VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mesazhi i fundit i major Tanushit për Shqipërinë 10 vjet në NATO (video)

By | May 11, 2019

Komentet

“Më arrestuan në klasë”, Ismail Kadare “hap” zemrën para jetimëve (video)

TIRANE

Në ditën kombëtare të jetimëve, shkrimtari Ismail Kadare së bashku me bashkëshorten Helenën i është përgjigjur ftesës për t’i takuar në një dalje të rrallë. Nuk munguan fjalët e ngrohta dhe mesazhi për shoqërinë shqiptare.

“ E gjithë shoqëria ka për detyrë t’ua lehtësojë këtë gjendje, do doja të ishte me i madh interesi me i vazhdueshëm, ju keni nevojë për ngrohtësi njerëzore, nuk ju ngopin fjalët boshe. Një shpirt kur dëshpërohet, kur mallëngjehet, dëshpërohet është i pasur gjithmonë”

Kadare është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve në një rrëfim ndryshe duke treguar disa detaje nga fëmijëria e tij, studimet në Moskë, njohja me Helenën, por edhe për një prapësi në moshën 12 vjeçare që i kushtoi shumë

“Kam qenë 12 vjeç me një shokun time të klasës, gjetëm disa shkronja plumbi, na shkrepi në kokë të bënim 5 lekshe false. Nuk kishte patur raste më parë të bëheshin monedha falce në atë kohë. Policia dërgoi një polic dhe na arrestoi në klasë, u bëmë të famshëm për keq. Dikush ma përmendi në biografinë time”

180 femijëve jetimë të përzgjedhur nga të gjitha institucionet e vendit, përfshirë fëmijë jetimë të policëve dhe ushtarakëve të rënë në detyrë, shuan kuriozuitetin pasi Ismail Kadare u tha se kishte kuptuar që letërsia e kishte tërhequr fillimisht kur lexoi një ndër kryeveprat e Shekspirit.

“ Isha në një moshë 11-12 vjeçare, fati e solli që na librat që më ra në dorë për herë të parë ishte libri që nuk ishte i përshtatshëm për fëmijë “Tragjedia e Makbethit” i Shekspirit. Më tërhoqi se kishte fantazma dhe shtriga. Më qëlloi një model i jashtëzakonshëm, më magjepsi doja të isha si Shekspiri. Fillova ta kopjoja librin në fletore.

Femijët kanë marrë dhuratë, veprat e Kadarese me autograf të dedikuar. Sot, në Shqipëri, janë 31.000 fëmijë jetimë, jashtë përkujdesjes prindërore e familjare. Ata jetojnë në 29 qendra rezidenciale në të gjithë vendin, por ajo që është më problematike dhe që ende nuk ka marrë një zgjidhje është se çfarë ndodh me këta jetimë pas moshës 16 vjeç, kur ata lënë dhe qendrat ku janë rritur.

(BalkanWeb)

Të dënuarit e “Kumanovës”: Fol shqip, këtu është Shqipëri (video)

MAQEDONI E VERIUT

Në atmosferë të tensionuar ka filluar seanca e sotme e Gjykatës së Apelit, në të cilën shqyrtohen ankesat e Grupit të Kumanovës, të cilët janë dënuar me burg për ngjarjet në Lagjen e Trimave. Seanca filloi me një minutë heshtje për pjesëtarët e vdekur nga Grupi i Kumanovës, të cilën në emër të të gjithëve e kërkoi Genci Sefa.

Më pas ai së bashku me të akuzuarit e tjerë kërkoi që të lexohet deklarata e përbashkët e tyre, por nga gjykata u paralajmëruan se janë në seancë publike, e jo në gjykim. Pas kësaj, pjesëtarët e Grupit të Kumanovës kërkuan që gjykatësja të flasë shqip. “Katër vjet presim të flasim. Kërkojmë hetim ndërkombëtar, nuk jemi të kënaqur nga avokatët, një vit nuk kemi pasur komunikim. Kjo është Shqipëri, ne jemi autokton”, kanë thënë disa nga të akuzuarit në seancë, raportojnë mediat në gjuhën shqipe në Maqedoninë Veriore.

