VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Ndikoi në vendimin e Kushtetueses”, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit në SPAK ambasadorin Soreca: Të shpallet ‘non grata’

By | July 12, 2021
blank

Komentet

blank

Demokrati-Berishës: Nga na e gjete atë (Lul Bashën)?

‘Nuk është betejë personale’- Berisha: Isha betuar që Bashën s’do ta pranoja kryetar të PD këtë mandat

Lideri historik i PD, Sali Berisha sqaroi sërish sot nga Foltorja e Devollit se beteja që ai ka nisur nuk është personale. 

Përpara demokratëve të Bilishtit, Berisha tha se ishte betuar që të mos e pranonte Lulzim Bashën si kryetar të PD pas humbjes në 25 prill.

Sa i takon vendimit të sekretarit të shtetit, Berisha tha se me Blinken do të përballet në Gjykatën e Parisit, ndërsa ‘Foltorja’ shtoi ai, ka për qëllim rindërtimin e demokracisë dhe rikthimin e PD-së më të fortë.

“Të thuash se unë po bëj betejë personale me Foltoren, është absurde dhe marrëzi. Foltorja dhe gjykata janë shumë larg njëra-tjetrës. Gjykata është në Paris, merret me shqyrtimin, Foltorja po merret me rindërtimin e demokracisë, pluralizimit dhe PD-së. Ka një moment të pamohueshëm këtu, ndonëse i betuar në mënyrë absolute se nuk do të pranoja kryetar në këtë mandat atë që na çoi nga humbja në humbje dhe na turpëroi, na uli kokën dhe do të gjeja mënyrën si do të nisja betejën, ky më krijoi të gjitha kushtet. Unë kisha deklaruar se do të kthehesha në skënen politike. Ky një ditë prej ditësh më përjashton në shkelje flagrante të statuti nga grupi parlamentar.

Ky ishte dhunim i forumeve të partisë, i statutit dhe parimeve të PD. Ky ishte pjesë e atij skenari dhe unë e dija, por për mua ajo nuk kishte ndonjë rëndësi kaq të madhe sepse nuk ishte ky që kishte firmosur, firmën e kishte vënë zotëria me të cilin unë shkova në gjykatë. Shkelmoi sovranitetin e forcës tonë politike. Pa ditur vendimin që do të merrte, këtë bisedë e kam bërë me atë dhe ka qenë 100% dakord me mua, një parti që pranon të pavërtetën për të vërtetë nuk duhet të ekzistojë zotëri i kam thënë dhe nuk ka këtu komente.

Ndaj dhe sigurisht më dha shkas që unë të mos pranoja dhunimin e forumeve të partisë, statutit, sovranitetit të partisë dhe mora këtë nismë të cilën ju e shndërruat në mrekulinë më të madhe shqiptare. Ai që po lufton në mënyrë personale për të mbrojtur veten nga dosjet e tij është njeriu i marrë peng nga Edvin Rama dhe nga shumë anë të tjera. Ne me penge s’kemi punë. Jemi të lirë. Dhe me idealet tona do të shndërrohemi në një opozitë vigane”. 

Demokrati-Berishës: Nga na e gjete atë (Lul Bashën)? Do të hajë kokën e vet

Një nga demokratët, i pranishëm në Foltoren e Devollit të Sali Berishës, foli për Lulzim Bashën.

Demokrati pyeti Berishën se nga e ka gjetur Bashën. Ai shtoi se Basha kërkon të hajë kokën e demokratëve, por do hajë kokën e vet.

“Basha nuk e di djersën që është hedhur për PD-në, se ka ardhur vonë në parti. Dua të të pyes ty o doktor, nga e gjete që na e solle neve? E more të vogël Bashën doktor, e rrite doktor e bëre morr, tani ai kërkon të të hajë ty, edhe neve.

Kjo nuk ndodh kurrë o doktor. Ai do të hajë kokën e vet. Më lejo të them dy gjëra për Kim, ajo mund të jetë ambasadore, por jo diplomate. Nuk e di se nga e ka gjetur Amerika edhe këtë, që na thotë neve do hamë bar, prisja ta tërhiqte këtë fjalë, por nuk e hoqi. Ti doktor je kockë e fortë. Rroftë PD”, deklaroi demokrati.

‘Bashizmin do e quajmë Boshizëm’/ Berisha: Largoi me pusi ish-ministra dhe kontributorë të PD-së

‘Bashizmin do e quajmë Boshizëm’, tha ish-kryeministri Sali Berisha në foltoren e Devollit, duke theksuar se Basha ka larguar me pusi nga PD ish-ministra dhe demokratë me investim të gjatë në parti.

‘S’kishte asgjë më pa kokrra se doktrina e tij që su bë kurrë. E konsiderojë atë një shkëputje nga PD. Por ti smund të shkëputesh nga PD, por të shtosh ide të reja, mund të fusësh njerëz të rinj, por jo të shkëputesh pasi ne jemi parti konservatore, tradicionale dhe i kemi rrënjët te tradita jonë dhe ajo është liritë dhe të drejtat njerëzore’, u shpreh Berisha nga Devolli.

Berisha: Vlerësimi për të gjithë kontributoerët e Partisë Demokratike ndër vite, të cilët peng Basha i largoi në kundërshtim me çdo rregull, i largoi nga partia me pusi, nuk i tha asnjë fjalë më parë. Ata të cilët ai i zuri pusi nuk ishin jesmen por ata ishin demokratë me investim të madh. Ai i hoqi nga lista pa u thënë një fjalë, e morën vesh nga radiot se nuk janë më në listë. Heqja duhej bërë me proces me diskutim por e gjithë kjo ishte sepse tek ai nuk ekzistonte respekti për kontributin e tyre për aftësitë e tyre. Përmendët Rezhep Ukën, Ridvan Boden, i hoqi nga lista dhe i thashë si e bënë ti këtë, ai është një nga njohësit më të shkëlqyer të financave në këtë vend, ai jesmen nuk ishte, ai ishte nja gardian i paçmuar i parave publike. Nuk vinte interes tjetër më të madh se ruajtjen e tyre. Edhe në opozitë ai na duhej por për këtë nuk ekzistonte. Këqshtu veproi me të tjerët. Donte të krijonte Bashizmin por do ta quajmë Boshizmin. S’kishte asgjë më pa kokrra se doktrina e tij që su bë kurrë. E konsiderojë atë një shkëputje nga PD. Por ti smund të shkëputesh nga PD, por të shtosh ide të reja, mund të fusësh njerëz të rinj, por jo të shkëputesh pasi ne jemi parti konservatore, tradicionale dhe i kemi rrënjët te tradita jonë dhe ajo është liritë dhe të drejtat njerëzore. 

 

 

blank

Berisha: Peng Basha votoi dje 2 ligje të turpshme! Do përballesh me drejtësinë shqiptare dhe atë amerikane

Berisha: Peng Basha votoi dje 2 ligje të turpshme! Do përballesh me drejtësinë shqiptare dhe atë amerikane

Nga ‘foltorja’ e Devollit, ish-kryeminsitri Sali Berisha ka sulmuar votimin në parlament të dy ligjeve me 110 vota ku PD ka bashkuar votat me PS, duke e quajtur ‘ditë e rëndë për demorkacinë’.

Ish-kryeminsitri Berisha ka hedhur akuza në drejtim të Bashës dhe Ramës si pengmarrës të tij, ku i  ka lajmëruar se shumë shpejtë do japin përgjigje para drejtësisë shqiptare dhe asaj amerikane.

Berisha: Basha ka 5 muaj që ka takuar vetëm kryetarin e PD Durrës me dy anëtarë dhe nuk takon asnjë tjetër përveç atyre që i shkojnë në zyrë. Dhe tani në një akt papërgjegjshmërie, përderisa firmat po flasin vetë çdo ditë dalin dhe lexojnë emrat e delegatëve, i tmerruar nuk thotë më nuk firmat janë, por nuk i njof firmat dhe tenton të thërrasë antikuvendin në datë 18 për shoqatën Basha-Bardhi.

E gjithë propaganda e qeverisë është turrur në mbrojtje të peëngur të kreut të meduzës. Të gjithë analistët dhe qeveritarë me në krye Baton ‘Staniqiçin’, nga mëngjezi në darkë merren me mbrojtjen e tij. Është dhe një grup i vockël të cilët ja kanë shitur shpirtin djallit pra xhepit të tyre, dhe tërë javën vjellin vrer dhe të premten shkojnë në xhami për të larë mëkatet por në fakt futen mëkatar dhe dalin mëkatar. Janë në grahmat e fundit të Ramës dhe peng Bashës për të shuar pluralizmin, por dje ka qënë një ditë e rëndë për demokracinë. Votuan me 110 vota të gjithë bashkë me urdhërt të Bashës kontratën për vaksinën, një kontratë e kritikuar gjerësisaht nga mediat e huaja specifikisht për Shqipërinë. Kaq frikë ke të ruash interesin e vendit tënd, ti me para po i blenë. Por më i rëndë ishte ligji i dytë, ligji i Toyota Yaris apo dosjen Muzin, ligji pastrimit të parave. Në vend se ai ligj të shoqërohej me amendamente, ai detyroi grupin të votojë për ligjin. Por siç është e vërteta ai është akuzuar nga prokuroria për larje parash.

Shkoi në gjykataë të apelit, ndërhyri me tërë forcën Rama dhe e mbylli me turp, pasi dosja e kryetrarit të opozitës nuk shkoi në Gjykatën e Lartë, si çdo dosje e çdo qytetari, por duke shkelur ligjin. Ndaj dhe dje kryetari e mbylli gojën dhe votoi ligjin pasi Rama do ja përmendte siç i përmendi dosjen Muzin.

Por dua ti kujtoi zotrisë së tij se dosjen e mbyll duke lënë veten peng, por të sigurojë se në SHBA dhe Shqipëri do përballësh me ligjin pasi ke shkelur ligjin amerikan dhe atë shqiptar. Dhe të gjithë ata që kanë manipuluar do përgjigjen bashkë me ty. 

Berisha: Basha shau demokratët, përdori fjalë që përdorin kundërshtarët rrugeçër

Ish-kryeministri Sali Berisha në Foltoren e Devollit, foli për faktin se Lulzim Basha ka përdorur fjalë fyese ndaj demokratëve.

Berisha theksoi se Basha shau demokratët, duke shtuar se përdori fjalë, që i thonë vetëm kundërshtarët rrugeçër.

Po ashtu, Berisha vlerësoi se në fakt, njerëzit që punuan në qeverisjen e PD-së arritën rekord që kurrë nuk ishin arritur më parë.

“Basha shau demokratët, përdori fjalë që përdorin kundërshtarët rrugeçër. Tha gjëra edhe për qeverisjen e mëparshme. Qeverisja e mëparshme kishte një gjë kryesore, e kjo ishte se në qendër ishte qytetari, sepse ne dyfishuam rrogat, pensionet, ne bëmë përpjekjet më të mëdha që të ngremë infrastrukturë të përshtatshme jo vetëm në qytete, por kudo që nuk kishte rrugë.

Ne ndoqëm parimin që në çdo fshat të kishte infrastrukturë të një lagjeje qyteti, ndërtuam kanalizime, ujësjellësa, që të ketë kudo internet. Ne financuam 45 mijë fermerë dhe ishte projekti më pa ankesa që kishte qeveria. Qëllimi ynë ishte përmirësimi i jetës tuaj. T’i cilësosh të tjerët llum, në një kohë që ka gjithë këta rekorde pozitive, duhet të flasësh se ku je ti. Ata që bashkëpunuan, ishin njerëz që transformuan vendin, mund të kenë bërë gabime, por në tërësi u punua shumë mirë dhe Shqipëria bëri përparime të mëdha”, deklaroi Berisha.

