Në Kosovë të rrahurat e zemrës, plagët, pezmatimet, dhembjet, frakturat, plazmimet, mburrjet, krenaritë dhe betimet e brendshme skeletore dhe gjetike, shpeshherë sikur ecin (lëvizin) ose shkojnë bashkë të kapura dorë për dore me njëra tjetrën.
Ndërkohë që ngjarjet dhe zhvillimët e përgjithshme në Kosovën e pyasluftës, vazhdimisht sikur e sfidojnë, ekliopsojnë dhe determinojnë njëra tjetrën në saje të të ambicieve karieriste dhe profiteriste të grupit dhe individit të vetmuar ose izoluar në arenën vendore dhe ndërkombëtare. Si?
U mor vesh se ndjenja e vetmisë, injorancës dhe harresës individuale ose kolektive nga të tjerët, nuk është thjeshtë fenomen i të vetmuarit. Jo. Por rasti i vetmisë, injorancës ose harresës së përbashkët globale ose kolektive, është një ndjenjë dhe përjetim i keq që shfaqet ose manifestohet në raste kryesisht të pavolitshme ose që përjetohen si të tilla: si për shëmbull: në raste tragjike dhe në raste të ndryshme si në luftë, sport, politikë, diplomaci, aksione bamirëse ose karitative etj.
Vetmia e grupit (dy e më tepër personave), është thellësisht ndjenjë e keqe që lindë nga situata e ndërlikuar që ngrenë (ngrite) ngulmin e trishtimit dhe nxitë frikën e zhdukjes idividuale dhe kolektie të një populli ose shteti dhe pushteti të caktuar shoqërorë, qytetar ose politik, të cilët ndjehën të harruar, shpërfillur dhe tradhëtuar nga të tjerët : nga bashkëluftëtarët, nga eprorët, nga partia, nga elektorati i tyre, nga miqtë dhe aleatët politik ose ushtarak e kështu me radhë. Kjo vetmi shëndrohet edhe në kompleks të masave të gjëra qytetare ose popullore. Në sindromë ose kompleks të madh inferioriteti dhe malicioziteti-përballë të tjerëve. Një popull ose komb i tërë kaplohet nga ndjenja e vetmisë dhe pasigurisë individuale dhe kolektive në raste specifike të krijuara nga një politikë e keqe e pushtetit, nga lakmuesit për pushtet si dhe nga shtete të tjera, me bllokada, izolime, shantazhe, presione ose shtypje të llojeve të ndryshme.
Rasti i “gjykatës speciale në Kosovë”, i “asociacionit” dhe të tjera, lirisht mund të quhën izolim, bllokadë, harresë ose një vetmi e imponuar ndaj individit dher kolektivitetit nga faktori i brendshëm shqiptar ose kosovar, si dhe nga ana e bashkësia ndërkombtare.
Faktorët e mundshëm determinant ose paradigmatikë, në këtë kontekst paradoksal, reaksionar dhe anakronik, janë të shumtë. Kjo duke filluar nga sindromet ose komplekset e Edipit ose inferioritetit, për të vazhduar me sferat ose çështjet tjera.
Situata ose aktualiteti politik në Kosovër sikur të ngjajnë në lojë shahu ku akterët ose protagonistët aktual të shtetit dhe pushtetit kosovar, në vend të mbylljes së lojës së tyre me shah -mat, në raport me Serbinë, si duket kanë zgjedhur ose preferuar pat-pozicionin politik ose diplomatik? Kjo pasiqë nuk është e qartë renditja ose konstelacioni përfundimtar i forcave ose figurave kryesore në shahun e njohur të politikës dhe diplomacisë botërore.
Kështu që, pala serbe, duke përfituar nga “pat-pozicioni”i palës shqiptare ose kosovare, vazhdojnë të taktizojnë ose manovrojnë në fushën e kundërshtarit, pa i prekur ose provokuar në esencën ose substancën e tyre rivalët e tyre deri në zgjidhjeje staturore ose politike në Kosovë që përkon edhe më epilogun përfundimtar të luftës në Ukrainë.
