VOAL

VOAL

Meta: Bashkë me Teatrin Kombëtar ra çdo iluzion për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri

May 20, 2020

Komentet

Elvi Fundo: SPAK i ka dërguar Veliajt dy fletë-thirrje për tu paraqitur

Gazetari Elvi Fundo në një intervistë për Syri Tv tha se Erion Veliajt i kanë shkuar dy thirrje nga SPAK. Fundo tha se thirrja e parë i kërkonte të paraqitej në datën 10 prill në SPAK, por ishte ditë Bajrami, ndërsa thirrja e dytë i ka shkuar dje ose sot.

Fundo tha se besonte që thirrja në SPAK ka lidhje me inceneratorin e Tiranës, ku hetimet kanë avancuar, ndërsa paralajmëroi se Prokuroria Speciale ka nën hetim të tjerë drejtorë të Bashkisë së Tiranës.

“Janë drejtorë në detyrë që po hetohen nga SPAK, ndërsa Veliaj po i mban në detyrë. Ka materiale të tjera që implikojnë drejtorët e Veliajt dhe këtë të fundit në afera korruptive, të cilat do të publikohen. Është një mal korrupsioni në bashkinë e Tiranës”, tha ai.

Argita Malltezi: Nuk kam dyshim që do e fitojmë këtë betejë! A do futem në politikë? Nuk do hezitoj të bëj atë që duhet

Argita Malltezi u shpreh sot gjatë konferencës për shtyp se për çështjen e masave të sigurisë për liderin e opozitës, Sali Berisha dhe për Jamarbër Malltezin, do i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese.

“Unë sot nuk kam asnjë dyshim për kapjen e sistemit të drejtësisë në të gjithë zinxhirin e saj. Për kapjen e Gjykatës së Lartë, për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Por është detyrë e secilit prej nesh të besojmë dhe të shpresojmë për normalitetin.

Ne betejat i bëjmë dita-ditës. Kjo është një betejë për ta fituar.  Do fitojmë njëherë këtë betejë dhe nuk kam asnjë dyshim që do fitojmë, pavarësisht se cilat do jenë modalitetet dhe ulje-ngritjet që do kemi,” tha Malltezi.

E pyetur nëse do futet në politikë, ajo tha se nuk do hezitojë të bëjë atë që duhet bërë.

“Unë nuk kam thënë në mënyrë kategorike jo ndonjëherë, kam thënë që politika nuk është në planet e mia të ardhshme. Unë mendoj se kontributi i gjithsecilit mund të jetë edhe pa u angazhuar në politikë, duke mbështetur kauza të caktuara. Kuptohet që unë jam një njeri i angazhuar politik për shkak të rrethanave familjare.

Për sa i përket rrethanave, unë nuk do të hezitoj të bëj atë që duhet të bëj,” theksoi Malltezi.

“Edi Rama dëshiron t’i marrë zgjedhjet pa luftuar. Sigurisht Edi Rama e di se tashmë ka përballë një opozitë të vërtetë. Iku koha kur opozita blihej në pazare të fshehta. Kjo është një betejë e vërtetë dhe Rama e ka të pamundur të përballet.

Koha do e tregojë nëse PD do ngrihet në vitalitetin e nevojshëm për të përballur këtë regjim që duhet shkulur me çdo mjet” deklaroi ajo.sn

Gazetari pyet drejtorin e Policisë për Ervis Martinajn, Rrumbullaku nuk përgjigjet dhe braktis konferencën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për mediat, ka sqaruar operacionin, ku janë arrestuar disa efektivë, të dyshuar në përkrahje të personave që ndihmojnë në trafikimin e klandestinëve.

Në këtë konferencë, Rrumbullaku u pyet nga gazetari i News 24 Igli Çelmeta për fatin e Ervis Martinaj, ndërsa përgjigja e tij ishte aspak dinjitoze.

Gazetari Igli Çelmeta: Drejtor Rrumbullaku, a keni dijeni se deri ku kanë shkuar hetimet në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt?

Muhamet Rrumbullaku: Po kam një përgjigje për ju. Lëri dhe kolegët e tjerë të bëjnë ndonjë pyetje. Mirupafshim.

(Balkanweb)

Shtyhet seanca në Apel, Salianji: Kam prova që denoncimi është i saktë! Ja çfarë do të paraqes më 24 prill

Deputeti i PD Ervin Salianji, në fjalën e tij për gazetarët pas shtyrjes së seancës për rastin “Babale” në Apel, u shpreh se ka prova shkencore se i gjithë denoncimi është 100 përqind i vërtetë.

Ai u shpreh se institucionet shmangën hetimin për zyrtarët përfshirë edhe hetim pasuror.

Salianji shtoi se të gjitha detajet do të shpërfaqen në seancën e datës 24 prill

“Është një denoncim i bërë nga trafikanti Geron Xhafaj. Ne kemi prova shkencore sesi është 100 përqind i vërtetë denoncimi dhe sesi institucionet kanë shmangur hetimet për Geron Xhafajn dhe Fatmir Xhafajn dhe që nuk iu janë sekuestruar pasuritë.

Besoj se detajet do të jepen më datë 24 prill. Unë nuk sulmoj personalisht asnjë gjyqtar. Gjyqtari Artan Gjermeni është në përgjime të Prokurorisë italiane, që ishte shërbëtor i fëlliqur i një anëtari të një bande në Lushnjë”, u shpreh Salianji.bw

“Kushtetuesja u asgjësua me votën e PS-së në Kuvend”- Bardhi: Rama i përdor institucionet e drejtësisë dhe SPAK-un vetëm për propagandë

Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike, Gazmend Badhi ka dhënë një deklaratë për mediat, pasi mazhoranca votoi kundër dërgimit të mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Bardhi tha se sot Gjykata Kushtetuese u asgjësua me votë të PS në Kuvend, e sipas tij tanim çdo qytatar i icl është duke zbatuar një vendim gjykate, i lind e drejta të mos e zbatojë më.

Ai theksoi se Rama e përdor Reformën në Drejtësi vetëm për propagandë dhe në rastet kur i pëlqejnë vendimet, në të kundërt i trajton si letër higjenike.

 

Gjykata Kushtetuese u asgjësua me votë të PS në Kuvend. Cdo qytetar që është duke zbatuar një vendim gjykata, i lind e drejta të mos e zbatojë.

Ka rënë sistemi i vlerave dhe parimeve të shtetit  ligjor.

Nëse një qytetari i rrëmbehet prona dhe e dërgon çështjen në Kushtetuese, ku i jepet e drejta dhe më pas është në dorë në Ramës, të zbatohet apo jo.

Ditë shumë trishtë për kushtetutshmërinë, republikën dhe shtetin shqiptar.

Kushtetuesja  nga sot paguhet kot. Vendimet e tyre  merren dhe hidhen në kosh. Ata normal që nuk kanë koment, kur kanë parë vendimet e Ramës.

Mos  e vini në siklet kot kryetarin e Kushtetueses. Nga sot ata janë pa punë, sepse nuk kanë asnjë vlerë.

Unë i kam respektuar vendimet e drejtësisë edhe kur nuk më kanë pëlqyer. Mund të kem dhënë mendimin e tim, por asnjëherë nuk e kam vënë në mëdyshje vendimet e tyre.

 Ky njeri e përdor Reformën në Drejtësi vetëm për propagandë dhe për rastet kur i pëlqejnë vendimet e tij. Kur nuk i pëlqen, i trajton institucionet si letër higjenike” tha Bardhi.

E teksa u pyet në lidhje me rritje e mundshme të pagave për anëtarët e Kushtetueses, Bardhi me ironi tha se për këtë pyesni Bashën, pasi ky i fundit ka shprehu gatishmërinë për ta votuar.

Për këtë pyesni Bashën, sepse ai ishte gati për ta votuar. Për ne Kushtetuesja qëndron në majën e pagave, por nga sot e morën vesh që e marrin kot dhe atë pagë që marrin” shtoi ai. gsh

Lubonja komenton raportin e ‘Freedom House’: Nuk kam parë vend në botë me kryeministër që ka ERTV, ky është skandal!

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar raportin për median të ‘Freedom House’ ku thotë se gjendja në vendin tonë është shumë rëndë.

Ai u shpreh në studion e emisionit  ‘Open’ në News24, se nuk ka parë në ndonjë vend të botës që kryeministrat të kenë një televizion si ERTV-ja e Edi Ramës.

Lubonja e cilëson skandal një gjë të tillë, ndërsa thotë se shoqatat të cilat duhej të vinin alarmin, nuk reaguan.

 

 “Nëse iu kujtohet tv kombëtare nuk kishin të drejtë të ishin pronë e një individi të vetëm. Unë nuk kam parë një vend në botë që të ketë kryeministri një Ertv. Ky është një skandal që duhet të vinte në alarm gjithë këto shoqata dhe nuk ndodh gjë. Ndërkombëtarët vijnë rreth e rrotull dhe thonë ke dy hapa mbrapa. Këtu është skandal me median. Mjafton të shikosh sjelljen e Edi Ramës.

Për të gjitha këto skandale, jo Xhaçka, jo inceneratorët, jo drejtorët e Bashkisë dhe dalin sikur i kanë shpikur ne,  mediat, ndërkohë që mediat nuk kanë bërë detyrën pasi janë të kapura nga gjithë ky sistem që kontrollohet prej tyre. Nuk ka njeri që nuk e di që Bashkia ka fondin kryesor të korruptimit të medias pasi ajo ka fondet më të mëdha. Ka disa që thonë është më mirë se në kohën e Berishës. Me këtë mbahen! Ata që mbrojnë Ramën nuk thonë dot se ky është burrë i mirë, ndërkohë që thonë është më mirë se Berisha. Gjendja është më e rëndë edhe sa i përket korrupsionit”, tha Lubonja.

Korrupsioni në Bashkinë e Tiranës, policia merr në mbrojtje hajdutët

Qytetarët janë mbledhur në një protestë masive para bashkisë Tiranë, ku kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Erion Veliajt.

Me thirrjet, ‘qytetarë çlironi bashkinë, bashkia është e juaja, merrni në dorë fatin tuaj…’, qytetarët janë përplasur me policinë e shteti e cila ka blinduar bashkinë e duke marrë në mbrojtje hajdutët.

Këshilltarët e opozitës kanë kërkuar mbledhje urgjente, por Erion Veliaj ka refuzuar, madje nuk i lejon as të futen në godinë të zgjedhurit e popullit të Tiranës.

Image

Kujtojmë se kupola drejtuese e bashkisë së Tiranës ndodhet në burg për korrupsion me aferën “5D”, ku njerëzit e besuar të Erion Veliajt ndërkohë që punonin si drejtorë përlanin taksat e qytetarëve duke i dhënë tendera kompanisë së tyre.

Kjo është hera e parë që qytetarët ngrihen në një protestë kaq masive kundër një kryebashkiaku në 33 vite pluralizëm në Shqipëri.

Kjo sepse Erion Veliaj është i pari kryebashkiak që ka ndërtuar një skemë të tillë korrupsioni në në një bashki.

Image

Image

Masakra e Peshkëpisë, Braçe: Autorët dihen, drejtësia e re të hetojë ngjarjen deri në detaje

Deputeti i PS Erion Braçe, në fjalën e tij në parlament, ka kujtuar ngjarjen e rëndë të masakrës së Peshkëpisë.

Braçe theksoi se kjo ngjarje kurrë nuk është hetuar siç duhet dhe se institucionet e kohës nuk kanë bërë mjaftueshëm, për të zbardhur vrasjet e dy ushtarakëve shqiptarë. Braçe tha se autorët e ngjarjes dihet dhe se drejtësia e re duhet të zbardhë gjithçka.

“30 vjet më parë, si sot, një organizatë e shpallur terroriste nga Greqia, mori përsipër sulmin e armatosur në postën e Peshkëpisë. Gjatë sulmit mbeten të vrarë dy ushtarakë shqiptarë dhe u lënduan edhe disa të tjerë. Organizata terroriste MAVI mori përsipër sulmin. Kjo çështje nuk është hetuar në detaje. Ngjarja ka persona të njohur të përfshirë gjerësisht, që mbështeten dhe nga politika. Një vit më pas ka pasur tjetër sulm në një tjetër postë. Ngjarja nuk u pasua me viktima. Greqia në atë kohë vuri para përgjegjësisë disa persona, shtetas shqiptarë dhe grekë, por u vunë në akuzë vetëm për armëmbajtje pa leje.

Autoritetet shqiptare nuk kanë këmbyer asnjë letër-porosi me shtetin grek në atë kohë. Personat janë të njohur dhe unë e kam foton e tyre, kjo është. Institucionet shqiptare nuk kanë dërguar asnjë letër-porosi për të vijuar hetimet. Kjo ngjarje nuk u mor seriozisht. Drejtësia e re të merret seriozisht me këtë ngjarje. Duhet të ndërtojmë raporte fqinjësie me shtetin grek, duke vendosur drejtësi. Nuk mundet që njerëz që janë terroristë në Greqi, të vijnë në Shqipëri dhe jo vetëm që janë brenda ligjit, por edhe dominojnë skenën politike”, deklaroi Braçe.

(Balkanweb)

Kosova i pranon pesë kamionë ushtarakë donacion nga Gjermania

Dy ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës duke qëndruar pranë kamionëve ushtarakë që Gjermania ia dhuroi Kosovës të enjten, 11 prill.

Kosova i ka pranuar të enjten në një ceremoni në Prishtinë pesë kamionë ushtarakë në vlerë rreth tre milionë euro si mbështetje nga Gjermania.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se kjo ndihmë do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“[Donacioni prej] 2.7 milionë eurosh që pranuam sot janë në vazhdën e donacioneve prej 3.5 milionë eurove që pranuam vitin e kaluar nga Republika Federale e Gjermanisë”, tha Maqedonci.

Ai tha se Gjermania ka luajtur rol të “jashtëzakonshëm” në rritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Mbështetja me automjete ushtarake për forcën është vetëm njëra nga fushat ku gjermania kontribuon ndjeshëm për sigurinë e vendit tonë”, shtoi ai.

Përveç pesë kamionëve donacion, Kosova do t’i blejë edhe 10 kamionë të tillë ushtarakë gjermanë me mjete nga buxheti i vet, sipas ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde.

“Dua ta theksoj edhe sot se marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera… bashkëpunimi me FSK-në po bëhet çdo herë e më i ngushtë, posaçërisht në fushën e sigurisë”, tha Rohde.

Kamionët ushtarakë HX3, sipas kompanisë gjermane që i prodhon Rheinmetall, shërbejnë për të kryer operacione taktike dhe logjistike në kushte sfiduese dhe në terrene të vështira.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, duke ia dorëzuar çelësat një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë një ceremoni në të cilën Kosova i pranoi pesë kamionë ushtarakë donacion nga Gjermania, të enjten më 11 prill.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, duke ia dorëzuar çelësat një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë një ceremoni në të cilën Kosova i pranoi pesë kamionë ushtarakë donacion nga Gjermania, të enjten më 11 prill.

Në buxhetin e Kosovës për vitin 2024, të miratuar fundin e vitit të kaluar, Ministrisë së Mbrojtjes i është ndarë buxhet në vlerë prej 153.049.911 eurosh.

Kosova i ka shtuar përpjekjet për të blerë armatim dhe pajisje të tjera këtë vit. Në fillim të janarit, Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka bërë kërkesë që të blejë raketa Javelin në vlerë prej 75 milionë dollarësh.

Kjo vjen në një kohë tensionesh të rritura mes Kosovës dhe Serbisë.

Muajin e kaluar, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e akuzoi Serbinë për dërgimin e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit të saj me Kosovën.

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës duke qëndruar pranë kamionëve ushtarakë që Gjermania ia dhuroi Kosovës gjatë një ceremonie në Prishtinë, të enjten më 11 prill.

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës duke qëndruar pranë kamionëve ushtarakë që Gjermania ia dhuroi Kosovës gjatë një ceremonie në Prishtinë, të enjten më 11 prill.

Në janar, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës bëri të ditur se ka bërë kërkesë për blerjen edhe të armëve të tjera, përveç 246 raketave kundërtanke të tipit Javelin.

FSK-ja është në një process të shndërrimit në Forcë të Armatosur të Kosovës, i cili nisi në dhjetor të vitit 2018, kur Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore, për të ndryshuar mandatin e saj.

Ky proces është planifikuar të zgjasë dhjetë vjet – deri në vitin 2028.

Forca e Sigurisë e Kosovës aktualisht ka rreth 2.500 pjesëtarë. Pas periudhës së tranzicionit, ky numër pritet të rritet në më shumë se 7.500 dhe do të përfshijë anëtarë aktivë dhe rezervë.

Raporti: Me këto ritme, të përndjekurit do dëmshpërblehen pas 30 vitesh

Ish-të përndjekurit, që sipas legjislacionit vendas kanë përfituar dëmshpërblim, do të duhet të presin të paktën 3 dekada për të marrë plotësisht atë që u është llogaritur dhe takon.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) vëren se, nëse do të ecet me këto ritme ku çdo vit miratohet në buxhet një shumë e papërfillshme në raport me totalin, mbyllja e këtij kapitulli do të jetë shumë afatgjatë.

“Vlera e detyrimit të mbetur për ish të përndjekurit politik deri në fund të viti 2022 është 29.88 miliardë lekë (290 mln euro) dhe nëse buxhetimi dhe çelja e fondit për ish të përndjekurit do të vazhdojë me këtë ritëm apo më të ulet, ky detyrim do të mund të shlyhet mesatarisht pas rreth 30 vitesh” nënvizon raporti.

Për vitin 2024, shuma e miratuar për këtë kategori është 1 miliard lekë.

Mënyra e kompensimit për ish të përndjekurit ka ndryshuar vazhdimisht që nga koha e qeverisjes së djathtë e deri më sot.

Në vitet 2009-2018, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në atë kohë ishin mbi 13 mijë dosje të miratuara të aplikuara nga ish të përndjekurit politikë. Kategoritë që përfitonin këtë dëmshpërblim ishin të ndara në parësore dhe dytësore.

Për parësorët në ato vite u miratua dhënia e 8 kësteve me shuma 1 milionë dhe jo më i vogël se 100 mijë lekë teksa u kërkua që të shtohej edhe një këst i nëntë për shkak se kishte ende dëmshpërblim të pashpërndarë për disa raste.

Ritmi i pagesave ka ardhur në rënie nga viti në vit. Kështu nga viti 2010 deri në vitin 2014, janë shpërndarë 7.9 miliardë lekë. Më pas nga viti 2014 deri në vitin 2018, janë shpërndarë 9.1 miliardë lekë. Në vitet 2019 dhe 2020 shuma e dhënë ishte 2.19 miliardë lekë.

Nga viti 2021 përfshirë planifikimin e bërë për këtë kategori në buxhetin e vitit 2024 fondi në total është pak më shumë se 4 miliardë lekë. Pra në total janë rreth 23 miliardë lekë të shpërndara për këtë kategori dhe mbetet akoma më shumë se gjysma ende e pashlyer.

Këto janë pagesa të kryera cash nga buxheti i shtetit teksa ndër vite ka pasur edhe forma të tjera të lidhura me avancim privatizimi me bono privatizimi, ku për herë të fundit kjo shumë e raportuar ishte në vitin 2018 dhe llogaritej në gati 34 milionë dollarë./MONITOR

Këlliçi: Të nxjerrim nga zyra Veliajn, kreun e organizatës kriminale ‘5D’

Belind Këlliçi, drejtues politik për degën e PD-së së Tiranës, përmes një postimi në rrjetet sociale i ka drejtuar një apel qytetarëve që të bashkohen në protestën që do të mbahet ditën e enjte, në orën 11:00, para Bashkisë së Tiranës.

Ndërsa e cilëson Veliajn si kreun e organizatës kriminale ‘5D’, Këlliçi shprehet se ai ka marrë peng zyrën e Kryebashkiakut dhe e ka vjedhur me paratë e korrupsionit të tij.

“Nesër, e enjte, ora 11:00, sërish në protestë përpara Bashkisë Tiranë.

Të nxjerrim Erion Veliajn, kreun e organizatës kriminale 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, nga zyra që ka marë peng dhe e ka vjedhur me paratë e korrupsionit të tij!”, shkruan Këlliçi.sn

Genc Burimi: Pse mbahet sekret vizita e Edi Ramës në Paris?

Analisti Genc Burimi në një lidhje live me Skype në rubrikën Opinion në News24 deklaroi se kryeministri Edi Rama do të vizitojë Parisin për pak ditë, ku do takohet me presidentin francez Emanuel Macron.

Burimi thekson se i bën përshtypje fakti që mediat e Tiranës nuk kanë dhënë informacione për këtë vizitë, e cila është tepër e rëndësishme. Për Burimin, ka disa arsye se përse vizita në Francë e Ramës po mbahet sekret.

‘Rama do pritet me ceremoni shtetërore në Elize. Nuk e di pse e mbajnë sekret vizitën e Ramës? Shërbimet diplomatike janë detyruar që të çojnë ftesë për diasporën dhe prandaj e kuptova se kryeministri ynë do vizitojë Parisin. Arsyeja pse Rama nuk do ta bëjë publike vizitën besoj se është edhe për shkak të vizitës së Vuçiç në Paris përpara disa ditësh. Ndoshta kjo vizitë e Ramës është vendosur në moment të fundit, me qëllim që të balancohet vizita e Aleksandër Vuçiç. Edi Rama ndoshta do thotë pse ju nuk e dinit këtë vizitë? Por, mungesa e informacionit për media më bën përshtypje.

Këtë herë ceremonia do jetë ushtarake. Ndoshta arsyeja tjetër mund të jetë sepse mund t’i frikësohen diasporës, pasi besoj e keni vënë re që dalin me pankarta ‘Poshtë qeveria etj’. Ndoshta për të ndaluar propagandën antiqeverisë shqiptare. Unë doja ta mbyllja me shprehjen se a nuk është mosinformimi një lloj dezinformimi?’, deklaroi Burimi.


Send this to a friend