VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

MREKULLITË E YJEVE, QIEJ TË TEJMBUSHUR – Poezi nga RAINER MARIA RILKE – Përktheu FASLLI HALITI

By | December 6, 2018

Komentet

NË KËTË SEZON TË NXEHTË – Poezi nga NAZIM HIKMET (1902-1963) – Përktheu FASLLI HALITI

15 janar 1902 – Mosca, 3 qershor 1963

NË KËTË SEZON TË NXEHTË

 

Në këtë sezon të nxehtë unë mendoj për ty

për lakuriqësinë, qafën tënde, duart e tua

për këmbën tënde të shtrirë mbi divan

si një dallandyshe e bardhë

ajo që ti më thoshe

në këtë stinë të nxehtë mendoj për ty

nuk di se çfarë mendoj më shumë

për atë që shihja me sytë e mi

qafën tende, dorën, këmbën tënde lakuriqe

apo për atë që më thoshe duke të dhuruar

 

në këtë nxehtësi të verdhë mendoj për ty

në këtë nxehtësi të verdhë në dhomë hoteli

    

duke menduar për ty

zhvishem nga vetmia ime

nga vetmia ime që i ngjan vdekjes.

 

   

        Përktheu: Faslli Haliti

EDHE KËTË MËNGJES U ZGJOVA – Poezi nga NAZIM HIKMET (1902-1963) – Përktheu FASLLI HALITI

15 janar 1902 – Mosca, 3 qershor 1963

 

EDHE KËTË MËNGJES U ZGJOVA

Edhe këtë mëngjes u zgjova

dhe muri, perdja, xhamat, plastika, druri

ranë mbi mua në masë

dhe drita e argjendtë e nxirë e llambës

 

më ra sipër edhe një biletë tramvaji

dhe e verdha e murit dhe tre rreshta shkrimi

dhe dhoma e hotelit dhe ky vend armik

dhe gjysma e ëndrrës së rënë u shua

 nga kjo anë

m’u përplas sipër balli i bardhë i kohës

kujtimet më të hershme dhe mungesa jote  në shtrat

dhe ndarja jonë dhe ajo që jemi

U zgjova edhe këtë mëngjes dhe të  dashuroj.

 

    

                     Foto di Robert Doisneau

         Përktheu: Faslli Haliti

U BËNË NJËQIND VJET QË S’E KAM PARË FYTYRËN E SAJ – Poezi nga NAZIM HIKMET (1902 – 1963) – Përktheu FASLLI HALITI

  15 janar 1902 – Mosca, 3 qershor 1963

 

U BËNË NJËQIND VJET QË S’E KAM PARË   

                     FYTYRËN E SAJ

 

U bën njëqind vjet që s’kam parë fytyrën e saj

që  nuk e kam kaluar krahun

rreth mesit të saj  

që s’jam ndalur në sytë e saj

që nuk kam vënë në dyshim

qartësinë e mendimit

që s’e kam prekur

ngrohtësinë e barkut të saj

ishim në të njëjtën degë bashkë

      ishim mbi të njëjtën degë

të rënë nga e njëjta degë u ndamë

dhe mes nesh koha është njëqind vjeçe

      njëqind vjeçe rruga

dhe njëqind vjeçe gjysmëerrësira

       vrapoj pas teje.

 

 

      Përktheu: Faslli Haliti

MRIZI I ZANAVET – XVIII. NJI MISIONARI FRANÇESKAN. – Poezi nga GJERGJ FISHTA

 

XVIII.  NJI  MISIONARI  FRANÇESKAN.

 

Nji misionar i huej, At Anastas Vincenzoni, mbushte katerdhetë vjet, qi kishte ardhë në Shqypni. Fishta me mirënjohje e përkujton, tue vue në dukje veprën e tij e tue i urue jetë të gjatë e t’ lume e gëzim të plotë, ku shndritë i amshueshem Dielli. U botue në 1909.

 

  1. Prej hijesh s’ Apeninit,

I thirrun prej Parrizit,

Nen petka t’ Serafinit

T’ vobekut Shejt t’ Asizit,

Po del nji djalë i ri

Plot Fé e plot dashtni.

  1. I fortë me dije e kndime,

Adrjen ai çan kumbuese

E n’ per t’ egrat thellime

T’ njaj valës s’ pafund, shkumuese,

Kapet si Ejll té bregu,

Ku eshtë n’ vorr Skanderbegu.

  1. E qé, se i shtrohet para

Nji tokë e grisët, mizore,

Ku eshten punët e mbara,

Ku i drejti dnesë perore,

E ndien si nana kjan,

Kur vllau të vrase vllan.

  1. Pershkue me ‘i mnerë t’ shejtnueshme,

Rrokë n’ dorë Krygjen e Lume,

E me njatë shpresë t’ ngushllueshme,

Qi vjen prej jetës s’ Amshueme,

Lajmtar i Fjales s’ Zotit

Bjen pronëve t’ Kastriotit.

  1. N’ dorë me njatë shej shelbimit

Bjen maleve t’ Shqypnis,

Tue nxjerrun njerzt verbimit,

N’ Fjalë t’ ambel t’ Perendis.

Kah t’shklasë ai, dridhet ferri,

E hupë padieja e terri.

  1. S’a ‘i lum, jo, njaq i rrmbyeshem,

S’a ‘i shtek i grisët nder male,

S’a ‘i vend kund njaq i thyeshem,

Qi hovin mund t’ ia ndale:

S’e ndalë thellimi e rrfeja

Kahdo t’ a lype Féja.

________________________________________________________________

  1. hijesh s’Apeninit: Prej Ternit n’Umbrija, tue përshkue Apeninin. – nen petka..: i veshun me petk të Shen Françeskut prej Asizit (1182-1226), thëmelues i Françeskanve. Thirret Serafin për dashtni t’madhe ndaj Hyjit e njerzimit. I vobektë gjithë jetën e Tij.
  2. At A.Vincenzoni, kjé njeri i zoti dhe i dijshem: kjé pjestar i nji akademije në Romë dhe e meritoi titullin Lector generalis prej Urdhnit. – t’egrat thellime: stuhi të furishme.
  3. shelbimit: shpetimit.
  4. i rrembyeshem: me rrjedhë të turrshme, të fuqishme e të shpejtë.

-54-

 

  1. Si gjit’ e drandofilles,

N’ ndo‘i nade kah prendvera

Qi njomi voesa e qilles,

I lmon e flladshme era,

Njashtu biejn fjalët e tija

M’ zemra, qi ngrofë Shqypnija.

  1. Tash ballet ulë krenare,

E mnit pajton e gjaqet;

Tash mendes tahmaqare

S’ arrsyeshme ia ven caqet;

Mson t’ vorfnit me i njitë doren

E dlirtë me ruejtë kunoren.

  1. Kur, lodhë prej zyres s’ lume,

Pushon ndo ‘i ditë motmotit

N’ vetmi t’ ndo ‘i qelës s’ shkretnueme,

Ai lavde këndon Zotit,

Me ‘i za si Engjell qillit

N’ valle t’amshueshme t’ Prillit.

  1. E atij me valle t’veta,

Kur çilin dheut zymbylat,

N’ per lisa t’ njomë e mreta

I bahen jeh bylbylat,

Tu’ i kndue permallshem t’ Lumit,

Qi t’ jetës u fali t’ gzu’mit.

  1. Ati edhe na me zemer,

Sod qi a’ e dyzeta verë,

Qi s’ parit vuni themer

N’ ketë Shqyptarí të mjerë

Po i kndojm na, tu’ i fatue

Shka t’ mirët mujn me dishrue.

  1. Njai, qi asht mbi Kerubina,

Qi hyjt muell qielles si zalli,

Qi ballin me vetima

Diellit dikur ia kalli,

E t’ shekllit mban terthoren,

Mbi krye ia mbajët Ai doren.

  1. E kur, prej pune i lmekun,

qatje n’ ma t’ largtat mote

T’ jetës s’ vet t’ a kryeje shtekun

E t’ dahet prej ksajë bote,

Ai shkoftë me gzuemun filli

Ku ndritë i Amshueshem Dilli.

________________________________________________________________

  1. E mnitë pajton e gjaqet: Shuen idhnimin e dasitë, e mërrinë deri me nxjerrë të falunit e gjaqeve. – tahmaqarë: dëshira me grumbullue pasuni.
  2. qeles..: shtëpia ku banon prifti, e vetmueme.
  3. dheut: hjektore e vendit –zymbylat: lule me erë të kandshme. –mreta: mare (corbezzolo).
  4. tatue: urue. 13. imekun: i lodhun. – qatje…: sa ma vonë qi t’jenë e mujtun.

MRIZI I ZANAVET – XVII. MBI VORR T’AT ALOIS PALIQ O. F.M. – Poezi nga GJERGJ FISHTA

 

  • XVII. MBI VORR  T’ AT  ALOIS  PALIQ O. F.M. 

 

Me 7 Mars 1913 ushtrija malazeze mbyti në Janosh (afër Gjakovet) mizorisht françeskanin At Luigj Paliq, vetëm pse, ai ishte meshtar katolik e shqyptar i vertetë, nuk mujti me pelqye mizoritë, qi Sllavët bajshin mbi grigjën e tij, dhe as pse s’dijti zemra e dhimbëshme e tij me mshehë mjerimin qi ndiente, kah shihte se n’ato vise thjeshtë shqyptare kamba e anmikut ma të madh të kombit lente gjurmët e veta shkretnuese.

Në rasen e vjetorit të parë poeti, me ketë vjerrshë, përkujton vrasjen mizore të këtij Deshmori, tue i lypë Hyjit, qi të gjykojë mbi dhunë qi i bahët Shqypnisë. Asht botue ne “H.D.” mars 1914.

 

  1. Barbarët… e mbyten! E pra,

Ky ‘i dhunë kurrkuj s’ ia bani;

Nuk bani kand me kja:

Per t’ keq s’ i duel kurr zani;

Per Atme e shejten Fé

Punoi me t’ drejtë m’ ketë dhé.

  1. I vorfni, pa prind mbetun,

Qi kjan per bukë i mjeri,

Te ky shujten pat gjetun:

Ky lott prej sysh ia teri,

S’e la nen dhunë me fshâ

E át’ e mamë iu bâ.

  1. Pse pra me e mbytë?… Trathtari,

E gjaksi e i patenzoni

E i trishtueshmi kusari,

Qi s’ njeh se shk’ asht zakoni,

Kah t’ duen ata po mbajn:

Pse kshtu me e mbytë t’ pafaj’n?…

  1. Por, po; per shkja të prujtun

Isht’ ky n’ dy faje zhye,

Qi ndryshej nuk ka mujtun

Veç se me gjak me i shkmbye:

Shqypnin dote t’ lirueme,

E Fén s’ ndrrote t’ bekueme.

  1. E per ketë punë mizori,

Ushtari i Malit t’Zi

Qi mshirë s’ i njeh krahnori

Heshten ia nguli n’ gji,

Edhe me té të ngratit

Zemren shporoi ai Fratit.

____________________________________________________________

  1. Barbarët: Mundimet e mbytja mizore e këtij Deshmori Françeskan, të bashkueme me sa mizori tjera, e shqetsojnë aq shumë shpirtin e Poetit, sa nuk di fjalë ma të përshtatëshme se këte: “Barbarët…”. – kand: kend, ndokend. – me të drejtë:me drejtësi.
  2. i mjeri: i gjori, i ngrati. – shujten: ushqimin. – at: atë, babë, tatë.
  3. gjaksi: gjaksori. – i patenzoni: i pandërgjegjëshmi, qi nuk njeh asnjë ligjë morale.

-E i trishtueshem kusari:cubi, grabitësi i tmershem. – kah t’duem…: Të mbrapshtët e fajtorët po bajnë shka duen, ndërsa të pafajët ndeshkohen mizorisht.

  1. të prujtun: të poshtër. – zhye: perlye, njollosë, ndye. – shkmbye: shlye, shkëmbye.
  2. Mbasi i ranë pesë plumba, tue i derdhë trûtë për tokë, e therën në krahnuer me bajoneta.

-51-

 

  1. U rrzue sherbtori i Zotit

– Heu! Si nuk plasi djerri!

E syt per t’ gjatë të motit

Ndermjet anmiqve i erri;

Gjaku prej varrve t’ ngrata

Gurglloi mbi buca t’ thata.

  1. O Perendi i Amshuem,

A thue tu’ i vu kjé trollin

Ndo’ i rruzlli ma t’ lumnueshem,

Qi per nen qiellë mund t’ ndollin

Kso punësh mbi ftyrë t’ ksaj bote,

Pa shkrepun mnija e Jote?

  1. Qé, shkjau, harlisë krenijet,

Meshtarët asht tue i mbytun;

Lterët T’u, seli hyjnijet,

Me gjak asht tue T’i zhytun:

E rrfeja e Jote Kisha

Por rrzon, e veç çan pisha!

  1. As gjaku, pra, i Meshtarvet

As gurt e eltervet T’ue

S’ mund rreshkan mshrirë Shqyptarvet,

Nuk mujtkan mnin me t’ zgjue?

E fatin e Shqypnis

E lankan n’ dorë t’ shkjenis?…

  1. O e mjera, moj e mjera

Shqypni, se keq ké ngelun!

Se mirë, moj, ty t’ thau vera,

Qysh se shkjau asht tue t’ shkelun

E tue t’ poshtnue pa dhimbë,

Tue t’ lanun n’ vaj e n’ brimë.

  1. T’ kanë rrahë gjithkah me topa,

Tue t’ djegë e tue t’ shkrumue:

_____________________________________________________________

  1. sherbtori i Zotit: Sherbtuer me të vertetë besnik i Hyjit deri në flijim të gjakut.

Djerri: toka. Në kuptim të vertetë quhet toka e pa punueme, sinonime me fang, shtoj.

Per t’gjatë….: përgjithmonë. – i erri: i mbylli, i mshili. Përdoret shpesh nga Fishta.

– gurgulloi mbi buca: rrodh, shkoi rrkajë mbi plisa (mbi copa toke).

  1. Guximi qi shohim se merr Poeti në tubzen e tetë të Kandes IX, mërrinë në ketë strofë dhe n’atë qi vjen mbas sajë. Ky asht kulmi i tij. Idhnimi e shqetson aq fort sa nuk e len, të thuesh, me mendue se me ké asht tue folë. Mizoritë e dhuna e anmikut, e kryeme kunder meshtarve e thërorëve, e bajnë me mendue se Hyji do t’ishte kenë i xanun me krijesen e ndonji rruzulli tjetër, se ndryshej nuk mund të kuptohej pse nuk kishte shkrepë rrufeja e mënisë së Tij, e cilla, në vend qi me zhgjetue fajtorin, përmbysë kot landë e deri edhe Kisha.
  2. harlisë: terbue krenijet. – Seli Hyjnijet: Vend i shenjtë.
  3. reshkan: prukan, bijnë, sjellin. – t’shkjenisë: t’shkjeve, të Sllavëvet.
  4. O e mjera…: Poeti ankon e kjanë me lot gjaku fatin e Shqypnisë.
  5. T’kanë rrah gjithkah me topa: Këte i takoi me e provue Poetit, per shtatë muej (1912 – 1913) Malazezët e mbajtën Shkodrën e rrethueme, tue e rrah (gjuejtë) me topa. – Me dorën e Mbretnive të Mëdha: Nji dhunë kso dore kryhej prej nji Kongresi (i Londrës 1913), i cilli shkeli të Drejtat e nji prej popujve ma të vjetër të Ballkanit, tue i “shperblye” kështu robninë e gati pesë shekujve. –

-52-

 

T’ kanë damun copa – copa ,

Si t’ ishe pa zot lshue,

E shk’ asht ma fort per t’ kja,

Me dorë t’ Mbretnivet t’ Mdha.

  1. O Zot! O Zot! Mos tjeter

Per ketë pleqni trathtare,

Qi Evropa, rrence e vjeter,

Bani mbi tokë Shqyptare,

Deh! Ti mos lèn qi niri

Kshtu t’ a dhunojë pa hiri.

  1. Veç m’ Ty na e kemi shpresen

Se ‘i ditë Liri mund t’shohim;

Pse nierit fjalët e besen

Fort mirë sod po ia njohim:

Ai syt s’ i prir kurr n’ jeti,

Veç ku mund t’ grryejë per veti.

  1. Prandej, o Zot, prej qiellet

Ti priri syt mbi né,

E ban qi puna t’ kthiellet,

Si asht mirë per Atme e Fé;

E gjaku i ktij Meshtarit

T’ kjoftë falë per Komb t’ Shqyptarit!

_____________________________________________________________

  1. O Zot…: Idhnimi zbutet, Poeti lëshon armët e idhta me të cillat e kishte mberthye terbimi kundër dhunës së bame, e plot shpresë siellet kah Hyji, tue e lutë qi T’i apin Atdheut të drejtat qi i përkasin. – Evropa rrence (rrencake) e vjetër: Shpërthimi shpirtnuer i Poetit mund të shihet kjartë në “Lahuta e Malcis”, kanga XIII, v. 40-41.
  2. s’i prirë: nuk i sjellë, drejton. – grryej: të shkyej, të grabisin, të rrembejë.
  3. kthiellet: kjartësohet.

 

 

MRIZI I ZANAVET – XVI. MESHTARI I MALCIS. – Poezi nga GJERGJ FISHTA

 

  • XVI. MESHTARI I  MALCIS.

 

Jeta e vetmueme e plot flije e meshtarit të Malcis prekë e përmallon Zanen e Poetit. Ai e kishte provue vetë, me gjithse jo për nji kohë të gjatë, atë mënyrë jete.

Në nji natë t’eger dimnit famullitarin e thrrasin té nji i smundë randë.  Rrugës i shfaqen hovshem mendes së tij koha e fminisë dhe e rinisë me të tana gëzimet e veta e n’anë tjetër të përbuzunat e shekullit, porsi shpërblim i mundimit. Por ai nuk ligshtohet. Poeti i ep zemër, të vijojë misionin bujar e të frutshem, qi do t’i shpërblehet me Amshim.

Asht nji lirikë plot ndijesi, qi i përshtaten subjektit, bashkue me nji metrikë të   kumbueshme, e cila zbulon se Fishta asht edhe ne këte gjini nji artist i vërtetë. Kjé botue së parit në Pika Voeset (1909).

 

  1. Asht natë, e rreh veri

Termales s’ rrëmbyeshme

Njaj rave së thyeshme

Kush njitet, i mjeri?

N’ per krepa – me thepa,

Thiu i eger me bisha

Ku ‘rvatet nder pisha ?

  1. Ka nami kshtu qilli,

Qi bjeshkvet rreh drumin

N’ ketë kohë, qi ban gjumin,

Po, robi se i cilli

E i pasni – e i papasni

Nder troje rrin t’ veta:

Ai kapet perpjeta?

  • A’i shuemi a Meshtari,

Qi atje nder malcina,

Ku gjyq asht martina,

Ku i forti asht bujari,

Ai veten – e shndeten

E shkrin per Fé t’ lume

Prej qiellet t’ dergu’me.

  1. E thirren me shkue

Kè nji, qi perbri

Veç deken tue ndi’

Dishron me pajtue

Per t’ thanme – e per t’ lanme,

Per vepra e per kshille

Me t’ Bukrin e qiell’e.

  1. E çohet i ngrati

Prej shtroje vobsijet.

_____________________________________________________________

  1. rreh: fryn me terbim. – termales s’rrembyeshme: nëpër nji përpjete thik e të grisët. – Njaj rave..: nëpër nji rrugë të vështirë. N’per krepa..rvatet: kapet; ku thiu i eger përleshet me bisha t’egra, n’per krepa, curra, shkambij me thepa…
  2. drumin: dromin, rrugen. – robi se…: çdo nieri, nder troje: ndër shtëpi, plang.

3.i shuemi: i mjeri, i shkreti. – Ku gjyq…: Ku çeshtjet shpesh i zgjidhë arma, martina: emni i markes “Martini”. Armë shumë e perhapun ndër malësi.

4.per bri: afër, pranë. – per t’lanme: për punë të lanuna, të detyrueshme e të pakryeme. – kshille: fjalë, me të cilat asht ba shkaktar i ndonji punës së padrejtë. – e qiell’e: trajtë e sinkopueme qi ndihet në ndonji nendialekt të Veriut.

-48-

 

Ku, i lodhun krezhmijet,

Pushote atij shtati

Mbi kashta – të vrashta,

E krepit ai njitet

Permallshem kah pritet.

  1. Ehu! T’ forta mendime

I biejn tash mbi krye

Kah raven tue thye

N’ per borë me kambë t’ ngrime

Terthores – e rrmores

Shkon naten pa hanë,

Gjurmë gjakut tue lanë.

  1. Tash gzimet shpijake,

Tash n’ mend i bjen shkolla

Me msime të holla,

Ku zemra zamake

I gzote – aso bote

Me letra e me Ungjilla

Njatë paqë qi nep qilla;

  1. E t’ prujtunt e t’ shamet

Mendon n’per shkreti

Me t’ cillat atí

Ky shekull ofshamet

E msimet – e urimet,

E psimet per Fé

Perligjet n’ ketë dhé.

  1. E fshân ai me veti;
    • E ndiejn Hy’i e malet -;

Por rrugës ai nuk ndalet,

Por gjurmen s’ dredhë n’jeti,

Veç shpatit – per s’ gjatit

Ké i ligu me mallë

Ve’ shpresen m’ia ngjallë.

 

_________________________________________________________________________

  1. i ngrati: i shkreti, i mjeri. – vobsijet: vorfnijet. – krezhmijet: ngjineset, mgjillesh.

– permallshem: ku e presin me deshirë, plot shpresë ngushllimi.

  1. terthores: shpatit. –rrmores: vend i thyeshem në teposhte, shpat i rrezikshem.
  2. tash gzimet shpijake: Ndër vuejtje gjithmonë shfaqet koha e kalueme, qi zgjon perherë ndiesi permallimi. Per até qi ka ba sa vjet nji jetë në shoqni e asht kenë pregatitë në shumë vite shkolle, ajo e vrejtun në mënyrë njerzore duket, nji dënim. Por, me gjith këte ai kurr nuk ligshtohet. Permbi ndiesi zotnon arsyeja: Ideali i lartë, të cillit i asht kushtue, qi asht ngushllim i pashoq, e qi dikon në zemer të tij fuqi gati mbinjerzore.-zemra zamake: zemra e pastër. Zamaku (lili) asht shembull pastërtije shpirtnore. – me… Ungjilla: libra dijet e fejet.
  3. E t’prujtunt…: poshtnimin e shamjet, me të cillat ky shekull përligjë (shpërblen) të ofshamet, vuejtjet për Fé. Sakrificën e madhe qi bajnë për Fé.
  4. E ndiejn Hy’i e malet: n’egersinë e nji nate dimni ai udhton vetëm në nji kohë, kur i pasni ( i pasuni) dhe i vorfni rrinë në troje, në shtëpia të veta. –shpatit: pjesa e malit mjedis rranxes e majes malit. –Ké i ligu: ké i smuri pritet përmallshem, ashtu ai ka dëshirë të madhe me e pajtue sa ma parë me Zotin, me e rregullue me Zotin. – Ve’: shkon, veté.

 

-49-

 

  1. Gajret! O i pushtueshem

Zyrtar i shelbimit,

Gajret! E njerzimit

N’ terr t’ shekllit t’ trishteshem

E t’ errun – e t’ djerrun

T’ bardhë shpresen ti ndezja,

Ka’ e diellit vjen rrezja.

  1. Ti flaka jé e Ungjillit

E cilla do të ndrise

N’ per male, mbi fise;

Ti lajmi jé i qillit

Qi t’ vetmin – e t’ mbetmin

Do t’ mkambë të mjerin,

Lott sysh do t’ ia terin.

  1. N’ per ty, po, me kija

Kullotë e me dele

Sot uku n’ zabele,

Si foli Izaija;

Pse i dashtun – e i drashtun,

Shkrehë armët, ti, mizore

E mnin shuen gjaksore.

  1. Nder vese të veta

I kalbun krenari

T’ qestisë ty, qyqari;

Por engjuj e mbreta,

Por t’ dijshem – e t’ vijshem

Por mendet e mbara

T’ perkulen perpara.

  1. Gajret! Pra, n’ t’ vishtira,

Qi hjekë per Fé t’ lume

Pse jeten e gzu’me

E amshuemja ty e Mira,

Qi Prillin – e diellin

I ban me gazmue,

N’ Parriz t’ ka shenjue.

 

_________________________________________________________________________

  1. i pushtueshem: i pushtetshem. – shelbimit: shpetimit, pshtimit. – t’ djerrun: të bjerrun, të humbun. – Ké e diellit vjen: Andej (n’atë drejtim) kah vjen rrezja e diellit.
  2. kija: kingja, qingja. Zabele: pyje. –Izaija: Profeti i parë ndër katër Profetët e mëdhaj, i përmendun për stil të naltë e të fuqishem. – Shkrehë armët…: Misioni i Meshtarit asht gjithmonë (e sidomos ndër male) nji mision paqe e qetësimi zemrash. Fjala e Tij, në forcen e zyres qi ushtron, asht e ndigjueshme dhe e nderueme prej të gjithë besimtarve.
  3. qyqari: i shkreti, i ngrati, i varfëri. – t’vijshem: të vjeftëshem, të zotët, të aftë.
  4. E amshuemja ty e Mira…: Në ketë perifrazë t’Hyjit shihet se Poeti edhe me kumbim të tingujve kerkon të naltojë shpirtnisht zemrën e Meshtarit. Gajret: Durim, qindro!

MRIZI I ZANAVET – XV. GJAKSORVET. – Poezi nga GJERGJ FISHTA

XV. GJAKSORVET.

 

Në vitin 1899 Fishtës i vranë vëllan e madh (Poeti pat edhe nji tjetër para vedit qi i vdiq kur ishte jashtë shteti, në Konferencën e Paqës). Vrasja e tij i ep shkas me u lëshue me këte lirikë kundër gjaksorvet. Gjak vllazënsh i derdhun kot qi shkretnoi Atdheun. Mbasi Poeti lëshon namen, ia paraqet vetës  Mëninë hyjnore ndeshkuese, qi çohet kundër tyne.

Asht ndër ma të parat poezi të Fishtës. Gjuha asht e pastër, me gjithse asht shkrue kur ishin në përdorim shumë fjalë turqisht. Të shprehunit asht i rrjedhshëm e dramatik.

 

Ndalnju! Ku véni burra?…

Pash Zotin, lshoni hutat!

Pse teper gjak asht derdhun,

Pse teper bajtë kem’ futat:

Prej vaj’t na asht marrun zani…

Medet, o qiellë, medet!…

  1. A thue nuk jemi vllazen

T’ njaj atmje t’ tanë rritë n’ prêhen,

T’ tanë t’ quejtun me nji emen?

A thue, kshtu do t’ xêhen

Ata, qi ‘i gjuhë e ‘i doke

E ‘i gjak kanë bashkë e i mbret?

  1. Ah váj! Rrjedhë vala e Drinit

T’ tanë gjak – ah! Gjak Shqyptarit…

Kush kjé, kush kjé ai mizori,

Qi pushken rroku s’ parit

E duerët tash don me i zhye

Në gjak t’ vllazenvet kot?

  1. Ah! Kjoftë mallkue prej Zotit!

E vejë ati i mbetët grueja

Djali i njatij t’ perbuzunit

Veshun me zhele t’ hueja,

Kerkoftë nper dyerë të shekllit

Pa u gjetë kush me i dalë zot.

  1. Jo, jo, se ma prej sodit

Thêmra e gjaksorve e mnershme

Token nuk do t’a shklasë,

T’ cillen, n’ at kohë të ndershme,

T’ Parët t’onë, rrebtë tue luftue,

E shuguruen me gjak.

  1. Atje nen vapë t’ Saharës,

Nder luaj e pardha jeten

Mizuer, kush don me më shkimun

Në gjak t’ vllazenve eten,

Atjé, pa kenë vajtue,

Mbaroftë i namët per lak…

________________________________________________________________________

1.Poetit i duken gjaksoret! Vargu asht i ngjashem me epoden e VII të Horacit, qi nuk dihet a asht njohtë nga Fishta. –hutat: armë në përdorim aso kohe.- futat: rubat e zeza.

2.xêhen: shamatohen. – Merr për bazë njisinë e gjuhës, doket e zakonet…

  1. Koh’e ndershme: Kur armet ishin vetëm për mbrojtjen e Atdheut, tue shugurue tokën…
  2. e pardhat e Saharës: Leopardat e shkretinës së Saharës në Afrikë.

-45-

 

  1. Djelmt t’onë, – ah kob i zi!

Djelm t’onë e Arbnis uzdaja,

Të cillt dergue i pat qiella

Per me mbarue punë t’ mdhaja,

E vllazenve i muer pushka

E kalben sod në vorr…

  1. E kanga nder né shuejti,

Porsi n’ nji shpi dalë fare:

Me thirr nder hatlla mblue

Lahuta eshtë Shqyptare,

E por shêjzeza qyqe

Shqyptarve u kndon n’ oborr…

  1. Dridhu, gjaksuer i mnershem,

Se t’ erdh i zi rreziku!

Se neper terr, Njai, t’ cillit

Kur i veton qerpiku,

Dridhet n’ themel t’ tanë sheklli,

Kundra teje po vjen.

  1. I zi e i perfrigueshem

I prin Atij thellimi:

Ftyren ia zblon vetima,

T’ cillen ia ndezi idhnimi;

Tue bumbullue rrufeja

Raven Atij ia then.

  1. Me zhgjeta të frigueshme

Doren Ai e armatisi;

Qé, se edhe e rrebtë duhija

Idhun mbi ty tash krisi,

E ‘i dét të zi ankimesh

Permbi kryet t’and dikon.

  1. Qé, se edhe vala e mnershme

Perpin me gjire t’ veta

Shpin t’ande prej themelit:

E grueja e jote e shkreta,

_________________________________________________________________________

  1. Oh kb i zi!: mjerim, shemtim! Shprehja asht nji fshamje qi shpërthen prej shpirtit, kur mendon sesa djali i rinj vritet prej grindjesh vllaznore. – E Arbnisë uzdaja: shpresa e ardhme e Shqypnisë. Fishta përdori shpesh fjalën Arbni, arbnuer, qi gati nuk përdoret ma me kuptimin e dikurshem.
  2. shuejti: mêni, prani, heshti. – me thirr: me lbozë, pshtimë, çagjë, bloza. – hatlla: pjesa e sipërme e shtëpisë mjedis pullazit e trenave të qellzanës (tavanit). – Lahuta eshtë shqyptare:

Vegla kombtare e kangve epike, qi përdoret ndër male tëVeriut, eshtë: me heshtë, mos me u ndie. – E por shejzeza..: Qyqja në Shqypni mbahet si zog qi tregon shkretnim, të dalun fare.

  1. Poeti mbasi i lëshon namen gjaksorit, për shkretnimet qi sjellë kombit prej gjaqesh, siellet kah ai dhe e lajmon, si t’ishte tue pa me sy, se Hyji i idhnuem asht kah ia mbërrinë me mëni të vetën, për me zhgjetue até e për t’i shkretnue shtëpi e familje. – Kur i veton çerpiku…: N’themel dridhë veç me “nji vetimë qerpikut”.
  2. I zi e i perfrigueshem…: Nji shkathësi e gjallni dramatike, bashkue me nji shkathësi klasike e bajnë ketë tubëz të pranueshme, bindse! – thellimi: stuhija. – Raven: I çilë rrugë.
  3. Idhun: e idhnueme kunder teje. – dikon: shprazë.
  4. E grueja …e shkreta: Sepse ajo nuk ka faj për gjaksitë e kryeme prej të shoqit e edhe ….

-46-

 

Fmin t’u tue mbajtë nen stjetull,

Nper valë kot pshtim kerkon.

  1. U dhà mbi ty tash gjyqi,

E zhgjeta e frigshme e Zotit

Mbi ty vjen tue fishkllue…

Rrzou, o i pashpirt! Pse q’ motit

Pa thanë nji Zot: Do t’ bieje

Kshtu, nierin m’ tokë kush vrau.

  1. O Zot, pse kaq vonove

Gjaksorin pa ndeshkue?

E, dersa ky mizori

Gjak vllazensh pat dikue,

Kot landë rrufeja e jote

Pse bjeshkavet por çau ?

_________________________________________________________________________

….ajo bashkë me fmijë do të vuejnë shplaken, qi Hyji i çon gjaksorit. – Fmin t’u: Fëmijët t’uej,  asht përdorë si substantiv përmbledhës.

  1. q’motit: qyshë në kohë të hershme, të shkueme. – do t’bije – Kshtu, nierin m’tokë kush vrau: Kur Shën Pjetri hoq shpaten e preu veshin Malkut, sherbtorit të kryepriftit, mbasi kapen Krishtin, Ky tue u sjellë prej tij, i tha: “Shtine shpaten në mill, pse të gjithë ata qi të kapin shpatën, prej shpatet do të mbarojnë!”.
  2. Idhnimi kunder gjaksorve asht aq i madh e i rrebtë në zemren e Poetit, sa edhe mbas ndeshkimit t’ardhun prej shplakës s’Hyjit, nuk mund të ndalet – tue perdorë të folunit e Profetvet të vjeter – pa u sjellë me e pyet Hyjin, pse kishte vonue aq gjatë pa i ndeshkue. Vërej per shka i perket mendimit: Mbi Vorr t’A. A. Paliq, str.8. – pat dikue: pat derdhë. –landë: landë ndër pyje, landë ndër bjeshkë.

 

Shenim (F.R.): Nga një shpjegim i Prof. Gasper Ugashit (ish nxanës i Fishtës), dy vargjet e fundit atë kohë kanë ngjallë shumë diskutime, tue u konsiderue si një revoltë e Poetit.

MRIZI I ZANAVET. – XIV. BURRNIJA. – Poezi nga GJERGJ FISHTA

XIV. BURRNIJA.

Përpara dukës e kercnimit të përgjithshëm të Dekës tmerohet mbarë natyra.

Kurrkush nuk mund t’i hikë, sado të mundohen njerzit me u strukë nën madhninë e pushtetit. Fuqija e saj deperton gjithkund. Vetëm njeriu burrë i rrin përballë, as merr n’dorë asnji fuqi kundershtare, për t’i ndejë besnik idealit qi e frymzon.

Këte lirikë e shquen nji fuqi e posaçme gëdhenëse e plastike, bashkue me nji ndertim klasik të përkryem e të matun, përshtatë natyrës së gjuhës shqype. Kje fillue hartimi, si shihet prej dorëshkrimit, me 11/2/1921 dhe botue në “H.D.” Tetor 1922, me titull: Deka e Burrnija.

 

  1. Qitë dhambët perjashta porsi lata t’ prehta

Zgaverr kerçikët e plasaritët shtanguem,

Kosen pështetun permbi kocka t’ ngrehta

T’ cepit t’ shpupluem,

  1. Atje n’ moje t’ mjerueme t’ rruzullimit,

Zymtë e me ‘i hije t’ trishtueshme, t’ permnershme

Lshue krahve ‘i haver t’ zezë, si rê thellimit,

Rrin Deka e tmershme.

  1. Prej avisit t’ humnerevet t’ zgavrrueme

Këthelltë në rrashtë të that, plot mizori,

Të hapët terthoren e natyrës s’ krijueme

Kundron me mni,

  1. E idhtë asa’i kercnohet. Nji t’ perqêthët

Acarr, atë botë, natyrës i shkon, n’ per tejza,

Amull të cillët mbrendë ia ngurron të njethët

E jetës nder fejza.

  1. Me u zbe nisë rrezja shì n’ krue t’ vet t’ shkelqyeshem

Brés dryshku njeshet, n’ at shauret, mbi rrota

Sè moknes s’ rrokullis e boshtit rryeshem

I vjen rreth bota.

  1. Felgruemun njerzit nen tiara struken;

Per nen kunora pshtimin ata lypin!

Depertojn rêt e nalt kah qiella zhduken;

N’ angrra t’ dheut zdrypin.

_________________________________________________________________________

  1. Nder dy tubzat e para Poetime trajtë prosopopeike vizash spikatëse e ngjyrash të forta na paraqet Deken (vdekjen). Shtjellimi nuk asht i ri, kjo mënyrë shihet edhe në vepra arti. Kjo paraqitje asht aq e gjallë sa të duket sikur jé tue pa me sy. – latë: spatë me nji faqe krejtë të sheshtë për latim trupash.. – zgaverr: golle. – të cepit shpulpuem: cepi i krahit i çveshun…
  2. moje: vend i naltë mbi tjerët. – zymtë: vrantë. –haver: mbulojë e zezë. – si rê thellimi: si rê e zezë stuhije. – Rrin Deka e tmershme…: Subjekti i vumë në fund me qellim. Njeriu rrin i friguem tue pritë pezull, derisa shfaqet si pa pritë e pa u kujtue Vdekja.
  3. Prej avisit: fundit, humnerës. –rrashta: koka e çveshun prej mishit. – kundron: vrojton.
  4. – Acarr: të ftoftë i eger. –tejza: pejza si t’organizmit. – Amull: ngurron, ujë qi nuk rrjedhë. – të njethët: me e ngjallë, me e pertri jetën. – ndër fejza: ndër dej, ndër damar.
  5. n’krue t’vet….: në burim të vet t’shndritshem, në diell. –bres dryshku..: ndryshku i përveshet, i njeshet. – n’at shauret: n’atë pamje të tmershme. –mbi rrota së moknes s’rrokullis e bota i vjen (i siellet) rreth (rryeshem): ngadalë, ngurrueshem boshtit të vet. Poeti e krahason me moknen, (nji mulli pa fletë qi siellet me dorë), me pamje të vështirë.

6.- Felgruemun: të friguem. – nen tiara…: nen kunora. Poetit i paraqiten njerzë të fuqishem, të mëdhaj nga pushteti (Papë, mbretën), po qi nuk mund t’i hikin dekës. – tiarë: Nji stoli tri kunorash qi ven Papa në krye në disa rasa. Thirret triregnum. –n’agrra..: n’gji të tokës.

 

-43-

 

  1. Por kot. Mizore ajo kosë t’ vet kah siell,

Shungllon thellimi per nen kupë t’ Empirit;

Gjarpen rrufeja lvitet neper qiell,

E nen kambë t’ nirit

  1. Kthellë shperthen gjini i tokës. Tue bulurue

Gugson Vulkani zhari, flakë e shkndija;

Tallaz m’ tallaz nisë deti me gjimue,

Ulron stuhija.

  1. E para Dekës, atëherë, bijn rob e mbreta;

Shkrehen mbretni, qytetet kulm rroposen;

Shuhet krenija, po, dhe shkimet jeta

Ka’ ajo sjellë kosen.

  1. T’ poshtrat me t’ eprat vise pshtiellen n’ váj,

E mnertë kah kosa cepit t’ dekës të shkulet;

Kah m’ kerdhoklla londitë kerrçiku i saj

Sheklli perkulet.

  1. Vetem s’ perkulet para Dekës njai trimi,

N’ zemer të cillit nuk randojn punë t’ liga,

E qi s’ e ndalë, ku ate t’ a lypë perlimi,

As paja, as friga.

  1. Per nen mburojë t’ ndergjegjes s’ vet t’ kullueme;

Atje n’ kufi t’ Atdheut ase në truell

T’ elterit shêjt, pa u tutë, ai Dekës s’ shemtueme

I rrin kundruell.

  1. Perpara tij shkon moti rreth tu’ u endun;

Vjen fati i nierit tu’ u terrnue pa da;

Tash mbreten n ’burg, tash shkartha m’ fron t’ permendun

Kanë per t’ u pa.

  1. Por, ngulë ai synin m’ ideal t’ naltueshem,

Si ‘i kep, qi vala s’ mundet n ’det m’ e lkundun,

Sido qi t’ dajë ndeshtrasha e dheut t’ mjerueshem,

Ngelë m’ vend pa u tundun.

  1. Jo po: as n’ flakë t’ armvet nuk veton ai sye,

As buzës s’ humneres nuk i dridhet themra:

Sheklli, po, mbarë me pasë per t’ u shperthye,

S’ i ban lak zemra.

  1. Rekton mbarë jeta per nen fyell t’ kerrçik’e

Të Dekës s’ shemtueme, s’ permnershme, mizore:

Vetem Burrnija – nji Burrni çelike

Asa’ i rrshet dore.

________________________________________________________________________

7.thellimi: stuhija. –lvitet: gjarpnimet e rrufesë. – Empiri: Qielli simbas filozofëve grek.

  1. bulurue: shungullue, ushtue. – gugson: vjellë. – ulron (sinkope): ushton, ulrimë ujku.
  2. shkrehen: shkatrrohen. – shkimet jeta: si fiket drita e ndezun. – ka: Kah, kur.
  3. T’poshtrat…: edhe ata vende ku ndokush kujton se s’ka forcë vdekja. –londitë: lkundet.
  4. t’a lypë perlimi: t’a thrrasë detyra. – paja: hatri, mos mbaj pajë (krah) në gjykim!
  5. Ase n’truell t’elterit..: Në mbrojtje të të drejtave shenjte të besimit.-kundruell: përballë.
  6. moti: koha. – shkartha. Sherbtorë, (shih kuptimin Kanga X, V. 9 – 14.)
  7. terrnue: ndrrue. – si kep: shkamb, gumë. – pa u tundun: pa u trandë.
  8. Përmbledhje në trajtë gëdhenëse e epigrafike. –Rekton: hjekë: tue dhanë shpirt.

Më 17 dhjetor 1273 u nda nga jeta poeti i shquar persian Xhelaledin Muhamed Rumi

Xhelaledin Muhamed Rumi (persisht: جلال‌الدین محمد رومی) ose Xheladin Rumiu, i njohur edhe si Mevlana (persisht: مولانا, “udhëzuesi ynë”), ishte një poet i shquar, jurist, dijetar islam, teolog dhe mësues i sufizmit i shekullit XIII. Ka lindur më 30 shtator 1207 në Belh (në Afganistanin e sotëm) dhe ka vdekur më 17 dhjetor 1273 në Konia (në Turqinë e sotme).

Poezitë e tij janë të shkruara në persisht dhe të përkthyera në shumë gjuhë të botës. Rumi ka jetuar në kohën e selxhukëve dhe ka shkruar, përveç se në persisht, edhe në arabisht, greqisht dhe në turqisht. Poema Mathnawī, kompozuar në Konia, mund të konsiderohet një nga lavdet letrare më të pastra të gjuhës perse. Veprat e tij janë lexuar gjerësisht në gjuhën e tyre origjinale në gjithë Iranin e Madh dhe në botën persisht-folëse.[1][2] Përkthimet e veprave të tij janë shumë të njohura, sidomos në Turqi, Azerbajxhan, Shtetet e Bashkuara, dhe Azinë Jugore.[1] Poezia e tij ka ndikuar në letërsinë perse, por edhe turke, panxhabe, hindi, urdu si edhe në literaturat e disa gjuhëve indo-ariane përfshirë gjuhët çagatai, pashto, dhe bengali.

Jeta

Rumi u lind nga prindër persisht-folëse,[3] me origjinë nga Belh qyteti i Horasanit, sot Afganistani. Ai u lind ose në Vahsh, një fshat që ndodhet në lumin Vahsh në rajonin më të madh në Belh, që sot njihet si Taxhikistan,[4] ose në qytetin e Belh, që sot njihet si Afganistan.

Galeria

  • Një ajet nga Kur’ani: “Vërtet, në përkujtimin e Allahu zemrat gjejnë ngushëllim”

  • Dishepujt e vënë pranë njëri-tjetrit

  • Jubba Me kodet sekrete të tawiz

  • Prejardhja në formën e Kaligrafisë

  • Tributes për Maulana Rumi – korniza poshtë është një ekstrakt nga një poemë

  • Varr

Referencat

  1. ^ a bAnnemarie Schimmel, “The Mystery of Numbers”,Oxford University Press, Apr 7, 1994. p. 51: “These examples are taken from the Persian mystic Rumi’s work, not from Chinese, but they express the yang-yin relationship with perfect lucidity.”
  2. ^Seyyed Hossein Nasr, “Islamic Art and Spirituality”, Suny Press, 1987. p. 115: “Jalal al-Din was born in a major center of Persian culture, Balkh, from Persian speaking parents, and is the product of that Islamic Persian culture which in the 7th/13th century dominated the ‘whole of the eastern lands of Islam and to which present day Persians as well as Turks, Afghans, Central Asian Muslims and the Muslims of the Indo-Pakistani subcontinent are heir. It is precisely in this world that the sun of his spiritual legacy has shone most brillianty during the past seven centuries. The father of Jalal al-Din, Muhammad ibn Husayn Khatibi, known as Baha al-Din Walad and entitled Sultan al-‘ulama’, was an outstanding Sufi in Balkh connected to the spiritual lineage of Najm al-Din Kubra.”
  3. ^Annemarie Schimmel, The Triumphal Sun: A Study of the Works of Jalaloddin Rumi, SUNY Press, 1993, p. 193: “Rumi’s mother tongue was Persian, but he had learned during his stay in Konya, enough Turkish and Greek to use it, now and then, in his verse”.
  4. ^Franklin Lewis: “On the question of Rumi’s multilingualism (pages 315–17), we may still say that he spoke and wrote in Persian as a native language, wrote and conversed in Arabic as a learned “foreign” language and could at least get by at the market in Turkish and Greek (although some wildly extravagant claims have been made about his command of Attic Greek, or his native tongue being Turkish”) (Lewis 2008:xxi). (Franklin Lewis, “Rumi, “Past and Present, East and West: The Life, Teachings and Poetry of Jalal al-Din Rumi”, One World Publication Limited, 2008). Franklin also points out that: ”Living among Turks, Rumi also picked up some colloquial Turkish.”(Franklin Lewis, “Rumi, “Past and Present, East and West: The Life, Teachings and Poetry of Jalal al-Din Rumi”, One World Publication Limited, 2008, p. 315). He also mentions Rumi composed thirteen lines in Greek (Franklin Lewis, “Rumi, “Past and Present, East and West: The Life, Teachings and Poetry of Jalal al-Din Rumi”, One World Publication Limited, 2008, p. 316). On Rumi’s son, Sultan Walad, Franklin mentions: “Sultan Valad elsewhere admits that he has little knowledge of Turkish”(Sultan Walad): Franklin Lewis, “Rumi, “Past and Present, East and West: The Life, Teachings and Poetry of Jalal al-Din Rumi”, One World Publication Limited, 2008, p. 239) and “Sultan Valad did not feel confident about his command of Turkish”(Franklin Lewis, Rumi Past and Present, East and West, Oneworld Publications, 2000, p. 240)

Më 17 dhjetor 1916 lindi Esad Mekuli, poet i shquar shqiptar

Esad Mekuli (Plavë, 17 dhjetor 1916 – Prishtinë, 6 gusht 1993)[1] ka qenë poet i shquar dhe përkthyes shqiptar. Ka qenë kryetari i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Elsie e çmonte si atin e poezisë moderne shqiptare në Jugosllavi[2], dhe ndikimi i tij në Kosovë mbeti i pamatë[3].

Biografia

Familja e tij në Plavë ishin me prejardhje nga Nokshiqi, i ati i Esadit qe hoxhë. Mësimet fillore i mori në Plavë, në gjuhën serbe[Cito burimet].

Shkollimin e mesëm e filloi në Pejë, ku i përfundoi studimet më 1936. Më pas u regjistrua në Fakultetin e Veterinarisë në Universitetin e Beogradit. Atje ra në kontakt me idetë marksiste dhe më pas mori pjesë në lëvizjen partizane të Luftës së Dytë Botërore[4]. Për veprimtarinë e tij politike u arrestua më 1940, u lirua më pas në prill të 1941 me amnistinë që u dha pas pushtimit të Mbretërisë Jugosllave[5].

Më 1949 themeloi revistën letrare “Jeta e re”, kryeredaktor i së cilës ishte deri më 1971. Kreu doktoraturën në Beograd më 1959[2].

Si student përparimtar ai u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq “Gllavinjaqa”, prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941. Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me lëvizjet çlirimtare. Ka qëndruar i burgosur në Kullën e Sheremetit. Pas lirimit, ai u gjend herë në Zagreb, herë në Tiranë, madje edhe në Itali. Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993.

Vepra

Në Beograd ishte edhe redaktor i fletorës Beogradski student. Në këtë sferë siç ka thënë vetë, si gjimnazist ka shkruar romanin Vendeta – hakmarrja, për të damkosë këtë të keqe në mesin e shqiptarëve. Pastaj ka shkruar punime sociale në revistat e ndryshme, si: Venac – Beograd, Mlladost – Zagreb, Podmladak jadranske Staze – Split, Granit – Podgoricë, Novi Behar – Sarajevë, Student – Beograd e të tjera. Në këto revista ka shkruar në gjuhën serbe, dhe çdo herë ka shkruar për shqiptarët, të cilët i ka mbrojtur kur të tjerët i kanë akuzuar. ë fund të vitit 1943 ai i bashkua aradhave partizane dhe ishte redaktor i gazetës ilegale partizane Lirija. Edhepse shkencëtar, Esad Mekuli, punës krijuese nuk iu nda kurrë. Ai pas Luftës së Dytë Botërore, punoi punë të profesionit të vet, por ishte edhe redaktor në gazetën e vetme shqipe Rilindja e pastaj themeloi revistën letrare Jeta e Re ku arsimoi gjenerata të tëra të letrarëve, të cilët edhe e pagëzuan bard të letërsisë shqipe në Kosovë e më gjërë. Megjithatë, edhe vetë shkroi dhe bashkëpunoi me shumë gazeta e revista shqipe, si: Rilindja, Zëri i rinisë, Fjala, Pionieri, Përparimi, Shëndeti në Prishtinë, Flaka e vëllazërimit të Shkupit dhe me ato në gjuhën serbe: Jedinstvo e Stremljenje të Prishtinës, Borba, Politika, Književne novine, Mostovi të Beogradit, Pobjeda dhe Stvarenje të Podgoricës, Bagdalla të Krushevcit, Republika dhe Forum të Zagrebit. Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esad Mekuli ka përkthyer nga gjuha shqipe në ate serbe dhe anasjelltas.

Ka përkthyer në shqip rreth 18 vepra të të gjitha gjinive lerare. Përktheu veprën epike malazeze të Petri II Petroviq-Njegosh “Kunora e Maleve”, ndër të tjera[4].

Poezitë e Esad Mekulit janë përkthyer në gjuhën serbe, maqedone, hungareze, kroate, italiane e të tjera. Punimet e tij janë prezantuar në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, por edhe në shumë antologji botërore. Esad Mekuli ka shkruar edhe me pseudonimet Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha.

Tituj të veprave

  • Për ty – Prishtinë, 1955
  • Dita e re – Prishtinë, 1966
  • Avsha Ada – 1971
  • Vjersha – 1973
  • Brigjet – 1981
  • Rini e kuqe – Prishtinë, 1984
  • Në mes të dashurisë dhe urrejtjes – Tiranë, 1986
  • Dita që nuk shuhet – Prishtinë, 1989

Lidhje të jashtme

  • Esad Mekuli, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë.

Referenca

  1. ^Pasho Baku: Enciklopedia universale e ilustruar. Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë, 2011, fq. 621 – 622
  2. ^ a b Robert Elsie (2004), Historical dictionary of Kosova, Scarecrow Press. f. 118. ISBN 978-0-8108-5309-6. Marrë më 14 shkurt 2018.
  3. ^ Stephen Schwarz, Under Empty Skies Falconers Weep, Contemporary Poetry Review, gusht 2004.
  4. ^ a b Robert Elsie (1995), Histori e Letërsisë Shqiptare, përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.
  5. ^ Slovenska akademija znanosti in umetnosti ob petdesetletnici: biografski zbornik. Slovenian Academy of Arts and Sciences. 1988. p. 353. ISBN 978-86-7131-020-8. Marrë më 14 shkurt 2018.

LASGUSHI NË VARGJET E MIA * – Cikël poetik nga PËRPARIM HYSI


  * Dhjetori është muaj i LASGUSHIT
 

 

 

1.Në 100-vjetorin e linjdes
 
Kush ta vrau shpirtin e bukur që lëshonte vetëm xixa?
Për tërë jetës,rrije “strukur”,sikur vije që nga “BIBLA?”
Me kostumin e “roitur”,vije rrotull si një KRISHT
Me një zemër të drobitur,vrisje natë,sillje ditë.
Ç’mbaje fshehur në “humnera” (plot “xehërorë” që nuk i dhe)
Prisje kohëra të “tjera” (plaç,moj vdekje që s’e le!)
Bridhje vetëm i pangrënë,i mbështetur mbi një stap
Oh,sa fjalë që le pa thënë,se s’të la”hija” farmak.

Se të ndiqte si tinëzare, që të të fuste nën lak
Po ti bridhje si somnabull,duke ecur nëpër natë
Edhe flisje si njëheri,ca lirika,ëmbël,mjaltë
Lagur me ujë Liqeri,rrëzës së  Malit të Thatë.

Ja,kështu,mbështetur stapit,si një Shenjt e si një KRISHT
Mu në zemra,pikë e mjaltit,si LIRIK: p ë r j e t ë s i s h t!

 
            Fier, më 25 prill 1999.
 
2. Kujtimit të LASGUSH  PORADECIT
 
Përmbi stapin proverbial, eglendisesh buzë liqerit
Nëpër buzë mërmërin ca lirika të njëherit
“Këtu hesht një lopatë”, atje “vdes një nosit”
E të gjithë “zhtyen”,”mbyten” e tubohen në lirikë.
 
Buzët rreshkur “sulesh kroit” e “pi ujë të kulluar”
Ku harlisen e dogëdisen vasha “gushë e gji zbuluar”
E “mbollisura” të dogdisë, të ngopë era trëndelinë
Të zu zemra të këndojë,herë bilbil,herë kanarinë.
Pastaj “merr shoqezen prej krahu”, edhe “zhytesh” në liqen
“Velesh”-çvelesh dashurisë… e ringjallesh porsi mjelmë
Muhameti pati MEKËN, KRISHTI  kish  BETLEHEM
Ty s’të nxinte një,po dy: PORADECIN dhe LIQEN!

E,aty të prehet shpirti, ty,LIRIKUT MADHËSHTOR!
O ti KUMTI i DASHURISË! Mbi POETËT: P E R A N D O R !
Në TOMOR a në OLIMP ku u mblodhën PERËNDITË
Seç i  thanë AFËRDITËS:- Shko dhe dorëzoja “tapitë!”.

Fier,22 prill 2000

 
3.Vij në Pogradec
 
Vij në Pogradec,edhe zihem ngusht
Më mungon LASGUSHI;S’je ti, O MITRUSH!
Njëri qe si prushi,tjetri porsi zjarrri
Unë zë hamendësoj:- Kush qe më i madhi?

Dhe flet vet MITRUSHI (më shpëton nga halli)
Mos vrit fare mendjen:- Pa dyshim, L L A Z A R I!

 
         FLORIDA, 3 korrik 2002
 

4. Kur dal buzë liqenit

 

Kur dal buzë liqenit (vendalinjtë i thonë:GJOL!)
Nuk e di pse mbushem pezmit,xhë më dhëmb në kraharor.
Më kujtohen”mërmërimat” e të MADHIT  PORADEC!
Them këtu do “jenë”rimat dhe më zë një debulesë.
Mërmëriste si  me vete,po drejtohej për nga ZOTI
S’ishin rima,por “sedefe”,të malaksura pikaloti
Ishin rima dalë nga shpirti,siç i ndjente thellë në zemër
Nga POTËT më qe KRISHTI (KRISHT më qe dhe me zemër)

 
     FLORIDA; 3 korrik 2002
 

5. POETI-MBRET

BUDË e KRISHT… dhe MUHAMET
Që të tre i kish vet
Ish i ditur;si ai!
Madhështor! Si PERËNDI!

 
Dhe kullonte poezi
Barabar me të? Asnji!
Kishte spektër prej  ZEUSI
POET-MBRET? Vetëm  L A S G U S H I!
 

6. Nga LASGUSHI nuk ndahem dot

Nga Lasgushi,s’ndahem dot
Vargu i tij? I ëmbël,mjaltë!
Dua t’i ikë,bot e bot
Por jam”ngjitur” si me zamkë!

Se më mbush   me mërmërima
Si ai? As tjetër kush!
Shipriti i tij,mbuhsur rima
Rima e tij: made in LASGUSH!

Më malaks me ujë liqeri
Tek në gjumë më nanuris
Fjala?Edhe majlti,dhe sheqeri
Mu në zemrë më “ujdis”.

Mu në zemër më”ujdis”
Dhe me të zë këndoj  tok
Aq me të jam lidhur”pisk”
Lidhur rri e s’zgjidhem dot.

FLORIDA; 4 maj 2003

 
7. Çoçërri i LASGUSHIT
 
M’u bë”çoçërri” i LASGUSHIT
Nga një blacë a nga një ferrë
Edhe shpirtin plot ma mbushi
Zu u çmalla një copë herë.
Ja,tek doli?!!! Vet LASGUSHI
I mbështetur përmbi stap
Fjala e tij veshin ma mbushi:
– Në Shqipëri,nisu me vrap!

 
Fjala jote, o BABUSH; mu në vesh të PERËNDISË
Syrin mua ma rrëmbushi,vetëm prej nostalgjisë.
Florida, 22 prill 2009

 

8. KUJTIMIT  TË  LASGUSH  PORADECIT

Fluturoi dhe “shtërgu i fundit”,shkoi në rrugën e pakthim
Kam një plagë si pej plumbit, për ty dhëmb,ky shpirti im
O ti,MBRET I POEZISË! Kujt ia le”mbretërinë”,vall?
Në “minierë të fshehtësisë”, sa lirika “ruan” në varr?

Një nosit del prel liqerit, kallamishteve klith një krillë
Të malluar nga “ikja e MBRETIT”, ia thotë kujes një bilibil
Rreth e rrotull, s’ka të”krisur”, mbi liqer,s’ndihet lopatë.
“Një shqiponjë e arratisur” vjen tek  ti nga Mali i Thatë.

“S’e merr dot shoqezën prej krahu” që të shkosh tek”Kroi i fshatit”
Si ortek dëgjohet”ahu”, si jehonë të “vargjemjaltit”
Nesër vijmë me ty të çmallemi,se u mbushën tridhjetë vjet
Vimë të çmallemi,por dhe mallemi,gjallë do jesh,O MBRET, për jetë.

Tiranë, 11 nëntor 2017

SHUMË LUMTURI – Poezi nga ALICE MUNRO – Përktheu FASLLI HALITI

 

Alice Ann Munro (Wingham, 10 korrik 1931) është një shkrimtare kanadeze, fituese e çmimit Nobel për letërsinë më 2013.

 

SHUMË  LUMTURI

 

S’ka dhimbje

që koha të mos e zbutë;

as në humbje apo tradhti

që ajo të mos riparohet dot.

Është balsam i shpirtit, pra,

edhe kur varri ta ndajë

dashnorin nga e dashura

e gjithçka që ata kanë bashkë.

Shiko, dielli shndrit

shiu tani pushoi;

lulet po bëhen të zbukura,

qielli është i pastër e i qartë!

Mos meditoni pra 

shumë për dashuri, detyrë;

miq të harruar prej kohësh

mbase ata presin atje

ku jeta përmes vdekjes

i pakëson të gjithë deri në fund;

askush s’do të qajë gjatë gjithë kohës,

do të lutet gjatë, do të vuajë gjatë

për vendin tënd të zbrazët,

për ty që nuk je më.

 

      

             Përktheu: Faslli Haliti