Kjo për faktin se ë serbët kanë frikë nga fiaskoja ose disfata luftarake ose ushtarake e Rusisë në Ukrainë, ndërsa Kosova dhe shqiptarët kanë frikë nga bojkoti ose izolimi i mundshëm (total) nga ana e Brukselit dhe Uashingtonit, në rast të mos zbatimit ose mos ratifikimit të “asociacionit” ose “zejednicës( republikës) serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës.
Në anën tjetër ndërkaq, përmes narrativit ose sindromit të mbjelljes së frikës së antropomorfizuar, valorizuar dhe glorifikuar në ide ose teori të ndryshme spekulative, konspirative dhe dekonspirative mbi plasjen e mundshme të ndonjë lufte të re me pasoja të zhdukjes individuale dhe kolektive të popullit të shumëvuajtur dhe martirizuar shqiptar (kosovar), e shohin ekzistencën ose mbijetesën e tyre disa bisnes- politikan të korruptuar, paditur dhe trafikuar (kontrabanduar) atje.
U mor vesh se në fushën ( tabelen) ose lojen e njohur të shahut, pos tjerash, janë tepër me rëndësi mbrojtja dhe fitoret e vazhdueshme të mbretit (shtetit). Gjitheçka tjetër i takon mbretëreshës( pushtetit ose qeverisè), të cilën lojtaret e rryer dhe me përvojë nuk e japin ose nuk e falin si të thuash kurrë për një kali (tore) ose ushtar të thjeshtë në fushë.
Kështu është edhe me mendimin ose opinionin e shfaqur publik, politik, diplomatik ose analitiko-strategjik, i cili vazhdimisht i nënshtrohet ligjit të njohur të gravitetit ose barazpeshës së njohur morale (etike), intelektuale, profesionale, patriotike, metaestetike etj. Duke i ngjarë kështu një “lavjerrësi” ose këndmatësi profesional dhe metaestetik në atë menyrë që poli ose krahu i djathtë i tij, është gjithmonë i njejtë ose i barabartë me të majtin në raport me epiqendrën. Gjegjësishtë, me pikën qëndrore të barzpeshës ose gravitetit. Në fushën e njohur shtetrore, nacionale, institucionale, politike, diplomatike ose profesionale-sidomos.
Është e kuptueshme se në politikë të lartë ose diplomaci, janë me rëndësi primare ose ambivalente shquarja, enkodimi, deshifrimi, deskriptimi, manuskriptimi, transkriptimi, identifikimin, artikulimi dhe postulimi i konceptëve, ideve dhe teorive të njohura shkencore dhe humaniste së bashku me universalizimin dhe realizimin praktik dhe teorik të vizionëve, idealeve, aspiratave dhe interesave të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, kulturore, historikr, ekonomike, strategjike dhe të tjera.
Kjo do thotë se përsosshmëria ose perfeksionizmi i njohur politik ose diplomatik, në radhë të parë i kërkojnë mëshirën e fatit dhe shëndetit të përgjithëshëm trupor (fizik), mental ose psikologjik, përvojen e vitëve, krihët e kohës, dritën e dijes ose diturisë, shpatullat (krihët) e miqve ose aleatève tè fortè dhe dorën e Zotit.
Në instancë të fundit, mosbesimi, skepticizmi ose ateizmi i përgjithëdhem politik dhe diplomatik, janë të pranueshëm dhe të kuptueshëm deri atëherë kur i zbulojnë, arsyetojnë dhe justifikojnë shkaqet, motivet dhe arsyetueshmërinë e një “besimi”(mosbesimi) të thellë.
Njerëzit ose populli (kombi)nuk janë si substancat kimike të cilat ose puçën dhe bashkohën mes veti, ose shuhën dhe shpërbëhen. Jo çfare.
