VOAL

VOAL

NASA: Akulli në Arktik ndodhet në nivel të ulët dhe shqetësues

March 24, 2018
blank

Komentet

blank

Ky nxitim i frikshëm i Vladimir Putinit duhet marrë seriozisht

Nga Filipp Piatov, BILD

Kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, shumë politikanë gjermanë deklaruan njëzëri: Ne gabuam për Putinin!

Kjo nuk duhet të ndodhë më.

Sado konfuze të tingëllojnë fjalimet e Putinit, sa më absurdë të jenë propaganduesit e tij- ne duhet t’i dëgjojmë me kujdes. Dhe ta marrim seriozisht rrezikun.

Pothuajse çdo ditë, agjitatorët televizivë të Putinit kohët e fundit po bëjnë thirrje për një sulm ndaj Gjermanisë.

Ata pyesin se si është mbrojtja kundërajrore në kryeqytetin gjerman dhe kërkojnë një sulm ushtarak ndaj Republikës Federale.

Luftënxitja e Rusisë kundër Ukrainës dikur dukej po aq e çmendur. Derisa Putini papritmas e vuri në veprim propagandën e tij.

Lufta brutale e Putinit po shpërthen në Ukrainën lindore. Gazetari i BILD, Paul Ronzheimer u qëllua nga trupat ruse në Donbas të mërkurën.

Nëse nuk e ndalojmë forcën ushtarake ruse atje, Putini nuk do ndalet kurrë.

syri.net

blank

Kina e quan krizën në Ukrainë, “një alarm për njerëzimin”

RFE/RL

Konflikti në Ukrainë është “një alarm për njerëzimin”, deklaroi të mërkurën lideri kinez Xi Jinping, ndërsa Kina vazhdon të mbajë një pozicion neutraliteti duke mbështetur aleatin e saj, Rusinë.

Kina ka refuzuar të dënojë luftën e Rusisë në Ukrainë apo edhe t’i referohet asaj si një pushtim të Moskës, ndërkohë që dënon sanksionet e vendosura nga SHBA-ja dhe Evropa ndaj Rusisë dhe akuzon Perëndimin për provokimin e Moskës.

“Kriza në Ukrainë ka dhënë sërish alarmin për njerëzimin. Vendet me siguri do të përfundojnë në vështirësi nëse ata besojnë verbërisht në pozicionet e tyre të forcës, zgjerojnë aleancat ushtarake dhe kërkojnë sigurinë e tyre në kurriz të të tjerëve”, citon agjencia zyrtare e Lajmeve Xinhua mbi fjalimin e Xi.

Xi, i cili nuk propozoi asnjë zgjidhje, foli në hapjen e një forumi virtual të biznesit të vendeve “BRICS” – Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.

Në komente të tjera, Xi tha se vendosja e sanksioneve mund të veprojë si një “bumerang” dhe një “shpatë me dy tehe” dhe se komuniteti global do të vuajë nga “politizimi, mekanizimi dhe armatimi” i tendencave ekonomike globale dhe flukseve financiare.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro mbajti një qendrim të pazakontë diplomatik në fjalimin e tij të shkurtër të regjistruar në forum, duke lartësuar rezultatet e administratës së tij pa përmendur asnjë vend tjetër.

“Konteksti aktual ndërkombëtar është një arsye për shqetësim për shkak të rreziqeve ndaj tregtisë dhe flukseve të investimeve për stabilitetin e zinxhirëve të furnizimit me energji dhe investimeve,” tha ai. “Përgjigja e Brazilit ndaj këtyre sfidave nuk është të mbyllet në vetvete. Përkundrazi, ne kemi kërkuar të thellojmë integrimin tonë ekonomik.”

Xi tha gjithashtu se Kina do të përpiqet të zvogëlojë dëmet në zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar të shkaktuar nga pandemia COVID-19, të cilën ajo e ka përballuar me një politikë të linjës së ashpër të bllokimeve dhe karantinave, pavarësisht nga një numër në rënie të rasteve dhe kostoja ekonomike në rritje.

Politika e jashtme gjithnjë e më bindëse e Kinës dhe nxitja për të dominuar tregjet globale kanë shkaktuar një reagim të ashpër në SHBA, Evropë dhe gjetkë, duke përfshirë thirrjet për të zëvendësuar furnizuesit kinezë dhe për të reduktuar varësinë nga ekonomia kineze.

Xi bëri thirrje që kombet të punojnë së bashku për çështje të tilla, duke thënë se përpjekjet për të “ndërtuar një oborr të vogël me mure të larta” nuk ishin në interesin e askujt.

