dhe të bashkisë së Përmetit në rivarrimin e kryer në Kosinë ka qenë vendimmarrje e tyre,”tha Ministria e Mbrojtjes, e cila sqaroi se pushtetit vendor i ishin kërkuar vetëm varrmihësit e komunales për të kryer shërbimet e rivarrimit.

Rivarrimi në Kosinë është i treti i kryer, pas dy të tjerëve më herët në varrezat publike të Këlcyrës.

“Rivarrime të tilla të eshtrave të paidentifikuara, të dy ekipet e terrenit kanë kryer edhe më parë në varrezat publike të Këlcyrës, ku janë rivarrosur 71 eshtra të paidentifikuara (21 eshtra në datën  8 shkurt 2019 dhe 50 eshtra më 8 korrik 2020), pa ceremoni zyrtare dhe pa praninë e mediave, vetëm me prezencën e dy ekipeve të terrenit,” thuhet në përgjigje.

Mina Ballabani, banor i Kosinës i tha BIRN se do të kishte dashur të kishte qenë i pranishëm në ceremoni.

“Nuk dinim gjë për ceremoninë, po të na kishin thënë do venim”, tha Ballabani.

Megjithatë, në fshatin e vogël nuk duket se ka njerëz që duan të flasin për këtë histori dhe as ndonjë interesim për skeletet e rikthyera. Sipas banorëve, demografia e Kosinës ka ndryshuar pas Luftës së Dytë Botërore. Në fshat gjatë diktaturës u vendosën banorë nga zona të tjera, ndërsa pas viteve 90’ një pjesë e mirë kanë emigruar, duke bërë edhe më të thellë ndryshimin.

Një zyrtar lokal që kërkoi të mos identifikohej i tha BIRN se nëse do kishte interes për identifikimin e mëtejshëm të skeleteve, kjo u mbetej në dorë banorëve që mund të kërkonin të gjenin paraardhësit.

“Eshtrat janë të paidentifikuara dhe  duhet bërë ADN nga vetë banorët, që ata të gjejnë nëse janë të të afërmve të tyre,” përfundoi ai./Nga Raimond Kola, korespondent i Zërit të Amerikës në Gjirokastër/ BIRN

blank

Zonja e zotërinj, jashtë aktorët! – Nga ALBA KEPI (fotot)

Zonja e zoterinj jashte aktoret!
Kjo toke nuk eshte shesh xhirimi e shqiptaret nuk jane kukulla druri!
Ka nje linje te pangaterrueshme mes se vertetes e genjeshtres qe quhet besimi.
Ka nje limit njerezor mes gallates e seriozitetit qe quhet tallja.
Ju aktore rolesh te para o jo protagoniste, figurante e sygjerues, kjo drite qe po ju ngroh kurrizin nuk eshte projektori i skenes, por eshte dielli ne token e shqiptareve e ajo ndertesa nga ku po dilni ruan historine tone.
Bota nuk ndahet ne te majte e te djathte, por ne njerez te respektueshem e te tjere qe nuk respektojne askend.
E ne keto fotografi askush nuk respekton askushin, e Ju te gjithe jeni show-ista te pergjegjshem qe na keni futur ne loje!
blank
blank

Tiranë: Ekspertët komentojnë urdhërin ekzekutiv të Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë

Ilirian Agolli

Në Tiranë, masat e fundit, që publikoi Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ndaj zyrtarëve të korruptuar, pengues të demokracisë e ligjit në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor u pritën me optimizëm në qarqet e studiuesve.

Ata pohuan se këto janë hapa konkrete e të vendosura për të luftuar korrupsionin e ndërkombëtarizuar njëlloj si po luftohet krimi i ndërkombëtarizuar.

Sipas tyre, kjo është një fushë ku edhe Shqipëria ka shumë punë për të bërë, pasi korrupsioni është i përhapur gjerësisht në të gjitha nivelet shtetërore dhe shoqërore.

Korrupsioni në Shqipëri gjendet aktualisht në një nga stadet më të larta të zhvillimit të tij, thotë Gjergj Vurmo, një nga studiuesit e njohur të çështjeve sociale e ligjore në Tiranë, i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Ai shtoi se korrupsioni ka mbërthyer sektorë të tërë të jetës shqiptare dhe po bëhet gati e pamundur të luftohet kjo dukuri me instrumentet ligjore ekzistuese, aq sa edhe në Shqipëri, ashtu si në SHBA, mund të vlerësohet si një kërcënim thelbësor për sigurinë e vendit.

Sipas tij, Indekset më të rëndësishme ndërkombëtare që matin nivelin e demokracisë, tregojnë se Shqipëria është prej disa vitesh në pikiatë dhe ndodhet në një nga çastet më të vështira të demokracisë së saj.

Ndaj nevojitet një analizë më e thellë dhe më e sinqertë e korrupsionit, duke lënë mënjanë hiporizitë shumëvjeçare, thotë zoti Vurmo, dhe urdhëri i Presidentit Biden është edhe kurajim edhe një vizion për veprimtarinë antikorrupsion në të ardhmen.

“Korrupsioni, si kërcënim për sigurinë, kërkon një analizë të sinqertë, jo të nisë politika të fajësojnë palët njëra tjetrën, por për t’i dhënë një zgjidhje të qëndrueshme këti problemi. Kjo gjë nuk bëhet me strategjinë e radhës, nuk bëhet me planin e radhës, nuk bëhet duke u hedhur hi syve shqiptarëve, vetvetes dhe ndërkombëtarëve, por bëhet duke marrë masa me vendosmëri më të lartë. Masat do të jenë të dhimbshme si për politikën ashtu edhe për disa individë, që janë pjesë e elitës ekonomike, dhe që në njëfarë mënyre në këto vite po e sundojnë këtë vend” – thotë zoti Vurmo.

Studiuesit pohojnë se në disa fusha të funksionimit të shtetit shqiptar korrupsioni është ndërthurur ngushtë midis interesave të paligjshme politike e ekonomike si dhe me krimin e organizuar, duke u bërë kështu një dukuri jashtëzakonisht shqetësuese, siç del në të gjithë raportet vendase dhe ndërkombëtare, që matin me metrin e korrupsionit edhe shkallën e demokracisë në Shqipëri.

Eksperti i çështjeve rajonale Ledion Krisafi, në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare thoyë se vendimi i fundit i SHBA-ve është një vendim historik për gjithë rajonin e Ballkanit perëndimor, sepse e ngre korrupsionin si çështje të sigurisë kombëtare dhe e barazon me elementet destabilizues të gjithë rajonit.

Shqipëria, sipas tij, ka dështuar në 30 vitet e fundit në luftën ndaj korrupsionit, i cili ka gërryer administratën dhe gjykatën, duke e shtyrë vendin drejt tipareve të një shteti të dështuar, gjë që SHBA dhe BE nuk mund ta lejojnë.

“Mesazhi për ne nga SHBA është se rruga për ju është e hapur: Nëse korrupsioni për ne është kërcënim për sigurinë kombëtare, për ju duhet të jetë shumë më shumë se kaq. Hapi tjetër për Shqipërinë do të ishte një veting i gjithë klasës politike shqiptare në 30 vjetët e fundit. Kjo është ajo që do të shënonte rrjedhën logjike të reformimit të sistemit të drejtësisë. Pasi kemi kaluar në veting gjithë sistemin gjyqësor, kjo duhet vazhduar me një veting të gjithë klasës politike, duke gjykuar gjithë burimet e tyre të pasurisë në 30 vitet e fundit. Nuk mund të flasim për 30 vite korrupsion, nuk mund të vendosim në listën e zezë të SHBA-ve ish-president e ish-kryeministër shqiptar për korrupsion masiv dhe në fund askush të mos dënohet. Vetingu i politikanëve do t’i japë vlerë dhe kuptim vetingut të drejtësisë, që e presin ddhe qytetarët” – tha zoti Krisafi.

Studiuesit pohojnë se është për të ardhur keq që shoqëria shqiptare shpreson në 3 dekada që të marrë nxitje nga jashtë vendit për të reaguar kundër krimit dhe korrupsionit dhe nuk lëviz vet për t’i goditur ato me institucionet e veta.

Kurajo që vjen nga vendet perëndimore demokratike është një shtytje që shqiptarët duhet ta bëjnë vet për të dalë nga balta e krimit dhe korrupsionit ku janë zhytur si shtet dhe si shoqëri, pohuan ata.

Drejtuesi i Akademisë së Studimeve Politike, Erjon Tase, thotë se, për fat të keq, një pjesë e shoqërisë shqiptare hesht dhe toleron korrupsionin e vogël dhe të madh dhe madje voton e rivoton si deputetë figura politike të korruptuara.

“Për fat të keq, nuk kemi patur reagimin e duhur të qytetarëve në votime, në mbështetje të drejtësisë duke krijuar presion. Kjo lëvizje e re që vjen nga jashtë ndihmon në rritjen e presionit të brendshëm në përpjekjet kundër korrupsionit. Disa lëvizje rresht që po bën administrata Biden për të ndaluar udhëtimin drejt SHBA-ve, bllokimin e pasurive të politikanëve të korruptuar, si dhe kjo vëmendje e mëtejshme ndaj korrupsionit vjen në çastin e duhur kur reforma në drejtësi, vetingu, po krijojnë një presion pozitiv për të krijuar një drejtësi të pavarur. Ne të gjithë i kemi sytë te SPAK, te drejtësia e re, por këto organe duhet të mbështeten edhe me masa të mëtejshme kontrolli në fushën ekonomike” – tha zoti Tase.

Studiuesit pohojnë se për të luftuar korrupsionin, shoqëria është e pafuqishme, ndërsa politikanët janë të pamotivuar, por nxitjet ndërkombëtare i japin kurajo sistemit gjyqësor të përballet me krimin dhe korrupsionin, dhe kjo është një nga pritshmëritë më të mëdha të qytetarëve shqiptarë.

Por sipas tyre, asnjë nxitje ndërkombëtare nuk mund të mjaftojë për të shpëtuar nga korrupsioni dhe krimi, nëse nuk lëvizin vet qytetarët dhe institucionet vendase.

Presidenti i SHBA, Joe Biden nxori së fundi një urdhër ekzekutiv për bllokimin e pasurive dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave, që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë tashmë edhe Shqipërinë, dhe zgjeron objektin e saj, duke përfshirë personat, që kryejnë korrupsion dhe minojnë institucionet demokratike.

blank

Fjalimi i plotë e Albin Kurtit në Samitin në Tiranë ku po merr pjesë edhe Bërnabiq

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar fjalimin e plotë që ka mbajtur në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, raporton Gazeta Express.

Kurti ka ndarë fjalimin e tij në tri pjesë, duke shpjeguar historinë e BE-së pas Luftë së Dytë Botërore, duke përfunduar me pjesën e fundit ku ka propozuar bashkëpunimin e ardhshëm mes vendeve.

Fjalimi i plotë i Albin Kurtit:

Fjala ime sot në Tiranë në Samitin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor:

“White Paper” për Agjendën për Ballkanin Perëndimor 2030

I nderuari Kryeministër i Shqipërisë, z. Rama,

I nderuari Komisioner i BE-së, z. Varhelyi,

Të nderuar liderë nga vendet fqinje dhe rajoni,

Kryeministër Rama, ju faleminderit për organizimin e këtij samiti dhe që na mblodhët të gjithëve, në të vërtetë, ne duhet të takohemi më shpesh dhe të bisedojmë më shumë.

E di që i kemi 5 minuta për prezantim, prandaj do të përpiqem të flasë shkurtimisht. Fjalën time do ta ndajë në tri pjesë, ku pjesa e fundit përfundon me një propozim për bashkëpunim të ardhshëm mes vendeve tona.

Pjesa e parë ka të bëjë me shndërrimin e Bashkimit Evropian në Evropë.

Siç e dimë, shtatëdhjetë e një vite më parë, mes vuajtjeve të mëdha, shkatërrimit, armiqësisë dhe mosbesimit të krijuar nga Lufta e Dytë Botërore, është publikuar Deklarata Schuman dhe ka lindur një ide e guximshme; ideja e bashkëpunimit nëpërmjet institucioneve të përbashkëta. Kjo ide lulëzoi dhe çoi në krijimin e tregut më të madh të lirë në botë, duke bashkuar më shumë se 500 milionë njerëz në një Bashkim Evropian.

Megjithatë, edhe pse është zgjeruar në masë të madhe, BE-ja sot nuk është Evropë. Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia mbeten jashtë BE-së.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në Evropë, por BE-ja akoma nuk është Evropë.

Pjesa e dytë ka të bëjë me faktin që modeli ynë aktual i angazhimit duhet të ndryshojë.

Qasja aktuale ndaj bashkëpunimit rajonal ndikohet negativisht nga mosmarrëveshjet politike që e kanë penguar bashkëpunimin dhe i kanë ngritur dyshimet dhe pasiguritë në lidhje me të ardhmen. Për t’i zgjidhur këto probleme, ne së pari duhet ta pranojmë hapur burimin e tyre, pa ekuivoke ose finesë.

Refuzimi i Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës është pengesë e vazhdueshme ndaj bashkëpunimit rajonal. Kosova nuk mund të angazhohet në iniciativa që janë të përshtatura për ta mohuar statusin e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur; ne do të angazhohemi vetëm si të barabartë.

Në kuadër të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), Kosova vazhdimisht është trajtuar në mënyrë të pabarabartë dhe të padrejtë. Në formën e saj aktuale, CEFTA nuk mund ta përgatisë rajonin për anëtarësim në BE. Kemi nevojë për përmirësim dhe përshpejtim.

Në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga Serbia, të gjitha iniciativat shndërrohen në mosmarrëveshje në lidhje me terminologjinë. Duke i pasur parasysh këto fakte, nuk mund të pretendojmë që iniciativat e ardhshme do t’i zgjidhin pengesat aktuale, përveç nëse e ndërrojmë kornizën aktuale të bashkëpunimit.

Për më tepër, korniza aktuale nuk i adreson çështjet që ndërlidhen me pjesëmarrjen demokratike, ballafaqimin me të kaluarën, luftën kundër korrupsionit, llogaridhënien nga qeveria, pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e medias.

Kjo më sjell në pjesën e fundit, e cila është rruga që e kemi përpara.

Për të ecur përpara na duhet një kornizë e re bashkëpunimi, e cila bazohet në vlera të përbashkëta dhe në një zotim për një sërë parimesh thelbësore. Kjo kornizë e re do të quhej Marrëveshja e Evropës Juglindore për Tregti të Lirë – ose SEFTA.

SEFTA do t’i përfshinte vendet e Ballkanit Perëndimor si anëtarë të barabartë me të drejta të barabarta, bazuar në një marrëdhënie të veçantë me BE-në, të ngjashme me marrëveshjen e Zonës Ekonomike Evropiane (EEA).

Pas krijimit të SEFTA-s, BE-ja, përmes një marrëveshje me SEFTA-në, do të zgjerojë katër liritë e BE-së – lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, personave dhe kapitalit – në të gjithë vendet e SEFTA-s.

Kjo marrëveshje do të modelohet në Marrëveshjen aktuale EFTA-EEA e cila do të parashikonte që Ballkani Perëndimor dhe BE të ecnin përpara së bashku duke u bazuar në legjislacionin e BE-së.

Marrëveshja do të kishte një strukturë të ngjashme institucionale të modeluar rreth EEA-së që do të përbëhej nga Këshilli, Komiteti i Përbashkët, Gjykata, Sekretariati dhe autoriteti i Mbikëqyrjes, ndër të tjera.

Marrëveshja do t’i përgjigjej gjithashtu “Planit të Investimeve Ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor”, i cili synon të mobilizojë deri në 9 miliardë euro në fonde në këtë dekadë.

Duke pasur parasysh mungesën e gatishmërisë dhe ekspertizës brenda rajonit, marrëveshja me BE-në do të parashikonte një mekanizëm mbikëqyrjeje, të drejtuar dhe operuar në kuadër të Bashkimit Evropian për të siguruar që të gjithë anëtarët e respektojnë marrëveshjen; kjo është thelbësore nëse do të kemi një treg të përbashkët që funksionon në mënyrë të drejtë dhe parimore.

BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do të mund të zhvillonin një samit të veçantë në vitet 2024 dhe 2027 për ta vlerësuar nivelin e gatishmërisë për anëtarësim të plotë në BE.

Republika e Kosovës është e interesuar të anëtarësohet në BE dhe të kontribuojë në rritjen e saj të vazhdueshme. E mirëpresim mundësinë për të punuar ngushtë me të gjithë fqinjët tanë rajonalë në lehtësimin e anëtarësimit tonë kolektiv në BE. Propozimi ynë është i guximshëm, por të tilla janë edhe ëndrrat e qytetarëve tanë. Ne jemi të bindur që nëse ecim së bashku në këtë rrugë, atëherë do të jemi në gjendje të adresojmë shumë sfida dhe të arrijmë objektivin tonë të përbashkët.

blank

Mediat serbe: Kurti s’pranoi ta nënshkruante deklaratën e përbashkët meqë s’ishte shkruar Republika e Kosovës

Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë ka përfunduar pa një deklaratë të përbashkët. Siç shkruan mediumi serb, Tanjug, deklarata nuk u miratua pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi në momentin e fundit që në dokument të shkruhej “Republika e Kosovës”, transmeton Gazeta Express.

Ky samit u karakterizua me përplasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq. Siç tha Kurti, polemika nisi pasi pikërisht për çështjen e njohjes.

“Nuk dëshironte të pranonte që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Unë theksova që Serbia do të duhej të shkëputej duke u distancuar nga regjimi i Millosheviqit dhe trashëgimia e tij. Njohja e pavarësisë së Kosovës është e vlefshme edhe për vetë Serbinë, që në këtë mënyrë mban veten peng. Kosova e ka shpallur prej 13 vitesh pavarësinë nga Serbia, është koha e fundit që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova”, tha Kurti.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha se takimi brenda Samitit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë ishte më i vështirë nga sa priste, duke deklaruar se ishte më shumë një hyrje në ngjarjet e ardhshme, duke përfshirë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, sesa diskutim për çështjet rajonale. Ajo foli me theks të veçantë për përplasjen që e pati me Kurtin.

Bërnabiq u tha gazetarëve se ajo u përpoq të përqendrohej në rezultate të mira dhe bashkëpunim në rajon dhe se “dikush tjetër” (duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurt) transferoi bisedën në fushën e politikës, duke thënë se ai e mori përgjigjen adekuate.

blank

Wesley Clark: Millosheviq e bëri të pashmangshëm konfliktin

Pranimi i marrëveshjes në Rambuje nga udhëheqja e atëhershme jugosllave do të çonte ndoshta në mosndërhyrjen e NATO-s kundër caqeve të ushtrisë serbe, thotë gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark.

Clark ka qenë komandant i përgjithshëm i forcave evropiane të NATO-s, në kohën e ndërhyrjes në Republikën Federale të Jugosllavisë (RFJ), e cila ka nisur më 24 mars, 1999, dhe ka përfunduar më 10 qershor, 1999.

Ndërhyrjes i kanë paraprirë luftimet midis forcave të atëhershme ushtarake dhe policore serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe vrasjet, dëbimet dhe persekutimet masive të shqiptarëve të Kosovës, në periudhën 1998-1999.

Vendimi për ndërhyrjen e NATO-s, pa pëlqimin e Kombeve të Bashkuara, është marrë pas negociatave të pasuksesshme midis delegacioneve të Kosovës dhe RFJ-së në Rambuje dhe Paris, në shkurt dhe mars, 1999.

“Mendoj se i kemi dhënë fund spastrimit etnik që po ndodhte në atë kohë, u kemi dhënë qytetarëve të Kosovës mundësinë për të vendosur sigurinë dhe pastaj demokracinë. Dhe, unë mendoj se ata e kanë bërë këtë”, thotë Clark në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

“Por, unë mendoj se puna nuk ka mbaruar ende dhe ka ende tensione midis Serbisë dhe Kosovës. Dhe, ky nuk është rasti vetëm i këtyre dy vendeve – tensione ka edhe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ballkani është si një zonë, ku pllakat tektonike të njerëzimit përplasen që gjashtë shekuj ose më gjatë. Duhen përpjekje të vazhdueshme diplomatike për t’i zgjidhur këto çështje”, thotë Clark.

Ai shfaq shpresën se bashkësia ndërkombëtare do të jetë në krye të detyrës, sepse, siç thekson, kjo është shumë e rëndësishme.

“Marrëveshja që i është ofruar [presidentit të atëhershëm të RFJ-së, Sllobodan] Millosheviq, ka qenë në thelb identike me atë që ishte parashikuar për Bosnje dhe Herzegovinën. Por, ai nuk e ka pranuar… Ai i ka sabotuar marrëdhëniet, negociatat dhe e ka bërë konfliktin të pashmangshëm”, thotë Clark.

Sulmet e NATO-s në ish-Jugosllavi kanë zgjatur 78 ditë, deri në nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, e cila u ka dhënë fund luftimeve dhe ka çuar në largimin e forcave serbe nga Kosova. rel

blank

Krimi dhe korrupsioni, fenomene që po i ndalojnë proceset… – Nga Skënder MULLIQI

 Korrupcioni dhe krimi I organizuar janë bërë fenomenët të cilat po e diktojnë jetën në Kosovë.Janë bërë mënyrë e sjelljës , e më së keqi që ato po lidhën më politikën.Këto fenomene negative na kan okupuar në konstruktin e vet.Me së keqi janë veprimet e tyre kriminale të organizuara mirë, që kan depërtuar edhe në krye të shtetit. A ka gjë më keqe së shtetet e BE-së , Kosovën e kan futur në listën e vendëve më të korruptuara, dhe mu për këtë edhe nuk po kemi liberalizim të vizave .Angazhimet e deritashme në luftë kunder korrupcionit kanë qernë shumë të vogla.Tema e korrupcionit rrallë është shtruar në Kuvendin e Kosovës , apo në tryeza të ndryshme ,kur dihet së pikërisht nga ky kënd edhe duhet shikuar gjithë këtë stagnacion të rrjedhave shoqërore dhe politike në vend.Po mungojnë në ketë temë reformat në të gjitha nivelët .Roli I medieve në luftë kunder korrupcionit është I madh, e që tek në kjo luftë kundet dukurive negative po mungon krejt pas luftën.Premtime patem më bollëk e realizime shumë të pakëta, së korrupcioni u infiltrua edhe në organët e shtetit.Unë mendojë së tema e korrupcionit dhe dëme nga ajo do të ishte dashur, të futën si lëndë shkollore .Pak kush po merret me elaborimin e kësaj teme, madje ka të tillë që ende nuk e kan të qartë temën e korrupcionit.Vëtem më pushtete të pa korruptuara mund të luftohët korrupcioni , e jo më strukturat e burokratizuara dhe të korruptuara , siq I patëm që shumë kohë.Lufta kunder korrupcionit nuk behët vetëm përmës akteve ligjore të shkruara, duke mos i zbatuar ato në praktikë.Një shoqëri për të qenë e shëndosh , duhet ta kultivojë kulturën antikoruptive , si masë preventive .Nga niveli I lartë I korrupcionit na kanë ardhur edhe pasurimet e paligjshme . Pa I shpallur luftë të hapur klrimit dhe korrupcionit, do të jemi po aq largë strukturës së BE-së.Na erdhën shumë kërkesa nga kjo strukturë që të intensifikohet lufta kunder korrupcionit, që do ti lëshonte rrugë liberalizimit të vizave , do tu lëshonte rrugë proceseve zhvillimore dhe daljës nga izolimi ku jemi katandisur që shumë kohë .Puna parësore e pushetit të ri do të ishte lufta ndaj korrupcionit dhe qdo forme të kriminalitetit, si mënyra më e mirë e daljës nga kriza e përgjithshme .Njerëzitë profesional , njerëzitë më moral politikë të lartë ,edhe mund ta ulinë krimin dhe korrupcionin në suaza të normalitetit…

blank

Analistët: Evropa po përgatit një pritje të ngrohtë për Presidentin Biden

Henry Ridgwell

LONDËR – Udhëheqësit e grupit të kombeve të industrializuara G-7 takohen këtë fundjavë në Britani, me një axhendë të kryesuar nga rimëkëmbja globale nga pandemia e koronavirusit, ndryshimi klimatik, taksimi dhe sfidat e paraqitura nga Rusia dhe Kina.

Samiti tre-ditor që fillon të premten do të mbahet në Gjirin Carbis, një vendpushim i njohur turistik në Cornwall në gadishullin jugperëndimor të Britanisë. Anijet luftarake britanike janë duke patrulluar përgjatë vijës bregdetare dhe më shumë se 6 500 oficerë policie janë dislokuar ndërsa Britania përgatitet të presë udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Kanadasë.

Australia, India, Koreja e Jugut dhe Afrika e Jugut gjithashtu janë ftuar të marrin pjesë.

Oficerët e policisë bëjnë roje pranë gardhit që qarkon Kështjellën Tregenna, Cornwall, Angli (9 qershor 2021)

Oficerët e policisë bëjnë roje pranë gardhit që qarkon Kështjellën Tregenna, Cornwall, Angli (9 qershor 2021)

Samiti shënon udhëtimin e parë zyrtar të Presidentit Joe Biden jashtë vendit në këtë detyrë. Duke folur para gazetarëve të mërkurën në Bazën Andrews në Maryland, ndërsa ai po përgatitej të fluturonte për në Britani në bordin e Air Force One, Presidenti Biden u pyet për përparësitë e tij për udhëtimin. “Forcimi i aleancës. Bërja e qartë Putinit dhe Kinës se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie të ngushta dhe G-7 do të lëvizë”, tha Presidenti Biden.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha të mërkurën se po mezi pret të mirëpresë aleatët personalisht. “Kjo është hera e parë për gati gjashtë muaj në detyrë që Joe Biden presidenti i Shteteve të Bashkuara ka qenë në gjendje të vijë përtej detit për një udhëtim të rëndësishëm; është hera e tij e parë në kontinentin evropian. Është hera e parë që secili prej nesh me të vërtetë do të jetë në gjendje ta shohim njëri-tjetrin në person që kur filloi pandemia”.

“Kështu që këtu në G-7, ajo që ne synojmë është të sigurohemi që kemi një traktat të ri mbi pandeminë, duke punuar me të, duke rindërtuar më ekologjikisht, duke u rikthyer më mirë, prandaj po shikojmë se çfarë po ndodh këtu në Cornwall me të gjithë teknologjinë e gjelbër, por gjithashtu duke folur për vlerat që kemi të përbashkëta, gjithçka që duam të bëjmë së bashku. Ekziston një axhendë e madhe”, tha Kryeministri Johnson.

Kryeministri britanik Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson

Pas katër vjet marrëdhëniesh të trazuara transatlantike nën ish-Presidentin Donald Trump – axhenda e të cilit “Amerika e Para” ftohu shumë aleatë – Presidenti Biden do të marrë një pritje të ngrohtë në Evropë, thotë analisti Thomas Kleine-Brockhoff, nënkryetar i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara.

“Përpjekja për të rindërtuar besimin – besimin e humbur me aleatët – është në zemër të axhendës. Dhe ky mesazh vjen me zë të lartë dhe të qartë”, i tha Zërit të Amerikës zoti Kleine-Brockhoff. Por, ai shtoi se plagët nuk janë shëruar ende plotësisht.

“Ekziston një lloj dyshimi i zgjatur se Joe Biden mund të jetë një i zgjatim, një intermezzo midis dy presidencave nacionaliste dhe një Amerike që ka ndryshuar në afatgjatë. Dhe kështu, investimi në administratën e Presidentit Biden [nga aleatët evropianë] nuk është aq menjëherë i dukshëm sa ç’do të shpresonte administrata e Presidentit Biden”, tha zoti Kleine-Brockhoff.

Sidoqoftë, analistët thonë se udhëheqësit e G-7ës do të bëjnë një shfaqje të fortë të unitetit mes sfidave të shumta, thotë Creon Butler, ish-këshilltar i qeverisë britanike në G-7 dhe tani drejtor i Programit të Ekonomisë dhe Financave Globale në institutin e politikës së jashtme Chatham House të Londrës.

“Rimëkëmbja nga COVID-i në përgjithësi është çështja kryesore dhe ju mund ta shihni këtë në mënyrën se si Britania e Madhe po e paraqet samitin”, i tha zoti Butler Zërit të Amerikës. “Ekziston një lloj aspekti ekonomik dhe pastaj ka aspekte të tjerë, veçanërisht për sa i përket shëndetësisë”.

Organizatori i samitit, Kryeministri Britanik Johnson, ka premtuar se G-7a do të ndihmojë në vaksinimin e të gjithë botës deri në fund të vitit 2022. Një nga paraardhësit e tij, ish-Kryeministri Gordon Brown, thotë se retorika duhet të kthehet në realitet.

“Mendoj se nuk është e tepruar të thuash që G-7a e së premtes është çështje jete dhe vdekjeje. Vendimi i tij do të përcaktojë se kush është i vaksinuar dhe i sigurt dhe kush mbetet i pavaksinuar dhe në rrezik për të vdekur”, tha zoti Brown në një takim virtual të mbajtur të martën nga Chatham House.

Udhëheqësit e G-7 gjithashtu do të përqendrohen në çështjen e ndryshimit klimatik, tregtia dhe taksat. Ministrat e financave të G-7 mbështetën një plan për një normë minimale globale taksash prej 15%. “Kjo është me të vërtetë mjaft revolucionare”, tha zoti Butler. “Siç është, në të vërtetë, marrëveshja për ndarjen e të drejtave të taksimit – pra jo vetëm në vendin ku është rezidenca tatimore e kompanisë, por edhe në vendet ku një kompani mund të ketë të ardhura shumë të mëdha por ku paguan shumë, shumë pak taksë”.

Zoti Butler tha se mbajtja e samitit të G-7 nga Britania ofron një platformë ideale për qeverinë për të projektuar një imazh të ri tani që ajo është larguar nga Bashkimi Evropian.

Një motoçiklist kalon përpara klubit të stolisur me flamujt e vendeve të G-7ës (Cornwall, Angli, 9 qershor 2021)

Një motoçiklist kalon përpara klubit të stolisur me flamujt e vendeve të G-7ës (Cornwall, Angli, 9 qershor 2021)

“Në të vërtetë, G-7a tani është edhe më e rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar dhe në të vërtetë për aleancën Perëndimore në përgjithësi, tani që Britania e Madhe është larguar nga BE-ja, sepse, sigurisht për Mbretërinë e Bashkuar, për gjërat që mund të kenë dashur të koordinojnë dhe të bashkëpunojnë brenda BE-së, G-7a është tani vendi logjik për ta bërë këtë”.

Kërcënimi për demokracitë e G-7 nga Rusia dhe Kina gjithashtu do të diskutohet në Cornwall. Presidenti Biden do të shpresojë për një përgjigje të fortë nga aleatët, thotë analisti Kleine-Brockhoff.

“Pyetja nëse vendet perëndimore mund të gjejnë një përqasje të përbashkët ndaj Kinës dhe nëse Presidenti Biden mund të marrë nga aleatët e tij evropianë gjuhën dhe angazhimin që i nevojitet edhe për qëllimet e tij të brendshme politike… për mua kjo mbetet pikëpyetja e madhe”, tha zoti Kleine-Brockhoff.

Disa nga udhëheqësit e G-7ës do të shkojnë nga Cornwall drejt Brukselit të hënën për një samit të NATO-s. Presidenti Biden është planifikuar të takohet të martën me udhëheqësit e Bashkimit Evropian.

Analistët thonë se sekuenca e takimeve ka për qëllim nënvizimin e mbështetjes së aleatëve përpara takimit të Presidentit Biden të mërkurën me homologun e tij rus Vladimir Putin në Gjenevë.

blank

Presidenti Meta përshëndet me himnin e djelmnisë dibrane, ja kënga dhe mesazhin që poston

Presidenti Ilir Meta shmang sërish vendimin e Kuvendit për shkarkimin e tij.

Në një tjetër postim në “Facebook”, Meta përshendet me “Himnin e Djelmnisë Dibrane”, që u prezantua sot për herë të parë, pikërisht në ambientet e Institucionit të Presidentit gjatë aktivitetit kulturor me artistë dibranë.

Përbri videos, Meta thekson se në “çdo hymn, këngë, elegji dhe rapsodi, në vallet, në lojrat e larmishme dhe në kostumet popullore të Dibrës gjendet një thesar unik dhe i jashtëzakonshëm kulturor, ngjyrat e jetës dhe bukuritë natyrore të kësaj treve, me shpirt atdhetar dhe artistik të fuqishëm”.

Postimi i Metës:

Në çdo hymn, këngë, elegji dhe rapsodi, në vallet, në lojrat e larmishme dhe në kostumet popullore të Dibrës gjendet një thesar unik dhe i jashtëzakonshëm kulturor, ngjyrat e jetës dhe bukuritë natyrore të kësaj treve, me shpirt atdhetar dhe artistik të fuqishëm.
Nuk mund të mos ndaj me të gjithë ju, kënaqësinë që përjetova sot, prezantimin për herë të parë dhe pikërisht në Institucionin e Presidentit të Republikës, të një krijimi artistik tepër të arrirë, “Hymni i Djelmnis Dibrane”, të interpretuar mjeshtërisht nga dy prej korifejve të këngës shqiptare, Kastriot Tusha dhe Arif Vladi, që prezanton denjësisht gjithçka Dibra simbolizon për kombin shqiptar.
Duke ju uruar një natë të qetë ju ftoj ta shijoni këtë këngë kaq të bukur! 🇦🇱

blank

Zgjedhjet e 25 prillit- Instituti Shqiptar i Shkencave kallëzim administrativ në KQZ: Si u keqpërdorën paratë publike në Durrës për të favorizuar PS përmes veprimeve zinxhir gjatë fushatës

Instituti Shqiptar i Shkencave ka bërë një kallëzim administrative në KQZ për keqpërdorim parave e aseteve dhe parave publike territorin e Bashkisë Durrës në kuadër të fushatës zgjedhore dhe zgjedhjeve të 2 prillit.

Sipas Institutit, keqpërdorimi shkoi në kuadër të partisë në pushtet PS në nivelin qendror dhe lokal.

”Denoncimi administrativ ka si objekt: Keqpërdorim i Parave Publike në territorin e Bashkisë Durrës, për favorizim të subjektit elektoral forca politike në pushtet (qendror dhe vendor) Partinë Socialiste, të kryer nga Këshilli i Ministrave dhe Pushteti Vendor Durrës, përmes veprimeve zinxhir të përqendruara në datat e Fushatës Zgjedhore”- thuhet në kallëzim.

Po ashtu në mënyrë të detajuar Instituti Shqiptar i Shkencave thotë se 16 muaj pas tërmetit Bashkisë së Durrësit iu dha gjatë fushatë zgjedhoer 946.44 milion lekë pa VKM.

Po ashtu theksohet se Ministria e Rindërtimit ka vonuar përfitimet për 16 muaj teksa ka paguar individë që nuk janë të përshtatshëm për përfitim ekonomik.

Më tej Bashkia e Durrësit ka ndërmarrë disa veprime në kuadër të Rindërtimit duke miratuar listat e përfituesve të rinj të paidentifikuar më parë si dhe javën para 25 prillit po Bashkia ka paguar tre herë më shumë para se çdo muaj tjetër pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

KALLËZIMI ADMINISTRATIV

Instituti i Shkencave raportoi tek Komisioneri Zgjedhor për Keqpërdorimin e Parave Publike gjatë Zgjedhjeve përmes Granteve Individuale nga Fondi i Rindërtimit në zonën elektorale të Durrësit pas tërmetit të Nëntorit 2019. Një keqpërdorim i tillë shkoi në favor të partive në pushtet në nivelin qendror dhe lokal, duke garuar në këto zgjedhje. Gjashtëmbëdhjetë muaj pas tërmetit, Transferet e Pakushtëzuara iu dhanë bashkisë Durrës gjatë Fushatës Zgjedhore përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave, pa një ligj, në shumën 946.44 milion Lekë. Përsëri, në datat e zgjedhjeve, Bashkia në Durrës ka miratuar listat e përfituesve të rinj, të pa identifikuar më parë. Javën para 25 Prillit, Bashkia ka paguar tre herë më shumë para se çdo muaj tjetër pas tërmetit. Ministria e Rindërtimit ka vonuar përfitimet për 16 muaj pas tërmetit dhe nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim ligjor për të garantuar që Fondi të mos keqpërdoret duke paguar individë që nuk janë të përshtatshëm për përfitimin ekonomik, prona e të cilëve është e luksoze ose një shtëpi dytësore, dmth e pasur. Komisionerit i kërkohet të ndërmarrë një hetim administrativ, të kontrollojë faktet dhe të përdorë ekspertizë të pavarur ndërkombëtare mbi përdorimin e fondeve publike në Fushatën Zgjedhore. Në fund, Komisionerit i kërkohet të vlerësojë përgjegjësitë për Favorizimin Zgjedhor përmes Keqpërdorimit të Parave Publike (neni 92/5 i Kodit).


Send this to a friend