‘Toyota Yaris’, Berisha: Në 17 dhjetor, Bashën e presin në zyrë prokurorët belgë

Lideri historik i PD, Sali Berisha i kërkoi dorëheqjen Lulzim Bashës, pas zbulimit të letërporosive të autoriteteve belge ku ai është në ndjekje penale për ‘Toyota Yaris’. 

Berisha tha se Bashën e kërkojnë prokurorët belgë në zyrë në datën 17 dhjetor.

Nga Foltorja e Devollit, Berisha deklaroi se Basha është thirrur 5 herë për të dëshmuar për autoritetet ndërkombëtare.

“Edi Rama të ka kursyer e të ka mbajtur peng me dosjet në Shqipëri, por jo në Belgjikë. Unë jap vetëm kaq, ai prishi operacionin dhe këtë ia kam thënë pa ardhur ‘Toyotat’ në Shqipëri dhe kjo tregonte implikimin e tij me njërën apo tjetrën palë dhe kam zero njohuri se drejtësia belge e ka kërkuar për ndjekje penale dhe këtë e ka fshehur Edi Rama. Ai ishte thirrur 5 herë dhe në 1 tetor është thirrur sërish dhe në datën 17 prokurorët belg e presin në zyrën e tyre”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri shtoi gjithashtu se dosja e ‘Toyota Yaris’ në prokurorin në shqiptare u mbyll me urdhër të Edi Ramës, i cili tha ai e mori peng Lulzim Bashën me këtë dosje. Në këtë drejtim, Berisha i kërkoi Bashës të japë dorëheqjen dhe të përballet me akuzat e drejtësisë belge, por edhe në SHBA për dosjen e lobimit.

“Në fillim të kësaj lëvizje ju deklarova dhe e quajta atë peng-Basha, peng-kryetari. Kurrë nuk e etiketoja pa patur bindje absolute se ai i tillë ishte dhe faktet dëshmuan të njëjtën gjë. Faktet po dëshmojnë vetëm këtë. Nëse në Shqipëri është vendosur narkoshteti, për fat të keq kryetari i dosjet e tij të krimit është aksioner i këtij shteti. Në ‘Foltore’ të ndryshme kam denoncuar dhe i kam kërkuar të japë shpjegime për ‘Toyota Yaris’, për dosjen ‘Muzin’. E garantoj se me radhë do të dalin dosje të tjera dhe e garantoj se projekti i Emirateve në Durrës nuk do të realizohet kurrë sa të jeptë PD forca më e fuqishme e vendit. 

Ish-ministri ynë i Brendshëm deklaron një ditë në Parlament se do të vijnë me Toyota 5 mln euro dhe do t’i presë Taulant Balla. Deklaratë që të dukej fantazi në pamje të parë. E pyes si e bërë ti zotëri këtë deklaratë. Tha është e sigurtë që do të vijnë… Nëse është e sigurt, si mund të dekonspirosh operacionin, i thash, se ti futesh në vorbullën e organizatës kriminale, se kjo deklaratë është paralajmërim për ata që do të vijnë. Janë me GPS tha. Ato erdhën, por ata që i prisnin nuk dolën. Ata ikën. Hapet dosja, merret në pyetje peng kryetari dhe për të gjithë atë aferë dënohet vetëm një njeri. Edi Rama i mbylli dosjen peng kryetarit. Por dosja i kishte rrënjët në Belgjikë.

Kishin nisur hetimet atje dhe atë dosje nuk ia mbyllte dot Edi Rama. Këto kohë gazetarët zbulojnë dokumente autentike në të cilat Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë jep dritën jeshile për ndjekjen penale të Lulzim Bashës me kërkesë të autoriteteve belge. Ka ndodhur në 2019, ka vazhduar në 2020 dhe 2021. Tani fjala është e drejtësisë belge, të cilët e kishin marrë në pyetje njëherë e kishte thënë do të flas përpara drejtësisë belge. Por drejtësia belge nuk kontrollohet nga Edi Rama dhe kanë kërkuar marrjen me forcë dhe ndjekjen penale. I them jep dorëheqjen dhe mos u fshih pas dosjeve të tua. Edi Rama të ka mbajtur peng me dosje në Shqipëri, por me dosje në Belgjikë rezulton i shpallur anëtar i organizatës kriminale”, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha.

blank

Berisha: Delegatët të mos japin asnjë firmë për anti-Kuvendin e Shoqatës Basha-Bardhi, të ndalen presionet

Ish-kryeministri Sali Berisha në Foltoren e Devollit ftoi të gjithë delegatët që të mos japin asnjë firmë për antiKuvendin e Shoqatës Basha-Bardhi.

Berisha falënderoi të gjithë ata që vendosën që të bëjnë publike firmat e tyre si delegatë.

“Ftoj çdo delegatë që të paraqiten në Kuvendin e datës 11. Ftoj delegatët që asnjë firmë të mos japin për anti-Kuvendin e shoqatës Basha Bardhi. Një paralajmërim dua të bëj, në ndonjë degë tek tuk ka zyrtarë që bëjnë presione ndaj anëtarëve, që të marrin funksione që nuk i kanë pasur vetëm për qëllime delegati. Në këto veprimtari ftoj çdo kryetar që të rrijë larg këtyre veprimtarive, çdo demokrat është i lirë të shprehë mendimin e tij, por jo të manipulojë rregullat statutore.

