VOAL

VOAL

Më pak se 100 persona të sëmurë rëndë me koronavirus në Izrael

May 4, 2021
blank

Komentet

blank

“Kuzhinieri i Putinit” raportohet se po rekruton mercenarë nga burgjet

Një biznesmen, i njohur si “Kuzhinieri i Putinit”, është bërë i etur për gjak, sipas një aktivisteje të njohur ruse për të drejtat e të burgosurve. Olga Romanova, udhëheqëse e organizatës joqeveritare “Rusia prapa grilave”, ka thënë se ka parë raporte nga të burgosur të besueshëm në të paktën tri burgje. Ata thonë se biznesmeni i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, i kishte vizituar ato personalisht për të rekrutuar të dënuarit, si mercenarë për të luftuar në Ukrainë. Prigozhinin shpesh e lidhin me Grupin Wagner, një organizatë e errët paramilitare mercenarësh, si dhe me kompani hotelerie. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)

blank

Martesat false në Britaninë e Madhe, shqiptarët renditën të parët, në lojë dhe bandat e krimit

Qindra njerëz që përdorin martesa false për të qëndruar në Britaninë e Madhe nuk janë ndjekur penalisht madje as nuk janë larguar.

BBC News ka treguar shifra që tregojnë se 365 çifte janë përpjekur të shfrytëzojnë në mënyrë mashtruese një skemë pas Brexit, duke u dhënë mundësi qytetarëve të BE-së dhe bashkëshortëve të tyre të drejtën për të qëndruar në Britaninë e Madhe.

Zyra britanike e brendshme është shprehur se kishte më pak hetime gjatë pandemisë.

Në vitin 2018, Skema e Zgjidhjes së BE-së përcaktoi se si qytetarët e Bashkimit Evropian, bashkëshortët dhe anëtarët e familjes së tyre mund të vazhdonin të jetonin në Britaninë e Madhe  pasi vendi u largua nga BE.

Ata duhej të ishin rezident deri në dhjetor 2020 dhe të aplikonin për leje qëndrimi.

Bashkëshortët nga çdo vend kishin të drejtë të aplikonin.

Gjithashtu BBC news ka zbuluar se çiftet janë përpjekur të shfrytëzojnë në mënyrë mashtruese skemën duke kryer në një martesë të rreme – me shtetasin e BE-së që zgjeron të drejtat e tyre të qëndrimit tek partneri i tyre fals jo-BE.

Disa individë e bëjnë këtë për para.

Shpesh janë të përfshirë dhe bandat e krimit të organizuar.

Të gjitha martesat e propozuara ku njëri prej partnerëve nuk ka status emigrimi i referohen Home Office për hetim.

Kërkesat për lirinë e informacionit kanë zbuluar:

1. ndërmjet marsit 2018 dhe fundit të shtatorit 2021, 365 martesa midis një shtetasi të BE-së dhe një shtetasi jo-BE u gjetën të rreme.

2. ndjekjet e fundit penale kanë qenë në vitin 2018, ku nëntë persona u dënuan dhe katër prej tyre u larguan
që nga viti 2020, askujt nuk i është hequr leja për të qëndruar

3. shtetas të 60 vendeve, duke përfshirë shumicën e shteteve të BE-së, u implikuan

4. Shqipëria kryeson tabelën e vendeve – me 146 shqiptarë të përfshirë

Dr Ervin Muco, në Shqipëri, i tha BBC News se njerëzit paguanin bandat kriminale për atë që e shihnin si një biletë për një jetë të re.

“Këto rrjete dinë të mashtrojnë sistemin dhe po bëjnë para nga njerëzit që janë të përgatitur të paguajnë.

“Vitet e fundit, shumica e meshkujve shqiptarë që janë larguar nga ky vend kanë shkuar në Itali apo Greqi, por disa prej tyre nuk kanë mundur të marrin nënshtetësinë në këto vende. Kështu që disa përpiqen të gjejnë gra nga vendet evropiane me të cilat mund të martohen. Ata mund të kenë të gjitha përfitimet e të qenit qytetar evropian. Dhe për shkak se Britania ishte anëtare e BE-së, shumë shqiptarë janë tërhequr nga Britania e Madhe”.

Ish-shefi i policisë Prof Krenar Ahmeti, në Universitetin e Tiranës, pranon se bandat e krimit janë thelbësore.

“Çdokush që aspiron të jetojë në një vend të pasur e di se ka disa dokumente kyçe që u nevojiten nëse do të integrohen në atë shoqëri,” tha ai, “por ata gjithashtu shpesh kanë nevojë për një organizatë për t’i ndihmuar ta arrijnë këtë.”

Zyra e Brendshme tha:

“Siç e pret me të drejtë publiku, ne e marrim shumë seriozisht abuzimin me rrugët e emigrimit të bashkëshortëve dhe partnerëve – dhe të sugjerosh ndryshe është e gabuar.

“Ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime përmbarimore kundër individëve që gjenden në një martesë të rreme ose partneritet civil, duke përfshirë anulimin e lejes së tyre dhe largimin e tyre nga Britania e Madhe.”

blank

Gazetarja që protestoi kundër luftës në Ukrainë mund të përballet me 10 vjet burgim

RFE/RL

Pasi kontrolluan shtëpinë e saj, autoritetet ruse kanë akuzuar gazetaren televizive, Marina Ovsyannikova, për shpërndarjen e informacionit të rremë për forcat e armatosura.

Avokati i Ovsyannikovas, Dmitry Zakhvatov, tha më 10 gusht se klientja e tij u arrestua me akuzat për “shpërndarje publike të informacionit të rremë për forcat e armatosura ruse” dhe mund të përballet me 10 vjet burg nëse shpallet fajtore.

Avokati tha më herët në Telegram se policia hyri në banesën e klientes të tij në Moskë dhe e kontrolloi atë pa praninë e saj.

Më 14 mars, gazetarja ishte shfaqur në transmetim të drejtpërdrejtë gjatë edicionit të lajmeve në televizionin shtetëror të Rusisë, Channel One, duke mbajtur një mbishkrim mbrapa prezantueses, në të cilin dënohej lufta në Ukrainë.

Mbishkrimi në rusisht thoshte: “Jo luftës. Ndaleni luftën. Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë këtu”.

Një gjykatë e qarkut në Moskë më 8 gusht e urdhëroi atë të paguante një gjobë prej 40.000 rubla (660 dollarë) për postimet e saj të fundit në internet që protestonin kundër luftës së vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë.

Para kësaj e njëjta gjykatë e gjobiti Ovsyannikovan me 50.000 rubla (825 dollarë), për shkak të protestës së saj kundër pushtimit rus, me mbishkrimin “Putini është një vrasës, ushtarët e tij janë fashistë”.

Ajo dha dorëheqjen nga Channel One dhe kaloi disa muaj jashtë vendit, përfshirë Ukrainën, duke shprehur vazhdimisht kundërshtimin e saj për luftën.

blank

Avionë rusë survejimi pranë hapësirës ajrore të Alaskës

VOA/Carla Babb

Ushtria amerikane thotë se avionë spiunë rus hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Alaskës në dy raste të veçanta gjatë dy ditëve të fundit.

Avionët luftarakë amerikanë të tipit F-22 e detyruan largimin e avionit të dytë rus pas futjes në hapësirën ajrore, tha për Zërin e Amerikës një zyrtar i Pentagonit. Në të dy rastet, tha zyrtari amerikan, ishte i përfshirë i njëjti lloj avioni spiun.

Një zonë identifikimi e mbrojtjes ajrore shtrihet përtej hapësirës ajrore të një shteti, për të përfshirë një zonë në të cilën një vend përpiqet të identifikojë, lokalizojë dhe kontrollojë avionët me qëllim të mbrojtjes së sigurisë kombëtare.

Komanda e Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut, shkurtimisht NORAD, shkroi në rrjetet sociale të mërkurën se avionët rus qendruan në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe nuk u futën në hapësirën ajore amerikane apo kanadeze.

“Jemi të gatshëm të përdorim një sërë alternativash kundërveprimi në mbrojtje të Amerikës së Veriut dhe sovranitetit të Arktikut”, thuhej në postimin e NORAD-it.

Ky është incidenti i parë i raportuar për avionët ushtarakë rus pranë hapësirës ajrore të Alaskës në vitin 2022, por vitet e fundit incidente të tilla janë bërë të zakonshme.

Gjatë vitit 2020 pati 14 raste të gjurmimit të avionëve ushtarakë rus pranë zonës së identifikimit të mbrojtjes ajrore në Alaskë, niveli më i lartë në vitet e fundit. Gjashtë incidente të tilla u shënuan vetëm brenda një muaji.

Në muajin shkurt, Rusia filloi një agresion në shkallë të gjerë kundër Ukrainës.

Duke folur për Zërin e Amerikës në fillim të këtij viti, Senatori Dan Sullivan i shtetit të Alaskës tha se gjatë viteve të fundit ushtrisë amerikane i është dashur të përdorë më shumë avionë për të zbrapsur avionët ushtarakë rusë, ndoshta më shumë se çdo herë tjetër që nga mesi i viteve 1980.

“Ata janë agresivë edhe këtu, dhe e vetmja gjë që Putini kupton dhe e vetmja gjë që sipas mendimit tim Xi Jinping (presidenti i Kinës) kupton në këtë epokë të re të agresionit autoritar është forca”, tha Senatori Sullivan.

blank

Arrestohet gazetarja që i tha “jo luftës”

VOAL- Gazetarja ruse Marina Ovsiannikova, e njohur për ndërprerjen e një programi lajmesh në mes të marsit duke parakaluar me një pankartë kundër luftës në Ukrainë, u arrestua të mërkurën “për diskreditim të ushtrisë” me mesazhe të postuara në rrjetet sociale. Avokati i saj e bëri të ditur këtë pasi u bastis shtëpia e gruas.

Gjyqtarët do të duhet të vendosin nëse gruaja do të qëndrojë në liri apo në paraburgim në pritje të gjykimit. Që nga fundi i korrikut, pasi ishte kthyer në atdhe pas disa muajsh jashtë shtetit, ajo tashmë ishte dënuar dy herë për të njëjtën arsye, por vetëm me gjobë. rsi-eb

blank

Kina kërcënon të përdorë forcën për ribashkimin me Tajvanin

VOA

Kina kërcënoi sërish të mërkurën se mund të përdorë forcën për të vënë ishullin e vet-qeverisur të Tajvanin nën kontrollin e saj.

Deklarata e gjatë e Zyrës për Çështjet e Tajvanit lëshohet ndërsa Pekini është duke kryer manovra ushtarake pranë ishullit, që kanë rritur tensionet mes dy palëve në nivelin më të lartë në vite.

Manovrat ushtarake kanë bllokuar lëvizjen e mallrave në një prej rajoneve më të rëndësishme për tregtinë globale dhe janë dënuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe vende të tjera. Varianti në anglisht i dokumentit kinez theksonte se Kina “do të punojë me sinqeritetin më të madh për të arritur ribashkimin me rrugë paqësore, por nuk do të përjashtojë përdorimin e forcës dhe se rezervon të drejtën të përdorë gjithë mjetet e duhura. Kjo bëhet për t’u mbrojtur nga çdo ndërhyrje e huaj dhe nga çdo veprimtari separatiste”, thuhet në deklartatë. Më tej në të shtohet se Pekini “do të jetë gjithmonë gati t’i përgjigjet me përdorimin e forcës, ose me çdo mjet tjetër të nevojshëm, ndërhyrjes nga forca të huaja, ose veprimeve radikale nga elementët separatistë. Synimi ynë është ribashkimi paqësor”.

Kina thotë se qëndrimi i saj u nxit nga vizita në Tajvan e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan Nancy Pelosi. Tajvani thotë se vizita të tilla janë rutinë dhe se Kina po e përdor atë si pretekst për kërcënimet e saj. Tajvani ka filluar manovrat e veta ushtarake për të dëshmuar vullnetin për t’u mbrojtur nga një sulm i mundshëm kinez. Ministri i Jashtëm i Tajvanit Joseph Wu tha dje se synimi i Kinës është të kontrollojë detet e Kinës Lindore dhe Jugore përmes ngushticës së Tajvanit dhe të vendosë një bllokdë për të mos lejuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të ndihmojnë Tajvanin në rast të një sulmi të mundshëm kinez. Kina i zgjati manovrat ushtarake pa afat. Ndonëse duket se për momentin ato po përfundojnë. Ministria e Mbrojtjes e Kinës njoftoi se manovrat e arritën qëllimin për t’i dërguar një paralajmërim atyre që përkrahin pavarësinë e Tajvanit dhe mbështetësve të tyre të huaj.

Tajvani u shkëput nga Kina pas luftës civile të vitit 1949 dhe ishulli me 23 milionë banorë e kundërshton bashkimin politik me Kinës, ndonëse preferon të vazhdojë të mbajë lidhje të ngushta ekonomike me Kinën dhe të ruajë staukuonë duke gëzuar pavarësinë “de-fakto”.

Uashingtoni nuk mban lidhje zyrtare diplomatike me Tajvanin, duke respektuar qëndrimin e Pekinit, por është ligjërisht i detyruar të sigurojë që ishulli është në gjendje të vetë-mbrohet dhe t’i trajtojë gjithë kërcënimet kundër tij si çështje të një rëndësie të veçantë.

Kjo shtron pyetjen nëse Uashingtoni do të dërgojë forca ushtarake në rast se Kina sulmon Tajvanin. Presidenti Biden ka thënë disa herë se Shtetet e Bashkuara janë të detyruara ta bëjnë këtë, ndonëse ndihmësit e tij i kanë korrigjuar me shpejtësi më pas këto komente.

Veç rrezikut gjeo-politik, një krizë e tejzgjatur në ngushticën e Tajvanit, një rrugë kryesore për tregëtinë globale, do të kishte pasoja të rënda për zinxhirrët globalë të furnizimit. Veçanërisht Tajvani është një nga furnizuesit kryesorë të mikroprocesorëve për ekonominë globale, përfshirë sektorin e teknologjisë së lartë të Kinës.

blank

Dëshmia në BBC- Ish i burgosuri tregon torturat dhe përdhunimet në burgjet e Rusisë

Spitali i burgut të Saratovit, në Rusinë jugperëndimore, erdhi në vëmendjen e publikut vitin e kaluar kur videot e abuzimit të tmerrshëm të të burgosurve u zbuluan në një organizatë të të drejtave të njeriut dhe u raportuan nga media ndërkombëtare.

Alexei Makarov e dinte këtë përpara se të transferohej atje në vitin 2018 si pjesë e një dënimi gjashtë-vjeçar për sulm.

Të burgosurit që dërgohen në Saratov nga burgjet e tjera në rajon janë ankuar se arsyet mjekësore ishin thjesht sajesë, në mënyrë që ata të mund të torturoheshin me dyer të mbyllura.

Burgjet ruse nuk kanë pothuajse asnjë mbikëqyrje të pavarur, dhe spitalet e burgjeve – me rregullat e tyre të karantinës shëndetësore – kane edhe më pak.

blank

Makarov ishte vërtet i sëmurë dhe shpresonte se do të “kursehej”. Por ai thotë se u përdhunua dy herë gjatë kohës së tij atje

Viktimat dhe ekspertët thonë se abuzimi – të cilit i janë nënshtruar Makarov dhe të tjerët – sanksionohet gjithmonë nga autoritetet e burgut dhe përdoret për të shantazhuar të burgosurit, për t’i frikësuar ata ose për të detyruar rrëfimet.

Rrjedhjet e pamjeve nga personeli i burgut kanë detyruar qeverinë ruse t’i përgjigjet skandalit të torturës në vend. Tortura u raportua në 90% të rajoneve të Rusisë midis 2015 dhe 2019, sipas projektit të pavarur të medias ruse Proekt.

Por veprimi ka qenë i ngadaltë. BBC ka analizuar mijëra dokumente gjyqësore që datojnë nga ajo periudhë dhe zbuloi se 41 anëtarë të shërbimit të burgut u dënuan në gjyqet më të rënda të abuzimit me të burgosurit.

Por pothuajse gjysma e tyre u dënuan vetëm me kusht. BBC ka folur me ish-të burgosur, përfshirë Makarov, për vështirësitë që ata pësuan në sistemin e burgjeve ruse.

blank

Hera e parë që Makarov u torturua ishte në shkurt 2020, thotë ai. Ai refuzoi të rrëfente një komplot të supozuar kundër administratës së burgut dhe tre burra abuzuan seksualisht me të.

“Për 10 minuta më rrahën, më grisën rrobat dhe, le të themi, dy orët e ardhshme më përdhunuan. Kur më binte të fikët, më spërkatnin me ujë të ftohtë dhe më hidhnin përsëri në tavolinë”.

Dy muaj më vonë ndodhi përsëri. Ai ishte detyruar të paguante 50,000 rubla (735 £) për sulmuesit e tij dhe thotë se ishte përdhunuar për ta detyruar të mos fliste.

Makarov i tha BBC-së se torturat e tij në burg ishin filmuar. Të burgosurit e dinë se pamjet poshtëruese mund të shpërndahen me të gjithë burgun.

Përdhunuesit ishin të burgosur të tjerë, të cilët – Makarov dhe të tjerët janë të sigurt – vepruan sipas udhëzimeve të bosëve të burgut.

Gjatë dhunës ata vendosnin muzikë, thotë Makarov, që të mos dëgjoheshin britmat.

Rrjedhja e pamjeve të vitit të kaluar nga Saratov u publikua me ndihmën e një ish-të burgosuri tjetër në burg.

Sergej Savelyev arriti të merrte pamjet që tregonin poshtërim dhe dhunë ndaj dhjetëra të burgosurve. Ai gjithashtu beson se tortura është e sanksionuar në nivelet më të larta si pjesë e një sistemi të organizuar.

Savelyev kishte akses në pamjet, sepse atij iu kërkua të punonte në departamentin e sigurisë së burgut. Atij iu kërkua të monitoronte dhe dokumentonte pamjet nga kamerat e trupit që zakonisht mbaheshin nga oficerët e burgut.

Por ai i tha BBC-së se kur bëhej fjalë për torturimin e një të burgosuri në Saratov, oficerët i detyronin të burgosurit të bënin punën e tyre të pistë dhe u kërkonin të mbanin kamera për të filmuar abuzimin.

“Merrja urdhra nga shefi i sigurimit për këtë,” thotë ai.

Atij iu tha që më pas të ruante pamjet e regjistruara të disa prej këtyre sulmeve për t’ia treguar departamentit të sigurisë dhe në rast të nevojshëm t’ia shfaqte personelit më të lartë.

Pasi zbuloi tmerret që po ndodhnin pas dyerve të mbyllura, filloi të kopjonte dosjet dhe t’i fshihte ato.

“Të kalosh pranë e të mos bësh asgjë do të thotë ta pranosh atë si normale”.

Në disa nga klipet, burrat që kryejnë torturën shihen duke përdorur pranga si kamerat e trupit, që i kishin vetëm personelit të burgut.

Savelyev thotë se të burgosurit që kryejnë abuzimin janë, si rregull, ata që janë dënuar për krime të dhunshme dhe vuajnë dënime të gjata.

