Në alegjebren dhe alfabetin e syve tu kam mësuar se sytë e njeriut të dashur, të bukur, te ditur dhe të thellë, flasin në distancë dhe shkruajnë faqe ose kronika të shkëlqyera për dashurinë, bukurinë dhe profecinë e brendshme që e prekin dhe arrijnë të lartën, sublimen ose madhështoren. Gjithashtu, kam mësuar se sytë e njeriut të ngrohtë, të dashur, të bukur, të ditur dhe të thellë, brenda algjebres dhe alfabetit të tyre e kanë edhe fizikën, kiminë ose biokiminë e brendshme të gjakut, trurit, zemrës dhe të shpirtit.
Në algjebren dhe alfabetin e syve tu kam mësuar edhe për shiun e lotëve, frakturat, lëndimet, plagët dhe pezmatimet e brendshme skeletore ose gjenetike. Edhe për zjarrin, prushin ose zjarminë e madhe të zemrës, trupit dhe një shpirti të etur dhe zhuritur për liri dhe dashuri që i djegin dhe kallin flakë madje edhe detin dhe qiellin.
Në algjebren dhe alfabetin e syve tu kam mësuar edhe për zjarminë e lotëve dhe ato rropatje ose “përplasje indiferente” qerpikësh që mezi i presin rrezet e diellit- menjëherë pas shiut ose ylberit.
Në algjebren ose alfabetin e syve tu i kam parë, njohur, lëxuar dhe kuptuar fytyrat, figurat, portretët ose fotografitë e heronjëve, aktorëve dhe protagonistëve të vërtetë të ngjarjes ose ndodhjes. Edhe sytë e Akilit, Elenës, Filipit, Aleksandrit (Lekës) të Madh, Olimpisë, Euridikës, Odiseut, Penelopes, Eneut, Rea Silvisë, Lavinies, Mark Antonit, Kleopatres, Jul Cezarit, Oktavianit, Mbretit Laj nga Teba, Jakostes, Erosit, Psihës ose Afërdites….
Në algjebren dhe alfabetin e syve tu kam lëxuar dhe mësuar shumë numra, shifra, ngjarje dhe data.
Në algjebren dhe alfabetin e syve tu kam parë, lëxuar dhe mësuar se si femrat ose gratë i lindin burrat, trimat ose heronjtë e vërtetë, ndërsa burrat i bëjnë ose krijojnë veprat.
Gjithashtu kam parë, lëxuar dhe mësuar se yjet e panumërt në qiellin e pafund, asnjëherë nuk kanë frikë nga sytë e bukur të një femre ose gruaje të dashuruar.
Në algjebren dhe alfabetin e syve tu kam parë, lëxuar dhe mësuar se vlera e arit sprovohet ose vërtetohet në flakë, e gruas në edukaten, moralin dhe karakterin e saj, ndërsa, vlera e një burri të vërtetë në luftë si dhe në respektin dhe dashurinë e tij ndaj gruas.
Në algjebren dhe alfabetin e syve tu kam parë, lëxuar dhe mësuar se si sytë, mendjen, zemrën, shpirtin dhe trupin e njeriut i mbushin, plotësojnë dhe ushqejnë bukuria, dashuria, dituria, lumturia, shpresa dhe besimi së bashku me lirinë, paqen, drejtësinë, barazinë dhe harmoninë e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare.
Ndaj, mendo dhe beso në “dekalogun” ose “urdhëresën e pestë” si dhe në vetvetën tënde objektive dhe subjektive dhe mos i vritë kurrë kohën dhe ëndërrat tua!
Komentet