VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mos Ndëgjueshmëria Qytetare…?! – Nga Skënder MULLIQI

By | July 11, 2019

Komentet

Trajkoviq: Dorëheqja e Haradinajt do të sjellë pasoja të mëdha për Serbinë

Ish-Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, Rada Trajkoviq, ka thënë se dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës do të sjellë pasoja të mëdha për Serbinë. E këtë ajo e arsyeton me faktin se sipas saj kjo do ta shtyjë fillimin e dialogut edhe për 90 ditë, ndoshta edhe më shumë. E sipas saj, zgjedhjet e parakohshme në Kosovë dhe zgjedhjet e rregullta të vitit të ardhshëm në Serbi do të kenë pasoja negative në dialog.

Sipas saj, taksa ndaj mallrave serbe nuk do të hiqet, për shkak se qeveria teknike e cila mund të formohet në Kosovë nuk ka kompetenca për ta bërë këtë. Madje sipas saj, kushdo që vjen në krye të një qeverie teknike nuk mund të ndërmarrë një veprim të tillë, për shkak se rrezikon që ta humbasë popullaritetin para zgjedhjeve.

Trajkoviq, e cila është kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, ka thënë se dorëheqja e Haradinajt ka bërë që institucionet të kenë presion që taksa të mos hiqet.

“Kjo është goditja e tij e fundit dhe më e forta sa i përket refuzimit për heqjen e taksës dhe nuk e shoh se dikush do ta pezullojë atë, se kjo do të thoshte rënie e popullaritetit. Ramushi, me strategji, ngriti pritjet e votuesve dhe në vend se të riformatohet qeveria, do të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme” tha ajo për gazetën serbe, Danas, transmeton Gazeta Express.

Trajkoviq gjithashtu shtoi se “duke qenë se zgjedhjet mbahen gjatë procesit të mbajtjes së negociatave, ka shumë gjasë që ato nuk do të mbahen as deri në fund të vitit”

Ndërsa sa i përket reagimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ajo tha se deklaratat e tij nuk janë të vërteta por ai po tentonte që të ushtronte presion ndaj serbëve.

“Nuk ka presion ndaj të tjerëve, vetëm ndaj serbëve. Kështu flet të paktën publikisht Aleksandër Vuçiq, i cili erdhi në pushtet për shkak se i premtoi bashkësisë ndërkombëtare zgjidhje për çështjen e Kosovës” tha Trajkoviq duke shtuar se “Ai nuk ka guxim ta bëjë këtë”.

Dita e fundit si kryeministër, ​Haradinaj sot dorëzon dorëheqjen tek Thaçi

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj sot pritet të dorëzojë edhe formalisht dorëheqjen tek presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

 

Haradinaj njoftoi për dorëheqjen gjatë mbledhjes së qeverisë të premten, ndërsa më pas njoftoi se letrën për heqjen dorë nga posti i të parit të qeverisë do ta dorëzojë të hënën.

Dorëheqja erdhi pas një ftese nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, në të cilën kreu i AAK-së tha se do të paraqitet si qytetar i thjeshtë e jo si kryeministër sepse do të ishte e rëndë për vendin.

Ndryshe, pas dorëheqjes së Haradinajt pati reagime të shumta, ndërsa partitë politike tashmë kanë sytë nga presidenti për datën e re të zgjedhjeve.

Haradinaj po ashtu në vitin 2004, pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit me të marrë ftesën nga Gjykata e Hagës.

Presidenti Ilir Meta në Prishtinë, takohet me Ramush Haradinajn (fotot)

Kreu i shtetit, Ilir Meta është takuar sot në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dy ditë më parë dha dorëheqjen.

Takimin e ka bërë publik vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook, të cilin e shoqëron edhe me foto nga takimi.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, – shkruan Haradinaj.

Siç duket edhe nga fotot, takimi është bërë në një nga restorantet e Prishtinës. Vetë Presidenti Meta nuk ka bërë ende një koment për takimin, që vjen dy ditë pas dorëheqjes së Haradinajt nga posti i kryeministrit për shkak të thirrjes për të dëshmuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Meta ishte ndër të parët politikanë që reagoi pas dorëheqjes, duke besuar në pafajësinë e Haradinajt.

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacenuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane”, ka shkruar Meta.

TË PATRURPSHMIT NUK KANË FYTYRË – Nga BINAK MAXHARRAJ

Kësaj radhe Gjykata Speciale ne Hagë e pska rritë zullumin.Po ngjitët me ftesa maja e pushtetit.U qojë selam disave te pushtetshëm se i ka marrë malli më i pa.Është ftuar për një”kave”ne Hage edhe Kryeministri Ramush Harajdinaj,i cili menjëherë dha doreheqeje
Por,instikti i kafsheve te egra i cili si virus kalon edhe të njërezit,disave as nuk ua ndiu për këtë doreheqje,por sikur shpërtheu njfarë gezimi te ta.
1.HASHIM THAÇI
Hashim Thaçi i cili kishte raporte”shumë te mira”me Harajdinaj,aq te mira sa qe gadi në çdo te dytën natë e shihte n’anderr.Ai e minimizoi doreheqjën e Hrajdinaj,thua se sikur nuk janë parë kurr,por Hashim Thaçit po i vjenë keq më shumë se sa doreheqeja dhe shkuarja ne Hagë,sepse atje ka me shku edhe Këshilltari i tij Bislim Zyrapi.Në vesh ia tha nje gjë Bislimit që te mos tregoi atje se kush e shtini me i ba listat për vrasjet politike,te cilat edhe ndodhën më vonë.Në lojën e Thaçit për mos bërjën hesapë doreheqjës se Harajdinaj iu bashk edhe Enver Hoxhaj si servil i përbetuar i Thaçit dhe Veselit.Por,ai ka mbetë me damkën kur thoshte ne fillim te luftës i cili jetonte diku ne perendim se”nese UÇK-ja vjenë ne pushtet ai do te ike në Serbi”.
2.EDI RAMA
Edi Rama homilogu i Ramushit ne Tiranë,as qe e përmendi doreheqjën e Ramushitë.Ai si një tip vakabandë qe është e qoi krejte Shqiperin peshë,thjeshte e ignoroi kërë doreheqje.Kjo ndodhi sepse Hrajdinaj hiq nuk i ka vare për shkak së ishte rreshtu me Thaçin për ndarjën e Kosovës.
3.ALEKSANDËR VUÇIQ
Por pasiqe shqipetareve hiq nuk ua ndinë për shqiptarët,pse me ja ndi çetnikut,gjakpiresite të luftes e te paqes Aleksandër Vuçiqit.Ai bile u gëzua aq shumë se e hoqi një gurë të rendë të cilin e mbante ne shpinë.Ramushi ishte tuta dhe tnerri për Vuçiqin.Tashti ai po i fërkonë duart sepse është i lirë të luaj lojën e vetë.
EPILOGU:
Vuçiq,Thaçi dhe Rama,kjo treshe famëkeqe,tashti po ndihët lirshëm.Bile i quan selam edhe Sorosit se mund ta vazhdojmë punën për ndarjën e Kosovës aty ku e lamë,sepse gurin kryesor e hoqem nga shpina.Se si e hoqen,ajo është lojë e tyre djallëzore,sepse edhe gjyqet qofshin ato speciale apo jo janë te politizuara dhe e luajn rrolin e te fortëve,sepse ndarja e Kosovës dhe formimi i Serbise se madhe është më i rendesishëm,se sa vete Kosova.Ky është interesi i kesaj bande për shkatërrimin e sovranitetit të Kosovës.

Lamtumir Ramush në luftēn e radhës, “mirëserdhe” në betejën e re! – Nga Fadil Maloku

 

  1. Ramushin  si kryeministër s’duhet vajtuar askush, pērveç miqëve lokal dhe atyre global,të cilët u dakorduan për ta mos kontestuar si kryeministër (me shpresën se ai si demarkacionin, ashtu edhe  ndrrimin e kufijve do ta qonte deri në fund), si edhe deputetëve injoranta e konformista, të cilët me aktin e ngritjes së dy gishtave e votuan (formën më të sofistikuar të presionit mbi vlerat sublime të luftēs) Gjykaten Speciale. Tani, krej vajtimet pasuese viktimizuese, e mazohiste janē vetëm pjesë e një ikonografie e folklorizmi të kulluar kurtuaz qē do përdorën ekskluzivisht dhe me qëllim të konsumit të brendshëm. Sepse, ate, në dorëheqje e detyruan si “miqtë” global ashtu edhe “armiqët” e koalicionit lokal. Në fakt, këtë hap dy palët e ndërmorrën me një marrëveshje të pathënë dhe me “kushtin e premtimin”, se ai në Gjykatë do bëjë vetëm një “shetitje formale” në cilësinë e “dëshmitarit”. Dhe se rikthimi i tij “triumfal”, e me tepih të kuq në politikën kosovare do ndodhë njejtë sikurse ai i vitit 2005! 
  2. Por, kjo nuk do ndodhë kështu, edhe nga shkaku se: as rrethanat politike e as konstelacionet gjeostrategjike më s’janë as të njejta e as në favor të gjëja shtetndërtimit të Kosovës; nuk do ndodhē kështu, edhe shkaku, i vetëkënaqësisë së brendshme për gjëja finalizimin e projektit të procesit tē përmbylljes sē ndikimit rus në Ballkan; Dhe se e gjithë kjo “dramë e dorheqjes dhe dëshmitarit” në Gjykatën Speciale, është vetëm një farsë për ta ridimensionuar presionin (lexo; zhbë shtetin e dytë shqiptar në rajon, të cilave ai me vetëdije u rezistoi deri në fund!) për koncesionet e reja, që Kosova duhet (përmes; idesë së trojkes Thaçi&Vuçiw&Rama, për korigjimin e kufijve) të ia bëjë Serbisë…
  3. E krejt ky skenar, mund të ndodhē kështu shkaku; se e gjithë elita politike e pasluftës, gjatë gjithē kohës e ka improvizuar si shtendërtimin, ashtu edhe pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Natyrisht, krijimin e këtij perceptimi të rrejshëm dhe farse për gjëja; pavarësinē, sovranitetin, demokracinë (për çka nga paslufta e këndej, ua kam hapur sytē gjithë spektrit politik shqiptar),e kanë simuluar edhe miqët tanē lojal e jojal (!). Sepse atëbotë, ishte nevojë dhe interes i tyre gjeostrategjik, për t’a improvizuar si; pavarësinë (e paqenē), ashtu edhe sovranitetin (e cunguar) dhe demokracinë (e simuluar përmes folklorit tē pluralizmit, lirisë së qarkullimit, e sundimit të ligjit) e Kosovës, që tani ka pushuar së egzistuari.
  4. Pra, Haga dhe Gjykata Soeciale, janë vetëm maskë provizore, për ta gjetur, jo at “formulën” e heqjes së taksës, por, për të gjetur “lojtar” të rinj për kompromiset tjera të dhimbshme (lexo; copëtimin e ri të Kosovës) që duhet të ndodhin në raport me Serbinë! Natyrisht, “Dorëheqjes”, s’duhet t’i gëzohet as opozita (Ldk-ja e VV), sepse, gama e kompromiseve shkaku i interesave të reja gjeostrategjike të miqve në Ballkan, ende s’ka marr fund. Kompromise dhe fakte këto, që ca politikan naiva dhe të shantazhuar të Kosovē, nuk e kanë kuptuar, sa dhe si duhet. Ata të zhytur në hedonizmin e tenderomanisë, dhe sidomos në “meritat” për krijimin e “klasës së re kapitaliste (lexo; oligarkinē politike) e kanë projektuar vetën si “lojtar”kyq, edhe në procesin e ritreshtimit të rajonit. Duke harruar kështu, që lotarët global, ata i kanë pëdorur sikurse limonin e shtrydhur me afat skadence! Dhe se kohës që po vjen i nevojitet një profili i ri i poltronizmit dhe konformizmit politik, në skenën politike kosovare.
  5. Andaj, Ramushin s’duhet vajtuar me “lot krokodili”, e as me emocione politike, e aq më tepër me paradigma sociale, sepse, ai dhe garda e komandantave “misionin dhe obligimin” e tyre historik, e ka pêrmbush me faktin dhe aktin e; demarkacionit (ku 8000ha, iu dhanë Malit të Zi) dhe sidomos me formimin e Gjykatës Speciale. Duke gjykuar kështu, kujtoj se ai me të kuptuar lojën djallēzore të “lojtarëve” global, në historinë politike tē pasluftës kosovare do mbahet në mend si “mohikani” i fundit që i bëri rezistencē stoike tendencës së rikthimit të Serbisë, në Kosovë!

Rasti i humbur i Haradinajt! – Nga Florim Zeqa

Ramush Haradinaj i ka pasur dhjetëra arsye më shumë për t’u tërhequr më herët nga qeverisja, por jo në këtë kohë kaq të ndjeshme për vendin. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila e vlerësoi si antikushtetues vetë-emërimin e presidentit Hashim Thaçi si kryenegociator dhe Ekipin negociator krejtësisht antiligjor në bisedimet e Brukselit, me automatizëm dhe në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, përfaqësues i Kosovës në bisedimet e Brukselit do duhej të ishte kryeministri i vendit, në këtë rast, ish kryeministri Haradinaj.
Dorëheqja e Haradinajt, duke e marrë si shkas ftesën nga Gjykata Speciale, nuk e amniston atë nga përgjegjësia politike për mospërfaqësim të Kosovës në dialogun me Serbinë, qoftë në Bruksel, Berlin apo Paris.
Ikja e Ramush Haradinajt para përballjes së mocionit të mosbesimit në kuvend, e bën atë akoma më përgjegjës për dështimet e shumta në qeverisjen e vendit, vargu i të cilave është i gjatë dhe i pafund.
Haradinaj mendoj që e kapi “momentin e duhur”, por gaboi shumë rëndë. Momenti i dorëheqjes si akt moral i Haradinajt do duhej të ndodhte pas mashtrimit të qytetarëve për liberalizim të vizave, ku Kosova, me mashtrimin në këmbim të këtij liberalizimi i i humbi mbi hiq më pak se 8200 hektarë.

Haga nuk e detyroi të dorëhiqet

Dorëheqja nuk është motivuar dhe as shkaktuar nga Haga, por është e motivuar nga thyrjet e mëdha në koalicionin PAN dhe presionit të madh ndërkombëtar për heqje të taksës.
Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit me lotë ndër sy, duke dëshmuar para mediave dhe qytetarëve se “nuk po bie shi, por janë lotët e tij për Kosovën…”.
Porosia e Haradinajt që vendi të shkojë në zgjedhje, e dëshmonë prapavijën politike të dorëheqjes së tij.
Emërimi i komisionit të ri, kinse për rishikim të demarkimit të kufirit me Malin e Zi “pesë minuta” para dorëheqjes së tij, flet qartë për mungesën e sinqeritetit dhe mungesën e pragmatizmit politik të ish kryeministri Haradinaj.
Mosliberalizimi i vizave pas demarkimit të kufirit me Malin e Zi, do duhej të ishte momenti i parë i reflektimit për dorëheqje si akt moral para qytetarëve të vendit dhe si thirrje ndaj BE-së për mbajtje të premtimit të dhënë publikisht nga zyrtarët e saj, e jo tani të përdoret një ftesë e rëndomtë për intervistë nga dhoma e posaqme e Gjykatës Speciale në Hagë.
Ndryshe, “porositë” që la Haradinaj me rastin e dorëheqjes, si; “Kosova duhet të ruhet e pa prekshme, të mos ketë Republikë Serbe, (asociacioni) të mbetet taksa deri në njohjen nga Serbia, rishikimin e demarkimit të kufirit me malin e zi (duke emëruar komisioni e ri për demarkim të kufirit), s’janë gjë tjetër veqse agjendë e slloganeve të fushatës elektorale që do të përdoren nga zyrtarët e AAK-së dhe Haradinaj në veçanti.
Pra, këto porosi të Haradinajt, e dëshmojnë më shumë se asgjë tjetër prapavijën politike të dorëheqjes së tij. Duke e parë me sytë e tij shkarkimin e afërt në Kuvend, Ramush Haradinaj e përdori ftesën e Gjykatës Speciale për përfitime elektorale.
Se vërtetë dorëheqja e Haradinajt nuk është e ndikuar nga Gjykata Speciale, por nga lufta speciale brenda PAN-it kundër tij, e dëshmon edhe letra e dorëheqjes e përgatitur paraprakisht dhe me kujdes (ndoshta e shkruar ditë më parë nga këshilltarët e tij), në të cilën, më shumë bënte thirrje për zgjedhje sesa për ftesën e Gjykatës Speciale.
Pra, ftesa e Gjykatës Speciale u përdor vetëm si pretekst nga Haradinaj për të mbuluar arsyet e vërteta të dorëheqjes, e që janë produkt i thyrjeve të shumta në koalicionin PAN dhe presionit të madh ndërkombëtar për heqje të taksës.
Dorëheqja e (pa) pritur e Haradinajt konsiston edhe me një fakt tjetër të pakontestueshëm. Haradinaj duke e parë si të pashmangshëm shkarkimin në Kuvend, e përdori si alibi ftesën e Gjykatës Speciale për t’i ikur shkarkimit nga ana e deputetëve.
Haradinaj u vetëlargua nga drejtimi i qeverisë me “taksën nën sqetull”, si të vetmin ngushëllim pas dështimeve dhe skandaleve të panumërta, por iku edhe me përvojën e hidhur të qeverisjes me PDK-në, e cila do ta përcjellë edhe për një kohë relativisht të gjatë.
Mbetët të shihet si do ta quaj Haradinaj pas dorëheqjes “shkelqësinë e tij”, Hashim Thaçin, me të cilin dhe p”Kurbani nuk ushqehet natën e Bajramit” Ramush!r të cilin është e lidhur dorëheqja e (pa) pritur e “Rambos” nga posti i kryeministrit.

Besimi i humbur nuk kthehet për një natë

Çirrjet e Ramush Haradinajt se do ta mbrojë me çdo kusht dhe çdo mjet territorin e Kosovës nga demarkimi, përkatësisht korrigjimi i kufirit me Serbinë, janë demagogji politike.
Si t’i besohen këto fjalë njeriut që i fali Malit të Zi 8200 hektarë për dy vite kryeministër! Hipokrizinë e tij Haradinaj e dëshmoj, kur pak çaste para aktit të dorëheqjes e formoi një komision tër ri, “sa për sy e faqe”, siq thotë populli, kinse po bënë diçka pas të vjelave.
Me ardhjen në krye të qeverisë afërsisht dy vite më parë, Haraninaj e kishte rastin historik për ta dëshmuar vetën në qeverisjen e vendit, por nuk e bëri një gjë të tillë.
Abuzimet e tij me pushtetin nuk patën të ndalur që nga dita e parë, kur i rriti rrogën vetës, kabinetit qeveritarë dhe prokurorëve e gjykatësve për mospunën e bërë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Fryerja e kabinetit qeveritar me familjarë, miq dhe militant partiak vazhdojë deri në ditën e fundit të qeverisjes së tij, kur shpiku poste të reja në qeverinë që drejtojë, siq është rasti i fundit i hapjes së konkurseve të reja, Nënkoordinatorë dhe Asistentë të Nënkoordinatorëve Rajonalë.
Sjellja e Ramush Haradinajt më shumë si monark sesa si kryeministër i një Republike Parlamentare, është shëmbulli më i keq i qeverisjes së shtetit.
Nëse i analizojmë një nga një të gjitha veprimet e Ramush Haradinajt nga dita e parë e ardhjes në pushtet deri në ditën e fundit në Qeverinë e Kosovës, na delë të jetë kryeministri më i kushtueshëm dhe më i pakujdsshëm për vendin në këto 20 vjetët e fundit.
Shfrytëzimi i ftesës nga Gjykata Speciale për të manipuluar me ndjenjat popullore, duke menduar se qytetarët e Kosovës do të mërziten njëjtë si herën e parë, paraqet mashtrim në vetën e parë.
Duke qenë se është kështu, kësaj radhe për shkuarjen e tij (për të tretën herë) në Hagë, përveq familjarëve, do të bahkëndjejnë dhimbjen vetëm militantët partiak në poste shtetërore, parazitët dhe përfituesit e shumtë të punësuar në kabinetin qeveritarë dhe institucionet tjera shtetërore.
Sigurisht, që lotë krokodili për Ramushin do të derdhin edhe ata që votuan dhe mbështetën Gjykatën Speciale në kuvend dhe jashtë tij pesë vite më parë.

Analistët: Thaçi do ta përmbyllë tashmë marrëveshjen finale për shkëmbimin e territoreve me Serbinë

Dorëheqja e papritur e Ramush Haradinajt nga pozita e shefit të qeverisë, ka krijuar rrethana të reja politike në vend, duke përfshirë edhe negociatat me Serbinë.

Analisti politik Fisnik Halimi vlerësoi se zgjedhjet në Kosovës do të mund të mbahen brenda kësaj vere.

“Ashtu janë shprehur liderët. Vendi po shkon drejt zgjedhjeve. Duhet parë procedurat kur, ky është një realitet i pa paralajmëruar, i cili nuk i konvenon as Kosovës dhe është në shpërputhje me partnerët ndërkombëtar”, tha ai.

“Mendoj se tani negociatat do të kalojnë sërish në duart e Presidentit të Kosovës. Ai dhe ekipi i tij do të ta përmbyllin marrëveshjen finale me Serbinë, me ndërmjetësimin e akterëve ndërkombëtarë, si SHBA, BE dhe me garancat e Rusisë. Kjo do të jetë situata. Kuvendi i ri i Kosovës, i cili do të dalë nga zgjedhjet e reja, do të ketë si detyrë të parë ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë”, tha Halimi sonte në një intervistë për RTK.

Sipas tij marrëveshja finale do të përshijë shkëmbimin e territoreve e cila do të zgjedhë mosmarrëveshjen shekullore.

Për koalicionet analisti Halimi tha se ato do të jenë të ndryshme, mes partive të mëdha dhe të vogla.

“Nuk do të ketë më koalicione, sikur ishte PAN”, tha ai.

Veseli: Zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit tha se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

Në një konferencë për media, Veseli tha se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

“Vendimi i ish-kryeministrit për dorëheqje është vendim personal dhe si të tillë e kemi pranuar, pavarësisht se për këtë nuk pasur asnjë njoftim ose konsultë paraprake. Tashmë, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. PDK është e gatshme për zgjedhje kurdo që të caktohen ato. Ajo që mund të diskutohet është vetëm koha kur duhet të mbahen”, tha Veseli.

Kreu i PDK-së tha se lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve duhet të ketë konsultime mes partive politike.

“Për këtë besoj se do të kemi konsulta dhe me partnerët e tjerë të koalicionit të deritanishëm dhe partitë e tjera politike, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet që kemi në fuqi”, tha Veseli.

Ramush Haradinaj më 19 korrik njoftoi për dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit, pasi tha se ka marrë ftesë për t’u intervistuar në Hagë. Ai tha se është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për krime lufte në Hagë, ku siç thuhet mund të paraqitet javën që vjen. Haradinaj në konference e tij pas dorëheqjes, theksoi se nuk mund të lejonte që në Dhomat e Posaçme të paraqitej si kryeministër dhe për këtë arsye ka dhënë dorëheqje.

AFP: Mund të thirren në Hagë edhe Thaçi e Veseli

VOAL – Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, një ish-komandant i guerrilasve të UÇK-së, dha dorëheqjen të premten pasi u thirr nga drejtësia ndërkombëtare si një i dyshuar për krime lufte gjatë dhe pas konfliktit të viteve 1998-99.

“Kam marrë thirrjen e Gjykatës Speciale (e krijuar në vitin 2015 me mbështetjen e BE-së, dhe më është dhënë zgjedhja nëse do të pyes veten si kryeministër apo qytetar i thjeshtë), zgjodha opsionin e dytë”, shpjegoi 51 vjeçari në media.

Haradinaj vuri në dukje se për momentin nuk ka akuza kundër tij dhe se do të ri-kandidohet sapo kreu i shtetit Hashim Thaçi të ketë vendosur datën për zgjedhjet e ardhshme.

Në një intervistë dhënë më parë këtë vit, ai pati thëne se Prishtina do t’iu përgjigjej të gjitha kërkesave nga Haga, ku në janar filloi marrja në pyetje e dy ish-zyrtarëve të tjerë, Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku. Akuzat e para duhet të mbërrijnë para fundit të vitit. Mediat kosovare supozojnë se ato mund të prekin jo vetëm Haradinajn, por edhe Thaçin dhe Presidentin e Kuvendit Kadri Veseli.
/ AFP

Tërhiqet Isa Mustafa, s’kandidon për Shef të LDK-së

Isa Mustafa më në fund ka vendosur të tërhiqet nga gara për Kryetar të LDK-së. Burime të Express kanë thënë se lideri në largim i LDK-së u ka thënë në Kryesi se s’do të jetë kandidat. Të njëjtin qëndrim ua ka thënë edhe kryetarëve të Degëve me të cilët është takuar të enjten.

Nëse e mban fjalën që e ka dhënë në Kryesi të LDK’së atëherë Isa Mustafa s’do të jetë as kandidat për Shef të LDK’së.

Burime të Express kanë thënë se Mustafa u ka treguar anëtarëve të Kryesisë se nuk do të jetë kandidat edhe për një mandat për të udhëhequr partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

“Ka thënë se do të mbikëqyr procesin deri në fund. Por na ka thënë se s’do të jetë kandidat për Kryetar të LDK’së”, ka thënë një anëtar i Kryesisë së LDK’së pa dashur t’i përmendet emri.

Njëra prej arsyeve për largim nga kreu i LDK’së, sipas burimeve, është edhe gjendja e tij shëndetësore.

Por edhe mungesa e përkrahjes e konfirmuar nëpër sondazhe të ndryshme.

Ndërkohë, në garë kanë shfaqur ambicie për të hyrë Agim Veliu dhe Lutfi Haziri.

Por në lojë po vazhdon të mbetet edhe Avdullah Hoti.

Sipas burimeve të Express Shefin e deputetëve të LDK’së përpos Isa Mustafës e përkrahin edhe Gazemend Muhaxheri, Imri Ahmeti dhe Kujtim Shala.

Ndërkohë, një pjesë e anëtarësisë së LDK’së po vazhdon ta përkrahin rikthimin e Fatmir Sejdiut. Nuk dihet nëse Fatmir Sejdiu ka përkrahjen edhe të delegatëve tjerë përpos Prizren, Gjakovë e Podujevë.

Express ka shkruar një ditë më parë se Agim Veliu s’po e fsheh më kandidaturën për Shef të LDK’së.

Edhe Lutfi Haziri ka muaj që e ka shpallur kandidaturën për pasardhës të Isa Mustafës.

Në zgjedhjet e fundit në LDK, Haziri kishte thënë se nuk po i hyn garës për ta marrë kreun e partisë pasi nuk po dëshiron ta rrëzojë Kryeministrin Mustafa nga pozita partiake.

Ndërsa, tash ka shfaqur ambicien për t’u bërë Shef i LDK’së por paraprakisht ka kërkuar një marrëveshje politike. Ka kërkuar unitet në parti për të mos pasur çarje pastaj. Ka shfaqur gatishmëri t’i bashkojë të gjitha grupet që aktualisht janë në parti, edhe t’i merr afër vetes themeluesit e partisë.

Vjosa Osmani, kohëve të fundit, ka refuzuar të flasë konkretisht se kur do t’i hyjë garës për Kryetare të Partisë. Në garën e fundit në LDK s’ishte lejuar as të kanidonte meqë nuk kishte kaluar garën në Këshill të Përgjithshëm të LDK’së.

Ndryshe, Isa Mustafa, kishte marrë LDK’në në fundin e vitit 2010, kur kishte mundur Fatmir Sejdiun. Prej atëherë, Mustafa ka shënuar tri humbje të zgjedhjeve nacionale, ka humbur Komunën e Prishtinës, por ka rikthyer disa komuna që me herët e kishte humbur LDK’ja përfshirë Pejën, Gjilanin e Lipjanin. Isa Mustafa ishte rizgjedhur Kryetar i LDK’së në mandatin e kaluar me aklamacion pasi nuk e kishin lejuar të kishte kundërkandidat. Vjosa Osmani kishte dështuar të mblidhte nënshkrimet për ta sfiduar Mustafën.

Vitin e kaluar, Shefi i LDK’së kishte pasur probleme shëndetësore derisa ishte trajtuar Gjermani. Gjatë gjithë kohës, LDK ishte udhëhequr prej Nënkryetarëve të Partisë. Aktualisht, LDK ka numrin më të madh të deputetëve në Parlament dhe numrin më të madh të Komunave.

Krejt këto zhvillime po ndodhin në kohën kur Ramush Haradinaj dha dorëheqje pasi tha se i erdhi ftesa nga Gjykata Speciale, e cila është krijuar për t’i ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK’së të dyshuar se kanë kryer krime lufte.

Kohëve të fundit, Haradinaj prishi raportet me Liderin e PDK’së, Kadri Veselin, i cili nga Washingtoni tha se Kryeministri i Kosovës po flet me Amerikën sikur me Serbinë. Haradinaj tha se një deklaratë e tillë është servilizëm politik.

Haradinaj ka kërkuar të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe t’i kthehet vendimmarrja popullit. PDK ka mbetur e hutuar nga ky vendi. LDK e Vetëvendosje kanë kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme sikurse edhe PSD e NISMA e Fatmir Limajt.

Presidenti pritet gjatë ditëve të thërras partitë politike për t’u konsultuar për dy opsionet: themelimin e një Qeverie të re ose shkuarjen në zgjedhje.

Praktikisht, ekziston vetëm një opsion pasi askush s’ka numra për të ndërtuar Qeverinë e re, pasi askush s’mund të llogarisë as në votat e Listës Srpska, e cila ka braktisur koalicionin prej vitit të kaluar kur u vendos taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Qeveria e Ramush Haradinaj prej kur vendosi taksën mbeti Qeveri e pakicës e mbështetur për disa vendime nga PSD e Shpend Ahmetit.

Ramush Haradinaj është Kryeministri i gjashtë i Kosovës pas Bajram Rexhepit, Bajram Kosumit, Agim Çekut, Hashim Thaçit e Isa Mustafës.

Haradinaj kishte udhëhequr Qeverinë e Kosovës edhe një herë për 100 ditë kur ishte detyruar të jepte dorëheqje në mars të vitit 2005 për të shkuar në Tribunalin e Hagës si i akuzuar për krime lufte. Atje ishte shpallur dy herë i pafajshëm.

Asnjëri prej Shefave të Qeverisë prej pasluftës s’e ka përfunduar mandatin kushtetues.

Prej pasluftës janë mbajtur gjashtë palë zgjedhje nacionale.

Kurti fton Thaçin të caktojë datën e zgjedhjeve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media të shtunën, tha se Kosova po vuan pasojat e votimit të Gjykatës Speciale nga ata që morën vendime të liga e kishin qëndrime të gabuara.

Kurti, para medieve ka ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që sa më shpejtë ta caktojë datën e zgjedhjeve.

Sipas Kurtit, Haradinaj është i lirë dhe se siç tha ai nga Gjykata Speciale vetëm do të intervistohet siç ka ndodhur edhe me komandantë të tjerë të ish-UÇK-së.

Lideri i Vetëvendosjes, tha se Kosova tashmë nuk e ka një Qeveri të pashpresë ashtu siç ishte e madhe.

“Nuk e kemi një Qeveri që ishte e mbrapshtë edhe e pashpresë ashtu siç ishte e madhe. Tash shpresa është te ndryshimi, të zgjedhjet, te liria, te demokracia te vetëvendosja”, tha Kurti.

Kurti theksoi se Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje të reja.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të premten. Këtë vendim ai e bëri publik në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës.

Arsyeja e dorëheqjes, siç tha Haradinaj, është sepse ai ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

“Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”, tha Haradinaj.

Ai tha se nderi i postit të kryeministrit duhet të ruhet dhe se ai do të paraqitet në Hagë për intervistim.

Kurti: Ish-kryeministrin e kemi paralajmëruar disa herë – sa më afër gjarprit aq më i rrezikuar je!

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një konferencë për mediat komentoi doreheqjen e Ramush Haradinajt dhe ftesën e marrë nga Gjykata Speciale, si dhe arsyet pse ra qeveria Haradinaj.

“Ish-kryeministrin e kemi paralajmëruar disa herë sa më afër gjarprit aq më i rrezikuar je”, tha Kurti në konferencë. Albin Kurti kur flet për “gjarpërin” i drejtohet presidentit Hashim Thaçi, për shkak të nofkës që kishte në luftë.

Rexhep Selimi e ka parlajmëruar në Kuvend, shtoi ai.

“Sot ne i vuajmë pasojat e qëndrimeve të liga dhe vendimeve të gabuara vite me parë kur politikanët që deshën më shumë vetëveten sesa shtetin Kosovës ia bënë të keqen”, tha ai për themelimin e Gjykatës Speciale.

Shpresa është te Vetëvendosja dhe zgjedhjet e reja, tha Kurti.

“Nuk e kemi më një qeveri që ishte e mbrapshtë dhe e pashpresë tash shpresa është te ndryshimi, të zgjedhjet, të liria te demokracia te VV-ja”, tha Kurti.