“Globalizimi ekonomik është një kërkesë objektive për zhvillimin e forcave prodhuese dhe një prirje historike e parezistueshme”, tha Xi.

“Të shkosh prapa në histori dhe të përpiqesh të bllokosh rrugën e njerëzve të tjerë, në fund vetëm do të bllokojë rrugën tënde”, tha ai.

blank

Pas kërcënimeve ndaj Lituanisë, Finlanda s’i frikësohet Putinit: Jemi gati për luftë!

Perëndimit duket se i ka sosur durimi me Moskën dhe deklaratat me gjuhë të ashpër që vijnë nga rrethi i Valdimir Putin, ku bëhet thirrje për goditje me armë bërthamore të vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së.

Në një lëvizje të fundit vendet perëndimore kanë reaguar ashpër kundër Putinit, me Finlandën të parën që paralajmëron Rusinë se është e gatshme të luftojë me ta, ndërsa SHBA deklaron mbështetjen ‘e hekurt’ të NATO-s për Lituaninë pas tensionit në rritje për bllokadën e enklavës së Kaliningradit.

Me fantazmën e Luftës së Tretë Botërore që shfaqet mbi Perëndimin, Finlanda e ka sqaruar sot se është gati për betejë në çdo rast.

Shefi i forcave të armatosura finlandeze, gjenerali Timo Kivinen tha se vendi ka qenë duke u përgatitur për një sulm rus për dekada dhe do të bënte rezistencë të ashpër nëse ndodh diçka e tillë.

“Vendi ka ndërtuar një arsenal të konsiderueshëm, por përveç pajisjeve ushtarake, një faktor vendimtar është që finlandezët të jenë të motivuar për të luftuar. Linja më e rëndësishme e mbrojtjes është mes veshëve, siç dëshmon lufta në Ukrainë për momentin”, tha Kivinen në një intervistë.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara thanë sot se çdo sulm ndaj Lituanisë do të “përbënte një sulm ndaj të gjithë anëtarëve të NATO-s”.

Kjo vjen pasi Moska kërcënoi fqinjin e saj me ‘pasoja serioze’ për bllokimin e mallrave të sanksionuara nga BE për të arritur në enklavën ruse të Kaliningradit.

Duke shtuar tensionet e rritura globale, forcat e armatosura franceze kryen një stërvitje ushtarake të befasishme në Estoni, anijet luftarake kineze dhe ruse lundruan pranë brigjeve japoneze dhe Gjermania paralajmëroi Rusinë të mos kërkonte hakmarrje mbi Lituaninë. bw

blank

Rusët që janë kundër luftës përballen me gjoba, burg dhe mbyllje psikiatrike

Demonstruesit brohorasin sllogane gjatë një aksioni kundër sulmit rus ndaj Ukrainës në Shën Petersburg, Rusi, më 27 shkurt 2022.

North Realities

Më 24 shkurt, gjithçka ndryshoi për Irina Bystrovan.

Pronarja e një studioje arti në qytetin verior rus të Petrozavodskit, Irina Bystrova, tha se tashmë kishte tërhequr vëmendjen e autoriteteve ruse duke iu bashkuar demonstratave në rrugë, si ato në mbështetje të politikanit opozitar, Aleksei Navalny.

Ajo, gjithashtu, kundërshtoi zëshëm aneksimin e gadishullit të Krimesë të Ukrainës në vitin 2014.

Kur dëgjoi që presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli pushtimin e Rusisë ndaj Ukrainës, Bystrova tha se shpërtheu në lot. Ajo e nxori zemërimin e saj në punë, duke i vënë një mbishkrim fotografisë së Putinit, ku shkruhej “Digju në ferr!” dhe e postoi në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

Një muaj më vonë, llogaria e saj u bllokua dhe oficerët e policisë dhe Shërbimit Federal të Sigurisë i trokitën në derë. Ata kontrolluan banesën e saj dhe konfiskuan kompjuterë, telefona celularë dhe gjësende të tjera.

Bystrova tani përballet me akuza penale të “thirrjes për terrorizëm” dhe “diskreditimit të forcave të armatosura ruse”. Akuza e saj është e fundit, në numrin në rritje të rasteve në gjithë Rusinë, të autoriteteve që targetojnë njerëzit që flasin kundër luftës.

Irina Bystrova ulet në një gjykatë në Petrozavodsk më 24 mars, ditën kur u akuzua zyrtarisht.

Irina Bystrova ulet në një gjykatë në Petrozavodsk më 24 mars, ditën kur u akuzua zyrtarisht.