Kjo se PD është në fazën e fundit të saj e nuk do që të ketë jashtë saj asnjë anëtar. Jam mirënjohës ndaj delegatëve që kanë pranuar t’ju lexohen emrat. Firmat pa lejen tuaj nuk do bëhen publike, se i mbron ligji i të dhënave personale, por bëhen publike kur ka pëlqim nga individi që ka të dhënat. Ata që kanë bërë publik firmat i kanë dhënë goditje Ramës”, deklaroi Berisha.

blank

Berisha: Pas 11 dhjetorit do të caktojmë datën e protestës së madhe

blank

Berisha: ‘Foltorja’ uragan, demokratët u ngritën mbi presionet e narkoshtetit dhe peng-kryetarit

Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal në Devoll këtë pasdite për ‘Foltoren’ me demokratët e Bilishtit. 

Lideri historik i PD tha se demokratët e Devollit ishin ndër të parët që firmosën formularin për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

Demokratët tha Berisha u ringritën pavarësisht nga presionet e qeverisë dhe të kryetarit të PD, të cilin e quajti peng-kryetari.

Delegatët e Devollit u bashkuan ndër të parët me nismën për një PD më të bashkuar, më fortë dhe më të hapur. Firmosën me një akt historik rithemelimin e PD me datën 11 dhjetor, rithemelimin e pluralizimit politik në Shqipëri. Firma dhe mbështetja juaj, e mbarë demokratëve në mënyrën më civile, më të qytetëruar, më paqësore, ka transformuar Shqipërinë si një revolucion i vërtetë demokratik paqësor i vjeshtës së vitit që po lëmë mbrapa. Foltorja me vullnetin tuaj me mbështetjen tuaj, një tërësi idealesh fisnike, të djemve dhe vajzave, djemve dhe grave që donin të ngrioheshin nga këneta e poesizmit, në lartësinë e idelave të tyre, të shpresave të tyre, u shtrua kjo në mrekullinë e vërtetë shqiptarë,. në mrekullinë e dytë të Shqipërisë nga 90 e deri sot. 

Foltorja në udhën e saj në një hark kohor të shkurtër, bashkoi rreth vetes qindra e mijëra demokratë. Bashkoi rreth vetes në një kohë të shkurtër më shumë se çdo lëvizje tjetër demokratike në histori. Ajo befasoi mbarë shoqërinë shqiptare, u shndërrua në një uragan, në një dritë të vërtetë shprese, por ajo rezonoi fuqishëm në të katër anët e kombit shqiptar, kudo ku janë shqiptarët në vendet përreth, në Europë, SHBA, Kanada dhe kudo që ndodhen. Shqiptarët shohin te kjo lëvizje shpresën e tyre të vërtetë, shohin idealet në veprim, shohin besimin se Shqipëria do të çlirohet nga narkoshteti dhe se në këtë vend do të mbizotërojë repsekti i të drejtave të njeriut, i dinjitetit njerëzor, i inciativës së lirë, i interesit kombëtar. Ju u ngritët mbi dëshpërimi, pesimizmin dhe presionin e madh të narkoshtetit, të pengut të narkoshtetit, presione të pamerituara dhe ja ku jemi sot, shkojmë të sigurt drejt 11 dhjetorit të firmosim së bashku, të inaugurojmë së bashku monumentin madhështor të rithemelimit të PD dhe pluralizimit shqiptarë. Të shndërrimit të kësaj partie në partinë e vlerave që të ndajmë dhe besojmë, në partinë e interesit kombëtar, në partinë e iniciativës së lirë“, u shpreh Berisha.

Berisha: Pas 11 dhjetorit do të caktojmë datën e protestës së madhe

Ish-kryeministri Sali Berisha foli nga Devolli edhe për përgatitjet për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, në 11 dhjetor. 

Berisha u shpreh se për 7600 delegatët e PD do të ishte stadiumi ‘Air Albania’ për t’u mbledhur, por kjo varet nga kushtet atmosferike.

Berisha tha se pas miratimit të ndryshimeve statutore do të përcaktohet dita kur do të zhvillohet protesta e madhe kombëtare.

“Në datën 11 demokratët do të jenë në këmbë më të fuqishëm se kurrë. Do të përcaktojmë pas saj ditën e madhe të protestës kombëtare në të cilën do të shpallim kërkesat tona deri në fitoren e plotë. Në 11 dhjetor ne së bashku do të votojmë një statut në të cilën kemi qëllimin madhor rikthimin e lirisë së munguar, votën e lirë, poshtetin tuaj në PD. Lulzim Basha shkatërroi strukturat e kësaj partie. Ku do të mblidhemi ne 7600 veta? I vetmi vend ku mund të mblidhemi për të treguar se jemi seriozë me numrin e të gjitha, është stadiumi ‘Air Albania’, por për motin nuk e dimë“, tha Berisha.

 

blank

Rafineria e naftës së Ballshit shkon për skrap, shitet për 9 milionë euro! Qeveria, zgjidhje të ndërmjetme për 800 naftëtarët që protestojnë për pagat

Rafineria e famshme e naftës në Ballsh është shitur më në fund për skrap.

Një bankë e nivelit të dytë, ka shitur rreth dy javë më parë për 9 milionë euro rafinerinë e Ballshit, e cila do të çmontohet për të shkuar për skrap.

Fillimisht, banka e nivelit të dytë, mësohet se ka negociuar për ta shitur rafinerinë për 25 milionë euro, me qëllim që kompania blerëse ta rikthente atë në punë.

Për këtë qëllim janë ngritur dy grupe me ekspertë vlerësues të rafinerisë së amortizuar. Grupet e ekspertit, në bazë të vlerësimit, kanë arritur në konkluzionin se për të rikthyer në punë rafinerinë, duheshin 30 deri në 50 milionë euro, një kosto kjo shumë e lartë.

Në këto kushte, banka ka vendosur t’ia shesë rafinerinë kompanisë Shijaku shpk për 9 milionë euro. Aktualisht kompania Shijaku shpk ka nisur çmontimin e rafinerisë së Ballshit, për ta çuar për skrap, sipas kontratës.

