VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Metoda më e fundit! Maska që zhduk edhe rrudhën më të imët

By | February 15, 2017

Komentet

Meghan Markle personi më i kërkuar në Google

Meghan Markle i ka befasuar të gjitha audiencat me dasmën, foshnjën që po pret dhe me evolucionin e stilit, teksa bëri hapat e saj të parë në një familje mbretërore.



Ajo është aq e famshme sa, sipas Google, është personi më i kërkuar këtë vit në mbarë botën. Dhe për të mos u çuditur aspak, kërkimet më të fundit për dukeshën në Google, janë të tipit, manikyri i Meghan Markle, fustani i saj, filmat e saj, sa peshon, apo sa e gjatë është.

Demi Lovato është personi i dytë më i kërkuar në botë dhe më i kërkuari në SHBA, Khloé Kardashian është personi i pestë më i kërkuar në botë, Hailey Baldwin (tani Hailey Bieber) renditet e teta, dhe Cardi B e 10-ta.

Në krye të filmave më të kërkuar është “Black Panther”.

Prishtinë, 16 Sarandat pinë kafe së bashku (foto)

Në kryeqytetin e Kosovës janë takuar sonte në një kafe 16 vajza me emrin Saranda. Vajzave të quajtura sipas qytetit bregdetar më jugor të Shqipërisë në ditët në vijim do t’u shtohen edhe 24 të tjera, për t’u bërë 40, raportonte rrjeti vendas Express.

Në mesin e tyre është edhe deputetja Saranda Bogujevci.

Sarandat po planifikojnë të zgjerojnë iniciativën duke takuar të tjera vajza me një nga emrat më të përdorur në Kosovë, dhe shpejt pritet të arrin në 40 të tilla.

“Krejt vajzat ne foto e kane emrin Sarande 🙂 Cheers per Sarandat :P”, ka shkruar në Facebook, gazetarja Saranda Ramaj, e cila ka publikuar edhe foton.

Truke bukurie që mund t’i bëni vetë në shtëpi

Çdo vajzë dëshiron të jetë e bukur dhe tërheqëse. Për fat të mirë, ju nuk keni nevojë të mburreni me produktet e shtrenjta të bukurisë për të arritur një pamje natyrale. Ka disa produkte efektive në shtëpi që do t’ju ndihmojnë të merrni rezultatet më të mira.

Më poshtë mund të lexoni 10 këshilla për bukurinë natyrore që do t’ju kursejnë kohë dhe para.

  1. Uji me kripë do t’ju ndihmojë që të zvogëloni ënjtjen në fytyrë dhe do t’i japë fytyrës tuaj një pamje të re.
  2. Bëni buzët të duken më të plota me një vaj bajame dhe një furçë dhëmbësh.
  3. Përdor vaj ulliri për të pasur një lëkurë me shkëlqim dhe të hidratuar.
  4. Mjalti ju ndihmon të zhdukni inflamacionin dhe aknet
  5. Përdorni ilaçin e syve për të zhdukur inflamaconin në fytyrë, duke përdorur një pambuk.
  6. Përdorni një heqës makijazhi natyral, me ujë dhe vaj ulliri në raport 3:1. Mund të përdorni dhe vaj kokosi.
  7. Me sodë buke mund të hiqni qafe qimet që rriten brenda në lëkurë. Përzieni 1 lugë çaji sodë buke, 1 lugë çaji tërshërë dhe 1 lugë gjelle ujë. Përziejini mirë derisa të bëhet një masë homogjene dhe aplikoni përzierjen në lëkurë duke e lënë për 5 minuta. Pastaj shpëlajeni me ujë të nxehtë.
  8. Përdorni sodë buke për të zvogëluar rrathët e zinj në sy.
  9. Maskë me banane për flokë që shkëlqejnë: 1 banane, 1 vezë, 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1/2 gotë birrë të zezë. Përzieni përbërësit dhe mbajeni në flokë për orë të tëra. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
  10. Përdorni një përzierje të vajit të kokosit dhe livandos për të rritur qerpikët. Kombinoni 1/2 lugë çaji me vaj kokosi me 2 deri në 4 pika vaj esencial të livandos dhe aplikojeni në fytyrë.

Në këtë ishull nuk lejohet të hyjë asnjë burrë, por vetëm gratë

Zonja, nëse ndonjëherë keni pasur zënka dhe do donit të pushonit për ca kohë nga burri juaj zgjidhja erdhi. Në korrik të vitit 2018, një grup i rrjetëzimit i quajtur SuperShe do të hapë SuperShe Island, i faturuar si një destinacion i fokusuar në shëndetësi, ku mysafirët femra ? dhe mysafirët femra vetëm ? janë të ftuar. Ishulli në fjalë ndodhen në brigjet e Finlandës në Detin Baltik shkruan Fox news..

Themeltarja e kësaj ideje ishte Kristina Roth, e cila ka vendosur ta quajë resorin “SuperSHe”.

Ajo mendon se një ishull pa burra do të ishte më relaksues.

Konsulenti i saj kishte menduar të hapte resorin në një vend tjetër, por Finlanda u zgjodh pasi ajo u dashurua me një burrë nga Finlanda.

Ajo thotë se nuk ka asnjë problem me burrat, por thjeshtë mendon se gratë do të jenë më të lira të bëjnë çfarë të duan, pa ndikimin e burrave përreth.

Resorti do të ketë 10 kabina me mundësi yoga, meditim apo edhe kurse gatimi.

Çmimet nuk janë përcaktuar akoma, por shumë shpejt ju do të jeni të aftë të rezervoni pushimet tuaja aty nëse doni.

 

A kishte bërë operacion estetik tezja e Rita Orës ?!

Tek Rudina kishte shkuar për vizitë dje tezja e Rita Orës, Jasmin Tola, mjeke obstetre në maternitetin e Prishtinës.

Publiku u mrekullua nga bukuria, eleganca dhe arritjet profesionale e private të zonjës Jasmina.

Ishte një paraqitje shumë interesante prania e mjekes nga Prishtina, e cila ka krijuar personalitetin e vet që e bën të ndihet krenare.

Rudina Magjistari pa hyrë në studoi ende Jasmina i bëri një paraqitje shumë impresionuese, pasi kishte mbetur pa fjalë nga pamja e mjekes e cila paçka se vajzën e madhe e kishte rreth 30 vjeç dhe paçka se ishte bërë gjyshe ngjante shumë e shumë më e re.

Dukej sikur koha ishte ndalur dhe gjithë kjo mrekulli i dedikohej vetëm genit apo jetës aktive me fitnes dhe ushqim të shëndetshëm të mjekes të dashur Jasmina.

Por kur regjia  zbuloi arkivin e fotografive doli një foto e bërë në Moskë, ku Jasmina kishte studiuar dhe bërë specializimin pesë vjeçar.

Fotoja duhet të jetë bërë mbi njëzet vite të shkuara, por aty shihen qartë gjurmët e lodhjes, studimeve, paçka se Jasmina në atë foto duhet të jetë rreth të tridhjetave, pra fringo e re.

Fotoja që regjia e vuri si padashje në spikamë disa herë binte ndesh me fytyrën e pa asnjë rrudhë të Jasminës sot, ku mosha në vend që me bënte përpara kthehej pas në rini.

Natyrisht geni dhe bukura shqiptare janë të padiskutueshme. Rita Ora ka hyrë menjëherë në ikonat e showbizit botëror!

Por edhe truket janë!

Pyetja e fundit që Rudina i drejtoi mjekes obstetre lidhej me ilaçin e kësaj rinie të përjetëshme të Jasminës, se cili ishte.

Mjeke Jasmina u përgjegj: jeta aktive, fitnesi, ushqimi etj si këto.

Rudina mund ta pyeste: po operacionet estetike?

Mjeke Jasmina do të duhej të përgjigjej: Po natyrisht, edhe operacioni estetik ban mrekulli!

Edhe pas këtij pohimi, nuk do të ndodhte asgjë, publiku do ta vazhdonte ta simpatizonte mjeken Jasmina Tola./voal.ch

 

HIMN BUKURISË Poezi nga CHARLES BAUDELAIRE; Shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ Ilustruar me pesë foto të LAETITIA CASTÀ nga Ansa

Ribashkon në sytë e tu perëndimin dhe agsholin, përhap aroma si një mbrëmje me shtrëngatë;

puthjet e tua janë një kullojsë, goja jote është një anforë, të cilat e bëjnë luan djaloshin, heroin e bën zagar.

Rrjedh nga humbella e zezë apo zbret nga yjet? Fati i magjepsur vardiset si një qen pas fustanit tënd:

ti mbjell pa kokëçarje gëzimin dhe mjerimet, ke pushtet mbi gjithçka, nuk përgjigjesh për asgjë.

Udhëton sipër të vdekurve, Bukuri, e tallesh me ata, midis stolive të tua Tmerri nuk është më pak joshës se Krimi,

i cili është midis zbavitësve tu më të dashur, mbi barkun tënd të hirshëm ai vallëzon dashurisht.

Flutura pa sy në ballë fluturon për tek ti, ose digjet, përcëllohet, kallet flakë e thotë: “Bekojmë këtë pishtar!”

I dashuruari regëtues përgjëruar ndaj së bukurës duket një vdekës që ledhaton të tijin varr.

Vjen nga qielli a nga ferri, ç’rëndësi ka, Bukuri, përbindësh i rrallë, shastisës, shpirtfoshnje; nëse syri yt,

e buzëqeshja, nëse këmba jote, hapin për mua derën e një Pafundësi të adhuruar të cilën

nuk e kam njohur?

Nga Satanai vjen a nga Zoti? Je Engjëlli apo Sirena, ç’rëndësi ka se ti- sajuar nga ata sy të butë, aroma, drita,

mbretëresha ime e vetme- e bën universin më pak të tmerrshëm dhe këto çaste më pak të trishta?

Receta bukurie me mjaltë

1) Maskë për fytyrën

Pasi ta kesh shpëlarë fytyrën me ujë të vakët, apliko një shtresë të hollë mjalti direkt në lëkurë.

Lëre të veprojë për të paktën 25 minuta, pastaj shpëlaje me ujë të vakët.

Bëj shpëlarjen e fundit me ujë të ftohtë për të mbyllur poret. Aplikojeni një herë në javë.

2) Banjë mjalti

Hidh 1/3 e filxhanit të çajit me mjaltë në ujin e vakët të vaskës dhe përzieje që të tretet. Shto një filxhan qumësht ose pana për një banjë të pasur me mjaltë dhe qumësht.

3) Eksfoliant për trupin dhe fytyrën

Përziej:

-1 filxhan mjaltë

-1 filxhan kripë gatimi ose nga ajo me kokrriza të mëdha

-1/4 filxhan vaj: vaj bajamesh të ëmbla ose vaj ulliri

Aplikoje mbi fytyrë me lëvizje rrethore. Shpëlaje me saktësi.

4) Shpëlarës flokësh

Në 4 filxhanë ujë shto një lugë çaji mjaltë. Përzieje ose tunde mirë.

Pastaj përdore për të shpëlarë flokët pas i ke larë me shampo. Pas aplikimit mos i shpëlaj flokët plotësisht, por thaji si zakonisht.

5) Balsam hidratues

Mjalti është hidratues dhe funksionon si balsam shumë i mirë për flokët.

Përziej:

-1/4 filxhan mjaltë

-2 lugë gjelle vaj ulliri ose bajamesh të ëmbla

-2 lugë xhel aloe vera (duhet të jetë i pastër, jo një produkt që përmban aloe vera)

Masazho flokët e lagur me këtë përzierje dhe lërë për 30 minuta. Shpëlaje.

6) Maskë për fytyrën me mjaltë dhe sallator

Me një grirës elektrik, gri sallatorët dhe shtoju një lugë të madhe mjaltë.

Aplikoje përzierjen mbi fytyrë dhe lëre të veprojë për gjysmë ore. Pastaj shpëlaje.

7) Balsam nate për buzët

Përziej një lugë çaji mjaltë me një majë luge çaji vaj kokosi. Përzieji dhe lyej me të buzët para se të shkosh për të fjetur.

Metoda më e fundit! Maska që zhduk edhe rrudhën më të imët

Nëse dëshironi një fytyrë të bukur dhe pa asnjë rrudhë, ju nevojitet pikërisht kjo maskë me qumësht pluhur. Ai është një përbërës fantastik që i jep lëkurës tuaj lagështi dhe e bën atë të butë, si të foshnjave. Mjalti është gjithashtu një përbërës i fuqishëm që hidraton edhe shtresat më të thella të lëkurës, duke e mbrojtur atë nga radikalet e lira.

Kur i miksoni këta përbërës edhe pak ujë të ngrohtë, kjo maskë ka një efekt të mrekullueshëm në lëkurën e fytyrës tuaj, duke zhdukur edhe rrudhën më të imët.

Përbërësit:
4 lugë gjelle qumësht pluhur
4 lugë gjelle mjaltë
4 lugë gjelle ujë të ngrohtëPërgatitja:
Shtoni qumështin pluhur në një tas të vogël dhe më pas hidhni në të edhe mjaltin. Shtoni në fund ujin e ngrohtë dhe përziejini mirë derisa të përftoni një masë homgjene.
Aplikojeni në fytyrë duke shmangur zonën rreth syve. Lëreni të veprojë për rreth 15 deri në 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Kjo maskë duhet përsëritur 3 herë në javë në mënyrë që të vonojë shenjat e plakjes dhe të parandalojë shfaqjen e rrudhave./shija.al

Sekreti i vetëm i bukurisë së femrave skandinave: kjo pije në mëngjes dhe para gjumit

Femrat skandinave kanë zbuluar sekretin e jetëgjatësisë dhe bukurisë. Rituali i tyre i përditshëm është një gotë me ujë të ngrohtë çdo mëngjes esëll, por edhe para gjumit. Ky sekret është mënyra më e mirë që ato kanë për të pasur shëndet më të mirë dhe për të shtuar jetën.

Disa nga efektet e konsumit të ujit të ngrohtë janë tretje më e mirë, rënie në peshë, patologjitë e frymëmarrjes, etj. Mendohet se uji i ngrohtë ka efekt qetësues për të gjithë muskujt, sidomos në raste kur keni dhimbje dhe spazma të muskujve të qafës dhe shpatullave.

Ai gjithashtu ndihmon në rënien në peshë, pasi shërben si nxitës i jashtëm, pasi stimulon punën e veshkave dhe traktin gastrointestinal. Gjithashtu, të gjithë të sëmurët me astmë dhe bronkit përdorin ujë të ngrohtë në trajtimin tyre, për shkak të vetive kurative.

Me kalimin e viteve organizmi ynë prodhon më pak kolagjen dhe humbet aftësinë për t’u ripërtërirë. Uji i ngrohtë largon toksina nga organizmi, ndihmon pastrimin dhe hidratimin e tij, si dhe pengon shfaqjen e qelizave të vdekura.

7 ushtrime për të hequr gushën dopjo pa patur nevojë për kirurgjinë plastike

Disa ushtrime që e kthejnë fytyrën tuaj në formën më të mirë të kohëve më të mira

1.Në fillim ngrohni muskujt

Këtë ushtrim ta përsërisni 8 deri 10 herë

2.

Këtë ushtrim ta përsërisni 5 deri 7 herë

3.Preke hundën

Përsërite 5 herë.

4.Fytyra perfekte ovale

Përsërite 5 herë.

5.Puthe gjirafën

Mbaje lart për 5 deri 8 sekonda, përsërite 5 herë

6.Rezistencë

Për këtë ushtrim, ju duhet t’i vini grushtat direkt nën mjekër. Filloni tëlëvizni nofullat ngadalë duke ushtruar presion tek grushtat dhe ndërkohë shtrëngoni muskujt që të rrisni rezistencën. Presioni me anë të forcës rritet gradualisht. Kur të arrini maksimumin e forcën mbaheni në këtë pozicion 3 sekonda. pastaj relaksohuni dhe përsëritetni këtë ushtrim 5-7 herë.

Përsërite 5 deri 7 herë

7. Buzëqeshje

Përsërite 5 deri 8 herë

8.Faqe të zbrazura

 

Mbaje për 5 sekonda

Përsërite 5 deri 6 herë

(Foto) Monica Lewinsky ishte një wows në mbrëmjen e Oscarëve të The Vanity Fair

Voal.ch duke iu referuar huffingtonpost.com shkruan se  Monica Lewinsky ishte bërë një figurë wows në mbrëmjen e  Oscar-ëve organizuar nga Vanity Fair.

Kontribuesja e Vanity Fair dhe aktiviste sociale kishte zgjedhur  një fustan të thjeshtë të zi, të gjatë ndërsa i dukeshin këpucët shik në ngjyrë të artë dhe dy vëthë loti i jepnin fytyrës të saj edhe më shkëlqim.

Vjet  Lewinsky ishte fotografuar e veshur me një fustan të kuq të ndritshëm me mëngë të shkurtëra.

Por ajo që bie në sy është eleganca, duke patur parasysh se Lewinsky dikur shfaqej obeze dhe me kile shumë.

Ajo është tashmë një figurë e fuqishme në fushën e antibullizmit, duke përdorur përvojën personale në mbrojtje të të tjerëve.

42 vjeçarja foli për TED disa kohë më parë duke treguar për situatën e saj të dikurshme që ishte një sjellje e turpëshme e dënuar në shkallë botërore.

“Unë kam qenë e Pacientja Zero, sepse kam humbur menjëherë reputacionin në shkallë globale”, ka thënë Lewinsky. “Unë jam quajtur  lavire, zuskë. Unë kam qenë e njohur si figurë nga shumë njerëz, por në fakt kanë qenë pak ata që më kanë njohur vërtetë. Ishte e lehtë të harroje ‘atë grua’ që kishte një shpirt. ”

Por tani Monica Lewinsky duket se i ka kaluar ato faza dhe ka triumfuar mbi to. Këto e tregon edhe pamja e saj  wows!

IF56d462c41500002a000b0e892016-03-05_20-06-32

Zbulohen imazhet e nxehta të Sadnës me të dashurin e vërtetë të saj

Sara Khan, e njohur si Sadna tek seriali indian Bidaai, është aktore shumë e famshme në Indi. Në vitin 2007 zgjidhet Miss Madhya Pradesh, falë të cilit fitoi edhe rolin e saj, që e bëri të njohur në këtë serial. Më parë ajo ka aktruar edhe në serialet si Hamari Adhuri Kahaani së bashku me Vidya Balan dhe Emraan Hashmi.

Momentalisht ajo aktron rolin e Pavitra në serialin, Bhagyalakshmi. E lindur më 6 gusht të vitit 1989 në Bhopal të Indisë, ajo ka mbaruar shkollimin në Bhopal dhe fillon studimet në universitetin e Mumbait. Paraqitja e saj e parë ka qenë pikërisht, ky serial ku edhe u bë super e njohur. Pas vetes ka shumë çmime në evente të ndryshme në Azi. Në vitin 2010 ajo martohet me Ali Merchant në shou spektaklin Big Boss House, edicioni i katërt, por pas spektaklit ajo divorcohet, duke u martuar me aktorin dhe modelin Paras Chhabra, por edhe nga ai ndahet, ndërsa për momentin është e dashuruar me këngëtarin dhe biznesmenin Rishabh Tandon.

”Po jam e lidhur me Rishabh por realisht martesa na shkon shumë vështirë edhe pse ai është shumë special dhe më dashuron ndoshta së shpejti do martohemi por se di nuk kemi caktuar ndonjë datë të saktë”, është shprehur ajo.

2016-02-07_15-14-34