Në vend të lajmit
Populli shqiptar si popull i dytë shumicë në hapësirën etnike në RVM-së ende me ligjet e Kushtetutës ka mbetur në statutin e pakicës kombëtare me shenjën e barazisë me pakicat tjera.
Qysh në fillim kanë dalur zërat e partive politike maqedonase,që trumbetojnë lidhur me ndryshimet e Kushtetutës të këtij vendi multietnik dhe,gati-gati i brishtë në të ardhmen e saj evropiane,kur e kur sajojnë ,,amandamente kuturu(sic!)për shtetin e një populli(lexo:maqedonas,-shënimi ynë,-sk)dhe i pakicave në këto hapësira.
Në dritën e këtyre ngjarjeve,faktori politik maqedonas shkon më tej duke e vënë në qendër të ligjeve kushtetuese(ndryshimet),ku në marrëveshje me Bullgarinë për çështjen e pakicës bullgare dhe të,,gjuhës maqedonase,,(sic!)dhe të identitetit të këtij shteti i sajuar nga boshti pansllavist në Beograd,Moskë dhe Athinë,të avancohet në shtetformues(sic!).
Ndryshimet e Kushtetutës në RVM-së çfarë do të marrin shqiptarët si popull i dytë shumicë (lexo:40 përqind të përberjes kombëtare të referencës zyrtare të Samitit NATO në Çikago(2015),a do të avancohet çështja kombëtare me shenjën e barazisë shtetformues apo do të mbetët në logon e ligjeve kushtetuese pakicë me shenjën dalluese me pakicat tjera?
Për aktualitetin e ndryshimit të Kushtetutës,faktori politik shqiptar,bota kademike,unversitare dhe shoqëria civile në hapësirën etnike në RVM-së duhet të rreshtohen në vijën e unifikimit dhe,pa asnjë hezitim të kërkojnë hisën e vet në preambulën e ndryshimit të Kushtetutës në këtë vend,në shkallë të barazisë kombëtare si shtetformues e jo pakicë kombëtare.
Thirrje nga Amerika:Shqiptarët si popull i dytë shumicë të avancohen në shtetformues në RVM-së!
Çikago,1 prill të motit 2023