VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Komentet

blank

KUMBULLAT E KUQE – Tregim nga KONSTANDIN DHAMO

                               (  NGA LIBRI  TETORI I NOBELIT )

M’u kthye në një mbëhi vajtja te kumbullat e kuqe,atje në trotuarin e mesit, përgjatë Rrugës së Kavajës. Le të ishte mëngjes i thëllimtë gri, siç janë shpesh mëngjeset e shkurtit, le të ishte mesditë e zbrazët dhe me erë,le të ishte natë fshehëse, le të binte shi dhe, le t’i qullte drurët herë miqësisht dhe herë urrejtshëm, gjithë fshikullima të pjerrëta si kamxhikë; le të ndrisnin qetësisht mes degëve fenerët e ulët me dritë të bardhë dhe, le të dukej sikur ishin pikërisht ata që e frymonin ngado mjegullën mbështjellëse…

Shkoja te kumbullat dhe, vetvetiu përjetoja një sens vazhdimësie të kohës dhe të fenomeneve, siç duket ngaqë këtë rrugë e kam përshkuar që kur isha fëmijë…

Ecja më ngadalë sesa ritmi im i zakonshëm dhe, me mendje shestoja tregimet e ardhshme, apo edhe çfarëdo gjëje tjetër që kisha ende në dorë. Kur e hidhja vështrimin dhe i shihja kumbullat e kuqe,sigurisht nga një kënd tepër i ngushtë, ato ngjisheshin me njëra – tjetrën dhe dukeshin të shumta dhe të dendura sa edhe pemët në një pyll, por kur i këqyrje anash, një e nga një, ato kishin në sfond, herë qiellin e hapur, herë një çati me tjegulla marramendëse, herë një dritare me një fytyrë fëmije me hundë të shtypur pas xhamit, herë një reklamë të lartë pijesh freskuese, disa postera të ndonjë politikani idiot, të ngjitura rresht mbi mure si kuadrot e një filmi, apo një vitrinë të stërmadhe te katet e dyta, ku farfuritnin fustanet si prej bore të nuseve…

Ndonëse takoje vazhdimisht të njohur, mbetej vërtet një trotuar intim,ashtu i mbyllur tërësisht nga drurët e kumbullave dhe nga thurimat e pleksura të voshtrave me gjelbërim të përhershëm.Por çfarë kishte ndodhur, cilës së vërtete i largohesha?

Aha, isha ndarë nga ajo dhe tashmë kisha disa orë në ditë fare të pazëna. Por ajo nuk kishte qenë asnjëherë ajo; edhe nëpër mend e sillja me lloj – lloj emrash përkëdhelës, gjithë tinguj të tepërt sh, apo l, të shtuar në fund për ëmbëlsi dhe ishte e pamundur madje, ta thërrisja qoftë edhe me emrin e saj të njëmendtë, me të cilin e njihnin dhe e thërrisnin të tërë.

Por tani,me anë të atij përemri të akullt dhe cinik, arrija ta përmbaja nervozizmin dhe tundimin,gjithashtu edhe kujtimet pa fund, kujtimet e bukura të ngulitura…

Pas kaq e kaq vitesh dashurie, erdhi ndarja që nuk e kishim pranuar kurrë. Tani, me siguri që, edhe ajo, ashtu më sillte ndër mend mua, ai, a thua se asnjeri nga ne të dy nuk e meritonim emrin që kishim.

Por vetëm ndarja, vetëm mbarimi ( duke nënkuptuar me këtë fjalë edhe vetë vdekjen, pa dyshim ) sjellin vlerësim të mirë, apo të keq, sjellin kujtimet, ëndrrat, shndërrimin në art të gjithçkaje të ndodhur…

Prandaj, prandaj, mesa duket, jo rrallëherë fansat vrasin me duart e tyre ata që i adhurojnë deri dhe si hyjni, sepse, i adhuruari dhe i hyjnizuari, nuk mund të të sillet tek e fundit, nëpër këmbë me përditshmërinë e tij vulgare dhe të kompromentueshme, me nevojat e domosdoshme fiziologjike dhe vogëlsirat meskine; është vetë vdekja ajo që shpall adhurimin e vërtetë, ose të paktën humbja nga sytë dhe largësia…

Kështu po vërtitesha me arsyetimet e mia,duke e ironizuar sa mundja veten,megjithatë, shëtitja e vazhdueshme mes kumbullave të kuqe, ndonëse tashmë ato ishin të zhveshura, të nxira dhe të thyeshme, më ndihmonin të besoja dhe të mendoja për ditët e reja.

Pak nga pak do të mësohem të mos hap më sytë nëpër tezga, për të gjetur nga ato cigaret kontrabandë që preferonte ajo,do të mësohem të jetoj pa takimet frymëzuese, pa restorantet dhe kafenetë, ku humbisnim orë të tëra, ku putheshim, ku bëheshim njësh dhe ku përbetoheshim ; do të mësohem të jetoj pa flokët e saj të praruar, që më binin në fytyrë si dielli, pa trillet e saj, pa batutat e saj, pa kërcitjen e takave të saj…

Do të mësohesha të jetoja pa parfumin e saj; pas pak, pas pak…

Por një mëngjes,një mëngjes me qiell plot vorbulla resh të rëna teposhtë, pashë gjithë shqetësim,tek po çapitesha midis kumbullave, një fole zogu, që kishte filluar të thurej, nëpër degë.Ishte e vogël dhe fare ulët ! O, Zot, kush po qëndiste me aq përkushtim dhe delikatesë atë filigranë ? Pa ardhur ende pranvera, pa u ngrohur ende moti ?

Atëherë, duhet të jetë me siguri zog dimëror qytetas.Por, përse është ngutur kaq shumë për t’u ndarë dhe për të pasur një shtëpizë të re tani në mes të dimrit, kur kumbullat janë të zhveshura dhe nuk mundin të të fshehin ende?A thua për të pritur një lidhje të re?

Do Zoti e nuk e sheh njeri, sepse përndryshe,me një të tundur të lehtë të trungut të hollë, ajo do të shthurej fije-fije si një bluzë fëmije dhe do të binte përtokë.Por ç’zog ta ketë filluar vallë ? Kumriet janë të pakujdesshme, paqësore dhe të afrueshme. Ato e bëjnë folenë mbi kryet e kalimtarëve, te degët që varen mbi trotuar, apo edhe mbi kryqëzimet e rrezikshme të rrugëve.Aty, aty dashurohen ato, mbi rrotat, smogun e makinave dhe nervozizmin e semaforëve, ku era i tund pa mëshirë, tek çelin vezët…

Do Zoti e nuk e sheh ndonjë vandal,gjersa të çelen lulet dhe gjethet e flakta të kumbullave, që ta mbështjellin folenë dhe zogun si mes një zjarri që hamullon pa pushim; ta mbështjellin dhe ta përkundin sikur të ishte një feniks…

blank

NISH-i – Tregim nga ARTUR SPANJOLLI

1
I mungonte në çdo pjesë të trupit. I mungonte tek bebëzat e pafajshme të syve kur e shikonte plot adhurim. I mungonte tek veshët kur ai i fliste me zërin e tij të dashur dhe të butë. I mungonte tek krahët, kur e shtrëngonte fort dhe mbushej me trupin e tij, me erën e tij, me ngrohtësinë e tij. I mungonte në mëngjes kur me një ledhatim tek koka e zgjonte për tu pregatitur për në shkollë. I mungonte në mesditë kur hanin të gjithë bashkë. I mungonte në darkë kur të katër mblidheshin rreth televizorit dhe shikonin programet e të vetmes tv shtetërore. I mungonte gjithkund. Nishi ishte i dobët dhe me shtatin mesatar. I kishte flokët me kaçurrela, të butë si mëndafsh ngjyrë gruri të pjekur. Hundën e kishte të madhe me samar dhe kishte në buzëqeshje një dlirësi fëmije të veçantë. Një dlirësi të cilën dhimbja e pashoqë e kishte modifikuar. Tashmë trishtimi, kish thurur me fijet e tij, në mes të shpirtit, një fole. Vishte gjithmonë një palë pantallona doku ngjyrë bezhë dhe një këmishë fanellate. Sipër gjithmonë mbante një triko pambuku me vija horizontale. Që kur i kishte ndodhur fatkeqsia, kishte dëshirë të rrinte vetëm dhe heshturazi, sikur ti ishin mbytur gjemitë, kalonte me orë të tëra shtrirë në shtrat, duke parë tavanin bosh dhe mendohej.
Pranvera kishte hyrë gjithkund me forcë dhe entuzjazëm edhe pse mbarë populli ishte i çakërrdisur nga aq gjera që kishin ndodhur në aq pak kohë.
Mamaja, e cila e kuptonte gjendjen e dëshpëruar të djalit, shpesh i afrohej, tek rrinte ashtu, as gjallë dhe as vdekur dhe i fliste me një dhembshuri prej nëne: “Nish, dil të keqen mami. Shko dhe loz me shokët!” Por ai nuk i përgjigjej. Nuk kishte më dëshirë të fliste me askënd. Që kur i kishte ndodhur fatkeqsia nuk fliste më me askënd. As me gjyshin e mirë Meta, të cilin e donte aq shumë. “Ç ka?” pyesnin njerëzia kur vinin për ngushëllim, javë më vonë. “Asgjë. Nga hidhërimi ka vendosur të mos flasë më!”
“Si ka mundësi?!”
Nëna, me sytë e saj kaf në mes të kokës plot kaçurrela, vështronte fqinjët apo të afërmit dhe kafshonte buzën. “Do ti kalojë!” pëshpëriste pastaj. E bindur se gjërat do të sistemoheshin me kalimin e kohës. Nishi flinte si i vdekur. Flinte pa dëshirë, por kur përgjumej, përgjumej thellësisht dhe brënda vetes të vetmen gjë që dëshironte më me zjarr, ishte ta shihte në ëndërr. Qoftë edhe për një çast të vetëm t’i buzëqeshte, ta përkëdhelte si përpara fatkeqësisë. E dëshironte aq fort sa edhe pse nuk e dinte nëse kishte një zot në gjithësi, ai i lutej atij me zjarr. Nuk ndodhte kurrë. Kur zgjohej, zhytur në plogështinë e vetmisë, si njeriut të cilit i kanë vjedhur lumturinë edhe ai topitej pa dëshirë gjithkund. “Nish i dashur!” i thonte gjyshi i tij kur i afrohej me një kujdes të veçantë! “Jeta është kështu. Njerëzit e dashur edhe mund të na lënë. Por kjo nuk do të thotë që ne duhet të humbim dëshirën për të jetuar. Jeta vazhdon. Koha do ti mbylli plagët tona dhe do ta kapërcejmë këtë çast të vështirë!” Gjyshi i fliste me kujdes. Fare pranë, me zërin e tij të butë dhe Nishi ndjente deri edhe erën e rëndë të djersës prej plaku përzier me erën e pagabueshme të duhanit që gjyshi e çlironte edhe nga rrobat. Vazhdonte të mos thonte asgjë, por i pëlqenin fjalët e mençura të gjyshit. Fjalët e një 70 vjeçari ishin si ilaç për të. I dëgjonte me kujdes duke parë drejtë, me sytë e humbur përtej xhamit. “Edhe mua ma ka këputur shpirtin kjo humbje. Ishte babai yt, por ishte edhe djali im, ndaj mos u ligështo kaq shumë. Gjeji forcat dhe fillo prap të jetosh!” i pëshpëriste gjyshi, por as nuk I kërkonte ti fliste, as nuk e pyeste me insistim pse kish rreshtur të fliste. Thjesht e respektonte dhimbjen e tjetrit dhe e përkëdhelte me dorën e tij të ashpër, të rrudhur, plot kocka dhe deje të ngrohta.

Djali tashmë kur dilte tek oborri i pallatit, shokët e tij të lagjes, sapo e pikasnin tek ecte qejfprishur, ndalonin lojën, ulnin kokat dhe rrinin në heshtje duke parë për tokë. Kishin rreshtur tashmë ti kërkonin të lozte me to. Pak më tutje, shitset e dyqaneve në rrjesht, tek e shihnin të ecte duke zvarritur këmbët, afronin gojën tek veshët e kolegëve dhe me pëllëmbët e hapura rreth veshit, pëshpërisnin: “I gjori. E gjeti belaja Nelën!” Ai i dinte të gjitha këto. Aq i bënte. Ato, djemtë e lagjes, djemtë e shkollës i kishin baballarët e tyre. Ato në darkë loznin të gjithë bashkë, diskutonin rreth tavolinës, shihnin filma bashkë. Ato zgjoheshin në mëngjes me përkëdheljet e prindërve, ndërsa atij i ishte vrarë ëndërra. Shprehja:- kurrë më, në jetë të jetëve, – ishte edhe shprehja të cilën e kishte më të vështirë ta gëlltiste. Ç kuptim kishte ajo shprehje? Ç kuptim kishte ekzistenca nëse gjërat më të bukura vriteshin aq rastësisht dhe ai, akoma i njomë, akoma i vogël duhej të binte në aq të thella. Ç kuptim kishte kur ëndërra thyhej si një kryevepër të cilën pasi e krijon me mund dhe lodhje, më në fund e thyen me tërbim. Kishte një Zot? Nuk duhej të kishte përderisë fare rastësisht ai tashmë gjendej në pikë të hallit. Pa të. Kishte parë shpesh gjyshin të lutej por ai ishte tepër i vogël të arsyetonte aq thellë. Ai thjesht ndjente se ishte dëmtuar aq shumë thellë në shpirt sa nuk dinte se si do të vente ajo punë. I pëlqente të ecte. Vetëm, për orë të tëra bënte në këmbë shtigjet mes dheut, barishteve dhe plisave, rrugën përgjatë lumit. Ishte një lumë me brigjet e gjëra, gërryer nga koha. Kur ecte buzë rrugës, atje poshtë, ndoshta dhjetë metra poshtë, ujrat e pistë ngjyrë okër të lumit iknin me rrëmbim drejt detit. Sillnin me vete trungje, degë, kanaçe, plisa dhe drurë të kalbur. Gjithçka gjenin përpara ato, fare pa përgjegjësi e trasportonin drejt grykës së derdhjes. Ai kishte filluar të bindej se po ta mendonte shumë, po ta kërkonte me insistim në ajrin e muzgut, në zhurmën e lumit, në pëshpërimën e erës, në këngën e zogjve, në aromën e luleve të majit, ai do ta gjente dikund. “O zot!” pëshpëriste, “bëje të jetë e vërtetë! Ta takoja edhe një herë.” Ishte kokëfortë. Të tjerët pëshpërisnin pa pushim: “Po çmëndet! Ka rënë në depresjon!” Ose: “Ishallah i kalon të shkretit! Është akoma i vogël!” Ai nuk ndjehej më i vogël. E dinte shumë mirë ç donte në jetë. Donte që t’i kthenin atë! I cili, fare rastësisht, një mëngjes të bukur marsi, duke u turrur të punonte, ku të ishte vështirësia më e madhe, kishte shkelur mbi një dërrasë të kalbur dhe ishte shëmbur në tokë nga një lartësi fatale. “Zoti jep, Zoti merr!” thoshin njerëzia duke shtrënguar fort njëri tjetrin prej shpatullave në shenjë ngushëllimi. Por Nishit me sa duket veç i kishte marrë, sepse edhe pse kishin kaluar dyzet ditë ai akoma nuk gjente paqe dhe s dinte me se ta mbushte zbrazëtinë e trishtimit në gjoks.
Nuk qante don. Do të kish qenë më e lehtë nëse ai do të kishte pasur mundësi të qante. Mund të çlirohej. Gjoksi i tij, mund të mbushej me kripën e ngrohtë të ujit të lotëve dhe ai do ta nxirrte jashtë më nëfund nga shpirti ate brengë fëmijrore. Por nuk arrinte të qante. Ndjehej i bllokuar. Kish qenë një funeral i paparë në qytet. Kish ardhur i madh e i vogël. Kishin vërshuar nga të gjitha anët e vëndit, jo vetëm se babai i tij kish qenë fare i ri dhe i dashur me të gjithë, por mbi të gjitha sepse kishte bërë aq shumë ndere, sa tek pragu i asaj familje të madhe nuk arrinin të futeshin të gjithë për ti dhënë lamtumirën e fundit. Ato ditë i mbante mend si në mjergull, sikur shpirti ti ishte larguar pjesërisht nga trupi dhe kujtesa ia kishte regjistruar me një çrregullsi ëndërre. Sikur ti kishte parë mes delirit. Gati gati të pabesueshme. Por pak nga pak, sapo njerëzit që e ledhatonin, e shtrëngonin në gjoks, i jepnin dorën apo e përqafonin ishin rradhuar, atëherë kish mbetur veç vetmia e madhe. Boshi i cili nuk mbushej me asgjë. Ishte bërë e padurueshme të rrije në shtëpinë e re në pallat. Shtëpi, për të cilën kishte bërë orë pa fund si kontribut vullnetarë për ta marrë. Kish ndërtuar tre pallate për të marrë një hyrje. Ishte viti 1990. Gjithkund bota ndryshonte aq shpejt, aq egër, aq pa shpirt, sa njerëzit nuk gjenin kohën e duhur të ambjentoheshin me një të re, kur befas, vinte një e re tjetër. Ndërsa për të koha kishte ndalur. “Ah sikur të bëhej. Ta shihja..!” po pëshpëriste. një mbasdite ndërsa ecte përbri pallatit të fundit, ku babai i tij kishte bërë orë të tëra pune me kontribut vullnetar. Aty shkonte shpesh dhe i dërgonte bukën, përpara se të ndodhte tragjedia. “Ah sikur të bëhej…!” pëshpëriste akoma. Në mes të lotëve, të cilët ia përndritën shikimin, gjithçka përreth filloi të shpërbëhej, duke u thërrmuar në vezullime të vockla. Falë grimcave të lotëve, pa se gjithçka përreth po dyzohej, po bëhej me dy plane, sikur gjithësia në çast të bëhej dopje, si mbi dy dimensjone. Dy pemë, dy pallate, dy shtylla telefoni, dy degëzime asfalti. Aty pa se gjithçka, fare papritur, po merrte një shteg tjetër. I fshiu lotët me mëngën e trikos dhe ndjeu deri edhe shijen e jelbët të lotëve në grykë. I gëlltiti, dhe ashtu, pak i hutuar, tepër i çuditur, eci akoma drejt. Pallati ishte i përfunduar? Nuk e kujtonte mirë! Një mendje i thonte se duhej të ishte përfunduar; ashtu e mbante mend. Ai kujtonte deri edhe familjet e reja të cilat, pasi kishin hyrë brenda apartamenteve, dilnin plot entuzjazëm nëpër ballkone të cilëve u vinte akoma erë gëlqerje e freskët.
Edhe ato vetë, ishin strehuar tek pallati ngritur me kontribut vullnetar, vetëm falë faktit se ai pallat që tani po e shihte ndryshe, ishte përfunduar. Ndërsa tani, tek ecte, i hutuar, po pikaste tepër i habitur, se ai ishte akoma i papërfunduar. Hidhte sytë andej këndej dhe shikonte puntorët tek punonin akoma nëpër katet e zhveshura dhe pa suva. Ç po ndodhte? Ata kishin marrë shtëpi, por pallati ishte akoma i papërfunduar?! Ç ishte ky dyzim kohësh? Për ç arsye? Ishte përtej kohës, apo ishte andej tutje, kohës pra? “Nuk po kuptoj asgjë!” mërmëriti mes dhëmbëve. Tullat e kuqe, të cilat tani i kishte fare afër, nuk ishin suvatuar akoma me granit dhe ai, po ecte ndoshta mbi të shkuarën? Kokën e kishte lëmsh. Diku dëgjohej fërshellima e një mjeshtri, diku tjetër zhurma e një çekani që godiste mbi një gozhdë. Pak më tutje, ndjehej zhurma e lopatave që trazonin llaçin. Po a ishte përfunduar pallati apo jo? Më duket se po! Ai embante mend të përfunduar. Djali pyeste vetveten si përgjumësh, dhe ndërkohë, i mpirë krejt, vazhdonte të ecte përpara. Edhe ambjenti përreth nuk ishte më pranveror. Bënte fresk dhe tutje, gjethet e një peme ishin krejt të verdha. Ishte një plep. I njëjti plep që pak më parë i kishte pasur gjethet jeshile, plot linfë të gjelbër pranverore. Nuk po kuptonte asgjë. Tani, në vend të zbrazëtisë së tmerrshme në shpirt, në vend të dhimbjes së ngurtësuar në gjoks tani ndjente habi, kurjozitet dhe tani. Një si çiltërsi e panjohur, sikur të ishte një thys plot aromë të mirë, po i çelte në zemër. “Ku jam?!” desh pyeti. Këmbët ecnin përpara si të drejtuara nga një forcë e panjohur. “Ku po shkoj?!” vazhdonte të thoshte. “Nuk po kuptoj asgjë….!”

2.
“Na thuaj Nish, ç ndodhi pra. Rrëfehu!” Kemi gjithë mëngjesin që po të lutemi të na rrëfesh. Ai rrinte si i shushatur. Shikonte me sytë e përhumbur nënën, gjyshin, motrën, dajën. Nuk dinte nga t’ia fillonte.
“E takova!” tha më në fund.
“Kë takove Nish, flit. Pash Zotin se po na luan mendësh!”.
Ai e pa drejt në sy. Ishin tek guzhina, ulur mbi minderin pranë sobës. “Po ecja drejt pallatit që baba kish kontribuar mbasditeve për ta ndërtuar, pak muaj më parë. As vetë nuk e kuptova por u gjenda pranë hyrjes, si dikur kur i dërgoja bukën në orën e drekës. Mendjen e kisha në vend, po ecja, dhe nuk po kuptoja asgjë. Aty për aty sikur mu zhduk nga kujtesa bindja se pallati kishte mbaruar, aty po punohej ende. Por ne e dimë mirë që pallati ka përfunduar se vetëm falë atij pallati ku babai kontriboi na dhanë hyrje të re. Nuk e di për besë!”
“Nish. A je në vete a po flet përçart?!” ia preu nëna e tij fjalën sepse iu duk fare normale që djali po delironte. Në fillim kish qenë heshtja, dhe ja tani, e folura pa mënd!”
“Nuk po gënjej!” e ngriti zërin fort djali, i cili u ndje i ofenduar nga mungesa e besimit për ç po rrëfente. Nëna nuk bzajti më. Pastaj me vështrimin tejet kurjoz e la të fliste akoma. “Puntorët po punonin akoma. Ishin zhytur në një heshtje të çuditshme. Nuk e di?! Isha si në ëndërr tek ecja. Isha krejt i mpirë, i ndërgjegjshëm por në të njëjtën kohë edhe i pa ndërgjegjshëm. Krejt i hutuar, sikur dikush të ma kishte marrë mendjen, ecja gjithnjë përpara. – A jam i marrë apo jo? – i thoja vetes, ndërkohë vazhdoja të ecja përpara, drejt të panjohurës. Por thellë vetes time e dija. Ai pallat ishte përfunduar prej shumë muajsh, njerëzit banonin aty tashmë. Nuk po kuptoja asgjë. Punëtorët përreth nuk përgjigjeshin, dikush rrinte fare i ngrirë sikur të ishte një fotografi me ngjyra. Eca drejtë dhe e pashë….!”
“Kë pe?!” e pyeti nëna me tmerr. I kishte sytë krejt të zgurdulluar.
“E pashë po të them…
“E pamundur…” vazhdoi ajo duke lëvizur nga vëndi. “E pabesueshme!” por e njëjta forcë që e shtynte të mos e besonte, të mbështetej mirë tek ligjet e jetës, ku gjithçka që ikte nuk kthehej më kurrë; në të njëjtën kohë, po e njëjta forcë e shtynte gjithashtu ta dëgjonte me tmerr. Me një kureshtje e cila i kalonte kufijtë njerëzorë. Djali heshti pë një çast. Pastaj u gëlltit dhe e pa drejtë në sy. Nëna e tij e cila e njihte mirë deri thellë, pikasi se nuk ikishte më sytë e trishtë si më parë. Ato bebëzat ngjyrë mjalti tani kishin një qetësi të re, të çuditshme, dhe ajo pati një fërgëllimë në trup. Lëkura iu rrënqeth e tëra nga një tmerr i ri. “E pamundur!”
“E pashë po të them dhe folëm!” u përgjigj agresiv djali.
Nëna nuk tha më asgjë. Si e ngrirë nga habia, dukej sikur ajo vetë kishte harruar të merrte frymë dhe tani, me Nishin përballë po mundohej të gjente shenjat e çmendurisë në fytyrën e tij. Nuk po i gjente.
“Iu afrova me një qetësi krejt të panjohur!” Vazhdoi rrëfimin djali. “Në atë çast kisha harruar, ose më mirë të them, më ishte fshirë krejt nga kujtesa që nuk ishte më në mes të të gjallëve. Më buzëqeshi si përherë. Nuk e di për besë. Dikush ma kishte fshirë nga kujtesa fatkeqsinë!”
“Ç’ të tha?!” nuk iu durua nënës.
“Diçka….!”
Nënës po i kumbonin veshët. Nga emocjoni rrinte tani krejt e shtangur sikur ajo vetë të kishte hyrë në një dimensjon tjetër kohor. “E pabesueshme!” mërmëriti ajo duke lëvizur buzët krejt të mpira nga tmerri, sikur në to mos të kishte më asnjë fije gjak.
“Nënë, duhet të më besosh. As vetë nuk e di pse? Kisha prej shume kohësh që dëshiroja të më shfaqej në ëndërr. Por qielli bëri të mundur ta takoja në një formë krejt të panjohur. Nuk po flas përçart, të betohem. Aty ndjehesha si i rrëmbyer nga dikush, jo më padron i lëvizjeve të mia, i mendimeve të mia. Ishte sikur të sundohesha tërësisht, nga një forcë shumë më e madhe se ajo e imja. Dikush më udhëhiqte. Dhe ai pallat ku punoi, tashmë, nuk ishte ende i përfunduar. Por nuk ishte as koha e shkuar. Ishte krejt ndryshe. Nuk di ç të them. Gjithçka, ishte njëlloj por edhe ndryshe. Nuk e di për besë, nuk e di si ta shpjegoj….!”
Mbasi tha këto fjalë djali heshti. Heshtja që u pllakos ishte heshtja plot ankth e të pabesueshmes. Heshtja e sikletshme e të panjohurës që tmerron të gjallët. Heshtja e frikshme e mrekullisë që tremb dhe trondit.
Por gjëja më e çuditshme ishte se heshtja e tij, nuk ishte më heshtja e adoleshentit të vetmuar, i cili nuk gjen paqe nga një dhimbje kaq e madhe. I cili nuk din me ç ta mbushë zbrazëtinë e një humbje kaq të madhe. Ishte heshtja e një njeriu që tashmë dinte, ishte i qartë. Ishte heshtja e njeriut që nuk e njihte më vetminë kozmike, zbrazëtinë rastësore në univers, ku mendonim se ishim krejt jetimë. Atij i kishin treguar, por se kush dhe se pse, nuk kuptohej. Ishte pra, heshtja plot shpresë. Por jo ajo e besimeve fetare. Ishte heshtja plot me besim kozmim, gazi pa fund, dhe bindja se nuk ishte i vetëm. Se kurrë nuk kishte qenë i vetëm dhe se nuk kishte shanc që ai t’a mendonte një gjë të tillë.
Në ditët që vijuan, shokët, miqtë, filluan të habiteshin me gjallërinë e tij aq të papritur. Ku shkoi gjithë ai hidhërim? Ç ishte gjithë ajo hare e fshehtë, ashtu, si kot, sikur të vuante nga skizofrenia.
“Besomë. Nënë!” Vazhdonte t’i thonte ai dhe e shihte drejt e në sy. Nëna nuk dinte ç ti thoshte. Rrinte krejt si e shushatur, me një përzierje mes habisë, mosbesimit dhe pyetjeve, të cilat me insistim ia godisnin fort ndërgjegjen.
“Askush nuk duhet t’a marri vesht këtë histori!” I pëshpëriste shpesh. “Do të të marrin për të lojtur dhe do të të shohin si të çmendur!”
“Ç më duhet mua, ç mendojnë të tjerët?!”
” Ty ndoshta jo. Por të tjerëve po. Kur të të gjykojnë si të marrë, kur të aneksojnë nga grupet dhe të shohin me sytë e një të gjori, atëherë, do ta shohësh se sa probleme ke për të pasur. Ndaj mbylle gojën!”
Nish-i ngriti sytë dhe pa përtej xhamit të dritares . Qielli po mbushej me re dhe era e fortë dërgonte andej këndej, si fare pa llogjikë, tufa zogjsh fare të hutuar, të cilët me sa duket nuk dinin as vetë ç të bënin.

blank

Meri Morison – Poezi nga ROBERT BURNS – Përktheu SERVET BYTYÇI

O Meri dil moj në dritare,
Se sytë e mi aty të presin
Syte e tu të bukur fare
ti shoh sa ëmbël buzëqeshin.
.
O Meri dil moj në dritare .
Erdh’ ora jonë e takimit.
Nuk ka jo bota aq thesare,
Sa sytë e tu zjarr i rubinit.
.
Sa me dëshirë do kisha vuajtur,
Si skllav, tek lind e perëndon.
Vetem të kisha ty moj e bukur,
e mira Meri Morrison.
.
Mbrëmë në darkë tek dridhej teli,
vallëzonin vasha e djem të ri,
vetem tek ti mendja më ngeli,
S’buzëqesh ëmbël askush si ti.
.
Ka ky qytet vajza plot sqimë,
të kërkoj e hapi s’më ndalon.
Prej gjoksit thellë një psherëtimë,
thashë nuk ka jo si Meri Morrison!
.
O Meri pse do ma bësh gjëmën,
kur për ty vdekjen se mendoj?
Mikut tënd ti thyesh zemrën,
Për të vetmin faj se të dashuroj?
.
Ah jo e dashur, dhe po s’më deshe,
trego te lutem pak mëshirë!
Siç i ka hije një mbretëreshe,
moj Meri Morrison e Mirë.
O Mary, at thy window be,
It is the wish’d, the trysted hour!
Those smiles and glances let me see,
That makes the miser’s treasure poor:
How blythely wad I bide the stoure,
A weary slave frae sun to sun,
Could I the rich reward secure,
The lovely Mary Morison.
.
Yestreen when to the trembling string
The dance gaed thro’ the lighted ha’
To thee my fancy took its wing,
I sat, but neither heard nor saw:
Tho’ this was fair, and that was braw,
And yon the toast of a’ the town,
I sigh’d, and said amang them a’,
“Ye are na Mary Morison.”
.
O Mary, canst thou wreck his peace,
Wha for thy sake wad gladly die?
Or canst thou break that heart of his,
Whase only faut is loving thee?
If love for love thou wilt na gie
At least be pity to me shown:
A thought ungentle canna be
The thought o’ Mary Morison.
blank

Një”kumuri” qan nga malli… – Esé nga Përparim Hysi

“QYTETI IM” nga ILIRIANA SULKUQI

Sapo i dhash fund “Antologjisë POETIKO-GRAFIKE” -“Qyteti im”,ku vargjet janë të POETES ILIRIANA SULKUQI dhe”Fototgrafitë”nga NJË MJESHTËR si skenograf,piktor grafist,FABARDH MARKU që saj penelit si piktor është nderuar nga SELIA E SHENJTË E VATIKANIT me titullin”Kavalier i URDHËRIT të SHËN SILVERIT” dhe,veç këtij urdhëri,mban titullin”Akademik” nga AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE e SHKENCAVE dhe ARTEVE.
Pra,parë veç kalimthi,kemi një “prodhim bruto” nga DY ARTISTË nga ELBASANI që i bëjnë nder jo vetëm ELBASANIT,po mbarë KOMBIT.
* * *
Tek shfletoj faqe për faqe POEZITË e ILIRIANËS,vëren që secila prej tyre,si një”fshat i dukshëm që nuk do kallaus”,kullojnë nga malli.Kullojnë nga malli për ATDHE dhe ATDHEU,për POETEN,fillon nga ELBASANI. Sikur pranë çdo poezie vjen e zë vend ajo thënia e VOLTERIT:”ATDHEU-vendi ku mbahet peng shpirti”. Dhe vërtet kështu ndodh ne poezitë e ILIRIANËS, Tek i lexon,nuk ke se si mos emocionohesh: vargjet të rrëmbejnë,ti humb sensin se ku ndodhesh,se vargjet kanë një forcë magjike,bëhen dominuese mbi ty si lexues dhe,sakaq të zë”gripi” i kësaj magjie artistike. Nën këtë trysni kam qenë,pothuaj, në të gjitha faqet e kësaj”ANTOLOGJIE” që kullon mall dhe,kur kthjellem, më vinë ndërmend fjalët e NIÇES(NIETZSCHE) që thotë:”Unë me fjalë mund ta kthejë botën përmbys”.Dhe vërtet,ILIRIANA më këto pezi antologjike,jo vetëm të kthenë përmbys, por të futë në botën e saj shpirtërore dhe do apo nuk do ti, do”derdhësh lot malli”,njësoj si autorja,për ELBASANIN e saj. Kjo ngjet me këdo që do ketëë fatin ta lexojë,kurse për mua”gripingjitës” është paksa më i veçantë: unë jam si pak nga ELBASANI.Në ELBASAN kam jetuar 4-vjet dhe,nëse sot jam ky që jam,kjo ka ndodhur se në ELBASAN kam mbaruar Shkollën e mesme PEDAGOGJIKE( pasuesja e NORMALES) që në gjykimin tim,NORMALJA E ELBASANIT ka qenë jo vetëm shkolla e parë e mesme në SHQIPËRI(Hapur në 1dhjetor1909),por UNIVERSITETI I PARË SHQIPTAR. KY gjykimi im nuk është dhe aq subjektiv,po të kemi prasysh programet dhe,veç programeve(Programe PEDAGOGJIKE me FRYMË PERËNDMORE),por dhe PERSONELI MËSIMDHËNËS deri prag viteve’60-të të shekullit të kaluar, të gjithë të shkolluar në EVROPËN PERËNDIMORE. Por kam dhe një arsye tjetër që të jem”pak nga ELBASANI!. Unë jam nga MYZEQEA dhe në MYZEQE thonë:” Në një vend,po pive 40 sapllakë me ujë,je vendali!”.Si thoni?Jam apo nuk jam nga ELBASANI?
* * *
Poezitë e ILIRIANËS janë regëtima shpirti; janë klithma dhimbjesh; janë lot kumurie.Dhe të gjitha sa them,mund t’i gjesh në shumë poezi të saj. Le të citojmë poezinë”Elegji për qytetin e lindjes”. Që në titull,dhimbja jo vetëm është e dukshme,por kthehet si një”send” që mund ta zësh me dorë:
“Ç’m’u bëre ti.qyteti im,
Ti,i kalldrëmti gur më gur?
Të kam ninull e përmallim
Dhëmbshuri të kam si dikur.
…………………………………………..
Pa dil në shesh të Bezistanit
Aty ku ora kohën mat
më jep raki ballëkazani
Ose vritëm që me natë
Të shkojmë dhe më tej.Nuk ka elbasanas që mos jetë”rrahur” nga era e KRASTËS.Me njëstrofë,POETJA, të impresionon nga malli dhe për këtë erë:”Më përlasesh në fytyrë/dhe më kthen në nuse-mali/Erë e marrë,me frymë njeriu/moj më ço edhe nga varri.”
Dhe nuk ka lexues që mos ndalet gjatë tek poezia” Mos më duaj vendi im”.Kjo poezi,me të vërtetë,është një pangjerik dhimbjeje dhe,njëkohësisht,pafajësie. Tek lexoj poezinë,menjëherë futem në lëkurën e poetes,që,njësoj si ajo,nuk e kam duruar atë emigrim që,në gjykimin tim,”emigrimi është grryerja e KOMBIT”.Por tek bën thirrje të tiila,dhimbja bëhet më prekëse,se POETJA është dhe NËNË dhe si mund t’i ndalësh lotët kur has vargje të tillë:”…unë fluturoja/mbi re asgjëje/ika.Po ku?/Tek cili nga fëmijët/pa adresë në dy gjysmat e GLOBIT/.Mandej zemra e POETES shpërthen nga urrejtja për pushtetmbajtësit e të gjithë ngjyrave:
“Mos më duaj ti shteti im,i papushtetshëm
………………………………………………
Për ty s’kam asnjë molekulë dhimbjeje
………………………………………………….
Se më bëtë bashkëfajtorë me veten.
Dhe në fund,strofa apogje:
“mbase nesër,dora ime
mund të mos shkruaj më.
Por në zarfin e(pa)hapur
Të kam lënë një amanet:
-Mos më duaj!
Më ruaj në harresë
Vendi im
Pa kujtesë!
Një pohim tronditës që flet shumë.Një klithëm që kullon dhimbje shpirtërore. Dhe ka të drejtë JASEMEY VEST që thotë:”Një kockë e thyer mund të shëndoshet,plaga e mallit që vjen nga fjala,qendron e hapur.”
* * *
Dhe a mund mos lotohesh,kur lexon poezitë e POETES për nënën e saj. Me një origjinalitet që nuk e gjen kund,s’ke si mos mbresohesh nga vargje të tillë,si:
“Pasqyra ime e parë? NËNA ime!
SA herë shihem,më duket vetja e vogël.
(oh,sa e bukur psakalindur!!!)
Pasqyra e dytë:Rinia ime!
Asgjë e mençme
Nga asgjë”marrosur”.
E treta:
M’u trashëgua vetja
IMebijë ma”vodhi” pasqyrën…
Dhe një poezi për qytetin që kullon veç mall:
“në daç më duaj,në daç më vrit,
por,dhe e vdekur,jam shpiri yt!
Në daç më duaj, në daç më vrit
Vetëm tek varri më ndiz një dritë
Në daç më duaj, në daç më harro
Më lër të prehem si skund në botë
I shtenjti prej dhimbjeje
Qyteti im i pashoq.
Ose sa dhimbje të induktohet në thirrjet patetike”ELBASAAN” ku zëri,për të malcuar plagën e dhimbjes,ngrihet një oktavë më lart:”..fryma ime e fundit,pa varr a më tej:”Elbasan/varri im falas/i varur tek një gjethe Rrapi/pa u”përgjëruar” me dhimbje prej malli.
Sa natyrshëm vërshon malli edhe në vargje të tilla,si”… po troks,tak-tak-tak?po s’më njohe,plas në prag!
Dhe prapë POETJA kthehet tek NËNA.Me këshillat që janë urtësi tëçmuara,POETJA, në një farë mënyre e ngre NËNËN në peidestal dhe tregon që HEBREJTË kanë shumë të drejtë kur thonë për NËNAT:”Ngaqë ZOTI nuk mund të ishi pranishëm kudo,dërgoi atje NËNAT”.
Në këtë ALBUM ANTOLOGJIK ka shumë poezi malli. Emigrimi,për mua,është si mola që e bren,përditë trarin e mallit.Unë vetëm sa e ceka kalimthi këtë mall që nuk është metaforik. Nuk e mbyll dot këtë shkrim të thjeshtë,pa lakuar përkthyesen ERMIRA ÇELA që poezitë i ka kthyer në gjuhën angleze. ALBUMI është si”TRIO nga ELBASANI”
Poetja e ka në shpirt poezinë dhe meritat e saj janë të njohura,duke i uruar suksese të mëtejshme,i bëj një propozim luajal:-KTHEHU në SHQIPËRI se ke për të rilindur!
Tiranë,26 tetor 2021

blank

ÇAMËRIA, KOHEZION I GJITHË KOMBIT – Esé nga ATDHE GECI

Ne nuk kemi nevojë ta qepim hartën e atdheut me Çamërinë, kur atë e ka qepur vet përëndia, – Shqipëria deri në Prevezë e më përtej!… ( A. Geci )
Në ciklin e përgjakjeve historike të popullit tonë, Çamëria dhe Krahina e Mollës së Kuqe ose ( Shqipëria lindore e Dardanisë ) bashkë me pjesët e Shqipërisë në Mal të Zi, dhe pjesët e Shqipërisë në Maqedoni dhe Epir, janë pjesët më të lënduara të Atdheut tonë.
Dorëzimi i Dosjes çame me 11 shkurt 2016 në Prokurorinë Ndërkombëtare të Hagës kundër gjenocidit të Greqisë ndaj çamëve dhe arvanitëve nga vitet 1912- 1945, është një kthesë historike e cila përshpejtoi, Shpalljen e Pavarësisë së Çamërisë nga Kuvendi Gjithëpërfshirës Çam dhe Arvanit, me 30 tetor 2016.
Akti i shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë me 30 tetor 2016 në Hagë të Holandës bart me vete një ( pse të madhe) dhe të pamohueshme, se Shqipëria deri në Prevezë e më përtej ose Epiri i Çamërisë, Çamëria, është tokë pellazgo shqiptare që nga paleoliti i hershëm e këtej.
Pesë vjet Pavarësi e Çamërisë e shpallur në egzil, është mision, është qëllim, është udhë dhe adresë nga duhet të ecë Lëvizja Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë dhe e ardhmja e kombit tonë. Tokat e pushtuar nuk falen, tokat e pushtuara merren!
Çamëria shtatëzaninë e mori në Kosovë, shtatëzaninë e ndjeu të gjallë tek nëna në Shqipëri, në udhën për në Çamëri! Shkruante mësuesi dhe patrioti çam Musa Demi, në ditarin e tij, i rënë me tërë familjen kundër forcave shtetërore të Greqisë. Kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë herët a vonë do të jetë në Prevezë dhe më përtej, aty ku ka qenë për 15 mijë vjet më radhë.
Aktualisht, Shqipëria në Greqi ka nën pushtim një teritor sa një Shqipëri, 23 mijë e 500 qind kilometra katrorë tokë dhe det, dhe mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë. Çamëria Shqipëri është udha në gjuhën e nënës dhe mision i shenjtë për çdo shqiptar. Republika e Çamërisë e shpallur me 30 tetor 2016 në Egzil, është e angazhuar për zgjidhjen e Çështjes së
Çamërisë në rrugë diplomatike dhe juridike si rrugë që e lejon demokracia euro–atlantike.
Në Evropë nuk ka një popull të dytë sa populli shqiptar që të ketë aq histori të pasur, dhe njëherit, aq histori masakrash dhe gjenocidesh nga fqinjët e saj sa Shqipëria nga Greqia dhe Serbia. Epiri pellazgjik – Çamëria, është toka dhe vatra e një populli tepër të lashtë, shkruan Straboni. Qysh në paleolitin e hershëm, në Gadishullin Ballkanik, më parë ( Ilirik ), pellazgët qenë i vetmi popull qytetërues, për më se 15 mijë vjet jetë njerëzore. Shqiptarët janë të vetmit trashëgimtarë të gjuhës dhe të gjakut pellazgo-iliro shqiptar.
Çamëria Shqipëri, është mision i shenjtë për gjithsecilin shqiptar. Shkëputja e Çamërisë nga Greqia, pa pranimin nga Greqia nuk është e lehtë. Bashkimi i Shqipërisë, me pjesët e pushtuara të atdheut në një bashkështet shqiptar, është i domosdoshëm. Udha nëpër të cilën do të vemi në Çamëri është përplotë eshtra çamësh të rënë, përplotë eshtra fëmijësh të prerë, përplotë eshtra nënash të dhunuara, përplotë varre monumentesh të përvetësuara e të ndryshuara.
Unë e ndjej dhimbjen për vrasjen e Festimit, por, misioni dhe detyrat për Pavarësimin e Çamërisë i tejkalon dhimbjet e një të rëni. Pas vrasjes së Festim Latos, Heroit të Çamërisë, heshtja e Shqipërisë dhe e Kosovës për Shqipërinë deri në Prevezë është e pakuptimtë. Shteti shqiptar e ka në Kushtetutë mbrojtjen e tërë teritorit të saj. Kërkesa e shqiptarëve për Shqipërinë deri në Prevezë duhet të hapet.
Teritori i Shqipërisë i quajtur, Çamëri, i është dhënë në shërbim të paqes Greqisë me protokollin e ashtuquajtur, „Protokoll i Firencës“ i mbajtur në Firencë të Italisë me 16 dhjetor 1913 nga 6 fuqitë e kohës. Asnjë çast, asnjë përpjekje në histori nuk guxon të jetë harruese.
Lufta për Çlirimin e Çamërisë dhe përtej saj do të jetë beteja jonë më e shenjtë në të ardhshmen. Këtë betejë të pakryer për Çamërinë dhe Krahinën e Mollës së Kuqe, na e lanë të pakryer, mungesa e lidershipit shqiptar, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemali, rexhimi Komunist i Enver Hoxhës dhe Lufta e Konsultuar e Kosovës në vitin 1999 dhe shumë faktorë të tjerë.
Ferrin të cilin po e përjeton sot Çamëria dhe Arvanitia ia kalon ferrit të Dantes dhe tragjedive të Shekspirit. Çështja çame ashpër sot po përplaset me padrejtësitë e vitit 1878, 1912, 1913, 1915, 1923, dhe me vitin 1940 e 1945, si dhe me Kishën Greke të Fanariotëve dhe, me “Ligjin e Luftës” të vitit 1940 të Greqisë, kundër Shqipërisë. Në Çamërinë e pushtuar nga Greqia, Shqipëria ka tërë antikën pellazgjiko-ilire.
Sipas autorëve të “Ligjit të Luftës”, të vitit 1940, ky “Ligj i Luftës” kundër shqiptarëve të Çamërisë dhe Arvanitisë do mbahet në fuqi deri atëherë kur shqiptarët të harrojnë Çamërinë, të harrojnë krijuesit e saj pellazg. Përgjigja ime do ishte e thjeshtë; Ore, a harrohet Çamëria, historia e saj 15 mijë vjeçare, a harrohet Shqipëria e Zeusit, Thotit, Apollonit e Aleksandrit, Pirros, Eskilit dhe Homerit. Greqi e sajuar! Nuk harrohet Shqipëria deri në Prevezë as deri në Moré e nëpë ishuj as vendlindja e Theofan Stelion Nolit. O Ligj i Luftës”, një gjë të tillë mund ta thotë vetëm një shtet mendësisht i sëmurë. Nga ky këndvështrim i autorëve të “Ligjit të Luftës” që e mbanë në shtetrrethim Çamërinë dhe nën kërcënim të vazhdueshëm vëllëzërit çamë dhe arvanitë, janë Shqipëria e pushtuar. Me këtë “Ligj”, fashizmi grek në Greqi vepron me këmbë e me krye. “Ligji i Luftës” i Greqisë kundër Shqipërisë, gjenocidon çamët dhe arvinitët duke ua mohuar të drejtën e gjuhës, identitetit, arsimit fillor, të mesëm e univerzitar dhe të folmen dhe fjalën shqip në publik dhe në institucione.
Ai “Ligj i Luftës” ndaj Shqipërisë është tepër famëkeq në përmbajtjen e tij. “Ligj i Luftës” i Greqisë kundër Shqipërisë vepron qe 80 vjet ndaj çamëve dhe arvanitëve duke shkulur familje të tëra çamësh e arvanitësh dhe duke e mbajtur Çamërinë në shtetrrethim të hekurt e të përhershëm burgu dhe, duke asimiluar pellazgët e fundit të gjakut të Zeusit, Thotit dhe Apollonit në atë pjesë të Shqipërisë pellazge. Shteti Greqisë është shtet fantazmë shtet i sajuar me bekimin e Evropës. Shteti Greqisë i tëri është mbi truall të Shqipërisë së lashtë e moderne.
Evropa e ka për detyrë ta zhbëjë këtë fantazmë të shekullit 19-të. Emrin e mirë që ka sot Evropa e ka dhuratë nga Apolloni dhe nga Epiri shqiptar, Çamëria dhe shqiptarët në Evropë dhe në Amerikë nuk do të rrinë duarkryq. Ata përmes Lëvizjes Kombëtare për Pavarsinë e Çamërisë do t´i përgjigjen me fuqinë e argumenteve dhe dëshmive në të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe me format të tjera demokratike që Greqia ta pranoj Gjenocidin e bërë ndaj çamëve të Çamërisë dhe arvanitëve, që nga viti 1912-1945 e këtej. Pra, “Kryengitja intelektuale dhe popullore” mbi heshtjen, mbi fshehjen dhe harresën ndaj origjinës së gjuhës shqipe dhe, origjinës së prejardhjes së shqiptarëve nga pellazgo-ilirët, si dhe pranimi origjinës dhe gjuhës nga Akademitë tona, në Tiranë, Prishtinë e Shkup, çmonton të vërtetën për Çamërinë dhe të vërtetën për 23 mijë e 5 qind kilometrave katrorë sipërfaqe të Shqipërisë në Greqi dhe, çliron nga ankthi dhe dhuna e “Ligjit të Luftës” mbi 4 milion çamë dhe arvanitë denbabaden në trojet e tyre.
Libri, “Çamëria, kthim në histori” Atdhe Gecit shkruan Bedri Tahiri, bart porosi dhe mision për realizimin e Pavarësisë së Çamërisë, të shpallur me 30 tetor 2016 në Hagë të Hollandës. Ky libër si asnjë libër tjetër lexuesve ua mundëson të njhen me tekstin e Shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë me 30 tetor 2016, me tekstin e Deklaratës së Pavarësisë së Çamërisë, me figurat e çamëve në
Historinë Botërore dhe, me tekstet e Konferencave si ajo e Berlinit, Londrës, Firencës, si dhe me tekstet e protokolleve dhe traktateve që copëtuan në pjesa pjesa gjeografinë teritoriale të pellazgo- shqipërisë, me kasapët e pamëshirshëm të Ballkanit e të përkrahur nga Europa.
Origjina e Gjuhës shqipe dhe, origjina e Prejardhjes së shqiptarëve nga pellazgo-ilirët nuk është thjesht gjuhë dhe prejardhje, por është teritor, kulturë dhe gjeografi e hershme e Atdheut tonë. Në këtë vështrim për 5 vjetorin e Republikës së Çamërisë, Presidenti I Republikës së Çamërisë, Ali Aliu i thërret të gjithë shqiptarët që kanë fuqi ta duan Atdheun, ti bashkohen Lëvizjes për Pavarësinë e Çamërisë! !
Jetojmë në një kohë ku e bukura dhe I bukuri dihatin me të njëjtën frymë. Unë kujtoj se standardet e kohës sonë, ligjet e tregut, bizneset, marrëdhëniet kulturore, kërkesat dhe dëshmitë e pareshtura, rritja e cilësisë së demokracisë, akualisht janë mundësi historike që në Çamëri të hiqet „Ligji i luftës“ që mban nën pranga dhe në burg zhvillimin kulturor, ekonomik, e arsimorë e kombëtar të Epirit shqiptar, Çamërisë.
Republika e Çamërisë përmes Lëvizjes Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë po punon në përgatitjen e një Rezulte për Çamërinë në Senatin Amerikan. Mërgata 3 milionshe shqiptare në Evropë, Amerikë dhe Australi, si dhe çamërit dhe arvanitët brenda në Greqi dhe jashtë saj do të gjejnë forcë e mençuri për t´i dalë zot vendit të tyre, Çamërisë.
Fragment nga libri, i Atdhe Gecit, me 700 faqe, “Çamëria, kthim në histori – mission”, botuar në korrik, 2021, në Prishtinë
blank

Të bëhem pēllumb? – Poezi nga DRITËRO AGOLLI

A doni të bëhem pëllumb mbi pëllumba,
Më kini pëllumb që tani;
Hedh rrobat nga trupi e vishem me pupla
Dhe kthehem pëllumb nga njeri.
.
Filloj të gugas si pëllumbat gugasin
Andej e këtej kuturú:
Gu-gu mbi ballkonin,gu-gu mbi pullazin,
Gu-gu në dritaret , nën strehët gu-gu.
.
A doni të bëhem pëllumb mbi pēllumba,
Mē kini pëllumb me gjithë mend,
T’ju çmendë gu-guja nga gusha me pupla,
Pastaj në mërzi të më vrisni në vend.
.
31 korrik 1998
blank

VETMI – Poezi nga MAYA ANGELOU – Përktheu ROLAND GJOZA

Shtrirë, duke menduar
Natën e fundit
Përpiqem të gjej shpirtin në këtë shtëpi
Ku uji nuk është etje
Ku franxholla nuk është gur
Ëndërroj plot gjëra të bukura
Dhe kam besim se nuk gaboj kurrë
Por askush
Askush, askush
Nuk më shpëton nga vetmia e tmerrshme.
.
Vetëm, gjithmonë vetëm
Askush, askush
Nuk më shpeton nga vetmia e tmerrshme.
.
Ka plot milionerë rreth e rrotull
Dhe paratë i kanë pa fund
Gratë e tyre vijnë përqark si shtriga
Femijët e tyre këndojnë bluz
Ata paguajnë doktorë të shtrenjtë
Të kurojnë zemrat si gur
Por askush
Askush, askush
Nuk më shpeton nga vetmia e tmerrshme.
.
Vetëm, gjithmonë vetëm
Askush, askush
Nuk më shpëton nga vetmia e tmerrshme.
.
Në qoftë se ma vini veshin
Po ju them atë që di
Retë biblike po afrohen
Era do të shfryjë me tërbim
Raca njerëzore do të vuajë përjetësisht
Dhe një murmërime profetike;
Cili është shkaku suprem?
Askush, askush
Nuk më shpëton nga vetmia e tmerrshme.
.
Vetëm, gjithmonë vetëm
Askush, askush
Nuk më shpëton nga vetmia e tmerrshme.
blank

Petrit Ruka, poet i pangjashëm në letërsinë shqipe – Nga Prof. dr. Bardhosh  Gaçe

 

Poeti Petrit Ruka hyn në brezin e poetëve shqiptarë të viteve ’80, të shek. XX, që vazhduan krahas poezisë së traditës së njohur të poezisë shqipe të poetëve të brezit të viteve ‘60’, të cilët sollën një frymë bashkëkohore në trajtimet tematike të poezisë shqipe, kundërvënies së skemave dhe shablloneve poetike, të poezisë që lidhej me temën e luftës, kundërvënie ndaj skematizmit dhe shmangie ndaj manisë së poezisë të natyrës patetike, e cila lidhej me kujtimin e Luftës së Dytë Botërore dhe ishte e praktikuar në vendet e Evropës Lindore.

Ardhja në poezinë shqipe gjatë kësaj kohe e poetit Petrit Ruka, një poet i njohur për poezinë lirike dhe poezinë e natyrës sociale, specifikisht përmes vatrës familjare dhe mjedisit të ngushtë jetik, nga treva e vendlindjes dhe në përgjithësi (Tepelena dhe treva e Labërisë zënë një vend të rëndësishëm në poezisë e poetit, si Vlora dhe bregdeti në poezinë e Arapit), si dhe shumë poetë të tjerë nga krahinat veriore të vendit, gjatë kësaj kohe, kishte zbuluar një brez të artë poetësh, të cilët i dhanë poezisë shqiptare frymë dhe oksigjen kombëtar, pasi pjesa më e madhe e tyre ishin profile lirike dhe me një un’ poetik të moderuar.

Petrit Ruka vinte nga mjediset e fshatit, por me një kulturë të rëndësishme familjeje dhe të krahinës, të cilën ai e njihte mirë dhe ruante veneracion për të. Krahina e Tepelenës dhe Labëria  kanë një “dekalog” të rëndësishëm historik, ngjarje dhe një traditë zakonore të hershme, si pak treva të tjera të Shqipërisë, që janë kthyer në këngë, në rapsodi dhe në rrëfenja të rëndësishme për të mos humbur rrugës, duke u mishëruar në një art të rëndësishëm të kulturës popullore. Petrit Ruka ka një lidhje të fortë, bashkëjetuese me kulturën popullore nga ai vjen, duke i sjellë poezisë së kultivuar një pleksje të traditës historike nën një diskurs modern të fjalës poetike dhe të njësive më të mëdha të komunikimit poetik. Poezinë e tij nuk mund ta receptosh dhe as mund ta “lexosh” jashtë konteksteve të kulturës dhe këngës popullore, e cila i ka shërbyer poetit gjatë gjithë kohës që ai ka shkruar vargje dhe poezi si një strukturë komunikimi, një model i cili herë pas here ka ndikuar dhe në krijimtarinë e tij.

Në radhën e poetëve të brezit të tij dhe më vonë, ndoshta dhe në ditët tona, këto kondicione të rëndësishme, këto konvencionalitet që janë të pranishme në poezinë e tij, përbëjnë dhe një pjesë të rëndësishme të profilit të tij poetik. Në profilin e tij shquajnë dhe elementë të tjerë jetikë dhe jetësorë, që kanë lënë gjurmët e veta në poezi që kur ai filloi të shkruante kujtimet e para në shtypin letrarë të kohës. Duke qenë se një pjesë të veprimtarisë së tij krijuese Petrit Ruka e ka bashkëpërkuar edhe me punën si skenarist dhe si regjisor në gjininë e filmit, një gjini e rëndësishme në profilin e çdo krijuesi, në poezinë e tij ka diçka të qenësishme, kur poeti zgjedh mjetet e pasqyrimit, por edhe të komunikimit që vijnë pa ndonjë sforcim të madh figurativ dhe pa ndonjë suplement diskursiv poetik.

Petrit Ruka shquan për një tematikë të gjerësishme në poezinë e tij, e cila ruan një pamje apo është një tablo bazike që lidhet me vendlindjen dhe anët nga ai vjen, duke qenë vërtetë një shprehje e qartë dhe  e ngrohtë e njerëzve që ai njohu dhe pati afër. Një qasje të tillë në poezinë shqipe e gjejmë tek Fatos Arapi, i cili mbeti përjetësisht i lidhur fort me Vlorën dhe vendlindjen, tek Poradeci ku liqeni përveçse ishte simbol, ishte dhe metaforë dhe shpirti i poetit, te Dritëro Agolli, por dhe ndonjë poet tjetër. Petrit Ruka i shtoi koloritet dhe aromë të ngrohtë shpirti vendlindjes së tij përmes poezisë.

I shkolluar për gjuhë dhe letërsi shqipe, Ruka shumë kohë të punës së tij krijuese ia kushtoi poezisë, krijimit poetik, si një mjet i rëndësishëm dhe i çiltër, që zakonisht e kërkojnë shpirtrat poetikë në jetë këtë qasje. Është një nga poetët e begatë dhe me një krijimtari të spikatur. Gjatë veprimtarisë së tij krijuese, Ruka i ka afruar lexuesit shqiptar librat poetikë: “Rinia ime” (1978), “Atdheu fillon te zemrat” (1983), “Mirupafshim hënë e vendlindjes” (1990), “Vërtitu, kokë e prerë” (2000), “Në zemër bie shi” (2003), “Shtatë mijë shirat e mi” (Kolanë TOENA), “Iso dashurie” (2015), “Nëntë vjet e nëntë ditë”(poemë, 2015), “Shami të zeza qiellore” (2019), “Andej baltë këtej erë” (Balada arbërore 2020), pra, një krijimtari e gjerë në të cilën u shpalos që nga viti 1987 deri në vitin 2019 shpirti i gjerë dhe i ngrohtë poetik i poetit Petrit Ruka. Në veprimtarinë e tij shkrimore nuk mund të mos shënohet dhe një monografi mbi Kadri Roshin, një nga aktorët më të mirë kombëtar, në veprimtarinë e tij të skenës dhe të filmit ka një histori jashtëzakonisht të rëndësishme të teatrit dhe të filmit shqiptar.

Siç dhe mund të shihet në të gjithë krijimtarinë e poetit Petrit Ruka, në motivet, në detajet, në lirikën dhe në poezinë intime, po ashtu dhe në një grup të rëndësishëm të poezive të tij ku shquajnë karakteret njerëzore, peizazhi dhe stinët, hëna, mali, tufa e bagëtive, babai, nëna dhe familja, pra gjërat më jetike që janë të pranishme në vargëzimin e poetit, lidhja e tij me nga ai ka ardhur është e kuptueshme dhe e rëndësishme. Duke qenë fort i lidhur me fatin dhe historinë  e popullit të vet, poeti ka krijuar një ekuilibër dhe  rrugëtimin e tij poetik e ka bërë i bashkëshoqëruar me artin popullor, kryesisht me krijimtarinë folklorike, të cilën e njeh dhe e reflekton atë në të gjithë elementët estetik që ai mbart dhe përcjell.

Lidhur me një çështje të tillë, mendojmë se është shumë i rëndësishëm ky qëndrim dhe raport që poeti ka pasur me folklorin, burimin e parë të rëndësishëm të komunikimit estetik dhe artistik që njeriu takon në jetën e tij, madje që në djepin kur nëna i ligjëron ninullat për ta vënë në gjumë. Nga natyra poetët kanë instinktin që të tërhiqen në jeta nga mjediset ku këndohet, kërcehet, bëhet humor, ku ka gëzim dhe hidhërim, në ditët e shënuara të motit, të cilat nxjerrin në pah shpirtin krijues të njerëzve të thjeshtë, të festave mitike apo dhe në raste të tjera kur populli shpalos shpirtin e tij krijues.

Mjaft motive poetike të poezive të Rukës kanë një burim të qartë dhe me lidhje të drejtpërdrejtë me vendlindjen dhe folklorin. Madje ai kishte një gjetje brilante lidhur me detajet, burimet poetike dhe gjendjen oportune të muzës poetike për shkak të folklorit, pasi folklori është njëri nga kontaktet e para, madje biblioteka e madhe dhe e larmishme që bart njeriu që në fëmijërinë   hershme, pa qenë nevoja për ta lexuar. Ai shkruan në një trajtesë lidhur me rëndësinë   e folklorit në letërsinë artistike, veçmas për poezinë, se: “Magjepsja jonë e parë nuk ka se nga të vijë tjetërkund, veçse nga përrallat, legjendat, baladat e sidomos këngët e dëgjuara në dasma, festat e ndryshme familjare”. Vetë treva dhe vendlindja e tij ka qenë dhe mbetet e mbushur me legjenda dhe një folklor të pasur, pikërisht ajo u shndërrua në “shkollën e parë” të krijimtarisë së tij artistike, të cilën ai e ka reflektuar gjatë gjithë kohës së krijimit poetik.

Duke sjellë në vëmendjen e tij dhe të lexuesit perla të krijimtarisë popullore, sendërtimin artistik dhe estetik që nga këngët me karakter historik, të cilat u thurën në llogoret e luftës, ku ka lënë gjurmët e veta historia, pastaj këngë të kurbetit, baladat e njohura të jugut, të cilat ai i njeh mirë si “Mbeçë more shokë, mbeçë”, motivet patriotike ku ndrin madhështia, si krijimtaria për Selam Musain nga populli, këngët e njohura të Balilit të Xhixhisë, baladat e natyrës lirike, por dhe ato të marrëdhënieve shoqërore, deri te këngët dhe kujtesa për Ali Pashë Tepelena, të cilat dëshmojnë  një folklor të begatë të trevës (Turani i Tepelenës) nga vinte poeti Petrit Ruka. Ato kanë shërbyer për ta mbushur me motive dhe me gjendje poetike shpirtin e fëmijës dhe më pas të studentit dhe poetit të pasionuar Petrit Ruka, i cili mbeti përjetësisht njëri nga bashkëkohësit dhe bashkë-jetësorët e vendlindjes së tij. I shquar për këtë lidhje të fortë, dhe për më tepër sendërtimin artistik që ai u bëri motiveve të marra nga anët e tija, e bëjnë atë një poet të papërsëritshëm dhe të pangjashëm në poezinë shqipe.

Nëse një profet i botës antike dikur do të shkruante se “Perëndia krijoi thesare… pastaj i mbylli në të fshehtë, dhe çelësat i vuri m kujdes në gjuhën e poetëve…”, edhe këtë kod komunikimi dhe zbulesë të kësaj parashtrese interesante dhe të vërtetë mund ta gjesh edhe në poezinë e Petrit Rukës, i cili përveç motiveve të njohura të vendlindjes, ka dhe qindra motive të tjera, përmes të cilave ai i komunikoi njeriut, kohës dhe afroi një diskurs të mrekullueshëm poetik, të natyrshëm dhe mjaft të larmishëm.

Petrit Ruka shkroi për historinë, të cilën e zbuloi përmes motiveve të luftërave dhe të luftëtarëve, siç janë poezitë: “Guna e Selam Salarisë”: “Salaria thotë u dogj,/ Po kështu Babica,/Thonë iu gris Atdheut në krahë,/ Veshur nëpër ngrica.” Apo në  poezitë “Në këngë janë varret e të rënëve”, “Viti 1913” “Ata erdhën dhe filluan, na sharruan djepin më dysh,/ Na sharruan malet dhe këmbët, baladat dhe burimet,/ Diku në një arë ndanë pendën e qeve më dysh,/ Si korba grykëprerë binin nga qielli mallkimet…”, dhe mjaft poezi të natyrës ku shfaqen raportet historike, ku nuk munguan ngjarjet kombëtare dhe ato të krahinës së tij.

Petrit Ruka shkroi për Atdheun një metaforë brilante të cilën e ka sendërtuar mjeshtërisht, ku kontrastet e  thella të dashurisë me tragjizmin, të dhimbjes me gëzimin, të trimërisë me dramën janë të bashkëshoqëruara, pasi fati i vendit të tij ka qenë i tillë, ku dhimbja nuk është kuptuar asnjëherë pa gëzimin, mbijetesa dhe mbi ekzistenca nuk është kuptuar pa tragjizmin. Poezia “Shqipëria”, një poezi që përshkohet nga bukuria, nga dhimbja, nga lashtësia dhe nga dramaciteti, spikat në vargjet epike:”Kjo tokë quhet Shqipëri. Është e jona./Qysh atëbotë që u krijua/Mbi kokën tonë hëna./ Vure dorën mbi të të ndjesh si derdhen/Përrenjtë e të vdekurve nga brenda…”. Po kështu poezia tjetër, e cila përcjell një vokacion jashtëzakonisht kombëtar dhe të krenueshëm, e titulluar “Atdheu fillon te zemrat, shpërfaq një botë të thellë poetike”: “Atdheu fillon te zemrat tona,/ Kufijtë e tij kalojnë te shpirti ynë,/ Ja, shtri në një vijë të drejtë kapilarët,/ Venat, aortat,/ Dhe ke matur të gjithë kufijtë”. Siç shihet në të gjithë raportin, në shenjtërinë e atdheut duket se lëviz një ndjenjë dhe një gjendje e brendshme mishtore, një frymë që përbën dhe shpirtin njerëzor.

Temën që lidhet kryesisht me krenarinë, dashurinë dhe raportin me atdheun, Ruka e ka derdhur në një përmasë të konsiderueshme, qoftë dhe në poezinë që konsiderohet si vargëzimi i peizazhit, në poezinë ku përshkruan ngjarje të caktuara dhe njerëz që i takon në udhëtimet apo i zbulon gjatë shfletimit të historisë dhe të ditëve të tij, kur ai flet për miqtë dhe armiqtë, kur flet për luftën, lashtësinë dhe aktualitetin, kur flet për poetët (“Të përulem, imzot”- Nolit, “Më kujtojnë atë”-Naim Frashërit, “Lasgush Poradecit” etj).  Në poezitë e shumta që kanë një natyrë lirike, herë të shpalosura përmes unit apo dialogut e herë përmes vetës treguese të kundrinuar, ku shquan përdorimi mjeshtërorë i sintaksës poetike që Ruka ka përdorur.

Një profil të njohur poetik në poezinë shqipe, poeti Petrik Ruka e ka dhe si lirik, një poet i cili e ka skalitur njeriun në të gjithë dimensionet, veçmas raportin e brendshëm erotik dhe lirik që zgjon femra, marrëdhënia me të si burim jetësor. Lidhur me këtë temë specifike, e cila në profile të caktuara poetike është shfaqur në forma të larmishme, në poezinë e Rukës, ajo buron nga një lidhje të fortë dhe një marrëdhënie që poeti ka me poezitë e dashurisë, të cilat në poezinë popullore zënë vendin më të madh dhe krijojnë një marrëdhënie sa personale, intime, erotike, po kaq dhe më të dhëna sociale dhe me aspekte të tjera jetësore. Kjo e bën poezinë lirike të Petrit Rukës mjaft komunikuese dhe të mirë-përvetësuar nga lexuesi.

Lirika “Më ka marrë malli për ty” ngjan të jetë një lirikë e bukur, një lirikë që ka një ritëm të brendshëm dhe një ankth të bukur ku poeti përdor nocionin kohë në një formë jashtëzakonisht domethënëse, kalendarin, muajin, ditët ku pritja shfaqet në të gjithë këtë marrëdhënie. Poeti shkruan: “Më ka marrë malli, shumë më ka marrë,/ Tani në dhomën time nuk mbaj më kalendar…” dhe “Dhe një që e pata e bëra copë e çikë,/ Ç’i kanë bërë muajt me nga tridhjetë ditë?”, një lirikë e cila ka një gjendje të mrekullueshme pritjeje  dhe që përshkohet nga një harmoni e pazakontë lirike.

Poezi të tjera lirike sjellin gjendje interesante, shpirtin e butë dhe të prekshëm të poetit, i cili shpjegon një përjetim gati përditsor në marrëdhënie me njerëzit dhe me veten. Poezia “Dhe prita të zgjoheshe” është një detaj dhe një prerje e të gjithë asaj që poeti thotë përgjithësisht në lirikën e tij. Ai shkruan:”Isha vonuar, o shpirt, dhe të gjeta në gjumë,/ Buzët për një puthje digjnin si kaminë./Po si të të zgjoja,/ Ti ishe kaq e bukur,/ Sa nuk mund të ta prishja bukurinë”, një poezi, ku sentimenti bashkohet me ndjesinë, me erosin, por dhe me estetikën e të bukurës, të përshkuara nga një ndjeshmëri sublime njerëzore. Poezi të tjera lirike si “Gratë na rilindin”, “Në të qahet, mos qaj!”, “Këngë për gruan”, “Një grua e bukur”, “Ti s’e di”, përmbushin një profil poetik të rëndësishëm për lirikën shqiptare në përgjithësi.

Poeti Petrit Ruka mbeti përjetësisht i lidhur me familjen dhe vendlindjen. Kjo siç dhe kuptohet, e bën atë një poet i cili depërtoi me lehtësi dhe me një frymë komunikuese tek lexuesi. Tema e familjes, e cila gjatë kohës që poeti botoi dhe vëllimin e parë poetik, në vitin 1978, lidhet me një fenomen që zuri vend në shtypin e kohës, por dhe u trajtua në poezinë e kohës, veçmas në poezinë e Dritëro Agollit, lidhet dhe me temën e brezave, një temë që ka prekur të gjithë letërsitë e vendeve të tjera.

Ruka ka zgjedhur disa lloje detajesh dhe rrethanash për të krijuar një komunikim poetik përmes familjes dhe prindërve, po ashtu dhe të vendlindjes, dy tema që herë pas here pleksen bashkë në poezi të caktuara e herë shfaqen përmes detajeve të veçanta.  Një nga poezitë më të bukura të poezisë së Rukës është ajo e titulluar “Përrallat tona” (Tim eti), ku poeti gjen rastin dhe krijon një sfond të gjerësishëm komunikimi. Poeti shkruan: “Përjashta bora shtron me valle/Të bardhat flokë palë- palë,/ Tani një plak i zbardhur fare-/ Do nxjerrë nga llulla një përrallë” dhe “Si me magji nja njëzetë shekuj,/ Do mënjanoj si goglat e tespihe,/ Të thotë se si ndër kohëra, popujt/ S’iu trembën putrave të lubive...” për të vazhduar me një pleksje dhe një endje të mrekullueshme të kohës, ngjarjeve, fantazisë, motit, njerëzve, duke dëshmuar po ashtu se një pjesë e madhe e njohjes së botës nga ne fëmijët ka filluar nga këto përralla, madje edhe përfytyrimi e fantazia e parë për të shkruar poezi.

Tema e babait është e gjerë në poezinë e Rukës, siç janë poezi të tilla dhe “Këngë e butë për babain”, “S’kanë për t’m’u ndarë malet asnjëherë”: (“Babai im aty ka lerë,/ Nga të gjitha anët male shpatullgjerë…”) dhe shumë poezi të tjera të cilat krijojnë një perceptim tokësor dhe po kaq domethënës babë e bir, ku njëri plotëson tjetrin dhe anasjellas. Në këtë komunikim poetik, natyrisht shpirtëror shfaqen krijimet që i ka kushtuar nënës, nënave dhe gjithë burimeve jetësore që zakonisht në jetë vijnë nga nëna. Përgjithësisht janë poezi me një sentiment të thellë, me një ndjeshmëri dhe me mall të fortë, e cila duket se shfaqet e tillë si një lloj kompensimi dashurie mes nënës me poetin dhe poetit me nënën. Në poezinë “Muzikë për nënën”, poeti duket se sjell në mëndje një ndjesi prej rituali të hershëm, nëna shfaqet si një orë mitologjike që e ruan të birin çdo çast, ai shkruan:”Në dritën e yllit/ Që ruan një shpresë,/ Te bisha e pyllit,/ Tek orë e pabesë,/ Të gjembi i ferrës,/ Nën hijen e hënës,/ në buzë të humnerës/ Ruan syri i nënës…”. Poezia “Gjeografi për nënën” një poezi e mrekullueshme, ku Ruka arrin të ndërtojë gati një rrëfenjë mbijetese, një rrëfenjë që ka embrionin e vet që nga lashtësia, ku mbijetesa e këtyre njerëzve përtej maleve të vendlindjes së tij bleron për shkakun e dashurisë së nënave. Poezia ndërton metaforën e mbijetesës përmes figurës së nënës, por dhe në shumë momente të tjera ku poetit i krijohet ekuilibri për shkakun e ekzistencës së nënës si materie, si kult dhe si raport i thellë shpirtëror.

Ruka nuk u nda kurrë nga vendlindja dhe nga natyra, ashtu siç nuk u nda as nga lufta dhe heronjtë e kohërave, si një model i rëndësishëm për të guxuar të ardhmen.  Në fund të fundit në të është aroma  e vendlindjes, e cila ishte përherë pranë dhe brenda tij.

Petrit Ruka ka shkruar poezi që nga vitet ‘70 të shekullit XX deri në librin e fundit me balada të titulluar “Andej baltë këtej erë” në vitin 2020, një kohë gjysmëshekullore, duke përcjellë mesazhet e një njeriu që ishte i lidhur me të kaluarën, historinë, me luftën, njerëzit, familjen dhe vendlindjen. Ishte kjo përmasë e cila ka hyrë mrekullisht në botën e tij poetike e shndërruar në mesazhe dhe në një komunikim po aq njerëzor dhe estetikisht i ndërtuar mjeshtërisht.

I lidhur fort me kohën, poezia e Petrit Rukës përshkohet nga një lirizëm i thellë, nga një vlagë e ngrohtë ndjenjash njerëzore, të cilat e gdhendin portretin dhe profilin e poetit me një sentimentalizëm të thellë. Duke zënë vend në emrat e rëndësishëm të poezisë shqipe, Petrit Ruka dhe poezia e tij ngjan me një metaforë që thërret për të qenë më njeri, më atdhetar dhe më afër njeriut. Poezia e tij është një urë komunikimi për mesazhe të tilla në botën shqiptare.

blank

Në Prishtinë e gjithandej atdheut – Cikël poetik nga ATDHE GECI

1
Në Prishtinë e gjithandej atdheut
vetëm populli e dinë se si fryhet
lumi, e ç´guxim ka dora tij, dhe
sa fuqi ka pavarësia e tradhëtuar!

2

Ekziston populli, ndaj jemi dhe ne

Ekziston atdheu, ndja jemi dhe ne

ekziston gjuha, ndaj jemi dhe ne

ekziston flamuri, ndaj jemi dhe ne

 

3

Fryj  frymë  e  Atdheut  tim, fryj

zemra ime po shkruan një ëndërr

në njëmijë të mira që ka kjo tokë

Rogana  nuk është  pa zërin e saj!…

 

4

Shqiptarët s´kanë pse të frikohen

nga rrjedhshmëria pellagzo-ilire

e vërteta është materje dhe atom

grusht i rëndesës mbi gënjeshtrën…

5

Në Roganë është një vend ku hëna

është më afër tokës dhe afër yjeve

më afër eukinoksit e shndërrimeve

dhe më afër frymës më të prajshme

6

S´ dua të më bëhesh armiku im

por shndërrim i gjelbërt! Unë ta

dëgjoj heshtje e ëmbël të syve tu

po kali yt po rend për në askund!

7

Nuk është e pakët drita e diellit

që i jep gji tokës dhe oqeaneve

librat që i botojmë janë krijim

në bibliotekë prehen sot kohërat

8

S´ dua të më bëhesh armiku im

por shndërrim i gjelbërt! Unë ta

dëgjoj heshtjen e ëmbël të syve

po kali yt po rend për në askund!

Atdhe Geci – Dortmund, Gjermani, 2021
blank

SHPISË SEME – Poezi nga NDRE MJEDA

Nuk t’shaj se e vocerr
Duke nder tjera;
Nuk t’shaj se e mjera
Je pa lulzim.

Ngjat prindve t’dashtun
Me vlla, me motër,
Ndenjun m’nji voter
M’ty gjej pushim.

Ktu zemra m’ҫilet
M’çilet uzdaja,
Ndër mure t’saja
Zemra m’gazmon.

Për mue gjith’ tjerat
M’duken shkreti;
Jo, njiket shpi
Zemra s’ma ndrron.

blank

ZONJ’ E FATIT – Poezi nga NAIM FRASHËRI

O moj plaka lozonjare,
Që ndjek fatn’ e njerëzisë
Dhe mas’ e peshë s’ke fare,
Po me shkop të marrëzisë.

Moj po me ç’sy e me ç’faqe
Më qasesh prap’ e më çfaqe?

Të shoh që vjen posi hije
Ngadalë si qën i qetë
Edhe hi syvet më shtije,
T’u thaft’ ajo dor’ e shkretë!

Ata sy të zgurdulluar
T’i shoh, o e mallëkuar!

S’je e verbërë, si thonë,
Që s’sheh, s’di se ç’bën në jetë,
S’je e shurdhër, pasha Zonë!
Dëgjon posi djalli vetë.

Po je e keqe dhe shtrigë,
E pabes’ e zëmërligë.

Ti fjalëtë i ke kthyer,
Prandaj na ke përvëluar,
A, popo, ç’na ke gënjyer!
Njeri s’të ka trashëguar.

Dhe kur ndrin, ndrin si lugati,
Prandaj s’të ka qëndrim fati.

Jakë, se jam dëshëruar
E më s’e duronj dot vrerë,
Qesh, mos rri e zëmëruar,
Makar për një copë herë.

Qesh një herë, o leshrakrënde,
Me të qarë nuk u dënde?

blank

BRENGË E MADHE Poezi nga Zhuliana Jorganxhi

Pse s’u gëzova me ta më shumë
kur të gjithë i kisha kaq pranë?!
Ca fjalë trokasin dhe në gjumë:
“Bëj nderin tjetrit sa është gjallë!”
Ata më ikën një nga një…
I mori Zoti kur nuk e prisja.
Dikur mërzitesha për asgjë
kur lumturinë pranë e kisha!
Pse s’u gëzova me ta më shumë?!
Pa gjumë kjo brengë tani më lë.
Sado penduar të jem unë
nuk vlen asgjë, nuk vlen asgjë!
25 tetor 2021
blank

blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend