ka qenë bashkëpunëtor i Radio Kukësit, Radio Tiranës, bashkëpunëtor shkencor i Akademisë
sẽ Shkencave (Instituti i Folklorit).
Mevlud Buci është stërnip i Hoxhë Bucit (Mulla Bajram Bucit), i cili ishte Sekretar i Lidhjes
së Prizrenit për Dibrën, shok i Iliaz Pashë Dibres, zotërues i 7 gjuhëve të huaja. Me babanë e
me të birin, Hoxhë Buci u vra për atdhe në shtator 1913, me të birin Mustafanë e Hoxhë
Bodinin, në malin e Petrinos (Petrino) në mësymjen e dytë kundër serbve. Kulla e Bucit
historikisht ishte bazë e patriotëve të Dibrës e më gjerë. Xhaxhai, Bajram Buci (i Riu) ishte
luftëtar i lirisë qysh në njësitin e parë të çetës së Dibrës; shtëpia ishte bazë e luftëtarëve të
lirisë të Dibrës, Matit e më gjërë. Mevlud Buci është nip i kullës atdhetare të Manukëve të
Luznisë: Hazis e Demir Manuka, burrave të shquar e mentarë: Rrem, Destan, Naim, Sakip,
Fetah, Maliq, Seit, Gani, Veli dhe Naim Manuka. Më 1920, dajat qëndrestarë e shndrruan
kullën në kala qëndrese ku, në rrethim, u vra edhe komandanti serb, gjeneral, – thotë muza
popullore. Babai i tij, Haziz Buci, ishte njeri i vlerave, i njohur në krahinën e Dibrës për
fjalën e tij bindëse dhe të sinqertë. Ai i ftonte bashkëfshatarët e vet dhe të krahinës për
bashkëpunim, unitet dhe pajtim. Toleranca dhe bashkëjetesa ishin për Haziz Bucin, tipari
dallues, që e bënte të rrezatonte mirësi e dashuri tek miqtë dhe shokët e shumtë të tij, me të
cilët punonte e ndante të mirën me fatkeqësinë njerëzore. I priste dhe i përcillte njerëzit si
vëllezër dhe shokë në shtëpinë e tij. Sa jetoi, kurrë nuk bëri kompromis me karakterin e tij.
Mbeti deri në frymëmarrjen e fundit i dashur me të vërteten dhe i rreptë me padrejtësitë.
Fëmijëria dhe adoleshenca nuk ishin të lehta për të e ndaj ky është shkaku i një miredukimi e
shkollimi me sakrificë, të cilat ai ka ditur t’i mundë shumë mirë. Ishin pikënisjet librat që
lexonte, që e bënë të shtonte dhe mundësinë e shprehjes në komunikimet me njerëzit. Që në
rininë e hershme të tij, Mevludi veçohej si një djalë fjalëpak, pa zhurmë dhe me energji të
pashtershme, dashamirës që nuk iu dëgjua kurrë zëri për keq, gojëmbël, kurajoz që mbron me
dinjitet pikëpamjet e tij. Shumë shpejt u shndërrua një ndër figurat e dashura publike jo vetëm
për Dibrën dhe Tiranën, por në tërë Shqipërinë. Duke qënë një burrë malësor me tradita të
shkëlqyera finsike, trashëgoi e përcolli për 50 vjet tek brezat e rinj mesazhin e një kulture të
ngritur dhe profesionalizmi të spikatur. Tek Mevlud Buci mendimi dhe prokupimi i
vazhdueshëm qendron përherë zgjuar, ashtu siç rrin ndezur në një vater të ngrohtë familjare,
ëndërron aspiraten e shpejtë dhe rrugën për një demokraci të vërtetë dhe integrim dinjitoz dhe
të natyrshëm europian. Ndërsa bashkëshortja e tij, Shahe Buci, dhe pse ka vite që ka dalë në
pension, ajo punon dhe shërben me devotshmëri familjes së saj. Cilësitë e vyera, edukaten
dhe kulturen e lartë, Shahja e përcolli te shtatë djemtë dhe vajzat e saj, teksa shfaq një dobësi
të veçantë për trembëdhjetë nipërit dhe mbesat e saj. Për Shahen dhe familjen janë ëmbëlsira
