VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ndotja e ajrit një problem serioz në Shqipëri e Kosovë – Këshillat e ekspertëve

By | January 22, 2020

Komentet

Hyn në fuqi marrëveshja e pavarësimit energjetik të Kosovës

Të martën ka hyrë në fuqi marrëveshja ndërmjet Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO) dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), me ç’rast Kosova do të kontrollojë kufijt e vet energjetikë, duke dalë përfundimisht nga blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dhe duke iu bashkuar Bllokut Rregullues të Sistemeve Energjetike – Kosovë-Shqipëri.

Marrëveshja ishte nënshkruar më 30 qershor ndërsa të martën Grupi Rajonal i Evropës Kontinentale (RGCE) ka vlerësuar se marrëveshja i plotëson kushtet për të hyrë në fuqi.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një komunikate tha se ENTSO-E, vlerësoi që KOSTT ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara me marrëveshje dhe është e gatshme të operojë e pavarur nga Serbia.

“Nga e drejta jonë dhe mbështetja e miqve u bë i mundur pavarësimi energjetik”, tha kryeministri Hoti.

Kosova parasheh përfitime prej disa milionë euro në vit nga shkëputja përfundimtare me sistemin rregullues energjetik të Serbisë.

Kryeshefi Ekzekutiv në Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), Ilir Shala, ka thënë më herët për Radion Evropa e Lirë, se nga viti 2008 e deri më 2019, shteti i Serbisë, sipas tij, në mënyrë joligjore ka shfrytëzuar rrjetin e transmisionit të Kosovës dhe ka mbledhur të hyra prej rreth 65 milionë euro.

“Në aspektin financiar apo komercial definohet dimensionimi i kapaciteteve energjetike brenda bllokut Kosovë – Shqipëri, ku sipas kalkulimeve të dakorduara, kursimet do të jenë rreth 4 milionë euro në vit. Për Operatorin e Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST) përfitimet do të jenë 1.4 milionë euro, ndërkaq për KOSTT-në 2.6 milionë euro”, ka thënë Shala.

Shqiptarët në Mal të Zi mund të përdorin simbolet kombëtare

Ali Salaj

Me propozim nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi qeveria e atij vendi ka miratuar përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar. Po ashtu qeveria e Malit të Zi ka miratuar edhe përdorimin e himnit kombëtar të Shqipërisë si dhe 28 nëntorin si festë kombëtare për shqiptarët në atë vend.

Përdorimi i simboleve kombëtare nga pakicat në Mal të Zi paraqiste një problem të vazhdueshëm dhe ishte objekt debatesh midis forcave politike shqiptare dhe zyrtarëve malazezë.

Pas mosmarrëveshjeve të shumta, qeveria e Malit të Zi në nëntor të vitit të kaluar miratoi projektligjin për simbolet kombëtare të propozuar nga Ministria për të Drejtat e Njeriut.

Dënimet për shfaqjen e simboleve kombëtare në Mal të Zi janë pasojë e Ligjit për ruajtjen e qetësisë publike, i cili ishte në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën dhe parashihte dënime në rast se shpalosen simbolet e shteteve të tjera.

Në bazë të ligjit të Malit të Zi për rendin publik, një qytetar që tregonte publikisht një flamur, stemë ose simbol të një shteti tjetër pa autorizim, gjobitej me 100 deri 500 euro ose dënohej me burgim deri në 30 ditë.

Gjykatat në Mal të Zi kanë ndëshkuar shumë shqiptarë në Tuz apo Ulqin për shkak të përdorimit të flamurit shqiptar.

Ndahet nga jeta dirigjentja e parë shqiptare Rozmari Jorganxhi, Mjeshtre e Madhe, mezzosoprano

VOAL – Ndahet nga jeta dirigjentja e parë shqiptare Rozmari Jorganxhi, Mjeshtre e Madhe, këngëtare lirike mezzosoprano.

Rozmari Jorganxhi u lind më 8 korrik 1937 në Korçë. Ajo ka nisur karrierën e saj që në vitin 1959 si soliste lirike në TKOB. Si soliste lirike, ka realizuar më shumë sukses një galeri të madhe personazhesh nga operat shqiptare dhe të huaja. Nga viti 1967-1984, ajo ka dirigjuar korin e #TKOB, duke qenë femra e parë dirigjente e këtij institucioni.


“Mezzosoprano” në TOB dhe ka interpretuar me profesionalizëm në nivele të larta role nga operat ndërkombëtare, por edhe ato kombëtare. Nga viti 1967-1984 ajo ka dirigjuar Korin e TOB duke qenë femra e parë dirigjente e këtij institucioni unik të kulturës shqiptare. Më 1993 Jorganxhi në moshën 56-vjeçare fiton audicionin dhe fillon si këngëtare profesioniste në Teatrin Giusepe Verdi të Triestes ku këndoi për 10 vjet. Zonja Jorganxhi ka dhënë dekada mësim në Universitetin e Muzikës duke i dhënë kulturës shqiptare emra artistësh si në fushën e dirigjimit ashtu edhe në atë të kantos.

Rozmari ka lindur në një familje me tradita muzikore nga ana e të atit , “Artistit të Merituar” Gaqo Jorganxhi, i cili këndoi për 65 vjet si solist në qytetin e Korçës, që prej vitit 1920, kur u krijuan shoqëritë e para muzikore në këtë qytet.

Vetë qyteti i Korçës ka nxjerrë artistë lirike si Tefta Tashko Koço, Jorgjie Truja,( e cila ka qenë dhe regjisorja e parë e TKOB), Mihal Ciko, Kristaq Antoniu etj, ( kanë qenë dhe mbeten ikona, qe ngritën themelet e artit lirik në Shqipëri).

Shkoi për studime në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ku pati si pedagoge kantoje “Artisten e Popullit” Marie Kraja. Në atë kohë pedagogë kantoje si ajo ishin dhe këngëtarët e parë lirikë si Jorgjie Truja, Gjyzepina Kosturi, Mihal Ciko.

Më pas shkoi për studime në Konservatorin e Moskës për kanto ku ishin: Avni Mula “ Nderi i Kombit”, Mentor Xhemali “Artist i Popullit”,Gjoni Athanas “Mjeshtri i Madh”, Ibrahim Tukiqi “Artist i Popullit”. E vetmja vajzë mes tyre ishte Rozmari që ishte dhe më e reja në moshë, vetëm 15 vjeç!

Në këtë Konservator , sot Akademia e Artit të muzikës, ajo gjeti të ndriturin Lluk Kaçaj “Nderi i Kombit”, Albert Papariston, Maliq Herrin, Çesk Zadenë “Artist i Popullit”, Tish Daijen “Nderi i Kombit”, Dhora Lekën, Hamide Stringën. Për dirigjentë me të kanë studiuar Rifat Teqja “Artist I Popullit”, për dirigjent orkestre dhe Milto Vako “Artist i Merituar” dirigjent kori.

Më vonë erdhën për studime në këtë Konservator kompozitor Nikolla Zoraqi “Artist i Popullit”, këngëtaret si Irena, Gjergo, Luiza Papa, Gjinovefa Heba, Gaqo Çako “Artist i Popullit”. Vazhdoi dirigjimin dhe kanton për 7 vjet duke dalë shkëlqyeshëm. Në vitin 2017, në moshën 80-të vjeçare ajo mori titullin “Mjeshtre e Madhe”./ KultPlus.com

Repertori solistik i Rozmari Jorganxhi është i pasur, i larmishëm dhe përfshin krijime të të gjitha gjinive. Ky repertor është interpretuar në mjaft koncerte dhe shfaqje operash brenda dhe jashtë Shqipërisë. Si dirigjente e korit, Jorganxhi ka përgatitur dhe ka vënë në skenë dhjetra vepra shqiptare dhe të huaja. Rozmari Jorganxhi ka dhënë kontribut edhe në fushën e pedagogjisë, ku nën drejtimin e saj janë diplomuar shumë student, që sot vazhdojnë aktivitetin e tyre brenda e jashtë vendit. Ka interpretuar për 10 vjet rresht në Teatrin Giuseppe Verdi të Triestes. Në vitin 2017, ajo mori titullin “Mjeshtre e Madhe”.

Elton Deda: Artistët janë afër falimentit, shteti na denigron ndërsa gropa thellohet çdo ditë

voal.ch Këngëtari i njohur Elton Deda përmes rrjetit social tregon vështirësitë që janë duke kaluar artistët shqiptarë të papërfillur nga shteti.

Më poshtë po sjellim reagimin e Elton Dedës:

 

“Tashme, ne muzikantet ne Shqiperi e Kosove po hyjme ne muajin e 8 pa punuar.

Nje pjese derrmuese e jona, te ardhurat kryesore i kane prej punes se lodhshme deri ne oret e para te mengjesit,

ne klube, bare e lounge te ndryshme.

Nuk punojme dot jo sepse jemi te paafte por sepse nuk lejohemi.

Mbasi na kane denigruar mire e mire me akte normative te bera nga njerez qe thjesht nuk duan t’ja dine per jetet e te tjereve,

mbasi na konsiderojne pasanike nderkohe qe shume prej nesh po shkojne drejt falimentit financiar,

edhe nuk na degjojne e nuk na perfillin.

Nese na mbyllen, duhet te mendoheshe nje strategji kompesimi.

Minimumi qe mund te beje nje shtet te i cili ne paguajme rregullisht taksa.

Personalisht ndihem teper pesimist me teper prej indiferences sesa prej gropes qe thellohet çdo dite.”

Aplikimet për hetues specialë në BKH, ambasada e SHBA: Afati deri nesër, nxitoni për këtë mundësi shumë të mirë…

Ambasada e SHBA ka bërë thirrje të interesuarve për të aplikuar në BKH të nxitojnë pasi deri nesër është afati i fundit për të dorëzuar aplikimet.

Në statusin zyrtar, ambasada amerikane shkruan se për ata që përmbushin kriteret kjo është një mundësi shumë e mirë për t’ub ërë pjesë e ekipit që do të punojë nën drejtimine  SPAK,  që do të hetojë shkeljet penale në fushën e krimit dhe korrupsionit të organizuar, si dhe do të garantojnë një strukturë të pavaruar.

Për më tepër një një link poshtë statusin, ambasada amerikane rikujton edhe kriteret që duhet të përmbushë një aplikant për BKH, institucionin e ri të drejtësisë që pritet të jetë gati brenda këtij viti.

 

 

STATUSI NGA AMBASADA E SHBA

🇦🇱️ | Aplikimet për hetuesit specialë të BKH-së janë të hapura edhe për një ditë. ÇDOKUSH që përmbush kriteret e kërkuara mund të aplikojë për këtë mundësi shumë të mirë për t`u bërë pjesë e një ekipi që do të punojë nën drejtimin e Prokurorëve të SPAK për të hetuar shkeljet penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për të garantuar një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm. Nxitoni, kjo është mundësia juaj! Aplikimet duhen dorëzuar deri nesër, 29 shtator. Shihni kriteret e kërkuara dhe çdo gjë që duhet të dini përpara se të aplikoni duke klikuar këtu: https://bit.ly/342pGTS

Shqipëri: Rreth 24 mijë shqiptarë nën 34 vjeç kanë aplikuar për azil 20 muajt e fundit, 29% e tyre janë më pak se 14 vjeç

Nga janari i vitit 2019 deri në gusht të 2020-s kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian dhe të tjera rreth 30.5 mijë shqiptarë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor.

Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se 23.8 mijë persona, ose 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë ishin deri në 34 vjeç.

15.3 mijë persona, ishin të grupmoshës 18-34 vjeç.

Shumë e lartë është ikja e minorenëve. Në periudhën janar 2019-gusht 2020 ka pasur 6,895 aplikime për azil nga minorenët më pak se 17 vjeç, që përbën rreth 29% të aplikimeve nën 34 vjeç, ose 23% të totalit.

Të dhënat e detajuara të Eurostat tregojnë se Franca është destinacioni më i preferuar për minorenët nën 14 vjeç, me 3,460 aplikime për periudhën në fjalë, ose 50% e gjithë kërkesave nga minorenët. Franca njihet si një shtet social, sidomos për minorenët, çka i nxit prindërit që të rrezikojnë të lënë fëmijët në kampe me shpresë se ata do të sigurojnë një të ardhme më të mirë. Preferenca tjetër është Gjermania (1,145 aplikime), më pas Greqia (695), Mbretëria e Bashkuar (525) dhe Italia (310)- (shih grafikun: Aplikimet për azil nga Shqipëria, nën 14 vjeç, janar 2019-gusht 2020).

Kanë aplikuar për azil edhe 1,615 persona të moshës 17-18 vjeç.

