Shqiperia ka qene gjithmone nje vend i varfer, me kufinj poroze, me emigracion te larte, perveç periudhes enveriste, kur regjimi i mbante kufinjte te vulosur.
Periudha e izolimit enverist ishte nje anomali, singularitet. E gjithe koha tjeter 2 mije vjeçare eshte e ngjashme: Shqiptaret kane emigruar per aresye ekonomike dhe politike. Toka ishte e varfer, jashte rrugeve tregtare nderkombetare. Vendi ishte i vogel, me diversitet te larte tribal, i paafte per t’u mbrojtur ndaj te huajve, te cilet e kane pushtuar, plaçkitur, copetuar; e kane perdorur si fushe lufte, monedhe tregu, laborator eksperimentesh.
Perzjerja e varferise strukturale, me tribalizmin dhe diversitetin e ekzagjeruar – “jane 1 mije Shqiperi”, ka shkruar Montanelli, – me sundimin e klienteve te te huajve sipas relacionit “une te sherbej, ti me mbaj ne pushtet”, krijojne nje mungese oportuniteti e mobiliteti social, pra nje mungese shprese, qe e ka bere shqiptarin te marre rruget e emigracionit, ne te shkuaren dhe tani.
Çfare ben shqiptari ne emigracion?
Punon per te huajt, dikur si ushtar apo nepunes i perandorive ku benin pjese trojet tona, me pas si punetor emigrant. Me tej, ne mungese te nje kishe kombetare, eshte asimiluar, eshte bere deng pa marke, ka humbur per vendin e vet.
Çajupi, edhe ai vete emigrant, u drejtohej shqiptareve: “Mjaft punove per te tjere o fatkeq, kujto vendin tek ke lere dhe tek heq.”
Emigracioni eshte i veshtire, do braktisesh te gjitha lidhjet njerezore, çdo gje qe ke njohur dhe do fillosh nga zero. E provojne vetem ata qe kane moshen, shendetin, guximin dhe ambicjen e duhur, – njerezit me dinamike. Ne nje vend si, bie fjala, Meksika, ku shtresa e larte dhe e mesme jane mire, emigrojne njerezit me dinamike te klases me te varfer. Ne Shqiperi, keq jane pothuajse te gjithe.
Vazhdon te ike, pa u ndalur, pjesa me dinamike e krejt popullit. Krijohet nje “brain drain” dhe nje “muscle drain”, duke e varferuar vendin nga burimet njerezore. Prandaj degjohet shpesh ne popull thenia, “ketu do ngelen vetem pensionistat”.
Diaspore quhet nje popullsi e hallakatur, origjina e se ciles ndodhet ne nje vendondodhje gjeografike tjeter. Historikisht kjo fjale eshte perdorur ne lidhje me shperndarjen masive te nje populli jashte territorit te tij autokton, vecanerisht ate te judenjve. Sot fjala diaspore perdoret per te pershkruar komunitete njerezish qe identifikohen me nje atdhe, por jetojne jashte tij.
Dmth, qe te jesh diaspore duhet te plotsosht dy kushte: a) te jetosh jashte atdheut dhe b) te vazhdosh te identifikohesh me atdheun (ne nje fare niveli, se jemi ne epoken e identiteteve multiple).
Sipas Kombeve te Bashkuara, ne fund te vitit 2015 ishin 1.2 milion shqiptare qe jetonin jashte territorit te Shqiperise, qe sa gjysma e popullsise ndenjese ne Shqiperi. Sot, pas 6 vjetesh, vleresohet qe kjo shifer te kete arritur ne 1.4 -1.5 milion.
Vendi me diasporen me te madhe ne bote eshte India, 18 milion. Por India ka 1.4 miliard njerez. Diaspora e Shqiperise eshte me shume se ⅓ e popullsise totale te Shqiperise. Besohet se Shqiperia mund te kete njeren nga diasporat me te medha ne bote, ne vlere relative, aq me teper qe pjesa derrmuese e diaspores shqiptare eshte e re, duke filluar nga viti 1990 dhe lidhjen me atdheun e ka akoma te forte.
Studjuesit nderkombetare thone se diaspora shqiptare eshte e mire arsimuar dhe mbikualifikuar, ne krahasim me diasporat e tjera. Jemi ne situaten e pazakonte qe, nje popull i keq arsimuar dhe nenkualifikuar, te kete nxjerre nje diaspore te mbiarsimuar. Kjo dmth se ka ikur pjesa me e zhvilluar e popullit shqiptar.
Per nga numri dhe niveli kulturor, social, ekonomik, i shqiptareve te ikur del se qendra e gravitacionit, nqs mund ta quajme keshtu, e popullit shqiptar eshte zhvendosur jashte vendit. Nuk mund te flitet me per nje komb territorial shqiptar, por per nje komb global, te ngjashem me kombin judaik.
Nuk eshte hera e pare ne histori, qe qendra e shqiptarizmit te jete jashte vendit. Diaspora e vjeter shqiptare, e parakomunizmit, pati nje rol te rendesishem ne kombformim, ruajtjen dhe levrimin e gjuhes, sigurimin dhe mbrojtjen e pavaresise, mbrojtjen e te drejtave te njeriut, dhe njohjen nderkombetare te Shqiperise.
Keto detyra, per Shqiperin,e u zgjidhen ne pjesen e pare te shekullit XX (por jo per Kosoven).
Diaspora e re, e postkomunizmit, ka karakteristika te tjera. Çeshtjet e gjuhes, identitetit dhe kufinjve, tashme konsiderohen te stabilizuara. Problemi i dites jane varferia zhvillimi ekonomik, ndertimi i shtetit demokratik te ligjit. Kete te fundit diaspora e sotme e ka neglizhuar; ashtu e zene si ishte per te mesuar demokracine e vendeve pritese.
Diaspora e vjeter merrej me politike. Diaspora e re, jo. Kjo eshte nje mungese qe duhet mbushur.
Diaspora sot e mban Shqiperine me remitanca dhe eshte e prirur te eksploroje mundesi investimi (ndonese klima e biznesit eshte teper penguese). Diaspora e mban Shqiperine me kulture: Sportistet, artistet, dhe ne nje shkalle ne rritje shkencetaret e dijetaret shqiptare, jane nga diaspora. Teknologjia bashkekohore ben te mundur nje konektivitet te larte dhe diaspora e sotme eshte e lidhur elektronikisht ne menyre te perditeshme me lajmet e rrjetet sociale te Shqiperise. Diaspora udheton ne Shqiperi per pushime, dasmat e festat i ben atje, blen shtepi ne Shqiperi. Faktikisht eshte shume e lidhur ne te gjitha drejtimet.
Por kjo lidhje emocionale, kulturore dhe ekonomike ka munguar te transmetohet ne lidhje e ndikim politik. Nderkohe qe diaspora ka atje interesa te medha, politiken e Shqipterise, dmth tryezen ku merren vendimet, ua ka lene krejt ndenjesve.
Kjo situate eshte e padrejte. Amerikanet e quajne “taxation without representation”.
Ndenjesit kane deshtuar te bejne shtet se kaq dijne, kane marre zakone te keqia, jane te lodhur e te plakur, te ngaterruar me nje mije file korrupsioni incestual, nderkohe qe rinia e tyre vazhdon te ike. Shqiperia ka ngecur e nuk po ndryshon dot, aq sa forca me revolucionare sot ne Shqiperi eshte bere ambasada amerikane, ne vend qe te jete rinia e Shqiperise.
Se nuk ka rini!
Ishte Ambasada ajo qe imponoi reformen ne drejtesi. Ishte Ambasada ajo qe i dha nje shkundje te forte Partise Demokratike. Eshte Ambasada ajo qe po kerkon fundin e pandeshkueshmerise.
Forca levizese duhet te jene shqiptaret, rinia. Ku jane punonjesit dhe rinia? Ne diaspore. Prandaj diaspora duhet te marre pjese ne trupin politik te Shqiperise. Si behet kjo? Me voten! Diaspora duhet te votoje. Eshte e drejta e saj, civile dhe njerezore, qe ia japin 4 ligje te Shqiperise, duke perfshire ligjin themelor, kushtetuten.
Një nga analizat më serioze të situatës shqiptare, në kaq pak rreshta është thënë shumë.Mbetet të analizohet si mund të realizohet pjesëmarja e diasporës në aktivitetin politik,një fakt është i dukshëm dhe i saktë,elita politike ndenjëse jo vetëm largoi e po largon ,pjesën që mund ta konkurrojë pòr nuk lejon as përfshirjen e kapaciteteve të diasporës.Mendoj se duhet së pari të sanksionohen mekanizma ligjore.I pari e drejta e votimit të diasporës.Të tjera hap pas hapi.
Flm Parid për analizën e shkëlqyer.