Ndërsa akuza e thirrjes për terrorizëm është përdorur për vite me radhë për të targetuar aktivistët anti-qeveritarë, akuza për diskreditimin e forcave të armatosura ruse është e re. Disa ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë, Parlamenti rus përditësoi Kodin Penal, në të cilin përfshiu një sërë veprash të reja që lidhen me veprimtarinë ushtarake ruse.

Që nga 24 shkurti shumë se 15,000 njerëz janë arrestuar në të gjithë Rusinë për demonstrata kundër luftës, sipas vëzhguesve të organizatës OVD-Info.

Disa forma të protestës janë po aq të padëmshme sa fotografia e mbishkrimit të Bystrovës, ndërsa të tjerat marrin një qëndrim më provokues si artistja e Shën Petersburgut, e cila u lye me bojë të kuqe dhe këndoi “Zemra ime rrjedh gjak” përpara legjislaturës së qytetit.

Një tjetër aktiviste u akuzua pasi zëvendësoi fshehurazi etiketat e çmimeve në raftet e një supermarketi me mesazhe kundër luftës.

Aktivistët thonë se aktet e protestës, të mëdha dhe të vogla, ka të ngjarë të bëhen gjithnjë e më të zakonshme teksa lufta po vazhdon pa fund, gjithnjë e më shumë ushtarë të vdekur kthehen në shtëpi dhe rusët e zakonshëm fillojnë të vënë në dyshim justifikimin e Putinit për pushtimin e Ukrainës.

Në ditët e fundit, gjykatat në qytetet ruse Novokuznetsk dhe Yugorsk shqiptuan gjoba me akuzën e diskreditimit të forcave të armatosura ruse, tha organizata OVD-Info. Në të dyja rastet, individët kishin postuar video në internet që shprehnin kundërshtimin e luftës.

Bystrova tha se kur dëgjoi Putinin të shpallte pushtimin e Ukrainës, atë ditë të shkurtit, ajo ishte duke u larguar nga studioja e saj.

“Lotët më rridhnin dhe unë thjesht nuk mund t’i ndalja”, tha ajo për North Realities të Radios Evropa e Lirë. “E kuptova se diçka e tmerrshme kishte ndodhur dhe nuk mund të bëja asgjë. Dhe, më vjen turp të them se jam ruse”.

Prokurorët nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me bazën e rastit kundër Bystrovës, por zyrtarë të afërt me hetimin thanë se shkak ishin postimet në mediat sociale.

Autoritetet i dorëzuan Bystrovës më 24 mars, një kopje zyrtare të akuzave të saj, një ditë pasi banesa e saj u kontrollua. Ajo përballet me deri në shtatë vjet burgim për akuzën e terrorizmit dhe deri në tre vjet burgim për diskreditimin e forcave të armatosura ruse.

Javën e kaluar, një gjykatë në Shën Petersburg urdhëroi që një artist dhe aktivist vendas të shkonte në një klinikë psikiatrike për një vlerësim të detyruar nga gjykata. Ky ishte dënimi për Aleksandra Skochilenkon, e cila kishte zëvendësuar fshehurazi etiketat e çmimeve të supermarketeve me detaje rreth luftës së Ukrainës.

Një nga etiketat, të cilën ajo e vendosi në fund të një shkopi ngjitës në dyqan, shkruhej: “Inflacioni javor ka arritur një nivel të ri të paparë që nga viti 1998 si rezultat i veprimeve tona ushtarake në Ukrainë. Ndaleni luftën”.

Aleksandra Skochilenko kishte zëvendësuar fshehurazi etiketat e çmimeve të supermarketeve me detaje rreth luftës në Ukrainë.

Aleksandra Skochilenko kishte zëvendësuar fshehurazi etiketat e çmimeve të supermarketeve me detaje rreth luftës në Ukrainë.

Rreth 2,400 kilometra në lindje të Petrozavodskut, Konstantin Gamershmidt, një ish-student 22-vjeçar i teologjisë, po përballet me raste të shumta dhe gjoba të shumta për qëndrimin e tij kundër luftës.

Ditën e pushtimit, ai dëgjoi nga një mik për sulmin dhe ai u përgjigj me një postim në VK, gjigantin rus të mediave sociale, ku shkruante: “Jo luftës”.

“Sigurisht, kjo nuk e ndihmoi Ukrainën në asnjë mënyrë, por unë thjesht doja të bëja diçka”, tha ai.