Në total për periudhën janar 2019-gusht 2020, shteti me aplikimet më të mëdha nga azilkërkuesit shqiptarë mbetet Franca, me 40% të totalit. Franca është bërë vitet e fundit tërheqëse për shqiptarët për shkak të politikave sociale në lidhje me trajtimin e çështjeve, duke ofruar disa shkallë deri në vendimin final, ka trajtime më të mira në qendrat e pritjes, nuk ka kthime me forcë.

Shteti i dytë është Mbretëria e Bashkuar, me 18.4% të totalit të aplikimeve, e ndjekur nga Greqia (1.7%). Gjermania që ishte deri para disa vitesh si destinacion i preferuar për azilantët tani është në vend të katërt, për shkak të politikave më pak sociale dhe dëbimeve me forcë. Pas Gjermanisë vjen Italia, me 6% (shiko grafikun: Aplikimet për azil nga Shqipëria, totali, janar 2019-gusht 2020).

Mbi 60% e aplikimeve në total në vendet e BE+ në 20 muajt e fundit janë bërë nga meshkujt, sipas të dhënave të Eurostat.

Gjykata Speciale bën arrestimin e parë

Salih Mustafa, ish- shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit,  i cili e ka drejtuar njësitit të quajtur BIA, është i arrestuari i parë i Speciales.

Ai është arrestuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij, nga Eulexi.

Familjarët e kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi se Mustafa, sipas deklaratave të zyrtarëve të EULEX-it, është nisur në drejtim të Hagës.

Mustafa ishte intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në nëntor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

BE për drogërat: Trafiku në rritje, treg rekord 30 miliardë €. Ballkani rruga kryesore. Krimi po minon shoqërinë dhe demokracinë

Këtë vit trafiku i drogërave të forta ka pësuar rritje. Kjo ishtje gjetja e raportit të Bashkimit Europian për vitin 2020. Sipas të dhënave të përpiluara problemi i kokainës në Evropë po përkeqësohet. Komisionerja e BE për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, tha se droga në Europë është bërë mjaft shqetësuese, dhe kap një një treg prej 30 miliardë eurosh.

Fitimet qarkullojnë në banka dhe grupet e krimit të organizuar po fuqizohen duke blerë njerëz, fuqi, e duke bërë që krimi i organizuar të minojë shoqërinë dhe demokracinë. Sipas komisioneres rruga e Ballkanit është furnizuesja kryesore e heroinës në BE, dhe përdorimi i drogërave po rritet eksponencialisht, vit pas viti.

“Aty ku ka drogë, shpesh ka edhe armë, krim dhe vrasje. Aty ku ka trafikantë droge, ka edhe krim të organizuar. 5 mijë grupe të krimit të organizuar janë aktive në Evropë. Më shumë se 1/3 merren me drogë. Tregtia e drogës mbështet krimin e organizuar me 30 miliardë euro në vit. Tregtia e jashtëligjshme e drogës është tregu më i madh kriminal në Bashkimin Evropian.’

Në raport thuhet se në vitin 2018 sasia e kokainës së sekuestruar në Bashkimin Evropian arriti nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë, me më shumë se 110 000 konfiskime të raportuara, që arrinin në 181 ton. Sasia e kokainës së kapur tejkaloi rekordin e mëparshëm, nga 2017, me më shumë se 42 tonë.
Drejtori i Qendrës Evropiane të Monitorimit për Drogat dhe Varësinë nga Droga Alexis Goosdeel i druhet rënies ekonomike pasi sipas tij do të sjellë përfshirjen e shumë njërëzve në aktivitetin e drogës.

‘Duhet të jemi të kujdesshëm me çfarë ndodh në muajt në vijim. Të gjithë presin një rënie të thellë ekonomike që mund të rrisë cenueshmërinë e disa grupeve të popullatës që janë vulnerabël. Gjithashtu ka rrezik për shkak të situatës. Mund të kemi përfshirjen e më shumë njerëzve në aktivitete të lidhura drejtpërdrejt ose jo me drogën”.

Raporti vëren gjithashtu se pandemia e koronavirusit ka ndikuar edhe në aspektin e trafikut dhe marrjes se drogës. Raporti tregon se izolimi i ka bërë më krijues trafikantët me mënyrën si ata furnizojnë përdoruesit, ndërsa të varurit kanë pasur vështirësi në marrjen e trajtimeve për lënien e drogës.

Prokuroria e Specializuar: OVL e UÇK-së, e përfshirë në aktivitete që minojnë administrimin e drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë tha se disa aktivitete në të cilat është përfshirë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “kanë për qëllim të minojnë administrimin e drejtësisë në mënyrë të duhur“.

