VOAL

VOAL

Meta i shkruan Xhaçkës: Cili është statusi real dhe ligjor i Lleshit?

November 2, 2018

Komentet

Berisha përshëndet protestuesit e ‘Shqipëria Bëhet’: Kur ne të zëmë këtë shesh, nuk do e lëshojmë pa largimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në Foltoren para kryeministrisë,  përshëndeti protestuesit e partisë ‘Shqipëria Bëhet’, duke deklaruar se opozita ka nisur ‘betejën përfundimtare’ kundër Edi Ramës.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi Ramën për korrupsion, frikë dhe represion ndaj protestave qytetare, ndërsa u shpreh se largimi i tij nga pushteti do të vijë përmes një mobilizimi masiv të qytetarëve:

‘Kur ne ta zëmë këtë shesh me betimin se nuk do ta lëshojmë pa largimin e tij, ai do ia mbathë’.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Të dashur qytetarë dhe qytetare, të pranishëm sot në këtë shesh, një përshëndetje të përzemërt, vëllazërore.

Të nderuar deputetë të opozitës, drejtues të PD.

Të nderuar protestues të partisë Shqipëria Bëhet.

Sonte, ne mblidhemi për të shpallur para jush këtu, për të shpallur para mbarë shqiptarëve se PD nis betejën e saj përfundimtare për fitoren e opozitës, për fitoren e shqiptarëve.

Miqtë e mi, parafolësit këtu theksuan se Edi Rama është një hajdut i papërmbajtur, por në të gjitha ligësitë e njeriut, ajo që shterron guximin më shumë është vjedhja.

Ndaj dhe Edi Rama është frikacaku më i madh që ka njohur Shqipëria në atë detyrë.

Vetëm një moment, shikoni se ç’bën çdo natë me Adriatik Lapajn, në protestën e tij më qytetare, më civile. Vë një karrige aty, disa mjete dhe proteston në emër të çdo qytetari.

Çdo ditë, me orë të tëra policia, banditët ua heqin çadrat, u heqin tavolinat, u heqin ujin me akte banditeske.

Pse kjo?

Sepse ai është kryefrikacaku i kombit.

Kryehajduti është edhe kryefrikacaku i kombit.

Dhe u garantoj unë se ai është aty, se ai vjedh shqiptarët ditë e natë, nuk ngopet kurrë, e tha bukur Gëzim Sadiku, ai nuk ngopet kurrë.

Ai i bën të gjitha këto vetëm për shkakun tonë, se e lejojmë ne.

U jap ju fjalën e nderit, se kur ta zëmë në këtë shesh, me betimin se nuk e lëshojmë pa largimin e tij, ai do ia mbathë.

Po, po miq.

VIDEO/ “A jeni normal more? Çfarë po beni!!”- Përkrahësit e Lapajt përplasjen me Policinë

Sërish kanë vijuar përplasjet te Kryeministria mes Adriatik Lapaj dhe mbështetësve të tij nga policisë.


Shkak kësaj here ka qenë një gardh metalik që forcat e policisë e kanë vendosur në fillim të trotuarit duke larguar nga trotuari Lapajn dhe mbështetësit e tij që qëndrojnë prej disa ditësh në shesh.

Herë pas here dëgjohen thirrje në videon nga protesta, teksa iu drejtohen policëve “Çfarë po bëni? A jeni normal?” Ndërkohë vete kreu i Shqipëria Bëhet, dëgjohet teksa thotë se forcat e rendit duan largimin e tij dhe të mbështetësve nga sheshi, duke iu mohuar e drejta e protestimit.

Gjithashtu në video, Lapaj dëgjohet të akuzojë policinë se ka dhunuar një protestues dhe më pas u kërkua edhe ndërhyrja e ambulancës.

Gardhi metalik u vendos pasi një tjetër protestë, ajo e Foltores, do zhvillohet në orën 18:00 nga Partia Demokratik dhe Sali Berisha, në sheshin para Kryeministrisë

Lapaj dhe protestuesit aty kanë kundërshtuar vendosjen e gardhit duke u shtyrë me policinë. gsh

FOTOT- Bidonë, portokalle dhe batanije, Lapaj: Ja raketat e molotovët që do hidhnim drejt Kryeministrisë

Adriatik Lapaj ka treguar portokalle, bidonë me ujë dhe batanije të mbledhura para Kryeministrisë. Sipas tij këto ishin mjetet që do të përdoreshin nga protestuesit kundrejt Kryeministrisë.
“Këto janë raketat, molotovët dhe tanket që do përdornin kundër këtij sh*ërdhate dhe Kryeministrisë së leshit”, dëgjohet të thotë Lapaj.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Kam që në moshën 22 vjeçare që protestoj rrugëve të vendit, por agresivitet dhe moskuptim si ky që kam parë tek këto ditë ndërsa ka qenë një protestë paqësore, është përtej çdo gjejë. Mos merr gjenerator ngri së ftohti, mos merr korent, mos ngri çadër. Ndërkohë sot më thonë ik ti se do vijë dikush tjetër të protestojë. Unë nuk kam as ushtri as paramilitar,, nuk jam asnjeri që i kam qef armët. Dua të jetoj në një vend normal. Nëse mendoni se një vend është normal kështu, nuk e di, por unë sa të kem fuqi do të bëj. Pas kësaj do të kthehem prap aty para Kryeministrisë. Uroj që nesër e në vijim çdo ditë në orën 18:00 të dalin njerëz. Numri po vjen duke u rritur”, u shpreh Lapaj. bw

Erion Braçe: TRANSPARENCE PER VOTEN TIME – NUK E VOTOVA LIGJIN PER RIVLERESIMIN E PASURISE SE PALUAJTSHME!

E thjeshte:
PERJASHTUAN DY KATEGORI TE PLOTA QYTETARESH,
MES TYRE VOTUES TE MI DHE PARTISE SOCIALISTE NE NJESINE 5, TIRANEN E MADHE, SHQIPERI ME GJERE!
UNE JAM VOTUAR TU SHERBEJ NJEREZVE ME LIGJ,
JO TE VOTOJ LIGJE KOT!
Tre ligje te meparshme-njeri ligji baze per RIVLERESIMIN dhe dy te tjere qe zgjasnin afatin e veprimit te tij, kane patur te perfshire ne proces, RIVLERESIMIN E SHTEPIVE NE PROCES LEGALIZIMI DHE SHTEPIVE TE LEGALIZUARA NE PROCES RREGJISTRIMI!
Ky ligj, kete here NUK I PERFSHINTE!
Amendimi im synoi ti rikthente ne ligj, pra ti perfshinte;
E VOTUAN KUNDER!
E dini cila ishte arsyeja;
KADASTRA PASKA THENE QE ESHTE E VESHTIRE PER TA KJO PUNE DHE NJK E BEJNE DOT!
Domethene nje pune qe me heret ka qene ne ligj dhe eshte bere, kete here ishte e veshtire!!!!
Degjoni, per mua por besoj per cdo qytetar,
KUSH NUK BEN PUNEN DUHET TE IKE, JO TE NDRYSHOJE LIGJIN NE DEM TE QYTETAREVE!
Si efekt i ligjit te miratuar te enjte, qindra shtepi ne SELITE-siper e poshte unazes, qindra apartamente ne dhjetera pallate ne NJESINE5-Komune posacerisht, Tiranen e Madhe-Astir mbi te gjitha, me gjere neper Shqiperi, ne proces legalizimi apo rregjistrimi, NUK DO TE MUND TE BEJNE RIVLERESIMIN E SHTEPIVE TE TYRE!

“BKH shkoi në kryeministri për të konfiskuar dokumentet e krimit”- Berisha: Rama kërkoi çarmatosjen e tyre, ka menduar se mund ta arrestonin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në kryeministri.


Berisha tha se këtë fakt e ka denoncuar edhe më herët, duke deklaruar se oficerët e BKH shkuan në godinën e kreut të qeverisë për të sekuestruar dokumentet e krimit.

Po ashtu, kreu i PD u shpreh në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Facebook, se Rama i detyroi ata të çarmatosen pasi “kishte frikë mos e arrestonin”.

“Rama i ka penguar, unë e kam denoncuar bllokimin që i bëri oficerëve të BKH për të konfiskuar dokumente krimi. Kur kanë shkuar herën tjetër, Rama ka kërkuar çarmatosjen e tyre. Ai vuan nga fobira. Ai ka menduar për shkak të atyre që ka bërë mund ta arrestonin dhe i ka deklaruar të lënë sic thotë ai patllaket, çka nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Nëse Lubi Balluku është bërë e qartë në tunelin e Llogarasë ka vepruar me kreun e ARRSH për tenderin, Rama është shumë më i lidhur në këtë aferë sesa Lubi Balluku. Rama e ka marrë Lubinë dhe e ka çuar në Ankara.  Rama në fakt po mbron vetëm veten e tij” ,tha Sali Berisha. gsh

“Familjarë të kryeministrit të përfshirë në tenderë”- Berisha: Imagjino sikur BKH të shkojë në Surrel të kërkojë dokumentet?

Në një komunikim me qytetarët Berisha u shpreh se familjarë të kryeministrit janë të përfshirë në tenderë.

Gjithashtu ai theksoi se është e rëndësishme që qytetarët të bashkohen të protesta të fuqishme.

“Është bërë e qartë në tunelin e Llogarasë se si ka vepruar me drejtorin e përgjithshëm të rrugëve për tenderin e tunelit. Rama është shumë më i lidhur në këtë aferë. Rama ka marrë Ballukun dhe e ka çuar në Ankara që ka organizuar takimin që ua dha tenderin lubia me 50 mln euro më shumë. Thuhet në regjistrim se …Bashkëshortja Rama është e implikuar në diktimin e fituesve të tenderëve. Ish-zv drejtori i përgjithshëm u mor peng se duket se kishte folur në SPAK. U kërkua të tërhiqej dosja ku përflitej Linda Rama. Imagjino të shkojnë në Surrel t’i kërkojnë dokumentet? Ndaj dhe ai doli tani me të gjithë potencialin e tij dhe mori licencë për të vazhduar zgjedhjet në gjykatë”, tha ai. bw

6 ditë para Kryeministrisë- Berisha “ftesë” Lapajt: E përshëndes protestën e tij të drejtë

“Lapaj nuk përjashtohet, e kam përshëndetur protestën e tij të drejtë”, kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një komunikim me qytetarët të zhvilluar këtë të diel.

Gjithashtu Berisha shtoi se e ka mbështetur aktin e tij, sepse sipas tij protesta e kreut të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, është e drejtë.

“Lapaj nuk përjashtohet dhe unë e përshëndes atë dhe e kam përshëndetur, edhe gjestin e tij, edhe aktin e tij dhe protestën e tij të drejtë.”, nënvizoi ai.

Gjithashtu Berisha bëri thirrje për protesta kombëtare me 22 dhjetor deri në krijimin e një qeverie teknike. bw

Malltezi publikon dokumentin- Preç Zogaj paska prodhuar me shumë spiunime se letërsi

Me një status në Facebook, Jamarbër Malltezi ka postuar një dokument ku duket aktiviteti si spiun i shkrimtarit dhe analistin Preç Zogaj, gjatë regjimit komunist.

Në reagimin e tij, Malltezi shprehet se Preç Zogaj ka ‘prodhuar më shumë spiunlliqe sesa letërsi’, duke iu referuar dokumenteve të Sigurimit të Shtetit.

Sipas Malltezit, bëhet fjalë për ‘3 volume me 141 faqe spiunime’, çka, sipas tij, e vendos Zogajn në një rol tipik të propagandës së kohës.

Berisha: Për Avokatin e Popullit të kërkohet falje, nuk do të shkojmë në Kushtetuese!

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, debatet pa media të zbardhura nga gazetari Osman Stafa, u përqendruan te organizimi i protestës dhe te çështja e Avokatit të Popullit. Sali Berisha kërkoi që deputetët që kanë firmosur të kërkojnë falje publike, ndërsa Flamur Noka dhe Bislimi Ahmetaj u përplasën për përgjegjësitë në strukturat e partisë.

Në lidhje me Avokatin e Popullit sipas raportit të gazetarit Osman Stafa rezulton që Sali Berisha të ketë thënë:

Sali Berisha: Duhet të kërkojmë falje publike secili prej deputetëve që ka firmosur për Avokatin e Popullit dhe Rama le ta gëzojë, siç ka 98% të pushtetit, të shkojë 99%.

Ai ka shtuar gjithashtu si më poshtë:

Berisha: Ta gëzojë. Ne nuk do të merremi as në Gjykatën Kushtetuese. Ky ishte gabim dhe ne duhet ta pranojmë.

PD para katër vitesh kishte paraqitur si kanditat të sajin Ledio Brahën, si kandidat për Avokatin e Popullit që Edi Rama e rrëzoi.

Kësaj here PD kishte gjashtë kandidatë, por në fakt kishte firmosur për kandidatin e Edi Ramës, Endri Shabani./Burimi gsh

Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen si nënkryetar i partisë

Agron Gjekmarkaj i ofron dorëheqjen Berishës pas votimit të Endri Shabanit si Avokat i Popullit…

Agron Gjekmarkaj i ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë Demokratike kryetarit të saj, Sali Berisha, por ky i fundit raportohet se nuk ia ka pranuar.

Gjekmarkaj ka pranuar se firma e vendosur për kandidaturën e Endri Shabanit për Avokat të Popullit, ka qenë një gabim, dhe në këtë kuadër i ka komunikuar Berishës vendimin për të dhënë dorëheqjen.

Gjatë debatit në mbledhje, Sali Berisha, tha se procesi i firmosjes për Avokatin e Popullit ishte një gabim i rëndë politik.

Berisha ka kërkuar që deputetët që kanë firmosur të dalin publikisht dhe të kërkojnë falje.

“Duhet të kërkojmë falje publike secili prej deputetëve që ka firmosur për Avokatin e Popullit dhe Rama le ta gëzojë, siç ka 98% të pushtetit, të shkojë 99%”, mësohet të ketë deklaruar Berisha.

Në këtë moment ka ndërhyrë Jozefina Topalli, e cila ka kundërshtuar këtë qëndrim: “Jo mor, mos e gëzoftë”.

Ndërsa Berisha ka insistuar se Partia Demokratike nuk do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Ta gëzojë. Ne nuk do merremi as në Gjykatën Kushtetuese. Ky ishte gabim dhe ne duhet ta pranojmë”, është shprehur Berisha gjatë mbledhjes.

Ndërkohë, Bislim Ahmetaj duket se ka qenë i revoltuar ndaj sekretarit të partisë, Flamur Noka duke shtuar:
“Mendoj që përgjegjësinë e ka Flamur Noka për gjithë këtë çorganizim të organizuar që ka partia dhe mendoj se do e kemi të vështirë të na vijnë njerëz. Me këtë reagim po neglizhojmë demokratët dhe Avokati i Popullit është përgjegjësi e Nokës. Me Salianjin nuk kam pasur simpati, se jemi përplasur, por sot, me lëvizjet që po bën, i jap të drejtë.”

Ahmetaj ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të vendosur për dorëheqjen e Gjekmarkajt dhe shkarkimin e Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.

Përplasje me policinë në protestën para Kryeministrisë, Lapaj: Na thoni cilin ligj kemi shkelur?

Ka vijuar me tensione protesta e mbrëmshme e Adriatik Lapajt dhe mbështetësve të Shqipëria Bëhet përpara kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve duke iu kërkuar të lirojnë trotuarin përpara kryeministrisë.


adriatik lapaj

Lapaj ka debatuar me forcat e rendit, duke thënë se ka leje për këtë tubim.

“Na thoni cilin ligj kemi shkelur?”, thotë Lapaj

Ndërkohë policia ka kërkuar heqjen e një gjeneratori për energjinë elektrike, si dhe karrigeve aty pranë.

Protestuesit pretendojnë se janë konform ligjit dhe nuk e kanë shkelur atë, pasi ka të bëjë me një protestë të rregullt. gsh

 

E PLOTË- “Po kanalizojnë zemërimin e njerëzve te ne”- Zbardhen replikat me dyer të mbyllura!

Deputeti i PD: Protestën ta spostojmë të dielën, të mos jetë shëtitje! Noka përplaset ashpër me Salianjin

 

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, debatet pa media të zbardhura nga gazetari Osman Stafa, u përqendruan te organizimi i protestës dhe te çështja e Avokatit të Popullit. Sali Berisha kërkoi që deputetët që kanë firmosur të kërkojnë falje publike, ndërsa Flamur Noka dhe Bislimi Ahmetaj u përplasën për përgjegjësitë në strukturat e partisë.


Ervin Salianji kritikoi vendimmarrjen e drejtuesve dhe theksoi nevojën për të fokusuar energjitë te skandalet e qeverisë Rama-Balluku, ndërsa Bled Himçi dhe Alizoti nënvizuan rëndësinë e ruajtjes së idealeve të PD-së dhe bashkimit të demokratëve për protestën e 22 dhjetorit.

Debati i plotë:

Noka: Pas daljes së mediave, sipas pikës 1 të rendit të ditës, e vetmja pikë në rend dite, fillojnë diskutimet për protestën.

Sali Berisha: Duhet të kërkojmë falje publike secili prej deputetëve që ka firmosur për Avokatin e Popullit dhe Rama le ta gëzojë, siç ka 98% të pushtetit, të shkojë 99%.

Topalli: Jo mor, mos e gëzoftë.

Berisha: Ta gëzojë. Ne nuk do të merremi as në Gjykatën Kushtetuese. Ky ishte gabim dhe ne duhet ta pranojmë.

Bislimi Ahmetaj: Mendoj që përgjegjësinë e ka Flamur Noka për gjithë këtë çorganizim të organizuar që ka partia dhe mendoj se do ta kemi të vështirë të na vijnë njerëz.
Me këtë reagim po neglizhojmë demokratët dhe Avokati i Popullit është përgjegjësi e Nokës. Me Salianjin nuk kam pasur simpati, se jemi përplasur, por sot, me lëvizjet që po bën, i jap të drejtë.

Noka: Në Durrës nuk kanë qenë demokratë. Arlind Boshku dhe Tan Burgia janë zëra të Dyrmishit dhe Ergysit.

Salianji: Janë sekretari i degës dhe kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së. Pse sot, që nuk mendojnë si ju, janë kundër këta?! Po këta emrat e PS-së pse nuk i përmendni ju në publik?

Noka: Në Elbasan njerëzit thonë që po angazhohet Suel Çela për të mos pasur njerëz te foltorja dhe ky është ndikimi yt (Salianjit).

Salianji: Ende nuk e kam caktuar takimin, por meqë deri sot kam menduar që nuk dua përçarje dhe as dua të flas, po të them që ti duhet të jesh i kujdesshëm, sepse ke qenë i akuzuar para 4 vitesh se mblidhje firmat e seksioneve nën kërcënimin e Suelit. Pastaj, se kush e takon, ju e dini që jua sjell me fakte nëse vazhdoni me këto idiotësi.

Noka: Në Gjirokastër nuk kishe kryesi.

(Salianji lexon të gjithë emrat e kryesisë)

Salianji: Mbi 80% e kryesisë dhe salla plot, por edhe sikur, pse nuk shkon ti, Flamur, apo ndonjë tjetër dhe t’i mbushë sallat?
Avokati i Popullit ishte gabim strategjik. PD duhet të shkonte me një kandidat. E kemi dërguar para 4 vitesh Ledio Brahon kandidat të vetëm dhe e ka rrëzuar Rama. Nuk mund t’u thuash deputetëve “firmosni kë të doni” dhe pastaj të thuash pse na e hodhi Rama. Kjo duket si pazar te njerëzit dhe ti, Flamur, meqë po i del për zot, duhet të japësh dorëheqjen për shkatërrimin e strukturës, organizimit dhe perceptimin që jeni shitur te Rama.

(Ndërhyn Noka…)

Salianji: Mos më ndërhy, se është fjala ime. Mendoj që pas kësaj duhet të vëmë mend. Mos ulemi më me Ramën as te reforma zgjedhore, as te territorialja. Të japim propozimin tonë. I imi është: të hapen listat, të kemi koalicione parazgjedhore dhe të ndryshojë mënyra e votimit për diasporën. Dhe te territorialja të propozojmë bashkitë sipas propozimeve të demokratëve dhe qytetarëve.

Sali Berisha: Hysen Kadiu ka ikur në fushatë në Amerikë. Ia kam premtuar që do të jetë në listë të sigurt, por s’e mbajta dot, por ai iku, ma ka thënë.

Salianji: Ka qenë në fushatë dhe ka foto të tij nëpër zona, duke bërë thirrje për fushatë për të votuar PD-në.

Berisha: Po gënjen, ai s’ka punuar.

Salianji: Edhe falë tij jemi 2800 vota para. Fjalën “gënjen” tërhiqe.

Berisha: Jo, nuk ka qenë.

Salianji: Të respektoj si kryetar partie, por fjalën “gënjen” tërhiqeni ose dal nga mbledhja.

Berisha: Ai më ka dërguar SMS vetë.

Salianji: Mendova që sot duhet të flisnim vetëm për skandalin Rama–Balluku. Sot, me këtë, po zhvendosni vëmendjen. Problemi qenka shqetësimi që kanë demokratët dhe jo vjedhjet e qeverisë. Unë erdha t’i bëjmë gjyqin qeverisë, por nëse doni për demokratët, ja e bëjmë. Do më keni me celular në dorë për të denoncuar këdo që bashkëpunon me qeverinë.

Bled Himçi: Mbi interesat personale nuk mund të shesim idealet e PD-së.
Të bësh profanin duke akuzuar deputetët që kanë bërë gabim se kanë firmosur për Endri Shabanin, kur ti ke qenë iniciatori për mbledhjen e firmave për Endri Shabanin, kjo nuk të nderon dhe nuk ka moral. Mua ma ke kërkuar personalisht ti dhe unë nuk pranova të firmosja. Ua ke kërkuar edhe kolegëve të tjerë dhe ata, në mirëbesim, ta dhanë.
Nuk mund të qëndrojnë në Partinë Demokratike edhe demokrati idealist, edhe pazarexhiu. Nuk mund të qëndrojnë në PD edhe militanti, edhe ai që helmon çdo ditë në media apo rrjete sociale, në emër të faktit që po i dhimbsen demokratët, ndërkohë që kanë punuar hapur në zgjedhjet e 11 majit.

Salianji: As kam qenë në Elbasan këtë periudhë, as kam bërë takim deri tani. Ndërkohë, çfarë të them, të kanë detyruar ta thuash dhe e thua, por kujtohu se po e shoh që as emrin nuk e paske në listë. Qesharak mund të bëhesh edhe me vetëdije.

Berisha: Takimet i kam konsideruar private.

Salianji: Nëse në takime private mblidhni aq shumë njerëz, vetëm mirë i bëni PD-së. Të dalë secili të mbledhë aq njerëz në çdo zonë dhe ne i mbushim sheshet.

Alizoti: Jemi në një situatë të vështirë. Shqiptarët janë të mërzitur me Ramën dhe Ballukun për vjedhjet e tyre të mëdha. Mediat e pushtetit, me këtë mbledhje, duan të kanalizojnë zemërimin e njerëzve tek ne. Nuk duhet ta lejojmë këtë, duhet t’u tregojmë të gjithëve që jemi bashkë. Kjo është e vetmja shpresë për shqiptarët.

Këlliçi: Sa i takon protestës, mendoj se duhet të kemi të qartë çfarë do bëjmë: cili është plani A, cili është plani B dhe cili është plani C. Ne duhet të vijojmë aksionin tonë me këtë protestë të fuqishme, të egër, dhe duhet të punojmë që në shesh të jenë sa më shumë njerëz. Pra, 22 dhjetori nuk duhet të jetë shëtitje. Dua të bëj edhe një propozim: 22-shi është e hënë, mos duhet ta çojmë të dielën?

Berisha: Edhe sikur 300 të jenë, ne do t’u përgjigjemi. Nuk ka rëndësi pjesëmarrja.

gsh


Send this to a friend