Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë audiencës private me Papa Leonin në Selinë e Shenjtë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjatë takimit me Papa Leonin XVI në Vatikan kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit, me shpresën që Selia e Shenjtë “do të marrë së shpejti vendimin e shumëpritur për njohjen formale të Republikës së Kosovës”.
Takimi mes Osmani dhe Papës u zhvillua një ditë më parë. Gjatë qëndrimit në Vatikan e para e shtetit ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Selisë së Shenjtë.
“Kosova mbetet e përkushtuar t’i forcojë marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe ta avancojë miqësinë tonë historike, duke u udhëhequr nga vlerat që na bashkojnë. Në frymën e festës së Krishtlindjes, ndamë dëshirat e përbashkëta për paqe e harmoni në gjithë botën”, tha Osmani përmes një postimi në Facebook.
Ajo e ka ftuar Atin e Shenjtë për vizitë në Kosovë.
Pavarësisht se Vatikani nuk e njeh Kosovën, dy vendet mbajnë raporte mes vete. Në janar të vitit 2024, Kosova ka hapur Misionin e Posaçëm në Vatikan. Ndërkaq, në maj të këtij viti, raportet u thelluan edhe më shumë me emërimin e Luigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën.
Nunc apostolik është përfaqësuesi diplomatik më i lartë i Vatikanit në një shtet të caktuar – ngjashëm me ambasadorët e shteteve të tjera, si dhe përfaqësues i Papës pranë kishës katolike lokale.
Ky vendim, që u mor vetëm 12 ditë pasi Papa Leoni mori drejtimin e Kishës Katolike, u mirëprit nga Ipeshkvia e Kosovës, që e ka si sinjal të mirë për vendin.
Për shkak të mosnjohjes së Kosovës, Vatikani nuk emëron nunc apostolik, por vetëm delegat dhe për herë të parë delegat apostolik Vatikani ka emëruar për Kosovën që nga viti 2011.
Vatikani ka sqaruar më herët misioni i një delegati apostolik “nuk është i një natyre diplomatike, por i përgjigjet kërkesës për të plotësuar në mënyrë adekuate nevojat baritore të besimtarëve katolikë”.
Pse nuk e njeh Vatikani Kosovën?
Sipas diplomatëve, ish-diplomatëve dhe përfaqësuesve kishtarë me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë më herët gjatë këtij viti, çështja e mosnjohjes së Kosovës nga Selia e Shenjtë është çështje e ndërlikuar.
Vehbi Miftari, shef i Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ka një sërë pengesash për njohjen formale.
“Duhet të kemi parasysh se, përtej raporteve politike, dialogu ekumenik, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian dhe dialogu politik Kosovë-Serbi janë po aq të rëndësishëm për Selinë e Shenjtë”, ka deklaruar ai.
Ndërkaq, vikari i Ipeshvisë së Kosovës, Don Shan Zefi, ka deklaruar se Selia e Shenjtë e përcjellë me vëmendje dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Sa më parë që të shihet fundi i tij, aq më parë Selia e Shenjtë do ta njohë Kosovën. Ky është mendimi im personal”, ka thënë ai, duke shtuar se ky proces ka filluar për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj ndoshta për këtë arsye Vatikani heziton që ta njohë formalisht Kosovës “derisa të shihet qartë se do të arrihet një marrëveshje paqeje ndërmjet dy shteteve”.
Po ashtu, një ndër pengesat kryesore vlerësohet të jetë edhe ekumenizmi, apo dialogu ndërkishtar për pajtim ndërmjet kishave të krishtera: katolike, ortodokse dhe protestante.
Ish-ambasadori i Kosovës në Romë nga viti 2008 deri më 2012, Albert Prenkaj po ashtu ka thënë se dialogu ekumenik është një nga shkaqet që Vatikani nuk e njeh Kosovën. Ai ka treguar se në komunikimet e para mes Vatikanit dhe Kosovës, Selia e Shenjtë kishte deklaruar se njeh vetëm shtetet që janë anëtare të Kombeve të Bashkuara.
“Kosova nuk është anëtare e OKB-së ende. Ndërkaq, Kisha Ortodokse Serbe apo Patrikana e Beogradit është gjithmonë një problem gjatë këtij rrugëtimi. Pra, ne e dimë se çfarë qëndrimi ka Patrikana e Beogradit, por edhe shteti i Serbisë karshi Kosovës”, ka thënë më herët Prenkaj për Radion Evropa e Lirë.
Kosova, që ka shpallur pavarësinë më 2008 nuk është anëtare e OKB-së, teksa Serbia që atëherë vazhdon të mos e njoh pavarësinë e Kosovës dhe sipas Kushtetutës serbe, vendi ende figuron si pjesë e Serbisë.
Kisha Ortodokse Ruse dhe Kisha Ortodokse Serbe kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Në këtë kontekst, Don Shan Zefi shprehu mendimin se Selia e Shenjtë e ka parasysh gjithë politikën botërore dhe mund të ketë rezervat e veta për njohjen e Kosovës si shtet.
Pavarësisht se nuk ka një njohje formale, komunikimet dhe takimet me zyrtarët e lartë në Vatikan mes udhëheqësve të Kosovës dhe Selisë së Shenjtë kanë nisur mbi tre dekada më parë.
Takimin e parë me një papë e kishte zhvilluar udhëheqësi politik i asaj kohe, Ibrahim Rugova, kur u takua me Papa Gjon Palin II në Vatikan në mars të vitit 1993.
Kjo ishte audienca e dytë që Osmani ka zhvilluar me një udhëheqës të Kishës Katolike, pasi në janar të vitit 2023, ajo ishte pritur në audiencë private nga Papa Françesku. Po atë vit, edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kishte zhvilluar një takim me paraardhësin e Papa Leonit.
Që nga shpallja e pavarësisë, sipas të dhënave zyrtare, Kosova njihet nga 120 vende të botës. Shteti i fundit që njohu pavarësinë e Kosovës ishte Siria, njohje që u bë publike në fund të tetorit të këtij viti.






Mirenjohje !
Ju flm shumë i nderuar Ndue Mjekaj.
Ju përshëndes
Elida Buçpapaj
E nderuera dhe shime e respektjera Ms. Elida Bucpapaj!
Po xbeneralk ne ate stan te koministve eshte gatuer.
Ne Zyren e kryeminkstrit xhahilil, kargjoz,
Mos’erfilles,lugat qe vetem llogari keerkon.
Ai mashtroj diasporen me Semitin per opinion electorate
Ata duhet marrin masa ti mipresin e sigurng manifestimin e diaspores.
Sa veshtersi Has in emigrantji askush nuke e dine ,E
diSA PUNDE TE VESHTIRA.ME GmTHH ATE BENNE DY PUNU PER NENNEN SHQIPERI.
Diaspora ne ditet me te veshtira I tha
sinilil ‘erin memes”
“mbahj neen mos ke frik
Se me djmet ne amerike”
NGA AMARIKA E EUROPA ERDHEN DJEMET E VAJZAT SHQIPTARE PER TI dALE ZOE SHQIPTARVE TE KOSOVESa E tash hijena I hane pjellen e vet????
Vendet e shqipes Jane ne zgrip, NBA vete shqiptar”Cojuni shqiptar NgA Alaska ,America latine NgA zvicrra, gnermani ,Anglia .franca,po pati ne Rusi NgA siberia,bota arabe, kina Hindi,italia,greaua,shkoni ne vendin tum’O DUHET SHKONI FLITURIMTE DERGONI ZERIN TIM -tone ne tROJET shqiptar te zgjohen NGA gjumi
PRAAN RiniSe studentoRe .KOHA KA ARDHE.Ne je mi me ju..
I nderuar Dashamir, ke shumë të drejtë por nuk duhet me u dorëzu!
Ju përshëndes,
Elida
Kjo Bucpapa flet brockulla; harron se ata studente ne 90% jane ku therret qamet I-PRA N U K studiojne.
Zonje jam e NUK jam me ju! Flit “ sipas vendit behet kuvend I”!!!!
E dashur Drita,
Po studentët janë fëmijët tanë. Aty nuk kanë shpresë sepse gjithçka u jepet gratis fëmijëve të qeveritarëve. Pse ti mendon se fëmijët e qeveritarëve meritojnë gjithçka, ndërsa fë,mijët tanë meritojnë të ikin nga vendi i jonë! Gjithëse ju flm! Unë po shkruaj për ne të diasporës, që kemi të drejtën tonë të protestojmë se ai vend është yni jo i edi ramës! Ju përshëndes, elida
Elida flisni ju për fëmijët tanë dhe pikërisht ju përfituese e privilegjuar familje e dy sistemeve .
Ata kane frike nga Diaspor qe une doti quaj mergimtaret sepse ne jemi si orteku i debores dhe jemi shume te ndjeshem per vendin tone aqe te mbrekullushem qe vete zoti e bekoje dhe amante na e ka lene qe ta MBROJME me jete e ta gezime brez pas brezi… Prandaj keta njerez te papergjegjshem me ne krye Ramen Jane bere si ai deri i plagosur , Jane ne mom
ent et e terbimit qeveritare …Jane duke Ja futur njeri tjetrit…Rama me kete kaste politike eshtebere vete Pasha e vete Kadi ne shqiperi… Keta e dijne mire qe i kane ditet e numeruara nga studentet e nese do lejohet te manifestojne Mergimtaret me ne do bashkohen i gjithe populli shqiptar . Kesaj i ruhet Rama se orteku mergimtetar do tja rezoje ate rezidence qe e ka gllaberuar e qe e quan Kryeministri ……
I nderuar Lulzim, diaspora apo mërgimtarët sikur thoni ju janë ortek apo oqean si themi unë njerëzish të ndershëm që e kanë fituar jetën me punë e djersë dhe tashmë janë pjesë e Perëndimit, janë të integruar në Europë !
Ju përshëndes,
Elida
Te lumte goja e dashur Elida Merton te vish te protestosh dhe pse jo te behesh dhe ministre per kulturen sepse sot vendi ka me shume nevoje se kure. Me respekt Myrvetja.
E dashur Myrvete, jemi aty, dhe do te vime. Nuk dua poste. Se kemi ndertuar jeten ketej. Dua nje vend normal, ku te jetojë me dinjitet rinia dhe pensionisti dhe ne kur te shkojme e vime te mrekullohemi! Dua nje vend qe rinia te edukohet me standarte Perendimore dhe te kete shanse te plota per t’u punesuar, ku inisiativa e lirë e individit të garantohet nga shteti i se drejtes. Ju pershendes
Elida
Gazetare cfsre proteste kerkoni te beni, hajdeni ne atdheun tuaj dhe kontruboni per demokracine dhe mireqenien e vendit tuaj
Bravo Elida jam emigrant i viteve te fundit prej Edi Rames uroj te behet aj vend po nuk kemi shpres te behet kurr jam ne gjermani dhe per arsyje ekonomike nuk mund te jem ne protest don zoti e na shporret kjo far e keqe qe ka rimbi si hithra e na ka zan diellin na ndau persegjalli me femijet tan . Respekte per ju.
Për arsye pune nuk mundemi te vime por mbeshtesim kete nisme kaq dashamitese ,kaq atdhetare,eshte e vertet ajo që ju shkruani për integrimin, ne jemi te integruar,pa korrupsion, dhe duam që dhe Vendi mam,te integrohet pa korrupsion e te korruptuar. Rrofte Populli shqiptar! !Rroftë Shqipëria forca diaspora truri dhe zemra e Shqipërisë.
Shkrimi i mësipërm është i imi
Ju flm Safet, ne fakt duhet te ishim te gjithe atje.
Ju pershendes
Elida
Çdo fjale, ne vendin dhe kohen e duhur…perveç respektit qe keni per drejtuesin e Digasterit…me mendje dhe me shpirt ke protesta.
Ke protesta te gjithe S.Dedja!
Ju pershendes
Elida
Ju vetem gazetare nuk mind te jeni,se nuk ndodh qe. nje gazetare.te mose njohe ligjin e zhvillimit te protestave,policija kerkon listen e.personave pergjegjes teqe organizojne protested per.ta siguruar ate e Jo per ta ndoluar,per she,protests e student eve u be pa mare leje fare nga policija,she nuk u pengua fare,prandaj ju z.gazetare gjej menyre tjeter per te mashtruar enigrantet,she popullin shqiptar.
Po jam gazetare dhe ti hidhu përpjetë! Ndërsa ti je analfabet.
Shko në shkollë fillore Astrit dhe mëso gjuhën amëtare, gjuhën shqipe:
Ku shkon ti me analfabetizmin tënd që flet për kushtetutshmëri kur nuk di të shkruash shqip!
Jam pjesë e diasporës, nuk mashtroj veç them atë që mendojnë me miliona shqiptarë!
A more vesh!
Ky është vetëm fillimi.
Ne protestojmë dhe nuk shkaktojmë dhunë me pasojë viktima si edi rama më 21 janarin e vitit 2011
Të lumte pena enderuara Elida Buçpapaj për letren tuejë të prekulluar shkruejtur ministri të mbrendshem Lleshi. I keni tregu realitetin per vuejtjet e 3 miljon emigrantëve shperndarë në terë gllobin e botes per nji egzistencë jetë me tëmirë por menji dhimje mjerimi per mallzimin e atëdhehut vet që balta e vendelindjes eshtë më e embel se mjalta. Gurbeti eshtë vdekje për se ngjalli.Eka provuar edhe Edi Rama por sbumë shpejte me kelishet etij va anger mishin shqilerise vala skeletin si ujqtë të unet ne stinen e dimrit. Keta janë fjalet tueja të arta e nderuara Elida Buçpapaj.
I nderuar Enver ju flm shumë, keni shumë të drejtë për të gjitha sa shkruani. Po të jetosh atje ku nuk i ke rrënjët është e vështirë. Ju uroj Vitin e Ri t’ju sjellë mbarësi e gëzim për gjithë familjen !
Ju përshëndes
Elida
Me ju do jemi