VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

“Mezi po pres”, Berisha konfirmon hyrjen në parlament: Kemi armatë të fuqishme kundër regjimit më të ashpër të Ballkanit pas Enver Hoxhës

By | July 17, 2021
blank

Komentet

blank

(Video) Amerikanët tallen me Biden/ E veshin si taleban me sloganin ‘Making Taliban Great Again’

‘Make America Great Again’, ishte slogani i ish-presidentit amerikan, Donald Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Kjo ka bërë që dikë ta frymëzojë sërish dhe të tallet ndaj presidentit aktual amerikan, Joe Biden.

Ky i fundit e ka gjetur veten në një billboard i veshur si një taleban dhe me një raketë në dorë teksa e shoqëronte mbishkrimi ‘Making the Taliban Great Again (Bëni talibanët përsëri të mëdhenj)’ në një autostradë ndërshtetërore në Nju Jork.

Sipas mediave, pritet që 15 tabela të tjera të tilla të vendosen në të gjithë vendin.

Ky fenomen shkaktoi gjithashtu shumë reagime nga përdoruesit e rrjeteve sociale./Syri.net/

 

Kjo video është marrë nga youtube dhe i takon kalalit  TRT World që është një kanal lajmesh i transmetuesit publik turk, i cili transmeton në gjuhën angleze 24 orë në ditë. Kanali operohet nga Korporata Radiotelevizive Turke (TRT) dhe është e vendosur në Stamboll. Ai siguron lajme në mbarë botën dhe çështje aktuale duke u fokusuar në Turqi, Evropë, Azinë Perëndimore dhe Jugore. [1] Përveç selisë së saj në Stamboll, TRT World ka qendra transmetimi dhe studio në Uashington DC, Londër dhe Singapor. Shtë anëtar i Shoqatës për Transmetimin Ndërkombëtar.

blank

Video- Berisha nis ‘Foltoren’ me demokratët, ja ‘besnikët’ e tij pjesëmarrës në takim

TIRANË

Ish kryeministri Berisha pritet të nisë pas pak turin e takimeve me demokratët, një takim i paralajmëruar prej tij pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD.

Takimi është i konceptuar si një bashkëbisedim për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.

“Foltorja do të jetë një bashkebisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do udhëtoj në mbarë vendin.”- deklaron Berisha, duke e shoqëruar mesazhin me disa foto nga koha kur ishte në krye të PD.” njoftoi Berisha.

Në videon që gazetari Osman Stafa ka siguruar për ‘BalkanWeb’, shihen mbështetës të kryedemokratit të hyjnë në takim, ku gjithashtu janë edhe ish presidenti Bujar Nishani, i cili shprehu gjatë paradites praninë e tij në këtë takim. Të pranishëm gjithashtu do jenë deputetët demokratë Tritan Shehu, Flamur Noka, ish-deputeti Klevis Balliu si edhe ish sekretari i ceshtjeve ligjore ne PD, Çlirim Gjata. Kujtojmë se ish kryeministri Berisha nuk u pa të mbërrijë sot në sallën e seancave plenare të Kuvendit.

blank

(Video) Darka historike e 28 prillit 1990 me 2500 të ftuar e organzuar nga LQSHA në Sheraton Manhattan si “Një përshëndetje për lirinë dhe demokracinë në Kosovë”

Ju lutemi shihni darkën 3 -orëshe organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane me në krye ish Kongresmenin Joe DioGuardi.

Ky event u zhvillua më 28 prill 1990 në Hotel Sheraton Manhattan New York si “Një përshëndetje për lirinë dhe demokracinë në Kosovë”, në të cilën morën pjesë mbi 2,500 shqiptarë nga e gjithë Amerika.

Darka Mirëpritëse e elitës të Kosovës e ftuar që të dëshmonte në Washington DC ishte një nga ngjarjet më madhore të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan nën drejtimin e Joe DioGuardit.

Ja se çfarë thotë vetë ish Kongresmeni Joe DioGuardi rreth kësaj darke në një intervistë dhënë Kozeta Turishtës më 15 qershor 2016. Joe DioGuardi tregon edhe për zhgënjimet nga komuniteti:

“Një prej zhgënjimeve më të mëdha gjatë punë sime 30 vjeçare, duke përfshirë këtu 4 vitet si Kongresist, mbi problemet me të cilat përballen shqiptarët është fakti se nuk ka bashkëpunim të mjaftueshëm ndërmjet shumë grupeve shqiptare të organizuara në Shtetet e Bashkuara dhe në botë. Këto organizata janë të drejtuara nga personalitete që duket se mendojnë se janë më të rëndësishëm se kauza kombëtare shqiptare, e njëjta kauzë për të cilën LQSHA-ja dhe Bordi i saj kanë punuar aq shumë që nga themelimi si lob për të gjithë shqiptarët, në vitin 1989.

Zhgënjimi më i madh ndodhi pasi ne kishim punuar aq shumë me Bordin fillestar të Drejtorëve të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, për ta sjellë Dr. Ibrahim Rugovën dhe 12 udhëheqës të shoqërisë dhe akademikë, në Washington, në prill të 1990, të cilët mbrojtën demokracinë në Kosovë. Në atë kohë, në Kosovë, kishte vetëm një Lëvizje që thërriste për demokraci në Kosovë dhe nuk kishte parti politike nga Kosova që konkurronin për vëmendje apo fonde në Shtetet e Bashkuara. Të gjithë shqiptarët ishin të bashkuar prapa kësaj lëvizje dhe si rezultat, Liga Qytetare ishte në gjendje të mblidhte fonde të mëdha, të cilat ishin të nevojshme për të paguar hotelet, biletat e aeroplanëve, ushqimin dhe udhëtimet lokale të të gjithë delegacionit të 13 kosovarëve, të cilët ndoqën dëgjimin historik 5 orësh në Senatin amerikan, më 24 prill, si dhe darkën mikpritëse në Hotelin Sheraton të New York-ut në Manhattan, më 28 prill. Darka u ndoq nga një turmë entuziastike prej më se 2,700 shqiptaro-amerikanë të cilët ose kishin lindur në Ballkan, apo ishin pasardhës të shqiptarëve nga çdo pjesë e Ballkanit. (Kjo ndodhi vetëm pak kohë para se Kongresisti Tom Lantos dhe unë shkuam në Kosovë dhe Shqipëri në maj të 1990.)”

 

Intervista – JOSEPH DIOGUARDI: SHQIPËRIA DHE KOSOVA MUNDËN KOMUNIZMIN DHE SERBËT, TANI TË PUSHTUAR NGA KORRUPSIONI

blank

VIDEO- Gazetarët e Kosovës ia bëjnë sot publikisht pyetjet Ramës, pasi ai nuk lejoi t’i drejtoheshin Merkelit

Gazetarët e Kosovës i kanë zbuluar sot, pyetjet që nuk u lejuan dje qëllimisht nga Kryeministri Edi Rama, t’ia drejtonin kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë.

Drejtuesja e emisionit “Kafe Shqeto” në SYRI TV, Dori Daka, i ka kërkuar kreut të Asosacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha t’i bëjë publike ato pyetje që Rama me arrogancë i refuzoi ta bënin në konferencën e përbashkët.

Dhe Rexha e zbuloi: “Pyetja do të bëhej natyrisht për “Open Balkan”, – tha ai. –  Të gjithë do të donin të kishin një përgjigje më të drejtpërdrejtë të zonjës Merkel nëse e përkrah. Kemi parë tituj dhe raportime të ndryshme që zonja Merkel thotë se Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet, që është kundër “Open Balkan”, por edhe tituj të tjerë që thonë se zonja Merkel është e hapur për “Open Ballkan” dhe e përkrah si iniciativë. E pyetja absolute ndaj Kryeministrit Rama në fakt është: “Pse vazhdon ta mbrojë kaq shumë “Open Ballkan”, si është e mundur?!” theksoi gazetari kosovar.

Gazetarja Dori Daka e trajtoi nga të gjitha këndvështrimet këtë incident në emisionin e sotëm të “Kafe Shqeto” e nxitur nga reagimet e kolegëve nga Kosova, që qenë të menjëhershme.

Me sy të ashpër foli, përveç kreut të Asosacionit të Gazetarëve të Kosovës, edhe zonja Flutura Kusari, juriste për media, që theksoi se takimi ishte “multilateral”.

Xhemalj Rexha tha: “Ne të gjithë e pamë atë që ndodhi. Janë disa protokolle që i kemi parasysh kur ka vizita të tilla të rëndësishme me liderë botërorë. Duhen ndjekur, por ajo që kemi parë është se konferenca ka zgjatur 40 minuta dhe është e qartë se në mënyrë të qëllimshme zoti Rama ka shmangur gazetarët nga Kosova të cilët kanë dashur të bëjnë pyetje.

Gazetarët nga Kosova kanë dashur të bëjnë pyetje për zonjën Merkel, të kishin një qëndrim më të drejtpërdrejt, më eksplicit për raportin midis Kosovës dhe Serbisë meqë është hera e e fundit që vjen këtu, ta dëgjonin nga ajo sa e rëndësishme është që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës; atë që ajo e ka thënë në Beograd e që dihet se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur pavarësinë e Kosovës, por natyrisht kolegët tanë, ishin gjashtë të tillë, nuk prisnin që secili prej tyre të merrte fjalën. Jam i sigurt se ata do të koordinoheshin, që njeri prej tyre t’i përmblidhte të gjitha pyetjet duke respektuar kohën dhe protokollin.

Duke qenë një takim rajonal dhe Kosova absolutisht është çështje shumë e rëndësishme e këtij takimi edhe për shkak të qendrimit që mban ndaj “Open Balkan”, duhej nga Kryeministri Rama, protokolli i tij, që të lejohej njëri prej gazetarëve të Kosovës të merrte fjalën.”

Kurse zonja Kusari tha: “Nuk ishte hera e parë. Ndonëse është një incident i vogël, e shpërfaq qasjen që Edi Rama, Partia Socialiste e ka në raport me mediat që nga koha kur ata e kanë  marrë pushtetin.

Ajo çfarë pamë ne dje është ajo që i ndodh shqiptarëve në Shqipëri çdo ditë. Kemi një qeveri që ua pamundëson gazetarëve të bëjnë pyetje, një qeveri që nuk jep llogari dhe rrjedhimisht publiku mbetet i painformuar.

Takimi dje nuk ishte bilateral, ishte multilateral,  kishte kryeministra dhe nga shtete të tjera, ishte takim ku Kosova specifikisht u përmend në atë takim dhe Gjermania luan rol kyç në politikën e gjithë rajonit. Pra gazetarët me të drejtë kishin pyetje që ishin në interes të publikut të Kosovës lidhur me qasjen e zonjës Merkel karshi Kosovës por edhe qasjen e Ramës.

Protokollin e cakton Rama normalisht në bashkëpunim me stafin e Merkel. Kurrgjë nuk do t’i kushtonte Ramës sikur t’i ndante disa minuta jo vetëm për gazetarët e Kosovës, por ‘ti mblidhte pyetjet nga të gjithë aty dhe shkurtimisht t’i përgjigjej.

Pra, ishte çështje e mungesës së vullnetit dhe kjo e ka një arsye: Rama vazhdimisht insiston që të kontrollojë narrativën dhe ai e dinte se gazetarët e Kosovës do të ishin të lirë të bënin çfarëdo pyetjeje dhe kjo ishte diçka që ai qartësisht nuk është në favor dhe ndaj i censuroi ata.”

Daka: Cila ishte do të ishte pyetja që mendoni se do ta vinte në vështirësi zotin Rama, që do ta bënin dje dhe mund ta bëni sot?

Rexha: Nëse do të mund t’ia përcillni… Në Tiranë ishin 6 kolegë të mediave të ndryshme të Kosovës… Pyetja do të bëhej natyrisht për “Open Balkan”. Të gjithë do ta bënin por të gjithë do të donin të kishin një përgjigje më të drejtpërdrejtë të zonjës Merkel, nëse e përkrah. Kemi parë tituj dhe raportime të ndryshme që zonja Merkel thotë se Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet , që është kundër “Open Ballkan”, por edhe tituj të tjerë që thonë se zonja Merkel është e hapur për “Open Ballkan” dhe e përkrah si inciiativë.

E pyetja absolute ndaj Kryeministrit Rama në fakt është: Pse vazhdon ta mbrojë kaq shumë “Open Ballkan”, si është e mundur?!”/SYRI.NET

blank

(Video) Pritja me nderime ushtarake nga Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier që iu bë Presidentes të Kosovës Vjosa Osmani

Pritja me nderime ushtarake nga Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier që iu bë Presidentes të Kosovë.

 

blank

VIDEO – Gazetarët e Kosovës të ‘revoltuar’ me kryeministrin: Zoti Rama, jemi dhe ne këtu

Gazetarët e Kosovës nuk janë lejtuar të bëjnë pyetjet e tyre në konferencën Rama-Merkel në Tiranë.

Në fund të intervistët ata kanë shprehur revoltën e tyre duke iu drejtuar Ramës se janë dhe ata këtu.

Rama ndërkohë it ha se kjo ishte axhenda me pyetje të kufizuara dhe se Merkel nuk u kishte borxh kohën.

Gazetarët: Mediat e Kosovës…Zoti Rama, jemi dhe ne këtu.

Edi Rama: Shumë faleminderit, Kjo ishte axhenda. Me mua bashkë por kancelarja nuk iu ka asnjë borxh.

Axhenda e konferencës Rama-Merkel ishte planifikuar për dy deklarata individuale dhe më pas 4 gazetarë u lejuan në total të bënin pyetje.

blank

Video- “Turp t’iu vijë”! Basha me tone të ashpra në Kuvend, çfarë i tha Ballës e Nikollës para se të dilte nga salla

TIRANË

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është treguar i ashpër me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Në nisje të seancës plenare, Basha i është kthyer ashpër Nikollës, duke i thënë se “E ke nisur seancën plenare duke shkelur rregulloren. Ke miratuar rendin e ditës dhe merr urdhra si ushtare nga dikush që s’duhet të ishte në këtë sallë. Je një manikinë që merr urdhra nga dikush që nuk duhet të ishte këtu. Me çfarë pushteti e miraton rendin e ditës. Kështu është kur vendos drejtuese një si ty. Turp të vijë”!

blank

20 vjet më pas, familjet kujtojnë të dashurit që humbën më 11 shtator

Më 11 shtator 2001, bota pa me tmerr se si dy avionë, njëri në orën 8:46 të mëngjesit dhe tjetri në orën 9:03 goditën Kullat Binjake në Nju Jork, në sulmet terroriste që shkaktuan vdekjen e mbi 2, 600 vetëve. Rreth 3 mijë vetë humbën jetën gjithsej, me gjithë sulmin në Pentagon dhe rënien e avionit të rrëmbyer në Pensilvani. 20 vjet më pas të afërmit e dy prej shqiptaro-amerikanëve që humbën jetën duke punuar tek Kullat, ndajnë me Zërin e Amerikës dhimbjet dhe kujtimet e asaj dite. Kolegia Keida Kostreci ishte në Nju Jork dhe bisedoi me ta.

60-vjeçari Rrok Camaj vdiq në kullën jugore, ku kishte shkuar si çdo ditë në punë në “majë të botës” siç thoshte ai. Në një ditë me diell pothuajse 20 vjet më pas, djali i tij Vincent Camaj dhe gruaja Katrina Camaj, kujtojnë njeriun e tyre të shtrenjtë, në memorialin e 11 shtatorit në Nju Jork, ku emri i tij është vetëm njëri prej atyre që nuk u kthyen tek familjet e tyre atë ditë. Vincenti thotë se nuk i besohet që kanë kaluar 20 vjet.

“Duket sikur ishte dje. Është shumë e kthjellët në mendjet tona. Jam i sigurt se cilido që ka humbur dikë më 11 shtator, e ka të freskët në kujtesë se ku ishte dhe çfarë po bënte atë ditë”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Në orën 9:15, Rroku i telefonoi Katrinës nga kati i 105-të i Kullës ku ishte bllokuar me 200 vetë të tjerë.

