Në një intervistë e botuar postmortum nga gazeta Telegraf shkrimtari për fëmijë Skënder Hasko tregon për miqësinë e Mehmet Elezit me Sali Berishën dhe Qemal Sakajevën, ai po ashtu tregon se çfarë i kishte thënë Mehmet Elezi në vitin 1970 për dy miqtë e tij. Shkrimtari Skënder Hasko po ashtu në këtë intervistë ka rrëfyer për njerëzit që drejtuan rininë komuniste shqiptare nga Fatmir Xhafa te Koço Kokëdhima.“Sigurisht, ishin të rinj e të reja energjikë e të përkushtuar për të punuar me rininë…., por veç kësaj ata kishin edhe besimin e Partisë të Punës, ndryshe nuk mund të zinin vend në „kupolën“ e BRPSH-së“, tregon për Telegraf shkrimtari Skënder Hasko.
Fred Abrahams: Mehmet Elezi , ish kreu i medieve në Partinë e Punës dhe ish kreu i rinisë komuniste, shërbeu si këshilltar i presidentit
Ndërsa Fred Abrahams, në librin e tij Shqipëria Moderne, shkruan se Sali Berisha mblodhi rreth vetes dhe qeverisë spiunët e Sigurimit të Shtetit për disa arsye të mirëmenduara. Fred Abrahams thotë se Berishës i interesonte të kishte pranë vetes bashkëpunëtorë të regjimit komunist, me qëllim për t’u bërë presion dhe për t’i pasur nën vete. Sipas tij, me anë të spiunëve të Sigurimit, Berisha jo vetëm synonte të mbante pushtetin me metoda jo demokratike, por edhe t’i mbante ata në rresht, duke i shantazhuar me të kaluarën e tyre të zezë.

“Berisha ka qeverisur me njerëzit e Sigurimit të Shtetit. Sali Berisha zgjodhi ish kreun e organizatës komuniste për të rinjtë, i cili ishte ulur pranë Ramiz Alisë në dhjetor të 1990 dhe priste studentët. Mehmet Elezi nga Tropoja, ish kreu i medieve në Partinë e Punës dhe ish kreu i rinisë komuniste, shërbeu si këshilltar i presidentit. Berisha i fali këta persona për të kaluarën e tyre dhe ata nga ana e tyre, premtuan besnikëri për të. Në fakt, Berishës i interesonin këta njerëz që kishin bashkëpunuar me ish Sigurimin e Shtetit, për t’u bërë presion që të mos dilnin nga linja e tij, por ai synonte edhe të mbante pushtetin me këta njerëz”, shkruan Abrahams në librin e tij. Në librin e tij “Shqipëria Moderne-Tranzicioni nga Diktatura në Demokraci”, shkrimtari amerikan thotë se Sali Berisha largoi nga puna shumë mbështetës të PS dhe ndryshoi ligjin e punës në interes të tij. “Gjatë fushatës elektorale të 1992, Berisha përdori frazën “të gjithë përgjegjës, të gjithë viktima”, domethënë që të gjithë shqiptarët luajtën një rol në vendosjen e diktaturës dhe duhet të shmangnin hakmarrjen. Ditën tjetër, Parlamenti bëri ndryshime në ligjin e punës që i lejonte ndërmarrjet shtetërore të largonin nga puna punonjës pa as edhe një lloj shpjegimi. Mijëra njerëz humbën vendet e punës në ministri, universitete, mediat shtetërore dhe kompani. E ndërsa këto vende pune kishin nevojë për ndryshime, terminologjia e paqartë e ligjit i cili nuk kundërshtohej, i hapi rrugën politikave të spastrimit”, thuhet në libër.
Qemal Sakajeva gjatë diktaturës ishte kryeredaktor i gazetës Bashkimi, organ i Frontit Demokratik të Shqipërisë, që drejtohej nga Nexhmije Hoxha. Në 1992 Berisha e cakton drejtor të televizionit të Shqipërisë, ndërsa në dy mandatet si kryeministër e punëson pranë kryeministrisë si këshilltar të tij, kurse Mehmet Elezin e la për dy mandate si Ambasador të Republikës të Shqipërisë në Zvicër.
Në 1996 Azem Hajdari ka protestuar me sindikatat e pavarura për largimin e Qemal Sakajevës si njeriu i Nexhmije Hoxhës, nga drejtimi i Televizionit Shqiptar. Asaj kohe Azem Hajdari ishte i izoluar nga Partia Demokratike.



Ne rreshtin e komunisteve mos harroni te fusni edhe Buçpapajt me ne krye Skenderin dhe Mujin.
Sala vete ishte komunist i eger, qe nje dite te bukur u (g)dhi antikomunist. Po njelloj edhe ata qe i rrinin afer, si Mehmet Elezi me shoke. Behen edhe si te ndershem kur atehere te qeronin, qe te dukeshin besnike te partise.