VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ndryshohet forma e protestës, studentët mbyllen brenda fakulteteve

By | January 9, 2019

Komentet

Në 6-vjetorin e peticionit për Rrugën e Arbërit: Sot peticioni ka 17 000 përkrahës

 

18 Mars 2019

Nga Grupi i Lobimit

 

Sot gjashtë vite më parë filloi peticioni online për Rrugën e Arbërit.

 

Siç kemi bërë gjithmonë, edhe tani kur situata politike në Shqipëri fatkeqësisht është përkeqësuar, ne vazhdojmë të ndjekim ecurinë e punimeve të rrugës plotësisht larg çdo ndikimi partiak.

 

Gjatë 6 viteve të peticionit, Kryeministri Edi Rama nuk mundësoi asnjë hapësirë bashkëpunimi me Grupin e Lobimit. Rruga, sipas projektit që po zbatohet, ka ndryshime me projektin e para viti 2013. Ne mendojmë se po qe se qeveria do të kishte dëgjuar sugjerimet tona, në projektin aktual do të kishte më shumë përmirësime.

 

Edhe tani, ne jemi të hapur për shkëmbim mendimesh me qeverinë për aspekte të ndryshme të veprës.

 

Na krijohet apo jo mundësia për të dialoguar me qeverinë për këtë vepër në vitet që vijnë, nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që kjo rrugë, ndërtimi i së cilës ka filluar zyrtarisht që në vitin 2010, të përfundojë sa më shpejt dhe, ashtu siç është premtuar, brenda mandatit të dytë të qeverisë Rama.

 

Ne e vlerësojmë progresin në segmente të ndryshme të veprës. Njëkohësisht ne po vëzhgojmë me kujdes cilësinë dhe standardet e punimeve.

 

Është e nevojshme të theksohet se Rruga e Arbërit nuk do të mundësojë lidhjen e nevojshme me Shkupin. Kjo pasi, projekti që po zbatohet, është rrugë interurbane me dy korsi kalimi.

 

Megjithatë, po të kemi parasysh se të gjitha qeveritë që janë marrë me këtë vepër kanë qenë më të interesuara të merren me llafollogji politike sesa me punë konkrete, progresi që është bërë duhet parë si sukses.

 

Ne jemi në pritje nga qeveria për më shumë informacion në lidhje me këtë vepër për disa çështje akoma të pasqaruara.

 

Kështu, përshembull, një pyetje që akoma ka mbetur pa përgjigje është nëse rruga do të jetë me pagesë ose jo. Në qoftë se Rruga e Arbërit do të jetë me pagesë, kjo do ta bëjë këtë vepër të ‘veçantë’ jo për ndonjë arsye të mirë. Ky do të jetë një ndër rastet e rralla në botë ku qytetarëve do t’ju kërkohet të paguajnë për një rrugë interurbane. Të shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë.

 

Ndërkohë, siç kemi thënë kur filluam këtë nismë më 18 Mars 2013, peticioni do të qëndrojë i hapur deri në inaugurimin e veprës sipas standardeve, në mënyrë që kjo vepër jetike për Dibrën dhe zonat e tjera të injoruara të përfundojë sa më shpejt.

Peticioni mund të nënshkruhet këtu: https://www.change.org/p/complete-the-construction-of-the-arb%C3%ABri-road-nd%C3%ABrtoni-sa-m%C3%AB-shpejt-dhe-me-standarde-rrug%C3%ABn-e-arb%C3%ABrit?fbclid=IwAR05P1M1t_NWQPF6T0O3UAJaAGlosRrD2nFl1Y1rF4Hm6Xa8TIl4IHm-47Q

Banorët e Çabrës kërkojnë drejtësi për tre fëmijët e mbytur në Ibër

Sa herë del në afërsi të Ibrit Zaim Deliu kujton me emocione ditën e kobshme kur djali i tij bashkë me dy fëmijë të tjerë u mbytën në këtë lum në mars të vitit 2004.

Ai ende është i bindur se tre fëmijët ranë në Ibër nga frika, derisa ende beson se përgjegjës janë serbët lokalë.

‘Këta njerëz enden të lirë edhe pas 15 vjetëve’, tha Deliu për televizionin publik të Kosovës.

