VOAL

VOAL

Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç që e quan Kosovën “të ashtuquajtur” thotë: Jo hyrjes të Kosovës në Interpol!

March 2, 2019

Komentet

“Lufra” dhe “Erzeni” kërcënim për qytetarët/ Qumështi pluhur zëvendëson prodhimin vendas

“Lufra” dhe “Erzeni” janë kthyer në një kërcënim për sigurinë ushqimore në vend. Dy kompanitë kryesore të bulmetit kanë zaptuar tregun, por cilësia lë shumë për të dëshiruar.

Ishte deputeti i PS, Erion Braçe, ai që denoncoi sot një skandal me kompaninë “Lufra”. Ai ka publikuar denoncimin e një fermeri nga zona e Myzeqesë i cili është në prag të falimentit për shkak të praktikave “hileqare” të kompanisë së përpunimit të qumështit, Lufra.

Në një mesazh drejtuar Braçes, fermeri akuzon kompaninë se po i “shkatërron” me strategji. Konkretisht, pasi fillimisht uli ndjeshëm çmimin e grumbullimit të qumështit, sipas tij kompania Lufra tashmë ka nxjerrë si justifikim praninë e aflatoksinës për të refuzuar produktin e tyre.

Vetë “Lufra” ka reaguar duke dashur të justifkohet se po ruan shëndetin e konsumatorëve: “Bashkëpunimi me fermerët vendas ka qenë dhe mbetet një vlerë themelore për ne. Çdo ditë punojmë me ta për të garantuar që qumështi të përmbushë standardet ligjore dhe ato europiane të cilësisë dhe sigurisë. Çdo vendim për mospranimin e përkohshëm të qumështit për disa nga fermerët bazohet vetëm në analiza laboratorike dhe kryhet për të mbrojtur konsumatorin. Sapo kriteret e sigurisë plotësohen, qumështi pranohet menjëherë. Qëllimi ynë është një zinxhir furnizimi i sigurt, i qëndrueshëm dhe në përputhje me ligjin në interes të fermerëve, kompanisë dhe mbi të gjitha të konsumatorëve”.

Por si qëndron e vërteta? Si “Lufra” ashtu dhe “Erzeni” e shumë kompani të tjera, dalin më me fitim nëse përdorin vaj palme dhe qumësht pluhur në produktet e tyre, sesa të marrin qumështin e blektorëve.

Pak kohë më parë Autoriteti i Konkurrencës kreu një hetim për tregun e qumështit, pasi pati një rritje të ndjeshme të çmimit. Konkurrenca nuk gjeti shkelje në këtë aspekt, por u zbulua një element tjetër edhe më alarmant.

Kompanitë kanë ulur çmimin e blerjes së qumështit nga fermerët, ndërkohë që çmimi përfundimtar në tregun me pakicë është rritur ndjeshëm.

Gjatë hetimit, Autoriteti ka evidentuar edhe një rritje të madhe të importeve të qumështit nga jashtë, sidomos nga kompania Erzeni sh.p.k.

Të dhënat e INSTAT të konsultuara konfirmojnë se gjatë 2024 në vend u numëruan 224 302 krerë lopë nga 342 683 në vitin 2018. Vetëm gjatë viteve 2021–2023, numri i lopëve u ul me rreth 45 mijë. Kjo ka bërë që prodhimi i qumështit të lopës të zbresë në 745 mijë litra, nga 964 mijë litra që ishin 10 vite më parë.

Prodhimi vendas i qumështit në Shqipëri është në rënie të vazhdueshme, ndërsa në mënyrë paradoksale po rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës, të cilat përdoren në industrinë ushqimore si zëvendësues të produkteve natyrale.

Të dhënat e INSTAT për vitin 2024 tregojnë se në territorin shqiptar janë grumbulluar rreth 95 mijë tonë qumësht, me një rënie prej 6.6% krahasuar me vitin pararendës.

Rënia më e ndjeshme është shënuar tek qumështi i deles me 9.7%, ndërsa qumështi i lopës, që zë pjesën më të madhe të prodhimit, ka rënë me 6.5%. Paralelisht, ka rënë ndjeshëm edhe prodhimi i djathit dhe gjalpit, duke reflektuar pasojat direkte të kësaj tkurrjeje.

Ndërkohë importi i qumështit pluhur është rritur me 15% gjatë periudhës janar-prill 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Mësohet se gjatë kësaj periudhe shqiptarët konsumuan 200 mijë kg qumësht pluhur dhe pjesa dërrmuese e kësaj sasia është importuar nga kompanitë Super Milk; LUFRA; AD SH-2014; ELKA SA; Alta Group, etj.

Një tjetër alarmant është përdorimi i vajit të palmës, i cili ka zëvendësuar yndyrnat shtazore në shumë produkte ushqimore. Shqipëria importon rreth 3 mijë ton vaj palme në vit, kundrejt vetëm 380 tonëve në 2014. Megjithëse konsiderohet i dëmshëm për shëndetin, ai përdoret masivisht në bulmet, brumëra dhe ëmbëlsira.

Pra duket qartë se “Lufra”, “Erzeni” dhe shumë të tjerë e kanë më kollaj të shesin vaj palme dhe qumësh pluhur, sesa qumësht të marrë nga lopët. /Pamfleti

Qumësht me kimikate/ Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës Lufra kanë në përmbajtje niseshte, qumësht pluhur, uji dhe sidomos vaj palme, madje aflatoksinë, megjithëse në etiketat e produkteve reklamohet se përbërja e tyre është me natyrale dhe yndyrë qumështi natyral. Të njëjtin aktivitet kriminal kundër shëndetit të popullatës me qëllim fitimi ushtrojnë edhe kompanitë e tjera Erzeni, Mirel, Ajka, Gjirofarm etj.