e shpirtit. Këta shtatë pasardhës shikojnë sot te prindërit e tyre modelin e prindërve të
devotshëm, babain e tyre të mirënjohur e shembullor në gjithçka, të nënës së tyre, që
personifikon modelin, figurën e një nëne të dhembshur, të dashur dhe me dijeni të shumta për
jetën. Një nënë, një zonjë e shkëlqyer, një bashkëshorte model, një qytetare me emancipim
bashkëkohor. Mësuesi dhe drejtuesi, poeti dhe shkrimtari i talentuar i “Kater-Grykeve”, Diber
vazhdoi të shkruajë me pasion, ku trajtonte me vërtetësi problemet e arsimit. Sot, në 75-
vjetorin e lindjes, Mevludi është ende energjik, pasionant dhe i shkathët, një studiues dhe
intelektual i mirë që rrezaton vlera të rralla dhe talent të spikatur. E shikoj me respekt, flasim
shpesh e me përzemërsi dhe gjithnjë më sjell ndërmend natyrën e tij fisnike të njeriut me
zemër të madhe dhe me shpirt të gjerë. Te karakteri i tij burrëror mund të shikosh një shpirt
tepër human dhe një vendimarrës për t’i dhënë zgjidhjen e duhur në momentin e duhur
problemeve të drejtimit dhe menaxhimit me efikasitet të arsimit. Mevludi i gëzohet aftësive të
tij, përpjekjeve, mundit dhe djersës, sakrificave dhe dinjitetit. Skaliti dhe portretizoi figurën e
një mësuesi, drejtuesi, gazetari dhe shkrimtari të afirmuar. Është botues i 29 librave dhe pesë
librave të tjerë që shumë shpejt presin driten e botimit. Një fjalë e urtë thotë: “Duhet hedhur
hapi i parë, që të nisesh rrugën drejt shtigjeve të reja krijmtarie”.
1. “Krushqia e korbit”, libër me satira, epigrame, epitafe, 1997.
2. “Udha e mirësisë”, libër me poezi lirike – filozofike, 1998.
3. “Metafora e Shpirtit”, libër me një mijë aforizma të krijuâra, 2000.
4. “Thirrje njerëzore”, libër liriko-epik, poezi, 2001.
5. “Drita hyjnore”, libër publicistiko-letrar” me 12 kapituj, 2002.
6. “Krushqia e korbit”, ribotim me shtesa, fabula, satira, epigrame, 2002.
7. “Foleja e shqiponjes”, libër poetik për fëmijë, 2003.
8. “Koha thërret”, libër satirik, fabula, satira, aforizma, 2003.
9. “Fletorja e artë e Sander Prosit”, libër publicistiko-letrar, 2004.
10. “YIbere mençurie”, libër me 1030 aforizma filozofike të krijuara nga vetë autori, 2005.
11. “Selim Brahja i Saukut-shenjtor i lirisë”, libër publicistiko-letrar, 2005.
12. “Metafora e shpirtit”, libër me 1500 aforizma të krijuara, ribotim me shtesa, 2005.
13. “Diplomat diplomacia”, libër satirik me 21 poema, 2005.
14. “Dritare fisnikërie”, libër publicistiko-letrar për vlerat e figurat arsimore dibrane dhe
mbarëkombëtare, 2007.
15. “Fjalor me shprehje dhe njësi frazeologjike nga Dibra”, 2008.
16. “Prova shenjtërie”, libër publicistiko-letrar për shenjtërimin njerëzor për Buzemadhen e
shenjtë, 2008.
17. “Myftinia e Dibres dhe magjistër Ruzhdi Lata”, libër studimor, 2008.
18. “Bukuria e universit të besimit”, libër studimor, 2008, me 1015 aforizma të krijuara për
dritën e besimit, vëllazërimin fetar.
19. “Alegoria e Luznisë dhe gjuha e zogjve”, libër monografik me studime publicistike-
letrare, krijimtari e hulutmime, 2010.
20. “Një jetë në pavdekësi”, libër publicistiko-letrar për martirin e demokracisë, Mark Tom
Rozhani, me shtatë kapituj, 2012.