Si të tillë, ata janë të interesuar të marrin favore nga autoritetet në mënyrë që të trajtohen më mirë, thotë ai.

blank

Komandantët rusë vdesin njëri pas tjetrit- I 99-ti humb jetën në Ukrainë, Putini mbetet pa agjentin më të lartë të FSB-së

Presidenti rus, Vladimir Putin ka humbur një komandant elitar të Shërbimit Federal të Sigurisë në luftën në Ukrainë, oficeri i 99-të i lartë që ka vdekur gjatë konfliktit pesë-mujor, ka treguar një raport i ri i gazetarëve.

Nënkolonel Nikolai Gorban, 36 vjeç ishte komandanti i forcave speciale të FSB-së dhe u vra në Ukrainë më 2 gusht, raportoi gazetari i Inform Napalma, Andrey Pavlushko, shkruan Newyorkpost.

Rrethanat e vdekjes së Gorban nuk janë bërë të ditura, por ai besohet të jetë operativi më i lartë i FSB-së i vrarë gjatë pushtimit të Ukrainës.

Në njoftimin zyrtar për vdekjen e tij thuhet se Gorban “ka marrë pjesë në aktivitete luftarake dhe operacione speciale në Rusi dhe jashtë saj”.

“Në kryerjen e detyrave luftarake, ai tregoi se ishte një oficer i guximshëm dhe i vendosur. Ai ishte krenar për shërbimin e tij në FSB-në ruse”, thuhej në të.

blank

Në citat thuhet gjithashtu se Gorban, djali i një ushtari, ka luftuar më parë në Siri dhe është vlerësuar me dy medalje për trimëri. Ai la gruan dhe tre djemtë.

Në goditjen e dytë u vra edhe koloneli Vasiliy Kleschenko, komandanti i forcave ajrore ushtarake.

Kleschenko ishte zëvendës shefi i qendrës së 344-të për stërvitjen luftarake të pilotëve dhe snajperëve elitë të helikopterëve. Lajmet e fundit për vdekjen e zyrtarëve të lartë ushtarakë tregojnë se ndoshta planet luftarake të liderit rus Vladimir Putin nuk po shkojnë në drejtimin e dëshiruar.

Javën e kaluar, forcat ruse humbën Olga “Korsa” Kachura, 52 vjeç, kolonelja e parë grua që vdiq në luftën në Ukrainë.

Ajo ishte kolonele e forcave të mbështetura nga Rusia të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut në Ukrainë, ku komandonte një divizion artilerie raketore. Putini i dha titullin post-mortum “Heroina e Rusisë”.

Rusia ka humbur të paktën 10 gjeneralë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, megjithëse Kremlini deri më tani ka konfirmuar vdekjen e vetëm katër prej tyre.

blank

Zjarri i madh në Kubë nuk ndalet

VOAL- Zjarri i madh që shpërtheu më 5 gusht në një depo karburanti në Kubë, pranë qytetit të Matanzas, ende nuk është nën kontroll. Numri për momentin mbetet i një i vdekuri i konfirmuar, një zjarrfikës gjashtëdhjetë vjeçar, ndërsa 16 zjarrfikës të tjerë aktualisht janë të zhdukur.

Kubë, digjet një depo nafte

24 persona të shtruar në spital, pesë prej tyre në gjendje kritike, por sipas autoriteteve janë të paktën njëqind të tjerë të djegur. Rreth 5000 njerëz u dëbuan nga zona e fatkeqësisë.

Disa helikopterë kanë ndërhyrë në zonë, por nuk kanë mundur të kapërcejnë flakët, ndërsa zjarri ka shkatërruar jo më pak se tre tanke karburanti. Zjarri në periferi të Matanzas, një qytet me 140,000 banorë që ndodhet njëqind kilometra larg Havanës, shpërtheu të premten pasi rrufeja goditi një nga tetë impiantet në depo. sda-eb

blank

Tajvani përgatitet për luftë

Artileria tajvanase gjatë stërvitjeve ushtarake filloi të martën

Autoritetet e Taipeit kanë nisur stërvitjet ushtarake me plumba të vërtetë për të verifikuar mbrojtjen. Ekziston një besim se Kina është gati të sulmojë

 

VOAL- Tajvani filloi stërvitjet e tij ushtarake kushtuar artilerisë me plumba të vërtetë të martën, në mënyrë që të simulonte një mbrojtje të ishullit nga sulmi kinez, si reagimi i parë ndaj manovrave masive në shkallë të gjerë të javës së kaluar nga Ushtria Çlirimtare Popullore. Operacionet ushtarake pasuan një vizitë në Taipei nga kryetarja e Dhomës Amerikane Nancy Pelosi. Aktivitetet e ushtarëve tajvanas, raportojnë mediat lokale, po zhvillohen në jug të kontesë Pingtung.

Kina nisi stërvitjet e saj më të mëdha të luftës rreth Tajvanit javën e kaluar midis 4 dhe 7 gushtit, pasi mbërriti në ishull Kryetari i Dhomës, zyrtari më i lartë i SHBA-së që ka vizituar në 25 vjet. Pekini ka mobilizuar aeroplanë, anije, artileri dhe raketa balistike që kanë fluturuar mbi atë që Kina është një provincë rebele për herë të parë. Dhe Pekini ka shpallur gatishmërinë e tij për të vazhduar me stërvitjet e tij ushtarake për të mbajtur presionin e lartë, kjo është arsyeja pse Tajvani ka forcuar aftësitë e tij mbrojtëse me mbështetjen amerikane.

Taipei: “Kina po përgatit pushtimin”

Kina po përdor stërvitje ajrore dhe detare rreth Tajvanit për t’u përgatitur për pushtimin e ishullit. Kështu tha ministri i Jashtëm i Taipeit, Joseph Wu.

Duke folur në një konferencë për shtyp, ministri raportoi se “qëllimi i vërtetë i Pekinit është të ndryshojë status quo-në në ngushticën e Tajvanit dhe në të gjithë rajonin Azi-Paqësor”. Joseph Wu më pas donte të falënderonte aleatët e tij perëndimorë, përfshirë Shtetet e Bashkuara pas vizitës së Pelosit, për rezistencën ndaj presionit nga Kina. “Ishte një mesazh i qartë për botën se demokracia nuk do të përkulet para frikësimit të autoritarizmit.” rsi-eb

blank

Kina, përparësi e agjencive amerikane të zbulimit

VOA/Marrë nga Associated Press

Në një takim të kohëve të fundit me dyer të mbyllura me drejtuesit e qendrës kundër terrorizmit, zyrtari i dytë më i lartë i CIA-s e bëri të qartë se lufta kundër al-Kaidës dhe grupeve të tjera ekstremiste do të mbetej përparësi, por se paratë dhe burimet e agjencisë do të zhvendoseshin gjithnjë e më shumë në çështjet e lidhura me Kinën.

Një vit pas përfundimit të luftës në Afganistan, presidenti Joe Biden dhe zyrtarët e lartë të sigurisë kombëtare flasin më pak për antiterrorizmin dhe më shumë për kërcënimet politike, ekonomike dhe ushtarake të paraqitura nga Kina dhe Rusia. Brenda agjencive të zbulimit ka patur një zhvendosje të qetë të burimeve dhe qindra oficerëve në pozicione të përqendruara në çështjet e lidhura me Kinën, përfshirë disa që më parë punonin në çështjet e lidhura me terrorizmin.

Zyrtarët e agjencive të zbulimit theksojnë se lufta kundër terrorizmit nuk po injorohet. Një javë më parë doli njoftimi mbi një sulm me dron të CIA-s në Kabul, në të cilin u vra udhëheqësit i al-Kaidës Ayman al-Zawahri. Por disa ditë më vonë, Kina organizoi stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë dhe kërcënoi të ndërpriste kontaktet me Shtetet e Bashkuara për shkak të vizitës së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në Tajvan. Ky zhvillim nënvizoi mesazhin që zëvendësdrejtori i CIA-s, David Cohen, kishte dhënë në takimin e mbajtur javë më parë, se përparësia kryesore e agjencisë është të përpiqet të kuptojë dhe t’i kundërpërgjigjet Pekinit.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë të alarmuara prej kohësh nga ambicjet politike dhe ekonomike në rritje të Kinës. Kina është përpjekur të ndërhyjë në zgjedhjet e vendeve të tjera, ka ngritur fushata të spiunazhit kibernetik dhe të korporatave dhe ka dërguar në kampe miliona ujgurë të arrestuar. Disa ekspertë mendojnë gjithashtu se Pekini në vitet e ardhshme do të përpiqet të pushtojë me forcë ishullin demokratik të vetëqeverisur të Tajvanit.

Zyrtarët e agjencive të zbulimit thonë se ata kanë nevojë për më shumë njohuri për Kinën, të nxitur pjesërisht edhe nga pamundësia për të përcaktuar shkakun e pandemisë së COVID-19. Pekini është akuzuar për fshehje informacioni në lidhje me origjinën e këtij virusi.

Dhe lufta në Ukrainë ka nënvizuar rëndësinë e përpjekjeve të lidhura me Rusinë. Shtetet e Bashkuara kanë përdorur informacione të deklasifikuara për të ekspozuar planet e luftës të presidentit rus Vladimir Putin përpara se ai të fillonte sulmin ndaj Ukrainës dhe për të rekrutuar mbështetjen diplomatike për Kievin.

Mbështetësit e qasjes së administratës së presidentit Biden theksojnë se fakti që Shtetet e Bashkuara ishin në gjendje të gjurmonin dhe të vrisnin al-Zawahrin është dëshmi e aftësive të saj për të identifikuar nga jashtë kërcënimet në Afganistan. Kritikët thonë se fakti që al-Zawahri jetonte në Kabul, nën mbrojtjen e talebanëve, sugjeron se ka një rigjallërim të grupeve ekstremiste që Amerika nuk është e pajisur mirë për t’iu kundërvënë.

Zhvendosja e përparësive mbështetet nga shumë ish-oficerë të zbulimit dhe ligjvënës nga të dyja partitë, të cilët thonë se është e vonuar. Në mesin e mbështetësve janë edhe zyrtarë që kanë shërbyer në Afganistan dhe misione të tjera kundër al-Kaidës dhe grupeve të tjera terroriste.

Ligjvënësi Jason Crow, një ish-ushtarak që ka shërbyer në Afganistan dhe Irak, thotë se Shtetet e Bashkuara kanë qenë tepër të përqendruara në antiterrorizmin në vitet e fundit.

“Një kërcënim shumë më i madh ekzistencial është Rusia dhe Kina”, thotë ligjvënësi demokrat nga Kolorado, i cili është anëtar i Komisionit të Zbulimit dhe Forcave të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve. Ai tha se grupet terroriste “nuk do të shkatërrojnë mënyrën amerikane të jetesës… ashtu siç mund ta bëjë Kina”.

Zëdhënësja e CIA-s Tammy Thorp vuri në dukje se terrorizmi “mbetet një sfidë shumë reale”.

“Ndonëse krizat si sulmi rus në Ukrainë dhe sfidat strategjike si ajo e paraqitur nga Republika Popullore e Kinës kërkojnë vëmendjen tonë, CIA do të vazhdojë të gjurmojë në mënyrë agresive kërcënimet terroriste në nivel global dhe do të punojë me partnerët për t’i eliminuar ato”, tha zonja Thorp.

Sipas disa njerëzve të njohur me këtë çështje, të cilët folën në kushte anonimiteti, Kongresi ka nxitur CIA-n dhe agjencitë e tjera të zbulimit që ta bëjnë Kinën një përparësi kryesore. Zhvendosja e burimeve drejt Kinës ka çuar në shkurtimin e fondeve në departamentet të tjera, duke përfshirë edhe atë kundër terrorizmit. Shifrat specifike nuk janë të disponueshme sepse buxhetet për agjencitë e zbulimit janë sekrete.

Ligjvënësit duan më shumë informacion rreth zhvillimit nga Kina të teknologjive të përparuara. Nën Presidentin Xi Jinping, Kina ka bërë triliona dollarë investime në shkencën kuantike, inteligjencën artificiale dhe teknologji të tjera që ka të ngjarë të përmbysin mënyrën se si zhvillohen luftërat dhe ekonomitë në të ardhmen.

Në kuadër të këtij ndryshimi, Komisionet e Kongresit po përpiqen të gjurmojnë më mirë se si agjencitë e zbulimit po shpenzojnë fondet e tyre në çështjet lidhur me Kinën, duke kërkuar më shumë hollësi se si programet specifike kontribuojnë në realizimin e këtij misioni, tha një person i njohur me këtë çështje.

“Jemi vonë, por është mirë që më në fund po e përqendrojmë vëmendjen tonë në atë rajon”, thotë Chris Stewart, ligjvënës republikan nga Juta që shërben në Komisionin e Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve. “Kjo do të thotë investime në njerëz, burime ushtarake dhe në diplomaci.”

CIA vitin e kaluar njoftoi se do të krijonte dy “qendra misioni” të reja, një për Kinën dhe një për teknologjitë në zhvillim, për të centralizuar dhe përmirësuar mbledhjen e informacioneve të zbulimit lidhur me këto çështje. CIA po përpiqet gjithashtu të rekrutojë më shumë njerëz që flasin gjuhën kineze dhe të reduktojë kohën e pritjes për kontrollin e biografisë për të punësuar njerëz të rinj më shpejt. Brenda agjencisë, shumë oficerë po mësojnë gjuhën kineze dhe po kalojnë në role të reja të përqendruara në çështjet që janë të bëjnë me Kinën, megjithëse jo të gjitha ato punë kërkojnë trajnim gjuhësor, thanë njerëz të njohur me këtë çështje.

Zyrtarët vënë në dukje se oficerët e zbulimit janë trajnuar për t’iu përshtatur sfidave të reja dhe se shumë prej tyre u zhvendosën më shpejt në role kundër terrorizmit pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Qendra Kundër Terrorizmit e CIA-s, e riemërtuar Qendra e Misionit Kundër Terrorizmit gjatë një riorganizimi në vitin 2015, mbetet një pikë krenarie për shumë njerëz që e vlerësojnë punën e saj për mbrojtjen e amerikanëve nga terrorizmi pas 11 shtatorit. Oficerët e CIA-s zbarkuan në Afganistan më 26 shtator 2001 dhe ishin pjesë e operacioneve për rrëzimin e talebanëve, si dhe gjetjen dhe vrasjen e udhëheqësve të al-Kaidës, përfshirë Osama bin Ladenin.

Dhe 13 vjet pasi një agjent i dyfishtë mashtroi oficerët që po gjurmonin al-Zawahrin dhe hodhi veten në erë, duke vrarë shtatë punonjës të agjencisë, CIA e vrau atë në një sulm pa viktima civile të raportuara.

CIA ishte gjithashtu e përfshirë në disa nga momentet më të errëta të luftës kundër terrorizmit. Ajo operonte burgje sekrete për të mbajtur të dyshuarit për terrorizëm, disa gabimisht, dhe u zbulua nga një hetim i Senatit se kishte përdorur metoda të marrjes në pyetje që, sipas ligjeve ndërkombëtare dhe amerikane, klasifikohen si forma të torturës. Njësitë speciale afgane të trajnuara nga CIA u akuzuan gjithashtu për vrasjen e civilëve dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtar.

Ka patur një debat prej kohësh nëse antiterrorizmi i tërhoqi agjencitë e inteligjencës shumë larg spiunazhit tradicional dhe nëse një pjesë e punës së CIA-s për gjetjen e terroristëve duhej të bëhej nga forcat speciale të ushtrisë.

Ish shefi i CIA-s në Afganistan, Marc Polymeropoulos mbështet një përqëndrim më të madh në çështjet e lidhura me Kinën dhe Rusinë, por thotë se “Nuk ka asnjë arsye për të zvogëluar rëndësinë e asaj që duhej të bënim”.

“Nuk është e drejtë të thuhet se në njëfarë mënyre e gjithë puna kundër terrorizmi që bëmë, ishte e gabuar, se ne humbëm vëmendjen nga misioni ynë. Duhet të mbani në mend se si u ndjenë njerëzit më 12 shtator”, thotë ai.

Përqëndrimi i vëmendjes nga agjencitë e zbulimit tek Kina dhe Rusia do të zgjasë me vite dhe do të kërkojë durim dhe pranim të faktit se ndryshimi i kulturës së tyre do të marrë kohë, thotë ish zyrtari i lartë i CIA-s Douglas Wise.

“Për dekada, ne jemi marrë me luftën kundër terrorizmit. Ne duhet të kemi një plan racional për të bërë këtë adaptim, në mënyrë që të mos shfrytëzohet nga armiqtë tanë koha që procesi i këtij ndryshimi mund të marrë”, tha ai.

blank

Dënohet prapë gazetarja ruse që protestoi kundër luftës në Ukrainë

RFE/RL

Gazetarja televizive ruse, Marina Ovsyannikova, e njohur protestën e saj kundër luftës në Ukrainë në një emision të drejtpërdrejtë, është dënuar prapë për “diskreditim” të forcave të armatosura të vendit.

Një gjykatë e qarkut në Moskë më 8 gusht urdhëroi ish-redaktoren e Channel One të paguante një gjobë prej 40.000 rubla (660 dollarë) për postimet e saj të fundit në internet që protestonin kundër luftës së vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë.

Avokatët e Ovsyannikovas insistuan që akuzat e fundit të kthehen në polici, pasi siç thanë klientja e tyre ishte informuar gabimisht për rastin kundër saj, sepse hetuesit i kishin dërguar letrat në adresën e gabuar.

Ovsyannikova tha në seancë se për këtë rast ishte njoftuar nga gazetarë të tjerë, derisa ajo ishte jashtë vendit.

Javën e kaluar, e njëjta gjykatë e qarkut në Moskë e gjobiti Ovsyannikovan me 50.000 rubla (825 dollarë), për shkak të protestës së saj kundër pushtimit rus, me një mbishkrim “Putini është një vrasës, ushtarët e tij janë fashistë”, bashkë me disa foto të fëmijëve të vrarë në Ukrainë.

Marina Ovsyannikova ishte producente në televizionin shtetëror rus, Channel One. Televizioni shtetëror është burimi i vetëm i lajmeve për miliona rusë.

Më 14 mars, gazetarja ishte shfaqur në transmetim të drejtpërdrejtë gjatë edicionit të lajmeve në televizionin shtetëror të Rusisë, Channel One, duke mbajtur një mbishkrim mbrapa prezantueses, në të cilin dënohej lufta në Ukrainë.

Mbishkrimi në rusisht thoshte: “Jo luftës. Ndaleni luftën. Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë këtu”.

Ovsyannikova ishte producente në televizionin shtetëror rus në kohën e protestës së saj. Ajo u arrestua më vonë dhe u gjobit me 30.000 rubla (rreth 500 dollarë) nga një gjykatë për thirrje për protesta të paligjshme.

Ajo dha dorëheqjen nga Channel One dhe kaloi disa muaj jashtë vendit, përfshirë Ukrainën, duke shprehur vazhdimisht kundërshtimin e saj për luftën.


Send this to a friend