“Më thirri ai vetë nga kati i 105-të. I thashë ku je? Në 105. Jo nuk mundet”.

“Të lutem tha, mos u bëj shumë me mërzi, mos i mërzit fëmijët, se kur të shohin ty, nuk e kalojnë dot. Por çfarëdo që të bëhet tha, jemi në dorë të Zotit, edhe na u këput linja, na u këput telefoni.”

“Babai im u nis për në punë herët në mëngjes dhe nuk u kthye më kurrë. Ai u mor nga ne në mënyrë tragjike. Jetët tona ndryshuan përgjithmonë”, thotë Vincenti.

Edhe jeta e Vitore dhe Marash Dedvukajt ndryshoi përgjithmonë kur humbën djalin e tyre Simonin, 26 vjeç, i cili punonte si mbikqyrës mirëmbajtjeje. Ai ishte në kullën veriore.

“Pas kaq vitesh, e njëjtja dhimbje është. Nuk kalon kurrë ajo dhimbje. Veç na dhimbset për ditë e më shumë, për ditë e më shumë e kujtojmë”, thotë nëna e Simonit.

Ajo dhe Marashi përshkruajnë ankthin dhe dhimbjen e asaj dite.

“U nisëm me ardhë, për të hyrë në Manhattan dhe na kanë ndaluar, as patëm mundësi të hyjmë në gjysmën e Manhattanit dhe këtej, se e kishim edhe djalin tjetër këtu, se kanë punuar afër me njëri-tjetrin. Edhe thirr njërin e thirr tjetrin në telefon, por as nuk binin telefonat nuk i merrte kush se nuk kishte kush me i marrë se të gjithë përpiqeshin të iknin se mendonin mos ndizej gjithë Nju Jorku”, thotë Marashi, babai i Simonit.

Dhimbja e pashlyeshme merr forma të ndryshme ndër vite.

“Për dhjetë vjet nuk kam hyrë në odën e tij, sepse nuk mund t’i shihja rrobat e tij e odën e tij, se më dukej gazep i madh. Atëherë kur hyna, u çmallova mirë një herë. Edhe sot i kam rrobat e tij. Nuk kam mundur t’i hedh. Se kur mendoj për të, unë mendoj çdo ditë, por kur dua të çmallem, shkoj, i marr dhe i shoh të gjitha si i ka pasur”.

Trishtimi shtohet, sepse trupat nuk janë gjetur. Marashi thotë se kishte ardhur me ditë të tëra tek vendi i tragjedisë mos gjente diçka por më kot.

“Për çdo ditë e natë jam ulur këtu, vetëm duke parë mos po gjejmë diçka, po ku të gjenim, ai është djegur”, thotë Marashi.

“E dhimbshme boll… Shumë, shumë vështirë e kemi kaluar deri tani, tani e prapa nuk e di… As kaq nuk e kemi nxjerrë…”

“As nuk arritëm ta varrosnim siç duhej. Ai është këtu diku pas nesh. Hiri i tij është përhapur në këtë vend. E gjithë bota vajtoi me ne në 11 shtator dhe çdo vit më pas, por gjëja më e vështirë deri sot është që nuk kemi arritur t’i themi lamtumirë”, thotë Vincenti.

“E njëjta gjë. Sot kur vdes dikush I them ‘ti ke diku me I çu një tufë lule, veç shkojmë aty e nuk shohim asgjë veç një emër.”

Në memorialin dhe muzeun e 11 shtatorit, aty ku dikur ishin Kullat, njerëzit vijnë të reflektojnë apo të mësojnë. Një brez i tërë ka lindur dhe është rritur që nga ajo ditë, mes tyre edhe Camille Kelly 17 vjeç, nxënëse e shkollës së mesme në Nju Jork. Ajo e vizitoi muzeun për herë të parë para tre vjetësh dhe kur mësoi gjithë historinë e asaj dite i lindi dëshira të bëhej vullnetare dhe t’u tregonte të tjerëve historinë e ditës që ndryshoi botën.

“U përgjigjem pyetjeve të njerëzve ose shkoj unë tek ata, u them informacionin që di. Disa prej tyre ndajnë histori me mua. Kam mësuar shumë dhe ka gjithmonë më shumë për të mësuar, por është një institucion i mrekullueshëm”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Familjet që humbën të dashurit e tyre më 11 shtator 2001, janë të lidhura përgjithmonë nga tragjedia e asaj dite. Familjet Camaj dhe Dedvukaj janë të lidhura edhe nga fakti se janë dy nga vetëm tre familjet shqiptare që humbën të dashurit e tyre. E treta ishte ajo e 66 vjeçarit Mon Gjonbalaj, i cili sipas gazetës New York Times kur goditën avionët kishte telefonuar shtëpinë dhe kishte thënë: “Jam bllokuar. Nuk besoj se do t’ju shoh dot më. Mbajeni familjen të bashkuar”.

Pas 20 vjetësh, ajo që u sjell lehtësim këtyre familjeve janë emri i mirë dhe gjurmët që lanë ata që ikën atë ditë.

“Ka qenë i dashur, ka qenë i mirë. Jo se është djali ynë, po në të gjithë familjen, tek të gjithë, ka lënë dashuri e lezet. Gjithkujt kishte qejf me i ndihmu diçka”, thotë Vitoria.

“Ai na la fizikisht, por jo mendërisht. Ai është me ne çdo ditë, në çdo hap”, thotë Katrina.

Vincenti thotë se trashëgimia më e madhe që ka lënë pas Roko, është familja, fëmijët, nipërit dhe mbesat që e duan po aq, në mos më shumë se sa kur u largua nga kjo botë.

“Babai im ishte shtylla e familjes. Ai na mbante të bashkuar. Kur e humbëm ishte si të humbnim një pjesë tonën, por ai do të jetojë përmes nesh, gjithmonë në zemrat tona dhe është gjithmonë me ne”.

Sulmet e 11 shtatorit para 20 vjetësh, e ndryshuan përgjithmonë Amerikën dhe gjithë botën. Që nga ajo kohë ka pasur luftra, zhvillime dramatike politike dhe sociale dhe së fundmi një pandemic që po sfidon gjithë njerëzimin. Por për ata që humbën të dashurit e tyre atë ditë, çdo 11 shtator është një kujtesë e tragjedisë së jetëve dhe ëndrrave të këputura në mes, por edhe një shans për të reflektuar për trashëgiminë që ata lanë pas.

blank

VIDEO- Berisha: Basha u kërcënua, do bëj gjithçka për të rivendosur sovranitetin e PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Çim Peka LIVE se ai do të bëjë gjithçka për të rikthyer sovranitetin e PD-së.

“Kam komunikuar me zotin Basha dhe i kam thënë këto që po u them ju. E dija që ishte nën presion, por nuk mendoja se ai duke mos respektuar asnjë rregull, të shpallte këtë vendim personal,” tha Berisha.

I pyetur se çfarë do të bëjë tani e tutje, ai tha: “Berisha ka deklaruar se do bëj gjithçka për të rivendosur sovranitetin e PD-së”.

“Basha i bëri gjëmën PD-së. Mua më kanë kërcënuar edhe me fëmijë, por unë do të qëndroj në mbrojtje të sovranitetit të këtij vendi dhe të PD-së”.

“Unë nesër do të shkoj në parlament, jam në parlament. Me veprimin e tij, kryetari i PD, shkelmoi parimet themelore. PD-në e kanë themeluar studentët dhe intelektualët dhe punonjësit shqiptarë në kulmin e izolimit, në kulmin e rrethimit”.

“Sot Lulzim Basha, nën presionin e lobimit korruptiv nga Edi Rama dhe George Soros, shpalli vendimin më të paligjshëm në historinë e pluralizmit.