Politikës, shtetit, pushtetit, popullit ose shoqërisë së gjithëmbarëshme shqiptare ose kosovare, sikur iu duhen ose nevojiten reforma, ndryshime, transformime, anamneza, skanime, ekzaminime, ekpspertiza, përqëndrime, analiza dhe studime të veçanta për t´i njohur, zbërthyer, detektuar (deshifruar) dhe kuptuar deri në fund.
Ndërkaq, për të nxjerrur, mësuar ose kuptuar diçka nga skena, panorama ose mozaiku i përgjithëshëm shqiptar ose kosovar, në këtë veçanti ose specifikë shkencore ose metodologjike, do i kisha futur edhe dallimet esenciale ose substanciale në mes analizave të njohura shkencore, politike, strategjike ose gjeopolitike dhe interesave të larta shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike dhe të tjera të Kosovës dhe shqiptarëv
Po e theksoj në vazhdim se disa të të ashtuquajtur lider ose politikan të ndryshëm ditorë ose periodikë në Kosovë, të dehur, vërbuar, hipnotizuar dhe atrofizuar nga një lloj subjektivimi dhe sugjestionizmi të konsiderueshëm të tipit hipnotik, paranojak ose skizofreniko-oligofrenik, me pamje ose shfaqje trishtuese, diabolike dhe parabolike të profilëve të ndryshme ataviste, primitive dhe ekstatike, kanë bërë që Kosova dhe shqiptarët t´i ngjajnë një karantene ose klinike të madhe psikiatrike ose neuropsikologjike, në te cilën te gjithë vuajnë nga e njejta sëmundje ose diagnozë e bartur ose imponuar nga e atyre eksponentëve politik që i kane bërë turmat të pandërgjegjshme dhe iracionale përballë njerëzve të aftë si dhe komponentëve të veçantë ose specifik të atyre procesëve evolutive, kognitive dhe hipotetike atje.
Ndaj, si pasojër e sajë, nëse ka diçka morale dhe normale në fushën ose terrenin e ndërgjegjjes qytetare, kulturore dhe politike, sipas Zigmund Frojdit (Freud) dhe Alfred Adlerit, është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes, përreth të së cilës gjithëçka nga “parimi edipian” duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figura prindërore. E Sidomos në marëdhëniet ose raportet protofëminore ose neoadeleshnte kundrejt nënës, të cilën vogëlushi (Edipi) do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ndjenja dashuri-urrejtje kundrejt babait, që e nënshtron nënën e tij (Jakosten) si kompeks adoleshent ose surrogativ.
Një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit. Domethënë “kompleksi evolutivë” i Edipit i cili rreth moshës pesëvjeçare, do duhej të tejkalohej. Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kalojnë në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi, të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar zhvillimin normal të psiçikës së tij drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor ose adoleshent.
Prej dashurisë frikacake, oportuniste ose konformiste për shefin e idealizuar, ndjekësit dhe viktimat vazhdimisht e duan njëri-tjetrin.
Ndërkohë që shtypja, frika, fobia, paranoja, shizofrenia, egopatia, egomania dhe megalomania, nuk e tejkalon kurrë kompleksin evolutiv të Edipit, siç duhet të bëjnë fëmijet brenda pesë ose gjashtë vitëve të moshës së tyre.
Ajo gjendje varësie e ekzagjeruar dhe glorifikuar me figura prindërore të absolutizuara nga brenda (…) gjithmonë sikur është e lidhur ngushtë me sindromen ose kompleksin e inferioritetit dhe maliciozitetit intelektual, profesional etj.
Për snkencat e njohura sociopsikologjike, njeriu përveç tjerash, është një qenie sociale dhe komunitare, i destinuar të jetojë në komunitet. Problemi i socializimit ose pëlqimi pa rezerva i frustrimeve në grupin ku jeton, është për individin problemi vendimtar i ekzistencës, ku për çdo inferioritet, qoftë ai edhe i gjymtyrëve ose organeve, apo, madje vetëm i supozuar, imagjinar dhe fiktiv, e bën të vështirë integrimin pozitivë me të tjerët. Dhe, sidomos atëhere individi hasë një një psikozë ose neurozë, të lidhur me kompleksin e inferiotitetit ose maliciozitetit.
Për kompensim të këtij kompleksi, brenda personit ose individit të prekur nga sindromi i kompleksëve të inferioritetit, zhvillohet një vullnet i ekzagjeruar fuqie, duke besuar dhe duke kërkuar t´i bëjë të besojnë edhe të tjerët, për të lehtësuar shqetësimin dhe sidomos për të tërhequr vemendjen dhe simpatitë e të tjerëve. Por kjo normalisht se e largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së grupit.
Se këndejmi, Erich From në veprën e tij me titull “Ikje nga Liria”, pos tjerash tjerash thekson faktin se speciet ose qeniet njerëzore janë të dedikuara dhe deduktuara për të lindur dhe për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope.
Së fundit, interesant dhe i ndryshëm është pozicioni i përpunuar nga Karl Gustav Jung (1875-1961), themelues i “psikologjisë analitike”, sidomos në dy vëllimet e veprave të tij, të titulluara “Qytetërim në tranzicion-periudha midis dy luftërave” dhe “Qytetërim në tranzicion pas katastrofave”: kur thekson faktin se në psiçikën ose psikologjinë e njeriut, krahas një pandërgjegjshmërie të tipit individual, fryt i kapërcimit të përvojave, sidomos atyre feminore – traumatike, apo të papëlqyeshme, ekziston (ndoshta) në mënyrë absolute një pandërgjegjshmëri kolektive e llojit.
Ne jemi të gjithë si të indentifikuar ose optikuar nga identiteti i species, nga e cila jemi një” lulëzim i veçantë”.
Ndaj, secili prej nesh është i shikuar ose profilizuar nga pandërgjegjshmëria e species, që Jungu e quan kolektive.
Në një pandërgjegjshmëri të atillë kolektive, ekzistojnë shpërthimet që na karakterizojnë, si kafshë, por edhe si kafshë speciale (kulturore) nga njëra anë, si dhe nga instiktet e verbëra të seksit dhe fuqisë, tashmë të identifikuar, individualizuar dhe hetuar nga Frojdi dhe Adleri nga ana tjetër.
Pandërgjegjshmëria kolektive na flet përmes simbolesh fillestare apo arketipeve (gjurmët). Këto arketipe, që janë pothuajse rrënjët embrionale të pandërgjegjshmërisë dhe papërgjegjshmërisë individuale dhe kolektive, shprehen në “ëndërra të mëdha”, të rralla, të pasura me mite, dogma, demagogji dhe simbole të glorifikuara, valorizuara dhe ekzagjeruara, të përbëra nga histori të diktuara ose imponuara nga figurat, personalitetët, ngjarjet ose politikat e ndryshme ditore ose periodike që na impresionojnë thellësisht dhe që na kujtohen shumë gjatë ose vazhdimisht. Këto ëndrra të mëdha janë mitet tona të brendshme.
Lidhur me këtë duhet kujtuar Gjorgj Sorelin (1847-1922), i cili pati theksuar se mitët qenë si ëndrra të mëdha individuale dhe kolektive me sy hapur. Me këto ëndrra të mëdha, pandërgjegjshmëria ose ndërgjegjshmëria jonë individuale dhe kolektive, reagon ose interferon edhe ndaj situatave në të cilat jetojmë si individë dhe kolektivitet, por edhe si individë të zhytyr në mite, epose, legjenda dhe histori.
Edhe grafikoni ose rubikoni i i rënies dhe ngritjes së “prodhimtarisë” së gjithëmbarshme shkencore, intelektuale, profesionale, politike dhe diplomatike në Kosovë, vazhdon të ndikohet dhe imponohet nga disa faktorë, të brendshëm dhe të jashtëm.
Skenën e përgjithshme politike në Kosovë vazhdojnë të dominojnë ose ambivalojnë ashpërsimet e vazhdueshme ose permanente të pikëpamjeve, konceptëve, përceptimëve, anticipimëve ose më mirë t´u themi kontradiktave të njohura politike (dhe jo vetëm politike), i kampëve, blloqëve dhe taborreve të barrikaduara dhe betonuara, kryesisht në dy a me tepër pozicione ose pozicionime të ndryshme; për shtetin ose republikën; si dhe ato për pushtetin dhe karierën.
Ndërkohë që antagonizmat ose konfliktet e mësipërme reaksionare dhe anakronike që po ndodhin në Kosovë, patjetër sikur të çveshin ose t´ç´armatosin nga imuniteti i shpërqëndrimit, mosinteresimit ose dekoncetrimit të distancuar ose imun ndaj tyre. Kjo pavarësisht largësive ose distancave të ndryshme kohore, gjeografike, politike, partiake dhe të tjera.
Dhe, kjo për faktin se situata e përgjithshme në vendin ose atdheun tonë, sikur reflektohet ose interferon drejtpërdrejt edhe në përditshmërinë vepruese si dhe në gjendjen e përgjithshme shpirtërore dhe emocionale të njeriut shqiptar në Kosovë dhe diasporë.
Edhe muza e njohur krijuese, intelektuale dhe patriotike së bashku me konceptët, idealet dhe vizionet e larta, kulturore, inteletuale ose publicistike, sikur tremben shpesh nga përballjet e vazhdueshme në mes vlerës dhe antivlerës.
Në këtë kontekst të suspektshëm dhe ambicioz, duhesh të keshë forcën dhe guximin e njohur qytetar dhe politik për t’i vërejtur, qortuar, kritikuar ose kundërshtuar hapur ose publikisht edhe nihilizmin modern ose bashkohor së bashku me ikjen e “botës moderne” ose “bashkohore” nga ekskutsi dhe diskursi global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrizike, paradoksalde, reaksionare ose anakronike që kanë për qëllim bartjen, relativizmin dhe reduktimin ekstrem të vlerave, resursëve dhe kapitalit të gjithëmbarëshem shtetëror dhe nacional në një qark ose rreth të ngushtë vicioz ose biocenoz të atyre që me mjete (ushtarake, policore, politike, parapolitike etj.) i justifikojnë qëllimet e tyre.
Ndaj, të kërkosh definicion ideal ose final të demokracisë së brishtë shqiptare ose kosovarfe, kjo nuk do të thotë automatikisht të braktisësh realitetin në llogari të botës së ideve ose teorive të njohura shkencore ose humaniste.
Pa ide, teori, koncepte, definicione dhe vizione të njohura shkencore ose humaniste, çfarëdolloj gjykimi do ishte i pamundur dhe i gabuar. Duhesh të keshë aftësi aristoteliane, si dhe sens ose frymëzim platonik për t’i njohur dhe identifikuar problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme objektive dhe subjektive që ekzistojnë edhe në demokracitë më të larta të Perëndimit.
Politika e lartë ose diplomacia shpeshherë i ngjajnë një metastaze ose maratone të madhe politike ose diplomatike, në fund të së cilës dihet se kush ia del ose arrinë në cak. Duke menduar këtu në edukatën, kulturën, moralin, karakterin, profesionalizmin si dhe në rezonin ose mendimin e thellë politik ose diplomatik, i cili jo vetëm marëdhëniet ose raportët e ndryshme politike ose diplomatike në mes popujve (kombeve) ose shtetëve të ndryshme, por mund t´i vënë në lëvizje ose funksione të njohura pozitive dhe afirmative edhe raportet e gjithëmbarëshme botërore ose ndërkombëtare. Pse kjo?
Se këndejmi, të dukët reaksionare dhe anakronike pën shtetin dhe popullin kosovarë tendenca ose situata përvserse dhe retrograde sipas të së cilës Kosova dhe shqiptarët akoma nuk kanë qeveri dhe parlament të dalur nga zgjedhjet e fundit shtetërore dhe nacionale në Kosovë, të cilat në menyrë solide oseoptimale i kanë fituar Albin Kurti dhe Vetvendosja.
Kjo për faktin se Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani, edhe përkundër enturazhit dhe kapacitetit të tyre intelektual, shkencorë ose akademik, nuk e kanë ” vulën” ose “protokolin” e rezervuar të “veteranëve të luftës” si disa bisnes patriot ose neopolitikan kosovarë të cilët frontët e luftës i kanë parë, njohur dhe përjetuar ne gazeta ose televizor.
Ndonëse, sipas politologjisë ose shkencave politike: pikërisht përmes një koncepti esencialist ose substancialist në kuptimin e qytetarit si ‘cityoen’ ose ‘burgerosi të lartë politikë’ ido mund të pajtoheshin edhe dimensioni i veçantë personal, edhe dimensioni i përgjithshëm i qenies shoqërore ose qytetare, si dhe ai i kolekjtivitetit. Sepse, personi ose individi vërtetë mund të bashkohen me të tjerët, vetëm duke e pranuar frymën e qytetërimit dhe subjektivitetin e tyre si qytetar.
Lidhja e tyre me të tjerët mund të bëhet vetëm përmes arritjes dhe lartësimi drejt asaj që është më e mira per njeriun, popullin (kombin) dhe shtetin.
Gjermanisë së fuqishme industriale dhe ekonomike nuk iu desht shumë kohë për ngritjen dher konstituimin e parlamentit (bundestagut) dhe qeverisë së re, sepse në Gjeermani populli dhe mediart e shkruara dhe elektronike, janë të kualifikuar, audicional dhe editorial. Ndërfkaq, në Kosovë dhe Shqipëri vazhdimisht ndodhë e kundërta.
Dhe, kjo patjetër na largon ose devijon prej dyerve të qytetërimit evropian, ku resurset ose burimet kryesore të cilat i ushqejnë mendjen, zemrën dhe shpirtin e tij janë: kultura dhe civilizimi i njohur (antik) greko-romak, iluminizmi i madh evropian i shekujve 17, 18 dhe 19, dhe solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore.
Janë pra këto thesare nga ku mund të nxirren edhe aksiomat, edhe idiomat, por edhe metafizika dhe filozofia e të qenit qytetar i këtij qytetërimi. Ndërsa, ura lidhëse drejt qytetërimit të lartë perëndimorë përmes edukimit empirik dhe modernist, do jetë pikërisht ylli ndriçues i ngadhënjimit të personalitetit dhe i ndërtimit të botës së vlerave dhe kapitalit.
Vetëm duke u ngritur, avancuar ose kultivuar nëpërmjet edukimit shkencor dhe humanist, qenia njerëzore do mund të zotërojë më shumë lumturi fatin e saj (tij) jetësor, dhe t’i mbarësojë edhe fatet e të tjerëve. Vetëm përmes edukimit personaliteti i njeriut ngjitet ose ngritet nga “tabulla rasa” ose “ligjet” e pandryshusra natyrore ose ordinare-drejt vlerave dhe përparimit.
Në ato vlera dhe parime që duhet arrirë ose realizuar patjetër. E sidomos vlerat, idealet, vizionet dhe atributët e njohura të qytetërimit perëndimor si liria, barazia, drejtesia dhe racionaliteti si udhërrëfyes për individin dhe kolekzivitetin.
Për drejtësinë dhe barazinë e njohur intelektuale dhe profesionale si mjete ose instrumente kryesore për ndërtimin e një shtetit dhe shoqërie të vërtetë ligjore, qytetare, pluraliste, parlamentare ose demokratike ku dhuna refuzohet si një mjet për të arritur qëllimet.
Duke i zëvendësuar ose substituuar ato me anë të dialogut, komunikimit ose diskutimi si burime të vetme ose kryesore për unitetin e preferuar shtetror, nacional, qytetar, kulturorë ose politik etj. Një komunitet politik definohet përmes refuzimit të dhunës si metodë e zgjidhjes së konflikteve. Respektivisht, përmes metodave të njohura shkencore ose metodologjike të debatit ose diskutimit publik si mjete për zgjidhjen e konflikteve përmes të cilave arrihet deri tek vendimet e përbashkëta.
T’i pranosh tjetrit cilësinë e subjektit racional, kjo do thotë de jure dhe de facto të pranosh të drejtën e tij për arsimim. Kjo, pikërisht për faktin se arsimimi i mundëson njeriut të jetë ai që është: qenie që mendon, që flet dhe komunikon. Një nga të drejtat bazike të secilit njeri, përveç lirisë, është edhe e drejta për të pasur mundësi intelektuale dhe profesionalr për ta fituar dhe mbrojtut atë liri. Të gjithë duhet pasur mundësi të nxjerrin dobi ose profite nga edukata, kultura, emancipimi ose arsimimi.
Aty pra ku cili secilit i mundësohet të zhvillojë aftësi vetjake, të arrijë dije dhe arsimim dhe kështu ta zë statusin e vet prej subjekti politik, dhe të sjellë vendime të arsyeshme.
Gjithënjë duke pleduar ose aluduar në vlerat, parimet ose premisat e njohura të kulturës komunikuese ose dialoguese si invencion (zbulim), si narrativ, apo si instrument sublim dhe relevant të politikës, i cili konsiston ose pretendon njerën prej vlerave ose veçorive themelore të kulturës perëndimore:
Nga kjo rezulton se identiteti i një kombi është identitet polemik, uniteti i të cilit konsiston në dialogun ose debatin ku ballafaqohen, kundërshtohen, por edhe pajtohen referencat ose preferencat e ndryshme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, konceptuale, ideologjike, fetare morale, kulturore etj., të cilat bashkërisht i japin një populli (kombi) dhe shteti identitetin dhe fizionominë e tyre. Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e popullit (kombit) dhe shtetit; është stili apo forma e debatit ai që krijon imazhin e tyre etj.etj.
Në kuptimin e përgjithshëm të bashkimit ose kombinimit (konvencionalizimit) të anës spirtuale dhe materiale me anë praktike dhe teorike, respektivisht, heroike dhe patriotike, unë mendojë se luftetaret e lirise, janë ato kokat krenare dhe kryengritëse në trupin e njëjtë ose të përbashkët të shqiponjës. Aty është edhe vigjilencenca, zgjuarsiia, urtësia, heroizmi, sakrifica, ndikimi dhe efikasiteti i luftes sone clirimtare dhe patriotike, ku në menyrë elegante, konvencionale, suplementare, instititucionale dhe konstitucionale, ndodhën të ravijezuara, konturuara, eksploruara, sintetizuara, harmonizuara dhe konvencionalizuara edhe shumë elemente të tjera brenda paradigmave dhe narrativave të njohura në sfond, ku mund të shihet ose vërehet qartë se luftetarët e lirise vazhdimisht e afirmojnë një pluralizëm vlerash të synuara e jo një monizëm politik me thekse autoritare ose dogmatike.
Me fjalë tjera, si vlerë madhore e luftës per liri dhe pavaresi, pos tjerash është fakti se pluralizmi politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çfarëdoqoftë.
Ndërkohë që mendoj dhe besoj shumë se duhet te jemi të aftë te hedhim poshtë secilin nihilizëm radikal, si dhe komoditetin e një relativizmi ose instrumentalizimi politiko – epistemologjik të lirise individuale dhe kolektive si themel kryesor mbi të cilin gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirë të njeriut, populit (kombit), shtetit dhe shoqërise.
Komentet