Mbytja e këtyre tre fëmijëve shkaktoi trazira ku si pasojë mbetën të vdekur 11 shqiptarë dhe tetë serbë.

15 vjet më pas shqiptarët por edhe serbët e kësaj zone thonë se nuk kanë probleme të theksuara ndërmjet vete.

Për shkaqe sigurie gjatë gjithë kohës në rrugët e fshatit qarkullojnë vetura të policisë.

Fshati Çabër është i vetmi vendbanim me shqiptarë që i përket komunës së Zubin Potokut.

Kosova, më 1999 dhe sot

Ibrahim Berisha, Krenare Cubolli, Lendi Susuri. Realizimi teknik: Wojtek Grojec

18.03.2019

Nëse hasni në këtë fotografi në internet, përshkrimi është ky:

“Një vajzë po i thotë lamtumirë babait të saj, të cilin mund të mos e ketë parë më kurrë”.

Familja e saj, sikur edhe shumë të tjera janë ndarë në mënyrë të detyrueshme gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Fotografia është bërë në Prishtinë, teksa një autobus me shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre ishte nisur drejt Turqisë. Megjithatë, fati i familjes së kësaj vogëlusheje nuk dihet.

Fotografi të ngjashme të situatës së krijuar 20 vjet më parë në Kosovë kanë alarmuar ata, që sot njihen si aleatë të Kosovës, për të nisur fushatën 78-ditore të bombardimit nga NATO-ja kundër caqeve serbe.

Disa prej vendeve, që kanë qenë të identifikueshme, ekipi i Radios Evropa e Lirë i ka vizituar sërish, dhe dallimi duket të jetë i qartë.

Klikoni dy herë në fotografi apo lëvizni ikonën në shirit për të parë fotografitë para dhe pas.

 

Policia serbe bllokon rrugën për protestuesit shqiptarë përmes transportuesve të blinduar në qendër të Prishtinës më 2 mars 1999. Mijëra shqiptarë kanë protestuar kundër dhunës së policisë që ka rezultuar me 20 persona të vdekur gjatë asaj fundjave në Kosovë.

 

Dy burra mbulojnë trupin e një personi të vrarë si pasojë e një shpërthimi me bombë më 13 mars të vitit 1999 në Mitrovicë. Në këtë shpërthim tre persona janë vrarë dhe rreth 40 të tjerë janë plagosur. (AP Photo/Visar Kryeziu)

 

Dy tanke jugosllave duke u nisur për Stantërg. REUTERS/Radu Sigheti

Sulmet e NATO-s, kanë filluar më 24 mars 1999, pas dështimit të bisedimeve paqësore në Rambuje, me urdhër të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës veri-atlantike, Havier Solana në orën 20:00.

 

Treni i stërngarkuar me të dëbuar, duke u nisur nga Prishtina për në Maqedoni më 1 prill të vitit 1999. REUTERS, Goran Tomaseviq

 

Një burrë duke u larguar me vajzën e tij nga shtëpitë e shkatërruara në Prishtinë më 7 prill.

Pas 78 ditëve të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor të vitit 1999, me miratimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërprerja e bombardimeve ka qenë rezultat i nënshkrimit të Marrëveshjes Teknike të Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë.

 

Një ushtar britanik qëndron përpara stacionit serb të policisë në Prishtinë. (AP Photo /Russell Boyce/Pool)

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të NATO-s, në kuadër të forcave paqeruajtëse për Kosovën, KFOR.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili ka administruar këtë vend për një periudhë të caktuar kohore.

Në kuadër të KFOR-it janë vendosur rreth 50, 000 ushtarë nga 36 vende, nga të cilët 30,000 ishin nga vendet e NATO-s.

 

Një pjesëtar italian i KFOR-it duke ndalur një protestues shqiptar që të mos kalojë urën në Mitrovicë për t’u përballur me serbët. Ura qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë ka qenë vatër përplasjesh në mes të shqiptarëve dhe serbëve pas luftës në Kosovë. (AP Photo/Jacqueline Larma)

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.

 

Një ushtar francez duke ruajtur urën që ndan ato që tani njihen si Mitrovica Veriore dhe ajo Jugore. (AP Photo/Adam Butler).