Tri herë këtë muaj, OVL e UÇK-së ka thënë se ka pranuar disa dokumente, që pretendon se kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë.

Përmbajtja e këtyre dokumentave nuk është e qartë dhe nuk dihet nëse ato janë origjinale.

Identiteti i personit, i cili, sipas OVL-së, ka dërguar në këtë organizatë “mijëra dosje me dëshmi dhe emra dëshmitarësh”, vazhdon të jetë anonim.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ndërkohë, i ka nisur hetimet për “rrjedhjen” e këtyre dokumenteve të pretenduara konfidenciale.

Në një deklaratë për media, të lëshuar të martën nga zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, thuhet se kjo zyrë “është e angazhuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht me forcë individë që kryejnë krime të tilla, që përfshijnë publikimin e identitetit të individëve që mund të thirren para gjykatës apo të ndonjë informacioni që mund të çojë në identifikimin e tyre“.

“Gjatë kësaj kohe unë kam vënë re gjithashtu profesionalizmin e lavdërueshëm dhe integritetin etik të gazetarëve të Kosovës dhe komentatorëve të tjerë publikë, shumë prej të cilëve kanë folur qartë se si aktivitetet e tilla minojnë sundimin e ligjit dhe kursin e drejtësisë“, tha Bennett.

Dhomat e Veçanta – apo, siç njihen në Kosovë, Gjykata Speciale – merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Selia e Gjykatës Speciale është në Hagë.

Deri tani, ajo ka ftuar për intervistim qindra ish-pjesëtarë të UÇK-së, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar.

Në muajin korrik, në Hagë është intervistuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Paraprakisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se, në prill, ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër Thaçit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Gjyqtari ka gjashtë muaj kohë, nga prilli, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën.

Prokuroria ka paraqitur aktakuza për shqyrtim edhe në muajin shkurt. rel

Top Channel publikon aktakuzën e Hagës – bashkë me Thaçin, Veselin, Selimin, Krasniqin e Sylën ka të akuzuar të tjerë

Mediumi shqiptar Top Channel gjatë ditës së sotme ka publikuar pjesë nga propozim aktakuza që Prokurori Special  ka ngritur ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe disa prej anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ky medium pretendon se posedon dosjen e plotë me mbishkrimin kofidencial, e cila ka mbi 260 faqe.

Gjatë ditës së sotme përveç Thaçit e Veselit në propozim aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale u përmendën edhe tre emra të tjerë, ai i Azem Sylës, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimi.

Kjo u bë e ditur përmes një dosje që OVL-UÇK ka pranuar, e treta me radhë brenda disa ditësh.

Rrjedhja e propozim aktakuzës së Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së,  bëri që hetuesit e Hagës të shkelin sërish në zyrat e OVL-UÇK për të konfiskuar materialin e pranuar.

Kujtojmë se më 24 qershor të këtij viti, Zyra e Prokurorit të Specializuar  i ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) aktakuzë në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe persona të tjerë akuzohen “për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte, ndër të cilat vrasje të paligjshme, zhdukje të detyruar të personave, përndjekje dhe tortura”.

Dokumenti edhe më tutje vazhdon të jetë konfidencial.

Artikullin e plotë të Top Channel mund ta lexoni KËTU.

XXXIX – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Kujtoj mbas 105 vjetësh flamurtarin e vitit 1911 – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

XXXIX – 2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – – Kujtoj mbas 105 vjetësh flamurtarin e vitit 1911 – Përgatiti për botim Fritz RADOVANI

– Kujtoj mbas 105 vjetësh flamurtarin e vitit 1911

DEDË GJO’ LULI

(1840- 24.IX. 1915)

Kush na e vrau Trimin e Hotit?

Përurohet në Vushtrri shtatorja e heroit Ahmet Krasniqi dhe sheshi me emrin e tij

Në Vushtrri është bërë sot përurimi i shtatores së heroit Ahmet Krasniqi si dhe sheshi me emrin e tij, raporton Gazeta Express.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Kjo është hera e parë që Osmani është parë në një aktivitet me kryeministrin dhe anëtarë të LDK-së, qëkur në Lidhjen Demokratike është marrë vendim që ajo të largohet nga kryesia dhe pozita e nënkryetares.


Send this to a friend