Në prill, ai filloi të postonte video në kanalin e tij në YouTube për problemet sociale në Tyumen, një qytet i madh siberian. Më 18 prill, Gamershmidt xhiroi një video të tij të veshur me një këmishë tradicionale popullore ukrainase dhe ishte duke folur kundër luftës. Ai e quajti Putinin një “xhuxh bunker”.

“Nuk mund ta imagjinoja që xhuxhi bunker do të fillonte të vriste vëllezërit e mi – ukrainas që mbrojnë tokën e tyre dhe rusë, të cilët [agjencitë e sigurisë] i hedhin pa mëshirë në një mulli mishi”, tregoi ai.

Konstantin Gamershmidt po përballet me gjoba të shumta për qëndrimin e tij kundër luftës.

Konstantin Gamershmidt po përballet me gjoba të shumta për qëndrimin e tij kundër luftës.

Në një intervistë të publikuar më 16 qershor me Realitetet Siberiane të Radios Evropa e Lirë, Gamershmidt tha se ai është gjobitur me 70,000 rubla (1,200 dollarë) deri më tani dhe pret një gjobë të tretë prej 50,000 rubla (900 dollarë) në ditët në vijim.

“Thelbi i akuzës është se kam diskredituar ushtrinë ruse. Për të qenë specifik, në videot në kanalin tim në YouTube them, ‘Lavdi Ukrainës’, ‘Rroftë Bjellorusia’, ‘Rusia do të jetë e lirë’ dhe ‘Jo luftës'”, tha ai.

“Epo, unë gjithashtu them atje se Putini është një bishë”, shtoi ai.

Pasi u thirr në Ministrinë e Brendshme për të biseduar me hetuesit, dy oficerë shkuan në shtëpinë e tij më 9 maj dhe e morën në pyetje për pesë orë. Hetuesit paraqitën protokollet penale, duke e vënë atë në dijeni për akuzat dhe gjobat me të cilat përballej.

Ai tha se nuk do të pajtohet me akuzat.

“Unë do të flas më me kujdes tani, sepse mendoj se lufta do të vazhdojë edhe për tre muaj të tjerë, kështu që nëse më fusin [në burg] nuk do të kem ndonjë dobi”, tha ai.

“Do të më duhet ta mbaj gojën e mbyllur, por jo sepse kam frikë, por sepse tani është e nevojshme strategjikisht”.

Në Petrozavodsk, Bystrova po lufton për të shmangur vlerësimin psikiatrik të urdhëruar nga gjykata.

“Unë jam paqësore. Dhe i dua fëmijët; kur vdesin fëmijët, është e tmerrshme. Në familjen time, pesë njerëz vdiqën në Luftën e Madhe Patriotike, por unë nuk vrapoj rreth e rrotull duke bërtitur: ‘Mund ta bëjmë përsëri”, tha ajo, duke iu referuar Luftës së Dytë Botërore.

“Përkundrazi, siç thonë në Evropë: Kurrë më”, tha ajo. “Pse nuk kam frikë? Nëse do të kisha frikë, kush përveç meje do t’u dilte në mbrojtje? Nëse të gjithë kanë frikë, ne nuk do të mund të bëjmë kurrë asgjë”.

“Nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Nuk mund të bëhet më keq”, tha Bystrova.

Përgatiti: Erjonë Popova
blank

Sullivan: sulmi i Rusisë në Ukrainë, një akt agresioni masiv

VOA

Ambasadori amerikan në Moskë thotë se sulmi i Rusisë në Ukrainë ishte një “akt agresioni masiv”. I sapoardhur nga Moska në Uashington për të marrë pjesë në konferencën e përvitshme të ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara, Ambasadori John Sullivan tha në një intervistë për shërbimin në gjuhën ruse të Zërit të Amerikës se gjithçka i atribuohet vendimit të një personi, Presidentit rus Putin, për të filluar këtë luftë.

“Sapo u ktheva javën e kaluar nga Moska për këtë konferencë dhe është e habitshme se si bota është përmbysur që nga lufta e Rusisë, agresionit që filloi në fund të muajit shkurt. Është subjekti i kësaj konference të ambasadorëve amerikanë nga e gjithë bota, për t’u siguruar se bota e di dhe i përgjigjet këtij akti agresioni masiv dhe lufte të dhunshme në kontinentin evropian, me predha artilerie dhe raketa që bien mbi qytete të lashta në Evropë, pamje që menduam se i lamë pas në shekullin e 20-të, me të pafajshëm që vriten, gra dhe fëmijë, spitale dhe shkolla. Të gjitha këto për shkak se qeveria ruse dhe Presidenti Putin vendosën të fillonin një luftë agresioni, në përpjekje për të pushtuar një vend të pavarur dhe sovran, ose pjesë të tij, një vend anëtar të OKB-së”, tha Ambasadori Sullivan.

Ndërsa në Rusi vazhdon shtypja ndaj aktivistëve opozitarë dhe mediave të pavarura, Ambasadori Sullivan u takua rishtazi në ministrinë e jashtme ruse për të protestuar ndaj kërcënimeve për gazetarët që punojnë në agjencitë amerikane të lajmeve në Rusi.

“Kam qenë në Moskë për mbi dy vite e gjysëm tashmë, dhe që nga dita kur mbërrita, ka qenë një ortek i pandalshëm shtypje graduale ndaj të drejtave të njeriut, shoqërisë civile, gazetarëve, shoqatave joqeveritare. U miratua një ligj, për individë dhe organizata, që përcaktohen si agjentë të huaj, apo ekstremistë dhe njerëzit janë shtrënguar të largohen nga vendi. Këta janë rusë besnikë, që kanë jetuar në atdhe gjatë gjithë jetës së tyre, që e duan vendin e tyre dhe që nuk janë dakord me veprimet, që ka ndërmarrë qeveria e tyre. Detyrohen të largohen nga vendi, nëse janë me fat. Nëse jo, i dërgojnë në kampe pune për ca kohë”, tha Ambasadori Sullivan.

Për të diskutuar situatën me aleatët, Presidenti Joe Biden do të udhëtojë këtë fundjavë drejt Gjermanisë për takimin e G-7ës dhe në vazhdim drejt Madridit për takimin e NATO-s. Ambasadori Sullivan thotë se pritshmëritë janë të larta.

“…në çdo moment, Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët, kanë demonstruar unitet të jashtëzakonshëm. Kam besim tek rezultati i takimit të G-7ës dhe i takimit të udhëheqësve të NATO-s. Ishte gabimi i qeverisë ruse dhe i Presidentit Putin që nënvlerësoi unitetin e aleancës së NATO-s, Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve tanë në BE. Ishte një gabim, pasi ne jemi të bashkuar, dhe do t’i rezistojmë këtij agresioni”, tha ai.

Ambasadori Sullivan është optimist edhe për sa i përket debatit për të ulur ndërvarësinë e Evropës nga furnizimi me karburant dhe gaz nga Rusia.

“Është një problem afatshkurtër që do ta zgjidhim së bashku, dhe nuk do të gabojmë sërish duke u mbështetur më shumë se ç’duhet tek një vend kaq i paqëndrueshëm, agresiv dhe armiqësor si Rusia”, thotë ai.

Megjithëse Ambasadori Sullivan është i shqetësuar prej faktit se propaganda në Rusi i ka paraqitur popullit një pamje krejt të ndryshme të luftës në Ukrainë, ai ka ndjesinë se diçka po fillon të ndryshojë.

“Mendoj se ekziston një ndjesi jo shumë e dukshme në Rusi, se diçka nuk shkon dhe se ajo që po ndodh në Ukrainë është gabim. Ata e mbështesin vendin e tyre. E duan ushtrinë e tyre. Por diçka nuk shkon, dhe ata e dinë këtë gjë; mund ta ndjesh këtë ndjesi të fshehtë. Njerëzit duan të dinë: Kur do të ndalet? Kur do të rikthehen gjërat siç ishin më parë? Dhe mesazhi është se, fatkeqësisht, nuk do të ndodhë së afërmi”, thotë Ambasadori Sullivan.

blank

Mbante valixhet me kodet bërthamore për Putinin, qëllohet me armë zjarri në shtëpinë e tij koloneli rus

Një nga kolonelët e besuar të presidentit rus Vladimir Putin, është gjetur në shtëpinë e tij i plagosur rëndë.

The Mirror raporton se 53-vjeçari Vadim Zimin, ndodhet në kujdes intensiv por nuk ka humbur jetën.

Zimin për një kohë ta gjatë ka shërbyer si mbajtës i valixhes me kodet bërthamore të liderit rus, duke e shoqëruar këtë të fundit kudo që shkonte.

Zimin u gjet i plagosur me plagë me armë zjarri në kuzhinën e banesës së tij në Krasnogorsk, në Moskë ndërsa ngjarja ka ndodhur në një kohë që bashkëshortja e tij, mjeke, ishte larg shtëpisë duke trajtuar të plagosurit nga lufta e Putinit në Ukrainë.

I plagosuri u gjet nga i vëllai, i cili ka rrëfyer se Zimin ishte i shtrirë në tokë në një pellg gjaku dhe me një plakë në kokë. Pranë tij është gjetur edhe një pistoletë 79-9TM.

“Ngjarja vjen në një kohë kur koloneli Zimin po përballej me hetim penal për marrje ryshfeti pasi iu bashkua shërbimit doganor në një rol të lartë”, raportoi Moskovsky Komsomolets.

Pavarësisht se kishte mohuar çdo akuzë, Zimini ishte në arrest shtëpie. bw

blank

blank

blank

Turqia dhe Rusia arrijnë marrëveshje mbi eksportin e grurit ukrainas

Një anije e marinës ruse patrullon në portin detar të ngarkesave të Mariupolit, Ukrainë, 12 qershor 2022.

RFE/RL

Një delegacion turk udhëtoi për në Moskë të mërkurën e 22 qershorit për të biseduar mbi mundësinë e rifillimit të eksporteve të grurit nga Ukraina përgjatë Detit të Zi.

Në takimin që zgjati disa orë në Moskë, përfaqësuesit nga Ministritë e Mbrojtjes të Turqisë dhe Rusisë arritën një marrëveshje për bashkëpunimin e mëtejshëm për kalimin e sigurt të anijeve tregtare turke dhe eksportin e grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi.

Miliona tonë grurë dhe drithëra të tjera janë bllokuar prej muajsh në portet e Ukrainës që nga nisja e pushtimit rus, duke sjellë shqetësime mbi krizën dhe rritjen e çmimeve në të gjithë botën.

“Palët diskutuan për daljen e sigurt të anijeve tregtare turke dhe eksportin e grurit nga portet e Ukrainës, po ashtu edhe mbi lundrimin e sigurt në Detin e Zi”, thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse pas takimit të së mërkurës.

Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur bllokimin e kalimit të anijeve me grurë ukrainas, duke fajësuar sanksionet perëndimore si shkak për krizën ushqimore.

Turqia, e cila ka mbajtur marrëdhënie të mira me Moskën dhe Kievin, ka ofruar të mundësojë kalimin e anijeve nga Ukraina bazuar në një plan të OKB-së që do të garantonte korridore të sigurta në Detin e Zi.

Të mërkurën një anije mallrash e Turqisë u largua nga porti i Mariupolit, qytetit ukrainas të pushtuar nga Rusia, pas një raundi bisedimesh “konstruktive” me Moskën, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të Turqisë, pa specifikuar nëse po transportonte grurë.

“Takimi në Moskë dha rezultatin e tij të parë konkret”, tha Ministria e Mbrojtjes e Turqisë në një deklaratë.

“Vetëm pak orë pas përfundimit të takimit, anija turke e mallrave të thata, e cila priste prej ditësh, u largua nga porti ukrainas”.

Deklarata shtoi se ‘Azov Concord’ u bë anija e parë e huaj që u largua nga porti në Mariupol – një qytet i shkatërruar nga bombardimet ruse.

blank

Tërmet në Afganistan – qindra të vrarë dhe të plagosur

VOA/Marrë nga Reuters

Një tërmet prej 6.1 shkallësh që goditi të mërkurën Afganistanin, la pas vetes të paktën 280 të vdekur. Autoritete thanë se qindra njerëz kanë mbetur të plagosur dhe numri i viktimave ka të ngjarë të rritet, ndërsa arrijnë informacione nga fshatrat e thella malore.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se tërmeti goditi rreth 44 kilometra nga qyteti Khost, pranë kufirit me Pakistanin.

“Lëkundje të forta dhe të gjata”, postoi një banor i kryeqytetit afgan, Kabul, në faqen e internetit të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

“Ishte i fortë”, tha një banor i qytetit veriperëndimor pakistanez të Peshawarit.

Fotografitë e publikuara në mediat afgane shfaqën shtëpi të rrënuara dhe trupa të shtrirë përdhe të mbuluar me batanije.

EMSC-ja tha se fuqia e tërmetit ishte 6.1 shkallë, ndonëse USGC tha se ishte 5.9.

Zyrtari i ministrisë së Brendshme, Salahuddin Ayubi, tha se numri më i madh i vdekjeve të konfirmuara është në provincën lindore afgane të Paktikas, ku 255 veta humbën jetën dhe më shumë se 200 u plagosën.

Në provincën Khost, 25 njerëz humbën jetën dhe 90 veta u dërguan në spital, tha ai.

“Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet pasi disa nga fshatrat shtrihen në zona të thella malore dhe do të duhet kohë për të mbledhur të dhënat”, tha ai.

Autoritetet kanë filluar një operacion shpëtimi dhe helikopterët po përdoren për të arritur tek të plagosurit dhe për të shpërndarë furnizime mjekësore dhe ushqime, shtoi ai.

Lëkundjet u ndjenë nga rreth 119 milionë njerëz në Pakistan, Afganistan dhe Indi, tha EMSC në Twitter.

Nuk ka raporte të menjëhershme për dëme apo viktima në Pakistan.

Fatkeqësia goditi Afganistanin që po kalon një krizë të rëndë ekonomike që kur talebanët morën kontrollin në muajin gusht të vitit të kaluar, pasi forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara u tërhoqën pas dy dekadash lufte.

Në përgjigje ndaj vendosjes së pushtetit të talebanëve, shumë qeveri kanë vendosur sanksione ndaj sektorit bankar të Afganistanit dhe kanë shkurtuar mbështetjen prej miliarda dollarësh.

Ndihmat humanitare kanë vazhduar dhe agjencitë ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara vazhdojnë të operojnë në Afgansitan.

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme afgane tha se do të mirëpritet ndihma nga çdo organizatë ndërkombëtare.

Pjesë të mëdha të Azisë Jugore janë zona aktive sizmike sepse një pllakë tektonike e njohur si pllaka indiane, po shtyn në veri në pllakën euroaziatike.

Në vitin 2015, një tërmet goditi verilindjen e largët afgane, duke vrarë disa qindra veta në Afganistan dhe Pakistanin verior.

blank

Moska i bën kërcënime Lituanisë

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis

Rusia drejton gishtin në kufizimin e tranzitit tregtar në enklavën e Kaliningradit, por Vilnius pretendon se “po aplikon vetëm sanksione”.

 

VOAL- E ngarkuara me punë e ambasadës së Lituanisë në Moskë u thirr në ministrinë e jashtme, e cila i paraqiti asaj një protestë zyrtare kundër kufizimit të tranzitit tregtar në enklavën ruse të Kaliningradit.

Sipas agjencive ruse, ministria shtoi se nëse bllokada nuk hiqet, Rusia rezervon të drejtën “të ndërmarrë veprime për të mbrojtur interesat e saj”.

Nga ana e tij, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, sipas agjencisë zyrtare ruse të lajmeve Tass, e cilësoi ndalimin e tranzitit të mallrave të sanksionuara nga BE në Kaliningrad në Lituani si “të paprecedentë”. “Vendimi është në fakt i paprecedentë. shkel çdo rregull të mundshëm. Ne e kuptojmë se kjo rrjedh nga vendimi i Bashkimit Evropian për të shtrirë sanksionet për tranzitin e mallrave. Ne gjithashtu besojmë se është i paligjshëm”, tha Peskov sipas TASS.
“Ne nuk bëjmë asgjë të çuditshme”

“Lituania nuk po bën asgjë të çuditshme në Kaliningrad dhe nuk është hera e parë që këto akuza vijnë nga Rusia. Sanksionet thjesht kanë hyrë në fuqi që nga 17 qershori (kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, red. ) dhe ne po i zbatojmë sipas udhëzimeve të Komisionit”, deklaroi ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis në margjinat e këshillit të punëve të jashtme në Luksemburg për “bllokun” ndaj enklavës ruse. “Jo të gjitha mallrat janë prekur nga sanksionet, rreth 50% janë në listën tonë të tranzitit”, tha ai. rsi-eb

blank

Një dhëmb i Lumumbas vjen në shtëpi

Kutia që përmban dhëmbin e lënë në një makinë varrimi

Një kuti që përmban atë që është ndoshta e vetmja mbetje e njohur e kryeministrit kongolez të vrarë në vitin 1961 u jepet trashëgimtarëve

VOAL- Kreu i prokurorit federal belg, Frederic Van Leeuw, dorëzoi një kuti që përmbante një dhëmb (mbetja e vetme e njohur e heroit të pavarësisë së Kongos, Patrice Lumumba) të vrarë më 1961 në Bruksel gjatë një ceremonie të transmetuar drejtpërdrejt në televizion të hënën. Në ceremoni ishin të pranishëm fëmijët e udhëheqësit të vrarë Juliana, François dhe Roland.

“Faleminderit për veprimet ligjore që keni ndërmarrë sepse, pa to, ne nuk do të ishim këtu ku jemi sot dhe kjo ka lejuar drejtësinë e vendit tonë të ecë përpara”, tha Van Leeuw teksa dorëzonte kutinë blu të ndezur. Dhëmbi u sekuestrua nga drejtësia belge në vitin 2016. Një falje zyrtare familjes, gjatë ceremonisë, erdhi edhe nga kryeministri belg.

Familja e ish-kryeministrit do ta kthejë reliken në vendlindje, e cila ka përgatitur tri ditë zie kombëtare nga data 27 deri më 30 qershor për heroin kombëtar të pavarësisë. Arkivoli do të ekspozohet në Palais du peuple, selia e parlamentit kongolez dhe ceremonia zyrtare e varrimit do të bëhet më 30 qershor, në datën e 62-vjetorit të Republikës Demokratike të Kongos, në një mauzole të ndërtuar në periferi lindore të Kongos. Kinshasa.

blank

Mbreti i Belgjikës me familjen e Lumumba

 

Patrice Lumumba ishte kryeministri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Republikën Demokratike të Kongos (DRC) pas pavarësisë nga Belgjika më 1960. Ai alarmoi Perëndimin, në krye të një qeverie që zgjati vetëm tre muaj, me hapjet e tij ndaj Moskës dhe Bashkimit Sovjetik në mes të Luftës së Ftohtë.

blank

Rusët përdorën mbi 210 municione të ndaluara në Ukrainë

Rusia ka përdorur më shumë se 210 municone të ndaluara në Ukrainë, shumica dërmuese e tyre pa një drejtim të caktuar, sipas New York Time.

Gazeta amerikane i ka identifikuar këto municione të ndaluara përmes fotove të gazetarëve dhe burimeve të tjera.

Po sipas kësaj gazete më shumë se 210 municione i përkasin llojeve që janë të ndaluar gjerësisht sipas traktateve të ndryshme ndërkombëtare.

“Pothuajse të gjitha ishin municione thërrmuese, përfshirë nën-municionet e tyre, të cilat përbënin një rrezik serioz për civilët dhe për dekada pas përfundimit të luftës,” theksoi gazeta, duke shtuar se “më shumë se 330 armë të tjera duket se janë përdorur kundër ose afër strukturat civile”.

syri.net

blank

Garë e re armatimi në fushën e mjeteve ajrore pa pilot

VOA

Përdorimi në shkallë të gjerë i dronëve në luftën në Ukrainë po nxit një garë të re armatimesh mes prodhuesve të sistemeve ajrore pa pilot, si dhe inxhinierëve që zhvillojnë programet operuese të komunikimit dhe mbrojtjes.

Kompanitë pjesëmarrëse në panairin ndërkombëtar ushtarak në Paris thonë se pilotët dhe njësitë e tyre në fushën e betejës po eksperimentojnë gjerësisht me teknologjinë e mjeteve ajrore pa pilot.

Shtimi i përdorimit të pajisjeve që bllokojnë ose ndërhyjnë në komunikimin mes dronëve dhe njësive telekomanduese po ndikon ndjeshëm tek aftësitë në fushën e betejës.

“Dronët, që kushtojnë rreth 2 mijë dollarë, dërgohen me mision për të gjetur vendndodhjen e armikut, pra objektivin, duke ofruar të dhëna në kohë reale për njësitë e artilerisë që të godasin. Pas goditjeve me artileri, dronët ofrojnë të dhëna nëse është arritur qëllimi, apo nëse nevojitet një valë tjetër goditjesh. Kjo është arsyeja pse këta dronë kaq të vegjël janë kaq të rrezikshëm në fushën e betejës”, thotë Red McClintock me firmën Droneshield.

Por teknologjia që bllokon apo manipulon sinjalet e komunikimit mes pilotëve dhe dronëve përbën një problem madhor në fushën e betejës. Është një garë midis prodhuesve të sistemeve kundër dronëve dhe prodhuesve të dronëve në përgjithësi, thotë Thomas Duroyon i cili drejton kompaninë Traak që ofron teknologji të gjurmimit të vendndodhjes dhe sensorë që përdoren në dronët luftarakë.

“Në Ukrainë kemi vënë re sfidën që paraqet bllokimi i sinjaleve të komunikimit me dronët. Nëse rrit në maksimum valët që bllokojnë sinjalin, kuptohet që bllokon edhe sinjalet për komunikimet e tjera. Prandaj është shumë e nevojshme gjetja e një ekuilibri”, thotë ai.

Por, këto pajisje që nxjerrin jashtë loje dronët, luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër qindra dronëve të vegjël, jo-ushtarakë, që në disa raste përdoren për të zbuluar vendndodhjen e armikut me qëllim goditjet preçize me artileri.

Pajisjet me teknologji të lartë për bllokimin apo hakerimin e valëve të komunikimit mes dronit dhe komandës po luajnë një rol vendimtar në fushën e betejës.


Send this to a friend