XIX. PER PAQË T’EUROPËS.
Lufta e tmerëshme Evropjane, qi kishte fillue në vitin 1914, shkonte tue u ba përherë e ma e rrebtë, tue shkretnue vise e qytete, tue korrë flije njerzore e tue mbështjellë mbarë njerzimin në váj e mjerim. Me këte kangë qi asht nji lutje e thekshme, Poeti, mbasi përshkruen mjerimin e shkretnimin e luftës, i siellet Krishtit, tue i qitë para pafajsinë e fëmijve të vogjël qi vuejn, mjerimin e sa nanave të shkreta e jetën e flijueme sherbimit hyjnuer të sa e sa njerzve, për me i lypë paqë për Evropën e kallun flakë.
Kjolirikë, qi shpërthen prej nji besimi të gjallë asht ndër ma të njohtunat e Fishtës. Zana e tij këtu na zblohet se asht jo vetëm e rrebtë, dermuese, e idhtë sa me u kapë deri me Hyjin, por edhe e butë, e ambël, përshkuem thellsisht prej ndjesishë bujare njerzore.
Asht botue së pari në Perparimi, në Qershor 1916.
Kthellët per nen kupë të qiellvet
Nji tym i shpeshtë asht dyndun,
E dhén permnershem kand e kand tundë gjama,
Alpe edhe karpa shungullojn frigueshem;
- Rrposen qytete, biejn mbretni t’ permenduna
E nieri e gjaja shuhen;
E atje, ku thojshe se t’ harruemet vrrije
T’ Elizit rishtas permbi dhé bleruene,
Atje sod ka veç vorre,
- E gjaku i njerit gurgullon, si rrkaja
Mbi shtoj t’ mjeruem, kah rrmben prej bjeshkvet t’ mdhaja.
– A mos asht dita kjo ma e mbramja e shekllit,
N’ t’ cillen arrsye Gjyqtari
Do t’ i lypë rruzullimit
- Per t’ shkelunen prej si Hyjni qiellore:
Per gjak mbi dhé t’dikuem;
Per lot nanash e t’ vorfensh pa bukë mbetun,
E per t’ drejtin pa gjyq nen kambë t’ poshtnuem?-
O luftë tri herë mizore,
- Se shum na i reshe ti mbi shekull kobet!
Se mbrapshtë prej teje dhanë asht p ‘rherë njerzimit!
Ti kjé, po, ajo qi shkime,
Gjithshka ma t’ hijshem pat ndertue a t’ madhnueshem
A burrnija teutone,
- A bujarija e Galvet,
Ase kultura e Albjonës e urtia Austrjanvet:
Qi njerzt kshtu i çorodite,
_________________________________________________________________________
- Asht dyndun: asht çue përpjetë, 3. kand e kand: prej nji skaji në tjetrin trandë. 4. karpoi: Simbas Vasmer emni Karpoi dhe i malëve Karpate vjen nga fjala karpë. 5.rrposen: rrënohen ose përmbysen. 7. vrrije: Viset e fushave Elize, nji vend i bukur i shpirtenve të mirë. Asht marrë nga mitologjia Greke. 11. rrmben: dikohet, buron. 15. per t’shkelunen…: për arsye se njerzimi u çue kundër Zotit. 20. reshe…kobet: prune mjerimet, sollën mjerime. 24. teutone: gjermane, tedeshke. 25. e Galvet: e francezve. Asht emni i vjetër me të cillin quhej prej Romakve pjesa ma e madhe e banorve të Francës së sotme, qi thirrnin vetën Keltas.
- e Albjonës: e Anglisë. Albion asht emni i vjetër, me të cillin quhejshin Keltasit e Helenët Britaninë e Madhe, sot përdorët si emen poetik për me tregue dinakinë e saj. 27. Kuptohet kështu: ti kjé, po, ajo qi njerzit etj….
-56-
Sa atje, ku ‘i Dante, a nji Sheakespeare, a ‘i Goethe,
Nji Buonarroti, a nji Mozart na i shfaqen
- Bukurit e Parrizit,
Atje Ottentotti, thue, shkon sod tue ndjekun
Shkerbét e egëra. Shue kjoftë barbari
Shue kjoftë, po, njai, qi i pari
Armët kavatoi mizore,
- E forcen tager bani,
E m’ rrashta njerzsh selin qi vu mbretnore!
O Zemra e Shugurueshme e Jezu Krishtit,
Pshtona: Po hupim! Dhimbë po a s’ké per t’ ngraten
Evropë, ka’ e sheh kshtu la me gjak? Mostjeter
- Fmija lè t’ dhimben, qi po i sheh se ûje
Nder duer t’ nanavet t’ veta
Shkimen si lule t’ njoma,
Kur t’ thatt i merr. Ah! Po, nder tjera mote
Tjeter kujdes ndaj fmin, po thonë, ké pasun:
- Dikur atje n’ Ninive,
Veç prej dhimbe ndaj t’ bardhen shpresë t’ njerzimit!
– Ndaj fmin e vogel, po Ti, Zot tue kenun,
Dér fjalen t’ Ande shndrrove
E neper fmi dhe prindt e tyne i pshtove:
- Nder mend, pra, o Zot, lé t’ biejë
Sa djersë e gjak kta fmi Ty t’ kanë kushtue,
E mos premto, qi ata, të cillët nuk njohin
Ende ka’ a’ e djathta a e rrmakta,
Ndeshkime t’ vuejn per faje
- Qi vetë s’ i banë. A nuk po sheh, si t’ mjerat
Nana t’ mbetuna t’ veja e n’ zi t’ mbethyeme
E tu’ u lnuerë ftyret, para Teje ngasin,
Ndihmë edhe mshrirë me lypun
Per fmi të vet – per t’ amblin gjak të zemres?
- Deh! Per kto nana t’ shkreta
_________________________________________________________________________
- Dante: Ma i madhi poet i letersisë italiane e nji ndër zhenit botnore, autor i “Komedisë Hyjnore”, ndër përfaqsuesit e mendimit të Mesjetës. – Shakespeare: shkrimtar dramaturg anglez i përmendun në letersi botnore (1562-1616); dallohet për fuqi të shprehjes e figurash të nji rryme të ré të dramaturgjisë. Nuk mori parasyshëtri njisitë e Aristotelit. Ka shkrue shumë aq sa shumë vargje e hemistikë u bane popullore. Krahasohet me Grekët e vjetër.
Goethe, asht ma i madhi poet Gjerman (1749-1832). Estet i madh, lavroi gjini të ndryshme letrare; kjé naturalist e arkeolog. Kryevepra e tij asht Fausti. – Buonarroti: Michelangelo Buonarroti (1475-1564), artist i gjithanshëm: piktor, skulptor e arkitekt fort i përmendun, poet, ingjenjer… Ka lanë kryevepra botnore: në pikturë Kapela Sistine; skulpturë: Mojzehi e Davidi…arkitekturë: Kupola e Shën Pjetrit…etj. –Mozart: Muzikant austriak (1756-1791), ka shkrue simfoni, quartett-e, meshë, koncerte etj. Kryevepra e tij asht Don Giovani. – Ottentoti: rracë afrikane jugore, me lëkurë në ngjyrë t’ullinit, rrashtë të ultë, buzë të trasha, hundë të shtypun, gojen e çueme; Nuk duket ndryshe, por si t’ishte Ottentotti qi ndjekë bishat e egra, kaq asht i madh terbimi i luftës. 37. – pshtona: trajtë familjare. 39. ûje: urije. 45. Ninive: Nji ndër kryeqytete t’Asirisë, në breg të Tigrit, përballë Mosulit sotëm. Banohet nga njiqind e njizet mijë njerzë. 57. e tue u lnurë…: tue shprishë fëtyren nga dhimbje.
- Nji shprehje me të vërtetë prekse… për t’amblin gjak të zemrës.
-57-
T’ kesh dhimbë, o Zot! Ti vetë, po, Nanë ké pasun,
E Vetë m’ atë mal t’ Kalvarit
Pezull prej Krygjet Ti ké mujtë me pamun
Se shk’ asht, p’r ‘i zemer nane
- Me mbetë pa djalë! A thue
Mizore sod jé ba e e butë e e ambel,
Si motit, Ti ma s’ jé ?
Jo, jo! Ma para ngrihet akull dielli,
Se ftofet mshira e Jote
- Ndaj t’ shuemt, qi dnesin nder travajë t’ ksajë bote.
E di, se t’ kqi na jemi,
E se ‘dhe teper keqas fye na t’ kemi;
Por prap n’ mjes nesh nder mija s’ kqish mund t’ gjindet
Ma se nji i mirë. Po e xam, atje mbi Tiber
- Ké mkambsin t’ And, per t’ cillin vetë na fole
Se ai asht goja e s’ Vertetës: Ké permbi Donaj
Nji tjeter plak t’ nderueshem,
Qi, hijshem thijat njeshë me keze lari
Të korruna prej mbarë njaj bote s’ mujtne,
- Sot m’ gjuj perpara Teje
Me zéll e dashtni Féje
Vehten, e Shpin e ‘i Monarki t’ pushtedshme
Ty bujarisht T’i fali:
E ké Princat e Kishës, të cillt me dije
- E me urti jete Shejten Fé t’ stolisin.
Ké mbasandej me mija
Meshtarësh e Rregulltarësh, të cillt jo vetem
Per nen lemaje t’ hjedhta e të madhnueshme
Me jone t’ ambla palë – palë t’ pershndesin,
- Por nder shkreti, edhe t’ egrin msojn me kndue,
Se e butë Ti jé e pervujtun,
Se Ti gjithmonë ké ruejtun larg rreziku
T’ devoçemt t’U. Janë vashat prap, qi flije
T’a banë m’ therore lulen e pastris
- E qi m’ balçem t’ dashtnis,
N’ flakë t’ Ande qi e goditen,
_____________________________________________________________
- Kalvari. Mali i Golgotës, ku kjé kryqzue Krishti. 70. ndaj t’shuemt: njerzve të shkretë, të mjerë. – Dnesin: fshajnë, kjajnë me dnesë, tue iu marrë fryma. – travajë: pikllime, ngashrime. 74. mbi Tiber: Në Vatikan, mbi lumin Tiber qi përshkon Romën. 75. mkambsin Tand: Papën, Benedikti i XV, njeri zemër mirë e i dhimbëshem, i cilli kujtoi me ndihma edhe Atdheun tonë pa dallime besimi. Ka ndërmjetsue qi Korça t’i mbetët Shqipnisë. Me datën 1 Gusht 1917, u drejtoi nji apel paqe kryetarve të Shteteve, tue paraqitë propozime konkrete për nji paqë të drejtë e të qendrueshme. 76. Donaj: Donau, Danubi. – Tunë: Në Vjenë, asht thirrë kryeqyteti i Perandorisë Austro-Hungareze. 77. nji plak tjeter..Franc Jozefi, Perandori qi n’atë kohë ishte 86 vjeç.- me keze lari: kunorë dafine, shenj lavdije. 83. Princat e Kishës quejti Kardinalët. –rregulltarësh: mungarësh. 88. nen lemaje..: nen harqe të nalta të Kishave – me jone: me melodi, – palë-palë: tue këndue oficen, meshën. 90. nëper shkreti..: Misionaret qi shkojnë nëpër vende të pazhvillueme tue përhapë Ungjillin e qytetnimin, tue ngritë shkolla, spitale etj. 95. balçem: Balsam, substancë rrëshinore.
-58-
Dhimbat e varrët ia zbusin t’ ngratë njerzimit.
Por edhe n’mjes tallazeve t’ ktij sheklli
Ké asish, qi gjith hollimin
- E mendes s’ vet per Ty me shpresë e truejn
E m’ tryeza t’njyme ase nder vjerrsha t’ ambla:
Qi të vorfen, kashaten e dajn goje,
Per me t’u ngrehun templla edhe therore.
Po a nuk po i sheh, moj Zemra e Shugurueshme,
- Sa t’ gjata e të madhnueshme
Lshojn hijet Kishat t’Ua,
Neper qytete t’ ksajë Evropë t’ shretnueme?
Po, a ‘i mend, thue ké per t’ lanun,
Qi grykëzjarrtat gopedra
- T’ i rrposin Kishat, T’ i shemtojn permnershem
T’ devoçemt t’U? Ah jo! Ti qi Abrahamit
I thae, se vetë Sodomen kish’ kursye,
Po t’ kishin ndodhë dhetë t’ drejtë permbrenda sajë,
Ti, po, se s’ ké m’e lshue,
- Qi mbarë sod n’ vorr të shuhet
Nji Kishë Shejtensh, prej Téje m’ kambë ndertue.
Po, po; Ti sod, o gurra e dashtnis Shejte,
Lshoj fashë zemrat e njerzvet,
Vllaznoj popuj e mbreten,
- E ban qi paqa vrik t’ na ngushllojë jeten;
Pse bota mbarë, atëherë, kah lén e kah merr dielli
Ka me t’ lavdue me t’ ambla jone t’ reja,
E ma e kerthnesët ka me lulzue prap Féja.
________________________________________________________________
93-97. Janë vashat..: Varza të reja në ma të bukren kohë, qi tue i mohue vetës idilin e nji jete plot andrrime e lule, i kushtojnë Hyjit para Elterit (m’therore) pastërtinë për të gjithë jetën, e me balçem (metaforë) erë e kandshme ngushëllim i dashtnisë, të cillin e goditën (e ndreqën) në flakën e dashtnisë hyjnore, sherojnë tue sherbye ndër spitale, dhimbjet e plagët. 100. truejn: i kushtojnë, bajnë flij. 101. tryeza të njyme: tue krijue vepra arti. 103. templla..: Kisha e Elterë. 111. Abrahamit: Patriarkë e themelues i popullit Hebre, i cilli u shpërngul prej Urit të Kaldés e xuni vend në Palestinë. 112. Sodomen: Qytet i vjetër i Palestinës i përmendun për doke të prishuna, qi kjé rrenue, bashkë me Gomorren, prej nji zjarmi qielluer për ndeshkim të mbrapshtive të banorve. Abrami u mundue me ndërmjetsue pranë Hyjit, por nuk kjé i zoti me gjetë as dhetë njerzë të drejtë (Gen. XVIII, 16-33). 118. lshoj fashë: paqëtoi, ranë në paqë. 123. kerthnestë: e gjallë, e fuqishme.
Komentet