 

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana duke u mirëpritur nga banorët e Kosovës në Prishtinë më 24 qershor 1999. Ai është pritur si hero në kryeqytetin e Kosovës, së bashku me komandatin suprem të NATO-s, gjeneralin amerikan, Wesley Clark. (AP Photo/David Guttenfelder)

Si pasojë e luftës në Kosovë kanë vdekur 13,518 persona, përkatësisht 10,794 shqiptarë, 2,197 serbë dhe të tjerët u përkasin etnive tjera.

Sipas Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ende mbesin 1,647 persona të pagjetur, shumica prej tyre shqiptarë.

Komuna me numrin më të madh të viktimave është Gjakova me 1,214 persona të vrarë.

 

Një burrë i moshuar duke ecur rreth pjesës së shkatërruar të Gjakovës. Forcat serbe kanë djegur pjesën më të madhe të këtij qyteti gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s.

 

Rreth 5,000 shqiptarë duke festuar në qytetin e Rahovecit më 17 korrik, 1999.

Hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë ka rezultuar edhe me shpërbërjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u shndërruar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Ato kanë ekzistuar deri në janar të vitit 2009, kur edhe është formuar Forca e Sigurisë së Kosovës. Kjo e fundit, më 2018 është transformuar në Forcë me kapacitete ushtarake.

Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ndërtoi institucionet e saj, të cilat më 17 shkurt të vitit 2008, shpallën pavarësinë e Kosovës.

O’Connell deklaron se nepotizmi po dëmton procesin e punësimit në Kosovë

Pamje nga konferenca e sotme në Prishtinë.

Emërimet dhe punësimet mbi bazën e familjarizimit, dëmtojnë rëndë punësimin e kuadrove profesionale në Kosovë, ka deklaruar të hënën ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell.

Ai i bëri këto komente, në konferencën për shënimin e trevjetorit të Memorandumit të Mirëkuptimit për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në mes të Ambasadës Britanike dhe institucioneve të Kosovës.

Ambasadori britanik tha se qasja e institucioneve të Kosovës në favor të nepotizmit ndikon në penalizmin e profesionalitetit, çka rrjedhimisht, sipas tij, dëmton punësimin mbi bazën e meritave në pozitat e larta drejtuese.

O’Connell tha se dështimi i këtij projekti është përgjegjësi e politikanëve në Kosovë.

“Vitin e kaluar në konferencën e njëjtë pata deklaruar se projekti po shkon më mirë se që kemi pritur. Për fat të keq, këtë vit nuk mund ta them të njëjtën gjë. Në fakt kemi kthim prapa. Kemi raportime shqetësuese për interferim në proces. Falsifikimi i dokumenteve për të përmbushur kriteret formale, konflikti i interesit mes panelit dhe kandidatëve të intervistuar apo thjesht në favor të një kandidati, zakonisht i paracaktuar ta fitojë pozitën”, tha O’Connell.

Memorandumi ishte nënshkruar në vitin 2016, nga Ambasada britanike në Kosovë me Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës, për siç thuhet, pavarësimin e bordeve të agjencive të pavarura.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk e ka mohuar se gjatë proceseve të rekrutimit janë shënuar dëme.

“Duhet ta pranojmë që kemi edhe lëshime, kemi edhe dëme me të cilat duhet të përballemi, por e falënderojmë Ambasadën britanike për trajtimin e këtyre dëmeve. Deri tani 44 pozita të larta janë realizuar me partneritetin me ambasadën britanike dhe jemi pajtuar që të vazhdojmë edhe më tutje për pozitat që kemi para nesh”, tha Haradinaj.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli bëri thirrje për parandalimin e emërimeve jomeritore, pasi sipas tij, kjo po ndikon në largimin e të rinjve nga Kosova.

“Situatën nuk e kemi aq mirë me emërimet, për shkak se besimi i qytetarëve nuk është i duhur dhe kur nuk ka besim, kemi një ftohje të tyre dhe prirje për t’u larguar nga Kosova. Kjo nuk i duhet Kosovës, aq më tepër kur numri i popullatës po zvogëlohet dita e ditës. Unë inkurajoj shoqërinë civile, mediat, si dhe bartësit e institucioneve, që të bëhen më të zëshëm në ndalimin e tyre për shkak se do ta shkatërrojnë perspektivën tonë”, tha Veseli.

Emërimi i anëtarëve në bordet e ndërmarrjeve publike në Kosovë është një ndër proceset që vazhdimisht është kritikuar nga shoqëria civile në Kosovë, e së fundmi, edhe nga faktori ndërkombëtar.

Së fundi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë reaguar lidhur me emërimin nga Kuvendi i Kosovës, të Naser Shalës në pozitën e drejtorit të Sekretariatit të të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Bordit të kësaj agjencie, në shenjë pakënaqësie për emërimin e Shalës, duke e konsideruar se ai nuk i ka përmbushur kriteret.

“Rama ik”, marshimi i të rinjve në Tiranë

Mesditën e sotme teksa bashkia kremton Ditën e Verës, të rinjtë e Partisë Demokratike dhe të LRI kanë zhvilluar një “marshim-protestë” drejt Ministrisë së Brendshme.

Ata kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ky marshim i tyre vjen një ditë pas protestës së thirrur nga opozita.

Po sot policia njoftoi se ka arrestuar 14 veta dhe proceduar 33 të tjerë në lidhje me protestën.

Policia procedon penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të PD dhe 32 protestues-FOTOT

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht, Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, për shkak se ai ishte organizatori i protestës së 16 marsit, ku pjesëmarrësit e mitingut të thërritur nga opozita, tentuan të hyjnë në godinën e Parlamentit.

 

Bashkë me Gazment Bardhin, policia bën të ditur se janë 33 të proceduar për aktet  e dhunës para Parlamentit.

“Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 11 persona te tjerë, ndërsa 7 shtetas janë shpallur në kërkim. Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B., organizator i protestës së zhvilluar në 16 mars 2019”, thekson Policia.

 Njoftimi i plotë

33 të proceduar për aktet e dhunës në protestën e 16 marsit para parlamentit

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 14 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozites Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim më datë 16.03.2019.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 11 persona te tjerë, ndërsa 7 shtetas janë shpallur në kërkim.

Është proceduar penalisht gjithashtu shtetasi G.B., organizator i protestës së zhvilluar në 16 mars 2019.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 130 kapsolla te ndaluara si të rrezikshme për jetën.

Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”,  “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbatja dhe përdorimi i lëndëve plasëse”, shtetasit:

  1. R., 19 vjeç
  2. B., 41 vjeç
  3. B., 33 vjeç
  4. S., 33 vjeç
  5. D., 35 vjeç
  6. Rr., 40 vjeç
  7. B., 31 vjeç
  8. B., 22 vjeç
  9. B., 37 vjeç
  10. S., 21 vjeç
  11. Gj., 24 vjeç
  12. K., 19 vjeç
  13. B., 33 vjeç
  14. Z., 20 vjeç.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(FOTOT) Luçiano Boçi nga spitali: Protestuesi i sulmuar nga afër me pistoletë lënd-hedhëse, drejt e në sy

Ish deputeti i PD Luçiano Boçi ka reaguar ne statusin e tij ne rrjetet sociale, pas protestës së sotme të opozitës.

Brutaliteti i policisë, me përdorimin e lëndëve helmuese, mbi protestuesit ka sjellë dëmtime serioze për ta.
Junta ushtarako-policore e Ramës ka ushtruar dhunë dhe ka goditur qytetarët.
Kodhel Çala është sulmuar nga afër me pistoletë lënd-hedhëse, drejt e në sy.
Ka humbje shikimi dhe komplikacione në frymëmarrje.
Flamurmbajtësi, i veshur me simbolet e flamurit, Ago Nuhaj, goditet dhe ai.
Gjendja shëndetësore është e agravuar me shikimin dhe frymëmarrjen.
Ky është regjimi i “hajdutit” psiqik.
Fundi është afër!

Media publike gjermane: Opozita zhvilloi një nga protestat më masive

Opozita dhe mbështetësit e saj zhvilluan sot (16 .03.2019) në Tiranë protestën e tyre të pestë, në serinë e protestave anti qeveritare, për të cilën kishin paralajmëruar se do të ishte më masivja dhe do të shënonte largimin e kryeministrit Rama.

Masiviteti është tipari më i dukshëm që e dallon protestën e sotme nga katër të mëparshmet, të zhvilluara brenda  një muaji. Sipas burimeve zyrtare, në protestë morën pjesë rreth 25.000 vetë, burime të PS folën për deri 9 mijë vetë.

Ndërsa sipas Partisë Demokratike, protestuesit erdhën në Tiranë nga të gjitha rrethet e vendit duke arritur në pjesëmarrjen e mbi 50 mijë vetëve. Sipas vlerësimit të korrespondentes së DW në Tiranë, protesta e sotme është më masivja. Mediat nëTiranë japin për këtë të dhëna kundërthënëse.

 

Motivet e protestuesve: Papunësia, emigrimi i rinisë, gjendja e vështirë ekonomike

Ajo u karakterizua nga të njëjtat akuza ndaj qeverisë Rama dhe të njëjtat kërkesa: opozita akuzon kryeministrin Rama se ka fituar mandatin e tij të dytë në zgjedhjet parlamentare 2017 me korrupsion, blerje votash dhe lidhje me krimin e organizuar. Protestuesit kërkojnë largimin e tij, rrëzimin e qeverisë dhe një qeveri kalimtare që do ta ҫojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Motivet kryesore të protestuesve mbeten papunësia, emigrimi i rinisë, gjendja e vështirë ekonomike. “Jam mekanik por jam që prej 6 vitesh pa punë. Shkoj punoj në Itali 3 muaj dhe kthehem prapë, se nuk kam dokumente dhe duhet të respektoj rregullat e lëvizjes pa viza. Por nuk ia dal të mbaj familjen, jetojmë në varfëri ” thotë për DW, një protestues nga Lezha.

Një motiv tjetër  janë pensionet shumë të ulta. “Kam marrë pjesë në të gjitha protestat  e të djathtës. Për mua ky sistem nuk funksionon. Rinia po ikën, fëmijët e mi nuk jetojnë këtu, pensionet janë shumë të ulta, na ndihmojnë fëmijët, përndryshe do jetonim në mjerim”  thotë për DW, Brunilda Sakiqi nga Tirana. Ndryshe nga protestat e mëparshme, protesta e sotme u zhvillua në formë marshimi duke kaluar nga kryeministria, Ministria e Brendshme dhe Parlamenti.

Protesta  fillon paqësisht, vijon dhunshëm

Policia e shtetit i është përgjigjur marshimit masiv të protestuesve me rritjen e masave të sigurisë. Rreth 1600 policë janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurimin e institucioneve shtetërore nga akte të mundshme dhune, nisur nga precedentë dhune në protestat e mëparshme. Kryemnistria u rrethua me rrjeta teli dhe mbrojtje metalike në dyert e saj kryesore. Për tre orë rrjesht protesta u zhvillua pa incidente dhune, me tek-tuk shpërthimin e shashkave dhe tymit para kryeministrisë. Por kur marshimi i protestuesve arriti para Parlamentit, protesta degjeneroi në dhunë. Protestuesit tentuan të thyejnë kordonin e policëve, gjë që solli përleshje me forcat e policisë, përdorimin e gurëve dhe sendeve të forta kundër forcave të rendit. Policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të zmbrapsur sulmin ndaj parlamentit. Nga gurët dhe sendet e forta u plagosën disa policë dhe janë lënduar protestues nga gazi lotsjellës. Të dyja palët po marrin ndihmë mjekësore në spitalet e Tiranës.

BE dhe SHBA- thirrje të papërfillura

BE dhe SHBA përsëritën apelin e tyre këmbëngulës drejtuar liderve të opozitës që protesta të jetë paqësore dhe pa dhunë. Por edhe në protestën e sotme duket se ky apel nuk u dëgjua nga të gjithë protestuesit. Gjithashtu nuk ka ende asnjë sinjal për t’iu përgjigjur apelit të tyre lidhur me emergjencën e dialogut mes palëve. Opozita ka deklaruar, se do të vijojë protestat e saj deri në largimin e kryeministrit Rama. Por ky i fundit nuk pranon të pranojë atë që ai e quan ” marrje pushteti në tavolinë” duke argunmentuar se „do të plotësojë mandatin qeverisës” që i kanë dhënë votuesit deri në 2021, kur janë zgjedhjet parlamentare të radhës.

Mesazh BE dhe faktorit ndërkombëtar – No stability without democracy!

Opozita deklaroi përsëri se do të vijojë protestat e saj deri në largimin e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij. BE i shikon protestat e opozitës si tregues i mungesës së stabilitetit në Shqipëri dhe deklaron se situata  nuk ndikon pozitivisht në vlerësimin e Brukselit për mundësinë e hapjes së  negociatave të anëtarësimit me BE, në qershor të këtij viti.  BE ka bërë thirrjre për dialog emergjent mes qeverisë dhe opozitës, gjë që deri tani nuk ka ndodhur. Por lideri i PD, forcës politike që drejton protestat, në fjalën e tij në mbyllje të protestës u tha “miqve perëndimorë” se „No stability, without democracy”, – nuk ka stabilitet pa demokraci; “No stability without equality before the law! – nuk ka stabilitet pa barazi para ligjit.

BE dhe SHBA i konsiderojnë „legjitime” Parlamentin dhe qeverinë e dalë nga zgjedhjet parlamentare  2017 e i sjellin në vëmendje opozitës pranimin e rezultatit të tyre dhe nuk përligjin kontestimin pas dy vite e gjysmë. Në mënyrë unanime ato kanë dënuar heqjen dorë “en block” te deputetëve të opozitës nga mandatet e tyre parlamentare duke e cilësuar atë „ një veprim destruktiv që minon demokracinë dhe rrugën e Shqipërisë drejt BE”./DW

Emigranti: Kam ardhur nga Britania për protestë. Jo diktaturës

SHKODËR

Qindra qytetarë janë nisur nga Shkodra për të ardhur në Tiranë ku do të zhvillohet protesta e opozitës së bashkuar. Por përveç qytetarëve që jetojnë çdo ditë në vend, protestës i janë bashkuar edhe emigrantë që jetojnë jashtë shtetit.

Një prej tyre, Naim Hasani i ardhur nga Britania tha se të gjithë shqiptarët dhe qytetarët e ndershëm duhet të protestojnë kundër regjimit kriminal të Rilindjes dhe për të mbrojtur votën e lirë. Ai bëri thirrje që protesta të jetë paqësore për t’i treguar botës se shqiptarët janë një komb qytetar që nuk e do diktaturën.

“Ata që rrinë në Amerikë, Kanada, Australi kanë arsye shumë të forta për të protestuar sot kundër Rilindjes, kundër instalimit të regjimit kriminal të Rilindjes në Shqipëri. Populli, shpirti, demokracia, liria, barazia dhe drejtësia duhet të triumfojnë në Shqipëri. Shqipëria dhe shqiptarët të mos mbeten më delja e zezë e Evropës por të përparojnë, të ecin përpara me të drejta të plota si anëtarë të BE-së, përfshi të drejtën për të votuar si qytetarë të lirë. Unë kam ardhur nga Britania si kryetar i PD-së në Britani dhe bashkë me mua kanë ardhur edhe emigrantë të tjerë, të cilët kërkojnë që në Shqipëri të vendoset liria, në Shqipëri të vendoset e drejta e votës, shqiptarët të mos kenë nevojë të largohen dhe të emigrojnë përditë dhe ta lëshojnë Shqipërinë por të ndërtojnë Shqipërinë këtu bashkë si shqiptarë e qytetarë të lirë të Europës. Ftoj të gjithë shqiptarët kudo që janë, qytetarët e ndershëm t’i bashkohen protestës së sotme të opozitës, të PD-së dhe liderit të saj Lulzim Basha. Kjo është protesta për lirinë, është beteja për drejtësinë, është beteja për votën e lirë që i intereson çdo shqiptari kudo që është. Nisja nga Shkodra, simboli i demokracisë, tregon që shqiptarët janë të vendosur për t’i thënë jo ‘Rilindjes’, për t’i thënë jo regjimit që është instaluar në Shqipëri. Shpresojmë dhe besojmë që protesta të jetë ndër më demokratiket, më paqësoret dhe t’i tregojnë shqiptarët botës se ne jemi një komb qytetar, një komb që nuk do komunizmin, një komb që nuk do diktaturën, një komb që nuk do krimin dhe bandat. Fitore shqiptarëve!”, tha emigranti.

Sot përballë Kryeministrisë, zbulohet plani i PD-së për protestë 48 orë

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Opozita do të protestojë sot përpara Kryeministrisë për të kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama.

 

Një muaj pas protestës së 16 shkurtit, kur morën vendimin për djegien e mandateve, deputetët e opozitës do të jenë sërish në krah të qytetarëve pa imunitetet parlamentare, por me të njëjtën kërkesë: Largimin e qeverisë. Policia e Shtetit, njësoj si 30 ditë më parë, ka vendosur të mos pranojë plotësisht kërkesën e paraqitur nga PDja për të rrethuar godinën e Këshillit të Ministrave.

Burime nga Policia e Shtetit sqarojnë për “Panorama” se kërkesa e PD-së ka qenë për një protestë që niste sot në orën 11:00, për të vijuar për 48 orë me radhë. Një kërkesë e tillë nuk është pranuar nga Policia e Shtetit, e cila ka kërkuar që protesta e opozitës të përfundojë brenda orës 00:00 të ditës së shtunë. Gjithashtu, opozitës nuk i është pranuar kërkesa për të protestuar në rrugën “Ismail Qemali”, që ndan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me hotel “Rogner”.

Nga ana tjetër, përmes një plani të detajuar masash ka rrethuar të gjithë godinën e Kryeministrisë me rrjeta teli për të pamundësuar hyrjen e qytetarëve në godinën e Kryeministrisë. Gjithashtu, në të gjithë hapësirat rreth godinës së Këshillit të Ministrave janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të filmuar dhe dokumentuar çdo akt dhune apo tentativë të protestuesve për të hyrë në Kryeministri. Edhe shtyllat, në të cilat janë vendosur kamerat, janë të lyera me graso për të mos lejuar dëmtimin e tyre nga protestuesit. Partia Demokratike ka qëndruar edhe këtë herë e rezervuar sa u takon detajeve të organizimit, por ka sqaruar se synimi kryesor i protestës do të jetë sigurimi i një pjesëmarrjeje më të lartë se ajo e 16 shkurtit. Do të ketë një foltore të rezervuar për qytetarët, të cilët do të tregojnë vështirësitë e tyre nga qeverisja e Edi Ramës.

QËNDRIMET

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, përmes një reagimi të shkurtër iu përgjigj qëndrimeve të forta të SHBAsë dhe BE-së për protestën e sotme. Basha u kërkoi ambasadave të ishin palë me vlerat e demokracisë që përfaqësojnë dhe jo palë me parti.

“Asnjëherë nuk komentoj deklaratat e ambasadave. Por meqë më pyetët, kam një sugjerim. Nuk u kërkoj të jenë palë me asnjë person në Shqipëri apo parti, por u kërkoj të jenë palë me vlerat e demokracisë, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të luftës kundër krimit të organizuar, drogës dhe shitblerjes së votës, probleme që u shprehën qartë dhe në raportin e DASH-it. Kam bindjen dhe informacionin se do të hyjë në histori si një nga protestat më të mëdha për të ndalur të keqen dhe për të hapur dyert e mbyllura të Europës”, tha Basha.

Më herët, kryetari i PD-së u bëri thirrje shqiptarëve t’u tregojnë botës së koha kur Shqipëria qeveriset nga disa kriminelë, ka marrë fund.

“Shikoni si e trajton Parlamentin, si banja publike. Shikoni si i trajton deputetët, si bagëti që shiten e blihen si në pazar të Milotit. A ka shenjë më të qartë të degradimit të këtij pushteti sesa shitblerja e së ashtuquajturve deputetë të opozitës së re, si të ishin bagëti? Provokimet me këta të mjerët që i peshkon sa andej këtej do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët dhe nga opozita, duke filluar me të shtunën, në 16 mars, me protestën e madhe që do të zhvillohet në Tiranë. Unë ju ftoj të gjithëve të jemi bashkë për t’i treguar botës se koha kur vendin e sundonte një njeri me 5 kriminelë, ka marrë fund. Shqiptarët kanë vendosur ta marrin në dorë fatin e tyre dhe nuk ka për të pasur kthim prapa deri në fitoren e qytetarëve”, tha Basha nga një takim me studentë e pedagogë në Durrës.

Basha flet për deklaratat e Ambasadave: Nuk kërkoj të jenë palë, të mbrojnë vlerat demokratike. Protesta do jetë historike

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha bashkë me aleatët e tij, ka folur për qëndrimin e ashpër të Ambasadës së SHBA-ve dhe asaj të BE në Tiranë, teksa ka thënë se nuk kërkon që ato të bëhën palë me një parti politike, por të mbrojnë vlerat demokratike.

 

Basha ka thënë se protesta e nesërme do të jetë historike dhe se ajo do të hapë derën e BE-së.

“Nuk komentoj deklaratat e amabsadave. Nuk i kërkoj të jenë palë me asnjë person, me asnjë parti politike, por të jenë palë me vlerat demokratike. Të zgjedhjeve të lira dhe të ndërshme, të luftës, kundër korrupsionit, krimit të organizar dhe drogës. të jenë për mbrojtjen të shit-blerjes së votës. Probleme që i shprehu qartë raporti i DASH para disa ditës”, ka thënë Basha.

A do ketë dhunë?

Nuk komentoj deklaratat e amabsadave. Nuk i kërkoj të jenë palë me asnjë person, me asnjë parti politike, por të jenë palë me vlerat demokratike. Të zgjedhjeve të lira dhe të ndërshme, të luftës, kundër korrupsionit, krimit të organizar dhe drogës. të jenë për mbrojtjen të shit-blerjes së votës. Probleme që i shprehu qartë raporti i DASH para disa ditësh.

Protesta e nesërme do të jetë një tjetër rast për shqiptarët për t’u bashkuar dhe për të ngirtur zërin. Shqiptarët e kanë kuptuar se që  vetmja mënyrë për të garantuar ndaljen e të keqes është protesta.

Këtë do tregojë protesta për Teatrin, protesta e banorëve të Unazës, këtë e tregoi protesta studentëve dhe këtë do tregojë dhe protesta  e neserme dhe kam bindjen dhe kam informacion se do të hyjë në histori si një nga protestat më të mëdha që do të ndal të keqen dhe do të hapë derën e mbyllur të Europës.

Haradinaj: Ja ç’më tha Mogherini kur i përmenda SHBA-të në dialog

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur për “incidentin” që ka pasur me përfaqësuesen e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini gjatë një takimi.
Në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Haradinaj tha se është e vështirë të arrijmë një marrëveshje finale me Serbinë në kohën kur Mogherini është në fund ta mandatit dhe në strukturat e BE-së ka zgjedhje.

“Kam pasur thyerjet e mia me zonjën Mogherini si kryetar i qeverisë së Kosovës. Në takimin e parë i kam përmend asaj rolin e Amerikës në negociata, ajo nuk ka dalë me mua në konferencë për shtyp. Më ka thënë ‘zoti Kryeministër, nëse ti mban këtë qëndrim ne nuk mund të dalim bashkë në konferencë’”.

“I kam thënë ‘në rregull zonja Mogherini shihemi në mbledhjen e ardhshme’. Unë kam kërkuar rolin e Amerikës në tavolinë. Nuk është krejt rastësi se si ka hyrë Amerika në bisedime. Ne jemi duke parë fatkeqësisht vetëm sot për sot”, tha ai.

Kryeministri ka thënë se zonja Mogherini e ka të lehtë të luajë rolin e saj në ndërmjetësimin mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mogherini duhet të nxjerrë arkivat e veta dhe të thërrasë amerikanët, ata kanë një material… Le të vijë në Kosovë vetë e katërta dhe të sjellë një kontratë. Të thërrasë delegacionin shtetëror dhe ne shohim nëse duam të aprovojmë marrëveshjen. Nuk jam për të shtyrë aspak marrëveshjen, por jo të paguajmë një kosto”, tha ndër të tjera Haradinaj.