21. “Qëndrestarët e flamurit”, libër studimor me 5 kapituj, për figurat kombëtare-atdhetare.,
2012.
22. “Udhët e fisnikërisë”, libër publicisiko-letrar, për figura tẽ ndritura të fisnikërisë, të punës,
arsimit e kulturës, 2013.
23. “Alegoria e Dibrës, filozofi e shekujve”, (Gjurmime alegorike, anekdota, shprehje
popullore), ribotim, 2014.
24. “Dritë jete, dritë vlerash”, libër publicistiko-letrar me shkrime, skica, krijime për vlerat
njerëzore.
25. “Qesh e qaj me lot”, libër me poezi satirike, fabula, aforizma satirike, tregime.
26. “Mexhit Capa dhe krahët e fisit”, libër publicistik-letrar me 10 kapituj, 2020.
27. “Shenjtëria”, libër liriko-epik, poezi me një pjesë të krijimtarisë në 50 vite të botuara në
shtypin letrar (2020).
28. “Hoxhë Buci i Dibres dritëshenjtëria për mëmëdhenë” (Libër monografik) 2021.
29. “Alegoria e Dibrës, filozofi e shekujve”, (Gjurmime alegorike, anekdota, shprehje
popullore), ribotim, 2022.
Përfshirja në këtë veprimtari krijuese 50-vjeçare ishte për Mevlud Bucin një përvojë e bukur
dhe interesante, pasi kështu u njoh me shumë njerëz të ndryshëm dijetarë, shkrimtarë,
shkencëtarë, por dhe me shumë njerëz të thjeshtë, të cilët e respektonin dhe i hapnin derën e
shtëpisë në çdo kohë. Ai sot është i vetëdijshëm kur thotë se çdo studim apo kërkim shkencor,
kur kryhet jashtë kohës së procesit mësimor, është investim për të ardhmen. Kur vitet kalojnë
dhe del në pension, secili e ndien sa vlen dhe sa çmohet në mjediset akademike dhe në
shoqërinë krijuese. Studiuesi Mevlud Buci, në ato qindra shkrime të tij shpreh shpesh dhe
paaftësinë e disa mësuesve për shkak të nivelit të ulët profesional, është një nga faktorët më
me rëndësi, por dhe degjenerimi i teksteve mësimore ka bërë të veten. Ai këshillon gjithnjë
institucionet arsimore që t’i kushtojnë më shumë vëmendje arsimit kombëtar dhe në veçanti
investim arsimit të fëmijëve. Mevlud Buci i Dibres dhe i gjithë Shqipërisë nuk pushon së
shkruari. Me sa duket është ngacmuar nga thënia e Sami Frashërit: “Njeriu nuk është i
përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë”. Një
jetë e tërë në mësuesi dhe krijmtari është mbushur sot me shumë synime e vlerësime të
merituara. Në shtator 1986 i jepet titulli “Mësues i dalluar” për interpretim
pedagogjik të
problemeve të arsimit. Në vitin 1984 dhe 1988 i jepen dy medalje “Naim Frasheri” të klasit të
dytë dhe të tretë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të asaj kohe. Në janar 2004 “Çertifikatë
Mirënjoheje” shkolla, media dhe të drejtat e njeriut. Mevlud Bucit i jepet Çmimi i dytë për
poemen “Epika e Koliçit”, në konkursin “Krijmtaria Dibrane 2007”. Po në vitet 2008 dhe
2009 për librin më të mirë në fushën shkencës, kulturës dhe artit
islam. Më 30 tetor 2019,
nderohet me “Mirënjohje” nga shkolla 9-vjeçare Vranjt, e Kastriotit të Dibrës për arritje në
mësimdhënie dhe për botimin e librave të tij. Me motivacionin “Për kontribut te veçantë në
mësimdhënien e nxënësve”. Krijimtaria juaj eshtë një dritare më shumë për të ardhmen tonë”.
Мё 12 shtator 2020 ka marrë “Çmimin e Karrierës” në konkursin “Muza Budiane 5”
(organizuar në shkallë mbarëkombëtare). 15 nëntor 2020, nderohet me Mirënjohje për
poezinë e botuar në antologjinë poetike “Na bashkoi poezia 7”. 16 shkurt 2021 vlerësohet me
titullin e lartë “Nderi i Shoqatës BPVPSH” me këtë motivacion: “Për bashkëpunimin efektiv
me kryesinë e shoqatës BPVPSH, si zëvendëskryeredaktor i gazetës “Zëri i të moshuarve”
dhe si botues i 30 librave në prozë, poezi e satirë”. Po në vitin 2023 i jepet Çmimi i Tretë
“Muza Poetike Budiane”. Në vitin 2024 i jepet Çertifikatë Mirënjoheje dhënë në festivalin e
tetë kombëtar “Muza Poetike Budiane”. Në 29 librat e tij lexohet sharmi i atdhedashurisë dhe
i lirizmit më të lartë, realitetit më të mrekullueshëm, aq i lexuar dhe në të njëjtën kohë dhe
modest. Mbetet një studiues aktiv, nuk lodhet kurrë nga hulumtimet dhe kërkimet shkencore,
duke treguar mesazhin e një kulture të ngritur dhe profesionalizmi të spikatur. Gjatë bisedës
me Mevludin vazhdon të ketë ende një merak që s’i jepet ende titulli “Mirënjohje e Qarkut të
Dibres”. Ndaj ky institucion duhet t’i akordojë njëzëri këtë titull të premtuar kohë më parë, se
ai nuk i përket vetëm Dibres, por tërë Shqipërisë. Vetëm kështu do të gjejë zbatim ajo thënia
e dramaturgut nobelist, H. Pitersen: “E vërteta është e kapshme, kërkimi i së vërtetes është
detyrim”.
I shqetësuar mbetet Mevludi kur thotë se ne nuk duhet të lejojmë të
papërgjegjshmen e qeveritarëve të sotëm, si ato të ikjes masive të rinjve nga vendi në këto
dhjetë vitet e fundit, por duhet të krijojmë me çdo kusht kondita të favorshme në këtë drejtim.
Duhet të ngrihemi me forcën e dinjitetit kombëtar, patriotik dhe intelektual që t’i pritet rruga
kësaj të keqje të madhe, e cila ka marrë përmasat e një sëmundje galopante. Në këtë vend sa
të bukur, aq dhe të pasur, ka vend për të gjithë që të jetojmë mirë”. Sot Mevlud Buci u
gëzohet aftësive të tij krjuese dhe hulmtuese të tij, përpjekjeve, mundit dhe djersës,
sakrificave dhe dinjitetit. Skaliti dhe portretizoi figurën e një personaliteti me vlera të mëdha
intelektuale. Duke biseduar me këtë mësues pensionist, të duket se dëgjon zëra brezash në
vite tek rrëfejnë se mësues Mevludi ka bërë ç’është e mundur të kryejë më së miri detyrën e
mësuesit dhe drejtuesit të vërtetë. Shërbeu për 50 vjet drejtues shkolle në Diber e në disa
shkolla të mesme të Tiranës, duke mos kursyer asgjë nga vetja, duke i dhënë nga shpirti i tij i
madh e bujar gjithçka për nxënësit, rrezatoi kudo kulturë dhe me plot pasion u dha dije e
kulturë brezave. Një jetë e tërë në mësuesi, gazetari dhe krijmtari letrare është mbushur sot
me shumë synime e vlerësime të merituara. Mevlud Buci është dhe mbetet një burrë ideal, një
shkrirje të gjërë miqësie e shoqërie nga të gjitha trevat shqiptare, duke skalitur me atë
portretin e një malësori të vërtetë dibran dhe krenar që rrezaton vetëm mirësi dhe frymë
atdhedashurie. Një prind që u gëzohet fëmijëve të tij, nje gjysh ku reflekton përkujdesje dhe
dashuri atërore për nipërit dhe mbesat. Unë, si shok dhe mik i tij, i uroj në 75-vjetorin e
lindjes së tij shëndet dhe jetë të gjatë bashkëshortore! Kudo ti mbetesh përherë i nderuar e
krenar, si një zë intelektuali të përkushtuar dhe me integritet të lartë njerëzor.