 

Arben Ndreka është një nga bosët e mafies së qumështit dhe nënprodukteve të tij. Në të gjitha analizat e kryera nga gazetarët investigativ, produket e markës Lufra dalin më të kontaminuarat me kimikate. Analizat reflektohen edhe në denoncimet e qytetarëve. “Lufra” është denoncuar shpeshherë nga qytetarët në rrjete sociale për qumësht të halluar me ujë, të skaduar dhe me aflatoksinë, një substancë e rrezikshme kancerogjene.

Mashtrimi/ Kompania “Lufra” reklamon lopën Lara, por s’ka fermë

Për të rregulluar paksa reputacionin dhe për t’u dukur më të besueshëm para shqiptarëve, kompania “Lufra” përdor si modele lopën Lara për të cilën shprehet se ‘është zonja më punëtore e fermës që sjell prodhim të freskët në tryezat tona’. Në fakt kemi të bëjmë me një mashtrim. Lufra nuk ka as lopë dhe as dele. Ka vetëm fabrikë që bashkon kimikate, duke i shitur për qumësht, kos, dhallë, djathë, gjalp etj.

Kontrollet e AKU, Lufra dhe Erzeni krime kundër shëndetit të shqiptarëve

Nga kontrollet e kryera në territorin e Vlorës, AKU ka zbuluar se produktet e kontaminuara i përkasin dy prej markave më të njohura në vend: Lufra dhe Erzeni. Nga 26 mostra të marra nga janari deri në prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive dhe sipas specialistëve 40% e qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore.

Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri. Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara aflatoksinë sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë. Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut. Sipas OBSH-së aflatoksinë është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht dhe të veshkave.

Kjo substancë është e njohur për efektet e saj kancerogjene dhe gjenotoksike, veçanërisht të rrezikshme për fëmijët dhe konsumatorët e rregullt të qumështit.

Miliona litra vaj palme në qumësht

Çdo vit, në Shqipëri, futet përmes pikave doganore, rreth 3 milionë litra vaj palme. Në vitin 2024, Shqipëria importoi një sasi galopante prej 2.9 milionë litrash vaj palme, që u përdor masivisht në industrinë e përpunimit të qumështit të ambalazhuar dhe nënprodukteve të tij.

Sipas ekspertëve të sigurisë ushqimore, kjo është një praktikë që po zëvendëson gjithnjë e më shumë përbërësit natyralë, në një përpjekje të industrisë për të përballuar mungesën e prodhimit vendas dhe kërkesën gjithnjë e më të lartë, sidomos gjatë sezonit turistik.

Ekspertët sinjalizojnë se rënia drastike e numrit të gjedhëve në vend ka çuar në një krizë të prodhimit të qumështit të freskët. Përballë kërkesës në rritje, sidomos në periudhat e fluksit turistik, industria ka zgjedhur rrugën më të lirë, por më të rrezikshme: shtesat artificiale.

Vaji i palmës, për shkak të kostos së ulët, përdoret për të rritur volumin e prodhimit dhe për të ulur çmimet. Por ky “kompromis ekonomik” sjell me vete rreziqe serioze për shëndetin publik, sidomos kur përdoret në mënyrë të fshehtë, pa transparencë në etiketim dhe pa kontrolle të mjaftueshme nga institucionet shtetërore.

Rasti i vajit të palmës nuk është i vetmi që ka tronditur besimin e qytetarëve. Shqipëria është përballur me një sërë skandalesh ushqimore të përsëritura, nga mandarinat me pesticide te luleshtrydhet, mishi i pulës i kontaminuar me salmonelë etj.

Lufra përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

Fondet e akorduara nga Bashkimi Evropian dhe taksapaguesit shqiptarë për bujqësinë kanë përfunduar në duart e bosëve të krimit dhe drogës, oligarkëve, sekserëve, familjarëve të politikanëve etj., por edhe të biznesmenëve që mashtrojnë me qumështin dhe nënproduket e tij, ndërsa fermerët e vërtetë kanë mbetur duarbosh.

Kjo është arsyeja se pse Brukseli njoftoi Shqipërinë për ndërprerjen e këtyre fondeve, pas një raporti të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit, OLAF, institucion që heton dyshimet për abuzime me fondet e Bashkimit Europian.

(Arben Ndreka dhe Piro Karanxha)

Nga fondet për buqjësinë ka përfituar edhe Piro Karanxha i kompanisë Gjirofarm, i skeduar për kos me fekale, mashtrim me pasoja të rënda dhe produkte skarco, bashkë pronarin e Lufra, Arben Ndreka, kompani të denoncuara herë pas here për mashtrim me produktet e bulmetit, për përzierje me vaji palme, niseshte dhe pluhur qumështi.

Rreth 800 mijë euro ka përfituar kompania kriminale Lufra nga fondet e Bashkimit Evropian për bujqësinë. Rreth 600 mijë euro ka përfituar nga buxheti i shtetit./Prapaskena.al/

 

E ngarkuara e SHBA në Tiranë, VanHorn takon kreun e SPAK dhe drejtorin e BKH: Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine! Do ndjekim prioritetet e Presidentit Trump!

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, deklaroi se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve mbetet një prioritet kyç për SHBA-në. Deklarata e saj u bë gjatë fjalimit të saj në përfundim të trajnimit të FBI-së për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve, ku të pranishëm ishin edhe kreu i SPAK dhe ai i BKH.

 

Në fjalën e saj diplomatja e lartë amerikane nënvizoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës mbetet një prioritet kyç për Shtetet e Bashkuara, duke kujtuar thirrjen e Presidentit Donald Trump për eliminimin e plotë të krimit të organizuar ndërkombëtar.

“Ne do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë”, u shpreh VanHorn.

VanHorn theksoi se këto grupe përdorin metoda gjithnjë e më të sofistikuara dhe teknologji moderne, duke krijuar kërcënime serioze për sigurinë kombëtare.

Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të konsiderueshme për sigurinë dhe përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes aktiviteteve si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni parë përmes këtij kursi, këto krime po mundësohen nga teknologjitë moderne”, tha VanHorn.

Fjalimi i të Ngarkuarës me Punë Nancy VanHorn në Trajnimin nga FBI për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve

Faleminderit Rektor Mandro, Kryeprokuror i Posaçëm Braho dhe Drejtor Keta që na jeni bashkuar për të shënuar përfundimin e këtij trajnimi të rëndësishëm. Dhe dua të falënderoj gjithashtu kolegët tanë të FBI-së Brendan Collins dhe Kala, është kënaqësi t’ju shoh përsëri, Joe Danneff nga Ekipi i FBI-së për Mbikëqyrjen e Analizës së Celularëve, të cilët ndanë ekspertizën e tyre.

Pra, kushdo që ndjek Ambasadën e Shteteve të Bashkuara këtu në Shqipëri e di se lufta e krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve janë përparësi kryesore për ne. Dhe kur Presidenti Trump bëri thirrje për eliminimin e plotë të krimit të organizuar ndërkombëtar, ai nënvizoi se këta kriminelë përdorin sjellje “të ndërlikuara të përshtatjes”, duke krijuar kërcënime të pazakonta dhe në zhvillim për sigurinë tonë kombëtare.

Dhe siç tha Sekretari Rubio, organizatat ndërkombëtare kriminale dhe terroriste, veçanërisht ato të angazhuara në trafikimin e narkotikëve, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e Shteteve të Bashkuara në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtet-kombet dhe po i çojnë në emigrim masiv.

Ne do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikun e narkotikëve si SPAK, BKH dhe Akademia e Sigurisë.

Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të konsiderueshme për sigurinë dhe përparimin ekonomik të Shqipërisë përmes aktiviteteve si trafiku i drogës dhe pastrimi i parave. Sikurse e keni parë përmes këtij kursi, këto krime po mundësohen nga teknologjitë moderne.

Dhe përmes këtij trajnimi, ju tani keni mjete të reja hetimore dhe aftësi analitike për të shfrytëzuar të dhënat celulare në hetimet penale. Kjo përmirëson hetimet tuaja, duke siguruar gjithashtu respektimin e standardeve më të larta ligjore dhe etike.

Dhe ju tani keni pajisje dhe aftësi të reja për hetime të përmirësuara që do të çojnë në më shumë ndjekje penale dhe dënime më të forta të pjesëtarëve të krimit të organizuar.

Ndaj, urime për përfundimin e këtij kursi dhe faleminderit që më lejuat të jem me ju sot.

“Do të përballemi me kartelet e drogës, kudo ndodhen”- “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, paralajmërojnë protestë: Nesër në orën 18:00…

Përfaqësues të Lëvizjes Shqipëria Bëhet kanë ndërmarrë sot një aksion përpara Kryeministrisë, ku kanë kërkuar që qytetarët të rreshtohen në reagimin kundër qeverisë.

“Ne do të përballemi e kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të bashkuara”, shkruhej në pankartën që ata mbanin në duart, duke cituar një deklaratë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Njëkohësisht është bërë me dije edhe data e protestës, duke thirrur tubim ditën e nesërme, 17 janar në orën 18:00.

“Shqiptarët të rreshtohen krah drejtësisë. 17 janar të gjithë në shesh kundër regjimit të hajdutëve”, ishte thirrja e tyre.

Ndërkohë, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka kërkuar që qytetarët t’i bashkohen protestës, për të reaguar kundër “regjisorit të këtij sistemi korruptiv”.

“Njerëzit duhet të pyesin veten a duhet të protestojnë dhe të bashkohen. Ata që përballen me tatimet dhe padrejtësinë e gjobaxhinjve duhet të pyesin veten a duhet të protestojnë. Të gjithë çiftet e reja që nuk blejnë dot një apartament, duhet të pyesin vetën a duhet të protestojnë. Unë i ftoj të gjithë të protestojnë përballë një njeriu, përballë regjisorit të këtij sistemi korruptiv”, u shpreh Adriatik Lapaj. bw

INSTAT: Kërkesat për azil nga shqiptarët në BE u rritën sërish në tetor, niveli më i lartë nga janari

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar tendencë rritëse në fundin e vitit të kaluar, pasi kishin qene në rënie gjatë periudhës së verës.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në tetor 2025 u regjistruan gjithsej 505 kërkesa për azil, që është niveli më i lartë që nga muaji janar. Në gusht numri i kërkesave ishte rënë në 315.

Pavarësisht rritjes së tetorit, për 10 mujorin 2025, aplikimet për mbrojtje ndërkombëtare kanë qenë në rënie. Për periudhën janar-tetor ishin gjithsej 4345 persona që kërkuan azil, me një rënie prej 29.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në raport me vitin 2022, kur u shënua një kulm i ri emigracioni, pas pandemisë, me 11 mijë aplikime për 10 mujorin, tashmë ato mëse janë përgjysmuar. Franca vijon të mbetet vendi më i preferuar për të kërkuar azil për shkak të politika sociale, e ndjekur nga Gjermania.

Ndërsa kërkesat për azil për 10 mujorin janë në rënie, të dhënat e tjera të Eurostat bënë të ditur se forma më e preferuar për të ikur janë lejet e punës. Eurostat raportoi se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune në vit, kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani, nga rreth 3-4 mijë që jepeshin një dekadë më parë.

Që nga viti 2021, Bashkimi Europian ka dhënë rreth 72 mijë leje qëndrimi për herë të parë për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë.

Numri i atyre që po ikin me leje pune është tashmë gati dy herë më i lartë se ata që kërkojnë të largohen përmes azilit. Të dhënat e tjera të Eurostat bëjnë të ditur se në vitin 2022 kishte 15 mijë kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e BE-së, në 2023 numri i tyre zbriti në 11 mijë dhe në 2024-n ishte 9.3 mijë.

Europa

Në tetor 2025, 62 010 aplikantë për herë të parë për azil (shtetas jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e Bashkimit Europian, duke shënuar një rënie prej 28% krahasuar me tetorin 2024 (86 470) dhe një rritje prej 6% krahasuar me shtatorin 2025 (58 495).

Ndërkohë, u regjistruan edhe 14 495 aplikantë të përsëritur, që përfaqësojnë një rritje prej 80% krahasuar me tetorin 2024 (8 075) dhe një ulje prej 10% krahasuar me shtatorin 2025 (16 185).

Grupi më i madh i azilkërkuesve nga Venezuela

Në tetor 2025, venezuelianët ishin grupi më i madh i personave që kërkuan azil (8 140 aplikantë për herë të parë), të ndjekur nga afganët (5 920), bangladeshasit (3 400) dhe sirianët (2 915).

Spanja, Italia, Franca dhe Gjermania morën 74% të aplikantëve për herë të parë

Spanja (12 885), Italia (12 650), Franca (11 245) dhe Gjermania (8 815) regjistruan numrin më të lartë të aplikantëve për azil për herë të parë, duke përfaqësuar 74% të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE.

Në tetor 2025, kishte 13,8 aplikantë për herë të parë për azil për çdo 100 mijë banorë në BE. Krahasuar me popullsinë e secilit vend të BE-së (më 1 janar 2025), normat më të larta të aplikantëve për herë të parë u regjistruan në Greqi (58,1), e ndjekur nga Qiproja (33,9) dhe Spanja (26,3).

1 710 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil

Në tetor 2025, gjithsej 1 710 të mitur të pashoqëruar aplikuan për herë të parë për azil në BE. Numri më i lartë i të miturve të pashoqëruar vinte nga Somalia (245), Egjipti (215), Eritrea (200), Afganistani (190) dhe Venezuela (180).

Vendet e Bashkimit Europian që morën numrin më të lartë të aplikimeve për azil nga të mitur të pashoqëruar ishin Holanda (350), Greqia (325), Gjermania (245) dhe Spanja (215).

Vendet e Bashkimit Europian që morën numrin më të lartë të aplikimeve për azil nga të mitur të pashoqëruar ishin Holanda (350), Greqia (325), Gjermania (245) dhe Spanja (215)./Monitor

(Video) Pensionisti: Edi Rama na e ka ngritur pensionin nje cigare në ditë – Ju ftoj të shtunën në protestë !

Pensionisti bashkë me Adriatik Lapajn tregon se shkoi püer të marrë pensionin, i gëzuar meqë kryeministri u kishte premtuar ngritje pensioni nga janari i vitit tüe ri, por u zhgënjye sepse rritja e pensionit ishte vetëm një cigare në ditë, andaj pensionisti fton për protestën e 17 janarit ora 18:00.

Kryeministri Kurti në akademinë përkujtimore të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut:  Reçaku ishte dhe mbetet pjesë e pandashme e betejës për të vërtetën dhe drejtësinë

Shtime, 15 janar 

Pas homazheve në Kompleksin Memorial në Reçak në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, në Shtëpinë e Kulturës në Komunën e Shtimes u mbajt akademia përkujtimore.

 

Duke shprehur dhembjen e thellë për viktimat, Kryeministri Kurti, në fillim të fjalës së tij, tha se Republika e Republika e Kosovës ku sot jetojmë të lirë, ka rrënjët në gjakun e derdhur të martirëve e dëshmorëve, në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në sakrificën dhe qëndresën e popullit tonë liridashës.

 

Ishte pikërisht Reçaku, tha Kryeministri Kurti, në qendër të procesit gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviqit para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, duke dëshmuar se krimet në Kosovë ishin pjesë e politikës shtetërore të dhunës së Serbisë ndaj popullsisë civile shqiptare. Edhe pse ky proces nuk u përmbyll me aktgjykim për shkak të vdekjes së Millosheviqit, faktet dhe dëshmitë për Reçakun mbetën të regjistruara në drejtësinë ndërkombëtare, si konfirmim se e vërteta për këto krime nuk mund të mohohet, dhe se drejtësia, sado e vonuar, mbetet detyrim moral dhe historik.

 

“Me mirënjohje të thellë, sot e gjithmonë, u jemi falënderues edhe të gjithë miqve e partnerëve ndërkombëtarë, që qëndruan në anën e së vërtetës në ato ditë të errëta për Kosovën. Masakra e Reçakut e zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtare dhe çoi te ndërhyrja e NATO-s. Mbështetja dhe veprimi i bashkësisë ndërkombëtare mbeten pjesë e pandashme e historisë së shtetndërtimit të Kosovës së bashku me luftën e lavdishme të UÇK-së”, tha kryeministri.

 

Për ambasadorin William Walker, që ishte i pranishëm, kryeministri tha se ai ka një vend të rëndësishëm në historinë moderne të Republikës së Kosovës dhe, mbi të gjitha, një vend të veçantë në zemrat tona. “Në një periudhë kur e vërteta për Kosovën shpesh anashkalohej ose zbehej në diskursin ndërkombëtar, ju e artikuluat qartë dhe me përgjegjësi realitetin e krimeve të kryera nga Serbia. Këtë dëshmi e keni lënë trashëgimi përmes librit të kujtimeve, përmbledhur nën titullin “Reçak: Historia e një krimi lufte”, për çfarë ju përgëzoj edhe njëherë”, u shpreh më tej.

 

Si pjesë e përkushtimit afatgjatë shtetëror, kryeministri theksoi themelimin me ligj të Institutit për Dokumetimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë. Ky institut është mekanizëm i domosdoshëm për ballafaqimin me të kaluarën dhe për ndërtimin e bazës së qëndrueshme të së vërtetës për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Ai shtoi se, në përmbushje të obligimit për drejtësi, gjithashtu kemi ndërtuar kornizën ligjore për mundësimin e gjykimit në mungesë për krimet e luftës, duke veçuar këtu ngritjen e aktakuzës ndaj 21 personave për Masakrën e Reçakut, për krime lufte, aktakuzë kjo që afirmon se krimi ka autorë dhe se e vërteta nuk parashkruhet.

 

“I përjetshëm qoftë kujtimi i martirëve dhe dëshmorëve të Reçakut dhe atyre në përgjithësi të kombit tonë mbarë, të cilët ranë për lirinë që e gëzojmë sot dhe shtetin që kemi! Lavdi!”, përmbylli fjalën kryeministri.

 

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

 

E nderuara presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu,

I nderuari kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Dimal Basha,

I nderuari ambasador William Walker,

Të nderuar deputetë, kolegë nga ekzekutivi dhe legjislativi i vendit tonë, drejtues e  përfaqësues të institucioneve të shtetit,

I nderuari zëvendëskomandant i FSK-së, Gjeneral Enver Cikaqi,

Të nderuar ushtarakë e policë të ushtrisë e policisë sonë,

I nderuari kryetar i Komunës së Shtimes, z.Qemajl Aliu,

I nderuar kryetar i fshatit Reçak, z.Adem Ramadani,

Shkëlqesi ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë diplomatikë të vendeve mike të akredituara në Kosovë,

E nderuara kryetare e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani,

I nderuari Lulzim Jashari, i biri i Kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari,

Të nderuara familje të dëshmorëve dhe të martirëve të kombit,

Të nderuar invalidë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Të nderuar përfaqësues të organizatave të dalura nga lufta,

Zonja dhe zotërinj,

Motra dhe vëllezër,

 

Jemi mbledhur në Reçak, për nderimin e kujtimit të 45 të vrarëve më 15 janar 1999.

 

Jemi bashkë, në përvjetorin e 27-të, për të përmbushur përgjegjësitë tona njerëzore e shtetërore, që tejkalojnë kohën: obligimin ndaj kujtesës, ndaj të vërtetës dhe ndaj drejtësisë.

 

Të dashur familjarë të të vrarëve në masakrën e Reçakut,

Të nderuar fëmijë dhe pasardhës të martirëve dhe dëshmorëve këtu në Reçak,

 

Sot u përkulemi me respekt të thellë. Dhimbja juaj është dhimbja jonë. Shteti ynë, Republika e Kosovës ku ne jetojmë sot të lirë, i ka rrënjët në gjakun e derdhur të martirëve dhe dëshmorëve, në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në sakrificën dhe qëndresën e popullit tonë liridashës.

 

Të dashura motra dhe vëllezër,

 

Krimet e kryera në Reçak nuk mund të fshihen nga historia e shtetit gjenocidal të Serbisë që i kreu, e as nga historia e popullit tonë që i përjetoi me aq shumë dhembje dhe i trashëgoi me kaq shumë vuajtje.

 

Reçaku ishte dhe mbetet pjesë e pandashme e betejës për të vërtetën dhe drejtësinë. Ishte në qendër të procesit gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviqit para Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, duke dëshmuar se krimet në Kosovë ishin pjesë e politikës shtetërore të dhunës së Serbisë ndaj popullsisë civile shqiptare. Edhe pse ky proces nuk u përmbyll me aktgjykim për shkak të vdekjes së Millosheviqit, faktet dhe dëshmitë për Reçakun mbetën të regjistruara në drejtësinë ndërkombëtare, si konfirmim se e vërteta për këto krime nuk mund të mohohet, dhe se drejtësia, sado e vonuar, mbetet detyrim moral dhe historik.

 

Në përmbushje të obligimit për drejtësi, kemi ndërtuar kornizën ligjore për mundësimin e gjykimit në mungesë për krimet e luftës. Në dhjetor të vitit 2025, pra në muajin që shkoi, Republika e Kosovës ndërmori edhe një hap të rëndësishëm në rrugën e drejtësisë, kur Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 21 personave për Masakrën e Reçakut, për krime lufte. Kjo aktakuzë afirmon se krimi ka autorë dhe se e vërteta nuk parashkruhet. Drejtësia nuk ndalet kur kriminelët fshehën në Serbi apo edhe strehohen nga shteti atje; drejtësia ecën përherë përpara, sepse shteti i Kosovës nuk harron kurrë.

 

E sot, përveç 45 martirëve, përkujtojmë edhe komandantin e Brigadës 161 të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Kaçikun, i cili pikërisht sot e ka ditëlindjen, do të bëhej 62 vjeç, por kur ishte veçse 35 vjeç bashkë me 10 luftëtarë të tjerë, ranë dëshmorë të kombit në mbrojtje të kufomave të të vrarëve civilë, të trupave të pajetë të martirëve në Reçak. Fillimisht ai u varros në varrezat e dëshmorëve në Mollopolc, aty ku ishte vendi i betejës e i luftimit, ndërkaq sot, prehet i qetë në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj.

 

I nderuari dhe shumë i dashuri ambasador William Walker,

 

Ju keni një vend të rëndësishëm në historinë moderne të Republikës së Kosovës dhe, mbi të gjitha, një vend të veçantë në zemrat tona. Në një periudhë kur e vërteta për Kosovën shpesh anashkalohej ose zbehej në diskursin ndërkombëtar, ju e artikuluat qartë dhe me përgjegjësi realitetin e krimeve të kryera nga Serbia. Këtë dëshmi e keni lënë trashëgimi përmes librit të kujtimeve, përmbledhur nën titullin “Reçak: Historia e një krimi lufte”, për çfarë ju përgëzoj edhe njëherë.

 

Siç dokumentohet në librin tuaj, informatat fillestare që kishte marrë Misioni Verifikues i OSBE-së në Kosovë, flisnin për katër ose pesë të vrarë. Më 16 janar 1999, ju vendosët të vini vetë në Reçak, dhe ajo që dëshmuat, sipas fjalëve tuaja, ishte: “masakër e qëllimshme dhe brutale e burrave dhe djemve të një fshati”. Për këtë, ju deklaruat: “Konsideroj veten se jam veteran i ashpër ndaj dhunës dhe mizorisë së njeriut ndaj njeriut, por ajo që pashë në Reçak ishte diçka përtej asaj”. Qeveria e Republikës së Kosovës e ka mbështetur botimin e librit, si  burim tejet i rëndësishëm historik dhe si shprehje nderimi për ata që ranë për liri.

 

Me mirënjohje të thellë, sot e gjithmonë, u jemi falënderues edhe të gjithë miqve e partnerëve ndërkombëtarë, që qëndruan në anën e së vërtetës në ato ditë të errëta për Kosovën. Masakra e Reçakut e zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtare dhe çoi te ndërhyrja e NATO-s. Mbështetja dhe veprimi i bashkësisë ndërkombëtare mbeten pjesë e pandashme e historisë së shtetndërtimit të Kosovës së bashku me luftën e lavdishme të UÇK-së.

 

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

 

Si pjesë e përkushtimit afatgjatë shtetëror, kemi themeluar me ligj, Institutin për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ky institut është mekanizëm i domosdoshëm për ballafaqimin me të kaluarën dhe për ndërtimin e bazës së qëndrueshme të së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë e që janë jo vetëm krime të luftës, por edhe krime kundër njerëzimit dhe gjenocidi i Serbisë.

 

Për ta ruajtur të vërtetën e Reçakut për brezat që vijnë pas nesh, Qeveria ka nisur procesin për zhvillimin e kompleksit memorial, përmes grupit punues dhe ekipeve profesionale të angazhuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Këto ekipe po bëjnë analizë dhe dokumentim të hollësishëm të gjendjes ekzistuese të fshatit, me ndjeshmëri dhe respekt ndaj kujtimit të më të dashurve tuaj dhe për t’i dhënë me përgjegjësi kuptim dhe kujtesë popullit tonë në aspektin kolektiv edhe për të ardhmen, përkatësisht gjeneratat e ardhshme.

 

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

 

Kosova e sotme është shtet i pavarur dhe i sigurt, me institucione demokratike që funksionojnë, me stabilitet institucional, me ekonomi që rritet dhe me mirëqenie që shpërndahet, me qytetarë që jetojnë në paqe, e fëmijë që ëndërrojnë lirshëm, falë realizimit të ëndrrës së madhe të lirisë.

 

Liria që gëzojmë sot është fryt i përpjekjes, rezistencës dhe i angazhimit të vazhdueshëm, të përbashkët. Andaj, sot, vijojmë të punojmë për një shtet që garanton e mbron të drejtat dhe dinjitetin njerëzor, me sundim të rendit dhe ligjit, me integritet territorial e sovranitet shtetëror, për zhvillim ekonomik e progres shoqëror.

 

Sot, duke nderuar martirët e Reçakut, Republika e Kosovës riafirmon angazhimin e përhershëm e të përjetshëm për të vërtetën, për drejtësi dhe për paqe të qëndrueshme.

 

I përjetshëm qoftë kujtimi i martirëve dhe dëshmorëve të Reçakut dhe atyre në përgjithësi të kombit tonë mbarë, të cilët ranë për lirinë që e gëzojmë sot dhe shtetin që kemi!

 

Lavdi!

 

(Zyra e Kryeministrit)

 

Kosova nderon viktimat e masakrës së Reçakut

Memoriali i viktimave të Reçakut.

 

Radio Evropa e Lirë

Kosova i ka nderuar viktimat e masakrës së Reçakut të enjten, në fshatin e Shtimes, ku 27 vjet më parë forcat serbe i vranë 45 civilë shqiptarë.

Kjo masakër shtyri NATO-n t’i niste bombardimet për t’i dhënë fund luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë, dhe përfundimisht pavarësimit të vendit disa vite pas çlirimit.

Krerët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti – liderë të partive politike e qytetarë të shumtë u mblodhën në memorialin e viktimave në fshatin Reçak – rreth 30 kilometra larg kryeqytetit Prishtinë, për t’i nderuar të rënët.

Homazhe bëri edhe William Walker, shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë në kohë e luftës, i cili asokohe dokumentoi krimet e kryera në këtë fshat.

Presidentja Osmani tha se 27 vjet, “plagët e Reçakut ende flasin”.

“Dhimbja është e freskët për familjet dhe për gjithë popullin e Kosovës, sepse ende nuk ka asnjë drejtësi për krimet që janë kryer këtu, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës”, tha Osmani.

Ajo e kritikoi Serbinë se po vazhdon me “të njëjtat politika dhe po të njëjtën mendësi, sepse mohimi i krimit, siç po bëjnë ata me mohimin e krimit të Reçakut, është krim i dyfishtë”.

Qeveria e liderit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, në atë kohë pretendonte se të vrarët ishin të gjithë anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të vrarë në përleshje me forcat e sigurisë së shtetit.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe një djalë 12-vjeçar.

Zyrtarët e Serbisë vazhdojnë ta mohojnë këtë masakër edhe sot, duke pretenduar se ajo ishte “një gënjeshtër e madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm”.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Kurti u zotua se institucionet e vendit do të punojnë për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit e masakrës.

“Jemi këtu bashkë, si krerë të institucioneve, me kryetarë të komunave dhe kolegë nga Qeveria e Parlamenti, por edhe zyrtarë të tjerë të shtetit, që të shprehim dhimbjen tonë për këtë plagë të hapur, së cilës ende i mungon drejtësia, por njëkohësisht edhe përkushtimin tonë që gjithmonë do të jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit dhe për t’i ndëshkuar ata për mizoritë e para 27 vjetëve”, tha Kurti.

Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën në Reçak.

Prokuroria ka kërkuar që gjykimi ndaj tyre të zhvillohet në mungesë, duke thënë ata janë të paarritshëm për organet e drejtësisë të Kosovës.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se “jemi këtu për të shprehur nderimin dhe respektin tonë për këta të rënë dhe këtë ngjarje e cila është një prej ngjarjeve që ka kontribuuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, theksoi shkurtimisht se “Reçaku nuk harrohet dhe drejtësia për Reçakun gjithmonë do të kërkohet”.

Pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999, NATO sulmoi caqet ushtarake policore në ish-Jugosllav.

Fusha prej 78-ditësh bombardime mori fund më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800.000 refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998-‘99, u vranë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë u zhdukën.

Mbi 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

(Video) Adriatik Lapaj: Ja përse duhet qeveri tranzirore për të larguar EDi Ramën, kryeministrin më të korruptuar të Europës

Në ditë natën e 38 të protestës, Adriatik Lapaj duke ftuar qytetarët te marrin pjesë në protestën e 17 Janarit ora 18:00 ai argumenton se përse duhet qeveri tranzirore për të larguar EDi Ramën, kryeministrin më të korruptuar të Europës

UGSHPD: SI TA KUPTOJMË ZHVILLIMIN E QENDRUESHËM?

 
 
Në qoftë se nuk jemi të indinjuar si popull me pasojat e fatkeqësisë natyrore dhe mungesën e përgjegjësive., atëherë le ta ripërtypim propagandën.
Ndiqini lajmet duke i shoqëruar ato me pamjet paralele të Giro d’ Italia 2025.
Bëni krahasimin.
Krahasoni edhe çmimin.
Jo gjerdanin e Ramës në Abu Dhabi.
Por koston e Giro D’Italia si reklamë paraelektorale me 7 mil € dhe ndihmën e popullsisë nga përmbytjet me 50 mil €.
4 ditë reshje dhe kushedi sa muaj nën ujë krahasuar me etapat e çiklizmit në mot të thatë.
Dhe e gjitha kjo në nëntë muaj?!
Apo 12 vite një qeverisje e korruptuar në pushtet?
 
 
 
13 Janar, 2026
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Kryeministri Kurti mirëpriti në takim ambasadorin William Walker

Në prag të shënimit të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe bashkëpunëtorë.

Gjatë një bisede të përzemërt, kryeministri u shpreh se është gjithmonë i lumtur ta mirëpresë dhe ta takojë ambasadorin Walker, duke shprehur mirënjohjen e tij të thellë për rolin historik që ai ka pasur për popullin e Kosovës në ekspozimin e krimeve gjenocidale të Serbisë, për miqësinë e çmuar që vazhdon dhe për angazhimin e tij të pareshtur në shërbim të së vërtetës dhe drejtësisë.

Bashkëbiseduan për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për përgatitjet për ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Reçakut, e cila do të mbahet nesër në komunën e Shtimes, ku të dy do të marrin pjesë.

Ambasadori Walker falënderoi për takimin dhe bisedën, dhe e uroi kryeministrin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025./Zyra e Kryeministrit

 

“Qumësht me aflatoksinë”, Erion Braçe: Lufra po shkatërron fermerët, favorizohet nga qeveria

Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar denoncimin e një fermeri nga zona e Myzeqesë i cili është në prag të falimentit për shkak të praktikave “hileqare” të kompanisë së përpunimit të qumështit, Lufra.

Në një mesazh drejtuar Braçes, fermeri akuzon kompaninë se po i “shkatërron” me strategji. Konkretisht, pasi fillimisht uli ndjeshëm çmimin e grumbullimit të qumështit, kompania Lufra tani ka nxjerrë si justifikim praninë e aflatoksinës për të refuzuar produktin e tyre.

Erion Braçe e cilëson këtë si një krizë të paralajmëruar, duke argumentuar se rrënjët e problemit qëndrojnë te politikat fiskale dhe ekonomike të ndjekura nga qeveria Rama. Ai theksoi se skema e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe aksioni kundër informalitetit, i ndërmarrë në korrik shërbeu si instrumente për të favorizuar importin dhe fabrikat e mëdha, në dëm të prodhuesve të vegjël dhe blegtorëve vendas.

Sipas Braçes, justifikimi i aflatoksinës është një pretekst, ndërsa fabrikat e mëdha do të orientohen drejt lëndës së parë nga importi, i cili favorizohet nga politikat aktuale fiskale dhe kursi i këmbimit valutor.

Më tej, Braçe i cilësoi politikëbërësit si “magjistarë të financave publike”, të shkëputur nga realiteti i vështirë i fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë.

Çfarë thotë postimi i Braçes:

Denoncimi: Jemi fermerë nga zona e Bubullimës. Kompania e qumështit Lufra po na shkatërron. Deri dje kishte skemën gjoja njerëzit i hidhnin ujin, me gjasë qumështit. çmimin e uli fare, por tani ka nxjerrë gjoja dhe aflatoksinë dhe po kërkon të na përzërë fare. Ku të vemi ne? Ku t’i çojmë lopët? Ku dreqin të mbytemi? Pse nuk reagon Ministri i Bujqësisë? e të tjerë me radhë.

Braçe: Po ndodh një gjë që praktikisht unë e kisha paralajmëruar. Skema e tatimit mbi vlerën e shtuar, patjetër që favorizon importin. Dhe për këtë u bë debati në fund të vitit që shkoi, edhe në nëntor, edhe në dhjetor, po kur nuk kupton, nuk kupton.

E dyta gjë që është po kaq e rëndësishme, ishte ai aksioni kundër informalitetit me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore. E që ishte instrumenti i kërkuar nga këto fabrikat e mëdhaja për të goditur elementin e mesëm në treg, që ishin baxhot.

Rrënimi i baxhove, siç e pata lajmëruar, ka lënë në treg vetëm dy faktorë: bujkun, blegtorin në këtë rast, siç kjo goca këtu që më shkruan mua dhe plot të tjera si puna e saj, dhe do jua tregoj mesazhet një për një, dhe fabrikave.

Tani, pas rrënimit të baxhove totalisht, bujku nuk ka ku e çon më qumështin, ose tek fabrika dhe me çmimin që do fabrika, ose asgjëkundi tjetër.

Urdhëroni, kjo po ndodh. Pra tani po i thonë që e keni qumështin me aflatoksinë. Ku ta çojnë ata?

Po mirë, po fabrikat si prodhon? Me gjasë, ka gjetur lëndë diku tjetër.

Se Shqipëria, për shkak të lagështirës, duhet të jetë doemos me aflatoksinë.

Cili mbetet burimi? Importi. Importi, i favorizuar edhe nga kursi i monedhës, i favorizuar edhe nga tatimi mbi vlerën e shtuar i këtyre magjistarëve të financave publike shqiptare, që nuk kuptojnë kurrë dhe s’kanë për të kuptuar kurrë ndonjëherë, se kurrë nuk e kanë ulur menderen atje tek, tek stalla e lopëve, ku këta njerëz kanë ndërtuar jetën e tyre. Kaq e thjeshtë.

“KRIZA E QUMESHTIT PO I MBIVENDOSET HALLEVE TE BLEGTOREVE NE #MYZEQE!

Kam marre disa mesazhe dhe dje ne mbremje nje telefonate nga nje grup BLEGTORESH nga e gjithe zona prodhuese BUBULLIME-ALLKAJ, me gjase edhe me gjere, me nje shqetesim:

NUK KEMI KU COJME QUMESHTIN!!

FABRIKAT NUK PO NA I MARRIN!

Sic blegtoret thone, arsyeja qe u tregohet eshte “QUMESHTI ME PERMBAJTJE AFLATOKSINE”!

Dakord, kujdes i shtuar per sigurine ushqimore!

Por ne kete pike kam nje pyetje:

Kur qumeshti i blegtoreve ne kete zone eshte me aflatoksine, me cfare qumeshti po prodhojne fabrikat se Shqiperia e gjitha nen lageshtire ka prej dy tre javesh dhe blegtoret nuk kane blere te gjithe nga ai misri serb me aflatosksine?!

He si thoni, me cfare po punojne FABRIKAT?!

Me gjase kane gjetur leng diku gjetke; me gjase ne importer e FAVORIZUARA EDHE NGA TVSH, EDHE NGA KURSI I MONEDHES QE I BEN EDHE ME TE LIRA!

Por ajo qe dhemb me shume, lidhet me kete operacionin e famshem te ketij drejtorit te tatimeve kunder informalitetit per te rritur sigurine ushqimore!!!!; thuajse ka shkaterruar segmentin e mesem te tregut-BAXHOT, te cilat ishin alternativa mes blegtorit e fabrikave, instrument jetik per te mbrojtur edhe CMIMIN qe po shkon perposhte!

Tani kemi nje treg vec me BLEGTORE e FABRIKE, keshtu e kermua. Fabrikat ne SAMITIN E CERRIKUT dhe ja pasoja!

Nje prodhues i pergjegjshem, vecanerisht ne kushtet e renies pa kthim te numrit te bagetive, prodhimit te qumeshtit prej tyre, NUK DO I BRAKTISTE BLEGTORET KESHTU!

Dhe ky eshte turp i perbashket!

VO: ka disa qe me shkruajne e me thone “cdo ti me Lushnjen, ti je ne Tirane tani, merru me Tiranen”; po merrem me ushqimin tuaj ne fakt, ketu ne Tirane; nderkohe ata atje ne Lushnje, Divjake, Libofshe, Kucove, Dimal jane njerezit e mi; me bene nderin e jetes kur me dhane punen qe bej edhe sot!”- shkruan Braçe krahas postimit.


Send this to a friend