VOAL

VOAL

Mjekimet dhe ushqimet që nuk duhen kombinuar asnjëherë

May 31, 2018
blank

Komentet

blank

Perimja më e çmuar për shëndetin e trurit edhe në moshë të thyer

Gjithnjë e më shumë njerëz janë në kërkim të ushqimeve më të mira për shëndetin e trurit.

Kombinimi i një regjimi ushqimor dhe stilit të shëndetshëm të jetesës është ajo çfarë ekspertët rekomandojnë.

Por kur bëhet fjalë për ushqimet, ekziston një lloj perimeje e cila shquhet për vlerat e saj të jashtëzakonshme për shëndetin e trurit.

Brokoli është e para në listën e perimeve të kryqëzuara, ku bëjnë pjesë gjithashtu lakra, lulelakra dhe lakrat e Brukselit.

Përfshirja e tyre në regjimin tuaj lidhet me një sërë përfitimesh, si ulja e inflamacionit dhe mbrojtja kundër kancerit.

Por studimet sugjerojnë se elementët ushqyes tek këto përime mund të kenë efekte të konsiderueshme edhe në shëndetin e truri tuaj ndërsa plakeni.

Ju mund të pyesni me të drejtë se përse brokoli është kaq i mirë për trurin. Ndaj edhe AgroWeb.org rendit më poshtë arsyet.

Përmban Sulforafan

Edhe pse sulforafani është mund të një fjalë e re për veshin tuaj, së shpejti mund të bëhet po aq i njohur sa edhe beta-karoteni ose flavonoidet.

Ky përbërës që gjendet tek brokoli dhe tek të gjitha perimet e kryqëzuara, ka tërhequr vëmendjen e shumë shkencëtarëve për përfitimet në shëndetin e trurit.

Deri më tani studimet kanë treguar një ulje të elementëve që shkaktojnë inflamacion dhe që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit.

Ky përbërës bioaktiv stimulon mekanizmat mbrojtës të trupit që çojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, e shëndetit të zorrëve, forcimin e imunitetit dhe zhvillimin e qelizave nervore, duke ulur kështu inflamacionin.

Është i pasur me vitaminë K

Vitamina K është një lëndë ushqyese e nevojshme për koagulimin e gjakut, por ajo bën shumë më tepër se kaq. Kjo vitaminë është një formë e veçantë e vitaminës K që mund të ulë inflamacionin dhe ka veti antioksiduese, të cilat mund të mbrojnë qelizat e trurit.

Është i pasur me fibra

Konsumi i fibrave mund të ndikojnë për mirë në lidhjen midis sistemit tretës dhe trurit.

GJithashtu fibrat dietike tek brokoli përmirësojnë shëndetin e zorrëve duke ushqyer bakteret.

Bakteret e mira në zorrë prodhojnë substancat e tyre që përmirësojnë metabolizmin, ulin inflamacionin dhe ndihmojnë në largimin e yndyrës së dëmshme. E gjithë kjo ndikon edhe në trurin tuaj.

Cila është sasia e brokolit që duhet të konsumoni?

Nuk ka asnjë këshillë të përgjithshme se cila është sasia e brokolit që duhet të konsumoni, por ekziston një rekomandim se sa racione frutash dhe perimesh duhet të konsumoni në ditë.

Konsumi i pesë racioneve me fruta ose perime në ditë ka treguar se jep përfitimet më të mëdha shëndetësore.

Ju mund të konsumoni rreth 1/2 deri në 1 gota brokoli disa herë në javë dhe të përfshini në regjimin tuaj një shumëllojshmëri perimesh të kryqëzuara për përfitimin më të madh.

blank

Si të përshtateni me orët e zgjatura pa dritë – 4 këshillat më të mira

 

Kur qielli fillon të errësohet që në orën 16:00 – 17:00 pasdite, humori juaj mund të perëndojë bashkë me diellin.

Sytë fillojnë e ju rëndojnë, dhe gjithçka që mund të dëshironi të bëni është të mbëshilleni me batanijen tuaj të preferuar dhe të flini gjumë.

Por nuk jeni vetëm! Kjo është një periudhë e vështirë për shumë njerëz.

Zgjatja e orëve pa diell dhe ndryshimi i orës, mund të shkaktojë një sërë efektesh në shëndet, si për shembull sulmet në zemër.

Kjo është diçka çorientuese, dhe njerëzit do të vazhdojnë të përballen me këto ndryshime të pakëndëshme dy herë në vit.

Fatmirësisht, studimet kanë treguar se ritmi cirkadian i njeriut, një cikël 24-orësh që rregullohet nga ora e brendshme e trupit tuaj, përshtatet më lehtë me tranzicionin e vjeshtës sesa me atë të pranverës.

AgroWeb.org ju njeh me disa këshilla për t’ju ndihmuar në lehtësimin e këtij ndryshimi.

Përfitoni nga orët me diell

Këshilla më e mirë për ata që përgjumen shpesh është që të ekspozohen sa më shumë në diell.

Përfitoni nga orët me diell të ditës, dhe veçanërisht në orët e para të pasdites.

Ekspozimi në atë kohë vonon ndjesinë e gjumit, që do të thotë se ju ndihmon të qëndroni zgjuar deri vonë.

Nëse mundeni, planifikoni një shëtitje 30-minutëshe jashtë para perëndimit të diellit. Edhe qëndrimi ulur pranë dritares mund të ndihmojë.

Përmbajuni orareve të rregullta të rutinës së zakonshme

Ndërsa errësohet më shpejt, ju mund ta gjeni veten të uritur më herët.

Është e rëndësishme të luftoni dëshirën për të ngrënë vaktin e fundit të ditës shumë herët.

Kjo mund t’ju bëjë të përgjumeni më shpejt se sa do të dëshironit, ose t’ju bëjë të hani më vonë, gjë që mund të pengojë edhe cilësinë e gjumit.

Studimet kanë treguar se ritmi juaj cirkadian ndikon në aftësinë e trupit për të përpunuar në mënyrë efikase ushqimin.

Kini kujdes që të mos konsumoni kafeinë vonë gjatë ditës, sepse edhe kjo mund të ndikojë në ciklin tuaj të gjumit.

Mos i ndërroni as rutinat e tjera. Për shembull, mbani të njëjtin orar për regjimin e kujdesit të lëkurës edhe nëse jeni të përgjumur një orë më parë, për shkak të ndryshimit të orës.

Blloko rrezet e diellit në mëngjes

Nëse lindja e hershme e diellit ju bën të zgjoheni herët, tani mund të jetë koha më e mirë për të bllokuar rrezet e diellit me perde të errëta.

Bllokimi i dritës herët në mëngjes mund të jetë veçanërisht e dobishme për fëmijët e vegjël, të cilët priren të ngrihen me diellin dhe nuk u intereson çfarë thotë ora.

Nëse këto këshilla dështojnë, përqafoni letargjinë

Duam apo jo, dimri po vjen. Nëse gjithçka në planin tuaj dështon, rehatohuni: Merrni një batanije, ndizni një qiri, shtrihuni në divan për të parë një film ose luani një lojë tavoline me të dashurit tuaj.

Jepini vetes mundësinë për tu relaksuar ashtu siç keni nevojë ju. /AgroWeb.org

blank

Pse tërshëra është më e shëndetshme nga sa mendoni

Por mbi të gjitha është një ushqim i shijshëm dhe i mjaft i pështatshëm për t’u konsumuar gjatë muajve të ftohtë!

Me shumë mundësi keni dëgjuar se tërshëra është një burim i fuqishëm vlerash dhe vakti perfekt për të filluar ditën.

Konsumi i saj mund të ndihmojë me inflamacionin në trup, të frenojë oreksin dhe të zvogëlojë kolesterolin.

Por mbi të gjitha është një ushqim i shijshëm dhe i mjaft i pështatshëm për t’u konsumuar gjatë muajve të ftohtë!

Sipas ekspertëve të ushqimit, tërshëra është edhe më e shëndetshme nga sa mendohej më parë.

Për të zbuluar arsyet se përse ajo konsiderohet e tillë, AgroWeb.org ju fton të lexoni më poshtë.

Tërshëra vepron si një prebiotik

Një nga arsyet më të rëndësishme se përse tërshëra është kaq e shëndetshëme, është se ajo vepron si një prebiotik, që ndihmon në mbajtjen në ekuilibër të mikrobiomës tuaj të zorrëve.

Prebiotikët janë shumë të rëndësishëm sepse ato ushqejnë bakteret e shëndetshme të zorrëve, të njohur ndryshe si probiotikë.

Sipas ekspertëve mjekësorë kjo ndodh sepse fibrat prebiotike nuk treten nga trupi juaj, por në vend të kësaj ato hyjnë në zorrën e trashë.

Atje fermentohen dhe kthehen në ushqimin që probiotikët konsumojnë.

Ky proces ndihmon në përmirësimin e tretjes, forcimin e imunitetit dhe parandalimin e inflamacionit.

Ka fibra të tretshme dhe fibra të patretshme

Tërshëra është gjithashtu një burim fibrash, pjesë thelbësore e çdo regjimi ushqimor të shëndetshëm.

Fibrat stabilizojnë sheqerin në gjak, ju mbajnë të ngopur, mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe përmirësojnë funksionet e sistemit tretës.

Më konkretisht, tërshëra përmban dy llojet e fibrave: të tretshme dhe të patretshme.

Secila prej këtyre llojeve shërben për një qëllim unik, por të dyja janë të rëndësishme për shëndetin.

Fibrat e tretshme treten në ujë dhe mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të glukozës në gjak duke ulur nivelet e kolesterolit.

Fibrat e patretshme nuk treten, por ndihmojnë traktin tuaj tretës të funksionojnë në rregull dhe që ushqimi të lëvizë nëpër trup pa problem.

Ju mund të shtoni edhe përbërës të tjerë të shëndetshëm

Tërshëra është mjaft e shëndetshme, por një përfitim tjetër është se në të mund të shtoni edhe përbërës të tjerë po aq të shëndetshëm.

Ëmbëlsojeni tërshërën me shtesa të shëndetshme si fruta, arra, fara dhe erëza.

Gjithashtu sigurohuni që të shtoni disa proteina dhe yndyrna të shëndetshme si gjalpi, kosi, apo edhe vezët për të përfunduar vaktin.

blank

Infeksionet e reja që mund të kërcënojnë shëndetin publik – OBSH jep paralajmërimin

Patogjenët fungalë mund të jenë një kërcënim i madh për shëndetin publik.

Për herë të parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një listë me 19 lloje kërpudhash, që mund të përbëjnë një kërcënim të madh për shëndetin publik.

Autorët e raportit thanë se qëllimi kryesor i krijimit të listës është të tërheqë vëmendjen ndaj nevojës për punë më të koordinuar në mbarë botën, për të kapërcyer rezistencën në rritje ndaj trajtimit.

“Patogjenët fungalë mund të jenë një kërcënim i madh për shëndetin publik, pasi ato po bëhen gjithnjë e më të zakonshme dhe rezistente ndaj trajtimit me barnat e disponueshme,” shpjegoi OBSH.

Nga 19 kërpudhat në listë, katër u renditën në si më të “rrezikshme”, ato janë:

Cryptocowus neoformans – Mund të infektojë njerëzit me anë të thithjes së ajrjit dhe është më e zakonshme tek njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.

Candida auris – Lulëzoi dhe fshihej në tubat e aparateve të frymëmarrjes gjatë pandemisë.

Aspergillus fumigates – Mund të jetë e rrezikshme për njerëzit me sëmundje të mushkërive ose sistem imunitar të dobësuar.

Candida albicans – Shkakton zakonisht infeksione në sistemin riprodhues.

Triliona nga këta organizma të vegjël e quajnë trupin tuaj shtëpi. A duhet të alarmoheni?

Ata që janë më të rrezikuar për t’u prekur nga kërpudhat në listë janë ata me kancer, HIV/AIDS, transplant organesh, sëmundje kronike të frymëmarrjes ose infeksion pas tuberkulozit, tha OBSH.

Sipas OBSH, ngrohja globale, rritja e udhëtimeve dhe e tregtisë, janë kryesisht faktorët pas rritjes së incidencës të sëmundjeve kërpudhore.

Edhe pse një shqetësim në rritje, infeksionet kërpudhore marrin shumë pak vëmendje, duke çuar në një mungesë të të dhënave mbi shpërndarjen e sëmundjeve kërpudhore dhe të modeleve se si krijohet kjo rezistencë.

Si rezultat, mënyra e saktë se si këto infeksione përhapen dhe rezistenca ndaj trajtimeve janë të panjohura.

OBSH kërkoi që vendet në mbarë botën të koordinoheshin me njëra-tjetrën për të rritur mbikëqyrjen e këtyre patogjenëve.

“Ne kemi nevojë për më shumë të dhëna dhe prova mbi infeksionet kërpudhore dhe rezistencën që ato shfaqin, për tu informuar dhe për të përmirësuar kundër përgjigjen ndaj tyre.”, tha një përfaqsues i OBSH.

Vende të ndryshme po inkurajohen të ndjekin një program hap pas hapi, duke filluar me forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe mbikëqyrëse të infeksioneve kërpudhore, dhe sigurimin e aksesit të barabartë në terapinë dhe diagnostikimin ekzistues. /AgroWeb.org

blank

Çajrat kurativë për shëndetin – Ku të gjeni të duhurat

Ndër më të të preferuarit janë çajrat e frutave dhe bimëve medicinale e aromatike.

Kur shijoni një filxhan të ngrohtë e aromatik çaji me siguri ju duket se mund të kuroni çdo sëmundje apo të qetësoni lehtësisht trupin dhe mendjen.

E kjo nuk është tërësisht e gabuar pasi shumica e çajrave natyralë kanë veti të mrekullueshme në organizëm.

Çaji i kamomilit njihet për vetitë e tij qetësuese, ai i mentes ndihmon mendjen, çaji i blirit mund të largojë ankthin dhe stresin e një sërë bimësh të tjera të kthyera në çaj kanë funksion mirëbërës në trupin tuaj.

Si t’i zgjidhni çajrat kurativë?

Çaji është një nga ato pije që mund ta kosnumoni edhe pa pasur shqetësime shëndetësore apo arsye të veçanta.

Atë mund ta shijoni edhe për kënaqësinë tuaj e të përfitoni shumë vlera.

Por nëse po pyesni veten se çfarë çaji duhet të zgjidhni ju ndiqni disa këshilla nga ekspertët.

Si fillim vendosni cila shije ju pëlen më shumë dhe për çfarë po e përdornin çajin tuaj kurativ.

Interesohuni për vlerat kurative të çajit tuaj dhe efektin që do të merrni në organizëm.

E në fund sigurohuni që të zgjidhni gjithnjë një produkt natyral e organik.

Cilët të përdorni?

Ndër më të të preferuarit janë çajrat e frutave dhe bimëve medicinale e aromatike.

Këtu mund të përmendim çajin me fruta pylli i cili është i pasur me antioksidantë dhe lufton qelizat e këqija.

Çajin me sherebelë, çajin e malit apo çajin e kamomilit, të tre natyralë plot me vajra esencialë, flavonoidë dhe antioksidantë.

Të cilët mbrojnë të gjithë organizmin dhe ulin inflamacionin në trup.

Çajin me finok për të rregulluar florën bakteriale dhe tretjen e mirë të organizmin në vetëm pak javë.

Çaji është gjithashtu edhe një metodë shumë e mire për t’u qetësuar e për të luftuar ankthin, depresionin e pagjumësinë.

Nëse vuani nga këto probleme ekspertët sugjerojnë
të merrni çaji melatonine me kamomil.

Kështu mund të kuroni natyralisht problemet që përmendëm më sipër.

Ku mund t’i gjeni?

Siç nënvizuam edhe në fillim të këtij artikulli, është e rëndësishme të zgjidhni çajra natyralë.

Prandaj drejtohuni gjithnjë tek natyra, ose tek produktet që janë të certifikuara.

Ekspertët e Gourmania të cilëve i’u referohet AgroWeb shprehen se produktet e duhura janë ata që mbajnë logon bio apo organike.

Në gamën e çajrave të cerfitikuara në Gourmania ju mund të zgjidhni çajin me boronicë të grirë ose kokërr, çajin e malit, sherebelës kamomilit, limon dhe xhinxher apo çajin e blirit.

Linja Sognnid’oro në Gourmania

Për t’u qetësuar në darkë këshillohet çaji melatonina me kamomil nga marka Sognid’oro.

Shija këtij çaji është e pagabueshme pasi kombinon aromën e mirë të kamomilit me efektet qetësuese të melatoninës.

Ky çaj përmban 1 mg melatoninë një sasi e mjaftueshme që ju ndihmon në fjetjen e rehatshme dhe largimin e ankthit apo stresit.

Kundër dhimbjeve të barkut në Gourmania mund të gjeni çajin me finok.

Ai largon fryrjen dhe ndihmon në eleminimin e gazrave, gjithashtu largon dhe dhimbjet e shkaktuara nga cilki menstrual.

Nëse preferoni ta shijoni çajin për kënaqësi në darkë apo në mëngjes zgjidhni çajin me kakao dhe lëkurë portokalli apo atë me fruta të thata.

Të pasur me vlera ushqyese vitamina e minerale që forcojnë sistemin tuaj imunitar.

Gjithashtu mund të gjeni çaj të zi, çaj me fistikë apo me mana goxhi të cilat pastrojnë mëlçinë dhe rregullojnë sheqerin në gjak.

Sognid’oro është e njohur për përzgjedhjen natyrale të frutave të thata në përgatitjen e çajra të ndryshëm dhe rekomandohet për konsum të përditshëm./AgroWeb.org

blank

A është e vërtetë që njerëzit optimistë bëjnë gjumë më të mirë?

Hulumtimi zbuloi një lidhje të rëndësishme midis optimizmit dhe karakteristikave të ndryshme të gjumit.

Tashmë dihet se mungesa e gjumit shoqërohet me luhatje humori dhe shtim të mendimeve negative, por a mundet që e kundërta të ndodhë me individët që bëjnë një gjumë cilësor?

Një studim i ri në të cilin AgroWeb.org u bazua, zbuloi lidhjen midis të qenurit optimist dhe gjumit të rehatshëm.

Teorikisht, nga një këndvështrim jo-shkencor, kjo gjë ka kuptim! Nëse flini mjaftueshëm humori juaj do të përmirësohet dhe do të keni një këndvështrim më pozitiv për jetën, e kështu do të ndiheni më optimist.

Por kjo ide padyshim shtron një pyetje tjetër: A është optimizmi rezultat i gjumit të mjaftueshëm?

AgroWeb.org ju fton të zbuloni më poshtë se çfarë thonë studiuesit për këtë.

A është optimizmi rezultat i gjumit të mjaftueshëm?

Duke ditur që optimizmi ndihmon në përmirësimin e aftësive shëndetësore, studiuesit u përpoqën të testonin hipotezën:  “Optimizmi mund të jetë rezultat i një gjumi cilësor”.

Hulumtimi zbuloi një lidhje të rëndësishme midis optimizmit dhe karakteristikave të ndryshme të gjumit.

Studiuesit vunë re se individët më optimistë kishin gjithashtu më pak gjasa të raportonin se vuanin nga pagjumësia dhe lodhja gjatë ditës. Dhe ata flinin mesatarisht diku nga gjashtë deri në nëntë orë.

Por, ashtu si me çdo rezultat nga hulumtimet, merreni parasysh që ende nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për të ditur saktësisht nëse të qenurit optimist ndikon pozitivisht në cilësinë e gjumit.

Sidoqoftë, studiuesit bëjnë një lidhje logjike midis rezultateve të hulumtimit dhe efekteve të padiskutueshme të stresit në ciklin e gjumit.

“Optimistët,” thonë studiuesit, “kanë më shumë gjasa të përfshihen në përballimin aktiv të probleme dhe të interpretojnë ngjarjet stresuese në mënyra më pozitive. Duke reduktuar kështu shqetësimet dhe mendimet e shumta, para se të bien në gjumë dhe gjatë ciklit të gjumit.”

Pra nëse keni probleme me gjumin, ekspertët këshillojnë të vëzhgoni mënyrën se si mendoni, e cila mund të jetë duke ju zhytur në negativitet dhe rrjedhimisht ju jep shqetësime gjatë orëve të gjumit.

Ndërkohë edhe të rrezatosh befas optimizëm, nuk është diçka e shëndetshme. Ka shumë mënyra për të ndihmuar në menaxhimin e stresit, si për shembull praktikimi i meditimit, për të përballuar ankthin dhe për të qetësuar mendjen tuaj.

blank

Këshillat e duhura për rritjen e pemëve të agrumeve në mjediset e mbyllura

Rritja e kultivimit të plantacioneve me portokalle dhe mandarina ka rritur prodhimin e tyre.

Nëse dëshironi të rrisni pemë argumesh në ballkonin e shtëpisë, AgroWeb.org këshillon të zgjidhni varietetet “xhuxhe”.

Bimë të tilla janë shartuar në mënyrë të tillë që pema të mos rritet shumë dhe të jenë të përshtatshme për kultivim edhe në ambiente të mbyllura.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me disa këshilla të vlefshme për zgjedhjen dhe rritjen e agrumeve.

Cilën bimë të zgjidhni

Nëse dëshironi që bima të japë fryte dhe të lulëzojë menjëherë, AgroWeb.org iu sugjeron të zgjidhni një pemë xhuxhe dy deri në tre vjeç.

Pemët e portokallit Calamondin, janë më të përshtatshmet për rritjen në hapësira të mbyllura, dhe janë një zgjedhje e mirë për fillestarët.

Vazo

Zgjidhni një vazo balte, qeramike ose plastike pak më të madhe se rrënja. Vazo duhet të ketë disa vrima në fund, në mënyrë që kullimi i ujit të jetë sa më i mirë. Përpara mbjelljes, mbushni vazon me gurë për të siguruar qarkullimin e ajrit.

Dheu

Përdorni një përzierje pak acide (pH 6 deri në 7), ose blini dhe të përgatitur posaçërisht për pemët agrume.

Ku të vendosni vazon

Shumica e pemëve agrume kërkojnë tetë deri në 12 orë rreze diellit në ditë. Nëse i rrisni në ambiente të mbyllura, vendosini bimët tuaja pranë një dritareje me pamje nga jugu dhe me qarkullim të mirë ajri. Dhe nëse është e nevojshme, ju mund të përdoni llampa gjatë muajve të dimrit.

Temperatura

Temperaturat ideale janë midis 12 dhe 18 gradë Celsius. Bimët nuk i pëlqejnë ndryshimet e papritura të temperaturës, prandaj sigurohuni t’i mbroni nga rrymat e ftohta dhe ngrohësit e dhomës.

Zhvendosja

Në pranverë, pema mund të kalojë më shumë kohë jashtë, ndërsa në periudhat e ftohta duhet futur brenda. Kur muajt e ftohtë të kenë kaluar, përshtateni ngadalë pemën e agrumeve me kushtet e “reja” të temperaturës.

Ballkonet dhe tarracat janë të disa pika të shkëlqyera, ku mund ta zhvendosni bimën në muajt e ngrohtë.

Kur ta zhvendosni pemën brenda, përpara dimrit, bëjeni këtë duke e ekspozuar me ngadalë me kushtet e shtëpisë.

Ujitja

Ujitja e rregullt është çelësi. Shtimi i guralecëve ose myshkut do të ndihmojë në reduktimin e avullit dhe ruajtjen e lagështisë.

Por mbani mend se dheu i vazos nuk duhet të jetë shumë i lagësht, veçanërisht në dimër, për të parandaluar infeksionet kërpudhore dhe kalbjen e rrënjëve.

Ushqimi

Nga pranvera në verë, ushqeni pemën tuaj çdo tre javë me një pleh me azot, të bërë për agrumet. Në dimër dhe në vjeshtë ushqeheni çdo 1 javë e gjysëm.

Shikoni për sëmundjet

Jini në vëzhgim për shenjat e hershme të infektimit si shfaqja e pikave tek gjethet, nëse ato zverdhen, dhe rrjetat e mëndafshta midis degëve.  Përdorni trajtimet e nevojshme për të luftuar dëmtuesit.

blank

Vit i vështirë për ullirin- Fermeri i Troshanit: Na ulni çmimin e naftës dhe të plehrave kimike

Prodhimet organike bujqësore kryesojnë kërkesën e konsumatorëve në tregun vendas, por më së shumti atë të huaj. Për të rritur të ardhurat e tyre familjare, fermerët dhe agrobiznesi të mbështetur edhe nga politikat financiare dhe fiskale, po orientohen gjithnjë e më shumë drejt prodhimit të produkteve “bio”. Një nga drejtimet kryesore që po ngjall interes të veçantë për fermerët është krijimi i fermave organike me ullishta. Sipas statistikave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ullishtat zënë rreth 15% të mbi 100 fermave organike bujqësore që janë në vendin tonë. Vitet e fundit qeveria ka adresur mbështetje të veçantë për zhvillimin e ullirit, që synon shtimin e sipërfaqes së përgjithshme me ullinj dhe rritjen e prodhimit të vajit “Made in Albania”, që është mjat i kërkuar në tregjet e huaja. Sipërfaqja e ullishtave në vendin tonë shënon rreth 50 mijë hektarë gjithsej, ndërsa numri i pemëve të ullirit arrin në mbi 9 milionë rrënjë dhe numri i linjave bashkëkohore të përpunimit të ullirit për vaj shkon në mbi 170 fabrika. Statistikat tregojnë se në vitin 2019 prodhimi i ullirit shënoi sasinë e 98 313 tonëve dhe prodhimi i vajit të ullirit arriti në 20 038 tonë. Eksportet e vajit të ullirit u rritën ndjeshëm vitin e kaluar në 174 tonë, kundrejt vitit 2010 kur ky tregues shënonte 15 tonë eksporte.

Troshani i Lezhës njihet si një nga zonat me kultivimin më të lartë të ullirit.

Fermeri i zonës Lazer Preçi tregon se në 25 vite që merret me kultivimin e ullirit, ky ka qenë viti më i vështirë për të, jo vetëm nga mungesa e tregut, por edhe për rritjen e çmimit të naftës apo plehrave kimike.

Edhe pse terreni ka qenë tejet i vështirë, dhe ka patur dhe incidente gjatë punës së tij në parcela, apo dhe mungesa e ujit vaditës në zonë nuk e ka mposhtur kurrë pasionin e tij për këtë bimë.

E vetmja kërkesë që ai ka për qeverinë është ulja e çmimit të naftës për fermerët dhe e çmimit të plehrave kimike.

Edhe pse këto 25 vite nuk kanë qenë aspak të lehta për këtë fermer, por pasioni i tij për kultivimin e ullirit vijon të jetë si para 25 vitesh, dhe nuk mendon të heq kurrë dorë nga ky zanat.

Burimi: Top Channel

blank

Paraliza e gjumit – Pse ndodh dhe cilët janë më të rrezikuar

Zgjohesh papritur dhe je plotësisht i ndërgjegjshëm dhe i zgjuar por nuk lëviz dot? Atëherë sapo ke përjetuar të ashtuquajturën “paralizë e gjumit”.

Ky problem është shumë i njohur por pak i studiuar nga ekspertët, megjithatë prej shekujsh, njerëzit, duke kërkuar shpjegim, kanë fajësuar për këtë problem praninë e demonëve apo alienëve.

Çfarë Është Paraliza e Gjumit

Paraliza e gjumit ka të bëjë me bllokimin fizik ndërkohë që njeriu është plotësisht i ndërgjegjshëm.

Ajo ndodh kur njeriu endet mes fazës së gjumit dhe zgjimit.

Gjatë këtij tranzicioni, njeriu nuk lëviz dot dhe nuk flet dot për disa sekonda deri në disa minuta.

Disa njerëz thonë se gjatë kësaj faze, ata ndiejnë sikur po mbyten.

Paraliza e gjumit zakonisht shoqërohet me çrregullime të tjera të gjumit, ose siç njihet ndryshe narkolepsia.

Paraliza e gjumit ndodh në dy raste: kur njeriu është gati të flejë ose kur është gati në të zgjuar.

Në rastin e parë, njeriu ndien nevojën e thellë për të fjetur gjumë por e ka të vështirë të flejë.  Paraliza në këtë rast pengon njeriun të lëvizë ose të flasë.

Ka raste kur njeriu zgjohet pak përpara mbarimit të fazës REM të gjumit, ose siç njihet ndryshe gjumi i thellë.

Kur njeriu është në fazën REM, trupi është në një gjendje të palëvizshme dhe tepër të qetë, ndaj zgjimi i papritur mund të ngjajë me paralizën.

Njerëzit Më Të Prekur Nga Paraliza e Gjumit

Ky problem zakonisht shfaqet në adoleshencë.

Megjithatë, ka raste kur burra dhe gra të moshave të ndryshme e përjetojnë paralizën e gjumit një apo disa herë gjatë jetës.

Faktorët që nxisin paralizën e gjumit janë:

  • Mungesa e gjumit
  • Ndryshimet në rutinën e gjumit,
  • Çrregullimet e shëndetit mendor
  • E fjetura në pozicionin shtrirë në kurriz.
  • Ngërçet e këmbës
  • Përdorimi i medikamenteve të caktuara për shëndetin mendor
  • Përdorimi i substancave narkotike.

Kur Duhet Të Konsultoheni Me Mjekun

Ekspertët thonë se nëse përjetoni paralizën e gjumit, duhet të shkoni për një konsultë tek mjeku. në rastet kur keni edhe shqetësimet e mëposhtme:

  • Ankth,
  • Plogështi gjatë ditës,
  • Vështirësi për të fjetur.

Mjekësia moderne nuk ofron kura për trajtimin e paralizës së gjumit.

Ekspertët thonë që nuk ka nevojë që njeriu të mendojë se është pushtuar nga ndonjë alien apo demon.

Nëse flini shtrirë në kurriz, përpiquni  të ndryshoni pozicion dhe përpiquni të rregulloni ciklin e gjumit ose edhe të zgjidhni problemet që ju lënë pa gjumë./AgroWeb.org

blank

Omega 3 – Cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta?

Është mirë që këto suplemente t’i merrni gjatë një vakti që përmban yndyrë, pasi yndyra rrit thithjen e omega-3.

Acidet yndyrore Omega-3 janë shumë të rëndësishme për shëndetin.

Mënyra më e mirë për të marrë mjaftueshëm omega 3 është nga konsumi i peshkut.

Por nëse nuk konsumoni mjaftueshëm peshk, mund të konsideroni marrjen e një suplementi.

Edhe pse ka qindra shtesa të ndryshme me omega-3 në dispozicion, jo të gjitha kanë përfitime të njëjta shëndetësore.

Në këtë artikull AgroWeb.org shpjegon çfarë duhet të dini rreth tyre.

Cilat janë format më të përhapura të vaji të peshkut?

Vaj natyral i peshkut

Vaji i natyral i peshkut përmban disa lëndë ushqyese shumë të rëndësishme si vitaminat A dhe D.

Salmoni, sardelet dhe mëlçia e merlucit janë ndër burimet më të zakonshme të vajit natyror të peshkut.

Këto vajra janë në dispozicion në kapsula ose në formë të lëngshme.

Megjithatë sasia e omega-3 në vajin e peshkut ndryshon sipas llojeve të peshkut.

Ky është edhe lloji më i shëndetshëm që mund të konsumoni.

Vaj peshku i përpunuar

Vaji i përpunuar i peshkut përbëhet nga etile estere ose trigliceride dhe ai pastrohet ose përpunohet.

Pastrimi mundëson largimin e ndotësve nga vaji, të tillë si mërkuri.

Vajrat e përpunuar të peshkut përbëjnë shumicën dërrmuese të këtij vaji në treg.

Kjo ndodh sepse ato janë të lira dhe zakonisht vijnë në kapsula, të cilat janë të njohura për konsumatorët.

Disa prodhues e përpunojnë vajin edhe më tej për ta kthyer atë në një formë sintetike të triglicerideve, e cila absorbohet mirë nga organizmi.

Këto vajra quhen trigliceride të reformuara (ose ri-esterifikuara). Ato janë shtesat më të shtrenjta të vajit të peshkut dhe përbëjnë vetëm një përqindje të vogël të tregut.

Kapsulat me Omega-3

Vajrat Omega-3 gjenden zakonisht në kapsula ose xhel të butë.

Këto janë të njohura për konsumatorët pasi nuk kanë shije dhe janë të lehta për tu gëlltitur.

Kapsulat zakonisht përbëhen nga një shtresë e butë xhelatine, dhe shumë prodhues përdorin gjithashtu veshje enterike.

Veshja enterike ndihmon që kapsula të mos shpërndahet derisa të arrijë në sistemin tretës.

Sidoqoftë, kapsulat mund të maskojnë erën e keqe të vajit të prishur.

Prandaj këshillohet që herë pas here të hapni ndonjërën prej tyre dhe ta nuhasni për tu siguruar që nuk është prishur.

Për çfarë duhet të kontrolloni etiketën kur blini suplemente të omega 3-shit?

Kur blini një shtesë omega-3, gjithmonë lexoni etiketën me kujdes dhe shihni nëse ajo përmban apo jo këto elementë:

Lloji i omega-3-Shumë shtesa omega-3 shpesh përmbajnë pak ose aspak EPA dhe DHA, që janë llojet më të rëndësishme të omega-3. Sigurohuni që produkti që blini t’i përmbajë ato.

Sasia e omega-3-Një shtesë mund të thotë në pjesën e përparme që përmban 1.000 mg vaj peshku për kapsulë. Sidoqoftë, në anën e pasme do të lexoni se EPA dhe DHA janë vetëm 320 mg.

Forma e omega-3-Për absorbim më të mirë, kërkoni FFA (acidet yndyrore), TG dhe rTG (trigliceridet dhe trigliceridet e reformuara) si edhe PL (fosfolipidet). Shmangni ato me EE (etile estere).

Pastërtia dhe vërtetësia – Mundohuni të blini produkte që kanë standard sigurie.

Kontrolloni për freskinë e produktit- Gjithmonë kontrolloni datën, nuhasni produktin dhe shihni nëse përmban ndonjë antioksidant si vitamina E.

Është mirë që këto suplemente t’i merrni gjatë një vakti që përmban yndyrë, pasi yndyra rrit thithjen e omega-3.

Dhe së fundi, mbani në mend se suplementet e omega-3 janë mund të prishen shumë kollaj, prandaj mos i blini këto produkte me shumicë. Omega-3-shi mund të jetë një nga shtesat më të dobishme që mund të merrni. Por sigurohuni që të zgjidhni me mençuri.

blank

Rritja e çmimit të energjisë – Si mund ta përballojmë me disa ndryshime

Për shembull, konsumi i energjisë elektrike mund të zvogëlohet duke përdorur pajisje elektrike ekonomike ose llamba LED.

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat janë arsyet? A do të vazhdojë kjo tendencë?

Me fillimin e sezonit të ngrohjes së objekteve, çmimet e rritura ndjeshëm të energjisë po i rëndojnë familjet. Shtesat dyshifrore të përqindjeve brenda një viti po bëjnë që shumë gjermanë të humbin një pjesë të lirisë së tyre buxhetore. Rritja e çmimeve të energjisë ka një numër shkaqesh dhe efektesh – dhe ekspertët supozojnë se konsumatorët duhet të përshtaten me kostot më të larta të benzinës, gazit ose energjisë elektrike edhe në një periudhë më të gjatë.

Sa është rritur çmimi i energjisë?

Çmimet e energjisë e kanë rritur normën e përgjithshme të inflacionit në Gjermani muajt e fundit. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, kostot u rritën me 12.6 përqind në gusht në krahasim me një vit më parë. Vajguri u rrit mesatarisht me 57 përqind, karburanti me 27 përqind.

Sipas portalit krahasues Verivox, kostoja mesatare e gazit natyror për një familje me një konsum vjetor prej 20.000 kilovat/orë do të jetë 1402 euro në vit në tetor 2021, rreth 300 euro më e lartë se një vit më parë. Konsumatorët do të duhet të paguajnë 9.3 përqind më shumë për energji elektrike në krahasim me vitin e kaluar. Një familje që ka nevojë për 4000 kilovat orë në vit tani do të paguajë 1255 euro, rreth 100 euro më shumë.

Si mund ta zbusin konsumatorët rritjen e çmimeve?

Konsumatorët kanë shumë mundësi, kur është fjala për kursimin e energjisë në jetën private. Për shembull, konsumi i energjisë elektrike mund të zvogëlohet duke përdorur pajisje elektrike ekonomike ose llamba LED. Ndërrimi i firmave furnizuesve të energjisë elektrike ose gazit tani mund të jetë me interes; portalet krahasuese ofrojnë udhëzime. Ata që duan të mbajnë kosto twqw ulëta të karburantit mund të përdorin aplikacione në telefonat inteligjentë, që u tregojnë drejtuesve të automjeteve kohët më të lira dhe stacionet e benzinës.

A ndihmojnë modifikimet në shtëpi?

Në shumë familje, kostot më të ulëta të ngrohjes ose energjisë elektrike janë gjithashtu të mundura përmes investimeve, për shembull me izolimin më të mirë të ndërtesave ose konvertimin në sistemet moderne të ngrohjes me gaz ose pompa ngrohjeje. Shumë masa subvencionohen me grante ose kredi shtetërore. Së fundi, një sistem me panele diellore zvogëlon ndjeshëm varësinë nga furnizuesi i energjisë elektrike./Burimi:DW

blank

Katër pyetje dhe përgjigje për reumatizmin – Shenjat dhe trajtimet që funksionojnë

Kjo është një sëmundje që shfaqet tek gishtat, gjunjët, këmbët dhe kyçet.

Reumatizma është një sëmundje që prek kyçet, gjunjtë, ijet dhe shpinën.

Ajo shfaqet me dhimbje, deformim dhe vështirësi në lëvizje.

Shkaktarët e sëmundjes që prek miliona njerëz në botë janë të ndryshëm.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të merrni përgjigjet e nevojshme për 4 pyetjet kryesore në lidhje me këtë sëmundje.

Cilat Janë Grupmoshat Më Të Prekura Nga Reumatizma?

Reumatizma mund të prekë njerëz të çdo moshe, por ndikimi i sëmundjes ndihet më shumë me kalimin e moshës.

Për shembull në të shtatëdhjetat dhe të tetëdhjetat, regjistrohet një dëmtim më i madh të kërcit të kyçeve dhe ndryshime morfologjike të kockave.

Përpara moshës 55 vjeçare, ndikimi i sëmundjes nuk njeh gjini, por gratë janë më të rrezikuara pasi kanë kaluar këtë moshë.

Reumatizma mund të godasë në ije, gjunjë, shpatull, qafë dhe në pjesën e poshtme të mesit.

Si Mund Ta Ulni Rrezikun E Sëmundjes?

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, hapi kryesor për uljen e këtij rreziku është mbajtja e një peshe të shëndetshme trupore.

Mbipesha është faktor rreziku dhe rënia nga pesha mund të zbusë simptomat.

Aktiviteti fizik sado i vogël garanton muskuj të fortë dhe ul rrezikun e dëmtimit të kyçeve. Sigurohuni që të bëni 10 mijë hapa në ditë për shëndet të mirë.

Si Mund Ta Kuptoni Që Jeni Prekur Nga Reumatizma?

Në fillimet e saj, sëmundja shfaqet me ndjesinë e ngurtësimit të kyçeve ose pjesëve të tjera të trupit.

Kjo simptomë zgjat pothuajse 20 minuta pasi jeni zgjuar.

Megjithatë, dhimbjet mund të përkeqësohen gjatë ditës ose në varësi të pozicionit të qëndrimit që ndikon tek kyçet ose pjesët e tjera të trupit.

Cilat Janë Trajtimet Që Funksionojnë?

Trajtimet fillestare kundër reumatizma përfshijnë ilaçe të njohura kundër dhimbjeve, të cilat rekomandohen nga mjeku.

Trupi duhet mbajtur gjithnjë në lëvizje, por ato duhet të jenë të kujdesshme. /AgroWeb.org


Send this to a friend