Po çfarë do ndodhë me mbi 800 naftëtarë?

Sipas Report Tv, shteti shqiptar, edhe pse ka hequr dorë nga 15 % të aksioneve që kishte tek ARMO, do t’u paguajë naftëtarëve një pagë minimale prej 300 mijë lekësh të vjetra në muaj. Këtë pagë naftëtarët do të marrin për një periudhë 3-vjeçare. Pagat kanë nisur t’i marrin që në prej një viti.

Megjithatë, ata kërkojnë 13 paga të prapambetura në kohën kur ARMO kalonte dorë më dorë, saqë sot është e vështirë të identifikohet pronari.

Rafineria e naftës në Ballash ishte pjesë e ARMO, e privatizuar në vitin 2008. ARMO kishte dy rafineri, atë të Ballshit dhe të Fierit. Sot funksionon vetëm rafinerie e naftës në Fier./dita

blank

Elbasani, Durrësi, Saranda, Gjirokastra dhe degët e Tiranës, ata që po dalin me emra kundër Bashës

Shkallët e selisë së PD janë shndërruar në platformën e transparencës ku delegatët e kuvendit po publikojnë me emër dhe mbiemër vullnetin e tyre kundër kryetarit të partisë që qëndron në zyrën sipër. Fillimisht Elbasani, pastaj Durrësi, Gjirokastra dhe Saranda duke përfshirë pothuasje të gjitha degët e PD-së në Tiranë, po thonë pa frikë se i janë bashkuar nsimës së ndërmarë nga foltorja e Sali Berishës.

Ky procesi që u fillua nga deputeti i Tiranës, Agron Shehaj i cili verifikoi në zyrën e Edi Palokës se 98% të firmave të atyre që kishte verifikuar ai në dy degët e PD-së ishin të sakta, po vijon me shpalljen e emrave ditë pas dite.

Sipas një llogarie të thjeshtë që Lapsi.al ka bërë deri më tani janë rreth 1200 delegatë, pra afro 15% e tërësisë së Kuvendit Kombëtar që kanë pranuar të shfaqin publikisht pozicionimin e tyre (shiko poshtë, në fund të faqes). Ndonëse kjo shifër është ende larg numrit minimal që duhet për të mbledhur forumin më të lartë të PD (1800 delegatëë) dhe shumë më larg sigurimit një shumice për të marrë vendime (mbi 50%), ajo ka rëndësi sepse krahu i PD-së zyrtare që nuk e njeh vërtetësinë e firmave nuk ka kontestuar askënd nga emrat e bërë publike dhe të lexuara përpara selisë. Pra këta rreth 1200 që janë bërë publikë deri tani, kryesisht nga Tirana dhe Elbasani mund të shërbejnë si një kampion për vertetësinë e nënshkrimeve që gjenden në kasafortën e Edi Palokës.

Që kur Berisha shpalli se ai kishte arritur të mbledhë mbi 4200 delegatë rreth vetes, Lapsi.al një një qëndrim editorial, kërkoi me forcë transparencë për publikun, sepse askush në një parti politike legale nuk mund ti mbajë ilegalë mbështetësit e vet (linku poshtë).

Por edhe disa ditë më pas shpalljes krerët e foltores hezituan të bëjnë transparencë. Në deklaratat që ata bënin për Lapsi.al pretendohej se dalja me emër dhe mbiemër i bënte vulnerabël delegatëët ndaj presionit të trefishtë të PD-së zyrtare, të qeverisë, por po ashtu edhe të persionit që u bëhet në emër të ambasadës amerikane. “Ka shumë njerëz që frikësohen me shprehjen nuk do të marësh vizë për USA, nëse shkon në kuvendin e 11 dhjetorit” tha një burim që kërkoi të mbetej anonim.

Me sa duket, presioni publik për transparencë ka bërë të vetën. Po ti shtosh këtyre instrumentalizimin nga selia qëndrore të ndonjë kazusi si i ai i Freskida Rapos, delegates që pretendoi se i është fallcifikuar firma, pasi ajo nuk kishte nënshkruar, apo ndonjë gjysëm investigim si ai i Fiks Fare, kuptohet që “Foltorja” ka qenë e dënuar të japë prova.

Dhe kjo tashmë po ndodh para syve tanë dhe në shkallët e selisë së partisë më të madhe të opozitës. “Këto shpallje publike do të vazhdojnë deri një ditë para kuvendit për të bindur edhe më skeptikët se ne i kemi firmat dhe se ata që do të mblidhen në datë 11 janë të vetmit delegatë të ligjshëm” tha për Lapsi.al një burim nga “Foltorja”.

Në fakt, statistikat dhe përqindjet e delegatëve të bërë publikë ditët e fundit përkojnë edhe me dy anketa të opinionit publik, një në Euronews dhe një në Ora News lidhur me avantazhin që ka Berisha kundrejt Bashës.

Pra dallohet qartë se mbështetësit e liderit historik kanë vendosur ta gryejnë përditë dhe dalë ngadalë targetin e tyre, duke i publikuar ditë pas dite emrat e atyre që më shumë se pro Berishës duket se kanë firmosur kundër tij.

©Lapsi.al

 

Delegatët që jane bëre publikë sipas degëve (e përditësuar)

Sarandë, kane firmosur 100 delegatë nga 140 gjithsej.

Gjirokastër kane firmosur 100 delegatë nga 151 gjithsej.

Durrës, kane firmosur 207 delegatë nga 275 gjithsej.

Elbasan, kane firmosur 272 delegatë nga 409 gjithsej.

Dega 1 Tirane kane firmosur 75 delegatë nga 90 gjithsej.

Dega 3 Tirane kane firmosur 77 delegatë nga 86 gjithsej.

Dega 4 Tirane kane firmosur 97 delegatë nga 111 gjithsej.

Dega 5 Tirane kane firmosur 70 delegatë nga 100gjithsej.

Dega 6 Tirane kane firmosur 65 delegatë nga 82 gjithsej .

Dega 7 Tirane kane firmosur 46 delegatë nga 86 gjithsej.

Dega 9 Tirane kane firmosur 70 delegatë nga 91 gjithsej.

Dega 11 Tirane kane firmosur 88 delegatë nga 117 gjithsej.

blank

Vjosa Osmani: Si presidente, do të kujdesem që t’i ruaj dhe kultivoj trashëgiminë dhe miqësitë që i krijoi Ibrahim Rugova

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar presidentin historik të Kosovës Ibrahim Rugova në ditëlindjen e 77-të të tij.

Presidentja Osmani ka shkruar se si shefe e shtetit do të kujdeset maksimalisht që trashëgimia politike e Ibrahim Rugovës e sidomos miqësia me ShBA-në të kultivohet edhe më tej, raporton Gazeta Express.

“Si presidente e vendit do të kujdesem maksimalisht që trashëgimia e tij politike, miqësitë që i krijoi për ne, sidomos ajo me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me vendet e BE-së dhe vendet e tjera demokratike anekënd botës, të ruhen e të kultivohen më tej.Kosova do t’i jetë përherë mirënjohëse këtij kolosi të dijes, të kulturës e të politikës”, ka shkruar ajo.

Osmani poashtu ka thënë se sot është ditëlindja e ideatorit të Republikës së pavarur të Kosovës.

“Sot është ditëlindja e ideatorit të Republikës sonë të mosvarme, Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës. Në çdo ditëlindje të tij, ne e kujtojmë atë me mallin e respektin që bijtë e bijat e vendit e tregojnë për atin themelues të shtetit të tyre. Por e kujtojmë edhe si njeri model, skajshmërisht të butë në pamje e në komunikim, por po kaq këmbëngulës e të vendosur në vizionin e tij për ta realizuar ëndrrën e brezave për të jetuar të lirë”, ka shkruar Osmani.

blank

Revista prestigjioze ‘Forbes’ rendit Valbonën mes 5 bukurive natyrore të Ballkanit

Bukuritë e Valbonës janë pa diskutim mahnitëse, bukuri që i kanë ‘tërhequr’ vëmendjen edhe revistës prestigjioze amerikane ‘Forbes’ që e kanë renditur mes 5 bukurive mahnitëse natyrore të Ballkanit Perëndimor që duhen vizituar.

Sipas ‘Forbes’, Lugina e Valbonës nuk është vetëm shtëpia e njerëzve, por në të shfaqet plotësisht edhe biodiversiteti i pasur i Ballkanit Perëndimor.

“Ndërsa majat e larta të maleve të kujtojnë majat e thepisura në Zvicër apo Austri, ky vargmal është në fakt pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, një formacion që quhet edhe Alpet Shqiptare. Nuk mungojnë fshatrat idilike për t’u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobia në Valbonë. Ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht njerëzve. Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egër dhe rrëqebull që të gjithë e quajnë parkun shtëpi”, shkruan ‘Forbes’.

Po ashtu në listë renditet edhe Parku Kombëtar Una në Bosnje, i njohur për veçoritë e tij ujore, Parku Kombëtar Tara në Beograd, Parku Kombëtar Pirin në Bullgari dhe Parku Kombëtar i Liqenit të Kerkinit në Greqi./ dita

blank

‘E çoi PD drejt zhdukjes’ Berisha-Bashës: Futu në qeveri si tradhtar me Ramën, por do ju përmbysim bashkë me të

Nga ‘foltorja’ e Bajram Currit ish-kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar një mesazh Bashës, duke e akuzuar për presione dhe premtime postesh ndaj delegatëve në qeverinë e Ramës.

Po mundohet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorash zëvendës ministrash në kabinetin e Edi Ramës. Ky është akti i tyre i fundit i turpi të tyre dhe po u themi futuni në qeveri si tradhtar me Ramën por do ju përbysim bashkë me të në një kohë sa më të shkurtër’, theksoi Berisha nga Bajram Curri.

Berisha: Në tetë vite peng kryetari na çoi nga dështimi në dështim një kampion humbjesh dhe dështimesh. Faktikisht me qëndrimet e tij defaktorizoi PD dhe e çoi atë në para alternativës të jetë a të mos jetë. Dy vitet e fundit, peng kryetari me një grusht vasalësh dedirmenësh etj. po mundohet të mbledhë firma duke ofruar poste drejtorash zëvendës ministrash në kabinetin e Edi Ramës. Ky është akti i tyre i fundit i turpi të tyre dhe po u themi futuni në qeveri si tradhtar me Ramën por do ju përbysim bashkë me të në një kohë sa më të shkurtër.

Berisha falënderon delegatët e Malësisë së Gjakovës: Firmat tuaja historike! Më 11 dhjetor bëhemi opozitë e vërtetë

Nga foltorja e Bajram Currit ish-kryeministri Sali Berisha i ka premtuar se pas 11 dhjetorit PD do kthehet në një opozitë të vërtetë dhe do garantojë qëndrimet e saj.

Berisha falënderoi nga zemra kryerarin e degës dhe deputetët e Malësisë së Gjakovës, për firmat historike të delegatëve në rithemelimin e PD.