Pasi gjykatësja nuk ju lejoi të lexojnë deklaratën e përbashkët, ata u çuan në këmbë dhe kërkuan të mos e vazhdojnë seancën, ndërsa gjykatësja i lejoi pasi prania nuk është e detyrueshme. Në deklaratën e përbashkët të tyre, të akuzuarit për ngjarjet në Kumanovë kërkojnë nga kryeministri Zoran Zaev t’i nxjerrë dëshmitë e vërteta, për këtë rast, të cilin ata e quajnë të montuar politikisht.

Në deklaratën e lexuar, shihet se Grupi i Kumanovës si dëshmitarë për këtë rast ka propozuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, Gordana Jankulloskën, Musa Xhaferin, Gjorge Ivanovin, Bekir Asanin dhe disa ish-funksionarë tjerë shtetërorë. Seanca në Gjykatën e Apelit do të vazhdojë sot dhe nesër pa praninë e disa të akuzuarve. Ndërsa ankesat e tyre do t’i përfaqësojnë avokatët e tyre. Jashtë Gjykatës së Apelit ka forca policore, ndërsa familjarëve e të akuzuarve nuk u është lejuar të fusin në gjykatë lëndë të forta.

Terrori serb në Kosovë, del video e papublikuar më parë e dëbimit të shqiptarëve nga banesat

20 vjet pas luftës së Kosovës, mediat kanë bërë të mundur publikimin e fotove dhe videove të ndryshme nga kjo periudhë e vështirë e dëbimit të shqiptarëve nga forcat serbe.

Një video me pamje drithëruese është publikuar pak orë më parë. Në pamjet e regjistruara në video shihen familjet shqiptare, fëmijë, burra, gra , të moshuar dhe fëmijë të cilët të lodhur ecin në këmbë për t’u larguar nga lufta duke braktisur banesat e tyre.

Në video shihen fëmijë të plagosur me shenja dhune në fytyrë por jo vetëm. Në video shihen familjarët, gra e të moshuar të cilët e kanë të pamundur të ecin në këmbë për shkak të lodhjes dhe mungesës së ushqimit.

Për më tepër ndiq pamjet e mëposhtme.

Video – Shehi: S’do lejojmë zgjedhje më 30 qershor, aksioni opozitar në 360 gradë

“Zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë”. Kështu ka deklaruar kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, pas një takimi që pati në selinë e PD mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe aleatëve.


Shehi theksoi se zgjedhjet e 30 qershorit janë të rëna moralisht por edhe me dokumente sepse nuk ka më shumë se 25 kandidatë përballë.

“Mesazhi kryesor i takimit ishte se zgjedhje më datë 30 nuk ka. Kjo është e para mesazhi kryesor. Më shumë se 25 kandidatë nuk ka konkurrues. Kanë rënë që tani moralisht zgjedhjet. Do sajojnë kandidatë. Që sot po ju paralajmërojmë se ka filluar manipulimi zgjedhor. Kanë rënë dhe me letra. Nuk do lejojmë zgjedhje më datë 30 qershor me gjithë aksionin e mundshëm opozitar, në 360 gradë. Këtu moral më për zgjedhjet nuk ka”, deklaroi ai.

Video – Kriza, Basha: Përballje, jemi në kushtet e grushtit të shtetit

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, paralajmëroi dje përballje të fortë me krimin qeveritar për rikthimin e demokracisë në vend. Z.Basha pati dje një axhendë intensive pasi mblodhi forumet drejtuese të partisë dhe aleatët për intensifikimin e aksionit opozitar kundër Edi Ramës kryeministër. Kryesia e PD-së vendosi që protesta e radhës e opozitës do të jetë në 25 maj në orën 19:00. Në përfundim të mbledhjes, kreu i PD, Lulzim Basha akuzoi se vendi është në kushtet grushtit të shtetit. “Vendimi unanim është përballje me të gjitha mënyrat. Që nga ky moment ne jemi dhe do të jemi çdo ditë dhe çdo minutë të bashkuar si asnjëherë më parë në një përballje pa kthim me ushtarët dhe shërbëtorët e juntës kriminale në pushtet derisa të diktojmë kthimin te demokracia dhe zgjedhjet e ndershme. Kush ul kokën dhe nuk bëhet pjesë e kësaj beteje, do të jetë shërbëtor i krimit”, deklaroi kreu i PD-së.


Denoncimi
Lideri demokrat, Lulzim Basha, u shpreh se opozita nuk do ketë kthim pas dhe do vazhdojë të protestojë derisa të rrëzohet kjo qeveri, e cila sipas tij, është e lidhur me krimin. Basha bëri të qartë se zgjedhjet nuk do të mbahen, pasi 1 milion shqiptarëve u kanë skaduar kartat e identitetit. “Koalicioni opozitar ka shqyrtuar gjendjen e rëndë ku ndodhet vendi, pas asgjësimit të gjykatave dhe kapjes së prokurorit. Përmes përgjimeve provohet përfshirja e Edi Ramës në vjedhjen e votave. ‘Bild’ ka bërë një panoramë për narkoshtetin tonë, por ka zbuluar diçka që organet ligjzbatuese në Shqipëri, në dosjen 184 figuron vetë Rama duke u siguruar për skenarin e vjedhjes së votave. Gjylameti do ishte bashkë me Spiropalin në këtë dosje. Spiropali është pjesë e hetimeve për dosjen e Xibrakës. Nuk ka njeri që nuk e di që Edi Rama ka blerë votat. Këtë parlament e ka diktuar krimi. Jemi në kushtet e një grushti shteti. Edi Rama ka përcaktuar një kur përplasje me popullin. Kjo duket qartë në listën e kriminelëve për bashkitë e vendit, të cilat kryesohen nga vrasës, përdhunues, shokët e Elvis Roshit. Në Dibër të dy janë përcaktuar nga Ymer Lala. I pari është pjesë e dosjes, i dyti ish-sekretar i PD në Dibër.

Zgjedhje nuk do të ketë. Edhe formalisht vendi është me një regjistër të gjendjes civile të masakruar nga Rama dhe Lleshaj”, deklaroi z.Basha. Ai denoncoi skadimin e kartave të identitetit, duke e cilësuar si një mënyrë të qeverisë për manipulimin e zgjedhjeve. “Mbi 1 milion shqiptarëve u kanë skaduar kartat e identitetit. Vangjush Dako ikën nga gara dhe përcakton se kush do të garojë. Pyetja është a do vazhdohet që grushti i shtetit të çohet deri në fund për të çinstaluar tiraninë e krimit. Vendimi unanim i opozitës është përballje metë gjitha format. Nga ky moment ne jemi dhe do të jemi bashkë më qytetarët në një përballje pa kthim me ushtarët e juntës kriminale. Skenari tjetër është që Shqipëria të bjerë si shtet i së drejtës. Ne këtë skenar nuk e pranojmë, betejën do ta vazhdojmë kundër kësaj junte kriminale, e cila do të asgjësojë të ardhmen e shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Udhëtimi i fundit, mbërrin në atdhe trupi i major Tanushit (fotogaleri dhe video)

TIRANË

Mbërrin në atdhe trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, Dëshmorit të atdheut, i cili u vra në krye të detyrës ndërsa ishte me mision në Letoni.

Arkëmorti i mbuluar me flamurin e kuq mbahet në krahë nga kolegët e tij, ndërsa në aeroportin e Rinasit kanë dalë për ta pritur, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i shtabi i FA, prindërit, bashkëshortja, djali i madh dhe kolegë të tij.

Trupi i major Tanushit do të përcillet në varrezat “Dëshmorët e Kombit” ku edhe do t’i jepte lamtumira e fundit. Lamturia e tij do t’i jepet po në të njëjtën ditë  me atë të efektives së ndjerë të FA, Zarife Muharrem Hasanaj.

Shpërthimi i një mine në kampin “Adazi” të Letonisë u mori jetën dy ushtarakëve shqiptarë, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushit, i cili ishte komandant i kontigjentit shqiptar. Major Tanushi ndërroi jetë katër ditë pas ngjarjes së rëndë në një nga spitalet e Letonisë për shkak të lëndimeve të shumta.

Pak javë me parë, kontigjenti shqiptar fitoi garën e zhvilluar në bazën ushtarake Camp Adazi si ekipi me i mirë në vrap. Fotoja me kupën e fituar dhe që e mban në dorë majori i ndjerë Klodjan Tanushi, i përket pikërisht asaj dite.

Por kush ishte major Klodian Tanushi?
Major Klodian Nikolla TANUSHI lindur në Dibër më 31.10.1980, fëmija i pare i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej. Ka kryer kurse funksionale EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv”

Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Awareness Instructor Course”. Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si: Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.
Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes. bw

Marshimi i opozitës, protestuesit 9.7 kilometra në këmbë (video)

TIRANE

Opozita e bashkuar ndoqi dje një tjetër skenar për protestën e pestë kombëtare kundër qeverisë. Nën drejtimin e kryedemokratit Basha, protestuesit marshuan në 5 instuticionet kryesore të vendit, të cilat opozita i konsideron të kapura nga krimi. Në këtë marshim, nën shi, protestuesti përshkruan plot 9.7 kilometra në këmbë.

Pavarësisht kushteve jo të favorshme të motit, marshimit iu bashkuan shumë mbështetës të opozitës, ashtu sikundër duket në video. Nga Kryeministria, tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, tek parlamenti e më tej tek Policia e Tiranës, protestuesit mbushën rrugët me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

VIDEO – “Misioni ynë, mision brezash”- Basha përmbyll marshimin nga selia e PD: Vendosmërisë tonë nuk i bën dot ballë Rama

Partia Demokratike përmbylli protestën-marshim me një fjalim të kryetarit Basha përpara mbështetësve nga selia e kësaj partie. Basha tha midis të tjerash se ky ishte një mision brezash.

Gjatë fjalës, u prish mikrofoni për të cilën Basha tha nuk është aq i fortë sa protestuesit, pasi e prishi shiu.

Me bindjen se Shqipëria nuk do të kthehej më kurrë 3 muaj më parë në thundrën e errësirës, mirënjohje për të gjithë ju për këtë marshim madhështor proteste. Mirënjohje për të gjithë agjëruesit e Ramazanit, Zoti ua shpërbleftë sakrificën. Sot treguam se nuk ka forcë të ndalë për kauzën tonë zgjedhje të lira e të ndershme se nuk ka forcë të na detyrojë të ulemi të bëjmë pazare e kompromis me të keqen, e keqja duhet të ikë. Me një kohë kaq të shkurtër, me një njoftim prej 24 orësh, me mbi 3 tre orë, nuk na pengoi shiu i bekuar. Në përfundim jemi edhe më të vendosur për të sakrifikuar gjithçka për lirinë”.

(Në këtë moment prishet mikrofoni, Basha thotë: “Juve nuk ka çfarë t’ju bëj, por mikrofonin e prishi shiu. Nuk është kaq i fortë sa protestuesit. Prej hekuri është por jo aq sa ju).

Më pas, kreu demokrat shoi: Forca jonë është pjesëmarrja dhe vendosmëria dhe kësaj force nuk i bën dot ballë Edi Rama. Misioni ynë është mision brezash, për të gjithë ata të djathtë dhe të majtë që sot e kanë kuptuar se vetëm përmes bashkimit, do të mund ta gjejnë të ardhmen e tyre. Ku ftoj ta përmbyllim këtë marshim-proteste”.

LIVE/ Basha para protestuesve: Rama na u përgjigj me dhunë, marshojmë kundra mafias (video)

Përpara protestuesve Basha u shpreh se vetëm 48 orë më parë, Rama iu përgjigj protestës me dhunë. Duke ftuar të gjithë të marshojnë në këtë protestë të lirisë, kryedemokrati u shpreh se kjo është një betejë për dinjitetin e çdo shqiptarëve.


Fjala e Bashës

“Vetëm 48 orë më parë, shqiptarët u bashkuan në një protestë të jashtëzakonshme për të kërkuar një të drejtë të pakështuezueshme, garancinë për lirinë dhe dinjitetin e çdo shqiptari, votën e lirë dhe të ndershme. Qeveria dhe kryeministri ilegjitim iu përgjigj thirrjes tonë me dhunë barbare, me provokime, me rrahje, me gaz helmues.Përgjigja e vetme e Edi Ramës ishte dhuna. Me dhunë i mori zgjedhjet, ky është kryeministër ilegjitim. Tash dy vjet Prokuroria ka vetëm një mision; të ndalë hetimin e dosjeve kriminale ku janë kapur kupola e Rilindjes me kupolën e mafies për të blerë votën”, tha Basha. Ne jemi sot në këtë marshim-protestë për të thënë qartë; refuzojmë dhunën e qeverisë së ardhur me dhunë. Ne do t’i përgjigjemi me bashkimin e shpirtrave tanë, me fuqinë e pjesëmarrjes, me fuqinë e vendosmërisë dhe shpresës që ka lindur që nuk e shuan dot as shiu i bekuar i Perëndisë dhe as më pak dhuna barbare e Edi Ramës dhe veglave të tij kriminale. Ejani me ne që ta çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni. Ne jemi në këtë betejë për kushtetutë, për ligj, për dinjitetin dhe lirinë e cdo shqitpari”, tha ai.

VIDEO – Çfarë po ndodh tek Kryeministria, policia ndalon një person. Pak orë para protestës, tentoi të…

Një qytetar është ndaluar nga policia ndërsa po vendoste disa parrulla në gardhin metalik para kryeministrisë.

Në parrulla shkruhet “Ndal gjenocidin dhe shpërnguljen masive të popullsisë”. “Miq perëndimorë, kontribuoni për kombin shqiptar”.

 

Në shenjë proteste, i ndaluari, emri i të cilit ende nuk dihet mbant veshur një jelek të verdhë, simbol i protestës antiqeveritare edhe në Francë.

Patrulla e policisë, është njoftuar nga punonjësit e rendit, që ndodheshin para kryeministrisë, të cilët shoqëruan qytetarin protestues, ndërsa hoqën parullat nga gardhi metalik./ Balkanweb

“Asnjë gur e jo më zjarr”, Vasili i nxjerr Ramës videon e 21 Janarit: Si gjakosej policia dhe digjej…

Nje dite pasi kryeministri Edi Rama teksa levdoi sjellen e policise gjate protestes se opozites diten e shtune, e pasi solli ne kujtese protesten e 21 janarit, tha se protestuesit sipas tij nuk hodhen asnje gur, e jo me zjarr ndaj Kryeministrise, ka reaguar ish-deputeti i LSI-se, Petrit Vasili.

Ai ka publikuar sot ne faqen e tij ne Facebook, videon nga ajo proteste, ku mes te tjerash duket se si eshte duke u djegur nje palme.

“Se çfare ka ndodhur perpara kryeministrise ne 21 janar se si gjakosej policia dhe si digjej palma dekorative nga vete Edi Rama dhe kuptoni çfare genjeshtari ordiner qeveris Shqiperine”- shkruan ai.

POSTIMI I VASILIT 

Genjeshtari Edi Rama dhe palma,qe digjej ne 21 janar(VIDEO).

Dje Edi Rama genjeshtari me i madh i ketij vendi deklaroi pa u skuqur fare :

“Më detyron tu kujtoj se kjo godinë(kryeministria) para pak kohësh, në vitin 2011 nuk u qëllua me asnjë guricke dhe jo më me zjarr”.

Shiheni VIDEON,
se çfare ka ndodhur perpara kryeministrise ne 21 janar se si gjakosej policia dhe si digjej palma dekorative nga vete Edi Rama dhe kuptoni çfare genjeshtari ordiner qeveris Shqiperine.

“Asnjë hap pas!”, mesazhi i fortë i Bashës para protesës së sotme (VIDEO)

Ndërkohë që ndajnë 7 orë nga protesta e sotme që opozita ka njoftuar të mbajë para godinës së qeverisë, kreu i PD-së, Lulzim Basha poston spotin e protestës.

 

Bashkëngjitur sportit me pamje nga protesta e opozitës, Basha shkruan se tubimi i sotëm në orën 18:30 do të dëshmojë edhe njëherë qëndresën e palëkundur të opozitës.

“Asnje hap pas!”- shkruan Basha, duke i qëndruar deklaratave të bëra edhe një ditë më parë, teksa zhvilloi një bashkëbisedime me gazetarët.

“Asnjë hap pas! #13Maj #18:30 #ShqipëriaSiEuropa“- shkruan Basha, bashkengjitur vidoes qe e shihni me poshte.