VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mesiq kundër ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi: Mund të sjellë një luftë të re

By | October 18, 2018
blank

Komentet

blank

Studiuesit flasin për “DW”: Drejtësia e re nuk ka dhënë drejtësi, të paprekshmit mbeten të paprekshëm

Drejtësia e re në Shqipëri po hyn në etapën e dytë: një sistem i spastruar nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe ndëshkimit të korrupsionit në nivele të larta. Po a ka dhënë drejtësi, drejtësia e re?

BE dhe SHBA synojnë që në Shqipëri të vendoset një sistem gjyqësor me integritet, të pavarur, të qëndrueshëm dhe me më shumë rezultate, prandaj e kanë mbështetur fuqimisht këtë reformë me ekspertizë dhe fonde.

BE e sheh si këtë si plotësim nga Shqipëria të një kushti thelbësor për progres në procesin e pranimit të saj në familjen europiane. Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, tha së fundi se “reforma në drejtësi mbetet përparësia kryesore e BE. Ne duam ta shikojmë Shqipërinë më pranë BE.”

Kurse SHBA sheh në një sistem drejtësie me integritet mburojën ndaj korrupsionit që e konsideron “cënim të sigurisë kombëtare ndaj SHBA, ndaj miqve dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe Shqipërinë”.

Garancitë e amendamenteve kushtetuese

Një sistem i tillë gjyqësor me integritet, pavarësi dhe më shumë rezultate ka si parakusht garancitë që japin amendamentet kushtetuese, që i hapën rrugën zbatimit të reformës, në fundkorrikun e vitit 2016 dhe jetësimit të institucioneve të reja.

Në një analizë të sapopublikuar të Institutit për Studime Politike (ISP) për rezultatet, problematikat dhe sfidat e reformës në drejtësi në Shqipëri, amendamentet kushtetuese cilësohen të “paqëndrueshme dhe të hartuara me nxitim, gjë që e dëshmojnë 15 ligje të korrigjuara, nga i njëjti Parlament, tri-katër herë brenda një periudhe 2-3 vjeꞔare” – vë në dukje studimi.

“Reforma në drejtesi mbetet zhvillimi më pozitiv në Shqipërinë e dy dekadave te fundit. Por ndërkohë pesë vitet e zbatimit të saj të deritanishëm treguan që baza ligjore dhe pritshmëritë nga kjo reformë u ndërtuan mbi të dhëna jo të sakta, të mbështetura më shumë tek pasioni dhe vullneti për ta kryer reformën sesa në kapacitetet e Shqipërisë për reforma të tilla kaq të thella dhe horizontale,” – thotë për DW, prof. Afrim Krasniqi, drejtor i ISP.

Ai thekson që të dhënat e pasakta ꞔuan në situata të tilla ku prej vettingut u penalizua “një numër më i madh subjektesh nga ai që pritej, procesi i verifikimit të tyre nga institucionet e vettingurt mori dy herë më shumë kohë nga sa ishte parashikuar, pengesat politike dolen më të mëdha sesa ishin menduar dhe burimet njerëzore rezultuan të pamjaftueshme,”

Kurse prof. dr. Aurela Anastasi, konstitucionaliste, mendon ndryshe si për amendamentet kushtetuese ashtu edhe për burimet njerëzore. “Amendamentet kushtetuese të fundkorrikut 2016 janë themeli i Reformës në Drejtësi. Ato kanë dëshmuar të jenë efikase për një ndryshim rrënjësor të sistemit të drejtësisë dhe rindërtimin e tij sipas modelit më të ri europian. Amendamentet kushtetuese sollën parime dhe rregullime të detajuara lidhur me garancitë kushtetuese për pavarësinë e gjyqësorit dhe integritetin e gjykatësit,” thotë ajo për DW.

Aurela Anastasi vë në dukje që “amendamentet kushtetuese shndërrohen në garanci për të siguruar qëndrueshmërinë e sistemit të drejtësisë kur ato vihen në jetë, kur bëhen reale nga institucionet zbatuese. Ndërkohë që ka patur segmente në institucione dhe individë që kanë synuar jo vetëm të mos i zbatojnë por madje t’i ꞔbëjnë ato.”

“Ngrehina e sistemit të drejtësisë së re nuk mund të zëvendësohet pasi kjo do të ishte shmangie nga modelet më të mira bashkëkohore europianiste. Është koha të punohet me më shumë zell nga të gjitha institucionet dhe faktorët, përfshirë edhe ata politikë, për të cilët këto ndryshime janë një platformë e mirë për t’u vetëpastruar,” thotë Aurela Anastasi.

Lidhur me burimet njerëzore ajo mendon se “mungesa e burimeve të përgatitura njerëzore në Shqipëri është një nga mitet e ngritura për reformën në drejtësi. Ajo ꞔfarë mungon në Shqipëri nuk janë burimet njerëzore por kandidatët për institucionet e reja pasi aplikojnë shumë pak. Kjo bazohet në të dhënat statistikore: në Shqipëri ka sot 11 mijë avokatë të licensuar, të cilët për të kandiduar kërkojnë garanci për një garë të ndershme, pa ndërhyrje të paligjshme politike,” thotë për DW konstitucionalistja Anastasi.

Qasje pragmatike në një terren të vështirë politik

Etapa e parë e zbatimit të reformës në drejtësi ka ecur në një terren të vështirë mosmarrëveshjesh, kundërshtish, kompromisesh politike mes palëve, qasjesh praktike dhe pragmatike.

“Prioriteti për të ngritur institucionet e reja, që reforma të niste funksionmin e saj, doli më i rëndësishëm sesa procedurat strikte kushtetuese dhe standardet e vetë reformës” thotë Afrim Krasniqi,

Ai vë në dukje që “për një një numër të madh postesh në institucionet e reja u lejua konkurrimi vetëm me një ose dy kandidatë, kur sipas amendimeve kushtetuese duheshin të paktën tre të tillë. Zgjedhja e anëtarëve në dy institucionet e vettingut, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, (KPK) dhe Kolegjin e Pavarur të Apelimit, (KPA) u bë mbi bazën e besimit politik për hir të konsensusit politik mes palëve, gjë që doli kundër premtimit se zgjedhja do të bëhej sipas meritës dhe jashtë ꞔdo ndikimi politik. Por aktet pragmatiste janë të nevojshme në një reforme që kërkon konsensus dhe ndërveprim të gjerë” thotë Afrim Krasniqi.

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf në një prononcim për mediat, tha ditët e fundit se ” reforma në drejtësi kërkon gjithë mbështetjen, qasjet pragmatike dhe praktike mund të ndihmojnë institucionet që të vendosin të ꞔojnë përpara arkitekturën e re të reformës, e cila ka nevojë të vazhdojë të ecë përpara.”

Në zemër të arkitekurës së re vazhdon të mbetet vettingu i gjykatësve dhe i prokurorëve. Deri tani ai ka nxjerrë jashtë sistemit 155 gjykatës dhe prokurorë në bazë të tri kritereve: burimit të pasurisë, lidhjet me krimin e organizuar dhe aftësive profesionale ndërsa 286 te tjerë i ka vlerësuar për të qëndruar në sistemin e Drejtësisë së re. Vettingu do të vazhdojë me skanimin edhe të rreth 410 gjykatësve dhe prokurorëve të tjerë.

A ka dhënë drejtësi, drejtësia e re?

Kjo është një pyetje thelbësore në kontekstin e qasjeve dhe të praktikave pragmatiste që kanë qenë efikase edhe pse kanë rënë ndesh me procedurat e miratuara kushtetuese apo që kanë kompromentar parimet kushtetuese të transparencvs dhe meritës.

“Në pesë vitet e fundit në Shqipëri është kryer reformimi i drejtësisë por drejtësia e re nuk ka dhënë ende drejtësi. Nuk ka ende një drejtësi funksionale që t’i japë fund korrupsionit dhe klientelizmit , nuk ka ende garanci që kushdo që shkel ligjin do të përballet me drejtësinë, pavarësisht pozitës shtetërore, politike, financiare apo sociale” thotë prof. Afrim Krasniqi.

Ai thekson që “institucionet e drejtësisë së re, në veꞔanti Struktura e Posaꞔme Antikorrupsion, (SPAK) nuk kanë dhënë prova që nuk do të tolerojnë korrupsioin në nivele të larta. Ende drejtësia e re nuk ka arritur tek “të paprekshimit e korruptuar” në të tilla nivele”.

“Kjo është edhe sfida kryesore për institucionet e reja të drejtesisë në pesë vitet e ardhshme, e cila nuk ndërvaret më nga zhvillimet politike por nga aftësia e sistemit të ri për të pasur qasje e sjellje te ndryshme shume më pozitive dhe më profesionale sesa sistemi i vjetër i drejtësisë” thotë Afrim Krasniqi./DW

blank

Shqipëria e treta në Europë për aplikimet për azil të fëmijëve, më e preferuara Franca

Edhe pse në një vit pandemik, që kufizoi udhëtimet, mbi 2 mijë fëmijë nga Shqipëria aplikuan për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, dhe Zvicër. Të dhënat u publikuan nga Eurostat, në raportin e fundit për aplikimet për azil nga fëmijët (personat nën moshën 18 vjeç).

Aplikimet nga Shqipëria përbënin 12% të totalit nga shtetet Europiane (jo anëtarë të BE-së). Në vend të parë është Turqia (24% të aplikimeve totale nga Europa) dhe Rusia (23%). Të dy këto shtete kanë një popullsi shumë më të lartë se vendi ynë, duke bërë që Shqipëria të jetë rekord për aplikimet për azil të fëmijëve në raport me popullsinë.

Në vend të katërt është Moldavia me 10% dhe më pas renditet Serbia me 8%.

Franca, më e preferuara për fëmijët shqiptarë

Sipas Eurostat, në total kishte 2,125 aplikime nga fëmijët shqiptarë në vendet e BE-së dhe Zvicër në 2020-n (nga të cilët gati 83% ishin nën 14 vjeç). Në krahasim me vitin e mëparshëm aplikimet kanë rënë rreth 3 herë për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Destinacioni kryesor i aplikimeve të fëmijëve është Franca, që njihet si një shtet me praktika më sociale. Në 2020-n, ai përbënte 44% të totalit të aplikimeve, e ndjekur nga Gjermania, 22.6%, Greqia 11.3%, Belgjika 6.8%, Italia (5.8%), Suedia (3.7%).

Në vitin 2019, rreth 10% e aplikimeve nga fëmijët u bënë në Mbretërinë e Bashkuar, por në 2020-n, Eurostat nuk ka raportuar të dhëna për shtetin që ka dalë tashmë nga BE-ja.

Aplikimet e fëmijëve shqiptarë për azil në 2020-n zinin 34.3% të totalit, sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor.

Aplikimet në total

Sipas Eurostat, në vitin 2020, rreth 129.6 mijë fëmijë (persona nën 18 vjeç) paraqitën një kërkesë për herë të parë për azil në BE që korrespondon me 31% të numrit të përgjithshëm të kërkesave për herë të parë të azilit të regjistruar në BE. Midis atyre fëmijëve, 10% ishin të mitur të pashoqëruar që korrespondonin me 3% të numrit të përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë.

Në të gjithë Shtetet Anëtare të BE-së, përqindja e fëmijëve në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë ndryshonte në vitin 2020 nga 54% në Gjermani në 6% në Sllovaki, ndërsa pjesa e të miturve të pashoqëruar në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve për herë të parë ishte më e larta në Bullgari (23%) dhe më e ulëta në Spanjë (0,1%). Në Çeki, Estoni, Letoni, Lituani dhe Hungari nuk u regjistrua asnjë aplikim nga të miturit e pashoqëruar nuk u regjistrua në vitin 2020.

Në lidhje me vendin e shtetësisë së aplikantëve të mitur për herë të parë të azilit në vitin 2020, më shumë se gjysma (52%) e fëmijëve kishin një shtetësi të një vendi aziatik, 22% afrikane, 13% nga Amerika dhe 9% kishin një shtetësi europiane nga një vend jo i BE-së. Siria, (me 25% të numrit të përgjithshëm të fëmijëve që kërkojnë azil për herë të parë) ishte shtetësia kryesore e azilkërkuesve të mitur për herë të parë në 2020.

Pjesa e të miturve të pashoqëruar në numrin e fëmijëve që kërkojnë azil për herë të parë nga kontinenti ishte 15% për Azinë dhe 11% për Afrikën, ndërsa kjo pjesë ishte e barabartë me 2% për Evropën (jo-BE) dhe 1% për Amerikën. Në vitin 2020, vendi kryesor i shtetësisë së aplikantëve të azilit që konsiderohen të mitur të pashoqëruar ishte Afganistani (41% e totalit të BE-së të të gjithë aplikantëve që konsiderohen të mitur të pashoqëruar)./Monitor

blank

Identifikohen të gjitha viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci, familjarët presin sot mes dhimbjes e lotëve 10 trupat e pajetë

Janë identifikuar të gjitha viktimat e aksidentit tragjik, që ndodhi të dielën në Kroaci, ku një autobus i linjës Frankfurt-Kosovë doli nga rruga dhe u rrokullis, duke iu marrë jetën 10 pasagjerëve dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Autoritetet në Kosovë thanë se po vazhdojnë bashkërendimin me autoritetet kroate për të ndihmuar të plagosurit, të cilët vazhdojnë të trajtohen në spitalin e qytetit Slavonski Brod të Kroacisë.

Viktimat tashmë janë identifikuar dhe siç ka njoftuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, deri ditën e martë pritet të kryhet autopsia dhe trupat e të ndjerëve të kthehen në Kosovë.

Komuna e Gjakovës me rrethinë është ndër më të goditurat nga ky aksident.

Qysh në orët e para të mëngjesit u kuptua se njëri nga shoferët e autobusit të aksidentuar, që kishte ndërruar jetë, ishte nga Gjakova.

Naser Sylmetaj nga Gjakova kishte një vit që po ushtronte këtë profesion në këtë agjenci.

 

Vëllai i Naserit thotë se ai kishte mbajtur familjen me këtë punë dhe nuk kishte ndonjë angazhim tjetër.

Edhe Valentina Zhubi Binakaj nga Deçani e martuar në Gjakovë bashkë me vajzën e saj Erleta Binakaj [nga Gjakova] kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi të madhe për popullin shqiptar.

Xhaxhai i Erletës, Rasim Binakaj, thotë se kjo do të ishte vizita e dytë e mbesës dhe nënës së saj në Kosovë brenda këtij viti, por që fatkeqësisht tashmë po i presin trupat e tyre të pajetë.

Edhe Leonora Gjotaj-Kolmekshaj nga Juniku e martuar në Gjakovë humbi jetën në këtë aksident.

Familja Kolmekshaj në Gjakovë kishte hapur të pamen për familjaren e saj e cila në udhëtim ishte bashkë me dy fëmijët e saj e që për fat të mirë ata shpëtuan.

Në mesin e atyre që nuk i mbijetuan këtij aksidenti ishte edhe Kujtim Kastrati nga Rahoveci.

Familjarët e Kujtimit thonë se ai ishte nisur nga mërgimi për në Kosovë pasi me 6 gusht do të martonte vëllain.

Edhe 18-vjeçarja Anjeza Bellanica nga Rahoveci ishte nisur nga Frankfurti për në vendlindje, por që tragjedia ja la udhëtimin në gjysmë pa arritur dot vendlindjen.

Në mesin e 10 viktimave të aksidentit të tmerrshëm në Sllavonski Brod të Kroacisë, është edhe 55 vjeçari, Hamet Hoxha nga fshati Randobravë i komunës së Prizrenit.

Djali të ndjerit, Valmiri, tregon se babai Hameti i cili prej shumë vitesh jetonte dhe vepronte në Shtutgart të Gjermanisë, ishte i gëzuar që ishte nisur drejt vendlindjes, pa e menduar se atij dhe disa bashkudhëtarëve tjerë do të iu ndodhte më e keqja.

Sevdail Rrustemi nga Podujeva kishte shkuar në Gjermani disa vite më parë, derisa para pak muajsh ai kishte arritur të marrë edhe familjen atje.

Ai ditën e diel ishte nisur bashkë me gruan dhe fëmijët për në Kosovë, por aksidenti i rëndë në Kroaci atij ja mori jetën, derisa gruaja dhe dy fëmijët që për fat të mirë shpëtuan.

Edhe Gjyle Maloku nga Juniku dhe Alinda I. nga Peja ishin ndër viktimat e një prej aksidenteve më të rënda që ka ndodhur në Kroaci.

Të dielën në mëngjes, një autobus nga Kosova u aksidentua në autostradën ndërmjet Zagrebit dhe kufirit të Serbisë afër Slavonski Brodit. Autobusi që ishte në një rrugëtim të rregullt nga Gjermania për në Prishtinë, kishte më shumë se 60 udhëtarë. Autoritetet kroate e përshkruan aksidentin si “një nga aksidentet më të rënda”.

blank

U vra 25 vite më parë, Basha përkujton kolonel Bujar Kaloshin: Ndër nismëtarët dhe organizatorët e proceseve demokratike, model i integritetit dhe patriotizmit

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përkujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tij kolonel Bujar Kaloshin.

Basha thotë se atentati criminal ndaj Kaloshit ishte dhe akti i parë terrorist me prapavijë politike në vitet e para të demokracisë në Shqipëri.

Lideri demokrat e cilëson Kaloshin si një ndër nismëtarët dhe organizatorët e proceseve demokratike, themelues i PD në Lushnje dhe model i integritetit e patriotizmit.

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

25 vjet më parë u ekzekutua në një atentat kolonel Bujar Kaloshi, themelues i Shoqatës Antikomuniste Demokratike, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Kaloshi ishte një ndër nismëtarët dhe organizatorët e proceseve demokratike dhe themelues i PD Dega Lushnjë.

Atentati kriminal ndaj Bujar  Kaloshit ishte akti i parë terrorist me prapavijë politike në vitet e para të demokracisë ndaj një zyrtari të lartë. E përkujtojmë me nderim të thellë Bujar Kaloshin, model i integritetit dhe patriotizmit, dekoruar me titullin e lartë Nderi i Kombit.

blank

Vulin i dyshuari kryesor për krimet në “shtëpinë e tmerrit” në Serbi

Ministri i Mbrojtjes ne Serbi, Aleksander Vulin dyshohet se është i përfshirë në krimin më të madh në Serbi, dyshohet se ai zgjodhi shtëpinë e tmerrit ku u kryem masakrat dhe likuidimet më të mëdha.

Kështu thuhet në dëshminë të cilën thuhet se e ka siguruar një medium serb.

Stacioni televiziv serb Newsmax Adria ka siguruar dëshminë e Marko Miljkoviç ‘Butcher’, bashkëpunëtori kryesor i udhëheqësit të dyshuar të klanit kriminal Veljko Belivuk aka Veljko Nevolja, i cili pretendon se ishte takuar me Ministrin e Brendshëm Aleksandar Vulin.

Në dëshminë e tij, Miljković tha se Vulin zgjodhi vetë shtëpinë në Ritopek, ku klani Belivuk-Miljković kreu numrin më të madh të likuidimeve, transmeton Nova.rs.

Miljković, ndër të tjera, thotë se ai nuk kreu ndonjë vepër penale për të cilën akuzohet, dhe ashtu si vetë Veljko Belivuk, ai vendosi të tregojë për lidhjet e tij me majat e shtetit.

Në fillim të deklaratës së tij, ai deklaroi se ishte takuar me Ministrin e Policisë, Aleksandar Vulin, përmes gjyshit të tij Svetozar Vujačić, i cili është këshilltar i Ministrit.

“Në vjeshtën e vitit 2019, unë takova Aleksandar Vulin në klubin gotik, i cili është një klub nate në rrugën Karađorđeva… Pastaj Vulin më sugjeroi që t’i gjeja një” kuti “jashtë Beogradit për një periudhë të caktuar kohe për nevojat e tyre,” tha Miljkovic në deklaratën e tij.

Ai vëren se nuk u takua kurrë me Ministrin e Mbrojtjes, Nebojsha Stefanovic, por si në deklaratën e Belivuk, Miljkovic deklaron se ai dyshohet se ishte me Presidentin e Serbisë në një apartament në Zvezdara të Beogradit.

‘Vučić më tha atëherë që isha i lirë të takohesha me Aleksandar Vulin dhe të bashkëpunoja me të sepse ai është dora e tij e djathtë … Unë së pari e çova Vulin në dy shtëpi, kjo është shumë e rëndësishme, në bregun e majtë të Danubit, Krnjača, Borča, Dele etj. Ai nuk i pëlqente ato dy shtëpi atje për disa arsye, por arsyeja kryesore ishte sepse unë isha nga ato pjesë, kështu që ata nuk do të na lidhnin. Pastaj e çova në Ritopek, atje ai ishte i kënaqur me gjithçka, me garazhin, ai me entuziazëm më tha se gjithçka i shkon për shtat, ai mori çelësat e garazhit, më saktësisht nga distanca dhe tha se askush nuk vjen në atë garazh ndërsa ata përdorin ajo “.

Sipas Marko Miljkoviq, ai u takua për herë të fundit me Vulin në verën e vitit 2020, kur ministri i kërkoi atij një shërbim në lidhje me presidentin e Gjykatës së Lartë.

“Ai donte që unë t’i sugjeroja Milovan Tadiç që Miksa të organizonte të dashurën e tij Tijana Maksimovic Ajfon për të josh dhe më pas të filmonte presidentin e Gjykatës së Lartë, Aleksandar Stepanoviç, sepse, siç thotë Vulin, ai ‘nuk dëshiron të dëgjojë Shefin. ‘

blank

“Mjaft i solla Kosovës emocione, tani radha e të tjerëve” – Majlinda e konfirmon mbylljen e karrierës në xhudo

Majlinda Kelmendi ka konfirmuar se gara në Lojërat Olimpike Tokio 2020 ishte e fundit në karrierën e saj të shquar në xhudo, duke u larguar nga ky sport në moshën 30-vjeçare.

Majlinda Kelmendi është larguar nga xhudo, duke i dhënë fund një karriere të bujshme si mbase atletja më e madhe shqiptare, raporton Gazeta Express.

Kelmendi, e cila e kishte paralajmëruar pensionimin pas Tokios 2020 në fund të vitit të kaluar përmes trajnerit të vet Driton Kuka, tha se do t’i bashkohet atij në ekipin e trajnerëve për t’i ndihmuar të prodhojë më shumë talente në xhudo.

Ajo pësoi disfatë dëshpëruese në rrethin e parë në kategorinë 52 kilogramë në Tokio, në atë që ishte turneu i saj i fundit në karrierë.

“Për mua kjo ka qenë gara e fundit, nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë do të shkojë kështu. Ishte e shkruar, krejt i kam fituar. I kam sjellë Kosovës mjaft emocione, mjaft lot është radha e tjerëve. Do të jem afër Tonit me u mundu me nxjerrë talente tjera prej Kosovës”, ka thënë Kelmendi.

Kelmendi do të mbahet mend si njëra prej atleteve më të mira shqiptare, grua apo burrë, dhe si sportistja e parë që ia siguroi Kosovës një medalje olimpike, pasi e shkroi historinë në Rio 2016 kur e fitoi medaljen e artë në xhudo në kategorinë 52 kilogramë.

Ajo do të largohet pas një karriere jashtëzakonisht të shquar, si kampione olimpike, kampione botërore (2 herë) dhe kampione kontinentale (4 herë).

Kelmendi i ka fituar 29 medalje të arta në gara të mëdha të xhudos gjatë karrierës, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta.

Pejania do t’i bashkohet klubit të xhudos Ippon në vendlindje për të punuar përkrah njeriut që i ndihmoi t’i arrijë majat e xhudos botërore dhe ta ngrejë flamurin e Kosovës aty nuk askush nuk mundi ta bëjë që prej pavarësimit të shtetit më 2008.

blank

Trajneri Driton Kuka me tre medalje olimpike i takon elitës botërore të xhudos

voal.ch – Driton Kuka, trajneri i Xhudos ka lindur në Peje me 15 shtator 1971.

Pas shpalljes të pavarësisë të Kosovës është trajneri me i suksesshëm në sportin kosovar.

Në klubin e xhudos Ippon nga Peja ka krijuar Kampionen Botërore për juniore Majlinda Kelmendin si dhe një numër te madh xhudistesh që tashmë kane prekur majat botërore në sportin Olimpik te judos.

Driton Kuka tashmë i takon elitës botërore të xhudos. Ai e ka shndërruar Kosovën në forcë botërore të sportit të xhudos.

Nxënësit e Kukës kanë tituj botërorë, evropianë dhe olimpike.

Një ndër xhudistet më të mira të karierës së tij është : Majlinda Kelmendi , i ka dy tituj të botës e një të Evropës për seniorë,

Nora Gjakova ka fituar medaljen e vetme të Kosovës në Lojërat Evropiane, Nora Gjakova ka fituar medaljen e vetme të Kosovës në Lojërat Evropiane, Nora Gjakova ka fituar medaljen e vetme të Kosovës në Lojërat Evropiane dhe sot më 26 Korrik Nora Gjakova fitoi medaljen e tretë olimpike në Olimpiadën botërore Tokio 2020 që po mbahet në Japoni, pas medaljes të artë olimpike të, Distria Krasniqi, të treja sportiste të trajnuara nga Driton Kuka.

Pra, Majlinda Kelmendi, Medalie e Artë Olimpike, Distria Krasniqi Medalje e Artë Olimpike dhe Nora Gjakova Medalje e Artë  Olimpike, pra tre medalje të arta olimpike të Kosovës janë sportiste të trajnuara nga Driton Kuka!

Driton Kuka ka qenë kampion i 8 fishtë në te gjitha Grupmoshat i ish Jugosllavisë, Kampion Ballkanik, medalje e bronztë për të rinj në Evrope dhe medalje e bronzte në Kupa Botërore për te rritur në Hungari me 1991 dhe atëbotë siguroj normën Olimpike për Olimpiadën Barcelona 1992 por për shkak te politikes se Millosheviqit në Kosove u tërhoq nga reprezentacioni i ish Jugosllavisë dhe kështu u desh te mbes pa pjesëmarrje në evenimente te mëdha ndërkombëtare. Pas dështimit te marrjes se nje medalje olimpike në Lodra 2012 Driton Kuka nuk ndalet asnjë moment ai tani bëhet gati per lojërat olimpike Rio2016 ku edhe kishin siguruar normën olimpike Malinda Kelmendi dhe Nora Gjakova tani Driton Kuka ishte gati per te shkruar historinë e sportit kosovar me te nisur garat Majlinda dukej e pa ndalshme duke hedhur kundershtaret pa asnjë problem me të arritur ne finale ajo tashme kishte shkruar historine por qe nuk ishte e kenaqur me medalje te argjentë keshtë që në finale mposhti edhe garuesen italiane Oddete per të marrë medaljen e parë te artë olimpike per shtetin e Kosovës. Në anën tjetër Nora Gjakova kishte fituar luftën e parë por fatkeqsisht ishte lenduar gjate luftes kur me pas ne luften e dytë nuk mundi te luftunte 100% e saj dhe pesoi humbje.

Por lojrat olimpike që po mbahen në Tokoi ku Kosova rrëmbeu edhe dy medalje të arta, duke e çuar në tre medalje të arta të fituara nga Xhudistet e Kosovës të drejtuara nga Driton Kuka i cili bëhet treneri me i suksesshëm i të gjitha kohërave.

blank

blank

Shkruhet historia – Nora Gjakova ia jep Kosovës medaljen e tretë të artë olimpike

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë olimpike, pas e mposhti Sarah Leoine Cysiquen në finale të hënën, duke ia siguruar Kosovën medaljen e tretë të artë olimpike në historinë e saj.

Nora triumfoi ndaj francezes në finale e kategorisë deri në 57 kilogramë, duke e fituar medaljen e parë olimpike në karrierë, raporton Gazeta Express.

Triumfi i 28-vjeçares nënkupton se Kosova i ka fituar tashmë dy medalje të arta në Tokio 2020 dhe tri të arta në historinë e saj në Lojëra Olimpike, që të rija në xhudo.

Është një histori olimpike për sportin kosovar që po shkruhet nga vashat, sepse pas medaljes së parë olimpike në historinë e Kosovës të fituar nga Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike Rio 2016, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i ndoqën hapat e saj në Japoni.

blank

Edhe Nora Gjakova i siguron Kosovës medalje olimpike, lufton për të artën

Nora Gjakova do të luftojë për medalje të artë olimpike në Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi e mundi japonezen Tsukasa Joshida në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë.

Kalimi i Norës në finale nënkupton se ajo do ta fitojë medaljen e parë olimpike në karrierë dhe të tretën për Kosovën në Lojëra Olimpike në përgjithësi, raporton Gazeta Express.

Në finale për të artën xhudistja nga Peja do të përballet me fituesen e duelit tjetër gjysmëfinal Jessica Klimkait dhe Sarah Leoine Cysique.

Kjo ishte fitorja e parë e Gjakovës ndaj Joshidas pas katër humbjeve radhazi në takimet e mëparshme.

blank

Kosova në zi për viktimat e aksidentit në Kroaci

Vendi i aksidentit në Sllavonski Brod në Kroaci, 25 korrik, 2021.

RFE/RL

Në Kosovë është sot ditë zie për viktimat që pësuan të dielën në një aksident rrugor në Kroaci.

Dhjetë vetë me prejardhje nga Kosova humbën jetën dhe mbi dyzet u plagosën kur autobusi me të cilin udhëtonin, doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.

Autobusi me 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Prishtinë.

Në mesin e viktimave është njëri shofer, ndërsa dy nga pasagjerët e plagosur janë të shtrirë në njësi të kujdesit intensiv në Sllavonski Brod.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli të hënën ditë zie në nderim të viktimave, ndërsa ndërpreu vizitën në Japoni për shkak të aksidentit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi të dielën mbrëma të plagosurit në Sllavonski Brod.

“Kjo fatkeqësi, kjo tragjedi është tejet e rëndë për ne”, tha Kurti.

Të gjithë të mbijetuarit e aksidentit ndodhen ende në Kroaci. Mësohet se autoritetet e Kosovës dhe ato të Kroacisë po punojnë për organizimin e sjelljes në Kosovë të udhëtarëve të palënduar dhe të atyre me lëndime të lehta.

Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh, tha se disa të lënduar lehtë do të lirohen gjatë ditës së sotme nga spitali.

“Të gjithë të përfshirëve në këtë ngjarje tragjike do t’iu ofrohet ndihmë psikologjike”, tha ai.

Autoritetet thanë se shoferi që po voziste autobusin, u ndalua nga policia.

“Ai [shoferi] tha se e mori gjumi për një moment”, tha zëvendësprokurori lokal, Sllavko Pranjiq.

“Kam parë të plagosur, kam parë të vdekur, kam parë gjithçka”, tha Ramo Gashi, njëri nga pasagjerët, për televizionin kroat HRT.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, tha se është “i trishtuar” dhe “i pikëlluar” nga ngjarja, ndërsa u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave dhe popullit të Kosovës.

Presidenti kroat, Zoran Millanoviq, gjithashtu shprehu ngushëllime dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë publikoi numrin e telefonit: +383 (0) 38 200 76 000, si kontakt për të gjithë ata që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve në Kroaci.

Dhjetëra qytetarë ndezën qirinj të dielën në mbrëmje para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në nderim të viktimave të aksidentit.

blank

Kurti viziton të lënduarit: Ngushëllime familjarëve të atyre që humbë jetën dhe faleminderit kryeministrit Plenkoviq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për media pasi ka vizituar të lënduarit në aksidentin që mori jetën e 10 mërgimtarëve në Slavenski Brod të Kroacisë.

Kurti ka falënderuar kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq dhe stafin mjekësor të spitalit që kanë trajtuar të lënduarit në aksident. Ai po ashtu ka shprehur ngushëllime për familjarët e atyre që humbën jetën në aksident.

“Mirëmbrëma. Së pari dua që t’ju shpreh ngushëllimet tona të gjitha familjeve dhe miqve të atyre 10 udhëtarëve që vdiqën sot në këtë aksident të tmerrshëm. Po ashtu ju shëroj shërim të shpejtë dhe të plotë të gjitha atyre që janë të lënduar rëndë dhe lehtë kjo është një ditë shumë e rëndë me dhembje e pikëllim për mbarë popullin tonë. Me këtë rast dua të falenderoj kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, ndihmë e shpejtë, reagimin urgjent dhe trajtimin e pacientëve këtu në spital por edhe udhëtarëve këtë tjerë të cilat janë në duart e sigurta të mjekëve dhe psikologëve. Këtu i vizitova të gjithë pacientët nëpër dhomat e spital përfshirë edhe ata dy që janë në kujdesin intensiv dhe falenderoj edhe menaxhmentin e spitalit dhe profesionistët shëndetësor për kujdesin e treguar dhe shërbimin e shkëlqyer. Këtu jam bashkë me tre ministrtat e qeverisë sonë. Për të qenë pranë këtyre udhëtarëve të cilët patën fat në këtë fatkeqësi. Qindra mijëra qytetarë të vendit tonë kthehen gjatë verës për pushime në vendlindje dhe shteti ynë, ekonomia jonë dhe mirëqënia varet prej tyre. Kjo fatkeqësi është tepër e rëndë për ne. Duke ju falendëruar solidaritet këtu bashkë do ja dalim më lehtë andaj edhe një herë ngushëllime familjarëve dhe faleminderit kryeministrit Plenkoviq”, ka thënë ai.

“Shumica kanë qenë në gjumë kur ka ndodhur ky aksident tragjik. Duhet të fokusohemi në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj situatë. Ju kam dëshiruar më të mirën. Që të pushojnë e të flejnë dhe u kam thënë se janë në duart e sigurta të mjekëve dhe psikologëve kroatë”, shtoi ai.

blank

Kurti viziton të plagosurit në Kroaci, dy pacientë në kujdes intensiv

RFE/RL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur shumë të rëndë ditën e diel, kur 10 persona kanë vdekur në një aksident me autobus në Sllavonski Brod në Kroaci.

Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik, janë plagosur edhe mbi 40 persona.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në Kosovë, ka thënë se të vdekurit janë bashkatdhetarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

“Kjo është një ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë popullin tonë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media nga spitali në Sllavonski Brod.

Kryeministri i Kosovës, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa të plagosurve shërim të shpejtë.

Ai ka falënderuar homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq për bashkëpunimin në këtë rast dhe ndihmën që u kanë ofruar autoritetet të plagosurve në këtë aksident.

Kurti ka thënë se ka vizituar të gjithë personat në spital, përfshirë dy persona që janë në kujdes intensiv.

Sipas tij, një pjesë e mirë e udhëtarëve kanë qenë në gjumë, në kohën e aksidentit.

Kurti ka thënë se qindra mijëra persona shkojnë në vendlindjen e tyre në Kosovë, për pushime.

“Kjo fatkeqësi, kjo tragjedi është tejet e rëndë për neve”, ka thënë Kurti, mirëpo ka theksuar se në bashkëpunim me autoritetet kroate besojnë se do t’ia dalin më shpejt.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, po ashtu u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të plagosurve, dhe ka thënë se autoritetet kroate po synojnë t’iu qëndrojnë afër të plagosurve.

Kurti ka arritur të dielën në mbrëmje në qytetin Sllavonski Brod në Kroaci me helikopterin e ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it.

Ai është shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij qeveritar.

Zyrtarët e Kosovës janë pritur nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, si dhe ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman.

Bashkë më Kurtin në Kroaci janë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Plenkoviq ndërkohë ka publikuar në video të shkurtër në rrjetin social Twitter, ku është parë Kurti afër spitalit në Sllavonski Brod për të vizituar të plagosurit.

Ende nuk dihet se cili është shkaku i aksidentit.

Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh ka thënë për mediat lokale në Kroaci se disa persona pa plagë të rënda, do të lirohen të hënën nga spitali në Sllavonski Brod.

“Të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë ngjarje tragjike do t’iu ofrohet ndihmë psikologjike”, ka thënë ai.

Autoritetet kroate kanë përmendur edhe qendrën e informacionit me numër 035 201 111, e cila është duke mbledhur vazhdimisht informacione nga të gjitha shërbimet përkatëse për familjet e viktimave dhe të plagosurve.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, ka thënë para mediave gjatë ditës së diel, se të gjithë personat që kanë qenë në autobus, punojnë në Gjermani dhe kanë dëshiruar të kalojnë pushimet në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka publikuar edhe këtë numër kontakti +383 (0) 38 200 76 000, për të gjitha ata që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve.

Qeveria e Kosovës ka ftuar qytetarët që të mblidhen të dielën në mbrëmje para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, për të bërë homazhe me ndezje të qirinjve, për të nderuar viktimat e aksidentit.

Arrestohet shoferi

Zëvendës-Prokurori i Shtetit Komunal Sllavko Pranjiq, ka thënë se shoferi, i cili është gjetur në vendin e ngjarjes, është arrestuar ndërkohë.

“Shoferi është arrestuar nën dyshimin për drejtim të automjetit në mënyrë jo të duhur. Shkaqet e daljes nga rruga të autobusit do të përcaktohen kur të merren provat, ka thënë ai.

Pranjiq ka thënë po ashtu se përgjatë dëshmisë së tij, shoferi ka thënë se ka rënë në gjumë për një moment.

“Por ne do të përcaktojmë gjithçka më vonë”, ka thënë mes tjerash Pranjiq.

Më herët, drejtori i Mbrojtjes Civile Kroate, Damir Trut, u ka thënë gazetarëve se nëntë pasagjerë dhe një shofer kanë vdekur, duke deklaruar se në autobus kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë.

Ministri kroat i Shëndetësisë Vili Berosh, ka thënë në vendin e aksidentit se, në autobus kanë qenë 15 të mitur, prej të cilëve, një vajzë e plagosur rëndë.

Policia kroate e ka konfirmuar më herët se autobusi ka qenë me targa të Kosovës.

“Gjatë hetimit, policia ka konstatuar se bëhet fjalë për një autobus me tabela të Kosovës dhe sipas informacionit që kemi aktualisht, dhjetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë dërguar në spitalin në Sllavonski Brod për trajtim mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Brod Posavina, Damir Breziq, për Radio Televizionin Kroat (HRT).

Shefi i policisë së trafikut në Sllavonski Brod, Franjo Galiq, u ka thënë gazetarëve se policia ka marrë raportime më 25 korrik në orën 6:20, se një autobus ka dalë nga rruga.

“Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, është përcaktuar se ishte një autobus me targa të regjistrimit të Kosovës, i cili po udhëtonte në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë”, ka thënë Galiq.

Flet djali i shoferit të vdekur

Radio Evropa e Lirë ka biseduar me djalin e shoferit të autobusit Deva Tours, i cili është raportuar se ka vdekur.

Adhurim Sylmetaj (i biri i Naser Sylmetajt), nga fshati Gërçinë në afërsi të Gjakovës, ka thënë se babai i tij ka rreth tetë muaj që ka filluar punën në këtë kompani.

“Janë nisur para 3-4 ditëve, edhe në momentin që kanë mbërri, menjëherë, veç atë mbrëmje kanë pushuar, dhe menjëherë të nesërmen në mëngjes rreth orës 09:00 janë nisur për në Kosovë”, tha Sylmetaj për Radion Evropa e Lirë.

“Herën e fundit kur kam folur me të ka qenë në momentin kur e kaluar kufirin Gjermani-Austri”, ka thënë Sylmetaj.

Shoferi tashmë i ndjerë kishte vozitur autobusin për disa orë. Aksidenti besohet se ka ndodhur pasi ai është ndërruar nga shoferi tjetër, i cili është intervistuar nga policia kroate.

Plenkoviq: Qeveria dhe shërbimet tjera do të bëjnë gjithçka për t’iu ndihmuar të plagosurve

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se Qeveria që drejton ai, dhe të gjitha shërbimet tjera në këtë shtet, do të bëjnë gjithçka që munden për t’iu ndihmuar të plagosurve.

Plenkoviq ka bërë të ditur se aktualisht vetëm një person është duke u trajtuar në Zagreb, ndërsa të tjerët në spital në Sllavonski Brod.

Personat që janë mirë më shëndet, janë dërguar në një hotel.

“Unë përsëri shpreh ngushëllimet e mia për familjet e atyre që humbën jetën në këtë aksident të tmerrshëm trafiku, ndërsa të gjithë atyre që janë plagosur, u është siguruar ndihma urgjente mjekësore. Të gjitha shërbimet përkatëse janë në terren dhe ne do të ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi”, ka thënë Plenkoviq përmes një postimi në Twitter.

Duke publikuar fotografi nga spitali në Sllavonski Brod, ai ka thënë se përveç ndihmës mjekësore, autoritetet kroate do të organizojnë kthim e secilit person në Kosovë.

Një makinë me staf shëndetësor dhe zjarrfikës në Sllavonski Brod.

Një makinë me staf shëndetësor dhe zjarrfikës në Sllavonski Brod.

Osmani, Kurti: Aksident tragjik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur tragjik, lajmin për aksident.

“Me zemër e me shpirt sot jemi me familjet që humbën më të dashurit në këtë tragjedi. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë!

Shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të atyre që humbën jetën, sikurse edhe të të lënduarve, të cilëve ju dëshiroj shërim të shpejtë”, ka thënë Osmani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ende nuk ka konfirmime zyrtare për detajet e aksidentit.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës. Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit. Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb”, ka thënë Kurti përmes një postimi në Facebook.

Presidenti kroat, Zoran Millanoviq, ka shprehur ngushëllime për familjet e pasagjerëve të vdekur, derisa ka thënë se është me autoritetet dhe popullin e Kosovës në këtë moment të vështirë për ta.

“U uroj shërim të shpejtë pasagjerëve të plagosur”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook.

Ndërkohë kryeministri i Krocisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë në Twitter se me trishtim të madh e ka pranuar lajmin për incidentin me autobus, me targa të Kosovës.

“Bashkëndjejmë me familjet e viktimave, autoritetet dhe popullin e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllime të thella. Shpresoj që pasagjerët e plagosur të shërohen”.

Ndërkohë ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman, ka thënë se ka biseduar me ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Qeverinë e Kosovës, Donika Gërvalla, për t’i shprehur ngushëllime popullit të Kosovës dhe familjeve të viktimave.


Send this to a friend