Berisha: Jemi në prag të një momenti të rëndësishëm dhe ngjarje historike të pashembullt në histroinë e një vendi, të rithemelimit të PD, firmat e anëtarëve të saj, sepse udhëheqja është marrë peng i shumëfishtë. Rithemili i pluralizmi sepse pa PD dhe opozitë të fortë nuk ka pluralizëm në Shqipëri. Zoti kryetar dhe zoti deputet ju falënderoi nga thellësia e zemrës se për delegatët dhe delegatët e Rrethit të Malësisë së Gjakovës për firmat e tyre historike. Firmosën për rithemelimin madhështor të PD. E para që do realizoj do jemi të vërtetë dhe do jemi opozitarë të vërtetë. Rasti i vitit 1997 kur ne humbëm dhe njerëzit u larguan në masë. Ato ditë një grusht njerëzish vinin në PD dhe unë dilja dhe flisja sikur të ishin 5 mijë vetë. E kisha detyrim ndaj tyre. Ishim të vendosur të ngriheshim aty ku ndoheshim. Dhe shumë shpejtë u ngritëm në lartësinë që na takonte. Një ambasador i dashuruar të pakufishme për PS dhe shkruante se tonin e jetës në Shqipëri ja jep opozita. Nano çmendej dhe i thoshte përse e thua këtë. Dhe ai i thoshte se kjo është e vëtetë, pra ne ishim të vërtetë. Dhe në 11 dhjetor ne do jemi të vërtetë.

blank

Qytetari-Berishës: Je burrë krenar që duhet të prijë, do jemi ortek që do përmbysim regjimin

Një prej qytetarëve të pranishëm në Foltoren e Sali Berishës në Bajram Curri në Tropojë, foli për situatën aktuale që po kalon vendi.

Qytetari theksoi se Berisha është një burrë krenar, që nuk mund të jetë i korruptuar.

Ai tha se shpallja non grata e Berishës është bërë nga hijenat e Tiranës.

Qytetari shtoi se demokratët në mbarë Shqipërinë do të bëhen ortekë, që do të përmbysin regjimin.

“Ka ardhur koha që një burrë i madh si Berisha të prijë për zhvillimin e vendit. Rama ka bërë deklaratë skandal, ka thënë se presidenti amerikan është turpi i njerëzimit, janë hijenat e Tiranës bënë këtë lobim, për të krijuar atë precedent që krijuan.

Një njeri krenar si ti Berisha, nuk mund të jetë i korruptuar. Do jemi ortek për të përmbytur regjimin. Me anë të këtij revolucioni demokratik, do arrijmë suksese të mëdha për Shqipërinë dhe shqiptarët”, deklaroi qytetari.

Berisha dy mesazhe Ramës: Pengun bëje ministër po të duash! Ne nuk ngulim çadra, jemi ortek

Ish-kryeministri Sali Berisha i përcolli dy mesazhe kryeministrit Edi Rama nga ‘Foltorja’ e Tropojës. 

Berisha i bëri thirrje kreut të qeverisë që të mos tentojë të bllokojë në bashkëpunim me Lulzim Bashën revolucionin paqësor siç e quajti ai.

Duke iu drejtuar Ramës, Berisha i tha me jo pak ironi që pengun e tij, Bashën, ta marrë dhe ta bëjë ministër po të dojë, ndërsa shtoi se demokratët do të mbushin sheshet në protesta.. Ne nuk ngulim çadra, tha Berisha, ne jemi ortek, vijoi ai.

“Ftoj delegatët, të vini në 11 dhjetor, edhe ndonjë që nuk ka firmosur, se këtu me sa di unë kanë firmosur 100%, të rithemelojmë PD dhe t’i japim mesazhin e duhur Edi Ramës. Ia them që këtu, Edvin, ky është revolucion paqësor, por ti me pengun tënd po përpiqet ta bllokosh. Mjerimin do të marrësh nëse tenton të bllokosh një revolucion paqësor të pandalshëm. S’ka forcë në botë që e ndal këtë revolucion. E dyta, Edvin pengun merre dhe strehoje ku të duash, bëje ministër ose ç’të duash, por ne do të të themi këtu para këtyre zonjave e burrave, se para se të vimë te kutitë e votimit do të votojmë njëherë me këmbët dhe duart tona me protesta, derisa të përmbysim narkoshtetin tënd. Harroje se mund të ngulim çadra, ne jemi ortek, s’kemi punë me çadra ne”, u shpreh Berisha.

blank

Primaret, neni ‘Basha’ dhe Azem Hajdari/ Berisha flet për ndryshimet statore në PD

Përpara mijëra demokratëve të Bajram Currit lideri historik i PD zbuloi disa nga ndryshimet statutore që pritet të miratohen në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. 

Berisha foli për organizimin e PD, duke deklaruar rikthimin e primareve, vendosjen e nenit ‘Basha’ në statut si dhe dekorimin e Azem Hajdarit si President i Përhershëm i Partisë Demokratike.

“Me statutin e ri do të vendosim primaret. Zgjedhjet në parti do të bëhen me votat e të gjithë anëtarëve të saj. Zgjedhja e kandidatëve për deputetë do të bëhet me votim, me garë. Ai që merr më shumë vota, ai do të jetë përfaqësuesi juaj. Kemi 1001 arsye që të shndërrojmë PD-në në shtëpinë e lirisë. Statuti do të sanksionojë, kryetari po humbi zgjedhjet largohet pa asnjë diskutim, ky nen do të quhet neni ‘Basha’. Është negativ, por le të na bëhet mësim sot e përgjithmonë që të mos përsëritet historia si kjo. Por statuti do të ketë edhe një nen të ri në të cilën themeluesi i kësaj partie, tribuni legjendar Azem Hajdari do të shpallet president i përhershëm i PD”, u shpreh Berisha.

blank

Delegatja-Berishës: Kemi firmosur 100% për Kuvendin e 11 dhjetorit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur Foltoren e radhës në qytetin e Bajram Currit, në Tropojë.

Delegatja Bukurie Doçaj, deklaroi se është sekretare e grup seksionit të qytetit dhe se në Tropojë, 100 përqind e delegatëve janë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Bukurie Doçaj: Përshëndetje doktor. Jam sekretare e grup seksionit të qytetit Bajram Curri. Të falënderoj nga zemra për ardhjen në Tropojë.

Tropoja ka nxjerrë ndër vite burra e gra shumë me vlera, por ju jeni diamanti. Unë jam një nga firmëtarët e 100 përqindëshit të delegatëve të Tropojës, që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit.

blank

Berisha ‘shpërthen’ kundër Vuçiçit: S’do ta prekësh kurrë më Kosovën, harroje! Edhe ti ke kryer masakra

Nga Malësia e Gjakovës ish-kryeministri Sali Berisha i përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë presidentit serb Vuçiç, të cilin e quajti mik të Edi Ramës. 

Berisha tha se pasardhësi i Millosheviçit nuk do të guxojë kurrë të prekë më Kosovën, ndërsa i kujtoi gjenocidin dhe masakrat serbe ndaj shqiptarëve.

Berisha e paralajmëroi kreun e shtetit serb se nëse do të tentojë të vijë në Tiranë për “Ballkanin e Hapur”, ai do të ndeshet me shqiptarët në rrugë.

Nisma ‘Open Balkan’, tha Berisha, është projekt serbo-rus dhe e kthen Shqipërinë në vasale të Serbisë dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë. Nëse Beogradi do raporte me shqiptarët, shtoi Berisha, kusht duhet të jetë njohja e gjenocidit serb dhe dënimi i masakrave çnjerëzore.

“Edi Rama njëlloj si Enver Hoxha në 45-46, imarrë peng si argat i Beogradit, po bën gjithçka për ta vënë Shqipërinë nën dominimin Serbisë, me një projekt serbo-rus. Në takimet që bën lëshon rrufe drejt udhëheqjes politike të Kosovës. Në 8 vite Shqipëria nuk ka bindur një vend të vetëm që të njohë Kosovën. Por është përpjekur me çdo kusht që të mbështesë akuzat e Sllobodanit të ri, Aleksandër Vuçiç ndaj saj. Ballkani i hapur ka vetëm një qëllim, ndarjen e Kosovës, shndërrimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në zona të hegjemonizimit serb. Ndaj dhe nga kjo platformë do t’i çoj një mesazh Sllobodanit të ri, hiqe nga mendja se do të kalojë Ballkani i Hapur në Shqipëri me firmën e Edi Ramës. Mendohu mirë, mendohu shumë herë, para se të mësysh Tiranën si mik i Edi Ramës, sepse një popull i tërë do të jetë në rrugë kundër teje. Ne jemi dhe do të punojmë për marrëdhënie normale, por jo kurrë në kurriz të Kosovës. Ai kërcënon Kosovën.

E dini ju që ditën që parlamenti i tij duartrokiste Zografin Bis për fjalën anti-shqiptare që mbajti, puthej Vuçiç me Putin dhe cila ishte tema e diskutimit, Kosova e Veriut, armët dhe tanket. Sigurisht Kosova është në mbrojtjen e NATO-s dhe çdo përpjekje e tij do t’ia kthejë ushtrinë në kocka dhe tanket në hekurishta. Por prap duhet t’i themi harroje se mund të prekësh Kosovën, jemi një komb dhe vetëm një komb. Kurrë më. Kurrë më unk do të mund të prekësh një pjesë të territorit të saj. Nëse do bashkëpunim në radhë të parë duhet të njohësh gjenocidin ciklik që ke shkaktuar ndaj shqiptarëve. Shko vizito muzeumin e masakrave serbe ti pasardhës i Millosheviçit e të kërkosh falje për krimet monstruoze ku je pjesëmarrës edhe ti”, u shpreh Berisha.

blank

Foltorja e Tropojës- Mesazhi i Sali Berishës për Floriana Garon: Udhëtim gjysmë qiellor, gjysmë tokësor

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha, ndodhet në qytetin e Bajram Currit ku do të zhvillojë ‘Foltoren’ me qytetarët.

Pritja e rezervuar nga qytetarët për ish-kryeministrin Sali Berisha ka qenë madhështore.

Ndërkaq në një mesazh të shkurtër për Drejtoreshën e Komunikimit të ‘Foltores’, Floriana Garo, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka përshkruar udhëtimin e tij.

‘Në një udhëtim gjysëm qiellor, gjysëm tokësore. Shihemi në Foltore’, – është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha për Floriana Garon.

 

FOTO/ ‘Foltorja’, Sali Berishës i bashkohet deputeti Isuf Çela dhe ish-kryebashkiaku

Një kafe spontane në qytetin e Bajram Currit ku lideri historik i PD-së, Sali Berisha u prit nga qindra demokratë entuziastë.

Mes tyre ishte edhe deputeti i PD-së Isuf Cela dhe ish-kryetari i bashkisë, Besnik Dushaj.

Me shume emocion për rikthimin në vendlindje dhe Foltoren sot në mbremje, Sali Berisha tha se ‘udhëtimi për këtu është gjysëm qiellor, gjysëm tokësor’.

blank

blank

blank

Takim me strukturat në Has, kreu i degës së PD në krah të Berishës (fotot)

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me strukturat e PD në Has.

Ai po ashtu u prit me entuziazëm nga qindra përkrahës të PD.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari i degës së PD-së në Has, Miftar Dauti dhe Sekretarja e degës, Nazlie Laçi, Kryetarja e LDG Has, Flutura Aliaj si dhe kryesia e delegatët e zonës.

“Në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike si dhe situata politike në vend,” thuhet në një njoftim zyrtar.

Takimi vjen vetëm pak orë para zhvillimit të Foltores: Për një Parti Demokratike më te bashkuar, më të fortë, më të hapur që do të zhvillohet këtë të mërkurë, datë 1 dhjetor, në ora 16:30, në ambientet e Pallatit të Kulturës “Dardania”, në Bajram Curri, Tropojë.

blank

blank

blank

blank


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend