Disa zona të Astirit në Tiranë, Yzberishti dhe bulevardi, vijojnë të jenë pa energji elektrike. Sipas një njoftimi nga OSHEE, shkak i defektit është avari në linjën 110kV të OST që furnizon me energji disa nënstacione, kryesisht zona rreth Ali Demit, Fresku, ish-Uzina Autotraktorëve, Brryli, etj.
OSHEE njoftoi se rreth orës 20:30 u staktua linja e transmetimit 110kV Tirana 220 kV – Traktora, ku për disa minuta la pa energji elektrike disa zona të Tiranës.
Grupet e OSSH manovruan me linjat e dyta përmes skemave unazë.
Ndërkohë banorët e zonës së Astirit që kontaktuan me redaksinë Syri në orën 22:30 informuan se vijojnë të jenë pa energji elektrike.
Megjithatë, në momentin e raportimit, pa energji elektrike ishin disa zona, përfshirë një pjesë të rrugës “Ali Demi”, zonën pranë Teleferikut, Freskun, si dhe disa segmente pranë “Rrugës së Elbasanit”.
DEKLARATË PËR SHTYP”
Sot në mbrëmje, rreth orës 20:30, u stakua linja 110 kV “Tirana 1 – Uzina Traktori” e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST). Brigadat e OST-së, në gatishmëri të plotë, identifikuan menjëherë defektin në shtyllën 48/4, i shkaktuar nga një hark i hapur.
Ndërkohë, nënstacioni Traktora dhe konsumatorët e rëndësishëm u furnizuan me energji elektrike me ngarkesë të kufizuar, në bashkëpunim me OSHEE-në, përmes linjës 110 kV “Elbasan – Ibë – Farkë”.
Menjëherë pas identifikimit të defektit, brigadat e linjave në terren morën masat për riparimin e tij. Paralelisht, grupet e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes manovruan linjat rezervë përmes skemave unazë, me qëllim minimizimin e ndikimit te konsumatorët.
Institucionet me rëndësi të veçantë u furnizuan me energji elektrike brenda pak minutash, ndërsa në disa zona të tjera furnizimi u rikthye brenda rreth 30 minutash.
Në orën 22:09, riparimi i defektit përfundoi dhe linja u rikthye në punë, duke garantuar furnizimin e plotë me energji elektrike për të gjithë konsumatorët.
Probleme me energjinë elektrike në thuajse gjysmën e Tiranës.
Siç bëhet e ditur zona të tëra të kryeqytetit kanë mbetur pa energji elektrike.
Deri më tani janë lagjet në Njësinë 1 dhe 2: Ali Dem, Shkozë, Tregu Elektrik, Sauk, Farkë etj. Dyshohet se është djegur nënstacioni i Njësisë 2.
Ende nuk ka një njoftim në lidhje me ikjen e energjisë elektrike.
Burime zyrtare nga OSHE, thonë qe defekti është i OST linja e tensionit të lartë 110 kv. OSHE thotë që po përpiqet të gjejë zgjidhje alternative për të furnizuar pjesë -pjesë me energji nënstacionet e saj nga linja të tjera!
DEKLARATË PËR SHTYP”e OST

Komentet