Berisha do bëjë gjithçka me çdo demokrat për të rivendosur sovranitetin e PD-së për të cilin sot Lulzim Basha do kishte dhënë 5 herë dorëheqjen para se ta shkelmonte,” tha Berisha.

blank

VIDEO- Berisha: Basha duhej të dorëhiqej, theu çdo rregull dhe ligj me këtë vendim

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në Çim Peka LIVE vendimin e kryetarit demokrat, Lulzim Basha.

“Vendimi është një vendim jashtë çdo lloj norme statutore dhe ligji të vendit. Natyrisht një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare të një force politike të lirë, nuk mund ta marrë.

Unë e kuptoj presionin e jashtëzakonshëm që ai ka pasur, por pavarësisht nga presioni, mendoj se disa herë më parë, duhet të konsideronte dorëheqjen e tij, sesa të dorëzonte sovranitetin e PD.

Sovraniteti i PD, sepse PD është një institucion i sovranitetit të vendit, me njoftimin që shpalli zoti Basha, dëshmoi se, ose bëri atë që nuk bëri Ilirjan Celibashi. Vendosi të dorëzojë sovranitetin, të asgjësojë PD-në si një parti sovrane, për shkak të presioneve të jashtëzakonshme të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros.

Jam i sigurt se Bashën e kanë kërcënuar me sanksione, për këtë jam i sigurt.

PD nuk mund të jetë kurrë një forcë, ku deputetët e saj i vendos cilido vend tjetër në botë. Sepse këtu merr fund gjithçka. Nëse PD i është bërë goditja më fatale që mund t’i bëhet një force politike, e kuptoj presionin e madh që Edi Rama dhe lobimi i tij korruptiv kanë realizuar ndaj Bashës, por njeriu i civilizuar ndodhet para rrethanave që nuk pranon kurrë një vendim, i cili faktikisht asgjëson forcën politike opozitare, PD-në.

Për të marrë një vendimi të tillë, zoti Basha duhej të mblidhte Kongresin e PD-së, të ndryshonte statutin e PD, të vendoste një nen në statut, ku të sanksionohej përjashtimi nga grupi i personave që dezinjohen non-grata nga SHBA apo një vend tjetër.

Ky nen nuk mund të konsiderojë pa transparencën. Ai, për interesa të caktuara, shpalli një vendim që është nul, pasi është vendim i tij dhe i asnjë forumi të PD. Por ky nuk është thelbi, por thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD.

Mendoj se Shqipëria ka humbur, e tërë shoqëria shqiptare ka humbur, sepse një forcë politike sovrane mund të qeverisë vendin, sepse vetëm një forcë politike sovrane mund të jetë një opozitë e pavarur e interesave publike dhe jo e manipuluar apo e urdhëruar nga forca të tjera,” tha Berisha.

blank

Basha: Pas vendimit të DASH, Berisha nuk do jetë pjesë e grupit parlamentar të PD

VOA

Në Shqipëri, ish kryeministri Sali Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Këtë e bëri të ditur sonte, kryetari demokrat Lulzim Basha, në një deklaratë publike, duke shjeguar se vendimi vjen pasi Departamenti amerikan i shtetit i ka ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen në territorin e SHteteve të Bashkuara.

Zoti Berisha ka bërë të qartë se kjo është një çështje personale e tij dhe ku Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk duhet të përfshihen. Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, zoti Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”, deklaroi zoti Basha duke shtuar se “kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës”.

Zoti Basha i kushtoi një pjesë të mirë të fjalës së tij vlerësimit të figurës së zotit Berisha. “Ky vendim i sotëm nuk cënon aspak kontributin dhe arritjet e zotit Berisha si lider historik i Partisë Demokratike dhe si President apo Kryeministër i Shqipërisë gjatë këtyre 30 viteve. Nuk cënon aspak atë që përfaqëson Sali Berisha për historinë e Partisë Demokratike”, u shpreh kryetari demokrat duke shtuar se “ky vendim i sotëm, aspak i lehtë për mua, si në aspektin politik, por mbi të gjitha në atë njerëzor, por besoj edhe për çdo demokrat, ka si udhërrëfyes të tij, si kurdoherë, vetëm interesin e demokratëve, interesin e Partisë Demokratike, interesin e qytetarëve shqiptarë

Sipas zotit Basha, vendimi për të lënë jashtë grupit parlamentar demokrat zotin Berisha lishet pikërisht me këtë interes. “Ju më keni besuar drejtimin e Partisë Demokratike për të marrë edhe vendime që lëkundin emocionet tona. Mirëpo, secili prej nesh, duke nisur nga unë i pari, ka detyrimin për të sakrifikuar nga vetja për interesin e Partisë Demokratike, për interesin e demokratëve, për interesin e qytetarëve shqiptarë”, deklaroi zoti Basha.

Disa javë më parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim, kërkoi publikisht, pas një takimi me zotin Basha, distancimin e partisë Demokratike nga zoti Berisha, duke bërë të ditur se priste një reflektim për çështjen para nisjes së sesionit parlamentar.

Nga ana e tij ish kryeministri Berisha reagoi ashpër, duke deklaruar se ai nuk do të heqë dorë nga mandati i tij dhe se PD duhet të kërkonte prova e fakte.

blank

Përkujtohet 75 vjetori i Kryengritjes antikomuniste të Postribës

Pëllumb Sulo

Kur kanë kaluar 75 vite nga Kryengritja Antikomuniste e Postribës, ajo vazhdon të përkujtohet si një nga ngjarjet e rëndësishme të qëndresës antikomuniste të shqiptarëve.

Banorë të Shkodrës dhe Postribës u bashkuan në përkujtim të kësaj ngjarje, që cilësohet si kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri. Ata vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar kësaj ngjarje dhe vlerësuar mesazhin që ajo vazhdon të përcjellë për shqiptarët. “Nëse kthehemi pas 75 vite do të përballemi me hapat e para të një diktature shumë të egër, që do të shtrinte izolimin e saj në të gjithë Shqipërinë”.

Ish kryetari për shumë vite i komunës së Postribës, Fazë Shabaj, thotë se me ardhjen në pushtet të komunistëve, ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në Postribë nisën ekzekutimet dhe përndjekja e nacionalistëve dhe atyre që aspironin për liri e demokraci, gjë që nxiti prijësit dhe banorët e Postribës të ngriheshin në kryengritje të armatosur. “Ishte ideja për të fitu lirinë. U shtyp me dhunë. Pati pasoja shumë të mëdha. U pushkatuan mbi 22 burra nga Postriba, nga rrethinat e Shkodrës. Një nga këto edhe nga Kosova”.

Kryetari i shoqatës antikomuniste të ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë, Nebil Çika, tha se Kryengritja Antikomuniste e Postribës është një simbol kujtese për të gjithë. “E përkujtojmë me respekt dhe me nderim të madh jo për faktin e viktimave, të cilat i nderojmë dhe i respektojmë, por për faktin e qëndresës. Theksojmë qëndresën, që oponioni publik shqiptar dhe ai botëror t’a dinë se shqiptarët kanë qëndruar kundër diktaturës më shumë se kushdo tjetër, pavarësisht se ajo ishte më e egra në Europën komuniste, Europën Lindore”.

Në përkujtimin e 75 vjetorit të Kryengritjes Antikomuniste të Postribes ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Alfred Rushaj, i cili tha se heronjtë e Postribës ngritën krye në emër të asaj që është e shenjtë për çdo shqiptarë; liria dhe orientimi drejt vlerave përëndimore. “Ka një mesazhë për të gjithë ne që mbijetuam. Ata na thonë se komunizmi u mundua të na trembë, por më të fortë na bëri. Na persekutoi, por nuk na pushtoi dot. Na vrau, por nuk na zhduku. Se nuk mund të zhduket ndjenja e lirisë e familjeve patriote.”

Kryengritja e Postribës e shtatorit të vitit 1946 nuk i’a arriti qëllimit dhe u shtyp me dhunë nga diktarura e sapovendosur në Shqipëri. Megjithatë, ajo mbetet një simbol i qëndresës nacionaliste kundër komunizmit. Ndaj, në 62 vjetorin e përkujtimit të kësaj kryengritje, Postriba u nderua nga Presidenti i Republikës me urdhërin “Nderi i Kombit”.


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend