VOAL

VOAL

Ministri britanik i Mbrojtjes jep dorëheqje

November 2, 2017
blank

Komentet

blank

Gazetari i BBC flet për fëmijët shqiptarë të zhdukur: Punojnë në lavazh ose “shtëpi bari”

Emigrantët e paligjshëm shqiptarë rikthehen në qendër të vëmendjes në Mbretërinë e Bashkuar. Një gazetar i BBC ka ngjallur polemika pasi sugjeroi se adoleshentët shqiptarë pranojnë me vullnetin e tyre që të trafikohen, duke u joshur nga premtimet për një vend pune.

Yahoo News raporton se të paktën 100 organizata joqeveritare njoftuan kabinetin britanik dhe kryeministrin Rishi Sunak për zhdukjen e më shumë se 200 fëmijëve azilkërkues nga hotelet dhe qendrat e strehimit.

Gazetari Mark Easton, atë që ka ndodhur e konsideroi një skandal me mbrojtjen e fëmijëve, duke nënvizuar se 9 nga 10 minorenë të pashoqëruar në hotelet britanike janë djem shqiptarë.

Këto djem të rinj trafikohen shpesh, ndonjëherë edhe me dëshirën e tyre. Ata vijnë këtu duhet e ditur se do të punësohen nga bandat kriminale në Mbretërinë e Bashkuar. Ata zhduken nga hotelet sapo gjejnë mundësinë për t’u larguar dhe shpesh përfundojnë duke punuar në lavazhe apo ferma të kanabisit

Mark Easton, gazetar i BBC

Ndaj këtyre deklaratave kanë reaguar drejtues të ndryshëm të organizatave për mbrojtjen e emigrantëve, duke i konsideruar ato “shokuese dhe të turpshme”. Fjalët e përdorura nga gazetari i BBC janë dënuar edhe nga deputetja laburiste në Britani, Debbie Abrahams.

Si mund të thuash se dikush është trafikuar me dashje? Veçanërisht kur je një minoren?

Debbie Abrahams, deputete e partisë laburiste

Ministria britanike e emigracionit ka njoftuar se me shumë se 4600 fëmijë të pashoqëruar janë akomoduar në hotele që prej korrikut të vitit 2021. 440 prej tyre janë shpallur të zhdukur, ndërsa ende nuk është zbuluar fati i 200 fëmijëve. syri.net

blank

Dogji foton e liderit iranian, gruaja shtatzënë dënohet me vdekje

Autoritetet në Iran raportohet të kenë dënuar me vdekje një grua shtatzënë me origjinë kurde, e cila dyshohet se i vuri flakën një fotografie të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Ruhollah Khomeini.

Lajmi u njoftua nga agjencia “Al Arabiya”, sipas së cilës gruaja të ekzekutohet menjëherë.

Nga ana e tij, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut bëri thirrje për veprim urgjent për të kundërshtuar vendimin. Irani prej muajsh është përfshirë nga protestat, pas vrasjes së një të reje nga e ashtuquajtura policia e moralit pasi nuk kishte vendosur si duhet shaminë në kokë.

Qindra persona janë vrarë në këto manifestime, ndërkohë që mijëra të tjerë janë arrestuar dhe dënuar me burg. lapsi.al

blank

Një djalë në Japoni shpenzoi mbi 20 mijë euro ‘për t’u shndërruar’ në ujk

Një djalë që shpenzoi mbi 20 mijë euro për një kostum ujku dhe thotë se “nuk ndihet më njeri” kur e vesh atë, pasi ai është “i çliruar nga marrëdhëniet njerëzore”.

Sipas mediave të huaja, Toru Ueda, një inxhinier nga Tokio, Japoni, pati tri takime “ballë për ballë” me prodhuesit, Zeppet, përpara se të krijonin kostumin ultra-realist në shtatë javë.

Duke folur për mediat e huaja, 32-vjeçari tha: “Kur vesh kostumin tim ndihem se nuk jam më njeri”.

“Jam i lirë nga marrëdhëniet njerëzore. Të gjitha llojet e telasheve, të lidhura me punën dhe gjëra të tjera – mund t’i harroj”.

Ai i tha kompanisë, që prodhon kostume për televizion dhe filma, se donte të kursente asgjë për të pasur kostumin sa më realist, por edhe praktik.

“Kur shikoj në pasqyrë, shoh një ujk dhe kjo është shumë emocionuese”, tha ai.

“Unë nuk jam një ujk – ky është një lloj përbindëshi dhe unë nuk jam një përbindësh”.

blank

Mediat ndërkombëtare: Ish-agjenti i FBI-së u korruptua në Tiranë

Lajmi mbi arrestimin e një prej zyrtarëve më të lartë të FBI-së ka oshtirë në mjedisin shqiptar, po aq sa në mediat më të mëdha amerikane. Kjo, jo pa shkak. Prangosja e Charles McGonigal shërbeu për të zbuluar se si kryeministri Edi Rama kishte arritur të ‘fuste’ në dorë një prej agjentëve të lartë të FBI-së dhe ta përdorte atë në betejën për të goditur opozitën shqiptare.

Agjenti McGonigal kishte mbi 20 vite që mbante të njëjtin post në FBI, por së fundmi ‘besnikëria’ e tij kishte kaluar nga drejtësia tek interesi vetjak. Hetuesit amerikanë zbuluan se ai ka përfituar shuma të mëdha parash nga një oligark rus dhe drejtpërdrejt nga Tirana.

Të hënën në darkë zyrtari i FBI-së u vendos përballë dy akuzave, mes të cilave përmendeshin udhëtime me shpenzime të paguara në Tiranë ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe për marrjen e një shume prej 225 mijë dollarësh nga një shqiptaro-amerikan.

Jehona e lajmit nga mediat ndërkombëtare

Gjigandi amerikan CNN shkruan se veterani i FBI-së, me një karrierë 22-vjeçare në këtë institucion, Charles McGonigal u përball me 2 aktakuza. E para ishte se kishte punuar me një oligark rus të shpallur “non grata” pasi ai kishte dalë në pension dhe tjetra se fshehu qindra mijëra dollarë që mori nga një ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare kur ishte ende një zyrtar i lartë në byro. CNN shkruan se ky shqiptar i kishte dhënë McGonigal 225 mijë dollarë në cash të cilat ai nuk i kishte deklaruar. CNN vijon duke sqaruar pretendimin e prokurorëve se në një takim McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimet në fushat e naftës në Shqipëri për kompanitë ruse”.

ABC News shkruan se McGonigal fshehu nga byroja marrëdhënien e tij me këtë ish-oficerin shqiptar të paidentifikuar të inteligjencës gjatë gjithë kohës që udhëtonte jashtë vendit me personin dhe takonte shtetas të huaj. Personi cilësohet si shtetas shqiptar i punësuar nga një konglomerat energjetik kinez. Personi më vonë “shërbeu si një burim i FBI-së në një hetim penal që përfshinte lobim politik të huaj” mbi të cilin McGonigal kishte një rol mbikëqyrës.

Në një shkrim të, i cili shoqerojet me foton e madhe te Rames bashkengjitur asaj te zyrtarit te FBI, Daily Mail shtohet fakti që në aktakuzë thuhet se McGonigal shoqërohej nga ish-spiuni i paidentifikuar kur ai u takua fshehurazi me kryeministrin shqiptar Edi Rama në shtator 2017. Aty ai mendohet se i dha Ramës sende të FBI-së. (parafernalitë e FBI-së)

Skandali i publikuar nga shumë media ka ngritur aludime serioze se Edi Rama ka paguar para të padeklaruara në favor të një ish zyrtari të lartë të FBI-së, për ta përdorur atë në favor të luftës së brendshme politike në Shqipëri. McGonigal akuzohet se ka marrë së paku 225 mijë dollarë për të dëmtuar aktivitetet e opozitës shqiptare dhe për të punuar në Amerikë kundër saj. Ndërmjetësin e këtyre takimeve dyshohet se e kanë bërë dy shqiptarë që, në aktakuzën e ngritur nga autoritetet amerikane, përshkruhen si Personi A dhe Personi B. Lideri i opozitës Sali Berisha në emër të Partisë Demokratike tha se këta persona ishin: Agron Neza (ai që ka paguar 225 mijë USD-të) dhe Dorian Duçka (ai që paraqitet në aktakuzë si “zyrtari jo formal i kryeministrit, që ka financuar udhëtimet dhe ndenjtjen e Charles McGonigal në Tiranë).

Miqësia Rama-McGonigal

Miku i ngushtë i kryeministrit, me të cilin darkonte nga Tirana në New York, aktualisht është nën akuzë për korrupsion. Keqardhjen më të madhe Rama e ka në faktin se McGonigal mund ta fundosë bashkë me veten. Kjo situatë nuk ka kaluar pa u reflektuar edhe në retorikën e përdorur nga kreu i qeverisë.

Kështu, kur doli për herë të parë lajmi se një amerikan i FBI po hetohej për financim nga lobistë të huaj dhe aty përmendej emri i Ramës, kryeministri duke fryrë gjoksin deklaroi “ai është miku im”. Mirëpo ky entuziazëm i kryeqeveritarit për lidhjen e fortë me agjentin e Byrosë Federale të Hetimit ra shpejt. Pas publikimit të lajmit mbi akuzat me të cilat do të përballej McGonigal, Rama iu referua atij si “një zyrtar i FBI-së” me të cilin nuk kishte lidhje.

Përmendja e Ramës në dosjen e prokurorëve federalë kundër ish-zyrtarit të FBI-së

Në dosjen e publikuar për mediat mbi akuzat që rëndojnë ndaj McGonigal kryeministri përmendet 14 herë. Aty jepen detaje për udhëtimet e amerikani në Shqipëri, takimet, paratë e paguara dhe shërbimet që i bëri Edi Ramës, një pjesë të padeklaruara siç ia kërkon ligji. Akuza është e detajuar deri në pikën që përshkruan mënyrën se si McGonigal i ka marrë paratë (në një parkim makinash) dhe se si është zhvilluar udhëtimi i tij në Tiranë, në shtator 2017.

“Në vjeshtën e vitit 2017, në vendbanimin e Personit A në Nju Xhersi, i pandehuri McGonigal mori dy herë më shumë para të thata nga Personi A në sasitë afërsisht 80 mijë dhe 65 mijë dollarë. Në 16 tetor 2017, i akuzuari McGonigal plotësoi një FD-772b (formular i brendshëm i FBI-së) në lidhje me udhëtimin e tij në shtator në Shqipëri dhe Kosovë. Ky formular nuk raportoi se i akuzuari McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë në Shqipëri dhe një politikan në Kosovë. Po ashtu aty mohohej që McGonical kishte deklaruar punësimin e tij për një shtetas të huaj jashtë punës zyrtare të FBI-së,” shkruhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, zyrtari i FBI-së ka udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë dhe është takuar me Ramën në disa prej këtyre vizitave. Aktakuza në D.C. vëren se “as FBI dhe as McGonigal nuk pagoi për hotel ndërsa gjendej në Shqipëri.” Shpenzimet e udhëtimit do të paguheshin nga personi A. Kur mbërriti në Tiranë ai u takua me një të dytë, Personi B, bashkë me të cilin takoi kryeministrin Edi Rama.

Personi B përshkruhet si këshilltar informal i kryeministrit Edi Rama. Ai kishte një adresë email-i zyrtar të qeverisë, ndërkohë që ishte i punësuar nga një konglomerat kinez energjie.

©Lapsi.al

blank

Shkallë e lartë vdekjesh mes të burgosurve rusë të rekrutuar nga grupi mercenar Wagner

VOA/Igor Tsikhanenka

Gjatë muajve të fundit, aktivistët e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësimin se kompania private ushtarake ruse “Wagner” është duke rekrutuar persona të dënuar me burg për t’i dërguar në luftë kundër Ukrainës.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Igor Tsikhanenka, Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar për një shkallë jashtëzakonisht të lartë të vdekjeve në mesin e rreth 40 mijë të dënuarve rusë, që luftojnë për grupin mercenar në Donbas.

Ndërsa Rusia po lufton për të ruajtur kontrollin në territoret e pushtuara prej saj në Ukrainë, Shtëpia e Bardhë thotë se Kremlini po varet gjithnjë e më shumë në rekrutimin e mijëra të burgosurve nga grupi Wagner, për vijat e para të frontit.

“Shkalla e vdekjeve mes të dënuarve është jashtëzakonisht e lartë. Ne mendojmë se ata përbëjnë 90 për qind të vdekjeve”, thotë John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Moska mohon të dhënat mbi numrin e vdekjeve në luftë, por është e qartë se vdekjet mes të dënuarve rusë janë të larta.

Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se rreth 77 për qind e 38 mijë të burgosurve rusë që luftojnë në Ukrainë janë vrarë, plagosur, kapur ose zhdukur.

“Ata thjesht po i dërgojnë në kasaphanë”, thotë zoti Kirby.

Rusia kundërshton shumicën e vlerësimeve të jashtme mbi luftën, duke këmbëngulur se trupat e saj po forcojnë pozitat e tyre.

Por ekspertët thonë se për Kremlinin po vështirësohet mbulimi i humbjeve mes të dënuarve që janë nën komandën e grupit Wagner.

Yuri Butusov, një korrespondent lufte, i tha Zërit të Amerikës se vetëm në betejën për qytetin e Soledarit muajin e kaluar, rusët humbën disa qindra ushtarë në ditë. Pothuajse të gjithë ishin të dënuar.

“Për të sulmuar pikat e nxehta në Ukrainë, armiku përdor batalione me të dënuar. Nuk është një zbulim i ri. Është një strategji e përdorur nga Stalini në kohën sovjetike”, thotë gazetari.

Batalionet e Luftës së Dytë Botërore përbëheshin nga të burgosurit në kampe internimi të quajtura Gulag, dhe detyra e tyre iahte nga më të vështirat, të depërtonin mes të shtënave intensive pa mbështetje nga armët e rënda.

Zoti Butsov thotë se në disa raste, të burgorurit rusë që nuk kanë pajisjet e nevojshme, përdoren si karrem për të tërhequr zjarrin e artilerisë ukrainase.

“Kur qëllohet në drejtim të tyre, komandantët rusë mësojnë pozicionet e artilerisë kundërshtare”, thotë ai.

Olga Romanova, drejtore ekzekutive e grupit për të drejtat e njeriut “Rusia prapa grilave”, i tha Zërit të Amerikës se të burgosurit që nënshkruajnë kontratë 6 mujore me grupin Wagner, paguhen rreth 3 mijë dollarë në muaj. Por ata nuk joshen nga paratë.

“Motivi i tyre kryesorë është liria”, thotë ajo.

Deri tani, nga dhjetëra mijëra të burgosur të rekrutuar nga udhëheqësi i grupit Wanger dhe aleati i besueshëm i presidentit rus Putin, Evgeny Prigozhin, vetëm 106 janë liruar që të shkojnë në shtëpi, thotë zonja Romanova.

“Deri në fund të vitit të kaluar, interesimi i të dënuarve për t’iu bashkuar Wagner-it ra ndjeshëm, para së gjithash, për shkak të ekzekutimeve jashtëgjyqësore, premtimeve të paplotësuara dhe natyrisht shkallës së lartë të vdekjeve”, thotë ajo.

Por, e gjithë kjo nuk pritet të ndikojë në planet e Kremlinit për të përdorur të burgosurit për arritjen e objektivave gjeopolitike, shton zonja Romanova.

“Udhëheqësi i Wagnerit do të shfrytëzojë 20 deri 30 mijë njerëz të tjerë nga burgjet, pastaj autoritetet do të nisin mobilizimin zyrtar”, thotë aktivistja.

Në nëntor, presidenti Putin miratoi ligjin që mundëson mobilizimin e personave me dënime të larta dhe të pashlyeshme, duke krijuar një grup edhe më të madh të rekrutëve të mundshëm të luftës.

blank

CPJ: Rritet me 50 për qind numri i gazetarëve të vrarë në vitin 2022

Një gazetar vrapon mes bombardimeve në Bakhmut të Ukrainës, korrik 2022.

 

VOA

Në vitin 2022, numri i gazetarëve të vrarë në mbarë botën u rrit me 50% krahasuar me vitin e kaluar, sipas një raporti të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).

Raporti, i publikuar më 24 janar, thotë se të paktën 67 punonjës të mediave u vranë në mbarë botën në vitin 2022, duke shënuar numrin më të lartë që nga viti 2018.

Më shumë se gjysma e gazetarëve që humbën jetën janë nga vetëm tre vende: Ukraina, me 15 gazetarë të vrarë, Meksika me 13 dhe Haiti me 7.

CPJ tha se kishte konfirmuar se 41 nga 67 gazetarët u vranë “në lidhje të drejtpërdrejtë me punën e tyre” dhe tha se po heton motivet për 26 vrasjet e tjera.

CPJ tha se gazetarët që mbulojnë luftën në Ukrainë “përballen me rrezik të madh”.

“Anëtarët e shtypit plagosen shpesh nga bombardimet gjatë mbulimit të konfliktit dhe disa raportojnë se ata janë shënjestruar nga forcat ruse”, tha komiteti në raportin e tij.

Sipas raportit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, rritja e rrezikut ka bërë që gazetarët në këto vende të punojnë nën stres ekstrem.

blank

Ministri britanik bën deklaratën tronditëse: 200 fëmijë azilkërkues janë zhdukur e rrëmbyer, 176 prej tyre janë shqiptarë

Një deklaratë shokuese ka ardhur nga ministri britanik Simon Murray, i cili ka pohuar se 200 fëmijë azilkërkues janë zhdukur, dhe se prej tyre 176 janë me origjinë shqiptare. Këto shifra tha se janë grumbulluar nga korriku i 2021.

Zbulimi vjen pasi “Observer” raportoi se një sinjalizues nga një hotel i “Home Office” në Brighton kishte pohuar se disa fëmijë ishin rrëmbyer në rrugë dhe ishin futur në makina.

Departamenti u paralajmërua nga policia se fëmijët azilkërkues që kishin mbërritur së fundmi në MB, shumë me varka të vogla, pa prindër apo kujdestarë, do të ishin lehtësisht në shënjestër të rrjeteve kriminale.

Më tej ministri tha se shpreson  që autoritet të heqin dorë nga përdorimi i hoteleve për të qënduar në ta fëmijët që janë të pashoqëruar dhe kërkojnë azil.

 

OJQ-të kanë ngritur vazhdimisht shqetësime për fëmijët që zhduken nga strehimi dhe kanë ofruar të ndihmojnë “Home Office” për t’i mbajtur ata të sigurt, por qeveria i ka refuzuar këto oferta.bw

blank

Kanadaja dëmshpërblen indigjenët

 

150 000 fëmijë në 139 shkolla rezidenciale të drejtuara shpesh nga Kisha për njëqind vjet

VOAL- Kanadaja do t’u paguajë qindra komuniteteve indigjene 2.8 miliardë dollarë kanadezë (pothuajse 2 miliardë franga) si kompensim për gati një shekull abuzim të pësuar nga fëmijët në shkollat ​​rezidenciale, njoftoi të dielën qeveria e Otavës.

Është rezultat i një padie grupore të ngritur nga 325 grupe indigjene. Sipas një njoftimi për shtyp, fondet do të përdoren për të “rigjallëruar arsimin, kulturën dhe gjuhën vendase, për të mbështetur të mbijetuarit në shërimin dhe rilidhjen me trashëgiminë e tyre”.

Kanadaja dëmshpërblen indigjenët

“I është dashur shumë kohë Kanadasë për të pranuar historinë e saj, gjenocidin që ka kryer dhe për të pranuar dëmin kolektiv që u është bërë kombeve tona nga shkollat ​​rezidenciale,” tha Garry Feschuk, një paditës i liderit indigjen në padi. “Është koha që Kanadaja jo vetëm ta pranojë këtë dëm, por të ndihmojë në largimin e tij duke ecur me ne. Kjo marrëveshje është një hap i parë i mirë,” tha ai.

Nga fundi i viteve 1800 deri në vitet 1990, qeveria kanadeze dërgoi afërsisht 150,000 fëmijë në 139 shkolla rezidenciale, kryesisht të drejtuara nga Kisha Katolike, ku ata ishin të izoluar nga familjet, gjuha dhe kultura e tyre. Shumë u abuzuan fizikisht dhe seksualisht, dhe mijëra fëmijë besohet se kanë vdekur nga sëmundjet, kequshqyerja ose neglizhenca.

Zbulimi i qindra varreve të pashënuara në ish-lokacionet e shkollave gjatë dy viteve të fundit e ka rikthyer trashëgiminë e këtyre institucioneve përsëri në qendër të vëmendjes ndërsa Kanadaja pajtohet me të kaluarën e saj të errët koloniale. “Sistemi i shkollave rezidenciale ka shkatërruar gjuhët tona, ka dëmtuar thellësisht kulturat tona dhe ka lënë një trashëgimi dëmesh sociale. Do të duhen shumë breza për t’u shëruar,” tha Shane Gottfriedson, një tjetër udhëheqës dhe paditës indigjen. Kërkimi zyrtar kishte mbërritur tashmë në vitin 2008.

Udhëtimi i Papës në Kanada

Pyetja kishte qenë gjithashtu në qendër të një udhëtimi të Papa Bergoglio, i cili në korrik të vitit të kaluar kishte kërkuar falje për atë që ai e quajti “një gabim shkatërrues”. rsi-eb

blank

Ushtarët rusë: “Pse duhet të luftojmë kundër tankeve vetëm me mitralozë”

Ankesa, që u bë publike nga ushtarët rusë, vë në pah problemet e vazhdueshme që përballen dhjetëra mijëra ushtarë që janë mobilizuar së fundmi dhe komandantët rusë në luftën kundër Ukrainës.

Timofei Rozhanskiy

Javën e kaluar u shfaq një video në Telegram dhe në rrjetet e tjera sociale ruse: një grup prej dhjetëra personash të maskuar dhe kamufluar, duke qëndruar në një fushë të mbuluar me borë dhe duke bërë thirrje për ndihmë.

“Ne jemi ushtarë të togjeve një, tre, katër të regjimentit 254, kompania e shtatë, batalioni i tretë. Ju lutem na ndihmoni që të përmirësojnë situatën”, thanë ushtarët. “Komandanti ynë dha urdhër që të mos tërhiqemi nga pozicionet tona. Por, ai nuk na dha asnjë siguri dhe mbështetje. Ne kishim vetëm mitralozë dhe të gjitha armët e tjera u dëmtuan”.

“Tani, ata po na akuzojnë për dezertim, pasi komandanti i kompanisë po thotë se ai nuk ka dhënë urdhër”, thanë ata. “Si përfundim, komandantit nuk i intereson për ne”.

Videoja nuk ka datë dhe nuk ka tregues se ku mund të jetë incizuar. Megjithatë, kjo video sugjeron se është realizuar në Ukrainë, apo në ndonjë zonë që përdoret nga forcat ruse për të hyrë në Ukrainë.

Por, ankesa si dhe vendimi i ushtarëve që ta bëjnë publike këtë ankesë, vënë në pah problemet e vazhdueshme me të cilat po përballen dhjetëra mijëra trupa të sapomobilizuara që komandantët rusë kanë vendosur t’i çojnë në vijat e frontit në luftën kundër Ukrainës.

Në një përpjekje për të ndryshuar kursin e luftës dhe për të detyruar Ukrainën që të dorëzohet, në shtatorin e kaluar Kremlini urdhëroi mobilizimin e 300.000 burrave, shumica prej të cilëve ishin rezervistë. Muajt paraprak, autoritetet ruse kishin kryer atë që ekspertët e quajtën “mobilizim të fshehtë”, duke rekrutuar vullnetarët të cilëve iu ofruan paga të larta.

Por, infrastruktura logjistike dhe e rekrutimit e Rusisë ishin krejtësisht të papërgatitura që të ballafaqoheshin me numrin e madh të trupave që duhej të strehoheshin, t’u siguroheshin veshmbathje, të pajiseshin me armë dhe të trajnoheshin para se të dislokoheshin.

Trupat janë ankuar – edhe para se të arrinin në fushëbetejë në lindje të Ukrainës – edhe për mospagesë, se nuk kanë mjaftueshëm ushqim apo për mungesë të disiplinës dhe organizimit në mesin e komandantëve.

Dezertimi

Sipas një ligji të nënshkruar në shtator nga presidenti rus, Vladimir Putin, dënimet janë ashpërsuar për dezertim gjatë periudhës së mobilizimit ose luftës. Sipas legjislacionit, shkelësit e ligjit mund të përballen me deri në 10 vjet burgim, ndërkaq personat që kundërshtojnë urdhrat rrezikojnë deri në tre vjet burgim. Ligji po ashtu parasheh dënime për dorëzim “vullnetar”, që parasheh dënim deri në 15 vjet burgim.

Megjithatë, këto dënime nuk kanë zmbrapsur një numër në rritje ushtarësh, që janë të gatshëm të përballen me mundësinë e akuzave penale.

“Ata u dërguan në vijën e frontit pothuajse pa asgjë, për të luftuar tanket vetëm me mitralozë”, tha Alyona Savochkina, burri i së cilës, Viktori, është një prej ushtarëve që shfaqet në video. “Kanë gjërat kryesore, granata. Që të gjithë ata. Ata nuk kanë përforcime. Asgjë”.

Në një intervistë për Current Time, Savochkina, e cila jeton në rajonin perëndimor të Orjolit, tha se burri i saj paraprakisht ishte paraqitur vullnetar në ushtri në korrikun e kaluar dhe ishte dërguar të punonte si shofer. Por, kur u urdhërua që të shërbente në këmbësori, ai prishi kontratën dhe u kthye në shtëpi.

Viktor Savochkin

Viktor Savochkin

Më 24 tetor, tha ajo, burri i saj u thirr të shërbente në bazë të urdhrit për mobilizim të Kremlinit. Ai fillimisht u dërgua në Smolensk, afër kufirit me Bjellorusinë. Pas disa lëvizjesh, njësiti i tij më 31 dhjetor u dërgua në vijën e frontit në rajonin ukrainas të Luhanskut.

Ajo tha se njësiti i burrit të saj kishte mungesë të theksuar të pajisjeve dhe ushtarët nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Ata, sipas saj, furnizohen me ushqime që ua dërgojnë familjarët. “Por, ata po i kërcënojnë se do t’i privojnë edhe nga kjo”, tha Savochkina.

Të pyetur për apelin publik të ushtarëve, qeveria rajonale në Jarosllav, ku njësiti zyrtarisht është i vendosur, tha se po e heton këtë apel.

Familjarët e ushtarëve thanë se ata po planifikojnë të dorëzojnë një ankesë zyrtare para prokurorëve ushtarakë në Moskë?

“Çfarë jemi ne, mish për top?”

Nuk ka shifra zyrtare se sa ushtarë rusë kanë dezertuar që kur Moska nisi pushtimin në shkurt të vitit 2022. Të paktën tre dezertorë dihet se janë ndjekur penalisht në gjykatat ruse.

Në një raport të publikuar në nëntor, që bazohej në raportimet e mediave ruse, Instituti për Studime të Luftës, me seli në SHBA, tha se qindra ushtarë besohet se kanë dezertuar dhe janë fshehur në të paktën shtatë lokacione në rajonet lindore ukrainase të Donjeckut dhe Luhanskut.

“Gjendja morale dhe psikologjike e forcave ruse në Luhansk dhe Donjeck është jashtëzakonisht e ulët”, tha raporti. “Humbjet e mëdha në fushëbetejë, mobilizimi, duke i dërguar njerëzit pa trajnime në fronte të luftës, dhe furnizimet e dobëta kanë çuar në rastet e dezertimeve”.

*Video nga arkivi: Rekrutët rusë shprehin zemërimin

Viktoria, gruaja e një ushtari tjetër që u shfaq në video, tha se bashkëshorti i saj, Ivani, u dërgua në vijën e frontit me pothuajse asnjë trajnim. Pasi ai pranoi urdhrin për t’u paraqitur për detyrë më 23 tetor, ajo tha se ata nisën shpejt të blinin pajisjet personale për të: veshmbathje, kutinë e ndihmës së shpejt, beretat. Atij iu dha edhe një thes gjumi dhe një uniformë nga zyra për rekrutim.

Njësiti i Ivanit fillimisht ishte dërguar në Smolensk, ku iu nënshtruan trajnimeve bazike dhe trajnimeve me armë, tha Viktoria, e cila kërkoi që të mos i publikohej mbiemri.

Pasi lëvizën në disa lokacione, atyre iu dhanë armët më 31 dhjetor në rajonin Voronezh, afër kufirit me Ukrainën. Më pas ata u dërguan në front të luftës. “Ata u dërguan në Ukrainë, nuk kishte më trajnime. Asgjë”, tha ajo. “Atyre iu dhanë armë të reja që kurrë më parë nuk i kishin mbajtur në duar. Mund të kenë qëndruar aty për tri ditë dhe më pas u dërguan menjëherë në vijën e frontit”.

Ivani i tha asaj se komandantët i urdhëruan ata që të nisnin sulmet, por ukrainasit sulmuan me artileri, dhe njësia e tij u detyrua të vraponte dhe të ikte për shtatë kilometra. “Ne nuk kemi asgjë për të mbrojtur vetveten: nuk jemi pajisje, asgjë, vetëm armët revolet dhe duart tona”, tha Ivani, sipas Viktorias.

Pas kësaj, tha Viktoria, njësiti nisi të refuzonte urdhrat për t’u kthyer në frontin e luftës. “Për këtë, ata duan t’i akuzojnë për dezertim. Ata kanë thënë: ‘Ne nuk kemi asgjë për të luftuar. Pse duhet të luftojmë kundër tankeve vetëm me mitralozë’”, tha ajo.

“Ka shumë djem, që të gjithë duket se janë të bashkuar” si njësit, tha ajo. “Por, tani ata po tentojnë t’i ndajnë në mënyrë që të mos mund të rezistojnë”.

Pasi i nxorën jashtë, tha ajo, njësia u tha komandantëve: “Ne nuk do të shkojmë më tej. Nuk ka kuptim që ne të luftojmë kundër tankeve me këto armë: Çfarë jemi ne, mish për top?”.

Më pas komandanti u betua dhe i kërcënoi, tha Ivani, sipas Viktorias. “Hiqni jelekët antiplumb, dorëzoni armët, kthehuni në Rusinë tuaj. Nëse arrini atje, bravo, nëse nuk arrin do të jesh i zhdukur në luftë”, citohet të ketë thënë ky komandant.

Përgatiti: Mimoza Sadiku
blank

Boris Jonson vizitë të papritur në Ukrainë: Momenti për të dyfishuar ndihmat

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka surprizuar me vizitën e tij në Ukrainë. Pa asnjë paralajmërim apo njoftim, Johnson është kthyer sërish në Ukrainë.

Gjatë vizitës së tij në Kiev, Johnson është takuar edhe me presidentin Volodymir Zelensky, ndërsa është ndalur në disa qytete si Borodianka, Bucha dhe periferitë e tjera të Kievit ku ka ndjekur nga afër situatën.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka falënderuar ish-kryeministrin britanik për mbështetjen e tij ndaj vendin, ndërsa në një reagim në Twitter shkruan: “Miq të tillë vlejnë më shumë se një skuadron tankesh,”, duke dhënë në këtë mënyrë edhe një mesazh indirekte për shtetet që pavarësisht thirrje për ndihmë kanë hezituar të dërgojnë tanke në Ukrainë.

“Ky është momenti për të dyfishuar ndihmat dhe për t’u dhënë ukrainasve të gjitha mjetet që u nevojiten për të përfunduar luftën. Sa më shpejt të dështojë Putini, aq më mirë për Ukrainën dhe për të gjithë botën”, tha nga ana e tij Johnson.bw

blank

Britania: Ukraina duhet të marrë tanke të prodhimit gjerman

VOA

Britania thotë se duhet një marrëveshje ndërkombëtare për t’i siguruar Ukrainës tanke të prodhimit gjerman, të cilat Kievi i konsideron si mjaft të rëndësishme në luftën kundër Rusisë. Por ministri i Jashtëm britanik James Cleverly tha të dielën se në mënyrë që këto tanke t’i dërgohen Ukrainës, kërkohet pëlqimi i Gjermanisë.

Javën e kaluar aleatët perëndimorë premtuan miliarda dollarë në ndihmë ushtarake por nuk arritën të bindin Gjermaninë të heqë veton për sigurimin e tankeve të betejës ‘Leopard’ për Ukrainën. Këto tanke posedohen nga një sërë vendesh të NATO-s, por për dërgimin e tyre atje, kërkohet miratimi i Berlinit.

Tanket ‘Leopard’ shihen nga ekspertët e mbrojtjes si më të përshtatshmet për Ukrainën.

Do të doja të shihja ukrainasit të pajisen me mjete ushtarake si tanket ‘Leopard 2’ si dhe sistemet e artilerisë që janë siguruar nga ne dhe nga vende të tjera“, tha zoti Cleverly gjatë një interviste për ‘Sky News’.

Do të vazhdoj të bisedoj me aleatët dhe miqtë tanë të NATO-s, për të lehtësuar dhurimin e pajisjeve më të mira ushtarake për Ukrainën për t’i ndihmuar ata të mbrohen kundër agresionit brutal të Rusisë“.

I pyetur nëse Gjermania po bënte mjaftueshëm për të ndihmuar Ukrainën zoti Cleverly tha se vendet duhet të shkojnë aq larg sa munden e secili duhet ta mbështesë Ukrainën në mënyrën që e konsideron si më të përshtatshme.

Gjatë një takimi të premten sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u bëri thirrje aleatëve që të bëjnë më shumë për të mbështetur Ukrainën. Vendet perëndimore u zotuan t’i dërgojnë Kievit sasi të mëdha armësh, por nuk arritën të marrin një vendim për furnizimin e tij me ‘Leopard 2’.

Partia Social Demokrate e kancelarit gjerman Olaf Scholz është treguar tradicionalisht skeptike ndaj përfshirjes ushtarake dhe e kujdesshme për përshkallëzimin e mëtejshëm në konfliktin në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit tha të premten se vendet perëndimore që furnizojnë Ukrainën me tanke shtesë, nuk do të arrijnë të ndryshojnë rrjedhën e konfliktit dhe se ajo çka po bëjnë, është vetëm shtimi i problemeve për popullin ukrainas.

blank

Wagner, deri në 50 000 luftëtarë në Ukrainë

Prigozhin, themelues dhe komandant i grupit mercenar Wagner

VOAL – “Grupi mercenar rus Wagner ka deri në 50,000 luftëtarë në Ukrainë, prandaj është bërë një komponent kyç i konfliktit dhe ndoshta synon të maksimizojë qëllimin e themeluesit të tij Yevgeny Prigozhin si dhe të legjitimojë më tej organizatën, me një profil gjithnjë e më të lartë”. Kështu thuhet nga inteligjenca e Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe në një postim në Twitter, i cili bën një pasqyrë të konfliktit në Ukrainë.

Prigozhin, i cili pranoi vetëm se kishte themeluar Wagner në shtator 2022 dhe hapi një zyrë zyrtare në Shën Petersburg një muaj më vonë, është shumë i afërt me presidentin rus Vladimir Putin. Kohët e fundit, ai pretendoi pushtimin e Soledar, pavarësisht faktit se Ministria ruse e Mbrojtjes e ka mohuar atë, dhe ai u shfaq në front me veshje luftarake së bashku me njerëzit e tij, megjithëse disa analistë kanë vënë në pikëpyetje nëse fotografia që e portretizon atë është bërë me të vërtetë vijën e frontit, në minierat e qytetit të Donbass.

Megjithatë, kompanitë private ushtarake janë zyrtarisht të ndaluara në Rusi – pavarësisht diskutimeve për një reformë të ligjit – dhe për këtë arsye nuk është e qartë, vëren inteligjenca britanike, se si do të përdoret selia në Shën Petersburg.rsi-eb


Send this to a friend