Ne demokraci nuk i burgosim politikanet se influencojne mazhorancat parlamentare per te nxjerre ligje ne interesin e familjeve te veta.
Nuk kemi dyshime qe ligjet i nxjerrin per interesin e familjeve te veta, te oligarkeve te vet, te votuesve te vet, me nje fjale per te perfituar vetë.
Por kjo nuk dmth se ligji eshte detyrimisht i keq.
Ne demokraci, nqs nuk na pelqejne ligjet, i sfidojme ne Gjykaten Kushtetuese.
Kete mund ta beje opozita.
Nqs opozita eshte ne bashkekorrupsion me mazhorancen, ligjin e keq mund ta sfidoje shoqeria civile.
Ligji per Teatrin ishte i keq. E hodhi ne Gjykaten Kushtetuese Aleanca per Teatrin.
Kodi zgjedhor eshte i keq. E hodhi ne GJykatën Kushtetuese Organizata e Qendres.
Nqs Gjykata Kushtetuese eshte pjese e korrupsionit te establishmentit, ka Strasburg.
Per me teper, populli mund ta rrezoje me vote partine ne fuqi dhe te sjelle opoziten. Mazhoranca e re mund ta ndryshoje ligjin e keq.
Asgje nga keto nuk ka ndodhur ne rastin e ligjeve te privatizimit te ish klubit Partizani.
Mazhoranca e djathte i nxori ligjet para 20 vjetesh.
Opozita e majte nuk i çoi ne Gjykaten Kushtetuese.
Shoqeria civile – qindra organizata te financuara nga partnerët ndërkombëtare – nuk pipëtinë.
PD humbi zgjedhjet me 2013. Eshte PS ne fuqi absolute prej 10 vjetesh. Ka ndryshur kushtetuten, jo me ligjet. Keto ligje te privatizimit nuk i ngacmoi.